Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Origjina e fjales Kosove.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve: 4679
Age: 26
Vendi: Atje ku un dua ..............
Registration date: 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Origjina e fjales Kosove.   Mon May 24, 2010 7:15 pm

Ilmi Veliu shkruajti:
Fiona, me vonese e lexova kerkesen tende. Fushe Kosove nuk eshte qyteza e sotme por eshte nje term shume i gjere gjeografik, "Fusha e Kosoves" dhe eshte aty ku thua ti por ajo nuk eshte shume me rendesi. Me rendesi eshte ajo se burimet osmane qe une i kame perdorir per magjistraturen time "Skenderbeu ne burimet osmane dhe bizantine" kame gjetur shume te dhena per personin qe e ka vrare sulltanin dhe ne disa vende permendet si Milush Kuble dhe ne disa vende si Milush Kubila. Serbet pastai e kane serbizuar dhe e kane nderruar ne Milosh Obiliq. Nje reviste shkencore qe del ne Prishtine me emrin "Albanica" numri janar-shkurt 2010 ka te botuar nje artikull ne lidhje me ne amerikane qe ligjeron ne Prishtine e qe ka botuar nji liber ne lidhje me Milush Kobilen dhe ka gjetur shume te dhena dhe ishte e sigurte se ai kishte qene shqiptar. Kerkoe ne internet dhe do te mund ta lexosh artikulin. Aty eshte vrare edhe Gjergji i II Balsha i cili ka pasur 30 ushtar shqiptar dhe ka marre pjese ne anen e ushtris ballkanike. te fala Ilmiu

kerkova ne internet por asgje nuk mudem te gjej nese ju premton koha te ma dergon linkun do isha shum falenderues dhe nuk edi nese mund ta gjej kete liber bash me intereson ta lexoj se kam lexu edhe un por do shkrim kam hase se aj ka qen serbe.

Respekt nga fionaa profesore ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xhevati
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 93
Age: 48
Vendi: Drenice
Registration date: 14/05/2010

MesazhTitulli: Re: Origjina e fjales Kosove.   Mon May 24, 2010 7:30 pm

MĖSIMET PĖR KOSOVĖN? Po, rasti i Kosovės mund tė gjejė pika tė pėrbashkėta, por edhe pika ndarėse me rastet e pėrmendura mė lart. Nė radhė tė parė, pėrse ēėshtja e “a”-sė ose “o”-sė nė emrin Kosovė ėshtė jorelevante, rrjedh pikėrisht nga fakti se vetė emri Kosovė, si i tillė, ėshtė problematik. Ndonėse, njė ēėshtje e mbajtur nėn tepih nga shqiptarėt, shumica e studiuesve tė pavarur e kanė gjetur etimologjinė e emėrtimit Kosovė nga fjala serbe “kos” – “mėllenjė” dhe prapashtesa “ovo”, tipike pėr gramatikėn e serbishtes. Edhe Noel Malcolm - qė ēmohet edhe nga shqiptarėt si studiuesi mė i mirė i ēėshtjes sė Kosovės, por njėsoj urrehet nga serbėt pėr tė njėjtėn gjė – e njeh tė njėjtėn. Britaniku Malcolm shkruan se emri rrjedh nga Fusha e Kosovės, ku nė vitin 1389 ėshtė zhvilluar Beteja e Kosovės e popujve tė Ballkanit kundėr otomanėve. Ai, po ashtu, thotė se fillimisht Fushė e Kosovės e kanė quajtur vetėm serbėt, pasi qė gjermanėt iu janė referuar si “amselfeld”, ose latinėt “campus merulae”.
Kėtė teori e hasim sot gjithandej nga studiues tė Ballkanit, shqiptarėve ose Kosovės. Dhe nėse pajtohemi se Kosova ka qenė e shqiptarėve, atėherė logjikisht do tė duhej tė gjendej versioni shqiptar i emrit. Kėtu mbase do tė duhej kthyer nė kohėt para ekspansionit tė Mbretėrisė Mesjetare Serbe (viti 1196) e deri te ilirėt. Kjo natyrisht se nė masėn mė tė madhe u mbetet nė dorė historianėve. Dhe njė kontribut tė ēmuar mund tė japė edhe monografia e vonuar pėr Kosovėn (mė mirė vonė, se kurrė), tė cilėn po e pėrgatit Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, e cila, siē raportohet, po hartohet nga 58 autorė nga fusha e historisė, gjeografisė, shkencės, kulturės, ekonomisė e tė tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve: 4679
Age: 26
Vendi: Atje ku un dua ..............
Registration date: 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Origjina e fjales Kosove.   Tue May 25, 2010 11:07 pm

Nė hapėsirėn gjuhėsore tė shqipes, nė Kosovė e nė Maqedoni, ka 4
vendbanime, emrat e tė cilave kanė dalė nga varianti sllav kos i emrit
tė shpendit mullenjė/mėllenjė, mullizezė zool. Merops apiaster. Nė kėtė
pjesė tė kėtij punimi nuk do tė trajtohet gjerėsisht etimologjia e
pakontestueshme sllave e kėsaj fjale. Megjithatė, e do puna tė thuhet
shkurtazi se pėr fjalėn kos tė sllavishtes besohet se ėshtė me prejrdhje
sllave dhe se dėshmohet nė sllavishten e vj. si kosъ, rus. kosъ, ēek. e
pol. kos .

Prejardhja e kėsaj fjale konsiderohet pėr e errėt. Nė gjuhėt sllave tė
jugut kjo fjalė gjallon nė trajtat kos, kosovac, kosovica dhe kosović.
Fjala kos e emėrton shpendin „merula merula”; trajtė deminutive e kėsaj
ėshtė kosov, pėrkatėsisht kosovac e kosović qė shėnojnė tė voglin e
mėllenjės „pullus merulae”, pėrkatėsisht zogėzėn e mėllenjės si edhe
mėllenjėn e bardhė „Turdus iliacus”.

Ėshtė pėr t’u vėrejtur se toponimet (Kosovo- zgjerim i mbiemrit,
pėrkatėsisht gjinorja kosov nga kos) qė janė sajuar nga emri i kėtij
shpendi, emėrtojnė gjithandej kryesisht lugina dhe rrjedha uji apo
vedbanime tė ngritura buzė rrjedhash tė ujit. Katunde me emrin e kėtij
shpendi ka: nė rrethin e Banjallukės (: Kosovo); nė rrethina tė Požega
-s nė Sllavoni (: Kosovac); nė Dalmaci (: Kosovo polje) dhe nė rrethina
tė Jagodinės nė Serbi (: Mirkovo Kosovo).[1]

Nga shembujt e sjellur mė lart sikur lejohet paravendimi se edhe nė
rastin e Kosovo Polje pėr emrin e Fushės ku u zhvillua beteja e vitit
1389 mund tė kemi tė bėjmė me njė pėrkthim sllav tė njė emri nė krye tė
herės shqip gjė qė e dėshmon rrethana se nė antroponiminė e vajzave tė
hapėsirės sė Dardanisė nė periudhėn romake ėshtė dėshmuar dendur emri
personal Merula „mėllenjė” dhe rrethana tjetėr qė fjala sllave kos pėr
kėtė shpend nuk ka hyrė nė gjuhėn shqipe. Sė kėndejmi edhe ky mund tė
merret pėr emėrtim tė imponuar nga administrata e pushtuesve serbė tė
shek. 12.

Nė kėtė punim do tė gjurmohet ēėshtja se ēfarė vendesh: katunde, qytet
apo regjion tė Kosovės sė sotme ishin emėrtuar me kėtė fjalė tė gurrave
sllave. Nė kėtė kontekst mund tė thuhet me plotė gojė se nė asnjėrėn nga
shkresa tė sundimtarėve serbė tė shek. 13 dhe nė asnjėrėn nga katėr
krisobulat e njohura tė kishės serbe tė shek. 14 qė kanė tė bėjnė me
pjesė tė hapėsirės sė sotme tė Kosovės nuk ka ndonjė dėshmi tė
ekzistimit tė ndonjė regjioni apo vendbanimi tė quajtur Kosova.

Dėshmitė mė tė vjetra nė tė cilat ndeshen vendbanime qė mbajnė kėsi emri
gjenden nė njė regjistėr i borxhlinjve tė qytetarėve tė Novoberės e tė
katundeve pėrreth i vitit 1438; nė 3 defterė turko - osmanė tė shek. 15:
Defteri i regjistrimit tė kryefamiliarėve tė vilajetit nėn zotėrimin e
vazalit Vuk Branković tė vitit 1455; Defteri i regjistrimit tė
kryefamiliarėve tė hapėsirės qė sot e zė shteti i Maqedonisė i vitit
1467 - 1468 dhe Defteri i regjistrimit tė kazasė sė Novoberdės tė
fundshekullit 15, ndoshta mė 1498/’99.

Kėshtu, mė 1455 dėshmohet njė katund Kosovci - njė vendbanim qė gjendej
nė njė timar me dy katundet e zhdukura: Starubica e Vėrtipras tė
krahinės sė Llapit. Edhe nė vetė defterėt e regjistrimeve mė 1455, 1477 e
1487 katundi Starubica pėrmendet me tė njėjtin emėr, por deri mė tani
nuk ėshtė identifikuar nė terren.

Pėr katundin ende tė paidentifikuar Vėrtipras, qė mė 1455 kishte 7
shtėpi, nė defter ėshtė shėnuar qė mė 1477 se ishte i shkretėruar; se
tokėn e tij e punonin banorėt e katundit Starubica dhe se i takonte
Llapit. Se vendbanimi Kosovci „banorėt e vendit Kosova” ishte me tė
vėrtetė nė regjionin e Llapit e dėshmon edhe rrethana se njė katund
Kosofc,[2] pėrkatėsisht Kosovce,[3] qė poashtu i takonte nahijes sė
Llapit, dėshmohet edhe nė regjistrimin e kyrefamiliarėve nė vitet 1566 -
1574. Duket se po me kėtė katund ka tė bėjė edhe emri Kosovc, i njė
katundi me 19 shtėpi, 9 beqarė 1 e vejė, pėr tė cilin I. Rexha[4] nuk
thotė gjė pėr vendndodhjen e tij, konsideron porse se i pėrkishte
krahinės sė Gallapit. Ka mjaft arėsye tė besohet se kėtu kemi tė bėjmė
me katundin Kosovicė tė kėsaj krahine (sh. mė poshtė).

Sė kėndejmi ka shumė arėsye tė besohet se katundi Kosovci „banorėt e
katundit Kosova” i vitit 1455 ishte nė krahinėn e Llapit.[5] Sado qė nė
rergjistrimin e v.1477 ky emėr na qenka shėnuar nė trajtėn Košovci, nuk
ka arėsye tė dyshohet se trajta e kryeherėshme e kėtij emri ishte
Kosovci. Kėtė e tregojnė 2 toponimet e tjera: njėri nė regjionin e
Gallapit e tjeri nė krahinėn e Kėrēovės (sh. mė poshtė). Ky emėr ėshtė
zgjerim me prapashtesėn sllave -ovci i emrit Kosov(a / o) dhe i emėrton
banorėt e njė vendi tė quajtur Kosov(a/o).

Njė emėr tjetėr i kėtij formanti ėshtė edhe emri Kosovicė i katundit tė
rrethinave tė Novoberdės, pėrkatėsisht njė lagje e katundit tė sotėm
Strezovc. Ky katund pėrmendet - pėr aqė sa dimė deri sot - pėr herė tė
parė nė Librin e borxhlinjėve tė tregtarit raguzas Michael de Luchari tė
vitit 1438 si Chosouiza[6] (lexo Kosovica) dhe nė fundshekullin 15 nė
trajtėn Kosoviēa pėrkatėsisht Kosovica.[7] Njė dėshmi tjetėr e emrit tė
kėtij katundi rrjedh nga vitet 1566 - 1574 kur dėshmohet nė trajtėn
Kosovic dhe tregohet se aty kishte edhe njė manastir me emrin Kovaē.[8]

Ky emėr ėshtė formuar nga zgjerimi i emrit sllav tö shpendit kos
„mėllenjė” me prapashtesėn sllave tė zvogėlisė -ica dhe i emėrton mbase
banorėt e njė vendi i cili mund ta ketė marrė emrin nga emri sllav kos i
shpendit „mėllenj,ė -a”

Kėtu do tė binte edhe dėshmia e gjysmės sė dytė tė shek. 15 e
novoberdasit Martino Segano. Ky kishte qenė njė kohė famullitar vendės
nė qytetin e Novberdės, ndėrsa nė vitin 1474 jetonte nė Padovė, ku i
dėrgoheshin me njė ndėrmjetės raguzas 100 duketė.[9] Ky kishte qenė edhe
ipeshkėv i Ulqinit. Vdiq nė vitin 1485. Nė njė shkrim tė gjatė tė tijin
me karakter gjeografik kushtuar vendlindjes sė vet Novoberdės,[10] ky
po e pėrmendka njė luginė tė quajtur Kosovica, nėpėr tė cilėn po kaluaka
lumi Llap (!) qė po arrika deri nė Fushė tė Kosovės, „qė ėshtė e njohur
pėr beteja midis popujsh tė ndryshėm”. Nė njėrėn anė tė kėsaj lugine
ėshtė, sipas Seganos, Prishtina e cila, pėr shkak tė pasurive tė saj,
ėshtė ēmuar shumė nga sundimtarėt serbė dhe nė anėn tjetėr ėshtė
Novoberda, vendlindja e autorit, tė cilėn ky pėr pasurinė e saj me
argjend e me metale tė tjera e lavdėron me fjalė tė zgjedhura”.[11]

Unė nuk e kam parė librin e Seganos, por mė duket fort e pabesueshme qė
njė i lindur e i rritur nė Novoberdė ta ketė njohur aq keq rrethinėn e
qytetit tė tij tė lindjes sa tė pohojė se nėpėr Kosovicė (katundi i
sotėm Kosovicė afėr minierės sė magnezitit nė Strezovc, nėpėr tė cilin
kalon lumi Krivareka qė derdhet nė lumin Morava) po kaluaka lumi i
quajtur Llap. Mua mė duket se njoftimi i Seganos mund tė mos jetė bartur
nė mėnyrė korrekte prandaj edhe vėshtirė se mund tė jetė dėshmi pėr
ekzistimin e ndonjė mikroregjioni tė mirėfilltė tė quajtur Kosova apo
pėr ekzistimin e ndonjė vendbanimi tė madh, porse qė tregon se kishte
njė luginė e quajtur Kosovica.

Autorit (tė panėnshkruar ) serb tė punimit pėr Kosovėn gjatė mesjetės,
ia ka anda tė besojė se emri i luginės Kosovica, e pėrmendur nga
novoberdasi Segano, po u ruajka nė emrin e mikroregjionit Malo
Kosovo[12] „Kosova e Vogėl” pėrreth qytetit tė Podievės, tė quajtur
kėshtu vetėm nga administrata e nga antropogjeografė serbė, jo porse
edhe nga popullsia vendėse shqiptare. Identifikimi i emrit Kosovica tė
Seganos me „Malo Kosovo” ėshtė i vėshtirė pėr t’u pranuar sepse nė kėtė
pjesė tė Kosovės nuk ka as ndonjė emėr vendi apo vendbanimi Kosovicė dhe
as tradita popullore nuk njeh ndonjė mikroregjion tė quajtur „Malo
Kosovo”, emri i tė cilit ėshtė padyshim emėr librar, modern, me
prapavijė historike, pėrkatėsisht politike. Me qėllim „pėrjetėsmi” tė
njė emri tė paqenė, administrata serbe Malo Kosovo e quajti stacionin
hekurudhor tė katundit Lluzhan tė Podievės.

Pėr njė luginė Kosovica dinte nė shek. 16 edhe Petančić (lat.
Petantius). Nė udhėpėrshkrimin e tij ky thoshte se „Po u lėshua pak nė
tė majtė udha qė shpie pėr nė Procopia (Prokuplje) e pėr Nisum (Nish),
jo largė shtrihet lugina Kosovica pėrmes sė cilės rrjedh lumi Llap.”[13]

I kėsaj kategorie mund tė jetė edhe emri Kosino, mbase i katundit Kosinė
tė komunės sė Ferizajt. Sipas rendit tė evidentimit nė Defter, ky
katund pėrmendet bashkė me katundet e sotme Busi (lagje e Mramorit);
katundit Xhulkova (sot Kilkovė) midis Mramorit e Marecit dhe katundit
sot tė panjohur Bojkovci, por pėr tė cilin nė defter ėshtė shėnuar se i
takonte nahijes sė Moravės. Po i besuam kėtij rendi do tė mund tė
mendohej se emri Kosino do tė jetė variant i emrit Kosovicė tė
Strezovcit. Megjithatė, nuk mund tė pėrjashtohet mundėsia se mė parė
kemi tė bėjmė me katundin e sotėm Kosinė tė Ferizajt, sepse nė kėtė
burim pėrmendet nė vazhdim edhe katundi i njohur Zborc i Ferizajt.[14]
Kėtu kemi tė bėjmė me zgjerimin pėrmes prapashtesės sllave -ino tė emrit
sllav kos tė mėllenjės.

Pothuaj se e kėsaj kohe ėshtė edhe dėshmia qė gjendet nė pėrkthimin
sllavisht nga V. Jagić tė jetėshkrimit tė Stefan Llazarević-it - tė
shkruar greqisht nga Konstantin Filozofi nė shek. 15, kur nė kontekstin e
Betejės sė Kosovės, pėrkatėsisht tė betejės sė zhvilluar nė fushėn qė
sot quhet Gazimestan, pėrmendet dy herė njė vend i quajtur Kosova: Na
mĕstĕ* naricajemĕmь Kosovĕ „Nė vendin e quajtur Kosovė” dhe Prišьlь bo
na Kosovo[15] „do tė arrinin nė Kosovė”.
Sė fundi, tė sė njėjtės prerjardhje janė edhe: emri Kosovo i njė katundi
nė krahinėn Poreēe tė nahijes sė Kėrēovės dhe emri Kosovo i katundit,
tė quajtur ndryshe Dushica me 5 shtėpi - katund i zhdukur i cili
sigurisht ishte nė lokalitetin homonim midis katundeve Bakoviq e
Laskarce nė jugperėndim tė Shkupit, qė pėrmenden nė defterin e
regjistrimit tė kryefamiliarėve tė viteve 1467 - 1468[16] dhe ka tė bėjė
me katundin e sotėm homonim nė krahinėn Poreēe tė Kėrēovės (Maqedoni).
Te ky emėr i katundit, siē e tregon trajta e gjinores sllave me
prapashtesėn -ovo, kemi tė bėjmė me pjesėn bazė kos- tė njė emri
dypjesėsh tė padėshmuar tė vendit.

Nga emrat qė u sollėn mė lart shihet qartazi se as nė dokumentacionin
kishėtar serb e as nė defterė tė hollėsishėm osmanė tė regjistrimit tė
kryefamiliarėve e tė pronave tė shekujve 14 - 16 nuk dėshmohet as ndonjė
regjion e as ndonjė qytet, kėshtjellė, famulli, ipeshkėvi e aqė mė pak
ndonjė regjion i quajtur Kosova, prej nga do tė dilte ndonjė nocion
administrativ, shtetėror apo kishėtar Kosova, pėr ta shenjuar me tė njė
pjesė apo gjithė territorin qė sot e ngėrthen mė vete shteti nė formim i
Kosovės.

Ėshtė katėrcipėrisht e qartė se edhe ndarja administrative serbe e
Kosovės sė pushtuar nė shek. 12 mbėshtetet nė ndarje regjionale njėsish
tė vogla administrative ashtu sikundėr mbase e kishte gjetur kur kėtė
vend e pushtoi principata serbe e Rashės. Ndarja mė e vjetėr bazohej nė
organizimin territoral tė pronija -ve bizantine pėrkatėsisht feudeve tė
proniarėve, bujarėve vendės shqiptarė apo sish tė serbizuar. Serbėt e
ngulitur me dhunė nuk kishin ndonjė emėr as pėr territorin e gjithė
Kosovės sė sotme, tė cilin nga Bizanti e pushtoi mė 1198 konti i Madh
serb Stepan Nemanja dhe kjo ishte pėr tė grčьska zemlja,[17] e as pėr
ndonjė mikroregjion tė saj. Po tė kishte ndonjė krahinėz apo qendėr
urbane tė quajtur Kosova midis Prishtinės, Podievės e Vushtrrisė nuk do
tė kishte nevojė qė nė vend tė saj tė pėrmendej vetėm Llapi si lum e si
regjion.

Kjo shihet mirė nė kėtė burim nė tė cilin thuhet se konti Nemanja e
kishte pushtuar „Lab s Lipljanjem”,[18] pėrkatėsisht krahinėn deri tek
Lapia e Llabi e cila quhet Rasa,[19] qė tregon shumė qartė se kėtu kemi
tė bėjmė me njė krahinėz tė paemėr, pėrkatėsisht qė nuk quhet pra
Kosovo, e cila atėherė pėrfundonte aty ku fillon krahina e Llapit dhe
lumi Llap, sado qė ka njė mendim se nėn Lapia duhet kuptuar regjioni
pėrreth qytetit tė Lypianit. Ky paravendim ėshtė pak i besueshėm sa kohė
qė dihet se nė literaturėn kishėtare, sidomos nė atė tė Perėndimit,
Lypiani ishte identifikuar me Ulpianėn antike, pėrkatėsisht me rrethinėn
e Prishtinės, ndėrsa vetė Lypiani i sotėm - si qendėr kishėtare
bizantine - njihej nga administrata bizantine si Lypenion.

E gjithė kjo qė u tha mė lart do tė ishte nė rregull nėse mund tė
sqarohet pėrse nė versionin e pėrgatitur pėr botim tė Kronikės sė
priftit tė Duklės nga V. Mošin nėn Lapia nėnkuptohet Liqeni i Labeatėve
pėrkatėsisht Liqeni i Shkodrės e jo lumi Llap i Kosovės.[20] Me emėr
krahine kemi tė bėjmė, nė po kėtė burim, nė vendin nė dokument nė tė
cilin konti Nemnja tregon se nga toka e arbanasėve „shqiptarėve”
pėrkatėsisht tė principatės sė Arbėrit, e kishte pushtuar regjionin e
Pultit, asokohe bizantin: „odь Arbanasь Pilot”.[21]

Ėshtė fakt i pamohueshėm se administrata kishėtare serbe e shek. 13 - 15
i pėrdorte emrat qė i kishte pėrkthyer, pėrkatėsisht qė i kishte
serbizuar, prandaj edhe qė i njihte tė krahinėzave. Kisha serbe dinte
pėr krahinėzat qė ajo i quante: Patkovo (nga emri Patkovo i katundit
doli mė vonė emri Patkovo i krahinėzės e cila gjatė pushtimit turk e
mori emrin Has, porse qė gjatė shekullit XVII gjėllinte mbase edhe nė
popull, edhe emri shqip Shulla), Hvosno* - nga njė emėr, i padėshmuar
nėpėr dokumente, *Hosnon[22] i periudhės bizantine (rrethina e Pejės)
dhe Kosterc (rrethi i Prizrenit) e Podrime, pėr tė cilat nė kėtė burim
thuhet se St. Nemanja „i pushtoi nga grekėt”.[23] Kėtu bie edhe emri i
krahinėzės Dėrzhkovina pėr Drenicėn e sotme, krahinėzėn Kujavēa pėrgjatė
lumit homonim kah Suhogerlla etj.

Kjo don tė thotė se pushtuesit serbė e gjetėn territorin e sotėm tė
Kosovės ose me emrin e vjetėr tė saj Dardania, ose fare tė paemėr.
Mundėsia e dytė mė duket fort e pabesueshme sepse do tė ishte vėshtirė
tė sqarohej pėrse nė vetė shkrimet kishėtare serbe, pėrkatėsisht nė
jetėshkrime e nė gjenealogji tė sundimtarėve serbė pikėrisht pėr atė
pjesė tė Kosovės sė sotme ku ardhėsit serbė e vendosėn selinė e tyre
kishėtare u pėrdorėn emrat e vendeve Vendi i Dardanėve dhe Dardania.
Kėta emra ndeshen psh. nė jetėshkrimin e Stefan Uroš Milutin -it, kur po
pėrshkruheshin ngjarjet e vitit 1270, ku e kur thuhet se: „Milutin -i
mbret i Banjskės i barti selitė nė Dardani nėn Malin Shar tė quajtur
Prizren”.[24]

Po nė kėtė kontekst emri Dardania pėrmendet edhe kur po shkruhej rreth
vendosjes sė selisė sė kishės serbe nė Pejė, pėrkatėsisht nė „trevat
dardane”.[25] Me emrin e vjetėr Kosovėn e njihte edhe humanisti raguzas
Alovsius Cervinus Tubero i cili nė veprėn e vet tė botuar mė 1603 nė
Fankfurt, kur po shkruante pėr Betejėn nė Fushė tė Kosovės (tė vitit
1389) tregonte se nė atė betejė kishin marrė pjesė dardanėt, ilirėt dhe
maqedonasit,[26] pėrkatėsisht „luftėtarė nga dardanėt e Shqipėisė”.[27]
Nė njė kronikė greke tė shek. 16, autor i sė cilės ėshtė Jeraks -i,
logotheti i madh i Patrikanės ekumenike tė Stambollit, ėshtė shėnuar se
nė Betejėn e Kosovės morėn pjesė arkontė nga Arvanitia,(= Shqipėria) nga
viset qė quhen Dardania (=Kosova) etj.[28]

Kjo rrethanė nuk ėshtė, sipas Prof. Kristo Frashėrit,[29] aspak e
ēuditshme sepse vetėm tri vite mė vonė se kronisti grek Jeraks, edhe
edhe kronisti frėng Philip Mesiere shkruante nė njė letėr tė tij* se
Beteja e Kosovės u zhvillua nė „es patrice d’Albanie”, pėrkatėsisht „nė
viset e Shqipėrisė”. Nėse mund t'i besohet J. Osmanit,[30]Fusha nė tė
cilėn u zhvillua beteja midis koalicionit tė tė krishterėve dhe ushtrisė
osmane qenka quajtur, sipas historianit britanik J. Swire, (Albania,
London, 1929, 8 Mbi Ilirėt dhe Ilirinė. pa nr. tė faqes) „Campi
Dardanici” „Fushat e Dardanėve” (?)

Pėrveē kėsaj, nga vetė burimet shkrimore serbe mėsohet se administrata e
Republikės sė Vendikut edhe para shek. 12 e pėrdorte nocionin Ilirik.
Kjo shihet qartė nga konteksti: „Nga regjionet serbe, nė tregje tė huaja
lėnda e drurit eksportohej kryesisht pėrmes Drinit nga Shqipėria e
Veriut, pėrmes Bunės nga Zeta dhe pėrmes Neretvės nga Zahumi. Marini
pohon me ngulm se venedikasit nga Dalmacia dhe nga „Iliriku eksportonin
dru pėr ndėrtimin e shtėpive. Kemi njė dėshmi tė vitit 1373 pėrkitazi me
eksportimin e drurit nga Shqipėria.

Karl Topia i nadaloi barkat e Andrija dhe Graton Dandul-it, sepse kėta
nuk e kishin paguar doganėn pėr drutė e ngarkuara nė ato barka”.[31] Pėr
ata qė mund tė thonė se pėrmendja e emrit Dardania mund tė jetė
rezultat i modės mesjetare pėr t’i pėrdorur emrat antikė, po shtoj vetėm
se nė shkrimet kishėtare serbe nuk ndeshet asnjėherė emri Mizia, me tė
cilin, nė kuadėr tė „modės mesjetare” tė periudhės sė Humanizmit e tė
Renesansės europerėndimore, dijetarė e shkrues mesjetarė tė Perėndimit e
quanin herė pas here krijesėn shtetėrore tė Serbisė.

Ndryshe qėndron puna me tė huajėt. Kėshtu, nė njė letėr tė perandorit
Friedrich I Barbarossa drejtuar mbretit tė Egjyptit, Saladinit, nė kohėn
e kryqėzatės sė dytė thuhet nė vitin 1187 se „Ti do ta pėrjetosh
mllefin e Teutonėve, tė cilėt edhe nė kohė tė paqes i rrėmbejnė armėt.
Ti do t’i njohėsh banorėt e Rheinland-it dhe rininė e Istrisė, qė cilėve
s’u ėshtė parė shpina nė asnjė betejė; bavarėt shatmėdhenj si pirguj,
Schwab-ėt krenarė e dinakė, Frankėt e kujdesshėm, Sasėt qė luajnė me
shpatat e tyre, Tyringenėt, Westfal-ėt ... malėsorėt e shkathtė tė
Alpeve ... Bohemiasit, qė dinė tė vdesin pėrflakshėm, Polakėt qė janė mė
tė egjėr se shtazėt e pyllit, Austriakėt, Istrėt, Ilirėt, Toskanėt,
Venecianėt, Pizasit...”[32] kur pėr ilirė mbaheshin, pas gjithė gjasėsh,
dalmatėt.

Pėr rezultat tė modės mund tė merret edhe emri parasllav Moesia pėr
shtetin e Rashkės. Njė shembull konkret pėr kėtė e gjejmė psh. nė njė
shkresė qė ka tė bėjė me qytetin mesjetar tė Novobedės i cili, deri nė
fillim tė shekullit 16, ishte njė koloni e rėndėsishme e sasėve. Nė kėtė
shkresė ėshtė shėnuar: „Novomontana civitias, Germanorum coloniie
principio namque Saxones in Mysiae partibus metalla et argendi materiam
reeperere ...”,[33] pėrkatėsisht „Qyteti Novomontana, fillimisht njė
koloni e germanėve, sepse sasėt gjetėn nė pjesė tė Mizisė metal e
argjend”.

Kėtė fenomen e ndeshim psh edhe tek njė kont me mbiemrin Branković, i
cili duke u paraqitur pėr kinse pasardhės i dinastisė sė Branković -ėve
tė mirėfilltė tė shek. 14 - 15 u shkruante letra kryesisht diplomatėve
rusė se ēfarė hapėsire do tė duhej tė zinte shteti i ardhshėm i Serbisė.
Nė njė kėsi letre tė vitit 1690 ky shkruante se brenda atij shteti
duhej tė hynin edhe Jusitiniania pėrkatėsisht hapėsira e Kosovės dhe e
Maqedonisė, Iliria (Kroacia) dhe vetė nėnshkrante „Georgie despot Prvo
Justinianskog otačastvii, i vasoi Sloveno - Srbskio Ilirii i Misiam i
proč”.[34]
Ka edhe raste kur njė krahinė a krahinėz kinse na e paska marrė emrin
(edhe) nga ndonjė qytet. Kėshtu, ka njė supozim se krahina qė mė vonė u
quajt Metohia e paska marrė emrin nga njė qytet qė qenka quajtur Metoja
ose Metuja qė po u pėrmendka gjatė shek. XIX, si njė mbishtresė
toponimike mbi emrin Hosnon tė dėshmuar ndėr shkrime bizantine, ndėrsa
nė ato sllave si Hvosno e i ripėrtrirė pas Luftėrave Ballkanike; Krahina
Dukagjin u quajt kėshtu mbase nga njė qytet tė cilin Frang Bardhi e
pėrmendte mė 1636 si Gjytetja e Re ose Dukagjina,[35] tė cilin kujtoj se
duhet kėrkuar nė anė tė Gjakovės; krahina Altin ili u quajt sipas emrit
parasllav tė Bjeshkėve tė Junikut; krahina Opoja qenka quajtur
kėshtu[36] sipas njė qyteti tė padėshmuar *Opola (emri i tė cilit po
rrjedhka nga njė polis e greqishtes sic!) e tė cilin Jastrebov e
lokalizonte nė territor tė katundit tė sotėm Kuklibeg tė kėsaj ane; emri
Izmornik i krahinės sė Moravės sė Poshtme ėshtė zgjerim i funksionit tė
emrit nė pėrmasė regjioni nga emri i qytetit apo qendrės regjionale
kishėtare tė periudhės bizantine Preamoron, tė pėrmendur me 1019 nė njė
krisobulė tė carit bizantin Vasilit II[37] e ndonjė tjetėr.

Pra, pėr tė dalur njė emėr regjioni Kosova, do tė duhej qė serbėt ta
kishin gjetur ndonjė qytet, castrum kėshtjellė, municipium apo statio tė
periudhės romake, romane apo bizantine qė do ta mbante njė emėr i cili,
kur tė pėrkthehej nė serbisht (siē e kanė zakon sidomos sllavėt e
Jugut), tė dlite njė emėr regjioni Kosovo, ose do tė duhej qė pushtuesit
serbė ta kishin ngritur vetė njė qytet dhe ta kishin pagėzuar Kosovo.

Nė rastin tonė (shih mė poshtė) nuk ndodhi as njėra e as tjetra. Bile,
ngritja nga serbėt e ndonjė qyteti nė Kosovėn e pushtuar as qė mund tė
merret me mend aqė mė parė pse nė shkrime tė karakterit gjenealogjik,
biografik mėsohet se Stefan Nemanja ka rrėnuar qytete tė „grekėve”.
Nemanja e paska marrė pushtetin „nė shtetin serb”*, kėshtu thuhet nė
shkrime tė kėsaj natyre, vitin e 24 tė sundimit tė Mihail Komnenit; se i
vėllai i tij Miroslavi kishte qenė knez nė shtetin e Zahumit** dhe se
Dalmacinė e mbanin „Grekėt”. Pikėrisht nė kėtė kohė 12 bujarė tė mėdhenj
(serbė) e paskan nisur pėrndjekjen e bullgarėve e tė grekėve dhe i
rrėnuan qytetet e tyre”.[38]

Shėnimi tjetėr, i cili rrjedh nga shek. 15, dėshmon se njė pjesė e
Rrafshit tė Kosovės ishte nė mesjetė e mbuluar me pyje, sepse pėr tė
shkuar nga Prishtina pėr nė Vushtrri tregtarėt (mbase jo vetėm raguzas)
duhej tė kalonin nėpėr pyje ose shkorrete, pėrkatėsisht nėpėr boschi di
Cossova.[39] Duket se vetė gjenitivi (di Cossova) i emrit Kosova nė kėtė
njoftim lė tė kuptohet se kėtu vėrtetė kemi tė bėjmė me emėr tė njė
regjioni ose tė njė pjese tė tij tė quajtur Kosova dhe jo me ndonjė
qytet.

Nga kėto dy burime rezulton se as nė luginėn e Llapit e as nė hapėsirėn
nga Prishtina deri nė Vushtrri nuk kishte ndonjė qytet Kosova. Sigurisht
qė, po tė kishte ndonjė qytet tė quajtur kėshtu, kėtė do tė duhej ta
dinte kosovari Segano aq mė parė kur ky e pėrmend njė luginėz tė quajtur
Kosovica afėr Podievės, jo porse njė qytet qė do tė quhej Kosova.

Pėrveē kėsaj, sikur midis Prishtinės, Vushtrrisė e (edhe) Podievės tė
kishte pasur ndonjė qytet Kosova sigurisht qė tregtarėt raguzas nuk do
tė kishin pasur nevojė qė, pėr tė shkuar nga Prishtina nė Vushtrri, tė
kalonin nėpėr pyje e shkorrete, pėrkatėsisht vėshtirė se do tė mbetej pa
u pas pėrmendur edhe nė dokumente tė Repubikės sė Raguzės apo edhe tė
asaj tė Venedikut. Pėrveē kėsaj, sikur tė kishte pasur ndonjė qytet tė
quajtur Kosova, sigurisht qė sundimtarėt serbė do ta bėnin pėr seli tė
tyren, qoftė edhe tė pėrkohėshme, siē e bėnė herė pas here psh. edhe
Prishtinėn, Bellosicėn dhe Krushevcin, i cili sot bie nė tė
ashtuquajturėn Serbi e Jugut.

Kjo don tė thotė, nė vija mė tė largėta, se ndonjė qytet Kosova nuk
ekzistonte sė pakut as nė kohėn e pushtimit serb tė hapėsirės sė Kosovės
sė sotme nė shek. 12. Nga ana tjetėr nėpėr shkrime tė shek. 15 - 17 nuk
ka ndonjė shėnim se u ndėrtua ndonjė qytet, fortifikatė apo kėshtjellė e
quajtur Kosova. Mbetet e vėshtirė tė besohet ekzistenca e njė qyteti
Kosova i papėrmendur kurrnjėherė mė parė deri nė shek. 17 dhe,
njėkohėsisht, i zhdukur po gjatė atij shekulli.

Megjithatė, ka bukur shumė shkrime qė e kanė pėr objekt trajtimi
vendndodhjen e njė qyteti, pėr mendimin tim tė supozuar, tė quajtur
Kosova, sepse pėr ekzistimin e njė qyteti tė quajtur Kosova paska tė
dhėna qė nga shek. 17 e njėkohėsisht edhe mendime tė ndryshme mbi
vendndodhjen e tij.

Me ēėshtjen e ubikimit e tė identifikimit tė njė qyteti tė zhdukur
Kosova, i cili nė veprėn e Haxhi Kallfės - gjeografit turk tė gjysmės se
dytė tė shek. XVII -cilėsohej pėr kadillėk, u muarrėn disa dijetarė tė
historisė. Kėshtu, Stojan Novaković (pėr mendimin tim me tė drejtė) e
mohonte plotėsisht ekzistimin e kėtij qyteti, qoftė si vendbanim qoftė
edhe si kadillėk Kosova dhe e identifikonte kėtė me Janjevėn e sotme
duke e pasur pėr mbėshtėtje rrethanėn se gjeografi turk thoshte se
popullata e kėtij qytetthi ishte kryesisht minatore. Sė kėndejmi,
Novaković kujtonte se qyteti i imagjinuar Kosova s'ėshtė tjetėr veēse
Janjeva vetė. Mirėpo, Skender Rizaj, i mbėrthyer nga ideja e ekzistimit
domosdo tė njė qyteti tė quajtur Kosova, pėr njėrin ndėr argumente nė tė
mirė tė tezės sė tij mbėshtetet tek „fakti” se H. Kallfa nuk po i
pėrmendka rastėsisht njėrin pas tjetrit tė dy qytetet: Janjevėn e
Kosovėn. [40]

Edhe Johann Georg von Hahn ishte marrė me ēėshtjen e ubikimit tė kėtij
qyteti. Pėr lokalizimin e kėtij qyteti Hahn mbėshtetej nė njė gojėdhanė
qė e kishte shėnuar edhe gjeografi turk, sipas sė cilės gurėt qė janė
afėr kishės, sė cilėsuar e Vjetėr, nė Janjevė qenkan sjellur nga
gėrmadhat e njė qyteti qė ndodhej nja njė orė udhė kėmbė nė jug tė
Janjevės - vend qė po e quajkan Basilovica dhe u gjendka buzė lumit
Koznica*. Sė kėndejmi Johann Georg von Hahn propozonte qė qyteti Kosova
duhet kėrkuar nė kėto anė, respektivisht njė orė udhė larg nė jug tė
Janjevės. Nė tė mirė tė ubikimit kėtu tė lokalitetit tė zhdukur Kosova,
Hahn e merrte edhe pėrshkrimin tjetėr tė Haxhi Kallfės, sipas tė cilit
„kur vihet nga Kaēaniku, ky qytet pa mure gjendet nė tė sosur tė
luginės” - pėrshkrim ky qė po u pėrputhka me atė tė rrafshinės sė
rrumbullakėt tė rrethuar nė tė dy anėt me kodrina.[41]

Rrethana se gjatė shek. 17 ekzistonin, pėrveē Janjevės, edhe qendra tė
tjera xehetare pėrbrenda kadillėkut tė Prishtinės si dhe pėrshkrimi i
Haxhi Kallfės dhe pėrpjekjet e Hahn -it pėr identifikimin, bashkė me
praninė e galerive horizontale e vėrtikale nė kėtė anė, nė afėrsi tė
Kishnicės, i mjaftonin S. Rizajt pėr ta mbrojtur mendimin se vėrtetė
ekzistonte njė qytet i quajtur Kosova dhe se emri i tij qenka shtrirė mė
pastaj mbi gjithė krahinėn rrafshinore tė kėsaj ane, porse vetė nuk
shfaqte atėherė ndonjė mendim tė prerė se ku do tė duhej tė ishte ai
qytetth.

Nė tė mirė tė vendndodhjes sė qytetit Kosova nė rrethina tė Janjevės do
tė shkonte edhe njoftimi qė pėrmbahet nė njė relacion tė kryeipeshkėvit
tė ipeshkėvisė se Shkupit, Don Mihal Sumės, dėrguar Kongregacionit mė
1632, lidhur me vizitėn nė dioēezėn e Janjevės. Sipas ketij raporti,
vendbanimi Kosova i pėrkiste famullisė sė Janjevės.[42] Kėshtu do tė
formohej bindja se kjo e dhėnė po mjaftuaka pėr ta lokalizuar qytetin e
kontestueshėm Kosova nė rrethina tė Janjevės, mė pėrafėrsisht te vendi
Bazilovica tė periferisė sė Janjevės - ashtu siē e propozonte Johann
Georg von Hahn. Ky lokalizim do tė bėhej aqė mė i pranueshėm sikur tė
kishte arėsye tė shtihej nė punė shėnimi i Haxhi Kallfės sipas se cilit
popullata e qytetit Kosova ishte kryesisht minatore.

Me ēėshtjen e ubikimit tė kėtij qyteti ishte marrė mė heret edhe
antropogjeografi serb A. Urošević. Pėrkundėr mendimeve qė u paraqitėn mė
lart, Urošević, duke e pasur edhe ky pėr mbėshtėtje pėrshkrimin e Haxhi
Kallfės, kujtonte se kadillėku Kosova, i cili, sipas H. Kallfės, qenka
quajtur ndryshe edhe Pallashima, do tė duhej kėrkuar nė anė tė Ferizajt.
Nė tė vėrtėtė, Urošević kujtonte se rrethana qė nė periferi tė Ferizajt
ėshtė katundi i quajtur Varosh - vetė emri i tė cilit po e dėshmuaka
ekzistimin e njė qyteti apo tė njė qytetthi - dhe identifikimi i drejtė i
Pallashima me katundin e sotėm Pleshinė, qė s’ėshtė shumė largė nga
Ferizaj, bėjnė qė qyteti, respektivisht kadillėku Kosova tė kėrkohet nė
rrethina tė Ferizajt, mė pėrafėrsisht nė katundin e sotėm Pleshinė, meqė
Urošević qytetin e zhdukur e merr mė shumė si tė jetė quajtur
Pallashima.[43]


Duke e pasur pėr mbėshtėtje rrethanėn se nė periferi tė Prishtinės, nė
Kizhnicė e nė Prelinė, qenkan gjetur galeri tė vjetra, tė cilėsuara pėr
mesjetare, S. Rizaj,[44] kujtonte se kėto na qenkan indicje se kėndej
ekzistonte njė vendbanim xehetarėsh i cili, sipas kėtij, mund tė
lokalizohej nė vendin Kosoviq, pėr tė cilin edhe paska shėnime se ishte
njė repart minere. Mua mė duket se S. Rizaj do ta ketė ngatėrruar emrin
Kosoviq qė, nė tė vėrtetė, ka tė bėjė me katundin Kosovicė, lagje e
katundit - minierės sė Strezovcit, me emrin Kosova tė qytetit tė
supozuar, i cili s'mund tė ketė kurrfarė lidhje (pėrveē asaj
etimologjike) me Kosovicėn e Strezovcit, tė dėshmuar shumė kohė para
qytetit tė pandehur Kosova.

S. Rizaj e shtronte pastaj mendimin, sipas tė cilit, nė mbėshtėtje tė
rrethanės se gjeografi turk Haxhi Kallfa s'ishte mjaft i qartė kur
fliste pėrkitazi me kadillėkun Kosova, tė cilin ky e vendoste midis
Prishtinės e Kurshumlisė dhe thoshte se e quajnė edhe Pallashima, paska
vend t'i dilet zot mendimit se Pallashima s'ėshtė tjetėr veēse katundi
Bellosicė i sotėm nė vendburimin e lumit Llap, prandaj e lejon mundėsinė
qė vendbanimi Kosova tė jetė katundi i sotėm Bellosicė i krahinės sė
Llapit.

Ēėshtjes sė identifikimit rishtas tė kėtij qyteti S. Rizaj iu rikthye nė
vitin 2004,[45] pėr ta shfaqur mendimin e prerė se „ ... qyteti Kosova
gjendej nė krye tė lumit Allb (Llab) tė Allbanikut, kurse Podujeva ėshtė
trashigimtarja e qytetit Kosova, sepse kjo gjendet nė luginėn e lumit
Lab (Alb) tė Allbanikut (Allbanisė)”.[46] Ky autor sjell nė versionin mė
tė ri tė identifikimit tė tij tė kėtij qyteti dėshmi pėr pėrmendjen,
pėrkatėsisht pėr ekzistimin e njė qyteti Kosova.

Kėshtu, S. Rizaj na mėson se lokaliteti xhetar Kosova po u dėshmuaka,
sipas njė dijetari gjerman[47] nė defterin osman tė regjistrimit tė
kryefamiliarėve tė vitit 1498, ndėrsa duke u mbėshtetur nė burimet
kartografike tė botuara nga M. Carrabregu, sjell edhe dėshmi tė fundit
tė shek. 15 kur ky vend po u pėrmendka si Cassova; mė 1507 si Cascova
dhe mė 1548 si Cossovia.[48] Sipas kėtij interpretimi do tė rezultonte
se qyteti Kosova qenka nė tė vėrtetė qyteti mesjetar i njohur me emrin
Belosica e, nė vija mė tė largėta, mbase edhe me emrin e dėshmuar nė
lokativin serb u Vrьhlabi - i shkruar edhe si Vrьhь - Labь.[49] (sh. mė
poshtė).

Ka shumė arėsye tė besohet se vendi Belasnica qė mė 1566 - 1574 ishte
qendėr e nahijes homonime[50] ka tė bėjė me vendbanimin e njohur sot me
emrin Bellosica. Sikur nė kėtė vend tė ekzistonte njė qytet Kosova,
sigurisht qė nuk do tė kishte nevojė qė qendra e nahijes tė quhej nė
emėr tė njė mali, pėrkatėsisht miniere Bellosica e cila gjatė kohės sė
sundimit serb ėshtė quajtur edhe Vėrhllab.

Me kėtė emėr ky vend pėrmendet nė njė kartė tė mbretit serb Milutin tė
vitit 1302, pėrmes sė cilės ky u jepte beneficione tregtarėve raguzas.
Vetė tematika e shkresės (raportet me Republikėn e Raguzės) do tė
tregonte se kėtu kemi tė bėjmė me njė vendbanim - minierė qė s'ka si tė
mos ketė tė bėjė me vendbanimin, pėrkatėsisht me minierėn e njohur mė
vonė me emrin Bellosica.[51] Pėr si koloni e kėtillė, qė nėkupton pra
edhe praninė domosdo tė minatorėve sasė e tė tregtarėve raguzas bashkė
me gjyqtarė e me njė konzul, ky vend pėrmendet pėr herė tė parė nė vitin
1423. Nė kėtė qytet raguzasit instaluan mė 8 korrik tė vitit 1424 njė
konzulatė tė pėrkohėshme tė tyre. Se Bellosica ishte qendėr me rėndėsi,
sė pakut sa edhe Trepēa, e dėshmon rrethana se nė krye tė kėtij qyteti
kishte nė vitin 1426 njė qefali.127

Karakterin prej njė vendbanimi minierė tė Bellosicės e tregon rrethana
se nė vitin 1438 pėrmendet psh. ndėr borxhlinjtė tė tregtarit raguzas
Michael de Luchari edhe njėfarė „Milos Chratovac foxer in Bilasiza”114
qė ishte minator nė minierėn e Bellosicės. Gjykuar mbi bazėn e mbiemrit
tė tij rezulton se ky nuk ishte kosovar, porse njė i ardhur nga Kratova.
Pėrveē kėsaj edhe pėrroi, vendburimi i lumit Llap qenka quajtur *Lumi i
minatorėve dhe njė udhė e prishur qė nė drejtim tė jugut shpie pėr nė
Trepēe qenka quajtur *Udha e minatorėve.115

Se ky vend do tė ketė qenė njė minierė-qytet do ta dėshmonte rrethana se
edhe ky, si edhe psh. Novoberda, Janjeva e qytete tė tjera, ishte i
ndarė nė mahallė: khs. mahallėt Pop Cvetko e Pop Damajan tė dėshmuara nė
defterin e viteve 1566 - 1574 qė e vulos paravendimin se nė kėtė vend
ka pasur njė koloni sasėsh e raguzasish. Duket se kjo minierė nuk do ta
ketė humbur rėndėsinė e vet deri vonė, sepse ndonjėri nga udhėpėrshkrues
italianė tė shek. 16 e 17. e quante kėtė vendbanim ende „Montana dell’
argento”, [52] kurrnjėherė porse nuk ėshtė thėnė se ky qytet do tė jetė
quajtur Kosova. Ndryshe, vetė vendi Bellosica si qendėr administrative e
nahijes, qė pėrfshinte 32 katunde, me emrin homonim dėshmohet po nė
shek. 16.[53]

Se Bellosica kishte qenė, si vazhduese e njė rregullimi paraosman,
qendėr administrative pėr disa katunde malore tė vendburimit tė lumit
Llap do ta tregonte edhe rretana se nė shek. 18[54] njė krahinėz (e cila
pėrfshinte mė vete katundet e sotme Tėrnovicė, Marincė, Murgull, Brecė,
Sylevicė, Pakashticė, Pollatė, Dvorishtė, Besolicė (= Bellosica e
sotme?), Tėrmkė e Sllatinė) e mbante emrin Vėrhovina. E gjithė kjo do tė
ishte e pranueshme sikur tė mund tė dėshmohej se emri Vėrhllab u
zėvendėsua mė vonė me emrin Bellosica ose se emri Vėrhlab ėshtė vetėm
njė emėr librar, deskriptiv pėr vendbanimin me emrin e kryehershėm
Bellosica. Mirėpo, edhe sikur tė ishte kėshtu, mbetet e vėshtirė pėr t'u
besuar se pėr njė tė vetmin vend do tė jenė pėrdorur tri emėrtime:
Vėrhllab, Bellosica, Kosovo.

Kėtė dilemė S. Rizaj e „zgjidh” nė stilin e vet duke supozuar se „kėto
dy emėrtime - Kosova dhe Bellasica - ishin sinonime, (gjė qė) na
dėshmojnė shtatė fermane nga gjysma e dytė e shekullit XVI ... ” tė
lėshuara midis viteve 1570 - 1595.[55] Kėto tė dhėna qė i sjell S. Rizaj
tregojnė se kishte njė vendbanim-minierė tė quajtur Bellosica, por nuk
tregojnė se pėr emėr tė kryehershėm apo pėr emėr tė dytė ky vend do ta
kishte emrin Kosova. Varianti Kosova pėr Bellosicė i dhėnė (nė kllapa)
nga autori nė pėrkthimin shqip tė Kanunnames sė Bellosicės[56] tė vitit
1488 sjell mė shumė huti se sa sqarim.

Unė nuk mund ta kuptoj pėrse mund tė flitet pėr njė sinonimi tė dy
emrave krejt tė ndryshėm qė emėrtojnė vendbanime tė ndryshme. Sikur
qyteti-minierė i Bellosicės tė ishte sinonim i emrit Kosova nuk do tė
kishte pasur nevojė tė regjistrohej gjithmonė me emrn e vet pa u pas
sqaruar kurrnjėherė se ky vend quhej edhe Kosova. Le tė pėrkujtojmė se
emri i kėtij vedbanimi pėrmendet mė 1428 - 1429 nė trajtėn Belasica,
pėrkatėsisht nė lokativin serb konь Belasice;[57] nė gjysmėn e parė tė
shek. 15 pėrkatėsisht mė 1438 nė ratėn Bilasiza[58] (lexo Blasica) dhe
nė njė dokment raguzas tė vitit 1630 nė trajtat Bielasiza e Bolasica[59]

Njė gjė e sigurt nė kėtė mes ėshtė rrethana se identifikimi i hershėm i
S. Rizajt i qytetit Kosova, respektivisht i emrit Pallashima me katundin
Bellosicė tė Llapit nuk mund tė qėndrojė, sado qė ky identifikim ka pėr
mbėshtetje tė dhėna nga Haxhi Kallfa i cili thoshte se kadillėku (pėr
S. Rizajn: qyteti) Kosova ndodhej nė rrugėn midis Prishtinės e
Kushumlisė. Kjo nė rend tė parė pse emri i shėnuar nga Kallfa si
Pallashima mund tė identifikohet mė lehtė me emrin Pleshina tė katundit
tė Ferizajt e jo me katundin e sotėm Bellosicė tė Llapit, sepse ka shumė
gjasė qė varianti Bellosicė tė jetė mbishtresė e emrit tė zhdukur
Vėrhllab tė shek. 14.

Pėrveē kėsaj, njoftimi i Haxhi Kallfės, i marrė shkėputur nga pjesa
tjetėr e tekstit, flet mė shumė nė tė mirė tė ubikimit tė vendbanimit
midis katundeve Besi e Lluzhan. Fundja, nė tė mirė tė identifikimit tė
propozuar nga ky vetė, S. Rizaj e sjell njė shėnim nga burime angleze,
sipas tė cilit „Kosova, qytet nė Rumeli, gjendej 7 mila ... nė
verilindje tė Prishtinės ... ”,[60] gjė qė, pėrsėri, do tė shkonte nė tė
mirė tė ubikimit tė qytetit tė supozuar, tė paqenė nė rrethina tė
Podievės.

Ekzistimin e njė mikroregjioni, qyteti (?) apo tė njė vendbanimi mė tė
vogėl tė quajtur Kosova qė nuk do tė ketė qenė larg nga Prishtina, do ta
dėshmonte ndoshta edhe ruajtja deri nė ditė tonat e mbiemrit Kosova,
kryesisht ndėr banorė tė Prishtinės - qė ėshtė mbase njė atribut ēfare e
mbajnė rėndom ardhėsit. Kėshtu, si edhe mbiemri Pustina qė e ruan mė
vete njė variant tė shek. 17 tė emrit tė qytetit Prishtina, ose mbiemri
Glloboderi qė e ruan emrin mė tė vjetėr (tė dėshmuar nė gjysmėn I tė
shek. 15) tė Obiliqit tė sotėm e tė tjera raste, mbiemrin Kosova e kanė
mbase ata qė nė Prishtinė do kenė zėnė vend si ardhės nga ndonjė
mikroregjion apo katund tė quajtur Kosova.

Ēėshtja e ubikimit tė kėtij qyteti, sa u pa nga mendimet e shfaqura nga
tė tjerė, mbetet pezull. Pėr mendimin tim bile mund edhe tė mos ketė
pasur ndonjėherė njė qytet konkret Kosova. Mė parė kemi tė bėjmė me
bartjen e emrit tė mikroregjionit Kosova mbi vendbaime tė tjera si :
Janjeva, Bellosica, Podieva, se sa me njė vendbanim konkret e aqė mė pak
ndonjė qytet tė quajtur Kosova. Unė mendoj se besimi pėr ekzistimin e
njė qyteti Kosova ėshtė mė shumė besim e mbėshtetje verbėrisht mbi tė
thėna tė tė huajėve tė cilat jo domosdo, sidomos kur kemi tė bėjmė me
udhėpėrshkrime, edhe duhet tė jenė absolutisht tė besueshme. Nuk e di si
do tė mund tė sqarohej zhdukja e njė qyteti nė shek. 17 pa pas lėnė
gjurmė nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve dhe pa u pas shėnuar
asnjėherė nė ndonjė dokument relevant.

Pa pretendime se do ta zgjidh njėherė e mirė ēėshtjen e ubikimit tė
qytetit tė pandehur Kosova, do tė pėrpiqem tė inkuadrohem nė kėtė
problem, pėr tė hedhur pak dritė mbi kėtė ēėshtje, qoftė edhe vetėm pėr
ta nxitur rishtrimin e ēshtjes nėse kishte njė qytet tė quajtur Kosova.

Nė kėtė mes do thėnė sė pari se ėshtė e pakontestueshme se njė vend, njė
katund qė mbante emėr homonim me emrin e Kosovės ndodhej nė rrethina tė
Vushtrrisė. Jo larg kėtij qyteti antik (Vicianum), mesjetar e tė sotėm
shtrihet Fusha e Kosovės, pėrkatėsisht Gazimestani, vendi i Betejės sė
vitit 1389. Mė 1455 pėr nė kėtė hapėsirė dėshmohet edhe katundi Kosovci
(sh. mė lart), emri i tė cilit mund t’i ketė shėnuar banorėt qė jetojnė
nė apo qė kanė ardhur nga njė vend i quajtur Kosova. Nė pozicion tė
tillė e lokalizon vendbanimin Kosova autori i njė harte gjermane tė
shek. 18.

Sipas njė harte tjetėr, vendbanimi Kosova (i shėnuar kėtu si Kosovo)
ndodhej pikėrisht nė mes tė rrugės Prishtinė - Podievė, aty dikund midis
katundeve tė sotme Besi e Lluzhan. Ėshtė dėshmuar nga historianė tė
lashtėsisė e nga arkeologė se nė kėtė hapėsirė, po shėnojmė vetėm sa pėr
ilustrim, ndodheshin kėshtjella e pėrmendur nė shek. VI tė erės sonė
nga Prokopi. (De aedificis IV, 4) e quajtur Besiana dhe statio antike
Vendenis / Vindenis - qė kanė tė bėjnė me katundet e sotme Besi dhe
Gllamnik/Gllamnikė tė rrethinave tė Podievės. Sikur tė kishte pasur njė
qytet apo kėshtjellė tjetėr nė trekėndėshin Prishtinė - Podievė -
Vushtrri kujtimi pėr tė do tė ruhej sė pakut nė mikrotoponime si Gjyteti
ose Gradina.

Nė kėtė hapėsirė nuk ndodhi as fenomeni i konstauar nga K. Jireček-u
sips tė cilit „Duke qenė tė ardhur, sllavėt nuk deshtėn t’i vazhdojnė,
nė disa raste, emrat e vjetėr por i riemėrtuan emrat e qyteteve antike.
Kėshtu ndodhi psh. edhe me emrin e qytetit parasallav Byllis nė lindjen
tė Vlorės, tė cilin sllavėt pushtues e quajtėn thjesht Gradьcь,
gėrmadhat e tė cilit ndodhen afėr katundit tė sotėm Gradec tė
Vlorės”.[61]
E vetmja dėshmi e tėrthortė pėr ekzistimin e ndonjė kėshtjelle nė
regjionin e Llapit, mė afėr Bellosicės ėshtė emri Pollatė i katundit qė
nuk ėshtė larg nga Bellosica. Dihet porse qė polat? e kishte nė
serbishten mesjetare kuptimin „pallat”, pėrkatėsisht „rezidencė” e
Bellosica edhe dėshmohet tė ketė qenė sė pakut njė herė rezidencė e
sundimtarit serb Milutin (sh. mė lart). Kėtu bėn tė shtohet edhe
dėshmimi i njė vendi, qė i bartur nė njė rekonstruksion tė njė harte tė
vitit 1546 tė M. Gastaldi-t, tė quajtur Cascoua e Casove (!!!), ndėrsa
nė njė rekonstruksionin e v. 1560 mbase tė po kėsaj harte tė Gastaldi -t
qenka shėnuar si Scascoua. [62]

Njė gjė qė menjėherė bie nė sy nga kėto dy harta ėshtė rrethana qė vendi
i quajtur Cascoua, Casove Scascoua ėshtė lokalizuar nga kartografi
midis vendeve M(onte) Argenato (sic!) e Vendenis, pėrkatėsisht midis
malit (tė quajtur nga udhėpėrshkrues e kartografė tė mesjetės sė vonė
„Montana dell’ argento”[63]), pėrkatėsisht kolonisė raguzase - sase tė
Bellosicės dhe katundit tė sotėm Gllamnik pėr nė territor tė tė cilit
paravendohet tė ketė qenė statio romake Venedenis /Vindenis. Pozita nė
tė cilėn Gastaldi e vendos vendin e mėsipėrm, i pėrgjigjet plotėsisht
rrafshinės brenda trekėndėshit Podievė - Prishtinė - Vushtrri.

Kėtu kemi tė bėjmė, sipas mendimit tim, me zgjerimin nė shek. 17 tė
emrit tė katundit Kosovci (tė dėshmuar mė 1455) i cili nė mos e pastė
shėnuar pikėrisht Fushėn ku u zhvillua Beteja midis koalicionit tė
principatave tė krishtera (kryesisht katolike) tė Europės Juglindore dhe
ushtrisė osmane, do tė ketė qenė krejt afėr kėsaj Fushe dhe qė do tė
ketė shėnuar njė rryp toke rrafshinore midis Prishtinės, Podievės dhe
Graēanicės e Vushtrisė e deri nė Zveēan.

Burimet qė e dėshmojnė kėtė tė vėrtetė janė tė shumta e kryesisht
kartografike tė shekujve 17-18. Kėtė rryp toke e gjejmė tė pėrmendur nė
trajtat: Pianura di Cosouo ot Campus Merula „Fusha e Kosovės ose Fusha e
mėllenjave” (mė 1689); Cossauo (mė 1750), Campus Merlinus „Fusha e
mėllenjave“ (mė 1775); Cassovo oder Amsel Feld „Kosova ose Fusha e
mėllenjave” (mė 1793 dhe mė 1788); Kosovo Polie „Fusha e Kosovės“ (shek.
18); Kossypjopédion „Fusha e mėllenjave” (1840) khs. greq. ????????
??????a? „mėllenjė e zezė” etj.

E kėtillė del gjendja edhe nėpėr shkrime serbe tė shek. XVIII
(pėrkatėsisht tė vitit 1737) tė cilat kanė tė bėjnė ekskluzivisht me
Betejėn nė Fushėn Kosovės. Sipas kėtyre shkrimeve, nė mikroregjionin
Kosova binin, midis tė tjerash, edhe qyteti Zveēan „qyteti Zveēan nė
Fushė tė Kosovės”, Graēanica „Nė Graēanicė nė Kosovė”, Prishtina „Nė
Prishtinė nė Kosovė”; Lypiani „Nė Lypian nė Kosovė e nė Sitnicė” dhe
lumi Sitnica „Sitnica nė Kosovė”.[64]

Nė kėtė frymė duhet parė edhe rrethana qė as nė relacione kishėtare tė
Vatikanit, qė janė tė shek. 16 - 18 nuk flitet pėr ndonjė qytet Kosova,
por pėr njė fushė qė e mban atributin e Kosovės. Kėshtu, nė njė
dorėshkrim tė viteve 1599/60 tė njė udhėpėrshkruesi anonim ėshtė shėnuar
se „Mė 3 korrik u nisėm dhe arritėm nė njė vend qė quhej Vila Nigra
(SG: Carraleva e sotme apo katundi Negrovc i Drenicės ?) … Lugina ėshtė e
rrethuar nga tė gjitha anėt me kodra. … Kėtu ujėrat rrjedhin nė veri,
megjithėse gjer atėherė kanė rrjedhur nė jugperėndim …

Pastaj u nisėm rrugės juglindore dhe kaluam fushėn e mrekullusme qė
quhej Kosovė, e gjatė mbi 30 milja, kurse e gjerė mė se 12 milja. Fusha
ėshtė e punuar dhe e pasur me ujėra, qė rrjedhin nė mėnyrė tė kėndshme
prej maleve … ”,[65] ndėrsa nė njė relacion tė Marin Bicit -arqipeshkvit
tė Tivarit, tė vitit 1610 del tė shkruhet se nė tė udhėtuar nga
Prizreni „tue na udhėheqė shėndosh jashta atyne pyjeve nė Fushėn e
Kosovės. Kjo asht nji fushė e bukur me ma shumė se 80 mil gjatėsi e 20
gjanėsi, e famėshme pėr luftimet e zhvillueme me turqit prej Janko
vojvodės* dhe pėr rasėn e vendimit qė mori Milosh Kobiliqi ...”.[66]

Nga sa u tha mė lart lejohet t`i dilet zot mendimit se emri Kosovė - qė
nė krye tė herės do ta ketė emėrtuar vetėm njė mikroregjion midis
qyteteve tė sotme tė Prishtinės, Vushtrrisė e tė Podievės - ka dalė nga
emri i ndonjė vendbanimi tė quajtur Kosovci pėrkatėsisht Kosova. Ky
vendbanim, siē na e tregon emri i dėshmuar i katundit Kosovci mė 1455,
qė nuk duhet tė jetė domosdo dėshmia mė e vjetėr, ishte nė kahinėn e
Llapit, ndoshta jo larg nga fusha qė i takonte atij katundi e nė tė
cilėn ishte zhvilluar Beteja midis forcave tė koalicionit tė tė
krishterėve ballkanas e europerėndimorė dhe tė ushtrisė osmane, e njohur
nė histori me emrin Beteja e Kosovės.

Gjithashtu ka shumė arėsye tė besohet se nė pėrhapjen e kėtij emri ka
luajtur njė rol edhe folklori serb i shekujve 17 - 18, kėngėt pėr
betejėn e mitizuar tė vitit 1389 qė u zhvillua nė kėtė fushė apo qė,
sipas mendimit tė historianit serb,[67] pėrhapjes sė kėtij emri i paska
ndihmuar administrata turke me tė formuar tė vilajetit tė Kosovės.

Se nė emrin Kosova tė njė pjese tė hapėsirės qė sot e pėrbėn Dardaninė e
cunguar parasllave kemi tė bėjmė me zgjerimin e emrit tė njė vendbanimi
do ta tregonte mbase edhe ekzistimi edhe sot e gjithė ditėn i
mikrotoponimit *Rrafshi i Kosovės i shėnuar serbisht si Kosovski ravan,
rrafsh nė bjeshkėn e Ruselisė qė i takon katundit Sigė tė komunės sė
Gjakovės.[68]

Nė dritėn e kėsaj qė u tha mė lart duket se kėmbėngulja ortodokse e
„shkencės” sė politizuar serbe qė territorin e quajtur sot Kosovė ta
quajė Kosovo i Metohija ėshtė synim sa tendencioz aqė edhe i
pambėshtetur, sidomos pėr sa i bie ndajshtesės Metohija. Kjo e fundit
nuk ėshtė dėshmuar ndonjėherė pėr emėr tė regjionit qė shqiptarėt e
quajnė Rrafsh i Dukagjinit. Emri Metohija iu vu kėsaj krahine pas
pushtimit mė 1912 tė Kosovės nga Serbia. Kėshtu e quajti pėr kohė tė
gjatė administrata serbe edhe stacionin hekurudhor tė Klinės.

Pėr gjuhėtarėt ballkanologė ėshtė e njohur se emri Metohija ėshtė sajuar
nga fjala greke ?????? pėrkatėsisht ?????? qė, si term kishėtar e
administrativ bizantin nė serbishten mesjetare, kishėtare e kishte
kuptimin „bashhkėsi, pronė e pėrbashkėt; tokė, pronė e manastirit qė
murgjėt e punonin bashkarisht”.[69]

Me njė term kishėtar, gjeografik grek qė ka hyrė nė serbishten kishėtare
do tė mund tė emėrtoheshin shumė katunde e regjione, pėrkatėsisht aqė
feude, vende e vendbanime tė veēanta sa kishte edhe manastire e metohi,
feude tė tyre. Sipas kėsaj logjike, do tė duhej psh. qė edhe territori
qė i pėrkiste metohut, feudit tė Deēanit tė quhet Metohi.

Ky nuk u quajt kėshtu as nga kisha serbe e shek. 14 sepse kjo e njihte
kėtė regjion me emrin e vjetėr, parasllav Altin; Kėtė na e dėshmon mbase
mjaft mirė kuptimi „pronė e kishės” i fjalės metohi qė e gjejmė nė njė
dokument tė hartuar midis viteve 1309 - 1313 nga mbreti serb Milutin ku
thuhet se ky ia falte pirgut tė vet nė Malin e Shenjt manastirin e shėn
Nikitės nė rrethina tė Shkupit si dhe disa manastire e kisha tė
territorit tė sotėm tė Kosovės: khs.: „Dhe nė Prizren Kishėn e Shmitrit
me tė gjitha metohitė („pronat”) e me njerėzit (e saj) nė Prizren.
Manastirin e Shmitrit nė Bilushė bashkė me katundin e me lagjet e tij
dhe me tė gjitha tė drejtat e tij.”[70]

As nė Krisobulat e Deēanit tė viteve 1330 nuk ėshtė nryshe. Kur po
pėrcaktohshin detyrimet e deēanasve qė jetonin jashtė mureve (tė
manastirit?) dhe tė banorėve tė lagjeve tė tij (ēfare ishin katundet e
sotme Lėbushė, Beleg dhe lagjja me emrin e zhdukur Bohoriq),[71] thuhet
ndėr tė tjera se ata duhet „tė korrin nga njė duek nga ēdo lloj drithi e
nga tė korrat... ditėn e kremtes tė vinė me peshqeshe dhe tė ulen nėn
tryezėn e ēelnikut. ndėrsa lagjet (e Deēanit) tė korrin si edhe metohitė
e tjera”[72].

Nga citati i mėsipėrm shihet mjaft qartazi se termi bizantin metohia
kishte tė bėnte me njė metohi qė mė 1330 pėrfshinte mė vete vetėm
Deēanin me tri lagjet e tij tė atėhershme. Nė kėtė dokument e nė kėtė
kohė me fjalėn metohi nuk nėnkuptohej i gjithė feudi i manastirit tė
Deēanit, pėrkatėsisht tė gjitha pronat e tij, sado qė, sipas njė
llogarie tė A. Budės, [73] manastiri kishte pėrvetėsuar nė ndėrkohė
shumė toka buke, bjeshkė e kullota pėrkatėsisht 151 katunde e 18 bjeshkė
me rreth 20 000 hektarė e me 15 550 banorė, porse pėr si metohi, nė
kėtė dokument janė shėnuar shprehimisht vetėm Deēani me tri lagjet e tij
tė atėherėshme. Njė metohi mė vete pėrbėnin edhe pronat e katundit
Dobrushtė afėr Zhurit tė Prizrenit qė pėrmendet nė njė kartėdhuratė tė
sundimtarit serb S. Dušan tė vitit 1355. Nė atė shkresė thuhet ndėr tė
tjera: „Dhe nga metohia e Dobrushtės tė jenė 3 vojnikė ... (SG: midis
tyre edhe) Gin Beli ”.[74]

Sado qė nuk sjell dėshmi tė dokumentimit, C. Jirec(ek tregon se pronat e
manastirit tė Hilandarit ndaheshin nė grupe, tė cilat njėkohėsisht
quheshin edhe metohi si psh. katundet nė lindje tė Pejės e pėrbėnin
„Metohinė e Krushevcit” me qendėr katundin Krushevc nė vendderdhjen e
lumenjve tė Drinit tė Bardhė e atij tė Klinės; ndėrsa katundet nė
rrafshinėn e Prizrenit e pėrbėnin „Metohinė e Hoēės” me qendėr nė Hoēėn e
Epėrme e tė Poshtme nė lindje tė Gjakovės. [75]

Metohi do tė duhej tė quheshin edhe pronat e Manastirit tė shenjtorėve
Mėhill e Gabriel tė Prizrenit. Ky regjion nuk u quajt nga kisha serbe
Metohi, porse njihej pėrgjithėsisht me emrin Pilot, njė variant sllav i
emrit tė vjetėr tė Pultit, lat. mesjetare Polatum. As Drenica nuk u
quajt Metohi, sado qė aty ishte e ėshtė manastiri i Deviēit i cili do tė
ketė pasur prona, metohi tė vetat. Kjo ndodhi pse regjioni i Drenicės e
kishte emrin e vet Drenica qė nė shek. 14. Pronat, metohet e
manastireve tė Graēanicės e tė Banjskės nuk morėn kurrfarė emėrtimesh tė
veēanta, pėrkatėsisht as kėto nuk u quajtėn Metohija.

Nė asnjė dokument kishėtar serb nuk ka ndnjė vend, apo regjion tė
quajtur Metohija. Kjo pėr shkak se ndarja territoriale e Kosovės nė
krahinėza (shih mė lart) ishte kryer para se fjala greke tė kishte hyrė
nė shqipen e nė serbishten, pėrkatėsisht para pushtimit nė shek. 12 tė
Kosovės nga shteti serb i Rashės. Unė kujtoj se gjithė kėto tė dhėna e
tregojnė tendenciozitetin dhe karakterin politik tė emėrtimit tė
imponuar Metohija, pėrafėrsisht ashtu siē vepron Komisioni i
Stanardizimit tė toponimeve i cili vendin Leposaviq e pagėzoi me emrin
Albanik pse njėherė dhe, vetėm njė herė, njė dijetar francez paska thėnė
se Beteja e Kosovės qenka zhvilluar rrėnzė maleve tė quajtura Albanik.

Mė ėshtė mbushur menda se kryeneēia e kishės dhe e politikės aktuale
serbe qė a pėrdor termin Metohija ka tė bėjė ndoshta me synimin qė ta
dėshmojė pėrkatėsinė e Kosovės sferės ortodokse serbe. Nė vija mė tė
largėta kjo tendencė mund tė lidhet edhe me synimin qė shqiptarėt, duke
qenė sot tė besimit islam, tė paraqiten pėr si mish dhie nė Europė
ndėrsa serbėt si vazhdues e mbrojtės tė krishterimit ortodoks, qė nga
shek. 12, nė kėtė hapėsirė.

Sė fundi ėshtė mirė tė shtohet se termi grek ?????? ka hyrė edhe nė
shqipen, mė konkretisht pikėrisht nė tė folmen e regjionit tė Llapit ku
jo vetėm ekziston kaundi i quajtur Metehia, i dėshmuar qė mė 1455,[76]
dhe mė 1566 -1574 nė tė dyja burimet nė trajtėn Metohija,[77] porse kjo
fjalė ėshtė edhe pjesė e leksikut aktiv tė shqipes dhe i ka atje dy
kuptime 1. „kufi” dhe 2. „territori i njė katundi”. Bile, nė kontekstin e
emėrtimit arbitrar Metohija pėr Rrafshin e Dukagjinit, duhet pėrmendur
se katundi Metehi,-a ndodhet pra nė atė zonė pėr ku ėshtė dėshmuar
katundi i paidentifikuar Kosovci i vitit 1455 (shih mė lart) e madje
edhe i njė selie tė sundimtarėve lokalė serbė, siē do ta tregonte
varianti Pollatė i emrit tė njė katundi tė kėsaj krahine.

Jo krejt shkėputur nga ē’u tha mė lart, e konsideroj pėr kuptimplote
vėrejtjen qė nestorit tonė tė gjuhėsisė prof. E. Ēabejt pėrkatėsisht
tezės sė mbrojtur me kompetencė nga ky tė autoktonisė sė shqiptarėve nė
hapėsirėn e sotme etnolinguistike tė shqiparėve me pikėrisht Dadaninė si
vend i formimit tė gjuhės shqipe dhe mbi bazėn e toponimeve tė para
pushtimit romak tė kėsaj hapėsre ia bėnte Wolfgang Zeitler,[78] i cili
thoshte se „E vetmja dėshmi bindėse qė toponomastika do tė mund ta
sillte pėr autoktoninė do tė ishte sjellja e dėshmive tė njė emri tė
protoshqipes, i cili do tė jetė marrė nga romakėt dhe qė pėrsėri do t’i
jetė kthyer gjuhės sė vendit”- sikundėr mund tė ketė ndodhur psh.
(pėrsėri sipas Zeitler) me emrin Mat tė lumit, nga fjala shqipe mat
„buzė lumi”, tė cilin romakėt e morėn si Mathis (fluvius), por qė emri
Mat,-i vazhdoi nė popull deri nė ditė tonat.

Po ky fenomen, sipas mendimit tim, do t’i ketė pėrfshirė edhe emrat
Ulcinium - Ulqin; Ulciana - Ulpiana tė formuara nga fjala ilire ulk e
ruajtur edhe nė shqipen po si ulk, ujk; Dimal, i dėshmuar nė njė
mbishkrim mbi njė tullė nė trajtėn Dimalitan i zbėrthyeshėm me fjalėt
shqipe di, dy dhe mal e i ruajtur edhe sot si Dimal. Kėtu do tė mund tė
inkuadroheshin, vetėm sa pėr ilustrim tė korrektėsisė sė sqarimeve
etimologjike tė toponimeve, edhe mikrotoponimet Shkodra, Tarabosh,
Drishtėza (ky i fundit nė katundin Petreshticė tė Drenicės)[79] qė i kam
shėnuar vetė nėpėr Kosovė para mė shumė se 30 vitesh. Po shkuam
gjurmėve tė kėtij postulati, do tė ishte shumė i arsyeshėm rikthimi
institucional i emrit Dardania pėr Republikėn e Kosovės, sepse edhe kėtu
e kemi po atė fenomen si edhe tek emri Mat i lumit. Presidenti filolog i
Kosovės Dr. Ibrahim Rugova i dha emrit tė kryehershėm shqip (Dardania)
tė Kosovės gjak tė ri; e lansoi kėtė emėr (njėherė) si dubletė tė emrit
Kosova duke e vėnė kėtė emėr edhe nė flamurin (e quajtur vetėm nė gjuhėn
e diplomacisė si flamur „i presidentit” [tė cilit disa „patriotė” tė
kuq kosovarė ia dhanė zjarrin dhe e poshtėruan], por qė do tė duhej tė
ishte, dhe shpresoj se do tė jetė, flamuri i shtetit sovran tė Kosovės.

Pėrveē tė drejtės historike tė rehabilitimit qėe ka emri i kryehershėm,
rikthimi institucional i emrit Dardania pėr Kosovėn e ka edhe
mbėshtetjen filologjike, etimologjike. Kjo sepse edhe sqarimi mė i
besueshėm deri tani i emrit Dardania, qė nuk ėshtė kontestuar kurrė
ndonjėherė madje as edhe nga pala kundėrshtare e prejardhjes dardane,
ilire tė kosovarve, ėshtė, sikundėr dihet, tek fjala e shqipes dardhė,-a
pėrkatėsisht ai sipas tė cilit emri Dardania e ka kuptimin „Vend i
Dardhave”.

Edhe kėtė emėr pushtuesit romakė e gjetėn nė vend, e pėrdorėn dhe ua
lanė pėrsėri vendėsve nė trashėgim. Fundja, emri Dardania ėshtė pėrdorur
edhe nė vetė shkrimet kishėtare serbe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Origjina e fjales Kosove.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -