Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 60
Age : 30
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

MesazhTitulli: JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI   Sat May 08, 2010 2:52 pm









Pak fjalė pėr autorin

Shaban
Cakolli u lind nė Krilevė tė Dardanės(ish-Kamenicė).Shkollėn fillore e
kreu nė vendlindje,tė mesmen nė Dardanė,kurse studimet nė Fakultetin
Filologjik tė Univerzitetit tė Prishtinės.Me shkrime ka filluar tė
merret qysh si nxėnės.Shkruan poezi,prozė dhe publicistikė.Shkrimet e
tij janė botuar nė gazeta dhe revista qė botohen nė Kosovė dhe
diasporė.Jeton dhe krijon nė Gladbek tė Gjermanisė.

Ka botuar
vėllimet poetike:"TOKĖ DARDANE","LOTI I ATDHEUT","DETI I QIELLIT"
dhe"KRISMA E FJALĖS",kurse ka nė dorėshkrim edhe disa vėllime
tjera.Disa shkrime tė tij janė pėrkthyar nė gjuhėn gjermane,turke dhe
kroate.Ėshtė i pėrfshirė nė antologji gjermane dhe disa antologji
poetike shqipe nė Kosovė dhe diasporė si dhe ėshtė nė Lidhjen e
Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesve shqiptarė nė Gjermani(LSHAKSH).

Jehona i shekujve



Aty pran trotuarit
rrokaqielli pėrgėdhel yjet
mė poshtė
nėn hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Nė guvėn e shpirtit

Nė guvėn e shpirtit




Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark nė qiell
nėnė tė cilin rrjedh
lumi i amshimit



Kush ėshtė ai trim
qė mund ta kapėrcejė
harkun e fatit tė vet
qė poemėn e vet
ta dėgjojė pėr sė gjalli


Pėr ty, dritė


Flakadan lirie
qė n driconte nėpėr zemrat tona
me shekuj



Shekull pagjumėsie
ėshtė ky
c’ tė bėjmė me ty
nė cilin qerpik
si nė shandan
tė vėmė
nė cilin qiell
tė bebėzave tona
tė grisura


Tokė e shenjtėe
e Kosovės
me kėtė florė
tė kuqe gjaku
me xixėllonja stralli
qė dalė kanė
nga nga limfa jonė


ARBĖRIA


Mė e moēme se hėna ėshtė Arbėria
rrėnjėt i shtrin
tek mitet ilire
ku perėndesha Dea
qumėsht i jep
gjarpėrit tė shtėpisė.

Ėndėrrat arbėrore
me Qerren e Diellit
udhėtojnė
pėr tė pushuar
nė svastikėn
e djepave tanė.

Deri sa flenė arbėrorėt
dy shqipe tė pagjuma
ėndrrat na i ruajnė
netve me hėnė.



POETI

Nuk e di
nėse trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet njė oxhak!

Nė mes mallit e dhembjes
unė qė kallet
digjet nė heshtje-bėhet prush
dhembjet e tij
s“i kupton askush!...



RASAT E MĖRGIMTARIT

Njė jetė e nemur
e lakuar nėpėr
rasa.

Nė emėrore:Iliri!
nė kallėzore:Dardani!
nė rrjedhore:Kosovė!

Thirrorja ėshtė zhdukur
se nėna s“na dėgjon.

Emri ynė
edhe sot lakohet
nėpėr histori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: