Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26
AutoriMesazh
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Nov 26, 2013 12:05 pm

http://www.youtube.com/watch?v=OHqlaP7Ag5o

Kreu i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės href="kerko.php?fraza=Ramush">Ramush href="kerko.php?fraza=Haradinaj">Haradinaj gjatė njė fjalimi nė lidhje me
fenė nė Kosovė ėshtė shprehur se familja e
tij ka qenė shqiptare-katolike
dhe se nuk e dinte se pse ai vetė ishte href="kerko.php?fraza=mysliman">mysliman.

Nė videon e mėsipėrme, href="kerko.php?fraza=Haradinaj">Haradinaj flet nė anglisht qė tregon qė
ėshtė duke biseduar me njė tė huaj ndėrsa fjalimi i tij, duket qartė qė eshtė
reflektim i zakonshėm i kompleksit tė politikanėve shqiptarė ndaj Pėrendimit.


“Me gjenerata familja ime ka qenė
shqiptare-katolike.
Unė nuk e di pse jam mysliman. Nuk kam
qenė kurrė nė xhami, as pėr lutje e as pėr gjė tjetėr,” ka thėnė kandidati pėr
kryeministėr.

Pas kėsaj deklarate, duket se kreu i AAK-sė po shkon drejt
pikėpamjeve qė kishte pėr fenė edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova. /albeu.com/
style="margin: 10px 0px; width: 100%; height: 20px; text-align: right;">

http://www.albeu.com/kosove/haradinaj-nuk-e-di-pse-jam-mysliman-video/132831/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Nov 26, 2013 12:13 pm

e paha ble shen egjidio vatikani
ky menon se ma Shum e dojn si katolik evropa po zini bes qe as hesap se bajn! Nje njeri qe se do fene e vete evropa se do hiq!
keta, ky lloj njerz jan te semure psikik.Shqiptaret kurre ne jete skan qen katolik ,me shekuj ishin musliman po Propaganda serbe greke ,vatikani ,disa shqiptare te shitun musliman,katolik ne ate kohe po edhe ne kete kohe per perfitime personale po propogandojne se ne kinse ,, kemi qene katolik dhe duhet te kthehemi ne fene e te pareve" keto Propaganda bahen sote nga vatikani Jehova predikusit e fese katolike qe ne kosove ka me bollek!
Ramushi me kesi gjeste femijesh ja ka humb autoritetin vetes ,familjes dhe partise!
Njerez te pa vlere jane ky lloj ,soje njerzish! ne jemi nen sundimin serbe me shume se nje Qind vjet sipas ketyre mjeranave shqiptaret u dashkan me qen serb ortodox sepse serbia na ka okupue me shume se njeqind vjet....mashallah me keta njerez e keta politikana ,qe nuk shofin me shume se hundes se vete!ketu eshte ne pytje interesi ,perfitime materiale,Para!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Dec 03, 2013 2:11 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Tue Dec 03, 2013 2:16 pm

Jo 700 po sa dije une ka pas shume ma shume bile edhe sote e kesaj dite ata shpijuna jan ne Politik ,Kuvend ,Parlament dhe ne Parti Politike.
Me nje komune ka pas 400 ,500 shpijuna!Ata ende punojne per Serbine pe shofim edhe vete se qka banen pas lufte tradhtaret bile disa nga ata qe po thirren ne luften e UCK-se ishin dhe jan bashkpunetore te serbise edhe sote , ku na qun e qka jan tu ba.Ne te ngratet popull vetem rrijm shiqojm dhe smarrim asgja qe ti ndalojme keta Politikan Tradhtare!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Jan 15, 2014 12:26 am

Filloi procesi i regjistrimit tė diasporės dhe mėrgatės









Ministria e Diasporės e Republikės sė Kosovės i njofton pjesėtarėt e diasporės se prej sot ėshtė plasuar platforma elektronike (online) pėr regjistrimin e diasporės dhe mėrgatės.


Adresa e platformės elektronike pėr t’u regjistruar ėshtė www.rdks.info . Ministria e Diasporės i lut bashkatdhetarėt qė tė bėhen pjesė e kėtij procesi.

“Qėllimi i regjistrimit ėshtė evidencimi i numrit tė saktė tė pjesėtarėve tė diasporės dhe mėrgatės, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mėrgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave tė tjera tė organizimit tė tyre”, thuhet nė njė kumtesė, transmeton Telegrafi.

Pjesė e kėtij regjistrimi ėshtė ēdo person qė ka vendbanim apo vendqėndrim jashtė Republikės sė Kosovės, qė ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporės, nė bashkėpunim me Agjencinė e Statistikave tė Kosovės (ASK) dhe me institucionet e tjera.

Tė dhėnat nė kėtė proces janė tė mbrojtura me Ligjin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun Mar 16, 2014 11:44 pm

Kosova, vendi mė i varfėr nė Evropė, parajsė pėr politikanėt


Publikuar mė 16.03.2014 | 10:36

13  0







Kosova ėshtė vendi mė i varfėr nė Evropė, por ėshtė parajsė pėr politikanėt. Shumė nga ta i shfrytėzojnė pozitat nė llogari tė trashjes sė pasurisė personale.

Raportet ndėrkombėtare nė Kosovė tregojnė se, ky ėshtė ndėr vendet mė tė korruptuara. Brenda shtetit ka organizata e individė qė kanė ngritur zėrin vazhdimisht kundėr kėsaj dukurie. Ramadan Ilazi ėshtė njėri ndėr ta.

Pėr njė kohė Ilazi ka drejtuar Lėvizjen Fol, njė organizatė e themeluar tė mbėshtesė qytetarinė aktive, tė rrisė transparencėn dhe llogaridhėnien e institucioneve publike pėr tė kontribuar nė qeverisje tė mirė dhe nė parandalim tė korrupsionit.

Nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore”, Ilazi ka folur pėr shkaqet qė e kanė prodhuar kėtė situatė. Ka treguar edhe arsyet e mungesės sė ndėshkimit tė korrupsionit. Po kėshtu, ka dhėnė edhe arsyet pėr tolerancėn qė shoqėria kosovare po tregon ndaj kėsaj kaste politikanėsh tė korruptuar e tė pandėshkuar. /Koha Ditore/


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 47
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Mar 29, 2014 10:13 pm

Te reja nga kosova kemi shiqoni ne gazeta jeta ne kosove ,atij i buzeqesh Mona Lisa dhe do te shihni tregimin tim per Mona Lisen ,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed May 21, 2014 12:34 am

Muxhahedini shqiptar gris pasaportėn kosovare (VIDEO


Publikuar mė 19.05.2014 | 12:19

1  2







I rėndėsishėm apo jo, kosovari Lavdrim Muhaxheri nė publik paraqitet si njė ndėr drejtuesit kryesor tė Shtetit Islam tė Irakut dhe Shamit (ISIS), i njohur edhe si “Deuleja”. Ai sė fundi ėshtė paraqitur duke folur para muxhaehdinėve.

Nė kėtė video, Lavdrim Muhaxheri nga qyteza e Kaēanikut, flet nė arabisht dhe tund njė thikė tė madhe. Ndėr tė tjera, ai mohon pėrkatėsitė e tjera tė tij dhe thotė qė ėshtė vetėm mysliman.

Nė fund, ai ėshtė ndėr tė parėt qė nė njė ceremoni publike grisin pasaportat e tyre. Lavdim Muhaxheri, e gris pasaportėn kosovare duke thėnė qė ai ėshtė njė dokument i “qafirėve”.

http://www.dailymotion.com/video/x1vm7v5_muxhahedini-shqiptar-gris-pasaporten-kosovare_news

P/S per Mexhidin solla ket postim ke ndonje shpjegim per keta muxhahedin, pa keqkuptim. Mir mbetshi.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Thu Dec 11, 2014 11:57 pm

Muhamer Pajaziti

Eksodi masiv i kosovarėve po vazhdon. Pamje tė trishtueshme shohim ēdo natė nė televizor se si po mbushen autobusėt pėrplot me shqiptarė qė braktisin vatrat e tyre pėr njė jetė tė re nė vendet e Perėndimit. Kam frikė se pėr njė gjysmė dekade, nė Kosovė nuk do tė ketė mė njerėz tė varfėr. Nė Kosovė do tė ketė vend vetėm pėr politikanėt e korruptuar dhe klanet zinxhir tė tyre. Por, pse po ikėn e gjitha kjo armatė e rinisė sė Kosovės dhe ēka e detyron atė qė 14 vjet pas luftės tė marrė rrugėn pa kthim drejt vendeve europerėndimore? Pėrgjigja ėshtė shumė lehtė dhe mjafton tė kthehemi nė retrospektivė dhe tė kujtojmė vetėm ngjarjet e vitit 2014, i cili ishte njė vit i mbrapshtė pėr Kosovėn. Dėshtime qė tronditėn mbarė opinionin shqiptar, duke filluar nga arsimi, shėndetėsia, politika dhe shumė sfera tjera qė dėshmuan se shoqėria jonė po shkon drejtė degradimit dhe se ai qė quhet humanizėm, shumė pak ka mbetur te ne. Mėsuam se fėmijėt tanė po edukohen nga kuadro tė rremė, tė cilėt gradat e tyre shkencore i kanė marrė duke botuar “punime akademike” nėpėr revista fantazma indiane. Mėsuam se si ata, nė vend qė tė realizojnė misionin e tyre pėr edukimin e brezave tė rinj, kanė abuzuar me metoda mė makabre me vajzat tona duke i kushtėzuar pėr numra nė indekset e tyre.

Pamė se si u hodhėn tezat e tyre, apo punimet e diplomave nė koshat e plehrave, e shumė e shumė gjėra tjera qė nuk besoj se kanė ndodhur nė historinė e ndonjė kombi tjetėr. Por, pėr shėndetėsinė ēfarė tė flasim? Mjekėt qė kanė dhėnė betimin e Hipokratit u shenduan nė kasapė. Madje i pamė edhe bisedat e tyre telefonike, nė stilin “e kam njė pac (pacient)”, “merrja 500 apo 1000 euro”. Mjekė qė janė shndėrruar nė njė grup tė organizuar kriminal, qė po ua marrin paratė e fundit dhe pastaj jetėn hallexhinjve dhe varfanjakėve. Kronologjia e ngjarjeve vazhdoi me hoxhallarėt e paguar, apo tė shitur, qė nxitin rininė shqiptare pėr “xhihad”, pėr tė vdekur nė teatrot e luftimeve nė Siri, Palestinė apo diku tjetėr nė Lindjen e Mesme. E ēfarė tė presin tjetėr kosovarėt? A kanė rrugė tjetėr? Kur injoranti shndėrrohet nė profesor, mjeku nė kasap dhe hoxhallarėt nė rekrutues tė terroristėve, ēfarė tė mbetet tjerėt? Tė bėsh gati valixhet dhe t’ia mbathės diku sa mė larg. Ka edhe shumė histori tė tjera por kėto tė lartpėrmendurat besojnė se mjaftojė pėr tė marrė vendimin e ikjes. Dhe nė fund, pėr tė gjithė kėtė ēmenduri fajtorėt kryesor janė elitat politike. Ato qė na kanė mbajtur me ėndrra dhe gėnjeshtra pėr dy dekada me radhė.

Eksodi i trurit tė ri vjen si rezultat i brishtėsisė sė shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik nė ēdo pore tė shoqėrisė dhe tė jetės sė pėrditshme. Kjo armatė qė ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqėrore ėshtė njė oktapod gllabėrues qė thellon humnerėn e njė keqqeverisje dhe mungesėn e njė vizioni pėr tė ardhmen e vendit dhe sidomos tė popullsisė sė re. Mentalitete tė tilla janė aq larg botėkuptimeve dhe trendeve tė punės europerėndimore, saqė krijojnė pėrshtypjen se integrimi evropian pėr ta nėnkupton shkuarjen apo largimin nga vendi, dhe jo forcimin e brendshėm institucional dhe zhvillimin ekonomik. Ngatėrrimi i kėtyre koncepteve sipas mentaliteteve dhe formėsimeve “alla turke” pasqyron nė tė vėrtetė se ku gjendet sot Kosova dhe pse ēdo ditė kemi braktisje masive tė nga ky shtet i ri. Korrupsioni, kriminaliteti i jakės sė bardh, mungesa e edukimit profesional, po i pamundėson Kosovės njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm si dhe njė perspektivė mė tė mirė pėr tė rinjtė.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 47
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Dec 24, 2014 10:15 pm

Urime Kershendellat te gjithe anetareve te besimit te krishtere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 47
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Wed Dec 31, 2014 5:22 pm

Urime vitin e ri te gjithe Shqiptareve kudo qe jetojne
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Jan 10, 2015 10:44 pm

http://koha.net/?id=27&l=40284

KTV sjell tė pėrmbledhur ngjarjet nga protesta nė Gjakovė [video]

 10 Janar 2015 - 19:04 -

Gjakova ėshtė prej qyteteve qė pėsoi mė sė shumti nga lufta. Rreth 800 persona u vranė dhe mė shumė se 700 tė tjerė rezultojnė tė zhdukur, raporton Kohavision.

Shumė gjakovarė u vranė nga vet fqinjėt e tyre serbė, mė tė cilėt kishin jetuar para lufte. Disa prej serbėve qė nuk jetojnė nė Kosovė e tė cilėt besohet se kanė qenė tė pėrfshirė nė kryerjen e krimeve, tentojnė tė vijnė nė Gjakovė ēdo vit.

Kėtė gjė kanė arritur ta parandalojnė edhe sivjet nėnat dhe familjarėt e atyre qė humbėn dhe u zhdukėn nė luftė.

Nysrete Kumnova qė pos djalit ka tė vrarė e tė zhdukur tė tjerė familjarė, deklarimin e ministrit Jabllanoviq e quan ofendim tė rėndė. Por jo vetėm nga Jabllanoviqi, por ndihet e fyer edhe nga kryeministri Isa Mustafa.

Kumnova thotė se institucionet kosovare do tė duhej qė vet t’ua ndalonin hyrjen kriminelėve e jo tua garantonin sigurinė. E derisa nėnat e dėshmorėve dhe personave tė zhdukur janė tė zhgėnjyera me qeverinė, kryeministri Isa Mustafa e ka arsyetuar sėrish Jabllanoviqin.

Nė njė postim nė facebook, Mustafa ka kėrkuar uljen e tensioneve, mirėpo nuk ka pėrmendur asnjė masė ndėshkuese pėr ministrin serb tė tij.

Kryeministri ka harruar tė merret me Jabllanoviqin, ndėrkohė qė ka qortuar kritikuesit e tij, ndėr ta edhe kryetaren e Gjakovės, Mimoza Kusari.

*****

Video 2
Qytetarėt e Komunės sė Gjakovės, nėpėrmjet njė proteste kanė kėrkuar shkarkimin e ministrit pėr Kthim the Komunitete, Aleksandėr Jabllanoviq, pas deklaratės sė tij, mė 6 janar, qė i quajti egėrsira protestuesit nė Gjakovė.

Protestuesit kanė thėnė se nėse kryeministri Mustafa nuk e shkarkon ministrin Jabllanoviq, ai duhet tė japė dorėheqje.

Protesta zgjati rreth njė orė dhe u paralajmėruan protesta masivė nė Prishtinė.

Nė mbėshtetje tė protestės dhe kundėr deklarimit tė Jabllanoviqit ėshtė shprehur edhe Lidhja e Historianėve tė Kosovės “Ali Hadri” dega nė Deēan.

Historianėt e Deēanit gjithashtu kėrkojnė nga kryeministri i Kosovės Isa Mustafa, qė tė shkarkoj menjėherė nga detyra ministrin Jabllanoviq.

© KOHA.net

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun Jan 11, 2015 7:53 pm


Pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare nė Shqipėri kanė marrė pjesė nė marshimin
kundėr terrorit tė organizuar nė Paris.

Ka qenė emocionues momenti kur
kanė parakaluar pėrfaqėsuesit fetar
shqiptar tė cilėt kanė marshuar
krah pėr href="kerko.php?fraza=krah">krah me njėri tjetrin ndėrsa janė pėrshėndetuar
me duartrokitje nga qytetarėt francez.

Myftiu i Tiranės Ylli Gurra, Baba
Mondi i komunitetit Bektashi, pėrfaqėsues i Kishės katolike dhe ai i asaj
ortodokse, tė katėrt pėrkrah njėri-tjetrit janė bėrė dėshmi tė bashkėjetėses tė
komuniteteve tė ndryshme fetare nė vendin tonė.

http://www.albeu.com/shqiperi/kjo-eshte-videoja-e-dites-kleriket-shqiptar-duartrokiten-nga-franceze/184101/

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun Feb 01, 2015 11:44 pm

KTV: Njė natė me skenat te Stacioni i Autobusėve nė Prishtinė [video]

 1 Shkurt 2015 - 19:05 -

Oshtima e vajit tė fėmijėve e pėrqafimet e familjarėve qė pėrcillnin tė afėrmit e tyre, ishin skenat qė pėrshkruanin stacionin e autobusėve edhe mbrėmė nė Prishtinė, raporton KTV.

Nėntė autobusė tė stėrmbushur kanė marrė me vete afėrisht 500 qytetarė tė Kosovės pėr t’i dėrguar nė Serbi, tė cilėt pastaj ilegalisht po marrin rrugėn e azilit nė shtetet perėndimore.

Aq me padurim e prisnin ikjen nga vendi, saqė nuk pėrfillej as radha pėr tė zėnė njė vend nė autobus. Biletat ishin siguruar qė mė herėt, pasi pėr ta prerė njė tė tillė aty pėr aty ishte e pamundur. Pėr ta nuk paraqiste problem as moti i lig me shi e me borė.

Shpresa nė kėtė vend ka mbaruar, tha njė qytetar nga Malisheva, i cili mori rrugėn drejt Gjermanisė. Aspak e lehtė nuk ishte as pėr Mexhid Gashin, qė kishte dalė kėtė mbrėmje pėr t’i thėnė lamtumirė djalit tė tij 30-vjeēar.
“Kjo kohė ma kujton shkuarjen dikur, nė pushime verore, pohonte njė qytetar i Gjakovės”, qė po ashtu shpresonte se mirėqenien mė tė mirė do ta gjente nė shtetin gjerman.

Njė tregtar kėpucėsh nga Vushtrria tregoi pėr televizionin tonė se si ēdo ditė banorė tė asaj ane kėrkojnė nga ai kėpucė me take mė tė larta qė tė mund ta pėrballojnė njė rrugėtim tė gjatė.

Ka raste tė veēanta, tė cilat nuk kanė mundur tė kapėrcejnė as Suboticėn, ngase siē thonė, numri i shqiptarėve qė qėndrojnė atje ėshtė tepėr i madh dhe se kontrabandistėt i kanė rritu ēmimet, pėrcjell koha.net.

Gėzim Shala qė ka provuar njė herė ikjen, u bėnė thirrje tė gjithėve tė mos marrin kėtė rrugė. Ēdo mbrėmje nga Kosova drejt Serbisė nisen nga 10 deri nė 15 autobusė, nga qytete tė ndryshme. Rreth 70% e tė rinjve nė Kosovė janė tė papunė, kurse 500 mijė qytetarė llogaritet se jetojnė me vetėm 1.72 euro nė ditė.

http://koha.net/?id=27&l=43084

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Feb 28, 2015 2:43 pm



POR SOT - KOSOVĖ, PA M'THUEJ SI JE?!

Publikuar mė 24 shkurt, 2015 nė orėn 14:07 ( Para 3 ditė e 22 orėve ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhėsinė e shkronjave



Rilindėsi ynė i shquar Vaso Pashė Shkodrani, qysh nė Shek.XIX, atėherė kur Shqipėria ishte katandisur nė krizė tė thellė ekonomike, morale e kombėtare, nė poezinė e tij “O Moj Shypni” kishte lėshuar gjėmėn me disa rreshta: "Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po, sikur lisi i rrxuem pėrdhe. Ke pas qenė veshun, sot je me crule. E s'tė ka mbetun as em'n as besė; Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė". Ēfarė koincidence, rrafsh 100 vjet mė pas sikur kėto gjėmė po pėrsėriten, por tani nė njė pjesė tjetėr tė Shqipėrisė, tė quajtur Kosovė, e cila ka njė dekadė e gjysmė qė ėshtė ēliruar, pėrfundimisht nga thundrat okupuese!?




Kush mė mirė se rilindėsit tanė e kishin ndjerė shpirtin dhe zemrėn e popullit shqiptar pėr kaq kohė tė gjatė? Sot, sėrish shtrohet dilema, pse kjo histori duhet tė pėrsėritet vetėm pas njė shekulli? Pse, kjo tani po ndodh me Kosovėn?
Kosovė, kush po tenton qė ta thyej tė ardhmen tuaj pas 15 vite ēlirimi dhe 7 vite tė pavarėsisė? Pa, mė thuaj Kosovė, sot ku je tretur? Pse nga toka jote, sot po ikin burra, gra, fėmijė e tė rinj, njerėz tė varfėr me shpresa tė thyera e tė humbura, tė mllefosur e tė zhgėnjyer, tė inatosur e tė urryer pėr humbjen e ėndrrės se do tė kenė njė jetė mė tė mirė, njė tė ardhme mė tė ndritur pėr fėmijėt e tyre. Ata po e lėnė kėtė tokė, babė e nėnė, vėlla e motėr, shtėpi e votėr dhe vetėm e vetėm pėr tė ikur nga kėtu dhe tė gjejnė ndonjė strehė tjetėr, perspektivė, ndonjė shpresė pėr jetė mė tė mirė nė ndonjė shtet tė Evropės.


Kosovė, ti nuk ke guxuar tė lejosh qė tė nėpėrkėmbet gjaku yt i derdhur ndėr shekuj pėr liri e pavarėsi? Nuk ke guxuar tė harrosh vuajtjet, sakrificat dhe peripecitė e tua gjatė shtypjes shekullore? Kjo tokė, gjatė historisė ka vuajtur shumė, nė ēdo cep tė saj ende gėrmon gjaku yt i derdhur. Ēdo pėllėmbė e saj ėshtė e ujitur me gjakun e njomė e tė freskėt. Nė kėtė tokė gjithkund ka varre, ato janė tė shumta dhe kurrė nuk guxojnė tė harrohen!

***
Kosovė, ti ke bėrė gabim qė ke lejuar tė harrohet shpejt, sidomos katrahurėn e vitit 1999 nė tė cilėn, sėrish u derdh gjak. Vetėm gjatė kėsaj lufte, nė altarin e lirisė ranė dėshmorė rreth 2000 burrė, gra, djem dhe vasha mė tė mira tė kėtij kombi. Ty, Kosovė, nuk ke guxuar tė harrosh, as rreth 15 mijė viktima, burra, gra, nuse shtatzėna, djem tė rinj dhe fėmijė, tė cilėt u vranė nga barbarėt serb nėpėr shtėpitė e tyre? Pėr fat tė keq, njė pjesė e tyre edhe sot e kėsaj dite nuk po mund t’i gjenden as eshtrat!
Kosovė, ti nuk guxon tė harrosh rreth 1 milionė bashkėvendės tė pėrndjekur nga toka jote shekullore? Kėta shqiptarė, armiku i dėboi nga vatrat e veta pėr t’u mos u kthyer kurrė mė. Por, ata sėrish u kthyen dhe sėrish u ngjallėn si feniksi. Ata jo vetėm qė u kthyen nėpėr vatrat e tyre tė djegura e tė rrėnuara, por me vete kishin edhe ėndrrėn e madhe tė lirisė dhe shpresėn e sendėrtimit tė vendit. Ata, atėherė nuk donin viza azili, nuk pėlqenin jetėn nė ndonjė shtet tė Evropės e gjetiu, por donin tė jetojnė tė lirė dhe tė ndėrtojnė vetė tė ardhmen e tyre.
Kosovė, ti nuk guxon tė mos mbash nė mend as shkatėrrimet e shumė fshatrave, qyteteve, vendbanimeve dhe tė mirave tė shumta materiale? Ti nuk ke guxuar tė harrosh shumė gjėra? Mė fal, nuk po i pėrmendi tė gjitha, sepse plagėt e tua janė tė rėnda dhe nuk po dua tė lėndoj mė shumė.
Por, vetėm desha tė shtrojė njė pyetje:
Pse, a nuk pate dije, apo forcė qė t’i dilje pėrballė tė keqes qė ta pėrgatitėn armiqtė, maskarenjtė, faqezinjve, intrigantėt, profiterėt, mashtruesit, pseudopatriotėt, pseudointelektualėt, puthadorėt, servilėt, klounėt dhe lloj lloj ilet tjerė, tė cilėt tė prunė nė kėtė qereste?
***
Tani Kosovė, ku janė njerėzit e shkolluar, akademikėt, shkrimtarėt, shkencėtarėt, intelektualėt e vėrtet, gazetarėt e njėmendėt, profesorėt, mėsuesit, nėpunėsit shtetėror, tė cilėt nuk po e ngrehin zėrin nė kėto ēaste tė vėshtira? Pėr ēka i shkollove kėta, vetėm pėr famė dhe ego personale, apo pėr ngritje tė vetėdijes dhe kontribut shoqėror e kombėtar!?
Ty, Kosovė tė kanė mbetur pakėz njerėz tė vėrtet e tė shkolluar, tė cilėt do ta kthenin nderin, shpresėn dhe krenarinė qė e meriton. Shumica prej tyre tė shkolluarve janė futur nė petkun e partive politike, tė grupeve tė ndryshme tė interesit, nė vallen e pėrfitimit personal, interesit grupor, apo e kanė zgjedhur edhe rrugėn e mos kundėrshtimit ndaj gjendjes sė katandisur ndoshta po ju prishet punė nė ndonjė interes tė tyre tė ngushtė, pėr ndonjė pozitė, punėsim, apo edhe pėr ndonjė lakmie tjetėr.
***
Kosovė, tė flasim drejt, padyshim se fajtorė pėr gjendjen e rėndė nė tė cilėn sot je katandisur ėshtė robėria shumė shekullore, por ky nuk ėshtė arsyetimi i duhur. Pėr gjendjen tėnde tė rėndė fajtorė jemi tė gjithė, qė shijojmė lirinė tėnde, por nuk bėmė mjaftė pėr sendėrtimin e ekonomisė, zhvillimit, rendit, ligjit, arsimit, shėndetėsisė dhe shumė segmenteve tjera tė jetės. Tė gjithė, shumica prej nesh kemi faj pėr keqpėrdorimin e lirisė tėnde qė shumė pak bėmė pėr tė tjerėt dhe lejuam tė kemi njė shoqėri jo tė barabartė dhe njė jetė me standarde tė ultė. Por, Kosovė ta dish se pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr thellimin e kėsaj krize shoqėrore e ka klasa udhėheqėse, e cila edhe pas 15 vjet lirie dhe 7 vjet pavarėsie tė la nė kėtė gjendje tė rėndė. Ata e mbajnė barrėn mė tė madhe tė llogarisė, sepse mė shumė u morėn me veten e tyre, familjet dhe grupet e tyre tė ngushta, se sa me zhvillimin tėnd.
Kosovė, nė emrin tuaj shumica e tyre janė pasuruar dhe sot kėta dhe familjet e tyre bėjnė jetė luksoze, ndėrsa mbi 80 pėr qind e popullatės nuk jetojnė mirė. Raportet e organizatave botėrore tregojnė pėr 18-20 pėr qind tė popullatės jetojnė nė varfėri tė skajshme, me vetėm 0.75 cent pėr kokė banori. Ndėrsa, nė Evropė dhe gjetiu pėr kokė tė njė qeni ndahen 2.75 euro. Papunėsia vetėm vitin e fundit 2014 ka arrit shifrėn prej 60 pėr qind, apo 339 mijė njerėz tė papunė, kryesisht tė moshės sė re. Kėto raporte tregojnė se GDP e Kosovės ėshtė 3.5 pėr qind, e cila ėshtė e pamjaftueshme pėr njė rritje ekonomike dhe punėsim tė numrit kaq tė madh tė rinjsh, tė cilėt nė tregun vjetor tė saj dalin 30-40 mijė njerėz tė aftė pėr punė. Kėta udhėheqės pa dallime tė grupimeve partiake shumė pak u morėn me ekonominė, mė shumė ishin nė funksion tė shkatėrrimit tė saj se sa ndėrtimit dhe zhvillimit tė projekteve tė ndryshme, tė ardhmėrisė tėnde. Ata janė fajtorėt kryesorė, pse sot ky vend ka shkolla tė bollshme, kurrė mė parė nuk kishte pasur mė shumė, por qė nuk ka arsim tė nivelit tė duhur. Sot, ky vend ka ambulanca dhe spitale tė shumta, si private dhe shtetėrore, por kurrė mė parė se tani nuk ka shėrbime cilėsore, ka korrupsion dhe nepotizėm tė lartė.
***
Sot, nė kėtė vend ka ndėrtime tė shumta tė egra, por kurrė mė parė ndėrtime vend e pa vend, me leje e pa leje, tė cilėt i kanė shėmtuar, kryesisht vendbanimet urbane. Nė kėtė vend punėtori, sidomos nė sektorin privat, kurrė mė parė se tani nuk ėshtė i diskriminuar. Ata shfrytėzohen nė formė tė egėr, por qė shteti nuk i mbron ata, nuk merr masa ndaj shkelėsve tė ligjit.
Kosovė, ka shumė gjėra pėr t’i renditur, por kryesisht janė kėto tė lartcekura qė kanė rėnduar shumė jetėn e shumicės sė njerėzve tė kėtij vendi. Pėr kėtė dhe shumė shkaqe njė pjesė bukur e mirė e rinisė sate tashmė gjendet nėpėr kampet e shteteve perėndimore dhe po kėrkojnė zgjidhje pėr tė ardhmen e tyre. Disa raporte po thonė se janė rreth 230 mijė njerėz qė janė larguar, ndėrsa fluksi i tyre ende nuk ėshtė ndalur. Ditė pėr ditė po dalin njerėz nėpėr kėto vende, por tashmė nė formė shumė ilegale dhe nė numėr tė vogėl. Njė pjesė e tyre qė ishin tė gatshėm tė dalin jashtė vendit vetėm pas njė propagande mediatike dhe politike kanė ndėrprerė kėtė rrugė dhe me vesh nė krah po presin ndonjė lajm pėr investim ė ri dhe hapje tė ndonjė vendi tė ri punės pėr tė mbetur kėtu.
Kosovė, udhėheqėsit e kėtij vendi duhet mė shumė tė punojnė pėr njerėzit e vet, duhet tė bėhen plane urgjente pėr zhvillim mė tė shpejt ekonomik dhe hapjen e perspektivės, sidomos pėr tė rinjtė. Ti ke shumė punė pėr tė bėrė, e para ėshtė tė ndryshosh qasjen ndaj njerėzve tu, tė jesh nė shėrbim tė gjithmonshėm ndaj tyre. E dyta, tė braktisėsh tabiatin e udhėheqėsve tu, sidomos nė ndryshimin e kursit qeverisės, shtimi i pėrgjegjėsisė maksimale qeverisėse, kontrolli nė tė gjitha segmentet e jetės institucionale, shtimi i projekteve tė ndryshme investive nė ekonomi, arsim, shėndetėsi dhe tė gjitha poret e jetės. Pra njė politikė dhe reformė globale shoqėrore do tė ishte udha mė e mirė e daljes nga kjo krizė e thellė shoqėrore dhe ekonomike.
Kosovė, ēdo vonesė nė kėtė drejtim do tė shtonte edhe mė shumė plagėt tua, andaj ėshtė koha e fundit qė udhėheqėsit tu tė kėndellen dhe tė kryejnė punėt dhe detyrat me pėrgjegjėsi tė lartė, pėr ēka e kanė obligim dhe paguhen. Ata kanė pėrgjegjėsinė, qė pėrfundimisht kėtė vend ta nxjerrin nga kjo gjendje e rėndė dhe ta shndėrrojnė nė njė vend me perspektivė dhe tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt qė jetojnė nė tė.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 47
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Mar 28, 2015 3:52 pm

Sot e hapa furren e bukes me emrin te molla kuqe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Nov 28, 2015 11:29 pm

Akademik Rexhep Qosja ka dėnuar ashpėr dhunėn e sotme policore nė Prishtinė tė cilėn e krahason me dhunėn dhe terrorin e pėrdorur nga Millosheviqi nė Kosovė.

Reagimi i plotė i akademik Qosjes:

Ballin lartė e kurrizin drejtė

Sllobodan Millosheviqi ka vdekur, e kanė dėnuar faktorėt ndėrkombėtarė dhe e ka dėnuar historia ballkanike. Por mėnyrat e dhunės dhe terrorit tė Sllobės nuk kanė vdekur: ato, ja, po pėrsėriten nė Kosovė! Po i pėrsėrisin ata qė i kanė shėrbyer regjimit tė Millosheviqit, e fati i zi i Kosovės ka bėrė qė sot ata tė sundojnė nė Kosovė.

Mėnyrat e dhunės e tė terrorit psikologjik e policor qė pėrdorte regjimi i Millosheviqit u panė pardje, dje e sot nė Prishtinė. Pardje e dje u panė nė pėrpjekjet e qeverisė qė ta frikėsojė popullin pėr tė dalė nė protestėn paqėsore tė 28 Nėtorit kundėr dy marrėveshjeve: kundėr Marrėveshjes mbi krijimin e Bashkėsisė sė Komunave serbe - nė tė vėrtetė tė shtetit tė ri tė Serbisė nė Kosovė dhe kundėr Marrėveshjes pėr caktimin e kufijve tė ri tė Kosovės me Malin e Zi – nė tė vėrtetė tė faljes Malit tė Zi njė pjese tė Kosovės.

Mėnyrat e asaj dhune e terrori u panė posaēėrisht sot mė 28 Nėntor. Mbarimi paqėsor i protestės sė tri partive opozitare e shqetėsoi qeverinė dhe e shqetėsoi sepse ajo protestė masive tregoi se do tė trashėgohej me protesta tė reja kundėr tė njėjtave shkaqe dhe kundėr shkaqeve tė reja qė e kanė bėrė Kosovėn plaēkė tė zhvatur tė klasės sunduese politike dhe vend pa kurrfarė shprese pėr jetė e ardhmėri tė mė tepėr se gjysmės sė popullit shqiptar tė Kosovės.

Mėnyrat e kėsaj dhune e terrori u panė mbas pėrfundimit tė kėsaj proteste paqėsore – u panė e na i pėrkujtuan terroret e policisė sė Millosheviqit gjatė bastisjes sė zyrave tė selisė sė njė partie politike tė Kosovės – tė Vetėvendosjes.

U panė duke arrestuar nė mėnyra tė egra aq protestues sa arrestoheshin nė kohėn e Millosheviqit.

Ato mėnyra tė dhunės e terrorit u panė nė mėnyrėn e burgosjes sė anėtarit mė tė ri tė Vetėvendosjes: tė ish avokatit tė popullit, Sami Kurteshi.

Nė mėnyrė tė veēantė kėto mėnyra tė dhunės e terrorit u panė kur u arrestua vrazhdė, egėr, urrejtshėm ish-kryetari i Vetėvendosjes, Albin Kurti. Tė pa setėr veshur policia e futi nė “maricėn” e saj dhe tė pa setėr veshur policia e ēoi nė Pallatin e Drejtėsisė! Ashtu arrestoheshin dikur ata qė konsideroheshin armiq tė Kosovės dhe ashtu, siē e thashė, arrestoheshin protestuesit qė kėrkonin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Albin Kurti duhet tė krenohet pamatshėm pėr fatin e tij tė sotėm, pėr ballin lartė e kurrizin drejtė. Donika Kada Bujupi duhet tė krenohet pėr fatin e saj tė sotėm. Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli duhet tė krenohen me fatin e tyre tė sotėm. Qeveria e Kosovės, pushteti i Kosovės, duke e bėrė fatin e kėtyre dy djemve dhe tė kėtyre dy grave tė tillė ēfarė e bėri sot - tė lavdishėm po tregohet pushtet i dhunės dhe i terrotit ndaj atyre qė ia duan tė mirėn mė tė madhe Kosovės. Ky pushtet s’ka ardhmėri.

Partia Demokratike e Kosovės duhet sa mė parė tė shpėtojė nderin e trashėguar prej luftės sė saj ēlirimtare: duhet sa mė parė, sa nuk ėshtė bėrė vonė, sa nuk ėshtė pėrlyer politikisht e kombėtarisht pėrgjithmonė, tė distancohet prej politikės qė Kosovėn e ka bėrė shtet privat me polici private.

Kosova do ta tejkalojė krizėn e madhe nė tė cilėn ėshtė sot atė ditė kur kjo qeveri tė shkojė ku e ka vendin: nė plehun e historisė.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sun Dec 13, 2015 8:32 pm

Letėr e hapur pėr Ambasadorin e SHBA-sė nė Republikėn e Kosovės, Greg Delawie

I nderuar Ambasador i SHBA-ve z. Delawie,

Kam punuar pėr mė shumė se dhjet vite me radhė nė projekte dhe organizata tė ndryshme amerikane si NDI, IREX, IFES e tė tjera. Unė u jam atyre shumė mirėnjohėse sepse kam mėsuar prej tyre mes tjerash edhe se si duhet tė jam qytetare aktive dhe si tė kėrkoj llogari prej qeverisė. Kolegėt e mi kanė qenė kryesisht amerikanė dhe mė kanė inkurajuar tė angazhohem nė politikė duke mė thėnė se “njerėzit si ti i duhen kėtij vendi”.

Kam pas fatin qė dy herė tė shkoj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me shpenzimet e taksapaguesve amerikan, dhe pėr kėtė po ashtu jam shumė mirėnjohėse, ku e kam parė nė praktikė se si funksionon demokracia dhe drejtėsia amerikane. Madje nė njė raste kam qenė dėshmitare kur pas njė afere korrupsioni nė Bloomington te Indianas ku personi i zbuluar, pėr shkak tė manipulimit me kredit kartelėn zyrtare, pėrveē qė ka dhėnė dorėheqje nga posti i saj, ajo edhe ka pėrfunduar nė burg.

Unė i vlerėsoj lartė deklaratat e juaja pėr luftė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar tė cilat siē thoni ju sipas sondazheve tė fundit i nxjerrin institucionet e drejtėsisė nė krye tė atyre institucioneve pėr tė cilat qytetarėt besojnė se janė mė tė korruptuarat.

Korrupsioni nė Kosovė nuk ka lindur sot. Ai ka lėshuar rrėnjė dhe ka lulėzuar posaēėrisht gjatė 8 viteve tė fundit. Kjo ėshtė temė dhe kritikė e vazhdueshme e tė gjitha Raporteve tė deritashme tė progresit duke e pėrfshirė kėtu edhe raportin e fundit.

Afera me e madhe e korrupsionit nė vend, lidhur me ndėrtimin e Autostradės Ibrahim Rugova mbeti pa u ndėshkuar asnjėherė. Disa organizata joqeveritare, me mbėshtetje financiare edhe tė USAID-it kanė kėrkuar transparencė dhe llogari pėr kėtė kontratė duke ngritur edhe kallxim penal nė gjykatė. Deri mė sot, qytetarėt e Kosovės asnjėherė nuk e kanė parė kėtė kontratė dhe nuk i dinė kushtet dhe ēmimin me tė cilin ėshtė ndėrtuar kjo sepse paraardhėsi juaj, Ambasadori Christopher Dell, i cili preu disa shirita tė kėsaj autostrade sė bashku me qeveritar tė Kosovės, i inkurajoi ata qė mos ta publikonin kontratėn. Dhe ēfarė ndodhi. Christopher Dell punon sot pėr Bektellin diku nė Afrikė.

Zotėri Delawie thirrjesn drejtuar prokuroreve tė vendit tonė pėr hetime, gjė qė unė e vlerėsoj shumė, do te ishte mirė tė ia bėnit edhe prokurorėve tė vendit tuaj pėr paraardhėsin tuaj pėr tė cilin ka dyshime tė bazuara se ka qenė i pėrfshirė nė kėtė aferė korrupsioni. Ky do tė ishte njė inkurajim me shembull konkret se si luftohet korrupsioni.

Me 28 Nėntor brutalisht u dhunuan zyrat e subjektit mė tė madh opozitar, ato tė Lėvizjes Vetėvendosje! Prokurori nuk ka hapur ende hetime pėr ndėrhyrjen e njėsive speciale tė policisė dhe personave zyrtar qė qėndrojnė pas kėtij urdhri.

JU e dini se nė historinė e SHBA-ve janė vetėm dy president qė kanė dhėnė dorėheqje dhe njėri prej tyre ėshtė Presidenti Nikson, pas aferės Watergate. Nikson ishte bėrė i famshėm pėr angazhimin e tij pėr tėrheqjen e ushtarėve amerikan nga Vietnami dhe marrėveshjen me Bashkimin Sovjetik pėr kufizimin e armėve strategjike. Megjithatė ai u detyrua tė jap dorėheqja nga posti i tij pėr shkak qė kishte pėrgjuar zyrat qendrore tė partisė opozitare.

Nė vitin 2002 unė kam jetuar nė lagjen Foggy Battom nė Washington DC krejt pak metra larg ndėrtesės Watergate. Nė njėrin prej pėrvjetorėve tė kėsaj afere kongressmenėt amerikan e kishin pėr krenari tė shpjegonin se si shoqėria amerikane nuk kishte pranuar cenimin e demokracisė dhe fjalės sė lirė dhe se Presidenti Nikson ishte detyruar tė jepte dorėheqje pasi ai kishte pėrgjuar zyrat e partisė opozitare. Tek ne jo vetėm qė nuk ėshtė diskutuar dorėheqja e Kryeministrit e as Ministrit tė Punėve tė brendshme, por nuk ėshtė diskutuar as dorėheqja dhe hetimi i krerėve tė policisė qė kanė urdhėruar kryerjen e aksionit.

Amerika njihet sot si vendi me demokracinė mė tė zhvilluar, ku nė rend tė parė janė tė drejtat qytetare. Kėto tė drejta nuk ju dhuruan qytetarėve tė SHBA-sė. Ato erdhėn si zgjidhje pas konflikteve dhe antagonizmave tė mėdha nė shoqėri. 1 Maji, dita ndėrkombėtare e punės erdhi pasi nė vitin 1886 nė Cikago shpėrthyen demonstrata tė mėdha pėr tė shkurtuar orarin e punės prej 12 nė 8 orė. Edhe pishtari i tė drejtave qytetare Martin Luter King ishte amerikan, njė luftėtar i vendosur pėr barazi sociale dhe kundėr shtypjes, shfrytėzimit dhe ndarjes racore. Fjalimi i tij mė i njohur ėshtė "I have a dream" (Kam njė ėndėrr). Luter Kingu kishte njė ėndėrr nė tė cilėn ai besonte, njė ėndėrr pėr barazi e cila u bė ėndrra dhe synimi i miliona njerėzve jo vetėm nė Amerikė, por nė gjithė rruzullin tokėsor. Pėr shumė popuj nė botė kjo ėndėrr ėshtė bėrė realitet, tė tjerė popuj e kanė bėrė synim dhe nuk pushojnė sė luftuari pėr te. Pėr fat tė keq Kosova ende nuk e ka realizuar kėtė ėndėrr. Liria tek ne nuk ėshtė e plotė. Ne ende luftojmė pėr njė jetė me dinjitet, ashtu siē luftonte Martin Luter Kingu. Ai u vra me 4 prill tė vitit 1968, por ėndrra e tij jeton.

I nderuar Ambasador, Ne po luftojmė pėr kėtė ėndrrėn. Ata me tė cilėt ju flisni nė Kosovė i takojnė anės sė kundėrt tė Martin Luter Kingut.

Autorja ėshtė deputete e Lėvizjes Vetėvendosje

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Sat Dec 26, 2015 12:49 am

Tradhto Tradhtinė
Publikuar mė 21 dhjetor, 2015 nė orėn 19:13 ( Para 4 ditė e 3 orėve ) Opinion |
Rrit madhėsinė e shkronjave
Mė tė mirėt t’i fusim nė burg. Mė tė drejtėt t’i ndėshkojmė. Mė tė varfėrve t’u japim njė vizė apo njė armė, t’i bėjmė policė ose refugjatė, ndėrsa shefa tė tyre tė bėjmė njerėzit e mafies. Nė krye tė politikės tė vendosim bartėsin e politikės sė armikut, pra tradhtarin. Ky ėshtė rrengu i shtetit qė kemi prodhuar pėrherė ne shqiptarėt.


Elvis Hoxha
Nė kėtė popull ka ekzistuar gjithnjė ideja e njėsisė sė kombit, aq shumė – Hysamedin Feraj, nė linjėn e rilindėsve ka folur gjatė pėr kėtė ndjesi – sa kolektiviteti i shqiptarėve nuk e ka parė tė domosdoshėm ndėrtimin e njė njėsie shtetėrore. Ajo ēka e kishim qė herėt na ėshtė kthyer nė vonesė. Imanencėn e kishim, transhendencėn jo. Besimin e kishim, fenė jo. Kombin e kishim, shtetin jo. Nė secilėn prej kėtyre frazave shprehet vonesa disa qindravjeēare qė prodhojmė pa reshtur. Kemi pasur besim, por jo institucion tė besimit. Njė pėrtaci mendore na ka kapluar sapo kemi dashur t’i shkruajmė vetes ligje, sapo na ėshtė kėrkuar tė nėnshkruhemi nė histori nė formė institucionesh, nė formė pėrfaqėsimi. Dhe ēuditėrisht, kur lipsej tė vinim nė krye pėrfaqėsuesit kemi qenė mė tė papėrgjegjshėm se kurrė. Ne mbetemi populli ilir, kemi mbetur ilirė – kėshtu e thotė Hysamedin Feraj. Kemi mbetur popull ilir, do tė thotė popull i lirė. Historikisht dhe lashtėsisht i lirė do tė thotė dy gjėra: popull i lirė prej pėrgjegjėsive dhe popull i lirė pėr shitje.

Ndaj kemi prodhuar mercenarė, deputetė, vezirė dhe guvernatorė pėr tė tjerė, tė mirė madje, sepse pėr tė drejtuar veten kemi ruajtur qelbėsirat dhe tradhtarėt. E nėse i miri, i ndershmi dhe i drejti pėrpiqen tė drejtojnė nė kėto troje, ne do t’i ndėshkojmė ose vrasim. Mė tė mirėt do t’ia japim tjetrit, sepse tjetri, fqinji ose perandoria, sado e largėt, janė gjithnjė mė tė fuqishėm, natyrisht jo sepse janė komb, por sepse kanė shtet.

Shqiptari ankohet gjithnjė se nuk ka shtet, por kur ka nė dorė tė votojė zgjedh gjithnjė ata qė do t’ia ulin shpresėn tek institucioni dhe shteti. Natyrisht, nuk jam as i pari e as i fundit qė e them njė gjė tė tillė, s’jam as njė ndėr tė paktit. Por jam njė ndėr ata qė po e shpreh kėtė problem TANI, SOT. Sot kemi rastin tė mendojmė pėr njė shtet, pėr njė pėrfaqėsim, pėr njohje, pėr kushtetutė. Zėrat po ngrihen dhe sytė po hapen. Ky pushtet qė ėshtė nė Kosovė po bėn aq keq sa vetėm mendjet e lidhura prej parasė po e mbrojnė pushtetin. Por kėto mendje tė liga dhe tradhtare tė vullneteve janė kudo ku flitet pėr interesat kombėtare. Ata mbrojnė nė korr Isa Mustafėn dhe besnikėrinė e tij ndaj Serbisė, armiqėsinė e tij me Shqipėrinė, po siē do tė mbrojnė me zell dhe deklaratėn mė tė fundit tė Isa Mustafės: “Mund tė jetojmė dhe pa liberalizimin e vizave”. Kėta zėra do tė flasin nė tė gjitha mediet e shkruara ose jo pėr tė mbytur zėrin e shqiptarėve qė thonė: "Jo! Ne mund tė jetojmė fare mirė pa Isa Mustafėn”. Fati i keq i shqiptarėve ėshtė se me votėn e tyre kanė zgjedhur gjithnjė antishqiptarė nė qeveri, nė gjyqėsor, nė medie, nė biznese. Sepse, ne mendojmė se me votė zgjedhim vetėm deputetėt. Jo, me votė ne zgjedhim tė gjithė deklarimet institucionalė tė shoqėrisė: mediet qė na fshehin tė vėrtetėn, bizneset qė na kthejnė nė tregtarė dhe joprodhues, qė privatizojnė ēdo gjė publike, gjyqėsorin qė arreston tė drejtėt dhe liron kriminelėt. Tė gjithė kėta kanė dalė nga ai pushtet, tė cilit i kemi dhėnė votėn. Ne jemi komb qėkur Evropa nuk kishte ndjesi kombi, por nuk ditėm qė shteti, instituimi dhe konstituimi, kushtetimi i kėtij kombi ėshtė domosdoshmėri. Ne jemi popull, popull nė luftėra dhe heshtje, sepse nuk ditėm qė nga populli kushtetohet shoqėria. Sepse shteti dhe shoqėria janė ndėrmjetėsimet pėrkatėsisht historike dhe pėrfaqėsuese tė kombit dhe popullit. Sot kemi njė komb qė dergjet sepse kemi maksimum shtetesh tė burgosur nė krijesat e veta mediatike, tregtare dhe policore. Nė vend tė ushtrisė sė fortė ne kemi polici tė dhunshme e tė tepėrt, nė vend tė prodhimit vendor ne kemi tregti tė zhvilluar me Serbinė. Ne kemi vendosur nė drejtim tė shqiptarėve pėrkthyesit negativė tė publikes shqiptare, shumėsi shtetesh tė korruptuara, polici tė tepėrt dhe aspak ushtri, tregti pėr tė sjellė mallrat e armikut dhe pėr tė shuar prodhimet shqiptare, diplomatė qė nuk dinė asgjė pėr burimet shqiptare nė mėrgatė, mėrgatė qė paguan dhe shqiptarė qė i dredhin paratė nė beton, universitete tė mjerė dhe studentė tė dobėt. Gjendja nuk ėshtė e mjerė, e mjerė ėshtė ideja jonė e institucionit.

Mjaft tė shohėsh qartė, ta hedhėsh votėn me pėrgjegjėsi ose tė dalėsh nė shesh i bindur dhe ky mjerim merr fund. Jo tė mendosh se ky vend nuk ka shpresė dhe ta hedhėsh votėn gjithsesi. Njė votė tė tillė mund ta japėsh dhe pėr ēmimin e bukės sė njė dite, por ditėt e tjera do tė pėrpiqesh tė paguash sado shtrenjtė vizėn me tė cilėn do tė arratisesh. Me votėn nis arratia e shqiptarėve, me krijimin e shtetit tė tyre shqiptarėt historikisht mėsuan tė ikin prej atdheut. Sepse vullneti institucional pėr shtet dhe vullneti civil pėr shoqėri nuk ėshtė kėrkesė e brendshme, por vullneti i rekomanduar nga tė huajt pėrmes projektesh. Kur kjo lloj shoqėrie krijon shtet, nuk mendon shtetin e popullit dhe kombit tė vet, por shtetin qė kėnaq tė huajt. Ndaj fitoi nė Kosovė ky soj flamuri pop-Art dhe ky himn i zbrazur prej fjalėsh: shqiptarėt, tė kthyer brenda ditės nga popull historik nė shoqėri civile, menduan se ishte e modės tė pėlqeje njė shtet siē e duan tė tjerėt.

Sot ėshtė dita tė kuptosh kush ėshtė tjetri qė tė kėrkon diēka. As Ashton, as Mogherini nuk janė Evropa. Evropa nuk po del me asnjė figurė pėrveēse me organizma qė nuk tė njohin. E kur tjetri nuk tė njeh, nis e njih veten. Vetja jote sot ėshtė e qartė: vetja jote ėshtė Albin Kurti dhe “Vetėvendosje”, qė tė njoftonte qė nė 2005-n ndėrtimin e Serbisė nė Kosovė. Vetja jote ėshtė sot Haradinaj qė po forcon opozitėn. Vetja jote sot ėshtė nė burg. Njihe veten nė historinė tėnde. Vetėm atėherė tė tjerėt do tė tė njohin. E kur tė tė njohin, do ta kuptosh se cilėt janė tė tjerėt. Ata nuk janė perandori neutralizuese dhe abstrakte si Evropa, por shtete kombesh, shtet-kombe. Evropa ėshtė koncepti i dobėt, ku po kėto shtete dhe ambasadorėt e tyre ngatėrrojnė pjesėn tonė civile, pjesėn tonė qė ka turp se mos nuk ėshtė e qytetėruar. Pjesa jonė civile nuk do tė preket kurrė nga fakti se shteti ėshtė i korruptuar deri nė rrėnjė dhe gjyqėsori i njėsuar me kriminelin, sepse ku ka krim ka dhe projekte. Civili nuk ka turp kur i mungon vullneti, por vetėm kur i mungon paraja dhe imazhi. Brenda nesh krijohen dy lloj popujsh, mes tė cilėve lipset tė shquash tė rremin. Njėri ėshtė populli i shtetit tė korruptuar ėshtė shoqėri civile dhe jopolitike, as kombėtare. Tjetri ėshtė populli i kombit me shtet, ėshtė popull jo i parasė, por i vullnetit, jo i imazhit, por i dinjitetit. Ėshtė ky popull qė nuk i zbraz as viset, as historinė. Ėshtė ky popull qė nuk i zbraz burgjet nga kriminelėt ordinerė pėr t’i mbushur me veprimtarė politikė. Ky popull ėshtė ai qė po del shesheve dhe qė po shprehet nė tė gjithė mediumet kapilarė pėr krimin mbi sovranitetin dhe burgosjen e mbrojtėsve tė lirisė.

Bėrja e Kombit shtet nuk ėshtė betejė, por luftė e gjatė. Nė ēastin kur shumica jonė i hyn me bindje kėsaj lufte, lufta pėrfundon menjėherė. Pėr tė hyrė nė radhėt e kėsaj lufte shqiptarėt nė shumicėn e tyre do tė duhet tė mėsojnė tė tradhtojnė: tė tradhtojnė tradhtinė.

Elvis Hoxha

Profesor i Filozofisė nė Tiranė
Ju faleminderit Profesor, per kėtė shkrim.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Thu Dec 31, 2015 3:29 pm

31 Dhjetor 2015 - 12:02
Kryeministri i vendit ka pasur njė vit tė vėshtirė, nė tė cilėn ėshtė pėrplasur fort me kėdo qė e ka kundėrshtuar apo ka menduar ndryshe.
Ai fillimisht ėshtė pėrballur me protesta tė dhunshme pėr shkarkimin e ministrit Jablanoviq. E kishte pasur vitin me protesta, greva e pakėnaqėsi. Dhjetėra-mijėra qytetarė janė larguar dėshpėrimisht nga Kosova nė fillim tė vitit, e ai tha se ikėn me iPhone.
Ka sulmuar vazhdimisht opozitėn duke e quajtur “gomar” Albin Kurtin e duke ia pėrmendur Radoniqin Haradinajt. Ka takuar Merkelin nė Berlin e Kerryn nė Prishtinė, dhe ėshtė zotuar se do ta zbatojė Asociacionin e Komunave Serbe.
Ndiqeni nė vazhdim pėrshkrimin e vitit tė tij 2015 nė kėtė kronikė tė emisionit Interaktiv nė KTV.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Today at 1:30 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 26 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: