Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PĖRSE DY SHQIPĖRIA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sun Oct 07, 2007 8:48 am

Lexuesi nderuar i forumit tanė"Bashkimi Kombėtar";

Ekzistojnė dy Shqipėria:Shqipėria gjeografike,apo zyrtare,siē njihet ndėrkombėtarisht fla dhe Shqipėria e dėshirave,zemrave dhe ėndrrave tė gjithė shqiptarėve meemrin Shqipėri Etnike,qė pėrfshinė gjithėteritoret etnike shqiptare.

Historiae saj ėshtė e gjėrė dhe edhimbshme,andaj pėrshkruani ate dukeshprehur mendimet tuaja,psh dukush me shkrime,dikush me ndonjė hartė tė Shqipėrisė Etnike,etj........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
tom sojer
V.I.P
V.I.P


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sun Oct 07, 2007 9:38 am

Me dergoni nje harte te Shqiperise teknike, nje harte te kopjueshme. Ju lutem!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sun Oct 07, 2007 9:56 am

pershendetje tom sojer

sikurte kisha atė hartė do e vėja vet,por besoj se dikush do tė e vėnė.

Gjithė tė mirat
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Riki30
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 40
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sun Oct 07, 2007 11:30 am




SHQIPERIA ETNIKE

Harta tregon viset shqiptare, te cilat me 1912 iu shkeputen me dhun territorit te Shqiperis. Ky akt vandal u be me ndihmen e fuqive te medha evropiane, te cilat edhe sot behen sikur nuk din qka ka ndodh me te vertet ketu. Sikur keta te ishin treguar me te drejte atehere, sot nuk do te vinte deri te ky terrorizim i kombit te shumvuajtur shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sun Oct 07, 2007 12:11 pm

Pse dy shqiperija me nav Friksue Evropa se me nji sna kan Frike e me dy Valla po kan frik nga Shqiptaret .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Hana
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 08, 2007 12:53 am

Me intereson te di:
Si u shkputen me dhune teritorret me shtetin ame,pse kemi vuajture gjithe keta vite kushe ishte fajtor.?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Anna
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 08, 2007 1:13 am

fajtor zonja han ishin fuqit e madha imperialiste dhe ne vet si shqiptare qe nuk kem te ngritur politikishte .


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon Oct 08, 2007 3:38 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 08, 2007 1:50 am

Si u coptuan trojet shqiptare me dhunė kėrkon qė tė dijė forumistja Hana.

Kėtė shkrim e kam bėrė tek tema "Ē'dim pėr Medvegjen".

Ja shkrimi;

Turqia ishte nė fazėn e dekompozimit kurse shqiptarėt nuk kishin mundėsi tė pėrfitonin mė tepėr prej saj... Politikėn antishqiptare tė Serbis e kishte mjellur nė palc dhe asht Rusia, tė njejtėn kėngė e kėndonte edhe franca dhe pastaj tė gjitha kėto pėrrocka vėrshuan deri nė "Liqe" dmth ėshtė konceptuar pėr realizim nga Austro-Hungaria. Tė gjitha kėto ngjarje tragjike mbi trojet e coptuara nga politika serbe nuk u bėnė pa lejen e diplomacis austro-hungareze.
Jo vetėm kaq, kėsaj politike tėrthorazi i ka ndihmuar edhe politika anacionale e Portės deri mė 1908 e strulluar rreth"religjionit". Pas kėsaj kohe politika "globale" e Portės i shėndrronte nė qytetarė pa histori, pa atdhe, pa ardhmėri.
Pasojnė pastaj Kongresi i Berlinit, pastaj marrveshje pas marrveshje ; Gjermani Austro-Hungari, Itali Austro-Hungari, pastaj pakti Francė-Rusi pastaj mė 1904 do t'i bashkangjitet marrveshja Angli-Francė dhe mė nė fund, Marveshja Angli-Rusi mė 1907. Kėshtu nė fillim tė shekullit XX bota do tė polarizohet nė dy Fuqi kundėrshtare, tė cilat si hyrje do tė pėrdorin dhe "menagjojnė" disa luftra lokale, fundi i tė cilave do tė rreshtohet aty ku e kishin Fuqit interesin, e jo aty ku ishte drejtėsia dhe realiteti. Faktori pėrcaktues pėr fatin e Shqipėris Etnike nė kėto kundėrthėnie globale e kishte determinuar Marrveshja Rusi-Austri mė 1897, me ē'rast Shqipėria mund tė bėhej vetėm njė pjesė bregdetare e saj. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė Etnike mbetet nė disponim qarqeve ballkanike qė ta coptojnė.
Nikolla Pashiqi kishte biseduar me Nexhip Draga dhe ėshtė dokumenti kur Pashiqi i thot Nexhip Dragės : Serbia do ta konsiderojė pėr Shqipėri pjesėn nga Nėnshkodra e deri nė Shkumbim. Nexhip Draga do t'ia kthej: Atėherė, pėr njė aso Shqipėrie, pa Vilajetin e Kosovės, pa Vilajetin e Manastirit dhe pa Vilajetin e Janinės, pa njė pjesė jo tė vogėl tė Vilajetit tė Shkodrės, ne do tė luftojm[ kundėr juve, kundėr turqėve, dhe kundėr kujtdo qė na vėnė nė kėtė pozitė.
Pos Serbia nė njėrėn anė Austro-Hungaria bėnė marrveshjen me Greqinė mė 1903 pėr ndarjen e tokave shqiptare... Austro-Hungaria e pranon sferėn e interesit grek deri tek lumi Shkumbim, nė jug tė Durrsit, kjo do tė thotė nė tėrė Vilajetin e Janinės dhe njė pjesė tė Vilajetit tė Manastirit dhe deri nė kufijtė monarkia i pranon interesat greke....
Kėtė dokument e kanė vėnė Cari Franc Jozef nė emėr tė Austro-Hungarisė dhe Mbreti Gjorgje nė emėr tė Greqisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 08, 2007 11:34 am

Pėrshėndetje Sofra,flm,ju keni dhėnė njė shpjegimtė qartė rreth temės,po ashtu RIKU me njė hartė dhe pėrshkrim tė shkurtėr.

PSE DY SHQIPĖRI,ishte tema,unė kur e inicova mendova,se kjo histori ėshtė e gjėrė dhe shumė e vuajtur,pėrte ka qka tė shkruhet,andaj juve ju falemnderojmė pėr kontributin rreth kėsaj teme,tė tjerėt i ftojmė tė shprehin mendimet e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 08, 2007 12:34 pm

Dy shtete shqiptare nė Ballkan nuk paraqesin problem eshte mendim imi personal.
Brifingu i sofres me larte eshte nje postim me vlere mirpo historia ka patur fatin e tille dhe trojet Shqiptare jane siq jane sot ngase kishim njerz te shitur dhe ata qe mbronin kete ishin mire te observuar dhe nuk lejoheshin nga superfuqit boterore.
Sot eshte nje gje tjeter kur interesat strategjike te superfuqive e shofin si berthame dhe uren e vetme kaluese do jene ata qe do ndryshojne historin dhe nje dite trojet shqiptare do jene prap te bashkuara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 08, 2007 1:03 pm

Pėrshėndetje Naki,pėr kėtė kemi shprehur mendime edhe nė forumin tuaj"Haoėsira Qiellore Shqiptare",ky mendim i juaj mė pėlqeu mjaft dhe ishteoptimist,urojmė qė kjo tė bėhetashtu si thoni ju,megjithatė deri tė ndodhė ajo,ne duhet tė shprehim mendimet nga mė tė ndryshmet,kuptohet na duhen mendimeintelektuale qė hedhin dritė mbi historinė tonė satė vuajtėshme,aqtė lavdishme.

Mė lejo tė pėrshėndes nga kėtu NAKI,je i mirė

Gjithė tė mirat atje nė forumin tuaj"HAPĖSIRA QIELLORE SHQIPTARE"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Wed Oct 10, 2007 7:16 am

Ju ftoj qė ta ndiqni njė dokumentar qė e dha Top Channel TV, e organizuar nga gazetarja Rudina Xhunga me shumė vėshtėrsi pasi qė kishin edhe probleme gjat inēizimit sepse ishin tė pėrcjellur nga polic civil Grek .... shikone dhe do t'i ndėgjoni dėshmin e gjallė qė e pėrjetuan Ēamėt masakrėn nga Grekėt.



Cameria Shqip Top Channel 2...
1 Std. 34 Min.


Ky emision "Stop" ua demaskon gėnjeshtrat edhe shumė progrekėve nė kėtė forum edhe jasht kėtijė forumi tė cilėt enden rrugėve si ēakej duke propaganduar se Ēamėt e ēamėrisė apo shqiptarėt nėn Greqi nuk flasin Shqip.
Shumicėn e atyre ndodhive makabre nga shteti Grek forumistėt i kanė pėrshkruar nė kėtė forum por ky emision qė e solli pėr kėtė temė vetėm se i sforcon tė vėrtetat dhe bindjet e tona pėr vėllezėrit tanė Ēam.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Wed Oct 10, 2007 4:23 pm

Sofra te flm per kete link.

Kjo eshte nje e vertet qe grekerit u munduan historikisht ta fshehin te verteten se Ēamet nuk dijne Shqip dhe se ēameria eshte greke, bashk me ''ca'' injorant nga Shqiperia politikaj ne vende kyqe etj.. por si thone "dielli me shosh nuk mbulohet".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Fri Oct 19, 2007 1:18 am

R e a g i m (I)

NDALU PAK, TI PLESHT GAZETASH!

Reagim ndaj shkrimit skandaloz “Libri, mision i pamundur”, tė spekulantit Mehmet Dragoviq (Kraja), botuar nė kolumnen “Diskurs kulturor” tė shtojcės pėr kulturė nė tė pėrditshmen “Koha ditore” mė 19 maj 2007, faqe 42

E nderuara redaksi e gazetės sime shumė tė dashur, “Koha ditore”!
Ka njė kohė tė gjatė qė gazetėn time mė tė dashur, qė mė dha shpresė pėr ta besuar informimin e lirė, tė drejtė dhe tė shpejtė, kur nė Kosovė mbretėronte errėsira mesjetare dhe pseudointelektualiste e njerėzve tė cilėve u takon(te) edhe artikullshkruesi juaj, pėr tė cilin do tė bėj fjalė nė rreshtat nė vijim, por qė ėshtė pikėrisht ky njeri (a thua ėshtė vėrtet njeri?!) Mehmet Dragoviq, qė mė pėrdhosi katėrcipėrisht respektin qė kam pėr Ju dhe informimin qė servirini me pandehmat e kėtij spekulanti, i cili me asgjė nuk do tė duhej tė identifikonte emrin dhe prestigjin tuaj!
Kam pasur tentativa edhe mė parė tė reagoj ndaj pikėpamjeve ēoroditėse tė kėtij pleshti gazetash (le tė mė falė pėr kėtė Kasėm Trebeshina, sepse epitetin po e huazoj nga libri i tij i sapodalė “Kėngė pėr Kosovėn” dhe poezisė “Pleshti i gazetave” kushtuar Mehmet Krajės, fq. 37), por atėbotė z. Veton Surroi, tė cilin e respektoj tej mase, por qė bėri shkelje tė tė drejtės sime pėr tė reaguar dhe nuk e botoi shkrimin, ndaj Dragoviqi mori njė vrull ēnjerėzor dhe shan e jargavitet pėr gjithė ē’ėshtė e lidhur me dhe pėr librin, panairet, festa kėto mė tė jashtėzakonshmet pėr librin, saqė njeriu nuk ka sesi tė pyetet: kujt i shėrben ky njeri (a thua ėshtė vėrtet njeri?!) mediokėr dhe spekulant katėrcipėrisht?!


Shkrimtari malazias me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq (Kraja), ardhur kėtu e tridhjetė e pesė vjet mė parė nė Kosovė pikėrisht me kėtė mbiemėr, DRAGOVIQ, por qė e ndėrroi si ujku qimen, mori shkollė, mori edhe njė kosovare, krijoi familje, u fut pa radhė nė tė pėrditshmen “Rilindja”, shpejt e shpejt u bė gazetar e redaktor kulture, i mori banesėn Jusuf Gėrvallės pėr tė gjallė dhe pėr tė vdekur, duke ia hedhur plaēkat pėr dyer e dritare, mė vonė edhe Mensur Raifit, nė banesėn e tė cilit ėshtė edhe sot e gjithė ditėn. Por jo vetėm kaq, kritikoi kė deshi (i kujtojmė lexuesit, bie fjala, kritikat ēnjerėzore drejtuar familjes mė patriotike shqiptare MEKULI), nga botuesi i vetėm asokohe “Rilindja” e deri tek objektiva tė tjerė qė i caktonin punėdhėnėsit (nga e kishte prejardhjen), por edhe nga mori mėsime si ushtar i devotshėm, njė kos-ist i pėrbetuar.


Por, tė shkojmė mė tutje!
Dragoviqi kishte dhe ka ambicie pėr t’u bėrė alamet shkrimtari, anipse njė koleg i tij, cimer i studimeve (me iniciale B.M. – emrin e plotė s’po e lakoj, por mund t’ia bėj tė ditur redaksisė! – vėr. imja, AZ) ia kishte zbuluar ‘laboratorin’ krijues, duke vjedhur ide e shprehje nga mė tė ndryshmet nė librat e kolosėve botėrorė hapur gjithandej tavolinės e shtratit tė dhomės konviktore. Tregimet “Dritat e mesnatės”, romanet “Gjurmė nė trotuar”, “Portali i perėndive tė fyera” etj., janė vjedhje ordinere, mani kjo qė bartet nga libri nė libėr, saqė habitem sesi kritika nuk e zhveshi nga vjedhjet dhe epigonizmat monstruoze tė kėtij kalemxhiu! Pėr kėtė lexuesi juaj do tė mėsojė nga njė libėr qė kam nė pėrgatitje, por t’i kthehemi ēėshtjes.
Nė shkrimin e sė shtunes sė kaluar ky kalemxhi thotė:
“... Lidhja (duhet Shoqata – AZ) e Botuesve tė Kosovės, e cila ka marrė pėrsipėr organizimin e panairit tė librit qė nga lufta e prapa, ėshtė njė emėrtim i keqpėrdorur nga disa individė, tė cilėt as bėjnė zgjedhje dhe as nuk e gjen dot njė botues tamam, atėherė si mund tė bėhet funksionale njė shoqatė (mė lart e kishte Lidhje - sic!) botuesish?”


Kė gėnjen ky lahper letrash shqipe?
Shoqatėn, mė falni pėr mungesė modestie, e kam formuar unė bashkė me 7-8 botues tė tjerė (N. Rrahmani, E. Basha, D. Demaku, B. Shatri, M. Lepaja, etj.), duke e regjistruar asokohe nė UNMIK si OJQ, me konto e pėrgjegjėsi tė tjera, ndaj nuk qėndron gėnjeshtra dhe marifeti i kėtij skeleti letrash malaziase me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq!
Mehmet Dragoviq, jua them hapur, s’keni haber pėr ē’flisni, por ju e kryeni punėn e punėdhėnėsve jashtė “Kohės ditore”, duke qenė njė major SHIK-u, duke qenė njė pėrkthyes i besuar dhe i devotshėm nė tratativat Arkan-Gazidede kur bėje pallėn e sefasė nė mes tė Tiranės, derisa, ne, botuesit e frymorėt nė Kosovė digjeshim e torturoheshim mėngjes e mbrėmje, mesditė e mesnatė! Dhimbjet tona ty nuk tė dhėmbin or, plesht pleshti!
Por, i besueshmi Dragoviq, i instaluar kokė e kėmbė nė zyrėn e Republikės sė asokohshme tė Kosovės nė Tiranė, do tė bėjė edhe punė tė tjera tė fėlliqura me kolegun maqedon me prejardhje shqiptare, Ali Cėrnin - Ali Aliun. Keqpėrdorimet tuaja kalojnė 7-800 mijė marka gjermane me viza e marifete tė tjera shitur nevojtarėve pa plang e prokopi. Po morali juaj ėshtė edhe mė i pėshtirė. Dy-tri vjet ėshtė vėrtitur nė Tiranė dėshmori e martiri i Kosovės, komandanti legjendar Adem Jashari, dhe ti, pikėrisht TI, Mehmet Dragoviq, por edhe Ali Aliu, nuk i dhatė dokumentat e duhur pėr tė shtrirė veprimtarinė e tij nė diasporė. Adem Jashari sot do tė ishte gjallė! Sė kėndejmi, ju e dėnuat bashkė me punėdhėnėsit tuaj, siē pretendoni tė dėnoni gjithēka qė ėshtė pozitive, e mirė, nė fushėn e librit qė e bėjmė unė bashkė me shokė, dhe shkelni pa fije turpi nė kallon mė pozitive qė ka kultura shqiptare!
Ti tregohesh aq naiv e halabak, z. Dragoviq, sa nuk shfleton arkivin ku punon. Tė kėshilloj t’ia kushtosh dy-tre minuta dhe do tė shohėsh se janė botuesit e Kosovės (edhe unė, pa modesti) qė formuan Shoqatėn e Botuesve Shqiptarė nė Frankfurt mė 4 tetor 1996. Janė dokumentat origjinale qė i disponoj, nėnshkruar nga Toēi, Hudhri, Ymeri, Ēabej e tė tjerė, qė atėbotė s’kishin haber ē’ėshtė njė shoqatė, njė panair (nisma jonė solli panairin e parė nė Tiranė) e kėshtu me radhė.


Por, ne ishim dhe jemi jetimė (titull i njė interviste qė i kam dhėnė “Kohės ditore” kur ti bėje pallėn e sefasė nė Tiranė dhe u shėrbeje spiunazheve e marifeteve tė tjera qindramijėra markash) ndėrsa prapė tė lutem harxhoji edhe 3-4 minuta nė dokumentacionin ku ti merr rrogė (dhe u shėrben tė tjerėve), ndaj do ta kuptosh se jo qė nuk jemi pėrkrahur as pėrkrahemi si botues, si organizatorė, etj., por me punėn tonė, me djersėn tonė, me sukseset qė do t’i lakmonte ēdo shoqėri e kulturė e qytetėruar, sikur ua zėmė rrugėn tipave manieristė si ti, or i pafytyrė!
Se je trap fare, po citoj edhe diēka nga shkrimi yt bėrllok lidhur me panairin e fundit dhe botuesit fin kosovarė:
“Nė vend qė tė jetė vėrtet festė e librit, siē pretendojnė organizatorėt, ai (panairi... – AZ) ėshtė kthyer nė objekt refuzimi nga komuniteti i shkrimtarėve, nga komuniteti kulturor dhe nga vetė botuesit, qofshin ata tė Kosovės apo tė Shqipėrisė.”
Kėtė mund ta thotė vetėm njė monstėr aliene, qė i duhet tė vijė pas nja dy mijė vjetėsh nė planetin Tokė, nė shtetin Kosovė (atėbotė do vdesin punėdhėnėsit e tu dhe Kosova mbase do bėhet shtet!) kėshtu qė njė gėnjeshtėr e tillė ėshtė jashtė ēdo realiteti.
Ore fiq Dragoviq, jua them me argumenta, se ti ndryshe nuk merr vesh:
Panairi i 9-tė kishte numrin mė tė madh (mbi 120!) tė ekspozuesve se sa asnjė panair tjetėr, qoftė ai i Tiranės, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricės ose tė tetė tė mėparshmit tė Prishtinės, kishte shitje enorme, me mbi gjysmė milioni eurosh, mbi 200.000 libra (!), kishte mbi 50 pėrurime librash (!) si asnjė panairi tjetėr shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorė, kishte shkrimtarė sa asnjėherė tjetėr dhe nga tė gjitha trevat shqiptare (Gjirokastėr, Pogradec, Tiranė, Shkup, Shkodėr, Tuz, Preshevė, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris...), kishte ambiente nga mė tė ngrohtat qė mund t’i ketė njė panair, sepse kam mėsuar e frekuentuar disa tė tillė para se tė mėsoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herė), Bruksel e Gjenevė (disa herė), Paris, Lubjanė, Zagreb e kėshtu me radhė...


Pra ti gėnjen, or gėnjeshtar ordiner, z. Fiq Dragoviq!
Por vazhdo tė gėnjesh, siē e thamė edhe mė lart:
“... nė Kosovė nuk e gjen dot njė botues tamam...”
Do tė dėshiroja, vėrtet do tė dėshiroja, sinqerisht tė dija ē’do tė thotė sipas Dragoviqit ‘botues tamam’.
Botuesit nuk janė rroba qė duhet provuar, as ēorape qė duhen mbathur, as kėpucė qė duhet shkelur baltė e borė, pluhur e asfalt qė tė jenė tamam sipas kutit tė Dragoviqit.
Botuesit nė tė gjithė botėn janė botues. Botojnė libra! Vetėm “Buzuku”, e them pa modesti, brenda dy panaireve ka botuar 50 tituj! Pesėdhjetė! Pesė dhjetėshe. Pa ndihmėn as tė qeverisė, as tė ministrisė... por me djersėn, dijen dhe kulturėn e mėsuar nė shkollė, nė shoqėri, nė panaire, nė botėn e qytetėruar!
Kur ēuni Dragoviq ka ardhur nė Kosovė para mė se tri dekada e gjysmė, asokohe unė i kam shėrbyer librit nė “Rilindje”, siē i shėrbej edhe sot e shtatėmbėdhjetė vjet, nė “Buzuku” (botuesi i parė i pavarur shqiptar, s’ka nevojė tė jem modest me djallin prej njeriu Dragoviq!) dhe siē i shėrbejnė fėmijėt e mi kudo qė japin kontributin e tyre, madje njėri prej tyre e ka stolisur mrekullisht monografinė e gazetės ku Dragoviqi shan e jargavitet, nė dhjetėvjetorin e punės. Por, miopit Dragoviq i ka mbetur luga nė pilaf, nuk sheh gjė prej gjėje. Zi! Zi! Zi! Dhe Gėnjen. Gėnjen. Gėnjen.


Pėr PEN-in, ku aderon Dragoviqi, tek miku i tij Ēapriqi (po ashtu shkrimtar malazias me prejardhje shqiptare!), pėr stafin qė s’ka lidhje me organizma tė tillė askund nė botė, me asnjė tė burgosur politikė, por vetėm me tė tanishėm dhe ish-aparatēikė – njė herė tjetėr.
Urimet mė tė sinqerta e nderuara “Koha ditore”, por jazėk pėr hapėsirėn qė i jepni kėtij pizevengu tė letrave shqipe, kėtij JUDE e DJALLI qė mohon e proteston, pa asnjė tė drejtė elementare, kėtij PLESHTI e maniaku tė letrave shqipe.
Kėtė herė kaq, dhe, shpresoj ta botoni kėtė reagim timin. Ndryshe do tė kėrkoj me rrugė ligjore botimin, ndėrsa pas ditės sė shtune, nė qoftė se nuk e botoni, do ta shkarkoj nė mbi dy mijė adresa elektronike anembanė botės!

Me respekt, juaji, Abdullah Zeneli

Koordintar i tė gjitha panaireve tė librit tė Prishtinės, botues i “Buzukut”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Fri Oct 19, 2007 1:38 am

Nese e ghithe kjo eshte e vertet koke e kembe ty kreature e dobet nuk te takonka vendi aty ku je, o plesht edhe jazek per ''koha ditore''.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Fri Feb 22, 2008 5:38 am

EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI



Nga mėsimet e traditės mistike tė shumė urtėsive tė civilizimeve tė lashta, si simboli mė i fuqishėm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesėcepėsh. Nga tė urtit e kohės, ky simbol nuk ėshtė i pėrzgjedhur rastėsisht, sepse nė prapavijėn figurative tė domethėnies sė tij, fshihej porosia e madhe e veprimit tė ligjit universal hyjnor: “ēdo punė e nisur mbarė nuk duhet tė ndėrpritet nė gjysmė, por patjetėr duhet vazhduar deri nė fund”. Kjo domethėnie figurative, mbėshtetet nė mėnyrėn e vizatimit grafik tė yllit, qė nis nga njė pikė, vazhdon me njė vijė tė pandėrprerė, dhe pėrsėri mbaron te pika e nisur, duke formuar kėshtu imazhin e yllit pesėcepėsh.
Nėse, nėn pretekstin e mbėshtetjes sė kėsaj urtėsie tė lashtė, komperativisht shėtisim nėpėr etapat tė ndryshme tė historisė sonė, gjithnjė do tė hasim nė aplikimin kontradiktor tė saj. Do tė vėrejmė se shumė lėvizje dhe procese shoqėrore-politike qė kanė ndodhur gjatė kohėrave tė ndryshme tė historisė sonė, gjithnjė kanė qenė tė karakterizuara me njė recidivizėm tė papėrmirėsueshėm tė vetėkėnaqėsisė me gjysmakėsinė e tė arriturave nga nismat e papėrfunduara deri nė fund. Mu atėherė, kur ėshtė dashur te shkohet edhe mė tej dhe deri tek arritja e qėllimit pėrfundimtar, ne jemi ndalur nė gjysmė tė rrugės, duke pranuar si kompromis disa premtime apo privilegje tė vogla politike qė na janė ofruar, si nga pushtuesit tanė tė drejtpėrdrejtė qė na kishin nė sundim, ashtu edhe pėrmes presioneve tė ndryshme diplomatike ndėrkombėtare. Kjo dukuri e mosēuarjes deri nė fund e shumė proceseve politike tė nisura mbarė, pėrveē se i kėnaqte interesat strategjike tė armiqve tanė, ajo karakterizohej edhe me bekimin dhe pėrkrahjen e pa rezervė tė elitės sonė servile politike vendore. Se ēfarė ishin pasojat e mėvonshme politike tė kėtij stopimi dhe mosēuarjeje deri nė fund tė kėtyre proceseve tė nisura, dihet: humbja e patjetėrsueshme edhe tė asaj gjysme tjetėr tė arritur.
Edhe pse, me kėtė gjysmakėsi tė ofruar si mashtrim, paraprakisht dhe pėrmes formave tė ndryshme tė ndikimit masiv kemi qenė tė indoktrinuar me njė konformizėm tė imponuar tė disponimit tė gjerė popullor, prapa kėtyre ndėrmarrjeve stopuese tė armiqve tanė, gjithnjė kanė ekzistuar zėrat e arsyeshme paralajmėruese tė inteligjencės sonė tė mirėfilltė atdhetare. Por, nė vend se t’i dėgjojmė kėto alarmime sinjalizuese pėr rrezikun qė po i kanosej tė ardhmes sonė, ne kundėr tyre organizonim pėrndjekjet nga mė tė ndryshme. Kėto pėrndjekje nuk karakterizoheshin vetėm me diskreditimin moral dhe intelektual tė personalitetit tė tyre, por zakonisht pėrfundonin edhe me forma mė drakoniane tė persekutimeve, sikurse janė: rrahja, vrasja, burgosjet dhe sajimi i proceseve tė ndryshme tė montuara politike.
Mjafton vetėm t’i shfletojmė disa faqe tė historisė dhe do tė shohim shumė shembuj qė e vėrtetojnė kėtė tezė. T’i bėjmė njė vėshtrim disa kryengritjeve kundėr pushtuesve tanė tė ndryshėm, dhe do tė vėrejmė se ato pėr nga efekti dhe fuqia e tyre jehuese, nuk i kanė dridhur vetėm themelet e pushtetit aktual sundues, por edhe tėrė Evropėn e asaj kohe dhe mė gjerė! Si kanė pėrfunduar kėto kryengritje? Me gjak sigurisht, por paralelisht nė prapavijėn e kėrkesave politike tė parashtruara si kushte, gjithnjė na janė ofruar premtime mashtruese pėr disa tė drejta tė vogla minore, tė drejta kėto qė mė vonė na janė marrė sėrish nga mu ata vetė.
Fundja, nuk duhet tė shkohet edhe aq larg nė histori. Shembullin mė tė freskėt e kemi tek Kushtetuta e Jugosllavisė e vitit 1974. Aty, edhe pas kėrkesave tona gjithėpopullore tė shprehura nė demonstratat masive dhe tė pėrgjakshme tė vitit 1968 pėr “Kosovėn Republikė”, ne u kėnaqėm me njė status tė njė Krahine autonome, e cila politikisht dhe juridikisht edhe mė tej na mbante nėn tutelėn e Serbisė. Edhe atėherė, nga qendrat e fuqisė sunduese nė Beograd, si gjithnjė tė ndihmuara prej elitės sonė gjysmamendshe politike vendore, tentohej qė kolektivisht tė na imponohej bindja e rrejshme se, gjoja Kosova, nė Preambulėn e kėsaj Kushtetute, juridikisht veē pėrmendej si element konstitutiv i Federatės dhe praktikisht e kishte pozitėn si tė republikave tjera, por, pėr shkaqe tė principeve formale tė sė drejtės ndėrkombėtare, nuk lejohej ekzistimi i dy shteteve shqiptare.
Merrni me mend ēfarė budallallėku ynė kolektiv!? Derisa kjo grackė politike, dukej logjikisht e kapshme pėr shumicėn prej nesh, nė prapavijėn e saj, me metoda mė tė ashpra pėrndiqeshin dhe persekutoheshin tė gjithė ata individ dhe grupe shqiptarėsh qė sado pak edhe nė mėnyrė mė indirekte e shprehnin kėtė qėllim. Vetėm pse nuk ishin tė kėnaqur me kėtė arritje gjysmake, por donin mė tepėr, pėrmes qindra e qindra proceseve tė montuara politike, shumė atdhetarė dhe intelektualė tė pafajshėm tė popullit tonė, u persekutuan, u torturuan dhe u gjykuan, duke u dėnuar me dėnime nga mė drakonianet. Dhe ... pas kėsaj gjysmakėsie tė statusit si autonomi pėr Kosovėn, dihet se ēka pėrjetuam mė vonė: humbjen edhe tė asaj gjysme tjetėr.
Sikur praktika e kėnaqjes sonė me gjysmake tė realizuara politike pa arritur deri tek qėllimi ynė pėrfundimtar, po vazhdon ende. Fatkeqėsisht edhe sot...dhe...me sa duket historia po na pėrsėritet prapė!
Pas 8 vitesh tė njė protektorati dhe sundimi mė antidemokratik ndėrkombėtar tė UNMIK-ut nė Kosovė, ne ende si popull po mashtrohemi me njė zgjidhje tjetėr gjysmake qė po na ofrohet nė formė tė statusit pėrfundimtar: “Pavarėsi sipas Pakos sė Ahtisarit”. Diēka qė as pėr sė afėrmi nuk ėshtė pavarėsi e mirėfilltė, por njė rast mė precedent nė botė tė njė shtetėsie specifike.
Edhe nė kėtė fazė, nė skenė si gjithnjė, ėshtė elita jonė gjysmamendshe servile politike e cila pėrmes mas-gėnjeshtrave mediale krijon njė konformizėm se gjoja mu kjo ėshtė ajo pavarėsi qė kaherė po e presim.
Nė anėn tjetėr, veprohet njėjtė si dikur, me tė gjithė ata individė, intelektualė dhe lėvizje me ideologji tė pastėr kombėtare, tė cilėt nė ēdo kusht e kundėrshtojnė kėtė pavarėsi gjysmake, duke apeluar qė tė shkohet deri nė fund me synimet tona; deri nė VETĖVENDOSJE pa kusht tė popullit tė Kosovės, e cila, si vullnet i tij i lirė, duhet patjetėr tė shprehet pėrmes referendumit tė organizuar gjithėpopullor.
Shikoni vetėm se nė ēfarė mėnyre veprohet sot me djelmoshat e lėvizjes “VETĖVENDOSJE”, me kėta tė rinj dhe tė panėnshtrueshėm ndaj grackave dhe mashtrimeve tė njėjta shekullore qė na janė bėrė me premtime tė ndryshme tė gjysmakeve politike? Shikoni vetėm se si trajtohet lideri i tyre, Albin Kurti: nga kush merren urdhrat pėr kėto absurde ndėshkimore dhe kush i ekzekuton ato me devotshmėri?
Sot, Albin Kurti dhe pjesėtarėt tjerė tė shumtė tė lėvizjes “VETĖVENDOSJE”, pėrndiqen, torturohen, persekutohen, vriten dhe dėnohen nga ana e kėtij regjimi mė antidemokratik ndėrkombėtar dhe lakenjve tė tij besnik vendor, pikėrisht pse e njohin mirė historinė tonė tė dhembshme dhe kurrsesi nuk do ta lejojnė qė ajo tė na pėrsėritet edhe njė herė si dėnim.
Pavarėsia sipas “Pakos sė famshme tė Ahtisarit” do tė na vijė shpejt, dhe, ne, sigurisht me histeri dhe me pompozitet do ta kremtojmė ardhjen e saj, por, me kohė, patjetėr, do tė kuptojmė se kjo formė e shtetėsisė qė mezi e kemi pritur, na e kanė shitur kėta neve si “Dushk pėr gogla”?!!

Adnan Abrashi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 77
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ėn penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sun Oct 16, 2011 12:17 pm

Po sa Shqipnija kem sot shum t'neruoshimit,me pamvarsin e Kosoves ēi u da pėrgjys,Shqiptart e Maqedonis e t'Malitzi.N'vėt se meu bashkua na po dahena edhe ma fort.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 17, 2011 7:37 pm

qysh po shkojne punet do kemi shume shqiperia
e maqedonia greku e serbi po marrin shqiperine me ndihmen e sales sllobodanka...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Mon Oct 17, 2011 10:34 pm

Do kemi nje Shqiperi vetum ateher kur shqiptaret ti ken perfunduar interesat "klanore e partiake". Pse dy Shqiperi kjo pyetje eshte apsurde ne kemi vetum nje Shqiperi te gjyemt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 77
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ėn penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Tue Oct 18, 2011 3:01 pm

Po besa mir e ke se Kosova nuk asht Shqipnija,ata jan Kosovar e jo Shqiptar pa flamur kuq e zi.Ata mujn mei tha vetit Shqiptar por oficiel tan bota u thot Kosovar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sat Jul 07, 2012 11:37 pm

Na ishte nji her nje Shqipri po ba cop e hi .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 77
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ėn penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

MesazhTitulli: Pse???   Sun Jul 08, 2012 10:03 am

Kurrma Kosovari nuk kame kźn Shqiptar oficijell,se e kan trrnua komin kan trrnua simbolet e Shqiptarit.Ma Shqiptar jam vet ėn Kroaci se Kosovari ėn Kosov,se vet shkruhej Shqiptar. Edhe Gjermant e kan dijt,kur kām punua atje, se jām Albaner aus Kroacijen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
mujota
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 21
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Fri Jul 20, 2012 10:02 am

Nje Shqiperi e kemi o njerez,nje!!!Dhe nuk ekzistojn kosovaret vetem shqiptaret nga Kosova dhe Shqiperia...Dhe mos lejoni qe ky coptim i trojeve shqiptare te ndodh edhe ne zemren tuaj....!?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sat Jul 21, 2012 12:10 pm

Kush te mesoi kaq bukur mi goce, gjej pak koh dhe kyqu ne forum me shpesh...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mujota
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 21
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Sat Jul 21, 2012 1:32 pm

Jeta...Drini,jeta!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PĖRSE DY SHQIPĖRIA   Today at 1:29 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PĖRSE DY SHQIPĖRIA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: