Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Gjashtėdhjetėeteta - dasmė e madhe llapjane I.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 56
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

MesazhTitulli: Gjashtėdhjetėeteta - dasmė e madhe llapjane I.   Tue May 18, 2010 11:50 pm



Gjashtėdhjetėeteta - dasmė e madhe llapjane

Edhe njė herė pėr organizimin e demonstratave ’68 nė Podjevė (Me rastin e 41-vjetorit)

Jo vetėm atyre qė ranė nė ballė pėr lirinė e Kosovės historike dhe Dardaninė antike por edhe atyre qė vdiqėn me mallė pa e pritur lirinė

Shkruan: Abdullah Nishefci
Postoi: Andi Ballshi


REZISTENCA E LLAPJANĖVE


LNĒ-nė e filluam si popull, por e mbaruam si pakicė Kombėtare

Tashmė saherė ėshtė shkruar e vėrtetuar se LNĒ-ja shqiptarėve nuk ua solli lirinė aq tė pritur, pėr tė cilėn kishin luftuar me shekuj. Historiani Tahir Abdyli, shkruan se shqiptarėt e Kosovės LNĒ-nė e filluan si popull, por e mbaruan si pakicė kombėtare. Edhe kėsaj here shqiptarėt u mashtruan. Edhe pas kėsaj lufte, nė tė cilėn dhanė shumė viktima, shqiptarėt mbetėn tė ndarė, tė pėrēarė, e tė shpėrndarė nėpėr shtete, republika e krahina. Idealet, dėshirat dhe shpresat e rilindasve- tė Lidhjes sė Prizrenit, tė Konferencės sė Bujanit, pėr bashkim kombėtar nuk u realizuan.Pėr shqiptarėt, si shumė herė mė parė, vendosėn tė tjerė, pa pėrfillur fare vullnetin e tyre, nė Berlin, Londėr, Paris, Moskė e Beograd.

Nė Llap, ashtu si nė mbarė Kosovėn dhe nė viset tjera ku jetojnė shqiptarėt, herėt u kuptua se edhe komunizmi ua bėri me hile, ua punoi me dredhi. Ende pa u ftohur tytat e pushkėve, qė s’kishin pushuar kurrė kundėr armiqve tė ndryshėm, llapjanėt, ashtu si tė gjithė shqiptarėt nė trojet e veta, u detyruan tė dalin pėrsėri nė mal, qė ta luftojnė e ta vrasin tradhtinė. Historia shqiptare vetėm vazhdoi tė pėrsėritet. Golgota shqiptare nuk u shua, por u thellua dhe thollohej vazhdimisht. Pra, edhe pas tė ashtuquajturit ēlirim, ndaj shqiptarėve vazhdoi e njejta politkė, qė ishte kundėr ēdo gjėje shqiptare si nė kohėn sulltanėve, si nė kohėn e kralave, si nė kohėn e bugarit, si nė kohėn e fashizmit. Politika zhandare tash zėvedėsohet me atė policore e ushtarake. Armiku i vjetėr kishte ndryshuar vetėm rrobat, lėkurėn, metodat e gjenocidit, ndėrsa qėllimi kishte mbetur i njėjtė. Njėsoj kishin vazhdur pėrndjekjet, burgosjet, torturat psikike e fizike dhe pushkatimet. Shumė llapjanė i zinte nata por nuk i ēilte dita. Nė rradhė tė parė, siē shkruan historiani Hakif Bajrami, ishin shqiptarėt me influencė, qė duhej tė pushkatoheshn nė prani tė popullit, ndėrsa vendpushkatimet, ashtu siē ishte Taukbashēja nė Prishtinė, e Varret e Moravės nė Gjilan, nė Podjevė vendpushkatimi ishte te “Tabet e Llapashticės”. Pushkatimet shumė bėheshin edhe natėn, pa kurrfarė gjykimesh. Kėshtu ishin pushkatuar Hoxhė Visoka, alias Shaqir Halili e Ali Ahemti, dy intelektualė e atdhetarė tė njohur tė kėsaj ane, qė as sot nuk u dihen varret. Jahja Fusha u mbyt nė burgun e Prishtinės nga torturat mė barbare. Mulla Ramė Govori e anėtarė tė tjerė tė NDSH-sė, si vėllezėrit Mulla Hysen e Vesel Statofci me nipin e tyre Rrustemin, Ramadan Ajvazi etj, u dėnuan me pushkatim e burgim tė gjatė e tė pėrjetshėm. Kėtė fat e patėn edhe shumė llapjanė tė tjerė si Selim Obranēa e Ismail Ajeti-Bushi, i cili dy herė u dėnua me vdekje. Musli Dumoshit, vritete nė tradhti, nė sofėr tė bukės... Por lufta mė e paskrupullt u bė kundėr intelektualėv, filizave tė arsimit. Kėshtu vazhdoi gjer mė 1966, pėr tė pushuar pakės sa pėr tė marrė hov tė ri nė vitet e tetėdhjeta e nėntėdhjeta.

Vitet e pėrpjekjeve pėr formimin e grupeve ilegale

Megjithė kurthet dhe dhunėn e vazhduar Llapi nuk u dorėzua. Pėrveē NDSH-ės, qė kishte vepruar menjėherė pas “ēlirimit “(gjat luftės dhe pas luftės), nė Llap ashtu si nė tė gjitha viset tjera shqiptare, ishin formuar dhe vepronin edhe shumė organizata tė tjera ilegale.

Lidhur me rezistencėn politike shqiptare nė Llap, nė Librin “Llapi gjatė historisė” tė dr. Fehmi Pushkollit, shihet se qė nga vitet e dyzeta, deri nė vitin 1968, gati nė ēdo 2-3 vjet, nė Llap, ishin bėrė pėrpjekje pėr formomin ose ishin formuar grupe, siē i quante UDB-ja organizatat atdhetare. “Sa burgosej njė grup e fillonte punėn grupi tjetėr” thekson dr. Pushkolli, qė sipas tij, nga viti 1945 deri nė vitin 1968, ishin zbuluar dhe dėnuar, kėto grupe:

Grupet e zbuluara dhe tė dėnuara -

1945/46 u zbulua Grupi i Halil Visokės;

1946 u zbulua veprimtaria e Komitetit tė rrethit tė NDSH-sė nė Llap, (ishte formuar 1945;

1952 NDSH-ja (themeluar mė 28 Nėntor, 1949, nė Obranēė;

1954 zbulohet organizata politike e formuar nga Nazmi Ejupi, Riza Musliu e Halil Feta;

1956 burgoset Shaban Shala me grupin e tij;

1959 zbulohet organizata patriotike e Sabit Kapitit, (pėr sė dyti);

1962 pėrsėri burgoset dhe dėnohet Shaban Shala (vdes nė burgun e Prishtinės, mė 20 janar 1963, po atė ditė qė duhej tė lirohej,);

Mė 1964 zbulohet dhe dėnohet Lėvizja Revolucionare e Bashkimit tė Shqiptarėve (LRBSH) e Adem Demaēit, dhe nė vitin 1968 demonstratat e 27 nėntorit.

Demonstratat e 27 Nėntorit 1968- Njė hallkė e rėndėsishme nė vargonjtė e historis dhe sė traditės sonė

Pėr demonstrata e 68-shit, si njė lėvizje gjithėkosovare, qė ėshtė njė hallkė e rėndėsishme nė vargonjtė e historisė dhe sė traditės sonė tė lavdishme kombėtare, ishim mėsuar tė dėgjojmė e tė lexojmė vetėm sipas gjuhės zyrtare tė Beogradit, gjuhė e propogandės kundėrshqiptare serbe, “Gjuhė tė cilėn, siē u theksua me tė drejtė, e kishte pranuar si gjuhė tė veten edhe udhėheqėsia politike kosovare”.Mbi kushtet dhe rrethanat, nėn tė cilat u organizuan kėto demonstrata, si dhe karakterin e tyre kombėtar, tė parėt shkruan dy nga organizatorėt kryesorė tė tyre, Selatin Novosella dhe Adil Pireva. I pari shkroi nė revistėn “Koha”, ndėrsa i dyti nė gazetėn “Bashkimi”. Adili, mė 1994, botoi librin: Gjashtėdhjetėeteta Shqiptare, ndėrsa Selatini disa fejtone dhe monografinė “Kosova ‘68”. Pati edhe disa shkrime nė formė tė memoareve dhe intervista...

68-ta, sipas mendimit tim, nga disa injorohet, nga tė tjerėt stėrmadhohet. As nga historianėt, as nga politikanėt, nuk ka zėnė vendin e merituar. Dr. Fehmi Pushkolli, nė librin “Llapi gjatė historisė”, Prishtinė, 1998, kėtyre ngjarjeve ua kushton 3-4 faqe, dhe fare pak dallon nga shkrimet e Selatin Novosellės, (kur ėshtė fjala pė organizimin e demonstratave nė Podjevė, a.n.). Mendoj se e ka me tė drejtė sa i pėr ket Ismail Dumoshit, qė vėrtetė ishte ideatori dhe motori i gjithė lėvizjes sė viteve tė 60-80-ta… Sheradin BERISHA, demonstratave nė Besianė (ish-Podujevė), nė fejtonin, Nėntor 2005, nė gazetėn “Zėri”, ua kushton disa rreshta, ku ka tė vėrteta, gjysmė tė vėrteta, por edhe tė pavėrteta. Historianėt tanė mendoj iu mbetėn borxh. Historia jonė demonstratave tė 68-shit nuk ua dha vendin e merituar...

Unė, nė kėtė vėshtrim, duke u mbėshtetur nė disa kujtime tė mia, por edhe tė shokėve, e duke iu pėrmbajtur porosisė sė Isokratit: “Nuk duhet tė heqim dorė nga tema pėr tė cilat kanė folur tė tjerėt, po tė mundohemi t’i zhvillojmė mė mirė se ata…” synoj qė sa do pak, tė ndriēoj disa momente, rrethana dhe atmosferėn politike e shoqėrore nė Llap, para dhe pas Plenumit tė zhurmshėm tė Brioneve /66, qė mendoj, krahas disa ngjarjeve edhe mė tė hershme, i paraprijnė organizimit tė demonstratave tė 27 Nėntorit 1968 nė Podjevė. (Synimi, qėllimi im nuk ėshtė qė t’i zhvilloj (tė shkruaj) mė mirė se ata qė shkruan pėr kėto ngjarje, qė edhe ata ishin, jo vetėm dėshmitarė por edhe ideatorė dhe kreatorė tė kėtyre ngjarjeve, por tė plotėsoj pėr disa momente qė janė lėnė pėrgjysmė ose nuk janė pėrmendur fare, si dėshmitar i drejtpėrdrejtė edhe unė i kėtyre ngjarjeve).

Nė Lėvizjen Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, bėnin pjesė edhe shumė llapjanė, si Azem Beqiri, Zeqir Gėrvalla, Abdyl Lahu, Enver Mehmeti-Gėrguri, Hazir Shala, Elhame Shala, Sabit Retkoceri, Selman Berisha, e tė tjerė. Anėtarė tė LRBSH-sė, kishin qenė edhe llapjanėt Nazmi Sejdiu, Sallah Ademi e Bajram Nishefci, tė cilėt, falė qėndresės titanike tė Azem Beqirit, Zeqir Gėrvallės dhe Sabit Retkocerit, nuk ishin zbuluar. Kėta tre dhanė njė ndihmesė tė madhe nė organizimin e demonstratave tė 68-shit nė Podjevė, por edhe mė gjėrė. Edhe disa tė tjerė individualisht, nga dėshira dhe, duke ndier njėfar borxhi ndaj tė tė burgosurve, si Xhafer e Bislim Ejupi, pas burgosjes sė anėtarėv tė kėsaj Organizata organizuan aksione tė veēanta, duke vendosur flamuj nepėr disa vende nė Llap.


PLENUMI I BRIONEVE NJĖ MASHTRIM TJETĖR (Ne ishim njė brez i iluzioneve)

Plenumi i Brioneve: njė mashtrim tjetėr

Pėr propogandėn e fortė sllavokomuniste, me tė drejtė u tha se ajo ishte shumė e fortė dhe tėrhiqte masat e gjėra ashtu siē tėrheq magneti metalet tjera...

Derisa njė pjesė e rinisė nė fillim kishte njėfarė besimi nė pushtetin e “ri” dhe ishte entuziaste, njė pjesė e madhe e popullatės qė nė ditėt e para tė “ēlirimit” e pa se pėrsėri populli shqiptar u mashtrua dhe ra nė kurthet e ngritura me mjeshtri nga shtrukturat shtetėrore sllavokomuniste. “Ne ishim njė brez i iluzioneve”, do tė thotė poeti ynė i shquar, Esad Mekuli, gati pas njė gjysmė shekulli, ndėrsa porosia kuptimplote e atdhetarit tė madh dhe urtakut tė njohur tė kėsaj ane, Bajram Ajvazit, qė “Qerren shqiptare kurrė mos ta lidhim pas qerres sė shovenizmit sllav”, mbeti njė porosi largpamėse, njė amanet historik, pėr brezat e ardhshėm. Sipas kujtimeve tė Riza Vokrrit, atdhetari Bajram Ajvazi kishte thėnė edhe kėtė: Edhe me dreq tė mallkuar tė bėhemi, a me shkaun kurrė. Ai ėshtė i pabesė, ėshtė hasmi ynė edhe i kombit edhe i dinit, a mė duhet t’i nderojmė si komshi e nuk duhet t’u bėjmė keq, e as t’i urrejmė, edhe ata janė njerėz-kull tė Zotit. “Le tė vijė kush tė dojė veē shkau JO! Ishte njė mendim, njė dėshirė e tė gjithėve; Iljaz Agushi, njėri ndėr figurat mė tė njohura tė kombit shqiptar, kėshillonte: bashkėpunim mė ēdo aleatė, pėrveē serbve, ēofshin ēetnik apo komunist ata kanė pėr tė tradhtuar dhe pėr tė robėruar popullin shqiptar.

Sadik Tafarshiku, atdhetari e luftėtari i LNĒ, i pėrndjekuri dhe fymėzuesi e shpėrndarėsi i librit edhe kur shqipja ishte e ndaluar... lidhur me kėto mashtrime, ndėr tė tjera do tė thotė edhe kėtė: Tė gjithė ne komunistėt shqiptarė ishim shumė tė mashtruar nė ta… (serbėt, a.n) edhe pse qysh nė 1945 dhe mė vonė, sidomos ata qė ishin nė vende udhėheqėse filluan t’i shohin tradhtitė dhe mashtrimet qė i bėheshin popullit shqiptar. Lehtė ėshtė tė flitet e tė merren nė gojė ata shqiptarė tė cilėt kanė qenė tė kyēur nė PK dhe nė disa poste udhėheqėse, por sot ėshtė edhe mė vėshtirė pėr ta bindur dike se gati tė gjithė kanė qenė tė kyēur pėr njė ardhmėri dhe pėr tė mirėn e popullit shqiptar. Ne nė kėtė vetėbesim shumė ishim mashtuar...

Kurse gjenerallejtanti, Rrahman Pallaku thotė: Nė luftėn e pėrbashkėt antifashiste ne shqiptarėt besojshim se nė tė ardhmen do tė jetonim nė paqe me popujt fqinjė, por ky qe njė besim naiv pėr arsye se Serbėt ruanin nė sirtarėt e tyre planet pėr shfarosjen e shqiptarėve. Ndėrsa malėsori gjeneral Tomė Berisha thekson se parulla e PKJ pėr njė vėllazėrim-bashkim tė tė gjithė popujve nė Jugosllavi, ishte njė rrenė, njė mashtrim...

Pėr propogandėn e fortė sllavokomuniste, me tė drejtė u tha se ajo ishte shumė e fortė dhe tėrhiqte masat e gjėra ashtu siē tėrheq magneti metalet tjera...

Tubim i zjarrtė nė sallėn e kinemasė

Ėshtė shkruar dhe thėnė, se pas Plenumit tė tė IV tė KQ tė PKJ, tė njohur si Plenumi i Brioneven, kur shovinizmi e hegjemonizmi serb pėrjetoi njė goditje me pėrmasa jugosllave, edhe Kosovės iu hap njė dritare e perspektivės pėr ringjallje nga gjendja e robėrisė dhe shtypjes koloniale. Fadil Hoxha me bashkėmendimtarė... shohin shansin e njė rilindjeje dhe avancimi drejt synimeve tė barazisė sė Kosovės mbi bazėn e statusit tė njė republike nė kuadėr tė Federatės Jugosllave…Duhet pranuar se kėto pėrpjekje rezultuan nė pėrmirėsimin e statusit tė Kosovės, avancimit tė saj nė vitin 1974.

Pas kėtij Plenumi, vėrtetė ndodhėn shumė ndryshime. Mund tė thuhet se si nė mbarė Jugosllavinė titiste, ashtu edhe nė Kosovė, pas vitit 1966 u bė njė kthesė e madhe por jo aq sa kishin pritur disa, tė cilėt, siē theksuam edhe mė lart, ishin mashtruar si shumė hera tjera gjatė historisė…

Pra, Koha pasbrioniane, (66-68), edhe pse ishte periudha kur pėrkohėsisht dukej se pushoi fryma policore rankoviqiane dhe filloi njė frymė paksa mė e lehtė pėr shqiptarėt, pėrkundėr arritjes sė disa rezultateve, siē u tha mė lartė, ishte edhe njė mashtrim i madh pėr shqiptarėt… njė iluzion, madje edhe eufori te politikanėt e kohės se tash, Kosova, fare leht, pa Rankoviqin mund tė shpallet republikė... Megjithatė, ėshtė e vėrtetė se nė jetėn kulturore dhe shoqėrore tė shqiptarėve nė Kosovė dhe Jugosllavinė e asaj kohe, ky plenum, pati njė rol tė rėndėsishėm, madje disa edhe e quatėn “ēlirim tė dytė tė shqiptarėve”... ”Kėto nuk ishin rezultat i PKJ, siē trumbetonin disa politkanė kosovarė, por ishin fryt i rezistencės sė tė rinjve, popullit, punėtorėve e intelektualėv, meqė edhe nė kėtė kohė udhėheqės ishin po ata qė kishin shėrbyer me besnikėri Rankoviqit” konstaton Demaēi, pėr tė vazhduar mė poshtė: “Nė esencė asgjė nuk kishte ndryshuar. Ēdo gjė vazhdonte me tė vjertrėn, pėrsėri sundonte klasa burokratike-parazitore. Ndryshimi ishte tash vetėm e dhėna se ajo tė shumtėn fliste shqip. Nė pushtet ishin Fadil Hoxha e Xhavit Nimani me kompaninė e tyre. Ata vazhdonin tė punonin ashtu si ishin urdhėruar nga Beogradi. Rezultatet qė kishte arritur populli nuk janė meritė e Nimanint, Bakallit apo Shukriut, as e tė tjerėve, por ato janė tė arritura nga shtytja e rezistencė sė popullit, nga vitalitetei i tij dhe nga vendosmėria qė treguan rinia, populli, punėtorėt e intelektualėt… Nė vend tė atyre qė ishin caktuar, zgjedhur, emėruar nga komitetet, UDB-ja e PK-ja rezistuan: studentėt, minatorėt, mėsuesit, nxėnėsit, punėtorėt dhe fshatarėt... “ata asgjė nuk flijuan”, pėrfundon Demaēi.


“Plagėn nuk mund ta shėrojė ai qė e shkakton”, thotė rilindėsi ynė i madh, i urti Sami Frashėri.

Enver Hoxha, lidhur me Plenumin e Brioneve do tė shkruan: Pas eleminimit tė Rankoviēit nga skena politike, duhej qė Titoja tė lėshonte diēka edhe nė Kosovė, siē thuhet nga halli jo nga malli pėr tė kundėrbalancuar rrezikun serb-rankoviēian, dhe pėr tė fshehur krimet e tij shovinistė ndaj shqiptarėve, kėto t'ia hidhte Rankos dhe vetė tė merrte flamurin e liberalizimit. Me njė fjalė t'u hidhte hi syve kosovarėve, pėr t'i qetėsuar ca, pėr t'i mbajtur nėn zgjedhė etj. Tash nė fund Titoja gjoja u njohu atyre "tė drejtėn tė ngrenė flamurin kombėtar tė Shqipėrisė"… Prandaj Titoja mendoi ta shuante zjarrin… Milenko Karan shkruan: “Tito ishte mjeshtėr i mashtimeve, e nisi me famulltari, duke ia shitur mlyshin e ngordhur pėr tė gjallė, e pėrfundoi me Ēerēilin, kur ia futi njė mlysh, por tani politik nė xhep…madje edhe Stalinit.... Dinte tė premtonte e tė mos e mbante premtimin, por kėtė e bėnte me njė farė sharmi, njėfarė naiviteti teatral, pėr ēka, qė mė parė, nė tė vėrtetė gjysma i falej”.

Pėr Titon tė gjihta mjetet ishin tė mira dhe tė pėrdorshme, edhe vetė djalli, nėse mund tė ndihmonin nė qėllimet e tija, nėse sillnin fitime. Andaj kur tė shikohet kjo mjeshtri e tij edhe faji i politkanėve tanė, mendoj ėshtė mė i vogėl. Vėrtetė ai dinte tė premtonte dhe nuk mashtroi vetėm shqiptarėt e papėrvojė. Kishte edhe tė tillė qė heret e kishin kuptuar mjeshtrinė e tij pėr tė premtuar, por nuk kishin rrugė tjetėr. Andaj edhe nuk mund tė pajtohem se tė gjithė politikanėt shqiptarė ishin karrieristė dhe se tė gjithė, pa pėrjashtim tradhtuan dhe shikuan vetėm interesat e veta…Me tė drejėt u tha se Titoja plenumin e Brioneve e organizoi pėr hesape tė veta e jo pėr shqiptarėt. Ai me gjithė shtabin e tij, dinte tė shfrytėzonte me mjeshtėri e me dhelpėri politiken aktuale ndėrkombėtare pėr intersa tė shtetit jugosllav, andaj me njė poltikė tė tillė Titoja ishte edhe Mesi edhe Neron, sipas nevojės, zjarrin qė ndezte natėn e shuante ditėn!


Politikani, pseudo intelektuali dhe intelektuali i vakėt... (legen)

Megjithatė, pėrkundėr gabimeve dhe mashtrimeve tė shumta, pėrkundėr bindjes sė shumicės, se Poltikani dhe intelektuali ynė ose ishte tradhtar ose atdhetar – i pėrhimė as i vakėt kurrė! te Grupi ynė mendoj, ishte lekundėr ajo bindje, politikanėt tanė nuk konsideroheshin krejt tradhtarė as krejt atdhetarė. Edhe Idriz Hasani, edhe Mulla Rama edhe Meha i Hasanit sikur porositshin: intelektualėt tanė duhet t’u afrohen sa me shumė poltikanėve… Nuk hyjnė tė gjithė nė njė thes…Duhet tė bėjmė pėrpjekje qė t’i nxjerrim nga thesi i mbeturinave, nuk janė tė gjithė sllavokomunistė…. Edhe ata tė mashtruarit nuk duhet t’i shajmė, por t’i afrojmė, tė bisedojmė me ta dhe ta pėrfitojnė njė bindje se edhe ata i konsoderojmė tė dobishėm… Tė bėjmė dallime nga ata tė mashtruarit dhe tradhtarėt. Nuk janė njėsoj. Njė pjesė e madhe kanė pas besim shumė tė madh nė PKJ. Nuk duhet t’ua shohim pėr tė madhe. Ata janė tė bindur se shqiptarėt kanė arritur diē shumė tė madhe, gjė qė ėshtė edhe e vėrtet, nėse krahasohemi me kohėn nė ish Jugosllavi… shkollimi-jemi bė patare (pushkatuar) pėr njė abetare… e nuk mendojnė se ēka kemi humbur edhe sa kishim fituar po tė zbatoheshin vendimet e Bujanit. Ne besojmė shumė lehtė, edhe kėnaqemi me pak… Duhet tė bisedojmė me ta dhe t’i bindim se Rankoviqi asgjė nuk ka punuar pa dijen e dhelpėrės plakė-Titos… Lufta kundėr intelektualėv e ka nisen nė Beograd. Titoja me Rankoviqin i kan ndjekur njerėzit me shkollė. Edhe shokėt e vetė, bile i kanė burgosur…

Disa tė gjitha sukseset, por edhe mossukset, ia mveshin Fadil Hoxhės, i cili nė Llap vėrtetė ka pasur shumė adhuruesė, edhe para edhe pas Plenumit tė pėrmendur. Pėr Fadilin, menjėher pas Plenumit filloi tė flitej se sikurse tė gjithė politikanėt dhe intelektualėt shqiptarė edhe ky u ishte ekspozuar ndjekjeve e provokimeve nga mė tė ndryshmet nga UDB-ja. Madje flitej se nė Llap, nė urėn e Peranit, njė fshat afėr Podjevės, ishin bėrė pėrpjekje edhe pėr ta vrarė. Fadil Hoxha, pėr njė pjesė tė madhe tė llapjanėve iu mbeti besnik aspiratave tė shqiptarėve meqė ishte njėri nga ideatorėt dhe organizatorėt e Konferėncės sė Bujanit... Natyrisht pėr disa edhe mbeti tradhtar. Histoira do ta vėrtetojė kėtė...

Lishur me karakterin e politikanėve - intelektualėve shqiptarė, llapjanėt i ndanin nė tri kategori:. Karrierist, frikacak, dhe tė mashtruar – fanatik tė bindur se e kishin mirė, se pėr shqiptarėt qė jetonin nė Jugosllavi, vetėm rruga qė e kishte trasuar partia komuniste me Titon, ishte e drejtė dhe e qėlluar… e qė pas “dyzet vjetėsh e kishin kuptuar qė kishin jetuar nė robėri”...

Njė pjesė e politikanėve llapjanė, ashshtu si pjesa tjetėr shqiptare, e Kosovės, kishin dalė nga medresja e xhamia (Nga xhamia shkuan nė komitete dhe nga komitetet u kthyen nė xhami) dhe ishin tė dėgjueshėm si Adami, nė fillim, meqė sipas tyre ishin nė parajs… Edhe Adami sa ishte i dėgjueshėm dhe i nėnshtruar ishte i mirė, ishte i lumtur, ishte krijesa mė e dashur... por kur u rebelua (nga lakmia Pėr pushtet e para) pasoj dėnimi i tmerrshėm, ashtu siē pasonte pėr kėta tė mjerė dėnimi, nė fiilim nga UDB-ja e mė vonė nga Komiteti, qė ishin tepėr tė tmerrshme..) ndėshkimi qe shumė i ashpėr, edhe pėr njeriun, edhe pėr djallin, madje e dhe pėr tokėn, nga e cila ishte krijuar!!! Ndonjėherė mė duket se ashpėrsia e KQ ishte kopjuar nga ashpėrsia e Zotit, tė Dhjatės sė vjetėr, por edhe Kuranit… Idriz Hasani, shpesh thoshte “Tė mashtruar si Don Kishoti… Komunat e organizatat qė ata drejtonin ngjanin me Mbretėrinė dhe Nisinė e Sanēo Panēos.. Ata ishin mbretėr tė Nisisė sė tyre, e meqė ishin mbretėr mund tė bėnin ēka tė donin, e meqė bėnin ēka donin pse mos tė jenė tė kėnaqur, ēka i pengonte qė tė mos ishin tė kėnaqur...

Njė pjesė e tyre nė mbledhje tė partisė, nė zyra, shkollė, rrugė, korzo,kishin njė fytyrė tjetėr, ndėrsa nė odė-shtėpi krejt tjetėr. Cila ishte fytyra e vėrtetė e tyre? Ishte vėshtir tė ta dije. Maska ua mbulonte fytyrėn e vėrtetė, fytyrėn qė ua kishte falur zoti… Njė intelektual i tillė, mik i shtėpisė, qė (pas 27 Nėntorit 1968) as nė rrugė, as nė dyqan nuk mė pėrshėndette, njė mbrėmje vonė erdhi, sapo ishte kthyer nga Shqipėria, dhe mė solli Librezėn e Partisė sė Punės tė Shqipėris, nė tė cilėn ishte fot. e E.H. dhe disa citate tė tij… Desha t’ia hidhja syve, por nuk munda… U tregova opurtunist, me dy fytyra, me maska, bėra atė qė urreja mė sė shumti... Pėrse?! Nuk di. Tamam (Pikėrisht) ashtu siē na thotė ai i URTI shpesh na ndodhė qė tė veprojmė nė kundėrshtim me atė qė mendojmė dhe vendosim...


RILINDJA II KOMBĖTARE

“Ti, Shqipėri mė ep nderė...”

-Tubim i zjarrtė nė sallėn e kinemasė - Valėvitja e flamurit kombėtar nė rrugėt e Podujevės –

Pas Plenumit tė Brioneve, siē shkruan Dr. Hakif Bajrami, u krijuan kushte mė tė mira qė tė realozohet njėfarė barazie dhe baraspeshe nė zhvillimin dhe nė jetėn e popujve qė jetojnė nė Kosovė.

Dukej se shumė gjėra filluan nga e mbara. Filluan diskutimet rreth deformimeve (loxo krimeve) tė organeve tė punėve tė brendshme. U folė haptazi e pa frikė, (nė fillim) nėpėr tubime, me emėr e mbiemėr pėr udbashėt e Rankoviqit e dhunėn e tyre tė ushtuar ndaj shqiptarėv, (gjatė aksionit tė armėve nė vitet 55-56; pėr shpėrnguljet e pandėrprera; pėr kėrkesat e “tepricave” e pėr tė gjitha format tjera tė terrorit, qė s’kishin kursyer as moshė e as gjini e as profesion, madje as ushtarėt e “vet”. Vetėm nė fshatin Ballofc, gjatė kėsaj periudhe, nga armata Jugosllave ishin kthyer nė arkivole dy djem, kinse kishin bėrė vetėvrasje ose kishin vdekur nė aksidente komunikacioni.

Tubime tė tilla, formale, vetėm sa pėr tė hedhur hi syve, bėheshin kudo edhe nėpėr fshatra. (Madje edhe nepėr bashkėsi lokale e oda). Njė tubim i mbajtur nė Shtėpinė e Kulturės nė Podjevė mbeti i paharruar. Nė kėtė tubim ishte i pranishėm edhe Fadil Hoxha, tė cilit aspak s’i kishte pėlqyer diskutimi i zhvilluar atė natė aty. Ai kishte pritur qė do tė kalohet mbi tė gjitha ato deformime tė organeve tė UDB-sė (lexo krimet qė kishte bėrė UDB-ja jugosllave), kinse pa dijen e Partisė e tė Titos, por do tė diskutohej pėr detyrat qė na presin, e pėr njė tė ardhme qė na pret. Disi kėshtu ishte shprehur edhe Kolė Shiroka nė Plenumin e VII-tė tė LKS, qė ishte mbajtur mė 1966 nė Prishtinė. “Hajde tė punojmė e tė shkojmė pėrpara, e mos ta teprojmė me bisedat tona dhe gazetat tona pėr vorret”, (lexo varret qė kishte hapur UDB-eja e dirigjuar nga Partia mė “paqėsore” e mė “demokratike” nė botė). Pra tė mos pėrmendeshin varret, punė e madhe pėr varre, e kjo do tė thoshte tė mos pėrmendeshin as vrasėsit. Nė tubimin nė Podjevė kishin folur shumė intelektualė, me fakte konkrete, por diskutimi i prof. Shefki Sejdiut mbeti i paharruar, e pėr tė u fol shumė dhe njė kohė tė gjatė nėpėr odat llapjane. Madje flitej se edhe vetė Fadili kishte qenė i detyruar ta pėrmendte kėtė fjalim nė njė mbledhje krahinore.

Historiani Dr. Zekiria Cana kėshtu e pershkruan kėtė periudhė: Viti 1968 doli shumė i bereqetshėm… ishte Moti i kremtimit tė pėrvjetorėve, po edhe i zhvillimit tė ngjarjeve historike.. Viti i madh.. Pastaj pėrmend ngjarjet tjera me rradhė, qė sipas mendimit tim ishin nxitje pėr njė parapėrgatitje tė madhe, si kremtimet sipas rradhės, duke filluar me 500-vjetorin e vdekjės sė Skėnderbeut, 90-vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, 60-vjetorin e Kongresit tė Manastirit, Konferencėn e Dytė tė Studimeve Albanologjike; takimin me Enver Hoxhėn, pas 22 vjetėve me dijetarėrt e Kosovės; daljen e g. Fjala.. Hapjen e nstituti Albanologjik…. Formimin e Komisionit pėr ēėshtje kushtetuese tė KSA tė Kosovės…zhvillimet e diskutimeve nėpėr mbledhjet e aktiveve politike, kėrkesat unanime pėr vetėvendosje.. .. “Ndonjė ditė para demonstratave kisha pasur njė bisedė me studentin Osman Dumoshi, thekson zotėri Cana dhe vazhdon.. “Dhe kur populli ishte nė pritje tė sendėrtimit tė pikėsynimit historik,..Beogradi udhėheqjes shqipatre ia ngrehu veshin dhe ajo u tregua e dėgjueshme, …Ajo as diti as deshi tė pėrfitonte nga situata politike nė Jugosllavi, mjaft e pėrshtatshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, ky qėndrim kapitulues, qė zhgnjeu popullin tejmase, shkaktoi pakėnaqėsi tė madhe te rinia studentore dhe ndezi indinjatėn e saj, e cila pati si epilog demonstratat e 27 nėntorit… thekson ndėr tė tjera z. Cana.

Disa kėtė kohė e quajn ringjallje,- Rilindje e dytė kombėtare e pjesės sė dyt tė kombit. E disa edhe ēlirim i dytė i shqiptarėve nė trojet e Jugosllavisė...

Ka mendime, se po tė shfrytėzohej kjo periudhė maksimalisht, e po tė ishin politkanėt tanė mė kėmbėngulės, me siguri rezultati do tė ishte shumė mė i mirė, ndoshta edhe do tė realizohej Republika e Kosovės nė kuadėr tė Federatės Jugasllave. Mendoj se edhe ky ishte njė iluzion. Meqė koha tregoj tė kundėrtėn...

Viti 1968 si romantizėm i vonuar

Viti 1968, shkruan Selatin Novosella, pėr shqiptarėt e Kosovės sikur paraqet njė romantizėm tė vonuar.

Ky romantizėm i vonuar e kishte pėrfshirė edhe Llapin, ashtu si gjithė Kosovėn. Nė kėtė kohė, sidomos pas fillimit tė ardhjes sė SHKA-ave si “Pėrpjekja” e studentėve tė Beogradit, “Liman Kaba” nga Dibra, “Hajdar Dushi” e Gjakovės etj), ndodhėn shumė gjėra tė kėndshme, qė mė parė as qė kanė mundur tė ėndėrrohen… Mbeti e paharruar mbrėmja e muzikantėve dhe kėngėtarėve nga Gjakova, veēanėrisht me Marshin e Skėnderbeut, ku pėr herė tė parė, pas 27 vjetėsh, nė Llap publikisht iu kėndua Flamurit kombėtar. U tund salla e kinemasė si kurrė mė parė. Duartrokitje tė pėrcjella me brohoritje frenetike qė s’ishin parė as s’kishin tė ndalur. Ishin duartrokitje frenetike, jo tė rrejshme e artificiale, siē bėheshin gjatė tubimeve tė organizuara nga PKJ ose ndonjė organizatė tjetėr...

Posa filloi Marshi i Skėnderbeut, e gjithė salla me sy tė pėrlotur u ngrit nė kėmbė. Vėrtet atmosferė ngazėlluese po edhe prekėse.

Edhe SHKA “Josip Rela” me aktivitetin e saj kulturoartistik, me repertorin e pasur tė kėngėve popullore patriotike pėr heronjėt kombėtarė, i dha njė gjallėri kėsaj atmosfere... Veēanėrisht dueti Mihane Blakēori, Abdullah Vokrri....

Po nė kėtė kohė nė librarinė e qytetit “Rilindja” pėrherė tė parė arritėn botimet nga Tirana. Kėto botime shiteshin mu si havėll, brenda dite. Blehej “Fjalorthi termash letrare” nga punėtorė e zejtarė, vetėm se ATY pėr herė tė parė publikisht e padroje mund tė lexoheshin vargjet e Naimit tė ndritshėm: “ Ti, Shqipėri, mė ep nderė,/ mė ep emėrin shqipėtar…

Dasmorėt dhe flamuri qė u priu demonstratave...

Ende pa u dhėnė viza zyrtare, rrugėve tė Podjevės, pikėrisht mė 12 tetor 1968, nga dasmorėt e Muēollėve tė Bajēinės valoi Flamuri Kombėtar. (Sipas njė kėnge qė tash (2000) po kėndohėt, nėpėr rrugėt e Prishtinės Flamuri valoj mė 6 tetor 68). Mu ky Flamur, i punuar nga rrobaqepėsi Sabri Novosella, sipas porosis sė Miftar e Hamdi Muēollit, me dy flamuj tė tjerė, tė punuar nė punėtorinė e rrobaqepėsisė “Kosovari”, shqiponja e nxjerrė - kopjuar nga njė FRANG e kohės sė Zogut nga piktori Selatin Ahmeti, u prinė demonstratave tė 27 Nėntorit rrugėve tė Podjevės.

Edhe fushata parazgjedhore e zgjedhore pėr delegatė fedartivė, republikanė, krahnorė e komunalė e veēanėrishtė pėr Kryetar tė Komunės sė Podjevės, pati njė jehonė tė madhe. Pėrkundėr kundėrshtimit tė disa politikanėve komunalė e krahinorė, pėrherė tė parė Llpjanėt vetė zgjodhėn kryetarin e komunės sė tyre. Kryetar u zgjodh Ramush Rama, i cili dha njė kontribut tė madh, sidomos nė zhvillimin e rrjetit shkollor, si nėpėr fshatra ashtu edhe nė qytet. U hap gjimnazi i plotė nė Podjevė dhe paralelet e para tė Normales. Filluan tė kthehen kuadro tė reja llapjane. Profesorėve tė brezit tė parė, si Shefki Sejdiu, Selman Qerimi-Bryma, Abdyl Sokoli, Ali Muqolli, Selatin Ahmeti, etj, iu bashkuan profesorėt e brezi tė ri: Nazmi Rrahmani, vėllezėrit Murat e Rifat Blaku, Hajrush e Kadrush Rama, Abdullah Vokrri, Ramadan Saliu, etj, qė ishin pėrplot entuziazėm pėr punė e qė dhanė njė kontribut tė madh, si me konsultime ashtu edhe me pjesėmarrje tė drejtpėrdrejt nė demomstratat e 68-shit. Erdhėn gjykatėsit e parė shqiptarė tė diplomuar si: Adem Ajvazi, vendas, Vesel Latifi, Idriz Gėrvalla (mė vonė), etj. Kthehen ish-mėsuesit e pėrzėn, tė pėrndjekur, tė gjykuar e tė dėnuar si : Xhafer Meta, Nuhi Gashi, Nexhmi Sejdiu, Shaban Zhjeqi e tė tjerė (qė tė gjithė anėtarė tė Organizatės sė Sabit Kapitit).

Debatit publik mbi ndryshimin dhe plotėsimin e Kushtetutės tė RSFJ

Por, ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kėsaj periudhe, mendoj, ishin tubimet ku diskutohej mbi ndėrrimet e Kushtetutės Jugosllave. (debati). Nė kėto diskutime pothuajse nuk mbeti kategori njerėzish pa u inkuadruar, duke filluar nga intelektuali, zejtari e deri te punėtori mė i thjeshtė. Kėto ngjarje, jo vetėm qė u paraprinė demonstratave tė 68-es nė Podjevė, por edhe i nxitėn dhe i shpejtuan demonstratat e 68-shit.

Nė korrik tė vitit 1967 Kuvendit Popullor i KA tė Kosovės formoi ”Komisionin pėr studimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me ndryshimet dhe plotėsimet e Statutit”. Kryetar i Komisionit u emrua Fadil Hoxha - kryetar i Kuvendit Krahinor tė Kosovės. Ky komision hartoi ”projektin e propozimeve pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Statutit tė KA Kosovės”,... Projekti nė prill 1968 iu dorėzua KE tė KK tė LK tė Kosovės, kėshtu qė u hapėn diskutimet rreth Kushtetutės ekzistuese jugosllave.... Sipas disa shkrimeve debati i parė u zhvillua nė Gjakovė mė 18-20 gusht 1968... Nuk mė kujtohet data, por titulli, apo nėntitulli nė gazetėn “Rilindja”, se Kosova do ta ketė flamurin... dhe “komentet me dajėn Faik Zeneli, nga pakashtica, njė nėpunės nė komunėn e Podjevės, i cili ndėr tė parėt futi gjuhėn shqipe nė administratėn e komunės, u ngulit nė trurin tim, sa mė duket edhe sot e shoh, dhe i dėgjoj fjalėt dajas Faik... “Po, po, me u kėnaq po por me u shrry jo”. As athere as sot nuk e kupova domethėnien e kėsaj “Po, po, me u kėnaq po por me u shfry jo”.!!!

Nė kuadėr tė kėsaj edhe nė Podjevė, si nė tė gjitha komunat e Kosovės, u organizuan debate nėpėr organizata tė ndryshme qė ekzistonin nė atė kohė, si Lidhja Socialiste, Lidhja e Rinisė, Sindikata, etj qė natyrisht pėrcilleshin nga syri vigjilent i LKJ, qė pas Plenumit tė Brioneve kishte zėvendėsuar UDB-ėn. Me sigurimin shtetėror...

Nė tė gjitha kėto tubime, pa pėrjashtim, pėr herė tė parė haptas u kėrkua qė Kosova tė barazohet edhe poltikisht edhe ekonomikisht me republikat tjera. Dr. Pushkolli, lidhur me kėtė ēėshtje thekson:“Nė aktivin e Komitetit Komunal tė Podjevės u organizua diskutimi rreth ndryshimeve kushtetutare dhe u kėrkua qė Kosova tė bėhej republikė. Nė kėtė drejtim u dalluan profesorėt e gjimnazit “8Nėntori” nė Podjevė. Nga kjo kohė komiteti i LK tė Podjevės u nagazhua qė t’i largojė nga LK e pastaj edhe nga puna disa profesor. Pėr kėtė qėllim u larguan shumė profesor si Shefki Sejdiu, Selman Bryma dhe shumė tė tjerė...
Nė kėto tubime, si nė komunėn e Podjevės, edhe nė Prishtinė kishin marrė pjesė, i kishin pėrcjellė me vemendje tė madhe, madje edhe kishin diskutuar: Murat Blaku, Xhafer Ejupi, Nazmi Sejdiu, Imer Ajvazi, etj. tė cilėt pėrhapėn fjalėn e Rezak Shalės dhe Hajredin Hoxhės, nė Llap. Xhaferit i kujtohet, duke dalur nga salla ku ishte zhvilluar debati, i afrohet njė person i panjohur dhe i thotė: Unė jam Nuhi Preteni, punoj nė Kishnicė, jam njėfarė shefi, kam mundėsinė qė, pėr diskutimin e guximshėm e tė qėlluar, tė tė qeras me njė bursė, vetėm paraqitu nė drejtori... Diskutimi i Xhaferit u bė sebep dhe vėllai i Xhaferit, Sali Ejupi dhe tre llapjanė tė tjerė, fituan bursa dhe sot janė inxhinierė tė diplomuar tė xehėtarisė... Murat Blakut, pas diskutimit nė Podjevė, i afrohet njė qytetar, dhe duke ia ofruar karrikėn, i thotė: Ulu bre djalė se vallahi na kėnaqe...

(Vijon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjashtėdhjetėeteta - dasmė e madhe llapjane I.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: