Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:50 pm

Poetja Mimoza Sali

Mimoza Sali ka lindur me 10.04.1973 nė Durrės, Shqipėri. Ka mbaruar shkollėn Pedagogjike tė Gjuhėve tė Huaja nė Shqipėri dhe mė pas, ka pėrfunduar studimet pėr Multikulturat nė Itali. Punon pėr tė drejtat e emigrantėve nė Itali, gazetare nė gazetėn kulturore “di tutti i kolori” nė Cuneo.
Nė 1996 ka botuar nė Itali, njė libėr me poezi italisht “il vento della fortuna”Nė Tiranė boton librin me poezi nė tre gjuhė: “Lėkura e gjarprit” Shqip, italisht, anglisht.
Ėshtė fituese e dy ēmimeve tė para dhe tė dyta nė takime letrare nė Itali, ėshtė vlerėsuar me ēmim tė parė, nė takimin e poeteshave tė diasporės, maj 2009 nė Kosovė.
Poezitė e Mimozės janė pėrfshirė nė disa antologji letrare nė Itali, si “Nutorevelli”, “Cosi č la vita” dhe nė Greqi.

Libri Lėkura e gjarprit

(LA PELLE DEL SERPENTE)

Poezia e Mimoza Sali-t
Poezia e Mimoza Sali-t vetėdijshėm ndėrton njė bosht poetik, tė fuqishėm, qė ėshtė aureola e dashurisė. Dimensionet e saj, sintetizohen me dhembjen, me humbjen, me mungesėn, me dashurinė pėr atdheun, pėr njerėzit e dashur, pėr kujtesėn tragjike e fėmijėrinė e trisht, nėpėr tė cilėn ka kaluar ajo gjatė diktaturės sė egėr nė vendin e saj. Drama jetėsore e poetes, e evokuar pėrmes kujtimeve tė makthshme pėr fėmijėrinė, bėhet shpėrthyese, ndėrsa dufi i shpirtit tė saj tė robėruar, shpėrthen, me njė poezi qė e bart nė vete tėrė peshėn e tragjikes sė asaj jete, pėr t’u shndėrruar nė njė shenjė estetike tė njė kohe makabre, qė dehumanizonte njeriun. Poezia e Mimoza Sali-t, me tiparet e saj tematike dhe stilistike, me universin e saj ligjėrimor dhe ideor, ėshtė njė poezi qė pasuron poezinė shqipe, sidomos atė korpus tė letėrsisė shqipe tė gjinisė femėrore.

Ndue Ukaj, kritik

Libri
Poezi Mimoza Sali

Titulli: Lėkura e gjarprit
LA PELLE DEL SERPENTE

Redaktor: Dukagjin Hata
Dr. Bashkim Nikolla
Recensent: Ndue Ukaj
Iliriana Sulkuqi



Perceptimet poetike tė Mimoza Sali-t
Ndue Ukaj

Poezia ėshtė njė zhanėr letrar, ku gėrshetohet gjuha, thellėsisht emotive, me implikimet e shumėfishta stilistike nė tekst. Nė fakt, poezia ėshtė arti qė evokon dhe kėtė e bėnė nėpėrmjet njė ligjėrimi specifik, qė bukur shumė ėshtė i kodifikuar, sipas para koncepteve tė njohura pėr artin e poezisė, qysh nga koha antikitetit e kėndej. Nė tė vėrtetė, poezia, duke u perceptuar arti mė personal, ėshtė arena e pakufishme, ku infinitet e gjuhės komplekse dhe ligjėrimet e pakufishme figurativ, derdhėn brenda njė bote specifike letrare, nėpėrmjet diskursit lirik, qė ėshtė esencialisht njė diskurs emocional, qė shmang idenė dhe e fshihet pas figurave. Ligjėrimi poetik, me specifikat emotive, gjuhėn evokuese dhe asociacionin e shenjave dhe simboleve, ėshtė njė dialog i pėrjetėsisė, ku perceptimet me sublime pėr botėn e njeriun, pėr tokėsoren e qielloren, konstruktohen me shenja e motivime, kode e figura tė shumta stilistike, qė kėtij arti i japin njė dimension tejet specifik, njė emocion dridhmues. Poezia, nėpėrmjet shprehjes figurative dhe dimensionit estetik e semantik, pėrplotėson universin e gjuhės sė figurshme, asaj qė e njohim si poezi. Nė fakt, poezia ėshtė trajta mė universale e komunikimit tė ndjeshmėrie njerėzore.
Nėpėrmjet kėsaj forme ligjėrimi e krijimi, poezia shenjėzon, me nuanca tė fuqishme figurative, gjuhė tė nėnkuptueshme, ndjesimet e njeriut, si dhembjet, dashuritė, urrejtjet, me njė fjalė, gjitha pulset e krijuesit dhe perceptimet e tij pėr botėn dhe metafizikėn, ato mistere tė pėrjetshme qė i kėrkon me aq ngulim poezia. Dhe pra, poezia, kjo formė kreacioni qė ka bashkėjetuar me njeriun pėrgjatė gjitha kohėrave, ėshtė bėrė amalgamė e shpirtit tė njeriut, paradigma e transfigurimit tė jetės nė figurė, nė art, nė emocion. Duke qenė pėrhershmėrisht e lidhur me emocionet e njeriut, ajo ėshtė bashkudhėtare e pėrjetimeve njerėzore. Pikėrisht brenda kėtyre konditave teorike, mund tė konceptohet dhe lexohet poezia e Mimoza Sali-t, e pėrmbledhur nė librin, “Lėkura e gjarprit”, ku poetja e transfiguron ekzistencėn poetike dhe pėrtej poetike, nė varg, nė poezi, nė figurė, tė realizuar mjeshtėrisht, pėrmes njė laryshie tematike e stilistike, por, gjithnjė me emocione tė fuqishme, gjuhė bindėse poetike dhe njė sistem leksiku poetik tė pėrpunuar mjeshtėrisht, ku krahasimet ecin paralelisht me metaforat dhe gradacionin poetik, tipare kėto qė tekstit lirik i japin dramacitet tė kėnaqshėm letrar dhe e bėjnė shprehėsinė e tij mė tė fuqishme, mė kumbuese.
Poezia e Sali-t, ndėrtohet nga dromca jete, nga sekuenca pėrjetimesh e ndjesimesh, por qė ndėrtojnė njė Olimp poetik tė veēantė, qė komunikon me tė bukurėn, pėrmes njė dimensioni thellėsisht etikė dhe qė shpėrfaq tekstin si njė realitet estetik e human. Dhe kjo pėr faktin se autorja ėshtė e kalitur nė stuhitė e jetės, nė rrebeshet e pafundme me dhembjen, prandaj kėndimi i saj poetik universalizon dhembjen pėr t’i dhėnė dimension human: Askush mė mirė se unė nuk e njeh dashurinė e detit/Buzėmbrėmjes shėtisja nėn fėshfėrimėn e vetmisė/ Mė ndiqte pas hija e hėnės, qė fėrkohej pas kurmit tim si gjethnajė/Pėr tė pėrkėdhelur kockat e dhimbjes sė largimit (“Dashuria pėr qytetin tim”). Kėtė tipar poetik, e sforcon fuqishėm edhe te poezia “Gėzuar Krishtlindjet”, ku vėrehet njė perceptim thellėsisht etik i poezisė sė autores dhe njė kumbim i fuqishėm i kėrkesės poetik, pėr njė tė mirė universale.
Poezia e Mimoza Salit vetėdijshėm ndėrton njė bosht poetik, tė fuqishėm, qė ėshtė aureola e dashurisė, e cila tematikė, tejkalon rrafshet e erosit, ndėrkaq dimensionet e saj, sintetizohen me dhembjen, me humbjen, me mungesėn, me dashurinė pėr atdheun, pėr njerėzit e dashur, pėr kujtesėn tragjike e fėmijėrinė e trisht, nėpėr tė cilėn ka kaluar ajo gjatė diktaturės sė egėr nė vendin e saj. Kėto perceptime poetike dhe rėnkime poetike, poetja i shqipton fuqishėm nė poezinė “Rikthim”, kur ndėrton kėto vargje: “Dikur kam qenė nė kėtė tokė/ Me sytė e ulur dhe emrin e njollosur/Isha vetėm njė vogėlushe 2 vjeēare/ Ku iluzionet vareshin/ Nė ēengelat e sistemit...”. Dhe ky tip i ligjėrimit poetik, duke rikthyer momentet e trishta tė kaluarės sė saj nga fėmijėria, i pikas jashtėzakonisht fuqishėm nė poezinė “Fėmijėria ime”, nė tė cilėn poetja, me njė potencė kreative transfiguron makthin e diktaturės dhe fėmijėrisė sė saj, kur ajo ishte e internuar, nė vargje tė goditura dhe tė realizuara poetikisht. Vargjet e saj, kėshtu e transfigurojnė atė kohė duke vėnė nė kontrast jetėn prej ėndrrave dhe realitetit tmerrėsisht tragjik, qė e ka sfilitur atė: “Atė kohė, fėmijėria ime ishte lojėbalte/ Lulet ishin tė infektuara me virusin e vdekjes/ Ajri kishte veshur rrobat e errėta tė burgosurve/ Detin e shihja ēdo natė nė ėndėrr…” Drama jetėsore e poetes, e evokuar pėrmes kujtimeve tė makthshme pėr fėmijėrinė, bėhet shpėrthyese, ndėrsa dufi i shpirtit tė saj tė robėruar, shpėrthen, me njė poezi qė e bart nė vete tėrė peshėn e tragjikes sė asaj jete, pėr t’u shndėrruar nė njė shenjė estetike tė njė kohe makabre, qė dehumanizonte njeriun: “Atė kohė, fėmijėria ime ishte lojė e ftohtė/ Pa ngjyra, pa tinguj, me kufi telash e vulash/ Rreth e qark vallėzonin/ Gjarpėrinj uji/ Gjarpėrinj fushe/ Gjarpėrinj mali/ Qė na helmuan frymėmarrjen/Liria kish shtegtuar degėve tė thyera tė legjendės”.
Rrafshet tematike dhe diskursi lirik i poezisė sė Mimoza Salit ėshtė i shumanshėm, ndėrkaq dhembja si metaforė poetike e motivim poetik, endet nė tėrė poezinė, mirėpo jo si prototip dėshpėrimi e retorike monotone, por si dimension i pėrsiatjeve tė thella pėr fenomene tokėsore e qiellore, madje edhe kur klith dhimbshėm: “Puthmė dhimbje, puthmė/ Nė krahė tė muzgut tė pėrdalė/ Qė mė bėn tė ndjej, mė bėn tė vuaj/Herė stufė zjarri, e herė akull nė oqean. (Puthmė dhimbje, puthmė)”. E gjithė kjo duhet tė ndodh, nė tekstin lirikė, ngase poetja kėrkon katharisisn, shpirtėror e poetik, si dimension qenėsor i poezisė dhe letėrsisė, me vargun “M’i zhvish tė gjitha qelizat e helmuara”.
Brenda njė konglomerati temash e motivesh tė shumta, poezia e Mimozės asnjėherė nuk e tund shikimin prej njė krenare shqiptare, edhe kur e pėrbuzin, kur i mungon dashuria, kur e vajton atė, kur evokon tragjiken e emigrimit, sikur ta zėmė qė del fuqishėm nė vargjet e poezisė: “O Zot, jam larg…shumė larg…”. Ky diskurs poetik, me shenja e simbole, qė enden dhe prekin reminishencėn, kujtesėn kombėtare, bėhet shėnjues tipologjik e ideor i kėsaj poezie. Dhe kjo ndjeshmėri, e bėnė poeten tė fortė, gjuhėn e saj e sforcon pėr tė dėshmuar ajo fuqishėm identitetin e saj, krijues e etnik. Madje, shpėrthimi i saj ėshtė me njė nerv tė fuqishėm kundėrshtie, karshi atyre qė pėrbuzin etninė e saj, tė kombit tė saj, kur ndėrton vargun simbol, si titull tė poezisė: “Nuk kam turp nga emri im”, nė tė cilėn poezi, autorja dialogun me gjuhė tė mbrehtė poetike dhe evokon sekuenca historike qė e bėjnė atė tė ndjehet krenar me emrin e saj, sepse ėshtė e “ngazėllyer nga krenaria e rrėnjėve/ Mė tė lashta nė Ballkan”. Dhe motivimi poetik pėr kėtė krenari, si reminishencė evokohet intencionalisht nė vargjet e fundit, kur poetja shpėrthen me tėrė dufin poetik: “Nė shpirtin tim kam ngjeshur imazhin e Nėnė Terezės/ Njerėzisė dua t’i dhurojė vetėm mirėsi e dashuri”. Ky model i ligjėrimit poetik, ėshtė i sforcuar pėrmes njė figuracioni poetik qė e vė nė epiqendėr gradacionin, te poezia “Jemi bijtė e tu”, ku poetja kėrkon ringjalljen e kombit, edhe pėrkundėr faktit se ai qėndron heshtur pėrballė zhurmave. Teksti lirik i poetes ėshtė i motivueshėm nga e ndodhura, drejt emocionit: “Emrin ta kanė njollosur tė padenjėt. Dhe kėtė njollė, poetja kėrkon ta heq, duke “njom buzėn e tharė ndėr shekuj” . Nė kėtė linjė tė ligjėrimit poetik, mund tė konceptohet edhe poezia “Nė prehrin tėnd Kosovė, lashė njė copėz zemre” dhe vargjet e realizuara poetike, qė shpėrfaqin mallin pėr vendin e quajtur Kosovė, atė tokė tė premtuar, nė tė cilėn ajo lundron me botėn e saj poetike dhe vargjet e fuqishme: “Unė pulėbardha krahėkuputur nga Epiri/ Fluturova drejt anijes sė dashurisė si epitaf i lashtė/ Tek ti Kosovė, zonjėz e stėrlodhur nga plagėt shekullore/ Unė pulėbardha krahėkėpur nga Epiri, nė prehrin tėnd Kosovė/ Lashė njė copėz zemre, bri shekullit mė tė ri, ku po derdhet dritė, dritė...”
I fuqishėm ėshtė ligjėrimi poetik edhe nė poezinė: “Shqipėria ime, dashuri e dhimbje” dhe vargjet Shqipėria ime, dashuria, dhimbja/ E vogėl nuk mė nxė, e madhe sa gjithė bota”.
Mimoza, ėshtė njė poete e hollė, e cila, tamam si alkimiste e fjalės, zhbiron nė thellėsi tė emocioneve dhe ato i pėrpunon mjeshtėrisht nė laboratorin e saj krijues, pėr t’i ofruar para lexuesit me gjuhėn e sė bukurės, e bindur fuqishėm nė fuqinė e saj qė e thotė Jonathan Culler pėr poezinė: "Poezia ėshtė e lidhur me retorikėn: ajo ėshtė gjuhė qė pėrdor pa masė figurat letrare dhe gjuhė qė synon tė jetė fuqimisht bindėse", tamam sikundėr del nė vargjet e mėposhtme:
Mblodha njė kosh/Me fjalė dashurie/Dhe ia vara nė qafė/ Kalit mė tė lashtė nė botė/ Qė kurorėzoi dashurinė / E Evės me Adamin… (“Lot i bardhė”).
Libri me poezi i Mimoza Sali-t, “Lėkura e gjarprit”, sjell para lexuesit shqiptar dhe poezisė shqipe, tiparet e njė poezi, tė pėrjetuar deri nė palcė, veēoritė e njė poezie tė shkruar me dufin e shpirtit. Kėsisoj, kjo poezi bėhet shenjė e njė shpirti tė apasionuar pas tė bukurės, nė jetė dhe poezi. Kėto dy dimensione, autorja i mpleks fuqishėm dhe me njė stilistikė poetike tė konsoliduar, nė kėtė pėrmbledhje poetike. Ndėrkaq, kėto dimensione karakteristike poetike, janė nė harmoni me bukurtingėllimėn e kėsaj poezie, e cila pulson timbrin e njė muzike shpirtėrore, tė pėrjetuar deri nė thellėsitė mė intime, ku fjala zhbiron kuptime tė motivueshme dhe tė variueshme, qė rrėfejnė me njė gjuhė lirike subtile, perceptimet e shumėfishta pėr jetėn, e metafizikėn, pėr dashurinė dhe antipodin e saj, pėr shfrenimin dhe etosin. Pra, poezia e Salit, tipologjikisht ėshtė njė diskurs lirik, thellėsisht intim, por qė “rrėfen” pėr universin, erosin, dhembjet e gėzimet e njeriut, pėr vdekjen dhe shtypjen, pėr historinė dhe projeksionet e njeriut nė stuhitė e kohės. Pra, ajo ėshtė jeta dhe kur jeta paraqitet ashtu siē ėshtė e zhveshur nė letėrsi, ėshtė autenticiteti i njė arti qė rrezaton, i njė poetike qė evokon, i njė ligjėrimi qė shqipton, i njė intencionaliteit qė demonstron. Pėr tė sforcuar diskursin e saj poetik, Mimoza nuk i fsheh ėndrrat, pėrkundrazi i konfronton me realitetin. Kėtė e bėnė nė poezinė “Rrugica ime”, nė tė cilėn realizon vargje tė fuqishme dhe dėshira tė fashitura: “Diku, nė njė cep tė rrugicės sime/ Kam stacionizuar njė ėndėrr/ Njė ėndėrr qė mė mundon dhe mė zgjon...” Dhe kjo ėndrra jetėsore, e munguara, bėhet realitet letrar i dhembjes, i tė munguarės, i kėrkimit tė pėrhershėm. Kėtė intencionalitet poetik, autorja e ndėrton fuqishėm edhe nė poezinė “A mė dėgjon nėnė”, ku rėnkimi poetik, ėshtė i tipizuar me mallin pėr nėnėn dhe dialogun me gjuhė ninullash, pėr tė rrėfyer dhembjen, evokimet dhe asociacionin e shenjave dhe motiveve qė shprehin adhurimin dhe rrėfimin para qenies sė mė tė dashur: “A mundesh moj nėnė/Tė ma pėrkėdhelėsh shpirtin e plasaritur/Qė mėrmėrit nė hirin e ninullave/ Kėngėn e dhimbjes?”
Ajo qė e karakterizon kėtė poezi dhe qė e dallon dukshėm nė poezinė e re shqipe, ėshtė fakti se poetja vargun e sforcon me fuqinė e fjalės dhe bukurinė e gjuhės poetike. Vargu i saj ndėrtohet me pedanteri, ndėrkaq fjalėn e gdhend me elegancė, nė tė gjitha vjershat si tėrėsi, apo vargjet nė veēanti dhe leksiku i saj nė poetik ėshtė shumė i pasur. Kėto tipare dėshmojnė pėr njė poezi tė jetuar, njė art i ngjizur me jetėn, si mishi me thuan, si diēka qė nuk mund tė shkėputet. Kėsisoj, kjo poezi ėshtė emocionale dhe shpėrthen nga drithėrimat e njė shpirti poetik, qė perceptimet pėr botėn dhe tė fshehtat e zemrės, i pėlcet jashtė, por jo me stėrhollime tė panevojshme retorike, por, me njė gjuhė qė kėrkon tė pėrhershėm, universalen. Prandaj kjo pėlcitje, ka ngjyrėn dhe timbrin e dhembjes, pasionit, mallit, humbjes, tretjes, kėrkimit, etj, sikundėr del nė vargjet e mėposhtme: Me damarėt e dritės/ Jetoj nė ishullin tim kokėkrisur/Pa emėr/ Pa ngjyrė/Pa tinguj/Rrethuar me shkopinj prej morali…/ Strehėza e vetmisė/Vė nė kokė njė kurorė dafinash/Pėr tė thyer moralin e pėrbetuar. (Ndėrthurje emocionesh)
Tematika, e cila e dominon poezinė e Mimozės ėshtė dashuria, erosi, me tė cilėn tematikė ajo edhe e pagėzon librin, “Lėkura e gjarprit”. Ndėrkaq, nė kėtė kontekst poetik, realiteti letrar asaj i jep mundėsi qė pėrmes lojės sė gjuhės, tė shpėrfaq fuqinė e dashurisė dhe variantet e saj, qė janė humbja, mosbesimi, dashuria e njėanshme, pėrmes njė modusi lirik tė gėrshetuar me dhembje tė thellė e pėrsiatje metafizike.
Nė poezinė me tipare erotike, Mimoza del njė krijuese e kultivuar, qė di mjeshtėrisht t’iu ik tabuve letrare dhe anatemon sterotipet e ndryshme pėr qenien femėr. Prandaj edhe titulli i librit, sikundėr rithekson animin e saj nga dėshira pa njėanshmėri. Dhe kėtė ligjėrim poetik e sforcon te poezia Dėshirat e burrave, tė cilat i sheh sikur nė vargjet e mėposhtme: Dėshirat e burrave janė vetėm, pėr “duel” zjarresh.../ Fjala e parė: Do tė falja gjithė botėn, unė vdes pėr ty/Fjala e dytė: Hėna ka shtruar pėlhurėn e mėndafshtė vetėm pėr shtratin intim/ Fjala e tretė: Oh, ti je mbretėresha e seksit/Dhe kėshtu, burrat nė faqet e librit tė dėshirave ngrenė urėn e zjarrit seksual...
Kjo poezi, pėrveē se shpreh botėn poetike tė subjektit krijues nė relacion me objektin, ajo ėshtė edhe njė metaforė e goditur pėr dėshirat sterotpie tė burrave. Nė kėtė linjė tematike, poetja ndjehet me e fuqishme, shpėrthen me hovet e shpirtit tė pasionuar, qoftė kur parodizon dėshirat e burrave, qoftė kur vė nė pah dėshirat e femrave. Tė kėsaj kategori poetike, do tė veēoja poezinė, “Diku…” dhe vargjet e bukura: Nė njė qytet tė vogėl/ Ėshtė njė pab/ Burrat qė kam njohur aty/ Ende vazhdojnė tė frekuentojnė/ Me flokė tė llackosura/ Me kėpucė me majė/ Ku kanė lėnė gjurmė/ Gishtėrinjtė e grave.
Poezia e Mimozės ėshtė njė metamorfozė pėr dashurinė, e cila, gjitha ndjenjat i fuqishme i shoshit nė vargje dhe i kthen nė kuptime simbolike, metaforike, alegorike. Nė poezinė “Kam ankth i dashur”, apo poezinė “Simfoni e gruas sė dashuruar”, ajo modusin lirik e konstrukton me ritmin poetik, i cili pėrcjell fuqishėm emocionin dhe perceptimet, brenda njė situatė ku pasioni shpėrthen fuqishėm: “Pasqyra ime ėshtė pikturuar/ Nė copėza frymėsh, si stuhi e papritur/ Qė kėrkon njė copėz diell/ Tė fsheh sytė e lėngėzuar”.
Koncepcionet poetike tė Mimozės janė tė ndėrlidhura me dashurinė, mirėpo, ajo ndonjėherė ėshtė e dhimbshme, tragjike, sikur del te poezia, “Njė natė tė braktisur”, Ti je fshehur si kufomė/ Brenda dėshirės sime/ Dhe mė lėndon/ Tani s’kam mė shpirt. Kėtė ton poetik, autorja e sforcon mė fuqishėm dhe mė dhimbshėm nė poezinė, “ ...nėn kthetrat e diellit tė zi”, ku, nėpėrmjet vargjeve tė fuqishme rėnkon humbjen e paplotėsuar: Pėrpėlitem si njė gjethe e hutuar dimri/Qė rėnkon nėn kthetrat e diellit tė zi/ Mė ėshtė vrarė dashuria, ankth, delir, mėrzi.
Poezi e fuqishme ėshtė edhe “Dua tė pi cigare”, nė tė cilėn, timbri i poezisė, rrit gradacionin e ideve dhe shpėrthen fuqishėm, pėr tė sfiduar tė vėshtirat e jetės. Kjo poezi e shkruar nė formė vargjeve, ėshtė si njė metaforė bohemės para “shikimit” tė vrazhdė tė jetės. Dhe kjo motivohet nga shkaku sepse autorja ėshtė e revoltuar nga presioni i moralit dhe njė stereotipi qė e demaskon, prandaj kėrkon lirinė, atė liri tė pakufishme qė e gjėnė tė poezia dhe shpėrthimet e saj tė fuqishme: “Unė tashmė s’pyes para askujt, mjaft kam jetuar nėn presion tė moralit/Moralit tė pėshtirė, qė tė fut si peshku nė rrjet, dua tė pi vetėm cigare /Ai, ai, i dashuri im, ma ka lėnė hijen e tij ndėr duar, si gjethe tė kalbėzuara, se deshi njė tjetėr.
Kėtė diskurs tė dhembjes, Mimoza e pikasė mjaft bukur edhe nė poezinė “Balada e puthjeve”, nė tė cilėn, pėrmes njė dialogu imagjinar me qenien e dashur, poetja ndėrton tekstin e realitet metafizik, ku shkrihet malli, i pėrzier me trishtimin e humbjes dhe tė mungesės: Oh, i dashuri im/ o shkrihem tek Pranverat e Boticelit/Po mė rrėmben balada e puthjeve/Dua tė pushtoj universin me tinguj lumturie/Nė partiturat e jetės, tė gdhend dashurinė pėr ty.
Nė pėrgjithėsi, poezia e Mimoza Sali-t, me tiparet e saj tematike dhe stilistike, me universin e saj ligjėrimor dhe ideor, ėshtė njė poezi qė pasuron poezinė shqipe, sidomos atė korpus tė letėrsisė shqipe tė gjinisė femėrore. Dhe duke qenė origjinale nė idetė e saj, Mimoza, duke luftuar sterotipet e ndryshme, duke rrėfyer dhembjet, jep njė poezi tė ndjeshme dhe tė realizuar poetikisht.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:51 pm


O Zot, jam larg… shumė larg…

Nė mėngjes mė troket si degė e thyer mbrėmja…
Si paralajmėrim i erėrave tė errėsirės…
Nė mbrėmje m’hyn nga dritarja, ngjyra gri e mėngjesit,
Ngarkuar mbi shpinė me pėshtafin e reve…
Njė zė i largėt mė thėrret: “Merrma dashurinė!”
Mos ma lėrė tė vetmuar nė breg tė detit,
A s’i sheh valėt qė duan tė ma murosin…?

O Zot, jam larg…shumė larg…
Nuk dua tė vonohem pėr tė shpėtuar zėrin e dashurisė,
Por pėr tė arritur deri atje, kurrizi im i sfilitur do tė kapėrcejė
Njėqind male dhimbjeje, njėqind vjet tė grisur si letra pa vlerė…
Dėshira ime, gjysmėtretur udhėve tė emigrimit nuk arrin…

O Zot, kjo botė ka varur hijen time
Ia ka besuar baladės sė shekujve mizorė
Ku gjurmėt e tyre kanė ngjyer gjurmėt e hijes sime
Pėr tė shtegtuar me yjet e errėsirės, larg, shumė larg,
Pėrtej dashurive, qė dergjet brigjeve tė detit Adriatik
Bri bustit tė Mujo Ulqinakut nė qytetin e lashtė ilir
Aty, dashuria ime pėrpėlitet nėn barin e njomė
Dhe unė po vdes pėr tė mbledhur fijet e barit…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:51 pm

Nuk kam turp nga emri im


Ti mė pėrbuz, e di, e shoh nė sytė e tu
Por unė nuk fyhem,
Nuk kam turp nga emri im,
Ngazėllehem nga krenaria e rrėnjėve
Mė tė lashta nė Ballkan…
Qė e ka emrin SHQIPĖRI.

Sa herė dehesha nga dėshira
Tė qėndroja si shelgu pranė moēalit
Kur shihja dramėn e lisave, kangjellat e shtėpive
Qėndronin dremitur nėn errėsirė,
Ku krahėt e shqiponjės mbyteshin nga stuhitė…

Sa herė shkelja trotuareve tė pėrgjakur
Ku edhe hija e tyre derdhte lot,
Ku zėrat e lirisė gjėmonin
Nė faqet e errėta tė golgotės...
Unė pėrqafoja nėnėn,
Kolonė zanore e Rozafės dhe Argjirosė...

Ti mė pėrbuz, e di, e shoh nė sytė e tu
Por unė nuk fyhem, jam gur i lashtė
I kėshtjellės tė ngritur me zemėr Shqiponje
Rrethuar me lule bliri qė mbulojnė diellin e zi

Nga dritarja e kėshtjellės unė,
Kėndoj pėr tė madhen dashuri,
Kėndoj se jam grua, jam njeri,
Dhe ti mė pėrbuz, se nuk je si unė, me ke zili.

Ec krenare nėpėr gjurmėt e historisė,
Nė shpirtin tim kam ngjeshur imazhin e Nėnė Terezės
Njerėzisė dua t’i dhurojė vetėm mirėsi e dashuri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:51 pm

Pėrballje kujtimesh

Dromca kujtimesh, mė sillen si re tė buta
Si buzėqeshjet e vajzave tė virgjėra
Qė dridhen si shiu i butė nė kėmbė tė tokės...
Ku dashurohet imazhi i pafajshėm i buzėqeshjes
Me dashurinė mėkatare ndaj njerėzve.

Dromca kujtimesh, si shigjeta ndriēuese tė paemra
Qė ulėrasin nė kohė pritjesh: vetėm pritje... pritje...pritje...
Duke kėrkuar jetėsimin e dallgėve tė mallit
Ku unė pėrballem, emigroj nga e tanishmja.
Notoj tė arrij bregun tjetėr, mė ndjekin zėra tė mbytur....




Rikthim...


Njė herė dėgjoja zėra tė pafajshėm
Tė veshur me veshjet e stinėve tė gabuara...
Dėgjoja shpirtin e pa fjalė si mė groposte ėndrrat...

Atėherė me sytė e diellit tė lėnduar
Mjekoja buzėqeshjen time tė fikur,
Me dorėn e shpirtit tė braktisur,
Kėrkoja gėzimin, tej botės sė yjeve...

Zemra ime e ējerrė
Nga thonjtė e lirisė
Ecte fshehurazi me buzėt e ngrira
Tė dashurisė sė verdhė...

Dikur kam qenė nė kėtė tokė
Me sytė e ulur dhe emrin e njollosur,
Isha vetėm njė vogėlushe 2 vjeēare
Ku iluzionet vareshin
Nė ēengelat e sistemit...
Dhe sot rikthehem
Me veshjen e emigrantes
Si njė kėngėtare e mallėngjyer
Me zėrin e dashurisė sė bardhė.

Plagėt i kam lidhur
Me fijet e nostalgjisė
Pėr aromėn e kėsaj toke,
Pėr profumin e kėtyre maleve
Ku magjia natyrore e fshatit Ishėm
Ndriēon dashurinė pėr jetėn.
Ndaj, zemra belbėzon vetėm njė fjalė:
Fali o Zot!
(Pjesėmarrėse nė takimin e poetėve durrsakė)
Verė, Ishėm 2004, fshat ku familja e saj ka qenė 15 vjet nė internim



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:52 pm

A mė dėgjon nėnė?

Jam kėtu
Nė tokėn e parajsės sė verdhė,
Eshtrat e lotit tė tharė
Shkėrmoqen nė ajrin e lagėsht…

Jam kėtu,
Shoh flakėn e qiririt
Tek ndriēon fytyrėn, dhimbjen, buzėqeshjen...
Atė buzėqeshje qė ēelte sythe dashurie
Kur pėrkundje djepin tim.
Ninullat mė pėrkėdhelnin sytė,
E gjumi mė strukej nė magjinė melodioze
“Nina-nana, nina-nana,
Fli shpirt i nėnės ..ooo”

Jam kėtu,
A mė dėgjon nėnė?!
Buzėt puthin pllakėn prej mermeri,
Mbi tė dremit kurora me lule-dimri,
Ngjyrat puthin zėrin e ninullave
Pėrplasen nė murin e qiellit...

Jam kėtu,
Dėgjoi ofshamat e shiut tė rrėmbyer,
Cigarja po shuhet...
Zėrin e ngrohtė e kam mbjellė kujtimeve...

A mundesh, moj nėnė
Tė ma pėrkėdhelėsh shpirtin e plasaritur
Qė mėrmėrit nė hirin e ninullave
Kėngėn e dhimbjes?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:52 pm

Fėmijėria ime

Atė kohė, fėmijėria ime ishte lojė balte
Lulet ishin tė infektuara me virusin e vdekjes
Ajri kishte veshur rrobat e errėta tė burgosurve
Detin e shihja ēdo natė nė ėndėrr…
Nė breg ngrija kėshtjella me rėrė tė lagur,
Dhe i rrėzoja prapė, siē bien e ngrihen perėnditė.

Nga kangjellat e barakave dėgjohej muzikė funebre
Hėna ime kishte veshur mantelin e zi
Nga dritaret dilte tymnajė frike,
Nė sofėr shtrohej e ngrihej uria,
Oxhaku kishte ftohtė, ftohtė…
Ah, fėmijėria ime e paharruar,
Ishte poshtėruar nga humbėtira e ligėsia,
Kukullės sime ia kishin qorruar sytė…

Atė kohė, fėmijėria ime ishte lojė e ftohtė
Pa ngjyra, pa tinguj, me kufi telash e vulash...
Rreth e qark vallėzonin
Gjarpėrinj uji
Gjarpėrinj fushe
Gjarpėrinj mali
Na patėn helmuar frymėn...


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:52 pm

Era e fatit

Njė lule e rėnė nė udhėn e pashpresė
Pret erėn e fatit pėr t’u shpirtėruar…
Ndoshta era ėshtė dashuruar me vjeshtėn
Dhe fryn drejt gjetheve zverdhaluqe
Qė kalben nėn kėmbėt tona...
Flatrat e erės rrahin parmakėt e ballkonit tim...
Dhimbja e gjetheve tė pėrhumbura nga era ulėrinė, ulėrinė...
E ku i dihet ku i shpie era e udhės sė fatit?


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:53 pm

Njė njeri

Imazhi i dritėshpresės
Thyhet n’mur
t’mbiekzistencės...
Njeriu i papunė...
Pikturon nė sofėr
Vdekjen,
Pėr tė pagėzuar
Urinė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:53 pm

Loti i ėmbėl


Jam
Vesa e lotit
Nė trungun pa gjethe tė njė lisi.

Jam
Loti i ėmbėl
Tė ujis
Klithmat e gjymtyrėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:53 pm

Lėkura e gjarprit

Ndėr duar mbaj
Lėkurėn e njė gjarpri
Damarprerė….
Ngjyrat e luspave kreshpėrohen
Hijeve tė klithmave
Kėrkojnė bregun e amshimit…

Ndėr duar mbaj
Lėkurėn e njė qenie pa jetė...



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:53 pm

Lot i bardhė

Mblodha njė kosh
Me fjalė dashurie
Dhe ia vara nė qafė
Kalit mė tė lashtė nė botė
Qė kurorėzoi dashurinė
E Evės me Adamin…

Duart m’u kthyen nė imazhe
Imazhet nė statuja
Statujat nė kėshtjellė
Lotit tė bardhė
I klith ėndrra...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:53 pm

Diku…
Nė njė qytet tė vogėl
Ėshtė njė pab
Burrat qė kam njohur aty
Ende vazhdojnė tė frekuentojnė
Me flokė tė llackosura
Me kėpucė me majė
Ku kanė lėnė gjurmė
Gishtėrinjtė e grave…

Ata,
Ende vazhdojnė
Tė vjedhin buzėqeshjen
E njė gruaje tė vetmuar,
Tė cilės, njė ēast i dha besim tek vetja….

Nė njė qytet tė vogėl
Ėshtė njė pab…
Atje,
Atje,
Ma rrėmbeu buzėqeshjen e pafajshme,
Puthte trishtimin tim
Hija e telave tė kėputur tė njė kitare…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:54 pm

Kam ankth i dashur

Qielli ėshtė nxirė
Deti ėshtė tharė
Pylli ėshtė djegur
Nė njė cep tė botės
Avioni ka marrė flakė…

Kam ankth i dashur,
Mė jep sytė e tu
Tė qesh e qaj si fėmijė,
Sytė e mi janė fundosur
Si ujė i ėmbėl tej nė thellėsi…

Kam ankth, i dashur
Ėndrra mė ėshtė shuar,
Mė jep gjumin tėnd
Tė zgjohem nė njė lėndinė,
Puthjet tė pėrzhiten ėmbėlsisht..

Kam ankth i dashur
Dashuria po rėnkon
Nė parajsėn e gjelbėr...
Mė jep dorėn e diellit
Tė vallėzoj me gjinjtė e erės...


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:54 pm

Jeta ėshtė mbretėri e paprekshme
Pėrpėlitem si njė gjethe e hutuar dimri
Qė rėnkon nėn kthetrat e diellit tė zi
Mė ėshtė vrarė dashuria, ankth, delir, mėrzi.
Mėngjeseve, mbrėmjeve kronika tė zeza
Nga klithma e tokės sė pėrzhitur,
Ku shpėrthejnė fije jete tė pėrgjakura.

O dashuria ime sa shumė rėnkon
Ditėt e zymta ikin tė mbledhura lėmsh
E vijnė rreth vajit tė nėnave e grave...

Sa pak vlen jeta nė kėto net sterrė.
E gjithė bota ngujohet para ekranit
Nė Shekullin e XXI, shohim veē viktima...

Zemra ime prej gruaje digjet nga dhimbja e apelon:
Mjaft mė me luftė, mos i vrisni dashuritė!
Jeta ėshtė mbretėri e paprekshme.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:54 pm

Jemi bijtė e tu

Ti qėndron e heshtur
Pėrballė zhurmave
Kurmin kanė rrahur shumė rrebeshe,
emrin ta kanė njollosur tė padenjėt.
Por ti, mos u trishto!
Me gjilpėrėn e mendjes sė rilindėsve,
Tė qepim plagėt qė ke marrė gjatė kohėve,
Tė tė mjekojmė shpirtin e ngrysur nga hallet,
Tė tė fėrkojmė ballin e rreshkur,
Tė tė njomim buzėn e tharė ndėr shekuj,
Tė ngrijmė lart lavdinė tėnde
Dhe t’i tregojmė botės me krenari:
Se jemi bijtė e tu Shqipėri.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:55 pm

Nė prehrin tėnd Kosovė, lashė njė copėz zemėr

Unė pulėbardha krahėkuputur nga Epiri
Fluturova drejt anijes sė dashurisė si epitaf i lashtė
Tek ti, Kosovė, zonjėz e stėrlodhur nga plagėt shekullore.
Erdha pėr tė mjekuar plagėt e tė parėve tė mi,
Dhe sėbashku kėnduam kėngėn e gjyshėrve tanė...

Buzėt e mia tė thara pėr njė pikėz ujė prej lumit Kalama
Pinė lotėt e legjendės, buzė varreve familjare nė Drenicė
Qė kėrkuan rizgjimin e lirisė hyjnore...

Ah, Drenicė! Nė lotin e dhimbjes vara gjerdanė shqiptarie
Si meteor lindi muza e dashurisė brenda mureve tė lashta tė Vushtrrisė.
Tė ngritura prej njė gjuhe, njė tradite dhe njė historie...

Zemra ime digjet tani nga malli, nana mė flet nga varri:
“Bijė, bijė dėgjoi ninullat e kombėtarizimit
Se Kosovė e Ēamėri, janė NJI, NJI, NJI!”
Pėrjetova njė emocion qė gėlon mes dy kohėrave...
Me krahėt e ARTĖS pėrkėdhela dashurinė mė tė madhe njerėzore,
Nė trungun qė u munduan ta shkulnin nga rrėnjėt,
Por gjoksi kurrė s’ju shkul prej ijės
Aty, gjeta mikpritjen dhe dashurinė, siē pret nėna tė bijėn.

Unė pulėbardha krahėkėpur nga Epiri, nė prehrin tėnd Kosovė
Lashė njė copėz zemre, bri shekullit mė tė ri, ku po derdhet dritė, dritė...


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:56 pm

Kėrkoj bekimin tėnd

Kėrkoj bekimin tėnd,
Mos mė mundo,
Qepallat janė mbytur nėn rrezet e lotėve
Dėshira fle nė shtratin e vesės sė mėngjesit
Shėndeti shpirtėror ka ngritur njė pellg grimcash
Dhe presin vetėm njė buzėqeshje
Kangjellat janė ndryshkur?
Lumturia ka marrė ngjyrėn e ndryshkut.

Kėrkoj bekimin tėnd
Mos mė torturo pas portės sė mbyllur...
Kam shekuj qė pres... pres... pres...
Dashuritė rrinė varur si pikėpyetje
Vendimet mbetėn si testament i pluhurosur
Nė sirtarėt e ndėrgjegjes sė vrarė...

Hėna mė vėshtron si pasqyrė vdekjeje
Yjet mė ndjekin nga pas si pėrbindėsha
Unė ndjej dhimbjen e sfilitur nga gėnjeshtrat
Errėsira shtron ēarēafin e tė pėrditshmes...

Kėrkoj bekimin tėnd
Tė jetoj, tė ndjej se jam njeri.
Kėrkoj bekimin tėnd
Tė jem njė ėndėrr nė sytė e tu.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:56 pm


Rruga ime nėn lastra tė qelqta

Vėshtroj hiret e rrugės sė qelqtė
Nėn aromėn e degėve tė mimozave
Qė bashkėjetojnė me emrin tim, nė njė trung,
Nė njė shpirt, nė njė flirt…
Shkėlqen, dromitet, errėsohet...
Dhe prapė dritėzohet si fener i nxirė nga tymrat...

Ah, rruga ime, nėn lastra tė qelqta
Ku ēelin degėt e hirta tė blirėve
Ku ėndrrat rrinė zgjuar si qeshje fėmije
Nga valėt e detit dėgjoj tingujt e kitarės
Flladeve tek vjen me gjuhė dashurie…



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:56 pm

Jam zonjė Shqiptare

Seē u deha nga dėshira
Tė qėndroja si shelgu pranė moēalit
Porsi lisi pranė malit
Seē me ndriti errėsira
Nga vegimi u verbova
Porsi ti o lule bliri
Anembanė tė parfumoja
Puthma zemrėn fllad pranvere
Tė shpalos krahėt si shqiponjė
Tė vrapoj nė qiellin ziliqar
E t’i tregoj se jam zonjė shqiptare.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:56 pm


Rrogozave tė tymosur

Kur koha fshihet nėn rrogozat e tymosura,
Ngrihet njė mur lėkurė-kockė.
Ti vėshtron drejtė syve tė mi tė mbytur
Nga mėshira pėr gurėt qė po kalben...
Nėn eshtrat e dashurive tė murosura
Muzgjeve tė thyer...
Nė prehėr tė hėnė sė verbuar...
Nė gjoks tė diellit tė ēalė…
Pikturė e deformuar,
Brenda rrethit tė rrogozave tė tymosur…





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:56 pm

E di se ēfarė mendon


Nuk tė shoh nė bebe tė syrit,
Por e di se ēfarė po mendon...
Por, mos ma thuaj tė lutem!
Qielli mbushet me re
Dhe gjithēka mbulohet nga ngjyra gri
Retė vrapojnė, vrapojnė
Mbas tapetit tė kuq….
Pasqyra prej skeletesh
Pikturohet nė blu.
Perdet e zeza tė mėndafshta
Kėrcejnė me erėn
Pėr tė kapėrcyer pragun...

Po, e di qė ti e di
Po nėse mundesh, mos ma thuaj
Dhe mos mė pyet, pėrse?
Sot ėshtė kėshtu
Shoh degė tė thyera tė buzėqeshjes...
Nesėr, nuk i dihet…
Ndoshta do lulėzojnė bimė me aromė...
Hapėsirat do tė kuqėlojnė nga dėshirat...



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:57 pm

Dua tė pi cigare



Po mė pihet njė cigare edhe pse ligji e ndalon ta pi nė vende publike
E ku pyet tymi pėr ligje, unė dua tė pi cigare ani pse ėshtė helm, mė bėn keq, por ja qė dua tė vdes, dua tė vdes, s’e duroj dot shtrėngatėn tė mė rrahė nė gjoks
Si tufani i paparalajmėruar nga sinoptikanėt....

Dashuria ime ėshtė shndėrruar si njė pėllumb i plagosur,
qė s’ka frymė tė gugatė, pėrpėlitet nėn kthetrat e tymnajės, ka pushtuar qelizat e dashurisė, rrahjet e zemrės pulsojnė nėn presion, ndaj dua tė pi cigare kėtu mu nė bar,
le t’mė shajnė, le t’mė gjobisin, le t’mė fusin nė burg.
Unė tashmė s’pyes para askujt, mjaft kam jetuar nėn presion tė moralit,
Moralit tė pėshtirė, qė tė fut si peshku nė rrjet, dua tė pi vetėm cigare,

Ai, ai, i dashuri im, ma ka lėnė hijen e tij ndėr duar, si gjethe tė kalbėzuara, se deshi njė tjetėr. Tani mė kanė mbetur nė shpirt vetėm trėndafilat e mirėsisė qė dua t’i ruaj tė shenjta, pėr t’ia dhuruar ndonjė ditė, atij fatlumi qė do t’mė dhurojė dashurinė e vėrtetė.

Ndaj sonte mos mė paragjykoni, dua tė pi vetėm cigare, dhimbja ime tė harmonizohet nėn efektin e nikotinės, tė ēelė nė sytė e mi, dashuri, dashuri, vetėm dashuri.
Pėr ketė ndjenjė sublime ka nevojė ēdo grua, ēdo njeri.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:57 pm

Kurora e fatit


Ishte aq e bukur ajo natė, aq e bardhė
Sa shpirti im u braktis nga puthja e parė.
Shtrati hyjnor ishte aq i tejdukshėm
Sa lulet e natės u vyshkėn dhe tė nesėrmen
Pashė se ēelėn gonxhe tė reja.

Ishte aq e magjishme ajo natė
Kur mbi mua binin zambakė tė helmuar
Unė i shtrydhja nė gotėn e kristaltė
Pėr t’u shėruar me helmin e saj...

Lotėt i vara si fjongo nė muret e puthjes
Dashuria qėllonte me shigjetė nė humnerė
Ku kisha varrosur zemėrimi tim
Dhe thėrrisja me gjithė forcėn e bebes sė syrit
Kush ma vodhi natėn e bardhė?
Puthjen e shekullit, kush ma ka vrarė?

Nėpėr honet e natės fshihej zemra ime
Dridhjet lėviznin frikshėm nėn hirin e shkėlqimit,
Heshtja qeshte me vetminė e ēastit...
Qė nėnshkruan kurorėn e fatit:
Gruaja nė dashuri ėshtė skllavja e vetvetes!


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:57 pm

I adhuroj valėt e detit...
I adhuroj valėt e detit
Aty ku feks dashuria,
Nėn shkėlqimin hyjnor tė hėnės
shfaqet bota lakmitare e pasioneve…

E dua shushurimėn e ngėrthimeve
Tė natyrės sė detit me natyrėn e njeriut,
Kur valėt puthen ethshėm
Nėn kėmbė tė gaforreve,
Tė dashuruarit shpėlajnė emocionet
Nėn kėmbėt e hėnės…

Kridhem nė koloritin blu tė detit
Sytė e mi marrin ngjyrėn e qiellit,
Si shtegtare e zjarrtė e shpirtit tė lakmuar
Pėrkėdhel puthjet natyrore me xhelozi,
Pėrse valėt dashurohen pėrjetėsisht,
Dhe njerėzit shpesh kanė njė fund tė trishtė?





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Tue Aug 17, 2010 10:57 pm

Rrugica ime


Diku, nė njė cep tė rrugicės sime
Kam stacionizuar njė ėndėrr,
Njė ėndėrr qė mė mundon dhe mė zgjon…
Mbrėmjeve kur dėshirat kėpusnin lule-zjarri,
Nė krahė tė erės verore qė vallėzonte n’horizont…
Dhe gishtėrinjtė melodiozė tė zemrės
Ēngjyrosin ngjyrėn e palcės, deri nė tundim...

Diku, rrugica ime e harlisur ėshtė mbuluar
Me gjethnaja, ėndrrave muzgjethyer...




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: