Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:41 pm

JANI DEDΕ







Pėrulem

para vendlindjes POEZI

«Υποκλίνομαι στη Γενέτηρά μου»

Λαϊκες ενθυμήσεις
Εκδοτικός Οίκος “Marin Barleti, 2009



ΤΙΡΑΝΑ
“Marin Barleti, 2009





“I kneel Before my birthplace” POEMS
“Marin Barleti»2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:42 pm

Kur kėrkon tė futesh deri nė poret mė tė ngrohta….



Largimi ėshtė i dhimbshėm, por ka dhe rolin e vet tejet ngacmues… Κur je i detyruar tė largohesh nga njė vend, nga njė dashurim, nga njė lidhėsi, fillon tė lėvizė gjallishėm ndjenja e mosshkėputjes, e tregimit konkret tė nivelit mallėsor, e fenomenit psikologjik… Njė stacionim i tillė tejet ngacmues dhe shpėrthyes ėshtė ai i largimit nga vendi “ku tė ka rėnurė koka” dhe qė ndjenjėsia ēajupiane i ka dhėnė me penelata tė mprehta dhe si rrjedhojė e kėsaj “fortune ndjenjėsore” njerėzit, edhe sikur ndjenjat t’i kenė tė “kyēura”, ato gjejnė rrugėn e daljes, rrugėn shpėrthyese, duke tentuar pėr kėtė qėllim me tė gjitha trajtat dhe mėnyrat. Zagoriti, pavarėsisht se ku ka shkuar, kur ėshtė larguar nga vendlindja, i detyruar nga kushtet apo pėr arritur njė jetesė mė tė mirė, pėrsėri ėshtė kthyer nė vendlindje mė i qeshur se mė parė, mė i kujdesur pėr vatrėn, pėr gjėnė dhe pėr gjithēka… I tillė ėshtė dhe autori i kėtij vėllimthi modest, i cili “zbraz” ndjenjėn e tij, por ai tejkalon parashikimin, duke lajmotivuar: “Pėrulem para teje vendlindja ime”… . Ėshtė njė lajmotiv qė flet shumė, qė shpreh shumė, qė ndien shumė nga dy kahjet, nga kahja mendore dhe ndjenjėsore, por edhe nga kahja vendlindore, e cila portretizohet fuqishėm, ēuditėsohet dhe transformohet nė njė qenie njerėzore, tė cilės i aliteracionohet… .Vėrehen epitetizimi, metafora, mjetet stilistike shprehėse tė vetat dhe tė nivelit tė tij, qė e bėjnė tė frymėmarrė vendlindjen dhe ta ngrenė atė deri nė Perėndi, tė cilės i falen, i luten, i pėrulen pa vėshtirėsi dhe duke flakur atė egon karakteristike qė vihet re, kur pėrballen me pronorėt e tjerė tė jetės… pėrulje, deri sa e konsiderojnė vendlindjen, si njė shenjtėri, si njė Perėndi bekuese dhe mjekuese shpirtėrore. Nė kėtė “stivim“ interesant ” njerėzit edhe gazmohen, edhe ngushėllohen, edhe freskojnė kujtesėn dhe marrin energjinė e pashteruar pėr rinisje tė reja… Natyrisht nė kėtė vendlindje janė trojet, janė shtėpizat, janė gazmimet, por edhe hidhėrimet, lirikat, ėshtė vetė jeta, para jeta dhe pasjeta… Mbi kėto troje nė njė vend statujor janė ngritur shtėpitė e postmortiumeve ( e pasjetės) e altarit nderues, ….

Vendlindja shihet me shikim idhullor, me shikim tė pangopur qė thėrret gjithė kujtesėn, njė zbulesė e fshehtė qė shpaloset ėmbėl dhe qė tė krenon me gjithė “relievin“ e saj tokėsor dhe ndjenjėsor… Dhe njeriu, e sidomos atij, qė i kėndon shpirti kėrkon tė futet deri nė poret e saj tė ngrohta.



Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S



Gjirokastėr, Maj 2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:42 pm

1. Shpresa jonė tashmė e gatuar







Ē‘janė dy zogj qė fluturojnė,

lart nė qiell pa mbarim,

larg nga Strasburgu bien

lajmin mė tė mirė.



Kaq vite u pėrpoqėm,

kaq vite plot merak,

po e afrojmė afėr Evropėn,

tashmė ndjehemi brenda saj…



4 Prill 2009



2. Ē’ke moj qė s’i flet bilbilit?



Do tė flas me gjuhėn e nėnės,

kėshtu do ta ngrė mal kėngėn,

O moj manushaqe e prillit,

ē’ke moj qė s’i flet bilbilit?



Nė parmak tė penxheresė,

do tė vij herėt nė mėngjes.

dy fjalė do t’i them pėr besė:

“Do tė tė dua deri sa tė vdes…”.

O moj manushaqe e prillit,

ē’ke moj qė s’i flet bilbilit?





Mano je, Mano tė thonė,

ngrihe kokėn ti, moj zonjė,

se kėshtu do ta ngrėsh kėngėn,

t’i kėndojmė babait dhe nėnės…

O moj manushaqe e prillit,

ē’ke moj qė s’i flet bilbilit?



Je e bukur lozonjare,

mendjen ma ke hequr fare,

prandaj nisa qė tė shkruaj,

qė nė jetė mė tė mos vuaj…



O moj manushaqe e prillit,

Me zėėmbėl i flet bilbilit…

3. Flake tutje xhelozinė

Kėshillim moral

1.

M’i ka dhėnė perėndia

tė mbaj tė drejtat e mia, …

Jam i drejtė dhe fisnik,

s’e bėj tjetrin kurrė “armik”.

2.

Ē‘ka qė gumzhin shtėpia,

kanė nisur hallet e mia,

jam i drejtė, pėrparimtar,

punėve u vė karar…

3.

Se aq vrima sa ka muri,

po aq halle ka dhe burri,

thuaj atyre qė s’kuptojnė

jetėn tė mos e ngatėrojnė…

4.

Jam pelivan dhe nuk kam brirė,

por tė gjithė prapa mė shfryjnė, …

Fol mė mirė pėr mirėsitė,

leri mėnjanė prapėsitė…

6.

O pelivan, tė keqen unė,

dil pak jashtė se kam punė,…

Mbaj mirė gruan dhe fėmijėt,

se do tė ligėshtohen sytė…

7.

I tillė jam dhe i tillė do tė mbetem,

s’m’i qan njeri hallet dhe dertet,

nė gjumė bie dhe fillon ėndrra,

Gruan dhe fėmijėt brenda…

8.

O pelivan, pelivan me halle,

je “pėr lopė dhe cangadhe”,

se ke njė grua manare,

po s’e mbajte, tė iku fare…

9.

Gruaja ankohet shumė,

se ka njė burrė pėr lumė,

s’ka ditė tė mos hajė drunė

nga e hėna nė tė shtunė…

10.

Mė le tė tė jap porosinė :

Gruan ta mbash te gjiri,

flake tutje xhelozinė,

se me tė s’tė zė viti…



Lirizėm i shkurtėr qė tė trondit shpirtin







4.* Si hėna qė del nė male



Mos mė gėnje,

mos mė mashtro,

tė dua ashtu siē je….

Ndaj e freskėt, jeto…

Je e bukur,

lozonjare,

si hėna qė del

nė male….





5* Deri sa tė ndėrroj jetė



Mos harro se unė tė dua,

mos mė lerė kėshtu tė vuaj…

Jam i yti pėr jetė,

deri sa tė ndėrroj jetė.

Mos harro, se unė tė dua

s’dua qė ti tė mė vuash….

Ndonėse jam nė vend tė huaj

S’le ditė pa tė pėrfytyruar…





6* Vargje lule tė tė dhuroj, …



S’jam poet e shkrimtar,

s’jam as vajtocė qė tė qaj;

jam njė burrė me logjikė

qė ēdo gjėje i vė pikė….

Prandaj nisa tė kėndoj,

vargje lule tė tė dhuroj, …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:42 pm

7*. Njė mundim, tė lutem



Eh, kjo zemra qė qan,

kėrkon ngushėllim,…

Merr mundim,

njė fjalė mė thuaj,

qė zemra ime

tė mos vuaj…





8* * * Aludim pėr paranė dhe Njeriun



Dėshirat, ėndrrat e mėdha ,

mos i vlerėso me para,

se paraja shkon dhe vjen,

por njeriun nuk e gjen…





9.* * * S’do ta njohėsh kurrė vajtimin



Thuamė puna ka mbaruar,

tė mos e ndiej veten tė huaj…

Para teje unė sjell betimin,

kurrė s’do njohėsh vajtimin…



10. O dashuria qė mė trete



* * *

Sytė mė ngelen tė menduar,

Mė shkruaj dy fjalė, mė shkruaj,

shkrimin e bukur ta mbaj kujtim,

je lule e vėrtetė, o “Zoti im”!…



Gjithė ditėn mė del nė dritare

dhe ma bėn me isharete,

pėr ty jam ēmendur fare,

ο dashuria qė mė trete!



Fantazoj e rroj me shpresė,

E di se njė ditė do tė vdes,

Je njė lule aromėmirė,

aromėn ta ndiej pėrditė….



Je bekuar nga Perėnditė…





Pas kėtyre fjalėzave tė mia

le tė na bekojė Perėndia,

…Me nder kemi pėr tė jetuar,

Ne tė dy tė dashuruar.



11. Buzėt do t’i jap vetė…



Mbi Topovė dola qėndrova,

rishtas mė kaloi belholla,

me sy unė e shoqėrova

dhe ajo mė shoqėroi

gjer te burimi mė ftoi…

“Lermė, o djalė, lermė tė qetė,

se buzėt do tė t’i jap vetė…”



“Moj vajzė, e bija e ēobanit,

kur mė del pėrpara stanit

me lule fundi i fustanit,…

Je njė yll i vėrtetė,

ndaj do tė tė marr pėr jetė…

Jeta do tė mė zbukurohet

Lum kush me “ty “ martohet!…”





12. Mė mbajti nė jetė shpresa



Hedh ca radhė pėr veten time,

lerė e rritur nė mjerime,

rritur me vuajtje e helmime…



S’na e vinte njeri veshin,

se ishin zbathur e zhveshur…

Se ishim tė pangrėnė

pa diell e hėnė ngrėnė…



Tė paktėt kishin paranė,

Eh, moj ti fjala e urtė:

Ai qė merr kalanė…

Ne tė tjerėt tėrhequr branė…

Nė shkollė isha i pari,

por ē’e do s’fitova i vrari,

dhe kur erdhi pėrfundimi ,

s’ mė buzėqeshi shkollimi…



Mė shkoi jeta me pėrralla,

ca tė zeza, ca tė bardha,

veshur si nuselala…



Mė mbajti nė jetė shpresa,

dhe besimi te Perėndia,

Kėshtu po mė kalon jeta

te tė tjerėt urimet e mia…







13. Zemėr e shpirt

janė ndezur,



Ajo bjonde dhe lastore,

e bardhė si topėz bore,…

Sa e kėndshme dhe bujare,

kjo Donika kryedibrane…

Sa e pashė mė ndriti syri,

thashė : «Ky stacion ėshtė imi!»

Kτheu kokėn, mė vėshtroi

zemra ime gufoi…

Dy pika lot i rrodhėn nga syri

para saj qėndronte trimi….

U ndez zemra, u ndez shpirti,

Hėna e puthi Yllin…

Zemėr e shpirt janė ndezur,

nga dibrania selvihedhur…



Nė veri tė Shqipėrisė ,

I thura vargje dashurisė.











Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:43 pm



14. Ujėt rrjedh si kristali,

lidhet zemra me oqeanin...





Nė shtėpinė buzė pėrroit,

gumzhin gryka e Viroit,

Ujėt qė rrjedh si kristali,

lidhje ka me oqeanin!...

“Oh, ē’perlė e vėrtetė!“ -

e thonė vajzat dhe djemtė...

Atje lind shkrepėtimė e syrit,

puthet hėna me yllin, ...

Lind papritmas dashuria,

shpėrthen gonxhet lulėsia...

Qielli i kaltėr me merak,

shkel syrin fap e fap,...

Kėtu hidhet vallja,

shkrepėtin kėnga,

ē’bukuri jashtė,

ē’bukuri brenda,

ashtu si e kėrkon zemra!...

Ujėt rrjedh si kristali,

lidhet zemra me oqeanin...













































15. Ndjenjėpastra pėr trėndafilin

kushtuar P.Y

Nuse-vajzė vetullkurorė,

ē’ke qė s’mė flet me gojė?

Je e vockėl, dropullite,

unė t’u afrova, ti mė ike.

Kjo zemra qė po tė flet,

tė do prandaj: “Shėndet!”

Kurorė pranvere nė kokė,

mbi tė ranė tri pika lot, …

Pėr ty flet sinqeriteti,

ndaj fillova tė shkruaj,

pėr ato kaēurrelat e tua,

pėr sytė e tu jeshil,
Jetėn do ta bėj trėndafil,…
Zemra m’u drithėrua
nga arkitekturat e tua…
Je e bukur, moj dropullite,
ke zėrin e bilbilit,
gojėn kuti e floririt,
qerpikėt urė e harkuar,
mesin aq tė holluar,
tė kam brenda nė kraharuar…


Ndjenja qė lėviz ēudit syrin…

U takua yllesha me yllin…

Nga mbiu kėshtu dashuria?…

Sa shpejt u rritka “Selvia”!











Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:43 pm

16. O Ėngjėjt e rrallė….

Dy ndjenjėza pėr ju do tė hedh
nė letėr,
ilaē pėr shpirtin tim nė botėn
tjetėr:
Dy yje nga qielli m’u shkėputėn
dhe ranė,
Flutura Elsa dhe pėllumbi
Miklovan…
(Sa vite kaluan dhe nga jeta s’na
u ndanė!)
Ėndrra kundroj sikur i kam
pranė…
Trupi mė dridhet, zemra
mė qan,
tufa me lule u ēoj
pranė.
Kujtimi juaj nė mermer
gjallė…
O shpirtrat e babit, o Ėngjėjt
e rrallė!

Shpirti u qesh
me mamanė,
Motrat lozin, kėnaqen me motrėn
dhe vėllanė…
Qiellit lodron ėndrra
e bardhė…








































17. MOLLA E “GOLLSUORTHIT”



Njė mollė lulet pėrnjėherėsh

shpėrtheu…

Dimri u largua me stuhi

dhe vetėtima,

Ndriti dielli qielli me ngjyrė

kaltėrore hapėsirėn

ngjeu…

U ndriti syri luleve

porsi drita…





Aroma e mbushi kraharorin,

shtėpinė,

Limfa nė “trung”

po lėvrin,

Tri nuse molle po stolis

Shtėpia,

Mbi fytyra njerėzish prehet

harmonia…

Ja Aleksandra hedh

hap molle,

Varvara ngjan

me shtojzovalle,

Frosina mė e vogla

fare….

Sa bukur i shkojnė

ato naze!





Lulėzon jeta si molla,

nė shpirtin tim prehet lumturia,…

Ku ka pasuri mė tė madhe

se tre vajzat e mia.

























18. Ah, sikur!...

Ah, sikur tė isha i ri,
lule mė lule do tė shėtisja,


kuvli mė kuvli,

botėn do tė sodisja

me kėta sytė e mi….
Ah, moj botė e ngatėrruar,
syrin ma ke vagėlluar,…


Nuk shoh larg si mė parė,

shpirti im ka marrė plagė.

Janė plagė qė s’t’i heq kush,

Zemra mė ėshtė ndezur prush.
Ah, ajo dashuri e shkuar!
Ku ėshtė futur, qė ta puth…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:44 pm

19. Nėpėr lastare vetullholla



S’jam mė i ri,

jam mesoburė

ndjenjat nuk shuhen kurrė;

kushdo qė e ka provuar

me mua ėshtė dashuruar.

Kopshte e livadhe kam bredhur,
jam shtrirė e pėrkėdhelur.
Aromė lulesh kudo mora,
nėpėr lastare vetullholla.
Kėshtu e thura unė kėngėn
Ditėn me diellin,
natėn me hėnėn…


Dielli sa herė del

me buzėqeshje mė mbėshtjell…














































20. Ti pse s’lėshon kėngė?

Pėr ty, e dashur,
do tė shkruaj gjithė jetėn…
Qiellin do bėj letėr
ujin e detit do ta kthej
nė bojė patjetėr…
tė rrėfej tė vėrtetėn…
E bukur je,
mos mė bėj tė vuaj,
Tani pse s’mė hedh sytė,
Pse mė quan tė huaj?……
Me ėmbėlsi pres
tė mė tregosh vendė,
tė kam pritur shumė,
ti pse s’lėshon kėngė?
Mos vallė ke tjetėr
dhe u dashurove
nė duar tė tė mbaja desha…
Por iku vera , po vjen vjeshta…






















21. O moj brune lozonjare,…


O moj brune lozonjare,
zemėrbardhė dhe bujare,
je si “kobra” afrikane,
valle hedh nėpėr livadhe.

Je e hidhur, nazemadhe,
qerpik, vetullaharkuar,
e bukura e “zėmėruar”.

Sytė e zinj tė ullirit,
goja kuti e floririt,
ia gėnjen mendjen mė tė mirit.

Buza jote, trėndafil me vesė,
tė puth njė herė, pa le tė vdes…

Je e bukur, moj gjirokastrite,
t’u afrova, por mė ike,…
Prandaj nisa tė vuaj,
me ty jam i dashuruar.

Jam eshkė qė ndez strrallin,
burim qė rrjedh prej malit,
qė shuan flakėn e mallit.

O moj brune lozonjare,
sjellja jote punė e madhe,
seē mė ngjan si shtojzovalle,
hopa- hopa nėpėr livadhe…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:44 pm



I I







1. Tė jep frymė, tė mban gjallė…





O moj Zagoria trime,

ē’pate qė ngele jetime…

Ke lėnė mbresa

dhe kujtime…

Tek ty u linda,

u rrita,

zjarr e kėngė

kisha pėrdita…

Ti je njė krahinė

e madhe,

me burime

dhe livadhe..

Mbi kokėn tėnde

krenare

qėndrojnė pyjet

dhe malet.

Ti ke Dhėmbelin

Pėrballė,

tė jep frymė,

tė mban gjallė…



















Vargje kurorė pėr vendlindjen time









2.Kurora e parė e luleve





Zagori, tė dua shumė,

mė rrite qė fėmijė,

si nėna qė rrit njė bir,

plot me mall e me dėshirė.



Pėrmes teje rrjedh njė lumė,

malet si kala tė rrinė,

nė ato vende aq tė bukura

rrit bar dhe trėndelinė.



Ke qenė ēerdhe bilbilash,

je dhe do tė mbetesh e tillė,

sorkadhe pėrmbi shkėmbinj,

linde bij shumė tė mirė…



3. Kurora e dytė e luleve



Pėr Ēajupin ke kėnduar kėngė

pėr atė Poet - Diturinė

Shkronjtori i mėmėdheut,

Dritė e bėri Zagorinė.



Sa pena sot shkruajnė,

e nderojnė Poet Ēajupin,

Lart e ngrėnė krenarinė

Poetmadhin, poet bukurin…





Tė pėrulemi poeti ynė,

i pėrjetshmi lapidar,…

S’je i vdekur, je i gjallė

Lule jete ke mbi varr.









4. Kurora e tretė e luleve



Si thėllėza nėpėr male,

janė vajzat luanesha,

Djemtė ngjajnė si sorkedhė,

ndrit rrezja nėpėr shkrepa.





Dhėmbeli si shkėndi ndritet,

ē ika-ēika nxjerr stėrralli,

nga perėnditė varen burimet,

vetėtimė uji nga mali…





4. Kurora e katėrt e luleve



Zagori, mal me shqiponja,

s’harrohen shamizezat e tua.

Ato male, sipėr reve,

s’i trembi bora as lufta.





Krahina nė ato gryka,

vjen himn nga historia,

Nuk e trėmbi, jo kurrė lufta

ndriti trimi, trimėria…



5. Kurora e pestė e luleve



Zagori ballėergjendė,

Nur’i mirė tė ka rėnė,

Edhe kur s’janė djemtė,

Ti, ēuditėrisht, lėshon rrėnjė!



Rrojnė me ėndrra tė moshuarit,

nga gėzimi, nga fėmija,

flasin me nipėr e mbesa,

me ndriēim u mbushet shtėpia!





















6. Kurora e gjashtė e luleve





O Zagoria shtatėlartė,

ty dhe lumi t’u ndez flakė,

bijtė ikėn maleve me borė,

vėshtirė tė kthehen prapė.



Nė ato ditė Zagorie,

djemtė nuk bėnė gjumė,

kur shkuan emigrantė

u lėshuan si fortune.



Ti moj Zagoria ime ,

plot me erė dhe trėndelinė,

o sa lart ti zhurmoje,

sot prapė s’e pranon qetėsinė.



O moj Zagori e bardhė.

s’i the dot kurbetit: “ Ndal!...”



Ti kaq herė u ligėshtove,

nga djemtė e ikur larg…



Pėr ty o Zagoria ime,

ku mė lindi nėna,

sot mė qajnė sytė,

m’u helmua zemra.





Ah, kėta bijtė e tu, moj nėnė,

ngjajnė porsi bletė punėtore.

Ikėn , ikin venė kaq larg,

por kthehen nė zonjtore,…



Dhe kosherja, Zagoria ime,

Do tė mbushet plot me mjaltė!





















7. Kurora e shtatė e luleve





Kėto janė vargjet e zemrės,

shkruar nė aromė tė trėndelinės,

shkruar me majė pendės,

me aromėm e sė mirės…





Tė pėrulėm, vendlindja ime,

dhe e ndjej nė deje krenarinė,

Stolisem nė mendje dhe nė kokė,

me kurorėn_lule dafinė…



8. Kurora e tetė e luleve



O tingujt e kėmborės -o,

sa dua tė mbledh lulet - o,

nė Bucelth tė bukur-o,

nė erėn e Shenepremtes- o

dhe manushaqen e Prillit-o

dhe tė hedh njė valle zagorite

tė mė vijnė zakonet nė vite.





Dua tė njom buzėn

nė burim tė borės,

Zagori e dashur,

Balli i kurorės…









9. Petale e fundit e nderimit



Ti je si floriri,

zemra ime sa tė do,

s’ndahet dot nga gjiri,

por edhe nė kohė tė ligė,

malli zemrėn e ka nxitė,

djem e vajza kudo qė janė,

janė e mbeten zagoritė.





10. Ti moj nėnė qė mė dhe gjinė



Fryn njė fllad, lėkundet gjethi,

rruga ngjitet lart mė lart,

nė shtėpinė e rrėnuar,

flutura ime flet pėrēart.

Diēka ka, diēka ka ngjarė,

e putha, i ledhatova ballė,

u zgjua dhe fort shtrėngoi,

dy pika lot nga sytė lėshoi…

E pyeta dhe mė tregoi
ėndėrr, pa mamanė kėrkoi,
plagė nė zemėr mė qėndroi.
Ti, moj nėnė, qė mė dhe gjinė,
buza mė ka ngelė e ngrirė,
jam si lule trėndelinė,
kush vjen e mė puth synė.
Bilbili kėngėn kėndoi
pėr tek unė fluturoi.
M’u afrua dhe mė tha,
me ty nuk bėhet shaka.
flutura shtėpinė ndėrroi,
te bilbili vajti qėndroi.
Tė dy bashkė ia morėn kėngės,
I kėnduan diellit, i kėnduan hėnės…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:44 pm



11. Hija e Mallkuar





Mora penėn dhe do tė shkruaj

pėr Hijen e Mallkuar,

shumė vjet qė jam larguar ,

por nė mendje e paharruar,

vegjėlia mė ndrit nė kujtesė

e ndjej veten, porsi mbret…
Oh , ē’mė pėrfytyrohet kopeja ime!
Cjap larushi me zile,
pylli i madh dhe pafund mbuluar,
lajthi e dushku mbretėruar….
Oh, prapė sa ma ka ėnda,
tė rri prapė nė pyll brenda…,
kėngė kėmborė -zile dhive,
ē’madhėshti prej natyre!




Sa herė kaloj nė kėtė vend,

ēdo gjė e bukur mė vjen ndėrmend,

bukuritė e vendit tim,

plot me shije, plot me kuptim…





12. * ** *

O moj Gjirokastra nėnė,

je si yll qė ndriēon vendė,

mbi supe njė mal me kėngė...

Ti je bukuri e rrallė,

me kalldrėme radhė – radhė,

gurė tė zi e gurė tė bardhė;

me qilim tė kanė veshur

tė jetosh nėpėr shekuj...

Mall dhe dashuri e madhe,

se je rritur me halle...

Kudo qė shkoj nėpėr botė

Zėri yt buēet fort...















13. Tėrt nuk ua bėn syri...



O Gjirokastra nė brinjė,

linde Bajon dhe Ēerēizė,

tė luftonin Osmanllinė...

Ēelua me nagant nė dorė,

urdhėr jep tė mbledhė taborrė...

Nė Mashkullorė te rrapi,

atje ku u derdh gjaku,

janė trimat e lirisė,

ballė i bėjnė hordhisė.

Tėrhiqu, dushman,

pėrballė ke njė kapedan

qė e mbron kėtė vatan

me trimėri dhe gjak.

Nė Cepo te Manastiri.

lufton kapedan Ēerēizi,

tėrt nuk ia bėn syri!...

Bimbashit i zuri pritė:

“S’ke ku vete, more jezit,

mė quajnė kapetan Ēerēiz!... „

Nė kalldrėm duke kaluar,

plumba bimbashit nė kraharuar......

O Gjirokastra me vulė,

linde Ēerēizin me tė tjerė,

Shpirtgėdhėndurit nė mermer....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Fri Jul 24, 2009 10:45 pm

14. Ju, o vajzat e mia…



Pėr ju, vajzat e mia,

e thellė dhėmbėshuria.

Kudo qė ju tė shkoni,

kokėn ktheni, mos harroni…

Unė pėr ju

kam dhėnė gjakun,

mos kujtoni

se jam plakur…
Ah, ju vajzat e mia
ėshtė e keqe vetmia….
Sot ju keni fatin e mirė
Nuk mbetėt “jetimė”….



























15. Larg tė keqes, vendi im…



Shqipėri e bukur,

o yll nė Evropė,

pse rri e menduar,

pse nuk ngrė kokė?

Tek ty u linda,

mėma mė mėsoi,

Atdheun e dashur,

kurrė mos ta harroj…

Jemi tė pafat,

jemi tė pashpresė

Korrupsion i gjallė

ngado qė tė vesh..
Ja votimi po afron,
ne do tė votojmė,
kush ka mbjellė tė keqen,
ne do ta largojmė…
E duam Shqipėrinė,
si e gjithė Evropa,
mjaft mė me halle,
se nuk na qas Bota.








































16. Ah, t’i kisha gjallė!



Pėr babanė dhe nėnė time

shpesh unė bie nė mendime.

Babanė, kur e kujtoj,

hesht dhe shumė duroj…

Pėr nėnėn qė mė dha gjinė,

zemra mė qan, mė ri e ngrirė.

Nė mėrgim mbeta vite me radhė,

si skllav punova, sa bėra paranė.

Pėr familjen time u robėrova,

kur erdhi fundi, asgjė s’fitova…

Pėrse syri im loton pėr tė tjerė,

kur lotin pėr mua s’e hedh njeri,

vetėm njė babė dhe njė njė nėnė

e hedh lotin rėndė , o Njeri?!…

Por ē’e do ikėn, nė vetmi mė lanė,

malli mė ka pikur… Ah , t’i kisha gjallė!











































17. Ē’qenka malli…



Sikur bojė tė mos kisha,

“gishtmavriun” do ta prisja

Edhe me gjakun e kulluar,

shkruaj sot kujtimin tuaj.

O ju nipėr dhe mbesa,

tek ju qenka lidhur besa.

Kam dėshiruar t’ju kem pranė,

t’ju puth t’ju pėrkėdhel xhanė.

Ju qė u rritėt jetimė,

kush u prishka stolinė,

Ėndrrat tuaja po mė ndrijnė…

Ē’qenka malli pėr fėmijė!

Pėr ju motra dhe vėllezėr,

plagėpasosurit nėpėr zemėr,

jeta juaj u pre mė moshė tė re,

lotėt rrjedhin, derdhen rrėke.



Amaneti juaj kurorė,

Dafinė - lule larė me lot…

Derisa tė jem gjallė,

a mund t’ju harroj dot?



































III.



1. Sa e bukur ishte ėndrra!



Kushtuar mirėsisė sė popullit vėlla grek



Kush na priti dyerhapur?

Kush na na tha: “Ejani brenda?

Rrini si nė shtėpinė tuaj,

mos e quani veten tė huaj?...

(Tani po ju niset ėndrra!”)



Kush me ne e ndau kafshatėn,

nė ato vite kur ndryshuam rrugėn?

Kush na veshi dhe na mbathi?

Dhe na hapi neve punėn?...



Kush bėri pėr ne sakrificėn,

t’i largoheshim varfėrisė,

qė nė shtėpinė e huaj,

tė ndjeheshim si njerėz tė shtėpisė?

(Sa nė vendin tonė tė ndėrtonim

tė brishtėn Demokracinė?)



Kush na fali miqėsinė,

veten nuk e ndjemė tė huaj?

Populli mik i Greqisė…

Ia paēim pėrjetė hua!…



Kush na ndau ne me fqinjėt?

Kush na vuri ligj lufte?

Kush na i mbylli kufijtė

me tela-gjemba, krisma pushke?



Gjuha greke dikur e huaj,

tani e kemi dhe gjuhė shtėpie…

Hap krahėt e bukur gjuha shqipe…

Dy gjuhėt: mesazhe vėllazėrie…



Kaq vite kanė kaluar,

kaq vite miqėsie,

ndrit shpirti nė prarim

si vėllezėr nė pėrqafim!

Kėtė na e dėshiron zemra…

(Sa e bukur ishte ėndrra!)



2. “Tė faleminderit, e tė paēa, o biri im!“



Eh, moj nėnė Eleni!...

Nėnės greke



Eh . moj nėnė Eleni, ē’zemėr flori paske,

mė prite si nėnė, tė doja si djalė,

Derdhej dashuria nėpėr katarakte

Dashuria jote ma pakėsonte mallė...



E dije se larg, eh, shumė larg,

nėna ime shkretė priste ndonjė lajm.

Mė vėshtroje, nėnė Eleni, nė dritė tė syrit,

si e shikon nėna jetėn e tė birit...



Kur njė ditė pashė lot nė sytė e tu

Tė pyeta nėnė Eleni i shqetėsuar:

“ Pse i derdh ata lot, nė ē’kuptim?...“

“Eh, more bir, -mė the,- jam e plaguar...“



Dhe mė shplekse gjithė hidhėrimin,

qė kishte njė nėnė pėr tė birin,

se si njė vdekje aq e prapė,

ta kishte marrė mė tė mirin...



* * *

Eh, moj nėnė Eleni, nėna ime e dytė,

t’i fshiva ata lot qė rridhnin nga sytė...

Dhe me mall nėne, mė the me nxitim:

“Tė faleminderit, e tė paēa, o biri im!“

































3. Ndriste bukuri e vjetėr!





Rrugėn e mėrgimit mora,

nė Greqi vajta qėndrova.



Ah, ē’tė shihte syri tjetėr!

Ndriste bukuri e vjetėr!



Vend i bukur prej natyre,

Jeta me veēori pasqyre,….



Nė ēdo vend, veē u mahnita,

“Si qenka bota?” Veten pyeta.



Hapur dyer e dritare,

Mikpritja punė e madhe…



Ah, ē’tė shihte syri tjetėr!

Ndriste bukuri e vjetėr…



Ēdo punė qė bėmė me dorė,

Greqisė antike kurorė…



Lamė tė shkruar emrin tonė.

Do tė kujtohemi pėr gjithmonė.



Ah, ē’tė shihte syri tjetėr!

Vetėtinte bukuri e vjetėr!













Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Sat Jul 25, 2009 10:16 pm

patriotet vdesin per atedhe e tradhetaret vjedhin dhe shiten pista se perkulen per atedhe !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Sat Jul 25, 2009 11:29 pm

perkulem dhe jam ne gjendje te sakrifikohem ne ēdo moment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Sun Jul 26, 2009 12:11 am

xili
i nderuar une ne ēdo moment kam qen ne gjendje me dhene jeten dhe se kam logaritur fare,por i tere mundi im paska shkue si shurra e pules!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Mon Jul 27, 2009 1:41 pm

une ne ēdo moment kam qene dhe jam i gatshem ta japi jeten per Popullin Shqipėtar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
haxhiu
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   Tue Jul 28, 2009 8:38 pm

Ruje jeten per diten e kataklizmit,ndoshta e shpeton ndonje nga antaret e tu !Iku sllogani une e japi jeten ne ēdo kohe per atedhe!!!!Ata qe ishin shkuan ne amshim i mashtruan dhe tjeret na qeverisin token dhe neve !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Pėrulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: