Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:05 pm

Hasije Selishta Kryeziu





LULE
AJRI






poezi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:05 pm

Hasije Selishta Kryeziu


Lule ajri


poezi





Boton


Fondi për Letërsi, Art e Kulturë


“Brezi 81”





Redaktor


Merxhan Avdyli





Recensentë


Flamur Maloku


Mehmetali Rexhepi





Lektor


Nebih Bunjaku





Ballina Planetagrafike-


Brahim Behluli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:11 pm

Flamur MALOKU





Esencat shënjuese/diskursive


___________________________________








Poezia e Hasije Selishtës Kryeziut, formulohet duke e krijuar një sistem të ligjërimit/figurimit.
Ligjërimi, në tekst bëhet ligjërim i figurshëm i shtresuar në variante, që
njëherësh bëhet shenjë e identifikimit për tekstin-poezinë, gjithnjë
duke e përforcuar figurën e tekstit, e cila bëhet shenjë themelore e
kuptimësisë. Figurat formësohen në diskursin e tekstit, gjithnjë në funksion të semantikës. Poezia sa vjen e bëhet më e hapur si tërësi estetike në lexim. Shenjat kuptimore të shtresuara në formë të diskursit/poezisë, gjatë leximit e interpretimit bëhen shenja universale. Këtu, bota personale bëhet botë universale. Dihet se diskursi universal i poezisë jeton gjithnjë duke shënjuar kuptime. Nga kjo figurat e tekstit ndërlidhen, çdoherë në sintetizim të idesë/tematikës. Mbi këtë parim mundësohet edhe analizimi i kodit tematik, gjithnjë më qëllim të identifikimit të vet strukturës poetike. Struktura e tekstit analizohet përmes esencave shënjuese, të cilat reflektohen në poezi. Esencat shënjuese artikulohen në tërësinë e shkrimit fiksional, çdoherë duke njohur e rinjohur relacionet/komunikimet, e shumta diskurseve tematike.
Zbrazëti/vetmi
Variantet e shumta personale shtresojnë tema/mitema, të cilat në poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut artikulohen nga një gjendje shpirtërore me përplot emocione. Gjendja shpirtërore-subjektive portretizohet përgjatë realizimit të shkrimit fiksional.
Individualja bëhet e ndjeshme/emocionalizuese, e cila në poezi paraqitet
me një dhembje e dëshpërim. Pra, jepet dhembja e dëshpërimi, karshi kohës e situatës.
Koha dhe situatat e përjetuara në shpirtin e subjektit bëhen zbrazëti/vetmi.
Kjo edhe më shumë e rrit dramatiken e tekstit. Ballafaqimi me situatën,
padyshim në strukturën e poezive, preket e shqyrtohet, e cila ngadalë shndërrohet në përjetim të rëndë. Përjetimet e figuruara marrin gjithnjë dimension të theksuar konotimi. Konotimi i tekstit bëhet përfaqësim e theksim i Botës/Jetës/Ekzistencës. Lufta personale dhe ballafaqimi për një ekzistencë jetësore, bëhet preokupim shpirtëror e fizik. Mbi këtë ide subjekti ndërton e rindërton vuajtjen e madhe. Jo rastësisht ligjërimi identifikohet e figurohet më mollën e rënë para kohe;Nën degë molla e rënë/ Para kohe/ E papjekur po kalbet. Këto mendime të shprehura në tekst, japin atë që quhet
vuajtje e brendshme individuale, që del ashtu në heshtje personale, përballë
vështirësive jetësore e të qenit femër. Zbrazëtia e krijuar shpirtërore, dhe pamundësia e veprimit, e bën poeten të ligështuar dhe të ndjeshme. Pra, mungon forca e veprimit. Mbi këtë mungesë të veprimit, lindin në diskurs edhe kontrastet ideore, të cilat në përgjithësi të sistemit ndërtojnë figurën, duke u bërë para së gjithash edhe shprehje e një revolte subjektive. Kontrastet e shumta në strukturën e tekstit venerohen dukshëm, të
cilat dalin kushtimisht nga rrafshi i pamundësisë. Edhe pse pamundësitë janë të shumta në jetë, e përgjatë jetës, shprehja personale-subjektive gjithmonë rri larg deklarimeve. Deklarimet nuk i pranon figura/tematika, e
poezive.

Venerim përmbyllës

Duke i parë të gjitha thyerjet shpirtërore në jetë, dhe pamundësitë e
veprimit, e të qenit femër, poezitë në esencë nuk e japin asnjëherë dorëzimin personal karshi jetës. Vuajtja njihet si shenjë personale, e cila gjatë shkrimit bëhet e prekshme, sugjeruese e identifikuese për (Tjetrin), kjo bëhet edhe status i kodit llojor, përgjatë kategorizimit/shkrimit. Hapësirat shtresore dhe thyerjet konvenciale funksionojnë
përherë në të mirë të diskursit/tematikës. Kërkimi i vazhdueshëm
i shtresave të përvojës autentike në të gjithë poezinë, bëhet themelor/përcaktues, komunikimi i shprehur sa vjen e përforcohet. Mbi këtë, autentikja nis e hapet në diskurs të
përhershëm. I gjithë pasqyrimi i vuajtjes e trishtimit, në kohë përjetimi, formohet në shenja e variante të relativizuara. Pra, jeta relativizohet
në rikthim kah figura, në variante të shumta. Në këtë mundësi të shprehjes,
skema thyhet, ku jeta bëhet figurë/shkrim. Duke qenë kështu, vargu i
poezisë nuk mbingarkohet në kuptimësi, përgjatë një bote fiksionale. E gjithë kjo poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut e bën të jetë më pranë lexuesit të dashuruar në diskursin e poezisë.
Prishtinë,
5 mars 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:12 pm













Ndarja








Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi


Kur nga terri janë lodhur


Një pjesë e kanë prej shiu





Një pjesë e vetullës


Te Molla e Kuqe


Pjesa tjetër në Ulqin





Njëra dorë në Rozafë


Tjetra në Shkup


Po çamëria





Më the kam gishtin


E bukur për unazë


Por unë jam shumë larg





Si mund të përqafohemi


Kur trupi është ndarë


Mos më thuaj se më ke harruar


Kur unë yllëza jote jam aq larg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:12 pm

UDHËTIM DJALLËZOR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:13 pm

Kahe


Kemi mundur


Të mos e prekim robërinë


Nën pushtet


Të mos digjemi për liri





Kemi mundur


Të provojmë vdekjen


Si kemi lindur


Të mos na merr zjarri


Dhe të jemi dëshmitarë


Për të gjithë ata që ranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:14 pm

Këmishë robërie


Në këmishën e robërisë
U pikturuan petalet e luleve
Me gjethet duke rënë

Lëkura ndizet në mua
Nga gurëzimi i etjes
Mes mureve të ftohta
Marr frymë


Në derën e vjetër
Ajkuna e bardhë digjet
Ende hetimet vazhdojnë
Ato janë sekrete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:14 pm

Kur nuk isha në Berlin


Nga Molla e Kuqe


Ma ndryshuan kufirin








Nën mollë kam ëndërruar


Hënën e yjet


Nata duke i ruajtur


Por nuk e di


Pse nuk isha zgjuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:15 pm

Po thahem shqip








Në një gotë pritjeje


Jam djegur


Së bashku me luleborën





Kam shumë etje


Po thahem shqip


Nëpër muret e zeza





Ende nuk dihet


Cilat gota


Mbushen nga shiu





Aktori rri para Teatrit


Me duar në xhepa





Çka më duhet


Heshtja e tij


Dhe ëndrrat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:15 pm

Gota e dëshpërimit








Nëpër dhomën time


Zjarri udhëton


Sa pushteti e egër jam





Shumë vite


Frymëmarrja ime


Është avulluar





Mos më pyetni


Se cili trëndafil i bardhë


Ka pirë ujë


Në gotën time të dëshpërimit












Pezull








Në kulmin e lartësisë


Ëndrra e sajuar shpresashumë


Derëhapur luan në përbashkësi





Trungu i pemës mollën mban


As e verdhë as e pjekur


Në dilemë jam a ta marr





Para meje gota përgjysmë


Përzihen mendjet në avullim


Ta zbraz gotën a
ta mbush plot






Këpuca ma vrau këmbën


Dora është ngrirë


Si ta hap dritaren


Që ajëri të mos ngulfat





Si ta kap atë lartësi


As në tokë as në qiell


Pezull rri







































Vallëzim gurësh








Doli një thërmi prej
guri



Dhe u fut në rërë


Guralecët tjerë


Pas tij filluan vallëzimin





Gurët do të vëllazërohen


Rëra motërzohet


Në përbashkësi


Vallëzimi madhërohet


















Tharja








Kur kam parë defektet


Si shndërrohen në përparësi pushteti


Kam filluar të thahem


Si për vetëvrasje





Egërsia më pikturon


Me ngjyrë të zezë


Mos të më sheh askush


Se si po thahem





Do të lodhem shumë


Nëse lulet vyshken


Nuk mund të ik


Pa e matur vesën e tyre





Para se të vetëvritem nga tharja


Do t’i zhduk defektet


Për të rifreskuar gjethet


Që kanë filluar të zverdhen













Melodi tjetër








Tërë jetën jam lutur


Që të rrëzohen muret e larta


Të krijuara


Nga marrëzitë e stepura





Një letër kam shkruar


Pa i vënë pikë askund


Për të paralajmëruar


Kohën e vrarë





Në portën e alarmuar


Ajri po mbyllet


Nuk e deshifrova


Nëse ajri sërish prishet


Apo kujtesa avullon





Kur të gjitha këngët


Janë gati për t’u kënduar


Mendjefikurit bërtasin


Për melodi tjetër

























































Avullimi ëndrrave








Jam lodhur nga ëndrra


Duket edhe ajo e egër


Kur pyes veten diçka


Dhe nuk mundem t’i përgjigjem





Shumë herë thashë diçka


Të gjitha ëndrrat u avulluan


Në mes një kafazi


Mbetur kaherë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:16 pm

Ikja e çasteve


Të gjitha udhët

E hijendjekjeve

Të njëjta janë

Çastet më ikin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:21 pm

Robëria më
pikturon



Ende zgjohet robëria
Dhe më pikturon
Të mbyllur në kornizë

Nuk e deshifrova
Nëse frymëmarrja ka ndryshuar
Në grevën e urisë



Në të gjitha rrugët mure

Mozaiku i tyre mashtron

Nuk ka kë tjetër

Pos skeletit




























Epitaf


Para se të udhëtoj
Do të shkruaj epitaf

Ndërsa nga një trëndafil të bardhë
Do t’ua var të gjitha stinëve
Kam ëndërruar
Me të gjithë duke u përqafuar
Ndërsa kur dola nga porta
E një kështjelle
Me rërë kam mbuluar gjethet
Dielli të mos i djeg

Këmishën prej shiu
Kam veshur me njerëzit e mi
Në çdo ndarje e robëruar isha
Para lindjes së diellit jam lutur
Për të gjithë
















Nën pushtetin e ftohtë


Të mos e përjetojë askush dramën
Derisa të pendohet të presë
E të largohet nga lëkura e zezë

Nuk di të frymojë në asnjë kohë
Dhe kurrë të përgjigjet

Por vetëm të pyes

Në të gjitha mënyrat e çmendisë

Në njërën pjesë të memories së saj

Është rritur etja

Të mos zgjohem

Ndërsa në pjesën
tjetër


Të jetoj e mekur



Në fund të epitafit

Do të shkruaj se
Pema që e desha aq shumë
Të mbetet stacion komunikimi
















































Dheu

Nuk di ku ta mbjell këtë farë
Në cilën arë
Kudo shoh dhe
E dheu si u nda
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:21 pm

GRIMCA RËRE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:23 pm

Grimca rëre








Silueta ime shtrihet përmbys


Ethet e revoltës


Zgjojnë zemrimin nga dehja


Që të luajnë me kujtesën mbrapshtë


Thuase në duele humbasin


Për grimca rëre


Ëndrrat lozin me teke faraonësh





Grimca rëre në buzën time


Nuk duroj dot































Lule ajri








Një lule prej ajri


Çdo natë hapë dritaret


Nga dhoma ime e gjer te hëna


Udhëtoj me frymëmarrjen e ajrit


Në përbashkësi aromash


Për të rifreskuar zalisjen





Në të gjitha ngjyrat


Pikturohet hëna e tretur


Në një kafaz universi


Përbrenda luleve rri në kornizë


Një syth pret rritjen


Lulja e ajrit të shumohet






























Pika shiu








Në mes mbushjes e zbrazjes


Gota dridhej





Një ëndërr e thinjur


Në dridhje





Vetëm disa pika shiu


Mbi tavolinë mbetën





Afër tavolinës tjetër


Kamarieri priste porosinë




















































Grindjet








Në katin e parë banon uji


Në të dytin ajri


Në të tretin


Dielli dhe hëna


Grindeshin


















Lulja e universit








Çka më duhet kjo ditë


Kur nuk më shuhet etja


Nuk më duhet pushteti i askujt


As ëndrra që po digjet





Kur ëndrrat shpërngulen


Nga toka në qiell


Pluhuri nuk do të ngrihet


Çel lulja e universit





Gjethet janë akumuluar


Përbrenda shpirtit


Të thara nga dielli


Të ngrira nga bora





Jam lodhur


Nga rënia e gjetheve


Kur pakujdesshëm përditë bien


Duke vjedhur imazhin e trungut






Një lule universi po rris


Jo vetëm hijëz


Për të dhënë ngushëllime


Por të notojë


Edhe në valët e detit


Qoftë edhe në trazimin e tij














































































Pikëpyetje








Kosovë


Nuk e di


A jam lule


A pacienti yt
















































Zbrazëtia








Muret kaloj në anën tjetër


Hapa dritaren


Boshësia m’u vu pas


Edhe derën hapa


Ajri ngrirë


Më trishtoi për largim


Nuk arrita të hyja brenda


Zbrazëtia gojëhapur


Do të ishte e thiktë


















































Dëshirë








Hija ime në terr


Nuk di ku mbetën këmbët


A mos


Humbën pas vrapit










































Letra e shqyer








Ulur përballë murit


Gris letrën


Zarfin le përmbi


Duke kërcitur dhëmbët





Emblema e letrës rri varur


Në duart që po dridhen


Ritmi i çrregulluar i frymëmarrjes


Nga egoja në superego humb





Postieri shikon me habi


Në korsi të mbyllur rri


Shpërthen sajesë memece


Nga pjerrësi labirinthi











































Përfundimi








Dallgë e valë


Mbi njeri


Në breg


Ishte ulur


Fillimi


Priste












































Llogaria








Në vend të kafesë


Një gotë ujë porosita








Kur mora llogarinë


Nga çmimi i lartë


Uji në fyt më mbeti


















































Naiviteti








Në ditën e vogël


Paqartësi e madhe


E nesërmja


Do të jetë e thinjur


Para kohe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:26 pm

Thinjësi








Pas perde zalisja stërkëmbth


Thyhen ndjenjat nga vetëtima


Kur prapa mbyllet
dera



Bredh mendja në marrëzi


Dufi i shpirtit në
shi rri



Me inat mbyllet dhe dremitet


Për të parë finalen


Mban dietë egoizmi


Nga thinjësia


Nuk ka mund të identifikojë


Kush ka mbetur


E kush ka ikur



























Zjarri mistik








Kurmi i furtunës venitur në vetëtimë


Zjarrmon përdalur


Prishë urtësinë në rrugëtim


Shpirtit i digjet ndjenja e trëndafiltë


Kur bluan të gjitha medikamentet


Zgjatet dora e shpirtit





Zjarret numërova


Piremanët në mënyrë cinike


Përvetësojnë përgjumshmërinë


Me vogëlimë shpirtërore


Të ekuilibruar dirigjojnë


Një qiell një diell


Nuk i ngroh të gjithë njësoj


























































Lëkundje








Pema shkundet


Pa u vërejtur nga askush


Degët këputen nga lëkundja





Trungu plak


Asnjëherë nuk lëvizë






























ÇATIA E GRUAS







































































Dështimi








Herë kthehesha


Herë ndalesha





Shekujt shtangeshin


Në të njëjtin vend





Sa herë ecja


Dështoja





Sa herë fjeta


Më gjykoi vdekja
























Dorë universi








Çka më duhet këmisha


Prej gjetheve


Kur gjellën ma zjenë


Epilepsia


Nën degë molla e rënë


Para kohe


E papjekur po kalbet





Me dorën time prej universi


Kam drejtuar trupin e lodhur


Në mes të një loje


Më shfaqet Eva





Nuk më kujtohet


Frymëmarrja e saj


Prej gruaje


A më kishte prekur























































Ia kishte lënë pushtetin Adamit


Ose dridhej para
kohe



Kur i thanë se prej trupit të saj


Prej çdo pushteti


Do të kërkohet autopsi







Ndoshta Adami do
të hidhërohet









Pak para lutjes


Shikoj hijen se si derdhet


Nga trupi


Hëna më dëftohet





Liria po ecën


Prej një reje në tjetrën


Thonë se ka pushuar te Guri i Madh


Në burim ka pirë ujë


Dhe prapë ka shkuar





Te Molla e Kuqe më ka shikuar


Kur kam zgjatur dorën


Më ka thënë se nuk e di


A do të përqafohemi










Hëna më ka pëshpëritur


Eva po digjet


Në pritje





Në lojën e Universit


Eva shtrenjtë e ka paguar mollën





Në rrugën e gjatë


Kam pasur temperaturë


Dhe kam qenë e uritur


Duke ngrënë mollën e një klithme





Sytë e mi prej universi


Po digjen si Eva


Nuk e di se kush është i çmendur


Dhe kush prej kujt i ndjekur





Nëse kërkoj azil


Ndoshta Adami do të hidhërohet





Eva dhe plakja



Shpirti paqtor i Eves


Ishte plakur në pritje


Të fluturimit të Zogut





Nuk më kujtohet


Kishte parë ndonjëherë


Adamin duke ardhur





Trupi i tij prej gjenerali


Sa e sa herë ka urdhëruar


Pushtimin





Ishte lodhur


Nga molla dhe grila e Evës


Cili ishte mashtrimi i radhës





Mbeta në mes tyre





Si të dal nga zjarri


Ndërsa unë ende


Po tretem në kafaz








Loja e kafazit








Nën këmishën e robërisë


Një grua pret


Para dritares së reklamave





Brenda vetes


Herë zgjohet


Herë vdes





Mitet thonë se në njërën


Pjesë të saj


Janë përmbysur


Të gjitha liritë





Në pushtetin e mureve


Kur të hapet porta


E përshëndetjeve


Këmisha e saj vjetrohet





























Përsëri shkon diku


Pa e ditur se kalon grilave


Të gjithë jemi njësoj


Para se të humbim sytë





Në pyllin e egër


Vazhdon loja e kafazit


Kush do ta mbyllë i pari
















































Teatri








Jam më e etur


Se të gjithë ata që i njoh


Dridhem para një gruaje


Që pështyn Teatrin










































Nuk jam e huaj








Nëpër qytet shikoj reklamat


Kaloj afër dritares


Njerëzit brenda darkojnë





Nuk jam e uritur


Ndonëse nuk kam ngrënë


Ngopem me aromë gjellërash





Si një e huaj në kalim


Zjarrmon lakuriqe ëndrra


Syri mbetet larg




























































Çatia e gruas








Kurrë nuk e dita


Cila ishte


Çatia ime prej gjilpëre















































Libri i ngushëllimeve








Në fund të rrugës


Është hapur libri i ngushëllimeve


Miqtë e mi u nënshkruan


U nënshkruan të gjithë njerëzit


Që e panë


Duke bartur shpresën


Si ajrin e heshtur











Shi i egër








Më le të qetë


Vetminë time ta ruaj


Si një rojtar besnik





Ti ende kërkon


Në mënyrë të egër


Dhe dita ditës më dukesh i tillë





Kur në mua pikturon engjëllushen


Nën akullin tim


Etja moliset





Asnjë formë


Nuk më pëlqen


As fjalët që digjen në syrin tënd





Unë kam parë etjen tënde


Por nuk e di


Pse s’të lagë shiu im i egër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:26 pm

Mes antonimit

Jemi ulur pranë një tavoline
Të heshtur rrimë


Kemi porositur dy pije të ftohta
Ta shuajmë etjen tonë


Kamarieri bie dy kafe të nxehta
Ne edhe më tutje heshtim



Baraspesha


Gruaja është e lindur
Në ditën e shërbëtorëve
Tabaku në duart e saj të qara
Ruan baraspeshën për shpifje


Burri pi kafenë e mëngjesit
Me gotën e ujit plot
E ku ta di unë sa është e rëndësishme
Të tregohet diçka
Asaj i duhet edhe buzëqeshja


Të arrihet baraspesha





Vajza e trëndafili


Në rrugë takova vajzën

Nga dora trëndafili i ra

Kalimtari pa e
hetuar


E shkeli

Unë e vajza

Për një çast

Shputës i dhamë rast



Vesi


Përbrenda vetes shkëputem


Me gjilpërë qep lëkurën


Që e tëra të mbes


Një ditë nga kllapat kur të ikë


E tëra do të jem


Por me ves


Dinjiteti


Thyeje pasqyrën


Mesditën mos e vërtit pranë meje


Nën çadrën e kuqe të tejdukshme


Mos u çmend para gjyqit


Mos u përul pranë jetës së ngratë


Digje gjymtyrën e thatë


Të trungut tënd të njomë


Mos e zbulo zbraztinë e qypit



Gota e zbrazët

Pi verën


Lë pak


Në fund të gotës




Bie rreze e hënës

Pasqyrohet



Pi edhe pak verë


Të mbetur


Dhembja e njëtrajtshme


Zbrazet



Kanuni digjet


Edhe pak forcë


Më duhet të
ngritem



Që të mos veniten mendjet

Po më duhet aq ujë

Sa të lotoj mbi temperaturën

Që po digjet





Në një pikë shiu


Kam hapur rrugë për lagje


Ndërsa në rrudhat e mia prej gruaje


Kanuni digjet



Lule loti


Një flutur në ajër


Shpërndan aromën e saj


Në një lulebore le ngjyrat


Pastaj e djeg bryma





Kur atmosfera ndërron


Parimi i egër përsoset


Në derë të mbyllur


Shkelet lulja prej pluhuri


Unë me lulen pëshpërita





Lulja ende


Nuk e ka parë


Lotin si avullohet


Pa e fshirë mbishkrimin


Me ngjyrë të zezë


Që shkruan çertifikatën e vdekjes



E buta e vrazhdësisë

Në rrugë të hapur


Drita e një vajze të vogël


Shkëndijon





Se si gjendet


Në një kapërcyell ferri


Avulloi në një ëndërr të pakryer


Kapakun i vë heshtja e terri





Ec si era


Me nurin e ndritur


E ngrohtë dashuri e saj


Më e butë se butësia





Nga lart pikon shiu


Bie në ballë


Këpucët mbeten në baltë


Gruaja


Rrokulliset nëpër kohë


Nën lëkurë


Heshtjet e çrregulluara


Vdesin çdo ditë nga pak





Dikush tregon përrallën


E gjithçkaje


Shurdhshmërinë kryeneqe


Heq zvarrë veshëve





Kur ta mata të vërtetën


Guri ra në fund të detit


Kurrë nuk arrita ta di


Sa vdekje ka në art





Në pafund fjala tretet


Pa e thënë asnjëherë


Qëndron në thellësinë e konservuar


Përballë gjithësisë memece




Rruga është pa emër


Gjithmonë në të njëjtën pikë


Domosdo duhet të ecësh


E shpesh nuk di as ku shkon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:27 pm

Janë hapur dhembje

Të gjitha gjethet bien
Dhembshëm

Ranë në tokë
Pa e ditur pse

Prapa mbrëmjes
Janë hapur dhembjet

Gjithçka është nisur
Pritet përsëri të lulëzojë


Një erë

Buzëqesh në ajër

Nuk e di

Më duhet më shumë

Buzëqeshja a ajri



AROMË SHPIRTI

Lutjet e së dielës


Me ty do të zgjas çastin


Të mbushë orët plot dashuri

Pasioni pak nga pak

Të pushojë në faqet e tua

Të ndez xixëllonjën time

Që të mundim vetminë


Në mënyrë poetike

Të palosim puthjet


Në shpirtin e bardhë


Kur prehet 5iltërsia


Fluskat e çastit të shumohen


Nga lutjet e së dielës


Letër bukurisë


I shkruaj letër reve të bardha


Të mbeten gjithherë të bukura


Sikurse sot


Kur unë të
përshëndetem



Kujtimet të jenë
të bardha


I shkruaj letër trëndafilit


Përditë t’i japë aromë universit


Kur ta pikturoj


Të mos e ndërrojë ngjyrën



I shkruaj letër detit


T’më falë pak kaltërsi


Dhe kripa të mos jep etje


Kur unë buzëqesh


I shkruaj letër diellit e hënës


Të mos xhelozohen mes veti


Për vallet e detit


I shkruaj letër shiut e borës


Për bukurinë e tyre të lagur


Kur shkruaj letër


Pyetjet dhe përgjigjet rrjedhin si ujëvara


Bashkë me ylberin

Deri vonë


Shkronjat i kam shtrydh


Kohës t’i lë hirë


Etjen për ta lëpirë





Tani më nuk është me rëndësi


Nëse do të shkruaj letër ose jo


Mjafton që syri të sillet rreth fshehtësisë

Dhe ajri të del nga kafazi


Kam pritur që të marr një copë qiell


Dhe deri vonë


Të qëndroj mbi hënë


E të shoh se si vezullojnë yjet





Unë jam toka qielli


Jam hëna ylli uji lulja


Jam mrekullia


Kur rri përballë gjithë kësaj gjithësie


Dhe bëhem nusja e
saj



Takimi

Vezullojnë dy drita


Në shtigje të largëta


Numërojnë


Tik-takun e orës





Në zonën e qetë


Kemi vetëm një dëshirë


Ora të mos ecën


Të dua








Nëse dashuria


Shkumëzon në valë


Nga fluskat e saj avullohet


Në mënyrë krejtësisht të egër


Sërish do të dua





Edhe kur ti kthehesh


E nuk do të përqafohemi


Edhe kur ikin dallëndyshet


Nuk do të ndërrojë asgjë




Kur trupi humb peshën


Do të mbetem në një akuarium


Pa ajër duke pëshpëritur


Të dua


Pasioni

Kam dëshirë të kem afër


Egoizmit tim


Mos ta sajoj heshtjen





Gjithçka që të prek ty


Unë do ta kap


Do ta ledhatoj


Shpallje


Askujt mos ia merrni


Këtë natë


Jepuni të gjithëve


Nga pak


Dhe në fund shpalleni


Bukurinë e saj


Vetëtimë dashurie


Shkëndijë që xixëllon


Etja zjarrmon


Në vështrimin e trëndëfiltë


Përcjell në vetëtimë dashurinë





Fluturimthi në ëndërrim


Bredh lakuriqe


Në kurmin e derdhur të mendimeve





Pas duelit të ndjenjave


Aroma e shpirtit


Ngopet në shpërthim dehës





Përmblidhen të gjitha puthjet


Në një zjarrmi


Etja zjarmon


Shkëndijë që xixëllon

Kur më erdhe ti

Më vjen


Si nga një planet tjetër


Duke ndriçuar


Si xixëllonja


Copëzat regëtijnë


Unë shkrihem


Në pasionin tënd


Aromë shpirti








Më pëlqen bashkë të rrimë


Kur më do dhe kur s’më do


Por më pëlqen jeta edhe pa ty





Më pëlqen kur muza harliset


Më lodh drobit më përgjunjë


Në fund i ve fitilin zjarrit





Më pëlqen kur ka pëshpëritje


Qetësi zhurmë 5aste në pritje


Gjithnjë verbërisht pëlqej





E dua shiun e flokët më qullen


Ky çast sidoqoftë


Është aromë shpirti


Aromë shpirti është hapur


Për hir të qarkullimit të lirë


Është akumuluar në zemër e pastër


Shpërndahet në ajrin pa mëkate


Pas mesnate

Pas mesnate


Të gjitha ëndrrat janë


Të një hëne





Kur e merr


Dorën time


Do t’i shohësh ngjyrat e yjeve





Kam ëndërruar


Para shumë kohe


Më ke përqafuar


Bashkë me heshtjen tënde





Atëherë nata i ka mbyllur


Të gjitha pikturat


Në faqet e mia





Dora ime pret


E shtrënguar


Digjet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:27 pm

SYRI KA MBETUR LARG

Syri ka mbetur larg

Rrudhat po shumëzohen


Në bazë të ritmit të frymëmarrjes


Në Kështjellë të Hamletit


Dëshpërohen


Si Titaniku thellohen


Në buzëqeshjen e harruar





Nën mollë


Kur e more zemrën time


Syri mbeti larg


Duke pikturuar ëndrrën e vjetër


Udhëtimi i lotit

Shpirti im


Eja


Fshije lotin


Në syrin tim





Mos më thuaj


Se loti


Udhëtoi gjer te ti


E s’ka kush ta fshijë


Mekje

Është e pamundur të ik


Por e pamundur edhe të vij


Nga larg shikoj se si dikush në heshtje


Para një portreti meket

Çka më duhet mëngjesi

Këmba e djathtë pret


Të majtën në heshtje


Çka më duhet mëngjesi


Kur në fillim të vetmisë


Kam harruar trupin


Mbështetur në hijen e mollës





Në gjethet e njoma


Kam pirë ujë universi


Për shpirtin e ngrohtë jam lutur


Të kthehet në kopshtin e Edenit





Kur lulet çelin


Do të shikoj përqafimin


Më lini të pikturoj jashtë një kornize


Pastaj nuk më duhet
qielli hëna uji



As mëngjesi


Borë vetmie

Borë e heshtur bie


Trotuaret ka mbushur


Asnjeri nuk shoh





Në dritë të llambës


Bora shndrit


Gjithçka vazhdon në heshtje


Dhe është e bardhë





Kaq memece kjo borë


Në qafë kam mbështjell një shall


Këpuca ka lëshuar borën


Sa shumë ndiej ftohtësinë


Borë po bie pandërprerë



Pëllumbi


Pëllumbi i kthyer


Në oborr të shtëpisë sime


Mbi një degë jargavani rri


Rri qetë


Së bashku me plagën


E fshehtë


Vetmi

Në vetmi


Padurimi


Si në morg





Kaq e vdekur


Kjo kohë





Në supe


Ftohtësia


Më rri



Trokitje vetmisë


Kur gjethet bien


Shkunden


Unë do të trokas


Në vetminë tënde


Të ndjej pikëllimin tënd


Të shoh shkëlqimin e kristaleve


Qoftë për të fundit herë

Tharja e gjetheve



Kur gjethet thahen


Rreth meje sillet një erë e egër


Në të gjitha pëshpëritjet


Rënia


Kur dielli perëndon


Një ngjyrë hiri i sjell dhembjes





Nuk e di


Ku mbeti pema ime


Që ta shkruaj
epitafin tim


Epitaf i gjetheve të rëna

Në mermerin e bardhë


Epitaf shkruajnë gjethet e rëna





Në mbrëmje


Kur hëna veshë këmishën e artë


Merre dorën time


Dhe mblidhi gjethet e rëna





Epitafin ruaje kujtim


Dëshmitar do të kesh hënën





Merri gishtat e mi


Dhe numëro të gjitha vjeshtat


E kur t’i palosësh


Ëndrrat mos i harro kurrë


Në faqet e mia të bardha



Bora digjet


Trupin tënd e kam pikturuar


Me etje të madhe


Në një copë druri të tharë


Me ngjyrë të verdhë


Dhe ajrin që
ndryshon



Të gjitha kujtimet


Në të gjitha ëndrrat


Që lexohen pa u nisur


Kur kemi pikturuar së bashku


Ti më the se në pikturën tënde


Edhe bora po digjet

Treni

Në stacion përshëndetemi


Si një shtrigë


Bileta ka hyrë në mes





Sa shumë vite udhëtim


Kthimi është solemn


(Vërjetje nga Stafi Shkrimet më afër .)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU EmptyMon May 31, 2010 10:28 pm




Shënim për autoren











Hasije Selishta Kryeziu
u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë(Dardanë). Shkollën fillore dhe të mesme i
kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.



Ka
filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi
e botoi më 2005.



Është anëtare e Lidhjes
së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtare e Lidhjes Shoqatës së Poetëve Ndërkombëtar( World
Poets Society).



Është
shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë. Vlen të
përmendet se në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë, ndërsa në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu”
dhe në Kumanovë në “Takimet poetike të Karadakut”- 2009, ka marrë çmime për
poezi.



Përmbledhja e tretë me
poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e Poezisë”, në Gjakovë, (2007) ka
qenë e përzgjedhur në grupin e pesë librave më të mirë të botuar në Kosovë midis
dy mitingjeve.



Poezitë e saj janë përfshirë edhe në Antologji, ku janë
prezentuar edhe shumë autorë tjerë
ndërkombëtarë. Njëherit dhe janë
përkthyer në shumë gjuhë të botës
si ajo angleze, greke, italiane etj.






Veprat e botuara nga e njëjta
autore:






1. “ Edhe nëpër varre këndova”,
2005, poezi



2. “Kur vdes në mes të largësive”,
2005, poezi



3.
“Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi



4.
“ Përtej çmendisë”, 2008, poezi.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty
MesazhTitulli: Re: "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU   "Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Lule Ajri " poezi nga HASIJE SELISHTA KRYEZIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PROFIL POETEJE: HASIJE SELISHTA KRYEZIU "PEGASI" KOSOVA
» ESSE-Shkronjat e pafjetura-Hasije Selishta
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: