Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur rreth orės 17:00 nė aksin
Rrėshen-Fushė Arrėz, ku njė autobus ka dalė nga rruga dhe ka rėnė rreth
400-500 metra nė njė greminė.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet pėr 6 persona tė vdekur mes tė
cilėve edhe fėmijė, ndėrsa nuk dihet ende numri i saktė i pasgjarėve qė
ndodheshin ne automjetin e aksidentuar.


Mėsohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga
Tirana drejt Fushė Arrėzit dhe ka rėnė nė lumin Fan i Madh nė fshatin
Dom tė komunės sė Gjegjanit.


Tė gjitha autoambulancat e Rreshenit janė angazhuar pėr tė transportuar
tė plagosurit nė spital, ndėrsa Ministria e Shėndetėsisė ka vėnė nė
dispozicion mjete pėr transportimin drejt Tiranės tė atyre qė paraqiten
nė gjendje tė rėndė. Ndėrkohė janė angazhuar edhe automjete civile pėr
transortimin e tė plagosurve drejt spitalit tė Rrėshenit dhe Pukės.


Dėshmitarė nga vendngjarja bėjnė tė ditur se banorėt e fshatit dhe
autoritetet janė vėnė nė lėvizje pėr tė nxjerrė tė plagosurit nga
gremina ndėrsa sipas dėshimve nė News24 numri i viktimave pritet tė
rritet.


Pasagjerėt kanė dalė nga dritaret gjatė momentit tė rėnies duke mbushur
zonėn me trupa tė plagosur, ndėrsa numri i personave qė udhėtonin nė
autobus nuk bėhet ende i ditur.


Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje dhe ka nisur hetimet pėr
shkaqet e kėtij aksidenti tė rėndė. Ndėrkohė me urdhėr tė ministrit tė
Brendshėm, Lulėzim Basha ėshtė ngritur njė shtab emergjence pėr ngjarjen
e rėndė. Kreu i policisė sė shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i
Brendshėm, Avenir Peka dhe forca tė shumta tė RENEA-s kanė udhėtuar
drejt komunės Gjegjan






Ngushllim familjarve te viktimave....