Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:18 pm





DHEMBJE





Kjo natë e zymtë

Më vret,

Trupi dhemb

E heshtja

Gjumin tremb.





Kur dhembja kafshon!

Ku je ti?

Cepi i jastëkut shtrëngohet,

Errësira me gjemba ngel

Pa ty dhembje... mall

E ndien?

Për mua,

Nuk ngroh më sa DIELL...!!!











Frankfurt am Main

28.11.1997

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:18 pm

DREMITJET E NATËS





Nata kishte mbyllur qepallat

Dhe po dremiste,

Krenare në ledhatimin e saj.





Unë e rrëqethur

Vështroja,

Në kokë, mijëra kujtime,

Dhembje,

Dhe kjo zemër e përvëluar.





Gjethet shtruan tokën

Pas ikjes sate,

Natyra fsheh turbullimin

Nën ngjyrën e zbehtë!

Pas ikjes sate…

Ankthi që kafshon.





Vallë do të kthehesh

Të më shpëtosh

Nga kjo torturë,

Mu atëherë

Kur nata mbyll qepallat

Dhe dremit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:19 pm



E KALUARA E THYER





Kujtimet i mblodha,

I futa në arkën magjike

Për t’u prehur përjetësisht,

Dhembjet i mbështolla

Dhe fashoja pikoi gjak

Nga e kaluara e thyer.





Unë ende s’kam prehje,

Ngërthehem,

Nga ditët e vrara pa diell,

Nga netët e mugëta pa hënë.





E harruar

Nga bota jonë!

E si të hyj në vallen e kohës

Aty ku ti i lumtur tërheq vallen,

Shkel mbi të kaluarën

Dhe s’çan kokën fare.







Mbi të kaluarën e thyer

Dhe unë eci zvarrë,

Shkel dhe mbi kujtimin tonë,

Duke larë mëkatet,

Gjunjëzohem,

Pranë kultit të dashurisë sonë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:19 pm

EPITAF



Mbi varrin e dashurisë sonë

Vura kurorë lulesh,

Të thurura plot dhembje e mall.



Mbi gurin e mermertë,

Me ngjyrën e dhembjes,

Shkrova dhe emrat tanë...

Dhe për dashurin e zjarrte

Që ndriste shpirtrat

E dy pellumbave te bardhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:20 pm

ETHET E NJË MOTI





Në valët e shuara

Nga ethet e pritjes,

Vdiqën shpresat

Për agimet e bardha,

Gjakimi trazoi ngjyrat

Me vajin e dhembjes…



Errësirë,

E tharë nga vjeshta,

Përtypi hijet e jetës

Të gllabëruara në dhembje e mall.



Mbi çatinë e lodhur

U derdhën shirat e botës,

Ujëvarë rrodhi

Helmi i një nate

Dhe ethet e një moti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:20 pm

GJURMË E SË KALUARËS





U lodha në pritje,

E zhytur në ëndrrat e pafund,

Me shpresë se do të kthehesh.





Ti ike… u trete

Pa melodinë që e thurëm,

Pa pëshpëritjet e ngrohta…

Kujtimin tonë e kalle flakë,

E hodhe në zjarrin e pafund

Të flakadanëve të dashurisë.





E ndien,

Të gjitha buzëqeshjet

M’i shkrive

Në dhembje e lot.





Ti po humb pas ylberit

Me nektarin që më vodhe,

Pas karvanit të reve

Atje pushon

I vrenjtur, në vetmi,

Në pika të shiut shndërrohesh.





E unë qaj, lotët t’i dhuroj ty

Me shpresë se do kthehesh

E ti po tretesh… prapë po ik’

Mbete vetëm njollë!

Në kujtimin tim...

Gjurmë e së kaluarës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:20 pm

Sa me pelqejn keto poezite tua jan plot me frymzim te pergezoj ne punen qe ben Z.Kristaq....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:24 pm

E nderuara Fiona, te falenderoj, per impulsimin, por detyra ime eshte te impulsoj poetet dhe poetet kudo qe ndodhen... Me dergoni poezite tuajase duhet te merrni pjese ne Lidhjen tone tashme shume te zgjeruar...
Me respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:25 pm



IMAZH I PANGJYRË





Aty, rrëzë kullës së lartë,

S’të shoh më

Duke lëruar arën,

Edhe mbrëmjeve

S’më troket më në dritare.





Kujtimi

Mbeti i uritur,

Skutave të ëndrrës

Vershojne mjegullimet.





S’kam frikë më

Nga vetmia,

Asaj ia fala të gjitha

Edhe imazhet e pangjyrë

Horizonteve të errëta i shpërndava…















08.01.97

Frankfurt am Main

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:25 pm

KOHË E GOZHDUAR



S’lëviz,

Gjithçka ngrirë në akull

Pafundësi e zymtë, valë e heshtur…

Vetëm rrebesh mundimesh.



E ku të gjej prehje,

Gozhduar në sytë e tu pa jetë!



Vallë do të dalim nga errësira

Unë, ti, kujtimi!

A do të dalim

Nga ajo skutë e strukur,

Nga ato pranga robërimi.



Ah, ky mall që djeg,

Ky zjarr…

E sërish dhembjet…

Ne dridhemi,

Gjithçka ngrirë

Në akull,

Gjithçka e vdekur

Gozhduar në sytë e tu

Në sytë e mi pa jetë…











01.04.1986

Prishtinë





KOHË E VDEKUR





Sonte, kohë e vdekur,

Than eshtrat e kasolles

Së vjetër

Dhe minaret e errëta.





Kush e di

Ngase urat e miqësisë

Kanë vdekur

Në gjumin e parë…





Edhe zëri i lahutës

Mbytet në labirinthet e errëta

Pa dritë.

Kohë e vdekur

Than vatrën e shpresave.





Mbi kupolën e lartë

Trishtimet e mia qajnë buzët,

Tingujt e mbrëmjes klithin.





Në kasollen e vjetër

Me eshtra të këputur në nyje

Pres shtegtarët e vonë,

Me kujtim të etur,

Të më zgjojnë

Nga kjo kohë e vdekur…





















21.11.1985
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:26 pm



K’TË NATË TË VONË



Flakët e ëndrrës

U ndezën vonë,

K’të natë,

Vonë...

Kur vesa filloi

Të rrjedhë e qetë,

Nëpër gjethin

E tharë të vjeshtës.



Edhe një qiri

U fik sonte vonë,

Nga lumenjtë e etjes

Shpërtheu vullkan.



Shekull

I tërë dhembjesh

U rrënua sonte vonë,

Mbi errësirën lakuriqe,

Mbi eshtrat e mi të kryqëzuar

Vetëm

Në k’të natë të vonë...













22.04.1986 VUÇITËRNË





KU IKËN



Dhembja digjet… digjet

Rigon shi mbi të

E se shuan dot…

Blerimi i ëndrrave

Puqet me errësirën,

Si tymi i zi

Që dogji eshtrat e kujtimit.





Ku ikën brigjeve sterre,

Këmbët e zbathura shtegtojnë

Mbi rërën e dëshirave të djegura,

U kryqëzuan kahjet,

Humbja mbuloi

Arkivolin e shpresave,

Blerimin e ëndrrave.



Ti humbe shtegut pa gjurmë

Si vargjet në thellësi,

Dorë e uritur zgjatet në pajtim

Për t’i lidhur dy brigjet e këputura,

Po ku ikën, ku je ti…













03.03.85

Prishtinë





KURRË S’DUA TË TRETEM



Kurrë s’dua të tretem

Në puthjet e agimit,

Dhe atëherë kur ndiej

Dhembjen të më kafshoj’.

S’dua të tretem në heshtje,

Në qetësinë e muzgut,

Në pëshpëritjen e mbrëmjes.

Të ndiej kudo ty

Jo, kurrë s’dua të tretem

Në lotët e mbrëmjes,

Dhe atëherë kur vitet e heshtura

Të hynë kudo në ne,

Në vallen e yjeve të shkëputur,

Dua të lozë

Me dhembjen dhe krenarinë tënde

Në përqafimin e ngrohtë të diellit,

Në fuqinë e erës…!













05.10.84

Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:26 pm

FSHEHJE ËNDRRASH



Ëndrrat i fsheha

Thellë, thellë në mua,

Me kujtime qëndisa

Në pëlhurë të pavdekësisë.



Njëherë…

Me dashurinë time

Të mvesha të tërin,

Dhe vetëm me një vështrim

Të luftova atë shikim të përflakët

E pastaj…

Të humba përgjithmonë

Me trazimin e heshtjes,

Që u ngjall si varr

Shqetësimi im i tërbuar!





















25.05.1985

Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:27 pm

MBRËMJE E FUNDIT





Tingujt e mbrëmjes

Mbushin dhomën e zbrazët,

Hijet shpalosen

Nga velloja e errët.



Mbrëmje e fundit është

Gjithçka sonte, mbetet në kujtim,

Për t’u shpaluar thekshëm

Mbrëmjeve të vona.



Zhvishem e tëra nga kujtimet,

Në heshtje shpalohen dhembjet,

Shpalohen dashuritë.

Ankthi pëlcet,

Digjet shekull i tërë

Në peshën e dhembjes.



Dy sy të pergjumur

Qajnë pëlhurën e errët,

Mbrëmje e fundit

Në dhomën e lodhur

Ku gjithçka po harrohet,

Kockë e zezë po bëhet

Dhe trupi lakuriq.







MEMORANDUM



Në shpirtin tënd

Varrosa djepin e kujtimeve,

Dhe gërmadhat e dashurisë së lashtë

Që të prehen plagët e pashuara…



Gdhenda aty

Dhe dy radhë fjalësh,

Për ëndrrat e mbetura peng

Në flatrat e një korbi.





24.06.1986 Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:27 pm



NATË E PURPURT



Derdhet

Në nyjat e vetmisë,

Përherë e thellë

Si plagë e strukur

Në kohën e ngrirë…



Natë e purpurt rrëshqet,

Troket në udhën e largët

Të pakthim,

Në mua shemben gurët,

Gjëmon mal baladash

Në peshën e etjes.



Dielli kaherë ka perënduar

Në vatrën e ëndrrave,

Jeta pllakosi

Myshkun e heshtjes…

Bota nuk lëviz më,

Shtangur është në polet e jetës

Si fjala ime e lidhur

Në nyjën e kësaj nate të brishtë.

















31.12.97 Londër





NATË E TRAZUAR





Natë e fundit dhe

Viti i çalë ik’ trembshëm,

Ngadalë,

Shtigjeve të motmotit zhytem.





Një jetë e tërë mbaron sonte,

Një kapitull dhembshurie,

Me damarët e kohës tharë

Frymëzuar është vetëm dhembja,

Dhe qeshet para agimit

Trazon k’të natë të gjatë udhëtare

Gjer në Polin e Veriut.















22 .01.06

Londër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:28 pm

NDARJE E FTOHTË





Rruga ishte e gjatë, e errët

Me kalldrëm dhembjesh shtruar,

E caku i ftohet akull

Sa vinte, largohej…





Hecnja e molisur

E shtyrë nga ato stuhi dhembjesh,

Pa e kuptuar

Se dëbora cakun e kishte mbuluar.





Akullnajave të shpirtit

Rrëshqitnin…

Gjembat e së kaluarës.





Dhe ti i rënduar

Nga e kaluara,

Me atë ftohtësi kujtimesh ngërthyer

Përgjon…

Vallë ndien mall?





Caku po ik’

Shtegu ynë po mbyllet,

Ëndrra jonë magjike po shuhet,

Ndarje e ftohtë e heshtur

Dhe as një fjalë nuk thuhet…





















24.05.1983

Vuçitërnë





NË MUA DHEMBJA



Shikoja mbrëmë qiellin,

Atje te gjeja ty

Tek vallëzoje lehtë,

Me yjet e pashuar,

Më shumë se kurrë më parë,

Buzëqeshjen tënde kërkova

S’arrita ta shijoj, vetëm e ëndërrova.







Një botë e tërë magjepsej,

Nën dritën tënde prej ylli,

E unë të puthja në largësi

Me shikim, heshtje, mall…

Beja dheun të tundej,

E gjethet të zhduken nga pylli

Dhe, dhembjet që më pyesin

Sa do heshti vallë…





Në mua dhembja…

E bashkë u tretëm

Në vallen e errësirës,

Nën pëlhurë të vetmisë,

Ngrita kokën thepishëm

Ti vazhdoje vallëzimin,

Unë shkrirjen në lotin e mëshirës

Në botën e pafat…

Ku dhembja më ngërtheu fuqishëm…



































28.04.1984

Prishtinë





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:29 pm

NËN PULLAZ TË VUAJTJES





Nën pullaz të vuajtjes, heshtja të mbërthente

Dhe ndieje aty kujtimet që të çanin kokën.



Nën qepallat e tua, të rënduara pa gjumë,

Nata bridhte me ëndrrat e së nesërmes.



Rrezja e parë e agimit

Për ty ishte shpëtim,

E psherëtima e së ardhmes, që të gufonte, Fuqishëm nga gjoksi

Ishte shpresa e vetme, që shihej në sytë e tu.



























NJËHERË





Njëherë...

I shtrënguam duart,

E ndërtuam urën

Që të kalojë agu,

Të mos vdesë e sotmja.





Po njëherë…

Mbollëm fushën e blertë,

Me trëndafila të bardhë

Ujitëm plagët nga gurra e dashurisë.





Njëherë…

Ah, njëherë

Shkreptiu rrufe, erë shi

Rrëmbeu urën, trëndafilat,

Retë ngopën etjen

Shterën gurrën e dashurisë…



















27.12.85

Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:29 pm

NJOLLË E HARRUAR





Sa epshe të zjarrta

U ndezën e u fikën në k’të natë

Të paemër.





Shqyem vellon e errësirës

Me sytë tanë të uritur

Për dashuri!

Çapëluam shtigjet,

Qepallat me pagjumësi rënduam

Pastaj...

Ndryshku i harrimit lulëzoi

Për t’i frenuar

Dallgët e furishme

Të dhembjes.





Dashurinë tënde

Ia fale thellësisë së detit,

Për t’i mëkëmbur

Dallgët e vdekura

Nga shkëlqimi i errësirës,

Për t’i mbushur ngrohtësi

Duart e zgjatura për lëmoshë...





Por kot...

E kaluara jonë e paemër

Mbeti e harruar,

Si trung i copëtuar

E i heshtur.















15.02.09

Londër





OXHAKU I ËNDRRAVE





Oxhaku i ëndrrës

Digjte copëza kujtimesh,

Dhe nata frymonte e brishtë

Nga e kaluara,





E ulur

Pranë flakës që bymehej,

Me dhembjet shtruar,

Damarëve të shpirtit

Helm... mall.





Vallë a do kthehesh ti,

Nga furtunë e oqeanit?!

A do kthehet

Barka jote e bardhë?...

Në detin e kujtimeve

Stinë e ngrirë... pa dallgë...





Oxhaku i ëndrrave

Tymon dhembje...







E si t’ia kthej tymin e dashurisë

Dhe një herë!...





Errësirë

E ndriçuar nga një flakë e vogël

Plot mall...

A do të kthehesh ndonjëherë?!

Të lutem, më thuaj,

A do kthehesh vallë...?















Frankfurt

22.08.97



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:29 pm

PA TY





Agimi po tretet

Po humbet çuditërisht,

Bardhësinë nata ia magjeps

Errësirë e stuhi kudo.



Kujtimit te uritur

Po i grisen cepat

Dhembshem, ëndrra dergjet,

E vrazhdë gjëma e saj…





Ti kudo në mua

Në shteg, në varg, në fjalë,

E pranë meje zbrazëtirë

Errësirë, dhembje, mall…





















01.09.05

Londër



PLAGË E DASHURISË





Në vjeshtë

Strukova hijen time,

Hapin e ndala

E heshtur përgjoj,

Gjëmën e stinës së vrarë

Tek rënkon me zërin tim…

Prapa e kaluara e hidhur më ndjek!

E vërteta që dhemb

E ku ta lëshoj hapin?

Vetëm gjurmët tua… kudo…

Dhe sërish stinë e vrarë

Rënkon

Nga plaga e hapur në gjoks,

Nga ajo plagë e dashurisë

Që mbushur është

Me plot copëza kujtimesh të grisura,

Dhe gumëzhijnë në mua!

Mu si gjethet e thara të vjeshtës

Rrëmbyer nga era.













Budapest

3.12.88



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:30 pm

PO HARROHEMI





Shumë herë të kam thënë

Se do e presim edhe k’të ditë,

K’të dhembje, k’të dimër, ktë acar.





E lozëm lojën e fatit

Nëpër urën shkarpë,

Me nyje të këputura

E harruam,

Se lumi i tërbuar nën të

Ka valë që kafshon.





Dhe ja së fundi

Diçka po tundet, Robi,

Diçka gjëmon pëlcet

Bjeshka po bie mbi ne.





Të ndiej në afsh

E të shoh tutje, ne Citadell

Tek vallëzon me balerinat ruse.





Akullnajave të shpirtit tim

Më ngjitet një si njollë e zezë

Më djeg, më kafshon… më tret.





Shumë herë të kam thënë

Dhe ja erdhi dita

Plot heshtje e mall

Po harrohemi Robi…

Po harrohemi...

Mes nesh

Dhembje,

Dimër,

Acar...













31.03.1986

Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:30 pm





KUJTIMI I VOBEKTË







Në kujtimin tim

U tret ngjyra e dashurisë,

Njollë mbeti aty etja e buzëqeshjes.

Kudo

U dogj agimi

Si në zjarr,

Ikja nuk solli freski

Në brigjet e shkumëzuara… mall.

Pastaj,

Përsëri çdo gjë u verbua,

Filloi mbarimi

Pas ikjes së çalë,

Në kujtimin tim

Ngeli ngjyrë e dashurisë së tharë…

















Prishtinë 1984



SHTIGJEVE TË HARRIMIT





Malli më treti

Në gërmadhat

E dashurisë së vdekur,

Në myshkun e kujtimeve

Që mbulonte plagën e çarë.



Ikjen tënde të irnosur

E gjeta,

Vragë të zbehtë

Të harruar,

Pas qiririt të fikur

Në kullën e vjetër.



U shter edhe burimi i fundit

I shpresës,

Mbi kthimin tënd

Rëra e tij mbeti mall

Për ty dhe kullën e rrënuar.



Liqeni i kujtimeve tona

Mbeti i harruar,

Diku

Shtigjeve të djegura të dhembjes

U tret pa zë… pa dallgë.









15.09.1985

Prishtinë





STINË E VRARË





Nata dridhet

Stinë e vrarë

Dhe gjithçka mbuluar

Me gjethet e thara të vjeshtës.



Psherëtin…

Një zemër e thyer,

Një lot i kristaltë

Për ty

Dhe për kujtimin e etur…

Sa mall…





Ti ike

Dhe kjo rigë shiu,

Që mbush gjurmët tua

Shtegut të pacak…

Mjegullimë...

E si të ngushëllohem,

Digjem nga etja

Dhe nga dhembja flakë…





Kthehu dhe një natë,

Të ndezim qiriun në kullën e lartë,

Ta djegim dhembjen,

Vuajtjen dhe k’të mall…

Kthehu me diellin,

Me agimin e bardhë,

Së bashku

T’i shërojmë plagët e stinës së vrarë…

















31.08.1985

Vuçitërnë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:31 pm



VETËM SONTE





Të lutem,

Vetëm sonte

Kur fjala ime

Do rrënojë errësirën,

Mos më rrëno gjuhën

Në heshtje,

Mos m’i ndiz

Pishtarët e dhembjes.





Vetëm sonte

Mos më rrëno tryezën

Që shtron mallin tim,

Lëre dhembjen të digjet flakë

Për kullën tonë të rrënuar

Vetëm sonte e kurrë më…

















24.01.1985

Prishtinë







VETMIA





Edhe sonte

Vetmia përqafon

K’të natë të vonë,

Tërë ankth

Kujtimi i hidhur

Nis shtigjeve të pacak

Si klithja e dhembjes në mua…





Edhe pak

Flakë e zbehtë qiriri

Më ndrit vragën e hapur,

Në gji

Shqetësimin e strukur në sy

Dhe vetminë që fle e qetë

Mbi eshtrat e mia

















15.10.98

Norvegji





VJESHTË





Edhe një vjeshtë,

Edhe një rrënjë gjethesh,

Edhe një lot në faqe…





Dëshirë, dhembje, ankth,

Me vjeshtën e trembur

E sërish pa ty,

Drejt ferrit, drejt mërgimit

Ecje e lodhur mbi këtë rrënjë gjethesh.





O Zot,

Ti vetë e ndeze dhe e fike qiriun

Në kullën tonë të vjetër,

Ti vetë strukove dhembjen

Në damarët e vjeshtës

Dhe ndeze gjëmën e saj…

Ti vetë këpute dhe krahët e ëndrrës

Që mos të arrijmë në shteg,

E si të ngushëllohem,

Në gjirin e tharë

Buron vetëm etje.





Kjo vjeshtë, dhembje

Gjethe e valëvitur në krahët e erës,

E ti askund

Bredh, diku…

Rrugët e mërgimit të përpijnë.





Mos harro,

Kulla sërish na thërret

Ti ngrohim gjirin…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:31 pm



E MOLISUR





E molisur, e lodhur,

Rrokullisem

Në shtratin tim.



Një orkestër bie

Dhe nata rrëqethet,

Zë i egër hingëllin.

Në gjuhë të huaj

Dhe tremb ëndrrën tonë.



Ata vijnë, ujqit e pangopur

Natën e përgjakur,

Në gjumin e thellë,

Torturë !!!...



Dhe vetëm zërat e mjerë

Qajnë qiellin e errët.



E unë vetëm vështroj

E pafuqishme të ngre zë,

E pafuqishme të ndihmoj…



Bliri pranë dritares

Përkëdhelet nga puhia,

Dhe degëzat e tij të holla

Puthiten mes veti,

Pastaj,

Si në teatër,

Perde e errësirës bie.



E shtrirë në shtrat, përgjoj

Dhe zë i orkestrës sërish dëgjohet,

Bashkë me ulërimë ujqish

Dhembjet e heshtura kallen,

Shpresat humbin

Për një natë të qetë

Pa torturë,

Pa makth…















13.10.85

Prishtinë



EJA SOT





Pse s’vjen sot

Me k’të rigë shiu,

Pse më lë vetëm

Me shikim të uritur,

Të varur,

Mbi atë skutë të errët,

Andej

Nga do vije ti.





Amfiteatri 408 gumëzhin

Me gjuhë të përzier,

Ti s’je askund,

As në pikat e shiut

Që rrahin dritaret…!





Kot përpiqem

Të shëroj dhembjen,

Me fjalë e shpresë

Se do vish më vonë,

Kot me laps

Të të krijoj në letër

Ti s’je askund…







Shpirti më është këputur

Shtigjeve të harresës,

Të kërkoj,

As në pëshpëritjen e ëndrrave

S’të gjej dot.





Oh eja sot, e kurre me po deshe,

Në ligjëratën e shpirtit tim,

Në rrëfimet e dhembjes sime.





Eja sot

E mos u tret,

Skutave të errëta

Në brezin e zbehtë të harresës…



















5.09.1985

Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:32 pm

ËNDËRRIMI I HESHTUR





Nata

Bridhte në dhomën time,

E unë, e molisur në heshtjen e saj,

Ndiej

Të trokiturat e fuqishme të erës

Mbi qepallat

E dritares sime.



Heshtja

Mbytej në gjëmën e saj,

E unë

Bredhja e heshtur në ëndërrim.



Kush e di për të satën herë

Belbëzova emrin tënd,

Për të satën herë

Mbusha e zbraza gotën me verë.



E ti s’je askund

E gjithkund në mua,

Në errësirë

Në ëndërrimin tim të heshtur…













12.02.2008

Londër









FESTË E LIRISË





Po rrënohen muret

Pa themel që janë ngritë,

Frymon diç e re, për ne

Zgjuar nga historitë.





Ti vetë rini je zgjuar

Në qiell zë ke ngritë,

Çerdhen për ta ruajtë

Të ngrohtë, të bardhë, plot dritë...





Po rrënohen muret

Në dysh ndahet bota,

Feston lirin populli,

Feston lirin votra...

















30.08.97 Frankfurt am Main





FRYMËZIMI I FUNDIT





Mblodha fuqinë e fundit

Të të thur edhe një varg,

Për ty

Në murin e shkarravitur

Nga frymëzimet.





E ndiej se po vdes

Për pendë më nuk kam fuqi,

Betohem në emër,

Në shpirt

LULE, AG, DIELL

Gjithmonë Robi

Më ishe ti.



















7.02.09

Londër







IKA



Ika, as kokën nuk e ktheva

Që të mos e shoh plumbin,

Që më vriste.



Ika, përtej oqeaneve

Me një plagë në shpirt,

Por nuk gjeta prehje

Se malli dhe sot më mbyt.



Ika, s’shijova nga vendlindja

Shumë kujtime,

Në mërgim, ngeli i zbrazët

Ditari i jetës sime.

























Pragë 1989





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:32 pm



KOSOVË KËSHTJELLË KRESHNIKE







Je kështjellë kreshnike

Që me zjarr djeg e çan furtunë,

Bijve e bijave u jep zemër

Në djep lavdie i përkunde...





Kush prek një gur, një lule, një diell

Kushtrimi bie e na mbledh në truallin tonë,

Gjaku derdhet e rrjedh lumë

Për lashtësinë e gjuhës, e të vatrës sonë.





Mbledhim yjet nga qielli

Dhe natën bëjmë ditë,

Kosovë hapi portat

Mbush gjoksin plot dritë...





E tërë bota vështron e mpitë, e bën çudi

Tek tundesh e dridhesh, e gjëmë nuk ke,

Tek lidh nyjet e shtrëngon duart

Për lirinë e vendit, zërin në qiell e ngre...





E panë dhe nënën shqiptare, plagosur

Me djalin e vrarë, shtrënguar në gji,

Tek thërriste me zemër, e me gojën plot

Përpara, përpara, se kjo është ditë e juaj,

o bijtë e mi.







Mbledhim yjet nga qielli

Dhe natën bëjmë ditë,

Kosovë hapi portat

Mbush gjoksin plot dritë...





Për ty, tym e flakë ndezim

Për ty, rrënojmë gurë e rrënojmë shkëmbinj,

Ty ta falim gjakun, ty ta falim jetën

Tek hidhemi mbi tanke e luftojmë gjarpërinjtë...





Përpara vëllezër, motra, gjaku diell iu bëhet

E në kështjellë lavdie pushoni çdo ditë,

Kosovë, hapi portat, si hap zemrën shkëmbi

Të të hyjë ky diell, të mbushë zemrën dritë.





Mbledhim yjet nga qielli

Dhe natën bëjmë ditë,

Kosovë hapi portat

Mbush gjoksin plot dritë...







Prishtinë



KUR UNË HESHT





Edhe sonte, në këtë mesnatë,

Kur unë hesht,

Dhembja flet,

Porsi në ëndërr ndiej

Dashurinë time

Si diçka madhështore, magjike

Në një fushë të blertë.



S’di tani në këtë heshtje,

Dua që një damar ta shkul

Nga zemra ime,

E ta var ty

Mu në majë të rrembave,

E të pagëzoj

Flakadan i kuq i dhembjes sime!



Kur unë hesht e dhembjet s’pushojn

Dua me lotin e dhembjes

Të të lyej buzët dhe ballin,

Dhe hëna gjysmë e errët

Hijet tona t’i përkëdhelë.



Kur unë hesht e dhembja flet

Dua të kem pranë

Shpirtin ta ngroh e ta përkëdhel.









23.03.1985 Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada EmptySun Jul 25, 2010 10:33 pm

LARG





Larg… larg…

Prapa kësaj bote

Fshihemi unë dhe ti,

Si dy hije të purpurta

Ndezim fillin e rrezes,

Ndriçojmë botën…



Larg… larg…

Prapa yllit më të afërt

Pushojmë të qetë unë dhe ti,

Të mundur vetëm nga ato ethe

Që vetëm ne i kuptojmë,

Nga ato rreze ngrohtësie

Që bebëzat përshkohen,

Nga ai gulçim dashurie

Që vrullshëm na gulçon në gjoks.



















LIRISË...





Stinë e mërzitshme,

E tmerrshme,

Dimër i madh, ftohtë,

I ngrirë.

Kush na i shkel emrat?

Kush na i trazon plagët?...

Kulla dridhet

S’rrënohet dot...

Nga lugina e çarë

Rrëfehet historia,

Rrëfehet trimëria...

E ndieni,

Po zgjohen stuhitë,

Po zgjohen emrat,

Pëshpëritet liria,

Dimri thyhet,

Çahet ftohtësia...

Qielli dridhet,

Zëri ynë tund botën,

Tundet dhe historia,

E re, e bardhë si nuse,

Vjen liria...















Londër 5.02.09



LUFTË



Rreth nesh

Botë e zymtë,

Dhe sfidë lufte

Peizazhe masakrash...





Shpirtrat marrin krah

Gjurmët puhia i mbulon,

Nga pas horizonti afrohet

Në vijën e pajetë.



Dhembjet e heshtura

Dhe gjaku ynë i derdhur,

Peizazh i jetës sonë.



Trupat e pajetë...

Mizorisht të vrarë,

Në lavdinë e qiellit tonë

Përherë jetojnë...



















8.10.1996

Frankfurt am Main



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» "Kam emër Ilirie" vëllim poetik nga Shejmondë Paçarada
» “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha
» "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu
» " Lëkura e gjarprit" vëllim poetik nga poetja MIMOZA SALI
» GJURME ILIRESH EDHE NE PAMIR!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: