Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PARODI

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: PARODI   PARODI EmptyMon Jul 07, 2008 9:38 pm

Parodia është një rrymë muzikore përmes së cilës këngëtari vë në thumb dukuritë e shëmtuara në jetën tonë aktuale.Po e japim një në vazhdim.

Teksti dhe muzika:Demir Krasniqi


"TALLAVA"

Haj medet,medet-e
Po bëjnë djem e çika
N´duar t´kujt ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!

N´duart´matrazapëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!

Që s´njohin traditën
Toskërishte-gegërishte,
Por na e ndalin rritën
me këngë magjupishte?!

Humbën këngët tona
me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona
"Çaje Shukarije"?!

Shih çka m´tha një dite-e
producent Masari
Këngët e traditës
Nuk po i ha pazari!

Po deshe albumi
T´shkoi si bakllava
k´no këngë magjupishte
N´stilin"TALLAVA".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptySat Jul 26, 2008 9:26 pm

Parodi
TV – SHOW “PËRSHESHI”
Kam një hall e kam një zor –
Si të bëhem moderator?!
Si ta gjejë një firmë – sponsor,
Që të dal n’ Televizor?!
Ta drejtoj një SHOW “PËRSHESHI” -
Me një gjuhë që e flet sheshi,
Mysafirët do t’ i ngjeshi,
Vet do t’ flas e vet qeshi!
Vet këndoj e vet vallëzoj,
Vet veten e lavdëroj,
Vet bëj pyetje - vet përgjigjëm,
Para kamerave do të digjem!
Si boksieri n’ mes të ringut -
Nuk di pyetjet e Keplingut!
S’ ka rëndësi për mysafirë,
Por të jam kudo n’ pasqyrë!
Për t’ u bërë vërtetë shoumen –
I shti njerëzit me krye n’ legen,
Për t’ ngrënë kunguj , për t’ ngrënë molla,
Këtë humor ma mësoi “ shkolla”!
Për ide dhe maskarada –
Bëj skenar për humoriada!
Mysafirëve u bëjë mashtrimet –
Unë vet i marr shpërblimet!
Gjilan, më 19 Korrik 2008. Demir Krasniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PARODI Empty
MesazhTitulli: Shaban Cakolli: Dy albume të reja të Demir Krasniqit   PARODI EmptyWed Jul 30, 2008 1:11 pm

PARODI U2_dem10


Demir Krasniqi
Në Jubileun e 40-vjetorit të këngës dhe krijimtarisë muzikore:
DY ALBUME TË REJA ME KËNGË TË DEMIR KRASNIQIT

Produksioni muzikor ”Mr Bini” Gjilan

Nga Shaban CAKOLLI

Në jubileun e 40-vjetorit të këngës dhe krijimtarisë muzikore,këngëtari,krijuesi, pedagogudhe kompozitori i lindur në Malësinë e Gollakut-Demir Krasniqi,para ca ditësh publikoi dy albume të reja me këngë autoriale dhe nga tradita jonë muzikore.Vlenë të theksohet,se këto dy albume jubilare,me këngë të kompozuara në frymën e melosit tradicional dhe këngë të trashëguara nga tradita jonë muzikore,këngëtari ynë Demir Krasniqi i ka realizuar me punën ,mundindhe shpenzimet e veta personale,pa ndihmën e askujt,vetëm e vetëm që të ua lë në dispozicion adhuruesve të vet besnik,të cilët e shijuan këngën dhe talentin e tij,gjatë katër dekadave të kaluara.
Pra Demiri nuk ka bërë albume për komercializëm,për të ngritur karierë,as për të përfituar materialist nga këto këngë! Qëllimi i tij jetësor prej artisti popullor ishte,është dhe do të mbetet përgjëthmonë kënaqëja e shpiertrave që e duan,e dëgjojnë,e këndojnë dhe e konsumojnë këngën tradicionale shqiptar.
Për të qëndruar vertikal në këtë rrugëtim të gjatë,Demir Krasniqit gjëthmonë i ka parapri si fanar drite,motoja e legjendës së këngës shqiptare Qamili i Vogël,i cili gjatë gjëthë jetës së tij thoshte:
“Nëse këndon për fytyrë-nuk do të kesh para! Nëse këndon për para-nuk do të kesh fytyrë!” Andaj Demiri me vetëdije të plotë e zgjodhi rrugën e të kënduarit për fytyrë,e jo ate për para!
Në anën tjetër,gjatë krijimtarisë së tij Demir Krasniqi gjëthmonë ka krijuar,botuar dhe kënduar nën moton e tij të përhershme:
“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e
dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve!”
Krijimtaria e tij nën këtë moto,nuk u shkoi për shtati të ashtuquajturve”Producent” të firmave të ndryshme muzikore,të cilët e kanë vërshuar tregun e brendshëm dhe të jashtëm muzikor me vlerat e dyshimta muzikore,që më së paku kundërmojnë erë kënge e muzike shqiptare!
I penguar nga këto tendenca,Demiri nuk ia doli që të bindi ndonjërin prej tyre,që për nderë të këtij jubileu dhe të rrespektit ndaj adhuruesve të tij t´ia merrnin këto albume dhe tía editonin për publikun e gjërë muzikor,atë vendor dhe në diasporë.Ndonëse Demiri ua ofroi këto albume gratis,të tillët jo vetëm që nuk ia morën për editim albumet,por edhe e përbuzën nderin e tij në mënyrat më të paskrupullta,ndër të cilat po i përmendim vetëm disa sosh:
“Nuk po i ha pazari këngët tradicionale!”
“Ka kaluar koha e këngëve të Ali
Bungut!”
“Këndo këngë”Tallava”!
“Tu ka plakë zëri”!,etj..etj……
Më në fund u gjend një njeri producent që e kuptoj rëndësinë,vlerën dhe kontributin shumëvjeçar të Demir Krasniqit dhe ia mori për editim këto dy albume jubilare,madje edhe në rrezik të tij material!Është ky producenti Lulëzim Gagica,pronar i produkcionit muzikor”Mr Bini” nga Gjilani,i cili është njeri i njohur për kultivimin e vlerave muzikore,dhe ka qëndrim besnik ndaj këngës tradicionale shqiptare.
Produkcioni muzikor”Mr Bini”,këto ditë editoi dhe publikoi dopio-albumin e këngëve të Demir Krasniqit,duke i botuar ato në dy CD të pandara! Në albumin e parë të këtij jubileu,Demir Krasniqi për adhuruesit e vet ka zgjedhur këngët,si vijon:
KUSHTRIMI I SKËNDERBEUT-Këngë kjo me të cilën Demir Krasniqi e filloi karierën e vet prej këngëtari në vitin 1968.Kjo këngë e autorit gjakovar Zekeria Çarkaxhiut,atë botë shënonte jubileun e 500 vjetorit të vdekjes të trimit ton legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Sivjet kjo këngë shënon 540 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe 40-vjetorin e këngës dhe krijimtarisë muzikore të Demir Krasniqit.
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZERENIT-Është këngë e kompozuar nga Demir Krasniqi nën tekstin e poetit Zenel Gashi dhe kënduar me rastin e jubileut të 100 vjetorit të LSHP,sivjet kjo këngë shënon 130-vjetorin e LSHP dhe dhe 40-vjetorin e këngëtarit-autorit të saj.
BASHKIMI I MANASTIRIT-Është kënga vijuese e albumit,të cilën Demir Krasniqi e ka kompozuar nën tekstin e prof.Dr.Reshat Nexhipit,nga Manastiri,enkas për jubileun e 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe,të mbajtur në Manastir prej 14-22 nëntor 1908.Me këtë këngë është prezentuar solistja Gjilanase Sirie Gagica, në manifestimin e 99vjetorit të këtij kongresi në Manastir me 2007.
KOSOVA-NUSE MEKURORË-Është këngë e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi i cili është interpretues i saj.Kënga i kushtohet aktit solemn të shpalljes së Kosovës-shtet i pavarur,sovran dhe demokratik.Është interpretuar në sheshin e Gjilanit më 17 shkurt 2008.
SHKOJNË VAPORAT RRETHIT TË DETIT-Është njëra ndër këngët më tipike të persekutimeve historike të të rinjëve shqiptarë,të cilët i mobilizonin me dhunë dhe i çonin nëpër frontet e luftërave anekënd Ballkanit,Anadollit,Egjiptit,madje deri në Jemenin e largët,ku bënin “asqerllëk” nga 12 vjet!
KËNGA E AVDIS-Është një ndër vajtimet më rrënëqethëse ndër këngët tona.Janë vetëm disa vargje të shkëputura nga”LAHUTA E MALCISË” e autorit At Gjergj Fishta,i cili u këndonte masakrave dhe gjenocidit serbo-malazezias mbi shqiptarët e pambrojtur në trojet e veta etnike,e aq më tragjike,ku ata dinin të masakronin edhe djema hastreti,të mbyllin shtëpi dhe të grabitnin gjithçka që gjenin përpara!
KËNGA E BYLBYLIT-Është njëri ndër përkushtimet tona të rralla popullore, përmes së cilës këngëtari dhe krijuesi anonim popullor i këndon robërisë në kafaz,pleqërisë së pamëshirshme dhe mallit të madh ndaj shoqërisë,verbërimit,zbardhëjes së flokëve,dhe dëshirës së fundit për të kënduar në liri,madje qoftë edhe në një therrë!
KËNGA E VELIS-Është një përkushtim elegjik shoqëror,ku shokët vajtojnë për kolegun e tyre-këngëtar,i cili ndahet heret nga jeta,duke i lënë prindërit,vëllaun,motrën ,gruan,fëmijët,shokët dhe sharkinë me të cilën i argëtonte rrethin dhe shoqërinë.
KËNGA E MUSA ISUFIT-Është një këngë elegjiake për të cilën tekstin e ka furur QAMILI I VOGËL,diku në vitet e 60-ta.Në të vërtetë këtu bëhet fjalë për një tragjedi të rëndë familjare që ka ndodhur në fshatin Miratoc të Preshevës,ku babai që kishte të vetmin djalë-Musën dhe shtatë vajza,në moshën më të re,ia vret rrufeja duke shkuar te ara,ku po i punonin motrat,për të ua çuar drekën!
KËNGA E HANËS-Është gjithashtu një elegji që i këndon një ngjarjeje tragjike familjare,ku Hanes i vdes nëna që në moshë të re dhe mbetet nën përkujdesjen e vetme të babait,i cili e rritë të vetmen vajzë plot 12 vjet pa nënë. Në ditën e martesës së Hanës,deri sa po afroheshin dasmorët në
oborr për ta marrë nuse Hanën,ajo duke i kërkuar hallallin babait dhe duke menduar si e ka rritur,si po e len vetëm në shtëpi,i bie pika nëzemër dhe vdes ende pa hipur në qerren e nusërisë së saj.
KËNGA E ÇANAK KALASË-Është një këngë shumë e njohur në popullin tonë,e cila i dedikohet kohës kur të rinjët shqiptarë mobilizoheshin me dhunë për të i shërbyar ushtrisë osmane,madje ata i çonin kudo nëpër fronte të luftërave pa as një pikë mëshirë!ÇanakKalaja është një qytet turk në Anadoll,ku humbën jetën shumë të rinjë shqiptarë duke luftuar për interes të osmanlinjëve.Kjo këngë këndohet edhe në gjuhën turke,por më tepër këndohet në trojet etnike shqiptare të cilat ndër shekuj kanë jetuar nën sundimin otoman.
KËNGA E HAKI LIMANIT-Është përkushtim elegjiak që i kushtohet vdekjes tragjike të mësuesit,atdhetarit,patriotit dhe poetit Haki Limanit nga Presheva,të cilit UDB-ja serbo-jugosllave ia mori jetën mizorisht,duke e shkelur me veturë mu në trotuarin e Prishtinës,para Hotelit”GRAND”.Tekstin dhe melodinë e kësaj kënge e ka shkruar dhe kompozuar dhe kënduar Qamili i Vogël,në vitet e 60-ta,por që tani e ripërtriu dhe e riinçizoi sërish Demir Krasniqi.
Për adhuruesit besnik të këngës dhe zërit të Demir Krasniqit,këto dy albume që janë të pandara paraqesin një plotësim dëshirash dhe një pasurim të vërtetë të diskografisë dhe melografisë shqiptare.
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyThu Aug 14, 2008 9:27 am

NUK PRANOHET TË DËGJOJMË MUZIKËN TONË KAQ TË HUAJ DHE TË HESHTIM

TË KTHEHEMI ATY KU E KEMI LËNË KËNGËN ORIGJINALE SHQIPE

Shkruan: Shaban Cakolli

Kënga jonë e begatëshme shqipe shumë kohë ishte nën thumbin e cenzurës së egër,por prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohët,sepse ruante thelbin e vlerës së vet.Kënga jonë ishte shumë e lashtë,por e vequar në botë me ritmikë e melos shumë të pasur.U përcoll kënga jonë brez pas brezi,këngë me vargje me fuqi shprehëse,që jepnin zemër dhe moral për të dashur atdheun,të bënte të mburreshe me historinë kombëtare nga lashtësia e deri sot.Këngë me melodi të ëmbla dhe porosi të qarta ,që patjetër artistit i rrëmbenin shpirtin.E sotëmja i dha rastin çdokuj të merret me këngë,artistit të muzikës dhe pseudo-muzikantit,iu dha rasti të shkruaj tekste këngësh edhe krijuesit edhe atij që nuk e kupton qka është krijimtaria,dhe nga kjo përzierje kompetencash të këngëtarit dhe pseudo-këngëtarit,pozita e këngës dhe këngëtarit kanë mbetur në kacafytje,me ata që nga lakmia për komercializëm e bënë tregun shqiptar dhe ate Evropian ku janë të strehuar shqiptarët,gumëzhimë ulurimash antikënge!Të kesh sot kohë të lirë,patjetër shpirti të kërkon relaksim me ndonjë muzikë,sepse ky art është art i shpirtit,por bëre u ngrite në këmbë të prekësh butonin e radios apo televizorit,programe muzikore do të kesh,por sa të kontaktoni me një lloj kënge shqisa e të dëgjuarit të thotë se një këngë e tillë në mos qoftë antishqiptare,patjetër do të jetë antimuzikë shqipe!Të e pranosh antivlerën për vlerë,apo muzikën që nuk ka erë shqipe,është mashtrim dhe ikje nga realiteti:A kemi nevojë për një mashtrim të tillë?Unë mendoj jo,jo nga se ose do të dëgjojmë shqip,ose nuk do mund të e durojmë një diçka të huaj të veshur në shqip dhe të heshtim!Njësoj sikur të dëgjosh muzikë të huaj që është e drejtë e secilit të dëgjoi qfarë të don,nuk mund të pranohet muzika jonë të bëhet aq e huaj.Ishin kohët e zeza pushtuese mbi ne,pastaj ato tragjike të luftës,ku pushtuesi u dha shancë disa të pavetdijshmëve të bënin pasuri dhe emër me antivlera e gënjeshtra,nga se kjo ishte armë e fortë e pushtuesit të huajsoi vlerën e kulturës sonë,por nga ajo kohë kanë kaluar dhjetë vite,kurse lulëzimi i shundit,kiçit,apo të bastarduarit jo vetëm që nuk ka të ndalur,por po rritet në shkallë të madhe.Nuk mund të bëhemi popull kiç për hirrë të tregëtisë së dikujt,dhe për hirrë të atyre që ua ka rrëmbyar shpirtin antivlera.Nuk e kemi as kohën,as shtytjen të shëndrrohemi në popull kiç,sepse nga popujt kiç druan edhe historia,kurse ne kemi një histori të begatëshme kombëtare.A do të guxojmë të rrijmë duarkryq para tëhuajsimit të kulturës sonë kombëtare?Mendoj se jo,sepse në momentin kur këto fillojnë të zbehen,fillon tëhuajsimi,kurse neve pikërisht na ka mbajtur gjallë si komb,kultura,tradita gjuha dhe arti ynë kombëtar,në kohë pushtuesit nuk i kemi zhdukur por i kemi përsosur dhe ruajtur me krenari dhe sakrifica.Sot shqiptarët të cilët më lirë se kurrë më parë mund të e frymojnë kulturën ,duhet të e mbrojnë,zhvillojnë dhe aq më tepër të e kombtarizojnë,asesi të e tëhuajsojnë.Tani kemi shtetin e ri,shtet i cili ka zgjedhur prijësit apo kryetitullarët e kulturës,shpresojmë se ndonjërit prej tyre do të ua prishin gjumin ulurimat e disa muzikantëve dhe biznismenve tanë të asimiluar.Shundi e kiçi jo vetëm që synonte të ngritej mbi muzikën e vërtetë,por ia ka nxënë frymën tërësisht.Vallë mos dojkan këta pseudo-artist,që të na bëjnë të krisur,që kohën kur jemi liruar nga pushtuesi,të na e robërojnë shpirtin?!I krisur padyshim mund të quhet ai që huazon muzikën turko-greke,sllavo-rome,që memund u shkëputëm nga robëria e tyre,dhe të na e shes për tonën.Antivlera kulturore plot shund dhe kiç meriton dhe duhet të i shpallim luftë të hapur mes shoqërisë mediumeve,radio,tv,net,gazeta.Detyrë është kjo e shoqërisë në përgjithësi,e Ministrisë së Kulturës në veqanti,akademikët e muzikës duhet të e vlerësojnë drejt vlerën,duke u siguruar se është vërtetë vlerë të e lejojnë qarkullimin e saj në treg,tëstimulohet këngëtari i vlerës,të i zihet fryma antivlerave që drejt prej kafeneve dalin në treg,etj.....Dëgjuesi ynë duhet të pregaditet të njeh vlerën e mirëfilltë kombëtare dhe të ndërgjegjësohet në bojkotimin e drejtëpërdrejtë të shundit dhe kiçit.Koha është të kthehemi aty ku e kemi lënë këngën origjinale shqipe dhe nga aty ta zhvillojmë e begatojmë me vlera kombëtare,asesi me barbarizma e antivlera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyMon Aug 18, 2008 9:27 pm

BANKETI I KAUBOJVE

N’ kullë të vjetër mbi një bokë ,
Ishin mbledhur një grup shokë.
Zoti i shtëpisë ishte përgatitur,
Sa ma mirë, miqtë për t’ i pritur!

Zoti i shtëpisë për këta shokë –
Shumë qengjat i la pa kokë!
Shumë gjelat i futi n’ furra,
Shumë e pulat i la pa burra!

Po vinë trimat për mashallah -
Automatët i kanë qitë n’ krah,
Me revole n’ kofshë ty u prekë,
Strajcat mbushur plotë fishekë!

U shtrua darka nëpër sinia,
U shtrua mezja edhe rakia,
Krisi kënga dhe sharkia,
Vjell barot pushka e alltia...

U mbush oda tym e gëzhoja –
Hajt, shahira, ju lumtë goja!
Zbrazen kupat e rakisë –
Tu rritë ndera , Zoti i shtëpisë!

Duan ta rrëzojnë tavanin n’ tokë-
Dhe e pluhur përmbi kokë!
Këtë zanat e kanë me t’ leme -
Zbrazin plumba mbi dysheme!

Hapen dyer, hapen dritare -
Automatëve iu dhanë zjarre!
N’ tëra anët shkrepen rafale -
Tym e flakë shkon përmbi male!

Ju ka ra rakia n’ krye -
Nuk lan xham, as derë pa e thye!
Sikur n’ filmat “Kauboj” –
N’ odë të huaj bahen “ heronj “!



T’ zotit t’ shtëpisë ia rrisin namin –
Shoshë me plumba ia banë tavanin!
T’ zotit t’ shtëpisë ja pinë krejt kosin –
Shoshë me plumba ia banë patosin!

Hëngrën , pinë kështu sa ke nata,
U sos mishi, u sos sallata...
Shumë prej tyre i ka kapë nevoja -
Çka kanë n’ bark e kthejnë nga goja!

Për me i çua deri n’ nevojtore-
Duhet zvarrë me i ngrehë për dore!
S’e gjejnë derën me dalë n’ fushë
Shumë pantollët i kanë mbushë...

Ja ka nisë po këndon Hakia –
Çka dinë fëmija ç’ asht rakia?!
Po i ndihmon Daut Haxhia –
Çka dinë dhia, ç’ asht tagjia?!

Gjilan 30.06.2008 Demir Krasniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyMon Aug 18, 2008 9:29 pm

TE URA E MITROVICËS

Te ura, te ura – vraponi o burra!
Te ura, te ura – Urra!Urra!Urra!
Te ura, te ura – atje n’ Mitrovicë,
Vraponi , o burra, me nga një mezhnicë!

Te ura, te ura – te ura e Ibrit;
Bëri zë Leonorës, Shkurtës dhe Ilirit!...
Trimave t’ Kastriotit, t’ Arbërit, t’ Dukagjinit...
Se po na ndërtohet “Muri i Berlinit!”

-Po ku me vrapua, o vëlla, Përshesh Kalanica?
Mu ka thye kerri – m’ ka ra rrota n’ spica!
A me ra te Ibri, apo te Sitnica?
A mos po na ndahet, o vëlla, neve Mitrovica?!

O, prite, prite, vëlla Azem Galicën,
O, se s’ ju len ai, me e nda Mitrovicën!
O, pritna, pritna se tash ua kallëzojmë qejfet,
O, veç sa t’ i marrim tupanët dhe defet!...

O, veç sa t’ i qesim, o , n’ krahë çiftelijat,
O,e t’ i kurdisim surlet e sharkijat;
O, i madh e i vogël kem me u çua n’ kamë ,
O, kem me dalë te Ibri n’ atë anë!...

O, kur t’ ia nisim këngë edhe piskamë,
O, kur t’ ia nisim valle e vilikamë ,
O, regjisorët xhirojnë me kamera,
O, për statista i kem do lidera...

O, me sukses ka me u xhirua spoti,
O, kush ta sheh , ka me i pikua loti!
O, për pa u shkye defa e mezhnica –
O, jo nuk ndahet, o, kurrë Mitrovica!

Demir Krasniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptySun Aug 31, 2008 7:58 pm

KËNGA E MIXHËS KEK-së

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë zana –
Fort ryshfetin po ta ka ana!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj !

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë shita –
Qysh s’ e dite çka asht drita?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, more tmerr –
Qe nëntë vjet na le në terr !?
Eh, Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, çka kujtove –
Trutë e kresë , ti na i shkatërrove?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ty, të lëshoftë toka –
Sa shumë herë po t’ bien këta blloka !?
Eh ! Oh !
Nënë , moj loke , oj !

Oh, more mixha KEK-së, të marrtë vullkani –
Sa shumë herë po t’ rrjedh kazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, tu shpoftë kazani –
Sidomos n’ muaj Ramazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti more sherr –
A luftuam për me ndejë n’ terr ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke , oj !

Gjilan, më 31 Gusht 2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptySun Aug 31, 2008 10:15 pm

interesant, fjala PARODIA, sikur me qenë fjalë shqipe
parodi=pa rod, të parod, të pasoj, të pakarakter, të pabesë, të padije, të paditurit, të paskrupulltë, të pamoral, të padinjitet, të pashpirt, të pavlerë, të paedukatë, të paarsimim, të pangritur, të pazemër, të panjerëz...

parodia = të parodit, i parodi, ai që nuk ka rod as soj as dije, as trimëri, as heroizëm, as dinjitet, as besë as shpirt as zemër, as njohuri, as njerëzi...

parodia = njeriu i parod, i parodi

si mendoni ju?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyFri Sep 19, 2008 2:22 pm

ashtu diçka është menduar z.Nezir Myrta,paroditë venë në shënjestër ata që kulturën tonë e kanë mbushur plot antivlera,diqka pa vlerë,pa rod-si thuani ju.
Kuptohet ky producent akademik i muzikës di më së miri të i vëjë në shënjestër sulmuesit e kulturës sonë,përmes parodive.
Në vijim po e japim edhe një:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyFri Sep 19, 2008 2:24 pm

Parodi kushtuar "himnit" të dasmave tona:
ÇAJE SHUKARIJE - SHQIP

Çajurije, Shukarije,
M' u ligë trupi prej dashurie,
M' u dogj zemra prej mërzie,
Çaje!Çaje!
Refreni:
Kallma, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Zemrën, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Trupin ligma,
Çaje!Çaje!
A-a-a-a!A-a-a-a!
A-a-a-a! Çaje!
Çaje!

Teleisun me kollana,
Vetullat porsi gajtana,
Sytë e tu, porsi filxhana,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

A e mbanë mend sa të kam dasht-e,
U rreknejshim nëpër kasht-e,
Nëpër kashtë e nëpër san-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Kur prashitshim kallamoq-e,
M' ke pas thanë se nuk kam shoq-e,
Veç dimitë mos m' i përlloç-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Çajurije, mirë nuk bane,
Që i kallzove nanës tane,
Që i kallzove nanës tane,
Çaje!Çaje!
Refreni:Kallma, ti, kallma...etj.

E thuri,e kompozoi,e aranzhoi,e këndoi,e incizoi, e editoi dhe e distribuoi:
Demir Krasniqi- , producent
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptySat Sep 20, 2008 10:50 am

shaban cakolli shkruajti:
ashtu diçka është menduar z.Nezir Myrta,paroditë venë në shënjestër ata që kulturën tonë e kanë mbushur plot antivlera,diqka pa vlerë,pa rod-si thuani ju.
Kuptohet ky producent akademik i muzikës di më së miri të i vëjë në shënjestër sulmuesit e kulturës sonë,përmes parodive.
Në vijim po e japim edhe një:

I PARODI ta humbe vleren dhe mu perate komedia eshte kulmi i tragjedise. Krejt ate lufte q; nuk mund ta bente askush ne France kunder hipokrizise, qe ishte ne kulm - e beri Molieri me komedine 'Tartufi'. Po shoh se Parodia gati ne te gjitha nivelet, eshte prezente tek na, e poashtu edhe muzika jone eshte pak shqiptare!

Keshtu e ka kur ia ngjesin artit per bishti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptySat Sep 20, 2008 1:27 pm

shaban cakolli shkruajti:
Parodi kushtuar "himnit" të dasmave tona:
ÇAJE SHUKARIJE - SHQIP

Çajurije, Shukarije,
M' u ligë trupi prej dashurie,
M' u dogj zemra prej mërzie,
Çaje!Çaje!
Refreni:
Kallma, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Zemrën, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Trupin ligma,
Çaje!Çaje!
A-a-a-a!A-a-a-a!
A-a-a-a! Çaje!
Çaje!

Teleisun me kollana,
Vetullat porsi gajtana,
Sytë e tu, porsi filxhana,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

A e mbanë mend sa të kam dasht-e,
U rreknejshim nëpër kasht-e,
Nëpër kashtë e nëpër san-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Kur prashitshim kallamoq-e,
M' ke pas thanë se nuk kam shoq-e,
Veç dimitë mos m' i përlloç-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Çajurije, mirë nuk bane,
Që i kallzove nanës tane,
Që i kallzove nanës tane,
Çaje!Çaje!
Refreni:Kallma, ti, kallma...etj.

E thuri,e kompozoi,e aranzhoi,e këndoi,e incizoi, e editoi dhe e distribuoi:
Demir Krasniqi- , producent

Mush mund të më thotë,në çfar gjuhe është kjo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyMon Sep 22, 2008 2:12 pm

Ali Baba Tepelena,pyet:Mush(Kush) keshtu ka menduar të pyet,mund të thotë,në çfarë gjuhe është kjo?Z.AliBabaTepelena ☺;çAJE SHUKARIJE,kjo rrjedh nga gjuha rome dhe producenti ynë krasniqi vë në thumb pseudo këngëtarët të cilët këngën tonë e kanë bërë lëmsh duke futur barbarizma ,turko-rome,greke e sllave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyMon Sep 22, 2008 2:13 pm

2. MOS RRI ME KËTE - MOS RRI ME ATE!

Janë do burra këtu ndër ne,
Që s’ duan komb, nuk duan Atdhe,
S’ njohin Zot, as s’ njohin fe,
S’ dijnë pse rrojnë, as pse kanë le!?…

S’ kanë taman për veti mend -
Dijnë për t’ mësuar tjetër kend!
Përçajnë njerëz, këtu e atje -
Mos rri me këte, mos rri me ate!

S’ e duan motrën, s’ e duan vëllaun -
Vet-vetit po ia thejnë krahun!
Nuk duan shokë, as nuk duan miqë,
Nuk duan farë, as nuk duan fis!

Edhe tokës i bëjnë hata -
Ma marri për burrë a ka?
T’ thejnë me djalë, të thejnë me vëlla -
Mos rri me ata, mos fol me këta!…

More i mjerë, o fytyrëmarruar,
A ti do dikë për t’ mësuar -
Me kënd flet e me kënd t’ rrijnë,
Me kend t’ hajnë e me kënd t’ pijnë?!

Merre veten me të mirë -
Pëshurru n’ tokë - kqyru n’ pasqyrë!
Mos jeto me gajle t’ huaja,
Se bien n’ dergjë e të kapë sëmundja!…

Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyFri Sep 26, 2008 8:27 pm

OJ DADA SALË

Refreni përcjellës:

Ah, tjarana, tjarana, na,
Tjarana, tjarana, tjarana, na!
Ah, dibidup, dibidup, dup,
Dibidup, dibidup, dibidup, dup!

Oj, dada Salë, oj dada Rabi-e,
O, hajde t' shkojmë nëpër Arabi-e!
Oh,merre Havën dhe dadën Selvet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salë, merre dhe Arzinë,
Oh, do t' lobojmë ne, oh, për Pavarësinë!
Oh, kur ta shohin Havën dhe Selvetin,
Oh,do t' na njohin, ne, sovranitetin!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana, na...etj.

Oh, ndoshta skuqen, për hatër t' Sevdis-e,
Oh, s' ja mbarojnë, oh, qejfin Sërbis-e !
Oh, ndoshta skuqen, për hatër t' Dudis-e,
Oh, s' ja mbarojnë, oh, qejfin Rusis-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Oj, dada Salë, pashë agën Jakup-e,
O, hajde t' shkojmë s' bashku deri n' Shkup-e!
Oh, ndoshta skuqen prej dadës Safet-e,
Oh, e na njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni:Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salë, oj dada Dilic-e,
O, hajde t' shkojmë ne, deri n' Podgoric-e!
Oh,shkojmë e rreshkemi gjithë verën n' bregdet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Gjilan, më 26.09.2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyThu Oct 02, 2008 11:49 am

UNË E DUA LIZËN

Kënga e parë –

Oh, mori nan- e,
Diçka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovën,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due Zizën,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizën -
Që ma bani vizën!

Prej poteres s’ Zizës –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se për sytë e Lizës –
M’ dogji dashuria !
Soll për hatër t’ vizës –
Që m’ nxori prej krizës !
Veç për sytë e Lizës –
Ia dhashë dysh, unë, Zizës !

Nëpër klube t’ natës –
U njoha me Lizën!
Për inati t’ babës –
Zoti ia ruajt kthizën !
Nga meraku i vizës –
Për hatër t’ devizës!
Për me dalë prej krizës –
Jam ba rob i Lizës !

Kënga e dytë –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen në Zvicërr-e?
-Unë po vijë , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banë vizën-e?!

Jam njoftu’ me Lizën-e,
Ajo ta banë vizën-e !
Liza na i banë vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banë nana:”Haj medet,
Qysh bajmë darsëm në gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmë darsëm për merak –
Me gjermanë e me zezak!...
S’e harxhojna as nji rrogë,
Se me thasë, po bajna drogë!...

Hajde, nanë, e ruenaj thminë –
Ta banë Liza, garancinë!
Hajde, nanë, përkundna djepat –
T’ i ndreqë Liza, tana letrat !

-Kënga e tretë-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalë nana, azil !
S’ ka ma gëzim e ma shyhret,
Se me marrë nuse n’ gurbet !

Ka dalë nana, në oborr –
Nusja e mirë, por synin qorr!
Po rrehë nana , me shuplakë –
Nusja e mirë, por koka plakë !

Vallëzon nana, me nji kambë –
Nusja e mirë, s’ i kish tre dhambë!
Po hanë nana, kikirika –
Nusja e mirë, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkë,
Nusja e mirë, po ish kanë vejushkë!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka penzinë e madhe!...

-Kënga e katërt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanës tonë, ia dhanë azilin!
Nanës tonë, ia dhanë azilin,
Of, aman, aman, aman!



Kalle, kalle, qitja flakën –
E lamë t’ renë, e morëm plakën!
E lamë t’ renë, e morëm plakën,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirë ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditë –
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gëzim e ma shydet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vështirë e ma kiamet -
Babën, n’ shpi , me e lanë vet,
Si e pastë ba, ai, e pastë gjetë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!

-Kënga e pestë-

Na , n’ llokum e majna Lizën,
Po, po, e majna !
Soll që i bani djalit vizën,
Po, po, e majna !

Na, Lizën e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditë s’ asht kanë te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në Zvicërr, do t’ shkojna !
Zvicrrën do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizën e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll që i ka flokët me lara,
Po, po, e majna !

E majmë Lizën, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend të flokëve – i blejmë perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmë Lizën, n’ t’ kuq të vojës,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambë të gojës,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasë nafakë ,
Kish pasë nafakë –
Vet i ri e nusja plakë,
E nusja plakë !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kthizën,
Ja këqyrim kthizën –
Veç pse i bani vëllait vizën,
Ja bani vizën !

Na, Lizës ja këqyrim barkun,
Ja këqyrim barkun –
Veç pse i nxori nanës, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna !
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kamën,
Ja këqyrim kamën –
Se n’ gurbet na e qiti nanën,
Na e qiti nanën !

Na, Lizës ja këqyrim thembrën,
Ja këqyrim thembrën –
Veç pse i plasi babës, zemrën,
Ja plasi zemrën !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizën e majmë n’ sherbet,
E majmë n’ sherbet –
Se na e hupi vëllain n’ gurbet,
O, vëllain n’ gurbet !

Na, Lizën e kruejm si lopën,
E kruejm si lopën –
Veç pse i dha vëllait, Evropën,
Ja dha Evropën !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanë do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizës ia këqyrim synin,
Ja këqyrim synin –
Shpijës tonë, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !

Gjilan, 2005. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyThu Oct 02, 2008 11:52 am

UNË DHE ÇIFTELIJA

Çifteli, moj , dru prej mani,
A po e sheh si erdh zamani?
Ndryshoi bota, ndërroi insani,
Shihe , koha çka na bani !

Erdhi surlja , erdh tupani –
Mua po m’ thonë :”Nuk po t’ banë zani!”
-Tash je plakë e t’ kanë ra dhëmbët,
Askush ma s’ ti dëgjon këngët !...

-S’ t’i dëgjon kush, kangët e trungut,
Kaloi koha e Ali Bungut!
Kaloi koha e “kangëve t’ forta”,
S’ do ma kush “kangë t’ kallamojta”!

-Këngëve t’ vjetra u ka dalë boja,
S’ i do zemra, s’ i këndon goja !
S’i do syri, s’i do veshi ,
Tash duamë këngë, ku përzihet leshi !

-Nuk duamë “Shotën – mashalla”,
Duamë “Çyçeka” e “Tallava”!
Këngë “ moderne” po donë bota –
Ku këndon kërthiza, ku këndon botha!...

-Çiftelisë i ka dalë moda,
Nuk ka vend ma nëpër oda !
Nuk po duamë ma “cimilima”,
Për heronj e as për trima !...

-Cimilim, as giri – giu,
As e preu, e as e griu!...
Tash po këndojmë n’ demokraci –
“Rok” e “Rep”, pornografi !...

N’ vend t’ çiftelisë – sintisajzeri,
N’ vend t’ rapsodit – roker kuleri !
Nëpër dasma e festivale –
Këngë rrugaçësh – këngë banale!...

Haj, medet, moj çifteli,
Çka na gjet mua dhe ty!
S’ do me sy kush t’ na shikon,
As n’ muze, as në pension!
Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyThu Oct 02, 2008 11:53 am

KAJË MOJ ÇIKË;MORI NAXHI

Kajë moj çikë, mori Naxhi,
Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi!
Kajë moj çikë, shaminë me lula –
Vjehrri yt, po marojke surlja !

Kajë moj çikë, me krye n’ prezore –
Vjehrra jote, ish defatore !
Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë –
Je kunata e surljaxhisë !

Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit -
Burri yt, po i bien tupanit,
Nëpër xhade të Gjilanit,
Për iftare të Ramazanit.

Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin –
N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin !
Krejt xhemati i qesin pare -
Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare!

Kajë moj çikë, kajë e kup,
Mos kujto qi janë magjup!
S’ janë magjup, por janë mefterë-
Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë!

Kush ta bajnë ndo ‘i djalë synet –
Burrin tand vjen e ta thërret!
N’ kamiona, e në traktora –
Bien tupani e ngrihet hora !

Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi –
Krejt qyteti çohen prej gjumi!
Po bien t’ vjetrit “Shahadet” –
A u ba luftë, a u ba tërmet?!

-Nuk asht luftë, nuk asht tërmet,
Po e kanë ba nji djalë synet!
E kish nana , djalë hasret,
Para tij, i kish edhe tetë!



Ky synet asht krejt “normal” –
Vishet djali, si “gjeneral”!
N’ ballë i shkruen “Mashallah”,
Poshtë i shkruen “Bismilah”!

Bien tupani – hallakamë,
Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë!
Dridhet toka e dridhet sheshi –
N’ tana anët përzihet leshi!

Krejt magjupëve ju daltë i thati –
Qysh na e morën der këtë zanati?!
Krejt magjupët e marrshin zhugën –
Na e kanë marrë prej gojës bukën?!

Tash po rrnojmë për “Mashallah”-
Guxhum n’ dorë – tupanin n’ krah !
Guxhum n’ dorë e surlen n’ gojë –
Për me u ra , kem ba përvojë !

Me tupan, n’ veshje kombëtare –
Me guxhum , po marrim pare!
N’ guxhum t’ tupanit e n’ pip të surles-
Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”

DEMIR KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI EmptyFri May 15, 2009 1:52 am

kto gjera jan te sakta prej nezir myrtes dhe shaban cakollit por mua qe me befason dhe bezdis deri ne fund se kto gang i pilqen publiku sa tragjike-komike se kuptoj ma ket univers skam koment.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PARODI Empty
MesazhTitulli: Re: PARODI   PARODI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARODI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» parodi rapsodike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: