Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Tue Jun 15, 2010 2:10 pm

E ARRESTUAN
POR SPATEN QARE PA E LIRU
sepse ALBIN KURTI ska bo korrupsion sikur te tjert
por ky pi thot gjerat e verteta
prandaj po ju pengon Politikanve tane qe ta mshelin ose ta shfarosin nga faqja e dheut
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Tue Jun 15, 2010 3:17 pm

LIROHET ALBIN KURTI




Sot, pas njė seance gjyqėsore maratonike, qė ka zgjatur rreth dhjetė orė, lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti ėshtė dėnuar me nėntė muaj burg, por, pėr shkak se i ka mbajtur rreth 11 muaj paraburgim, ėshtė liruar. Albin Kurti ėshtė dėnuar pėr veprėn penale tė pjesėmarrjes nė grup qė ka penguar personat zyrtar gjatė kryerjes sė detyrės zyrtare, derisa pėr dy veprat tjera me tė cilat ka qenė i ngarkuar, prokurori special Ali Rexha ka hequr dorė. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Ferdinand de Mongeot., pėr lirimin e Albinit ka marrė vendimin pas orės 20.00, ndėrsa seanca gjyqėsore kishte filuar qysh nė ora 10 e 30 tė paradites. Gjatė kėsaj kohe janė dėgjuar tre dėshmitarė, ndėrsa Albin Kurti ka ripėrsėritur qėndrimin e tij tė prerė, se nuk e njeh kolegjin e gjyqtarėve tė EULEX’it, ashtu siē nuk e njeh as kėtė mision ndėrkombėtar nė Kosovė. Albin Kurti u arrestua tė shtunėn e kaluar (nga njėsia speciale e policisė sė Kosovės) derisa ishte nė selinė e lėvizjes Vetėvendosje, duke zhvilluar aktivitete tė ndryshme me rastin e pesė vjetorit tė themelimit tė kėsaj lėvizjeje. (Pashtriku.org, 14. 06. 2010)





Foto: Dalja e Albin Kurtit nga dera e gjykatės nė Prishtinė, 14.06.2010



* * *
Fjala e Albin Kurtit
nė seancėn e sotme gjyqėsore


Arsyet pėr mosparaqitje




Unė nuk u paraqita nė seancėn e parė gjyqėsore sepse unė nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqė ky rast ėshtė i motivuar politikisht. Rifillimi i rastit vetėm konfirmon qė EULEX-i ėshtė pushtet jodemokratik dhe se ky ėshtė njė trup gjyqėsor i padrejtė. Unė do tė pranoja ftesėn prej njė gjykate tė pėrbėrė prej vendasve tė mi nė njė Kosovė tė lirė nga sundimi ndėrkombėtar, tė qeverisur nga populli bazuar nė parimet e drejtėsisė dhe vetėvendosjes, por unė do ta kufizoj komunikimin tim me kėtė gjykatė tė EULEX-it vetėm deri nė masėn qė e mendoj tė nevojshme pėr tė pėrfaqėsuar Lėvizjen VETĖVENDOSJE!. EULEX-i nuk ka drejtė tė ngrejė padi kundėr meje ose tė mė gjykojė, a as tė sundojė mbi Kosovėn: ju nuk e njihni pavarėsinė tonė dhe ju keni imunitet nga ligjet qė ju aplikoni mbi ne. Unė dhe Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė vazhdojmė tė mos ju njohim, dhe nė mėnyrė jo tė dhunshme tė kundėrshtojmė sundimin e imponuar ndėrkombėtar nė Kosovė, duke pėrfshirė edhe EULEX-in dhe instrumentet e tij, si kjo gjykatė. Sistemi gjyqėsor qė kjo gjykatė pėrfaqėson nuk ka pavarėsi, llogaridhėnie dhe transparencė. Parim themelor i sovranitetit ėshtė qė vullneti i popullit i jep ligjit legjitimitetin: fuqitė e EULEX-it, dhe kompetencat e kėsaj gjykate, janė tė padrejta, arbitrare dhe tė paligjshme. Mua nuk mund tė mė ofrohet njė gjykim i drejtė brenda kėtij sistemi.

Veprimtaria ime ėshtė nė kundėrshti tė drejtpėrdrejtė me interesat e EULEX-it pėr tė siguruar pushtetin e vet. EULEX-i nuk ėshtė njė mision teknik ose administrativ, por njė aktor politik me qėllime politike, dhe me interesa tė qarta nė kėtė rast. EULEX-i dėshiron tė mbytė mospajtimin kundėr pranisė sė tij nė Kosovė. Fokusi kryesor i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė kundėrshtimi i UNMIK-ut, ZCN-sė e i pushtetit jodemokratik, tė papėrgjegjshėm dhe tė padrejtė tė EULEX-it, dhe kėrkimi i vetėvendosjes. Ne nuk jemi kundėr njė pranie ndėrkombėtare nė Kosovė qė do tė na ofronte kėshilla dhe ndihmė - por ne jemi kundėr sundimit ndėrkombėtar. EULEX-i shpenzon mė shumė se njė milion euro ēdo ditė, por kėto para nuk shkojnė nė zhvillimin e Kosovės, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin tonė a sistemet tona tė arsimit, infrastrukturėn ose nė ndėrtimin e njė sistemi gjyqėsor tė drejtė. Kėto para pėrfundojnė nė xhepat e vetė zyrtarėve tė EULEX-it, pėr tė na kontrolluar me polici, pėr tė siguruar stabilitetin, ēka pėr Kosovėn do tė thotė vetėm ngecje dhe padrejtėsi tė vazhdueshme. Shuma e vogėl e parave tė EULEX-it qė pėrfundon te populli ynė u sjell pėrfitime vetėm atyre qė janė tashmė tė privilegjuar, si pronarėve tė restoranteve dhe klasės sonė tė mesme tė lartė tė arsimuar qė flet anglisht, tė cilėt EULEX-i i ka pėrfituar me paga qė nuk u lejojnė atyre tė punojnė nė mėnyrė tė pavarur nė dobi tė Kosovės.

Populli i Kosovės ka jetuar tepėr gjatė nėn shtypje dhe nėn sundim tė huaj. Ne duam liri, jo shtypje mė tė sofistikuar. Ne duam drejtėsi dhe vetėvendosje, e jo njė tjetėr pushtet qė shtyp tė drejtat tona. Akuzat kundėr meje kanė tė bėjnė me njė demonstratė jo tė dhunshme pėr vetėvendosje dhe pėr t’i dhėnė fund sundimit ndėrkombėtar. Demonstratat nuk janė tė gabuara. Demonstratat janė njė e drejtė. Kur nuk ka demokraci, demonstratat janė demokracia e vetme. Kur ka demokraci, demonstratat janė shenjė e vitalitetit tė asaj demokracie. Janė demonstratat ato qė tregojnė kur sistemi ėshtė shumė i ngushtė pėr vullnetin e popullit. Pėrveē kėsaj, kur demokracia pėrfaqėsuese dėshton ose pamundėsohet, atėherė demokracia direkte nuk ėshtė vetėm njė e drejtė, por njė detyrė.

Vėrejtjet ndaj panelit




Unė jam kundėr kėtij trupi gjyqėsor, sepse duke e marrė pėrsipėr kėtė rast secili prej jush keni treguar miratimin tuaj dhe bashkėpjesėmarrjen tuaj nė shkeljet e mėparshme etike dhe tė tė drejtave tė njeriut nė rastin kundėr meje. Duke e rifilluar kėtė rast ju e mbėshtetni padinė politike kundėr meje qė ėshtė absurde nga ana ligjore, dhe synimet politike tė kėtij procesi. Ju tregoni sheshit se EULEX-i ka qėllim tė njėjtė pėr rastin si UNMIK-u: mbytjen e zėrave kundėrshtues, kriminalizimin e rezistencės politike paqėsore dhe izolimin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, opozitėn e vetme, jo tė dhunshme ndaj EULEX-it nė Kosovė. EULEX-it nuk ėshtė duke kryesuar rastin nė mėnyrė neutrale ose tė pavarur, por ėshtė i njėanshėm, me paragjykime dhe me konflikt tė qartė interesash. Njė moment kur EULEX-i i ka bėrė pikėpamjet e veta tė qarta pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE! ishte gjatė vjeshtės, kur kishte tentuar tė penalizonte aktet tona tė mosbindjes civile dhe kur, sipas raportimeve, ishte pėrpjekur tė shpallte Lėvizjen VETĖVENDOSJE! si organizatė tė paligjshme. Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė njė organizatė politike jo e dhunshme dhe vullnetare, por EULEX-i, ZCN, ose UNMIK-u nuk na konsiderojnė pjesė tė shoqėrisė civile, a si shoqatė politike. Nė sytė tuaj ne ndodhemi brenda kategorisė sė sigurisė, e cila ka tė bėjė me pushtetin tuaj dhe me ata qė mund ta sfidojnė rendin ekzistues. Kosova nuk ka pasur asnjė referendum pėr EULEX-in a ZCN-nė, ashtu si nuk kemi pasur referendum pėr privatizimin neoliberal a pėr decentralizimin nė baza etnike. Me kėtė rast EULEX-i dhe UNMIK-u duan ta bindin popullin se nuk ka alternativa ndaj realitetit ekzistues. Se populli, e jo sistemi, duhet tė ndryshojė qė tė pėrmirėsohet gjendja. Por sistemet dhe regjimet ndėrrohen, vijnė dhe shkojnė, shfaqen dhe zhduken. Populli mbetet. Populli do tė thotė rezistencė.

Mė 10 shkurt Lėvizja VETĖVENDOSJE! demonstroi kundėr Planit tė Ahtisaarit, kundėr sundimit ndėrkombėtar mbi Kosovėn dhe pėr vetėvendosje. Zbatimi i Planit tė Ahtisaarit do tė ēojė nė ndarjen e brendshme tė Kosovės, duke qenė se njė prej komponentėve bazė tė planit ėshtė njė decentralizim qė u mundėson komunave serbe tė Kosovės tė kenė autonomi tė madhe, lidhje tė fuqishme horizontale dhe marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me Serbinė. Kjo do tė pengojė bashkėpunimin me Prishtinėn dhe do t’i shkėputė kėto komuna nga pjesa tjetėr e Kosovės. Plani i Ahtisarit do t’i bėjė realitet synimet ekspansioniste tė Serbisė duke i legjitimuar strukturat paralele kriminale tė Serbisė nė Kosovė dhe do tė ēojė nė krijimin e kufijve tė rinj nė vija etnike. Por njėsitė monoetnike qė Serbia synon t’i krijojė janė tė pamundshme. Lėvizja VETĖVENDOSJE! beson se Plani i Ahtisarit do tė ēojė nė luftė, dhe konsiderojmė se ėshtė pėrgjegjėsi jona pėr ta parandaluar kėtė. Mė 10 shkurt ne demonstruam nė mėnyrė paqėsore kundėr planit tė Ahtisarit si materializim i procesit qė e shtyn Kosovėn drejt njė lufte tė re. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk ėshtė kategorikisht kundėr negociatave, as kategorikisht kundėr decentralizimit, dhe as kategorikisht kundėr ēdo pranie ndėrkombėtare. Por ne jemi fuqimisht kundėr negociatave me Serbinė pėr vendin tonė. Ne jemi kundėr decentralizimit nė bazė etnike, dhe decentralizimit para sovranitetit, sepse kjo do ta bėnte tė pamundur sovranitetin dhe unitetin territorial tė Kosovės. Ne jemi kundėr sundimit ndėrkombėtar mbi Kosovėn, edhe pse ne besojmė se Kosova mund tė pėrfitojė nga ndihma dhe kėshillat ndėrkombėtare. Plani i Ahtisaarit, edhe dy vjet pas Shpalljes sė Pavarėsisė, na ka lėnė pa ushtri dhe pa Trashėgiminė Kulturore Ortodokse, e cila i ėshtė dhuruar Serbisė. Duke na e shpėrfillur tė kaluarėn dhe duke na lėnė tė pafuqishėm nė tė tashmen Plani i Ahtisarit na privon nga ardhmėria. Tė demonstrosh do tė thotė tė shfaqesh. UNMIK-u ka dashur tė fshehė popullin pasi kishte mohuar vullnetin e tij. Ndėrsa EULEX-i vazhdon tė njėjtin avaz.

Mė 10 shkurt ne demonstruam, gjithashtu, kundėr sundimit ndėrkombėtar mbi Kosovėn, i cili sot pėrbėhet nga UNMIK-u, ZCN-ja dhe EULEX-i. Zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Kosovė nuk pėrballen me pasojat e vendimeve ose veprimeve tė tyre. Ata nuk kanė asnjė pėrgjegjėsi ndaj popullsisė vendase, shpeshherė nuk kanė as kontakt me tė. Pas dhjetė vjetėsh tė sundimit ndėrkombėtar Kosova vuan nga moszhvillimi i madh, dhe mungesa e lirisė. Njerėzit nuk kanė liri pėr tė vendosur pėr veten e tyre dhe tė ardhmen e tyre, s’kanė liri pėr t’u zhvilluar. Kjo liri ka njė emėr: vetėvendosje. Vetėvendosja ėshtė liri kolektive, dhe thelbėsore pėr lirinė individuale. Vetėvendosja ėshtė zhdėmtim themelor pėr shekuj tė padrejtėsisė dhe bazė kryesore e dezintegrimit tė vazhdueshėm tė Jugosllavisė. Vetėvendosja do tė thotė restaurim i dinjitetit dhe kompensim moral pėr humbjet dhe vuajtjet e sė kaluarės; ajo do tė thotė realizim i vullnetit politik pėr popullin e Kosovės; ajo do tė thotė fund pėr ndėrhyrjet keqdashėse tė Serbisė; ajo do tė thotė mundėsi pėr pėrparim. Duke mundėsuar zhvillimin ekonomik dhe shoqėror, vetėvendosja do tė mundėsojė integrimin e njerėzve, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike dhe religjionin. Sunduesit ndėrkombėtarė tė Kosovės deri mė tani e kanė penguar njė integrim tė tillė. EULEX-i, UNMIK-u dhe ZCN-ja janė tė interesuar pėr ruajtjen e dallimeve ndėrmjet popujve karshi unitetit tė tyre: multietnicitetin - shumė etni tė izoluara nga njėri-tjetri pėrmes tolerancės, dhe jo tė bashkuar nėpėrmjet solidaritetit - karshi unitetit tė misionit tė tyre pėr stabilitet. Qė nga viti 1999 qasja e tyre ka qenė fund e krye etnike: Nė vend qė t’i shihni njerėzit nė Kosovė si qenie njerėzore, qytetarė, punonjės, ose studentė, ju gjithmonė na shihni si shqiptarė, serbė, romė, turq dhe si grupe tė tjera etnike. Sundimtarėt ndėrkombėtarė tė Kosovės gjithmonė fillojnė me dallimet tona, me atė qė na ndan, dhe jo me atė qė ėshtė e pėrbashkėt, me atė qė ėshtė universale – me dėshirėn tonė pėr liri, dinjitet, paqe, punė, arsim cilėsor, mbrojtje shėndetėsore, siguri shoqėrore.

Ky rast ėshtė inicuar nga UNMIK-u pėr t'i ikur pėrgjegjėsisė pėr krimet e veta, dhe ky panel e mbėshtet kėtė objektiv duke e rifilluar rastin bazuar nė padinė politike tė UNMIK-ut. Mė 10 shkurt 2007 policia e UNMIK-ut shtypi me dhunė tė drejtėn tonė pėr tubim paqėsor dhe mospajtim duke e vendosur njė kordon tė paligjshėm nė mes tė itinerarit tė paralajmėruar tė demonstratės, dhe duke e sulmuar demonstratėn me gaz lotsjellės dhe plumba vdekjeprurės qė vranė dy protestues paqėsorė, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, dhe plagosėn mbi 80 tė tjerė. UNMIK-u dhe EULEX-i tani duan ta paraqitin brutalitetin e policisė ndėrkombėtare si reagim ndaj veprimeve tona, dhe tė shmangin pėrgjegjėsinė penale. Derisa unė jam i vetmi qė ndiqem penalisht, dhe qė portretizohem si burim i dhunės, as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanė ndėrmarrė masa pėr tė ndjekur penalisht njėsinė rumune tė policisė qė ishte pėrgjegjėse pėr vrasjet atė ditė. Edhe para rifillimit tė kėtij rasti kundėr meje, EULEX-i ka bashkėpunuar me UNMIK-un nė sabotimin e drejtėsisė pėr 10 shkurtin: nė pranverė tė 2009-ės EULEX-i ndihmoi nė eliminimin e mjetit tė vetėm juridik nė dispozicion tė familjeve tė tė vrarėve dhe tė plagosurve rėndė mė 10 shkurt duke deklaruar se nuk mund tė garantojė siguri pėr dėgjimin publik nė rastin te Paneli Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut. Serbia ėshtė sillur nė tė njėjtėn mėnyrė ndaj demonstratave: pjesėmarrėsit i arrestonte dhe i dėnonte, ndėrsa policėt qė i vrisnin tė pafajshmit liheshin tė paprekur.

Unė e kundėrshtoj kėtė panel, gjithashtu, sepse duke e rifilluar kėtė rast ju keni shpėrfillur njėmbėdhjetė muajt e mi tė kaluar nė paraburgim pėr kėtė rast politik; ju keni shpėrfillur shpjegimin tim tė mėparshėm pse kjo padi ėshtė ligjėrisht absurde dhe politike, dhe keni shpėrfillur dėshminė e dėshmitarit kryesor tė akuzės qė kishte konfirmuar se demonstrata mė 10 shkurt ka qenė e qetė dhe se unė nuk e kam inkurajuar dhunėn. Nė vend qė ta merrni kėtė nė konsideratė, qė paralelisht me tė gjitha shkeljet nė rast do tė kishte qenė mė shumė se e mjaftueshme pėr ta mbyllur atė, ju e keni rifilluar sikur nuk ka ndodhur asgjė. Sikur ta kishit hasur kėtė rast nė vendet tuaja ju do tė kishit qenė tė indinjuar me mungesėn e drejtėsisė. Rifillimi i tij kėtu tregon se ju nuk mendoni se Kosova meriton drejtėsi. Veprimtaria ime ka pėr synim drejtėsinė, barazinė dhe vetėvendosjen. Duke e rifilluar kėtė rast EULEX-i e demaskon pėrbuzjen e tij pėr parimet e objektivitetit, tė drejtave dhe dinjitetit, nė kundėrshtim me atė ēfarė BE-ja pohon se pėrfaqėson. Me rifillimin dhe ndjekjen e kėtij rasti politik EULEX-i ėshtė duke e penguar drejtėsinė.
Albin Kurti - 14.06. 2010
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Mon Jun 21, 2010 1:01 am

Takim jo zyrtar
mes Thaēit dhe Haradinajt


Nė Prishtinė ėshtė zhvilluar tė martėn nė mbrėmje njė takim joformal
ndėrmjet kryemistrit tė Kosovės Hashim Thaēit dhe liderit tė opozitės
dhe kyretar i AAK-sė Ramush Haradinajt.

Takimi ėshtė zhvilluar nė ambientet e njė restoranti gjatė njė pritjeje
private tė organizuar me rastin e ditėlindjes sė ambasadorit amerikan nė
Prishtinė, Christopher Dell.


Thaēi dhe Haradinaj, kanė qėndruar disa minuta
bashkė, kanė pasur njė bashkėbisedim tė shkurtėr si dhe kanė bėrė
fotografi.


Nė rrethin e ngushtė tė kėtij takimi kanė qenė edhe ambasadori britanik
Andy Sparkes dhe ambasadori amerikan Cristopher Dell.


Ky ėshtė takimi i parė me tyre qė prej kur qeverinė e Kosovės e drejton
Hashim Thaēi dhe si i tillė cilėsohet njė takim i rėndėsishėm,
megjithėse takim joformal.


Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, kanė qenė ndėr figurat kryesore tė
ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt pak kohė pas pėrfundimit tė
konfliktit tė armatosur nė Kosovė, krijuan partitė e tyre politike.


Haradinaj ka qėnė kryeministėr i vendit nė vitin 2005, kur qe detyruar
ta ndėrpres mandatin pėr t'u pėrballur me akuzat pėr krime lufte nė
Gjykatėn e Hagės.


Ai u lirua si i pafajshėm dhe me t'u kthyer vazhdoi aktivitetin tashmė
nė opozitė.


Hashim Thaēi mori drejtimin e qeverisė pas zgjedhjeve tė vitit 2007, ku
partia e tij mori shumicėn e votave.


Marrėdhėniet ndėrmjet zotit Thaēi dhe zotit Hardinaj, asnjėherė nuk
arritėn tė ishin nė suaza normale tė komunikimit.


Vetė zoti Haradinaj ėshtė shquar si njėri ndėr kritikuesit mė tė fortė
pėr qeverinė dhe kryeministrin Thaēi, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ka
treguar shenja bashkėpunimi, posaēėrisht mė zotin Haradinaj dhe partinė e
tij.


Besohet se takimi i tė martės, megjithėse takim jozyrtar, mund tė nisė
njė fazė ē'tensionimit nė raportet ndėrmjet dy politikanėve me influencė
nė Kosovė.


Zoti Thaēi aktualisht ėshtė nė koalicion me partinė e presidentit tė
vendit, Lidhjen Demokratike tė Kosovės.

BBCAlbanian.com

A mund te kete mundesi se i friksohen konkurences keta
apo opinionit te albin kurtit nuk besoj se lirim i albinit u be thjesht se ka mbaru me heret burgun kush beson se nuk eshte bere lirim me prapavi!?presim edhe ca dit cfare do ndodhe??
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Fri Jun 25, 2010 7:24 pm

”Garda e Car Llazarit” hyn me forcė nė Kosovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
murturi
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 41
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Sat Jun 26, 2010 12:05 am

Po jav man me shki o petrit me kan me shqiptar te rjepin turpat,kjart po shihet se e shiten mitrovicen dhe askush ma spo shkon mas politikanve e vetmja zgjedhje esht te vetdisohum dhe te kerkojm hapur bashkimin komtar shansa e fundit per ti ikur decentralizimit te kosoves me proovinca serbe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 41
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Sat Jun 26, 2010 12:12 am

Ket te merkur ishem para parlamentit evropian dhe jau dham disa keshilla dhe vjerjtje te cilat do ju sjellin sukses evropies per ndriqimin e Historis Shqiptare.
Motoja e kesaj proteste ishete jo si me par ,por as e re e as e vjeter Vetevendosje per Kombin shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
BashKom
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 47
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Sat Jun 26, 2010 12:36 am

Siq duket dikush po hesh benzin nė zjarr, Po kush do tė ngrohet dh ekush do tė digjet nga ky zjarr mbetet nj pik pytje e madhe ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
murturi
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 41
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   Sat Jun 26, 2010 11:04 pm

Ja Tirqit ja hunin ska dyjat ?

Bashkom Nese nuk ke nje ndjenj apo nje deshir per neser at as nuk e mendon as nuk e logjikon ta llogaritesh,por nese ke diqka si Vizion ather duhesh te mendosh s epa pun keto gjana nuk vin as nuk ndyshohen,dhe duhet me dit mir se askush nuk mund ti ndryshon te tjeret pa e ndryshu veten,prandaj ketu biem ne iden e nje nostaligjije qe na bren gjod dit ,se per zgjedhjen e nej problemi duhet te ndryshoj te gjith nga pak dhe te zgjedhin nje nga nej per ndryshe gjdo dit na si individ kemiprobleme nese ato nuk zgjedhen ather ne jemi ne fillim apo en fund te kapitullimit.
Ne e dim qka dojm ne e dim qka kemi ne e dim kush jemi ne e dim se me kend dhe me qka duhet me u marr por ata qe keto pun i kan ne dor nuk i zgjedhin sepse paguhen per mos ti zgjedh,prandaj vuajm nga problemet e reja qe ata Politikan po naj shtoj ,se lere ato qe i kemi pas...?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: