Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
+11
rrimtaf
detektivi
Xhevati
petritkola
Mixha Selim
......
Medalim
xhiti
xhema
arberia
Atdhetari
15 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8 ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyTue Mar 15, 2011 1:15 pm

Berisha: Tirane-Elbasan, pas 18 muajsh autostrada
Ne qytetin e Elbasanit, kryeministri Sali Berisha nuk kishte se si te mos permendte, ndertimin e rruges se re Tirane-Elbasan. Para banoreve te ketij qyteti, kreu i qeverise tha se autostrada e re bashkon Elbasanin me Tiranen, i shnderron ato ne nje treg unik, me te fuqishmin ne tere Shqiperine e nder me te fuqishmit ne rajon. "Autostrada e re shkurton mbi 50 minuta, ne distance e shpejtesi, rrugen drejt Tiranes dhe kjo jo vetem per qytetaret e Elbasanit, por edhe per qytetaret e Sarandes e Konispolit, Delvines e Gjirokastres, Tepelenes e Permetit, Skraparit e Beratit, Gramshit, Kolonjes, Korces, Pogradecit e Librazhdit, duke qene ajo segmenti i pare e me i rendesishmi i Boshtit te Jugut. Autostrada do te jete me 4 korsi, do te kete 7 mbikalime e 4 nenkalime, do te kete 2.4 kilometra tunel, ura e viadukte nder me te gjatat", informoi kryeministri gjate vizites se djeshme ne Elbasan. Ai pranoi se ndertimi i kesaj rruge eshte nder me te kushtueshmet, por me e kushtueshme se cdo gje tjeter, sipas tij, eshte koha e shqiptareve, e qytetare te Elbasanit. Ndaj dhe ai theksoi se qeveria do ta ndertoje ate. "Ne kemi Dite Vere, e kemi dite feste, ndaj urojme te gjithe shqiptaret e te gjitha bindjeve, Gezuar kete dite dhe deshirojme qe vlerat, interesat tuaja, te femijeve, familjeve e komuniteteve tuaja te frymezojne per nje fushate te shkelqyer, te frymezojne per projektet me te mira qe kane njohur komunat e bashkite e vendit ne tere historine dhe te votoni te perzgjidhi ata, te cilet do te shnderrojne ne realitet projektet tuaja, endrrat tuaja, zhvillimin tuaj", uroi Berisha nga Elbasani. Ai eshte kthyer serish te rruga, teksa ka deklaruar padurimin per fillimin e ketij aksi. "Une kam kenaqesi te madhe qe sot festoj Diten e Veres me miq te mijte ne Elbasan, pasi ata presin me padurim te perurohet fillimi i punimeve te nje prej veprave me monumentale ne historine e ketij vendi. Them me monumentale, sepse ne rast se ka pasur tre endrra ne transport, njera ka qene rruga Durres - Morine, tjetra eshte autostrada Tirane - Elbasan me tunel ne Qafe Kerrabe dhe e treta eshte rruga e Arbrit me tunelin e Qafes se Murrizit. Kam kenaqesi te madhe qe shume shpejt ne inaugurojne fillimin e punimeve. Rruga perfundon pas 18 muajsh dhe inaugurojme perfundimin e punimeve", tha Berisha. Ai ka nenvizuar faktin se duhet te mos harrohet se autostrada Tirane - Elbasan, e cila eshte edhe segmenti kryesor i Boshtit te Jugut, fuqizon ne menyre thelbesore tregun e Shqiperise. "Faktikisht, ajo bashkon dy qytetet me te medha te vendit. Ajo krijon nje treg nder me te fuqishmit ne Shqiperi dhe ne rajon. Imagjinoni se cfare vlerash fitojne asetet e Elbasanit pasi distanca me qendren e Tiranes te jete 25 minuta. nje distance, pothuajse, sa shkojme nga Kinostudio ne Kombinat. Prej saj nuk merr vlere te re vetem qyteti i Elbasanit, por valorizohet Gramshi, valorizohet Librazhdi. Te gjitha zonat marrin nje vlere te re ne kushtet e kesaj autostrade", tha Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyTue Mar 15, 2011 1:16 pm

PD: Goditje permes ligjit, te grupeve mafioze, PS i mbronte
Partia Demokratike, akuzoi dje se kontrabanda e naftes ka qene hapur gjate tete viteve te qeverisjes socialiste. Zedhenesja e selise blu, Albana Mustafaraj, tha dje ne emer te PD-se se nje kontrabande e tille, u godit me forcen e ligjit gjate viteve te qeverisjes se PD-se. "U denoncuan dhe u derguan per ndjekje penale grupet e saj, te cilat jane mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partise Socialiste me ne krye Edi Ramen. Vetem ne keto momente jane te bllokuara mijera tone te kompanive te tjera te familjeve te boseve mafioze te kupoles se PS-se", theksoi ajo. Ne kete kuader, Partia Demokratike i deklaron edhe nje here kreut socialist Rama, duke e cilesuar si kreun e pinjolleve te Benalive te Tiranes, qe u permbysen 20 vjet me pare, se ligji dhe vetem ligji do te veproje mbi secilin qe shkel apo del mbi te, dhe kjo eshte e do te mbetet motoja jone. "Edhe diten e festes, Edvin Kristaq Rama, ne vend te urimit per festen mbarepopullore, zgjodhi avazin e tij te shpifjes, trillimit e mashtrimit. Keshtu perseri, kreu i bllokmeneve te rinj, pasardhes te Benalive qe permbysem 20 vite me pare, te derrmuar nga goditja e kontrabandes se naftes dhe Virxhinit nga qeveria, perpiqen te mbrohen si struci", reagoi dje PD.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyTue Mar 15, 2011 1:17 pm

Best-selleri “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, publikohet edhe në turqisht
14-03-2011 / Gazeta 55Best-selleri “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, publikohet edhe në turqisht

Pas përkthimeve në frëngjisht, anglisht, rumanisht e maqedonisht, monografia e publicistit Fahri Balliu për zonjën e zezë të diktaturës komuniste shqiptare publikohet nga enti më i madh botues në Turqi, nën titullin “Shejtan Kadën”

Para pak ditësh, në qarkullim për miliona lexues në turqisht, enti botues “Hayat”, më i madhi në Turqi, ka hedhur monografinë e shkrimtarit Fahri Balliu, Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, me titullin “Seitan Kadin”. Libri është përkthyer në turqisht nga Fahri Ali, dhe është botuar në serinë e librave-biografi, të kuruar nga Rahime Demir. Edhe botimi në turqisht, ashtu si botimi në origjinal është i ndërtuar në 25 kapituj, dhe shoqërohet nga parathënia e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, por edhe me një paraqitje të autorit Fahri Balliu, kontributit të tij në publicistikën shqiptare, por edhe angazhimin e tij intelektual në betejën e gjatë të shoqërisë shqiptare, në rrugën e saj drejt dekomunistizimit dhe integrimit të saj në hapësirat euroatlantike. “Gratë e diktatorëve kanë pasur fate të ndryshëm, citohet në kopertinën e pasme të librit, dedikuar një publiku evropian, shkrimtari Ismail Kadare. Disa prej tyre kanë qenë viktima, si gruaja e Stalinit, e cila iu kundërvu gjithmonë egërsisë së regjimit që kishte vendosur i shoqi, të tjera kanë qenë po kaq keqbërëse sa burrat e tyre, e një rast spikatës mishërohet tek zonja Mao, por edhe pse më pak e njohur se këto, Nexhmije Hoxha ishte më e poshtra ndër të gjitha, mund të themi se qe më e keqja”. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka njohur në tregun shqiptar me disa edicione të veçanta botimesh, brenda tre vitesh, që kur libri u botua për herë të parë, libri i publicistit Fahri Balliu “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, është botuar në disa gjuhë. Prezantimi i parë me lexuesin perëndimor i Librit “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, ka qenë publikimi i editorit franko-zviceran “Favre”, më pas ka ardhur përkthimi në anglisht, botimi në rumanisht, nga botuesi më i madh në vend, “Humanitae”, në maqedonisht nga shtëpia botuese “Serembe” dhe tashmë edhe në turqisht nga “Hayat”, enti më i madh botues në vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 12:07 am

http://www.gazeta55.al/fotolajm/95939hillari%20Klinton.jpg

Hillari Klinton: Krenarë për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, liderët politikë të respektojnë shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut
15-03-2011 / Gazeta 55

Berisha: Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA, një datë historike për shqiptarët

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, me anë të një deklarate ka uruar shqiptarët me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA 20 vjet më parë. Ja edhe mesazhi i plotë “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, i dërgoj urimet më të mira popullit të Shqipërisë teksa dy popujt tanë shënojnë njëzetë vjet të marrëdhënieve të rivendosura diplomatike më 15 mars. Pas një ndërprerjeje prej 52 vitesh, viti 1991 ishte vërtet një fillim i ri – jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe një partner ndërkombëtar. Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Edhe gjatë viteve më të errëta të Luftës së Ftohtë, shqiptarët dhe amerikanët nuk i harruan lidhjet e forta të miqësisë mes dy vendeve tona. Dhe pas vitit 1991, Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë teksa ajo filloi rrugën e integrimit në bashkësinë euro-atlantike. Tani Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka treguar një përkushtim të thellë ndaj Aleancës, me një prej kontributeve më të mëdha për frymë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj stabilitetit në rajonin e saj është demonstruar nëpërmjet mbështetjes së saj për shtetin e ri të Kosovës dhe kontributeve për pajtim në Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne mirëpritëm vendimin në fund të vitit 2010 për të lejuar shqiptarët të udhëtojnë pa viza kudo në Bashkimin Europian. Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së – dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe. Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet. Nxisim udhëheqësinë politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, dhe të respektojnë e të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj ndërtimit të së ardhmes së sigurt dhe të begatë që populli shqiptar do dhe meriton. I uroj popullit të Shqipërisë më të mirat teksa vazhdojmë të punojmë së bashku, edhe përtej njëzetë viteve të ardhshme”, thotë sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, në mesazhin dërguar shqiptarëve, në emër të presidentit amerikan.

Ministri i Jashtëm Haxhinasto jep pritje me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Me rastin e 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ministria e Jashtme organizoi një pritje gjatë të cilës ambasadori Arvizu i ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve tepër të mira, ndërsa u shpreh se “ndjehem krenar për marrëdhëniet tona dhe i sigurt se vitet më të mira i kemi para nesh”. Gjatë fjalës së tij ambasadori i SHBA-ve deklaroi se dy vendet duhet të tejkalojnë të gjitha diferencat që ekzistojnë mes tyre, ndersa theksoi optimizmin e tij për të ardhmen e Shqipërisë dhe marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tiranës. “Është një javë mjaft e rëndësishme duke filluar që dje kur ishte edhe dita e verës. Është e rëndësishme që ne të shikojmë pas dhe të kuptojmë rëndësinë e asaj çfarë kemi, për të ardhmen. Pak momente më parë edhe në ambasadë zhvilluam një ceremoni për të përkujtuar këtë ditë. Stafi i ambasadës më dha si dhuratë një portret mjaft të madh të vizitës së sekretarit Bejker në Shqipëri që u prit nga mijëra shqiptarë. Është diçka e mrekullueshme kur krahason periudhat. Ajo ndjenjë e madhe e asaj kohe mua më duket sikur e ndjej edhe sot”, është shprehur Arvizu.

Berisha: Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA, një datë historike për shqiptarët

Kryeministrit i vendit Sali Berisha e ka cilësuar 20 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA si një datë historike në marrëdhëniet e vendit tonë me shtyllën e lirisë dhe demokracisë. Duke vlerësuar ndikimin e rëndësishëm e SHBA në historinë e popullit shqiptar kreu i ekzekutivit deklaroi: ‘20 vjet më parë, jo më pak se një muaj pas rënies së diktaturës komuniste qeveria amerikane vendosi të rivendosë marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë dhe nga kjo kohë freri i demokracisë nuk pati më të ndalur’. Kryeministri Berisha përmendi dhe kontributin e pamohueshëm që SHBA kanë në çështjen e Kosovës. ‘Ishin shtetarët amerikan ata që i dhanë mbështetjen më të madhe shqiptarëve të Kosovës duke e vendosën çështjen e lirive të saj në axhendën ndërkombëtare. Presidenti i asaj kohe Bill Klinton filloi një fushatë të madhe për lirinë e Kosovës e cila u finalizua me lirinë dhe krijimin e shtetit të saj. Kreu i ekzekutivit duke shprehur bindjen e tij të thellë se mënyra më dinjitoze për të shprehur mirënjohjen ndaj SHBA është ndërtimi i vlerave të lirisë dhe demokracisë e siguroi ambasadorin amerikan se zgjedhjet e 8 majit do të jenë të standardeve europiane. “Këtë maj do shkojmë në zgjedhje me një nga infrastrukturat më moderne me lista elektronike, me dokumente elektronike identifikimi, me mjete numërimi elektronik dhe me kuadër ligjor ndërkombëtar si dhe me angazhim të madh të OSB dhe qeverive mike si dhe qeverisë suaj për të bërë me seriozitetin më të madh këto zgjedhje” - përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.
...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 12:08 am

Arvizu dhe Basha, së bashku në 50-vjetorin e krijimit të Korpusit të Paqes
15-03-2011 / Gazeta 55

Lulzim Basha: Në Tiranë po ndeshet filozofia e paqes kundër filozofisë së dhunës Ambasadori amerikan ka falënderuar ministrin Basha, për praninë në ceremoni, megjithë punët e shumta që e presin deri me 8 maj, duke nënkuptuar fushatën për marrjen e kreut të bashkisë së Tiranës

Në 50-vjetorin e krijimit të Korpusit të Paqes, Ministria e Brendshme ka organizuar një takim për vlerësimin e ndihmës së vazhdueshme për konsolidimin e institucioneve dhe decentralizimin e qeverisjes vendore. Në takim ndodhej ministri i Brendshëm Basha; zëvendësi Ferdinand Poni; ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu; drejtori i korpusit të Paqes, Hill Benhan; 18 vullnetarët; si dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Ambasadori Arvizu vlerësoi punën e kryer nga misionarët e misionit të cilët i quajti ambasadorë të SHBA-ve, në vendet ku ata japin kontributin e tyre. Ai përmendi edhe rastin e një misionareje të korpusit të paqes në Korenë e Jugut, e cila u kthye pas disa vjetësh si ambasadore e SHBA-ve në këtë vend. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, shkëmbeu këto batuta me ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha gjatë vizitës në MB, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të korpusit të paqes dhe 20-vjetorit të prezencës së tyre në Shqipëri. Ambasadori Arvizu kërkoi angazhim maksimal për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit. "Koncepti i qeverisjes në nivel lokal është thelbësor për demokracinë, ndaj edhe procesi i decentralizimit ka rëndësi. Kjo është një arsye që SHBA vlerësojnë zgjedhjet e 8 majit dhe rëndësinë e tyre. Tirana dhe qeverisja lokale është qendra e të gjitha debateve sikurse dhe Uashingtoni në SHBA. E njëjta gjë po ndodh edhe me Shqipërinë. USAID po përfundon një projekt 4-vjeçar në njësitë e qeverisjes lokale në Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve të bashkive. Për suksesin e këtij programi vlerësoj mbështetjen e dhënë nga ministri Basha, vullnetarët e paqes janë ambasadorët më të suksesshëm të SHBA", tha ambasadori Arvizu. "Fatkeqësisht edhe sot filozofia e paqes kundër filozofisë së dhunës në këtë vend është në rend të ditës. Paqja, pozitiviteti që ju sillni në qytetet tona ka qenë dhe është kurdoherë i mirëpritur. Ju jeni mishërimi i një misioni shumë të lartë që arrihet duke ju shërbyer njerëzve. Ju punoni në bashkitë e komunat tona dhe e dini se sa i rëndësishëm është pushteti vendor për qytetarët", u shpreh ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha. Që prej 20 vjetësh, 295 misionet e Korpusit të Paqes kanë asistuar në njësitë e qeverisjes vendore në të gjithë vendin, në fushat e planifikimit urban, financës, zhvillimit ekonomik, turizmit etj. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha përplasja mes filozofisë së paqes dhe filozofisë së dhunës janë në rend të ditës në vend. Deklarata e ministrit u bë sot në ceremoninë e organizuar në Ministrinë e Brendshme për 50 vjetorin e krijimit të Korpusit të Paqes. “Për shekuj me radhë Shqipëria ka qenë një shesh historik luftërash. Paqja dhe lufta janë përplasur me njëra tjetrën pambarim dhe kjo ka lënë gjurmët e veta në trupin dhe historinë e kombit tonë. Fatkeqësisht edhe sot filozofia e paqes kundër filozofisë së Dhunës në këtë vend është në rend të ditës”, tha Basha. Ministri Basha falënderoi kontributin që jep Korpusi i Paqes në administratën vendore dhe përcjelljen e kulturës amerikane në vendimmarrje. “Komunitetet e njësive të Qeverisjes Vendore ku ju punoni, kanë qenë të privilegjuara për një periudhë kohe pasi ju keni qenë pjesë e tyre dhe keni mësuar traditën, kulturën e zakonet tona të cilën e transmetoni në vendin tuaj në përfundim të mandatit tuaj fisnik si vullnetarë të Korpusit të Paqes”, tha Basha. Ai shtoi se ky kontribut i Korpusit të Paqes, gjatë 20 viteve ka sjellë përmirësim të imazhit të pushtetit vendor. “Prej 20 vitesh 295 vullnetare kanë përzgjedhur Shqipërinë. Dhe sot 18 prej jush jeni këtu. Ju punoni në bashkitë dhe komunat tona dhe e dini se sa i rëndësishëm është pushteti vendor për qytetaret. Se si përmirësohet jeta e njerëzve nëpërmjet shërbimit ndaj tyre. Eksperienca juaj në fushat e planifikimit urban, financës, mjedisit, zhvillimin ekonomik të turizmit, menaxhimit të informacionit, përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje, gjuhës angleze etj., kanë ndikuar në rritjen e performancës së njësive vendore”, tha Basha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 12:14 am

http://www.botasot.info/mesme/16avziu.jpg

Arvizu: ''Rroftë miqësia Shqiptaro-Amerikane''
“Rroftë miqësia Shqiptaro-Amerikane”. Nën këtë thirrje, Ambasadori amerikan në Shqipëri Alexandër Arvizu, përshëndeti këtë përvjetor, e cila tregon kohën dhe bashkëpunimin e frytshëm tejet pozitiv mes dy vendeve. Në të njëjtën vijë mendimi qëndroi dhe kryeministri Sali Berisha, i cili përshëndeti 20-vjetorin, duke marrë në të njëjtën kohë dhe mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-së, në momentet më të vështira të Shqipërisë.
“Jam shumë krenar si dhe SHBA-të, për marrëdheniet mes dy vendeve dhe për atë që kemi arritur. Vitet më të rëndësishme i kemi përpara nesh” tha Arvizu.
Ndërsa SHBA-të kanë luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit, qëndrimi i Ambasadorit amerikan ishte i prerë për një mision të realizuar.
“Unë jam i lumturuar që gjej kohën për të marrë dhe nderuar marëdhëniet dhe nderuar SHBA-të. Kjo është një javë e rëndësishme. Dje ishte Dita e Verës, dhe unë e kuptova sesi ishte kjo ditë kur dola dje në Bulevard. Eshtë e rëndësishme që të hedhim vështrimin prapa për të parë për të ardhmen”.
Ndër të tjera, kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij vuri në dukje këtë miqesi të jashtëzakondshme, sikurse dhe thirrjen për inkurajim të zërit të shqiptarëve.
“Sot ne nderojmë një datë të veçantë, historike në marrëdhëniet e Shqipërisë por dhe kombit shqiptar me SHBA-të, kombin e madh amerikan, shtyllën kryesor të lirisë në botë. 20 vite më parë, në më pak se përmbysjes së diktaturës komuniste në Tiranë, qeveria amerikane vendosi të rivendosë marrëdhënit diplomatike me Shqipërinë me bindjen se trendi i demokracisë nuk do të kishte ndalje. 20 vite më parë, kam pasur fatin të jem pjesëmarrës në ceremonisë e organizur nga Departamenti i Shtetit dhe kjo mbetet një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime. Ne kemi përjetuar drama shumë të mëdha, copëtime të pamerituara, diktatura nga më të egrat. Të gjitha këta faktorë të cilat mund të na shuanin nga faqja e dheut, por sërish themi se kemi qënë komb i bekuar, sepse në cdo momet kritik, kemi patur fatin e madh të kemi mbështetjen e madhe, përcaktuese të SHBA-së. Në këtë moment, qëndron dhe faktori më përcaktues, i pro amerikanizmit për Shqipërinë.
Kryeministri Berisha u ndal dhe tek zgjedhjet e 8 majit, ndërsa ndërkombëtarët do të vëzhgojnë me seriozitetin më të madh këto zgjedhje.
“Zgjedhjet në 8 maj do të vijnë me infrastrukturë zgjedhore më të rëndësishme, me lista zgjedhësish elektronikë, me sistem numërimi me te sakte, me nje kuader ligjor plotesisht demokratik, me një angazhim te OSBE të qeverise suaj, për të vezhguar me seriozitetin më të madh këto zgjedhje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:13 pm

POLITIKË
“Shqipëria po i përmbush kushtet e BE për integrimin”
16-03-2011 / Gazeta 55“Shqipëria po i përmbush kushtet e BE për integrimin”

Kryeministri Berisha takohet me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Daniel Fearn

Britania e Madhe ka shprehu vlerësimin maksimal për angazhimin e qeverisë Berisha në përmbushjen e 12 kërkesave të parashtruara nga Komisioni Evropian ne raportin e vet për Shqipërinë, ndërsa u kërkon të gjithë faktorëve politike që të përmbushin detyrimet e tyre në këtë drejtim. Kryeministri Berisha priti dje, në një takim, drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Daniel Fearn. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha falënderoi për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha, në veçanti për sa i përket projektit madhor kombëtar, për integrimin sa më të shpejtë në BE. Nga ana e tij, zyrtari i lartë ministrisë së Jashtme britanike, Fearn e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i rikonfirmoi atij se Britania e Madhe dhe qeveria britanike është mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të Ballkanit perëndimor në BE dhe do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet e saj për integrim. Në takim, u shpreh vlerësimi i të dy qeverive për bashkëpunimin e ngushtë që të dy vendet kanë zhvilluar vitet e fundit në disa fusha të rëndësishme, si luftën kundër krimit, kundër terrorizmit, në kuadër të bashkëpunimit në NATO, etj. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha i konfirmoi Fearn vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare, në zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit. Përfaqësuesit e ministrisë së jashtme britanike vlerësuan në veçanti arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit etj. “Qeveria britanike vlerëson qëndrimin konstruktiv dhe rolin e Shqipërisë në konsolidimin e paqes stabilitetit dhe bashkëpunimin në rajon”, u shpreh Daniel Fearn. Në takimet e tij më drejtues të tjerë shtetëror, por edhe të opozitës, Fearn vuri në dukje se zgjedhjet e ardhshme lokale janë prioritet i menjëhershëm. Të gjitha palët duhet të luajnë rolin e tyre për ti bërë këto zgjedhje një sukses, dhe për të siguruar qe ato te përmbushin standardet evropiane dhe pritshmërie e publikut Shqiptar. Ai theksoi se bashkëpunimi duhet të vazhdoje përtej zgjedhjeve të majit, për të vazhduar reformat dhe siguruar zbatimin e plotë të 12 reformave prioritare kryesore BE-së. Sipas tij, është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës për të punuar se bashku për këtë, dhe për të vendosur interesat e vendit mbi politikën partiake apo interesin personal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:35 pm

Saliu fali tokat shqiptare greqis e serbise ...ky tradhtar qe vret popullin e vet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:40 pm

je i keq informuar,Bota ka ligje edhe per minoritaret dhe do s'do duhet t'i zbatosh ,se pastaj te shkul veshet Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 7:15 pm

Kombësia, Gjykata e Përmetit kërkesë në Kushtetuese




TIRANE-Ndryshimi në masë që po i bëhet kombësisë shqiptare ne ate greke nga qytetarët e Permetit ka qene shkaku qe Gjykata e Përmetit i ka drejtuar sot një kërkesë Gjykatës Kushtetuese kundër ligjit për gjendjen civile.

Gjykata e Përmetit duke argumentuar se 500 qytetarë nga ky qytet kanë ndryshuar kombësinë shqiptare në atë greke, dhe duke vënë në dukje fluksin e kërkesave në rritje për ndryshim kombësie ka kërkuar me urgjencë ndalimin e ligjit për gjendjen civile që lejon lehtësisht këto ndryshime.

Gjykata e Përmetit thekson më tej se aktualisht ka pezulluar kërkesat për marrjen e kombësisë greke deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo kërkesë e Gjykatës së Përmetit pason atë të Sarandës. Më 15 Shkurt, gjyqtari i rrethit Sarandë coi për intepretim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Gjendjen civile" ku përdoret termi kombësi. Kryetari i kesaj gjykate Alltun Cela i kërkon Gjykatës Kushtetuese shpalljen të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqiperisë të termit “kombësia” të përcaktuara në ligjin e dates 11.5.2009 për Gjendjen civile.

Ligji nr.10129, datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile" i ka hapur rrugën gjatë viteve të fundit ndryshimit masiv të kombësisë nga shqiptare në greke. Brenda dy vitesh, mbi 2200 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë me vendim gjyqësor të gjykatave në jug të vendit. Nderkaq ajo qe njihet si aleanca Kuq e ZI ka nisur nje aksion per te mbledhur mbi 20 mije firma per tju drejtuar me pas qeverise, kuvendit dhe presidentit per te kerkuar anullimin e ketij ligji. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si një cenim të sovranitetit ndryshimin masiv të kombësisë nga ana e popullsisë shqiptare në atë greke.
Në ligjin 10 129 date 11. 5.2009 për gjendjen civile kombësia përcaktohet si element përbërës i gjendjes civile të çdo shtetasi shqiptar, gjë që detyron çdo shtetas ta deklarojë kombësinë e tij për t'u shënuar në regjistrin themeltar të gjendjes civile. nderkaq ne Kushtetute kombësia nuk përcaktohet si element i detyrueshem per tu deklaruar.
Ne nenin 20 te kushtetutes percaktohet;
"1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t'i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.
Ligji nr.10129, datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile" i ka hapur rrugën gjatë viteve të fundit ndryshimit masiv të kombësisë nga shqiptare në greke. Brenda dy vitesh, mbi 2200 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë me vendim gjyqësor të gjykatave në jug të vendit. Nderkaq ajo qe njihet si aleanca Kuq e ZI ka nisur nje aksion per te mbledhur mbi 20 mije firma per tju drejtuar me pas qeverise, kuvendit dhe presidentit per te kerkuar anullimin e ketij ligji. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si një cenim të sovranitetit ndryshimin masiv të kombësisë nga ana e popullsisë shqiptare në atë greke.



ANI NE KOSOVARET PO DOJM TE BASHKOHEM ME SHQIPRI A NUK PO E SHOHIM SE SALA PO E SHENDRRON SHQIPRIN, NE GREQI SA INTERESANT QE JEM...... ????

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 8:30 pm

LOBI GREK, edhe neAMERIKE, eshte shume i fuqishem dhe ka edhe ne,KONGRES,,antare,keshtuqe eshte normale qe do te luftoje gjithnje Shqiperine ,ne suazen e kerkesave te veta,dhe edhe dicka tjeter ai NIKOLAS GEIXH-i nje antishqiptar i perbetuar dhe sa here qe ka ndonje ngjarje jo te kendeshme ne Shqiperi ,dhe kjo e stisur nga te majtet e Edvin Kristaq Rames,qe eshte nje filogrek ,kur ky vajti ne greqi dhe e pershendeti Papandreun nga foltorja e Parlamentit grek ,duke folur greqisht njesoj si shqip,pra e uroi per fitoren,(e ke ne yotube)keta fluturojne brenda minutit dhe vijne ne Shqiperi per te ndezur zjarrin shovinist grek.
Dhe te jesh i bindur ti ,qe qenke helmuar me helmin shkaterrues te antishqiptarit me emrin EDVIN MASON KRISTAQ RAMA,se nuk eshte Sala antishqiptari'por kur te vije puna tek sali Berisha,ajo eshte e keqja me e vogel ,qe mund te ekzistoje per Shqiperine Evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 12:21 am

AKTUALITET
Basha, Wollfarth: Gjatë 2010-ës kultivimi i lëndëve narkotike ra me 70.3%
16-03-2011 / Gazeta 55Basha, Wollfarth: Gjatë 2010-ës kultivimi i lëndëve narkotike ra me 70.3%

Ministri i Brendshëm paralajmëron luftë të ashpër ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike, veçanërisht në ambientet e shkollave ku premtoi se vendosjen e kamerave në të gjitha institucionet arsimore të kryeqytetit

Ministri i Punëve të Brendshme Lulzim Basha në prani të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, deklaroi në takimin vjetor për luftën kundër narkotikëve, se prioritet i qeverisë është lufta ndaj kultivuesve të lëndëve narkotike. Ministri i Brendshëm konfirmoi se gjatë vitit 2010 ka pësuar rënie me 70.3% kultivimi i bimeve narkotike në vend dhe kjo si rezultat i forcimit të kontrolleve policore. Zoti Basha duke prezantuar planin e veprimit për 2011 tha se rezultatet e deritanishme vërtetojnë mbajtjen e premtimit. Sipas tij, gjatë 2010-ës u arrestuan mbi 600 autorë dhe u zhvilluan 48 operacione të sukseshme, u goditën 47 grupe kriminale dhe u kryen 34 operacine ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm u shpreh se SHBA-të dhe BE kanë vlerësuar shumë punën e policisë. Gjatë konferencës së organizuar në Tiranë në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, Basha theksoi gjithashtu se “strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për të rritur luftën ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike, veçanërisht në ambientet e shkollave”. Ai bëri të ditur se brenda këtij viti do të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Gjatë konferencës u evidentua se në vitin 2010, Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Ky përfundim është konfirmuar edhe nga raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe Këshilli i Europës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 11:51 pm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E FINANCAVE
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
________________________________________________________________________
KOMUNIKATE PER SHTYP
E DREJTORIT TE PERGJITHSHEM TE DOGANAVE
NE LIDHJE ME DEKLARATAT PER KONDRABANDEN E NAFTES ME
ANE TE EKSPORTEVE FIKTIVE
Te nderuar perfaqesues te medias,
Nisur nga disa shtremberime dhe keqinterpretime qe i kane bere disa
media dhe personalitete te vecanta politike prononcimit tim diten e
djeshme lidhur me mundesine e kondrabandes se naftes Virxhin me ane
te eksporteve fiktive do te deshiroja t’Ju informoj:
Eshte ne praktiken normale te Sherbimit Doganor Shqiptar te shkembeje
informacione te ndersjellta me doganat homologe per import-eksportet e
ne vecanti per mallrat e aksizes, perfshi ketu edhe hidrokarburet.
Eshte ne praktiken normale gjithashtu te Sherbimit Doganor Shqiptar
qe pas cdo indikacioni, deklarimi, dyshimi apo denoncimi per shkelje
doganore, kondrabande apo per trafiqe te tjera te paligjshme te filloje nje
proces investigues duke perdorur te gjitha instrumentat e tij perfshire
ketu edhe marreveshjet e asistences bilaterale dhe multilaterale me
administratat e tjera doganore homologe.
Nje investigim i tille eshte ndermare nga Sherbimi Doganor edhe per
raste te dyshimta per mundesine e kondrabandimit te naftes Virxhin me
ane te eksporteve fiktive. Ky investigim eshte nisur shume kohe me pare
se Z. Dritan PRIFTI, te jepte kete indicje dhe nuk eshte influencuar nga
deklaratat ne media.
Deklaroj se deri tani, si rezultat i hetimeve doganore te kryera brenda
vendit si dhe bazuar ne pergjigjet e autoriteteve doganore homologe te
vendeve importuese te naftes Virgin nuk rezulton asnje rast i eksportit
fiktiv te ketij artikulli.
Deklaratat e fundit doganore te eksportit te naftes virxhin te pasqyruara
ne Sistemin tone Informatik i perkasin muajit shkurt 2009 deklarata te
cilat jane ne proces investigimi.
Si rezultat i hetimeve doganore te deritanishme nuk rezulton asnje
implikim i strukturave te Policise se Shtetit.
Per rezultatet perfundimtare te ketij investigimi do ju informojme
menjehere pas perfundimit te tij.
Tirane me 13.10.2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 11:52 pm


14 Mars 2011 - 19:03 | Shqiperi
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

PD: Kontrabanda e naftës mbrohet nga mafiozët në PS
PD: Kontrabanda e naftës mbrohet nga mafiozët në PSTIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar për shpifje kryesocialistin Edi Rama në lidhje me skandalin e naftës ‘Virgin’.
Në një deklaratë për mediat PD thekson se socialistët janë të dërrmuar nga goditja e kontrabandës së naftës dhe përpiqen të fshehin që ato janë protagonistët kryesor të skandalit, pasi kontrabanda e naftës ka qënë e hapur që në kohën kur ato ishin në pushtet.

‘Partia Demokratike sqaron edhe njëherë se kjo kontrabandë ka qënë hapur gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste. Kjo kontrabandë u godit me forcën e ligjit gjatë viteve të qeverisjes së PD-së. U denoncuan dhe u dërguan për ndjekje penale grupet e saj, të cilat janë mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën.’:- thekson në njoftimin e saj zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.

Ndërkohë forca politike aktualisht në pushtet nënvizoi faktin se kontrabanda e naftës u godit nga forca e ligjit dhe se do jetë vetëm ai që do të veprojë mbi shkelësit e saj

‘Vetëm në këto momente janë të bllokuara mijëra tonë të kompanive të tjera të familjeve të bosëve mafiozë të kupolës së PS-së. Partia Demokratike i deklaron edhe një herë kreut të pinjollëve të Benalive të Tiranës, që përmbysëm 20 vjet më parë, Edvin Kristaq Ramës, se ligji dhe vetëm ligji do të veprojë mbi secilin që shkel apo del mbi të, dhe kjo është e do të mbetet motoja jonë. :- përfundon zëdhënësja e PD.
(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyFri Mar 18, 2011 1:48 am

Autoritetet kufitare greke kanë ndaluar një çift të moshuar shqiptarë, pasi që në pasaportat e tyre biometrike ishte shënuar vendlindja e tyre Çamëria.


Lidhur me këtë veprim sot në Parlamentin Shqiptar ka reaguar deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Dashamir Tahiri, i cili dënoi aktin e veprimit të policisë greke.


Sipas tij, Ministria e Brendshme dhe e Jashtme e Shqipërisë duhet të kërkojë shpjegime nga pala greke për këtë akt veprimi dhe për mospërsëritjen e tillë.


Shqiptarët e Çamërisë kanë 65 vjet që e prisnin ditën e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë, për të shkuar për të vizituar vendin ku kanë lindur dhe ku kanë varret e të parëve. Një nevojë sa e thjeshtë aq edhe humane. Por mesa duket diskriminimi për shqiptarët e Çamërisë po vazhdon ende. Jam këtu për të denoncuar një rast skandaloz të ndodhur tre ditë më pare në pikën doganore të Kakavijës. Dy të moshuar 75-vjeçarë që kanë lindur në Çamëri dhe këtë gjë e kanë të shënuar në pasaportën biometrike, ndalohen nga policia greke dhe u refuzohet hyrja në Greqi, sapo u pa që në pasaportë kishin të shënuar vendlindjen Çamëri”, theksoi deputeti Tahiri, duke shtuar se denoncon ashpër këtë rast skandaloz të diskriminimit, duke u solidarizuar të gjitha partitë politike.


Deputeti Tahiri paralajmëroi se së shpejti i shoqëruar nga deputeti Shpëtim Idrizi dhe qytetarë të tjerë do të vizitojnë Çamërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyFri Mar 18, 2011 3:09 am

Por mesa duket diskriminimi për shqiptarët e Çamërisë po vazhdon ende.

po,po eshte mese evident fakti qe keta shoviniste greke kane nje urrejtje patollogjike ndaj shqipatreve came.`
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyFri Mar 18, 2011 12:02 pm

Ujku qimet e ndrron por zanatin se harron .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptySat Mar 19, 2011 12:46 am

OPINION
Pisanjosi i Tiranës kujton se duart lahen me akuza nafte
17-03-2011 / Redaksionale

Qendra e propagandës socialiste në bashkëpunim me ca media afër saj ka filluar një sulm jo të drejtpërdrejtë, por shumë mistifikues të realitetit faktik. Pika më e dobët e Partisë Socialiste përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit është se kanë drejtuar për 4 vitet e fundit qytete pa marrë asnjë masë kundër ndotjes, përkundrazi me veprimet dhe mosveprimet kanë acaruar edhe më shumë nervat e qytetarëve. Prandaj për të rikuperuar në imazh po mundohet të ekuilibrojë fajin. Kështu me një taktikë shtinjake, shtabi i luftës propagandistike për të mohuar realitetin po nxjerr në media se “faji” për ndotjen e tmerrshme të kryeqytetit dhe të disa qyteteve e paskërka nafta “virgin” dhe jo ndërtimet shumëkatëshe, plehrat toksike, trafiku shumë i rënduar etj.
Mirëpo për të sajuar një teori sa më të qëndrueshme kanë angazhuar specialistë të gatshëm për këtë konfirmuar a-priori teorinë. Kuptohet vetiu jo vetëm “nafta virgin”, por në përgjithësi nafta dhe nënproduktet e saj janë ndotëse për ambientin, ndonëse kjo nuk do të thotë se ndotja e madhe e qyteteve vjen prej naftës. Sepse kështu i bie që të gjitha qytetet e botës që kanë rrugë automobilistike si Tirana, të kenë të njëjtën ndotje si kryeqyteti ynë.
Sidoqoftë nuk është kështu, sepse Studimi i OBSH-së shpjegon me të gjitha parametrat se ndotja në Tiranë është 30 % më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Europian, ku përdoret nafta dhe nënproduktet e saj. Sakaq edhe ajri në 5 qytetet më të mëdha në vend, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe Korçë është tepër i ndotur. Rezultatet e monitorimit për vitin 2010 tregojnë se në këto qytete, niveli i ndotjes së ajrit është mjaft i lartë. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik që kanë kryer këtë monitorim, ndotja e ajrit në këto qytete kapërcen dukshëm nivelin më të lartë të kufirit të “Objektivit të Ndërmjetëm” të përcaktuar prej Udhëzimeve mbi Cilësinë e Ajrit të OBSH, si edhe standardet e cilësisë së ajrit të përdorur në vendet e Bashkimit Europian. Por ajri i ndotur që thithin çdo ditë banorët e këtyre qendrave të mëdha urbane ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e tyre, duke ulur jetëgjatësinë e banorëve, duke rritur vdekshmërinë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare si dhe kontribuon në avancimin e sëmundjeve të zemrës dhe atyre respiratore. Por kjo nuk është e gjitha, krahas grimcave të ngurta që janë 2 deri në 3 herë më të larta se normat e lejuara nga OBSH, gjatë vitit, që sapo lamë pas është vërejtur edhe një rritje e dyoksidit të azotit(NO2), që vjen nga shkarkimi i gazeve të automjeteve, që janë gjithmonë e në rritje. Në monitorimin e kryer specialistët japin alarmin se nëse do të vijojmë me këto ritme rritje brenda pak vitesh edhe ky gaz toksik do të kapërcejë normat e BE-së në ajrin urban të qyteteve kryesore te ne. Ajo çka vërehet në monitorimin e fundit të ajrit për 5 qendrat e mëdha është se niveli i ndotjes së ajrit nuk ka patur ndonjë përmirësim në 5 vitet e fundit. Duke qenë se ajri që ne thithim është mbi normat e BE vendi ynë klasifikohet në zonën e rrezikut shëndetësor.
Ndërkohë nuk është vetëm ndotja e ajrit, por edhe ndotja akustike shqetësuese për qytetarët. Nëse fajin për ndotjen toksike fajin e nafta virgin. Një pyetjelind vetiu: po për ndotjen akustike? Çfarë ka bërë bashkia Tiranë? Asgjë. Të jetosh në Tiranë, duhet të marrësh përsipër kosto të larta shëndetësore. Ndotja akustike e cila ne kryeqytetin shqiptar tejkalon disa herë normat e vendosura nga Bashkimi Evropian, sipas mjekëve, shkakton tek qytetarët probleme serioze në sistemin kardiovaskular dhe atë mendor, për të mos llogaritur dëmet në dëgjim. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja akustike ul produktivitetin dhe aftësinë për të mësuar, rrit aksidentet dhe kontribuon në përdorimin e barnave narkotike. Për më tepër, kërkimet kanë treguar se në rastet kur njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë kundër ndotjes akustike, ata demotivohen, u duket më e vështirë për të zgjidhur problemin dhe heqin dorë nga pikësynimet e vendosura. Për shkak të mungesës së një skeme të detajuar për qarkullimin e automjeteve dhe sinjalistikës rrugore, të gjitha këto kosto duhet t’i vuajnë banorët e kryeqytetit, të cilët sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik duhet të bashkëjetojnë çdo ditë me zhurma më të larta se 70 decibël kur kufiri maksimal sipas BE-së, duhet të jetë 55 decibël.
Në përfundim i freskët është lajmi i denoncimi të ambientalistit Sazan Guri jo drejtpërdrejt nga Edi Rama por nga kunati i Dash Pezës, I. Mata i cili administron pastrimin e Tiranës duke çuar makinat e plehrave në lumë, kur në kontratë thuhet ndryshe. Denoncimi i dashamirësit të mjedisit Z. Guri vjen vetëm sepse ky pati guximit e një qytetari të përgjegjshëm të denonconte pa-përgjegjshmërinë e dukshme të administratës aktuale të Ramës. Është një turp më vete ky mesazh që i jepet qytetarisë për arsye të cilën vetëm Rama e di. Mirëpo është Rama që ka 11 vjet që drejton kryeqytetin dhe nuk ka sjell asgjë të re, përkundrazi ka përkeqësuar jetën e qytetarëve, s’ka sipërfaqe të gjelbëruara dhe ka ndotja të madhe mjedisi. Të gjithë, i madh e i vogël konstatojnë përditë e më shumë përkeqësimin e kushteve të jetës së përditshme në Tiranë, degradimin higjienik, ndotjen e ajrit, pluhurin dhe baltën rrugëve, ndotjen akustike, ndërtimet e lëna përgjysmë në të katër anët, si dhe vështirësinë për të qarkulluar në këmbë dhe mungesën e parqeve e lulishteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptySun Mar 20, 2011 8:35 pm

*** Prof. Dr. Noel Malcolm: “Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin, por e kundërta”.

*** Kështu, shkencërisht ka provuar edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në “Platfromën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” (Tiranë, 1998).

*** Kështu, thuhet edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vitit 1998.

*** Sipas së drejtës ndërkombëtare, bashkimi i dy shteteve, është e drejtë dhe çështje e vullnetit dhe e interesave të tyre të dyanshme , jo “çështje private” as e Edmond Haxhinastos e as e Sali Berishës, ashtu siç janë deklaruar ata kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Dekalaratat e tyre zyrtare kundër bashkimit të kombit shqiptar, janë antihistorike, antiligjore, antikushtetuese, antipolitike, antidiplomatike dhe antidemokratike.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptySun Mar 20, 2011 11:51 pm

Sazan Guri: Tiranës duhet t'i ndryshohet fytyra, nga gri në të gjelbër

Sazan Guri, Kryetar i Aleancës Ekologjike Evropiane, në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës elektorale të LSI-së tha se Tiranës duhet t’i ndryshohet fytyra, nga gri në të gjelbër. Ai gjithashtu tha se aleanca ekologjike ka nevojë për energjinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për frymën e saj, për idetë dhe konceptet e saj. Por mbi të gjitha Aleanca Ekologjike Evropiane ka nevojë për një ndikim të gjelbër që i duhet Tiranës. “Është ajo aleancë që e cila ka nevojë për energjinë tuaj por edhe çdo aleancë tjetër me këtë aleancë ka nevojë për shpirtin e saj, për frymën e saj, dhe për ato ide, koncepte por mbi të gjitha prapë ka nevojë për një ndikim të gjelbër që duhet këtu në Tiranë. Tiranës duhet t’i ndryshohet fytyra me patjetër, nga një fytyrë gri në një fytyrë të gjelbër” tha Guri. Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur që LSI-a tashmë ka filluar të ecë në rrugën e gjatë të integrimit evropian. “Ndihem mirë që kur e krahasoj me vitin e kaluar, lëvizja juaj nga 300 spartanë sot paska 3 000 azganë. Që janë mjaftueshëm për të nisur kilometrin e parë të një rruge të gjatë drejt integrimit evropian” vijoi kryetari i Aleancës Ekologjike Evropiane.

Fjala e Sazan Gurit, Kryetar i Aleancës Ekologjike Evropiane

Ndihem mirë që kur e krahasoj me vitin e kaluar, lëvizja juaj nga 300 spartanë sot paska 3 000 azganë. Që janë mjaftueshëm për të nisur kilometrin e parë të një rruge të gjatë drejt integrimit evropian. Për të nisur ëndrrën e parë drejt një rrugë të gjelbër, të një mendjeje që ka vuajtur gjelbër. Unë vij këtu për jo për t’iu dhënë fuqi, sepse e keni vetë por që të zbatojmë një program të gjelbër, një koncept të gjelbër, një ide të gjelbër dhe mbi të gjitha një planifikim të gjelbër. Vij tek ju për të bërë fuqi. Aleanca Ekologjike Evropiane, një forcë e re politike jo si shumë parti të tjera të vogla, të vjetra por është ai tharm që ujin e kthen në birrë, është ajo farë kosi që qumështin e kthen në kos. Është ajo aleancë që e cila ka nevojë për energjinë tuaj por edhe çdo aleancë tjetër me këtë aleancë ka nevojë për shpirtin e saj, për frymën e saj, dhe për ato ide, koncepte por mbi të gjitha prapë ka nevojë për një ndikim të gjelbër që duhet këtu në Tiranë. Tiranës duhet t’i ndryshohet fytyra me patjetër, nga një fytyrë gri në një fytyrë të gjelbër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptySun Mar 20, 2011 11:52 pm

Opozita, i vetmi institucion që nuk funksionon

Nga Iljaz Labi

Pas afro 6 muaj qeverisje, krijimi i koalicionit PD-LSI pas zgjedhjeve të 28 qershorit qartësoi të gjithë skeptikët se ky koalicion do të funksiononte. Duke harruar për një moment opozitën, marrëdhënia ndërmjet demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po ecën siç duhet dhe kanë filluar të prodhojnë frytet e para. Nuk ka dyshim, që kjo arrihet me një qëllim të përbashkët që ka ky koalicion, integrimin e vendit në BE, që shqiptarët shumë shpejt të lëvizin të lirë si pjesë e Evropës së bashkuar. Liberalizimi i vizave ka qenë me kohë një nga pikësynimet e LSI dhe më vjen mirë që kjo forcë politike të jetë promotore në realizimin e këtij qëllimi. Edhe pse një forcë politike me bindje të qendrës së majtë nuk bëri sehir, siç po vepron aktualisht PS, partia mëmë nga ajo e cila ka dalë, por për hir të interesave kombëtare dhe profilit të saj partiak, meriton të mbajë në dorë pishtarin e lirisë së çdo shqiptari.

LSI tregoi forcën e saj me kalimin në Parlament të projektligjit për uljen e moshës së pensionit të minatorëve, i cili ka qenë një nga pikat e programit të saj elektoral dhe qeverisës. Ky ligj pa diskutim do të pasohet edhe nga të tjerë, si ligji për moshën e tretë, miratimi i të cilit është pjesë e programit të qeverisë së re, dhe që do të forcojë dimensionin social të saj. Qeveria e Integrimit Evropian dhe mazhoranca e re parlamentare do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normale në realizimin e detyrimeve dhe premtimeve ndaj zgjedhësve dhe në avancimin e axhendës së reformave sociale dhe integruese të venditLëvizja Socialiste për Integrim është një faktor i rëndësishëm në jetën politike të vendit, ndaj përgjegjësitë dhe angazhimet e saj në skenën politike nuk do të kishin asnjë vlerë nëse ajo do të qëndronte asnjanëse. LSI kreu detyrën e saj për të cilën ajo është krijuar, ku interesat kombëtare rreshtohen në krye të listës së qëllimeve. Motivi për krijimin e një shteti me të drejta të plota evropiane duhet të bashkojë çdo forcë politike, si një hap i domosdoshëm për zgjidhjen dhe kapërcimin e impasit politik dhe si një shenjë të sjelljes evropiane të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë parlamentarë.Një force politike e qendrës së majtë që është në lokomotivën e qeverisjes së djathtë, po qëndron stoike në idetë e saj, e cila po provon qartë se qëllimi i LSI-së nuk plotësonte dëshirën e tre-katër individëve në qeveri, siç u përfol në fillim të bashkimit të saj me PD, por po mbron objektivat e saj, sfidën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


PD dhe LSI tashmë kanë një barrë mbi kurriz, ku përveç objektivave që duhet të realizojnë si qeveri, duhet të mbajnë mbi kurriz edhe këtë opozitë të çorientuar nga humbja e pushtetit. PS duhet të kuptojë se kjo sfidë nuk është sfidë vetëm e mazhorancës qeverisëse, por për gjithë shoqërinë shqiptare dhe padyshim është në radhë të parë sfidë për opozitën.
Thirrjet për dialog politik po shkojnë në vesh të shurdhët, por lidershipi socialist duhet të kuptojë se të mirat e këtij vendi kërkojnë edhe kontributin e opozitës. Përmes dialogut politik në Kuvend do të gjejnë zgjidhje shumë çështje. Duke ndjekur rrugën e mirëkuptimit e ballafaqimit, arena politike do të garantojë realisht liberalizimin e vizave, lëvizjes e lirë të qytetarëve shqiptare në Bashkimin Evropian, por edhe realizimin e të gjithë reformave të rëndësishme në funksion të anëtarësimit të vendit në BE. Dialogu kërkon dy palë, qeveria ka qenë dhe mbetet e palëkundur për dialog. Njëkohësisht mendoj që dialogu synon parime të përbashkëta mbi të cilat do mbështetet dhe qëllime të përbashkëta. Qëllimi ekziston, sepse dhe opozita është shprehur gjithnjë për integrimin evropian të vendit dhe gjithë shqiptarët janë për integrimin evropian të vendit, pavarësisht se kanë votuar për të majtën apo për të djathtën. Opozita të mos zhgënjejë të paktën elektoratin që e ka votuar pasi edhe ata duan të lëvizin të lirë në Evropë.
PS nuk duhet të përdorë gjuhën kërcënuese dhe ultimative pasi nuk tregon gjë tjetër veç se, shprehje të krizës dhe të frikës së lidershipit socialist për t'u ballafaquar me alternativat që i kontribuojnë të ardhmes evropiane të vendit.
Opozita duhet të marrë në dorë rolin e saj dhe së bashku me maxhorancën të marrin përsipër realizimin e sfidave për mirëqenien e vendit. Sfidat e dy forcave që qeverisin vendin janë të shumta, por në radhë të parë janë ato që sjellin zhvillimin e formimin e një shteti demokratik, gjë që nuk mund të kryhet pa opozitën. Janë sfidat që kanë të bëjnë me realizmin e reformave që kërkon integrimi, që kanë të bëjnë me garantimin e premtimeve që tashmë janë pjesë e programit qeverisës, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve në arsim, shëndetësi, rritjen e punësimit në mënyrë që të sjellin zhvillimin ekonomik të vendit.
Qysh në fillimet e saj PS nuk e ka pasur për traditë të ndjekë rrugën e bojkotit dhe të kërcënimeve. Forma të tilla sjellin frymën e anti-shtetit dhe anti-institucionit. Këto janë frymëzime anti-evropiane. Qeveria vazhdon punën e saj, të gjitha institucionet funksionojnë, i vetmi institucion që nuk funksionon në mënyrë demokratike dhe bashkëpunuese është opozita. Socialistët duhet ta zgjidhin krizën e tyre sepse nuk arrijnë dot që krizën e tyre ta kthejnë në një krizë për të gjithë shqiptarët, për shtetin, dhe për institucionet.
Lidershipi i PS-së duhet të kuptojë pozicionin në të cilën gjendet sot Shqipëria, anëtare në NATO si dhe aspiron me devotshmëri të jetë anëtare me të drejta të plota në BE. Në këtë kuadër socialistët do të marrin të gjitha meritat nëse nuk ndrydhin dëshirën e një kombi të tërë që të lëvizin jashtë kufijve të vendit.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të përballet me sukses në pozicionin e saj të ri qeverisës, me objektiva politike të së majtës progresiste Evropiane, që konsistojnë në rritjen e solidaritetit social në shoqërinë tonë dhe politikat tona, që kërkojnë rritjen e barazisë sociale dhe mundësive për të gjithë. Gjithashtu realizmin e politikave zhvillimore që sjellin punësim, mbrojtje sociale dhe eliminimin e varfërisë, një arsimim më të mirë për brezin e ri për përgatitjen e një force pune të kualifikuar, të menaxherëve, drejtuesve të rinj dhe mundësi më të mëdha për rininë. Plani për veprim është një premtim që do të mbahet gjatë 4 viteve të qeverisë pasi ky koalicion po funksionon më së miri. Në një nga fjalimet e tij kreu i LSI Ilir Meta është shprehur se "Unë nuk e konsideroj veten njeri të fjalëve të mëdha, por kam qenë, jam e do të jem njeri i fjalës së dhënë dhe i premtimeve të mbajtura, sepse besoj në forcën tonë të përbashkët, besoj në aftësitë dhe kapacitetet e shkëlqyera të mijëra shqiptarëve të aftë dhe të përkushtuar për të punuar për atdheun e tyre, sepse besoj në energjinë dhe pjekurinë e rinisë së shkëlqyer që kemi"
Prandaj, besoj se koha e fjalëve boshe dhe e premtimeve të pa mbajtura po mbaron e se më tashmë ka filluar një kohë e re. Koha e punës dhe e veprave. Sepse është koha për veprim.


Sekretar Politik i LSI,
në Qarkun e Durrësit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptySun Mar 20, 2011 11:56 pm

Arberi se je a je mir ,te pershendes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 9:03 pm

Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar

E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar dhe kjo do të realizohet falë së kaluarës për të parë të ardhmen e ndritur. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli ndërsa mbajti nje fjalim përpara deputetëve të Kuvendit.


“Duhet të ecim përpara për te krijuar të ardhmen tonë, e cila do të jetë një e ardhme e ndritshme”.


“Nuk po propozoj disa tabu, ne kufirin e kemi rënuar më parë. Në saje të së kaluares, ne duhet të ndërtojmë të ardhmen. Bashkimi, do te jetë ashtu siç tha BE, jo me dhunë. Integrimi, të behet nëpermjet takimeve te larta, dmth ligjeve dhe më pas me biznese. Dhe takimet mund të behen edhe me Malin e Zi dhe Maqedoni, jo thjesht formale, pra takimi sipas modelit të BE-së”.

he pacove he burr; beli veq bane se me ty jam, po spot besoj se,ulu se nuk te han qent, esht nji thenje popullore!!!

NEJSE NEJSE MIR E KE RROK ME HYXHYMMMMM.........!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 9:18 pm

Ben ti Xhem shaka me presidenti ben hahaha ky nuk ka then shkret se do behem tita-tito i dyte, po dojka me forum nje jugosllavi te re me malazez e maqedon, ne pushte erdh me serb-gabel-hashkali- egjiptas- turq-e cka jo, me MSN ma, vetum le te punon per komb se te gjitha ia falim.
Kemi meshir ne shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 9:26 pm

PO Drini ne kemi kudretin e madh dhe durimin bile, edhe kinezve jav kalojm,veqse mir e ki se jav falim te gjitha vetum per nji fjal te but, se me ba naj veper si te vockel per te mir, menjiher e nisum per gjenet dhe ja garantojm....!??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8 ... 11, 12, 13  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Shqipëria sot !
» PËRSE DY SHQIPËRIA
» Kur po i bashkojme te gjitha trojet shqipetare !!!!
» Shqipëria Etnike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: