Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NGA PERLAT MUZIKORE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 36
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

NGA PERLAT MUZIKORE Empty
MesazhTitulli: NGA PERLAT MUZIKORE   NGA PERLAT MUZIKORE EmptyTue May 12, 2009 12:24 pm

Nga perlat e këngëve popullore të kurbetit:

MOJ FUSHA E KORABIT

Pa dyshim, se njëra ndër plagët më të rënda historike ndër popullin shqiptar, plagë kjo që rrjedh dhembshëm dhe kullon ndër shekuj, është plaga e kurbetit . Për këtë plagë që nuk i dihet as fillimi e as mbarimi dhe që fatkeqësisht , rrjedh e kullon edhe sot e gjithë ditën nëpër trojet dhe familjet shqiptare, kohë pas kohe poetët dhe këngëtarët tanë anonim popullor, kanë shkruar me mijëra vargje të përlotura dhe kanë kënduar me mijëra melodi të dhembshme, që ta shpojnë zemrën dhe shpirtin me porosinë e tyre që kanë në brendinë e tyre krijuese .

Ndër perlat më të bukura të këngëve tona të kurbetit, pa dyshim se janë edhe dy këngë, të cilat i morëm në analizë, për të cilat mendojmë se janë edhe dy nga këngët më të lashta të kësaj gjinie . Pra, fjala është për këngët me titull:”Moj Fusha e Korabit” dhe “Kur mu nise djalo për gyrbet”, që për kah struktura poetike dhe melodike, janë shumë identike njëra me tjetrën dhe ajo që është më se karakteristike e këtyre këngëve, është fakti se që të dyja këto këngë janë thurur nga shpirti krijues i femrës shqiptare.

Me që në këngët tona burimore popullore, vështirë është që të identifikohen autorët e tyre, për faktin se nuk janë ruajtur shënimet mbi krijuesit popullor, ka të ngjarë se këto dy këngë mund t’ i ketë thurur e kënduar e njëjta krijuese – femër .

Vetë natyra e melodive dhe interpretimeve të këtyre këngëve, na bind se këto dy këngë janë krijuar dhe kënduar nga ndonjë këngëtare popullore , e cila në mënyrën më besnike , përmes vargjeve shumë të fuqishme poetike dhe melodive nostalgjike, shpreh mallin dhe nostalgjinë për dashurinë e humbur, për shkak se i dashuri i tyre duhet patjetër të shkojë në kurbet për të punuar dhe kjo shkuarje do t’ iu sjell një ndarje të kobshme dy të rinjve të dashuruar, të cilët ndoshta më edhe nuk do të mund të shihen në mes veti !

Në bazë të analizës së teksteve të këtyre këngëve, mund të konkludojmë se që të dyja e kanë burimin e vet krijues nga të njëjtat treva, apo krahina. Që të dyja këto këngë kanë melodi shumë nostalgjike, struktura të njëjta poetike, përbërje shumë të përafërta ritmike dhe që të dyja, këndohen me përcjellje ekskluzive të dy kavalleve , ose dy fyejve .

Struktura ritmike e këngës “Moj Fusha e Korabit” është e shtrirë në masën kohore 8/4 , pra njëra ndër masat më të rralla dhe më karakteristike të këngëve tona tradicionale popullore . Madje, shumë interpreto popullor, duke mos e perceptuar saktësisht këtë masë ritmike, në të shumtën e rasteve këtë këngë e kanë interpretua dhe e interpretojnë në temp të lirë ( improvizim të lirë) , apo siç thuhet ndryshe, në tempin “Rubatto”.

Ndërsa, kënga me titull: “Kur mu nise djalo për gyrbet”, është e bazuar në ritmin tradicional kombëtar 7/8.

Duke i analizuar tekstet, lokacionet, meloditë, ritmet dhe përcjelljet instrumentale të këtyre dy këngëve, mund të konkludojmë se këto dy këngë janë krijuar, kënduar dhe kultivuar më së shumti në viset rurale të Maqedonisë Perëndimore: Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë. Këtë konkluzion mund ta pranojmë si të vërtetë, nëse kemi para sysh faktin se në këto treva, apo krahina, më së shumti përdoren kavallet dhe fyejt në përcjellje të këngëve tona burimore dhe në anën tjetër , Bjeshkët e Sharrit dhe të Korabit, janë vendet më të preferuara për zhvillimin e jetës baritore dhe kultivimin e shtazëve shtëpiake.

Kënga “Moj Fusha e Korabit”, në mënyrë autentike e përshkruan kohën e kurbetit te të rinjve barinj, të cilët qëndronin nëpër stane në bjeshkë, nga 6 muaj duke i ruajtur bagëtinë, sidomos kopetë e deleve.

Pra, kurbeti më i largët në atë kohë, ishte jeta baritore nëpër bjeshkët e largëta dhe të larta.

Vajza e dashuruar në një djalë të ri, me rastin e shkuarjes në Bjeshkë, do ta mallkojë me lot dhembje Fushën e Korabit, e cila po ua merrte djemtë e rinj dhe po i ndante nga një dashuri e sa po lindur !

Kënga flet për kohën e një mentaliteti të lashtë, kur djali i dashuruar nuk do të guxonte ta kthente as kokën për ta parë të dashurën e vet, nga se do të ndëshkohej nga ana e rrethit familjarë.

Po ashtu, në kohën e krijimit të kësaj kënge, kuptohet qartazi se nuk kishte shkollim, shkrim-lexim, letër, as laps, për të komunikuar dy të rinjtë e dashuruar në mes veti.

Porosia e fundit e vajzës së dashuruar , për të dashurin e vet që po i ndahet dhe po i shkon në kurbet, është që ai, të gjendet si të mundet dhe t’i kthehet të dashurës së pakut për festën e Shën Gjergjit!

Qëndrimin gjashtëmujor në kurbetin e bjeshkëve, vajza e dashuruar e quan: “gjashtë muaj të zi”, nga se nuk e ka të lehtë që të jetojë në vetmi!

Ditët e zeza, të rënda dhe të gjata të kurbetit, vajza do t’ i numërojë me mund dhe anonimitet të thellë, nga se ato nuk ka se ku t’ i shkruaj dhe nuk guxon t’ ia shprehi askujt tjetër, pos që do t’ i shënojë në skaj të qilimit , në pragun e derës, në kapakun e penxheres, në skaj të mbështjellcës e kështu me radhë, ku përmes këtyre figurave anonime, ajo do t’ i numërojë edhe stinët e vitit.

Malli për t’ u takuar sa më parë me të dashurin e vet që është në kurbet, vajza do ta shprehë edhe përmes kësaj porosie për të dashurin e vet:”Merr pare me fajde – ti ma i pari hajde!” Pra, e detyron të dashurin që të hyjë borxh duke marrë para me kamatë, për të ardhur në shtëpi dhe për t’ u takuar me të dashurën e vet.

Vajza e dashuruar dhe e djegur nga malli e nostalgjia për t’ ua parë e takuar me të dashurin e vet , që i ka shkuar në kurbet, do ta porositë të dashurin, që kur të arrijë në Fushë të Matit, t’ ia lëshoj vrapin atit të tij, në mënyrë që e dashura e tij , ta identifikojë më lehtë dhe që të arrijë në shtëpi sa më shpejt !

Dhe në fund, përmes këngës, e dashura e porositë djalin që e dashuron aq shumë, që të mos martohet dhe të mos e tradhtojë të dashurën e vet, nga se vetëm i atillë do të ketë nderim, respekt dhe vlerë. Për ndryshe, po bëri e u martua, atëherë më kurrë nuk do ta dojë e dashura e vet, e cila është gjithnjë në pritje të tij!

Të shikojmë në vazhdim se çfarë na thotë teksti i këngës “Moj Fusha e Korabit”:

Moj Fusha e Korabit, oj, mjera un-o,

Qysh na erdhe hakit , oj , mjera un-o ?!

Shkove , kapërceve , oj , mjera un-o,

Kryet , ti, pse s’e ktheve, oj, mjera un-o ?!

Kapërceve e shkove , oj, mjera un-o,

Nji letër s’ ma shkrove, oj, mjera un-o !?

Banja si t’ ja dijsh-e , oj, mjera un-o ,

Për Shin Gjergj , t’ ëm vijsh –e, oj , mjera un-o !

S’ asht nji ditë e dy – e , oj , mjera un-o,

Janë gjashtë muej të zi- e , oj , mjera un-o !

Kta tre muejt e dimnit , oj, mjera un-o,

T’ i shkruej n’ skaj t’ qylymit , oj mjera un-o!

Kta tre muej t’ pranverës , oj , mjera un-o,

T’ i shkruej n’ prag të derës , oj , mjera un-o !

Kta tre muejt e verës , oj, mjera un-o,

T’ i shkruej n’ skaj t’ penxheres , oj , mjera un-o !

Kta tre muejt e vjeshtës , oj , mjera un-o,

T’ i shkruej n’ skaj t’ mbështjellcës , oj , mjera un-o !

Merr pare me fajde, oj, mjera un-o,

Ti , ma i pari hajde , oj, mjera un-o !

Kur t’ vijshë n’ Fushë të Matit, oj mjera un-o,

Lëshoja frenat atit, oj, mjera un-o !

Sa të jesh beqar - e , oj mjera un-o,

Ke shumë iftibar –e , oj, mjera un-o!

Kur t’ bahesh me grue , oj, mjera un-o,

Une nuk të due, oj , mjera un-o !

KUR MU NISE DJALO PËR GYRBET

Edhe kënga me titull: “Kur mu nise djalo për gyrbet”, ka të njëjtin identitet krijues , të njëjtën porosi dhe trajton dashurinë e vajzës ndaj djalit, i cili i është larguar në kurbet!

Dallimi i motivit të këngës nga ajo e para, është fakti se këtu na paraqitet teksti pak sa më liberal në mes të raporteve të dy të rinjve të dashuruar, me rastin e ndyrjes së tyre.

Me rastin e nisjes së djalit për në kurbet, e dashura e tij e përcjell së pakut deri tek shtegu i gardhit të oborrit dhe aty e vëzhgon të dashurin e saj, deri sa largohet aq shumë dhe nuk mund të shihet më me sy. Pastaj, kthehet prapë në shtëpi, duke qa me lot në sy.

Jeta në shtëpi, pa praninë e të dashurit të vet, i duket e pa kuptimtë .Çdo gjë i duket e pa shije dhe si e shkretë!

E dashura, rri duke qarë e menduar gjatë tërë natës, duke menduar se ku e ka zënën nata të dashurin e saj dhe duke u brengosur se a thua po i hahet darka larg shtëpisë, familjes dhe të dashurës së vet?!

E dashura, edhe pse mbyllet në dhomën e vet e vetmuar, nuk mund të flejë gjatë tërë natës, duke derdhur lot dhe mallkime për kurbetin e zi dhe jetën e saj në vetmi!

Ajo, nuk mund të shti gjatë tërë natës gjumë në sy, deri në zbardhjen e dritës së agut të mëngjesit, gjithnjë duke menduar se ku e ka zbardhur drita të dashurin e saj?!

Kënga përfundon me lutjen e të dashurës, për djalin që e dashuron, që ai të mos vonohet shumë kohë në kurbet dhe të rikthehet sërish, me ç’ rast, e dashura do të priste me padurim sërish tek shtegu i gardhit të oborrit të shtëpisë !

Por, të lexojmë me vëmendje tekstin e kësaj kënge në vazhdim dhe do të bindemi se çfarë porosie do të na sjell kjo këngë:

Kur mu nise , djalo, për gyrbet ,

T’ përcolla der’ n’ shteg , e mjera un-o,

Hej, hej, hej, hej!

T’ përcolla der’ n’ shteg , e mjera un-o!

Nejta e t’ kqyra , der’ sa shkove larg,

Dhe u ktheva prap, e mjera un-o!

Hej, hej, hej, hej !

Dhe u ktheva prapë , e mjera un-o !

Sa mërzi mu duk, kur mbeta vetë,

Si t’ ish gjithçka shkret , e mjera un-o !

Hej, hej, hej, hej !

Si t’ ish gjithçka shkret, e mjera un-o!

Ta ditsha ku t’ zuni nata ,

Ndër male të nalta , mjera un-o!

Hej, hej, hej, hej!

Ndër male të nalta, mjera un-o !

N’ ato male t’ nalta , more djalë,

A po t’ hahet darka, mjera un-o?!

Hej, hej, hej, hej!

A po t’ hahet darka, mjera un-o?!

Kur shkova me ra, o more djalë,

M’ zu gjumi tuj kja, e mjera un-o !

Hej, hej, hej, hej!

M’ zu gjumi tuj kja, e mjera un-o !

Ta ditsha ku t’ zuni drita ,

Ndër fusha t’ jeshilta, mjera un-o!

Hej, hej, hej, hej!

Ndër fusha t’ jeshilta , mjera un-o !

Mos u vano, kthehu djalë, apet,

Tash dal t’ pres në shteg, e lumja un-o !

Hej, hej, hej, hej !

Tash dal t’ pres në shteg , e lumja un-o !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
jakup
Fillestar/e
Fillestar/e
jakup


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 58
Vendi : gjermani
Registration date : 30/11/2009

NGA PERLAT MUZIKORE Empty
MesazhTitulli: Re: NGA PERLAT MUZIKORE   NGA PERLAT MUZIKORE EmptyTue Dec 01, 2009 1:34 pm

flm shum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NGA PERLAT MUZIKORE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» video klipe muzikore
» GOJËKËQIJTË PËRGOJOJNË PERLAT E KËNGËVE TONA POPULLORE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: