Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Te reja nga bota e mjekesise!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Te reja nga bota e mjekesise!   Mon Jul 06, 2009 7:10 pm

Gratė, mė nė rrezik nga tymi i duhanit
Shekulli Online | 05/07/2009



Gratė mund tė jenė mė nė rrezik sesa burrat pėr t'u prekur nė mushkėri, si pasojė e tymit tė duhanit. Studimi, i cili mori nė shqyrtim rreth 1 mijė duhanpirės me sėmundje nė mushkėri, tregoi se gratė janė mė nė rrezik tė preken nė mushkėri qė nė moshė tė re, brenda pak viteve nga fillimi i pirjes sė duhanit.

STORY
Statistikat tregojnė se 100 vjet mė parė, sėmundjet qė lidhen me duhanin preknin kryesisht vetėm burrat. Kjo pėr arsye se atėherė shumė pak gra pinin duhan.

Por, nė 100 vjetėt e fundit, gjėrat kanė ndryshuar; miliona gra pinė cigare, prandaj edhe shėndeti i tyre ėshtė bėrė mė i pambrojtur ndaj sėmundjeve qė lidhen me duhanin. Nė vitin 1987, kanceri nė mushkėri ia kaloi kancerit nė gji, duke u bėrė kanceri mė vdekjeprurės mes grave.

Tani, pas 22vjetėsh, studimi i ri tregon se mushkėritė e grave duket se janė mė tė pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencėtarėt nė Norvegji morėn nė shqyrtim afro 1 mijė pacientė me sėmundje kronike nė mushkėri ose COPD. Nga kjo sėmundje, nė Shtetet e Bashkuara, ēdo vit vdesin rreth 120 mijė vetė.

Rezultatet e studimit treguan se gratė prekeshin nga kjo sėmundje nė moshė mė tė re se sa burrat. Gjithashtu, mes atyre me mushkėri tė dėmtuara kishte gra qė kishin pirė mė pak cigare sesa burrat, ēka i shtyn autorėt e studimit tė besojnė se gratė mund tė preken nė mushkėri mė lehtė sesa burrat.

Pėr tė shpjeguar pėrse ndodh kjo, shkencėtarėt paraqesin disa teori: rrugėt e frymėmarrjes tek gratė janė mė tė vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatė pirjes sė duhanit ndodh tek gratė me njė tjetėr ritėm nga ai i burrave; teoria tjetėr ėshtė se dallimet nė gjene ose nė hormone midis dy gjinive, gjithashtu duket se luajnė njė rol nė kėtė aspekt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Te reja nga bota e mjekesise!   Mon Jul 06, 2009 7:11 pm

Efektet e periudhės sė inkubacionit tek foshnjet 
Njė grup mjekėsh italianė thonė se valėt elektromagnetike tė inkubatorėve nė maternitete mund tė afektojė ritmin e rrahjeve tė zemrės tek foshnjet e sapolindura. Tani ekspertėt po kėrkojnė kryerjen e studimeve tė tjera pėr tė pėrcaktuar nėse inkubatorėt lėnė ndonjė efekt tė pėrherėshėm nė shėndetin e foshnjeve. 

Inkubatorėt pėrdoren gjerėsisht pėr tė mbajtur ngrohtė foshnjet e sėmura ose tė lindura parakohe, duke minimizuar kėshtu sforcimin apo stresin nė organizimin tė tyre.

Por rezultatet paraprake tė njė studimi tregojnė se fushat elektromagnetike qė krijohen nga inkubatorėt mund tė afektojnė ndryshueshmėrinė e ritmit e rrahjeve tė zemrės sė bebeve.

Nė Siena tė Italisė, mjekėt morrėn nė shqyrtim 43 foshnje tė porsalindura. 27 foshnje u analizuan nė inkubator, kur aparati punonte dhe kur ishte i fikur. 16 foshnjet e tjera shėrbyen si grup krahasimi.

Rezultatet treguan se foshnjet nė inkubator provuan rėnie nė ndryshueshmėrinė e ritmit tė rrahjeve tė zemrės kur aparati punonte. 16 foshnjet e tjera nuk pėsuan asnjė ndryshim nė rrahjet e zemrės.

Kur rėnia e ndryshueshmėrisė sė ritmit nė rrahjet e zemrės vihet re tek tė rriturit qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės, kjo shihet si njė prognozė jo e mirė e pacientit. Por ēfarė tregon ky ndryshim tek foshnjet, pėr kėtė mjekėt nuk janė tė sigurt.

Ndryshueshmėria e ritmit tė zemrės u shtua pėrsėri kur inkubatorėt ndėrprenė punėn, prandaj ekspertėt po kėrkojnė kryerjen e studimeve tė tjera pėr tė pėrcaktuar nėse inkubatorėt lėnė ndonjė efekt tė pėrherėshėm nė shėndetin e foshnjeve. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Trajtimi gjenetik u kthen shikimin tė verbėrve   Mon Jul 06, 2009 7:12 pm

Mjekėt spitalin e fėmijėve nė Filadelfiat njoftuan se kanė rikthyer shikimin tek tė verbėrit duke riparuar gjenin, dėmtimi i tė cilit shkakton humbjen e tė shikimit. Ky zhvillim cilėsohet si njė mrekulli nė trajtimin e verbimit dhe njė hap i jashtėzakonshėm nė fushėn e terapisė gjenetike. Shkencėtarėt mendojnė se kjo mėnyrė hap rrugėn pėr trajtime tė reja tė 140 formave tė tjera verbimesh si pasoje e dėmtimit tė gjenit pėrgjegjės pėr shikimin

E lindur thuajse e verbėr, sytė e Manuelės dridhen. Duke parė vetėm forma tė turbullta, ajo, njėsoj si Tomasso qė vuan nga i njėjti verbim gjenetik, mund tė vrojtojė vetėm me vėshtirėsi dhe mund tė renditet mes atyre qė verbohen plotėsisht para se tė arrijnė moshėn 40 vjeē.

Kėta janė doktorėt Maguire. Al ėshtė kirurg dhe bashkėshortja e tij Jean Bennet, eksperte e terapisė gjenetike. Doktor Maguire tregon se njė ditė e pyeti tė shoqen e tij nėse ishte e mundur inplantimi i njė gjeni nė retinė pėr tė zevendėsuar gjenin e dėmtuar. Dhe ajo u pėrgjigj se po. Kėshtu filloi rruga e tyre nė trajtimin e verbimit.

20 vjet mė vonė, pas shumė kėrkimesh, eksperimentesh e dėshtimesh, ata rikthyen shikimin tek qentė nė laborator dhe ishin gati ta provonin kėtė metodė tek njerėzit nėpėrmjet terapisė gjenetike.

Ata gjetėn njė mėnyrė pėr inplantimin e gjeneve nė pjesėn e mbrapme tė syrit dhe i lanė aty derisa tė zhvilloheshin.

Manuela, studente, ėndėrronte se ky transplantim gjenetik mund t’a ndihmonte qė njė ditė tė lexonte. Ajo pranoi menjėherė t’i nėnshtrohej kėsaj procedure.

5 javė pas operacionit, mjekėt vunė re se sytė e Manuelės filluan tė reagonin ndaj dritės. Bebja e syrit zmadhohej e ngushtohej nė varėsi tė dritės njėsoj si sytė normalė dhe ajo filloi tė dallonte shkronjat e alfabetit.

Shkencėtarėt mendojnė se kjo mėnyrė trajtimi gjenetik hap rrugėn pėr trajtime tė reja tė 140 formave tė tjera verbimesh si pasoje e dėmtimit tė gjenit pėrgjegjės pėr shikimin, si dhe pėr trajtimin e dėmtimit macular, sėmundje verbimi qė prek rreth 2 milionė amerikanė. Por mbi tė gjitha, ekspertėt e shohin kėtė zhvillim si hap tė madh drejt njė tė ardhme kur sėmundjet jo gjithmonė do tė cilėsohen tė pashėrueshme. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit nė tru   Mon Jul 06, 2009 7:13 pm

Njė vaksinė e re kundėr kancerit nė tru ka filluar tė eksperimentohet nė rreth 20 spitale tė Shteteve tė Bashkuara dhe deri tani mjekėt dhe pacientėt shprehen tė kėnaqur me rezultatet e pėrdorimit tė saj. Vaksina, nė fakt parandalon rishfaqjen kėtij tumori vdekjeprurės pas heqjes me operacion. Dhe pėr shumė pacientė qė pėrpiqen me ēdo kusht tė gjėjnė njė mėnyrė shėrimi, kjo vaksinė ka ngjallur shpresa tė mėdha. 

Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ėndėrėn amerikane; i martuar, me dy fėmijė, dhe pronar i suksesshėm i njė kompanie pėr prodhimin e pajisjeve pėr lojėn e golfit. Katėr vjet mė parė, nė moshėn 32 vjeēare ai filloi tė vuante nga dhimbje tė forta tė kokės. Mjekėt e vizituan dhe gjatė njė skanimi, ata zbuluan njė tumor, nė pjesėn ballore.

Kirurgėt e operuan dhe ia hoqėn tumorin, por jo sėmundjen qė fshihej pas tij. Rajan vuante nga njė formė vdekjeprurėse e kancerit nė tru. Kur ndodhej vetėm ai edhe qante. Frika mė e madhe ishte se po tė vdiste ēfarė do tė ndodhte me familjen e tij e kush do tė kujdesej pėr ta.

Mjekėt i thanė familjes Degrand se me kėtė lloj tumori njeriu mund tė jetojė jo mė shumė se njė vit.

Bashkėshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekėt i thanė se s’mund tė bėnin gjė pėr shėrimin e tij, pėrveē trajtimeve tė zakonėshme qė mund tė lehtėsonin dhimbjet dhe qė nuk sillnin shėrim.

Por Rajan nuk e pranoi kėtė fat. Ai u interesua nė mbarė vendin pėr tė gjetur ndonjė trajtim eksperimental dhe pėrfundoi nė universitetin Duke, ku mjekėt po provonin njė vaksinė pėr parandalimin e rishfaqjes sė tumorėve nė tru, njėsoj si nė rastin e Rajanit.

Qė nga ajo kohė, njė herė nė muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, pėr nė Durham tė Karolinės sė veriut pėr tė marrė vaksinėn me inxheksion. E mira tjetėr ėshtė se vaksina godet vetėm qelizat kanceroze, ēka do tė thotė se Rajan nuk ndjen asnjė efekt anėsor. E vetmja shenjė qė vihet re pas inxheksionit ėshtė njė fryrje e vogėl nė vendin e gjilpėrės.

Doktor Sampson thotė se pacientėt qė kanė marrė kėtė vaksinė 5, 6 vjet mė parė vazhdojnė tė jetojnė. Mė parė, pacientėt me kėtė lloj tumori nė tru nuk jetonin mė shumė se njė vit. Vaksina tani po eksperimentohet nė 20 spitale nė mbarė Shtetet e Bashkuara. Eksertėt thonė se ėshtė ende herėt tė thuhet qė kjo vaksinė ėshtė kurė shėrimi, por fakti ėshtė se ajo ka ngjallur mjaft shpresa. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Ilaēet kundėr migrenės shkak pėr dhimbje kronike   Mon Jul 06, 2009 7:14 pm

Shumė njerėz qė vuajnė nga migrena pėrdorin barna kundėr dhimbjeve. Shkencėtarėt thonė se kura kundėr migrenės mund tė jetė mė e keqe sesa sėmundja. Ndėr ilaēet qė pėrfshihen pėr trajtimin e dhimbjeve tė kokės qė shkaktohen nga migrena janė buta-bital dhe oxy-codone. Por njė studim i kohėve tė fundit tregon se pėrdorimi i shpeshtė i ilaēeve kundėr dhimbjeve mund ta bėjnė migrenėn kronike. Mjekėt pranė kolegjit mjekėsor Albert Ajnshtajn morrėn nė shqyrtim 24 persona qė vuanin nga dhimbje tė kokės. Gjatė studimit kėtė pacientė u pyetėn se ēfarė ilaēesh mernin kundėr kėtyre dhimbjeve. Ata qė merrnin ilaēe kundėr dhimbjeve tė kokės tė paktėn 8 herė nė muaj kishin dy herė mė shumė gjasa qė brenda njė viti kėto dhimbje tė bėheshin kronike. Gjithashtu, mjekėt vunė re se pacientėt qė merrnin ilaēe josteroidale kundėr migrenės si pėrshembull aspirin, advil e motrin, nuk ndodheshin nė rrezik tė madh pėr t’u prekur nga migrena kronike. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Si ndihmon shėndeti i mirė te meshkujt   Mon Jul 06, 2009 7:15 pm

Ėshtė e njohur se pasja e njė mėnyre tė shėndetshme jetese mund tė sjellė njė ndikim pozitiv nė pjellshmėrinė e burrave. Gjasat e meshkujve pėr tė pasur fėmijė pakėsohen pasi kalojnė moshėn 35-vjeēare, kjo sipas studimeve tė fundit. Studiuesit nga SHBA, kanė zbuluar se shkalla e dėmtimit tė materialit gjenetik qė pėrfshin qelizat e spermės rritet me moshėn. Ndryshe nga pjesa mė e madhe e qelizave tė trupit, qelizat e spermės janė tė paafta ta ndreqin kėtė dėmtim. Mė tej, studiuesit zbuluan se ndėrsa burri moshohet, ai humb aftėsinė natyrore tė pėrzgjedhė qelizat e pashėndetshme. Ata zbuluan se burrat mbi 35-vjeē kishin njė pėrqendrim mė tė lartė sperme me fille tė prishura tė ADN-sė. Ėshtė i njohur fakti se pasja e njė mėnyre tė shėndetshme jetese mund tė sjellė njė ndikim pozitiv nė pjellshmėrinė e burrave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Diagnostikimi i kancerit tė prostatės   Mon Jul 06, 2009 7:16 pm

Mjekėt tani thonė se njė mėnyrė e zakonėshme pėr zbulimin e kancerit tė prostatės mund tė mos jetė e efektėshme pėr miliona burra. Ata e lidhin kėtė me peshėn trupore. 

Sipas studimi, tek njerėzit mbi peshė, kanceri mund tė zhvillohet pa u kuptuar dhe arsyeja pėr kėtė nuk ėshtė dhjami qė e mbulon tumorin duke e bėrė tė padukshėm, por ėshtė gjaku i tepėrt qė shkakton problemin.

Mjekėt nė qėndrėn mjekėsore tė universitetit tė Miēiganit morrėn nė shqyrtim 13 mijė burra me kancer nė prostat. Ata analizuan gjendjen e antigjenit PSA , proteinė qė pėrdoret pėr tė diktuar kancerin nė prostat duke matur praninė e saj nė gjak. Shkencėtarėt panė se nivelet e proteinės PSA-sė ishin mė tė ulta tek personat mbi peshė.

Dihet se nivelet e larta tė PSA-sė nė gjak pėrbėjnė njė shenjė apo sinjal se kanceri mund tė jetė i pranishėm. Atėherė si shpjegohet qė tek burrat mbi peshė e me kancer nė prostat nivelet e proteinės PSA-sė ishin mė tė ulta, madje nėn nivelin normal? 

Shkencėtarėt thonė se kjo ndodh pasi burrat mbi peshė kanė sasi mė tė madhe gjaku nė organizėm, dhe kjo shkakton uljen e nivelit tė PSA-sė. Por ata thonė se edhe matja apo leximi i gabuar i niveleve tė PSA-sė gjatė analizave mund tė jetė njė arsye pėrse njerėzit mbi peshė diagnostikohen me kancer tepėr tė zhvilluar nė prostat. Kanceri i tyre zbulohet vonė kur tumori ėshtė rritur dhe kur nivelet e PSA-sė janė aq tė larta sa qė kanceri nuk mund tė qėndrojė mė i fshehur. Ekspertėt thonė se kėrkime tė tjera nevojiten pėr tė pėrcaktuar nėse analiza e PSA-sė duhet tė korrigjohet pėr tė marrė parasysh peshėn trupore tė pacientit. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Pakėsohen rastet e vdekjes nga kanceri tek fėmijėt   Mon Jul 06, 2009 7:16 pm

Njė studim i kryer nga qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve tregon se numri i vdekjeve nga kanceri mes fėmijėve nė Shtetet e Bashkuara ėshtė pakėsuar dukshėm gjatė 20 vjetėve tė fundit. Kjo falė trajtimeve mė tė mira siē janė transplantimi i palcės sė kurrizit dhe pėrmirėsimet teknologjike nė fushėn e kimoterapisė. 

Studimi u krye nga qėndra pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve. Rezultatet tregojnė se qė prej vitit 1990, numri i vdekjeve nga kanceri mes fėmijėve ka rėnė 20 pėrqind.

Pėrparim mė i madh nė kėtė fushė ėshtė arritur nė luftėn kundėr leuēemisė, njė prej kancereve mė tė zakonshėm mes fėmijėve. Mundėsitė e mbijetėsės nga leuēemia tani janė 30 pėrqind mė tė mėdha ose 80 pėrqind nga mė pak se 50 pėrqind qė ishin nė vitet 1970. Studimi tregon se numri i vdekjeve nga leuēemia ka rėnė mė shumė falė trajtimeve mė tė mira siē janė transplantimi i palcės sė kurrizit dhe pėrmirėsimet teknologjike nė fushėn e kimoterapisė.

Por kėto arritje nuk janė tė barabarta mes racave ose rajoneve gjeografike. Numri i vdekjeve mes fėmijėve latinė apo hispanik nuk u pakėsua siē ndodhi mes racave tė tjera. Gjithashtu, rėnia e numrit tė vdekjeve nga kanceri ishte 30 pėrqind mė e ngadaltė nė pjesėn perėndimore krahasuar me atė nė pjesėn e mesme-perėndimore tė Shteteve tė Bashkuara. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Ndikimi i kafeinės tek gratė shtazane   Mon Jul 06, 2009 7:18 pm

Sipas studimit, gratė shtatzane qė pijnė mė shumė se 200 miligram kafe nė ditė, dyfishojnė rrezikun e dėshtimit tė barrės. Studimi paralajmėron edhe ndaj ēajit, pijeve freskuese qė pėrmbajnė kafeinė masdje edhe disa barna, qė prekin shtatzaninė.

Mjekja Tracy Flanagan thotė se ajo qė e dallon kėtė studim nga studimet e mėparėshme ėshtė se edhe njė nivel i ulėt kafeine mund tė shkaktojė dėshtimin tek gratė shtatzane. Kėrkimet nė kėtė fushė tregojnė se gratė shtatzane qė konsumojnė mė pak se 200 miligram kafe nė ditė, gjithashtu rrezikojnė barrėn e tyre. Deri tani nuk dihet pėrse kafeina ndikon kaq shumė tek shtatzania, por eksertėt thonė se kafeina mund tė shtojė ritmin e rrahjeve tė zemrės tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja nė barkun e nėnės.

Studimi u krye nga qėndra mjekėsore March of Dimes. Tė paktėn njė ekspert thotė se shumica e aborteve apo dėshtimeve rezultojnė nga anomalitė nė fetus. Por autorja e studimit thotė se gratė duhet tė pėrpiqen tė heqin dorė nga kafeina gjatė tė paktėn 3 ose 4 muajve tė parė tė shtatzanisė pėr tė patur njė lindje tė suksesėshme e pa probleme. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Mungesa e ndjenjės sė nuhatjes, shenjė paralajmėruese e sėmu   Mon Jul 06, 2009 7:19 pm

Mungesa e ndjenjės sė nuhatjes, shenjė paralajmėruese e sėmundjeve neurologjike


Sipas njė studimi, humbja e ndjenjės sė tė nuhaturit mund tė jetė njė nga shenjat e hershme paralajmėruese pėr sėmundje tė rėnda neurologjike. Dihet se aroma apo era pėrbėhet nga grimca molekulash shumė tė vogla qė thithen nėpėrmjet hundės dhe shkojnė nė qelizat pėrkatėse tė trurit. Shpesh njė aromė na kujton njė kohė apo vend tė caktuar. Pra del se ndjenja e aromės ka lidhje me kujtesėn dhe kur kjo ndjenjė humbet, duket se nė qelizat e trurit ka ndodhur diēka. Studimi i ri lė tė kuptohet se humbja e aftėsisė pėr nuhatje mund tė jetė shenjė e shtimit tė rrezikut pėr prekjen nga sėmundja e Parkinsonit, sėmundje e rėndė neurologjike. Shkencėtarėt nė shtetin Havai morėn nė shqyrtim mė shumė se 2 mijė persona, tė cilėve iu tha tė provonin erėra apo aroma tė ndryshme. Gjatė provave, pjesėmarrėsve iu dha tė nuhasnin aroma duke filluar nga limoni, gazi natyror, sapuni e iu kėrkua atyre tė identifikonin erėn pėrkatėse, pra nga cili objekt vinte. Rezultatet treguan se personat qė nuk ishin nė gjendje tė pėrcaktonin aromat pėrkatėse kishin pesė herė mė shumė gjasa tė prekeshin mė vonė nga sėmundja e parkinsonit, nė krahasim me pjesėmarrėsit e tjerė qė u treguan mė mirė pėrsa pėrket identifikimit tė aromės. Sipas studimit, ndjesia e nuhatjes shpesh duket se zhduket 4 vjet pėrpara shfaqjes sė shenjave tė zakonshme tė parkinsonit, siē janė dridhjet e gjymtyrėve dhe vėshtirėsi nė ecje. Studime tė mėparshme kanė treguar se njė pakėsim i ndjenjės sė nuhatjes ndonjėherė paralajmėron edhe alcajmerin, gjithashtu sėmundje neurologjike. Kjo i bėn shkencėtarėt tė mendojnė se dobėsimi i kėsaj ndjesie mund tė jetė shenjė paralajmėruese e vdekjes sė qelizave tė trurit qė janė pėrgjegjėse pėr nuhatjen. Ekspertėt kėshillojnė qė njerėzit tė cilėt provojnė njė humbje tė papritur e tė pashpjegueshme tė nuhatjes duhet ta diskutojnė kėtė gjendje menjėherė me mjekun e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Mbipesha rrezik potencial pėr astmėn   Mon Jul 06, 2009 7:20 pm

Shtimi i peshės e bėn mė tė vėshtirė kontrollin e astmės, bėhet e ditur nėpėrmjet tė dhėnave tė paraqitura nė Grapevine, Teksas, nė takimin e pėrvitshėm tė Kolegjit amerikan pėr Alergjinė, Astmėn dhe Imunologjinė. 

Nė njė studim 3-vjeēar, studiuesit vėzhguan 2 396 pacientė me formė tė rėndė tė astmės ose tė vėshtirė pėr t'u mjekuar. Pacientėt qė shtonin 2 kilogram ose mė shumė gjatė vitit tė parė tė studimit kishin njė kontroll mė tė dobėt tė astmės dhe njė cilėsi jetesė mė tė keqe sesa pacientėt qė ruanin peshėn fillestare ose humbnin 2 ose mė shumė kilogram gjatė sė njėjtės periudhė, njoftuan studiuesit. 

"Zbulimet tona janė nė pėrputhje me relacionet qė tregojnė se rritja e treguesit tė peshės trupore ėshtė e lidhur me njė kontroll jo tė mirė tė astmės dhe tė stilit tė jetesės sė lidhur me astmėn", komentoi dr. Tmirah Haselkorn, nga EpiMetrix, Inc., nė jug tė San Franciskos. "Strategjitė pėr tė parandaluar shtimin nė peshė mund tė ndihmojnė pacientėt tė arrijnė tė kontrollojnė mė mirė astmėn dhe tė pėrmirėsojnė mėnyrėn e tyre tė jetesės", shtoi ai. 

Pasi morėn nė konsideratė ndikimin e mundshėm tė faktorėve tė tjerė tė njohur tė astmės, masėn fillestare tė trupit, sėmundjet e tjera, zgjatjen dhe gjendjen e astmės, funksionimin e mushkėrive dhe pėrdorimin e steroideve orale, u konstatua se probabiliteti pėr tė pasur njė kontroll mė tė dobėt tė astmės pas 12 muajsh u rrit me 22 pėr qind tek pacientėt, tė cilėt shtonin nė peshė gjatė kėsaj periudhe nė krahasim me pacientėt tė cilėt ruanin njė peshė konstante. (gazeta start)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Puna natėn dhe kanceri   Mon Jul 06, 2009 7:21 pm

Njė njoftim shqetėsues pėr ata qė punojnė gjatė turnit tė natės: njė studim i ri thekson se ata janė nėn njė rrezik tė shtuar pėr t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes sė rezultateve tė studimit qė arriti nė kėtė pėrfundim, Agjencia ndėrkombėtare pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, degė e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tha se sė shpejti do ta klasifikojė punėn natėn si njė ndėr shkaktarėt e mundshėm tė kancerit. Dhe ka gjasa qė njė hap tė ngjashėm tė ndėrmarrė edhe shoqata amerikane kundėr kancerit, e cila nė tė kaluarėn i ka parė me dyshim pretendime tė tilla tė ngjashme.

Dihet se qėndrimi nė diell, pa masa mbrojtėse, mund tė shkaktojė kancer nė lėkurė. Tani thuhet se edhe qėndrimi nėn dritė artificiale mund tė shkaktojė kancer, jo nė lėkurė, por nė organizėm. Agjencia pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, thotė se sė shpejti ka nė plan tė shpallė zyrtarisht se njerėzit qė punojnė nė turnet e natės, mund tė pėrballen me njė shkallė mė tė lartė rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kundėr kancerit thotė se ka tė ngjarė tė ndėrmarrė tė njėjtin hap. Dhe ky hap pėr kėtė shoqatė mund tė quhet i madh, pasi prej kohėsh ajo i ka parė me dyshim tė dhėnat qė e lidhin punės e natės me kancerin, duke i quajtur, si tė pabaza, kundėrthėnėse ose tė pavėrtetuara. Hapi i tanishėm bazohet nė rezultatet e kėrkimeve shkencore, sipas tė cilave mes njerėzve qė punojnė nė turnet e natės, rastet e kancerit tė gjirit tek gratė dhe rastet e kancerit tė prostatės tek burrrat janė mė tė larta sesa tek ata qė punojnė ditėn. Por vetėm kjo nuk provon se puna natėn mund tė shkaktojė kancer. Pėr tė vėrtetuar njė gjė tė tillė duhet qė njerėzit qė punojnė natėn tė kenė tė pėrbashkėt edhe faktorė tė tjerė qė i bėn ata mė tė pambrojtur ndaj kancerit. Shkencėtarėt shpesh kanė thėnė se puna e natės ėshtė e rrezikėshme, pasi ajo prek orėn biologjike tė trupit. Ata thonė se organizmi i njeriut prodhon njė lloj hormoni, i quajtur Melatonin i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe ėshtė vėrtetuar se prodhimi i kėtij hormoni gjatė natės pakėsohet. Gjithashtu, njerėzit qė punojnė nėn dritė artificiale ka gjasa tė kenė nivele tė ulta tė hormonit melatonin. Megjithatė ka shumė njerėz qė dyshojnė nėse puna natėn ka lidhje me kancerin. Por nė qoftėse provohet se tė punuarit natėn mund tė bėhet shkak pėr kancer, kjo do tė ndikojė tek miliona vetė nė mbarė botėn. Llogaritet se afro 20 pėrqind e fuqisė punėtore nė vendet e zhvilluara punojnė natėn. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Skanimet e panevojshme mjekėsore shkaktojnė sėmundje   Mon Jul 06, 2009 7:22 pm

Shkencėtarėt thonė se aparatet mjekėsorė tė skanimit mund tė sjellin dėm pėr shėndetin kur pėrdoren nė raste tė panevojshme. Kjo pėr arsye se kėto aparate pėrdorin rrezatim tė lartė. 

Xhei Sutfin ka kryer njė numėr skanimesh. Ky fėmijė 5 vjeēar ka 7 tumore nė tru. Tani e nėna e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; tė vazhdojė skanimet apo tė besojė rezultatet e njė studimi tė ri ku thuhet se skanimet janė tė dėmshėm pėr fėmijėt si Xhei Sutfind. 

Nėpėrmjet skanimit, mjekėt mund tė shohin se ēfarė ndodh brenda trupit tė njeriut. Ata marrin imazhe 3 dimensionale qė ndihmojnė mė mirė pėr zbulimin e kancerit. Por studimi i botuar nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandid, paralajmėron se skanimet mund tė shkaktojnė kancer dhe se nė ēdo 3 skanime qė kryehen, njė ėshtė i panevojshėm. Doktor David Brener ėshtė njė nga autorėt e studimit.

Ai thotė se kur njė njeri vjen nė qėndrėn e urgjencės me dhimbje nė stomak ose dhimbje kronike nė kokė, personi dėrgohet menjėherė pėr skanim, para se tė vizitohet nga mjeku. Por kjo procedurė tani vihet nė pikėpyetje nga ana e studimit.

Nė studimin e doktor Brenerit thuhet se rezatimi radioaktiv qė rrjedh nga skanimi do tė bėhet shkak pėr afro 2 pėrqind tė tė gjithė kancereve nė 20 vjetėt e ardhshėm.

Autorėt i bazojnė kėto shifra tek mbijetuesit e bombės atomike nė Japoni, tek tė cilėt u vu re shtimi i rrezikut tė kancerit pasi ata morrėn tė njėtėn dozė rezatimi mė atė qė pacientėt marrin kur kryejnė disa skanimeve. Aparatet e skanimit pėrdorin doza mė tė larta rezatimi radioaktiv sesa pėrdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por gjatė studimit u vu re se nė ēdo 4 mjekė, tre prej tyre e nėnvlerėsojnė kėtė dozė dhe se nuk janė tė vetdijshėm se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit.

Dhe mė shumė nė rrezik janė fėmijėt si Xhei, organizmi i tė cilėve ėshtė mė i ndjeshėm ndaj rrezeve. Doktor Raimond Ze, ėshtė shef i radiologjisė nė spitalin e fėmijėve nė Uashington.

Ai thotė se fėmijėt janė ndryshe. Janė mė tė vegjėl dhe disa organe tė tyre janė mė tė ndjeshėm. Prandaj mjekėt synojnė uljen e dozave dhe terapi qė t’u pėrshtatet fėmijėve.

Pėr tė marrė kėto pamje duhet mė pak se njė sekondė dhe kjo mėnyrė eleminon nevojėn pėr anestezi, pasi fėmija nuk duhet tė lėvizė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse numri i skanimeve pėr fėmijėt ėshtė rritur dukshėm. Nė studim thuhet se njė milionė skanime pediatrike nė vit nuk janė tė nevojėshme, dhe pėr kėtė arsye kėta fėmijė pėrballen me rrezikun e kancerit. Por nėna e Xheit, Kathy Sutfin thotė se nė rastin e djalit tė saj, tė mirat nga skanimi janė mė tė shumta sesa rreziqet.

Ajo thotė se pa skanim, mjekėt nuk do tė dinin se ēfarė ndodh brenda trupit tė pacientit, apo nė ēfarė gjendje ėshtė tumori pėr tė pėrcaktuar sesi tė luftohet ai.

Autorėt e studimit janė tė njė mendimi se skanimet janė njė mjet i vlefshėm mjekėsor, por mjekėt dhe pacientėt duhet tė sigurohen qė kalimi nė aparatin e skanimit tė bėhet vetėm kur njė mėnyrė e tillė diagnostikimi ėshtė e nevojėshme dhe rrezatimi radioaktiv nė nivelin e pėrshtatshėm. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Molekulė kundėr kancerit   Mon Jul 06, 2009 7:23 pm

Njė molekulė e re kundėr kancerit tė kockės

Njė grup shkencėtarėsh nė Australi thotė se ka bėrė njė zbulim nė mėnyrėn e trajtimit tė kancerit nė kockė. Ky lloj kanceri i quajtur Osteosarkoma prek kryesisht tė rinjtė. Shkencėtarėt nė Australi thonė se njė molekulė e panjohur mė parė nė kėrcin e rritjes mund tė frenojė pėrhapjen e kancerit tė kockės.

Shkencėtarėt nė laboratorin e spitalit Saint Vincent nė Melburn kanė zbuluar njė armė tė re nė luftėn kundėr kancerit tė kockės. Kirurgu ortoped Piter Ēong shpjegon se kanceri i kockės apo osteo-sarkoma prek kryesisht njerėzit nė moshė tė re, periudhė kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat qė kanė arritur fazėn e plotė tė zhvillimit nuk u pėrgjigjen sinjaleve pėr tė mos u rritur mė. Kėshtu ato vazhdojnė tė rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga njė pikė e vogėl shpesh pėrhapet nė mbarė kockėn e pastaj kalon nė muskuj. Por kur ky kancer godet njė shtresė tė hollė kėrci, ai duket se ndalet. Doktor Ēang thotė se gjatė kėrkimeve ata zbuluan qė kėrci pėrmbante njė molekulė qė frenon pėrhapjen e qelizave kanceroze. Ai thotė se studimet tek kafshėt nė laborator tregojnė se ky zbulim i ri mund tė krijojė mundėsi pėr njė trajtim tė efektshėm tė sėmundjes. Nė fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jetėn e tė paktėn tė sėmuri. Mark Naper kishte njė gungė nė gjurin e tij qė kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkomė, kancer nė kockė. Pas 6 muajsh trajtimi me kimoterapi dhe operacion, ky pacient tashmė ėshtė rimėkėmbur. Ai thotė se e ndjen vetem mirė dhe ėshtė kthyer nė jetėn normale. Gjatė viteve tė fundit, cilėsia e jetės sė pacientėve me oeste-sarkomė ėshtė pėrmirėsuar dukshėm, por nė 25 pėrqind tė rasteve, pacientėt me kėtė sėmundje vazhdojnė tė mos reagojnė ndaj metodave tė deritanishme tė trajtimit. Shkencėtarėt besojnė se zbulimi i ri i mjekėve australianė do tė ndryshojė pėr tė mirė jetėn e tė sėmurėve me kėtė lloj kanceri. (VOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Te reja nga bota e mjekesise!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -