Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ushtria greke: Shqiptarėve do t’u derdhim gjakun

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarėve do t’u derdhim gjakun   Wed Apr 07, 2010 12:46 am

Ngjarje shokuese ka ndodhur nė Greqi duke tronditur opinionin vendas dhe
shkaktuar zemėratė mes emigrantėve shqiptarė pasi njė grua shtatzėnė u
masakrua nga dy grekė bashkė me tė shoqin e djalin tyre duke i vrarė dhe
beben nė bark, raporton korrespondenti i agjencisė NOA.

Dy
grekėt atė e bir kanė masakruar ēiftin shqiptar dhe djalin e tyre se
kishin ngritur mė shumė se ē’duhet volumin e muzikės nė makinė dhe kanė
vrarė fėmijėn e gruas shtatzėnė qė priste ta sillte nė jetė pėr pak
javė.

Ngjarja ka ndodhur nė Janinė tė hėnėn e Pashkės, njė prej
tre ditėve tė pushimit zyrtar pėr Pashkėt nė Greqi. Ēifti shqiptar, njė
grua 25-vjeēare qė priste fėmijėn e dytė, njė vajzė dhe bashkėshorti i
saj 32 vjeēar, bashkė me djalin 4 vjeēar gjendeshin nė makinėn e tyre
duke qėndruar nė pritje tė miqve tė tyre dhe pėr tė vijuar udhėtimin. Nė
kėto momente ata po dėgjonin muzikė nė kasetofonin e makinės.

Njė
banori vendas qė ndodhej nė banesėn e tij pėrballė, i ėshtė dukur e
lartė muzika dhe ka dalė jashtė duke bėrtitur dhe duke i kėrkuar ēiftit
qė tė ulė volumin.

Menjėherė nė “ndihmė” tė 45-vjeēarit ka dalė
edhe i biri i cili i ėshtė sulur shqiptarėve duke iu hakėrryer tė ulnin
volumin e muzikės, pa kursyer atė e bir tė sharat pafund.

Situata
ėshtė acaruar nga fjalėt “hidh e prit” mes palėve por dy grekėt kanė
shkuar mė tej duke goditur nė kokė dhe trup ēiftin dhe djalin e tyre qė
ishin futur si nė kurth pasi gjendeshin brenda nė makinė.


mėnyrė barbare ata nuk kanė kursyer as gruan e re qė priste tė sillte nė
jetė njė fėmijė. Pėr mė tepėr, njėri prej tė dyve ka vrapuar nė banesė
dhe ka dalė qė andej me njė karabinė dhe me qytėn e saj ka qėlluar nė
kokė duke ia ēarė tė riut shqiptar dhe menjėherė mė pas ka qėlluar nė
bark edhe tė shoqen duke i vrarė fėmijėn qė duhet tė dilte nė kėtė botė
pas disa javėsh.

Policia ka mbėrritur pas disa minutash nė
vendngjarje e lajmėruar nga dėshmitarė okularė tė cilėt i thanė
agjentėve se ishin shokuar por edhe frikėsuar shumė nga skena qė
pėrjetuan pėr disa minuta.

Burri i plagosur ėshtė dėrguar nė
Spitalin Universitar tė Janinės me dėmtime tė rėnda nė kokė dhe mjekėt u
shprehėn se gjendja e tij ėshtė kritike. Nė tė njėjtin spital u dėrgua
dhe i biri i cili gjithashtu paraqet plagė serioze nė trup dhe kokė.

Ndėrkohė
gruaja e cila gjithashtu u dėrgua nė kėtė spital tek reparti
Obstetrik-Gjinekologjik, ka kaluar nė gjendje shoku, thanė burimet
spitalore pėr agjencinė NOA. Ajo ka humbur fėmijėn e saj qė ka vdekur
pėr shkak tė goditjeve me grushte dhe me qytėn e pushkės tip karabinė,
konfirmuan mjekėt dhe policia e Janinės pėr agjencinė e lajmeve NOA.

Policia
konfirmoi se ka arrestuar 45-vjeēarin dhe djalin e tij 22 vjeēar dhe ka
ngritur ndaj tyre pesė akuza, pėr vrasje tė mbetur nė tentativė, tre
herė, e kryer nė bashkėpunim, vrasje pėr shkak tė cilėsive tė veēanta
dhe pėrdorim tė paligjshėm tė armėve luftarake. (INA-NOA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarėve do t’u derdhim gjakun   Fri Apr 09, 2010 9:54 pm

Vertet rast tragjik .Pore ajo qe me cudite mua eshte pse nje pjes e madhe e shqiptarve te shqiperis migrojn ne Greqi! kriz financiar ka koh qe eka kaplu greqin. PROTESTA ka pothujse cdo dite.ShQIPTARE te kosoves ka shum pak qe migrojn ne greqi.-pse ikin ne nje vende pothujse te njejt me Beogradin...cdo dite po ngjan se po keqtrajtohen shqiptaret nga greket e piste. tani dulen edhe ushtrija qe perfaqeson shtetin haptase tregoj urrejtjen ndaj shqiptarve. kam frik se nuk do jete rast i fundit ky.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarėve do t’u derdhim gjakun   Sun Apr 11, 2010 1:12 am

Materialet e meposhtme jane historike jo propogandistike. Kane si
qellim pasqyrimin e te vertetes, asgje me shume se aq. Pasi ta keni
lexuar deri ne fund nuk mendoj se zhvillimet e viteve te fundit ne
Shqiperi do u duken rastesore apo miqedashese nga kisha greke=shteti
grek=qarqet shoviniste greke=lobi grek

Dosja e zezė e Greqisė, 1912-2007

Pergatiti:
Dorina Topollaj
Qamil Xhani


Shekulli i 14-tė. Ja ē'shkruan Faik Konica nė vitin 1940 pėr
"bėmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Nė gjysmėn e dytė tė
shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose
njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij
Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Siē
thotė Dukasi, (njė historian grek) njė nga lojrat e tyre tė
parapėlqyera ishte t'u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe
t'i linte tė vdisnin nė agoni"
Shekulli i 21-tė. Mars 2007. Njė video linēohet nė media, ku
ushtarėt grekė kėndojnė duke marrshuar njė kėngė me kėto fjalė: "I
shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse
kėpucėsh". Pėr fat tė keq, edhe pse 7 shekuj mė pas, incidenti mė i
fundit nė lidhje me Greqinė, duket si realizim virtual i masakrave tė
Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndėrgjegjjet e kombeve vazhdojnė tė mbajnė
peng marrėdhėniet mes dy popujve.
Njė "peng" qė e ka zanafillėn qė kur pronarėt shqiptarė nė kohėn e Ali
Pashė Tepelenės, punėsonin argatė grekė pasi burrat shqiptarė shkonin e
luftonin nė ēdo cep tė botės pėr Perandorinė Osmane. Vendosja e tyre nė
Epir, qė nė fakt sipas Konicės, s'do tė thotė gjė tjetėr veēse
"Kontinent" e qė nuk tregon kombėsinė e banorėve qė jetojnė nė tė, u bė
flamuri i pretendimeve tė fqinjėve pėr greqizmin e jugut tė Shqipėrisė.
Njė konflikt qė ka sjellė shumė e shumė incidente mes dy vendeve. Gazeta
"Tirana Observer", boton vetėm 100 prej tyre, qė nga viti 1912 e deri
tek videoja greke qė u shfaq vetėm pak ditė mė parė. Por kjo ėshtė vetėm
njėra anė e medaljes sė marrėdhėnieve Shqipėri-Greqi. Dy popujt mė tė
lashtė nė Ballkan, i kanė ardhur nė ndihmė njėri-tjetrit nė momente
shumė tė vėshtira. Mes luftėtarėve qė i sollėn pavarėsinė Greqisė,
renditen edhe shumė emra shqiptarėsh. Ndėrkohė pėrkrahja greke u vulos
edhe me "Traktatin e Mirėkuptimit, Fqinjėsisė sė Mirė, Bashkėpunimit e
Sigurisė" nė vitin 1996.

Marshimi pėr tė pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnė bashkimin e forcave ballkanike pėr tė
mbrojtur territoret nga faktori shqiptar qė kėrkonte pavarėsinė. Veē
ushtrisė u organizuan dhe banda tė armatosura qė qarkullonin fshatrave
myslimanė tė Ēamėrisė. Ishte koha kur pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė
shpallur pavarėsinė po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarėve u
pa si kėrcėnim pėr Greqinė e cila nisi hapur ofensivėn pėr pushtimin e
Vorio Epirit. Emėrimi i njė guvernatori me origjinė shqiptare nė Janinė u
interpretua nga grekėt si zgjerim i njė rreziku shqiptar pėr marrjen e
Janinės dhe krahinave pėrreth.

Konferenca e Ambasadorėve, Londėr, 20 dhjetor 1912

Kėrkesat pėr pavarėsi tė shqiptarėve u kundėrshtuan jo vetėm me armė,
por dhe nė rrugė diplomatike nga ana e Greqisė. Madje pėrfaqėsuesit e
shtetit grek nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr kėrkuan qė pėrveē
Vorio Epirit, Greqia tė aneksonte edhe Vlorėn, nė portin e sė cilės
ishte vendosur Flota Helene. “Ėshtė e pamundur tė lejohen shqiptarėt
barbarė tė jetojnė tė pavarur nė djepin e qytetėrimit grek”, ky ishte
qėndrimi i delegacionit grek nė Londėr.

Masakra e udhėheqjes sė Ēamėrisė, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit tė trupave turke pushton Ēamėrinė. Gjenerali
Deli Janaqis vendos tė thėrrasė nė njė takim krerėt qyteteve dhe
fshatrave tė Ēamėrisė pėr tė vendosur njė marrėveshje. Pėr disa ditė me
radhė, krerėt ēamė nuk pranojnė kushtet e komandantit grek. Atėherė ai
vendos t’i mbledhė pėr herė tė fundit dhe urdhėron vrasjen e 62
kryetarėve ēamė. Dhe sikur tė mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo
dhe Suhbi Bej Dino, me urdhėr tė gjeneralit rripen tė gjallė.

Komisioni i Kontrollit, Shqipėri, shtator 1913

Ndėrkombėtarėt vendosin tė zgjidhin ēėshtjen e Epirit, duke dėrguar nė
terren njė komision kontrolli, i cili do tė verifikonte pretendimet e
grekėve pėr Korēėn, Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Sarandėn. Ushtria greke u
pėrpoq qė tė pastronte rrugėn ku do kalonte komisioni nga shqiptarėt,
madje dhe banesat nė disa fshatra u lyen me bojėn e flamurit grek. Grupe
grekofilėsh dėrgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipėrisė nuk
duhet tė jetė i shqiptarėve. Mes grekėve dhe komisionit u regjistruan
dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtė”, Andartėt, 1913

Konferenca e Ambasadorėve nuk i dha tė drejtė Greqisė pėr pretendimet nė
Epirin e Veriut dhe urdhėroi tėrheqjen e shqiptarėve. Nė kėtė pikė nis
plani i dytė i Greqisė pėr pushtimin e tij. Strukturat ushtarake
organizojnė “Batalionin e Shenjtė”, i pėrbėrė nga kriminelė lufte,
dezertorė dhe tė burgosur nga burgu i Kretės, tė cilėt mė vonė do tė
njiheshin si “Andartėt”. Ky batalion kreu masakrat nė tė gjithė Jugun e
Shqipėrisė, duke vrarė mijėra gra dhe fėmijė pėr tė spastruar zonėn nga
shqiptarėt.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

Ėshtė dokumenti qė caktoi kufijtė e sotėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė.
Njė pjesė e Jugut tė Shqipėrisė ngeli nė territorin grek. Ndėrkohė qė
Greqia nuk e njohu kėtė protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtė
trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetėra mijėra minoritarė.
Paradoksalisht nė Shqipėri ngelėn rreth 38 mijė minoritarė, ndėrsa nė
Janinė dhe krahinat e tjera ngelėn me Greqinė rreth 500 mijė shqiptarė
nė qytetet e Filatit, Paramithķa, Margėllėi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndėrsa Evropa pretendoi se e rregulloi pėrfundimisht ēėshtjen
greko-shqiptare, nė Jug tė Shqipėrisė nisėn revoltat. “Batalioni i
Shenjtė” ishte vėnė nė veprim. Ushtarakėt hoqėn uniformat dhe nisėn
masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropės
pėr lėnien jashtė Greqisė tė Korēės, Gjirokastrės. Sipas kronikave tė
kohės, ishin rreth 40 mijė ushtarė qė kryen masakra tė pashembullta nė
qytetet e Gjirokastrės, Korēės e Pėrmetit.

Masakrat nė Pėrmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bėnė vetėm nė zonėn qė sipas tyre i pėrket Vorio
Epirit, por edhe janė saj. Nė Kuqar tė Pėrmetit ushtria greke theri
gjithė fėmijėt ndėrsa burrat i mbylli nė kishėn e Kosinės ku i vrau nė
mėnyrė barbare. Po ashtu dhe nė fshatin Peshtan ku njė kronikė e kohės
shkruan. “Foshnjat ulėrinin duke kėrkuar prindėrit. Ushtarėt i mblodhėn
dhe i ēuan nė njė shtėpi ku ish njė pus e ku i merrnin me radhė e u
prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndėrkohė gratė i mblodhėn nė Delvinė
dhe pasi i pėrdhunuan i vranė me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Mė 24 prill 1914, Fuqitė e Mėdha njoftuan Greqinė se ishin tė gatshme
t’u bėnin lėshime ”Vorio-Epirotėve” dhe se mund tė pranonin rishikimin e
kufirit greko-shqiptar nė favor tė saj. Qeveria e ndodhur nėn njė
presion tė gjithanshėm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizės.
Protokolli parashikoi qė Korēa e Gjirokastra, edhe pse do ishin nė
shtetin shqiptar tė kishin njė administratė tė vetėn. Pėr shkak tė
ndihmės qė i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit tė Veriut, nėntor 1914

Qarqet greke u pėrpoqėn qė revoltėn ta organizonin nė njė lėvizje pėr
pavarėsi tė Epirit tė Veriut. Pėr kėtė qėllim ish-ministri i Jashtėm
grek, Nikollaq Zografi, sė bashku me njė grup ish-ministrash tė tjerė,
shpalli krijimin e qeverisė sė Vorio Epirit nė Gjirokastėr. Me ndihmėn e
Andartėve, Zografi izoloi Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Korēėn. Zyrtarisht
qeveria greke nuk e njohu kėtė qeveri tė re, por nuk hezitoi ta
ndihmonte me ushqime dhe me armė.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritė e brishta tė Shqipėrisė kishin arritur tė krijonin
institucionet e para dhe tė ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e
Iliaz Vrionit kish arritur tė zmbrapste disa sulme tė grekėve. Ndėrkohė
shqetėsim ishte propaganda antishqiptare e kishės greke. Rasti mė tipik
ka qenė ai i Peshkopit Jakov tė Korēės. Sipas raporteve ai e kish
kthyer kishin nė njė qendėr propagande pėr Vorio Epirin. Me urdhėr tė
qeverisė Jakovi u largua nga vendi gjė qė solli dhe reagimin e Athinės.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrės dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kėnaqėn
oreksin grek. Nė Konferencėn e Paqes pas Luftės sė Parė Botėrore,
kryeministri grek Eleftherios Venizelos kėrkon aneksimin e pjesės mė tė
madhe tė Shqipėrisė. Sipas tij, shqiptarėt nuk kishin aftėsi
shtet-formuese dhe nuk mund tė krijonin njė qeveri. “Shtetasit grekė nė
Shqipėri duhet tė drejtohen nga qytetėrimi i lartė qė pėrfaqėson shteti
helen dhe jo nga shqiptarėt tė cilėt nuk kanė asnjė qytetėrim”.

Incidenti pėr tė drejtėn e minoriteteve, mars 1921

Greqia me anė tė ndėrkombėtarėve fitoi tė drejtė qė minoritetet e saj tė
kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bėnin pjesė. Kjo nėnkuptonte
tė drejtėn pėr tė folur gjuhėn dhe pėr tė pasur shkolla greke. Por kėto
kushte Greqia nuk pranoi t’i plotėsonte pėr popullsinė ēame qė mbeti
nėn ēatinė e Greqinė pas ndarjes sė kufijve nė territorin grek. Shteti
shqiptar e ngriti disa herė kėtė ēėshtje nė lidhjen e kombeve, por
greket raportonin se ēamėt kishin tė njėjta tė drejta me grekėt e tjerė.

Pėrplasja e shifrave, 1921

Ekziston njė incident i pėrhershėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr sa i
pėrket ēėshtjes sė numrit tė minoritarėve qė ekzistojnė nė Shqipėri.
Greqia pretendon dhe vazhdon tė kėmbėngulė se nė territorin shqiptar
janė mbi 400 mijė grekė. Ndėrkohė nė Departamentin e Shtetit Amerikan
kjo shifėr ėshtė rreth 200 mijė. Ndėrsa nė bazė tė regjistrimit tė bėrė
nga shteti shqiptar, nė mars tė vitit 1921, ky numėr ka qenė 33.313.
Sidoqoftė ky numėr, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjėherė tė
kalojė shifrėn 50 mijė.

Shkėmbimi i ēamėve me turq, mars 1923

Pėrcaktimi i kufijve tė Shqipėrisė, i ndėrprerė me 1913 nga Lufta e I-rė
Botėrore dhe rinisur me 1919, la jashtė territorit rajone tė banuara
nga shqiptarė, Ēamėrinė dhe Kosturin. Traktati i Lozanės nėnshkruar me
1923, parashikonte shkėmbimin e popullsive greke dhe turke, pėr tė
zgjidhur kėshtu njė problem tė dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi
si myslimanė turq banorėt e Ēamėrisė dhe mbi 6800 ēam u shpėrngulėn me
forcė. Njė pjesė e tyre preferoi tė vinte nė Shqipėri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini sė bashku me Riza Kolonjėn dhe pėrfaqėsues tė
palės greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorėve pėr tė vendosur
kufijtė mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Ushtaraku italian u akuzua nga
qeveria greke se po mbėshteste pretendimet e Shqipėrisė. Nė ditė kur
vendoseshin piramidat kufitare nė Kakavijė, Tellini vritet sė bashku me
katėr ushtarė nė rrugėn Janinė-Kakvijė. Qeveria greke e dėnoi vrasjen,
por fajtorėt nuk u gjendėn asnjė herė.

Fan Noli pėr Ēamėrinė 22 gusht 1924

Zhvillimet nė Ēamėri e detyruan qeverinė Shqiptare tė ngrejė ēėshtjen nė
Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli nė njė seancė pėr Shqipėrinė
denoncoi hapur masakrat e ushtarėve grekė nė jug tė vendit. Ai kėrkoi qė
tė mos kryhej ndėrrimi i popullsisė dhe ēamėt tė mos silleshin nė
Shqipėri pasi nuk kishte vend ku tė sistemoheshin. E vetmja zgjidhje,
thotė Noli, ėshtė qė ēamėt tė vendosen nė tokat e minoritetit grek nė
Gjirokastėr dhe kėta tė fundi tė shkojnė nė Greqi.

Incidenti mbretėror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend qė mund t’i siguronte mbretit Zog njė largim
tė shpejtė pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen
mbretėrore tė kalonte nė Greqi. Por ndėrsa mbreti, mbretėresha dhe
princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarė hipin nė tren
dhe kėrkuan ēarmatimin e shoqėruesve tė mbretit. Nė kujtimet e saj,
Mbretėresha Geraldinė shkruan se Greqia kish njė plan pėr ta izoluar
familjen mbretėrore nė njė ishull tė Greqisė si garanci pėr marrėveshjet
qė kish me Italinė. Sipas saj vetėm gjendja e rėndė shėndetėsore e
princit Leka bėrė qė grekėt tė mendoheshin pėr pasojat qė mund t’u
sillte vdekja e njė princi nė tokėn e tyre.

Internimi i burrave ēam, 4 gusht 1940

Pas shpėrnguljes dhe terrorit ndaj popullsisė ēame, grekėt pėr tė
evituar protesta ndoqėn dhe rrugėn e internimeve. Qeveria greke krijoi
komisione qė pėrzgjidhnin popullsinė ku veēonin meshkujt qė ishin pėr
luftė dhe i internuan nė ishujt e humbur tė detit Egje. Sipas dėshmive,
trajtimi i tyre ishte i njėjtė me atė qė nazistėt u bėnin hebrenjve. Dhe
si pėr ironi pushtimi gjerman i Greqisė nė 6 prill 1941 i liroi ēamėt e
internuar, por kur u kthyen nė fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipėria nė Luftėn Italo-Greke, 1940

Pak e ēuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes sė njė
shqiptari. Daut Hoxha ishte njė nga kapedanėt ēamė mė popullor qė
luftonte kundėr Greqisė. Pėr kokėn e tij Athina kish vėnė 500 mijė
dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotė tė paguar nga grekėt, dhe Italia e
cila kėrkonte njė shkak e cilėsoi kėtė si njė dhunim tė tė drejtave
ēame. Pėr Italinė ishte njė udhėheqės popullor, ndėrsa pėr Greqinė
“kryetar i njė bande plaēkitėse”

Greqia shpall Ligjin e Luftės, 10 nėntor 1940

Gjatė luftės italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose
siē njihet ndryshe Ligji i Luftės me Shqipėrinė, pėr shkak se vendi ynė u
pėrdor nga Italia pėr nisjen sulmeve ndaj Greqisė. Mė vonė kėtij ligji
ju shtuan dhe shumė amendamente qė kishin tė bėnin me pronat e ēamėve,
tė cilat kapnin vlerėn e 350 milionė dollarėve. Ky ligj u bllokon pronėn
gjithė personave grekė me kombėsi shqiptare, duke pėrjashtuar nė kėtė
mėnyrė komunitetin ēam. Edhe sot ky ligj mban peng ēėshtjen e ēamėve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nėntor 1940

Sulmet greke nė territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes
civilėve shqiptarė. Mė 17 nėntor 1940, gjatė njė bombardimi grek nė
zonėn e Kolonjės, u vra afėr fshatit tė lindjes, ministri i Drejtėsisė
sė Shqipėrisė, Xhaferr Ypi. Patriotėt shqiptarė reaguan, por ushtria
greke nuk mbajti pėrgjegjėsi duke e cilėsuar si njė incident anėsor qė
ishte bėrė pėr shkak tė keqllogaritjeve tė sulmit.

Protesta e shqiptarėve pėr pushtimin, 28 nėntor 1940

Pas tėrheqjes sė forcave italiane, ushtria greke fillon tė pėrparojė nė
Jug tė Shqipėrisė, brenda njė jave, Korēa, Saranda dhe Himara ranė nė
duart e ushtrisė greke. Gjeneralėt i cilėsuan kėto zona si greke dhe
filluan ndėshkimin e popullatės vendase. Nacionalistėt shqiptarė
organizuan njė demonstratė nė qytetin e Korēės, ku kėrkonin qė qeveria
greke tė njihte integritetin e Shqipėrisė. Demonstrata u pėrpoq qė
ndalohej nga forcat greke. Nė ēdo qytet forcat greke hoqėn flamurin
shqiptar dhe vendosėn atė helen.

Shifrat e terrorit ēam, 1940

Mė shumė sesa incident mund tė cilėsohet si njė luftė. Por nėse nė njė
anė ishin ushtarėt grekė, nė krahun tjetėr ishin civilė tė pafajshėm.
Ushtria greke vrau nė Ēamėri 4300 njerėz, rezultojnė tė zhdukur 3500
njerėz, u dogjėn 102 fshatra, u shkatėrruan plotėsisht 57 fshatra si dhe
7280 shtėpi. Shumica e njerėzve u ekzekutuan, por pati masakra
kolektive ku fėmijėt dhe gratė u therėn me thika, u dogjėn, madje dhe
veprime makabre si djegie dhe rrjepje tė gjallė tė njerėzve. Askush deri
mė sot nuk ka mbajtur pėrgjegjėsi pėr krimet. Sipas zyrtarėve greke, u
ekzekutuan bashkėpunėtorėt me italianėt, qė nė kėtė rast paskan qenė
edhe gra dhe fėmijė.

Masakra e Napolon Zervės, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte njė nga gjeneralėt grekė qė bashkėpunoi me
pushtuesin gjerman. Kėta tė fundit i lanė dorė tė lirė pėr masakrat ndaj
popullsisė ēame. Nė fakt masakrat e tij ndaj popullsisė shqiptare do
t’i kishin zili dhe gjermanėt. Nė 25 qershor ‘44, forcat e Zervės
ekzekutuan nė mėnyrė barbare 2000 ēamė brenda njė nate nė qytetin
Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fėmijė, tė cilėt u therėn
me thika dhe u dogjėn. Kjo ishte njė nga masakrat mė tė egra tė grekėve.

Ankesa e grekėve nė SHBA, dhjetor 1944

Grekėt nuk e njohėn qeverinė e Enver Hoxhės me pretendimin se ai ishte
njė mysliman qė do tė persekutonte minoritetin ortodoks nė jug tė
vendit. Madje, ata shprehėn mendimin nė qarqet ndėrkombėtare qė as nuk
duhet tė krijohej fare. Nė dhjetor tė 1944-s grekėt iu drejtuan
Departamentit Amerikan tė Shtetit, me notė proteste ku pretendohej se
forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Nė kėtė
mėnyrė pala greke po pėrgatiste territorin pėr njė sulm dhe aneksim tė
Vorio Epirit.

Incidentet nė Konispol, 1944

Nė linjėn e mosnjohjes sė qeverisė qė po krijohej, grekėt vazhduan me
njė seri sulmesh nė jug tė vendit edhe pse Lufta e Dytė Botėrore nuk
kish pėrfunduar. Nė kėtė kohė do tė regjistroheshin 58 incidente nė
kufirin shqiptaro-grek. Nė 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi
Konispolin. Territori shqiptar u shkel nė disa pika duke u shoqėruar me
goditje tė armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisė civile.

Ministri grek: Tė rrėzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtėm i Greqisė, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte
ēėshtjen e Vorio Epirit edhe nė takimin qė pati me Sekretarin e Shtetit
nė SHBA, Grew, nė vitin 1946. Veē kėsaj pėrfaqėsuesi i qeverisė greke
edhe kėtė herė gjatė bisedės pėr synimet territoriale tė shtetit tė tij,
nuk harroi tė paraqesė edhe kėrkesėn pėr mosnjohjen nga SHBA-ja tė
regjimit tė Hoxhės, pasi sipas tij udhėheqėsi komunist shqiptar nuk
pėrfaqėsonte shumicėn e popullit.

Greqia kėrkon kufijtė, Paris 1946

Pėrveē incidenteve, Greqia nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore u
pėrpoq ta shtronte ēėshtjen e Vorio Epirit dhe nė qarqet diplomatike.
Duke shpresuar nė ndihmėn e SHBA-sė e anglezėve, diplomatėt grekė u
pėrpoqėn ta ngrinin dhe shtronin pėr diskutim kėtė ēėshtje. Ndėrkohė qė
ndėrkombėtarėt nuk kishin kohė tė merreshin me ndarje te reja nė
Ballkan, duke u pėrqendruar mė shumė nė zgjerimin qė po bėnin shtetet
komuniste nė Evropė. Ndėrkohė Greqia u kėrkoi ndėrkombėtarėve marrjen e
masave pėr ndėrhyrjet, qė sipas saj, po bėnte Shqipėria nė punėt e
brendshme tė Athinės.

Greqia kundėr pranimit tė
Shqipėrisė nė OKB, 12 shkurt 1946


Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria kėrkoi nga
Organizata e Kombeve tė Bashkuara anėtarėsimin si anėtare me tė drejta
tė plota. Pėrveē mbėshtetjes qė qeveria jonė kishte nga shtetet
komuniste dhe linjės jo tė qartė nė diplomaci, edhe faktori grek luajti
kartėn kundėr hyrjes sė Shqipėrisė. Nė 12 shkurt ministri i Jashtėm grek
dėrgon njė letėr nė OKB, ku argumentonte se ēėshtja e Shqipėrisė nuk
duhet tė diskutohet, pasi Greqia ėshtė ende nė gjendje lufte me tė dhe
Shqipėria nuk ka plotėsuar tė drejtat e minoritetit.

Sulmi nė Radat, gusht 1946

Nė 1946-n nisin dhe planet ushtarake tė Greqisė pėr pushtimin e Vorio
Epirit. Njė nga sulmet mė tė rėnda gjatė kėtij viti ishte ai i 200
ushtarėve, tė cilėt kaluan kufirin shqiptar dhe hynė nė fshatin Radat.
Sulmi u bė me mitraloza dhe murtaja, ku ngelėn tė vrarė shumė civilė.
Kjo ishte seria e njė sėrė sulmesh qė forcat greke kishin planifikuar nė
gjithė shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Nė ato kohė ushtria
shqiptare nuk ishte organizuar nė nivelet e duhura.

Greqia, nuk njeh luftėn shqiptare, 1946

Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė
Botėrore kanė qenė mjaft tė tensionuara. Shteti grek i cilėsonte
shqiptarėt si njerėzit qė bashkėpunonin me Italinė nė luftėn
italo-greke. Ndėrkohė qė shqiptarėt u pėrpoqėn tė ēliroheshin vetė nga
Italia. Po ashtu nuk ishin dakord qė Shqipėria tė renditej nė
koalicionin fitues tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe e kėrkuan kėtė
publikisht.

Propaganda e zyrtarėve grekė, 20 shkurt 1948

Veē sulmeve sporadike qarqet greke u pėrpoqėn qė tė pėrgatisnin edhe
opinionin e lėkundur pėr ēėshtjen e Vorio Epirit. Njė zyrtar grek
deklaronte nė 1948-n, nė radion e Athinės se, “Tani duhet tė mbarojmė
punė me Shqipėrinė. Greqia tani duhet tė luftojė me tė gjitha mjetet,
gjer nė frymėn e fundit. Sinjali u dha tani nė Epir, ku ushtarėt tanė
janė duke luftuar me parullat, Morava, Korēa, Delvina, Saranda,
Gjirokastra tė “Vorio-Epirit” ende tė paēliruara. Duhet tė mbarojmė
hesapet me Shqipėrinė”.

Propaganda pėr pushtimin
e Shqipėrisė, 1949


Lufta civile nė Greqi solli jo pak probleme dhe pėr Shqipėrinė. Qeveria
greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanėt kundėr
ushtrisė demokratike greke. Gjatė kėsaj kohe janė hedhur parulla, libra e
broshura tė ndryshme qė bėnin thirrje kundėr qeverisė shqiptare.
Robėrit grekė pranojnė se komandantėt bėnin propagandė anti-shqiptare,
duke pėrmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhėve tė ushtarėve
psikozėn e njė sulmi tė shpejtė kundėr territorit shqiptar. Ushtria
shqiptare shtoi forcat e saj nė kufirin greko-shqiptar.

Robėrit grekė nė Shqipėri, 1949

Njė skuadėr e ushtrisė greke hyri nė territorin shqiptar. Forcat
shqiptare pas njė shkėmbimi zjarri arritėn tė kapin rob disa ushtarė dhe
oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrė 300 metra nė
territorin tonė. Oficeri grek dha informacionin pėr planet e Greqisė. Ai
tregoi se kishte marrė urdhra pėr tė goditur me armė kundėr rojeve
shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet tė jetė gati pėr tė hyrė nė
tokat shqiptare pėr tė shfarosur komunistėt dhe mė pas tė merrej Vorio
Epiri.

7 orė luftė nė Vidohovė-Devoll,
2 gusht 1949


Artileria greke qėllon me armėn nė tokat shqiptare dhe predhat bien
300-500 metra nė tokėn tonė. Forcat greke nisin dhe njė sulm ajror duke
angazhuar 3 batalione. Nė postėn shqiptare ishte vetėm njė skuadėr e
armatosur me automatikė dhe mitraloza. Forcat greke vranė ushtarėt Tafil
Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu,
Hasan Ramadani dhe u plagosėn 6 tė tjerė. Vetėm pasditen e 2 gushtit
ushtria shqiptare arriti tė zmbrapsė atė greke, e cila kish hyrė nė
territorin tonė. Nga ana e grekėve u vranė 100 ushtarė dhe u kapėn rob
3.

Kėrcėnimi i gjeneralit grek, Aleksandėr Papagos, 3 gusht
1949


Qėllimet greke pėr Vorio Epirin nuk ishin vetėm fantazi e qarqeve tė
veēanta, por edhe e zyrtarėve tė lartė tė cilėt jepnin vazhdimisht
deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandėr Papagos,
deklaroi nė Athinė se pas shkatėrrimit tė Andarteve, ”Pastaj do t’i biem
Shqipėrisė”. Kjo ishte dhe deklarata mė e rėndė e lėshuar nga njė
gjeneral lufte, sė cilės qeveria shqiptare iu pėrgjigj me njė notė
proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas Vidohovės, ushtria greke i shtriu sulmet nė pjesėt e tjera tė
kufirit. Sulme sporadike u regjistruan nė sektorin e Bozhigradit dhe nė
drejtim tė Leskovikut, nė afėrsi tė piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14.
Grekėt tė mbėshtetur nga artileria dhe aviacioni, me forca tė shumta
sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundėrsulmet e forcave kufitare shqiptare i
zmbrapsėn grekėt. Nė kėtė kohė ushtria greke filloi pėrdorimin e
predhave tė kalibėr tė lartė, tė cilat lėshoheshin nga pikė larg
kufirit, si dhe pėrdori avionėt gjuajtės.

Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetėm gjatė dy ditėve, nė gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur mė
shumė sesa 1500 predha artilerie. Nė komunikatėn e Ministrisė sė
Mbrojtjes shqiptare thuhej se njė pjesė e mirė e kėtij municioni ka rėnė
nė fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur nė kėto kushte, shteti shqiptar
mori vendimin pėr mobilizimin e ushtrisė nė gjithė kufirin jugor. Masat
e marra pėr kėtė mbrojtje nė njė urdhėr tė lėshuar nga Enver Hoxha “Mbi
moslejimin e kalimit tė forcave monarko-fashiste nė tokėn Shqiptare”.

Beteja e Vidohovės, 7 gusht 1949

Vidohova u shndėrrua nė njė arenė tė pėrplasjes shqiptaro-greke. Nė
piramidėn I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur tė mblidheshin nė
territorin shqiptar dhe zhvilluan njė betejė tė ashpėr me ato shqiptare,
tė pėrbėra nga njė togė dhe njė nėnrepart i ushtrisė popullore. Ishte
njė betejė frontale ku forcat greke kishin zėnė pikat kyēe. Brenda njė
dite forcat shqiptare arritėn tė merrnin pikat e zėna nė kufirin
shqiptar, po nuk mundėn t’i mbanin dot deri nė mbrėmje. Vetėm njė ditė
mė vonė forcat shqiptare arritėn tė largonin togėn greke.

Rrėzimi i avionit grek, gusht 1949

Pėrveē forcave tokėsore, ushtria greke pėrdori dhe aviacionin. Njė
aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depėrtuar nė zonėn shqiptare pėr tė
bėrė zbulim. Me gjithė mungesėn e armėve kundėrajrore, ushtria shqiptare
arriti qė me anė tė njė trekėndėshi me armė tė lehta tė vendosura nė
Ēukė, Manastir, Ksamil ta detyronte tė largohej atė. Nė njoftimin
Ministrisė sė Mbrojtjes sė asaj kohe raportohet se aeroplani u rrėzua nė
fushėn e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Pėrreth gjashtė orė nė mėngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato
shqiptare kanė zhvilluar njė luftė tė vėrtetė nė zonėn e Gurit-Bilisht.
Njė brigadė e mbėshtetur nga artileria dhe katėr aeroplanė tė tipit
“Spitfire” sulmojnė tokėn shqiptare nė drejtim tė Bilishtit, ku arrijnė
tė zmbrapsin rojėn kufitare. Luftimet u zhvilluan nė afėrsi tė postės
kufitare, ku repartet e ushtrisė shqiptare i thyen forcat greke me
gjithė armėt moderne qė kishin. Ushtria greke kishte nė pėrdorim 36
gryka zjarri tė artilerisė, madje u pėrdorėn dhe predha me napalm qė
digjnin ēdo gjė pėrreth.

Vrasja e komisarit Nasi Remaēka, 13 gusht 1949

Mėngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, tė mbėshtetura
nga artileria, kaluan kufirin shqiptar nė piramidėn I-33, sektori i
Bilishtit. Qėllimi ishte qė tė pėrqendroheshin nė Malin e Palikut nga ku
mund tė sulmonin Bilishtin. Nė kėtė betejė u vra komisari i batalionit
tė kufirit Bilisht, Nasi Remaēka, sė bashku me korrierin e tij, Dane
Zeneli. Ndėrkohė robėrit grekė deklaronin se nė betejėn e njė dite mė
parė kishin tėrhequr 50 ushtarė grek tė vrarė, ndėrkohė qė atė ditė u
vranė 26 ushtarė grekė.

Vrasjet e civilėve, 14 gusht 1949

Mėngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin njė tjetėr ofensivė. Brigada e
41-tė, e mbėshtetur me njė regjiment artilerie dhe njė skuadrilje
aeroplanėsh “Spitfirė”, vazhduan sulmet e tyre kundėr Shqipėrisė. Nė
kėtė ditė grekėt hodhėn mė shumė se 2.000 predha artilerie nė tokėn
shqiptare nė katundet Trestenik, Kapshticė e Cangonj-Devoll si dhe nė
qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisė mbetėn 5 civilė tė vrarė
dhe u shkaktuan dėme materiale nė disa shtėpi tė katundeve tė mėsipėrme.

Bilanci i njė lufte tė pashpallur, gusht 1949

Nė bazė tė komunikatave tė Ministrisė Mbrojtjes nė vitet 1950, nga rreth
49 provokacionet e ushtrisė greke nė kufirin jugor tė Shqipėrisė mbetėn
vrarė 29 ushtarė dhe oficerė tė ushtrisė tonė. Por duke llogaritur dhe
dėmet qė u shkaktuan nė civilė tė paarmatosur, kjo shifėr duhet tė ketė
qenė mė e lartė. Ndėrkohė qė nė komunikatė thuhet se nė bazė tė dėshmive
tė mbledhura nga robėrit e luftės, forcat tona i kanė shkaktuar
ushtrisė greke mbi 300 tė vrarė dhe 500 tė plagosur, ndėrsa 270 tė tjerė
u kapėn robėr.

Tanket greke nė kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi grek ishte se nė tokat shqiptare fshiheshin partizanėt qė
sulmonin qeverinė greke. Nė “incidentet” nė kufi u vunė nė pėrdorim tė
gjitha armėt. Nė sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion
artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatės operative tė Ministrisė sė
Mbrojtjes, ky ka qenė njė nga sulmet mė tė mirė organizuar nga ushtria
greke, por qė u arrit tė ndalej nga pala jonė dhe ushtria greke u
zmbraps nė tokėn e saj.

Shėrbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Pėrveē incidenteve, shėrbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentėve
sekretė nė territoret shqiptare. Nė fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korēė u
zhvillua gjyqi kundėr disa tė tė ashtuquajturve agjentė, megjithėse ky
gjyq u shndėrrua nė njė “shou” popullor, ku askush nuk mund tė
vėrtetonte implikimin e banorėve. U cilėsuan si agjentė grekė Qazim
Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrė nė tokėn
tonė dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe pėr njė
plan pėr tė vrarė kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatės antishqiptare “MAVI”

Nė linjėn e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton njė sėrė
minoritarėsh shqiptarė dhe krijon organizatėn anti-shqiptare “MAVI”
(Fronti pėr Ēlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit tė Sigurimit
Bekim Budo, minoritarėt Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil
Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatės. Qėllimi ishte
riaktivizimi i shėrbimeve greke pėr ēėshtjen e Vorio Epirit nė kushtet e
njė Shqipėrie ku sundonte regjimi komunist.

Rrėmbimi i postės nė Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatė vitit 1950. Nė 18
shkurt njė grup ushtarėsh grekė nė zonėn e postės sė Sopikut u futėn
600 metra nė tokėn shqiptare dhe i bėnė pritė njėsitit tė shėrbimit tė
postės qė shkonte nė pikėn e vrojtimit. Nė kėtė incident mbeti i vrarė
ushtari Bendo Buzo, ndėrsa njė ushtar tjetėr u zu rob nga grekėt. Pas
ardhjes sė pėrforcimeve nga repartet shqiptare njėsiti grek u largua.

Incidenti nė malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte njė nga mė agresivėt e atyre viteve. Njė
batalion grek i pėrforcuar me artileri kėrkoi tė merrte majėn e
Ēukapecit nga ku mund tė kontrollonte territorin e Ersekės. Reparti
shqiptar dispononte vetėm 50 forca me armatim tė lehtė. Ushtarėt grekė u
futėn deri nė 150 metra nė territorin tonė. Pas njė luftimi disa orėsh
forcat greke u tėrhoqėn duke lėnė 6 tė vrarė dhe 7 tė plagosur, ndėrkohė
qė pati humbje dhe nė bazėn materiale.

Memorandumi i Ministrisė
sė Jashtme greke, 7 gusht 1952


Nė arkivat e Departamentit Amerikan tė Shtetit gjendet njė dokument i
qeverisė greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipėrisė. Dokumenti ėshtė
hartuar nė vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte qė,
Greqia tė merrte “ok” pėr tė rrėzuar regjimin komunist dhe mė tej
synohej ndarja e Shqipėrisė. Pjesa e jugut deri nė Shkumbin, sipas
“Megali Idesė” (e hedhur nga ministri grek Venizellos qė nė vitin 1919),
i takonte Greqisė, ndėrsa veriu Jugosllavisė. Varianti tjetėr ishte njė
protektorat ndėrkombėtar mbi Shqipėrinė.

Pėrplasja Tiranė-Athinė pėr Ligjin e Luftės, 1955

Shteti shqiptar me anė tė kanaleve tė ndryshme diplomatike kėrkon nga
qeveria greke shfuqizimin e Ligjit tė Luftės. Kėrkesa u bė dhe
publikisht nė gazetėn ”Zėri i Popullit” tė atij vitit. Ndėrkohė nga
qeveria e Athinės pėrgjigjja ishte se pėr kėtė gjė duhet tė vendoste
Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Greke. Njė pėrgjigje qė fare mirė mund
tė merrej si njė provokim i hapur. Nė kėtė kohė masat nė kufirin
greko-shqiptar u shtuan mė shumė sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Nė vitet 1971, nė duart e Shėrbimeve Sekrete Shqiptare do tė binte njė
agjent grek qė kishte luajtur rolin kryesor nė ēėshtjen e Vorio Epirit.
Sipas dėshmive tė njerėzve tė Shėrbimit Shqiptar, agjenti me emrin
“Papastrati”, i cili ishte njė shqiptar me orgjinė greke, ka zbuluar njė
pjesė tė planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare pėr
“Ēlirimin” e Vorio Epirit.

Fondi i Ministrisė sė Jashtme
greke pėr shqiptarėt, Athinė 1980


Thirrjet anti-shqiptare nuk kanė qenė sporadike. Shpeshherė mediat greke
e kanė demonizuar faktorin shqiptar pėr ēėshtjen e Epirit. Sekreti i
zbulohet vite mė parė nga kryeministri grek Kostandin Miēotaqis. Sipas
tij, nė Ministrinė Jashtme tė Greqisė ekziston njė fond special qė u
shpėrndahet mediave pėr tė ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin
shqiptar. Ky fond veē parave shpėrndante dhe lajme pėr mediat nė lidhje
me synimet e Shqipėrisė sė Madhe.

Parlamenti grek lė nė
fuqi Ligjin e Luftės, 1987


Qeveria e Papandreut kėrkon qė tė nxjerrė jashtė pėrdorimit Ligjin e
Luftės mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Por kjo nismė qė mund tė kish shkrirė
akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i
asaj kohe deklaron se edhe nėse ky ligj abrogohet nga Parlamenti,
Presidenti nuk ka asnjė ndikim mbi tė pasi ai ėshtė dekretuar nga mbreti
dhe Presidenti i Republikės ėshtė njė autoritet shumė i ndryshėm nga ai
i mbretit.

Ramiz Alia, 1991

Njė intervistė e Presidentit tė asaj kohe, Ramiz Alia, u bė shkak i njė
serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Njė
grup gazetarėsh grekė pyetėn Presidentin shqiptar nė lidhje me ēėshtjen e
pakicave kombėtare, kryesisht pėr ato greke nė jug tė vendit. Alia u
kujtoi gazetarėve se ka dhe pakica shqiptare nė Janinė dhe Ēamėri, tė
drejta e tė cilave nuk janė zbatuar dhe nga njė shtet demokratik si
Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilėsoi kėtė si njė provokacion.

Incidenti me priftin grek,
Tiranė, 28 qershor 1993


Nė vitet pas diktaturės ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve tė
rėnda me Greqinė. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non
grata” dhe u dėbua nga Shqipėria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak
ishte propaganda antikombėtare qė bėri ky prift nė Gjirokastėr, duke
shpėrndarė nė kishat ortodokse shqiptare harta tė Vorio-Epirit, ku Jugu i
Republikės sė Shqipėrisė paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpėr duke
akuzuar direkt Presidentin Berisha pėr kėtė incident.

Plani i Miēotaqisit,
Athinė, 14 korrik 1993


Kryeministri grek, Kostandin Miēotaqis, paraqet njė plan pėr jugun e
Shqipėrisė tė pėrbėrė nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga kėshilltari i
tij, Nikolas Gejxh. Nė dokument kėrkohej qė Shqipėria tė pėrmbushte tė
drejtat e grekėve etnikė me banim nė Shqipėri, tė pranonte rikthimin pa
kushte tė priftit, tė hapte shkolla greke nė Shqipėri edhe jo vetėm nė
zonėn minoritare, tė regjistronte popullsinė si Epiri, tė merrte tė
njėjtin status qė do tė merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranė 1994

Njė nen i Projektkushtetutės sė propozuar nė vitin 1994 u bė shkak qė
marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės tė ftoheshin mė tepėr.
Projektkushtetuta pėrjashtonte mundėsinė e zgjedhjes nė krye tė kishės
shqiptare tė njė peshkopi, i cili nuk kishte nėnshtetėsinė shqiptare.
Kjo gjė nuk u pėlqye nga kisha greke qė kishte emėruar nė Shqipėri
kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nėnshtetėsinė
shqiptare. Kjo bėri qė Tirana tė merrte shumė kritika nga fqinjėt.

Masakra e Peshkėpisė, Gjirokastėr, 10 prill 1994

Mė 10 prill, nė orėn 02:40 njė komando greke prej 8 personash me
uniforma tė ushtrisė greke hynė nė territorin shqiptar, nė afėrsi tė
fshatit Peshkėpi pranė njė reparti ushtarak. Komandoja vret nė befasi
ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarė.
“Kėto i keni pėr Vorio Epirin”, kanė thirrur ndėrsa gjuanin. Gazeta
“Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja ėshtė marrė pėrsipėr nga grupi
terrorist “MAVI” (Fronti pėr Ēlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta
shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionė eku, qershor 1994

Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anė tė
njė note proteste, qeveria kėrkoi gjetjen e autorėve. Ndėrkohė u bėnė
akuza dhe ndaj zyrtarėve tė shtetit grek. Por pėrgjigjja e Athinės kėtė
herė ishte mė pak diplomatike. Ajo ndėrpreu dhėnien e fondit prej 35
milionė eku qė Bashkimi Evropian i kish akorduar pėr Shqipėrinė. Ky
ishte njė rast tjetėr ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente
tė tjerė.

Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parė e Presidentit Berisha nė SHBA u pasua me njė incident pėr
ēėshtjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit tė Bostonit i ofroi
Berishės njė medalje nė shenjė mirėnjohjeje, por me kusht qė tė mbante
njė fjalim, ku tė premtonte hapjen e shkollave pėr minoritetin grek.
Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratėn nė
shenje proteste pėr diskriminimin qė i bėhej minoritetit grek nė
Shqipėrinė e Jugut. Greqia e shfrytėzoi kėtė gjė nė raportet e saj pėr
Shqipėrinė.

Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

Edhe kėtė herė incidenti mes Presidentit Berisha dhe njė prej ideatorėve
tė lėvizjes sė Vorio Epirit u zhvillua nė SHBA. Berisha dhe Gejxh
ndodheshin nė njė pritje zyrtare, ku pas fjalės sė Berishės, Gejxh hodhi
poshtė tė gjitha arritjet demokratike qė pėrmendi Presidenti. Gejxh nuk
harroi tė pėrmendė dhe respektimin e tė drejtave tė minoritetit. Por
Presidenti ngrihet sėrish dhe flet pėr numrin e studentėve minoritarė
dhe shkollat qė janė hapur nga qeveria.

Arrestimi i tė pestėve, shtator 1994

Arrestimi i pesė krerėve tė njohur tė organizatės minoritare “Omonia”
acaroi mė tepėr marrėdhėniet greko-shqiptare. Akuza qė u ngrit ndaj tyre
ishte pėr spiunazh nė favor tė Greqisė. Pėr kėtė ēėshtje ndėrhyri dhe
Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpėr qėndrimin e
Shqipėrisė ndaj ēėshtjes minoritare. Gjyqi qė u bė ndaj tyre bėri qė
marrėdhėniet mes Greqisė, Kishės Ortodokse dhe Shqipėrisė tė njihnin dhe
periudhat mė tė acarta. Pas shumė presionesh tė ndėrkombėtarėve,
Gjykata Kushtetuese i liroi ata nė vitin 1995.

Anulimi i Trojkės Evropiane, Athinė, dhjetor 1994

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinė
shqiptare pėr lirimin e pesė tė akuzuarave pėr spiunazh. Atėherė
Kėshilli i Evropės vendosi tė caktojė njė grup pune pėr tė shmangur
pėrkeqėsimin e situatės mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Pas takimit me palėn
greke nė Athinė, shteti helen nuk lejoi qė Evropa tė hynte nė bisedime
me palėn shqiptare pėr kėtė ēėshtje.

Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, nė Greqi emigruan rreth 400 mijė emigrantė ku pjesa mė e
madhe ėshtė pa leje qėndrimi. Marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės
zyrtare kanė bėrė qė mėritė diplomatike zbrazen te kėta mijėra qytetarė
shqiptare. Operacionet fshesa janė arrestime nė masė tė policisė greke
disa herė nė dhjetėra mijėra dhe kthimi i tyre nė Shqipėri. Nė vitet
‘94-‘95 pati rreth 4 operacione tė tilla ku shqiptarėt trajtoheshin nė
kushte ēnjerėzore.

Vrasja e tre ushtarėve grekė, 1995

Njė post kufitare grek ndalon nė maj tė vitit ‘95 njė grup shqiptarėsh
qė kalonin kufirin, mes tyre dhe njė ēift nga qyteti i Shkodrės.
Ushtarėt grekė pėrdhunojnė nė grup para syve tė shqiptarit, gruan e tij
dhe tallen me tė. Tre ditė mė pas, i riu shkodran shkon te posta i
armatosur dhe vret tre prej ushtarėve. Mediat greke e pasqyruan aktin e
shkodranit si terrorist, ndėrkohė qė dy ditė mė pas policia arrestoi
rreth 8 mijė shqiptarė dhe i nisi drejt kufirit tė Kakavijės.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi i 29-tė i Organizatės Panhelenike tė Shteteve tė Bashkuara,
Kanadasė dhe Australisė i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė ēėshtjes sė
Vorio Epirit. Nė deklaratėn e kėtij kongresi organizata shprehej se,
“qeveria shqiptare duhet tė ndalonte diferencimin qė kish filluar nė dėm
tė shtetasve grekė autoktonė”. Gjithashtu deklarata i kėrkonte SHBA-sė
tė ndėrhynin pėr tė zgjidhur situatėn me Shqipėrinė.

Gejxh, “non grata” nė Shqipėri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si njė mbėshtetės i
ēėshtjes sė Vorio Epirit, kėrkon tė hyjė nė Shqipėri sė bashku me njė
deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kėrkesės qė i bėnė Ministrisė
Jashtme, kjo e fundit kthen pėrgjigje se Gejxh ėshtė person “non grata”
nė vendin tonė. Ai ishte njė nga tė dyshuarit pėr organizimin e masakrės
sė Peshkėpisė. Ministria i bėri tė ditur se nė rast se do tė hynte nė
kufi, ai do tė arrestohej.

Deklarata e zyrtarit grek, gazeta
“To Paron”, Athinė, 27 shtator 1995


Njė nga gazetat mė tė mėdha greke, nė njė artikull tė saj citon njė
zyrtar tė lartė grek pėr ēėshtjen e Kishės Ortodokse nė Shqipėri. Sipas
zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet tė qėndrojė nė Shqipėri, pasi
homogjenet e Shqipėrisė kanė mė shumė nevojė pėr tė, si i vetmi mbrojtės
i tyre dhe i pazėvendėsueshėm pėr kishėn shqiptare. Nėse ai qėndron me
gjithė sulmet qė shteti shqiptar u bėn minoritarėve ata do tė jenė tė
sigurt”.

Ngritja e flamurit nė Himarė, 23 shkurt 1997

Kur ende shteti nuk kish rėnė gjatė 1997, nė Himarė edhe pse njė zonė jo
shumė e dėmtuar nga fenomeni i fajdeve persona tė panjohur ngritėn nė
qendėr tė qytetit flamurin grek. Sipas raporteve tė policisė sė asaj
kohe, flamuri ishte ngritur nga persona tė paidentifikuar. Ndėrkohė qė
shteti grek e shoqatat e minoritarėve deklaruan se nuk kishin asnjė
lidhej mė kėtė akt, por ai ėshtė ngritur nga banorėt e zonės.

Zgjedhjet parlamentare 1996

Faktori ndėrkombėtar nuk i cilėsoi si tė rregullta zgjedhjet e vitit
1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht pėr kėtė ēėshtje nė forumin
ndėrkombėtar ekonomik tė “Crans Montanės”, faktorin grek. Ai pėrmendi
emrin e Gejxh dhe tė tjerė, duke i akuzuar si destabilizues tė rajonit.
Ministria greke protestoi duke i kujtuar sėrish Berishės ēėshtjen e 5 tė
burgosurve minoritarė.

Trakte antishqiptare nė Jug, 1997

Nė ditėt kur shteti nuk ekzistonte mė nė Jug, pėr ditė e ditė me radhė
avionė civilė tė ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me
pėrmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri ėshtė grek”. “Grekėt e
Shqipėrisė tė bashkohen me Greqinė”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se
nuk kishte asnjė lidhje me organizata tė tilla dhe shėrbimet
inteligjente nuk kanė pasur asnjė mision tė tillė.

Zv.ministri grek nė Shqipėri, 17 mars 1997

Nė protokollin e ēdo shteti, njė anėtar kabineti duhet tė lajmėrojė
ardhjen e tij nė njė shtet tjetėr zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me
zėvendėsministrin e Jashtėm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer
rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri nė Shqipėri,
ku u takua me Komitetet e Shpėtimit nė Gjirokastėr. Qeveria greke nuk
dha asnjė shpjegim pėr kėtė ngjarje, ndėrkohė vetė zėvendėsministri
humbi jetėn nė njė incident ajror pak muaj mė pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997

Sipas gazetės greke, "Stohos", “oficerė vorioepirotė” drejtojnė
kryengritėsit e Kiēo Mustaqit, ish-ministėr i Mbrojtjes. Shpallet
autonomia, nė Himarė e Tepelenė ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartėve
tė Epirit bėn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapė. Treqind
tė rinj nisen nga Athina pėr nė Sarandė, gati ushtria jonė tė ndėrhyjė.
Oficerėt tanė vorioepirotė, dikur nėn armė nė ushtrinė shqiptare tani po
e marrin situatėn nė dorė”.

Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarėt grekė jepnin pamje nė televizionet mė tė ndjekura, ku grupe tė
armatosura nė Jug, sipas tyre, ngritėn pėr herė tė parė flamurin e
Vorio Epirit. “Kriza aktuale nė Shqipėri ėshtė pėrqendruar nė Jug, ku
popullsia ėshtė greqishtfolėse. Ata kėrkojnė ndarjen e pjesės se Jugut
nga pjesa tjetėr e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur
kėshtu edhe autonominė e Jugut tė Shqipėrisė”.

Organizata greke, “Tė mbrojmė trojet tona”, mars 1997

Nė mars tė 1997-s, njė nga organizatat greke pėr ēlirimin e Vorio Epirit
bėnė thirrje publike pėr marshimin drejt Shqipėrisė. “Situata e
vėshtirė nė tė cilėn ndodhet Epiri i Veriut, iu bėn thirrje tė gjithė
epirotėve tė Veriut tė kthehen nė "vatrat" e tyre pėr tė mbrojtur pronat
e vendin e tyre. Nė kėtė moment tė vėshtirė vetė epirotėt duhet tė
marrin pėrgjegjėsinė e fatin nė duart e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera”
Romė, 12 mars 1997


Pėr opinionin italian, ajo qė po ndodhte nė Shqipėri nė 1997-n kishte
lidhje me ēėshtjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan
se, trazirat nė Shqipėri janė koordinuar nga avokati i njohur grek,
Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetės, pėrfshirja e kėtij personi nė
Shqipėri mund tė shkaktonte rreziqe tė paparashikuara pėr vendin. Kjo
pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte njė nga udhėheqėsit e
Lėvizjes pėr Ēlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti nė Vidohovė, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh nė kufirin e Vidohovės janė regjistruar incidente tė
tjera mes ushtrisė shqiptare dhe asaj greke. Mė 11 gusht, dy ushtarė
grekė kalojnė kufirin hyjnė nė thellėsi tė tokės shqiptare, ku nė kėtė
zonė vranė shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i
ēuar njė notė proteste ministrisė greke. U ngrit njė grup i pėrbashkėt
pėr tė nxjerrė shkaqet e incidentit, por deri mė sot askush nuk ka
nxjerrė shkaqet qė ēuan ushtarėt grekė nė vrasjen e njė civili tė
pafajshėm, pėr mė tepėr nė tokėn shqiptare.

Tentativė rrėmbimi nė kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve tė marsit 1997, nė kufi forcat greke shtojnė patrullat e
shėrbimit pėr tė ndaluar kalimin armėve dhe trafiqeve tė drogės qė vinin
nga Shqipėria. Por pati dhe raste kur ushtarėt grekė vranė dhe sulmuan
tė pafajshėm. Kėshtu, mė 25 gusht ‘97, tre ushtarė grekė hynė nė
territorin shqiptar dhe tentuan tė rrėmbenin njė vajzė nė pikėn kufitare
tė Gurit nė Tresenik. Vetėm ndėrhyrja e banorėve arriti tė eliminojė
rrėmbimin, ndėrkohė qė nė njė pėrplasje me banorėt e armatosur ngeli i
plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

Rrėmbimi i njė autobusi nga njė shqiptar u kthye nė njė incident
diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeē, zgjodhi rrėmbimin e 8
personave nė autobusin e linjės Tiranė-Athinė pėr tė protestuar ndaj
indiferencės sė shtetit Shqiptar dhe trajtimit tė shtetit grek pėr
emigrantėt. Plisi kėrkonte dėnimin e njė polici grek i cili nuk i kishte
dhėnė para pėr punėn qė i kish bėrė. Plisi u vra nga policia shqiptare
nė dalje tė Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe njė peng grek
nė autobus.

Pengmarrja e Aleksandėr Nanas, 15 korrik 1999

Aleksandėr Nana ishte shqiptari i dytė qė kreu pengmarrje nė shenjė
proteste ndaj shtetit grek vetėm 5 javė pas tentativės sė Flamur Plisit.
Nana rrėmbeu njė autobus nė Selanik me 40 persona dhe kėrkoi njė shumė
tė majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur
dokumentet pa tė drejtė dhe ai nuk mund tė merrte mė paratė nė njė bankė
tė Athinės. Por ndryshe nga Pisli, ai u qėllua nga njė snajper grek pak
pasi i kishin dorėzuar paratė.

Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

Nė shenjė proteste ndaj pengmarrjeve tė pėrsėritura tė shqiptarėve
vendos tė reagojė dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga
Patra, hyn i armatosur nė njė autobus me shqiptarė dhe merr peng 38
pasagjerėt. Pas disa orė bisedimesh, ai vendos tė lėshojė pjesėn mė tė
madhe tė pengjeve dhe mban aty vetėm shoferin e fatorinon, si dhe njė
emigrant. Disa orė mė vonė ai dorėzohet dhe pohon nė rajonin e policisė
se kishte kryer kėtė veprim nė shenjė hakmarrjeje, pas pengmarrjes sė
grekėve.

Policia greke qėllon nė territorin shqiptar, 6 korrik 2001

Njė skaf i policisė greke diktoi dhe qėllon me armė njė skaf shqiptar qė
lėvizte nė ujėrat territoriale shqiptare. Pas goditjeve tė para
pėrgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Mė pas nė
minibetejėn ujore ėshtė bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku pėr
10 minuta ėshtė zhvilluar njė betejė e vėrtetė. Zyrtarėt grekė
deklaruan se, “ishte thjesht njė stėrvitje nate e rojeve tona”.

Zgjedhjet nė Himarė, Tetor 2000

Njė nga incidentet ku kanė marrė pjesė ligjvėnėsit grekė ėshtė dhe ai i
zgjedhjeve parlamentare nė tetor tė vitit 2000 nė Himarė. Deputetėt kanė
ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanė hyrė nėpėr qendra
votimi, kanė organizuar protesta pėrballė kamerave tė televizionit grek
te ardhura enkas nė ditėn e votimit, kanė premtuar viza nė kėmbim tė
votave pėr kandidatin e PBDNJ-sė. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar
njė rezolutė pėr kėto shkelje kushtetuese.

Vrasja e Gentian Ēelnikut, Athinė 2002

I riu shqiptar Gentian Ēelniku ka qenė duke pirė njė kafe nė njė nga
baret e Athinės pas njė ditė tė lodhshme pune. Por kontrolli i njė
skuadre tė policisė greke ka bėrė qė pėr Ēelnikun kjo tė ishte dhe dita e
fundit e jetės. Oficeri i policisė greke, Joanis Rizopolos, nuk ka
hezituat ta qėllojė me pistoletė Ēelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e
menjėhershme. Ēudia ka qenė se vetė vrasėsi mė pas ka marrė pjesė nė
kėqyrjen e vendngjarjes dhe mė vonė ėshtė liruar nga gjykata greke.

Racizmi me fėmijėt shqiptarė, 25 tetor 2003

Odise Cenaj, 18 vjeē nga Shkodra, u pengua me forcė qė t’i printe
parakalimit tė gjimnazistėve me flamurin grek nė njė ceremoni zyrtare.
Sipas rregullores sė arsimin grek nė ceremonitė zyrtare flamurin helen
duhet ta mbajė nxėnėsi i dalluar i shkollės. Dhe Odiseja ishte vėrtet mė
i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bėri qė nė Greqi tė nisin
debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre tė moderuara, por nė Shqipėri
pėrveē njė keqardhje nuk pati asnjė reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja pėr njė fjalė, Aleksandėr Lufo, Athinė 2003

Aleksandri ėshtė viktima e radhės ndėr emigrantėt tanė nė Greqi, ku
gjykatat greke kanė liruar thuajse tė gjithė personat qė kanė vrarė
shtetas shqiptarė. 20-vjeēari ėshtė qėlluar disa herė me thikė nga njė
shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur
njė aparat radioje. Sipas policisė greke, “49-vjeēari grek, bari dhensh,
e ka qėlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyēi, vrasje nė kufi, 23 shtator 2003

Ėshtė njė nga emigrantėt e shumtė tė vrarė nė kufirin greko-shqiptar. I
riu Vullnet Bytyēi u ndalua nga njė skuadėr e ushtrisė greke gjatė
kalimit tė kufirit. Nė rrethana tė paqarta njė nga ushtarėt ka nxjerrė
pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kokė duke i shkaktuar vdekjen e
menjėhershme. Qeveria shqiptare protestoi nė ambasadėn greke duke
kėrkuar ndėshkimin e vrasėsit. E vetmja masė qė mori pala greke ishte
largimi nga shėrbimi i ushtarakut helen qė bėri vrasjen.

Papandreu pėr Himarėn, Athinė 2003

Zgjedhjet nė Shqipėri kanė ngritur gjithmonė temperaturėn e
marrėdhėnieve greko-shqiptare. Nė vitin 2003, nė Himarė do tė
shėnoheshin jo pak incidente mes simpatizantėve tė PBDNJ-sė dhe partive
tė tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi pėr
incidentet nė Himarė se, “Himara ėshtė njė pakicė solide greke dhe duhet
tė konsiderohet si e tillė”. Kjo deklaratė e kreut tė qeverisė shkaktoi
jo pak reagime nė Tiranė, kur ende nė Himarė dėgjoheshin thirrjet
antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja e kombėtares shqiptare ndaj asaj greke nė futboll ėshtė kthyer
nė njė tragjedi mbrėmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u
vra me thikė nga greku Panajotis Kladhis vetėm pėr arsyen se Palushi po
festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrė nga goditja me
thikė. Nė po tė njėjtėn ditė, nė Athinė pati njė seri incidentesh mes
shqiptarėve dhe grekėve tė cilėt kėrkonin tė festonin fitoren nė sheshin
“Omonia”.

Luan Bėrdėllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

36-vjeēari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht nė Athinė, u qėllua
pėr vdekje nga njė polic special. Nė lokalin ku viktima shikonte
ndeshjen hyri policia dhe duke i sharė dhe ofenduar kėrkon t’u bėnte
kontroll shqiptarėve. 36-vjeēari protestoi duke treguar dokumentet e
rregullta dhe i kėrkoi policit grek tė mos e ofendonte. Por polici grek
nxori pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kohė duke i shkaktuar
vdekjen e menjėhershme. Pėrveē qėndrimit tė opinionit publik nė Tiranė,
nė Greqi nuk pati asnjė reagim.

Vrasje pėr kėngė shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeē, u vra me thikė nė njė lokal tė Athinės nga njė
grek vetėm sepse po kėndonte kėngė shqiptare. Sipas dėshmitarėve dhe
shokėve tė Ilirit vrasja ėshtė bėrė nga badigardėt e lokalit tė cilėt i
kanė qėlluar shqiptarėt qė po festonin. Ndėrkohė qė policia greke
serviri njė tjetėr motiv tė vrasjes. Sipas saj shqiptarėt kanė tentuar
tė vjedhin njė motorr qė ishte parkuar afėr lokalit dhe personi qė e
goditi Frrokun ka qenė njė turk.

Papulias anulon vizitėn, Sarandė, 1 nėntor 2005

Dy vite mė parė, incidentet diplomatike mes Shqipėrisė dhe Greqisė
shėnuan nivelin mė tė lartė protokollar. Presidenti i Greqisė, Karolos
Papulias, do tė takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, nė Sarandė.
Papulias kėrkoi qė mė parė tė shkonte nė konsullatėn e Gjirokastrės,
por nė hyrje tė saj protestues tė Shoqatės Ēamėria kishin vendosur
parulla dhe thėrrisnin pėr tė drejtat e tyre. Papulias e interpretoi
kėtė si njė provokim dhe anuloi takimin me Moisiun nė Sarandė.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretė, 1 janar 2006

Mbajtja e njė bluze me flamurin shqiptar e njė djaloshi nga Tepelena, nė
njė bar ka qenė shkaku i njė sherri mes shqiptarėve dhe grekėve nė
mbrėmjen e 31 dhjetorit nė fshatin Rrethimo tė Kretės. Por sedra e
grekėve duket se ishte fyer keq, ndaj katėr orė mė vonė 7 prej tyre hynė
me forcė nė shtėpinė e njėrit prej shqiptarėve dhe e vrasin. Edison
Jahaj, 17-vjeēari nga fshati Levan i Tepelenės u vra me 17 thika nga njė
grup grekėsh. Autoritet helene e cilėsuan si njė vrasje raciste,
ndėrkohė nė Tiranė, Parlamenti Rinor organizoi njė seri protestash.

Shkolla greke nė Himarė, 20 shkurt 2006

Hapja e shkollės sė parė greke “Omiros” nė Himarė ka sjellė jo pak
debate mes politikanėve shqiptarė dhe pėrfaqėsuesve tė PBDNJ-sė.
Pėrurimi i shkollės u bė nga zėvendėsministri grek i Arsimit dhe ai
vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhėnė ende lejen pėr ndėrtimin
dhe hapjen e saj. Mė shumė se njė incident ishte njė keqkoordinim i
punės sė qeverisė. Pasi vetėm nė muajin maj dha lejen pėr ndėrtimin e
saj, ndėrkohė qė hapja u bė nė muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi
politikanėt tė akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet nė Kosinė”, Pėrmet, 5 qershor 2006

Zhvarrimet nė Kosinė shkaktojnė incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrė pėrsipėr mbledhjen e
eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės. Por zhvarrimet ishin
bėrė dhe nė varreza shqiptarėsh dhe fshatra ku ushtritė greke nuk kishin
kaluar kurrė. Policia shqiptare ndėrhyri pėr tė verifikuar eshtrat nė
kishėn e fshatit Kosinė tė Pėrmetit. Ndėrkohė konsulli grek nuk lejoi qė
policia tė hyjė nė njė objekt kulti. Ndėrkohė prifti grek refuzoi tė
paraqitej nė prokurori.

Kryebashkiaku falėnderon greqisht, 25 shkurt 2007

Lojtarėve shqiptarė nė Greqi, njė fjalė e thėnė nė gjuhėn amtare mund
t’u kushtojė karrierėn. Ndėrsa nė Shqipėri askush nuk ndalohet ta fshehė
identitetin, madje edhe kur ėshtė njė zyrtar i lartė shtetėror dhe me
ligj i duhet tė komunikojė nė gjuhėn zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i
Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano preferoi t’i falėnderojė qytetarėt e
Himarės nė gjuhėn greke, edhe pse ata qė e votuan ishin shqiptarė, duke
shėnuar nė kėtė mėnyrė njė incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007

Njė marsh urrejtjeje i kėnduar nga ushtarėt grek gjatė stėrvitjes ka
acaruar marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Kjo video u publikua nė
internet, ndėrkohė qė teksti i kėngės ėshtė botuar nga gazetat greke
dhe shqiptare. “I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė
bėjmė lidhėse kėpucėsh”, ky ishte teksti i kėngės raciste qė shkaktoi
reagime nė disa qytete tė vendit. Ndėrkohė qė Ministria e Mbrojtjes i
kėrkoi Athinės tė dėnonte skandalin, gjė qė u bė nga zėvendėsministri i
Jashtėm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrės Iraklis u ka
kushtuar shumė shtrenjtė familjarėve tė tij. Nė ndeshjen Iraklis-Apollon
Kallamaria, pas golit tė Bushit, tifozėt e Iraklisit kanė ushtruar
dhunė mbi familjarėt tė cilėt shihnin ndeshjen nė stadium. Prindėrit dhe
bashkėshortja e futbollistit shqiptar janė goditur me grushte dhe
shkelma pėr disa minuta. Familja e Bushit ėshtė detyruar tė largohet me
autobusin e skuadrės pasi forcat e rendit nuk mund tė ndalonin turmėn.

-ushtria greke ne kufirin shqiptar 1949
-shperngulja me dhune e popullsisie came nga trojet etnike
-ushtari grek me ne goje ...sharjet kunder shqiptareve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ushtria greke: Shqiptarėve do t’u derdhim gjakun   Today at 1:30 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ushtria greke: Shqiptarėve do t’u derdhim gjakun
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: