| | "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:56 pm | |
| Këngët e valëve nisin ngadalë para se të flë, për ju dua të shfaq këngërim,... Dikush mund të më quaj të çmendur, por me shpresën tuaj jam në mbretërim. Dhuratën më me vlerë mbartin këngët, t’ju thur ato vargje në meritim,Pranverë e përhershme ju qoftë jeta, bashkë me bilbilatnë këngërim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:56 pm | |
| Me shpresa të shumta më ndeze!
Nënës që në hapi derën
Ah, moj nënë Sofia nikoqire,
s’i harroj porositë e tua,
Më thoshje:
“Kujdesu për veten,
s’mbahet shtëpia
me miell hua!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:57 pm | |
| E mblodha djersën
E derdhur
dhe fillova pak nga pak,
Hapa shtëpinë e re si zonjë,
gëzohem kur hyj në prag.
Rrugë e gjatë dhe e vështirë,
paska qenë për mua jeta,
S’shkoka ajo si vaj e mjaltë,
jeta ka dhe të tatëpjeta. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:57 pm | |
| E rreptë i thashë të keqes “ndal”,
unë e lodhura shumë,...
Do të jetoj dhe unë e qetë,
se shkuan vitet, s’bëra gjumë.
Të ndritë shpirti ku ke rënë,
se më dhe kurajë kthese,
Më mbajtje me bukë e ujë,
me shpresa të shumta më ndeze! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:58 pm | |
|
Kështjella e vjetër
Selaniku - porti i gjerë,
kanë kaluar breza me radhë,
Sofrën shtruar, si gjithmonë,
edhe ne nuk na ke ndarë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:58 pm | |
| Kështjellë e vjetër në krye,
sa shumë ka për të thënë,...
Shpresoj për ne diçka do të thotë,
Vendin e begatë si e kemi lënë.
Më ngjau me Pashalimanin,
më vjen për Atdhenë kaq mall,
Them: “Kështjella ka të drejtë
Vatrën tonë si e lamë?!”
* * * | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:59 pm | |
| Bregun e gërryen,
deti i tërbuar,
Nënat flasin
nëpër dhëmbë:
“Ah, ah, kurbeti i mallkuar!”
Era fryn e shtyn ngadalë retë
që mbulojnë yjet,
Shqiponjat krahëhapur në male,
egërsirat fshehur në pyje. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 1:59 pm | |
| Dimri i vështirë
s’di të iki,
(Ç’kohë duhet të shkulet? )
S’do të kalojë vallë?!
Qan foshnja në djep…
Dora që e përkund ka një hall... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:52 pm | |
| Dialogim emigrimi
“Ku po shkon, o djalë i nënës,
xhepat bosh, trupi tretur,...”.
“Ah, dhe ti shqiptare qenke,”-
më thotë djali duke qeshur.
Zgjata dorën, diçka i dhashë,
u skuq dhe: “Nuk e marr,” - më tha.
I thashë: “E kam për shpirt të nënës,...
Nëna ime jetime më la”.
“Sa kohë ke këtu?- më pyeti djali.-
Besoj se do jesh me e zënë?”
“Bir i nënës, është miell hua,...
Toka jonë nuk duhet lënë”.
Kur është buka nga hambari,
ka më tepër shije në gojë,
Ndaj do të kthehemi të gjithë,
Vendi ynë një ditë të lulëzojë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:53 pm | |
| Në zemrën time motër je… “Si u largove nga shtëpia?-më pyet shoqja greke.- E ndërtove dhe e leSikur të ishe pa fole!…”. “ Ah, moj zonjë, me gjithë të mirat, në dimër kur fillojnë shirat,mbushet përroi i rrëmbyer,të njoma dhe të thatai ka thyer. Kur shikon rininë që iku, thua zogjtë po shtegtojnë, Flas me vete si e lajthitur, sikur këta zogj të gabojnë. Jam e shkolluar, me njohuri, po s’e kam fatin si ti, të kam shpirt e të kam shpresë, më hape derën më dhe besë. Unë këtë e vlerësoj e them: “Si do ta shpërblej unë Në zemrën time motër je më ule në vatrën që ke”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:53 pm | |
| Ndërrim i emrit Leonorës së rremë “Tani më quajnë Leonora,”-më thotë një shoqe, kur e takoj…“Sot është 8 Marsi, - i them, - festë,…Një lule për nënën që hysmetoj”. “Dyqani i luleve plot përplot, - ma ktheu Leonora me ironi,Gajasi, u shkri duke qeshur:“Kaq zemërgjerë je, moj Lefteri?!” ”Kjo botë, - i thashë, - është portokalli, vjen rrotull ngadalë – ngadalë, Im at dikur ishte i fortë, po tani ecën çalë- çalë.Në këta lisa u mbështetëm, kur erdhëm të lagur, të uritur, E mira shpërblehet më të mirë, nuk jemi njerëz të paditur”. Kush dhuron lule, lule do të presë,kush djeg, do digjet furrë,Në vendin tonë do të kthehemi një ditë, Buka e vjetër s’harrohet kurrë…”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:54 pm | |
| Vetmi e imponuar Gumëzhin koshere e bletës, bletët shkojnë dhe vijnë lule më lule. Në lulëzimin e pranverës konxhet hapen gjithë pekule. Unë e mjera ngela vetëm dhe pranvera seç po shkon, Të prita, djal-o, të prita, mendja ime po gabon. Prita muaj e prita vite, më ngeli balta në këmbë, Mbi faqet lotët bien, flas me vete nëpër dhëmbë. Ç’faj të kam unë, e mjera, thuaj të drejtën që s’më do, Kujto shtëpinë dhe katandinë, veç në vend të huaj mos shko. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:54 pm | |
| Lotim në prehjen e nënës Varrin e nënës shikoj duke lotuar, bie mbi të, hallet me radhë qaj; me kë të nis dhe me kë të vazhdoj, s’i them dot të gjitha, se u ktheva në vaj.Nis për shtëpinë që m’u prish, për barin që s’gjelbëron, për zogjtë e uritur, për zinxhirin e mesitqë më pengon. Më lëndohen plagët e marra,nuk ka ilaç që mund të më shërojë. Mos më qorto dhe ti, nëna ime, se për ato që them, e di, nuk gaboj. ( Nga marazi, s’di ku është fillimi i qarjes, s’di se si të vijoj...) | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:54 pm | |
| Portreti i lules së çelur Me gishtat e lodhura nga puna,kërkoj të mbaroj dhe një pikturë,për Florikën,që lashë në derë të babait, motrëzën e dashur të paharruarën.Peneloj portreti të ketë një nur: flokët gështenjë dhe sytë e bukur të saj, të gjitha lezetet që Perëndia i fali, si luleçelura në maj... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:55 pm | |
|
* * *
Natën jetoj
me ëndrrat e padëshiruara,
Ditën zogjve në dega:
“Ejani këtu...” - u them,
një zot e di,
se ç’heqin ata pa fole,
ndonjëherë të mjerët
skifteri i mbërthen. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:55 pm | |
| Vetmi emigrimi
Mos më thoni
ngelën pa krahë,
mos më thoni
janë të uritur,
dua t’i dëgjoj
zërat e zogjve,
se nga gjumi i keq
jam i tronditur...
Vetminë aq shumë përjetova,
në ditë të emigruara
dhe në netë të stërmunduara.
Tashmë s’u ngjaj më zogjve,
por ëndrrave të dashuruara...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:56 pm | |
| Mesnatë Kundroj hënënme trajtën e saj të plotë... I falem, i kërkoj ndihmë.Ah, sikur, o ZOT, rrugën e panjohur të më tregojë.Vijoj të eci në natën e pasosur me frikë në pellgjet e ujit, që s’kanë të mbaruar, mallkimet s’i kisha besuar ndonjëherë...Po kjo mesnatë qoftë e mallkuar! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:56 pm | |
| Sytë të kesh tek unë O ylli i mëngjesit, do të të lutem shumë, Kur qëndron pranë hënës, sytë të kesh tek unë. Se unë nuk kam tjetër, te ty kam një shpresë, ngela pa fëmijë, po qëndroj me besë, të lë amanet, para se të vdes’. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:57 pm | |
| Zambakët e prillit
Të m’i mbillni
pranë e pranë ...
çdo pranverë
që të çelin
dhe e vdekur (pa frymë)
të ndiej vatanë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:57 pm | |
|
Fustani me gjethe
Fustani me gjethe, vajzë,
derdhej e të varej prapa,
Unë mundohem në të kapem,
ti nxitove dy – tri hapa.
Vrapoj e vrapoj, i mjeri,
po nuk të arrita dot,
Djersita, moj vajzë, për ty
dhe më ranë ca lot…
Pse vrapon, o moj sorkadhe,
nuk je mollë që të kafshoj,
Unë jam djalë e jam beqar,
folenë me ty do të ndërtoj. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:57 pm | |
| Erë e vendlindjes
Nga Korfuzi i lashtë e i bukur
u ktheva në të dashurën vendlindje,...
Jo, nuk krahasohet me tjetër kjo tokë,
ku më përkundi nëna ime.
Vesa e mëngjesit derdhur si sërma
në fushën “lalë” të Myzeqesë...
Më thonë e qeshin shoqet
i kam plot aromë lulet e baçesë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:58 pm | |
| Ujku i vjetër Ujku i vjetër nga një shpellë nxori kokën e më vështroi, bën të hedhë hapa, po s’mundet me zë të çjerrë po rënkon.Ditët i ke të numëruara, lan gjynahet që ke bërë; në ballë të qëndrojnë të shkruara, prishe një dynja të tërë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:58 pm | |
| Përmbi mal
Më shkoi jeta përmbi mal
psherëtin e flet djali çoban,
“Më ke mua, - ia ktheu Sorkadhja,
të hedhim valle anembanë”.
“Të qofsha falë,”- i thotë çobani
dhe ia merr cyles dyjare;
Luajnë e hidhen në livadhe
djersa sumbulla margaritare.
Dalin thëllëzat plot naze,
hedhin valle me lezet,
Bukuritë që ka mbi male,
janë jetë plot shëndet. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:58 pm | |
| Sinjalet e pranverës
Mbi zallishte një gushkuq
zbret me frikë
diku me sqepin e tij diçka kërkon,
lëkundjet e valëve janë të lehta,
sikur miratojnë,
jeta vazhdon.
Retë një nga një fshihen
pas malit,
një melodi vjen
dhe më rinon...
Melodia e fyellit
dëgjohet mbi pllaja,
një thëllëzë folenë e saj
po ndërton.
Lastarët delikatë
lëshuan sythe
në ballkonin e së dashurës
Valbonë,
nuk jam rrugëtar i vetëm,…
Sa më gëzon kjo! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:59 pm | |
| Djemtë e nënës Djem, t’u bëhet dita një mijë, ju që mbollët në tokën mëmë, Duhet hambari nga bereqeti yt s’mbahet shtëpia me miell të dhënë. Ata që dëgjuan këto fjalë qumështin e kanë hallall,... Sado që të rrish në vend të huaj për vendlindjen do të të vijë mall. Ndaj, ta thoni kudo që jeni, mendjen dhe shpirtin ta keni këtu në djepin që përkundi nëna, këngët dhe lotët ishin për ju. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema | |
| |
| | | | "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |