Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:16 pm

SHPRESIMI I MJELLMĖS roman(fragment)
me protagonist real Doktor Filip Koti
nga Kristaq F. Shabani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:16 pm

Njeriu qė “sjell” jetėt

fragmente

Hapohet dhe figurat ndriten dinamikisht nė njė ecje prapaktheu me mendėsi pėrfytyrimi, kujtese dhe fantazore. Njeriu “pėrsėritet” vetėm me tė shkruar, duke u portretizuar ndritshėm, por kjo ndėrvaret nga zotėsia e atij qė merr pėrsipėr pėr tė rikonturuar edhe atė qė nuk ėshtė fiksuar mirė nė kujtesė, edhe atė mbetje celuloidi, e cila ėshtė e pakthyeshme, por flet me njė gjuhė pastėrtisht sinqeriteti dhe ashtu siē ka ndodhur. Shpesh njeriu, ndalet nė stacionet jetėsore dhe rikujton, riformon atė tablo qė e ka pėrshtypėzuar, qė e ka lartėsuar, apo atė tablo qė ėshtė pėrballė me kontrastet kohorė, me ulje – ngritjet jetėsore…
Tė personifikosh apo tė ngrėsh nė art njė figurė qė ėshtė bėrė e dashur, e pranishme nė jetėn ēiftore, qė nė praninė e tij janė sjellė nė jetė krijesa qė mbruhet aq magjikshėm nė “organin arkitekturor”; i cili njeh atė kodik tė jashtėzakonshėm tė dy protagonistėve, por sidomos tė etjes mėmėsore, qė ka ushtruar kurim e ndikim pėr gjallėsim, mirėrritje tė krijesės nė etapa tė njė gatimi e brumimi 9 mujor, duhet qė tė pėrdoret njė art kirurgjikal, pėr t’u futur nė fshehtėsitė profesionale dhe nė ndjesitė qė ndihen shpirtėrisht, pas shkrepėtimės diellore dhe ardhjes nė skenė tė cicėrimės sė fėmijės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:17 pm


E papritura e bukur


E vėshtronte drejt sy sikur do ta pėrpinte…

“Ky djalė do tė bėhet i aftė pėr profesionin e tij… Kėrkesa pėr tė aftėn ėshtė shumė vitaminoze. “Sa tha kėto fjalė dhe pastaj qeshi. “Edhe si djalė ėshtė simpatik dhe nė profesionin tonė hyn dhe simpatia… Krijohen dy rrjedhat e saj; simpatia figurative dhe simpatia profesionale…. Janė tė ndėrlidhura. A s’ishte dhe ai i tillė dhe aq i sukseshėm, ndoshta edhe pėr kėto. Arti i tyre ka tė bėjė me femrėn. Dhe femra nga vetė natyra ėshtė arkitekturuar natyrisht shumė bukur me atė trup prodhimtar dhe rigjenerues jetėsor, e prirur nga pamja fizionomike, parasėgjithash… Punohet dhe operohet nė profesion mė mirė nė kėtė kontakt e shtrat estetik…. Filloi tė kujtonte mijėrat e rasteve, fytyrat e tyre, ndjesitė e shfaqura, shpresat e pakta dhe rrritjen e shpresės, pėrballimi i dėshirave pėr tė lindur natyrshėm, por edhe sublime nė sakrifica,… Mjafton fėmija tė lindte dhe tė vijonte brezimi… Sa raste tė jashtėzakonshme, ku jeta varej nė fije tė perit…, ku sytė me lot thoshnin tė shpėtojė tė paktėn fėmija, por ai dhe ekipi mjekėsor luftonte me profesionalizėm tė jetonin tė dyja: nėna dhe fėmija… Ai dinte tė lexonte me njė kodizėm se ē’shprehej nė ballin e tyre, ē’narrativitet kalonte nė fytyrat e tyre, si binte skuqja, si buiste turpimi, si binte meititeti.., tė cilit i thoshte gjithmonė: “Ku shkon? Kėtu jam unė shpėtimtari i jetės… Ai dinte qė, pas komimit, do tė fillonte frymėmarrja e lirshme, tė tė pėrshėndeste buzėqeshja, tė tė zbriste falenderimi qė nga buzėt e dridhura nga emocionet…. Ai ishte Perėndia e Tokės, Perėndia e Shpėtimit, Perėndia, ku faleshin gratė tė gjitha, por sidomos ato, qė prisnin tė bėheshin nėna… Ē’detyrė e madhe , ē’detyrė e vėshtirė, ē’sublimitet, ē’emocione! …
[b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:17 pm

Nejse djaloshi, ka rėndėsi qė e ka kėtė kusht: simpatinė vetiake. Tashmė duhet luftuar pėr tė dytėn… A s’ishte ēuditur ai me kėtė student nė provimet e formimit, kur ai fliste qartė, me argumenta, sikur tė ishte profesionist… Aty e vlerėsoi dhe u habit si nuk e kishte njohur mė parė kaq thellėsisht studentin e tij. Qartėsia nė tė shprehur, thėnia me kompentencė e asaj qė dinte, argumenti qė pėrdor, deduksioni logjik dhe pėrfundimet e “thekura” a nuk flisnin ndoshta pėr njė talent tė ardhshėm nė kėtė fushė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:17 pm

“Duhet pėrkrahur, - tha me mendjen e tij. Pastaj ripėrsėriti: “Ky djalė duhet pėrkrahur…”. Kishte folur fort dhe asistentja e tij ktheu kokėn : “Ēfarė thatė, Profesor? Ju shqetėson gjė?”- pyeti Lola Topalli e shqetėsuar.
Kuptoi qė kishte folur pa dashje. Truri i tij nuk e kishte mbajtur pėrbrenda atė qė kishte nė mendim…. “Jo, jo s’kam gjė…” – tha qetėsisht doktor Glozheni dhe e pa Lolėn drejt e sy duke i buzėqeshur.
“ Doktor pėrmendėt diēka, njė frazė: ”Duhet pėrkrahur,… diēka tė tillė”.
“Ti, Lola, e di qė ne shqetėsohemi pėr rastet prezente, preokupante, qė duhet tė kėmbėngulim pėr tė bėrė mė tė mirėn…; tė jemi tė bindur pėr ndėrhyrjen…”.
“Po Profesor… Mė shqetėsuat… Unė jam mėsuar mirė nė kėto sipėrmarrje operacionale t’ju hap juve rrugėt, tė fluturoni me bisturinė tuaj…”.
Doktor Glozheni qeshi: “Po ajo ėshtė detyra juaj: tė hapni rrugėt pėr tė fluturuar bisturia!…. E thatė shumė bukur, Lola, dhe nė mėnyrė shumė figurative… Ju pėrgėzoj, doktoreshė Lola!”
“Profesor, doja t’ju thoshja, por tashmė erdhi momenti. Nesėr a do tė mund tė mė jepni lejė, pasi kam njė punė urgjente…”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:18 pm

“Po nesėr ti e di moj, Lola Toptani, - dhe e vėshtroi drejt nė sy, - kemi tre operacione tė vėshtira…. Pėr nesėr na qenkėrka ky rast i veēantė?!”
“S’ka tė vėshtira pėr ju, Profesor, por bėni mirė qė i vlerėsoni…”.
“Ēdo operacion, ti kėtė e di mirė, duhet vlerėsuar, Lola, se pak tė shkasėsh, krijohen komplikacione. Pra s’ka operacion tė lehtė kurrė. Njė nėnvleftėsim i vogėl sjell tė pabėrėn… Mirė ti nesėr do lejė, por me kė tė tė zėvendėsoj?
“A kam tė drejtė tė propozoj, Profesor?”
“Po s’diskutohet. Pa tė shohim se ēfarė do tė na servirėsh?”
“Unė them tė mė zėvėndėsojė ai mjeku i ri gjirokastrit…. “
“Kush Filipi?”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:18 pm

“Po Filipi… Vetėm ai mund tė mė zėvėndėsojė mua… Ai ka qenė i pranishėm nė sa e sa operacione si vėzhgues dhe tentues”.
“Mė pėlqen ai djalė, shumė serioz dhe i vėmendshėm. Po e drejtė ti, Lola Toptani, nesėr do tė marrėsh lejė …”.
“E shikon, Profesor, qė edhe asistentja juaj jep mendime dhe, jo vetėm hap rrugėn operacionale qė tė fluturojė bisturia?”
Qeshėn tė dy. Sa mirė mendonin tė dy ai dhe Lola. T’i hapej rruga njė tė riu…
E vendosi nesėr do tė vihej nė provė ai, Filipi, si asistent i tij.
Pastaj i tha : “Do tė tė zbuloj diēka, Lola…”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:18 pm

- Po , Profesor.
- Mė pyete se pėrse fola me zė pak mė parė. Pikėrisht fraza ime kishte objekt Filipin ,… Pėr gjirokastritin fola…
Ata shikuan me dashuri profesionale nė sy njėri - tjetrin. Ėshtė gjė e bukur, kur ke tė njėjtin mendim, kur pėrqasesh kaq bukur, kur ke shpirt tė bukur, por tė bukur edhe profesionalisht…
- Profesor, unė do tė dal pak, tė marrim masa pėr nesėr; tė takoj edhe Filipin pėr kėtė sipėrmarrje.
- Mirė,... Pasi tė pėrfundosh thuaj Filipit se e tė do Profesori.
Lola Toptani doli nga zyra. Ishte njė doktoreshė e zgjuar, e bukur, profesionalisht e dalluar, njeri me shpirt tė madh qė u qėndronte tė sėmurave te koka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:18 pm

* * *
Pse tė mos e nxiste, pse mos ta mbante afėr, t’i shpjegonte gjithēka… Mė pėlqejnė njerėzit e etur pėr dije dhe kėmbėngulės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:19 pm


* * *
“Dredhimi” profesional, lutėsi e Lules, e kullės nė thepnajė dhe e bacės Sulejman…
Kėshillat e Concitės

-Ka ardhur njė paciente nga Veriu. Ėshtė e mira, Profesor, ta vizitoni dhe ju njė herė.
- Ju e vizituat.
- Po.
- Ēfarė konstatuat?
-Ndėrlikim vaginar, e prejardhur nga djegia masive me permaganat nga njė tepėri e tillė e dhėnė nga njė infermiere – mami.
- Konkludimi juaj.
- Duhet operuar pėr tė rifituar disa pozita tė nevojshme tė karakterit fiziologjik.
- Mirė, ejani do ta shoh dhe unė.
Kaq tha Glozheni dhe u ngrit nga tavolina e punės. Me Filipin ishte dhe asistentja spanjolle Egidas Concita, njė spanjolle, pedagoge nė njė universitet tė Spanjės. Egida ishte njė mjeke e specializuar nė kėtė fushė. Ajo fliste fare pak, kishte ngjashmėri nė kėtė fushė frazeologjike, dhe gjėja mė e pėrbashkėt e tyre qė kishin ishte tė dy simpatizonim nė kulm profesionalizmin e Profesorit.
Glozheni u fut nė pavijon dhe u drejtua i orientuar pėr te dhoma, ku ishte shtruar pacientja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:19 pm

Filloi ta pyeste fillimisht si kishte ndodhur, kush e kishte mjekuar nė atė formė dhe ēfarė ndjente, ēfarė ishte privuar nga ky shkak. E pa nė mėnyrė sipėrfaqėsore kėtė rast. Ēuditėrisht filloi diskutimin teorik.
U mblodhėm tė tre ai, Concoita dhe Filipi.
“Dėgjo, Filip, ti do ta operosh. Mendoj nga vėshtrimi I jashtėm se ajo mundta ketė humbur aftėsinė lindėse. Duhet siguruar qė tė paktėn tė sigurohet aftėsia urinuese, pa pėr kontaktin fiziologjik ka njė pamundėsi,… Kjo ndėrvaret nga studimi qė do tė bėni, kur ta hapni gjatė operacionit. Por pėr mendimin tim kėshtu do tė operoni. Nė kėtė operim do tė jetė Concita asistentja juaj. Kaq…”
Me kėtė donte tė tregonte se kjo ishte konsulta dhe tashmė duhej provuar konkludimi. Nuk duhet kurrsesi tė devijoje nga ajo qė thoshte e vendoste ai…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:19 pm

* * *
Dolėn nga zyra e Glozhenit….
“Po sikur vatra, hapėsira vaginare tė jetė e pastėr dhe tė krijohet mundėsia pėr tė risjellė tė gjitha funksionet e vaginės?- pyeti shpejt e shpejt Concitėn Filipi.
“Dėgjo , Filip, ne do tė veprojmė si ē’na tha Profesori. Ai ėshtė i rreptė nė gjykimin e tij. Ndaj mund tė them vetėm njė fjalė: konkludimi i Profesorit ėshtė urdhėr pėr ne….”
Filipi uli kokėn dhe po mendohej. “Nejse , - tha me vete, - puna do tė na mėsojė. Profesori vetė thotė qė duhet tė futemi nė studim dhe tė konkludojmė pėr ēdo rast. Dhe unė do tė ndjek udhėzimin e tij… Studim analitik i gjendjes…”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:19 pm

“Mirė, Concita, nesėr do ta realizojmė operacionin…”.
Njė konsultim mė literaturėn do t’i bėnte mirė. Filloi tė shfletonte. Tė gjente tė paktėn ndonjė rast tė tillė identik, por identiku nuk po dukej gjatė shfletimit tė faqeve literaturiale… Vriste mendjen…. Kalonte nė shumė variacione. Pyetja “Po sikur?” e shqetėsonte. Krijonte lloj tablosh prezente pėr gjendjen konkrete. Nė rast se… si duhej tė veprohej… Nė rast tė njė gjendje tė tillė, ēfarė duhej tė realizohej? Pyetjet njėra pas tjetrės e sulmonin. Gjeti njė diēka fare tė vogėl identike, por jo shumė shpjeguese. Rasti ishte rast i parė. Gjendja e jashtme ishte tėrėsisht e djegur. Mund tė ketė vepruar kaq furishėm permaganati nė thellėsi? Ē‘dėme mund tė ketė arritur tė realizojė. Gruaja ishte tepėr e re dhe tė shkonte drejt njė steriliteti, i cili ishte i paparanueshėm pėr “doktrinėn” e tij. Profesori e kishte vendosur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:20 pm


“Unė do tė bėj tė pamundurėn pėr mė tė mirėn dhe mė tė arsyeshėmen. Edhe sikur tė bie nė “kontradiktė” me Profesorin, i cili e kishte dhėnė verdiktin e tij pėrfundimtar dhe nuk e kthente. ” I pėlqeu guximi dhe tentimi profesional i tij… Tė dilte kundėr Profesorit?!… Edhe Profesorit do t’i pėlqente kjo gjė.... Po sikur t’i buzėqeshte fitorja atij, doktorit tė ri, Filip Kotes? Po sikur?... Atėherė? Do tė merrte pėrgėzimet e Profesorit dhe Egotas Concita do tė befasohej. I duhej njė krenari e tillė profesionale, e cila ishte nė formim e sipėr.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:20 pm

* * *
E nesėrmja erdhi shumė shpejt.
Salla e operacionit ishte gati. Pacientja qėndronte nė shtratin operues. Ajo ktheu sytė nga doktori i ri. Nė atė shikim ishte njė lutėsi pėr tė bėrė tė pamundurėn shpėtuese… Ajo ishte shumė e re. Donte tė kishte fėmijė. Malėsoret nga vetė natyra kanė gjithmonė qėllim qė kullat tė mbushen plot me fėmijė. Trojet kėrkojnė zot tė ardhshėm dhe kjo ėshtė detyrė e ēdo familjeje. Brezat zėvendėsohen? Po si mund tė mbushet kulla me fėmijė, kur nuset e reja (nė kėtė rast nusja) do tė mbetej sterile… Fati i saj varej nga duart edhe menēuria e kėtij doktori. I kishin thėnė Lules se ai ishte gjinokastrit dhe gjinokastritėt janė tė zanatit…
E pa dhe njė herė doktorin, i buzėqeshi. Me kėtė i thoshte: “Jam nė dorėn tėnde…” Filipi djersiu pak.
-Ē‘ke kėshtu? – e pyeti spanjollja.
- Asgjė.
E dinte se kishte njė pėrgjegjėsi tė madhe. Iu kujtua ai burri malėsor, qė nė mėngjes, tek ngjiste shkallėt pėr nė pavijon e priti dhe i mirėngjesoi duke i thėnė: ‘Si ke ndje, bre doktor?’
- Mirė, ju si jeni?
- Ne ēka.
-Pse ēka ?
Po ja e reja operohej nga ju sot… , si me kenė mirė?
-Si e ka emrin e reja juaj?
- Lule e ka emnin. Ėshtė nga Kukėsi.
- Mos u mėrzit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:20 pm

- Si tė mos mėrzitem bre burrė. Na mbetet dera e kullės mbyllė pa ēiliminj, pa fėmi. Aman doktor, bėni ēmos! Mendoni pėr kullėn e Tahirajve tė jetė e qeshur…
Ajo ėshtė nusja jonė e vetme. Njė djalė kam, atė atje tej. Ėshtė i turpshėm. Erdha unė si burrė i sojshėm. S’ta lėmė pa ta shpėrblyer doktor.
- Nuk ke se ēfarė tė mė shpėrblesh. Ne bėjmė detyrėn tonė dhe na shpėrblen shteti. Ne me punėn tonė kėrkojmė tė bėjmė mė tė mirėn.
- Ju e keni nė dorė, tė renė tonė, Lulen… Ju e keni nė dorė gėzimin e Kullės sonė, doktor!… Ju e keni nė dorė tė ardhmen e saj… Ajo vetėm nga ju mbetet ēilė ose pas disa vjetėsh mbyllet krejt…
- Mos u mėrzit, bacė …
-Sulejman e kam emrin…
- Emėr Sulltani….(qeshi pak Filipi dhe pastaj vazhdoi .Qeshi dhe tjetri). Mirė, bacė Sulejmani… do tė bėjmė ēmos pėr kullėn!…
-Tė faleminderės, doktor…
Ngjiti shkallėt shpejtėsisht. Ja dhe pesha e kullės mbi krye… Ē’duhet tė bėj qė tė mos mbyllet kulla??? Kam pėrgjegjėsi tani edhe ndaj kullės. Po nuk veprova mund tė mbyll dhe njė kullė… Njė fis qė s’ka trashėgimtar djalė, as vajzė tė paktėn, tė mbajė ēelė kullėn, pas njė shekulli do tė vdesė… Edhe vdekja e kėtij fisi mė duhet mbi supe. Tė marr faj , pa patur faj…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:20 pm

-Ja fjalėt e bacės, kulla e qeshur, ose e mbyllur, nusja Lule me vėshtrim lutės… Peshė e rėndė nė kėtė operacion, o doktor Filipi, - i thoshte vetes.
Dhe shpresa ėshtė shtytėse.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:20 pm

U gatit gjithēka. Filloi procesi operues.
E dinte fare mirė se kishte tė bėntej me tė vėrtetė me njė ndėrlikim vaginar, ku duhej njė procedurė shumė e kujdeshme pėr tė realizuar disa funksione tė humbura. Ishte njė djegie masive me permaganat… Kishte bėrė studim analitik paraprak tė rastit, kish pėrdorė konsultėn dhe kishte biseduar pėr kėtė dhe me asistenten spanjolle Egidas Concita. Midis tij dhe asaj ishte zhvilluar njė bisedė e tillė:
“Jeni nė gjendje tė mė drejtoni pėr kėtė rast tė veēante qė nusja e re tė rifitojė tė drejtat e saj nė tė gjitha drejtimet…”. Ajo i ishte shprehur kategorike se, kėtė e kishin diskutuar edhe me Prof. Glozhenin dhe ai kishte dhėnė variantit e tij.
“Ti, mė kishe drejtuar, Concita, - bisedoje paraprakisht edhe njė herė vetė me doktorin”.
E kishte konsumuar edhe kėtė nismė, duke u nisur edhe nga njohja dhe dashamirėsia e preferenca qė kishte profesori pėr tė. Ai u tregua kategorik dhe mbrojtės nė variacionin e dhėnė, duke i thėnė se djegia ishte hapur e precipitur thellėsisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:21 pm

*
Tashmė ishte nė sprovė. Kėtej mendimi i doktorit kategorik. Dhe njė Concitė, qė qėndronte pranė tij. Atje tej lutėsia e syrit, qė po venitej nga veprimi gjumėsor i narkozės,… Te korridori e priste bacė Sulejmani, burri i Lules dhe tutje, atje diku e ngulur nė ndonjė thepnajė, kulla e lartė pritėse e pasardhėsve djem!... Mori bisturinė dhe filloi tė precipitonte. Filloi hapjen. Kur e hapėn gjatė operacionit vėrejtėn se hapėsira brenda ishte e pastėr. U kėrkua njė rindėrprerje e shkurtėr. U rikonsultuan pėrsėri me doktorin, i cili ishte i njė mendimi si mė parė. Kėshtu vijoi me sukses operacioni, duke zgjidhur disa probleme jetėsore tė pacientes me shumė natyralitet.
Profesor Glozheni karakterizohej nga disa dhunti tė jashtėzakonshme: kishte njė kujtesė fenomenale. Ai tė mbushte mendjen me shkallėn e tij tė lartė profesionale. Ishte para fenomen dhe duhet thėnė “absolute nė profesionine tij, madhor dhe me pėrmasat e njė gjeniu nė kėtė fushė…” Por Filipi, nė kėtė, rast devijoi nga kėshilla e tij dhe, kur e kujton kėtė rast edhe skuqet , por edhe krenohet.
Concita e pa me admirim dhe e uroi duke i thėnė: “Vepruam, siē na porositi Profesor,”- i dhe i ra nė supe duke e pėrgėzuar… Sot, do tė drekohemi sė bashku, i tha shqip, doktor!”
- Natyrishte e pranoj ftesėn, por kavalier jam unė sot, pas kėsaj fitoreje profesionale, – ia ktheu i qeshur.
Kur dolėn tė dy jashtė nga salla e operacionit ballė pėr ballė me bacė Sulejmanin:
“E shoku doktor, lajmin bacės?”
“Them se doli me sukses, bacė…
Nė atė moment dy pika loti rrodhėn nė faqet e rrudhura tė atij bace dhe iu duk, sikur nė faqet e tij u lartėsua dhe kulla e tij atje tej nė thepnajė, ku edhe asaj iu lėshuan lotėt e gazmimit.
- Tė faminderės, o doctor! Je I zoti, se je i ditur, o gjinokatsrit! Tė tė kenė pėr jetė baba e nana!
- Faleminderit dhe juve ty dhe kullės qė mė ndihmuat nė operacion!- dhe tė dy vėshtruan njėri tjetrin me dashamirėsi qė i prodhojnėvetėm njerėzit –njerėz,
Mė pėrqafoi. Iu duk nė atė moment, sikur e pushtoi babai i tij atje nė Kėllėz,Kostandini, apo si i thėrrisni shkurt fshatarėte tij , Koēoja, i cili, kur mori vesh, se do tė bėhesha doktor dhe doktor i aftė qeshi dhe hodhi njė rromuz nga ato tė tijtė, pasi ishte hokatar.
-Dėgjo, bacė Sulejmani, - iu drejtua bacės, Filipi, - nė kėtė operacion ndihmoi nė suksesin e tij doktoresha.
-Nga ėshtė kjo doktoreshė si lulesė, doktor?
- Nga Spanja.
- Nga Spanja? Erdhi kėtu pėr tė operuar me ju Lulen tonė? Kėshtu i ka tė gjitha doktoreshat Spanja kaq tė bukura?
- Po bacė.
- Si je, doktoreshė? Do qė tė tė falenderojė baca.
- Faleminderit, bacė. Ne bėmė detyrėn…, - buzėqeshi Concita e bukur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:21 pm

Sot do drekojmė tė gjithė sė bashku, se e di qė nė kullė nuk mė vini dot… Do t’ju lutesha tė ma plotėsoni kėtė kusht…
- Ne do tė vazhdojmė punėn dhe dalim vonė nga spitali.
- Unė do t’ju pres, - m’u kėtu. - Tani nuk lėviz nga gėzimi.
- Mirė, e pranojmė ftesėn tuaj, bacė, - i foli shqip Concita, nė vend tė Filipit, duke i buzėqeshur.
- Do mė nderoni…- tha baca, tek i pa ata tė dy duke ecur. I shkėlqeu fytyra. “Habi, pėr Zotin, - tha me vete, dhe u kujdes se mos e kishte dėgjuar njeri, pasi Zoti ishte i ndaluar nė kėtė vend… S’dinte se pėrse ishte i ndaluar… Megjithatė e ndiente brenda, ja mu shpirt Zotin. Betohej pėr tė… Kur njė ditė tha “Pėr zotin” nė prezencė tė sekretarit tė Partisė sė Lokalitetit, kafshoi buzėn dhe tjetri ia tundi kokėn… Pėr njė tundje koke mund tė flijoheshe me vite atje nė Shupal tė Mirditės si shumė tė tjerė, por baca kishte shpėtuar…. Sa e mirė ajo doktoresha spanjolle! Doktoreshė e bija e botės dhe kishte ardhur qė nga Spanja… Do t’u thoshte fshatarėvetė tij me mburrje se Lulen e operoi njė gjinokastrit i zoti me emrin Filip. Kishte dėgjuar pėr shumė Filipa, Filipin e Maqedonisė, ishte mbret, nė mos gabohej, babai i Aleksandrit tė madh… e pėr shumė Filipė tė tjerė, po ky doktori quhej “Filip shpėtimtari i Lules, tė resė sė djalit tė tij”…. Do t’u thoshte se Lulen e shpėtoi Concita, doktoresha spanjolle, e cila, do t’u mburrej pėrsėri se kishte ardhur apostafat pėr Lulen qė nga Spanja!… E pse mos tė mburrej? Concita, a ishte e pranishme nė atė operacion tė Lules? Do tė shtonte gjė, jo…
Kėto e tė tjera mendonte duke pritur doktorin dhe doktoreshėn qė tė drekonin sė bashku, kur papritur pa qė po vinte njė urgjencė. Dėgjoi sinjalin e autobulancės qė vėrshėllente nė stilin e saj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:21 pm

melodik. Reparti i pranimit nxitoi tė dilte me barela dhe mjetet e tjera tė urgjencės.
- Ėshtė dhėnė urdhėr tė shkojė drejt e nė sallėn e operacionit. – u tha urgjentistėve njė mami dhe kjo e bukur me ca sy tė kaltėr…
“E djall, o bacė,- i tha vetes, tani qenkėrke dhe nė qejf, po u shikon dhe mamikave sytė si i kanė tė kafejtė apo tė kaltėr!… Tė ka faj, i ka tė kaltėr… Pse mos t’i afrohem e ta pyes kush do ta operojė… “
Mori nismė dhe iu afrua.
‘Tė lutem, o mami sykaltėr, kush do ta operojė kėtė gruan?
“E o bac Sulejmani i kullės sė gėzuar, kėtė do ta operojė doktor Filipi dhe doktoreshė Concita si tė renė tuaj…”
- Moj, po ku mė njeh mua ti qė jam bacė Sulejmani…
- Si s’tė njoh, sot vetėm pėr ty flitet kėtu. Ke ndikuar nė operacionin e nuses sate pėr tė mirė…
Baca qeshi.
- Po unė pres tė dalė doktori me doktoreshėn.
- Mos u mėrzit se doktori do tė njoftojė vetė. Ika bacė.
- Faleminderit, shtojzovalle sykaltėr!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   Fri Aug 20, 2010 11:21 pm

Dhe ja pas pak Sykaltra e lajmėroi se nuk mund tė drekonin sė bashku me doktorėt, pasi ishte njė operacion shumė i vėshtirė dhe s’dihet se kur do tė dilnin, prandaj tė vazhdonte punėn. Sykaltra i tha se doktori i kishte thėnė se kėtu ishin, njė herė tjetėr. Tani kishte rėndėsi shpėtimi i jetės sė gruas sė sapoardhur.
“Nga ėshtė?”
“Njė rast i rėndė nga Elbasani” - i tha kryemamia dhe shpejtoi tė ikte duke e pėrshėndetur.
“Ju lumtė, ju lumtė! Kėta shpėtojnė jetė…Kėta bėjnė me gjithė mend punė dhe shteti e njerėzit duhet t’i mbajnė n ė pėllėmbė tė dorės”.
Iu drejtua portės sė daljes, duke thėnė me vete: “Sa njerėz tė pėrkushtuar, tė sjellshėm dhe tė mirė!… Shpėtojnė jetė njerėzish. Kėta duhet tė mbahen nė pėllėmbė tė dorė, o shtet, o shtet! Dy herė i foli shtetit. Po shteti vallė e dėgjoi bacė Sulėn nga Kukėsi?!… Iu fanit sikur kalamani qė do tė sillte nė jetė nesėr a pasnesėr e reja e tij do tė luftonte ta bėnte doktor, o Zot, si doktor Filipi… Po doktorėt e sė nesėrmes do t’u ngjajnė ndopak kėtyre tė sotmėve?! Hidhte hapat baca Sulė dhe mendonte pėr veten, pėr kullėn, pėr sojniken qė kishte qėndruar nė kullė dhe priste lajmin e bardhė, pėr doktorėt, pėr shtetin, por iu shfaq edhe Sykaltra. Tha befas: “Ke parė qė edhe ajo na e ngrohu ditėn!” dhe u fut nė turmėn e kalimtarėve nė qytetin mė tė zhurmėshėm tė vendit, por dallohej nga veshja e tij karakteristike malėsore kuksiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: