Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 28 NËNTORI - RECITAL

Shko poshtë 
AutoriMesazh
urtesia
Fillestar/e
Fillestar/e
urtesia


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 58
Vendi : Dardani
Registration date : 02/06/2010

28 NËNTORI  -  RECITAL Empty
MesazhTitulli: 28 NËNTORI - RECITAL   28 NËNTORI  -  RECITAL EmptyThu Mar 29, 2012 9:23 am

„ 28 N Ë N D U E R „

S K E N A R I
I PROGRAMIT PËR DITËN E FLAMURIT




1. DRAMATIZIM


2. __________________________: JU MË LINI TË FLAS UNË


3. __________________________: SKËNDERBEU ( prap.bjen kushtrimi)


4. __________________________: I. QEMALI ( rrexho muliqi )


5. __________________________: ADEM JASHARI (kushtrimi UÇK)


6. K O R I: HIMNI KOMBËTAR


7. R E C I T A L I: MOS HAROJMË


8. K L A S A E IV 1: PAVARËSIA


9. R E C I T A L I: SHQIPËRIN E DUA


10. K O R I: PO VIJNË KRUSHQIT


11. R E C I T A L I: ÇU MBUSH MALI


12. GRUPI I VALLEVE: SHOTA


13. Mbyllja e programit

_____________:

Ju më lini të flas unë, të flas ashtu siç më ka hije, në bunacë e në furtunë,
Të flas ashtu fije fije, të them fjal vjershërije, plot me frymë shqiptarie.
Prej pikash loti vesë e ndritur, aty ku shqiponja fole ka ngritur
Dhe flamurin për ne e fali, që të pshtjell kryet, Shqiptari.
LEZHË, 28 NËNDUER 1443.


SKENDERBEU :

"Kapedanë dhe ushtarë trima.
Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta.
Jam i lumtur, që mund t'ju hap zemrën time.
Kur më ftuat, kisha në zemër poatë dëshirë që kishi edhe ju.
Është çudi që trima, kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërin.
Ka një të vërtet: LIRINË NUK UA SOLLA UNË, ATË E GJETA NË MESIN TUAJ.
Këtë mbretëri, këtë qytet, nuk ua dhashë unë, por ju gjeta t'armatosur, dhe lirinë e kishit kudo, në krahëror, në ballë, në shpata e në shtat.
Si gardjan besnikë të emëruar prej tim eti, ju më vënduat mbi krye këtë kunorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërie, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aqë kujdes dhe me aq mundime.
Shpjermëni tani, që me ndihmën e përëndisë, të çlirojmë tërë Shqipërinë. Pjesën më të madhe të luftës e mbaruat: Kruja dhe e tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe malësitë u bashkuan me ne.
Një gjë duhet të keni nër mënt: në mos e marrshim Janinën, asnjë nga ne s'duhet të kthehet i gjallë.
Ngrehni flamurin përpara dhe rrëfehuni burra si përherë.
dhashtë përëndia, që tani dhe tutje të na ndihmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë.


_____________:

“...28 Nenduer 1912!

Ditë vjeshte. Qielli i mbuluar me re të rënda.
...Është caktuar ora tre e gjysëm, delegatët e popullit filluan të vijnë në shtëpinë e Xhemil beut.
Një nga një hynë shumë burra t’ardhur nga gjitha viset e tokës shqiptare. Gegë e toskë, muhamedanë e të krishterë, delegatë të Kosovës e Çamërisë, të bregut të detit dhe të Shkodrës jetike, të Korçës së bukur e të Malësisë së Gjakovës. Nga Dugagjini, Pazari i ri, Plava me Gusi, Presheva me Karadak. Të gjitha krahinat janë përfaqësuar.
Tre e tridhjet minuta. Hapet mbledhja !

_____________:

”Motra dhe vëllezër , bijë e djem të shqipes nënë“.
Sot do tju rrëfej një të fshehtë që gjatë kohë e mbaj me vete.
Më 28 nënduer të vitit 1443 , Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në këtë datë, nga malli për atdhenë, lirinë dhe Shqipërinë, ngriti flamurin kombëtar.
“Populli na zgjodhi, dhe na dërgoi në këtë kuvend, që të vendosim për shpëtimin e atdheut. Shpëtimi është një, i vetëm: LIRIA. Andaj, duke u mbështetur mbi të drejtat e shenjta dhe vullnetin e patundun të popullit, na delegatët e këtij kuvendi, e shpallim Shqipërinë, mbret e shtet më vete, të lirë e të mosvarme..
Statisti : “Rroftë Shqipëria”
Tani e tutje, me ndihmën e përëndisë, të ndërtojmë Shqipërinë. Pjesa më e madhe u çlirua. Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe malësitë u bashkuan me ne.
Një gjë duhet të keni ndër mend. Isa Boletinin e kam lënë në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës, andaj në mos e marrshim Shkupin, asnjë nga ne s'duhet të kthehet i gjallë.
ngrehni flamurin përpara dhe rrëfehuni burra si përherë.

______________ : Bacë, O bacë ! Po vijn lajmëtarët e Isa Boletinit.

_____________:

Motra dhe vëllezër,
E nderuara familje Jashari,
Tepër të respektuara familje të dëshmorëve, të dashur qytetar, banor të Kosovës.
Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit;
Duke riafirmuar dëshirën tonë, për tu integruar në familjen euroatlantike,
Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë, që shqetësuan ndërgjegjen e popujve të civilizuar ;
Jemi Mirënjohës ! Që bota iu bashkangjit kërkesës sonë dhe në vitin 1999, intervenoi, duke hequr qeverisjen e Sërbisë mbi Kosovën,
Jemi Krenarë, që Kosova me kohë ka zhvilluar institucione funksionale.
Konfirmojm se rekomandimet e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara, janë në vijë me standardet më të larta europiane për qeverisjen e mirë,
Zotoemi që njëher e përgjithmon të zgjedhim statusin tonë .
Duke nderuar gjithë burrat dhe nënat kosovare, që bënë sakrifica të mëdha, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,
Duke kujtuar përgjegjësinë e amanetit të etërve tanë


Ne, Jusuf Gërvalla, Adem Jashari, Ukshin Hoti, Femi Agani, Zair Pajaziti dhe shumë të tjerë, që sot vetëm me shpirtë jemi në mesin tuaj, sivjet me 17 shkurt 2008, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.




P PËLLUMB, NGA VENDET E LARGËTA,
NË SQEP, LETRËN E MBAJTA,
MBI OQEANE FLUTUROVA
PREKAZIT IA DËRGOVA.

A ARBËRESH E KAM EMRIN,
I VJETËR NË HISTORI,
MALL PËR TY SHQIPËRI,
MBETËM NË ITALI!

V VLORA MË THËRRASIN,
VALËT MË TUNDASIN,
DJE ISMAIL QEMALIN,
SOT ADEM JASHARIN.

A ARVANITAS MË PAGËZUAN,
MË VRAN E MË COPTUAN,
KUFIRIN E KAM PRAN,
MË KTHENI NË VATAN.

R REPUBLIKË E KAM EMRIN,
N’DARDANI E KAM VENDIN,
N’KOSOVË KAM LINDË,
HAPI DYERT ILIRIDË.

Ë ËNDËRR MË KISHIT,
PLOT 96 VJET,
POR MË 17 SHKURT,
U BËRA - R E A L I T E T!

S SOKOLESHË MË QUAJNË,
MË THËRRASIN EDHE SORKADHE,
UNË JAM AJO "NUSJA"
PËR DASMËN E MADHE!
I I L I R – EMËR NË HISTORI,
DALLMAT, ALBAN E DARDAN ,
JANË NJË FIS, KANË NJË FARË,
ME NJË FJAL, JANË SHQIPTAR.

A ARLIND! MË THIRRI NËNA,
" ERDHI PAVARËSIA!"
" URIME KJO DITË, KJO ORË
POR, PA 28 NËNTOR.

• BAC U KRY. ... NJË FAQE NË HISTORI, HISTORIA VAZHDON.


__________________:
Mos harojmë shekullin e kaluar, Mijra zemra janë përvëluar
Gjërë e gjatë është shkruar, për Kosovën e trazuar.
__________________: Në këtë shekull kjo politikë, Mrekulli, e them pa frikë,
__________________: Kjo politkë lugate shtrigë, Dhelpër dinake, kuçedër e ligë.
__________________: Faroj njerëz me qindra mijë, I madh e vogël duhet ta dijë
__________________: Fol, moj botë e qytetërimit, përse po shkulej kjo racë e trimit.
__________________: Kosovë oj tokë e jonë, Bujare, trime, ke qenë gjithmonë
__________________:
Kurban u bëre si në ditë bajrami,
Kur në Ballkan vritej vetëm shqipëtari.
__________________:
Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Në ty mbahet fjalë dhe besë,
Njëri krah i Shqiperise!
Je foleja e Trimërisë!
__________________:
Pjesa më e madhe e Shqipërisë
I u dha Serbit e Greqisë
Vetëm ni ardht keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
( Toka e ndezur – K.Roshi: Ani biro, ani ani …)
___________________
ishte një ditë , që pellasgjitë , posi një dritë, mbuluan dhenë,
dual nga Azia, si mizëria dhe me ania, u hodhë në denë.
___________________
pas pakë herë, duke përzjerë, ca me të tjerë, bënë elinët,
duke ndarë, syresh një farë, si ka të ngjarë, bëri llatinët.
___________________
edhe të tjerët, më me nderët, të papërzjerët, pellasgjinj mbenë
maqedhoninjtë, e ilirinjtë, e mollosinjtë, gjith' ata qenë.
___________________
dhe ata, janë prindërit tanë, pastaj na thanë, na shqiptarë
mundim të themi, ne, ata jemi, atë gjak kemi, si më parë.
___________________
thot' herodoti, n’ tomor zoti, shtëpi qëmoti, kishte dhodhonë
eshtë më e vjetër, nga çdo tjetër, shumë më tepër, kjo gjuha jonë.
___________________
ne kurdoherë, burra me nderë, edhe të vlerë, jemi treguar;
me grekërinë, mbar persinë, me gjith' Azinë, kemi lëftuar.
___________________
me Lekën vamë, mundëm daranë, datën i dhamë, gjithë azisë
burr' u dëftuam, të gjith' i thyem, përmbys e kthyem fron' e Persisë.
___________________
të tërë dhenë, den' e sterenë, sa kombe qenë, në këmb i vumë
dhe mbretëruam kudo që shkuam, tekdo lëftuam, vëndin e zumë.
___________________
me pirron vamë, romës i ramë, llatint' i vramë, i tmeruam;
me Skënderbenë , turqve sa qenë, u dhamë dhenë, i dëbuam.
___________________
kush i goditi, posi petriti, e i çuditi turqit, barbarët?
bota s'guxonte që t'u qëndronte, po kush lëftonte? Ne, shqipëtarët.
___________________
pastaj ndryshuam, nuk kuptuam, dhe nuk e çmuam, të mirën tonë
gjakun nëpër botë, e derdhëm kotë, njeri ç'të thotë? Nuk ishte thënë!
___________________
n’Jemen për Turqin, argat për Greqin, arbreshët zunë Italin
po Shqipërinë? si s'u menduam?
për kë lëftuam? neve ç'fituam? ç'kemi taninë?
___________________
Ç'thot' ajo, e ve e gjorë,
Mbretëreshë, pa kurorë
Faqe çjerrur, lesh lëshuar,
Shpirt e zëmër, përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Qan e lutet nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Siç'e pat me Skënderbenë,
___________________
Shqipërin e dua se jam shqipëtar
Kosovën e dua se jam kosovar
Maqedonin e dua se jam : …
Jam pjes e këtij flamuri
___________________
Flet shqiponja në flamur,
Mbeta n’udhë kryq e përmbi urë
Shikoj në lindje,
Shikoj n’perendim,
Bashkimi kombëtar, i vetmi shpëtim.
___________________
E dua babanë, E dua mamanë,
E dua motrën, E dua vëllanë,
E dua jetën, E dua lirinë,
Gjitha gjeneratat duam Pavarësinë.
___________________
Jam gjashtëdhjet e teta.
Me gëzim të kufizuar.
Me ditë të zeza.
Pa flamur në duar .
___________________
Jam tetëdhjet e njishi
Pa faj, e pa hak
Ecëm nëpër ferra
Ecëm nëpër gjak.
__________________
Jam tetëdhjet e nënda
Me dyer të shkollës mbyll’
Flakadan demostratash
Në mars e në prill.
__________________
Gjenerata ime,
gjenerat ardhmërie,
si lule pranverore,
si mollë dimërore .
__________________
Lulet i çel në të parën stinë,
Kopshtit i shton bukurinë.
__________________
Edhe mollat kanë emra, po sikur fëmitë
Xhufke, Rrakaqe, moll Tetove, që rriten n´Iliridë
__________________
Shpesh na kujtojnë edhe historinë,
Se rrënjët e tyre prekin lashtësinë.
__________________
Ka molla të verdha, Të kuqe, molla çali,
ka dhe molla t´egra që rriten mes mali.
__________________
Ca molla piqen edhe në Çamëri,
por një e pikëlluar rri në kufi.
__________________
Edhe nëpër dasma në çdo shtet e vend
Gjithnjë Mollë e Kuqe, të kemi në mend
__________________
Jemi në mes të së djeshmës e të së nesërmës
Dje ishim për të sotmen.
Sot po jetojmë nga se ishim dje
Nesër dhëntë Zoti do të jetë më mire
__________________
Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
K O R I: Po vijn krushqit
__________________
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Sec u mbush e e jona Vlorë,
Plot me krushq e me dasmorë.
_________________
Nuk jane krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë e Malsorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
__________________
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga cdo anë sec na ardhë
Shqipëtaret gunë bardhë.
Sec na ardhë palë pale
__________________
Dyke rrutulluar fush e mal,
Kush me këmb' e kush me kalë,
Kush më shpejt, kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
__________________ Ç'ka që çan rrufeja retë?
__________________ Vjen Smaili trim me fletë,
__________________ Fluturon posi shigjetë.
__________________ Thonë, po vjen drejt në Vlorë,
__________________ Me flamur të kuq në dorë
__________________ Me flamurin e lirisë , N'ate thelb të Shqipërisë:
__________________ Thonë, është vet i tretë,
__________________ Thonë, është vet i tetë,
__________________ sot është njëzetetetë
__________________ Rrofsh moj Shqipëri përjetë!
__________________
Une e dua Shqipërinë, që nga Korca e Vraninë,
Ku del bujku që me natë, me parmendë dhe me shatë,
__________________
Une e dua Shqiperinë, që nga Shkupi gjer n’ Janinë,
E drejta e barabartë, gjuhë e shqipes, shkronjë e artë.
__________________
Thonin përpara, por thonë edhe tani
Një shqiptarë dy parti.
Pse jo, gjitha punët nga dy i kemi
Flamurin me dy ngjyra, Shqiponjën me dy krena
Qiftelinë me dy tela, Thikën me dy teha
Një trup me dy degë, Gjysma toskë, tjetra gegë
Dy kësula:
Rumbullake dhe të rafsha
Ku rrafsha mos u vrafsha
Të paça mos të qafsha
__________________
Përveç dyshit është një njish
Nuk na duhet e ndarë në dysh
Do të vdesim që të jetojmë
Një je nënë Shqipëria jonë.
__________________
Fëmija pa nënë , si nata pa hënë
Kush thot ska Shypni, softë faqe zi
__________________
Kush haron dëshmorët, në jetë e marshin horët
Kush nuk nderon Flamurin, mbi vorrë, shkulja gurin
__________________
Kush nuk njeh ushtrinë, e gëzoftë tradhëtinë
Kush nuk din gjuhën e vet, qoftë hibrid gjithmon e jetë.
__________________
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombet shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Se për të luftojmë ne
___________________
S'jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nuk jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Këtë emër nderrë e kemi.
___________________
Ky emër është shum' i mirë,
Se më s'jemi të gënjyer,
Nukë jemi n'errësirë,
E njohmë gjën' e vjyer.
___________________
T’braktisim nënën tonë
E të marim një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Punë e keqe, shumë e ligë.
___________________
Se njerëzit gjithë do vdesin,
Por jeta s'mbetet shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.
__________________:
O Zot i madh dhe i vërtetë
Që krijove çka shohëm në jetë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
__________________:
Zot! mbrona besën, dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të mësojmë, e të mira të punojmë,
T’bëhemi të urtë e të qetë, Shqipëtarë të vërtetë.
___________________
Në gjuhë shqype bota mbar
ka me ju njohte se ç'fis ju kini,
ka me ju njohte per shqyptare;
burra n'za, sikurse jini.
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
___________________
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet, e t'veten lên mbas dore.
___________________ FLAMUR: Kuvendi i Lezhës
___________________ KUSHTETUT: Lidhja e Prizrenit
___________________ GJUHË: Kongresi i Manastirit
___________________ BETIM: PËR ZOT E ATDHE
___________________
Andaj, me zëmër të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt' e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:
___________________

RROFTË E QOFTE SHQIPERIA
KOMBI DHE GJUHA JONË
NA PRIFTË MENÇURIA
NDIHMËS PAÇIM ZONË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
28 NËNTORI - RECITAL
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» recital 7 MARSI
» RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT
» 28 NËNTORI - SHPALLJA E PAVARËSISË - DITA E FLAMURIT
» 28 Nëntori - Dita e Flamurit
» 28 nentori me ndihmoni qe te shkruaj nje ese ose poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: