Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:13 am

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit

Filozof, semiolog dhe shkrimtar. I nemur dhe i lavderuar, i urryer dhe i admiruar, nje emer panteonik, nje rebel i arsyes, nje dinak i metaforave, nje shtjellues i ideve te paarritshme, nje kercenues i simetrise, dhe njekohesisht "semper idem" (gjithmone i njejte).

Nga dr. Moikom Zeqo - KJ


Nese bota eshte nje teresi individiumesh, kriza e individualitetit eshte nje krize e thekshme. C'ndodh ne nje krize te tille? Cdo gje behet pluhur, ankthi i rikrijimit duket i larget dhe kriza e identitetit, eshte detyrimisht edhe krize e rikrijimit. Nese shperbehet individualiteti i nje qenieje, ne kete mund ta quajme nje tjetersim sendor, po shpirti ku ka shtegetuar valle? Nese shmanget individualiteti, atehere cilet jemi ne? Nese nuk jemi askush, atehere perse jemi? Keto pyetje nuk mund te jene shterruese. Por ato mund te jene shperthyese si meteoret e medhenj, katastrofike.
Nese nje njeri e humbet vetveten, atehere cfare eshte ky njeri?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:13 am

***
Umberto Eko, filozof, semiolog dhe shkrimtar. I nemur dhe i lavderuar, i urryer dhe i admiruar, nje emer panteonik, nje rebel i arsyes, nje dinak i metaforave, nje shtjellues i ideve te paaarritshme, nje kercenues i simetrise, dhe njekohesisht "semper idem" (gjithmone i njejte). Vite me pare, kam shkruajtur shkrime per Ekon, me adresen e Universitetit te Bolonjes.

Nuk kam marre pergjigje. As kam shpresuar te marr pergjigje.
Ne vitin 1981, bibliotekarja e Lidhjes se Shkrimtareve, Flutura Greva, me dhuroi fshehurazi librin ne frengjisht te Umberto Ekos "Emri i trendafilit". Vite me vone, Donika Omari, e shqiperoi shkelqyeshem kete kryeveper. Kam 25 vjet qe lexoj librat e hatashem dhe kulturologjike te Umberto Ekos. Mbas Leonard da Vincit, mendoj (shpresoj) se Umberto Eko eshte nje rimisherim, i dyte i gjeniut rilindas.

***
Bija ime, Arnisa, me dergoi para disa kohesh librin me te fundit te Umberto Ekos "La misteriosa fiama della regina Loana" (Flaka misterioze e mbretereshes Loana). Pergjithesisht librat e medhenj te Ekos, i kam renditur ne biblioteken time, pertej kaosit te saj, keto libra jane te dallueshem, te qenderzuar nga vemendja ime. Gjithmone kam enderruar se vetem Umberto Eko mund te kishte lexuar dhe te kuptonte sadopak librin tim "Grishja e Florimontit".

Eshte e vetekuptrueshme se kjo gje eshte e pamundur. Nuk shqetesohem, jam tejet i qete, nuk mund ta pretendoj nje gje te tille, nuk do te kishte asnje kuptim. Erudicioni i Umberto Ekos, ne shumicen e rasteve me trishton. Ai eshte nje shkrimtar qe mbijeton, gje teper e veshtire per shkrimtaret, sidomos mbas dukurise se hatashme dhe te llahtarshme te eruditit Jorge Luis Borges. Pas Borgesit, dilema e shkrimtareve eshte bere fatale. Ose duhet te shkruajne, ose duhet te heshtin. Por shembelltyra e Ekos, na ngushellon. Hapesirat mund te jene te shumefishta, vetem talenti eshte gje e rralle. Ndoshta ky eshte misteri me i madh sesa formulat e Ajnshtajnit. Meqenese letersia shqipe (madje edhe shkrimtaret e saj me te shquar) eshte ende provinciale, mendoj se nuk duhet te trishtohemi pafundesisht. Globalizmi na e ka dhene kete sfide te trishtueshme. Atehere le te punojme, qofte edhe si sizifiane. Te shkeputemi dhe te shmangemi nga komplekset periferike te letersise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:14 am

***
Umberto Eko njihet si shkencetar i semiotikes, shkences pilot qe merret me rendesine kuptimore dhe konvecionale te shenjave. Teoria e informacionit, se bashku me kibernetiken, me derivacionin e saj te aplikuar, sipas Ekos, ka fuqizuar, qartesuar rrafshin e frikshem te semiotikes.

Estetika e informacionit eshte kozmosi i kuptimeve, shume me teper sesa teresia faktike, fizike e informacionit. Estetikat idealiste lane anash "boten e substances". Sot eshte rikthyer informacioni si substance, ndaj jetesohet estetika perkatese. Tematizimi i problematikave ngrihet ne nje teori te nderlikuar, por edhe te qarte. Ai (Eko), merret me "anulimin ideologjik te ideologjise". Ka studiuar estetiken e Thoma Akuinit, eshte sfilitur me poetiken e Xhojsit. Eko, dinak kerkon te na mbushe mendjen se "autori eshte mire te vdese, ndersa shkruan, qe te mos i pengoje rrugen tekstit". Eko shtegeton, ashtu si Borgesi i rivizituar ne Kenningarset Keltike.

Eko shpall se "zbulova se romani nuk ka te beje fare me fjalet. Te shkruash nje roman eshte nje ceshtje kozmologjike". Dhe se "rrefimtari eshte rob i kushteve te tij paraprake" ai mund te beje rrokjezimin e ngjarjeve, pa harruar vargun e njohur latin "verba tene, res squentur" (kur ke fjalet, sendet vijne pas). Eko te cmend dhe te alarmon, nuk te josh per ta lexuar, sepse ai mendon "te shkruash 100 faqe, me synimin qe te krijosh nje lexues te pershtatshem per tere qindra fet qe vijne pas". Letersia eshte vetem per ata qe mund te kuptojne dicka. Te jesh lexues, do te thote te kesh profesionin me iluminist te te gjitha koherave.

***
Romani me i ri i Umberto Ekos nis me nje motiv spitalor. Pa e shmangur kronologjine kalendarike. Ne 25 prill 1991, antikuaristi Gianbattista Bodoni ka rene ne koma (per shkak te nje infarkti). Vite te tera, koma e ka shnderruar ate ne nje send. Ai eshte nje qenie pa identitet, trup, por jo mendje, materie, por jo shpirt, kufome e gjalle morgu, por jo qytetar, merr fryme, por jo ne nje arkivol. Keshtu, Eko ve ne reliev idene e humbjes se identitetit. Post modernizmi i vrazhde, flet per shumesine e identiteteve.

Shume njerez e humbin identitetin, e falsifikojne ate, ose e zhvendosin (si ne filmin e famshem te Malkovicit). Ose e vjedhin identitetin si tek filmi "Kagemusho" e Kurosaves. Trilli i Beketit i shnderron personazhet dramatike te mbjelle si bimet ne nje vazo. Akoma me egershane eshte sfida e Xhojsit, nje personazh i tij shihet ne pasqyre dhe dallon perballe nje tjeter, ose disa te tjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:14 am

***
Libri i Ekos fillon: "E lei, come si chiama?", "Aspetti, ce l'ho sulla punta della lingua", "Tutto e cominciato cosi".
Pra pyetja "Si e keni emrin?", per cdo gje ne bote, lind kjo pyetje e tmerrshme dhe e kucedershme. Platoni ka thene se habia e ka lindur filozofine. Ka gabuar ky mendjemadh i koherave. Filozofia nis me pyetjen "si e ke emrin?". Gianbattista Bodoni zgjohet nga koma. Prane i eshte gruaja e tij e bukur, Paola, epshore, e levizshme, aspak filozofike, as beatriciane. Pacienti ka humbur kujtesen vetjake. Neurologet e dine fare mire kete simptome, qe Eko e ka konsultuar shkencerisht. Pacienti thote emra te ndryshem per veten e tij.

Fjala vjen ai e quan veten "Arthur Gordon Pym". Atehere, Paola e shkujdesur dhe e shqetesuar, krenare dhe egoiste, e mbiquan Yambo, mbase emri i nje elefanti fluturues te nje filmi vizatimor amerikan. Por cudia eshte fluturonjese, Yambo vertet e ka harruar krejtesisht kujtesen vetjake, por di tere kujtesen e njerezimit. Eshte kjo mbase nje alegori e holle, e varakshme per emblemat e globalizmit, per arketipin: "Kujtese e gjithckaje, por jo e vetvetes". Ketu nis intriga, optimistike dhe e frikshme. Tashme, Yambo di gjithcka, fjala vjen per Aleksandrin e Madh, por ka harruar gjithcka per nipin e tij biologjik Aleksandrinon, Yambo, Alias Bodino, ka qene para komas, antikuarist i librave. Enciklopedizmi i Larusit dhe i Bukhauzit, mbase edhe i viseve iluzore te Tlonit, i Tertius Mondus, zoteron ate qe mban mend akoma personazhi. Ky personazh fatkeq dhe kurajoz ka lindur ne vitin 1931. Vete Eko ka lindur ne vitin 1932.

Pra, personazhi eshte i paralindur. Eko e tjeterson autobiografine e vet dhe sillet si nje pirat i pashpirt me rrefimet augustiane. Keshtu Yambo nis investigimin e kujteses vetjake (nje lloj binjaku post modern i Sherlok Holmsit). Tema e rigjetjes se identitetit te humbur eshte nje proces i nderlikuar arkeologjik. Cdo gje rikonstruktohet si ne epoken pas permbytore, noeane, biblike, ose ne ate post atomike, post ekologjike dhe pse jo post globaliste. Krijohet keshtu nje metafizike policore (thriller). Modeli abstrakt i hamendesimit eshte labirinthi. Ne nuk kemi faj per kete. Vete Eko shprehet: "Librat flasin me njeri tjetrin, nje hetim i vertete policor (mendor), mund te provoje se fajtoret jemi vete ne".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:15 am

***
Yambo kthehet ne fshatin Solara, ne rrafshnalten e Po se, ne Piemont (ku ka lindur). Peisazhet befas i njeh. Po nuk e di se nga i vjen kjo rinjohje. Shkon ne shtepine aterore (memesore), shikon librat, dosjet, kutite, gjen nje fjalor te vitit 1905, nje radio te vjeter, me te cilen degjonte dikur Shopenin (pse jo Verdin apo Monteverdin?). Radioja ka germat RL Radio Londra, me te dikur degjonte lajmet heretike te Luftes se Dyte Boterore per disfaten perspektive te fashizmit. Yambo shikon librat e bibliotekes se harruar.

Shfleton Homerin, Rablene, Floberin, Shen Agustinin, botimin e pare te Shekspirit te vitit 1623, librat aventureske te Emilio Salgarit (Karl May italian). Sidomos, te tmerrshem jane librat per femije, ata vizatimore. Rikujton bemat e Musolinit dhe te Hitlerit, partianeve antifashiste, toliatistet, komunistet, lexon Danten dhe Petrarken. Befas i rikujtohet faza e pubertetit, e pjekjes seksuale, i kujtohet e dashura e pare, Lila. Rikujton veshtiresite, urrejtjen, urine, frikerat e lashta dhe te reja. Abstragon ne rrefim tere historine, ne fakt vete biografine e Ekos, deri ne vitin 1991, kur amerikanet bombardojne Bagdadin (prishja e dyte e Kulles se Babilonise).

***
Perse e ben kete Eko? Pse parapelqen te jete arkeolog i kujteses? Eshte kjo nje trill, apo nje domosdoshmeri? Perse duhet bere nje gje e tille, kur kozmopolitizmi na tmerron te gjitheve? Ne fund te fundit, ku eshte qellimi? Pse ky liber permend mbretereshen Loana? Ne faqen 249 te botimit te Bombianit shpjegohet enigma. Mbreteresha Loana paska qene as me pak dhe as me shume, nje personazh bizarr i nje filmi multiplikativ. Ajo mban ne dore nje tas te permbysur me nje flake misterioze, ndoshta e krijimit te boterave. Po perse valle permendet mbreteresha Loane? Per te mitizuar te rastesishmen?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:15 am

***
Umberto Eko eshte princi i citimeve. Kjo eshte mania e tij e hareshme, krimi i tij letrar. Ai eshte nje mjeshter i kolazhit, sic eshte ne pikture Maks Ernst. Ai citon nga te gjithe autoret e medhenj, madje Yambo citon edhe nga librat e Umberto Ekos (A nuk eshte kjo nje mendjemadhesi e ndritshme dhe e pafajshme?). Umberto Eko eshte nje investigues i llahtarshem, ai duhet denuar per kete gje. Ai eshte nje dedektiv i epokave dhe nje kirurg pretencioz i simboleve te gjuhes. Eko eshte i papermbajtshem. Ai ka vendosur te kolonizoje famen e tij tek lexuesi. Eshte nje autor i veshtire, por ne fund te fundit teper inteligjent dhe i paperballueshem. Ai rikonstrukton kujtesen, pikerisht se ne epoken globale, te gjithe vuajme nga amnezia. Nese e humbim identitetin, perseri do te frymojme, por c'rendesi ka kjo?

***
Te tera romanet e medha te Ekos jane te habitshme. Ky roman ben nje perjashtim akoma me te veshtire. Ky roman eshte quajtur "Romanzo ilustrato". Dhe eshte vertet nje kolazh me piktura dhe fotografi. Me nje vullnet dhe durim, Umberto Eko perfshin nje numer te madh vizatimesh, fotografish, sekuenca filmash, grafika, madje edhe simbole grafike te rendomta dhe te frikshme. Ai e ka ndergjegjjen te qete. Keshtu, semiologu e tremb shkrimtarin. Keshtu, shkrimtari konvertohet ne semiolog.

***
Ne nje bisede me Donika Omarin, kam thene se duhet ftuar Umberto Eko ne Shqiperi. Ai eshte nje kriticist i majte dhe universal. Ne nje shkrim Eko ka thene se e njeh pak letersine shqipe, por do te donte qe ta njihte. Ai ligjeron ne te gjitha universitetet e botes. Ne nje ligjerim per gjuhen universale, ai perserit disa mendime qe i ka shprehur shume me para tij, ne vitin 1902, Faik Konica. Keshtu, Konica eshte nje paraprijes i Ekos, por Eko mjerisht nuk e di kete gje. Por edhe Konica mrekullisht nuk e di kete gje, se ka vdekur prej kohesh. Idete perputhen. Eshte e njejta loje si ajo e formulave matematikore. Nese ne dime dicka per Ekon, kjo eshte nje perparesi per ne. Nese Eko nuk di dicka per shqiptaret, kjo eshte nje mangesi per te, ndonese nuk e demton. Nuk e kam humbur shpresen qe Eko te vije ne Shqiperi. Nuk duhet mund, as ftesa. Ndoshta duhet pak fantazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jul 15, 2008 9:17 am

***
Si te gjithe shkrimtaret e medhenj, Ekoja fshihet pas maskave. A nuk eshte Don Kishoti, maska e Servantesit? A nuk eshte Hamleti, binjaku tragjik dhe delikat i Shekspirit?

***
Libri me i fundit i Umberto Ekos, nuk eshte aspak libri i tij i fundit. Kurajoja e tij eshte e cmendur. Fantazia e tij ftillezohet nga Mesjeta e shumeduarshme. Ai meton te krijoje mitologjine e shkrimit, ndonese admiron Dekartin. Ai eshte i shumekuptimte, ndonese tallet me tradicionalistet. Ai eshte i rrezikuar ne epoken globale, ndonese ngrihet lart si rreziku me delirant i globalizmit. Ai eshte i vertete sepse rikonstrukton historine, optika e tij ehste humaniste, Leonard da Vinci, eshte nje sozia e tij paraprijese. Ai eshte i shumebotuar, por i pakkuptuar. Por ai eshte ai qe eshte, ai na grish qe te jemi ata qe jemi. AMIN!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit EmptyTue Jun 22, 2010 12:30 am

Kam pase rastin te lexoj nje nga veprat e ti Romanin'' Emri i trendafilit"ka shum psikologji , duhete te keshe shum qetsi shpirtore ta lexosh nje roman till
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty
MesazhTitulli: Re: Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit   Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Umberto Eko, Arkeologu I Identitetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çka përmban plani i Atisarit për Kosovën?
» Roli i tradites ne ruajtejen e identitetit kombetar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: