Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:44 pm

Poetja e talentuar bashkėkohore Panajota Zalloni vjen nė shqip e pėrkthyer me dy librat e saj... Njėri prej syresh...





NĖ DETIN E BUKURISĖ









P O E Z I













Pėrktheu nga origjinali: ILIAZ BOBAJ









Shtėpia botuese “Marin Barleti” Tiranė 2009







PANAJOTA HRISTOPULLU-ZALLONI

«NĖ DETIN E BUKURISĖ»

P O E Z I





Pėrktheu nga origjinali:

ILIAZ BOBAJ

Redaktor letrar: JORGO MAKO

Ideoi kopertinwn : Autorja

Art grafik: Ylli Zaho, Aleksandra (Majlinda) Shabani

Copyright Panajota Hristopullu -Zalloni, 2009





Libri botohet nė kujdesin e Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” Albania, nė kuadrin e rubrikės “ POEZIA BASHKĖKOHORE”



Shtypur nė Shtypshkronjėn e Shtėpisė Botuese “Marin Barleti “ Tiranė

Telefon ++35542240106



Adresa e Autores



Panagiota Christoupulou- Zaloni

Zaloggou 16 Ilion 131 23 W. Attika

GREECE

e-mail: tzina@otonet. gr



ΠαναγιώταΖαλώνη

ΙδιοκτησίαΛογοτεχνικός “Ομιλος “ΖΑΛΩΝΗ»- ξάστερον

Αριθ. Προποδικείου 71222002

Γραφείο Ζαλόγγου 16 Ίλιον Τ.Κ 131 23

Τηλ. 2105026859. 6938650492
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:44 pm

Poezia e saj ėshtė njė poezi e ndjerė deri nė ėmbėlsi, e prekshme deri nė dhimbje



Poetja greke Panajota Hristopulu-Zalloni, ėshtė njė ndėr emrat mė tė njohur dhe mė tė vlerėsuar tė poezisė bashkėkohore greke.

Tė tillė e bėn kontributi i saj letrar, prurjet e tė cilit janė tė tilla, qė, me tė drejtė, i kapėrcejnė kufijtė e vendit tė saj, duke u pėrfaqėsuar me dinjitet edhe nė letėrsinė botėrore dhe duke konkuruar denjėsisht me tė. Natyrisht ėshtė njė poete me njė personalitet tė formuar letrar. Dhe po tė shtosh edhe aktivitetin e saj kulturor nė pėrgjithėsi, personaliteti dhe vlerat e saj veēse rriten edhe mė. E pėrkthyer nė 13 gjuhė tė ndryshme, e botuar, e mirėpritur dhe e vlerėsuar me shumė ēmime, si nė Greqi, ashtu edhe jashtė saj, ajo pėrfaqėson njė poete me personalitet tė veēantė artistik dhe shoqėror.

Poezia e saj ėshtė njė poezi e ndjerė deri nė ėmbėlsi, e prekshme deri nė dhimbje. Tėrė ndjenjė. Njė ndjenjė e ėmbėl, e brishtė, si njė ledhatim dashurie. Ndjenjė e dhimbshme, vibruese, si vuajtje dashurie. Pėr tė dashuria njerėzore, ėshtė perėndia njerėzore. Duke e konsideruar atė tė tillė, ajo i kėndon asaj me gjithė fuqinė, ēiltėrsinė, ėmbėlsinė, prekshmėrinė dhe madhėshtinė e shpirtit. Panajota ėshtė poete e dashurisė. Ėshtė aty ku ajo gatuhet, ku ajo lumturohet, madhėshtohet, fisnikėrohet. Aty ku ajo bėhet ''perėndi''. Dhe lumturohet, madhėshtohet, fisnikėrohet sė bashku me tė. Ulet sė bashku me tė nė fronin e saj madhėshtor.

Ėshtė aty ku ajo tallazitet, lodhet, vuan, cfilitet, fyhet, pėrdhoset. Aty ku shkelet shenjtėria e saj. Dhe vuan sė bashku me tė. Poezia e saj ka njė shkallė tė lartė ndjeshmėrie. Ashtu siē ka njė shkallė tė lartė artistike. Ajo ndėrtohet mbi njė kontur konkret, mbi tė cilin gdhenden detajet e nevojshėm, tė cilėt kanė si qėllim tė vetėm pėrkorjen artistike tė saj. Nėpėrmjet metaforės sė fuqishme dhe tė gjetur, paralelizmit elegant artistik, antitezės sė largėt, epitetit, personifikimit, plionazmės dhe krahasimit disi tė largėt e jo tė drejtpėrdrejtė, qė janė edhe figurat e saj mė tė parapėlqyera, ajo e ngre dhe e shkallėzon poezinė e vet nė njė kreshendo artistike, deri nė atė shkallė sa tė kėngėzon shpirtin dhe tė muzikon dėgjimin. E kompozuar mbi ritmin e dihatjes dhe ndjeshmėrisė sė ndjenjės. Pėrherė me thyerje elegante, fine. Poezia e saj ka hapėsirė, ka frymėmarrje artistike. Ajo ėshtė e kuptueshme, e hapur, bashkėbiseduese me lexuesin. Ėshtė e ēiltėr me tė. Edhe mesazhin e saj e sjell me ēiltėrsi para lexuesit. Por pėrherė me art, me bukuri artistike. Ndonjėherė edhe tė gatshėm. Po pėrgjithėsisht me anė tė mesazhit tė padukshėm nė sipėrfaqe, nė mėnyrė qė lexuesi tė hyjė mė thellė nė ''detin'' e poezisė sė saj, pėr tė nxjerrė prej andej, (natyrisht me pakėz mundim), perlat poetike. Nė esencėn e mesazhit ajo nuk ka ekuivok. Mesazhi ėshtė pėrherė i fuqishėm, vlerėmbartės, fisnikėrues.Ai shkon pėrherė drejt kahjes pozitive njerėzore. Kjo ėshtė njė nga veēoritė e njohura tė poezisė sė saj.

Libri i saj ''Nė detin e bukurisė'', tė cilin ia sjellim nė shqip lexuesit tonė, ėshtė libri i saj i fundit.Duke qenė njė ''det bukurie'', kam kėnaqėsinė t'ia lė radhėn lexuesit, pėr ta shijuar atė sipas shijes sė tij. Dhe, natyrisht, tė uroj sinqerisht autoren pėr vlerat e spikatura artistike, qė na sjell me poezinė e saj nė pėrgjithėsi dhe me kėtė libėr nė veēanti.

Udhėtim tė mbarė nė shqipen tonė tė bukur!



ILIAZ BOBAJ

Maj, 2009.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:45 pm

A THONI ?



Poezi do tė thotė,

tė pėrkėdhelėsh me imagjinatėn tėnde,

njė oqean tė tėrė.

Ai tė bėhet,

njė masė e vetme brenda teje,

e butė dhe e freskėt

dhe shkuma e tij e bardhė,

tė derdhet nė venat e tua,

tė mbushėsh,

gjithė qenien tėnde me ndjesi tė ėmbėl.







* * *

Trembesha mos mė ikje

dhe urreva trenat.

U trembesha ēasteve tona,

se mos i nėpėrkėmbte,

ndonjė bishė e egėr

dhe urreva bishat e egra.

Trembesha se mos na shkėputnin nė valle

dhe vazhdoje,

pa mua dhe shaminė time.

Por e doja vallen !

* * *
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:45 pm

Bie shi.

Kujtimet kthehen nė lagėshti.

Ti qan.

Frymėmarrin ēastet e parvjetshme,

tė rrumbullakosura rrinė nė kanape.

Pėrballė teje, jeta jote!

Ti e pėrkėdhel.

Vijon tė bjerė shi.

''Sa mirė,” -thua

dhe vazhdon tė lotosh.







* * *

Nė minierat e ndjenjave,

u fashitėn rrahjet,

heshtėn punėtorėt e dashurisė,

''Bėjmė grevė, ''- thanė...

Tani pijnė kafe tė hidhėt,

duke u dembelosur nė shesh,

nė qoshen e Mėrzisė dhe Zbrazėtisė,

nėn pemėn e madhe

me gjethe tė vdekura...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:45 pm

NUK MĖ DĖGJON



Eci nėpėr rrugė

dhe nuk flas,

ose, ndoshta, edhe flas,

me veten dhe pėr veten.

Shkoj aq larg,

ku nuk flet asnjeri.

Mė dėgjon vetėm stuhia

dhe habitet...

Vėrtit njė lopatė me vrull dhe zemėratė,

e ndaj nė dysh.

Nė qiell fluturon njė ''pėrse'' e pamatė.

* * *

Pėrse njerėzit dhe Ti,

nuk doni tė mė dėgjoni ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:46 pm

ĒĖSHTJE PERSONALE



Dėshira e ngrohtė,

- ēėshtje personale,

do tė thotė dikush -

Dua t'i kapėrcej sėrish kufijtė e mi,

dua ta kapėrcej mėdyshjen,

ta flak tej,

vendin e palėvizshmėrisė.

Rrezik vdekjeje pėr mua,

pa mjete lundrimi nė ėndėrr.

Prandaj,

fortifikohem nė trojet amtare,

ndėrsa ėndėrroj njė udhėtim,

nė detin Egje,

nė shkumėn e tij bardheblu.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:46 pm

* * *

Gardhi...

Bilbili...

Dashuri qė hedh rrėnjė,

gjemb qė mė plagos,

ndėrsa unė asqė pėrpiqem t'i shpėtoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:46 pm

KURORĖ IKJEJE



Ėngjėll, vesha kurorėn e ikjes.

Nuk do tė mundem, thua ?



Automjeti.

Automjeti i tė menduarit,

i dhimbjes dhe i pikėllimit,

tė shenjtėrimit tokėsor.

Nuk iu frikohem,

labirintheve tė mendimit,

tė imagjinatės sime

dhe tė ndjenjave.

Ndoshta do tė endem gjithandej,

por nuk do tė humbas.

Engjėll jam,

nė dorė mbaj letrėn e qiellit.





















Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:47 pm

FILLI I MOHERIT



Mė duhet ta pėrfundoj pleksjen,

plot me defekte mė ikin nyjet.

Ta shpleks?

Mė vjen keq pėr fillin, qė ishte moher

i pėrforcuar me penjė argjendi.

Ta mbaj lėmshin,

nė kutinė e kujtimeve tė mi ?



Dhe e kisha menduar veten,

me pulovrin e moherit

nė tė ftohtin e dimrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:47 pm

MENDOJ TY



Mendoj ishullin e Sifnos,

Tinon dhe ishullin Ko.

Mendoj ty,

dallga tallazitet,

nxjerr mijėra aroma erėmira,

nga oqeani

dhe filloj tė kėngėzoj,

duke pėrfunduar pėrherė tek ''J'',

ashtu siē themi, pėr shembull, tė dashuroj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:47 pm

FAJTORE APO JO ?



Pa mėkat,

ndėshkim dhe dėnim,

nė harresė.

Diēka si vdekja

nga zjarri.

Pyet:

«Fajtore apo jo ?»

E arrira ishte e huazuar,

ishte e huaj, e rrėmbyer

nga vendi i mrekullive,

e zjarrtė,

verbuese, e frikshme.

E njoha- fjalėn mund -

pasi kurrėn e kurrės,

nuk mundėm tė JEMI.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:48 pm

MALLĖNGJEHEM,THOSHA...



Plot ndjenjė, i hijshėm,

i logjikshėm funksionimi i mendimit.

Mallėngjim (po, kėshtu mallėngjehem).

''Shkaku dhe shkaktari'':

Adhurimi ndjenjėsor.

Koha ime e mbrapshtė.

''E mira'' nuk u identifikua me fjalėn ''e mirė''.





* * *

Adhurues tė Da Vinēit!

''Erdha tė mė duash,

erdha tė themi vjersha.

Unė, ti dhe shiu''.



Ėshtė e bukur jeta !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:48 pm

GJENDJE DASHURIE



Dashuria.

Pa shihni gjendjen e saj.

Cilėt tė jenė pėrgjegjėsit

dhe nga vijnė?

Ujėra tė turbullta dhe baltovinė.

Jemi humbės.

Na tėrhoqėn rrymat.

Pėrmbytje.

Bojkotim ndjenjėsor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:49 pm

''PĖRSHTATJE''



E bėra rob ''pėrshtatjen'',

pa e kuptuar as vetė unė mendjelehta.

Jetova me qepalla tė mbyllura,

qė tė mos mė ikte.

Digjesha.

Ndjeja dhimbje.

Por vazhdova,

nė zjarr,

e veshur me emergency- nė e zjarrit.

''Ishte gabim, '' mendoi

dhe e ''qortoi''

pėr njė ēast,

shlodhjen e qerpikėve tė mi.

Kėrkova falje

dhe u largova edhe unė pėr gjetkė,

si ''Mariluja''.

Ndoshta pėr nė trojet atėrore,

ku mė njohin mirė.

Veē kėsaj, ka portokalle

dhe gjetkė.

Po ndiej dhimbje unė mendjelehta,

ndiej dhimbje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:49 pm

KUNDĖRSHTIM



Zonja Kundėrshti veshi,

tajerin e saj tė zi klasik,

qė nuk i pėlqen -

dhe mori rrugėn e vet.

Fillikat.

Nė ēantėn e vet ''tė verdhėn e vezės''.

- Tė shtrenjtė, padyshim!-

ngjeshi ndjenjat e saj fine,

- pėr kujtim-.

E pyeti Dashuria:

- Ku shkon ? Pėrse ?

Pėrshpėriti thjesht njė ''duhet''

dhe u zhduk nė kthesėn e rrugės.

-Asnjė vėshtrim nuk hodhi pas -

Njė shi i hollė shoqėroi hapat e saj.



















NUK



Nuk tė flas.

Ndiej.

Nuk tė pyes.

Kuptoj.

Nuk tė dėgjoj.

Mijėra melodira,

shtyhen nė veshėt e mi.

Nuk tė vėshtroj.

Pėrse tė copėtoj zemrėn time?

Nėse rrėzohesh dhe vritesh?



NUK PRES

Nuk pres.

Mos mė pyesni ''pėrse''.

Dėgjoj vetėm

mėrmėrimėn e oqeanit,

qė vjen nga Jugu

dhe shoqėron perėndimin tim.

Asgjė tjetėr.



Nuk pres,

as tė arrij nė oqean.

Ndoshta vetėm ta ėndėrroj.

Morfeu ėshtė pėrherė bujar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:50 pm

KUR VISHJE XHAKETĖN E BARDHĖ



Mjaltore, e ėmbėl jeta,

kur vishje xhaketėn e bardhė,

me xhepin plot me puthje.

More dėshirė,

jepi fruta tokės sate,

pranė burimit tėnd.

Sytė e tu me shkrime, cep mė cep,

buzėt e tua plot shpresė tė thjeshtė.

Hapi yt rrukullimė stuhie.

Zėri yt burim rrėnqethjeje.



Tani,

je i vetėm me kohėn tėnde tė lirė.

Heshtja - fjala jote.

Mė thuaj, ke dhimbje?

























NGRICĖ



Tė gjitha ngrinė nė dimėr.

Trenat nė shina,

ndaluan.

Fjalėt u bėnė zogj,

fluturuan.

Sytė notojnė

nė lot.



Tė gjitha ngrinė nė dimėr.

Degėt thyhen nga dėborėrat.

Do tė riēelin pas disa vjetėsh sėrish?

Nuk do tė ngrijė dhe i tyre shpirt?

Ēfarė do tė mbetet nga qenie e tyre?



Tė gjitha ngrinė nė dimėr.

Po kujtimi, do tė gjejė

vendbanim tė pėrkohshėm nė shekull?





















TĖ PYES



Nuk e sheh askund

DASHURINĖ?

Ajo ecėn nė letrat e mia,

krenare mbi karrocėn e saj.

Veshja e saj tejet e shtrenjtė,

me emra, mbiemra dhe rima.

Jepi pakėz rėndėsi.

Shpėrthimet e fjalėve tė mia,

tė urdhėrojnė:

Gjallėrohu, statujė,

para se kohėt,

tė marrin dashurinė time

dhe tė nisen pėr udhė.



MBIJETOJMĖ ?



Vdiqėn kaq ēaste,

udhėtimi qė projektuam,

u anullua.

Tani, tė vetėm,

nė skajet e hėnave tona qėndrojmė.

Me zė lutės,

mbijetojmė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:50 pm



ME RRASKAPITJEN



Merre rraskapitjen.

Pa zemėr dhe pa dritėsi.

Pa dashuri tė njerėzisė.

Kufomė kėtu, shpirt aty,

me rrugė, qė shkon nėpėr shkreti.

Pėrlyer gjak, squllur me shi.

Ekzekutim me lemeri.

Urdhėr nga ndonjė mbretėri ?



Ah, mjerė e mjera dashuri !







































DIEJT TANĖ



Pushtuam sytė e njėri-tjetrit,

shkėlqyen qiejt tanė,

filloi tė digjej,

gjithshka pėrreth nesh.

EMERGENCY shkruante,

makina blu,

qė ndaloi para nesh.

U tmerruam.

Zhurmoi me gjithėfuqi.

E pamė drejt nė sy

dhe diejt tanė,

dritaret e tyre i mbyllėn plotėsisht.

Kėshtu shpėtuam pėrkohėsisht.































EJA



Eja tė bisedojmė,

pėr ėndrra deri nė agim.

Kėshtu do tė mbajmė nė jetė,

njė kėngė, njė gojė,

nė njė cep diku nė anėdet.

Njė gotė me verė tė kuqe

dhe dy puthje, pa thėnė asnjė fjalė.

Njė pėrqafim, sa njė oqean.

Eja.

Koha sot,

ėshtė valė e ngrohtė.

I zbova qentė,

qė frikė i ke patur,

rruga ėshtė plotėsisht e hapur.





























ĒASTET



Pėr dy ēaste, besova,

se mori fund ajo qė filloi dje

dhe poqa kafe tė hidhur,

mbi flakėn,

qė mė djeg dhe nuk shuhet.

Po mė paraprinė dy ēaste tė tjerė,

mė tė afėrt, mė tė brishtė.

Mbanin trėndafilė tė kuq,

jua kishe dhėnė TI, natyrisht.

E derdha kafen

dhe renda tė bleja akullore,

aty ku tė takoj ty,

me ėndėrra bėrė lesh e li.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:51 pm

TĖ GJITHA PREJ LETRE, PĖRVEĒ...



Unazė prej letre,

puthje prej letre.

Lot dhimbjeje,

nė vėshtrimin tėnd prej letre,

bulėza freskie.

E pashė dhe ndjeva pėrkėdheli,

dashurore deri nė ngjethje,

edhe puthja,

edhe zėri,

edhe pėrqafimi.

Tė gjitha prej letre.

Dhimbje e vėrtetė.

* * *

Trupi im,

gjysma trėndafil i zjarrtė.

Gjysma tjetėr,

ajo pjesa ''ashtu siē duhet''.

















LIDHJA E DĖSHIRĖS



Fatkeqėsi.

Ēliroi stuhinė

dhe ajo puthi nė buzė,

detin Egje.

Pastaj i fėrshėlleu kėngė

dhe ajo mbeti shtatzanė,

nė mitėr lidhi njė zambak.

Tani, nė mes tė oqeanit,

nė mitrėn e dashurisė,

rritet,

njė zambak i bardhė !



Derisa tė shterrojė deti.

* * *

Thanė,

dashuroi tej kufirit.

Udhėtim i vonuar,

nė dallgėt shkumėblu.

Thanė:

Dashuria pati dhimbje.













SĖRISH NĖ KUFIJTĖ E MARRĖZISĖ



Sonte hėna u zhduk.

Errėsirė e plotė.

Ku ėshtė ?

Thirrje pa pėrgjigje,

cigaret me duhan tė fortė,

rruga e fshehtė,

ēakmaku i shuar.

Gjueti kimerash ?

Trupi pėrkulet,

likeri, rėndė,

rrjedh nėpėr buzė.

Dysheku pėrmbytet

me “TĖ DUA”.

Kontakti - i shenjtė.

Mė drithėron gjer nė thua.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:51 pm

TI, NJĖ DRITĖ !



Nė brendėsinė e qenies sime,

nė vendin e saj mė tė rėndėsishėm,

TI, Njė dritė!

Rrjedh nėpėr pėrrenjtė e saj.

Hyn nėpėr poret

e trupit tim,

bėhesh veshja ime.

Shkėlqej,

si sytė e hėnės

dhe pikoj dritė tė florinjtė,

dritėn tėnde,

farėn e tėndit shpirt.

Dhe mbijnė yjtė.

































VARFĖRI E SKAJSHME



E varfėr dashuria ime.

Pėrpiqem tė mbrohem,

strukur nė tė brendėshmet e saj tė grisura.

Bėn shumė ftohtė.

U larguam,

nga ishulli i ngrohtė.

Frymėmarrja e saj e freskėt,

zėri i saj i mėndafshtė,

prekja e saj, qė mė pėshtjellonte,

mbi oqean.

Dielli im, Dielli im,

e varfėr dashuria ime.

Kush e priste kėshtu?

Drita jote u shua,

apo kohėt mė verbojnė ?



























TĖ DĖSHIROJ



Shigjeta prej mjalti,

mė hodhe me vėshtrimin tėnd,

drejt e nė brendėsi tė laringut.

U pėrmbyta dėshirė tė zjarrtė,

tallazitje tė ėmbėl deti,

nė zemrėn time.

Nė ėndrrat e mia,

njė grumbull drite.

“Lavdi Zotit,”-

thashė pėrsėri.

Ktheve kokėn

dhe humbe nė thellėsi,

duke nxjerrė kapelen e bardhė.

''Tė dėshiroj,'' -thirra mundimshėm.

''Tė dėshiroj''.





















PASION DHE FLUTURA



Pasioni kacaviret,

nėpėr kolonat blu tė librit tim

dhe frup, sė bashku me fluturat,

qė flatrojnė nga zemra ime,

nė shilarėset lėvizėse,

tė projektuara nga Dashuria.

Shtrijnė krahėt e tyre,

pa frikė,

tej shenjave konvencionale

dhe paragjykimeve.

O, sa i duan,

dallgėzimet e ėmbla,

tė brishtėsisė.

Duan tė bashkohen,

tė digjen,

nė kolonat blu tė librit tim.

























BĖHEM PIKTURĖ DHE LUNDROJ



Vishem me rrobat,

e resė ngjyrėtrėndafiltė

dhe lundroj nė dallgėt

e adhurimit.

Bėhem pikturė,

nė bezen

e njė motivi

tė mesvjeshtės.

Njė pikturė qė kundėrmon.

Njė pikturė qė qan,

- jo nga hidhėrimi, jo-

nga tallazitjet e kėndėshme,

tė dashurisė sė pastėr.

Pėrreth bukurisė sė saj,

zjarri i shenjtė

dhe malet pranverorė,

qė pėrshkohen prej lumenjve tė purpurtė.

Pėrfundojnė,

nė njė zemėr gjigande,

plot e pėrplot me dashuri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:52 pm

TREMBEM



Nė pėrshpėritjen time, ofshama ime.

Humba skeptrin

e forcės, tė qėndresės.

Tani mugėllohem,

nė asgjė, nė kotėsi.

Pa sedėr.

E shihni,

ka rregulla kundėr.

Dashuria nuk pati lavdi.

Madhėshtia e buzėqeshjes,

nė ndenjėse.

Fajtore? Apo jo ?

Njė pikėz loti. Dy.

I trembem llumit,

kryqėzimit, prerjes sė kokės,

helmimit tė shpresės.

Trembem.























NĖNSHTROHEM, PASI...



Nė shpatullat e moshės sime tė panjohur,

orteku i ndjenjave,

- dhuratė e papritur -

tej synimit

dhe tė lejueshmes.

Mė pas.

E shqetėsuar, por e lumtur,

me ngarkesėn e shtrenjtė,

i nėnėshtrohem ftesės sė papritur

dhe marr rrugėt e panjohura,

tė hapura me profetizėm.

Mandje i rrugoj.

Korr magji.

























MĖ I VOGĖL SE MENDIMI IM



Yll i shuar,

nė qiellin tim tė natės.

Mė i vogėl se mendimi im.

Ndėrsa unė nė presėn e ashpėrsisė,

me sytė e ndjeshmėrisė tė mbyllur,

var alegoritė e mia nė pemėn e madhe,

duke u munduar tė gjej shkronjat e Zotit,

tė cilat janė fshehur sė bashku me ėndrrėn.





BUZĖQESHJE



Madhėshtia e buzėqeshjes,

vesė nė gėzimin tim tė fishkur,

pėr ta gjallėruar,

pėr tė mbretėruar,

nė kufijtė e shpresės.



Lėnda e trėndafiltė e njė buzėqeshjeje,

mė jep dorėn

dhe zhytemi,

nė joshjen e njė ėndrre,

me mbretėr dhe mbretėresha.



Nė zjarrminė e fantazisė,

shėruese buzėqeshja jote.

I DEHUR



E lagėsht rruga.

Hapat tė paqėndrueshėm,

i dehur nė ngricė.

Shpirti i rėndė.

Tė pėshtjelluara ėndrrat,

gjethe tė zhubrosura.

Tė leckosur mendimet,

kurse kėngėt e tij,

jashtė tonalitetit.

Ka etje pėr verė, pėr dashuri.

Nė mishin

e trėndafilit tė kuq, gjemb

qė therr.

Pyet:

cilėn portė tė mbyllė

dhe cilėn tė ēelė.

























NATĖ



Natė e brishtė,

pa gjumė

Gjysmė e dehur,

gjysmė e pagjumė,

hap hartėn

me formėn tėnde,

nė shkėmbin e madh,

tė zemrės sime

dhe pres

mesazh nė kompiuterin tim.



E varfėr pritja,

vera e athėt,

spėrkat me lot dhe mall tė zjarrtė,

heshtjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:52 pm

TREMBEM



Nė pėrshpėritjen time, ofshama ime.

Humba skeptrin

e forcės, tė qėndresės.

Tani mugėllohem,

nė asgjė, nė kotėsi.

Pa sedėr.

E shihni,

ka rregulla kundėr.

Dashuria nuk pati lavdi.

Madhėshtia e buzėqeshjes,

nė ndenjėse.

Fajtore? Apo jo ?

Njė pikėz loti. Dy.

I trembem llumit,

kryqėzimit, prerjes sė kokės,

helmimit tė shpresės.

Trembem.























NĖNSHTROHEM, PASI...



Nė shpatullat e moshės sime tė panjohur,

orteku i ndjenjave,

- dhuratė e papritur -

tej synimit

dhe tė lejueshmes.

Mė pas.

E shqetėsuar, por e lumtur,

me ngarkesėn e shtrenjtė,

i nėnėshtrohem ftesės sė papritur

dhe marr rrugėt e panjohura,

tė hapura me profetizėm.

Mandje i rrugoj.

Korr magji.

























MĖ I VOGĖL SE MENDIMI IM



Yll i shuar,

nė qiellin tim tė natės.

Mė i vogėl se mendimi im.

Ndėrsa unė nė presėn e ashpėrsisė,

me sytė e ndjeshmėrisė tė mbyllur,

var alegoritė e mia nė pemėn e madhe,

duke u munduar tė gjej shkronjat e Zotit,

tė cilat janė fshehur sė bashku me ėndrrėn.





BUZĖQESHJE



Madhėshtia e buzėqeshjes,

vesė nė gėzimin tim tė fishkur,

pėr ta gjallėruar,

pėr tė mbretėruar,

nė kufijtė e shpresės.



Lėnda e trėndafiltė e njė buzėqeshjeje,

mė jep dorėn

dhe zhytemi,

nė joshjen e njė ėndrre,

me mbretėr dhe mbretėresha.



Nė zjarrminė e fantazisė,

shėruese buzėqeshja jote.

I DEHUR



E lagėsht rruga.

Hapat tė paqėndrueshėm,

i dehur nė ngricė.

Shpirti i rėndė.

Tė pėshtjelluara ėndrrat,

gjethe tė zhubrosura.

Tė leckosur mendimet,

kurse kėngėt e tij,

jashtė tonalitetit.

Ka etje pėr verė, pėr dashuri.

Nė mishin

e trėndafilit tė kuq, gjemb

qė therr.

Pyet:

cilėn portė tė mbyllė

dhe cilėn tė ēelė.

























NATĖ



Natė e brishtė,

pa gjumė

Gjysmė e dehur,

gjysmė e pagjumė,

hap hartėn

me formėn tėnde,

nė shkėmbin e madh,

tė zemrės sime

dhe pres

mesazh nė kompiuterin tim.



E varfėr pritja,

vera e athėt,

spėrkat me lot dhe mall tė zjarrtė,

heshtjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:53 pm

DASHURI



Ēfarė tė thuash tjetėr tani ?

Dashuria ėshtė e vetme syēelėt,

nė skelėn e rrethinave perėndimore.

Zjarri i ndezur,

shpresa e shuar,

mbetet vetėm fatkeqėsi.

E zbukuruar si pėr festė,

vetmia e qelqtė.

Nuk pimė pikėza hėne,

humbėn diku nė det.

Jeta nuk na i dha kėtė kėnaqėsi.

Vapori nuk erdhi tė na marrė kurrsesi.

U pėrgjak oqeani,

brenga hodhi shtat.

Tashmė nė skelė, e pagjumė,

mes tymit tė cigareve,

e zhytur nė thellėsinė e gotės,

nė notat e kėngės sė trishtuar.

Kush ? Dashuria.

Ē' tė thuash.













GABUAM



Fjalė. Fjalėt e mia,

tė thjeshta, tė ēlira, tė plagosura,

nė pluhurin e kafes,

mbyten nė tymin e cigares.

Ndėrsa ti, pėr tė duruar,

pėr kafen tjetėr,

pėr tjetrėn cigare,

duke synuar tė ndodhesh,

nė njė gjendje,

ku buzėqeshja tė zhvendoset,

nga kujtesat e verbuara,

ta pishė tė gjithė, me njė tė thithur,

pėr t'u shkėputur prej fjalėve,

qė tė plagosėn,

tė ēlirohesh.

I lan me lot,

pėr t'i djegur.

''Gabuam''.

E, merr blanko dhe shuarėse,

pėrse mė jep dhimbje, o mik ?

Shkele nė logjikė

dhe i dhe shkėlqim urdhėrit tė rreptė,

qė dogji frymėn e ''pėrshtatjes''.

Vajtoj pėr kėtė dhe plagos trurin.

Mbijnė sėrish fjalė, pa mbiemra,

tė thjeshta, tė ēlira, tė plagosura.

Bėhen shpėrthime,

nė mjegullnajėn e cigarit tim,

nė pluhurin e kafes sime.

NDJEJ. DASHUROJ. JETOJ.

Gabimi ku tė jetė?



ĒFARĖ MAGJIE!



Zemėr e shqetėsuar.

Fluturuan sėrish,

zogjtė e bardhė,

''brenda'' saj.

Lanė pas shenja devotshmėrie,

dritė tė bardhė

dhe nota tė njė melodie dashurie.

Kristalizohen,

brenda vesės sė tejdukshme,

''brenda'' saj.

Lėngėzohen ndjenjat,

lėngjet rrjedhin nė trup.

Ēelin dyert nė vendin e ėndrrave.

Ēfarė magjie !



Njė burim uji,

rrjedh ujrat e tij tė pasura,

nė njė mjedis tė veēantė,

me blerim tė harlisur,

tė paanė.

Lan ato qė janė ''brenda''

dhe ''jashtė'' saj.

Ē'magji e rrallė !







DASHURIA IME



Dashuri e ndrojtur,

fol me zė tė lartė, pa zė.

Nota tė freskėta,

pėrmbytin ajrin.

Burimi i tyre, TI.

Gjithėsia, TI.

Ndėrsa unė, krejt e paaftė pėr tė kundėrshtuar,

lyp mėshirėn e tyre,

ndėrmjetėsinė e yjeve.

Tė grabit dritėn e diellit,

tė ndėrtoj folezė pėr dashurinė time.

Mos m'u largo prej turpit,

dashuri e ndrojtur.

Njė gur i madh dėshira ime,

do ta rrethoj folezėn tėnde.

Mos mė ik, dashuri,

dashuri, dashuria ime.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:53 pm

KUR BIEN KAMBANAT E KOHĖS



Skajet e ditės,

i lė tė rendin,

duke pėrhumbur e gėzuar,

nėpėr ''tik-tak''-et

e sekondave.

Shijoj ujė tė pastėr.

Fle nė burimet e ėndrrave.

Luaj dhe mė luajnė,

nė lojra emocionesh,

duke mbajtur pėrdore,

krahėt e hollė tė sė pėrkohshmes.

Dėgjoj rėnien

e kambanave tė kohės.

Paralajmėrojnė:

Pakėsohen ditėt,

me minuta dhe sekonda.

Lajmėrojnė kalimin,

nė harmoninė e pėrjetėsisė,

qė na lindi.

















E DREJTA IME PERSONALE



Pėrmbi rregullat,

pėrmbi zėrat,

Ti, perandorja DASHURI.

Madhėshtore!

Pėrkulem e lumtur,

para madhėshtisė sate,

Shijoj lėndė tė padyshimta,

hurmė gėzimi,

nė banketet e tu.

Pastaj,

vij vėrdallė nėpėr sarajet e tu,

tė aromatizuar,

nga ndjesitė e veēanta,

nė apartamentet e tu,

pa drejtim, lirisht.

Dhe kudo qė tė dal,

ėshtė e drejta ime.





















PĖRLESHJE



Mendime,

revolucionare dhe tė ēuditshme.

Pėrleshen

me sytė qė i ushqejnė,

pėr qetėsimin

e ndjenjave.

Bien me pasion,

mbi dėshirat,

pėr t'i bėrė copė e thėrrime.

Ēmenden

prej tingullit tė pėrplasjes.



Sytė, plot me dhimbje tė rėndė,

si shpirti qė marramendet.

Mendimet tė leckosura,

shvokshen kangjellat e ndjenjave,

por mbeten tė paprekura.



Pėrleshje e pakuptimtė, sėrish.



* * *

Buzėqesh kalendari,

i menduar

ditėn e festimit,

ditėn e kthimit,

tė ''ikonės'' sė engjėllit.

Tė nderet pėrsėri aty,

nė cep tė qiellit

'' ashtu siē u blatua''.

Atė ditė,

kur tryeza do tė zbukurohet,

me fruta tė ėmbla ambrozie

dhe do tė ndizen qirinj tė bardhė,

tė joshur,

prej flakės sė fjalėve tė shenjta.

Buzėqesh kalendari,

i menduar, faqeverbues.







* * *

Degėz e thyer shelgu,

mė e vogėl se mendimi im,

ndėrsa unė, nė trupin tim tė gjallė,

tė vesh njė rrobė zie,

dhe tė ecij nėpėr ylber,

duke u munduar tė mbėshtillem,

me ngjyrat e tij.

Tė fshihem nė njė buzėqeshje lulėrie,

tė rigjej madhėshtinė time tė humbur,

pėr tė kėnduar sėrish kėngė dashurie.









GJEJ FOLJE, BĖJ RIMĖ



Ēfarė tė jetė kjo ?

Mė djeg,

mė ndriēon,

mė jep ritėm,

aq tė mrekullueshėm,

kuptim nė rrokjet e mia,

krahė tė fluturoj,

dėshirė pėr tė krijuar.

Ēfarė tė jetė kjo?

Shikoj njė sy gjigand,

mundohem ta shquaj.

Mė thanė:(nuk e kam sekret)

e quajnė DASHURI.

Do ta pranoj.

Nuk do tė shikoj, jo,

fjalorin e madh,

tė Babinjotit.

Thėrras: “DASHURI, FALEMNIDERIT,

pėr tonin, pėr ritmin,

pėr kuptimin nė rrokjet e mia”.

Pėrkulem, tė dėgjoj.

Flatroj nė qiell.

Fluturim profiti?

Gjej folje, bėj rimė.

Dashuroj, dashuroj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:54 pm

DASHURI E DEVOTSHME

Dallgėza adhurimi

dhe brishtėsie shqiptoheshin,

me ndihmėn e rrezeve

''sė mirės dhe tė sė bukurės''

dhe u zgjuan,

nė mesazhe dashurie.

Mesazhet lumė.

Lumė dashuria.



Mbushėn plot e pėrplot njė anije

dhe tepruan.

E aftė dhe fatlume,

u forcua dalngadalė,

brenda dallgėzave tė saj.


Lanė pas vetes,


shenjat e njė legjende.



Dashuri e devotshme, me forma kundėrmuese,

pa nevojėn e njė shprese tė largėt.

Thjesht shijonte frute lumturie

dhe mbushte me devocion,

folezėn e dashurisė.









PĖR ATĖ



Buzėqeshje joshėse,

prej buzėsh tė trėndafilta,

plot me premtime.

Nė sytė e pasqyrimit,

kėrcime tė lehta.

Njė pikėz shprese,

prej fjalėve tė tij tė mbrapshta, tė pakushtueshme,

i rrokulliset nėpėr duar,

nė duart e tij tė bardha.

Bėhet nyje e artė.

Do tė bėjė unazė pėr ATĖ,

atėhere.

Atėhere kur tė hapet perdja

dhe dy yje tė gjenden nė zenit tė qiellit.





























DESHĖN



Deshėn tė mė shuanin ėndrrat,

tė mė shuanin buzėqeshjen,

me fishekzjarre tė pandershėm zilie.

Deshėn tė mė mbyllnin me ēelės engjėllin tim,

qė tė mos numėroj nga lart,

lulėkuqet nė fushėn e pamatė.

Kishin zili edhe pikat

e verės qė pinim sė bashku

dhe ndanim mė dysh dhimbjen.

Patėn zili qė kungonim,

dritėn e Poezisė

dhe qė kėnaqnim sytė,

me pamje tė bukura,

ndaj morėn bojra tė errėta,

pėr ta shėmtuar.

Deshėn qė demonėt e zinj,

tė mė ekzekutonin fare pranė.

Dhe,zjarr.

E, jo.

E paekzekutuar do tė mbetet dėshira ime.

Hodhi rrėnjė, degėzoi

dhe u shenjtėrua gjithshka ''brenda'' meje.







VALLE TRAGJIKE



Duart e mia tė varfėra,

qė u fishkėt

pa u prekur.

Sytė e mi tė turbullt,

qė mbetėt,

pa pamje tė ėmbla.

Gjaku im i vrarė,

pa rrjedhje.

Trupi im, plot me gėrvishje.

Shpirti im, oh, shpirti im,

plot me zėra zogjsh tė zinj,

tė pėrgjakur, tragjikė.

Buzėt e mia, qė thithėt dhimbje,

nė vend tė qumėshtit,

nė majėmajė tė malit tė zhveshur.

Zemra ime, e mbushur me plagė,

nga goditjet dhe heqjet

e thikės sė mprehtė.

Thika e mprehtė

dhe vallja,

qė sjell vėrdallė tani,

tepėr tragjike.

Ku shkoi Dashuria perėndi?





ĒFARĖ DO MĖ SJELLĖ



Vėshtroj, trembem, habitem, pyes:

Prej ēfarė lėnde u ndėrtua

bėrthama e zemrės sate ?

Ēfarė shije dhe ēfarė ere tė ketė ?

Shtrij dorėn e times imagjinatė.

Ēfarė do mė sjellė ?

Do jetė e freskėt, e ėmbėl,

do ketė vesė nga dhimbja e lotit,

qė tė rrėshqasė,

nė zemrėn time,

pėrhapja e saj?

Apo do mė sjellė lot tė hidhur,

tė gjakut vdekjeprurės ?

* * *

Jeta kėtė mirėsi nuk na i dha.

Pikėza hėne, nuk pimė.

Humbėm tėrėsisht nė detin paanė.


Fajtor ėshtė vapori,


qė s'erdhi tė na marrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Wed Jul 22, 2009 10:55 pm

RIKTHIM MBRAPA



Kėnaqėsi pamore u kthyen mbrapa.

Stuhi fjalėsh me shkronja prej teli

dhe thekse si gozhdė.

Pėllumba tė bardhė,

tė plagosur pėr vdekje,

tė varur, nė shkronjėn P tė Paqes,

nė D tė Dashurisė.

Dy fjalė, tė cilat i mbaj nė duar,

me bukė dhe ujė.

Tani bie erė vdekje,

vetėm vdekje.

O, Petro,

tri herė mė mohove.

O, Juda i dashur, mė tradhtove.

O, At, pėrse ?

Pėrse ky rikthim mbrapa?

Pėrse kjo vdekje?





















ZEMĖR CIGANE



Bleva dhimbje,

duke e paguar me lotė.

Tani tėrheq fuqishėm,

pėr tė shkulur

ndjenjat e ashpra.

Qė tė frymojnė,

ato ''brenda meje'',vėllezėr.



Bleva guxim,

duke e pagur me dhimbje

- monedhė e fuqishme-.

Do vė zjarr,

t'i djeg gėrmadhat,

- jo tė hollat-

ėndrrat e mia.



Bleva akull,

duke e paguar,

me buzėqeshjet e mia tė fundit.

Do ta ngrij,

zemrėn time tė papėrmbajtur,

qė tė mos trokasė.

Cigania tė mos vijė vėrdallė,

nėpėr parqet e tjerė,

me buzėqeshje dhe kėngė.



NJĖ SHĖMBĖLLIM



Cilin shėmbėllim tė suksesshėm mund tė gjej,

qė tė them se vringėllin shpirti im?

Cilėn simfoni luajnė majėgishtat,

si mė rrjedhin ēastet e frikshėm

dhe mbyten nė pėshtjellimin e parealizuar.

* * *

Ēfarė shėmbėllimi tė gjej dhe ku,

aq sa ta kopjoj,

me ēfarė parfumi, me ē'kujė, psalmodi,

qė ėndrrėn time tė shenjtė ta varrosė ?

* * *

Dikur, ndoshta, papritur, do ta gjej,

nė puhinė e errėt tė vdekjes,

ndoshta do tė vijė madhėrisht,

njė shėmbėllim nė poezinė time tė fundit.



























NĖ QIRIAKULLĖ



Nė grackėn

e bėrthamės sė oqeanit,

nėpėr ngjyrimet e kaltra,

pa shenjė gjaku,

e ngrirė, e zbrazur,

kėrkon gishtėza,

pėr tė arnuar mendimet e veta.

Gishtat i dhembin,

gjilpėra e shpon.

MIQĖSIA

I ofron ciklamina!

Njė vazo ciklaminash,

t'u thithė ngjyrėn,

tė mbushė venat,

t'i trėndafilojė trupi,

t'i buzėqeshin buzėt,

t'i trokasė zemra.



I ofron Librin e Psallmeve,

tė botores ''dritė'',

Zoti i lexon urime,

nė njė seancė tė tij.

25 tetor, ora 9 e mėngjezit.









* * *

Rigon shi,

shi fjalėsh,

kundėrmin i dalė prej mendimit tėnd,

projektuar mė sė miri prej pamjes sate,

larė prej lotėve tė mi tė brishtė,

filtruar nėpėr rrėnjėt e shpirtit tim.

Mbėrrin deri nė plagėn time.

“Nuk e hape ēadrėn,”-

megjithėse mendove ta pėrdorje.

Lėshohesh nė pėrkėdheljet e saj.

Lahesh dhe shenjtėrohesh.







































IDHULLI IM



Ah, sikur pamja jote,

tė varej ende,

nė muret qė ndėrtova

me brumė tė florinjtė.



Ah, sikur nė sytė e tu

tė mos mbinin barėra tė egėr, tė thatė,

nė vend tė zymbylėve, si dikur,

qė i vadiste loti i dėshirės.



Ah, sikur tė mos boshatisej ai zė,

qė dikur rrokėzonte,

rrahjet e zemrės sime.



Ah, sikur tė mos tė tė mbyllnin,

shpirtin, poshtėrsitė,

pa shih, ta kanė mbushur,

me dhjetė kilogramė errėsirė.



Ah, sikur pamjen tėnde

tė mos ta njollosja me dhjetė ''X''

dhe muri im i florinjtė,

tė mos ishte ndotur me bojė.



Ah, sikur mos tė tė jepja,

shpirtin e pavdekėsisė,

kurrsesi.

Ah, pėr ty kisha dashuri !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nė detin e Bukurisė poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: