Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kacimix
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 38
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Fri Jul 17, 2009 1:45 am

Kryeministri Berisha mori pjesė sot paradite nė ceremoninė e organizuar pėr vendosjen e Shtatores sė Mbretit Ahmet Zogu, nė sheshin kryesor tė qytetit tė Burrelit. Kryeministri Berisha, i ftuar nderi nė kėtė ceremoni, zbuloi nė mėnyrė simbolike Shtatoren e ...
... nderit, sė bashku me Madhėrinė e tij Leka Zogu i Parė. Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin Madhėria e tij Leka Zogu i Parė dhe pjesėtar tė tjerė tė familjes mbretėrore, deputetė tė zonės, ministra tė kabinetit qeveritar, pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, etj.Kryeministri Berisha vlerėsoi se me kėtė shtatore “vendoset nė piedestalin qė e meriton, njėri prej burrave tė shquar tė kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern tė shqiptarėve, Mbreti Zogu i Parė”.Nga ana e tij, Madhėria e tij, Leka Zogu i Parė, u shpreh se ndihej shumė i prekur dhe i nderuar qė Kryeministri Berisha ishte i pranishėm nė kėtė ceremoni, duke vlerėsuar se vendosja e Shtatores sė Mbretit Ahmet Zogu nė sheshin e qytetit tė Burrelit, ėshtė njė moment historik qė i pėrket gjithė Shqipėrisė, por veēanėrisht Matit. Mė tej, Kryeministri Berisha vuri nė dukje kontributin e madh tė Mbretit Zogu i Parė, nė kohėrat mė tė vėshtira pėr vendin dhe kombin, i cili, theksoi ai, “me njė menēuri tė jashtėzakonshme, me kurajė dhe trimėri legjendare, me njė vizion tė pashoq, ia doli qė, nė trojet shqiptare tė copėtuara, nė njė komb qė numėronte vetėm pak vite nga themelimi i alfabetit tė tij dhe qė sapo kishte dalė nga sundimi shumėshekullor otoman, tė ndėrtonte shtetin e ri shqiptar, tė standardeve monarkike tė avancuara evropiane”.
Kryeministri siguroi se qeveria e tij “ushqen dhe do tė ushqejė respektin dhe nderimin mė tė madh pėr veprėn e pavdekshme tė Ahmet Zogut”.

Fjala e kryeministrit Berisha
“Madhėria juaj Leka Zogu i Parė,Zoti Kryetar i Bashkisė,Tė dashur qytetarė dhe qytetare tė Burrelit, por edhe tė mbarė Shqipėrisė.
Ėshtė njė nder i madh, njė kėnaqėsi e veēantė, qė sot nisim festėn e fitores, duke vendosur nė piedestalin qė e meriton njėrin prej burrave tė shquar tė Kombit shqiptar, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern tė shqiptarėve, Mbreti Zogu i Parė. Vendosja e shtatores tė Mbretit Zogu i Parė nė kėtė shesh ėshtė njė nder i madh qė ne i bėjmė mbarė kombit shqiptar. Pavarėsia u shpall nė Vlorė, shteti modern shqiptar nisi kėtu nė Mat, me burrin e madh tė kombit Ahmet Zogun. Mbreti Zogu i Parė do tė hynte dhe kryesonte skenėn politike shqiptare nė kohėrat mė tė vėshtira pėr vendin dhe kombin, nė kohėrat kur ishte vėnė nė pikėpyetje - edhe pas shpalljes sė pavarėsisė -, vet ekzistenca e Shqipėrisė sė pavarur dhe bėheshin pėrpjekjet mė tė pėrbindshme nga ata qė copėtuan shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pėr tė shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me njė menēuri tė jashtėzakonshme, me kurajo dhe trimėri legjendare, me njė vizion tė pashoq, ia doli qė, nė trojet shqiptare tė copėtuara, nė njė komb qė numėronte vetėm pak vite nga themelimi i alfabetit tė tij dhe qė sapo kishte dalė nga sundimi shumėshekullor otoman, tė ndėrtonte shtetin e ri shqiptar, tė standardeve monarkike tė avancuara evropiane. Mbreti Zog, me pėrpjekje tė mėdha, konsolidoi pavarėsinė e Shqipėrisė dhe bėri qė tė marrin fund pėrpjekjet pėr ndarjen e mėtejshme tė saj. Si Mbreti i tė gjithė shqiptarėve, sė bashku me flamurin, ai u bė simboli mė pamposhtur i idesė sė bashkimit kombėtar, i shpresės sė shqiptarėve, kudo qė ndodheshin, pėr liri dhe dinjitet kombėtar. Mbreti vendosi nė kėtė vend, ligje dhe institucione mė tė pėrparuara tė kohės, vuri Shqipėrinė, qė vinte nga njė feudalizėm i thellė, nė binarėt e zhvillimit kapitalist. Fati i tij ishte fati i njė seri oborresh monarkike tė Europės, tė cilat, pėr shkak tė pushtimeve, do tė detyroheshin qė, nga mėrgimi, tė mbronin kauzėn e drejtė tė popullit dhe vendit tė tyre.

Gjatė luftės, Mbreti Zog ia doli tė organizojė rezistencėn e shkėlqyer antinaziste, antifashiste, e cila u pėrfaqėsua nga tribunė tė vėrtetė si Abaz Kupi dhe burra tė tjerė tė mėdhenj tė kombit shqiptar, luftėtar tė paepur tė lirisė dhe dinjitetit kombėtar.Por, pas luftės, ai do tė ishte Mbreti i vetėm nė Evropė qė nuk do tė lejohej tė kthehej nė vendin e tij. Armiqėsia dhe qėndrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqėsi ndaj identitetit kombėtar tė shqiptarėve, armiqėsi ndaj qenies sė shqiptarėve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjesė e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, pėr tė bashkuar Shqipėrinė me Ish Republikėn Federative tė Jugosllavisė. E vėrteta ėshtė se ata qė themeluan partinė komuniste shqiptare, si repart i partisė komuniste jugosllave, nuk synonin gjė tjetėr, veēse shuarjen nga harta tė Shqipėrisė sė pavarur. Por Mbreti qėndroi si vigan deri ditėn qė ndėrroi jetė, nė Paris, nė miqėsi dhe vlerėsim tė lartė nga Gjenerali Sharl De Gol, i cili vlerėsonte kontributin e tij nė rezistencėn antinaziste, Mbreti nuk reshti sė pėrpjekuri pėr tė ēliruar shqiptarėt nga klika hoxhiste, pėr tė ēliruar shqiptarėt kudo qė ishin nga pushtimet barbare dhe mizoritė qė pėrjetonin.Sot ne nderojmė burrin e madh tė Matit dhe tė mbarė shqiptarėve me kėtė shtatore. Unė kam bindjen se historia, me ritmet e jashtėzakonshme tė Ahmet Zogut, do tė nxjerrė nė pah, do tė ridimensionojė figurėn e tij tė madhe, kontributin e tij pėr shtetin modern tė shqiptarėve dhe pėr konsolidimin e pavarėsisė dhe zhvillimin e kėtij vendi. Madhėria Juaj, Leka Zogu i parė,Ndihem shumė i nderuar qė Ju jeni sot kėtu dhe, sė bashku, nderojmė Mbretin Zogu i Parė. Unė ju garantoj se qeveria ime, ushqen dhe do tė ushqejė respektin dhe nderimin mė tė madh pėr veprėn e pavdekshme tė Ahmet Zogut”. (botasot)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Fri Jul 17, 2009 10:01 am

Berisha nuk ka qare pa e ngrite Zogun se e krijoi shqiperin moderne,sepse zogu erdhi ne pushtet me ndihmen e serbo rusve qe ketyre u kushtoi kjo avanture me miliona !Dhe Berisha miq e fole de!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sat Jul 18, 2009 2:02 am

o kacimix po na ne histori e kemi msuar si tradhetar zogun e tash i ngritum permendore more qukuluk.kjo asht shum kontraverse kush ka fajet a historija a sala.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mergimtari
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 104
Vendi : Jashtė forumit
Registration date : 31/05/2008

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sat Jul 18, 2009 2:05 am

S'do shkoj larg edhe Pashiēit, Titos , Rankoviēit e Milloshit do ti ngren buste...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 34
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sat Jul 18, 2009 5:24 pm

http://www.youtube.com/watch?v=2CaS94Pfjrs&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=DHVnQ8CufVY
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kacimix
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 38
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sat Jul 18, 2009 5:31 pm

oooo ti zotri xhem.. posti jem nuk do te thote se at qe postoj edhe e mendoj..
e pash kete lajme mu duk i interesant edhe e postova..
edhe tu kisha lutur pa ofendime..oK?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sun Jul 19, 2009 1:03 am

po shokit ste ofendova nese je ne foto po dukesh i ri ne anen ton i thojm -voglush- fjalen qe kam perdor pa keq kuptime klm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kacimix
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 38
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Tue Jul 21, 2009 1:56 am

hehe ok ok une jam qai nfoto..ska prob. klm Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Tue Jul 21, 2009 8:34 am

sikur Ahmet Zogu
ashtu edhe Sali Berisha jane njesoj tradhetar te Popullit Shqipetar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Tue Jul 21, 2009 9:44 pm

e ne ju gritum permendore kun ne rruzullin toksor nuk ka si na te pa cipe, jena senzacion-fenomen ne bot, luftojn,uck-ja fitojn udbasht, jav jep poplli voten edhe kjo asht fenomen mos te jharrojm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e


Female
Numri i postimeve : 33
Age : 31
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Wed Mar 10, 2010 3:47 pm

Titulli i temes ketu eshte gabim - duhej ndryshe:

Ahmet Zogu - tradhetari me i madh i kombit shqiptar, megjithese kohet e fundit kane dale te tjere qe po ja kalojne si tradhetare dhe po e shesin Shqiperine si placke tregu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Thu Mar 11, 2010 12:17 am

Ahmet zogu ishte dhenderr serbe,tradhtare.
Sala eshte dhenderr serb tradhtare!
Tradhtari lavderon tradhtarin!
Keta jane tradhtare edhe me te ,medhenje..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Thu Mar 11, 2010 4:35 am

Berisha lexon c'fare i ve serbi perpara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sat Mar 13, 2010 7:06 pm

per deri sa historia nuk i qet ne pah kush esht tradhtar dhe kush patriot kem me pas kamofllazhe e kopalla , gjerat nuk dot bien ne vend,se sod e kan ber tradhtarin patriot dhe anasjelltas, turp per interesa personale klanore, kso gjera bejm vetum ne shqiptaret mas se shumti,e kam cek sa her se kem vese te dreqit,dhe kjo na pengon per prosperitet global shqiptar; dhe shtir se dot lirohem nga kto vese!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Tue Mar 16, 2010 10:34 pm

deri sa anje tradhtare nuk eshte varre ne mejdis tiranes ,si berisha!
Atehere tradhtari do ti rehabilitoi te gjithe tradhtaret se ka mesim nga serbija dhe greqija.
Po e lame salen mikun e serbeve te vazhdoje keshtu e pat kombi yne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Wed Mar 17, 2010 2:58 am

Nese, Zogolli do mbetet ne histori...them simbas Berishes... atehere le ta arsytoi Berisha se ku do te mbesin heronjte si; Isa Boletini,Bajram Curri, Avni Rrustemi etj etj....

Nuk mund te jene dy palet ne njeren ane te medales... edhe Zogolli edhe Avni Rustemi apo Bajram Curri..sepsedy emerat e fundit jane vrare nga klika e Zogollit.....

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Wed Mar 17, 2010 12:12 pm

Kjo ėshtė edhe njė pėrpjekje e Salės pėr tė treguar vehten se ku gjindet dhe qka ėshtė i arrit me tradhati e Kombit sepse vetė ėshtė aso dhe qė neser tė mos mbtete i vetėn por tė jet nė listėn e zez tė Popullit ,
Eh mor Sofra ksaj i thuhet majna nan kopolin sa stė kam thėn
po sa jan tė atill qė i vran kta e nuk ju dihet as gjėrmėt ,Tradhtija ėshtė tradhti kthej esi tė duash po mbetet tradhti , prandaj kto po mundohet disi tė lajn vehėten me tradhti .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e


Female
Numri i postimeve : 33
Age : 31
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Wed Mar 17, 2010 3:51 pm

Sado te veshtira t'i kete pasur situatat Shqiperia, ka mundur gjithmone qe tradhetise t'i jape emrin e saj te vertete, sepse ashtu e meriton dhe asgje nuk ka mundur ta ndryshoje sado kohe te kene kaluar. E verteta nuk mundet te falsifikohet dhe as te ndryshohet ne interes te tradhetareve te rinj qe kerkojne te pasurohen dhe te perfitojne ne kurriz te popullit shqiptar, duke shitur dhe neperkembur interesat dhe vlerat kombetare. Vetem nje gje ka ndodhur dhe do te ndodhe, ata qe ecin ne rrugen e tradhetise nuk do te jene asgje tjeter vecse nje emer me shume ne listen e zeze te turpit, ne te cilen eshte renditur me kohe Ahmet Zogu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Wed Mar 24, 2010 10:33 pm

Jugosllavėt vranė Avni Rustemin

Madhesia e germave:
Pėrgatiti: Klevisa Deēja


Pas tri atentateve qė ndryshuan historinė e Shqipėrisė nė 1924, fshihen shėrbimet sekrete tė Mbretėrisė Serbo-Kroato- Sllovene.


Pas tri atentateve qė ndryshuan historinė e Shqipėrisė nė 1924, fshihen shėrbimet sekrete tė Mbretėrisė Serbo-Kroato- Sllovene. Njė burim misterioz nė Konsullatėn Jugosllave nė Shkodėr paralajmėroi shqiptarėt disa ditė para se tė ndodhnin: pėr dy atentate kundėr Zogut (njė i parealizuar) , atė kundėr Avni Rustemit dhe vrasjen e dy amerikanėve nė Mamurras. Njė histori komploti qė tentonte okupimin e Shqipėrisė sė Veriut apo vėnien e vendit nėn ndikimin jugosllav





Tri atentatet mė tė rėnda nė Shqipėrinė e vitit 1924, qė pasuan me njė revolucion dhe mė pas me njė luftė tė shkurtėr qė riktheu nė pushtet Ahmet Zogun, janė organizuar nga jugosllavėt. Tri telegrame tė Prefekturės sė Shkodrės dhe njė nga Vlora me informacione nga njė njeri i besuar pranė Konsullatės Jugosllave nė Shkodėr tregojnė se tentativa pėr tė vrarė Ahmet Zogun kur ishte Kryeministėr, vrasja e Avni Rustemit dhe ajo e dy amerikanėve nė Mamurras ishin paguar nga fqinjėt pėr tė krijuar trazira nė Shqipėri. Njė komplot thuajse i pėrkryer, derisa shqiptarėt edhe sot besojnė se tė paktėn atentati ndaj Zogut dhe vrasja e Rustemit ishin pasojė e konflikteve tė brendshme.

Telegramet e mėposhtme janė tė nisura nga prefekturat e Shkodrės dhe Vlorės dhe lajmėrojnė Ministrinė e atėhershme tė Brendshme nė vend pėr tė tria atentatet. Vrasja e dy amerikanėve nė Mamurras, ekzekutimi nė qendėr tė Tiranės tė Avni Rustemit dhe tentativa pėr tė vrarė Ahmet Zogun nga Beqir Valteri, janė tė gjitha sipas informacionit tė kėtyre telegrameve tė pėrgatitura nga Shėrbimet Sekrete Jugosllave. Pas kėtyre fshihej njė komplot tjetėr madhor, jugosllavėt do tė pėrfitonin nga trazirat qė do tė krijoheshin nė vend, apo nga njė luftė civile pėr tė pushtuar dhe marrė nėn kontroll Shqipėrinė e Veriut. Telegrami qė njoftoi vrasjen e njė shtetasi tė huaj (rasti i amerikanėve nė Mamurras), u dėrgua nė Ministrinė e Brendshme 2 ditė para se tė ndodhte vrasja, deri tani misterioze; telegrami qė lajmėronte vrasjen e Zogut atėherė Kryeministėr u dėrgua 1 muaj para se Valteri ta qėllonte atė nė Parlament; po ashtu kohė mė parė u dėrgua edhe ai pėr vrasjen e Avni Rustemit. Pėr tė tria atentatet deri mė sot ka pasur shpjegime tė ndryshme, nė librat e historisė pėrgjithėsisht mėsohet se atentatet erdhėn si pasojė e rivalitetit tė brendshėm pėr pushtet. Por informacionet e kėtyre telegrameve hedhin dyshime nė njė pistė krejt tjetėr, ndėrsa fakti qė ato janė nisur muaj para vrasjeve apo atentateve tė ndryshme i bėn ato edhe mė tė besueshme. Jugosllavėt ndėrkohė ishin tė interesuar pėr trazirat nė Shqipėri. Fakti provoi qė ata ndėrhynė pėr tė sjellė Zogun, mė vonė mbret i shqiptarėve, nė krye tė vendit me synimin e vetėm qė ta kishin atė nėn kontroll, por ky i fundit braktisi influencėn e tyre pėr pėrkrahjen e italianėve vetėm njė vit mė vonė. Telegramet nxjerrin ndėrkohė nė pah detaje misterioze. Si e dinte prefekti i Shkodrės se jugosllavėt kishin paguar 10 mijė franga ari pėr tė vrarė dy amerikanėt nė Mamurras, dy ditė pėrpara se ngjarja tė ndodhte? Agjenti sekret mbetet ende mister, por ai njeri ka qenė i mirėinformuar kur tregonte se pėrgatitej njė atentat ndaj Zogut. Njė muaj pas kėtij telegrami, Beqir Valteri qėlloi Zogun nė Parlament dhe historia u fsheh pas rivalitetit dhe faktit se Valteri ishte anėtar i grupit kundėrshtar tė Kryeministrit. Duket se pakkush e kishte marrė nė konsideratė telegramin. Muaj mė vonė paralajmėrohet se do tė vritet Avni Rustemi, sėrish askush nuk e merr parasysh. Kur ai qėllohet fajet bien mbi rivalin politik, Ahmet Zogu dhe vendi kalon nė protesta masive dhe me ndihmėn e ushtrisė rrėzohet qeveria e Zogut. Jugosllavėt deri nė kėtė pikė rezultojnė tė fituar. Zogu kėrkon mbėshtetje tek ta dhe me ndihmėn e tyre, rrėzon qeverinė e Nolit. Fqinjėt paguhen me njė haraē tė rėndė dhe marrin nė atė kohė Shėn Naumin, por edhe njė garanci se qeveria nė Tiranė do tė ishte nėn vasalitetin e tyre, gjė qė ndryshon nė 1926, kur pas njė marrėveshjeje Shqipėria lidhet ngushtė me Italinė dhe shpėton nga ndikimi i Mbretėrisė Serbo-Kroato- Sllovene apo Jugosllave.





Ministria e Punėve tė Mbrendshme

Tiranė mė 13.I. 1924

Dėrguar: Zyrės sekrete tė Kryeministrisė , Tiranė



Z.Syreja Bej Vlona tash mė tha ē’ka pason: Jam informue se prej oficerve tė gjandarmaris qi ndodhen pėr kėtej Shkuminit asht formue nji komplot me qėllim atentati kundėr personit tė Z. Kryeministėr prandaj lajmėrojeni qit ė ketė kujdesin ma tė madh pėr sigurimin jetės tij. Azizi sot mbas dite u nis pėr aty me anėn e Fierit. Me vethe mori nji oficer, dy aspiranta, shtatė gjandarme. Gjindja e kėtushme tue qėnė fare e qetė.. dy ditė do tė nisen pėr aty.



Prefekti i Vlorės

Z. Prodani



***

Prefektura e Shkodrės nė komunikatėn qė i dėrgon Ministrisė sė Brendshme, tregon me hollėsi mbi tė dhėnat qė i ka dhėnė njė informator i besueshėm qė ėshtė nė brendėsi tė Konsullatės Jugosllave nė Shkodėr.



Shkodra

10-IV-1924

Zyrės sekrete tė Ministrisė sė Punėve tė Mbrendshme, Tiranė



Ju parashtrojmė se para dy javėve nji konfident mjaft i zoti pėr me mbledhė informacione dhe qi ndodhet nė kontakt me personat e Konsullatės sė kėtushme Jugosllave na kishte lajmue se mė shtymjen e agjentave Jugosllav mbrenda dhjetė ditėsh do t’u bante nji atentat nė Tiranė koftra personave me randėsi. Kjo Prefekturė tue mos pasė besė nė seriozitetin e lajmit nuk bani tė njoftun at Ministri. Ngjarja e vrasjes sė dy Amerikanėve na shtyeni tė besojmė vėrtetimin e lajmit tė sipėrme prandaj dje thirren pranė vedit konfidentin e nalt-pėrmendun i cili na tha se vrasja e dy Amerikanėve asht e pregatitun prej Jugosllavėve me ndėrmjetsien e dy agjentave Jugosllavė t’ardhun nė Shqipni prej Gjakove dhe e organizuese prej Attashe-militerit Jugosllav nė Tiranė e Konsullit tė kėtushėm. Ne kėta kemi asht kah shėrben dhe nji i qujtun Gjuro Gjevashkoviē nė Durrės. Konfidenti shtojė se organizata Jugosllave nuk do tė mjaftojnė vetėm me kaq por nė kėta ditė do tė bajnė dhe nji atentat tjetėr kontra nji personit tė huej sepse Konsulli kėtushėm nė kėta ditė ka paguem dhe 10 000 fr. Francet pėr kėt qėllim. Thotė se Jugosllavia tue mos pasė besime miqsie me Qeverien e sotshme do tė vazhdojnė nė tė tilla provokacjone me atentate t’arratisuna pėr me fitu kėshtu tė drejtė pėr okupacionin e Shqipnis Sipėrme. Kėta lajme sa do qi janė tė pa kontrollueshme pėr dijeni e shohim tė nevojshme t’ia bajmė tė njoftun Ministries.



Prefekti

  1. Nepravishta


****

Nė njė letėr qė i dėrgon personalisht Prefekti i Shkodrės, Abedin Nepravishta, Ministrisė sė Brendshme e lajmėron kėtė tė fundit se informacionet qė janė dhėnė mė sipėr nuk janė trillime, por qė vėrtetė agjentėt serbė kanė pėrgatitur njė atentat kundėr njė titullari tė rėndėsishėm.



Shkodra, 24-IV- 1924

Zyrės sekrete, Ministria e Punėve tė Mbrendshme, Tiranė



Si kur shkoqitėrisht ju kemi parashtrue me telegramin t’onė Nr.102 datė 10 tė k.m. konfidenti jonė sot erdhi dhe mbi lajmin qi na kish dhanė dhjet ditė ma parė pėr nji atentat eventual na kujtoi vrasjen e Avni Rustemit. Konfidenti sot serjozisht na thot se brenda pesė-gjashtė ditve do tė bahet edhe nji atentat nė Tiranė kontėra nji personit me randėsi e ma tė fort, thotė pėr Ahmed begun ose Luigj Gurakuqin. Vrasja e Amerikanėve e Avni Rustemit dhe atentatet e mbaskėndejshme tė gjitha janė t’organizuara prej Jugosllavėve si ju kemi parashtrue me telegramin e sipėrme. Konfidenti nė fund shton se Qeverija Jugosllave mbas nji atentati eventual ka mendue me i dhanė nji ultimatum Qeverisė Shqiptare pėr punėt e brendshme tė territorit sajė. Thot tė merret nėn shiqim e kontrollim tė rreptė i qujtuni Minestankoviē pėr tė cilėn ju keni telegrafue na Nr. 116 dt. 22 tė k.m. Ky njeri ka hye pa pasaport prej Gjakove dhe Konsullata e kėtushme jugosllave i ka dhanė pasaportėn me emėn Murto-Kaliē, vjeē njėzet e nandė, boj ezmer me mustake tė preme anglisht dhe i veshun me kostum shqiptarė e mjaft masė mirit gjuhėn shqipe.



Prefekti

A. Nepravishta

***



Shkodėr, 30/ 4/ 1924

Zyrės Sekrete Ministries sė Punėve tė Mbrendshme, Tiranė

Vijon tel, Nr.0, res. Informohemi prej nji burimit jugosllav se kėto ditė asht tue u pregatitun nji atentat i dytė kundėr Ahmet Zogut, lutemi tė merren masat e duhuna.

Prefekti

A. Nepravishta d.v
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Sat Mar 27, 2010 4:25 am

Nga Fritz RADOVANI:



JA, VRASĖSIT E ATDHETARIT LUIGJ GURAKUQI..!







Fotokopje e origjinalit tė letres sė Baltion Stambollės, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot nė Muzeun e Shtetit nė Shkoder. (Foto 2009) (Hap linkun e mesiperm,qe te shikosh faksimilen e letres)

------------ --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- ------

“Kerkoj mbrojtje dergoni tė holla ndermjetsoni pėr pshtim pranė Qeveriės

Italjane. Pyetnij Ēatin Saraēin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqėsis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqėsis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovė)

Ēatin Saraēit Hotel de la Ville...”




Shenim nga F.Radovani:Mirė njohje tė pėrjetėshme Atdhetarit Gjon Kamsi!

Ende shumė “shqiptarė” nuk kanė mėsue se historinė e bajnė dokumentat!

Fatkeqėsisht, si nė tė gjitha punėt vazhdohėt “me ecė si gaforrja”, ka thanė dikur… i Madhi At Fishta. Mirėpo, na, edhe sot ndjekim atė rrugė.

Pak ditė ma parė pashė nė interne njė artikull tė njė gazetares shqiptare, tė quejtun Kozeta Zylo, qė shkruente njė artikull pėr vrasėsit e Atdhetarit Luigj Gurakuqi, nė Bari t’Italisė, me datėn 2 Mars 1925. Kjo mbėshtetej tek njė leter e emja, qė i kam shkrue z. Ali Ohri, Pėrgjegjės i Pallatit Mbretnor nė Tiranė. Letra ishte “cungue” pėr me tregue se vrasėsi i Luigj Gurakuqit asht trathtari njohtun Ēatin Saraēi me Baltjon Stambollėn. Asnjeni prej tyne nuk asht i pafajshėm, por, kur shkruhet historia duhet tė tregohet fakti deri nė fund dhe, jo, i gjymtuem ose edhe ma keq si ndodhė me ne shqiptarėt: i transformuem ose i shtrembnuem.

Pėr kėte vrasje asht shkrue mjaft. Ndėr kėta 85 vjet ēka nuk asht lanė pa u shkrue e pa u shpikė pėr Luigj Gurakuqin… deri tek epiteti “agjent”…, tue e ba deri aty sa, sot, Figura e Tij mos me kenė as nė Monumentin e Pavarėsisė sonė Kombėtare tė 1912, nė Vlonė, monument bronxi i ngritun me rastin e 60 vjetorit nė vitin 1972, nė Sheshin e Flamurit. E, kush mund t’ishte ma pranė Ismail Qemalit se Gurakuqi, Kaēorri, Mustafa Kruja etj…? –Po, Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaēorri ipeshkėv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtarė” nga Veriu!

Falsifikimet shkojnė deri aty sa, paturpsisht thohet se edhe dorasin, pra, vrasėsin Baltion Stambolla e paskan vra komunistėt…Kaq “hakmarrės” me kenė “shokėt” komunistė pėr vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetė Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit tė Vlonės nė 1972, tue i thanė skulptorve: “Ju shikojen edhe vetė me shokėt kėte qė po tė them, por LuigjGurakuqi nuk ėshtė mirė pėr tė qenė nė njė veper kaq madhėshtore, mbasi ai ka qenė njeriu mė i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”.

Dhe ja, si asht e vėrteta: “Mbas okupacionit italian tė Shqipnisė, me ardhjen Kryeministėr tė z. Mustafa Kruja, Ky i kėrkoi qeverisė italiane, qė i dėnuemi pėr vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dėnimin nė Shqipni. Qeveria italiane asht kenė dakord dhe e ka sjellė Baltjonin nė Durrės, prej ku, njė makinė e policisė e ka marrė dhe e ka dėrgue nė Fieri, gjoja “pėr siguri” larg Shkodres. Atje ka ndejė nė njė shtėpi ku ruhej nga tre-kater polic shqiptar. Njėditė gjoja se desht me u arratisė, policėt e kanė gjuejtė dhe i kanė shprazė njė automatik me fishekė nė bark. E kanė lanė disa orė pa e ēue nė spital, mbasi kėshtu kishte porositė Mustafa Kruja, qė Baltjoni mos tė vritej nė ēast, por tė vuente nga dhimbjet e mėnershme qė shkakton arma kur shprazet nė bark. Afro 2 – 3 ditė mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekė nga infeksioni, tue vėrritė nga dhimbjet.

Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babės tem Kol Radovanit, se:

“Ia bana kėshtu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”. (Kėte dėshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani dhe Profosor Gasper Ugashi, tė cilve, aso kohe ua ka tregue Kola, Baba i em.)

Tue mosdashtė me dhanė mendim pėrsonal pėr vrasjen e Kushrinit tonė tė Nderuem Luigj Gurakuqit, ma shumė pėr mos me u quejtė mendimi subjektiv, kėrkova fotokopje tė dokumentit tė sipėrm nga Muzeu i Shkodres, dokument tė cilin e kishe pa me sy para sa vitėsh nė Shtėpinė Muze tė Gurakuqit, qė edhe ate e kanė shembė “zotni demokratėt” tonė tė Shqipnisė “socialiste”,…tue marrshue drejtė “Evropės”…edhe kėta, si gaforrja nė krah tė majtė…

Ma shumė se tė gjitha fletėt qė mujshe me mbushė unė me faktet e vrasjes sė Luigj Gurakuqit, nga Ahmet Zogu me agjentėt e tij tė shitun e tė blemė nga kushdo, qė ka dashtė me vra e me pre nė kėte tė mjerėn Shqipni, flet njė “copė” letėr e vogėl e dėrgueme nga trathtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa…tė Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovės dhe Ēatin Saraēit, qė i pabesi dhe trathtari Baltion Stambolla i dergon “miqve” tė vet, tue i kėrkue shpėtimin me: “mbrojtje, tė holla, besėn dhe ndihmė..”

Kush i kėrkon kėto? – Dorasi vrasės dhe i pabesė!

Kujt ia kėrkon? – Bashpuntorėve tė vet “besnikė”…nė kėte vrasje!

Besoj, do t’ishte e tepėrt me dashtė me vazhdue me argumenta tjerė!

Ndėr Atdhetarėt Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herė:

I. Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasės e trathtarė…

II. Nė vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia…si i besuar i Klerit Katolik…

III. Nė vitin 2005, kur “demokratėt” i shembėn edhe shtėpinė muze…

Dr. Mentor Quku, studjues, nė 2010 e cilėson kėshtu Atdhetarin Gurakuqi:

“Mendimi im dhe i familjes sime ėshtė se, Luigj Gurakuqi, ėshtė simbol i bashkimit kombėtar pėr tė gjithė Shqiptarėt bashkohės.

Figura si Ai i vinė Kombit shumė rrallė.”



Historia e Shqipnisė, jo, vetėm, qė, ēdo fletė tė saj e ka tė lame me Gjakun e Herojve tė vet Atdhetar, por, edhe ēdo fletė e kalendarit asht plot data vrasjesh.

Nuk ishte mbushė as njė muej nga data 2 Mars 1925, siē, thotė populli: Pa i ra ende dheu Fėtyrės sė Gurakuqit, edhe njė vrasje tjetėr e shemtueme pėrhapė gjak nė mbarė Trojet Shqiptare, me 29 Mars 1925, u vra edhe njė Burrė i Malėve tona nė Shpellėn e Shqipėve tė Dragobisė, Atdhetari Bajram Curri.

Pak muej kishin kalue qė Bajram Curri u takue me mikun e vet Gurakuqin nė Shkoder dhe, nė shenjė Burrnije e miqėsie, sikur, t’ ia ndinte zemra, kur, po, pinin kafe nė shtėpinė e Kel Marubit, Bajram Curri i dhuroi Luigjit kutinė e duhanit tė vetėn, e cila, ruhet edhe sot…

Mbas asaj ditė dy Burrat nuk u takuen kurrma!

Me 20 Dhetor 1924 Don L. Shantoja nė gazetėn “Ora e Maleve” shkruen:

“Shka asht ma zi nė kėte luftė tė padrejtė e mizore qė sistematikisht po ban qeveria serbe, po, e lufton shqiptarin me shqiptar.

Secili komb i ka trathtarėt. Dje pėrdori Esadin, sot pėrdorė Ahmetin: nesėr mund tė gjejnė ndonjė tjetėr qė, ti bahet vegel pėr me shkatrrue Shqipninė..”

E cila nga kėto fjalė nuk asht vėrtetue nė kėta 85 vjet nė Shqipni?

A nuk e gjeti edhe tjetrin… e tjetrin… pėr me shkatrrue Shqipninė!?



Po, pėrsėrisė edhe njėherė, nė kėte 85 vjetor tė vrasjes sė Luigj Gurakuqit dhe tė Bajram Currit:

“Arkivat janė mjeti dhe arma ma e vlefshme nė dorėn e tė Drejtit”.

Melbourne, Mars 2010.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Today at 6:52 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: