Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Debatet e Analistave-Publicistav..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Debatet e Analistave-Publicistav..   Fri Jun 11, 2010 1:19 pm

Enverizėm, por i shpėrndarė


Publikuar:
, mė 06 qershor 2010




Artikuj tė ngjashėm

  • Kur miqtė zihen
  • Sinjalet
    paralajmėruese pėrgjatė kufirit me Kosovėn

  • Zero
    plus nė Sarajevė

  • Enverizėm, por i
    shpėrndarė



Bota shqiptare udhėhiqet nga
politikanė qė dinė tė komunikojnė nė gjuhėn angleze me botėn pėrtej
maleve, por s’dinė si ta zhvillojnė bisedėn politike me kundėrshtarėt e
vet politikė qė flasin shqip dhe janė shqiptarė


Shqipėria shkon drejtė Evropės sė bashkuar e ndarė nė dysh dhe
nėpėrmjet dy rrugėve: rrugės nga ėshtė nisur “populli opozitar” dhe asaj
nga ėshtė drejtuar “populli institucional”. Kosova ecėn drejt Evropės
si tren me dy lokomotiva, e qė e zvarrisin nė drejtime tė kundėrta, duke
rrezikuar kėshtu qė tė humb ndonjė “vagon” i shtetit mė tė ri nė botė:
me lokomotivėn qė e drejtojnė ndėrkombėtarėt, e tė cilėt shohin ēdo gjė
negative qė bėjnė pushtetarėt vendas, por nuk e shohin ish-kryeministrin
serb, Koshtunica, kur futet nė Kosovė i armatosur, dhe me lokomotivėn e
drejtuar nga qeveritarėt vendorė, tė cilėt sundojnė duke qenė tė
mbikėqyrur nga “kryesunduesit”. Shqiptarėt e Maqedonisė ia kanė mėsyrė
Evropės sė Bashkuar tė hipur nė autobus, tė cilit Gruevski ia ka shpuar
tė gjitha gomat, e pėr ēka Ali Ahmeti e ka angazhuar gjithė potencialin
partiak qė edhe ashtu tė prishur, atė autobus ta shtyjė e ta shpjerė
deri nė Bruksel. E ndėrkohė kryetari i PDSH-sė ėshtė mbyllur nė Tetovė
dhe shikon sehir, vepron ashtu siē i ka hije atij, tė cilin, po nuk e
bėre konduktor qė t’i mbledhė paratė e udhėtarėve shqiptarė, ai nuk
lodhet as pėr kahen e udhėtimit, as pėr fatin e udhėtarėve.
Pra shqiptarėt, kudo qė janė, drejtohen nga politikanė, tė cilėt thonė
se kanė qėllim tė njėjtė dhe ideal tė pėrbashkėt – vlerat perėndimore,
por pa treguar se a i mbėshtesin veprimet e veta politike mbi ndonjė
vlerė kombėtare, se a ka diēka tė shenjtė shqiptare qė ua kushtėzon
shpejtėsinė dhe kahen e udhėtimit drejt botės pa kufij. Pra, bota
shqiptare udhėhiqet nga politikanė qė dinė tė komunikojnė nė gjuhėn
angleze me botėn pėrtej maleve, por s’dinė si ta zhvillojnė bisedėn
politike me kundėrshtarėt e vet politikė qė flasin shqip dhe janė
shqiptarė. Me ēka, ke pėrshtypjen se ata duan tė na bindin se Evropa pa
kufij ėshtė e pėrbėrė nga popuj dhe shtete tė copėtuara brenda vetvetes
nė “tė majtė” e “tė djathtė”, se politikanėt tanė presin qė shqiptarinė
ta “arnojė” Brukseli. Dhe duke besuar nė gjėra tė kota, politikanėt e
Tiranės ndihen krenarė kur qėndrimet e tyre i mbėshtet ndonjė figurė
ndėrkombėtare, e ndėrkohė shahen mes vete si arabaxhinj, ata tė
Prishtinės janė fjalėmbėl ndaj “baballarėve” ndėrkombėtarė, e mes vete
sillen si ta kishin ēliruar Kosovėn nga njėri-tjetri e jo nga serbėt dhe
kuptohet, Ali Ahmeti dehet nga kėnaqėsia kur dėgjon lėvdata nga
diplomatėt e huaj, e i mban pėr armiq tė pėrbetuar ata qė i thonė se
Gruevski do tė bėhet proshqiptar atėherė kur gici do tė bėhet qengj
vetėm pse ėshtė mėkuar me qumėsht deleje.
Shqipėria shkon drejt Evropės sė bashkuar me politikanė qė u prishet
nuri i fytyrės kur shohin njėri-tjetrin, e lėre mė t’ia urojnė fitoren
atij qė i ka fituar zgjedhjet. Kosova ecėn drejt Brukselit si nuse e re,
e cila ka mbetur cullak, ngaqė nuk e di cilin fustan ta veshė: atė qė
ia kanė qėndisur ndėrkombėtarėt, e qė i vjen i ngushtė, apo atė qė ia
kanė qepur vendorėt e qė ia lė shpinėn shpaluar. Shqiptarėt e Maqedonisė
u janė pėrkushtuar proceseve euroatlantike po aq sa edhe Ali Ahmeti, i
cili mė shumė i ngjan komisarit evropian pėr anėtarėsimin e Maqedonisė
nė BE, sesa njė politikani lokal i cili, para se t’ia mėsyjė Brukselit,
do tė duhej shqiptarėt e Maqedonisė t’i ēonte deri tek institucionet
shtetėrore nė Shkup. Pra, nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, politikanėt
shqiptarė janė tė armiqėsuar mes vete, ata dinė si komunikohet me tė
djathtė e tė majtė tė ardhur nga Evropa, por ende nuk e kanė mėsuar
gjuhėn politike pėr tė komunikuar mes vete. Dhe jo vetėm kaq, por ata i
mbajnė pėr miq gjithė tė huajt qė vijnė tė ndėrmjetėsojnė, e i mbajnė
pėr armiq tė pėrbetuar tė gjithė shqiptarėt qė u thonė se janė duke e
pėrbuzur popullin e vet me ato sjellje. Me ēka shpaloset njė e vėrtetė e
madhe nga e cila vuajnė politikat shqiptare: ato janė fryt i mendėsisė
enveriste, mendėsi e cila kundėrshtarin politik do ta shohė tė “vrarė”
politikisht. Dhe duke qenė shumica e politikanėve tanė “Envera tė
klonuar”, ata do kishin bėrė tė njėjtėn qė dikur bėnte Enveri – do tė
kishin asgjėsuar “armiqtė” e shtetit, por nuk guxojnė ngaqė “perdet”
janė tė ngritura dhe do t’i shihte e tėrė bota. Kėshtu del se ata nuk
ndėrtojnė demokraci pse atė e duan, se ata nuk sjellin ligje demokratike
pse vlerėsojnė lart tė drejtat e qytetarėve, por pse ndiejnė nevojė tė
jenė tė pėlqyer nga tė huajt. Pra, ata mbase nuk do tė ishin edhe kaq
“tolerantė” sa janė sot, sikur tė mundeshin t’i “lėshonin” perdet e tė
vepronin ashtu siē dinė dhe siē ua thotė mendėsia enveriste.
Tė gjithė politikanėt shqiptarė, nga tė gjitha trojet e kėsaj
shqiptarie, i bėn tė ngjashėm vetėm grindja dhe urrejtja e ndėrsjellė.
Dhe sa mė shumė qė ata angazhohen tė na ēojnė drejt Evropės sė bashkuar,
aq mė e qartė bėhet se nga tė gjitha vlerat europerėndimore ata njohin
dhe respektojnė vetėm euron dhe dollarin, me ē’gjė kėtij populli mbase
nuk i mbetet asgjė tjetėr pėrpos tė mendojė tė nxjerrė ndonjė pėrfitim
pėr vetveten nga kjo grindje ndėrpartiake. Andaj, mbase nuk ėshtė e
tepėrt nėse nė Tiranė, Prishtinė e Shkup do tė fillonte promovimi i
turizmit politik, ku tė huajt do tė vinin tė shihnin se si duken partitė
tona qė kanė anėtarė qė bėjnė grevė urie pėr t’i hapur kutitė, se si
ēdo parti shqiptare ka artistėt e saj, tė shihnin si duket njė popull i
ndarė nė “opozitarė” dhe “pushtetarė”, njė popull qė ka parti nė ēdo
lagje, por ende ndihet si tė ishte i sunduar nga Enveri. Pra, duhet tė
diskutohet mundėsia e zhvillimit tė turizmit politik nėpėr trojet
shqiptare, e ku tė huajt do tė mund tė shihnin sa lehtė ndėrrohen
ligjet, e sa vėshtirė ndryshon mendėsia, tė shihni si partitė e kėtushme
demokratike ia dalin tė gjejnė anėtarė partiakė qė do flijonin edhe
jetėn pėr liderin e tyre. Dhe mbase ky turizėm do tė ishte mė
frutdhėnėsi pėr t’i mbushur arkat e “Shqipėrive” tona, veēanėrisht nėse
humbėsi i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare nė Tiranė do tė shkonte
njė hap mė tej nė protestat pėr transparencėn e zgjedhjeve: nėse do t’i
lidhte anėtarėt e partisė sė tij pėr shtyllat elektrike nėpėr rrugėt e
Tiranės, apo nėse do t’i prangoste ata pėr duar rreth e qark kufijve tė
Shqipėrisė, me ēka flijimi pėr votėn e lirė do ishte edhe mė i denjė dhe
mė atraktiv pėr tė ardhurit nga Perėndimi. Sa u pėrket kosovarėve,
turizmin politik mbarėshqiptar ata do tė mund ta ndihmonin duke qėndruar
me njė kėmbė pėrpara selisė sė EULEX-it, sa herė qė nė Mitrovicė tė
hynte ndonjė zyrtar i paparalajmėruar nga Beogradi. E shqiptarėt e
Maqedonisė janė tė vetmit qė tani tė gatshėm pėr kėtė turizėm tė llojit
tė veēantė: mjafton qė Ali Ahmeti t’i qėndrojė besnik Gruevskit, e qė
tė huajt tė vijnė e tė binden se qėndrueshmėria e perandorive nuk ėshtė
varur vetėm nga forca e perandorit, por mbi tė gjitha nga besnikėria e
vasalėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Fri Jun 11, 2010 2:07 pm

Cito :
Dhe
jo vetėm kaq,
mbajnė pėr miq gjithė tė huajt qė vijnė tė
ndėrmjetėsojnė, e i mbajnė
pėr armiq tė pėrbetuar tė gjithė
shqiptarėt qė u thonė se janė duke e
pėrbuzur popullin e vet me ato
sjellje. Me ēka shpaloset njė e vėrtetė e
madhe nga e cila vuajnė
politikat shqiptare: ato janė fryt i mendėsisė
enveriste, mendėsi e
cila kundėrshtarin politik do ta shohė tė “vrarė”
politikisht. Dhe
duke qenė shumica e politikanėve tanė “Envera tė
klonuar”, ata do
kishin bėrė tė njėjtėn qė dikur bėnte Enveri – do tė
kishin
asgjėsuar “armiqtė” e shtetit, por nuk guxojnė ngaqė “perdet”
janė
tė ngritura dhe do t’i shihte e tėrė bota. Kėshtu del se ata nuk
ndėrtojnė
demokraci pse atė e duan, se ata nuk sjellin ligje demokratike
pse
vlerėsojnė lart tė drejtat e qytetarėve, por pse ndiejnė nevojė tė
jenė
tė pėlqyer nga tė huajt.


Shkrim jasht zakonisht i qelluare;Por nuk duhet fajsuare vetem politikanet sepse nje pjese shum te madhe te fajt e barte edhe populli!
Sikur populli te vedisohete dhe te shikoj pak nga e kaluara po te ketyre politikan nuk do dilnin per 3 here ne zgjedhje.Dhe nuk do koment kjo se tamam klon enverist jan ..NDOSHTA inspirimi ta ndrroj historin siqe beri ENVERI qe ndrroj 4 here historin shqiperis po i nxite edhe kta...Te pakten eneveri punonte kok ne vete e keta punojn me kok te huaj..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Sun Jun 13, 2010 3:20 pm

E paketuar ngutshėm


Publikuar: E
shtune, mė 12 qershor 2010




Artikuj tė ngjashėm

  • E paketuar ngutshėm
  • Korrupsioni ėshtė
    luftė e humbur pėr ju, z. Kryeministėr!

  • Botėrori,
    sipas meje

  • Betejat mbi bar


Sikur
Maqedonia tė mos kishte kaq shqiptarė sa ka, atė qėmoti do ta paketonin
krejt ndryshe nė kėtė Ballkan dhe mbase njė pjesė e saj tani mė do tė
ishte nė Evropėn e bashkuar. Nėse Maqedonia nuk do tė ishte kjo
“parcelė” qė shėnon kėrthizėn e Ballkanit, e pėr tė cilėn shumė fqinjė
tė saj thonė se kanė “tapi” tė vulosura me “myhyrin” historik pėr tė
dėshmuar se janė pronarėt e saj legjitimė, pėr tė mbase fare nuk do tė
interesohej as kryeplaku i Dibrės, e lėre mė ministrat e BE-sė. Pastaj
nėse Maqedonia nuk do ta kishte Shkupin, kėtė qytet – udhėkryq, nga
shpėrndahen damarėt e tokės mbi kėtė pjesė tė Ballkanit, ajo do tė
mbetej atė qė nė tė vėrtetė edhe ėshtė: arė e formuar nga pjesėt e
mbetura tė pronės sė vėllezėrve tė ndarė, qė kanė hequr dorė nga ato
pjesė vetėm sa pėr t’i shmangur grindjet e mėtejme tė ndėrsjella. Pra,
sikur Maqedonia tė mos e kishte kryeqytet Shkupin, pėr tė qėmoti do tė
flitej si pėr njė shembull qė dėshmon se Ballkani ėshtė arė ku nuk mbin
fara e shteteve multietnike, se nė kėto hapėsira vėshtirė merren vesh
edhe pėrfaqėsuesit politikė me tė njėjtėn pėrkatėsi etnike, e lėre mė
ata qė i ndanė gjuha, religjioni dhe e kaluara.
Por Maqedonia ėshtė
kjo qė ėshtė, ajo nuk ka as det, e as ata qė veten e quajnė maqedonas
nuk janė nė numėr aq sa tė mund tė sillen me mospėrfillje ndaj
bashkėqytetarėve tė tyre me pėrkatėsi tjetėr etnike. Maqedonia pra ėshtė
kjo qė ėshtė, me aq shqiptarė nė pėrbėrjen e saj, sa mjaftojnė qė sa
herė qė tė duan ta problematizojnė ekzistimin e kėtij shteti. Por, edhe
duke qenė maqedonasit etnikė popull numerikisht i vogėl, e shqiptarėt
njė pjesė e madhe e shqiptarisė qė jeton jashtė kufijve tė shtetit tė
vet amė, gjatė dy dekadave tė kaluara, ky shtet ka lėnė pėrshtypjen
thuajse maqedonasit etnikė janė nė numėr sa kinezėt, e shqiptarėt aq sa
tibetianėt. Dhe, kėtė pėrshtypje e ka ēdo vizitor qė sot shėtit nėpėr
qendrėn e Shkupit, e ku nga dita nė ditė shtohet numri i pėrmendoreve qė
glorifikojnė tė kaluarėn e munguar tė popullit maqedonas – pėrmendore
qė mund t’i shohėsh edhe nėpėr qytetet e disa shteteve fqinjė - e tė
cilat mbase duan tė lėnė nėn hije tė kaluarėn shqiptare tė kėtij qyteti,
atė tė kaluar kur as qė janė pėrmendur shkupjanė maqedonas dhe kur
Shkupi ka folur kryesisht shqip.
Nuk ka dyshim se qytetet dhe
shtetet nuk i takojnė sė kaluarės, por tė sotmes, ato janė pronė e atyre
qė sot ecin mbi tokė, e jo e atyre qė prehen nėnė tė dhe, lavdia nga e
kaluara vlen vetėm aq sa atė dinė ta mbrosh e ta shtresosh me vlera tė
reja tė cilat ndėrlidhen me tė trashėguarat. Shikuar nga ky
kėndvėshtrim, ka kohė qė shkupjanėt shqiptarė u ngjajnė banorėve tė njė
qyteti, tė cilit dikush ia ka vjedhur tė kaluarėn. Andaj ata sot jetojnė
nė thellėsitė e plasaritjes qė ndanė hutesėn e tyre pse shqiptaria aq
lehtė e “dorėzoi” Shkupin nga paqartėsia pse politikanėt e kėtushėm
shqiptarė kurrė nuk e kuptuan se Maqedonia nė tė vėrtetė ėshtė Shkupi,
pse ata nuk e kuptuan me kohė se pasi tė vendosen tė gjitha pėrmendoret e
Gruevskit dhe pasi nė kėtė qytet tė ndėrtohen tė gjitha kishat e tij,
atėherė e kaluara shqiptare e Shkupi do tė bėhen edhe mė tė largėt se qė
ėshtė tani.
Pra, shikuar nga kėndvėshtrimi i Shkupit qė ka qenė
gjatė shekujve dhe kėtij qė ėshtė sot, duhet pranuar se kryeministri
aktual i Maqedonisė, Gruevski, bėri pėr popullin e vet atė qė nuk e ka
bėrė askush deri sot: e bėri Shkupin tė atillė qė maqedonasit atė ta
ndiejnė vetėm tė vetin dhe tė ketė pėrmendore tė larta aq sa ėshtė e
nevojshme tė rritet vetėdija e tyre etnike. Me ēka shqiptarėt e
Maqedonisė pėrfundimisht duhet tė pranojnė se nuk ia dolėn ta pengojnė
deshqiptarizimin e Shkupit, se duke u grindur mes vete me zjarrminė
lokaliste, ata nė tė vėrtet e humbėn njė pjesė tė sė kaluarės dhe tė
sotmes sė vet. Pra, duke u grindur mes vete varėsisht nga ajo se nga
cili qytet ishte prijėsi i partisė shqiptare nė pushtet, shqiptarėt e
kėtushėm nuk e kuptuan me kohė se Maqedonia ka atė shenjė njohėse qė ka
edhe Shkupi. Dhe duke e ditur kėtė, Gruevski bėri mė tė vlefshmen pėr
popullin e vet, i cili popull realisht edhe nuk mund tė shkojė nė
Evropėn pa kufij nėse pėrmendoret e heronjve qė i mban pėr tė vetėt i ka
nė Sofje apo diku jashtė kufijve shtetėrorė.
Ajo qė ėshtė mė
paradoksale sa i pėrket kryeqendrės sė Maqedonisė, ka tė bėjė me tė
vėrtetėn se Shkupi i cili sot ka Sheshin e Skėnderbeut, qė Shkupi, i
cili sot ka Muzeun e Lirisė - apo siē e quajnė tė UĒK-sė - gjithnjė e mė
pak ėshtė qytet qė u takon edhe shqiptarėve, e gjithnjė e mė shumė
deshqiptarizohet. Edhe madje shkaku se politikanėt e sotėm shqiptarė nuk
e kuptuan me kohė atė qė nuk e vėrejtėn dekada mė parė kur ndihmuan
projektin sllav qė Tetova tė jetė kryeqendra e shqiptarėve tė
Maqedonisė, pra politikanėt e sotėm nuk e kuptuan se Gruevski atyre ua
jep me dy duar Shkupin e lashtė tė ndėrtuar anėve tė lumit tani tė
padukshėm Seravė, por nuk u jep asnjė pėllėmbė nga qyteti nga ana jugore
e lumit Vardar, e qė sot ėshtė shenjė njohėse e Maqedonisė. Pra, ata
nuk e kuptuan me kohė se Gruevski realizon ndarjen e heshtur tė Shkupit
modern e tė zhvilluar maqedonas nga ai me lagjet shqiptare qė kanė po
atė infrastrukturė si nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe qė ta rikujtojnė
si ėshtė jetuar dikur, por nuk tė ngjason me standardet e jetesės sė
sotme qė bėhet nga ana jugore e lumit Vardar.
Ku ta dish, mbase
Gruevski mė sė miri e ka kuptuar se Shkupi nė tė vėrtetė ėshtė
Maqedonia, se ai qė do tė arrijė ta ndajė kėtė qytet, nė tė vėrtetė s’ka
pse lodhet pėr tėrėsinė e kėtij shteti. Dhe duke e ditur kėtė, Gruevski
ngutshėm e ndėrton tė kaluarėn e kėtij qyteti, ai ngutshėm i ngre
pėrmendoret e kishat qė do t’i mundėsojnė popullit tė tij qė tė mos e
mbajė kokėn kthyer nga kryeqendrat e shteteve fqinjė. Mbase kėtė e kanė
kuptuar edhe qendrat perėndimore qė duan ta shpėtojnė kėtė shtet, andaj
tani duhet pritur qė ato ngutshėm dhe pa shumė kalkulime Maqedoninė ta
paketojnė nė NATO dhe EU. E qė pastaj Ali Ahmeti tė lėvdohet se
proceseve integruese i ka ndihmuar pjesėmarrja e tij nė qeverinė qė i
dha fund procesit tė deshqiptarizimit tė Shkupit dhe se angazhimi i
BDI-sė ka qenė vendimtar pėr ta ēuar Maqedoninė nė Bruksel. E me ēka ai
edhe njė herė do tė na shpallė naivė neve qė themi se pėr integrimin e
ngutshėm eventual tė Maqedonisė nė NATO dhe BE, merita mė tė mėdha kanė
diplomatėt e huaj, ata qė e kuptuan se vasalėt qeveritarė shqiptarė nuk
janė tė aftė pėr asgjė, ata qė mbase janė tė vetmit qė munden dhe dinė
si t’i ndalojnė projektet e Gruevskit pėr ndarjen e heshtur tė Shkupit
dhe Maqedonisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Sat Jun 19, 2010 6:28 pm

Shqiptarėve tė Maqedonisė nuk u mungojnė parti, ata nuk kanė nevojė
pėr subjekte tė reja politike, por atyre u mungojnė institucione, ku
profesionistė tė mirėfilltė dhe tė pandikuar nga partitė politike, do tė
hartojnė plane dhe projekte konkrete pėr tė ardhmen e shoqėrisė
shqiptare nė Maqedoni



Nėse politikanėt kryesisht e pėrcaktojnė rendin e njė shoqėrie, nėse
dijetarėt i lartėsojnė dhe i afirmojnė vlerat morale dhe ato njerėzore,
atėherė ėshtė e pritshme qė skamnorėt dhe hallexhinjtė tė jenė ata qė mė
sė shumti i besojnė politikės, tė bindur se janė mbrojtės tė moralit
dhe tė njerėzores, e duke mos e vėrejtur se nuk kanė kushte pėr ta bėrė
kėtė. Dhe sa mė e varfėr ėshtė njė shoqėri, aq mė shumė rritet fanatizmi
partiak, dhe sa mė i paktė ėshtė numri i atyre qė mbrojnė vlerat dhe
moralin njerėzor, aq mė tė fortė e mė tė papėrgjegjshėm bėhen
politikanėt. Kėshtu qė, nė shoqėritė ku forca partiake ėshtė
proporcionale me mjerimin e popullit, nuk janė aq tė rrezikshėm
politikanėt e papėrgjegjshėm, por ata qė u besojnė atyre. Dhe nė
shoqėritė e tilla rrėnohen institucionet, nė ato shoqėri institucionet
shėrbejnė pėr t’i mbuluar tė metat shoqėrore si dhe individėt e
pamoralshėm e tė papėrgjegjshėm, e jo pėr t’i mbrojtur standardet dhe
vlerat e njė shoqėrie.
Shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė
kryesisht e dominojnė gjeneratat e reja, pra vrulli dhe energjia qė ka
nevojė tė realizohet tani dhe sa mė shpejtė. Pra, atė e pėrbėjnė dhe
asaj ia japin shenjėn njohėse tė rinjtė e papunė e tė pashpresė, tė
cilėt duke mos pasur rrugėdalje tjetėr, nė tė shpeshtėn e rasteve,
energjinė dhe menēurinė e vet ua ofrojnė partive tė kėtushme, me shpresė
se aktiviteti partiak do t’u mundėsojė tė jetojnė tė lumtur dhe ashtu
siē kanė ėndėrruar e siē u ėshtė premtuar. Duke e ditur se rinia ėshtė
ajo forcė qė lartėson dhe rrėnon njė rend shoqėror, duke e ditur sa
ėshtė e madhe pėrqindja e shqiptarėve tė papunė, duke e ditur sa e etur
ėshtė ajo rini pėr atė qė i ishte e ndaluar deri dje – shkollimin e
lartė nė gjuhėn amtare, pėr ta heshtur pakėnaqėsinė e saj, asaj rinie
Maqedonia i ofroi diēka tėrheqėse, e qė nė shikim tė parė duket zgjidhje
shumė e mirė, por e shikuar nė thellėsi dhe nė periudhė mė afatgjatė,
ajo mund tė sjellė telashe tė reja: marrjen e diplomave tė shkollimit tė
lartė pa kriter e pa standarde, thuajse vetėm nėse e plotėson njė kusht
– nėse ke durim tė pėrcjellėsh ligjėratat gjatė tre vjetėve dhe jo
rrallėherė edhe varėsisht nga ajo sa je aktiv nė radhėt e partisė
shqiptare nė pushtet. Kėshtu kohėve tė fundit u ofrohet edhe moshave mė
madhore nėpėrmjet programeve tė ngutshme dhe tė reduktuara mėsimore.
Pra, edhe atyre tė cilėt, duke i njohur aftėsitė dhe afinitetet e veta,
janė pėrcaktuar pėr profesione qė nuk kanė nevojė pėr diplomat e
arsimimit tė lartė.
Tė merremi vesh: arsimimi ėshtė boshti kurrizor i
njė populli dhe nėse dikujt i nevojitet arsimim superior masovik dhe sa
mė i ngutshėm, ata janė shqiptarėt e Maqedonisė. Gjithashtu duhet tė
jetė e qartė se mė e vlefshmja qė e realizuan shqiptarėt e kėtushėm
gjatė dy dekadave tė fundit, ėshtė themelimin dhe legalizimi i
universiteteve nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni. Vlerė e cila tani
mbindėrtohet me shpėrndarjen e fakulteteve tė kėtyre universiteteve
nėpėr tė gjitha mjediset ku jetojnė shqiptarėt. Por, gjithashtu duhet tė
merremi vesh e tė themi hapur, se kur sfera e arsimimit bėhet pjesė e
lojėrave politike, se atėherė kur fakultetet bėhen qendra ku
grumbullohen tė papunėt e jo ata qė duan tė shkollohen, nga kjo dukuri
ka vetėm njė tė mirė: nė vend se nėpėr ēajtore, tė papunėt e rinj i
harxhojnė vitet mė tė vlefshme tė jetės nėpėr mėsonjėtoret e
fakulteteve, me ēka frustrimin e sotėm e grumbullojnė nė vetvete pėr ta
shfryrė pas ndonjė viti. Aq mė shumė, kjo dukuri ka edhe njė tė keqe tė
padukshme, por qė njė ditė mund tė zhvlerėsojė shumėēka: tė devalvojė
arsimimi superior, tė krijojė situatėn qė populli tė ketė shumė tė
arsimuar, e pak tė ditur.
Pra, partitė pushtetmbajtėse nė Maqedoni,
duke u frikėsuar nga numri i madh i tė rinjve tė papunė, atyre u ofruan
mundėsinė alternative si t’i harxhojnė vitet dhe i drejtuan nėpėr
fakultete qė u bėnė aq tė shpeshta sa edhe vetėshėrbimet, e ku
ngandonjėherė vlejnė edhe tė njėjtat rregulla: diploma qė mund ta
marrėsh varet nga thellėsia e xhepit, e jo nga kapaciteti i trurit. Ku
ta dish, mbase edhe nuk duhet pritur asgjė mė shumė nga njė shtet si
Maqedonia ku nuk prodhohet thuajse asgjė, shtet qė u formua pas
shpėrbėrjes sė federatės jugosllave, duke mos e ditur se ē’ėshtė shteti.
Pra, ndoshta nuk duhet pritur asgjė mė shumė nga njė Maqedoni qė e
jeton fazėn shtetėrore, kur gjithēka i ėshtė pėrkushtuar fshehjes sė
realitetit tė zymtė, qė jeton fazėn kur ēdo gjė ėshtė nė funksion qė
politikanėt ta kenė sa mė mirė pėrderisa u janė pėrkushtuar pėrfitimeve
personale materiale.
Por, sa i pėrket rinisė sė papunė shqiptare nė
Maqedoni, ka diēka qė e dėshmon si mė tė vetėdijshme e mė tė pjekur se
politikanėt qė e pėrfaqėsojnė kėtė popull. Pra, ka diēka qė rinia
shqiptare mbase e di se nė njė shoqėri ku asgjė nuk prodhohet, tė kota
janė tė gjitha diplomat, se nė njė shtet ku tė gjithė tė shkolluarit
mbajnė kokėn tė kthyer nga administrata shtetėrore, kurrė nuk mund tė
bėhesh profesionist qė ke ėndėrruar, se shkollimi i paplanifikuar dhe i
pambėshtetur mbi nevojat reale tė njė shoqėrie, se arsimimi stihik,
vetėm e hesht frustracionin rinor tė sotėm, qė ai tė shprehet edhe mė i
fortė nė tė ardhmen. Duke qenė e tillė, rinia shqiptare me tė drejtė
mundohet tė jetė mė aktive, por duke bėrė njė gabim qė shqiptarėt e
kėtushėm e pėrsėrisin vite me radhė: sa herė qė dėshpėrohen nga njė
elitė partiake, ata kėrkojnė formimin e ndonjė partie tė re me nė krye
me udhėheqės tė paharxhuar. E nė tė vėrtetė, shqiptarėve tė Maqedonisė
nuk u mungojnė parti, ata nuk kanė nevojė pėr subjekte tė reja politike,
por atyre u mungojnė institucione, ku profesionistė tė mirėfilltė dhe
tė pandikuar nga partitė politike, do tė hartojnė plane dhe projekte
konkrete pėr tė ardhmen e shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni. Pra, rinia e
sotme shqiptare, nė vend qė tė kėrkojė atė qė ka tė bėjė me fatin e saj –
si pėr shembull pastrimin e institucioneve arsimore nga njerėzit qė
prodhojnė tė paditur – ata vazhdojnė tė vetėgėnjehen se ēdo gjė u varet
nga partia e munguar politike dhe nga liderėt e rinj qė do vepronin
ndryshe nga kėta tė sotmit. Me kėtė bien nė kurthin e atyre qė kanė
kultivuar vetėdijen se aktiviteti politik ėshtė gjithēka, se politika
ėshtė e vetmja qė tė mundėson tė bėsh diēka pėr vetveten e pėr tė
tjerėt, se ēdo gjė duhet lėnė nė duart e politikanėve. Dhe duke menduar
kėshtu, shqiptarėt e Maqedonisė ua lan nė duar politikanėve arsimimin,
kulturėn, religjionet...., qė mė nė fund ēdo gjė tė pėrfundojė me
institucione qė shėrbejnė edhe pėr ta mbuluar vetveten edhe disa nga ata
qė shkelėn mbi njerėz pėr tė ardhur nė pozitat ku janė, e tė cilėve, po
ua hoqe mbėshtetjen partiake, nga ata mbetet vetėm njė njeri qė beson
se pozita dhe diploma e pėrcaktojnė diturinė, e jo dituria pozitėn dhe
diplomėn, nga ata mbetet njė mjeran qė beson se moralin dhe njerėzoren e
pėrcakton pozita nė tė cilėn ndodhesh, e jo e kundėrta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Debatet e Analistave-Publicistav..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: