Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25, 26  Next
AutoriMesazh
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri May 11, 2012 8:00 am

Deklaratė

Shtabi i Pergjithshem i AKSh-se (Armata Kombetare Shqiptare)

Kosove, 5. maj. 2012

Te shqetesuar per situaten dhe gjendjen e popullsise shqiptare ne trojet etnike po percjellim me vemendje zhvillimet dhe kemi rritur ne shkalle te larte gatishmerine tone luftarake,te gatshem per te bere detyren ne c’do rast. Gjenda e rende e popullit shqiptar per gjykimin tone e ka zgjidhjen e vete.Ne i bejme thirrje gjithe popullit shqiptare te bashkohen nen Flamurin Kuq e Zi,te qendrojne ne keto situata larg mashtrimeve politike partiake por te vihen me guxim ne sherbim te strategjise kombetare per bashkim.

1.I bejme thirrje forcave politike shqiptare ne Kosove ,Maqedoni,Lugine te Presheves e kudo : te ulin armet politike dhe te kthejne syte nga kjo situate e rende.Ata e kane per detyre te mbrojne popullaten kunder keqtrajtimeve policore,vecanerisht ne Lugine te Presheves dhe Maqedoni e posacerisht ne veri te Mitrovices.

2.Ju bejme thirrje partive politike ne pushtet te distancohen prej veprimeve te tilla policore ose do te perballen me reagimin tone te pa falshem.

3.I bejme thirrje partise BDI te dorehiqet nga pushteti politik kriminal aktual ne Maqedoni dhe te therrase ne bashkebisedim te gjitha forcat forcat politike shqiptare ne Maqedoni per te zgjidhur situaten.

4.Ne denojme skenarin e bashkepunimit te MUP-it serb dhe sherbimeve policore te Maqedonise;-Daciq&Jankullovska,duke i paralajmeruar se ne veprimet tona nuk do te kete kufij !!!…Jemi te shperndare dhe te organizuar mire ne te gjitha trojet Shqiptare dhe do te ndeshkojme me forcen e armeve te gjithe ata qe kete kohe po behen bashkepunetor me keto skenare antishqiptare.

5.Ne deklarojme se do godasim kudo skenaret sllave kinse shqiptaret po trazohen ne grupe terroriste te “islamizmit ekstrem” kur dihet mirefilli qe i tere populli shqiptar dhe ne Aksh-ja jemi gjithmone kunder ketij fenomeni dhe nuk kemi te bejme fare me ta.Denoncojme dhunen policore,arestimet te pa baza ne serbi,maqedoni dhe kosove se gjoja shqiptaret jane perfshire ne lufte fetare.C’do veprimi ushtarako policor qe do ndermiret kunder popullit shqiptar do ti pergjigjemi ne te njejten menyre.

6.Ne denoncojme qeverine aktuale ne maqedoni si qeveri fashiste-policore,me fryme nacionaliste ekstreme dhe kerkojme doreheqjen e saj te menjehershme.

7.Strukturat e Armates Kombetare Shqiptare dhe shtabi i pergjithshem po ndjekin me vigjilence c’do levizje policore ushtarake armike.Ato ruajne nje gatishmeri te larte dhe jane vene ne bashkepunim me te gjitha strukturat tjera qe punojne e luftojne per te mbrojtur interesat e popullit shqiptar.Nuk do te tolerojme asnje veprim te padrejte policor dhe antishqiptar ngado qe te vije.

Kjo deklarate eshte nje paralajmerim serioz per te gjithe ata qe vazhdojne te rendojne mbi kurizin e popullit shqiptar.Ne punojme dhe luftojme per Shqiperine Etnike-(Shtetet e Bashkuara Shqiptare) dhe jemi te bindur se duke u mbeshtetur ne vullnetin e popullit shqiptar te vuajtur dhe te persekutuar do te ja arrijme qellimit me te gjitha rruget dhe menyrat e nevojshme.

Rrofte Shqiperia Etnike !Poshte armiqte dhe tradhetaret qe punojne kunder Kombit Shqiptar !

Popull i nderuar;hapni syte,rrezikun e kemi ne prag te shtepiave !!!…

Shtabi i Pergjithshem i AKSh-seKom.i pergjithshem;

Shqiponja e Madhe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun May 13, 2012 11:42 am

Xhem pershendetje, pom duket iu paska dhen kurajo deklarata e keti far Erdoganit.
Une nuk po di a jemi ne prill apo ne maj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun Sep 09, 2012 10:11 pm

Prishtinė, 08.09.2012

Letėr drejtuar Presidentit Martti Ahtisaari



Kosova mundet shumė mė mirė

Po ju drejtohemi me kėtė letėr jo pse mendojmė qė ju jeni arkitekti i pashoq i Pakos qė ka marrė emrin tuaj dhe e cila i ėshtė imponuar Republikės sė Kosovės. Ne e dimė se zgjidhja ndėrkombėtare qė ėshtė aplikuar nė Kosovė nuk ka protagonist tė vetėm. Por kemi zgjedhur t’ju shkruajmė ngaqė keni qenė emblema e njė procesi tė tillė. Prandaj thirrjen tonė ju lusim ta kuptoni si shqetėsim tė shumė prej qytetarėve tė Kosovės dhe njė pjese tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė popullit tė Kosovės, zėri i tė cilėve nuk u dėgjua kurrė dhe vullneti i tė cilėve ėshtė shkelė vazhdimisht.

Vendimi juaj pėr ta trajtuar Kosovėn si njė rast tė veēantė tė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė dhe pėrpjekja pėr zgjidhje qė dallon nga ajo e ish republikave, ka pasur dhe do tė ketė pasoja negative afatgjatė pėr Kosovėn. Nė vend qė popullit tė Kosovės t’i njihej e drejta e vetėvendosjes sė popujve nė kuptimin qytetar dhe territorial, u ndoq formula e cila Kosovės ia pranon shkėputjen nga Serbia, kurse Serbisė ia akomodon maksimalisht interesat e saj brenda Kosovės. Ideja juaj do tė qenė qė t’i drejtpeshoni sa mė shumė interesat, ama kjo rrjedh nga njė keqperceptim i thelbit tė ēėshtjes sė Kosovės – nga konceptimi i Kosovės si problem shqiptaro-serb. Prandaj edhe zgjidhja e ofruar nga ju ka qenė po kėshtu – zgjidhje shqiptaro-serbe: komuna tė reja serbe, eksterritorialiteti i 45 kishave tė cilat i definuat si ‘serbe’, pastaj shumica e dyfishtė, qė nėnkupton pamundėsinė e ndryshimeve kushtetuese pa u pajtuar serbėt, etj…

Logjika juaj ndoshta mund tė ketė qenė qėllimmirė, mirėpo, meqė ajo ėshtė e padrejtė, si e tillė do tė krijojė veēse efekte tė padėshirueshme. Nėpėrmjet zgjidhjes qė keni propozuar Serbisė i janė ofruar mundėsi tė mėdha pėr ta kontrolluar stabilitetin politik tė Kosovės. Ju ndoshta keni menduar se nė kėtė mėnyrė po u ofroni tė drejta pakicave e sidomos asaj serbe, por ndoshta nuk e keni ditur se disa prej hapėsirave tė Kosovės sundohen nga strukturat e paligjshme tė Beogradit. Shumica e serbėve nė Kosovė ende mbesin peng i politikave destruktive dhe hegjemoniste tė Serbisė. Dhe propozimi juaj ka shėrbyer nė mėnyrė tė pėrshtatshme qė Beogradi ta pėrdorė kėtė mundėsi pėr ta luftuar efektivisht pavarėsinė e Kosovės. Ju i keni shėrbyer me zgjidhjet tuaj mitit famėkeq serb pėr Kosovėn si ‘Metohi’ – ‘kombi martir’ i Car Lazarit tė cilit iu mor zemra nga osmanėt nė Betejėn e Kosovės dhe tė cilėn Serbia e ktheu mė 1912, zemėr kjo tė cilėn ia mori NATO-ja dhe shqiptarėt… Ky ishte miti qė e inspiroi Milosheviēin dhe qė pėr ruajtjen e ‘zemrės’ e shtyri atė t’i mbyllte sytė edhe para fakteve e realitetit, dhe ta dėbonte e ta vriste popullin shumicė shqiptar tė Kosovės duke bėrė gjenocid. Vetėm qė ta kthente me dhunė realitetin nė pėrputhje me mitin serb pėr Kosovėn.

Trajtimi i Kosovės edhe nė rrafshin ekonomik, si rast unik i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, ka pasur po ashtu ndikim shumė negativ nė vendin tonė. Statusi i Kosovės si entitet autonom brenda federatės sė Jugosllavisė ka qenė i njohur deri nė atė masė sa tė detyrohemi ta marrim pėrsipėr njė pjesė tė borxhit tė jashtėm tė Jugosllavisė. Ndėrkohė qė e drejta e Kosovės pėr ta trashėguar njė pjesė tė pasurisė sė Jugosllavisė, siē janė rezervat e arit, infrastruktura ushtarake dhe ajo diplomatike, asnjėherė nuk u respektua. Ne e trashėguam borxhin e pėrbashkėt pa e trashėguar edhe pasurinė e pėrbashkėt tė ish Jugosllavisė. Kjo nuk ėshtė e drejtė. Pėr mė tepėr, edhe pse Plani yt e thotė se e tėrė pasuria e ndėrmarrjeve shoqėrore brenda Republikės sė Kosovės do t’i takojė Kosovės (nen ky qė u hoq nga Kushtetuta jonė mė 7 shtator 2012), ju pastaj na e imponuat mėnyrėn se si do tė menaxhojmė me kėtė pasuri. Plani yt e kėrkonte, si qėllim politik, privatizimin e shpejtė dhe tė plotė tė kėtyre ndėrmarrjeve shoqėrore, sipas parimeve ekonomike neoliberale. Duke i trajtuar qėndrimet ideologjike si parime universale, Plani yt i ngriti kėto qėndrime nė kategori kushtetuese. Kjo e pamundėsoi ēfarėdo konsiderimi demokratik tė institucioneve tona pėr kėto politika dhe parime, ose tė vlerėsimit tė mirėfilltė tė privatizimit si mjet pėr zhvillimin ekonomik. Nė vend tė kėsaj Plani yt e bėri privatizimin njė parim tė pakundėrshtueshėm tė qeverisjes ekonomike. Kjo e minon sovranitetin ekonomik tė Kosovės dhe po e dėmton mirėqenien tonė ekonomike si dhe perspektivėn pėr gjeneratat e ardhshme.

Nė njė intervistė jeni shprehur se zgjidhjen e problemit mes Kosovės dhe Serbisė e keni trajtuar sikur rastin e njė hajni qė ia vjedh dikujt kuletėn dhe se ju nuk keni bėrė gjė tjetėr veēse atė qė duhej – qė t’ia kthenit pronarit tė vėrtetė kuletėn e tij. Nė tė vėrtet, ju mund edhe tė mos e dini sepse nuk jetoni nė Kosovė dhe me siguri qė nuk do tė jetoni kurrė, por ne qė jetojmė kėtu, e shohim pėr ēdo ditė se propozimi juaj pėr Kosovėn prodhon njė situatė tjetėr – ju ja keni kthyer pronarit kuletėn, por me kushtin qė ta zbrazni atė nga paratė. Dhe qė dikush vazhdimisht t’i fus duart nė kuletėn tonė. Prandaj kemi filluar ta marrim vesh se njė kuletė pa para ėshtė kot.

Si njė diplomat me nam qė jeni, me siguri qė rivlerėsoni punėn dhe arritjet tuaja, duke i parė ato nė dritėn e zhvillimeve tė kohės. Ne kemi rastin tė ju informojmė se puna juaj pėr Kosovėn nuk ka dhėnė rezultatet me tė cilat ju e keni justifikuar zgjidhjen qe e keni ofruar. Sė pari Plani juaj ėshtė zbatuar vetėm pjesėrisht – vetėm aty ku ka pranuar Beogradi: nėpėr enklava po, kurse nė veri jo. Kurse tash Kosova ndodhet pėrpara negociata tė reja pėr veriun nė tė cilat Pakoja juaj do tė hapet. Zgjidhje tjera mund tė pasojnė tė cilat shkojnė edhe mė larg sesa propozimi juaj. Dhe, nė fund, mund tė pėrballemi me kohėn kur pėr njė pjesė tė Kosovės tė vlejė propozimi juaj, kurse pėr veriun njė zgjidhje tjetėr. Ndėrkohė qė zgjidhja juaj vazhdimisht ėshtė trumbetuar si njė ‘kompromis i dhimbshėm’ pėr integrimin e pakicės serbe si dhe pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės.

Duke i pasur parasysh tė gjitha kėto qė i pėrmendėm, e dimė qė ēdo diplomat mundohet qė me fanatizėm t’i mbrojė tė gjitha zgjidhjet tė cilat i propozon, por do t’ju lusnim qė ta rimendonit dhe rivlerėsonit dobinė dhe suksesin e planit tuaj pėr Kosovėn. Pyetjet qė duhet tė shtrohen janė: a e bėri Plani juaj Kosovėn mė tė integruar territorialisht? A e i integroi Pakoja juaj pakicėn serbe nė Kosovė?

A e shpėtoi Pakoja juaj veriun nga kontrolli i Serbisė? Tė gjitha kėto pėrgjigje janė negative. Porse tė gjitha kėto ishin arsyet pse thatė se Plani juaj duhej tė pranohej.

Ne presim nga ju qė ta kuptoni se Plani juaj edhe nėse do tė ishte konceptuar si zgjidhje para 5 vitesh, sot paraqitet si pengesė. Pengesė pėr sovranitet dhe kufizim pėr pavarėsi tė plotė. Plani juaj e mban peng Kosovėn nga strukturat e Serbisė. Kjo gjendje e krijuar ia siguron Serbisė vazhdimisht njė elitė politike e cila loz me kartėn e hegjemonisė, sikur Nikoliēi e Daēiēi. Kurse Kosovės ia garanton brishtėsinė dhe dobėsinė, si njė kafshatė e lehtė pėr tė cilėn gjithnjė do tė shpresojė Serbia. Kjo ėshtė garanci pėr pamundėsinė e rrugėtimit evropian pėr Serbinė dhe Kosovėn.

Nėse dikur na e bėtė njė dėm, sot na e keni njė borxh. Pranojeni se Kosova sot mundet shumė mė mirė dhe se ka nevojė tė shkojė pėrtej Planit tuaj. Drejt sovranitetit tė kompletuar dhe pavarėsisė sė plotė. Ku tė drejtat e pakicave do tė mbroheshin sipas konventave evropiane pėr kėtė punė sikur nė vende e zhvilluara tė BE-sė. Ndryshe, Plani juaj gjithnjė e mė shumė po kthehet nė garanci tė mungesės sė suksesit tė shtetit tė ri me shumė pengesa nė fushėn e demokracisė, sovranitetit, sundimit tė ligjit dhe integrimeve evropiane.


Albin Kurti
Kryetar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!




_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mujota
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 21
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Mon Sep 10, 2012 5:53 pm

Qe nga sot,Kosova s'do kete me "mbikqyerje".....tash e tutje do na "nenkqyrin"!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Mon Sep 10, 2012 6:01 pm

a u kurtalisem tashe me shume hajni e me pak shtet.
me shum psuni per politikanet e me pak buk per qxytetaret.
po mendojne se ne hajm bari
shtet je kure te pranohesh ne okb kur ke ushtri sovranitet

llug
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 35
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Sep 12, 2012 8:58 am

Komandanti i forcave te armatosura nga orioni Achton mbreme keshte ardhur ne Prishtine ku urgjentisht mbajti nje mbledhje te jashtzakonshme. Ne mbledhje ishte ftue kuvendi dhe qeveria e Thaqit si dhe tere komandantat e uēk, dhe Enver Hoxha(shpirti tij).


Teme bisede ishte ;Pse shqiptareve me shekuj padrejtesit,u coptohet trulli ?
Komandantet e luftes ēlirimtare nisen ta benin fajtor njeri tjetrin,jo ti ke bashkpunue me serb,tjetri me grek,tjetri me maqedonas nisi nje grindje mes tyre.
Komandanti Achton kerkoi ta zgjidhin nje komandant,.Te gjithe i thonin njri tjetrit votom mua !.
Dhe komandanti Achton u zemruar per keso mos pajtime mes shqiptareve e sidomos per keso coptime qe na behen padrejtesisht veqant neveee .Meniherit ja dergoi nje telegram kryeministrit tyrk Erdogan duke e lutur qe shqiptaret kan neveoje ndihme te bshkimit teritorjal .
Komandanti i flotes Achton u largue duke qajtur me lot, e tundur koken majtas e djathtas !

Marr nga gazeta "Orionti"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Thu Sep 13, 2012 5:57 pm

Gjykata thotė imuniteti i Bukoshit s’ vlen




Prishtinė, 13 shtator - Gjykatėsja pėr konfirmim tė aktakuzės ka hedhur poshtė kėrkesėn e mbrojtjes sė Bujar Bukoshit qė ai tė lirohet pėr shkak tė imunitetit qė gėzonte nė kohėn kur pretendohet se kishte kryer veprat, pėr ēka dyshohet. Kėtė e ka konfirmuar pėr KTV-nė, avokati i tij mbrojtės, Besnik Berisha. Ai ka shtuar se arsyetimi i gjykatėses ka qenė se imuniteti nuk ėshtė ēėshtje qė e mbulon atė pėr ēka dyshohet zėvendėskryeministri i liruar nga detyra, Bujar Bukoshi. Avokati Berisha ka thėnė se megjithatė gjykatėsja ka vendosur tė hedh poshtė dėshminė e Ekrem Maliqit, por jo edhe atė tė Haki Ejupit. “Tash brenda 48 orėve ne do tė ushtrojmė ankesė pėr ēėshtjen e imunitetit dhe pastaj kolegji i gjyqtarėve do tė mblidhet nė njė seancė jo tė rregullt dhe do tė vendos pėr kėtė”, ka pėrfunduar Berisha.

Sipas aktakuzės, nė rastin e Bujar Bukoshit e Ilir Tolajt, 10 tė pandehurit nė bashkėveprim janė siguruar qė ‘Jona Med’ tė mos marrė asnjė kontratė nga Ministria e Shėndetėsisė, edhe pse nė shumė tenderė ajo kishte plotėsuar kushtet e pėrgjithshme dhe se kishte qenė kompania qė kishte ofruar ēmimin mė tė ulėt.

Vjedh sa tė mundesh se ky imunitet kjo po dojka me than qe tė gjith qe paskan imunitet ne vjedh sa jan ne pozit , vaj halli pėr pėr ket Popull, na rjepėn krejt .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Sep 14, 2012 11:11 am

ku kan hajnat imunitet ,kerkun ne bote skane.
hala askushe su pergjigj per asgje.
Hajnat e medhenje apo peshqit e medhenje po shetiten.
Ne vendet tjera edhe Kryetarin e burgosin psh Gjermania sa Udheheqes si kolin e largun nga politika e te ne....!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Sep 14, 2012 4:14 pm

E te ne i qojn ne pozit ma te lart (ne vend se ti futin ne biruc atyre ju ipet privilegj )
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Thu Sep 27, 2012 11:35 pm

Berisha: Mbreti Zogu i I-rė i bėri shqiptarėt me shtet!
16:58 / 27.09.2012
1 0

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, gjatė inaugurimit tė njė shkolle 9-vjeēare nė Bathore, u bėri thirrje fėmijėve qė t’u kėrkojnė prindėrve qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė votojnė pėr Partinė Demokratike.

Berisha kėrkoi njė gjė tė tillė, pasi mė parė e cilėsoi Partinė Socialiste “prishėse” tė ėndrrės pėr integrimin nė Bashkimin Evropian duke thėnė se po bllokon ligjet qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar nė Kuvend.

Njė deklaratė tė tillė Berisha e bėri gjatė inaugurimit tė shkollės me emrin “Ahmet Zogu”, ku janė investuar 18.7 milionė lekė. Gjatė fjalės sė tij, Berisha e cilėsoi Mbretin Zog I-rė, njeriun mė tė shquar tė historisė sė kombit shqiptar, duke e quajtur atė themeluesin e shtetit shqiptar.

“Ajo mban emrin e njė prej burrave mė tė shquar tė kombit shqiptar tė tė gjitha kohėrave, emrin e personalitetit qė i bėri shqiptarėt me shtet, nė njė kohė kur tė shumtė ishin ata qė po punonin pabesisht, nė mėnyrė qė Shqipėria e shqiptarėt tė mos figuronin nė hartėn politike tė Evropės, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė mos kishin shtetin e tyre”.

“Por ishte trimėria, burrėria, vizioni e mbi tė gjitha, atdhetaria e njė djaloshi, asokohe 20 e ca vjeēar, i cili mendonte krejt ndryshe, mendonte njėlloj si populli i tij qė donte shtetin e pavarur tė konsolidohej ēdo ditė dhe ia doli me pėrpjekje tė jashtėzakonshme. U pėrball me ndėrhyrje brutale tė tė huajve, me tradhti e grushte shteti, por asgjė nuk e pengoi atė t’u faktonte shqiptarėve dhe botės se ky vend mund tė ndėrtonte dhe po e ndėrtonte shtetin e tij tė lirė e tė pavarur”, tha ndėr tė tjera Berisha. /Telegrafi/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Sep 28, 2012 11:57 am

Ish-zyrtari i UDB-sė, Jusuf Buxhovi paralajmėron rrėzimin e klasės politike tė Kosovės
--------------------------------------------------------------------------------



Njėri prej ish-themeluesve tė LDK-sė, Jusuf Buxhovi, ish zyrtar i UDB-sė, nuk ka dashur tė komentojė spekulimet rreth zhvillimeve nė LDK, por ka thėnė se do tė mund tė pėrfshihej nė njė Lėvizje politike intelektuale, e cila do tė rrėzonte klasėn e sotme politike, duke ndjekur shembullin e LDK-sė nė vitet ’90. Jusuf Buxhovi, nė maj tė vitit 1998, kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte zgjeruar nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, kishte kėrkuar nga Ibrahim Rugova qė ta pacifikojė Drenicėn dhe mos tė lejojė tė pėrsėritet historia e Shaban Palluzhės. Kėtė pacifikim ai e kėrkonte me aprovimin e Rugovės dhe me ndėrhyrjen ushtarake tė Milosheviqit, i cili edhe ashtu kishte filluar luftėn kundėr UĒK-sė. Sot ky njeri pa pikė turpi shkrryhet nė lirinė e pavarėsinė e Kosovės duke paralajmėruar madje edhe pėrmbysjen e tėrė klasės sė sotme politike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Sep 28, 2012 12:00 pm

Berisha eshte si ky ,eshte dhenderr serbe dhe bashkpunon me ta e me greket.
Shiti ,shkaterroi shqiperine dhe ka ,,shqiptare " qe ende e adhurojne sepse ata qe e adhurojne skane gjak shqiptari!
I favorizon tradhtaret e i injorone atdhetaret.
Kjo po ndodhe ne trojet shqiptare po edhe ne kosove ,ku tradhtaret jane fute ne te gjitha partit politike dhe po na udheheqin.
Avni rrustemat vdiqen e na kane mbetur do kukavajka Patriot me bateri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Oct 03, 2012 8:23 am

Edward Lear: Shqipėria, kjo mrekulli natyrore me kėta njerėz kaq... pisa
Nga: BEN ANDONI
Edward Lear: Shqipėria, kjo mrekulli natyrore me kėta njerėz kaq... pisaTIRANE - Eduard Lear nuk ėshtė se ka ndonjė emėr legjendė nė historinė e pikturės nė botėn e artit britanik. Por qė tė thuash se ėshtė i panjohur edhe kėtė duhet ta mbash me rezervė. Ėshtė njė artist i mirė i peizazhit dhe i pėrshkrimeve tė udhėtimit. Skicat e tij dhe peizazhet mbase nuk mund tė thonė shumė nė kohėn tonė, por pėr Shqipėrinė kanė njė vlerė tė pamatė. Shtuar dhe me pėrshtypjet e ditarit, qė na kanė lėnė pėr kohėqėndrimin shqiptar, atėherė vlera e trashėgimeve tė tij artistike-publicistike mund tė llogaritet dyfish. Eduard Lear nė rrugėn e tij pėr nė Lindje qėndroi shumė nė Ballkan dhe jo vetėm kaq, por na ka lėnė mrekulli pėrshkrimi dhe njė pasqyrė tė episodeve tė prapambetjes sonė tė madhe tė shekullit tė XIX. Kujtojmė se nė atė shekull referencat e studiuesve tanė shkruajnė pėr njė lulėzim tė Shqipėrisė dhe sesi shumė nga qytetet po bėnin tregti fitimprurėse nė tė katėr anėtar e Evropės dhe pak mė gjerė. Megjithatė niveli nė masė social-ekonomik i popullsisė ėshtė katastrofal. Sėmundjet, mungesa e kulturės, padija, mungesa e higjienės janė gati proverbiale. Tregon sesi trajtohen gratė si kafshė barre nė Himarė, padijen e thellė ngado ku shkon, pisllėkun dhe mėnyrėn gati primitive tė jetesės. Edhe me kėtė pėrshkrim, pėr fat Eduard Lear nuk e nxin peizazhin shpirtėror tė shqiptarėve. Duhet thėnė se peizazhi natyror, qė ai e ka pikturuar si askush tjetėr, duhet t’i ketė lėnė shumė mbresė sepse ėshtė pak shpotitės me episodet qė gjen me shqiptarėt. Nė Elbasan dhe nė Tiranė e marrin me gurė, sepse tradita myslimane, qė e pėrcjellin nė vend disa dervishė injorantė, nuk e pranon vizatimin e imazhit. Burri ka vazhdimisht vėshtirėsi, por mė shumė se kaq i duhet tė pėrballojė gjithnjė tė papritura. Nė Krujė i shpjegon njė beu tė ri se ku ka arritur vendi i tij dhe i duhet t’i tregojė me vizatim, pastaj me kėmbė e duar dhe madje me zė se ēfarė ėshtė treni. Do e tallin tė gjithė kohėn paskėtaj sepse u duket krejt i marrė. Anipse, larg tė gjithė gjėrave , nuk mohon se shqiptarėt janė mikpritės tė jashtėzakonshėm deri nė bufoneri. Numėron deri mė 37 gjellė qė i vinė Shkodėr nga njė i pasur tjetėr i klasės myslimane, qė do t’i tregojė nė kėtė mėnyrė bujarinė dhe kamjen dhe kėshtu me radhė.
Eduard Lear ishte epileptik dhe kjo lloj sėmundje pėrbėnte llojin e sėmundjes jo shumė tė njohur nė atė kohė. Ai vetė e kishte frikė sėmundjen e tij dhe kjo e bėri tė udhėtojė shumė. Prej dorės sė tij kemi trashėguar disa nga pėrshkrimet mė tė mrekullueshme tė peizazhit shqiptar. Nėse nuk gabojmė, shumė vite tė shkuara, flitej pėr ankand tė lirė tė veprave tė tij, por institucionet tona tė ngėrthyer nė reklama te CNN apo BBC, nuk gjenin dot hapėsira qė tė blinin punė tė tij, ato me tė cilat Shqipėria u bė dhe vizualisht e njohur nė Botė.
Nė vend tė mbylljes, do tė theksojmė se shumė nga tiparet qė ai gjeti ndėr shqiptar, nuk ėshtė se kanė ndryshuar shumė edhe sot e kėsaj dite. Tek e fundit, peizazhi ka ndryshuar duke u shėmtuar disi prej betonit, kurse shqiptari vėrtetė s’ka ndryshuar shumė nga panginja proverbiale mendore, e cila duket se po e shoqėron shumė frikshėm edhe nė kėto dy dekada tė para tė shekullit tė XXI.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Oct 19, 2012 12:11 am

Si nuk paska as nje lajm nga kosova...?

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Oct 24, 2012 11:12 pm

jo ka Policia po rref qytetaret si ne kohen e Millosheviqit vetem pse kerkojne Liri demokraci dhe jane kunder Serbise.
Atehere na rreshin servilet Shqiptare tashe na rrehin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 35
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Oct 26, 2012 9:24 am

Detektivi

Para kater diteve ne emisionin parrotulla
Shukri kurve Buja tha;


Pjesa veriore e kosoves kurr nuk ka qen e kosoves,dhe e kemi humbur edhe luginen e Presheves.
Me kete po del se edhe kosova eshte pjes e serbise.
Pra nuk paska pasur lufte per bashkim nga keta komandanta te uēkes.

Ata qe paten luftue pernime i vrajten dhe i thurren kenge neper qifteli me na mashtrue popullin se mua leshin.
Kur ju thojsha se lufta ne kosove ka qen me tradheti me masakrue njerezit e atdheut ju me thojshit je shpiun.Si Zeriatdheut luftetari qe e mbrojke Limen ,Agim Qekun dhe tan eproret si dhe veten.

Kush e dine se ne qershor dhe korrik te vitit 1998ne burgun famkeq ne Kleqke kush ka qen roje i te burgosurve te atdhetareve te famshem.Ketu eshte vrar Behadin Allaqi,Shaban Shala,si dhe Ismet Jashari.Ismet Jasharin e vrajn dhe e dergojn ne male kinse eshte ndesh me forcat serbe dhe ka ra heroikisht,njesoj edhe ketyre te pareve i qesin ne lajme.
A ka mbete shqiptar te vertete ne kete toke ,apo vetem fars e keni sa mire mu kon shqiptar me shkije.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Oct 26, 2012 12:15 pm

Sot esht fest nuk lejohen lajmet e hidhura. sunny
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Mon Oct 29, 2012 3:12 pm

Kėrkohet shpallja e Bashkimit Kombėtar
Nga Express 29 Tetor 2012 11:32


A



Drejtuesit e Klubit politik “Afrim Zhitia”, kanė deklaruar se ėshtė momenti i fundit i zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, duke u bashkuar nė njė shtet tė vetėm. Sipas tyre, dy kryeministrat e shteteve shqiptare nuk janė duke bėrė asgjė pėr bashkimin kombėtar.

Ky klub akuzon Berishėn se nė deklarimet e tij publike kėrkesa e atyre qė donė bashkimin kombėtar i ka quajtur si kėrkesa ekstremiste, kurse pėr Hashim Thaēin ka thėnė se pėrmes dhunės po mundohet ta themelojė njė shtet totalitar.

“I pari, pra Sali Berisha, nė prononcimet e tij pėr kėtė ēėshtje ėshtė deklaruar se “ kėrkesa pėr bashkim kombėtar ėshtė kėrkesė e ekstremistėve”, ndėrsa i dyti, Hashim Thaēi, duke ushtruar dhunė e terror nė parlamentin e Kosovės dhe rrugėve tė Prishtinės, me sistemin e tij totalitar tė instaluar nė institucionet e Kosovės, po pėrgatitet tė rifillojė edhe njė raund tė bisedimeve me qeverinė kriminale tė Serbisė pėr t’i falur edhe njė herė njė pjesė tė ish – vilajetit tė Kosovės”, thuhet nė komunikatė.

Sipas tyre, duhet qė urgjentisht qeveria e Tiranės si shtet i pranuar nė OKB dhe nė NATO, tė kėrkojė para organizmave ndėrkombėtare dhe shtetit grek qė ėshtė anėtare e Bashkimit Evropian, qė t`i rikthejė Shqipėrisė, krahinėn e Ēamėrisė, tė cilėn Greqia e okupoi me dhunė dhe terror.

“Nė kohėn kur qeveritė e dy shteteve shqiptare me shumė bujė e pompozitet po pėrgatiten tė shėnojnė 100 – vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė gjysmės sė Shqipėrisė, pas shumė luftėrave ballkanike e botėrore, pas shumė plagėve, viktimave e gjaku tė derdhur pėr liri e bashkim kombėtar, as qeveria e Sali Berishės nė Tiranė e as qeveria e Hashim Thaēit nė Prishtinė, ēėshtjen e domosdoshmėrisė sė bashkimit tė trojeve shqiptare, tė katėr vilajeteve tė ish – Perandorisė Osmane, as qė e kanė nė rend tė ditės”, thuhet nė komunikatėn pėr media lėshuar nga ky klub.

Klubi politik “Afrim Zhitia” mendon se ėshtė koha e fundit qė Parlamenti dhe Qeveria e Tiranės dhe Prishtinės tė nxjerrin njė rezolutė tė pėrbashkėt, pėrmes sė cilės do tė kėrkojnė dhe shpallin bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt, fillimisht sė paku tė Shqipėrisė Londineze dhe Republikės sė Kosovės, ndėrsa nė kuadėr tė bisedimeve shqiptaro – serbe, tė kėrkohet qė trojet shqiptare nė Maqedoni, Presheva dhe Malėsia e Madhe qė sot ėshtė dhunshėm nėn Malin e Zi, t’i rikthehen natyrshėm shtetit shqiptar. /Kosovapress/

Un dhe spo i kuptoj disa qarqe tona kur e shofin kjart se kta jan tradhtar dhe kerkojn nga kta te behet diqka,kta te lart permendur duhet vetum shpurrur na politika...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 47
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Oct 31, 2012 9:45 pm

politikanet tane duhet te gjithe te behen me iluminatin qe te kene sukses
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Nov 06, 2012 1:26 pm

DER SPIEGEL

Publikuar: 06.11.2012 - 09:47

Ndėrtimi i shtetit juridik nė Kosovė ėshtė angazhimi mė i madh dhe mė i shtrenjtė nė historinė e Bashkimit Evropian. I ashtuquajturi Mision i EULEX-it me 2500 punėtorė ka kushtuar nga viti 2008 mbi njė miliard euro. Sipas njė raporti tė Gjykatės sė Auditorėve tė BE-sė, sukseset pothuajse mungojnė. Niveli i krimit tė organizuar dhe korrupsionit mbetet i lartė, drejtėsia ėshtė joefikase dhe vuan nga ndėrhyrjet politike. Njė polic gjerman, i cili prej vitesh i njeh rrethanat nė Kosovė, konfirmon raportin nė bazė tė pėrvojave tė tij nė Kosovė. Pėr arsye qė ndėrlidhen me Ligjin mbi shėrbyesit civilė (nė Gjermani), ai kėtu shkruan anonim. - DER SPIEGEL

“Ndėrtimin e Policisė nė Kosovė unė e krahasoj me termocentralin e Obiliqit afėr Prishtinės. Prejse NATO-ja i ka pėrzėnė serbėt nga Kosova nė vitin 1999, nė kėtė termocentral duhet tė montohet njė filtėr. Deri mė sot kjo nuk ėshtė arritur tė bėhet. Termocentrali ende pandėrprerė vjell helm nė ajėr. Njėjtė ėshtė edhe puna me Bashkimin Evropian, i cili bėn pėrpjekje qė nė Kosovė tė ndėrtojė njė sistem tė pastėr shtetėror dhe njė sistem funksional juridik.

Unė e njoh Kosovėn tashmė dhjetė vjet dhe, sipas mendimit tim, ne gjatė kėsaj kohe nuk kemi arritur pothuaj asgjė. Mė sė shumti jam i zhgėnjyer me policinė. Me gjithė trajnimin intensiv disavjeēar dhe furnizimit me pajisje, tė cilat u pėrgjigjen standardeve evropiane, zyrtarėt policorė mė shumė janė tė interesuar tė kryejnė kontrolle me radarė nė komunikacion sesa tė luftojnė kriminalitetin. Pėr t’i ndjekur shoferėt qė ngasin shpejt veturat nuk duhet tė lėvizėsh vendi; mjafton tė rrish rehatshėm nė veturėn e ngrohtė patrulluese.

Kam pėrshtypjen se korrupsioni nė mesin e policėve kosovarė ėshtė tepėr i lartė. Kam marrė raporte, sipas tė cilave, nėse dikush zbulohet se nget njė veturė tė vjedhur, atėherė mjafton ta korruptosh policin – dhe puna kryhet.

Kriminelėt e mėdhenj edhe ashtu nuk i prek askush. Kėtė e pamundėsojnė strukturat tradicionale klanore dhe lidhjet e vjetra tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), nga radhėt e sė cilės janė rekrutuar shumė policė. Kėta nuk janė tė gatshėm tė ballafaqohen me kritika se gjoja janė tradhtarė dhe mbase nuk i hetojnė komandantėt e tyre tė dikurshėm, tė cilėt janė pasuruar nga tregtia me drogė.

Kėto rrjete i mbron njė mur i heshtjes, nėpėr tė cilin ne si policė nuk mund tė depėrtojmė. Nė realitet ne as pėr sė afėrmi nuk e dimė se ēfarė po ndodh kėtu. Nga njėra anė qyteti i Ferizajt konsiderohet si qendra mė e madhe e tregtisė me drogė nė Ballkan, nga ana tjetėr kėtu ne pothuaj asnjėherė nuk konfiskojmė sasi tė mėdha droge.

Njė gjė ėshtė e qartė: Kosova ėshtė kapur fort nga krimi i organizuar. Mjafton tė shikohet vetėm numri i madh i pompave tė benzinės dhe qendrave tregtare, tė cilat pothuaj nuk kanė klientė. Kėtu vetvetiu lind dyshimi se ato i shėrbejnė vetėm spastrimit tė parave. Po ashtu gjithkund ndėrtohen godina tė reja banimi, ndėrsa numri i veturave luksoze ėshtė shumė mė i madh se nė Maqedoninė fqinje, ndonėse atje tė ardhurat pėr kokė banori janė dukshėm mė tė larta.

Para disa javėsh u arrestuan kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės dhe kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės. Thuhet se ata i kishin premtuar njė biznesmeni tė ndėrtimtarisė troje nė njė zonė tė mbrojtur dhe si kundėrshpėrblim kėrkonin ryshfet dhe vetura tė shtrenjta. Kjo ēėshtje u bė publike vetėm pasi nuk ishte dhėnė leja pėr ndėrtim – derisa personat e pėrmendur dėshironin t’i mbanin veturat.

As drejtėsia nuk funksionon fare. Shumė vende pune janė tė zbrazėta ose zyrtarėt ndėrrohen vazhdimisht. Disa gjykatės refuzojnė tė merren me lėndė tė caktuara. Sė fundi kam dėgjuar nga disa kolegė se njė kriminel lufte, i cili ėshtė dėnuar me 15 vjet burg, ėshtė parė duke ngrėnė drekė nė Prishtinė me njėrin prej politikanėve tė rangut tė lartė.

Kėtu konsiderohet sukses nėse sė paku ngrihet aktakuzė kundėr ndonjė ish-pjesėtari tė UĒK-sė pėr shkak tė krimeve tė luftės. Shembull pėr kėtė ėshtė Fatmir Limaj, njė politikan i popullarizuar i partisė qeverisėse dhe deputet, madje ai njė kohė ka qenė edhe ministėr. Ai u fajėsua se si komandant i UĒK-sė kishte qenė pėrgjegjės pėr torturimin dhe vrasjen e shtatė serbėve dhe njė kosovari. Njė dėshmitar i rėndėsishėm, i cili me qėllim qė tė mbrohej ishte sjellė nė Gjermani, nė shtator 2011 vrau veten nė Duisburg. Njė gjykatė e shpalli Limajn tė pafajshėm.

Kosova ėshtė njė vend ku vazhdojnė tė mbijetojnė tradita tė vjetra disa shekuj – dhe pjesė e kėsaj kulture ėshtė gjakmarrja. Ne evropianėt nuk kemi arritur t’i bindim kosovarėt mbi sistemin e ri, perėndimor tė drejtėsisė dhe tė vlerave. Ata po e shohin se strukturat e vjetra edhe mė tutje janė tė pushtetshme dhe institucionet shtetėrore tė dobėta. Unė frikėsohem se kosovarėt do tė presin derisa ne tė largohemi. Bash ashtu si talibanėt qė presin largimin e trupave perėndimore nga Afganistani.

Megjithatė, asnjėri nga pėrgjegjėsit e Misionit EULEX nuk e thotė tė vėrtetėn nė Bruksel. Nga Kosova ata dėrgojnė vetėm raporte tė zbukuruara, tė ashtuquajtura ‘okay-reportings’. Ndoshta duhet ta bėjnė kėtė pėr tė ruajtur postet e tyre dhe pėr tė punuar mė tutje nė misione ndėrkombėtare. Por kjo nuk i ndihmon Kosovės”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Nov 14, 2012 8:33 am

55 mijė kosovarė, analfabetė tė plotė
Publikuar: E marte 13 Nėntore 2012, 10:21 0 Komente 0 Rekomandime

Deklarata e Mileniumit kėrkon qė tė gjithė fėmijėt e moshės shkollore tė vijojnė arsimin e detyrueshėm

Ekspertėt e arsimit thonė se me tė marrė tė dhėnat e Entit tė Statistikave, Ministria ėshtė dashur tė hartojė strategjinė e veprimit pėr luftimin e analfabetizmit. Sipas tyre, shqetėsuese ėshtė pėrqindja e madhe e analfabetėve funksionalė dhe tė analfabetėve elektronikė dhe me kėtė pėrqindje tė analfabetėve Kosova nuk ka mundėsi tė integrohet nė sistemin e BE-sė.
Statistikat e fundit, tė nxjerra nga procesi i regjistrimit tė popullsisė sė Kosovės kanė dėshmuar se 55 mijė qytetarė tė Kosovės janė analfabetė tė plotė, tė cilėt nuk dinė shkrim dhe lexim, kurse analfabetė funksionalė qė dinė shkrim dhe lexim, por nuk janė nė gjendje ta kuptojnė atė qė e shkruajnė janė 82 mijė e 188 persona. Duke pasur pėr bazė kėto tė dhėna i bie qė dukuria e analfabetizmit nė Kosovė vazhdon tė jetė shqetėsuese. Aq mė tepėr kur dihet se deri nė vitin 2015, Deklarata e Mileniumit kėrkon qė tė gjithė fėmijėt e moshės shkollore tė vijojnė arsimin e detyrueshėm, kurse njė numėr shumė i madh i fėmijėve, sidomos tė nacionalitetit romė e ashkali nuk e vijojnė shkollimin e detyrueshėm.

4.8 pėr qind e popullatės janė analfabetė

Se gjendja nė terren nuk ėshtė e kėnaqshme e pranojnė edhe zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), kurse ekspertė tė arsimit si dhe opozitarėt thonė se kjo ėshtė njė plagė e madhe pėr shoqėrinė kosovare dhe pėr zhvillimin e saj tė pėrgjithshėm. Sipas tyre, MASHT-i nuk e ka marrė me seriozitetin e duhur kėtė dukuri. Tani, derisa dihet se 4.8 pėr qind e popullatės janė analfabetė, nuk dihet edhe mosha e personave analfabetė tė plotė dhe analfabetė funksionalė, pasi qė nuk janė publikuar nga Agjencia e Statistikave tė Kosovės, por nė kėto tė dhėna hynė popullata e moshės mbi 10-vjeēare. Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, ka thėnė pėr gazetėn “Kosova Sot” se nė jetėsimin e Objektivave Zhvillimore tė Mileniumit tė Tretė, asgjė nuk ėshtė bėrė nga ministria.(Mė gjėrėsisht mund t'a lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės KOSOVA SOT).

Ket e kam than qe ne fillim kur kam hy ne forum njerz pa shkoll e pa mejtep, dhe per ket poltitikaj e kan gjet grazdin e lujn me popull te pa vetdishem tevobekt,se kshtu normal nuk esht shka bejn politikualt dhe sja prish kush timin per pos ALBIN KURTIT, rrespekt per V V......))))
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Nov 16, 2012 7:06 pm


Kraja: Libri i Buxhovit, nė shėrbim tė Serbisė
10:56 / 16.11.2012
286 1

Akademiku Mehmet Kraja, nė “Zonėn e Debatit” tė “Klan Kosovės”, ka kritikuar Jusuf Buxhovin.

Nė debatin pėr Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, duke iu pėrgjigjur kritikave tė shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi pėr Akademinė - kritika tė bėra bėrė nė tė njėjtin emision javėn e kaluar - Kraja ka thėnė se Buxhovi nuk ėshtė historian dhe se libri i tij i fundit pėr historinė e Kosovės ėshtė shkruar me diletantizmin mė tė madh.

Duke iu pėrgjigjur kritikave tė Buxhovit se ASHAK-u nuk ka reaguar ndaj akuzave tė akademisė serbe, ka thėnė se Buxhovi as qė ka ditur ta lexojė atė reagim.

“Akademia serbe nuk ka reaguar ndaj tij (Buxhovit), por ėshtė tallur me tė”, ka thėnė akademiku Kraja, duke shtuar se ai libėr i Buxhovit me diletantizmin e tij, i ka bėrė shėrbim pikėrisht akademisė serbe. /Telegrafi/

QESHTU, e ka jeta kur udbasht ta shkrujn historin e rroken nder veti per interesa personale se per interes te atdheut...)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Nov 16, 2012 11:25 pm

Presidente, a more leje nga Hasan Prishtina e Bajram Curri?"





19:39 / 16.11.2012



30 0



Deputeti i Partisė Socialiste nė Shqipėri, Taulant Balla, i ka dėrguar njė letėr tė hapur Presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga, nė tė cilėn ai kėrkon qė kjo e fundit, para se tė arrijė nė Tiranė pėr tė nderuar ngritjen e mauzoleut tė Ahmet Zogut, tė bėjė edhe disa ndalesa, siē thotė ai, “pėr tė marrė leje nga Hasan Prishtina, Bajram Curri apo Avni Rustemi”.
Balla nė letėr sqaron se Jahjagės i drejtohet si njė qytetar i thjeshtė shqiptar, e jo si politikan e as si deputet.

Nė vijim, mund ta lexoni tė plotė letrėn e Taulant Ballės drejtuar Presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga:

E nderuara Presidente e Republikės sė Kosovės zonja Atifete Jahjaga,
Po tė drejtohem ty, sepse pėr Presidentin e Shqipėrisė, nuk dua tė harxhoj as frymėn dhe as mendimet.

Nesėr, siē ėshtė njoftuar, Ju do tė jeni nė Tiranė pėr tė nderuar ngritjen e mauzoleut tė Ahmet Zogut dhe tė zogollėve tė tjerė.

Sigurisht kjo ėshtė zgjedhja Juaj personale. Por pėrpara se tė bėsh njė gjė tė tillė unė, si njė qytetar i thjeshtė shqiptar, jo si politikan, as si deputet, unė sot dua tė tė sugjeroj qė si njė Presidente e njė republike shqiptare, si njė kryetare shteti, pėrpara se tė pėrulesh para Ahmet Zogut, duhet t’i kėrkosh leje Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Avni Rustemit apo edhe priftit Gjon Gazulli.

Qė tė jem mė i qartė, duhet tė sqarosh pozicionin Tėnd zonja Presidente e Republikės sė Kosovės mbi jetėn dhe veprėn e Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Avni Rustemit.

Meqenėse tė gjithė shqiptarėt i njohin tė tre kėta kalorės tė shqiptarizmit, mė lejoni t’ju informoj se i katėrti prifti Gjon Gazulli ėshtė edhe ai njė emėr i nderuar, qė vinte nga njė familje patriote mirditore, por qė zogistėt e varėn nė litar.

Pak ditė mė parė Universiteti i Prishtinės mori emrin e Hasan Prishtinės, duhet t’ju sqarosh studentėve dhe profesorėve tė Prishtinės pozicionin tėnd pėr Hasan Prishtinėn pėrpara se tė jesh nesėr nė Tiranė.

Nė vend qė tė nderonit nesėr maozoleun, mund tė ndiznit njė qiri nė shpellėn e Dragobisė pėr tė nderuar trimin e maleve Bajram Curri. Pėrpara se tė shkosh nesėr te maozoleu, kalo te busti i Avni Rustemit, tė cilin kosovarėt e duan dhe e kanė respektuar pėr dekada me radhė.

Sė fundmi e nderuar zonja Presidente, shpresoj ta mirėkuptoni kėtė letėr tė hapur. Mos ngatėrroni respektin ndaj homologut Tuaj tė Shqipėrisė, me respektin qė duhet tė keni pėr shqiptarėt e vėrtetė, thuhet nė letrėn e deputetit socialist Taulant Balla, tė cilėn e transmeton "Zėri". /Telegrafi/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Mon Nov 26, 2012 10:42 pm

Publikuar: 26.11.2012 - 14:35
Merdar, 26 nėntor - Aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje organizuan sot njė aksion simbolik nė Merdar. Aksioni kishte si qėllim vendosjen e flamurit kombėtar dhe njė tabele ku shėnohej “Mirė se vini nė Republikėn e Shqipėrisė”.

”Ne zgjodhėm pėr ta vendosur flamurin kombėtar nė Merdar nė pėrkujtim tė betejės sė Hasan Prishtinės 100 vjet mė parė, i cili organizoi luftė mbrojtėse pikėrisht nė kėtė zonė kundėr forcave serbe qė po sulmonin Shqipėrinė”, thuhet nė komunikatė.

Sipas komunikatės, me tė filluar vendosja e flamurit kombėtar nė njė shtyllė pranė pikės kufitare nė Merdar, Policia e Kosovės intervenoi brutalisht pėr t’i penguar aktivistėt. Gjatė kėtij intervenimi tė dhunshėm nuk u kursye as ekipi i Kosovapress-it, kameramani i tė cilit u pėrplas pėr tokė dhe u mbajt i arrestuar nga policia pėr rreth 1 orė.

Vetėvendosje thekson se me gjithė kėtė intervenim, aktivistėt ja arritėn qė tė ngrenė flamurin kombėtar si dhe tė vendosin tabelėn “Mirė se vini nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė cilat u hoqėn mė pas nga Policia e Kosovės, me t’u larguar aktivistėt tanė.

“Ėshtė e ēuditshme se si nė tė gjithė Kosovėn, nė tė gjitha institucionet dhe sheshet e vendit ėshtė vendosur nė mėnyrė masive flamuri kombėtar, madje dhe Kryeministri e Presidentja janė duke marrė pjesė nė aktivitete ku nderohet ai, e i vetmi vend ku u ndalua tė vendosej flamuri kombėtar shqiptar ėshtė pikėrisht kufiri pėrballė Serbisė. Hashim Thaēi duhet ta dijė qė nuk ka nevojė ta drejtojė flamurin kombėtar pėrballė Sali Berishės por pėrballė Serbisė”, thuhet nė kumtesėn e Vetėvendosjes.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Fri Nov 30, 2012 1:31 am

http://www.koha.net/?page=1,13,125276

Pas 28 vjen 29, me dy lajme me mira.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Today at 1:31 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 24 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25, 26  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: