Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:13 pm

Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci
Mos u dridh, moj Kosovė,
Trimi sot ėshtė nė Vlorė...
Do vijė me flamur nė dorė….
Shembulli i Diellit tė Demokracisė, Legjendės sė gjallė tė shqiptarėve, kalaja kombėtare e paqes dhe e demokracisė, ėshtė qartėsisht zoti Hajredinaj.
Lėvizja pėr Zhvillimin Kombėtar, Bashkia e Gjirokastrės, njerėzit e qytetit tė Ēabejit, linguistit, tė Ismail Kadaresė sė Madh, pėr “Qytetarin e Nderit” zotin Hajredinaj me motivimin: "Pėr kontribut tė shquar nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės, fitoren e pavarėsisė dhe rindėrtimin e vendit", kanė padyshim krenari. Ky ėshtė titulli i lartė qė Bashkia e Gjirokastrės i akordoi zotit Hajredianj. LZHK sot me gazetėn “Udhėt e Kombit” gjen dhe prek Evropėn dhe Botėn direkt dhe ndaj ju themi, ju thėrresim Ju Politikanė, Diplomatė, Kryetarė shtetesh tė mėdhenj dhe tė vegjėl se kėtu, nė Shqipėrinė Etnike, ju keni shumė punė, pėr tė bėrė korrigjimin e historisė, vlerėsimin e gjithė vlerave etnike shqiptare qė shqiptarėt nė shekuj kėrkuan dhe luftuan (kujtoni Skenderbeun) pėr paqe dhe demokraci nė Ballkanin e trazuar, tė cilin sot ju me zgjidhjen tuaj do tė zgjidhni mė tė mirėn nė ēdo hap tė fushės tė lirisė dhe tė drejtave solemne nė botė.
Faleminderit Zotit, faleminderit Ndėrkombėtarėve, vendeve, qė e ndiejnė se janė pėr demokraci dhe qė e njohin Kosovėn sot. Mė mirė njė minutė nė tavolinė se njė minutė nė luftė. Ejani bashkė me ne shqiptarėt dhe ju o gjitonėt tanė, tė rrisim Lulen e Paqes. Shqiptarėt dinė tė bėjnė dhe demokraci dhe modeli i saj ėshtė Zoti Hajredinaj. Familja e tij qė prej tre shekujsh, Kosova e tij, bashkė me ēdo shqiptar, qė kudo merr frymė, thotė Shqipėri. Po kemi dhe mirėnjohje dhe falenderime dhe pėr ata qė dhanė jetėn pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr ata intelektualė qė, kudo ku janė, thonė fjalėn e tyre. Por ne falenderojmė Zotin dhe shtetet qė qėndrojnė pas Zotit pėr demokraci.
Respekt e mirėnjohje nė jetė tė jetėve! Ne shqiptarėt ju dhamė Paqen dhe "Holokausin", ju na ktheni dinjitetin.
Faleminderit e Mirėnjohje Fuqive tė Mėdha tė demokracisė Botėrore!
Levizja per Zhvillim Kombetar qark Gjirokaster i ben apel kancelarive evropjane e me gjere te reagojne. Kosova shtet ilir e sovran t’ju behet e qarte njohja pa pazare kujdo 2 legjenda Haradinaj… Kosova pret Kryeministrin e saj. Etnikja pret sovranin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:14 pm

* * *
Kėrkohet frymė e lartė bashkėpunimi
Temat sot analizohen me problemet e ditės, por edhe kėrkojnė bashkėpunim reciprok institu-cional. Mendojmė ndryshe, veprojmė drejt, duhet t’ ju shmangemi krizave. Nuk janė tė frytshme rėndojnė dhe frenojnė ligjshmėrinė. Qendra e Studimit dhe e Parandalimit tė terrorit dhe trafikimit, si e para pionere nė vend. Natyrshėm fillimet janė tė vėshtirė, por themelet e saj dhe burimet e saj janė mbi baza tė shėndosha dhe Ndėrkombėtarėt lėnė tė kuptohet se Paqja dhe Bashkėpunimi ėshtė detyra kombėtare, pavarėsisht luhatjeve politike. Duhet tė ketė bashkėpunim madhor tė strukturave tė shtetit me Organizatėn.
Misioni i tyre ėshtė ėshtė i pėrbashėkt. Misioni i tyre ėshtė i vėshtirė: pėrballimi i krimit, terrorizmit nė ēdo ēast ėshtė evident. Ata janė mbrojtės tė dy tė vlerave njerėzore dhe tė drejtave, ndaj gėzojmė qė kemi institucionet, struktura tė tilla nė strukturėn e shtetit qė jetėn e njeriut, prindėrve dhe fėmijėve t'iua bėjmė tė qetė dhe tė sigurt. I del detyrė Qeverisė nė ēdo kohė e nė ēdo vend qė t'i shikojė strukturat, t'i mbėshtesė ato, tė respektojė vizionet. E kam fjalėn kėtu pėr Organizatėn Shqiptare tė Luftės kundėr Krimit dhe Terrorit qė ta shikojnė me syrin e nėnės, kėta njerėz qė sakrifikojnė. Detyrat bėhen gjithmonė e mė tė vėshtira.
Sofistifikimi i veprimeve mbi njeriun dhe pronėn dhe tjera kėrkon pėrgatitje profesionale, kur sot gjithė bota kėrkon dhe mendon, hedh finaca tė mėdha pėr parandalimin e terrorizmit. “Udhėt e Kombit” urojnė bashkėpunim madhor nė interes tė ēėshtjes kombėtare dhe gjithapėrfshirjen e inteligjencės pėr ndalimin e krimit dhe terrorit edhe korrupsionit nė vend. Kjo ėshtė zgjidhja qe vendi tė gėzojė qetėsi qė tė mos kemi mė raste qė vėrtet japin dhimbje tė mėdha njerėzore. Unė besoj se bashkėpunimi, seminaret, kam parasysh angazhimin e madh zotit Basha , tė Kryeministrit zotit Berisha, qė pėr faktin bilancet e krimit kanė ndryshuar. Djemtė shqiptarė janė tė zotė dhe tė pajisur sa dhe djemtė e ēdo vendi tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:16 pm

Noli nė Gjirokastėr

Ish Kryeministri Fan Noli viziton Gjirokastrėn mė 27 gusht 1923
Ishte ditė e diel pasdreke. Binte njė shi i fortė. Populli i mbledhur nga tė gjitha krahinat me shumė pėrfaqėsues, presin kryeministrin Fan Noli. Makina, qė e solli, mbėrriti nga Tepelena rreth orės 18.00. U gdhi nė Gjirokastėr dhe tė nesėrmen ai foli nga ballkoni i Kafe – Restoranit, nė qendėr tė qytetit.
Shtypi i kohės shkruan: "...Data 27 gusht 1923 ėshtė njė ditė e shėnuar, e gėzuar, ku fshatarėt, qytetarėt e tjerė lanė punėn e dyqanet dhe u mblodhen tė mėdhenj e tė vegjėl. Viheshin re fshatarėt e Lunxhėrisė dhe tė gjithė krahinave. Lunxhiotėt me kostumet e tyre tė bukura, me fytyrat e thata, por tė zgjuar dhe punėtorė ishin mbledhur dhe qėndruan mė kėmbė njė orė e njė ēerek, sa nisi dhe mbaroi konferenca e zotit Noli, mė e gjata qė mbajti Noli pa pipėtirė dhe pa lojtur njeri nga vendi, sikur tė ishin statuja.
Shkollari i Manalatit , 15 vjeēari Muharrem Gega, kujton disa pjesė nga fjalimi i Nolit, ku ai preku nevojėn e njė qeverie demokratike tė dalė nga populli me njerėz tė ditur dhe me shkollė. Tė nesėrmen Shoqėria "Drita" shtroi njė banket nė restorantin “Lunxhėria” pėr nder tė Fan Nolit.
Burime nga “Shqiptari” i Amerikės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:16 pm


JETA

(Nga Nėnė TEREZA)

Jeta ėshtė mundėsi, gėzoje atė!
Jeta ėshtė bukuri,
admiroje atė!
Jet ėshtė lumturi,
shijoje atė!
Jeta ėshtė ėndėr,
realizoje atė!
Jeta ėshtė sfidė,
ndeshu me tė!
Jeta ėshtė detyrė,
pėrmbushe atė!
Jeta ėshtė lojė,
luaje atė!
Jeta ėshtė e ēmueshme,
kujdesu pėr tė!
Jeta ėshtė pasuri,
mbaje atė!
Jeta ėshtė dashuri,
kėnaqe atė!
Jeta ėshtė mister,
njihe atė!
Jeta ėshtė premtim,
plotėsoje atė!
Jeta ėshtėvuajtje,
kapėrceje atė!
Jeta ėshtė kėngė,
kėndoje atė!
Jeta ėshtė betejė,
pranoje atė!
Jeta ėshtė tragjedi,
pėrballe atė!
Jeta ėshtė aventurė,
pėrballe atė!
Jeta ėshtė fat,
bėje atė!
Jeta ėshtė mjaft e ēmuar,
mos e shkatėrro atė!
Jeta ėshtė jetė, lufto pėr atė!


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:17 pm


Ēudia: HOTEL “DAJTI” KA PRONARIN E VET + FoTO

Qeveria i shet Bankės sė Shtetit Shqiptar hotelin e mirėnjohur “DAJTI” nė qendėr tė Tiranės kundrejt vlerės 30 milion euro.
Duke iu referuar ligjit Nr. 1638, datė 17.12.2008, e detyron Qeverinė, qė, nė rastin e shitjes sė njė prone shtėtėrore, t’ia nėnshtrojė atė procesit tė ankandit. Shtrohet pyetja: “Pėrse Qeveria nuk hapi ankand pėr kėtė pronė qė dihet qė ka dhe pronar tė ligjshėm?” Dhe pėrgjigja ėshtė e saktė…Pėr kėtė objekt tė shitur nga ana e qeverisė u anashkalua procesi i tenderimit, pra u bėnė veprimet pa ankand.
Me fjalė tė tjera tė drejtėn pėr tė vendosur qė i takonte ankandit dhe jo shitjes sė objektit Bankės shqiptare, nuk e pėrfilli askush, se u kryen veprime pa iu nėnshtruar mė parė procedurave qė burojnė nga ligji. Shkelet ligji dhe shitet e blihet njė objekt si hotel DAJTI”, kur ekzistojnė dokumente tė plota qė vėrtetojnė kėtė pronėsi si pronė private?! Si pėrfundim konstatojmė se ėshtė marrė njė vendim i shpejtuar pėrsa i pėrket shitjes sė ish hotelit, i cili , siē theksuam, ėshtė bėrė nė kundėrshtim me ligjin.
Nuk kėrkojmė llogari pėr vlerėn e shitjes prej 300 milin euro, por kėrkojmė pėrse shitet njė objekt i madh edhe kur ai e ka pronarin ligjor edhe pa pėrfunduar proceset gjyqėsore?
Hotel “DAJTI” e ka pronarin legjitim, i cili posedon njė dokumentacion tė plotė konform ligjit, por nga organet kompetente tė tillė pronarė janė pritur e pėrcjellur pa arritur njė zgjidhje tė mundshme, se prona tė tilla janė konsideruar si prona publike mbi tė cilat vensdos si tė dojė Qeveria. Atėherė, pėrderisa ligjet ekzistojnė, pėrse tė shkelen ato? Kėshtu duket se po pėrsėriten veprimet e Diktaturės sė viteve 1943 -1945, kur sekuestroheshin prona e bagėti pa asnjė rregullsi…

Nga Reaksia e gazetės “UDHĖT E KOMBIT”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:18 pm


EPIGRAME NGA NURI KOKALARI

KAMELEONI
Nė mėngjes ti je punist,
Mbas dy orė – enverist.
Dhe mė pas bėhesh pishman,
Kthehesh nė republikan.
Po s’mjafton, se nė mesnatė,
e shpall veten demokrat.
Dhe ndėrkaq ti, si ngahera
pas tė ndjek edhe karriera.

PASURI E PĖRJETSHME
Nga puna, po pate
Ēfarėdo pasuri
Iku e tė vate,
Sa tė mbyllėsh sy.

Porse, nė do kesh
Virtytin thesar,
I pasur do jesh
Dhe brenda nė varr.

PARAJA NĖN DORĖ
Si nė luftė dhe nė paqe
S’ka si paraja nėn dorė.
Ajo dhjet mu nė mustaqe
Edhe mbretin me kurorė.

SHPIRT FISNIK
Nėse ti kėrkoke mjete,
Pėr tė bėrė tė mira, mik,
A s’je ti qė mbart me vete
Mė tė lartin shpirt fisnik?

NDĖSHKIMET
Kur vjedh kryeplaku,
Ngjitet nė seli,
Kur vjedh varfanjaku,
Rraset nė qeli.

VDEKJA
Nga vdekja me nder
Asgjė s’ke pėsuar;
Veē do ishe tmerr,
Tė rrosh pa jetuar.

PROFETĖT
Ėshtė vėrtetuar,
Se asnjė profet
Nuk ėshtė vlerėsuar
Nė atdhenė e vet.



TĖ PANGRENĖT E TĖ PANXĖNĖT
Barku i pangrėnė
Ėshtė dhėmbshuri,
Truri i panxėnė –
Ėshtė lemeri.

LEKU DHE OFIQET
Leku dhe ofiqet
Dinė marifete,
Se i bėjnė ligjet,
Tė flasin me vete.

PĖRTACIA
Nėnė pėrtacia
Ka vetėm dy bija
Njėra ėshtė vjedhja,
Tjetra ėshtė uria…

PADITURIA
Kush nuk ėshtė munduar,
Tė zėrė dituri,
Jetėn e ka shkuar
Si nė robėri.

CMIRA
Cmira grin e bren
Ēdo krijesė me vlerė.
Ajo nuk kursen
Madje dhe Homerė.

FJALA
Fjala e dijetarit
Si brilant i shquar,
Fjala e llafazanit
Si daulle shpuar.

JETĖ E VĖRTETĖ
Askush s’e ka shkuar
Pėr sė koti jetėn.
Kur ka ligjėruar
Vetėm tė vėrtetėn.

PĖR ATDHEUN
Nėse frymėn kam lėshuar
Pėr tė shtrenjtin tim atdhe,
Zoti vetė ka urdhėruar
Nė Parajsė tė jem, atje.


SPECIE BURRASH
Njė tė menēur pyetėn njėherė:
“Sa lloj burrash ka nė kėtė botė?”
E tundi kokėn, u mendua thellė:
“Shtatė lloj ka, - me ngadalė u thotė.
Ka burrė burri, sigurisht, elitė,
Ka dhe burrė qė ėshtė aty – aty.
Ka burrė – grua, mbėshtjellė me petkun frikė
dhe burrė pėr grua - mashkull ėshtė ai!
Ka burrė pėr m*** – pa njė vklerė nė jetė.
Ka m*** – burrė, ėshtė ndyrėsirė.
Ka dhe njė m*** – muti, qė s’do asnjė koment.
Sėrisht tundi kokėn edhe foli:
“Kėto ndarje, - ju them, - mėsoni mirė.
Nga vetė veprimi nė njė lloj do shkoni.
Jeta pėr gjithkėnd vendos kategorinė.

MANXURANĖS
(Motiv popullor)


Manxurana nė kuti,
folėm-o,
folėm-o!
I varfėri, nuk e di
gjuhėn-o,
gjuhėn-o!

Manxurana fletė – fletė,
lerėm-o,
lerėm-o!
Tė shuaj zjarrin e shkretė,
zjarrin-o,
zjarrin-o!
Atė zjarr qė ndeze vetėm,
vetėm-o,
vetėm-o!

Manxurana pėrmbi shoqe,
pėrmbi-o,
pėrmbi-o!
Paē belanė, pse mė dogje,
belanė-o,
belanė-o!
Mėndjen e kokės ma hoqe,
mėndjen-o,
mendjen-o!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:19 pm

MINORITETET DHE GRUPET ETNIKE NĖ SHQIPĖRI

1. Pak histori deri nė ditėt tona

Nėn ndikimin e interesave tė Fuqive tė Mėdha dhe veēanėrisht tė qarqeve shoviniste tė vendeve fqinje, pėrcaktimi i kufinjve tė Shqipėrisė nė vitin 1913, nė tė vėrtetė ka qenė “pėrgjysmimi” i tokave dhe i popullsisė. Brenda kufinjve qė iu imponuan Shqipėrisė, u pėrfshinė rreth gjysma e tokave dhe e popullsdisė shqiptare. Pjesa tjetėr e trojeve dhe e popullsisė u aneksuan nga Mali i Zi , Serbia , Maqedonia dhe Greqia.
Nė vjetarin “Shqipėria mė 1927”, qė nė disa aspekte pėrafrohet me njėfarė mikroenciklopedie, lidhur me kėtė ēėshtje, ndėr tė tjera, theksohet: “…sipėrfaqja e Shqipėrisė ėshtė afro 80.000 kilometra katėrore.Brenda nė kufinjtė qė treguam mė sipėr, Shqipėria ka pasur 2.000.000 bijtė e saj… kufijtė politikė tė Shqipėrisė sė sotme janė ngushtuar tepėr dhe 1,200.000 shqiptarė kanė mbetur nėn okupatėn jugosllave e greke.”
(Selenica T. 1927: CIII)
Si rrjedhojė e kėsaj padrejtėsie historike, mė tragjikja nė Ballkan dhe Evropė, Shqipėria nė shumicėn dėrmuese tė kufijve tė saj tokėsorė kufizohet me toka tė banuara nga popullsi kompakte shqiptare.
Pėrcaktuar kryesisht nga zhvillime tė tilla politike, gjeografike, demografike etj, Brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė ka shumė pak poullsi minoritare si greke, maqedonase, malazeze, serbe etj.
Grupime tė tilla tė populsisė nuk kanė qenė nė kufijtė etnikė, pėrkatėsisht ndėrmjet shqiptarėve dhe grekėve, maqedonasve, malazezve dhe serbėve. Ata janė pėrgjithėsisht grupime tė popullsive jo shqiptare, tė cilat, pėr arsye tė ndryshme, kryesisht ekonomike, kanė depėrtuar nė thellėsi tė territoreve shqiptare, duke krijuar si tė thuash “oaze” tė kulturave tė tjera Brenda strukturės social-kulturore tė shoqėrisė shqiptare.
Nė literaturėn shkencore sociale tė shqipėrisė problematika e pakicave kombėtare ende nuk ėshtė trajtuar sa dhe si duhet. Madje edhe nė disa vjetarė, tė pėrgatitur me seriozitet gjatė viteve 1924-1939, paraqitet shkurt problem i pakicave kombėtare. Ato shpesh kalohen menjė frazė tė pėrgjithshme. Kėshtu, pėr shembull, nė vjetarin “Shqipėria mė 1927” nėnvizohet: “Prej 833618 frymėve tė popullsisė shqiptare pėrveē 20.000 grekėrve tė rrethit tė Delvinės dhe tė njė pakice fare tė vogėl tė maqedonasve nė kufirin e Prespės… pothuajse nuk ka elementė tė tjerė tė racės sė huaj. Grekėt dhe maqedonasit pėrgjithėsishtnuk kanė tokė, por janė bujq nė tokat e shqiptarėve, tė cilėt i kanė sjellė sė largu, pėr tė punuar dhenė e tyre nė kohėra kur shqiptarėt nuk mund tė linin pushkėn, pėr tė marrė kazmėn nė dorė. (Selenica T., 1928: CV).
Njė nga mendimtarėt mė tė shquar shqiptarė qė ka studiuar gjerėsisht problemin e pakicave kombėtare, duke iu referuar studimeve mė nė zė tė kėtyre ēėshtjeve, fakteve dhe dokumenteve tė shumta tė qėmtuara nė arkivat e disa shteteve europiane ėshtė Faik Konica. Pė pakicat greke dhe slave, ndėr tė tjera, ka shkruar: “Ka disa mijėra fshatarė qė flasin greqisht nė krahinėn e Gjirokastrės. Ata banojnė nė njė zonė tė quajtur Dropoll. Ata nuk janė shqiptarė tė greqizuar, siē mund tė mendohej, por janė grekėr tė ardhur nga Greqia nė pjesėn e fundit tė shekullit tė tetėmbėdhjetė. I kanė sjellė si krahė pune nė bujqėsi shqiptarėt qė ishin pronarė tokash si nė Shqipėrinė e Jugut ashtu dhe nė Greqinė e Veriut, dhe qė e kishin zakon t’i lėviznin argatėt e tyre nga njė pronė nė tjetrėn sipas nevojės…
Sllavėt janė shumė tė paktė nė Shqipėri: mė pak se dy mijė veta. Shumica e tyre janė vendosur nė Shkodėr, ku kanė ardhur si refugjatė politikė dhe lypsa nga Mali i Zi nė mes tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė ose aty rrotull (1993:410,411)
Nė bazė tė tė dhėnave tė vjetarit tė sipėrcituar pėrllogaritet qė pakicat kombėtare nė Shqipėrinė e vitit 1927 pėrbėnin rreth 2,3% tė popullsisė.
Nė rregjistrimet e popullsisė tė realizuara nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore, gjenden kėto tė dhėna mbi pakicat kombėtare:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:20 pm

TABELA
VITET 02.10.1960 O7.01.1979 O2.04.1989
POPULLSIA 1626.364 2590,6 3199.233
Me kombėsi shqiptare 1581.782 2535.9 3199.233
Me kombėsi jo shqiptare (Nga kėto): 44570 54687 64816
Grekė 37282 49.307 58758
Maqedonas 4235 4097 4697
Serbė, malazez etj. 66 100
Kombėsi tė tjera 3053 1217 1261

Burimi: Vjetari Statistikor i Shqipėrisė 1990, faqe 22 – 33)

Siē shihet nga kėto tė dhėna statistikore pesha specifike e popullsisė joshqiptare nė strukturėn e popullsisė sė Shqipėrisė ėshtė shumė e vogėl. Madje ajo ėshtė zvogėluar ndieshėm nga 2,7%, qė ishte nė vitin 1960 nė 0,2% nė vitin 1989 (Vjetari Statistikor i Shqipėrisė 1990:22)
Pas vitit 1989 nė vendin tonė nuk ėshtė realizar ndonjė rregjistrim tjetėr i Shqipėrisė. Por, si rrjedhojė e emigrimit tė shumė minoritarėve, veēanėrisht grekė kryesisht nė Greqi, pesha specifike e popullsisė me kombėsi joshqiptare ka tė ngjarė tė jetė ulur nė masė tė konsiderueshme.
Megjithėse e krahasuar me tė gjitha vendet e tjera tė Europės, Shqipėria mund tė jetė vendi me popullsi mė tė pastėr etnike, problematika e minoriteteve kombėtare, veēanėrisht e atij grek, ka ndihmuar nė mėnyrė tė ndieshme politikėn e brendshme dhe veēanėrisht marrėdhėniet e shtetit shqiptar me shtetet e tjera. Pėr qėllime tė caktuara politike, me kėtė minoritet ėshtė spekulluar vazhdimisht dhe ende vazhdohet tė spekullohet. Pėrgjithėsisht politikanė, studiues, gazetarė etj. Tė vendeve tė tjera, veēanėrisht tė Greqisė, pėrpiqem ta paraqesin minoritetin grek shumė mė tė madh nė numėr nga ē’ėshtė nė tė vėrtetė dhe si tė persekutuar.
Kėshtu, pėr shembull, nė njė leksion tė mbajtur nė Universitetin e Hrvardit mė 3 maj 1997, ministri i jashtėm grek Pangallos ka deklaruar se nė Shqipėri jetojnė 100.000 deri 150.000 grekė. Ndėrsa Organizata e Kombeve tė Bashkuara dhe e Popujve tė Pėrfaqesuar (UNPO) me seli nė Hagė tė Holandės, nėpėrmjet internetit qarkullon njė informacion sipas tė cilit nė Shqipėri jetojnė mė shumė se 280 mijė grekė.
Falsitetin e kėtyre tė dhėnave e kanė argumentuar jo vetėm studiues shqiptarė, por edhe studiues seriozė tė vendeve tė tjera.

Udhėtim nė historinė e shqiptarėve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:21 pm


NGA NGA SOKAKU I TĖ MARRĖVE

Unė jam Muhamet Hoxha, lindur nė 6 korrik 1916 nė lagjen Palorto tė Gjirokastrės; linda pikėrisht kėtu nė “Sokakun e tė marrėve” ku ka lindur edhe Enver Hoxha.
Ēdokush mund tė thotė, “Pse ky paralelizėm? Ti, Muhamet je njė i panjohur, ndėrsa Enveri ėshtė Udhėheqėsi i Shqipėrisė pėr njė gjysmė shekulli”. Mund tė keni tė drejtė, me tė kam tė pėrbashkėt vetėm mbiemrin, por unė mund t’iu them se me tė mė lidh jo vetėm qyteti, lagjja dhe “sokaku”, por njė jetė e tėrė, njė jetė e mbushur me urrejtje. Jeta ime nuk mund tė pėrshkruhet pa jetėn e tij; ėshtė urrejtja qė ndan dy brigje, qė nėse bashkohen thėrrmojnė njėri – tjetrin, banda e unitetit tė tė kundėrtave, por nga ana tjetėr, nuk mund tė qėndrojnė veēmas. Ekzistenca e njėrit pėrcakton edhe ekzistencėn e tjetrit. E kjo bėhet akoma mė e vėrtetė, ku pas individėve konturohet, pėr mirė a pėr keq, fati i njė populli.
Ai ishte…
Ai ėshtė shkaba, unė mishi qė e ushqente, ai ėshtė krimineli, unė viktima…ai fitimtari, unė humbėsi. Ai ka bėrė historinė e tij dhe tė regjimit siē ka dashur, unė s’kam pasur tė drejtė as tė dėshmoj pėr tė. Unė dhe ai jem aktorė tė njė loje bixhozi, ose mė saktė, jemi e njėjta figurė, tė themi “maēi i zi”, nė njė letėr, por me njė kusht… (*Ai kurrė nuk luajti ndershėmrisht.) Ai ėshtė gjithmonė “maēi i zi”, gjithmonė kokėlartė, unė e kundėrta e tij, kokėposhtė; ai nė kolltukun e udhėheqėsit (lexo diktatorit tė madh, unė zvarritur burgjeve dhe kampeve tė pėrqendrimit. Si mijėra e mijėra “reaksionarė” tė tjerė. Jeta e tij ishte njė ėndėrr e kobshme, njė aventurė pėr tė mbajtur majėn e pushtetit me ēdo ēmim gjaku… ajo ėshtė njė marrėzi patologjike. Jeta e tij u ngrit mbi gėrmadhat tona. Po dhe jeta ime ėshtė njė ėndėrr e njė aventurė pėr ta rrėzuar atė.
… Unė e di pse “Sokaku i tė marrėve”, ku lindėm, quhej kėshtu, por me siguri njė i urtė do ta justifikonte kėtė emėr, po tė ketė paasysh marrzinė e Enverit. Dhe mė tej, tashmė askush nuk ka tė drejtė ta quaj qytetin tim “Gjirokastra e Enverit”… E shumta, brezat qė do tė vijnė, do tė thonė se kėtu, nė “Sokakun e tė marrėve” lindi njė djall. Njė djall qė bėri historinė e sė keqes e tė urrejtjes dhe u fsheh pas popullit tė vet.
xxx
Por unė e di, gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta dhe s’janė aspaki bardhė e zi. Ai kishte diēka nga pjesa jonė mė e errėt, mundet dhe gjen origjine, turkoshake e bizantine… Dhe, sikur tė mos mjaftonte kjo, atė e pėrfshiu dhe “amoku” i komunizmit gjakatar, tė cilin, ai dhe profesorėt e tij stalinistė, e servirėn si shpėtim pėr popujt…
Pėr tė asgjė nuk ishte e ndaluar dhe ai i zgjati kthetrat deri te foshnja, deri te palca e kockės e drita e syrit, deri te historia, ku kishte tė drejtėn e mohimin e tė falsifikimit, deri tek e ardhmja ku”pas meje guri mbi gur tė mos mbesė; ai u sajua si udhėheqės legjendar i popullit, ai tėrhoqė me vete shembullin e tė ekzistuarit, jo vetėm pėr vete dhe mori pėrsipėr tė korrigjojė botėn duke iu kundėrvėnė gjithė botės. Kjo e bėn atė sa tragjik dhe komik; ai ishte “i pagabueshėm” si drita dhe nuk e preku asnjė qime, mjeshtėr demoniak, pėr ta gjetur fajin te tjetri, ai u vu nė rolin e Zeusit qė shpėrndante vetėm rrufetė…
Unė s’mund tė bėj tė plotė portretin e tij, sepse unė jam i shpallur kundėr tij, pėr kėtė do tė duhen historian tėpaanshėm, sociologė, shkrimtarė e psikologė tė aftė e demokratė, por nuk ta bėj edhe pse portreti i djallit ėshtė i ndryshueshėm.
Pėr mua ai ishte agjent jugosllav duke qenė pro e kundėr jugosllav, prosovjetik e antisovjetik, por nė ēdo hap tė tij Stalinist. Prokinez dhe antikinez, por atij i pėlqente absurdi i Mao Ce Dunit. Mbi tė damka e tradhtarit tė kombit shqiptar nuk do tė vonojė, jo vetėm pėr kasaphanėn mbi popullin shqiptar, por dhe pėr lėnien e Kosovės nė dorė tė Serbėve; ai ėshtė dhe tradhtar i dėshmorėve dhe idealistėve komunistė, ai mohoi fitoret demokratike tė Luftės Nacionalēlirimtare dhe i zėvendėsoi me diktaturėn mė tė egėr komuniste…
Unė kam tė drejtė tė bėj historinė e vetvetes. Ndoshta jo ēdo shembull ėshtė shembull e unė nuk jam modeli, por unė do tė rrėfehem plotėsisht, dua t’i heq tėrė leckat e tė mbetem lakuriq, gjykuar pėr tė gjithė… Nėse shumėkush sheh pas meje qindra tė vrarė, tė burgosur, tė shkatėrruar, atėherė, pse jo, kėrkoj tė drejtėn t’i jap historisė shembullin autentik, qė historia tė merret vetėm me tė vėrteta. Ndaj jam i lidhur kurriz me kurriz me tė keqen time, si me vdekjen. Unė nuk mund ta shkruaj jetėn time pa treguar dhe djallin me gisht, ashti siē as djalli nuk mund tregojė jetėn e tij pa viktimat, pa gjakun e derdhur. Zyra e tij, ajo godina mė madhėshtore nė Tiranė, shtėpia, tunelet e bunkerėt, ku do tė fshihej gjatė “luftės” kanė projektuar vdekje tė mėdha dhe janė plot e pėrplot tė mbushura me duhmėn e rėndė tė kufomave… Dhe atė kurrė nuk e ndali fryma, kurrė nuk e zuri gjaku… Ai ėshtė fajtor nė fitoret e tij dhe mashtrues kur shkroi historinė. Ne ishim dy qenie tė pandryshueshme, pasojė e rrethanave, por unė kam kurajėn qė edhe tani, nė fund tė jetės sime, ta ngrė zėrin, si atėherė kur isha djalė, kundėr kolerės komuniste. Dhe sot, kur komunizmin e kanė shkelur me kėmbė si paēavure, unė qėndroj krah mė krah me tė drejtėn ; dhe sot kur unė dhe ai jemi tė vdekur, edhe nga varri do thėrras, se jo unė – viktima, por Ai ėshtė i humburi historic. Rrethanat ranė mbi mua tė egra e vrastare, por dhe nė ēastet mė tė rėnda, kur unė disa herė e preka vdekjen me dorė, e vetmja gjė qė mė mbetej si forcė e si shpresė, ishte bindja ime e palėkundur se komunizmi nė Shqipėri ishte njė kolerė.; kolerė qė vrau shumė, qė hėngri dhe tė ardhmen nga frika se ai nuk mund tė kishte pėrjetėsi, sepse ai nuk i besonte tė ardhmes sė lirisė dhe filloi tė harrohet qė tė nesėrmen e vdekjes. Por ai vdiq pa u gjykuar. Dhe sa hjerė ne do tė flasim pėr “holokaust e Nuremberg” do tė dridhemi nėpėr jerm , sepse punėt i kemi me vetveten…
Xxx
Babai im qyhej Zeqir dhe nėna Aishe. Nėna mė vdiq kur isha njė vjeē e gjysmė, kurse babai mė vdiq nė prill rė vitit 1856, kur unė isha nė burgun e Tiranės. Priste i shkreti, qė tė mė takonte. Kishte bėrė gjithė ato letra nė emigracionin tonė nė Itali e Greqi, derisa m’i gjeti gjurmėt. Mjaftonte pėr tė qė isha gjallė dhe kurrė nuk e ēonte ndėr mend se unė do tė zbrisja nga qielli… se mu nė mes tė Tiranės do tė mė bėhej gjyqi dhe…
Pasojat e burgut tim ranė mbi tim atė. Asokohe ai punonte roje nate nė rrugėn “Fortuzi” Tiranė. E thėrrasin nė Degėn e Punėve tė Brendshme dhe e pushojnė nga puna. Tė nesėrmen e thėrret edhe kėshilli i qytetit dhe e njoftojnė se, qė sot e tutje ty, si babai i armikut M. H. tė hiqen triskat e ushqimit… Kėshtu qė ai mbeti rrugėve pa asnjė burim jetese dhe detyrohet tė kthehet nė Gjirokastėr e tė shesė shtėpinė. Me ato pak lekė qė mori, kaloi atė copė jetė qė i kish mbetur. Atė, ēuditėrisht dhe nė kundėrshtim me rregulloren e burgut, nuk e lejonin tė takohej me mua. Kėshtu, faktikisht, babai im kish 12 vjet qė nuk mė kishte parė. Vdiq i pikėlluar nė prill tė vitit 1956.
Klasėn e parė dhe tė dytė i kreva nė shkollėn “Drita” tė Gjirokastrės, me mėsues Iljaz Hozhėn dhe Sadik Ēelon. Klasat e tjera tė unikes i mbarova nė shkollėn “Sami Frashėri” nė Tiranė. Babai im iu lut njė miku qė unė tė pranohesha nė konvikt si familje e varfėr. Drejtori i shkollės Sadik Pojani na pranoi dhe unė e mbarova atė shkollė qė kish njė organizim tė pėrsosur… Shkollėn e mesme e vazhdova nė qytetin e Gjirokastrės me drejtor Safet Butkėn, Elmaz Ēanin, Ilia Dilo Sheperi, Nazmi Stringėn, Siri Shapllon etj… Ata mė mėsuan se ē’ėshtė atdheu (Ata kurrė nuk e ndanin Kosovėn dhe Ēamėrinė nga trungu amė), ē’ėshtė gjuha shqipe, ē’ėshtė historia dhe gjeografia jonė. Unė nuk kisha ndonjė talent tė veēantė pėr ndonjė lėndė, se mėndjen e kisha tė luaja futboll. Qė kur isha nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme, merrja pjesė nė skuadrėn e qytetit me emrin “Shqiponja”.
Kryetar klubi kishim Xhevat Kallajxhiun. Unė luaja qendėrmbrojtės dhe, tė them tė vėrtetėn , fluturoja nga gėzimi, kur shėnoja ndonjė gol. Unė isha i caktuari i pėrhershėm i gjuajtjes sė penalltive. Kisha shut tė fuqishėm. Mė kish qėlluar qė njerėzit tė mė merrnin nė krahė e me emrin tim mbushnin ato pak shkallina qė kish stadiumi ynė, i vjetri. Futbolli tė jep emėr dhe unė ndjeja qė mė donte qyteti me gjithė shpirt… (O Zot, si do vinin punėt mė vonė., kur ai qytet, qė mė kishte mbajtur nė krahė e brohoriste emrin tim, nuk do tė guxonte tė thoshte qoftė dhe njė fjalė tė vetme… O Zot i madh sa frikė kishte qyteti nga unė!...)
Nė vitin 1933 ministėr i arsimit do tė bėhej Mirash Ivanaj. Ai vuri rregulla tė forta nėpėr shkolla dhe i ndaloi studentėt tė merrnin pjesė nėpėr, pėr shkak tė mungesave tė shumta. Me presionin e shokėve e lashė vitin e fundit dhe iu kushtova plotėsisht futbollit… As sot e kėsaj dite nuk i kam harruar shokėt e skuadrės, Hasan Muhedinin, Ferik Shtinon, Emin Karagjozin, Pertef Xhikun dhe Xhevat Karkanaqen… me ta luaja deri nė vitin 1936. Por ne nuk ishim profesionistė dhe nuk kishim asnjė tė ardhur si futbollistė. Tashmė isha djalė i rritur dhe babai po mendonte ē’rrugė do tė merrja. Rrethanat pėrcaktuan rrugėn time ose mė saktė aventurėn time tė ardhshme…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:22 pm


SHKRIMTARĖ DHE ARTISTĖ TĖ DĖNUAR NGA DIKTATURA KOMUNISTE
Ndėr ta kish poetė, shkrimtarė, pėrkthyes, gazetarė, kompozitorė, linguistė, regjisorė, histo-rianė, studiues, muzikologė, dramaturgė, dirigjentė, fotografė, kėngėtarė, redaktorė, aktorė etj.

DISA EMRA TĖ NJOHUR SHKRIMTARĖSH DHE ARTISTĖSH:
1. Jusuf Vrioni - pėrkthyes
2. Visar Shiti – poet
3. Sherif Merdani – kėngėtar
4. Musine Kokalari – shkrimtare
5. Ramadan Sokoli – muzikolog
6. Mitrush Kuteli - shkrimtar
7. Dhora Leka – kompozitore
8. Sadri Ahmeti - piktor, poet
9. Arshi Pipa – poet, kritik, gazetar
10. At Mikel Koliqi – kompozitor
11. Gjon Shllaku – pėrkthyes
12. At Anton Arapi – shkrimtar
13. Bshkim Shehu – shkrimtar
14. Vinēens Prenushi - poet
15. Telat Agolli – aktor
16. Jorgo Bllaci – poet
17. Petro Marko – shkrimtar
18. Daut Gumeni – poet
19. Vilson Blloshmi – poet
20. Genc Leka – poet
21. Kasėm Trebeshina – shkrimtar, dramatrurg
22. Kapllan Resuli - shkrimtar
23. Maks Velo – piktor
24. Fatos Lubonja – gazetar
25. Pjetėr Arbnori – shkrimtar
26. Havzi Nela – poet
27. At Zef Pėllumbi – shkrimtar
28. Fadil Paērami – dramaturgji
29. Minush Jero – dramaturg
30. Xhelal Koprencka – poet
31. Dom Ndre Zadeja - etj, etj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:23 pm


RRĖFEN HATIXHJA – MBESA E ADEM JASHARIT vajza e vogel nw varreza
Gjatė vizitės sonė nė Kosovė u njohėm edhe me Hatixhe Jasharin nė Prishtinė. Ajo ėshtė, siē i thonė, “Mbesa e Komandantit”. Kėshtu e thėrrasin i madh dhe i vogėl nė Kosovė. Largohemi nga Prishtina dhe marrim rrugėn pėr nė komunėn Skėnderaj., drejt Prekazit tė pėrflakur nga lufta, nė kullėn e Jasharajve me histori tė madhe.
Atje Hatixhe Jashari rrėfen:
“Jam diplomuar pėr jurist–kriminalistikė. Kam luftuar dhe unė si gjithė familja dhe fisimi im. Atėherė isha vetėm 19 vjeēe. Kam qenė nė U. Ē.K. Nė luftė e sipėr jam plagosur. Pas luftės kam qenė nė T.M.K. (Trupat Mbrojtėse tė Kosovės) e mė pas nė forcat speciale. Isha e pakėnaqur se nuk u vlerėsuian vlerat e historisė dhe pėr kėtė dhashė edhe dorėheqjen. Nga familja ime rron njė motėr dhe unė. Edhe sot jam e tronditur. Amaneti i prindėrve dhe tė mėdhenjve tė fisit tonė tė jasharėve ishte, qė, sido qe tė ndodhte, tė mos binim tė gjallė nė dorė tė serbėve. Ishim tė larguar nga shtėpia.

Nė kodrėn pėrballė shtėpisė sė Ademit u bė vrasja masive. Unė nuk isha atje, se isha nė luftė. U vranė barbarisht. Dhe i gjeta trupat mbytur nė gjak. Dallova babėn dhe vėllanė e madh. S’mundesha mė, s’kisha fuqi. E lashė nėnėn dhe vėllanė tjetėr, se mė mposhti dhimbja. 60 kufoma tėrė gjak. O Zot! S’kisha parė tė tillė masakėr! Ishim nė radhė pėr ngushėllim. “Nuk gjenden, - i thashė motrės.
E gėnjeva atė se nuk doja ta lėndoja, se ishte mė e vogėl se unė. Edhe njerėzit e tjerė ashtu i thoshnin, pėr ta qetėsuar sadopak. Pėr nja tridhjetė ditė me radhė ajo shpresonte, se mos ishin larguar dhe ishin ende gjallė. Mė pas, bashkė me djalin e axhės, mbasi nuk verifikova dot nėnėn dhe vėllanė, se ishte e pamundur. Sytė mė panė shumė gjak tė derdhur. Mė vranė shpirtin…

Korrespondenti “UDHĖT E KOMBiT”, Pejė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:24 pm

Pėrshkrim

GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLIT
Gjirokastra, kjo mrekulli e ndėrtuar me dashuri e menēuri nga tė parėt tanė, shndrit, tė befason, tė magjeps me hiret e saj dhe tė fton nė gjirin e saj tė ngrohtė plot bujari.
Shtėpitė e saj si margaritarė nė njė gjerdan tė shtrenjtė, tė ngjajnė sikur njė dorė artisti i ka kopsitur nė gjoksin e malit tė Gjėrė. Sa shumė diell derdhet mbi pezazhin e saj, qė kur ai lan me ar gjithė lagjet e, deri nė ēastin kur “vjedhurazi” fshihet prapa malit, duke e ngjyrosur horizontin nė portokalli.
Gjirokastra i qėndron pėrballė Lunxhėrisė sė blertė dhe, si dy vajza tė bukura, bisedojnė e bisedojnė tė dyja si e, si tė pėrshfaqen mė tėrheqėse, mė tė hijshme, mė tė bukura.
Sheh Gjirokastrėn dhe mendja tė arratiset nė shekujt kur ajo kohė ka hedhur rrėnjė nė shkėmb.Sa shumė gurė!Sa shumė! Nga tė kenė ardhur? A thua se tė parėve tanė, pėr tė ngritur nga themelet kėtė qytet, u ėshtė dashur tė shkėrrmoqin njė mal tė tėrė?!Dhe mbinė kėto “kėshtjellėza, u dendėsua pylli prej guri dhe u krijua kjo kartolinė e bukur.
Dielli kur lind, nuk i kursen rrezet e tij tė zjarrta. Qyteti zbardhet, ngrohet, merr jetė. Ai shfaqet si njė medalion i madhėrishėm argjendi midis blerimit tė parqeve, kopshteve, lulishteve dhe grisė sė sfondit tė malit.
Nė kėtė qytet misterioz, nė mes tė tė cilit natyra ka sajuar e vendosur njė masiv shkėmbor tė lartė majė tė cilit ngrihet njė kėshtjellė gjigande, vizitorėt mahniten me pamjen e saj, qė ngjan si njė shqiponjė e mbėrthyer nė shkėmb, gati pėr fluturim…
Banorėt e kėtij qyteti “tė ashpėr” nė kontrast me relievin dhe terrenin, janė paqėsorė, tė dashur, punėtorė, vizionarė. Ata, ndonėse shkelin pėrditė nė “qilimin” prej guri, ndonėse kalojnė ēdo orė poshtė kėshtjellėzave- banesa”, ndonėse i shikojnė disa herė nė ditė harqet e kudondodhura karakteristike pėr kėtė qytet; nuk nginjen sė sodituri. Po tė huajt? Ē’pėr-shtypje u krijon, vallė, ky ansambėl i papėrsėritshėm prej guri? Me siguri atja mahniten, mrekullohen, lėnė “mendjen”, sa herė qarkullojnė e shetisin nė zemėr tė tij…
Njė tjetėr xhevahir mė vete i Gjirokastrės ėshtė Pazari. Ai pėrngjet me njė valle popullore, ku valltarėt, tė shtrėnguar sup mė sup, nė dy rreshta, herė varen drejt sheshit tė Ēeēizit e herė ngjiten drejt Dunavatit. Ashtu me shaminė flatruese tė tė tė parit tė valles, marrin teposhtė drejt Varoshit, kthehen dhe, mbasi i qepen Qendrės Kulturore, nga Obelisku e pėrfundojnė vallen drejt Hazmuratit. Tė ngjajnė kėto rrugė si me fustanella , me ata kėrcimtarėt dinamikė e tė palodhur, tė cilėt rrahin tokėn (qylymin e gurtė) me opingat me xhufka dhe kėndojnė me buēimė, sikur nisen pėr luftė.
Nė Pazar, sė bashku me agimin e ditės sė re, veshi tė zė dhe “fėsh-fėshet” e pastruesve tė qytetit, nė tė cilat si njė shatrivan horizontal kalon autoboti, i cili me stėrkalat – krehėr, lan fytyrėn e ėqytetit. Radhėt me gur tė murrmė dhe ato me motive bardhezi, marrin shkėlqim e reflektojnė freski. Pakėz mė vonė, shpėrndarė oazeve tė gjelbra, sheh duke u shėrbyer luli-shteve ata, tė cilėt e pasurojnė me ngjyra dhe aroma Gjirokastrėn. Si thoni? Pa “mushkėritė e gjelbra” a nuk do pėlciste nga vapa ky qytet nė ditėt e mnxehta tė verės?
Po nė muajt e ftohtė dimėrorė a nuk do tė ngrinte nga tė ftohtit e hidhur?
Ngjyrat e lulishteve Gjirokastrės i thyejnė monotoninė gurit dhe tė shkėmbit. Ėshtė, pra, Ndėrmarrja Komunale, e cila, pas largimit tė plehrave, i shkund qytetit tė gurtė pluhurin, e lan, e freskon dhe i kryen me merak edhe kozmetikėn.
Sapo dielli i ka “krehur” me radhė krejt lagjet e qytetit me rrezet e veta verbuese, nė Pazar kėrcasin qepenat, uturojnė makinat, popullohen kalldrėmet. Mbi ēati, si lejlekėt majė pemėve “ēukisnin” ustallarėt. Muratorėt vazhdojnė gdhendjen e qosheve me merak e durim, kurse suvatorėt kalojnė finon mbi dorėn e parė tė hedhur njė ditė mė parė.
Ėshtė personeli i Degės sė Monumenteve tė Kulturės, njė kujdestar tjetėr ky i Gjirokastrės, qė punon me pėrkushtim pėr restaurimin e vlerave tė kėtij qyteti – muze.
Duke u marrė me kėta punėtorė duarartė qė i zbardhin fytyrėn Gjirokastrės, mė tėrheq vėmendjen hapja e librarisė. Njerėzit nxitojnė tė marrin gazetėn. Gjirokastriti ėshtė “i uritur” pėr tė rejat mė tė fundit; ėshtė lexues i kulturuar dhe ndien nevojėn pėr tė pėrvetėsuar sa mė shumė njohuri… Kalimtarėt mbajnė kėmbėt pėrballė veprave artistike nė miniaturė. Pėrballė tij, shitėsja e dyqanit tjetėr filloi ekspozimin e ēentrove, tantellave, punimeve tė dorės. Ē’mrekulli nxjerrin vajzat nga maja e gjilpėrės! Mė lart njė gurgdhėndės po i jep dorėn e fundit luanit, i cili mendohet tė vendoset pėrbri njė ēesme. Mjeshtri i punimit nė dru hedh nga skica nė letėr drejt objektit prej druri pamjen e banesės gjirokastrite. Jo shumė larg tij njė tjtėr mjeshtėr, ai i punimit nė metal, rreh fletėn e bakrit, nė tė cilėn falė fantazisė sė tij, ka hedhur njė motiv nga ky qytet.
Kuptohet qė kafenetė e restorantet i kanė hapur dyert me kohė, duke gllabėruar njė pjesė tė mirė tė njerėzve kalimtarė. Kamerierėt me kulturėn dhe shpejtėsinė e shėrbimit, u japin klientėve, veē kėnaqėsisė edhe njė mbresė tė veēantė ngrohtėsie qė pa kuptuar i imponon ata tė kthehen sėrish…
Qytetarėt, mbasi kanė zbritur ose ngjitur kalldrėmet, kanė hapur Qafėn e Pazarit. Aty pėrshė-ndeten me miqtė, shokėt, tė njohurit.Nė kėtė kryqėsim pesėrrugėsh, qė ngjan si njė yll deti, njerėzit qajnė hallet, shkėmbejnė lajmet e ditės, pyesin njėri – tjetrin pėr mė themeloren: shėndetin, shtrojnė problem... Lėnė takimet e ardhshme…Turistėt, duke ecur si tė hutuar prej magjisė sė kėtij qyteti – mister, ngjiten ne qafė dhe shfrytėzojnė rastin, duke bėrė shkrepje pas shkrepjes nė aparatėt fotografikė, qė s’i heqin nga dora e nga supi.
Nėse qėndron pak te ky udhėkryq tepėr i veēantė e mjaft karakteristik nė llojin e vet, dallon shumė tė huaj-vizitorė nga Mesdheu, Apeninet e deri nga Lindja e Largme. Ata blejnė suvenire, sidomos asish me pamje nga ky qytet i ēuditshėm; vizitojnė kėshtjellėn, muzeumet dhe soditin me ėndje tė veēantė qytetin e gurtė.
Edhe agjensitė turistike kanė pasur shumė punė nė kėtė verė…
Vendasit, ėshtė e kuptueshme, e duan me shpirt qytetin e tyre. Ata, duke punuar pa u lodhur, i kanė dhėnė kėtij shtėpi tė reja. Ka banorė, tė cilėt nuk e kanė tė mjaftueshme banesėn ekzistuese. Prandaj shtojnė ndonjė dhomė, apo mjedise tė tjera ndihmėse e tė volitshme mbi bazėn e numrit tė familjarėve.
Dikush kompozon njė portė tė bukur me shije tė veēantė, pėr tė tėrhequr vėmendjen e ēdo syri kureshtar.
Kurse njė tjetėr ndėrton njė dekorativ…Ka me qindra amatorė tė luleve, qė mbjellin njė trėndafil, njė dafinė, njė zambak e bimė tė tjera decorative. Tė gjithė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr synojnė t’ia shtojnė stolitė qytetit tė tyre e t’ia rrisin vlerat Gjirokastrės.Mė e bukura ėshtė se shumėkush nga qytetarėt vendas bėjnė kujdes qė ēdo gjė e re qė “mbin” tė jetė nė harmoni me arkitekturėn e kėtij qyteti – muze…
Banorėt e qytetit tė gurtė urojnė dhe shpresojnė qė edhe ata tė cilėt pėr arsye ekonomike, apo qėllime tė tjera, kanė emigruar jashtė, tė kthehen sė shpejti nė vendlindje e tė ndiejnė tė mirat e Gjirokastrės sė tyre qė i mėkoi dhe i rriti e pėr tė cilin i ka zhuritur malli, tė ulen nė prehrin e butė dhe tė mbėshtesin kokėn nė gjoksin e saj tė ngrohtė.
Pėr Gjirokastrėn vitet e fundit ėshtė bėrė shumė. Kėtij qyteti me vlera po i ndryshon fytyra pėr mirė e po i rikthehet shkėlqimi krahas gjithēkaje tė rė e bashkėkohorė qė i ėshtė shtuar conform pėrqasjes me arkitekturėn tradicionale. Megjithatė ka ende shumė punė pėr tė bėrė:
Sė pari, tė mos lejohet pakujdesia qė herė- herė nxjerr krye aty – kėtu, qė shtėpitė monumentale tė ndėrtuara me aq mund e sakrifica e talent nga tė parėt tanė tė lihen pas dore, deri nė shndėrrimin e tyre nė rrėnoja…
Sė dyti, shtėpitė e rikonstruktuara duhet domosdoshmėrisht tė rijetėzohen.
Sė treti, ēdo banor i Gjirokastrės nė shtėpitė muze tė mos presi vetėm qė t’ia rindėrtojnė tė tjerėt; pėrkundrazi, secili tė ketė kujdes tė shkallės sė parė nė mirėmbajtjen e mjedisit ku banon e veēse tė rregullojė, pastrojė e sistemojė e kurrsesi tė shkatėrojė, pra ēdo ditė le ta vendosi njė gozhdė atje ku lypset e tė riparojė njė copė mur a ēati, se mjafton njė pikė nė ēati ta shėmbė njė pjesė tė saj e tė tjera brenda banesės…
Vetėm kėshtu kėtyre banesave u zgjatet jeta dhe qyteti nė tėrėsinė e vet ruan hijeshinė e pėrgjithshme tė domosdoshme pėr tė qenė qytet vlerash, pėr tėrhequr vėmendjen e botės turistike e pėr tė rehatuar banorėt e vet e mysafirėt e ēdo lloji… Fillimi i mirė, thotė populli, ėshtė gjysma e punės. Le tė shpresojmė qė Gjirokastra, qytet nė UNESKO, tė shndėrrohet nė njė margaritar plot shkėlqim.
Shtojzavallja jonė, Gjirokastra hirplotė, ēdo ditė i buzėqesh diellit e rrezet e tij jetėdhėnėse e pasqyrojnė atė tė bukur, tė shndritshme, tė argjendtė, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė.
Kristo STOJA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:26 pm


O Murat, tė marrtė e mira,
Ē’ke qė shkruan marrėzira,
S;mė mund dot me vargėzime,
Aq sa ti bėn…ime.

Dhe kur ishte diktaturė
Arbeni s’e ēau kurrė.
Trimat qė dolėn tani
Kanė njė prerje me ty.

O Murat, o turiderr,
Unė s’kam lehur ndonjėherė.
Kam qenė si shqiponjė mali,
Jo si ty, zhgabė moēali.

O Murat, o mikroburrė,
Zėdhėnės nuk kam qenė kurrė
As atėherė, as tani,
O Mero Mjerani I zi.

O Murat, tė priftė e mbara,
Mė kėnaqe me shakara
….

I ziu Murat ferra
Gdhendi mirė fjalėt e tua,
Fjalė lehje s’bėn pėr mua.

Domosdo, pėr mua s’bėn,
Se si ty, nuk jam njė qėn.
S’tė shkon ty, na plasi…
Po ke gavo, gavot hapi.

Kush ėshtė I vogėl si kec, nuk ka…
Se ėshtė bythec…
Kaq pėr sonte, o Murat,
Po ti je njeri me fat.
Se nga mua, o mavri,
do tė njihesh edhe ti.
Arben Duka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:27 pm

Unė i dua tropojanėt, s’e mohoj,
Shpirtėkaltėr si Valbona, s’I harroj.
Djemtė e bjeshkėve tė larta, si lastar.
Vashat larė me ujė bore, ballėlarė.
Fat I madh pėr Shqipėrinė, pėr ktė vend.
Qė kemi njė djalė Tropoje, burrė me mėnd.
Kardiologu, emėrmadhi me durim.
Kėrkon t’I zhdukė Shqipėrisė artiminė.

Nė iksha nga kėto vende, mė kujto,
Mblidhmė fort nė mendjen tėnde, mos harro.
Dhe nė s’u bėfsha I gjallė, mė gjurmo,
Nė arrifsh tė mė gjesh varrė, mos loto,
Aty me thonj si e marrė mė zbulo
Nxirr eshtrat e mia, vuri nė zjarr, mė shkrumbo.
Merre hirin, jepja kohės, veē me erė,
Mė pėrgjo, se do ringjallem ēdo pranverė.

Murat Memalla

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:27 pm

O Murat, tė marrtė e mira,
Ē’ke qė shkruan marrėzira,
S;mė mund dot me vargėzime,
Aq sa ti bėn…ime.

Dhe kur ishte diktaturė
Arbeni s’e ēau kurrė.
Trimat qė dolėn tani
Kanė njė prerje me ty.

O Murat, o turiderr,
Unė s’kam lehur ndonjėherė.
Kam qenė si shqiponjė mali,
Jo si ty, zhgabė moēali.

O Murat, o mikroburrė,
Zėdhėnės nuk kam qenė kurrė
As atėherė, as tani,
O Mero Mjerani I zi.

O Murat, tė priftė e mbara,
Mė kėnaqe me shakara
….

I ziu Murat ferra
Gdhendi mirė fjalėt e tua,
Fjalė lehje s’bėn pėr mua.

Domosdo, pėr mua s’bėn,
Se si ty, nuk jam njė qėn.
S’tė shkon ty, na plasi…
Po ke gavo, gavot hapi.

Kush ėshtė I vogėl si kec, nuk ka…
Se ėshtė bythec…
Kaq pėr sonte, o Murat,
Po ti je njeri me fat.
Se nga mua, o mavri,
do tė njihesh edhe ti.
Arben Duka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Mon Aug 16, 2010 11:28 pm

Unė i dua tropojanėt, s’e mohoj,
Shpirtėkaltėr si Valbona, s’I harroj.
Djemtė e bjeshkėve tė larta, si lastar.
Vashat larė me ujė bore, ballėlarė.
Fat I madh pėr Shqipėrinė, pėr ktė vend.
Qė kemi njė djalė Tropoje, burrė me mėnd.
Kardiologu, emėrmadhi me durim.
Kėrkon t’I zhdukė Shqipėrisė artiminė.

Nė iksha nga kėto vende, mė kujto,
Mblidhmė fort nė mendjen tėnde, mos harro.
Dhe nė s’u bėfsha i gjallė, mė gjurmo,
Nė arrifsh tė mė gjesh varrė, mos loto,
Aty me thonj si e marrė mė zbulo
Nxirr eshtrat e mia, vuri nė zjarr, mė shkrumbo.
Merre hirin, jepja kohės, veē me erė,
Mė pėrgjo, se do ringjallem ēdo pranverė.

Murat Memalla





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Tue Aug 17, 2010 12:03 am

Deklarate e LZHK QARK GJIROKASTER

Duke u mbeshtetur mbi paqen dhe demokracine dhe mbi te drejtat njerezore te gdhenduar nga BE i bejme thirrje Kryepeshkopit Anastas Janullatos, zotit Bollano, Kryetarit te Bashkise se Himares dhe Depputetit te PDNJ zotit Vanglel Dule te mos lozin me dhimbjen dhe vdekjen e te riut.
LZHK i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se te ndjerit.
Te lene drejtesine te bejne pune e vet...
Politika te qendroje larg. Dule ka shume te drejta per te mbrojtur... Ta lere shtetin dhe ligjin te mbroje qytetaret e vet, duke pare, duke degjuar vleresimet e BE qe Shqiperia merr ne drejtim te te drejtave dhe Lirise.
LZHK QARK GJIROKASTER
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   Tue Aug 17, 2010 12:40 am

Te gjitha materialet jane te zotit MARENGLEN KOĒIU...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njerėzit e luftės dinė tė bėjnė dhe demokraci
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: