Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Wed Jul 22, 2009 9:41 pm

Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar

1. Formula e Pagezimit (1462)
2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1462) dhe
3. Perikopeja e Ungjillit te Pashkes (fundi i sh. XV - fillimi sh. XVI)



Nėn pluhurin e arkivave tė Evropės dhe sidomos tė atyre tė Vatikanit mund tė gjenden edhe shumė dokumente tė tjera, ndoshta mė tė plotė e mė domethėnės.

1. Formula e Pagėzimit (1462)
Mė i vjetri ndėr kėto tri dokumente ėshtė "Formula e pagėzimit" Ajo i pėrket vitit 1462. Ėshtė njė fjali e shkurtėr nė mes tė njė shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mik e bashkėpunėtor i Skėnderbeut (1417-1469), gjatė njė vizite nė dioqezėn e tij gjeti shumė tė meta e mangėsi nė punėt e ushtrimit tė fesė. Pėr t'i shmangur ato ai lėshoi njė qarkore nė gjuhen latine. Kjo qarkore ėshtė lėshuar nga njė kishė nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Me anė tė saj, ndėrmjet tė tjerash, ai jepte leje qė, nė ato kohė luftėrash kur prindėrit nuk kishin mundėsi t'i dėrgonin fėmijėt nė kishė t'i pagėzonin vetė nė shtėpi, duke thėnė shqip nė ketė ceremoni " Formulėn e pagėzimit" qė ėshtė: "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".

Formula ėshtė shkruar nė dialektin e veriut me shkronja latine. Gjuha e tekstit dhe vlerat e pėrdorimit nė shqip tė disa shkronjave latine kanė njė afri shumė tė madhe me veprėn e Buzukut, ēka tė bėn tė mendosh se shkrimi i shqipės duhet tė ketė pasur njė traditė me tė vjetėr, ku
janė mbėshtetur te dy; edhe shkruesi i kėsaj formule, edhe Buzuku.

Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga nė njė nga bibliotekat e Milanos, Itali.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)
Me tė njėjtin alfabet latin ėshtė shkruar nė shekullin e XV edhe dokumenti i dytė i gjuhės shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497. Udhėtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, pėr tė bėrė njė vizitė nė tokat e shenjta, nė Palestinė, udhėtim qė e kreu
pėr tre vjet. Nė vitin 1497 ai kaloi nė bregdetin e Shqipėrisė dhe konkretisht nė Ulqin, Durrės e Sazan. Gjatė kėtij udhėtimi pėr tė komunikuar sadopak me njerėzit, ai shėnoi 26 fjalė shqipė, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 tė shoqėruar me pėrkthim nė gjermanisht. Janė fjalė tė zakonshme si: ujė, verė, bukė, mish etj., qė iu deshėn udhėtarit nė jetėn e tij tė pėrditshme sa qėndroi ne Shqipėri.
Me pėrshtypjet e udhėtimit Harfi la nė gjermanisht njė dorėshkrim, i cili u botua mė 1860, pas tre shekujsh e gjysmė. Kėtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogėl i gjuhės shqipe, i cili pėrbėn dokumentin e dytė tė shqipes sė shkruar.

Udhėtari, pėrveē listės sė fjalėve, shprehjeve e numėroreve, ka lėnė edhe disa shėnime nė ato vende tė bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndėr tė tjera ai shkruan se "Ulqini ėshtė njė qytet shqiptar i bukur e i vogėl". Pėr Shkodrėn
megjithėse kaloi nėpėr tė, ngaqė udhėtimi Ulqin-Durrės, e bėri me det, thotė "se ėshtė njė qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanėt". Ishullin e Sazanit e pėrshkruan "si njė liman tė mirė deti, ku ka shume anije, nė krahun e majtė tė tė cilit ndodhet njė fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorė" etj.

3. Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) ėshtė dokumenti i tretė i shqipes sė shkruar
Ai i perket fundit tė shekullit XV ose fillimit tė shekullit XVI. Ky dokument pėrbėhet nga 2 pjesė tė vogla bible nė gjuhėn shqipe qė u gjetėn nė njė dorėshkrim greqisht tė shekullit tė XIV, me tė cilin ato nuk kanė asnjė lidhje. Ato janė nė dialektin e Jugut, tė shkruara me alfabetin grek. Kėto fakte tregojnė se gjuha shqipe nė atė kohė duhet tė ketė qenė shkruar jo vetėm nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe nė Shqipėrinė e Jugut.

Po para kėtyre tri dokumenteve a ka qenė e shkruar gjuha shqipe?

Kjo ėshtė njė pyetje qė deri mė sot nuk ka gjetur pėrgjigje tė plotė. Shumė tė dhėna na bėjnė tė mendojmė se shqipja duhet tė ketė qenė shkruar edhe me parė. Ndėr tė tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, qė ka shėtitur shumė vende tė Evropės dhe tė Azisė, nė njė relacion latinisht tė vitit 1332 shkruante:"Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhe fare tė ndryshme nga gjuha latine, prapė ata kanė nė pėrdorim edhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine". Ky fakt tė bėn tė mendosh se shqipja duhet tė ketė qenė shkruar tė paktėn qė nė
shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk ėshtė e dokumentuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Wed Jul 22, 2009 9:56 pm

Historiku i gjuhės shqipe

Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indo-iranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt
gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjėrėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjuhėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njėrit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore
pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F.
Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė Berlin nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjuhė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indo-iranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.


Origjina

Problemii origjinės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njėrės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes.

Nė literaturėn gjuhėsore qa rkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės trake. Teza ilire
ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe gjuhėsore. Ajo ėshtė
formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen
e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.


Teza e origjinės ilire te shqiptarėve ėshtė mbėshtetur nga albanologu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij “Albanesische Stidien”, publikuar mė 1854. Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga kėto argumente themelore, janė:

1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.

2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.


3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.


4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.


5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.


Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe


Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ai qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Ėshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re ērregullime nė punė tė
ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe
udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme,
tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijėt e tyre, nė
rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte
prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e
veriut (gegėrisht).


“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.

Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin
fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches
sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.


Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.

I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė
tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė
dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos.

Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai
ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i
shqipes i shkruar, njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i
Pashkėve”.


Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.


Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė
“Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e
letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė
kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė
shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė
shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė
kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga
Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditshme tė shėrbimeve
fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė
pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė
tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.


Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i
transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me
njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė
mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe
studiuesi N.Resuli.


"Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.

Prof. Eqrem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konsekuente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė
mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka
qenė ndryshe nga ajo e vendeve pėrreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.


Pėr njė traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta. Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprapė, ata kanė nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.


Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione
scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, d.m.th. nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr
rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.

Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė hershme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.

Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Ėshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.

Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdijshme pėr tė ndėrtuar njė gjuhė letrare kombėtare, standardizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Wed Jul 22, 2009 10:10 pm

Dialektet e gjuhės shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).


Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pavėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt janė: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe
hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė
toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i
pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).



Dialektii jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e
bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht,
janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin
morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me
punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj.
Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti i jugut ka format e sė ardhmes:
do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti i veriut pėrveē
formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.



Shqipja standarde


Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarde), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proces i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.

Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punėn pėr te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qėllimet e Rilindjes Kombėtare Shqiptare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetar”-it tė parė dhe shumė shkrimeve tė tjera. Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe
lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin
nga fjalėt e huaja dhe tė panevojshme, zinin njė vend qendror. Gjatė
kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore
dhe gjuhėsore.

Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėherė, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe
alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i
mbledhur mė 14 deri mė 22 Nėntor tė vitit 1908, nė qytetin e
Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė
diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur
tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotėsuar me nėntė digrame (dh, gj, ll,
nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē,
ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė pėrdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lirė edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft
pėrhapje, por koha ja lėshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė
Kongres, pra alfabetit tė sotėm.


Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.


Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njėsimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarde) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.

Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi.

Ndėrkohė, pėrpjekje pėr njėsimin e gjuhės letrare dhe tė drejtshkrimit
tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.


Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njėsimin e gjuhės letrare kombėtare shqipe.

Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.

Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e bėrė deri atėherė pėr njėsimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.


Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarde), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut. Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarde, siē janė “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarde


Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit.

Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė
trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjetėr
janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.

Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė
bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).

Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjatė fleksionit. Nė shumicėn e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.

Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.


Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasėn gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrveē fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshėm
(trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetėshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishėm. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash mėnyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė mėnyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhshme ndėrtohet nė mėnyrė analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).

Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshėm ėshtė rendi subjekt+verb+objekt. Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).

Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si
pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė
shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e
vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja. Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur
origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Wed Jul 22, 2009 10:28 pm

Pėrhapja e gjuhės shqipe

Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamėrisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.

Gjuha shqipe mėsohet dhe studiohet nė disa universitete dhe qendra
albanologjike nė botė, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Palermo,
Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.



Studimet pėr gjuhėn shqipe


Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studiuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane.

Me tė u mor edhe njė filozof i madh, siē ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė
ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta
shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė
Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII,
shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.


Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studiues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studiuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe.

G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė
Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē
kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich,
G.Weigan, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.

Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin
Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.

Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės
kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.


Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)


Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr
studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė
periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.

Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe”
(1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqrem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalėformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit.

Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė
gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė. Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999). Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
Ėshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.

Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysmėshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.


Eqrem Ēabej (1908-1980).

Studiuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare. Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysmėshekulli, duke lėnė njė trashėgimi tė pasur shkencore.
Eqrem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqrem Ēabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.

Veprat themelore tė tij janė:
“Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).

Ai ėshtė bashkautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetėra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.

Veprat e prof. Eqrem Ēabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”. Me veprimtarinė e shumanshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqrem Ēabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari. Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.

Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studiuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.


Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsiderueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė. Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhėnė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”.
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqrem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Thu Jul 23, 2009 12:57 am

A ke mundesi me na tregue ndonje dokumente qe ka lexim me kuptue,apo prralla je ka na tregon sikurse foshnjeve ?Paske lexue diēka nga ndonje matrapaz,dhe e paske vertetue qe gjuha shqipe koka me miliona vjete e moqme,hajde rrena hajde,a mos e ke gjete ne beligrad ndonje veper te moqme ?

Mos mu pergjigje pa argumente,pos fakte,se na lodhet edhe leshin duke e zbardhe!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Thu Jul 23, 2009 1:47 am

Haxhiu shkroi:
Cito :
A ke mundesi me na tregue ndonje dokumente qe ka
lexim me kuptue,apo prralla je ka na tregon sikurse foshnjeve ?Paske
lexue diēka nga ndonje matrapaz,dhe e paske vertetue qe gjuha shqipe
koka me miliona vjete e moqme,hajde rrena hajde,a mos e ke gjete ne
beligrad ndonje veper te moqme ?

Mos mu pergjigje pa argumente,pos fakte,se na lodhet edhe leshin duke e zbardhe!!!!

Me te tregue ty dhe me te ba me kuptue
nuk e besoj te jete shume e lehte sepse ti nuk besoj qe e kupton mire gjuhen shqipe, me aq sa i kam lexuar une postimet e tua. Ate Belgradin me mire tregoja vetvetes ose familjes tende se ata kane jetuar mes tyre. Une kam lind dhe rritur ne Tirane dhe fatmiresisht asnjehere nuk me ka rastis fati te shikoj ndonje fytyre serbi apo te degjoj ndonje fjale serbisht. Neqoftese je kaq super i ndjeshem per dokumentat e gjuhes shqipe ik gjej ndonje mjekim ne psikiatri se ato dokumenta i kane sjelle te tjere shume me te mencur dhe me te medhenj se sa ti edhe se sa une. Ata qe e kane nderuar dhe e nderojne shqipen dhe shqiptarine kane pasur kohe te studiojne dhe te arrijne ne keto perfundime, jo me matrapzlleqe dhe me rrena dhe as me perversitete pas ekranit te mjere te nje kompjuteri diku atje ku lajmerohet IP jote. Ate leshin edhe sikur te perpiqesh ta lash edhe ta zbardhesh kot e ke se te kuterbon ne gjithe kete forum, per te cilin me vjen keq qe te katandiset ne duart dhe ne mendjet e kalbuara te manipulatoreve, te antishqiptareve dhe te atyre qe kerkojne te pasurojne mjerimin e tyre pervers me lojra te shemtuara, te felliqura dhe te deshtuara prej parazitesh pa vlere. Vazhdo tani shaj dhe trego edukaten e bukur qe ke marre prej rrugaci.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri Tr
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 50
Age : 27
Vendi : Shqiperi
Registration date : 20/04/2009

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Fri Jul 24, 2009 11:56 am

Definitivisht jam bindur se ketij forumi i jane versulur ēakenjtė ! Edhe kur ka fakte tė shkruara, qė i kanė vėrtetuar shkencėtarėt, dalin dhe hedhin pelim persona, qė e duan ndasinė.

Jam i mendimit, qė tė krijohet njė klimė mė e arsyeshme, sepse ėshtė e kotė tė mbillet gjithė kjo farė e urrejtjes. Tė tillėn, e dijmė se kush e servon!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Sat Jul 25, 2009 2:27 am

Nje fjale e urte dhe shume e bukur e gjuhes tone te mrekullueshme dhe me te lashtes ne bote thote:

Kurre mos debato me nje njeri te mangut! Njerezit mund te mos e bejne dallimin!

Kurse nje tjeter po aq e bukur thote se kur te shajne te sharet dhe te turperuarit nuk eshte turp po eshte nder - kupto qe je ne rruge te drejte!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Tue Sep 21, 2010 8:45 am

Cito :
haxhiu
A ke mundesi me na tregue ndonje dokumente qe ka lexim me kuptue,apo prralla je ka na tregon sikurse foshnjeve ?Paske lexue diēka nga ndonje matrapaz,dhe e paske vertetue qe gjuha shqipe koka me miliona vjete e moqme,hajde rrena hajde,a mos e ke gjete ne beligrad ndonje veper te moqme ?

Mos mu pergjigje pa argumente,pos fakte,se na lodhet edhe leshin duke e zbardhe!!!

Te pergjigjem une , megjithese sipas pyetjes qe e ke bere nuk besoj qe ke interes , por per hire te lexuesve te BK do ti sjelli orgjinalet qe i komentoi z/usha Eva0506 :

Eva0506
1. Formula e Pagezimit (1462)Pal Ėngjėlli

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1462)

Arnold von Harff (* 1471 auf Schloss Harff, Bedburg; † Januar 1505 ebenda)
Linku ketu : http://www.scribd.com/doc/87039/Earlies-Reference-to-the-Existance-of-the-Albanian-Language

Gjon Buzuku viti 1555

A northern Albanian Catholic cleric, who probably lived in or around Venice, was the author of the first book written and published in Albanian, a 188-page translation of the Catholic missal. Since the frontispiece and the first sixteen pages of the only copy of the book we possess, preserved in the Vatican Library, are missing, we unfortunately know neither its exact title nor its place of publication. In Albanian, it is known simply as the Meshari (The Missal), and was written in 1555. The scant information we do possess about the author comes from the colophon (postscript) of the missal which Buzuku wrote himself in Albanian, not unaware of the historic dimensions of his undertaking.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Thu Sep 23, 2010 12:37 am

Ky shkrim mendohet qe eshte me i vjetri ne gjuhen shqipe nga viti 1402 .
dhe me i vjeter se "Formula e Pagezimit (1462) "


Cito :
Robert Elsie

Disputed earliest text

Possibly the oldest surviving Albanian text, highlighted in red, from Bellifortis Manuscript, written by Konrad Kyeser around 1402-1405.In 1967 scholar Dumitru Todericiu studied microfilms of the Bellifortis text, manuscript 663, preserved at the Musée Condé of the Chantilly Castle in France. This work was written by Konrad Kyeser around 1402-1405. The original Latin context is an astrological one, part of an initiation ritual practiced by young boys when becoming men and a vestige of the ancient phallic cult, very common in the Balkan peninsula. On page 153v Todericiu discovered a text insertion in a strange language. Until then, scholars considered it as a text without actual meaning, written in an artificial language. Believing the words were in Albanian, Todericiu, together with professor Dumitru Polena from Bucharest, after four months' work obtained a modern version of the text[3]:

A star has fallen in a place in the woods, distinguish the star, distinguish it.

Distinguish the star from the others, they are ours, they are.
Do you see where the great voice has resounded? Stand beside it
That thunder. It did not fall. It did not fall for you, the one which would do it.
...
Like the ears, you should not believe ... that the moon fell when ...
Try to encompass that which spurts far ...
Call the light when the moon falls and no longer exists ...

Dr. Robert Elsie, a specialist in Albanian studies, considers that "The Todericiu/Polena Romanian translation of the non-Latin lines, although it may offer some clues if the text is indeed Albanian, is fanciful and based, among other things, on a false reading of the manuscript, including the exclusion of a whole line. [...] Certain evidence, both linguistic and non-linguistic, supports an Albanian origin for the Bellifortis text under study. The incantation and taboo character of such a passage involving initiation rites, however, precludes an interlinear translation. If the Bellifortis text is indeed Albanian, which remains to be proved conclusively, it would be the oldest datable text in that language"
http://en.wikipedia.org/wiki/Albanian_language


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   Sun Nov 07, 2010 2:22 am

Alfabetet e gjuhės shqipe :

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: