Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poezi - Eva Sotiri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
Kastrioti
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 53
Vendi : Tetove
Registration date : 29/11/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Mon Dec 14, 2009 3:51 pm

Kjo poezi e fundit nuk eshte e Eves duhet te jete te Poezi krijime te forumistave per te mos prishur bukurin e kesaj teme te vecant.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue Dec 15, 2009 10:56 pm

Shpirti yt – vezullim

- Avni Rustemit -


Nėpėr vite vjen kushtrim pėrsėri
Zemra jote e madhe, hapi yt, Avni.

Pėr Atdheun tim – domosdoshmėri
Shpirti yt flamur duhet pėrsėri.

-------

Vezulloi fort kur Atdheu pėrbaltej,
Kur toka e shenjtė me tradhėti matej.

Kur shitej, kur blihej si njė mall pa vlerė,
Erdhi pėr t’i sjellė respekt edhe nder.

Plumbi i tij dėrmoi veē Esat Toptanit
Gjithė kob – mizorinė qė i thurej Vatanit.

Bėri qė tradhėtia tė vdesė ēdo ditė
Erdhi si njė ėngjėll, sjellė nga Perėnditė.

I dha tjetėr emėr vendit tėnd, vendit tim,
U bė dritė shprese, brezave kushtrim.

Buzėqesh dhe sot, e loton bashkė me ne.
Nėn krismat e tij zemra ndryshe rreh…

Krah tė fortė i jep Shqipes pėr liri,
E shfaros tradhėtinė madhėshti e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Wed Dec 16, 2009 7:05 pm

Atij qė, pėr Shqipėrinė, s’ju shua kurrė frymėzimi

- Dritėro Agollit -


Nuk tė shoh veē Marsit, mbi kuajt e erės
Por nė ēdo stinė mbi njė keshtjellė lavdie – ti vetė,
Se nuk i ike luftės, as dimrave therės.
Pėr dhimbjen njerėzore ndeze luftė edhe me retė.

Se shumė larg ja u ndale marshimin tė ligjve,
Ata nuk i deshe as pėr nė varreza.
Nuk deshe tė vinin pranė teje e pranė miqve,
Pėr ty bora mbeti e bardhė dhe e zezė mbet’ e zeza!

Mes fjalėve tė tua njoha akoma mė mirė
Njerėz qė tė puthin, njerėz qė tė pėshtyjnė.
Zhgėnjimin nga “miq” me zemėr tė nxirė,
Qė me gjuhėn e tyre nuk flasin, por ndyjnė.

Tė dua shumė se ti prapa s’u ktheve nga udha
Edhe kur tė pritėn mundime tė tmerrshme.
Nė sytė ėndėrrimtarė, nė ballin me rudha
Dashuria pėr njerėzit t’u gdhend e pėrjetshme.

E kapur pėr dore, jam me vargjet e tua
Sofrėn e Historisė mė bėn ta rishoh tė vėrtetė,
Tė ndjej nė krye tė saj veprat e tua,
Shqipėrisė, plot halle, i risjellin jetė.

Me dritė shpirti saluton burra qė tė plaken s’dinė
Dhe frymėzimi jo nuk ju ėshtė shterrur kurrė…
Por ti vetė vjen mes nesh me rininė, madhėshtinė
Me frymėzimin qė sjell jetėn nė vargjet si gurrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue Dec 22, 2009 7:07 pm

P O E T I


Njė dilemė e ēuditshme: Ēfarė ėshtė poeti?
Ndoshta ai qė jetėn vargjeve mbjell?
Me zemrėn tė madhe, tė vrullshme si deti,
Vlera tė harruara mendimeve sjell?

Ai fushat e qeta, ndonjėherė tė baltosura
I ngre male vigane, hijerėnde, qiellit lart.
Zemrat qė rrugėn humbasin, fundosen
I vesh me dritė, parajsės i mbart.

Akujve ngrirės qė e shuajnė jetėn
Bėn qė ndėrgjegja te ziejė e rėnduar.
Lejtmotivi i tij – mik i sė vėrtetės.
Zbulon heroin, nė shpresat mbaruar.

Nuk ėshtė poet kush duron pėrdhunimin,
Padrejtėsinė, gėnjeshtrėn, qėndrimin tinzar.
Mendimi i poetit i sjell botės ndryshimin,
Njeriut dhe epokės i ngre lapidar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue Dec 22, 2009 7:43 pm

Eja se tė pres...!



Eja, tė pres buzė detit nė Vlorė,

atje ėshtė ndryshe ajri, ndryshe kripa,

tinguj magjikė vėrtiten e treten.

Ndryshe Dielli...

Dhe Hėna ėshtė tjetėr...

Atje me shijon pritja mė shumė se kudo

sepse nuk ma pushton shpirtin

asnjė ankth i vjetėr...!

Atje buzėmbrėmjet janė tė prera pėr pritje

dhe zemrave kalojnė tingujt mes per mes.

Dashuria ėshtė si njė fėmijė nė rritje

i gjithė lulėzimi vjen me mua kur tė pres.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue Dec 22, 2009 11:50 pm


Atje buzembremjet jane te prera per pritje
dhe zemrave kalojne tingujt mes per mes.

Pergzimet e mia Eva vargu yt, na prek ne shpirt neve qe lexojna keto poezi, ku fjala asnjehere nuk e humb kuptimin.
Respekt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Parapsikologu
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 49
Vendi : Ferizaj-Kosovė
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Wed Dec 23, 2009 1:25 am

Jam ne pritje te bej nje varg
Nje varg qe tendin i ngjan
Por nuk e bej dot, nuk mundem
Poet si ti te behem
Nuk qenka e thene!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Wed Dec 23, 2009 2:29 am

Driniiii shkroi:

Cito :
Atje buzembremjet jane te prera per pritje
dhe zemrave kalojne tingujt mes per mes.

Pergzimet e mia Eva vargu yt, na prek ne shpirt neve qe lexojna keto poezi, ku fjala asnjehere nuk e humb kuptimin.
Respekt

Ju falenderoj Drin per fjalet tuaja. Jam e prekur, sepse beni pjese ne antaret e Bashkimit Kombetar qe kam shume respekt. Ju uroj sa me shume lumturi dhe suksese per Vitin e Ri 2010.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Wed Dec 23, 2009 2:32 am

Parapsikologu shkroi:

Cito :
Jam ne pritje te bej nje varg
Nje varg qe tendin i ngjan
Por nuk e bej dot, nuk mundem
Poet si ti te behem
Nuk qenka e thene!


- Parapsikologut -

E dimė tė dy qė bota shpesh
ėshtė iluzion dhe fantazi,
tė gjithė i duan tė tuat vargje,
tė tuat poezi..

Nė to gjen veten njeriu i lumtur
dhe ai qė loti nė sy i shket.
Nėpėrmjet tyre dhe unė kam mundur
tė tė njoh me mirė, Poet.

Nėse provoj qė gjumin sonte
ta sjell ngadalė nė sytė e mi
e di qė lehtas, nėpėr ėndrra
rend jotja poezi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Parapsikologu
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 49
Vendi : Ferizaj-Kosovė
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Wed Dec 23, 2009 9:57 am

*Eves*

Nese poezia ime behet enderr jotja
Te lutem mos me akuzo nese vuan
Poet si une qe lendon te tjeret
Cka ti vie ne mendje - shkruan!

Une lundroj ne vargjet e tua
Sa here vehten e ze ne siklet
Sa here vuaj dhe lote derdh
Them pse si Eva su bera Poet!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Thu Dec 24, 2009 2:08 am

Vazhdojme Parapsikologu te lexojme Kodin e Lashte:


Kodi i Lashtė


Nė kėto dimra tė ēmendur
I larti vendi im
Po sjell ndėr mend pranverat,
Kohėt e lumturisė.
Dhe s’mund tė kem durim!


Dua tė mos ndjesh dhimbje
Shtegut ku po kalon
Tė gjithėve sofrės tėnde,
Nė kėto ditė pa kahje,
Tė gjithėve na shikon.


Aty ke zemėrtrima
Po ke dhe ėndėrrvrarė
Xhelatė edhe viktima,
Si foshnje tė vetmuar,
Me lotėt e patharė.


Aty snobi, i cekėti,
Shpirtziu ja atje,
Ja njė qė po buzėqesh,
Si “mik” vjen nė mes nesh
Dhe thikėn shpinės ngre.


Me tej njė tip si “zonjė”
Qė “eros” zhgarravit
Skėrmitet egėrsuar,
Mykur, satanizuar,
Plot xhelozi nė shpirt.


Sa shumė trashėgimtarė
Ka bėrė Juda kėtu !
Por, vendi im i ėmbėl,
Je drita e syve tona,
K’ta s’janė genet e tu!


Nuk di se ē’kohė i lindi,
Se ē’batėrdi i mban,
E ndjej qė njė gjak s’jemi,
Na ndan gjithshka qė kemi.
Njė Kod i Lashtė na ndan.


Na ndan Besa e shkelur
Pėr vite e vite plot.
As princ Lek Dukagjini,
Me gjithė tė Lashtat Ligje,
s’mundi ta dinte dot.


Ta dinte do ndėrtonte
Mal –Kod pėr bijtė e tij,
Qė kurrė mos depėrtonte,
Mes nesh mos ekzistonte
E gjithė kjo babėzi.


As turku , jeniēeri
S’mundi, lakmoi kot.
Po kjo kuēedėr erė
Qė vjen si shkulm skėterre
Pse fryn e s’ndalet dot..!?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Thu Dec 24, 2009 3:31 pm

Pėr njė Vit qė ikėn


Nga jeta jonė dhe njė vit fluturoi,
Ėndėrrim i brishtė
qė shkėlqen si njė yll atje lart.
Mė vjen tė qaj pėr vitin qė shkoi,
Ditė tė bukura tė tij
do doja kėtu me mua t’i mbart.


Momente tė tij oh, ju betohem, do doja
T’i mbaja nė zemėr,
tė ishin me mua dhe sot, dhe gjithmonė.
Mėngjeseve dhe mbrėmjeve t’i ledhatoja.
Me dyer tė mbyllura
mos lija gjė tjetėr tė hynte mė vonė.


E ardhmja pėshpėrit me zė misterioz,
Me gjuhė krejtėsisht tė panjohur,
Alfabetin e saj duke ma mėsuar.
Unė stepem nėn ritmin e saj magjik a serioz…
Nuk dua tė pres asnjė dhimbje,
as lotė pėrmes saj, jo nuk dua.


Njeri, do doje tė ardhmen ta shkruaje vetė
Pa lotėt per prindin, fėmijėn…,
pa dhimbjen pėr gjithė lėndimet e kėsaj bote.
Mėso tė mbash fort me ty nė kėtė jetė
Ēdo gjė tė mirė qė tė ndodh,
gjithė dashuritė qė ndjen dhe dhuron vetė zemra jote.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue Dec 29, 2009 2:31 pm

Dy pika loti...


Dy pika loti syve kur rrjedhin
si pėr tė tė thėnė Gėzuar ty
i shuajnė etjen shpirtit dhe dhimbjen
e zbehin, e strehojnė nė sy.

Kjo pikė loti, i shtrenjti im,
dije se kurrė nuk u tha.
Me tė ndryshoj unė alfabetin,
Me tė unė sot thėrras: Baba!

Dy pika loti mes universit
duken si pak, duken asgjė...
Janė lidhja jonė e pashkėputur,
rruga - ku jeta fillin zė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Parapsikologu
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 49
Vendi : Ferizaj-Kosovė
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue Dec 29, 2009 3:57 pm

VITI QĖ PO IKĖN







Viti qė po ikėn nė pakthim


Mori me vehte dhe shpirtin tim!


Mė mori ėndėrrat qė s’I shikova


Mė mori ditėt qė si jetova





Viti qė po ikėn nė pakthim


Mė gjeti dhe mė la jetim!


Mė gjeti tė lėnduar, tė tillė mė la


Trungu im i njomur, u tha!





Viti qė po ikėn nė pakthim


Mė solli do ditė veē lėndm!


Asnjė dotė s’mu ilaq


Pėr shpirtin tim shėrim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Mon Jan 04, 2010 2:09 pm

Shqipėria dhe zėrat e ējerrė tė mesnatės


Larguar mesantės, vonė, nė errėsirė,
Zėrat e gjithė ditės treten, avullohen.
Nėpėr ėndėrrime, sytė pa mbyllur mirė
Fillon zhurmė e heshtjes, me ritme qė shtohen…

Ngecur nėpėr mendje, si nė kurthe ujqish,
Ulėrima, klithje, pushtetarė cinikė…
Pse mė zhurmėrojnė nė heshtjen e gjumit…!
Unė as dhe e zgjuar s’dua politikė.

Unė as nė mesditė s’do doja t’i shihja

Si i pinė gjakun popullit tė ngratė.
Po duket, tinėzisht, pas shpine, si hija
Rrėshkasin mendimeve, zhurmojnė nė mesanatė.

Nė gjumin mundimshėm, pikon njė e shtėnė
Nė prita gjakmarrjesh njė makabėr zė
Vogėlush jetėprerė, pa shkollė, i ngujuar,
Nė ankth, me kthetrat gjakpirėse mbi tė.

Dhunshėm nėpėr ėndrra ēirren dhe tė tjerė,
Betohen pėr idhuj, sekte, perėndira.
Nėn flamujt e feve, harrojnė tė mjerėt
Se feja e shqiptarit ėshtė veē Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zėra kordagrisur
Duan tė rudhosin ty vetė, Vendi Im.
Tė tė shtojnė thinjat, tė rrėmbejnė zemrėn
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.

“S’mundeni – pėrdridhen – s’ju duhet Shqipėria!
- Jo nuk bėhet jetė! Jo! Fėmijėt atje…?!!!”
....Eh.... tė mjerėt ju! Skllevėr te komshia.
Por Shqipėrinė tė lumtur mund ta bėjmė veē ne.

Gjithė zėrat e ferrit qė zgjasin gjymtyrėt
Ta plakin, ta vrasin, ta bėjnė tė vdesė,
Veē ne mund t’i shuajmė, veē nesh askush tjetėr,
veē bijtė bėjnė qė Nėna krenare tė mbesė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Parapsikologu
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 49
Vendi : Ferizaj-Kosovė
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Mon Jan 04, 2010 2:54 pm

Eva, te pergezoj shume sinqerisht per kete poezi-mallkim-porosi,. Te pergezoj per cdo varg-perle qe ke vu ne leter
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Mon Jan 04, 2010 4:21 pm

Te falenderoj Parapsikologu. Gezuar dhe sa me shume suksese per kete vit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Mon Jan 04, 2010 4:22 pm

Nė dritėhije jete…


Ndėrrohen vitet! Unė tani
Mendueshėm flas me ty.
U desh njė vit mes hije dritash
Tė sillnim grimca jete e ėndrre
Mes ndjenjash – ne tė dy.

Luhatshėm viti shkon i heshtur
Ujvara tingujsh kthen..
Nė sy njė dritė e praruar,
Njė pentagram i valėzuar.
Sjell kengė qė shkon e vjen.

Mė ndodhi shpesh qė gjeta veten
Refleks nė zėrin tėnd.
S’e di aspak pse kaq rrėmbyeshėm
Mistershėm, ėmbėl, befasishėm
Planeti mbet nė vend…

Ku e lamė sė fundmi frazėn, fjalėn,
Nocion tė dashurisė?
Nė ē’orė trishtimi tė zymtuar,
A nė momentet dritė praruar?
Mes Diellit a stuhisė…?

Unė jo, nuk di tė ngre kėshtjella
Pėr ndjenjėn fantazi…!
Nėpėr batica aurore,
Nė konfuzione a ėndėrrime
Shpjegim nuk njoh, nuk di…!

Por di se nė mendim dhe ėndėrr
E ndjej qė je veē ti.
Si lumė vėrshues, det me valė,
Dėshirėn tė notoj drejt teje
Ma rrit nė pafundėsi…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Fri Feb 12, 2010 11:31 pm

Pse po hesht Poetja?


Ne heshtjen e lige,
tamam kur duhet te flasesh;

Eshte mire te shikosh pak qiell
jo artificial...!

Eshte mire te degjosh
nje fjale te vertete...!

(Eva Sotiri)

Mos heshte aty ku eshte per te folur,
Na qaje se jemi ber per te qeshur!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Tue May 08, 2012 5:39 pm

I lexova nje per nje poezit e Eves e nuk munda te mos ia shkruaj ca fjale per ta pergezoj per te gjitha kete poezi shume te mira.

Eva te uroj shendet e t`mos ndalen krijimet e tua edhe ne te ardhmen.

Me shume respekt Sofra.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi - Eva Sotiri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: