Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 14 ... 26  Next
AutoriMesazh
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Aug 21, 2010 12:03 am

Bajram Rexhepi
Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka quajtur keqinterpretim deklaratat e tij nė tė pėrditshmen serbe "Danas", se Kosova ėshtė e gatshme pėr reagim tė armatosur nė rast se serbėt e veriut vendosin qė t′i bashkohen Serbisė apo tė shpallin pavarėsinė e kėsaj pjese tė Kosovės.

"Qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme qė tė marrė vendim pėr ndėrhyrje tė armatosur nė rast se serbėt e veriut vendosin qė t′i bashkohen Serbisė apo tė shpallin pavarėsinė e kėsaj pjese tė Kosovės", shkruante e pėrditshmja serbe "Dana




Fillon mobilizimin se do filloj prap lufta si duket phaaaaaaa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Mon Aug 23, 2010 8:18 pm

o moj fionaa
a hala su msove me rrena te ketyre politikaneve servile .
sa keshtu sa ashtu thojne .
Si grate e keqija jane bere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Aug 24, 2010 12:35 am

Hajde mashalla dikush thumit dikush patkoit , sa thon kshtu sa ashtu i ndrroj komentet si dikush qerap kjo tregon zgjuarsin a tyre , mjer Populli ne dor te kujt ka mbet .mu si grat e kqija si thot xhiti ,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Aug 24, 2010 12:10 pm

rrena rrena rrena ,rrena rrena te felliqura si qifut......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Aug 25, 2010 10:20 pm

Qeveria e Kosovės ka marrė vendim pėr ndarjen e 5 milionė eurove pėr investime nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, pėrderisa ka shprehur zotimin pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė kėtė pjesė tė vendit dhe pėr vėnien para drejtėsisė tė gjithė ata qė kanė shkelur ligjin.

Kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė nė mbledhjen e rregullt tė Qeverisė se dokumenti i Ahtisarit mbetet bazė pėr integrimin e pjesės veriore, formimin e komunės sė re dhe mbajtjen e zgjedhjeve nė kėtė pjesė.

“Ėshtė shumė me rėndėsi qė Qeveria e Kosovės tė vazhdojė tė investojė edhe nė atė pjesė tė Republikės sė Kosovės, prandaj do tė kemi edhe ide kreative shtesė qė do tė krijojnė rrethana lehtėsuese nė kuptimin e integrimit, duke pasur parasysh luftimin e krimit, kontrabandės dhe arrestimin e njerėzve qė e kanė shkelė ligjin. E kam thėnė edhe mė herėt dhe e theksoj prapė se ata njerėz i kanė ditėt e numėruara, kushdo qė janė, shqiptarė apo serbė, dhe duhet tė mendojmė pėr jetė mė tė mirė pėr gjithė qytetarėt nė atė pjesė. Andaj nė kuadėr tė angazhimeve propozoj nxjerrjen e njė vendimi pėr zotimin e 5 milionė eurove pėr investime nė atė pjesė nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės”, ėshtė shprehur Thaēi.

Ministri i Administrimit tė Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thėnė me kėtė rast se nga studimet qė janė bėrė nė kėtė pjesė, ėshtė ardhur nė pėrfundimit se janė tė nevojshme 5 milionė euro pėr zhvillimin socio-ekonomik tė veriut tė Kosovės.

“Me kėtė edhe njėherė Qeveria e Kosovės dhe gjithė shoqėria e Kosovės po tregojnė njė gatishmėri qė t’i kontribuojnė jo vetėm funksionalizimit tė jetės, por kjo ėshtė alternativė jo vetėm e integrimit tė asaj pjese, por edhe pėr ngritjen e kualitetit tė jetės dhe tė njė perspektive tė pėrbashkėt”, ka thėnė ai.

Ferati ka theksuar se qė tani janė evidentuar projektet me vlerė prej 600 mijė euro tė cilat do tė implementohen sė shpejti, ndėrkaq shuma tjetėr do tė implementohet sipas projekteve qė do tė paraqiten.

Ndryshe kryeministri Thaēi 5 milionėt pėr veriun e Mitrovicės i ka premtuar kohė mė parė gjatė njė vizite tė bėrė nė lagjen “Kroi i Vitakut”. Sipas zyrtarėve komunal, faza e re pėr rindėrtimin e shtėpive nė pjesėn veriore do tė nisė gjatė vjeshtės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Aug 25, 2010 10:27 pm

Prishtinė, 24 gusht - EULEX-i ka pranuar pėrgjegjėsitė, me disa kushte, pėr lirimin e kryetarit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj nga paraburgimi i Gjykatės sė Hagės. Pėrveē pėr Haradinajn, ish-komandant i UĒK-sė pėr Zonėn e Dukagjinit, misioni i Bashkimit Evropian ka garantuar edhe pėr lirimin e ish-bashkėluftėtarit tė tij, Lahi Brahimaj.
Sipas gazetės serbe “Politika”, qė e transmeton Telegrafi, EULEX-i e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr lirimin e tyre deri nė rifillimin e gjykimit tė pjesshėm tė caktuar nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi. Sipas kėsaj gazete, EULEX-i ka pranuar qė Haradinaj tė lirohet pėrkohėsisht, me kusht qė gjatė kėsaj periudhe tė mos largohet nga Prishtina (vendbanimi) ose Gllogjani (vendlindja), si dhe tė njoftojė kėtė mision 24 orė pėrpara kur lėviz nga njėri vend nė tjetrin.

“Gjatė lirimit me kusht, Haradinaj nuk ka tė drejtė tė merr ndonjė post qeverisje nė Kosovė, nuk ka tė drejtė tė merr pjesė nė aktivitete publike dhe as tė bėjė deklarata publike, por mund tė vazhdoj aktivitetin e tij partiak”, citon njė komunikatė tė EULEX-it kjo e pėrditshme serbe.

Dhoma e Apelit e Gjykatės sė Hagės vendosi muajin e kaluar pėr rigjykim tė pjesshėm tė Haradinajt, edhe pse ai ishte shpallur i pafajshėm nga kjo gjykatė pėr tė gjitha pikat qė e ngarkonin atė si ish-komandant i UĒK-sė pėr Zonėn e Dukagjinit. Vendimi pėr rigjykim tė pjesshėm tė Haradinajt ėshtė vlerėsuar nga shumė analistė si pėrpjekje pėr balancim tė situatės, pas vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė se Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės nuk bie ndesh me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Ditė mė parė mediet, duke u thirrur nė burime anonime, kanė njoftuar se ish-kryeministri i Kosovės, Haradinaj do tė lirohet tė mėrkurėn nga paraburgimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Aug 25, 2010 10:31 pm

he !!! mir kan vepru sa te japin hapsir Ramushit qe ti bej te deshmojn pro ti , se perndryshe immmmmmmm????.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Aug 27, 2010 11:07 pm

spo kuptoje lojen e hages ,apo me qellim pi qojne pi kerdisin kunder interesave shqiptare dhe pi leshojne.
Haa Po !!!!!!!?????????
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Aug 28, 2010 1:49 pm


Kshyrne qeni ish Polici i serbise piku nga qielli ne politik.
Qka thote !
Ne kohen e Milloshit polici me i ndershem.. e tashe..aaa ha a ha...kushe po na udhehqeq po mendojne se te gjithe shqiptaret hajne bari .
Jo nuk te shiten rrenat o kosovare servile serbe.
Po nje dite te gjithe do te mbetni si mbet Ali Shukria e Rrahman Morina pushteti seshte per gjithmone ,do vjen nje dite qe ne histori do te quheni tradhtare te kombit ju me kliken tende komuniste -servile ..
Ky qen Kosovari hala lehe me rrenat e tija serbe se identiteti kombetare eshte i rendesishem .
A keta vete hiqen qka ka shqiptare .
Ky Kosobvare shka......apo...Rom a ashkali a turk a malazez aaaa...!!!!??????..


Kuēi: Identiti kombėtar i rėndėsishėm
28.08.2010, ora 11:46


PrishtinaQeveria e Republikės sė Kosovės ka pėr qėllim gjithmonė integrimin e saj nė fushat e ndryshme botėrore globale dhe ato evropiane, por paraprakisht dhe gjithmonė duke forcuar identitetin kombėtar si njė traditė e veēantė jo vetėm pėr ne brenda pėrbrenda shqiptarėve, por edhe duke treguar njė traditė tė mirė identitet tė fortė edhe pėrballė kombeve tė tjera tė lira- ka thėnė zėvendėskryeministri Hajredin Kuqi.
Kėto komente ai i bėri nė hapjen e Konferencės shkencore ndėrkombėtare “Eposi i Kreshnikėve: monument i trashėgimisė kulturore shqiptare”, i organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovės dhe Qendra e Studimeve Albanologjike tė Tiranės. Kjo konferencė ndėrkombėtare mbahet nėn pėrkujdesjen dhe mbėshtetjen e kryeministrit Hashim Thaēi.

Mė tutje, Kuqi tha se liria dhe pavarėsia e Kosovės ka krijuar njė mundėsi qė tė bėjmė njė forcim tė identitetit tonė kombėtar dhe jo e kundėrta.

“Dhe nė kėtė drejtim pa dilemė studiues tė nderuar ju e keni njė rol tė veēantė nė kėto gjurmime, nė kėto trajtime qė do tė jenė padyshim bazament i fortė edhe i vendimmarrjes politike tek ne, besojmė edhe nė Shqipėri por edhe diku tjetėr”, theksoi zėvendėskryeministri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun Aug 29, 2010 4:07 pm

KUSHĖ JANĖ ZNC, GNK dhe GNS?‏
Publikuar mė 29 gusht, 2010 nė orėn 05:32 ( Para 9 orė e 32 minutave ) KUSHTRIM JANINA | Opinion |


VALLJA E DREĒIT E SAHANLĖPIRĖSVE TĖ BRUKSELIT E TĖ BEOGRADIT

„... gjakun ujė ma bėjnė gjithmonė

sahanlėpirėsit e kombit ton,

sa herė tė jemi nė prag tė lirisė

e kthejnė ujin nė mulli tė Serbisė...“

E fillova kėtė shkrim timin me vargun e njė rapsodi popullore, sepse as kush mė mirė se vet populli nuk i emėron plagėt e veta.

Nuk e bėra kėtė pse mė ka pushtua “romantizmi nacional” i Sinan Hasanit, por se na ka pushtua realiteti nacional qė po e jetojmė. Mbi frymėmarrjen e kėtij vendi po rėndon sėrish me tėrė peshėn e rraste tė varrit, soji i Sinan N. Hasanit e Ali Shukri – Shaliqit, Xhavit Nimanit, Fadil Hoxhės, Mahmut Bakallit e Veli Deve - Ēakallit, soji i autodidaktit Xhevdet Hamzait, e hamazajve tjerė tė stafit aktual politik. Mbi vargmalet e alpeve shqiptare dhe mbi fushat e dhunuara me beton e me ēelik po hidhet vallja e djallit! Krah pėr krah me titistėt e moēėm dhe bijtė e bijat e tyre nė valle kanė hyjė edhe ahtisaristėt e ri tė hunit e tė konopit.

Kjo quhet tani vallja e pėrpunuar e sahanlėpirėseve tė Brukselit e tė Beogradit. Shtoje kėtu edhe numrin mizor tė sahanlėpirėseve tė Podgoricės, tė Shkupit e dhe Athinės. Pas tyre nė lėkurėn e qengjit nė formė tė gėzofit tė baba dimrit tė BE, shkon me thesin nė shpinė me dhurata pėr sahanlėpirėsit e korruptuar duke ju dhanė atyre nga njė koce pėr ta lėpirė, derisa thesin e mbush me paratė e vjedhura tė kėtij populli dhe ikė si hija e pa kapshme vdekjes.

Lufta shekullore pėr lirėn e shqiptarėve nga okupatorėt sllav ka mundur tė pėrfundoi me 1999 pėrgjithmonė. Por Brukseli nuk e la te pėrfundoi kjo lufte mes Shqiptarėve dhe Serbeve sepse kjo do tė pėrfundonte edhe praninė e Brukselit nė vendin ton. Ujkut i duhet mjegulla! Prandaj Brukseli, duke e lanė tė hapur luftėn mes shqiptarėve e sllavėve po e arsyeton sundimin e vet kolonial nė vendin tonė.


Ēka bėri Brukseli prej se e filloi sundimin e vet mbi trohet shqiptare nga 1999? I dėrgoi ushtritė e veta nė Ballkan dhe ato i dislokoi vetėm nė hapėsirėn etnike shqiptare dhe i ēarmatosi ushtritė shqiptare nga Presheva e deri ne Sarandė dhe po e shkatėrron armatimin e shqiptarėve sistematikisht. Natyrisht qė kjo tė duket se ėshtė vepėr e vet shqiptarėve, ata kėte e bėnė me pėlqimin formal tė Salih Berishve, Ibrahim Rugovėve, dhe tė Kryeministrave, Ministrave tė Mbrojtjes e Komandantėve tė ushtrive shqiptare edhe nė Tiranė, nė Shkupe, nė Prishtinė dhen nė Preshevė.


Brukseli nuk e ēarmatosi as njė ushtar serb, maqedon e malazez, nuk e shkatėrroi armatimin serb, maqedon e malazez dhe nuk e dėrgoi as njė ushtar apo policė te vetin nė Malin e Zi, nė Serbi e Maqedoni. Nuk i futi kėto vende qė ishin shkaktare tė luftėrave e tė gjenocidit nėn administrimin ndėrkombėtar as nuk i shpėrbėri institucionet e tyre qė kishin bėrė krime. Pėrkundrazi. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia, u armatosėn e u mbėshtetėn nga Brukseli ku hapur e ku fshehur, barabar me Moskėn. Bile edhe ndaj kriminelit malazez-serb Sllobodan Millosehviq u ndėrpre gjykimi nga gjykata e Hagės dhe kėshtu Serbia, Mali i zi e Maqedonia u liruan nga pėrgjegjėsia pėr krimet e gjenocidit tė bėra ndaj Shqiptarėve, ndaj Boshnjakėve, ndaj Kroatėve dhe ndaj Sllovenėve, nėn komandėn e ti.

Tani sė fundi pas deklaratės tė ZNC, ku thuhet se se: “… ZCN-ja do t’ishte e kėnaqur qė realizimi i tėrėsishėm i pakos tė Ahtisarit tė nėnkuptonte kthimin e qeverisjes sė Serbisė nė Kosovė”, pas deklaratės tė KFOR-it, ku thuhet se: “KFOR-i pėrmbahet rezolutės sė OKB 1244” me tė cilėn njihet sovraniteti kolonial i Serbisė mbi Kosovėn, pas deklaratės tė EULEX-it, ku thuhet se: “EULEX-i ka status neutral ndaj pavarėsisė tė Kosovės”, qė do t՗ thotė se misioni i BE nė Kosovė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės dhe pas deklaratės tė GNK ku thuhet se: “Lidhur me problemin e veriut, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave propozon tri zgjidhje tė pėrfytyrueshme: Plani i Ahtisaarit, autonomia mė e zgjeruar dhe shkėmbimi i territoreve”.

GNK ėshtė njė grup ekspertėsh pėr nxitjen e krizave me metoda e strategji shoveniste. Karakteristikė e veprimeve tė GNK ėshtė se ky grup del publikisht me deklarata tė veta vetėm atėherė kur ato qė thotė ky grup, tė jenė akti i kryer nė bisedimet e fshehta ku thuren tradhtitė e mėdha.


Duhet pas parasysh se po afrohen zgjedhjet, prandaj GNK thotė edhe se: “Dėshtimi pėr tė negociuar nė muajt e ardhshėm, mund ta ngrijė konfliktin pėr disa vjet, meqė palėt po hyjnė nė cikle elektorale, gjatė sė cilave ka gjasa qė tė pėrdoret konflikti pėr tė mobilizuar mendimet nacionaliste dhe pėr t’ju shmangur kritikave pėr korrupsionin e brendshėm dhe pėr dėshtimet e qeverisė”. Prandaj duhet pritur qė hajnat e “koza nostra”-ve nė Prishtinė dhe Beograd pėrsėri tė ngjeshin maskat “patriotike” pėr ti fituar votat , sė paku tė atyre qė nuk e bojkotojnė kėtė teatėr formal. BE i duhet ky akt formal, sepse pėrmes kėtyre qarqeve mafioze mundet tė vazhdon sundimin e vet kolonial nė Ballkan.


Ēka duhet bėrė pėr tu mbrojtur nga nata polare shekullore e flamurit tė errėt me shumė yej tė Perandorisė Globaliste tė hajnave tė BE, qė kanė deklarua se nė Kosovė kanė me qėndrua 1 vit mė shumė se Perandoria Osmane?


Shqiptarėt duhet ti kthehen Gjergj Kastriotit dhe tė marrin energjinė qė ai e kishte ndaj Poretės tė Lartė tė Stambollit dhe me te tė mbrohen nga Porta e Lartė e Brukselit. Shqiptarėt duhet ti kthehen Adem Demaēit, Adem Jasharit e Adem Shehut dhe tė marrin energjinė qė ata kishin kundėr Portės tė Lartė e Beogradit e Moskės. Shqiptarėt duhet ti mbėshtetėn mėrgimtarėve shqiptar tė SHBA sepse ata me patriotizmin e vet tė pa shoq i sollėn angloamerikatėt nė krahun e Shqipėrisė dhe ia ndalėn turrin Beogradit, Brukselit dhe Moskės. Shqiptarėt duhet tė merren edhe me sahanlėpirėsit e titizmi dhe ahitsarizmit, sepse ose duhet zhduk kėtė kancer, ose ky kancer do ta zhduk kombin.


Se a shkon njė shoqėri pėrpara apo pėrmbrapa, vendos raporti i forcave mes forcave progresive dhe forcave reaksionare. Nėse si shoqėri nuk mobilizohemi pėr tu mbrojtur nga forcat reaksionare, ato do tė qėndrojnė nė pushtet aq gjatė sa munden. Pėr 12 vite me Kosovėn po qeveris njė grusht njerėzish qė nė rotacion, si nė kohėn e Titos, kalojnė nga funksioni nė funksion duke u pasurua si ushejzat me gjak nga kurrizi i kėtij populli tė varfėr e tė mjerė.


Ata janė pjesėtarėt e Grupit pėr Negociata me Serbinė (GNS), tė lidhur ngusht me fije mafioze me ZNC dhe GNK e Brukselit!

Kushtrim Janina

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Mon Aug 30, 2010 12:07 am

ZCN-JA DHE BE-JA ANTISHQIPTARE
Publikuar mė 27 gusht, 2010 nė orėn 04:42 ( Para 2 ditė e 18 orėve ) Tafil Duraku | Opinion |


Pėr deklaratėn antishqiptare tė ZCN-sė dhe BE-sė, mėsuam nga njė shkrim i qėlluar i z. Besnik Prishtina, nė Albaniapress. Dhe, kėtu, ėshtė koha e fundit tė thuhet se Brukseli, sundimin e vet fashist, antinjerėzor dhe antishqiptar, nė emėr tė demokracisė dhe nė emėr tė gjoja Evropės sė bashkuar, e ka shtrirė nė Kosovėn e trepushtuar shqiptare, madje, pa asnjė pengesė, mbėshtetur nė idetė fashiste e gjakatare tė Serbisė pushtuese dhe tė Akademisė sė saj tė Shkencave dhe tė Arteve, si dhe nė elaboratet famėkeqe antishqiptare tė Ilia Garashaninit, Vasa Ēubriloviēit, Dobrica Ēosiēit, etj.
S’do mend se deklarata e ZCN-sė dhe e BE-sė, se “… ZCN-ja do t’ishte e kėnaqur qė realizimi i tėrėsishėm i pakos tė nėnkuptonte kthimin e qeverisjes sė Serbisė nė Kosovė”, jo vetėm qė ėshtė jonjerėzore dhe johumane, luftėnxitėse e luftėmbėshtetėse, ajo, nė esencėn e saj, ėshtė edhe armiqėsore e antishqiptare.

Pyetja qė duhet ta shtrojmė kėtu, ėshtė: Kush u paraprinė atyre deklaratave tejcinike tė “demokracisė” evropiane dhe cili ėshtė qėllimi final i tyre?... Ndėrsa, pėr mjetet e “informimit” nė Kosovė, nuk duhet tė flasim fare, sepse, ato, edhe para, edhe gjatė, e, edhe pas luftės sė UĒK-sė, e kanė treguar “fytyrėn” e tyre tė vėrtetė “patriotike” e “kombėtare”, nė stilin e tyre, tashmė, tė njohur “patriotikisht” e “kombėtarisht”. Pra, gazetat e ish-regjimit dhe tė regjimit tė “ri”, motikohė, kanė dėshmuar se janė mė antishqiptare se tė gjitha gazetat e armiqve tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Ndėrsa, njė udhė shqiptare, do tė thoshim, pa dyshim, po e mbajnė dhe po e ruajnė “Albaniapress”, “Radio Kosova e Lirė” dhe rrallė ndonjė tjetėr krah tyre.

Tė gjitha punėt e pamira nė kurriz tė shqiptarėve tė Kosovės i dėshmuan bindshėm aksioni ndėrkombėtar UNMIK-ian i mbledhjes sė armėve tė UĒK-sė dhe burgosja e luftėtarėve tė saj, pas pėrfundimit tė luftės, si dhe vrasja e demonstruesve shqiptarė, nėpėr demonstrata paqėsore, kudo nė Kosovė. Politika antishqiptare e Titollkut pati njė udhėzues, ku, trojet e pushtuara shqiptare i copėtoi edhe nė tre republika tjera jashtė Kosovės, nė atė tė Serbisė, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi.

E, sot, dymbėdhjetė vjetė pas luftės sė UĒK-sė, nė Kosovėn e trepushtuar shqiptare, ėshtė koha tė thuhet se shqiptarėt janė mė tė dėmtuarit, e mė tė pėrndjekur edhe se nė kohėn e pushtimit serbo-jugosllav tė tyre, ndėrsa, mbi ligjet janė vetėm ndėrkombėtarėt dhe “shqiptaro”-titistėt e rafinuar. Kėtė mėse miri e dėshmon aksioni i UNMIK-ut pėr mbledhjen e armėve tė UĒK-sė dhe burgosja e luftėtarėve tė saj, pėrzėnia e shqiptarėve nga puna, mbyllja dhe falja e fabrikave e matrapazėve “shqiptaro”-titistė dhe kėlyshėve tė tyre, e tė tjera pisllėqe evrondėrkombėtare.

Pra, nė Kosovėn e trepushtuar, qe dymbėdhjetė vjetė, hiē pa pushim, zbatohen politikat antishqiptare tė Beogradit, gjė qė e dėshmon bindshėm edhe emėrimi i shumė zyrtarėve “shqiptarė” nė poste tė larta “shtetėrore” dhe funksione tė tjera “shoqėrore”… Tė gjitha kėto tė pamira, shihen dukshėm, po zbatohen nė kurriz tė shqiptarėve, e, po i tumirin evrondėrkombėtarėt, duke ndėrruar emra e destinime.

Prandaj, ėshtė koha qė tė gjithė organizmat ndėrkombėtar, nė Kosovėn e trepushtuar serbo-evrondėkombėtarisht, ta kuptojnė se pa u zgjidhur drejt ēėshtja shqiptare, nuk ka zgjidhje tė drejtė njerėzore e humane pėr ēėshtjen nė fjalė, sepse, lufta dhe betimi i UĒK-sė duhet tė ēohen deri nė vendin e Nderit tė tyre. Dhe, kėtė duhet ta kuptojnė e ta dinė edhe ZCN-ja dhe BE-ja, e, edhe organizmat e OKB-sė nė Kosovė dhe duhet tė angazhohen maksimalisht e fuqishėm pėr zgjedhjen e Ēėshtjes shqiptare nė Mesdhe dhe duhet ta kuptojnė njėherė e mirė, pėrfundimisht, se pa zgjidhjen drejtė tė saj, kurrė nuk do tė ketė qetėsi Evropa dhelpėr, me politikat e saj ndėshkuese nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė – SHQIPĖRI.

Pra, ėshtė koha e fundit qė t’i tregohet edhe ZCN-sė, e, edhe BE-sė e OKB-sė sė antishqiptarit Ahtisari, se, pavarėsisht dėshirės sė patundur tė “shqiptaro”-titistėve&Co, pėr ta zgjatur sundimin e Serbo-Jugosllavisė dhe sistemin mė antishqiptar “demokratik” evrondėrkombėtar, nė trojet e pushtuara shqiptare, se, ai, ka pėrfunduar pėrgjithmonė. Atė kthim ZCN-ja dhe BE-ja, do tė mund tė bėjnė dhe ta realizojnė, vetėm atėherė kur tė zhduken nga faqja e Tokės shqiptarėt dhe emri fisnik i tė fundit tė tyre.

Bashkėsia ndėrkombėtare dhe ZCN-ja duhet ta kuptojnė dhe ta dinė se nėse duan tė jenė miq tė pushtetarėve mizorė “shqiptaro”-titistė, nuk janė miq tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė – SHQIPĖRI!...



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 01, 2010 1:21 am

Thaēi: Nuk pranojme asnjė rezolutė serbe


Hashim Thaci
Asnjė rezolutė e cila konteston pavarėsinė e Republikės sė Kosovės dhe sovranitetin e saj tė plotė, pa marrė parasysh modifikimet qė mund ti bėhen, nuk ėshtė e pranueshme pėr Kosovėn, kanė thėnė presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi gjatė njė takimi me ambasadorėt e SHBA-ve nė NATO dhe BE Ivo Dalder
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 01, 2010 5:16 pm

A pi beson lajmeve a....
Pas shpine tjeter e para mediumeve thojne tjeter sen.
Kosova eshte shitur e coptume e enklavizume ka marre funde .
keto jane vetem lojna me mashtrue popullin siq kane mashtrue qe 20 vjet.
Kosova ,,republik" nen serbi pa sovranitet multietnik me enklava e coptueme e shkaterrueme ,pa komb pa flamur pa sovranitet pa ushtri.
Multietnik bashkim vllaznim ,kosovare etj etj...veq rrene vetin fleni...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 08, 2010 12:56 am

Vritet njė shqiptar nė veri tė Mitrovicės

Mitrovicė, 7 shtator 2010 (23.10)

Ėshtė vrarė me armė zjarri afėr shtėpisė sė tij nė “Kodrėn e Minatorėve”, nė veri tė Mitrovicės, Hakif Mehmeti, i njohur me emrin Kika. Ngjarja ka ndodhur tė martėn rreth orės 21.40, ndėrkohė qė ai ėshtė transferuar nė spitalin qė ndodhet nė veri, ku mjekėt kanė konstatuar vdekjen e tij. Shkaqet e vrasjes nuk dihen, ndėrsa policia ka dalė nė vendngjarje dhe ėshtė duke zhvilluar hetimet.
Rasti ėshtė konfirmuar edhe nga zėdhėnėsi i policisė nė Mitrovicė, Besim Hoti, i cili pėr Kosovapress tha se ėshtė nė pyetje njė vrasje me armė zjarri, ku viktima ėshtė njė shqiptar i lagjes “Kodra e Minatorėve”.
“Njėsitė rajonale tė Policisė sė Kosovės janė duke mbledhur informacionet fillestare rreth rastit, ndėrkohė qė kryesit dhe motivi i kėtij akti kriminal janė pėr momentin tė panjohur”, ka thėnė Hoti.
http://www.rtv21.tv/home1/index.php?section=news&cmd=details&newsid=8823
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 08, 2010 10:30 am

Vendimin e gjnd Politikanet tone e quan ne hane edhe pse ky vendim nuk permend sovranitetin po vetem pavaresine ..
E shume politikane nuk jane ne gjendje te dallojne pavaresine dhe sovranitetin..
Tashe u arrit marreveshja serbi Be qe be nuk njef sovranitetin e kosoves..
Qka na rrejne tashe keta politikane qe kane pranue qe kosova te jete Republik nen serbi kete edhe kafshet e malit e dijne...
Po ja qe ka kafshe edhe njerez qe se kuptojne kete mashtrim.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 08, 2010 11:56 am

popooo..ka fitue te trashet e sules ...haahaaaa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 08, 2010 3:09 pm

Serbet shtet ne shtet dy shtete ne Kosove.
Ata Strukturat e veta ne tonat.
Ata me kombesi dhe flamur te vetin e identitet kombetare .
Ne pa flamure dhe pa kombesi pa identitet kombetare.
Ma s,mrami ja rrasi Be Politikaneve tone .
jane bere te ndegjueshem se jane me kushte ne politik pershkak krimeve hajnise dhe shume veprave kriminale Pozit e opozit..
ja rrasen vetevetes dhe popullit te vete me tradhti...
POpulli ende po i voton dhe perkrahe sepse eshte popull gjumash..Kure tju del gjumi veq e kane henger....

Blic: BE ofron negociata pėr status special tė Veriut tė Kosovės
08.09.2010, ora 12:55


MitrovicaKur Beogradi e Prishtina, pas dekadės sė armiqėsive, pėrfundimisht tė ulen rreth tavolinės qė me ndihmėn e BE-sė tė merren vesh pėr bashkėpunimin, Serbia nuk do tė ulet si palė e mundur, por do tė ketė mbėshtetjen e Brukselit e tė Washingtonit, shkruan sot “Blic”.

“Askush nuk dėshiron qė Serbia tė mbetet e mundur dhe jostabile. Ne e kemi tė qartė se autoriteteve nė Serbi duhet t’u japim diēka me tė cilėn do tė mund tė dalin para votuesve tė vet, si me njė fitore”, thotė gazeta e Beogradit, duke cituar burime tė afėrta me kabinetin e Catherine Ashton.

Autoriteteve tė Beogradit, shton “Blic”, Brukseli i ofron dialog mbi statusin special mbi Veriun e Kosovės dhe enklavave nė jug, si dhe integrime tė pėrshpejtuara evropiane, kurse mbledhja e mbrėmshme e presidentit Tadiq dhe e pėrfaqėsueses sė lartė tė BE-sė, Catherine Ashton, i ka afruar tė dy palėt drejt marrėveshjes.

Me kėtė marrėveshje, episodi i konfliktit me 22 vendet e BE-sė dhe SHBA-sė, qė po vazhdon qysh kur u parashtrua rezoluta serbe para Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KB, me siguri do tė pėrfundojė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Thu Sep 09, 2010 8:43 pm

Tradhti ,mashtrim , mos ju besoni rrenave te komunisteve dhe hajnave..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Sep 10, 2010 8:23 pm

Arrestohet polici i dyfishtė Lubisha Vujinovic

Pjesėtari i Policisė sė Kosovės, Lubisha Vujinovic njėherėsh edhe punėtor i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė ėshtė arrestuar si i dyshuar nė lidhje me vrasjen e Hakif Mehmetit nė veri tė Mitrovicės.
Zyrtar policor nė Mitrovicė kanė deklaruar se te i dyshuari ėshtė gjetur kartela e MUP-it tė Serbisė dhe kartela identifikuese, qė e dėshmojnė veprimtarinė e tij tė dyfishtė.


Raportohet se hetimet pėr vrasjen kanė orientuar nė zbulimin e veprimtarisė ilegale tė policit serb tė Kosovės.

Ndryshe, Vujinovic mbante njė klub tė bilardos nė kėtė lagje dhe ka pasur raporte tė mira me Hakif Mehmetin, ndėrsa para se tė ndodhte vrasja, viktima kishte qėndruar nė lokalin e policit tė dyfishtė dhe ky i fundit e kishte dėrguar atė nė spital.

Zyrtarėt policor deklarojnė se Vujinovic ishte kontaktuar nga policia pėr shkak se ka qenė ndėr personat e fundit qė kanė kontaktuar me Mehmetin, para se ai tė vritej. Ai ėshtė ndaluar nga policia pėr tė nisur procedurat fillimisht disiplinore, e mė pas edhe penale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Sep 10, 2010 10:51 pm

e leshojne pas dy tri dite ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Sep 11, 2010 12:22 am

Bisedimi i filluar me Serbinė!!!
Publikuar mė 10 shtator, 2010 nė orėn 14:45 ( Para 8 orė e 25 minutave ) Afrim Morina | Opinion |


Mbrėmė gjersa pritej qė Organizata e Kombeve tė Bashkuara tė vente nė shqyrtim rezolutėn e pėrmirėsuar tė Serbisė, nė RTK zhvillohej debati nė mes pozitės, opozitės dhe disa analistėve tė “pavarur”. Pozita mundohej tė arsyetonte bėmat e saj dhe tė thirrej nė rezultatet e shtetėsisė sė Kosovės, ndėrsa opozita si gjithnjė e sulmonte. Madje kishte nga ata tė opozitės qė kishin bėrė thirrje kundėr UĒK dhe favorizonin politikėn “stabile” tė njė shteti mė “stabil” nė Evropė, kishin mbėshtetur ndėr tė parėt pėr tė hyrė nė bisedime me Serbinė nė ēdo kėrkesė tė sajėn, madje edhe filluan tė bisedonin nė Vjenė edhe pa bekimin e opozitės (tash pozita)


Parashikimet e “skeptikėve” po bėhen realitet

Nuk e kam ndėrmend tė ndalem rreth debatit se si zhvillohej dhe si pėrfundoi, por mė tėrhoqi vėmendjen njė mendim i Kryetarit tė Parlamentit z. Jaku Krasniqi, kur tha se “disa skeptik” nuk po i shohin rezultatet e arritura qė nga Rambujeja e deri sot, po mundohen tė mbjellin pakėnaqėsi. Ndonėse unė jam njėri nga ata “skeptikėt” qė nga Rambujeja e kėtej nuk kam tumirė asnjė vendim Qeveritar, pa marrė parasysh se kush ishte nė “pushtet”, sepse nė pushte ka qenė UNMIK dhe sot EULEX, vendosa qė edhe kėsaj here tė jep mendimin tim publikisht, se kanė filluar apo jo bisedimet me Serbinė.

Dėshtimi dhe avancimi politik i diplomacisė serbe

“Skeptikėt” me tė drejtė ishin kundėr marrėveshjes sė Rambujes dhe aty ndodhi fati nė fatkeqėsi, sepse ta kishte nėnshkruar Serbia atė akt, me siguri ne do t’i kishin edhe sot politikėn, policinė dhe ushtrinė e Saj kėtu. Mentorėt e saj (lexo- Rusia me kompani) i sugjeruan tė mos nėnshkruante marrėveshjen dhe ky ishte gabimi i diplomacisė Serbe.
Mė vonė duke e parė kėtė gabim tė pafalshėm Serbia u kthjell dhe filloi tė hedh hapa tė matur politik. Filloi me Marrėveshjen e Kumanovės, ku shqiptarėt arriti t’i pėrjashtojė nga loja. Hapi i dytė ishte nxjerrja e Rezolutės 1244, pastaj Pakoja e Ahtisarit dhe tash sė fundi Rezoluta nė OKB.

“Skeptikėt” janė nė ballė tė proceseve pėr bashkim kombėtar

Pėr tė gjitha kėto bėma tė politikės serbe, tė pa kundėrshtuara nga politikėbėrėsit shqiptar, “skeptikėt” paralajmėronin fundin e ēdo veprimi dhe gjithnjė konstatonin se kjo nuk ėshtė politik kombėtare, jepnin sugjerime si tė dilet nga kjo krizė, por mė tepėr kishte ndikim politika jo shqipfolėse, pa marrė parasysh se nga kush vinte dhe nga analistėt oborrtar, tė cilėt vėshtirė e kanė tė shkėputėn nga politika e dikurshme nė shėrbim tė tė huajve.
Kėta “skeptik” me veprėn e tyre jetėsore kishin dėshmuar se janė pėr ēėshtjen e bashkimit kombėtar dhe do tė jenė deri nė fund tė jetės qė ēėshtja shqiptare tė kapėt drejte, tė analizohet drejtė, tė trajtohet drejtė, tė zgjidhet drejtė, qė gjeneratat e ardhshme mė tė mos vuajnė, tė mos burgosen, tė mos vriten dhe tė mos jenė tė pėrbuzur siē ishin dikur dhe sot kėta “skeptik”.

Ndryshimi i Rezolutės serbe, jep pėr tė kuptuar vėnien e koordinatave bashkėbiseduese

Gjatė debatit u theksua ndėr tjerash, janė apo jo qeveritarėt nė bisedime me Serbinė. Nga pozita u tha preras, se nuk janė nė bisedime, por se bashkėbisedimi ėshtė i domosdoshėm.
Unė mendoj se bashkėbisedimi ka filluar dhe kėtė e dėshmojė me fakte, nė bazė tė njohurive politike dhe njohjes sė diplomacisė fluturuese, e cila tė shumtėn e herėve jep rezultate mė tė mėdha se sa kur ulėn nė tavolinė tė bisedime dy palėt. Gjithė kėto pėrpjekje tė Bashkimit Evropian, nė relacionin Beograd- Prishtinė, pėr t’ia mbushur mendjen Serbisė tė ndryshojnė rezolutėn e fundit tė ofruar nė OKB, nuk kanė mbetur edhe pa premtime serbėt pėr rezultatet qė do tė arrihen. Serbėt duke e ditur mendimin e GJND dhe vendosmėrisė sė shteteve mė tė fuqishme ekonomike e ushtarake qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, kanė pėrdorur taktikėn “tė kėrkohet shumė pėr tė nxjerr tė dėshiruarėn”. Ata kanė qenė tė vetėdijshėm, se kthim prapa nuk ka, parandej edhe kanė pranuar kompromisin, tė cilin sinjal e kishin nga Kushneri dhe Fejth (pėr tė cilėt kam shkruar mė herėt) qė tė ketė autonomi pėr Veriun dhe Jugun e Kosovės, tė ketė minishtete serbe nėn juridiksionin kishtar (tipi Vatikanit), ose kantonizim tė tipit Zviceran.
Diplomatėt e kėsaj politike fluturuese nga perėndimi janė pajtuar pėr kėto kompromise me Serbin dhe nė ēdo takim me pushtetarėt nė Kosovė e kanė dhėnė kėtė lajm pėr “zbutjen” e politikės serbe pėr kufijtė e jashtėm, mirėpo, ne shqiptarėt duhet tė pajtohemi pėr kėto veprime pėrbrenda territorit tonė dhe tė mos i lėmė tė koritur kėta burrėshtetas qė u munduan pėr ne.
Kjo nėnkupton fillimin e bashkėbisedimeve me Serbin, vėnien e koordinatave tė bashkėbisedimit dhe arritjen e suksesit nė bashkėbisedim.

Ua tėrheqin vėrejtjen “skeptikėt”!

“Skeptikėt” ua tėrheqin vėrejtjen, qė mjaftė luajtėt me dinjitetin e kombit, mjaftė e copėtuat atė, mjaftė i pėrbuzėt luftėtarėt e lirisė, prandaj mos hyni nė kėto lojėra tė fėlliqa pėr tė bėrė edhe ndarje tjera pėrbrenda kėtij territori tė gjakosur e turpėruar nė skajshmėri. Merrni guximin pushtetar, intelektual e kombėtar, pėr tė zhbėrė Pakon e Ahtisarit, tė nxjerrėt Kushtetuta pėrmes votės sė qytetarėve, me tė gjitha tė drejtat qytetare, por pėr asnjė pakicė kombėtare qė tė trajtohet si shtet formuese, tė trajtohet kisha ortodokse me favoritet tė cilat nuk i ka as pėrbrenda Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė e Greqisė, por qė tė gjitha fetė tė trajtohen njėsojė, siē trajtohen edhe nė Shtetet e Perėndimit. Nė kėtė Kushtetutė tė parashihet edhe e drejta e bashkimit pėrmes referendumit gjithėkombėtar, mbėshtetur nė Preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė.
Mos e mbillni tė keqėn, e cila do tė na dėrgojė deri te lufta, nė tė cilėn do tė pėrfshihen edhe fėmijėt e Juaj, deshėt apo nuk deshėt, sepse ajo do tė jetė e fundit pėr tė qenė tė bashkuar, pasi Ju nuk keni lėnė e nuk po leni shteg dalje pėrmes forcės sė argumenteve, tė cilat i kemi pasur dhe i kemi nė dorė, vetėm pėr hir tė kolltukėve dhe miqėsisė!


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Prof Xhavit Dalloshi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 47
Age : 56
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/11/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Sep 11, 2010 9:50 am

OKB Vendosi per Rezoluten Serbe qe Kosova te jete e ,,Pamvarur“ po sipas Rez:1244 !!!

Shkruan:
Prof.Xhavit Dalloshi Anetare i -CDU-Gjermani

Pas vendimit te -GJND -,Politikanet tone qe me deshire e quajne veten Kosovare dhe heqen dore nga Identiteti i tyre Shqiptare .
Vendimin e- GJND - e shpallen ne favore te tyre duke aluduar se krejte ,,punet u kryen“.
E pshtjellen e bene mjegull para popullit te hutuar apo te narkozuar nga keta Politkan qe po dijne te luajne lojen mire me kete Popull te lodhur e te rraskapitur.
Vendimi i -GJND -ishte vetem nje PLUs , po - GJND -nuk te bene shtetin ,shteti behet nga Politikane te menqur ,te diejshem e te Guximshem!
QE ne momentet me te veshtira dijne te dalin nga situata te paparashikueshme , e momentalishte ne trojet shqiptare nuk kemi nje Politikane te tille.
Edhe vendimi i -GJND - ishte nje vendim qe njef ,,Pavaresine e Kosoves „ po sipas Rez :1244.
Sepse thote qe shpallja e pavaresise se Kosoves eshte bere sipas Rez: 1244.
Dhe nuk shkelen parimet e te drejtes nderkombetare,dhe nuk eshte ne kundershtim me Rez:1244.
Kete vendim te –GJND“ me se shumti po e interpretojne disa analiste te dyshur si bashkepunetore te ish Rezhimit te Millosheviqit apo kishin nje te kaluar te dyshymte.
Mediat Elektronike dhe ato te shkruara , si disa TV me shume hapesire po ju japin ketyre njerezve se sa atdhetareve te njemende Shqiptare.
Eshte qudi se vete Politikanet Kosovare kure Serbia parashtroi kerkesen ne- GJND-
thane se qfaredo vendimi i -GJND -per Kosoven eshte vendim Formal , keshillues , dhe nuk eshte vendim OBligues per palet.
PO pas vendimit te –GJND- keta Politikane harruan se qka paten thene dhe kete vendim e shpallen ne favore te tyre dhe si sukses te tyre duke aluduar se ja qfare pune ,,te mrekullueshme po bejne“!
Duke aluduar ne ,,fitoren e tyre“ duke interpretuar vendimin me euforizem te tepruar dhe sipas deshirave te tyre pa hy ne thelb te asaj se qka u tha ne –GJND- detalishte.
Mua me duket se ishte edhe nje marreveshje e m,shefte ne mes paleve qe ky vendim te del me shume pozitiv per Kosovaret !
Keshtu qe popullin do te shtine ne nje gjume edhe me te rende se qe eshte duke menduar ne rrenat dhe mashtrimet e Politiakeneve shume Servile qe jane ndaj te huajve dhe lojrat e Evropjaneve qe dijne ti luajne gjithmone ne deme te shqiptareve me ndihmen e disa ,,Shqiptareve te shitur“.
Pas paraqitjes se rezolutes Serbe te perpiluar me ndihmen e Miqeve te tyre Evropjan…
KU u bene disa ndryshime kozmetike ,qe prap te trullosin popullin me narkoze te re…!!!
Ne -OKB . kjo Rezolute u aprovua me aklamacion duke u perkrahe Rezoluta Serbe sipas Rez: 1244 qe njef Kosoven nen Sovranitetin Serbe.
Per kete u pajtuan te gjitha shtetet njeherit edhe Amerika.
Shume deputet dhe Politikane po perziejne dallimin ne mes te paveresise dhe Sovranitetit ..
SE Kosova nuk eshte Shtet i „Pa mvarur dhe Sovran“ e konfirmojne edhe Eulex,UNMIK ,Nato ,KFORI..
Te cilet haptas thojne se kufijte e Kosoves jane Kufije Administrative,dhe njofin Rez 1244 dhe marreveshjen e Kumanoves qe Politikanet tone i bishtojne dhe fare se permendin kete marreveshje.
Pra ne mbledhjen e- OKB- POlitikaneve tone i dualen rrenat per Fushe …..
Te gjithe u pajtuan se duhet te kete Dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise qe te gjejne nje zgjidhje te perbashket per Statusin e Kosoves edhe pse kete se permendin haptas qe mos te kete reagime nga Populli Gjumash…..
Politikanet te ashtequajtur,, Kosovare“ thojne se dote kete vetem dialog per qeshtje teknike qe seshte e vertet,sepse ka vetem dialog Politik e jo teknik..
Keshtu na thane edhe per bisedimet ne Wien.
Nje gje eshte e kjarte se Kosova eshte e ,,pamvarur“ sipas Planit te Ahrtizarit dhe Rez: 1244,
dhe 6 pikeshit te Ban Kimunit (apo Banit)…KU serbet do te kene Enklavat e tyre ne jug te Kosoves dhe per veriun do te kete nje status Special..
PO se shpejti do tju shtohet edhe Plani Famekeq Antishqiptare I Ahrtizarit edhe plani Plus .
Kosoven pe bejne pershesh ku serbeve ju kane garantuar Decentralizimin (apo me shkurt Enklava ne baza Etnike). Ku ne te ardhmen prap do te kemi probleme si ne te kaluaren.
PO nje gje dihet ,se Kosova eshte e ,,Pamvarur“ me nje lloje vetqeverisje multietnike po pa Sovranitet as Ushtri te veten !
Duhet te dalim nga kjo ,,narkoze” qe na ka kaplua ,perndryshe do te behet vone!
Thojne nje fjale popullore se rrena i ka kembet e shkurtura…

Gjermani. 10.09.2010



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Sep 11, 2010 12:26 pm

xh dalloshi -more shok profesor mir e ke por narkozat neve nuk na lshojn me dekada
e pom duket kur te na del gjumi veq na morri lumi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Sep 11, 2010 10:03 pm

Profesor te lumte se ke parashikime te hatashme.
PO njerez si ju i vyjne shqiptarise po ja qe kesi njerez si ju nuk i dojne sepse ju nuk jeni mashe e atyrte te mashtrojne dhe vjedhin popullin apo te ndegjueshem qka te thojne hajnat te bejshe ..
PO ja qet marrinat tradhtianat per fushe...
Te lumte aty qka ke shkrue eshte e vertet ..
Normal qe ne njeri si ti nje Intelektual me vizione te kjarta me miq qe ke ne Politiken Gjermane i dine gjerat me mire se shume ,,Kosovare " qe e quajne veten..
Sepse ju ishi ai qe arrite te ngritni luften e ,,UCK" ne qender te vemendjes Gjermane..
E meritat e tua po i kullotin ata qe shajshin UCK...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Sep 11, 2010 11:55 pm

Ēfarė do tė thotė rezoluta e re konkretisht pėr Kosovėn?

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Prof. Dr Ulrich Karpen nga Universiteti i HamburgutIntervistė me Prof. Dr Ulrich Karpen nga Universiteti i Hamburgut, specialist pėr ēėshtjet konstituitive dhe tė drejtėn ndėrkombėtare mbi interpretimin nga specialistėt tė tekstit tė rezolutės sė fundit pėr Kosovėn.

Deutsche Welle: Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara aprovoi dje njė rezolutė tė re pėr Kosovėn. Ju keni nė dorė tekstin e kėsaj rezolute. Si e interpretoni atė?      

Prof. Dr. Ulrich Karpen: Siē pritej Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara njohu vendimin e marrė nga Gjykata Ndėrkombėtare. Pėrveē kėsaj Asambleja e Pėrgjithshme ėshtė pro propozimit tė Serbisė dhe tė pjesės mė tė madhe tė vendeve tė BE-sė dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė e gjitha nuk ka tė bėjė me aktin ligjor tė njohjes, por me fillimin e njė dialogu midis Bashkimit Evropian, Serbisė dhe Kosovės pėr tė sjellė paqen nė kėtė rajon tė vėshtirė. Fillimi i bisedimeve pėr bashkėpunimin miqėsor ėshtė ajo, ēka i duhet nė radhė tė parė BE-sė, Kosovės dhe Serbisė.

Deutsche Welle: Por kjo ėshtė pjesa politike, nuk ka tė bėjė me ēėshtjen e kufijve dhe tė statusit, apo jo?

Prof. Dr. Ulrich Karpen: Ka tė bėjė si jo, pjesa politike ėshtė si gjithnjė shumė e rėndėsishme, tregon pėr tė ardhmen dhe pengon lindjen e tensioneve dhe aksionet jomiqėsore midis shqiptarėve dhe serbėve. Pjesa juridike ėshtė e rėndėsishme, kjo ėshtė pika e parė. Vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare thotė qė shpallja a pavarėsisė nga Kosova nuk shkel tė drejtėn ndėrkombėtare. Nė rastin e Kosovės kemi tė bėjmė me njė shkėputje nga Serbia, njė pjesė e territorit tė shtetit serb u bė e pavarur dhe shpalli pavarėsinė. Sipas tė drejtės ndėrkombėtare humbja e njė territori ndodh, kur forca e re shtetėrore qė ėshtė krijuar, i shkon punės deri nė fund. Pra faktikja, siē thatė dhe ju, politikja ėshtė vendimtare. Njė forcė e re shtetėrore futet nė jetė (si nė rastin e Kosovės), thotė Gjykata dhe e drejta ndėrkombėtare, nėse shteti i parė ka hequr dorė nga sovraniteti territorial, kėtė Serbia nuk e ka bėrė, ose nėse kushtet e sjellin qė ripushtimi e territoreve tė humbura tė mos ketė mė mundėsi tė ndodhė. Pėr kėtė ēėshtje vazhdojnė diskutimet. Ministri serb thotė se Serbia nuk do tė heqė dorė.

Deutsche Welle: Do tė thotė kjo se do pėrdoren dhe mjete tė tjera? 

Prof. Dr. Ulrich Karpen: Jo. Atė qė vendosi Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, unė e interpretoj nė kėtė mėnyrė: Serbia nė tė ardhmen nuk do tė kryejė mė aksione luftarake pėr rimarrjen e Kosovės.  Dhe kėto janė kushtet, e para se ėshtė bėrė shpallja e pavarėsisė dhe e dyta kushtet janė tė tilla qė shteti qė e ka humbur territorin, nė kėtė rast Serbia nuk ndėrmerr aksione luftarake pėr rimarrjen e territoreve. Shumė e rėndėsishme pėr njohjen juridike tė Kosovės ėshtė njohja nga shtetet e tjera, kjo ndėrkohė ka ndodhur dhe unė jam i sigurt se vendimi Asamblesė sė Pėrgjithshme do tė ēojė nė njė valė tė re njohjesh. Pėr kėtė ėshtė i rėndėsishėm vendimi, qė u muar dje nga bashkėsia e shteteve, nga Asambleja. Ky vendim nuk ėshtė vendim pėr njohjen e Kosovės nga bashkėsia e shteteve, kjo nuk mund tė thuhet, sepse Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė ėshtė shprehur me shumė kujdes duke thėnė se ėshtė dakord me vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare, qė thotė se shpallja e pavarėsisė nuk e shkel tė drejtėn ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr vendimi pėrqėndrohet tek bashkėpunimi miqėsor. Unė e vlerėsoj vendimin si tė menēur, shumė tė kujdesshėm e megjithatė nė pikat mė tė rėndėsishme pėr njohjen juridike me pohime shumė tė qarta. Tani janė hapur dyert pėr njė kooperim miqėsor dhe ėshtė pranuar ligji i tė drejtės ndėrkombėtare, i cili thotė se e drejta ndėrkombėtare bazohet nė faktiken, nė atė qė ėshtė realizuar ndėrkohė, nė kėtė rast ndarja e Kosovės. E thėnė shkurt, njė shtet, qė ėshtė kthyer nė tė pavarur, nuk mund ta rimarrėsh me shpatė, thotė e drejta ndėrkombėtare. Natyrisht qė mund tė fillohet njė luftė, kjo ėshtė e vėrtetė, por ky nė fakt nuk do tė ishte instrument juridik pėr rimarrjen e shtetit, qė ėshtė ndarė, qė ka zbatuar sesecionin.  

Autor: Aida Cama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Today at 6:57 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 26Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 14 ... 26  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: