Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:33 pm

MALĖSORES



Kush ta preu gjuhėn

E ta dogji shaminė,

Kush t’i mbylli shtigjet

Nė fushėn e lirė...

Ty tė mallkuan

Nė at’ vello nusėrie,

Tė veshėn me tė zeza

E tė pagėzuan plakė,

Tė copėtuan trupin dhe gjuhėn,

Tė hodhėn si ēung i tharė

Nė flakė...





Por... harruan tradhtarėt

Se ti ke zemrėn plot fuēi,

E re, e bukur si gjithherė

Zgjohesh dhe hyn nė histori...





Lidh nyjet e kėputura

Fasha pikon gjak,

Merr rrugėn kah dielli

Mbi shtigjet flakė...





Zgjat dorėn e pėrgjakur, lėkund djepin e bardhė

Me fuēinė e zemrės, drejt botės sė re prin...

E ninullėn e lirisė, gufuar nė shpirt

E lė pagėzim, pėr brezin qė do vijė...



E harruan tradhtarėt

Se ti ke zemėr plot fuēi,

E tund pushkėn nė vend shamie

Sulesh si shqiponjė

pėrmbi malėsi...









12.02.1993

Morfelden



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:34 pm

MĖRGIMTARIT



U fanit errėsira,

Muzgu gjithēka mbuloi,

Qyteti i vjetėr ra nė pikėllim,

Vallė… dėgjoni gjėmėn e stinės sė vrarė

Ju tufa tė zogjve qė ikni nė pakthim.





Dhe ty i urtė si ishe,

Ēmenduri e kohės tė tradhtoi,

U bėre i vrazhdė, qytetin more meri

Ngarkove trastėn nė krah, e shtegun nė sy,

Harrove gurin e pritjes, ku gdhendėm dashurinė.





Dhe njė ditė, i lodhur nga marrėzitė e kohės,

Do kthehesh zvarrė si kėrmill i jargitur,

Me aromėn e detit e tė stinės sė lulėzuar

Vallė a do tė njohė tė gjunjėzuar

Pranė gurit tė dashurisė duke pritur?!…













9.11.96

Frankfurt Am Main









NĖ GJYSMĖ SHTEG



Atėherė

Ne s’kishim asgjė,

Ishim tė varfėr,

Me ėndrra tė zhveshura

Nisėm shtegtimin.



Ne asgjė s’kishim

Lypsa tė kohės moderne,

Por kishim dashuri, ngrohtėsi,

I artė shtegu ynė.



E sot asgjė…

Pa ėndrra, pa ty…

Nė shteg errėsire, muzgėtire…























PĖR BUKĖ E LIRI

(gjyshit tim)





Nėpėr kėngėt e lashta

Netėve tė errėta,

I kėndoj sė ardhmes nė liri.





Dritė

Shkėlqeu lahuta e tij,

E varur nė agimet e bardha.



Tani

Ēdo gjė shoi vdekja,

Nė trastėn e kujtimit.

Frymon

Vetėm fjala e tij,

Luftė

Pėr bukė e liri.





















Maj 1983



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:34 pm



PISHTAR I BLERUAR



(VENDLINDJES SIME)





Pėr ty

Thur k’to vargje

Nė k’tė natė

Pa fund,

Pėr krojet e tua akull

Qė fresk shpirtit i sjellin,

E ndėr beteja

Plagėt e trimave shėruan.



Jo,

S’rrėfehet dot me pendė

Bukuria e peizazhit tėnd,

Me vulėn krenare nė ballė

Gjurmė nė faqet e historisė mbete,

Dallgė e papėrtypur

Nga dhėmballėt

E kohės.



Sonte,

Mallėngjimin pėr ty,

E gjej tė shpėrndarė,

Kudo nė kėtė errėsirė

Pastaj,

Sikur merr frymė legjenda

Pėr emrin tėnd,

Qė thellė

Shtatė pashė nė gjirin e kėsaj toke

Ta mbollėm.





Ngjyra e dhembjes dhe krenarisė

Mė shpie edhe nė blerimin tėnd,

Nė kreshtat e larta

Tė thinjura nga koha

Qė rrėfejnė

Pėr ato qė panė me sytė e verbėt,

Pėr dritėn e bebėzave

Qė ua vodhi shkėlqimi i gjakut,

Kur vullkan

Nga gjiri yt shpėrtheu

E lindi pastaj

Behar nė kėngėt tona pėr ty.



Tė falem, o rrapi plak,

Mos ki mėshirė

Pėr ata qė ta vodhėn gėrshetin,

Pėr ata qė bebėzat t’i verbuan

Me helmin e mashtrimeve,

Kjo baladė pėr ty

Shuan etjen e diellit,

Pastaj lind e s’pushon kurrė

Kėnga pėr ty

Pishtar i bleruar.





Gjithēka ringjallet sonte

Nė kujtimin tim

Fėmijėror,

Dallgėt e pėrgjakura tė lumit tėnd

Qė s’i tundi dot stuhia...

Dhe nė ēdo fjalė ngrohtėsie

Rrėfehet

Pėr ata

Qė rrjedhėn ta drejtuan

Dhe pėr shtatin tėnd

Jetėn flijuan.





Jam unė

Qė me pendė linda nga gjiri yt,

Qė edhe netėve pa gjumė

Dėgjoj rrėfimet

Pėr luftėrat

Dhe trimėritė tua,

Gėrshetat

Bilbilave ua fala

Dhe fjalėn kėngė ua dhurova

Pėr ty... Pėr ty

Vendlindja ime.



















1982 Prishtinė







PO AGON LIRIA







Ėshtė kjo tokė e bukės

Tokė ku mbijnė e rriten

Lulet e rinisė,

Tokė qė ujitet me gjak

Dhe frymon

Nė zemrėn e historisė.





Dhe nė gjirin e saj tė ngrohtė

Ēdo ditė mbin njė lule Bozhuri,

me gjakun e derdhur ushqehet

E kalitet me zemėr guri.





Sa herė tundet toka e tundet flamuri,

Ne nga gjithė bota

Nė gjirin tėnd mblidhemi,

Dėgjojmė kushtrimin

Mbi lavditė e bijve tu,

E pranė zjarrit tė kuq

Vallen e lirisė, hidhemi.





Dhe mbi kullėn kreshnike

Flamuri ynė i ngritur valon,

Ngjyrat e tij tė zjarrta

Bishat e egra

Nga ky truall i lufton...





Ēdo natė me hėnė

Pėr ty

Lahuta kėndon,

Zėri vjen nga qielli

Kosovė, oj nėne, mbahu

Po agon liria, po agon dielli...











































6.09.1985

VUĒITĖRNĖ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:35 pm



SHEKULL I TĖRĖ SHPALOHET SONTE

(Lule Bunjakut)





S’di pse sonte

Tė mbėshtollėn

Me petkun e vdekjes

Ty qė jetėn e deshe aq shumė.





Edhe sonte

Jeto nė pritje

Pėr tė nesėrmen,

E zhveshur nga jeta.





Oh! Shekull i tėrė

Shpalohet sonte nė dhembje

E nesėr...?





Edhe yjet nė qiell u ngrinė

Edhe hėna ndaloi frymėn,

Nė gjirin e saj

Rrodhėn lotėt tė ngrirė

Thika qė i qan shtatinė...



Sonte, dhembshėm nata feston

Nga varret vjen njė zė,

Njė thirrje e shurdhėt,

Kėto ethe janė vetė petku i vdekjes

Qė veshėn k’tė natė,

Dhe gėrthamat e vjeshtės sė lodhur

Shaluan bjeshkėn e lartė,

Dogjėn bregun

E qarė nga pritja...





Vallė, nesėr

Do agojė dita

Pa ty, Lule?





Edhe njė fjalė,

Edhe njė kėngė,

Edhe njė varg

Thuhet pėr ty sonte

Pranė ikonės sė larė nga lotėt,

Pėr besnikėrinė

Qė tė qėndisi ballin.





Nė qiell

Vėzhgoj re tė dendura,

Edhe pak do avullojė errėsira,

Me hijen tėnde

Do muroset

Nė epshin e kėsaj nate,



Nga jashtė,

Erė e qirinjve tė ndezur,

Ndjesė

Shpirti yt i bardhė.





Dua edhe pak gjak

Tė mė vėrshojė

Damarėve tė jetės,

Qė nesėr t’i kėndoj

Kobit tė sotėm...





Kudo

Dhembja mė gjen strehė,

Ndez shkarpat

E dhembjes sime,

Lotėve s’ua ndal rrjedhjen

Errėsira i reflekton

Si pasqyrė e lėmuar.





Me vorbullat e errėta

Pa jetė

Do kalojmė ne

Mbi urėn e zhveshur

Tė ėndrrave tė tua,

Aty ku mbolle dashurinė,

Do presim

Tė takojmė hijen tėnde

Dhe shpirtin tėnd tė bardhė.

T’i pėshpėrisim nga zemra

Pėrgėzimin e njė dite qė do agojė,

Kur e tėrė bota

Do pėlcasė

Nė thirrje me emrin tėnde Lule...









ST.Gallen 17.09.91
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:35 pm

SHTAT I MUROSUR





Njė ritėm daulle po vinte

Bashkė

Me yjet e zgjuara nga errėsira.





Ikėn korbat e zinj

Qė shtatit tėnd i bėnė roje…





E lodhur,

Nis e gėrmoj lashtėsinė,

Prek emrat, gjakun, njomėsinė

Dhe njė thirrje nga shpirti dėgjoj.





O Zot,

Rrėfimi i pagjuhė ringjallet,

E ndieni,

Pas ca vitesh, tani,

Nga heshtja e murosur me vite

Frymon diē e ėmbėl,

Frymon diē e zjarrtė…

















Maj 1982

Vuciterne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:39 pm

SONTE





Sonte

Errėsira mė ledhaton,

Jam mike e kėsaj nate them

Dhe futem thellė nė gjirin e saj.





Po, sonte

Trupi im shtrihet

Nė errėsirėn e thatė,

Me shkėlqimin e pagjumėsisė sime,

Yjet e k’saj nate janė shkruar.















Vuēitėrnė 1982



TĖ JEM



Sonte desha tė jem

Ajo qė isha atėherė,

Tė mos qaj

Pėr atė qė e humba

Dhe pėr atė

Qė s’e arrita kurrė.





Desha tė jem bredhacake

E kėsaj errėsire tė heshtur,

Ėndėrr nė gjumin tėnd…

Djep qė preh ėndrrat e tua…

Dhe gjithēka tjetėr… pėr ty… asgjė pėr mua…





Desha tė jem hije, tė mbaj shpirtin tėnd

Kudo gjurmė…

Edhe nė skutat e kėsaj nate tė heshtur

Vetėm me ty, desha tė je





TĖ LUTEM



Tė lutem,

Sonte

Mė shiko njė herė

Nė sytė e mi,

Strukur ėshtė vjeshta

E ndien

Diē e vyshkur

E grisur… e tharė.



Sonte, tė lutem,

Mos thuaj jo,

Vyshkur mė janė damarėt,

Tharė mė ėshtė dhe gjuha,

E dhembja nis e qan

Nga lart poshtė…



Tė lutem, sonte

Mė puth njė herė

Nė faqe, nė buzė, nė sy

E qetas mė pėshpėrit

Tė paktėn sonte jetoj pėr ty…



















10.02.09

Londėr











TOKA IME





Kam lindur kėtu,

Kam jetuar kėtu,

Jam e pavdekshme

Kėtu.







Ju tė paturpshėm,

Largohuni nga toka ime!

Mos m’i trembni ėndrrat

Pėr lirinė e shenjtė,

Pėr dashurinė e zjarrtė!

Mos m’i trembni ėndrrat

Pėr jetėn e bardhė,

Ikni nga toka ime

Krushq tė paftuar...

Krushq tė marrė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:39 pm



VALLĖZIMI I HESHTUR



Hijet ende vallėzojnė,

I shoh nė gjysmė natė.



Era i rrahu,

Ua vodhi shpirtin

Pa mėshirshėm

Vite me radhė...

I gdhendi nė myshkun e lagur.



Fytyra tė zymta

“Me sy tė jeshiltė”

Trishtueshėm rrėfehen nė errėsirė...

Nė heshtjen e saj.



Zjarr e hije,

Dhembje e hije,

O Zot,

Dhe kjo errėsirė qė vret...



Vallė a ka emėr dhembja,

A ka fund vallėzimi i heshtur

Nė gjysmė natė.











Vuēitėrnė



XEHETARI



Thellė

Gjirin e tokės shpon,

Dritė nė sofrat tona derdh.



Me duart e tij

Vjedh nektarin e shkėmbit,

Djersėn ua fal

Bukė

Fėmijėve tė botės sė uritur.















Prishtinė 1983

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:40 pm

AFSH





Ti erdhe

E kujtimi me ėndrra tė zbehta

U ngjall.

Atėbotė, shiu zė t’pushojė,

Nė mua ēdo gjė u mbyt nė afsh

Pas dhembjes qė u zhduk.









BARDHĖSI JETE





Agimi

U derdh ēuditėrisht,

Flluskat e natės magjepsi.

Koha kėlthiti shikimin

E vrapin s’e ndali

Drejt dashurisė,

Drejt fatit,

Drejt kėngės

Qė e trembi errėsirėn!











28.09.05

Londėr







BUZĖ DETIT





Kėmbėzbathur,

Me rėrėn e lagur

Luaj si e marrė,

Ėndėrroj

Nga thellėsi e detit

Tė kthehet

Princi im

Me lundėr tė bardhė.





Loz

Dhe rėra e lagur

Gishtėrinjve mė rrėshqet,

Era tėrbohet

Mė rrėmben…

Mu si gjethin e tharė… mė rropat

Valėt e detit puthiten…

Unė vetėm,

Sa dhembje… sa mall.





Loz

Gjersa mė ngėrthen muzgu,

E lodhur, tėrbohem

Rrėnoj urat, kullat

Qė dikur, me afsh i ndėrtuam

Rrėnoj parajsėn e ėndėrruar

Qė dikur bashkė e emėruam.



Shkel mbi yjet me gjemba

Qė mos tė arrij nė cak

Qė mos tė arrij…

Aty… ku ėndrra jonė frymon prore…

E dėrrmuar vdes… rrėzohem!

Dhe si nė mjegull shoh,

Tek ecim buzėdetit dorė pėr dore



Prishtinė

1981



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:40 pm

ĒDO GJĖ U MBYT NĖ ETJE







Ti erdhe

E kujtimi me ėndrra tė zbehta

U ngjall,

Atėbotė, shiu zė tė pushojė,

E nė mua

Ēdo gjė u mbyt nė etje

Pas dhembjes qė u zhduk.













6.02.09

Londėr



DASHURIA JONĖ





Shfletoj tė kaluarėn

Zhytem thellė nė thellėsi,

Prek

Ngrohtėsinė e dashurisė sonė,

Aty ku,

Rrėnjosur pėrgjithnjė

Ėshtė dallga e saj,

E heshtur e pa fjalė

Kjo dashuria jonė,

Dashuri e zjarrtė.











27.01.06

Londėr



DIELL I SHPRESĖS





Harpės sė kėputur

Desha t’ia lidh plagėn,

Dhe zėrit t’ia kthej

Ngjyrėn e humbur.





Pas ca vitesh nė heshtje,

Jetės po i kthehet kuptimi,

Fjalės tingulli,

Dashurisė dielli…





Ne vėshtrojmė,

Shtrėngojmė duart,

Dhe mbi ēarēafin e bardhė

Tė ardhmėrisė

Harpojmė,

Me tingullin e harpės ngarkuar

Drejt diellit tė shpresės sonė…









27. 01.06

Londėr





E VERBĖT







E verbėt,

Mora rrugėtimin

Nė botėn magjike,

Me shpresė

Se kjo dashuri

Do tė mė ndriste rrugėn.





E verbėt

Dhe vetėm me shkopin e bardhė

Po luftoja

Retė e grumbulluara

Mbi qiellin e dashurisė sonė.





Po… e verbėt

Mbėshteta kokėn

Mbi supin tėnd,

Me shpresė!





Se fuqi e dashurisė sonė

Do tė mė mbajė,

Por rashė, diku nė humnerė

Nė botėn e ferrit rashė.







E verbėt edhe pas ca kohėsh tani

E dėrrmuar si anije pa vela,

Zemėrthyer, e verbėt, e ēalė

Pėrjetėsisht! Nė atė botė ferri ngela.











03.03.85

Prishtinė



EKSTAZĖ



Gjithė ē’digjet nė ty

Nga dhembje e dashurisė

E shoh, nė etjen e shikimit tėnd,

Nė ngrohtėsinė e buzėqeshjes

Qė tė vrapon nė fytyrė si e marrė…

Dhembja jote mė zgjoi,

Me ftoj, te futem ne gjirin tende,

Nga ato pėrtypje tė heshtjes mė nxori,

Nga buzėt e thara tė detit

Mė ngjalli mua,

Tė ta pėrtyp atė dolli tė dhembjes

Mu nė fillin e shtegut tė lartė

Qė tė dogji me ato rreze dielli

Pastaj tė njomi me lotin e erės.

Heshtas mė vodhi mua…

Nga flakė e zjarrit tėnd mė ngjalli

Si ledhatim nė trupin tėnd mė vėrshoi

Tė tė shuaj atė zjarr tė dashurisė qė tė gufon…













26.08.1984 Prishtinė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:41 pm

ETHE VITESH TĖ HESHTUR





Tė nxora

Ndėr ato ethe

Vitesh tė heshtura,

Dhembjes sime iu fute nė gji

Strehė bėre aty

Nė ujėvarėn e vargut tim

Qė shtron sofrėn e dashurisė sonė…



I humbur

Nė pėlhurėn e mallit tė fjetur,

I trembur si vetmia nė k’tė natė

Pėrtyp emrin tėnd nė buzė.





Nėpėr muzgun e mbrėmjes

Shoh njollat e sė kaluarės,

Hapat tanė

Qė shkelėn baltėn e ngrohtė,

Verbėsinė e syve tė tu

Qė thellė, thellė diku nė mua e

Shembin errėsirėn…

Zbarkojnė shtegtarėt e vargut tim

Si veladon tė qarė nė mallkime…













31.10.1985 Vuēitėrnė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:41 pm



HECI ME VJESHTĖN



Sonte

Heci me vjeshtėn,

Kėngėn, emrin dhe dashurinė tėnde

E gjej nė ēdo dallgė tė saj.



Shqetėsimin tim tė fshehur

Ndėr rrembat e tharė

E ndiej tek frymon

Nė mallin e kėngės sime,

Nė vargje

Pėr emrin dhe dashurinė tėnde.



E vjeshta ikėn e trembur

Me hapin tim tė ēalė,

Pėrtej dhembjes sime

Peng i mbetem ėndrrės

Nė kujtimin tėnd,

Tek bredh me vjeshtėn

Shtigjeve tė dhembjes sime

Plot lot…









27.09.05

Londėr





IMAGJINOJ



Rrija shtrirė

Mbi barin e lagur,

Vėshtroja

Qiellin e kaltėr

Me botėn tonė tė thyer,

Ngatėrruar.



Shtrirė

Dhe vetėm me ėndrrat

Shtruar…

Damarėve tė sė kaluarės

Bredh…

E ēarė nga dhembjet,

E rrahur nga stuhitė.



Dhe sėrish, vetėm…

E shtrirė

Mbi verdhėsinė e lagur,

Me dhembjet e sė kaluarės,

Mundohem ta shuaj zjarrin

E gufuar,

Por ah… dielli ka perėnduar…

Dhe vetėm mbyll sytė, imagjinoj…

Mrekullitė e dashurisė

Nė botėn tonė tė ėndėrruar…











05.09.1985

Vuēitėrnė







KALLDRĖMIT TĖ HARRESĖS



Dromce dhembjeje vėrshon

Si dallgė e lumit,

Edhe pak

Ofshama do tė tretet

Nė zbehtėsinė e ēarė.



S’di pse sonte

Dhembjes

Dua t’ia mbyll shtigjet,

Errėsira pėrsėri le tė marrė

Ngjyrėn e saj tė zbehtė,

Jeta le tė thyhet

Nė avullin e romantikės sė vdekur.



Urėn e ėndrrave

Dua ta shkatėrroj sonte

Qė mos tė arrij nė cak,

Ėndrrat le tė udhėtojnė vetėm

Kalldrėmit tė harresės…











5.11.1991

Ofenbach
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:41 pm

KTHEHU



Mesnatė e errėt,

E thatė e ftohtė,

Plagė e ēarė,

E ngrirė frymon.



Nė pritje, pėrgjoj

Ti askund,

Vetėm hija jote

Ngatėrrohet me gėrshetin e natės…





Kaherė tė vėshtroja nė sy

Deti i shqetėsuar aty

Shpalohej palė-palė

Malli shkumėzon

Kaq afėr e tė ndarė.





Ti ke dashuri pėr tė gjithė

Pėr detin, malin,

Pėr k’tė natė

Ndaj ki mėshirė,

Kthehu

Dėgjo k’tė dhembje,

K’tė thirrje nga shpirti,

K’tė baladė…





























30.01.06

Londėr





KUJTIMI I ASAJ NATE NORVEGJEZE





Sytė tanė tė magjepsur

Shpėrthenin

Atė pėlhurė nate

Dhe rrėfenin

Dhembjen e dashurisė

Qė digjej nė shpirtrat tanė.





Edhe mbrėmja ishte e magjepsur

Nga dashuria jonė,

Me ato ėmbėlsi ninullash

Miklueshėm na pėrkundte

Nė prehrin e saj.





Nga jashtė

Dėgjohej ulėrimė ujqish,

Natyra e ftohtė Norvegjeze

E veshur me tė bardhė,

Unė dhe ti

Lakuriq fare…

Shtrirė pranė zjarrit tė pashuar

Nga ajo natė e ftohtė polare…





Dhe tani, diku nė Londrėn ė largėt

Kujtimi i asaj nate… vjen

Si refren i ngrohtė plot mall,

O eja dhe njė herė

Tė ndezim dashurinė, si atėherė

Tė ngrohemi me atė zjarr…















5.11.1985

Vuēitėrnė



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:42 pm



KURRĖ MĖ



Kurrė mė, unė dhe ti

S’do e ngjallim tė kaluarėn,

Ajo ėshtė tingull

I harpės sė kėputur.

Kurrė mė s’do e

Tėrheqim vallen tonė

Edhe nėse rastėsisht

Duart i takojmė.

Do jetė pėrpjekje e kitarės pa tela

Dhe kjo do jetė kohė tjetėr

Qė vdes e paqartė

Nėn hapin tonė,

Kohė e heshtur

Pa tinguj,

Pa fjalė.





















Vuēitėrnė 1982





MBRETĖRIA IME





Pėrtej yjeve, hėnės,

Shtrihet mbretėria ime…



E vetme fitova betejat,

Luftova yjet e djallit,

Luftova erėrat,

Solla rrezet e diellit…



Me gjakun e gjuhės sime

Kufijtė e mbretėrisė sime

I shkrova…





27.04.84

Prishtinė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:42 pm

MOS U TRET





Mos u tret… mos humb

Mos u rrėmbe nga dallgė e vjeshtės,

Jeto thellė-thellė nė mua,

Jeto aty ku tė ngrita folenė

Aty ku fle dhe kujtimi yt i qetė

Ku prekja jote mė ndez zjarrin.



Mos humb…

Mė ngjall dhe mua

Nga ato thėrrmija etjeje,

Nga ai tym qė mė mbėshtolli,

Nga ai afsh qė mė humb pranė teje.



Mos u tret… mos humb

Mė ngėrthe fort!

Se dua tė futem

Si psherėtimė

Thellė… thellė nė gjoksin tėnd…













28.05.1984

Prishtinė





NATĖ E PAFUND



Mbrėmė, e gjatė mė ishte nata

Nėn ēarēaf tė pėlhurtė,

Kėrkoja frymėn tėnde

E mbi tė errėsira shtrinte krahėt,

Nė bebėzat e syrit

Shpresa lozte valle

E gjumi zhdukej nėn pėlhurėn e errėt,

Kėrkoja afshin e pėrqafimit tėnd

Tė vetmen ninullė…

Tė mė vėrė nė gjumė!









4.11.1985

Vuēitėrnė



NDIEJ PĖR TY



Ėndrrat,

Shpresat,

Dėshirat qė i ndiej pėr ty

Mė janė tė pastra,

Mė shumė se loti i foshnjės.





Shpesh nė qetėsi,

Ndėr thėrrmijat e imėta tė mbrėmjes,

Dėgjoj

Pėshpėritjet e ėmbla tė shpirtit

Tek pushon mbi kujtim

Mbi atė strofull

Vargjesh, dėshirash, shpresash…













Prill 1982

Vuēitėrnė





NDOSHTA PRAPĖ DO TĖ TĖ TAKOJ



Njė ditė, kur

Buzėt do tė thahen nga etja

E sytė tė verbojnė nga lotėt,

Ndoshta prapė do tė tė takoj

Diku, pėrtej dhembjes, mallit…

Por kjo do jetė kohė tjetėr

Kohė e heshtur

Pa dhembje, pa fjalė…

Plot zjarr…













04.09.1984

Prishtinė



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:43 pm



NĖ FJALĖN TIME





Ti kudo

Diell, zjarr, etje

Nė fjalėn time.



Linde

Nga rrezja e parė e agimit,

Nga buzėqeshja e diellit,

E prapė

Etje e zjarrtė, ngel nė fjalėn time.













NĖ KUJTIMIN TIM





Hyre i qetė

Dhe ngele nė kujtimin

Tim.

U dogje i tėri

Nė atė vatėr malli tė pashuar



Jo,

Kurrė s’do tė treten gjurmėt e tua

Nė kujtimin tim,

E pėrjetshme tė mbeti rrėnja

Nė atė flakė malli

Tek frymon

Lulėzim nė plagėn e shpirtit.











20.09.1988

Budapest









SHUMĖ HERĖ TĖ KAM PRITUR





Shumė herė tė kam pritur zgjuar

Natėn deri vonė,

Duke dėgjuar pėshpėritjet e ėmbla

Tė BUDĖS dhe PESHTĖS

Tek ndėrtonin urėn e lidhnin kurorė.





Shumė herė tė kam pritur, nėn dritėn e hėnės

Mbi shtyllat e gdhendura, tė urės Margit

Duke ndjekur lojėn e valėve nė rrjedhje

Numėroja ēastet e pritjes, mė shumė se njė vit.







Shumė herė tė kam pritur ulur

Mbi murin Hollasbashtės

Duke numėruar yjet me plot ngrohtėsi,

Nėn dritėn e hėnės dalloja fytyrėn tėnde

Qė shprehte dashuri e s’kishte fshehtėsi.





Shumė herė tė kam pritur zhytur,

Nė valėt e Danubit

Kur frynte erė dhe bėnte stuhi,

Dėgjoja tė rrahurat e zemrės

Dhe ėndrrėn qė buzėqeshte

Kur shihja lundrėn e bardhė, tek vije ti...





Shumė herė tė kam pritur nė barkėn e kaltėr

Mbi liqenin e Ballatonit, tek bėnte gjumė,

E ndieja nė zemėr gjakun qė vėrshonte

Me afshin e zjarrtė, se tė doja shumė.





Tė lodhur nga pritja, nė Budapestin e famshėm

Ku pėshpėritjet e dashurisė janė plot ngrohtėsi,

Vendosėm ta djegim pritjen! ... Tė vėmė kurorė...

Qė tė jetojm bashkė nė pėrjetėsi...









27.10.2005

Londėr
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:43 pm





NGATĖRRUAR NĖ AFSH





Mbrėmė u lodhėm

Duke vallėzuar,

Shtrėnguam duart,

Ngatėrruam hapat,

Si kalorės tė bardhė

Humbėm

Nė botėn e ėndėrruar.





U lodhėm

Nė vallėzimin e etur

Plot afsh…

Fluturuam nė qiell,

Mbi re tė bardha pushuam,

Nė shteg

Diellin takuam

Dhe sėrish

Me afshin qė na digjte zjarr

U ngatėrruam.









Prishtinė 1984



NJĖ NATĖ PA EMĖR



Malli copėtohej nė flatra

I jepte ngjyrė dhembjes,

Dėshirės qė digjej flakė.





Unė dhe ti,

Prej vorbullės sė ėndrrės,

U nisėm shtegut tė pacak,

Brigjeve tė djegura nga malli.







Nuk e di ku arritėm,

Mbase atė natė

Duart i ngatėrruam.







S’di cila dorė e para

Ndezi qiriun

Nė kullėn tonė tė vjetėr,

Cila dorė

Mbylli dritaret

E thyera nga era.





Atė natė e pagėzuam

“PA EMĖR”,

Kujtimin pėr tė

Ia falėm errėsirės dhe mallit,

Etheve tė pritjes

Dhe buzėve tona tė thara.











Janar 06



PA SHPRESĖ





Vetėm qiriu i ėndrrave

Digjet

Mbi sofrėn e dashurisė

Shtruar nė vetmi…

Zbrazėti e heshtje kudo…

Dhembje



Nga gjithė

Ajo dashuri e flaktė

S’mbeti asgjė

Vetėm hiri i saj… i mbyllur

Nė atė guaskė vetmie

Ku pushoj dhe unė.







Ti i humbur, i shkrirė, i tretur,

Sytė e pėrgjumur

T’i rrėmben nata e vonė

Dhe ndryshke botėn time

Tek mbyt shkėlqimin

e shpresės sonė…!















Prishtinė 1983

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:44 pm

PĖRQAFIMI I ĖNDĖRRUAR



Sonte

Gjumi diku mė ėshtė tretur,

Ndiej dhembje, mall,

Digjem

Nė pėrqafimin e ėndėrruar.



Vallė…

Nė cilėn kėngė tė kėrkoj

Ty,

Gjumin,

Harrimin

Dashuria ime.

Me cilin varg

Tė luftoj vetminė time,

Ethet e pritjes qė mė mbysin.



Ngadalė

Pullazi i heshtjes rrėnohet,

Hija jote mė mbyt,

Gota e verės thyhet.

Nė zbrazėti

Pėrgjoj

Pėrqafimin e ėndėrruar

Qė rigon malli…



























13.07.1985

Prishtinė





PREHJE ME AGIMIN E BARDHĖ



Agimin

Ma fali dita e bardhė,

Gėzuar nė fushėn e blertė

I tėri magjepsi,

O Zot,

I imi pėrgjithmonė thashė

Diē e zjarrtė, e ngrohtė

Dhe nė syrin e bjeshkės sė lartė…



Kur dita agon,

Dua tė jem vetėm me ty,

Mbrėmja le tė digjet

Nė etjen pėr ne,

Ne lozim

Era flokun pėrkėdhel,

Rrufe e bardhė shkreptin

Mbi qiellin pa re.



Ime dashuri,

Nė zjarr,

Nė etje,

Mbi rrufe…

Me agimin e bardhė,

Atje do prehemi ne.





Kėln

10.01.1997



PRITJE



Qetėsi e thyer

Nė sallė e vetme,

E vogėl, e harruar…pres…

E kjo pritje mė mbyt,

Trupi dhemb

Kur bota gabueshėm gjykon… dėnon

E pafuqishme tė ngre zė

E vėrteta fshihet…

Ata ēirren, qeshin, gėrvishtin dhembjet e mia

Zėri i tyre mė mbyt…

Sėrish pritje, mall, dhembje…

Kohė e ndarė nė dysh.



Unė pres,

E tera dermohem

E ti?

Bota shkel mbi ty,

Mbi hijen tėnde,

Mbi trupin tėnd,

Mbi kokėn tėnde…

Shkel edhe mbi emrin tėnd…

Qė ta njollosėn

Me gjakun e botės sė mallkuar…



Ethet e pritjes mė mbysin,

Nė kėtė sallė mė zihet fryma

Botė e marrė qesh,

Gumėzhin,

Fat i pafat mė vret…

E ku je ti?…

Tė qan ky mall i zjarrtė?

Tė qan ky zė i imi?

Tė shoh nė fantazinė time

Tė zverdhur e tė trembur

Mu si vetmia ime

Tek humb e tretesh

Si gjethi i zverdhur i vjeshtės...











25.07.1985

Vuēitėrnė







RRJEDH E MBETET GJURMĖ



Rrodhi gjatė…

Gjurmė mbeti

Me kėngėn e pambaruar

Miklueshėm,

Pa ndalur rrjedhė

Takohet me heshtjen

E ngjall

Nė njė yll tė ndritur

Nė pėrqafim…

Ndizet diku njė flakė

Njė buzėqeshje…

Dhe diell i sakrificės…

E koha ikėn me vrap

Shkel mbi pritje tė amshuar

E agimi derdhet mbi male, brigje…

Nė rrjedhje gjurmė mbetet

Me heshtjen e strukur nė ty…

Nė mua…



















1985 Prishtinė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:44 pm



SHKĖLQIMI NĖ ETJE



Mė kujtohet

Atė natė me shi

I kėndoje pranverės

E i ftohtė si dimri ishe.



Jo, unė s’kisha guxim

Tė tė flas

Pėr gurėt e rrėnuar

Nė kreshtėn e lartė,

Pėr zjarrin e gufuar nė mua!



S’di pastaj

Nė cilėn etje m’u tretėn fjalėt…



Shtegtoja

Me melodinė e kėngės sate

Dhe ndieja

Njė hap mė larg nga dhembja

Mė afėr nga zjarri.



Pastaj, digjesha e tėra

Nė tingujt e pranverės,

Nė shkėlqimin e etur,

Vdisja nė ftohtėsinė e dimrit…









Prishtinė 1984



SHTEGTARJA





Brodha gjatė

Nė damarėt e kohės,

Shkela mbi dhembjet e heshtura

Me emrin tėnd nė buzė.



Vallė, do tė pushojė dhembja e shpirtit

Nė kėtė natė tė pafund harrimi,

Tek shtegtoj e lodhur pėrtej pavdekėsisė

Peng me dritėn e syve tė tu?





Trete shtegtimeve tė llahtarshme

Me rėnkimin tim tė fundit,

Hije nė trastėn e kujtimit tim

Mbete.



Shtegtimeve tė llahtarshme

Nė damarėt e kohės,

Shtegtoj dhe unė

Nė krahėt e ėndrrės sė pafund…















05.10.84

Prishtinė





SIMFONI E THURUR





Atė mbrėmje

Pushoja nė prehrin tėnd,

Me tėrė atė zjarr e eshkė

Mbytesha… mbytesha

Nė pezmin e shikimit tėnd.



Aty nė prehrin tėnd

Vdisja…

Kėmbė e kokė e dashuruar…

Dhe digjesha

Nga kujtimet

Nga ajo simfoni..

Qė thurej nga ai litar puthjeje…















27.05.1984

Vuēitėrnė



SIMPTOMAT E DASHURISĖ





Vetmia ndjell ngjyra tė jetės

E dashuria, ndjenjė mė e fuqishme

E mund atė me spektrin e saj…





Kur heshtja tė bulėzon nė brendi

E nė cepin e buzėve

Ndien shuarjen e buzėqeshjes,

Shpreh psherėtimėn qė tė mundon

Lidh shpirtin me shpirt.





Shpėrndaje atė tym qė tė mbėshtjell,

Lufto errėsirėn me atė shikim,

Shuaje zjarrin me buzėqeshje,

Shuaje mallin me pėrqafim.











24.05.84 Prishtinė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:45 pm

SODITJE E SHPIRTIT





Nė shpirt shpalosej soditje

Aty flaka ngrinte kokėn nėn buzėqeshje

E skalitej gjer vonė…

Mes kėngės e vargut ndizej

Zjarri i dashurisė sonė.



Njė dashuri e ēiltėr shihej nė sytė e tu

E buzėqeshja e lehtė heshtazi tė merrte frymė,

Nga brenda ndieja trazimin e ėndrrave tė mia

Qė kryqėzoheshin nė pėllėmbėn e dashurisė.



Ēdo gjė

Nga ajo mbrėmje

Dhe tani mė kujtohet,

Hapat qė i numėroje nė shenjė krenarie,

Buzėqeshjen mes dy puthjeve

Qė e shuanin shikimet

Dhe nė ndarje,

Shtrėngimin e fortė tė dorės

Nė shenjė miqėsie…















05.09.1985

Prishtinė



SONTE NUK KA SHI





Sonte nuk ka shi

Ai i pėshpėrit errėsirės

Dhe shpėrtheu me kėngė...



Kulla jonė e vjetėr,

E lumtur

Ėndėrronte

Buzė lumit.



U thanė gjurmėt

E dhembjes,

U shėruan plagėt e dashurisė.



Sonte nuk ka shi,

Nuk ka gjurmė loti,

Ėndrra lind e qetė

Si agu i derdhur

Hapėsirės sė paanė...



Ne shtrėngojmė duart,

Rrėfejmė dashuri

Ngopim etjen

... Jo sonte nuk ka shi...



















Prishtinė 1980





THELLĖ NĖ TY





Kurrė

S’do tė ndiej vetmi,

Gjithmonė do tė jem me ty

Nė ėndėrr,

Nė buzėqeshjen tėnde,

Nė kėngėn

Qė ta dėgjoj me ėndje,

Nė lotin,

Hidhėrimin e harruar,

Nė shpirtin e ndezur,

Nė dhembjen e shuar.















Frankfurt am main

30.08.1997
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:45 pm



TI HESHT





Ti rri i vrenjtur,

Hesht,

Pėrgjon rrjedhėn e lumit tėnd

E nuk ke fjalė.



Dielli

Po fshihet pas errėsirės

Nė natė,

Dhembja mė kafshon

Digjem nga malli

E ti rri i vrenjtur,

Hesht,

Prapė nuk ke fjalė…



Gjithēka gjėmon, pėlcet

Mot i lig afrohet

Agu po ik’…

Dhe lundra jonė e bardhė

Po fundoset nga stuhitė

E ti hesht, shikon

Dhe kur nga kulla jonė

Dėgjohen thirrje

E gjėmime plot plagė,

Ti i vrenjtur hesht… hesht

Pėrgjon lumin tėnd nė rrjedhje

E nuk ke fjalė…







24.08.1997

Frankfurt am Main





TI PO IKĖN



Ti po ikėn nga kujtimi

Nga jeta, nga ėndrra ime

E unė digjem

Nė atė vatėr malli tė pashuar,

Vėshtroj nė kėtė zbehtėsi hėne

“Lėndinė e Shtrigave” buēet me zėra tė ējerrė,

Ti ikėn nga unė, drejt saj,

Vallja e tyre tė tėrheq,

Tė ngėrthen fuqishėm

E unė tė thėrras, tė kthehesh

Dhe njė vaj mė mbyt,

Tė shikoj dhe sytė pikojnė lakmi…

Ti ikėn nga jeta ime

Por tė ndiej aq afėr e aq ngrohtė

Tek frymon nė kujtimin tim,

Tė ndiej e tė dua sonte

Por ti kėtė s’e ndien, po ikėn,

Trembshėm po ikėn

Nė vallen e shtrigave vallėzon,

Mua malli mė mbyt,

Por ti kėtė s’e ndien

Vallėzon si i ēmendur,

Me shtrigat vallėzon.













Vuēitėrnė 1982



TI



Ti mė qeshe

E unė u mvesha

U ngroha me buzėqeshjen tėnde.

Ti mė kėndove

E unė humba,

Vallėzova nė tingujt e kėngės tėnde.





Ti qave

E unė lot

Mbi faqen tėnde u bėra.

Ti mė thave,

Mė shkrive,

Mė humbe ndėr faqe.



























31.01.06

Londėr



URĖ E DASHURISĖ SONĖ



Mė kujtohet, atėherė ishim fėmijė

Loznim mbi urėn shkarpė tė jetės,

Kėndonim, kėrcenim,

Ēirreshim nė bredhje,

Hidhnim guralecė nė lumė,

Ngacmonim valėt nė rrjedhje…



U rritėm lozonjarė

Gjithmonė sė bashku,

Mbi atė lumė tė djallėzuar,

Ngritėm urėn e dashurisė,

Lidhėm dy brigjet tona tė ngrohta,

I dhamė kahje ardhmėrisė…



Dhe tani pas ca vitesh sė bashku

Ngjitemi mbi atė urė dhe pushojmė,

Dėgjojmė pėshpėritjet e ėmbla

Tė lumit nė rrjedhje…

Pėrgjojmė… dhe ditėt e fėmijėrisė kujtojmė.



A s’ėshtė kjo mrekulli e jetės?

Tė zbresėsh ngadhėnjimtar

Nė botėn e ėndėrruar?

Bashkė me lumin e dashurisė nė rrjedhė,

Me agim nė duar…















Vuēitėrnė 1983
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:46 pm

VERBĖSI E NDRITUR



Rrugėt e pafund

Mė verbėsinė e kujtimit tim

I ndrita,

Kudo errėsirės

I pėshpėrita ligjėrimet e dhembjes,

Pastaj

Etja mė vėrshoi

Shtigjeve tė pafund,

Mė zgjoi rrembat

E ėndrrės sė vdekur

Nga bebėzat e mallit tė fjetur.















ZGJOHU DASHURI



Vetėm sonte shtrihu afėr meje

Errėsirėn ta tretim nga etja e syve tanė,

Hėna le tė ēirret nėn vellon e errėt

Mallin e kėsaj nate me zjarr ta verbojmė,

Ime dashuri zgjohu,

Gropo lindje nė agun e vrarė.





Mė shumė se kaltėrsitė, nė lartėsitė e paprekura

Desha tė jem hėnė nė shpirtin tėnd tė etur,

Sonte nė kėtė dehje, ėndrrat e fjetura t’i zgjojmė

Vetminė e pėrgjakur me zjarr ta verbojmė

Qė sėrish sė bashku tė triumfojm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:46 pm

Nuk merrem me poezi shkruaj aty ketu ndonje poezi te qastit per(qef)thjesht te relaksohem, ama poezin e dua ja do ta dergoj kete ta vlersoshe si duket ;


PSE....

Pse pas shum vuajtjesh
I dorzohem vdekjes
Pse lulet me te bukura
Nuk ja fal me jetes?

Pse vetem permes shpreses
Jetojm dhe vetem presim
Pse behmei skllaveri e jetes
E ne fund vdesim?

Pse kur jemi te lumtur
Gjithnje kendojm
Pse kur lumturis i vijen fundi
Ne vetem mallkojm?

E urrejtja valle
Pse ben cerdhen e streh
perderisa e ke ne zemer
lumtur s'ke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:56 pm

Te falenderoj Fiona per perkushtesen dhe dashurine qe ushqeni per poezine.. Mendoj se keni te dhena premtuese. Komunikoni memua ne e-mail pegasi2003@yahoo.com ose kristaq_f_shabani@yahoo.com kristaqshabani@gmail.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   Sun Jul 25, 2010 10:56 pm



Autorja e ketij vėllimi banon nė Londėr me njė profesion te ndritshėm : “ARKITEKTE”, por ajo arkitekturon dhe vargun, krijon individualitetin e saj nė poezi dhe sprovon e korson nė kėtė gjini poetike, pa harruar edhe gjininė e prozės...

Futuni nė kėtė botė ndjenje dhe precipitimi poetik... Poezia i do arkitektet, por edhe arkitektet e ndjejnė nė deje dhe nė thelb poezinė dhe tentojnė guzimshėm ta shkruajnė si ua ndien shpirti dhe mendja... Nisni startimin nė kėtė arkitekturim poetik te poetes-arkitekte Shejmond Pacarada...

Kristaq F. Shabani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Gjurmė e sė kaluarės" vėllim poetik nga Shejmond Pacarada
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: