Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:44 pm

Poetja e talentuar bashkëkohore Panajota Zalloni vjen në shqip e përkthyer me dy librat e saj... Njëri prej syresh...





NË DETIN E BUKURISË









P O E Z I













Përktheu nga origjinali: ILIAZ BOBAJ









Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë 2009







PANAJOTA HRISTOPULLU-ZALLONI

«NË DETIN E BUKURISË»

P O E Z I





Përktheu nga origjinali:

ILIAZ BOBAJ

Redaktor letrar: JORGO MAKO

Ideoi kopertinwn : Autorja

Art grafik: Ylli Zaho, Aleksandra (Majlinda) Shabani

Copyright Panajota Hristopullu -Zalloni, 2009





Libri botohet në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania, në kuadrin e rubrikës “ POEZIA BASHKËKOHORE”



Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti “ Tiranë

Telefon ++35542240106



Adresa e Autores



Panagiota Christoupulou- Zaloni

Zaloggou 16 Ilion 131 23 W. Attika

GREECE

e-mail: tzina@otonet. gr



ΠαναγιώταΖαλώνη

ΙδιοκτησίαΛογοτεχνικός “Ομιλος “ΖΑΛΩΝΗ»- ξάστερον

Αριθ. Προποδικείου 71222002

Γραφείο Ζαλόγγου 16 Ίλιον Τ.Κ 131 23

Τηλ. 2105026859. 6938650492
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:44 pm

Poezia e saj është një poezi e ndjerë deri në ëmbëlsi, e prekshme deri në dhimbje



Poetja greke Panajota Hristopulu-Zalloni, është një ndër emrat më të njohur dhe më të vlerësuar të poezisë bashkëkohore greke.

Të tillë e bën kontributi i saj letrar, prurjet e të cilit janë të tilla, që, me të drejtë, i kapërcejnë kufijtë e vendit të saj, duke u përfaqësuar me dinjitet edhe në letërsinë botërore dhe duke konkuruar denjësisht me të. Natyrisht është një poete me një personalitet të formuar letrar. Dhe po të shtosh edhe aktivitetin e saj kulturor në përgjithësi, personaliteti dhe vlerat e saj veçse rriten edhe më. E përkthyer në 13 gjuhë të ndryshme, e botuar, e mirëpritur dhe e vlerësuar me shumë çmime, si në Greqi, ashtu edhe jashtë saj, ajo përfaqëson një poete me personalitet të veçantë artistik dhe shoqëror.

Poezia e saj është një poezi e ndjerë deri në ëmbëlsi, e prekshme deri në dhimbje. Tërë ndjenjë. Një ndjenjë e ëmbël, e brishtë, si një ledhatim dashurie. Ndjenjë e dhimbshme, vibruese, si vuajtje dashurie. Për të dashuria njerëzore, është perëndia njerëzore. Duke e konsideruar atë të tillë, ajo i këndon asaj me gjithë fuqinë, çiltërsinë, ëmbëlsinë, prekshmërinë dhe madhështinë e shpirtit. Panajota është poete e dashurisë. Është aty ku ajo gatuhet, ku ajo lumturohet, madhështohet, fisnikërohet. Aty ku ajo bëhet ''perëndi''. Dhe lumturohet, madhështohet, fisnikërohet së bashku me të. Ulet së bashku me të në fronin e saj madhështor.

Është aty ku ajo tallazitet, lodhet, vuan, cfilitet, fyhet, përdhoset. Aty ku shkelet shenjtëria e saj. Dhe vuan së bashku me të. Poezia e saj ka një shkallë të lartë ndjeshmërie. Ashtu siç ka një shkallë të lartë artistike. Ajo ndërtohet mbi një kontur konkret, mbi të cilin gdhenden detajet e nevojshëm, të cilët kanë si qëllim të vetëm përkorjen artistike të saj. Nëpërmjet metaforës së fuqishme dhe të gjetur, paralelizmit elegant artistik, antitezës së largët, epitetit, personifikimit, plionazmës dhe krahasimit disi të largët e jo të drejtpërdrejtë, që janë edhe figurat e saj më të parapëlqyera, ajo e ngre dhe e shkallëzon poezinë e vet në një kreshendo artistike, deri në atë shkallë sa të këngëzon shpirtin dhe të muzikon dëgjimin. E kompozuar mbi ritmin e dihatjes dhe ndjeshmërisë së ndjenjës. Përherë me thyerje elegante, fine. Poezia e saj ka hapësirë, ka frymëmarrje artistike. Ajo është e kuptueshme, e hapur, bashkëbiseduese me lexuesin. Është e çiltër me të. Edhe mesazhin e saj e sjell me çiltërsi para lexuesit. Por përherë me art, me bukuri artistike. Ndonjëherë edhe të gatshëm. Po përgjithësisht me anë të mesazhit të padukshëm në sipërfaqe, në mënyrë që lexuesi të hyjë më thellë në ''detin'' e poezisë së saj, për të nxjerrë prej andej, (natyrisht me pakëz mundim), perlat poetike. Në esencën e mesazhit ajo nuk ka ekuivok. Mesazhi është përherë i fuqishëm, vlerëmbartës, fisnikërues.Ai shkon përherë drejt kahjes pozitive njerëzore. Kjo është një nga veçoritë e njohura të poezisë së saj.

Libri i saj ''Në detin e bukurisë'', të cilin ia sjellim në shqip lexuesit tonë, është libri i saj i fundit.Duke qenë një ''det bukurie'', kam kënaqësinë t'ia lë radhën lexuesit, për ta shijuar atë sipas shijes së tij. Dhe, natyrisht, të uroj sinqerisht autoren për vlerat e spikatura artistike, që na sjell me poezinë e saj në përgjithësi dhe me këtë libër në veçanti.

Udhëtim të mbarë në shqipen tonë të bukur!



ILIAZ BOBAJ

Maj, 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:45 pm

A THONI ?



Poezi do të thotë,

të përkëdhelësh me imagjinatën tënde,

një oqean të tërë.

Ai të bëhet,

një masë e vetme brenda teje,

e butë dhe e freskët

dhe shkuma e tij e bardhë,

të derdhet në venat e tua,

të mbushësh,

gjithë qenien tënde me ndjesi të ëmbël.







* * *

Trembesha mos më ikje

dhe urreva trenat.

U trembesha çasteve tona,

se mos i nëpërkëmbte,

ndonjë bishë e egër

dhe urreva bishat e egra.

Trembesha se mos na shkëputnin në valle

dhe vazhdoje,

pa mua dhe shaminë time.

Por e doja vallen !

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:45 pm

Bie shi.

Kujtimet kthehen në lagështi.

Ti qan.

Frymëmarrin çastet e parvjetshme,

të rrumbullakosura rrinë në kanape.

Përballë teje, jeta jote!

Ti e përkëdhel.

Vijon të bjerë shi.

''Sa mirë,” -thua

dhe vazhdon të lotosh.







* * *

Në minierat e ndjenjave,

u fashitën rrahjet,

heshtën punëtorët e dashurisë,

''Bëjmë grevë, ''- thanë...

Tani pijnë kafe të hidhët,

duke u dembelosur në shesh,

në qoshen e Mërzisë dhe Zbrazëtisë,

nën pemën e madhe

me gjethe të vdekura...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:45 pm

NUK MË DËGJON



Eci nëpër rrugë

dhe nuk flas,

ose, ndoshta, edhe flas,

me veten dhe për veten.

Shkoj aq larg,

ku nuk flet asnjeri.

Më dëgjon vetëm stuhia

dhe habitet...

Vërtit një lopatë me vrull dhe zemëratë,

e ndaj në dysh.

Në qiell fluturon një ''përse'' e pamatë.

* * *

Përse njerëzit dhe Ti,

nuk doni të më dëgjoni ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:46 pm

ÇËSHTJE PERSONALE



Dëshira e ngrohtë,

- çështje personale,

do të thotë dikush -

Dua t'i kapërcej sërish kufijtë e mi,

dua ta kapërcej mëdyshjen,

ta flak tej,

vendin e palëvizshmërisë.

Rrezik vdekjeje për mua,

pa mjete lundrimi në ëndërr.

Prandaj,

fortifikohem në trojet amtare,

ndërsa ëndërroj një udhëtim,

në detin Egje,

në shkumën e tij bardheblu.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:46 pm

* * *

Gardhi...

Bilbili...

Dashuri që hedh rrënjë,

gjemb që më plagos,

ndërsa unë asqë përpiqem t'i shpëtoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:46 pm

KURORË IKJEJE



Ëngjëll, vesha kurorën e ikjes.

Nuk do të mundem, thua ?



Automjeti.

Automjeti i të menduarit,

i dhimbjes dhe i pikëllimit,

të shenjtërimit tokësor.

Nuk iu frikohem,

labirintheve të mendimit,

të imagjinatës sime

dhe të ndjenjave.

Ndoshta do të endem gjithandej,

por nuk do të humbas.

Engjëll jam,

në dorë mbaj letrën e qiellit.





















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:47 pm

FILLI I MOHERIT



Më duhet ta përfundoj pleksjen,

plot me defekte më ikin nyjet.

Ta shpleks?

Më vjen keq për fillin, që ishte moher

i përforcuar me penjë argjendi.

Ta mbaj lëmshin,

në kutinë e kujtimeve të mi ?



Dhe e kisha menduar veten,

me pulovrin e moherit

në të ftohtin e dimrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:47 pm

MENDOJ TY



Mendoj ishullin e Sifnos,

Tinon dhe ishullin Ko.

Mendoj ty,

dallga tallazitet,

nxjerr mijëra aroma erëmira,

nga oqeani

dhe filloj të këngëzoj,

duke përfunduar përherë tek ''J'',

ashtu siç themi, për shembull, të dashuroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:47 pm

FAJTORE APO JO ?



Pa mëkat,

ndëshkim dhe dënim,

në harresë.

Diçka si vdekja

nga zjarri.

Pyet:

«Fajtore apo jo ?»

E arrira ishte e huazuar,

ishte e huaj, e rrëmbyer

nga vendi i mrekullive,

e zjarrtë,

verbuese, e frikshme.

E njoha- fjalën mund -

pasi kurrën e kurrës,

nuk mundëm të JEMI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:48 pm

MALLËNGJEHEM,THOSHA...



Plot ndjenjë, i hijshëm,

i logjikshëm funksionimi i mendimit.

Mallëngjim (po, kështu mallëngjehem).

''Shkaku dhe shkaktari'':

Adhurimi ndjenjësor.

Koha ime e mbrapshtë.

''E mira'' nuk u identifikua me fjalën ''e mirë''.





* * *

Adhurues të Da Vinçit!

''Erdha të më duash,

erdha të themi vjersha.

Unë, ti dhe shiu''.



Është e bukur jeta !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:48 pm

GJENDJE DASHURIE



Dashuria.

Pa shihni gjendjen e saj.

Cilët të jenë përgjegjësit

dhe nga vijnë?

Ujëra të turbullta dhe baltovinë.

Jemi humbës.

Na tërhoqën rrymat.

Përmbytje.

Bojkotim ndjenjësor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:49 pm

''PËRSHTATJE''



E bëra rob ''përshtatjen'',

pa e kuptuar as vetë unë mendjelehta.

Jetova me qepalla të mbyllura,

që të mos më ikte.

Digjesha.

Ndjeja dhimbje.

Por vazhdova,

në zjarr,

e veshur me emergency- në e zjarrit.

''Ishte gabim, '' mendoi

dhe e ''qortoi''

për një çast,

shlodhjen e qerpikëve të mi.

Kërkova falje

dhe u largova edhe unë për gjetkë,

si ''Mariluja''.

Ndoshta për në trojet atërore,

ku më njohin mirë.

Veç kësaj, ka portokalle

dhe gjetkë.

Po ndiej dhimbje unë mendjelehta,

ndiej dhimbje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:49 pm

KUNDËRSHTIM



Zonja Kundërshti veshi,

tajerin e saj të zi klasik,

që nuk i pëlqen -

dhe mori rrugën e vet.

Fillikat.

Në çantën e vet ''të verdhën e vezës''.

- Të shtrenjtë, padyshim!-

ngjeshi ndjenjat e saj fine,

- për kujtim-.

E pyeti Dashuria:

- Ku shkon ? Përse ?

Përshpëriti thjesht një ''duhet''

dhe u zhduk në kthesën e rrugës.

-Asnjë vështrim nuk hodhi pas -

Një shi i hollë shoqëroi hapat e saj.



















NUK



Nuk të flas.

Ndiej.

Nuk të pyes.

Kuptoj.

Nuk të dëgjoj.

Mijëra melodira,

shtyhen në veshët e mi.

Nuk të vështroj.

Përse të copëtoj zemrën time?

Nëse rrëzohesh dhe vritesh?



NUK PRES

Nuk pres.

Mos më pyesni ''përse''.

Dëgjoj vetëm

mërmërimën e oqeanit,

që vjen nga Jugu

dhe shoqëron perëndimin tim.

Asgjë tjetër.



Nuk pres,

as të arrij në oqean.

Ndoshta vetëm ta ëndërroj.

Morfeu është përherë bujar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:50 pm

KUR VISHJE XHAKETËN E BARDHË



Mjaltore, e ëmbël jeta,

kur vishje xhaketën e bardhë,

me xhepin plot me puthje.

More dëshirë,

jepi fruta tokës sate,

pranë burimit tënd.

Sytë e tu me shkrime, cep më cep,

buzët e tua plot shpresë të thjeshtë.

Hapi yt rrukullimë stuhie.

Zëri yt burim rrënqethjeje.



Tani,

je i vetëm me kohën tënde të lirë.

Heshtja - fjala jote.

Më thuaj, ke dhimbje?

























NGRICË



Të gjitha ngrinë në dimër.

Trenat në shina,

ndaluan.

Fjalët u bënë zogj,

fluturuan.

Sytë notojnë

në lot.



Të gjitha ngrinë në dimër.

Degët thyhen nga dëborërat.

Do të riçelin pas disa vjetësh sërish?

Nuk do të ngrijë dhe i tyre shpirt?

Çfarë do të mbetet nga qenie e tyre?



Të gjitha ngrinë në dimër.

Po kujtimi, do të gjejë

vendbanim të përkohshëm në shekull?





















TË PYES



Nuk e sheh askund

DASHURINË?

Ajo ecën në letrat e mia,

krenare mbi karrocën e saj.

Veshja e saj tejet e shtrenjtë,

me emra, mbiemra dhe rima.

Jepi pakëz rëndësi.

Shpërthimet e fjalëve të mia,

të urdhërojnë:

Gjallërohu, statujë,

para se kohët,

të marrin dashurinë time

dhe të nisen për udhë.



MBIJETOJMË ?



Vdiqën kaq çaste,

udhëtimi që projektuam,

u anullua.

Tani, të vetëm,

në skajet e hënave tona qëndrojmë.

Me zë lutës,

mbijetojmë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:50 pm



ME RRASKAPITJEN



Merre rraskapitjen.

Pa zemër dhe pa dritësi.

Pa dashuri të njerëzisë.

Kufomë këtu, shpirt aty,

me rrugë, që shkon nëpër shkreti.

Përlyer gjak, squllur me shi.

Ekzekutim me lemeri.

Urdhër nga ndonjë mbretëri ?



Ah, mjerë e mjera dashuri !







































DIEJT TANË



Pushtuam sytë e njëri-tjetrit,

shkëlqyen qiejt tanë,

filloi të digjej,

gjithshka përreth nesh.

EMERGENCY shkruante,

makina blu,

që ndaloi para nesh.

U tmerruam.

Zhurmoi me gjithëfuqi.

E pamë drejt në sy

dhe diejt tanë,

dritaret e tyre i mbyllën plotësisht.

Kështu shpëtuam përkohësisht.































EJA



Eja të bisedojmë,

për ëndrra deri në agim.

Kështu do të mbajmë në jetë,

një këngë, një gojë,

në një cep diku në anëdet.

Një gotë me verë të kuqe

dhe dy puthje, pa thënë asnjë fjalë.

Një përqafim, sa një oqean.

Eja.

Koha sot,

është valë e ngrohtë.

I zbova qentë,

që frikë i ke patur,

rruga është plotësisht e hapur.





























ÇASTET



Për dy çaste, besova,

se mori fund ajo që filloi dje

dhe poqa kafe të hidhur,

mbi flakën,

që më djeg dhe nuk shuhet.

Po më paraprinë dy çaste të tjerë,

më të afërt, më të brishtë.

Mbanin trëndafilë të kuq,

jua kishe dhënë TI, natyrisht.

E derdha kafen

dhe renda të bleja akullore,

aty ku të takoj ty,

me ëndërra bërë lesh e li.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:51 pm

TË GJITHA PREJ LETRE, PËRVEÇ...



Unazë prej letre,

puthje prej letre.

Lot dhimbjeje,

në vështrimin tënd prej letre,

bulëza freskie.

E pashë dhe ndjeva përkëdheli,

dashurore deri në ngjethje,

edhe puthja,

edhe zëri,

edhe përqafimi.

Të gjitha prej letre.

Dhimbje e vërtetë.

* * *

Trupi im,

gjysma trëndafil i zjarrtë.

Gjysma tjetër,

ajo pjesa ''ashtu siç duhet''.

















LIDHJA E DËSHIRËS



Fatkeqësi.

Çliroi stuhinë

dhe ajo puthi në buzë,

detin Egje.

Pastaj i fërshëlleu këngë

dhe ajo mbeti shtatzanë,

në mitër lidhi një zambak.

Tani, në mes të oqeanit,

në mitrën e dashurisë,

rritet,

një zambak i bardhë !



Derisa të shterrojë deti.

* * *

Thanë,

dashuroi tej kufirit.

Udhëtim i vonuar,

në dallgët shkumëblu.

Thanë:

Dashuria pati dhimbje.













SËRISH NË KUFIJTË E MARRËZISË



Sonte hëna u zhduk.

Errësirë e plotë.

Ku është ?

Thirrje pa përgjigje,

cigaret me duhan të fortë,

rruga e fshehtë,

çakmaku i shuar.

Gjueti kimerash ?

Trupi përkulet,

likeri, rëndë,

rrjedh nëpër buzë.

Dysheku përmbytet

me “TË DUA”.

Kontakti - i shenjtë.

Më drithëron gjer në thua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:51 pm

TI, NJË DRITË !



Në brendësinë e qenies sime,

në vendin e saj më të rëndësishëm,

TI, Një dritë!

Rrjedh nëpër përrenjtë e saj.

Hyn nëpër poret

e trupit tim,

bëhesh veshja ime.

Shkëlqej,

si sytë e hënës

dhe pikoj dritë të florinjtë,

dritën tënde,

farën e tëndit shpirt.

Dhe mbijnë yjtë.

































VARFËRI E SKAJSHME



E varfër dashuria ime.

Përpiqem të mbrohem,

strukur në të brendëshmet e saj të grisura.

Bën shumë ftohtë.

U larguam,

nga ishulli i ngrohtë.

Frymëmarrja e saj e freskët,

zëri i saj i mëndafshtë,

prekja e saj, që më pështjellonte,

mbi oqean.

Dielli im, Dielli im,

e varfër dashuria ime.

Kush e priste kështu?

Drita jote u shua,

apo kohët më verbojnë ?



























TË DËSHIROJ



Shigjeta prej mjalti,

më hodhe me vështrimin tënd,

drejt e në brendësi të laringut.

U përmbyta dëshirë të zjarrtë,

tallazitje të ëmbël deti,

në zemrën time.

Në ëndrrat e mia,

një grumbull drite.

“Lavdi Zotit,”-

thashë përsëri.

Ktheve kokën

dhe humbe në thellësi,

duke nxjerrë kapelen e bardhë.

''Të dëshiroj,'' -thirra mundimshëm.

''Të dëshiroj''.





















PASION DHE FLUTURA



Pasioni kacaviret,

nëpër kolonat blu të librit tim

dhe frup, së bashku me fluturat,

që flatrojnë nga zemra ime,

në shilarëset lëvizëse,

të projektuara nga Dashuria.

Shtrijnë krahët e tyre,

pa frikë,

tej shenjave konvencionale

dhe paragjykimeve.

O, sa i duan,

dallgëzimet e ëmbla,

të brishtësisë.

Duan të bashkohen,

të digjen,

në kolonat blu të librit tim.

























BËHEM PIKTURË DHE LUNDROJ



Vishem me rrobat,

e resë ngjyrëtrëndafiltë

dhe lundroj në dallgët

e adhurimit.

Bëhem pikturë,

në bezen

e një motivi

të mesvjeshtës.

Një pikturë që kundërmon.

Një pikturë që qan,

- jo nga hidhërimi, jo-

nga tallazitjet e këndëshme,

të dashurisë së pastër.

Përreth bukurisë së saj,

zjarri i shenjtë

dhe malet pranverorë,

që përshkohen prej lumenjve të purpurtë.

Përfundojnë,

në një zemër gjigande,

plot e përplot me dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:52 pm

TREMBEM



Në përshpëritjen time, ofshama ime.

Humba skeptrin

e forcës, të qëndresës.

Tani mugëllohem,

në asgjë, në kotësi.

Pa sedër.

E shihni,

ka rregulla kundër.

Dashuria nuk pati lavdi.

Madhështia e buzëqeshjes,

në ndenjëse.

Fajtore? Apo jo ?

Një pikëz loti. Dy.

I trembem llumit,

kryqëzimit, prerjes së kokës,

helmimit të shpresës.

Trembem.























NËNSHTROHEM, PASI...



Në shpatullat e moshës sime të panjohur,

orteku i ndjenjave,

- dhuratë e papritur -

tej synimit

dhe të lejueshmes.

Më pas.

E shqetësuar, por e lumtur,

me ngarkesën e shtrenjtë,

i nënështrohem ftesës së papritur

dhe marr rrugët e panjohura,

të hapura me profetizëm.

Mandje i rrugoj.

Korr magji.

























MË I VOGËL SE MENDIMI IM



Yll i shuar,

në qiellin tim të natës.

Më i vogël se mendimi im.

Ndërsa unë në presën e ashpërsisë,

me sytë e ndjeshmërisë të mbyllur,

var alegoritë e mia në pemën e madhe,

duke u munduar të gjej shkronjat e Zotit,

të cilat janë fshehur së bashku me ëndrrën.





BUZËQESHJE



Madhështia e buzëqeshjes,

vesë në gëzimin tim të fishkur,

për ta gjallëruar,

për të mbretëruar,

në kufijtë e shpresës.



Lënda e trëndafiltë e një buzëqeshjeje,

më jep dorën

dhe zhytemi,

në joshjen e një ëndrre,

me mbretër dhe mbretëresha.



Në zjarrminë e fantazisë,

shëruese buzëqeshja jote.

I DEHUR



E lagësht rruga.

Hapat të paqëndrueshëm,

i dehur në ngricë.

Shpirti i rëndë.

Të pështjelluara ëndrrat,

gjethe të zhubrosura.

Të leckosur mendimet,

kurse këngët e tij,

jashtë tonalitetit.

Ka etje për verë, për dashuri.

Në mishin

e trëndafilit të kuq, gjemb

që therr.

Pyet:

cilën portë të mbyllë

dhe cilën të çelë.

























NATË



Natë e brishtë,

pa gjumë

Gjysmë e dehur,

gjysmë e pagjumë,

hap hartën

me formën tënde,

në shkëmbin e madh,

të zemrës sime

dhe pres

mesazh në kompiuterin tim.



E varfër pritja,

vera e athët,

spërkat me lot dhe mall të zjarrtë,

heshtjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:52 pm

TREMBEM



Në përshpëritjen time, ofshama ime.

Humba skeptrin

e forcës, të qëndresës.

Tani mugëllohem,

në asgjë, në kotësi.

Pa sedër.

E shihni,

ka rregulla kundër.

Dashuria nuk pati lavdi.

Madhështia e buzëqeshjes,

në ndenjëse.

Fajtore? Apo jo ?

Një pikëz loti. Dy.

I trembem llumit,

kryqëzimit, prerjes së kokës,

helmimit të shpresës.

Trembem.























NËNSHTROHEM, PASI...



Në shpatullat e moshës sime të panjohur,

orteku i ndjenjave,

- dhuratë e papritur -

tej synimit

dhe të lejueshmes.

Më pas.

E shqetësuar, por e lumtur,

me ngarkesën e shtrenjtë,

i nënështrohem ftesës së papritur

dhe marr rrugët e panjohura,

të hapura me profetizëm.

Mandje i rrugoj.

Korr magji.

























MË I VOGËL SE MENDIMI IM



Yll i shuar,

në qiellin tim të natës.

Më i vogël se mendimi im.

Ndërsa unë në presën e ashpërsisë,

me sytë e ndjeshmërisë të mbyllur,

var alegoritë e mia në pemën e madhe,

duke u munduar të gjej shkronjat e Zotit,

të cilat janë fshehur së bashku me ëndrrën.





BUZËQESHJE



Madhështia e buzëqeshjes,

vesë në gëzimin tim të fishkur,

për ta gjallëruar,

për të mbretëruar,

në kufijtë e shpresës.



Lënda e trëndafiltë e një buzëqeshjeje,

më jep dorën

dhe zhytemi,

në joshjen e një ëndrre,

me mbretër dhe mbretëresha.



Në zjarrminë e fantazisë,

shëruese buzëqeshja jote.

I DEHUR



E lagësht rruga.

Hapat të paqëndrueshëm,

i dehur në ngricë.

Shpirti i rëndë.

Të pështjelluara ëndrrat,

gjethe të zhubrosura.

Të leckosur mendimet,

kurse këngët e tij,

jashtë tonalitetit.

Ka etje për verë, për dashuri.

Në mishin

e trëndafilit të kuq, gjemb

që therr.

Pyet:

cilën portë të mbyllë

dhe cilën të çelë.

























NATË



Natë e brishtë,

pa gjumë

Gjysmë e dehur,

gjysmë e pagjumë,

hap hartën

me formën tënde,

në shkëmbin e madh,

të zemrës sime

dhe pres

mesazh në kompiuterin tim.



E varfër pritja,

vera e athët,

spërkat me lot dhe mall të zjarrtë,

heshtjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:53 pm

DASHURI



Çfarë të thuash tjetër tani ?

Dashuria është e vetme syçelët,

në skelën e rrethinave perëndimore.

Zjarri i ndezur,

shpresa e shuar,

mbetet vetëm fatkeqësi.

E zbukuruar si për festë,

vetmia e qelqtë.

Nuk pimë pikëza hëne,

humbën diku në det.

Jeta nuk na i dha këtë kënaqësi.

Vapori nuk erdhi të na marrë kurrsesi.

U përgjak oqeani,

brenga hodhi shtat.

Tashmë në skelë, e pagjumë,

mes tymit të cigareve,

e zhytur në thellësinë e gotës,

në notat e këngës së trishtuar.

Kush ? Dashuria.

Ç' të thuash.













GABUAM



Fjalë. Fjalët e mia,

të thjeshta, të çlira, të plagosura,

në pluhurin e kafes,

mbyten në tymin e cigares.

Ndërsa ti, për të duruar,

për kafen tjetër,

për tjetrën cigare,

duke synuar të ndodhesh,

në një gjendje,

ku buzëqeshja të zhvendoset,

nga kujtesat e verbuara,

ta pishë të gjithë, me një të thithur,

për t'u shkëputur prej fjalëve,

që të plagosën,

të çlirohesh.

I lan me lot,

për t'i djegur.

''Gabuam''.

E, merr blanko dhe shuarëse,

përse më jep dhimbje, o mik ?

Shkele në logjikë

dhe i dhe shkëlqim urdhërit të rreptë,

që dogji frymën e ''përshtatjes''.

Vajtoj për këtë dhe plagos trurin.

Mbijnë sërish fjalë, pa mbiemra,

të thjeshta, të çlira, të plagosura.

Bëhen shpërthime,

në mjegullnajën e cigarit tim,

në pluhurin e kafes sime.

NDJEJ. DASHUROJ. JETOJ.

Gabimi ku të jetë?



ÇFARË MAGJIE!



Zemër e shqetësuar.

Fluturuan sërish,

zogjtë e bardhë,

''brenda'' saj.

Lanë pas shenja devotshmërie,

dritë të bardhë

dhe nota të një melodie dashurie.

Kristalizohen,

brenda vesës së tejdukshme,

''brenda'' saj.

Lëngëzohen ndjenjat,

lëngjet rrjedhin në trup.

Çelin dyert në vendin e ëndrrave.

Çfarë magjie !



Një burim uji,

rrjedh ujrat e tij të pasura,

në një mjedis të veçantë,

me blerim të harlisur,

të paanë.

Lan ato që janë ''brenda''

dhe ''jashtë'' saj.

Ç'magji e rrallë !







DASHURIA IME



Dashuri e ndrojtur,

fol me zë të lartë, pa zë.

Nota të freskëta,

përmbytin ajrin.

Burimi i tyre, TI.

Gjithësia, TI.

Ndërsa unë, krejt e paaftë për të kundërshtuar,

lyp mëshirën e tyre,

ndërmjetësinë e yjeve.

Të grabit dritën e diellit,

të ndërtoj folezë për dashurinë time.

Mos m'u largo prej turpit,

dashuri e ndrojtur.

Një gur i madh dëshira ime,

do ta rrethoj folezën tënde.

Mos më ik, dashuri,

dashuri, dashuria ime.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:53 pm

KUR BIEN KAMBANAT E KOHËS



Skajet e ditës,

i lë të rendin,

duke përhumbur e gëzuar,

nëpër ''tik-tak''-et

e sekondave.

Shijoj ujë të pastër.

Fle në burimet e ëndrrave.

Luaj dhe më luajnë,

në lojra emocionesh,

duke mbajtur përdore,

krahët e hollë të së përkohshmes.

Dëgjoj rënien

e kambanave të kohës.

Paralajmërojnë:

Pakësohen ditët,

me minuta dhe sekonda.

Lajmërojnë kalimin,

në harmoninë e përjetësisë,

që na lindi.

















E DREJTA IME PERSONALE



Përmbi rregullat,

përmbi zërat,

Ti, perandorja DASHURI.

Madhështore!

Përkulem e lumtur,

para madhështisë sate,

Shijoj lëndë të padyshimta,

hurmë gëzimi,

në banketet e tu.

Pastaj,

vij vërdallë nëpër sarajet e tu,

të aromatizuar,

nga ndjesitë e veçanta,

në apartamentet e tu,

pa drejtim, lirisht.

Dhe kudo që të dal,

është e drejta ime.





















PËRLESHJE



Mendime,

revolucionare dhe të çuditshme.

Përleshen

me sytë që i ushqejnë,

për qetësimin

e ndjenjave.

Bien me pasion,

mbi dëshirat,

për t'i bërë copë e thërrime.

Çmenden

prej tingullit të përplasjes.



Sytë, plot me dhimbje të rëndë,

si shpirti që marramendet.

Mendimet të leckosura,

shvokshen kangjellat e ndjenjave,

por mbeten të paprekura.



Përleshje e pakuptimtë, sërish.



* * *

Buzëqesh kalendari,

i menduar

ditën e festimit,

ditën e kthimit,

të ''ikonës'' së engjëllit.

Të nderet përsëri aty,

në cep të qiellit

'' ashtu siç u blatua''.

Atë ditë,

kur tryeza do të zbukurohet,

me fruta të ëmbla ambrozie

dhe do të ndizen qirinj të bardhë,

të joshur,

prej flakës së fjalëve të shenjta.

Buzëqesh kalendari,

i menduar, faqeverbues.







* * *

Degëz e thyer shelgu,

më e vogël se mendimi im,

ndërsa unë, në trupin tim të gjallë,

të vesh një rrobë zie,

dhe të ecij nëpër ylber,

duke u munduar të mbështillem,

me ngjyrat e tij.

Të fshihem në një buzëqeshje lulërie,

të rigjej madhështinë time të humbur,

për të kënduar sërish këngë dashurie.









GJEJ FOLJE, BËJ RIMË



Çfarë të jetë kjo ?

Më djeg,

më ndriçon,

më jep ritëm,

aq të mrekullueshëm,

kuptim në rrokjet e mia,

krahë të fluturoj,

dëshirë për të krijuar.

Çfarë të jetë kjo?

Shikoj një sy gjigand,

mundohem ta shquaj.

Më thanë:(nuk e kam sekret)

e quajnë DASHURI.

Do ta pranoj.

Nuk do të shikoj, jo,

fjalorin e madh,

të Babinjotit.

Thërras: “DASHURI, FALEMNIDERIT,

për tonin, për ritmin,

për kuptimin në rrokjet e mia”.

Përkulem, të dëgjoj.

Flatroj në qiell.

Fluturim profiti?

Gjej folje, bëj rimë.

Dashuroj, dashuroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:54 pm

DASHURI E DEVOTSHME

Dallgëza adhurimi

dhe brishtësie shqiptoheshin,

me ndihmën e rrezeve

''së mirës dhe të së bukurës''

dhe u zgjuan,

në mesazhe dashurie.

Mesazhet lumë.

Lumë dashuria.



Mbushën plot e përplot një anije

dhe tepruan.

E aftë dhe fatlume,

u forcua dalngadalë,

brenda dallgëzave të saj.


Lanë pas vetes,


shenjat e një legjende.



Dashuri e devotshme, me forma kundërmuese,

pa nevojën e një shprese të largët.

Thjesht shijonte frute lumturie

dhe mbushte me devocion,

folezën e dashurisë.









PËR ATË



Buzëqeshje joshëse,

prej buzësh të trëndafilta,

plot me premtime.

Në sytë e pasqyrimit,

kërcime të lehta.

Një pikëz shprese,

prej fjalëve të tij të mbrapshta, të pakushtueshme,

i rrokulliset nëpër duar,

në duart e tij të bardha.

Bëhet nyje e artë.

Do të bëjë unazë për ATË,

atëhere.

Atëhere kur të hapet perdja

dhe dy yje të gjenden në zenit të qiellit.





























DESHËN



Deshën të më shuanin ëndrrat,

të më shuanin buzëqeshjen,

me fishekzjarre të pandershëm zilie.

Deshën të më mbyllnin me çelës engjëllin tim,

që të mos numëroj nga lart,

lulëkuqet në fushën e pamatë.

Kishin zili edhe pikat

e verës që pinim së bashku

dhe ndanim më dysh dhimbjen.

Patën zili që kungonim,

dritën e Poezisë

dhe që kënaqnim sytë,

me pamje të bukura,

ndaj morën bojra të errëta,

për ta shëmtuar.

Deshën që demonët e zinj,

të më ekzekutonin fare pranë.

Dhe,zjarr.

E, jo.

E paekzekutuar do të mbetet dëshira ime.

Hodhi rrënjë, degëzoi

dhe u shenjtërua gjithshka ''brenda'' meje.







VALLE TRAGJIKE



Duart e mia të varfëra,

që u fishkët

pa u prekur.

Sytë e mi të turbullt,

që mbetët,

pa pamje të ëmbla.

Gjaku im i vrarë,

pa rrjedhje.

Trupi im, plot me gërvishje.

Shpirti im, oh, shpirti im,

plot me zëra zogjsh të zinj,

të përgjakur, tragjikë.

Buzët e mia, që thithët dhimbje,

në vend të qumështit,

në majëmajë të malit të zhveshur.

Zemra ime, e mbushur me plagë,

nga goditjet dhe heqjet

e thikës së mprehtë.

Thika e mprehtë

dhe vallja,

që sjell vërdallë tani,

tepër tragjike.

Ku shkoi Dashuria perëndi?





ÇFARË DO MË SJELLË



Vështroj, trembem, habitem, pyes:

Prej çfarë lënde u ndërtua

bërthama e zemrës sate ?

Çfarë shije dhe çfarë ere të ketë ?

Shtrij dorën e times imagjinatë.

Çfarë do më sjellë ?

Do jetë e freskët, e ëmbël,

do ketë vesë nga dhimbja e lotit,

që të rrëshqasë,

në zemrën time,

përhapja e saj?

Apo do më sjellë lot të hidhur,

të gjakut vdekjeprurës ?

* * *

Jeta këtë mirësi nuk na i dha.

Pikëza hëne, nuk pimë.

Humbëm tërësisht në detin paanë.


Fajtor është vapori,


që s'erdhi të na marrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) EmptyWed Jul 22, 2009 10:55 pm

RIKTHIM MBRAPA



Kënaqësi pamore u kthyen mbrapa.

Stuhi fjalësh me shkronja prej teli

dhe thekse si gozhdë.

Pëllumba të bardhë,

të plagosur për vdekje,

të varur, në shkronjën P të Paqes,

në D të Dashurisë.

Dy fjalë, të cilat i mbaj në duar,

me bukë dhe ujë.

Tani bie erë vdekje,

vetëm vdekje.

O, Petro,

tri herë më mohove.

O, Juda i dashur, më tradhtove.

O, At, përse ?

Përse ky rikthim mbrapa?

Përse kjo vdekje?





















ZEMËR CIGANE



Bleva dhimbje,

duke e paguar me lotë.

Tani tërheq fuqishëm,

për të shkulur

ndjenjat e ashpra.

Që të frymojnë,

ato ''brenda meje'',vëllezër.



Bleva guxim,

duke e pagur me dhimbje

- monedhë e fuqishme-.

Do vë zjarr,

t'i djeg gërmadhat,

- jo të hollat-

ëndrrat e mia.



Bleva akull,

duke e paguar,

me buzëqeshjet e mia të fundit.

Do ta ngrij,

zemrën time të papërmbajtur,

që të mos trokasë.

Cigania të mos vijë vërdallë,

nëpër parqet e tjerë,

me buzëqeshje dhe këngë.



NJË SHËMBËLLIM



Cilin shëmbëllim të suksesshëm mund të gjej,

që të them se vringëllin shpirti im?

Cilën simfoni luajnë majëgishtat,

si më rrjedhin çastet e frikshëm

dhe mbyten në pështjellimin e parealizuar.

* * *

Çfarë shëmbëllimi të gjej dhe ku,

aq sa ta kopjoj,

me çfarë parfumi, me ç'kujë, psalmodi,

që ëndrrën time të shenjtë ta varrosë ?

* * *

Dikur, ndoshta, papritur, do ta gjej,

në puhinë e errët të vdekjes,

ndoshta do të vijë madhërisht,

një shëmbëllim në poezinë time të fundit.



























NË QIRIAKULLË



Në grackën

e bërthamës së oqeanit,

nëpër ngjyrimet e kaltra,

pa shenjë gjaku,

e ngrirë, e zbrazur,

kërkon gishtëza,

për të arnuar mendimet e veta.

Gishtat i dhembin,

gjilpëra e shpon.

MIQËSIA

I ofron ciklamina!

Një vazo ciklaminash,

t'u thithë ngjyrën,

të mbushë venat,

t'i trëndafilojë trupi,

t'i buzëqeshin buzët,

t'i trokasë zemra.



I ofron Librin e Psallmeve,

të botores ''dritë'',

Zoti i lexon urime,

në një seancë të tij.

25 tetor, ora 9 e mëngjezit.









* * *

Rigon shi,

shi fjalësh,

kundërmin i dalë prej mendimit tënd,

projektuar më së miri prej pamjes sate,

larë prej lotëve të mi të brishtë,

filtruar nëpër rrënjët e shpirtit tim.

Mbërrin deri në plagën time.

“Nuk e hape çadrën,”-

megjithëse mendove ta përdorje.

Lëshohesh në përkëdheljet e saj.

Lahesh dhe shenjtërohesh.







































IDHULLI IM



Ah, sikur pamja jote,

të varej ende,

në muret që ndërtova

me brumë të florinjtë.



Ah, sikur në sytë e tu

të mos mbinin barëra të egër, të thatë,

në vend të zymbylëve, si dikur,

që i vadiste loti i dëshirës.



Ah, sikur të mos boshatisej ai zë,

që dikur rrokëzonte,

rrahjet e zemrës sime.



Ah, sikur të mos të të mbyllnin,

shpirtin, poshtërsitë,

pa shih, ta kanë mbushur,

me dhjetë kilogramë errësirë.



Ah, sikur pamjen tënde

të mos ta njollosja me dhjetë ''X''

dhe muri im i florinjtë,

të mos ishte ndotur me bojë.



Ah, sikur mos të të jepja,

shpirtin e pavdekësisë,

kurrsesi.

Ah, për ty kisha dashuri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)
» POEZI
» Hajk
» e mira dhe e bukura
» Shprehjet me te bukura

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: