Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 21 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:11 pm

Kufizimi administrativ:
Komuna Zagorie, me qendėr fshatin Nivan, kufizohet:
Nė veri: me Pėrmetin (fshatrat Kala, Leskaj)
Nė jug: me Poliēanin (Komunėn e Pogonit)
Nė lindje: me Malin e Dhėmbelit
Nė perėndim: Mali i Ēajupit, Malin e Lunxhėrisė
Hyrja pėr nė territorin e Komunės realizohet, duke u nisur nga qyteti i Gjirokastrės, nga Qafa e Ēajupit, hyrja tjetėr nga Poliēani.
Zagoria lidhet me pjesėt e tjera tė vendit me qafat si: ajo e Ēajupit, Dhėmbėlit, Kristoforit, Gjurmė Mushkės.
Vija kufitare e saj, siē e pėrmendėm dhe mė lart, ėshtė 45 km, prej tė cilave rreth 22 km me Pėrmetin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:11 pm


Komuna e Zagories, si pjesė administrative e Rrethit tė Gjirokastrės dhe Qarkut tė Gjirokastrės, shtrihet nė kėto koordinata gjeografike (kufijtė gjeografikė): gjerėsia gjeografike veriore f1 = 40.0 09’ deri nė f2 = 40.0 11’ dhe gjatėsi gjeografike l1 = 20.0 deri nė l2 = 20.0 20’ Shtrirja veri - jug……….; ėshtė afro 15 km dhe perėndim – lindje 4 - 5 km.
Fshatrat e komunės (zonat e banuara) ndahen nė Zagorie poshtme, qė shtrihet nė rreth 500m lartėsi mesatare, Zagori e Sipėrme shtrihet nė lartėsi rreth 780 m mbi nivelin e detit. Pothuajse gjysma e territorit tė Zagorisė shtrihet deri nė 900 m lartėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:11 pm


Distancat nė km nga qendra e Komunės, Nivani

Nr. Emėrtimi (Distanca) Njėsia Gjatėsia
1. Gjirokastėr - Nivan km 44
2.Nivan – Poliēan km 9
3.Nivan – Sheper km 1,5
4.Nivan – Konckė km 2.0
5.Nivan- Hoshtevė - Vithuq km 6.5
6.Nivan- Ndėran km 4.5
7.Nivan – Topovė km 7.5
8. Nivan – Zhej km 14
9. Nivan – Lliar km
10. Nivan – Doshnicė km 10.5
11.Topovė – Fusha e Ēajupit km 7
12. Zhej – Fusha e Ēajupit km 5.2
13. Lliar – Fusha e Ēajupit km
14. Hije e Mallkuar – Baxho km 1.5
14. Gjirokastwr – Erind km 11.5
15. Erind – Ēajup km 11
15. Gjirokastėr – Ēajup km 22.5

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:12 pm

Elementėt klimatikė tė krahinės sė Zagorisė

Nga pikėpamja klimatike Komuna e Zagories shtrihet nė zonėn klimatike tė emėrtuar nė ndarjen klimatike tė Shqipėrisė si Nėnzona Mesdhetare Malore Jugore me dimėr tė ftohtė dhe tė lagėt, me rreshje dėbore qė formojnė shtresa tė qėndrueshme. Erėrat e ftohta, tė cilat hyjnė pėrmes luginės ulin temperaturat, deri nė formimin e ngricave. Verė tė nxehtė e tė thatė.
Nga pikėpamja e temperaturave, nė krahinėn e Zagories janė shėnuar temperatura qė luhaten nga 4.2 deri 21.7 C.
Rreshjet janė tė bollshme me njė mesatare shumėvjeēare 1200 deri nė 1600 mm nė vit.
Trysnia atmosferike e reduktuar nė nivelin e detit ėshtė mesatarisht………..milibarė.
Maksimumi absolut i temperaturės nė Zagori ėshtė nė muajin korrik 30 - 32 0 C dhe minimumi absolut janė nė kufijtė –13 deri nė –16. 0 c (Temperatura mė e ulėt gjatė periudhws 1970- 200 ėshtė shėnuar mė 14 janar 1968, kurse mė e larta mė 18 korrik 1973 prej 37.8 0 C.
Sasia mė e madhe e rreshjeve nė periudhwn 1975- 2002 brenda 24 orėve ka rėnė nė fshatin Hoshtevė mė 23 tetor 1981 290 mm shi.*

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:12 pm

Tė dhėnat klimatike pėr Komunėn Zagorie
Pėr periudhwn 1970-2000 (temperaturat) dhe 1975-2002 pėr rreshjet
Nr. Emėrtimi Njėsia S T I N Ė T
Pranverė Verė Vjeshtė Dimėr Vjetore
1. Temperatura mesatare C 14.7 20.6 12 4.9(5.4) ~ 13
2. Lagėshtia relative %
3. Rreshjet mm 568.8 158.8 802.9 1082.8 2613.3
4. Diellėzimi Orė rreth 2600 nė vit
5. Prania e borės ditė 15-20 ditė nė luginė, 20-30 ditė nė male.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:12 pm


* Tė dhėnat janė marrė nga Vangjel Mustaqi, Instituti Hidrometeorologjik: Stacioni i Hoshtevės.
Stacioni meteorologjik
U ngrit nė Hoshtevė mė 1960 me nismėn dhe interesin e Polikron Nasit. Duke vrojtuar temperaturėn e ajrit, sasinė e rreshjeve e tjerė. Ka nxjerrė nė pah veēoritė klimatike tė Zagorisė dhe ka dhėnė njė ndihmesė nė buletinin meteorologjik tė vendit. Stacioni Meteorologjik funksionoi rregullisht deri nė fund tė viteve ’90 tė shek. XX. Veprimtarė tė tij kanė qenė: Lliko Ndreu e Paskal Nasi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:12 pm

Fshatrat e Krahinės (sipas rendit alfabetik)
1.Doshnica
Fshat nė V tė Zagories, shtrihet nė lartėsinė 540 m mbi nivelin e detit. Lartėsohet rrėzė malit tė Dėrrasės, nė rrjedhėn e djathtė tė lumit tė Zagories, rreth 800 nė Lindje tė tij. Vendi ku ėshtė pozicionuar shumė kohė mė parė ka qenė Senova, rreth 2 km nė P tė vendosjes sė sotme dhe njė km nė krahun e majtė tė lumit tė Zagories. Nga burimet historike poseduese dhe dokumentuese Doshnica pėrmendet pėr herė tė parė nė regjistrat osmane tė vitit 1583 me 15 shtėpi dhe mė 1678 evidentohet pėr protestėn kundėr pagesės sė taksės sė xhizes kazasė Tepelenės. Mė 1852 e ndeshim me 15 shtėpi, mė 1889 me 220 banorė; ndėrsa nė 1913 me 122 banorė dhe 1927 me 137 banorė, nga tė cilėt 24 me fe myslimanė. Ėshtė i vetmi fshat ku ka pasė prezent edhe besimin mysliman. Prezenca e myslimanėve mendohet tė jetė pas vitit 1913, pasi, sipas regjistrimeve tė kėtij viti, popullsia e Doshnicės dėshmohet tė ketė qenė e gjithė e besimit kristian.
Pas ēlirimit (1944) filluan lėvizjet demografike (imigrim i brendshėm) pesė familje tė besimit islam u vendosėn nė Leskaj. Sot ka mbetur vetėm njė familje e besimit islam nė Doshnicė. Mė 1898 ka pasur shkollė nė gjuhėn greke me 14 nxėnės, ndėrsa nė gjuhėn shqipe shkolla e parė u ēel nė tetor tė vitit 1944. Para kėtij viti arsimi fillor merrej nė shkollėn e fshatit Leskaj, nė VL tė Doshnicės. Popullsia e kėtij fshati ka marrė pjesė aktive nė Lėvizjen Antifashiste Nacionalēlirimtare.
Nė regjistrimin e popullsisė tė vitit 1946 kishte 29 shtėpi me 155 banorė, mė 1959 - 22 shtėpi. Deri nė fillim tė shek XX ka pasur 12 kisha dhe festonte shenjtorin ēdo 19 shtator. Nė vitin 1956 u krijua kooperativa bujqėsore dhe nė vitin 1959 pėrfundoi kolektivizimi i bujqėsisė. Nė fund tė vitit 1960 u ndėrtuan 2 ujėmbledhėsa; u bė telefonizimi (1967), elektrifikimi (1969) dhe Ujėsjellėsi (1972), nga i cili mori ujė ēdo shtėpi. Drejtimi kryesor i ekonomisė janė drithėrat e bukės, blegtoria e imėt, pemėtaria dhe rritja e bletės. Nė vitet ‘90 tė shek XX popullsia ėshtė larguar nė emigracion, kryesisht nė Greqi, ku sot janė larguar rreth 100 familje. Ndėr familjet mė tė vjetra dėshmohen: Dedaj, Kozdhimaj (Tingo), Gjicaj, ndėrsa ndėr mė tė mėdhatė dhe ndėr mė tė pėrmendurat: Kristajt, Pangajt, Milajt, Hysajt, ku dallohet Sheh Dalipi. Si rrjedhojė e lėvizjeve emigrative dhe imigruese popullsia e Doshnicės ka ndryshuar. Gjithashtu vlen tė pėrmendet se kohėt e fundit, po si rrjedhojė e punės sė bėrė nga Komuna e Zagorisė, ėshtė mundėsuar lidhja me rrugė automobilistike me qendrėn e komunės, Nivanin, duke investuar nė lidhėsinė rrugore Hoshtevė - Doshnicė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:12 pm

2.Hoshteva
Fshat nė lartėsinė 750 i vendosur nė rrjedhėn e poshtme tė lumit tė Zagories, nė anė e djathtė tė tij. Ėshtė vendbanim i vjetėr. Dėshmohet pėr herė tė parė Manastiri i Shėn Sotirit nė shek. X. dhe Plesha nė shek. XV. Pėrmendet nė dokumentat osmane tė vitit 1582 - 83 me 19 familje dhe 1826 me 50 shtėpi. Banorėt e saj kanė tradita nė luftė pėr liri, demokraci e pėrparim, ku veēohet nė luftė kundėr pushtimit osman Kapedani Kiēo Vlashi. Nė kishėn e Shėn e Premtes, nė vitet 20 tė shek. XVIII, u organizua kuvendi, ku u lidh besa pėr tė luftuar kundėr pushtuesit osman. Morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė Zagoria dhe fshatrat pėrreth. Gjatė pushtimit osman u islamizua njė numėr i vogėl familjesh, tė cilat mė vonė u dėbuan nė Leskaj dhe qysh atėherė lindi njė konflikt, i cili vazhdoi gjatė. Banorėt e Hoshtevės janė autoktonė, por gjatė sundimit osman (shek XVIII - XIX) kanė ardhur disa familje nga krahinat e Korēės, Kolonjės, Pėrmetit, Labėrisė dhe Sulit (Greqi). Hoshteva ka qenė mbėshtetėsja kryesore e Ali Pashė Tepelenės dhe e ka mbrojtur atė nga Kurt Pasha i Beratit dhe beu tepelenas, ndaj Aliu, nė shenjė mirėnjohje, ndėrtoi shtėpinė e Kristananje dhe tė Kostares, dy ura mbi pėrroin e Hosit, urėn mbi lumin e Zagorisė dhe ndėrmjetėsoi nė zgjidhjen e konfliktit kufitar me Malėshovėn nė dobi tė tyre. Hoshtevjatėt pėr mbrojtjen e malit nga synimet e feudalėve vendas kanė organizuar disa revolta dhe i kanė zgjidhur ato me forcėn e armėve dhe tė ligjit, qysh nė fund tė viteve 20 tė shek. XX si ajo kundėr Dervish Mekos. Hoshteva ka pasur tė ardhura tė pakta dhe banorėt kanė qenė tė detyruar tė emigrojnė nė Greqi, Turqi, Egjypt nė mesin e shekullit tė XX. Nė Bullgari, Rumani, Maqedoni, nė fund tė kėtij shekulli dhe nė Kanada, SHBA. Argjentinė dhe Francė nė vitet 1900 -1940. Gjatė kėtyre viteve kanė emigruar 30 familje dhe 140 vetė, nga tė cilėt 92 nė SHBA dhe Kanada, 28 nė Turqi dhe tė tjerėt nė Greqi dhe Argjentinė. Emigracioni tėrhoqi forcėn e aftė pėr punė dhe dobėsoi pėrkohėsisht ekonominė e fshatit, por mė pas
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:13 pm

rriti mirėqenien dhe nivelin kulturor tė popullsisė sė fshatit. Mjaft prej emigrantėve zhvilluan veprimtari ardhetare, u anėtarėsuan nė Federatėn “Vatra” dhe dėrguan nė vendlindje libra dhe abetare nė gjuhėn shqipe. U dalluan Gaēe Dhoqo, Lipe Kasapi, Stathi Suli, Ilia Andoni dhe Perikli Suli. Ndėrsa pėr pėrhapjen e arsimit nė gjuhėn amtare ndihmuan Eftim Konomi, Cino Saqellari, Kolo Ndreu, Thanas Puleshi e Qiro Prifti, tė cilėt punuan edhe nė krahina tė tjera tė vendit. Shkolla e parė shqipe u hap nė vitin 1919 me 29 nxėnės. Banorėt e Hoshtevės kanė qenė shpesh herė pre e ēetave kusare, qė zinin kryesisht prita ndaj emigrantėve dhe i plaēkitnin. Kėto banda vinin nga Malshova, Hormova, Picari, Golėmi, Progonati e tjerė. Mė 1914 banorėt e fshatit u pėrzunė nga popullsia myslimane e ardhur nga fshatrat e afėrme, pėr rrjedhojė disa familje hoshteviate u strehuan nė fshatrat greke pranė kufirit me Shqipėrinė. Gjatė kėtyre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:13 pm

ndjekjeve gjeti vdekjen njė banor i fshatit. Hoshteva ka pasur 20 kisha. Gjatė viteve 1870 - 1940 kanė shėrbyer nė to 6 priftėrinj, nga tė cilėt dhespoti Eftim Konomi. Nė kėto kisha kanė kryer shėrbesa fetare Dhespotėt: Pandelejmon Kotoko (1939) dhe Anastas Janullatos (2001). Banorėt hoshteviatė janė tė dalluar pėr ushtrimin e shumė zanateve. Ata kryenin punė sezonale kryesisht nė viset jugore tė vendit dhe nė Greqinė veriore. Gjithashtu hoshteviatėt u dalluan si blegtorė dhe kultivues tė zotė tė perimeve dhe tė drithėrave. Nga kėta tė fundit, sidomos nė lumėra, merrnin dy prodhime nė vit, (tė lashtat nė qershor dhe tė vonat nė tetor). Kėto prodhime i favorizon klima e zonės me 2613 mm rreshje dhe 2600 orė me diell nė vit. Hoshteva ka rreth 16 kronje e burime tė vegjėl, por me vėshtirėsi i pėrballon nevojat e saj. Mė 189 kishte 120 shtėpi, mė 1927 - 467 banorė. Gjatė luftės italo - greke nė Hoshtevė u vendos pėrkohėsisht komanda e ushtrisė greke dhe pranė saj, prej Dėrrasės sė Doshnicės deri nė ShėnMitra kalonte vija e frontit. Banorėt kanė marrė pjesė aktive nė Luftėn ANAĒ nė rreshtat partizane dhe komandėn e vendit u inkuadruan 17 vetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:13 pm

Nė muajin qershor dhe korrik tė vitit 1942 u formua grupi edukativ dhe Kėshilli ANĒ, nė dhjetor njėsiti gueril dhe nė fillim tė vitit 1943 u krijua organizata e rinisė dhe ajo e gruas antifashiste. Nė kėto organizata zhvilluan veprimtari Dhame, Mina Koēollari, Kiēo Ndreu, Aleks Kostare, Sile Beqari, Harrillo Zike, Llazo Ndreu e tjerė.
Gjatė operacionit tė dimrit (29 Janar)) u dogjėn nė Hoshtevė 57 shtėpi, ndėrsa nė atė tė qershorit (13. 06.1944) gjermanėt qėndruan 24 orė. Gjatė operacionit banorėt u strehuan nė pyllin e Dėrmazit, Plagėza, Kospinec dhe nė mal. Nė vitet e luftės ANAĒL, pėrveē shkatėrrimeve e dėmtimeve tė shumta, pati dhe 4 viktima dhe njė dėshmor: Spiro Suli.
Pas ēlirimit Hoshteva kishte 400 banorė. Mė 22.04.1957 u krijua Kooperativa bujqėsore, mė 1959 u bashkua me Vithyqin dhe mė 1960 me Zhejin. Mė 1967, gjatė lėvizjes pėr zhdukjen e paragjykimeve fetare, zakoneve prapanike dhe bazės materiale tė fesė, qė shpėrthyen nė tė gjithė vendin, u shkatėrruan 3 kishat kryesore me vlera arkitektonike e artistike ajo e Shėn Pjetrit, Shėn Kollit dhe Shėn Sotirit dhe u kthyen nė magazina tė kooperativės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:13 pm

Mė 1969 u bė elektrifikimi dhe telefonizimi i fshatit. Gjithashtu gjatė kėtij viti dhe u ngritėn 12 vepra socialkulturore nė shėrbim tė arsimit, kulturės, shėndetėsisė dhe jetės shoqėrore si: u ndėrtua rruga automobilistike Konckė – Hoshtevė, u ēel shkolla 8 - vjeēare, vatra e kulturės, kopėshti i fėmijėve, ambulanca, furra e bukės, menca, lavanteria, dyqani, mulliri elektrik e tjerė.
Gjatė 50 vjetėve tė shek. tė kaluar nga Hoshteva kanė mbaruar arsimin e lartė rreth 200 vetė nga tė cilėt rreth 50 arsimtarė. Tė burgosur politikė kanė qenė: Koli Kostare e Vasillaq Dilogjika. Mė 15.03.1992 pasuria e kooperativės u pėrfitua nga 400 anėtarėt ekzistues. Gjatė kėtij viti dhe atij pasardhės u prishėn stallat dhe komplekset blegtorale, tufat edhive, u bastisėn magazinat e tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:14 pm

Nė Hoshtevė sot banojnė 25 familje, prej tyre 10 me 1 - 2 banorė. Ndėrsa nė tė gjithė Globin tokėsor banojnė 400 familje nga tė cilat 123 nė Tiranė, 23 nė Gjirokastėr, 20 nė Pėrmet, 92 nė Greqi, 19 nė SHBA e tjerė. Mjaft prej hoshtevjatėve, duke filluar nga viti 1992, organizojnė ēdo 15 gusht takimin nė vendlindjen e tyre. Duhet evidentuar se ėshtė botuar historiku i fshatit me titullin “Hoshteva dhe Hoshteviatwt” i autorėve Llukan Saqellari dhe Milo Kristani. Njė kontribut tė madh nė periudhwn e plurimendimit ka dhėnė dhe jep pėr botimin e librave tė autorėve zagoritė poeti dhe studiuesi Spiro Dede n ė Shtėpinė e tij botuese “Albin” Tiranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:15 pm

Popullsia e Hoshtevės viti 2003 Jashtė vendit

Nr. Emėrtimi F Nj Emėrt. F Nj
1. Hoshtevė 25 75 1. Greqi 86 225
2. Tiranė 125 315 2. SHBA 19 49
3. Gjirokastėr 23 69 3. Itali 6 12
4. Pėrmet 22 54 4. Gjermani 6 20
5. Durrės 12 34 5. Angli 4 8
6. Vlorė 9 33 6. Kosovė 2 7
7. Korēė Pogradec 6 13 7. Kanada 2 5
8. Sarandė - Delvinė 7 10 8. Argjentinė 1 4
9. Kėlcyrė 5 8 9. Austri 1 3
10. Tepelenė- Memaliaj 5 20
11.Fier Patos 5 15
12.Berat Kuēovė 6 16
13. Tė tjera 7 30
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:15 pm

3.Koncka

Fshat nė lartėsinė rreth 800 m nė krahun e djathtė tė lumit tė Zagories, rrėzė malit tė Biseit. Dėshmohet nė dokumentat osmane tė vitit 1431 me 27 familje, por zbulesat arkeologjike si: qeramika e zbuluar tregon se ėshtė vendbanimi mė i hershėm. Banorėt e saj janė dalluar nė qėndresėn antiosmane, sidomos pėr ruajtjen e fesė kristiane. Ka pasur shkollė nė gjuhėn greke qysh nė vitet ’70 tė shek XIX. Mė 1852 kishte 30 shtėpi, mė 1913 - 156 banorė dhe nė vitin 1939 – 200 banorė. Koncka ka pasur grindje e mosmarrėveshje me Hoshtevėn pėr Malin e Vakėfit, tė cilat vazhduan disa vjet dhe pėrfunduan nė dobi tė saj nė vitin 1935. Ka kishėn e Shėn Mėrisė, qė ruhet si monumet kulture. Pranė saj organizohej ēdo vit, nė pranverė, njė panair i madh, qė frekuentohej dhe nga Pėrmeti e Pogoni. Banorėt kanė marrė pjesė aktive nė LANĒL. Nė formacionet e saj janė rreshtuar 6 vetė, prej tyre ra dėshmor Mihal Zoto. Nė mbėshtetje tė kėsaj lufte mjaft banorė tė kėtij fshati kanė shpurė materiale luftarake nė Libohovė, Hotovė, Rrapckė tė Pėrmetit dhe deri nė Kurvelesh. Pushtuesit gjermanė hynė nė Konckė mė 28 janar 1944. Baza e zhvillimit ekonomik ėshtė blegtoria e imėt, drithėrat e bukės dhe perimet. Koncka e krijoi kooperativėn bujqėsore nė vitin 1957 dhe nė vitin 1961 ajo u bashkua me Topovėn, mė pas me fshatra tė tjera.
Familjet mė tė mėdha tė Konckės janė: Telo, Loli, Duka, Mici e tjerė. Prej tyre pėrmenden Ndreko Deshja (Mici), Jorgo Duka dhe biznesmenin Stath Telo.
Ky fshat shquhet edhe pėr poetikėn e tij, ku sot lėvrojnė botėn shkrimore dy poetė dhe shkrimtarė me zė si: Pirro Loli dhe Jorgo Telo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:15 pm

4. Lliari

Fshat nė lartėsi 720 m, rreth 2 km nė krahun e majtė tė lumit tė Zagories, nė rrjedhėn e poshtme tė tij, rrėzė malit tė Bucelthit. Pėrmendet pėr herė tė parė nė dokumentat osmane tė shek. XV e XVI me 15 familje si dhe nė ato tė shek. XVIII. Nė kėtė tė fundit dėshmohen ikjet dhe arratisjet e banorėve pėr t’u shmangur detyrimeve fiskale, sidomos xhizjes (taksė pėr kokė, qė vilej nė tė holla nga shtetasit e krishterė) gjatė periudhės 25 mars 1675 - 23 shkurt 1778. Lliari ėshtė pėrmendur nė qėndresėn antiosmane dhe kundėr islamizmit, ku ėshtė dalluar Apostol Llane, i cili mori pjesė nė revolucionin grek tė vitit 1821. Lush Nakaj dėshmohet si poet i spikatur popullor, tė cilin e imituan edhe shumė bardė tė mėvonshėm popullore nga treva e Zagories. Lliari ēeli shkollėn e parė nė gjuhėn greke nė vitin 1848, e cila vijoi deri nė fillim tė shek. XX. Nė kėtė shkollė ka dhėnė ndihmesė me vlerė Kiēo Sevo. Po kėshtu ka pasur njė kishė (Shėn Triadhėn) ndėrtuar mbi themelet e njė kishe tė vjetėr nga Patriarkana e Stambollit (1884) Ajo kishte vlera arkitektonike dhe artistike, por u shkatėrrua nė vitet 60 tė shek. XX Lliari sipas regjistrimit tė popullsisė mė 1852 ka pasur 25 shtėpi, mė 1899 – 350 banorė, mė 1913 - 272, mė 1927- 219 dhe 1939 – 300 banorė. Gjatė 30 vjetėve tė fundit tė shek. XIX ėshtė populluar me banorė tė ardhur nga Labova e Zhapės, Progonati dhe krahina e Kardhiqit. Gjatė shek. XVIII - XIX banorėt e Lliarit kanė pėrpunuar strallin dhe e tregtonin atė nė Greqinė Veriore. Kjo dėshmohet edhe nga ekzistenca e njė punishteje stralli nė shkėmbin e Reēit. Madje thuhet se Kiēo Ristani e Koēo Muēi nė vitet 1900 -1910 pėrgatisnin dhe armė zjarri. Banorėt e Lliarit kanė filluar emigrimin nė vitet e para tė shek. XIX dhe sidomos nė fund tė tij dhe 1900 – 1918, ku pėrmendet Thoma Koēi, Koto e Vasil Shabani, qė punonin nė oborrin e Sulltanit (Stamboll) dhe Rako Prifti si biznesmen nė kėtė qytet. Ky i fundit ka dhėnė ndihma
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:15 pm

materiale tė konsiderueshme pėr vendlindjen. Duhet tė pėrmendet kontributi i madh i dhėnė nga Prof. Filip Shabani nė lidhje me arsimin, ndihmesėn pėr bazė didaktike dhe pėr njė nga bibliotekat mė tė mėdha tė Jugut, me rreth 10000 tituj nė disa gjuhė si dhe evidentimin e ndihmesės qė ka dhėnė pėr gjuhėn e re greke nė bashkėpunim me tė mėdhenjtė: Palis, Psiharis, Fotiadhi, Dheltėn e tjerė.. Athanas Shabani, i cili ka dhėnė njė kontribut tė madh nė Shoqatėn “Vatra” nė Boston. Nė kėtė fshat pėrmendet Jano Dado, qė ka punuar sekretar i Mitropolisė sė Gjirokastrės nė vitet 20 - 30 tė shek. XX dhe ka qenė anėtar i delegacionit, qė i vuri kurorėn Viktor Emanuelit nė Romė, nė vitin 1939. Nė vitin 1939 Jano Ristani bashkėpunon me Mitro Dadon, Pilo Koēin, Kolo Bitėn, Thanas Kapedanin e tjerė dhe ngriti njė hidrocentral tė vogėl dhe e pėruruan pėr herė tė parė nė Lliar e nė Zagorie llampėn e parė elektrike, por kjo nuk pati jetė tė gjatė. Banorėt e Lliarit kanė marrė pjesė gjallėrisht nė Luftėn ANĒL. Kėshilli NĒL u krijua nė vitin 1942 dhe organizata e gruas nė vitin1943. Pėrgjegjėse e kėsaj tė fundit ka qenė Aleksandra Taēi. Fshati ka pasur 7 partizanė, nga tė cilėt 1 dėshmor. Nė Lliar ndodhet njė shtėpi e vjetėr e Koēaj me njė ndėrtim tė guximshėm arkitektonik tė veēantė, e ndėrtuar nė vitet ’60 tė shek. XIX dhe ka patur njė vidh madhėshtor me lartėsi 90 m dhe diametėr 3 m.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:16 pm

Pas ēlirimit, qysh mė 1945, si nė gjithė vendin dhe nė Lliar, u vendos sistemi i ri i grumbullimit dhe furnizimit, sipas tė cilit nga prodhimet bujqėsore dhe blegtorale qė prodhonte ēdo familje, pasi llogaritej shpenzimi vjetor, teprica i dorėzohej shtetit. Ky sistem nuk e nxiste prodhimin dhe mė pas u kalua nė sistemin e detyrimit (tatimit), sipas tė cilit ēdo familje ekonomi e fshatit nė vartėsi tė pronės do t’i dorėzonte shtetit prodhimin nė natyrė, qė caktohej nė fillim tė vitit. Mė 1956 u krijua kooperativa bujqėsore, e cila u bashkua me Zhejin nė vitin 1959. Baza e zhvillimit ekonomik ėshtė blegtoria e imėt dhe bujqėsia. Nė Lliar janė shquar pėr potencial tė madh intelektual dhe pėr shkollim jashtė vendit familja Shabanaj, e cila dhe nw ato vende ku janw shkolluar fėmijėt e saj ka dhėnė kontribut tė madh..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:16 pm

Nga Lliari janė pėrmendur: Kleo Miho, Filip Shabani, Perikli Shabani, Athanas Shabani, Thoma Shabani, Koēo Miho, Fori Shabani, Lefter Stefani, Kiēo Llane, Lono Miho e tė tjerė. Dy tė fundit janė dalluar nė Festivalet Folklorike lokale dhe Kombėtare. Familjet mė tė vjetra sipas dėshmive gojore dhe kujtesės historike janė: Llane, Miho, Muēi, Koēi. Evidente ėshtė se Perikli Shabani ėshtė hartues i ligjit tė Turizmit tė Republikės sė Greqisė, qė sot zbatohet prej 30 vjetėsh edhe nė Qipro. Nė vitin 1990 z. Perikli Shabani, nė cilėsinė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Turizmit tė Republikės sė Greqisė, erdhi nė Gjirokastėr nė krye tė njė delegacioni me ekspertė tė turizmit pėr tė realizuar ndihmesėn nė fushėn e turizmit pėr Gjirokastrėn dhe mė gjerė, por nuk gjeti mbėshtetjen e forcave pluraliste qeverisėse nė atė kohė, pasi ishte ende nė fillesė kultura turistike. Njė “imitacion” tė qendrės sė Lliarit ai ka realizuar nė Argos tė Peloponezit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:16 pm

Lliari ka meritė tė veēantė nw fushėn fotografike, pasi ka pasur korifejtw e kėsaj fushe Jano Ristanin dhe Vasil Ristanin. I pari arriti qė pėr herė tė parė nė studion e tij tė “imazhojw”artin e ngjyrimit fotografik ( fotografinė me ngjyra). Kėtė pėrvojė tė madhe fotografike qė ėshtw fushė studimi e studiuesve tė fushės fotografike, po e vijon artin e fotografimit fotografi tjetėr i talentuar Petrit Ristani ( djali i Vasilit) , i cili vijon udhėtimin e studios “Ristani” nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė.
Edhe nė fushėn e fesė ortodokse Lliari ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm duke pasur pėrfaqėsues tė shkolluar si Aleks K. Shabanin, Papa Konomin dhe Jorgo Filip Shabanin (Dukėn).
Fshati edhe sot ka njė poetencial tė madh kuadrosh si dhe vlen tė pėrmenden nė fushėn e letrave poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani, poeti Kristofor Llane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:17 pm

5. Ndėrani
Fshat nė lartėsi 740 m, nė krahun e majtė tė lumit tė Zagories, nė rrjedhėn e sipėrme tė saj. Pėrmendet nė regjistrat osmane tė shek. XV, XVI dhe thuhet se para kėtyre shekujve ka qenė buzė lumit, bashkė me Nivanin. Nė vitin 1952 dėshmohet me 18 familje. Nė fund tė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX janė vendosur nė Ndėran banorė tė ardhur nga Panariti i Korēės, Erseka, Picari, Progonati, Luzati i Tepelenės, Kuēi i Vlorės dhe Shqipėria e Mesme.
Gjatė viteve ’80 - 90 tė shek. XVIII kanė qenė bazė e sigurt e Ali Pashė Tepelenės, i cili ėshtė strehuar e ėshtė ruajtur nga familja Gjoni. Nė vitin 1852 ka pasur 65 shtėpi dhe nė vitin 1899 400 banorė. Nė fillim tė shekullit tė kaluar filloi emigrimi nė masė i popullsisė, kryesisht nė Kavallė e Larisė (Greqi e Maqedoni) dhe numri i banorėve zbriti nė 286 nė vitin 1913, 261 mė 1918 dhe 200 banorė mė 1939. Nga tėrmeti i vitit 1913 u shkatėrrua njė lagje, Milaria.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:17 pm

Ka patur mosmarrėveshje tė vazhdueshme me Sheperin pėr Malin e Rapavicės, e cila u zgjidh nė interes tė sheperiotėve, nė fillim tė viteve ‘30 tė shekullit tė kaluar. Banorėt e Ndėranit kanė marrė pjesė aktive nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe nė radhėt e saj u inkuadruan 7 partizanė. Aty u vendos shtabi i Zonės Operative Vlorė - Gjirokastėr (verė 1943). Mė 1957 u formua kooperativa bujqėsore, e cila u bashkua me Sheperin e Nivanin (1961) dhe me fshatrat e tjerė mė 1970. Mė 1969 u ēel shkolla 8 vjeēare. Bimėt e arave, blegtoria e imėt dhe frutikultura janė bazė e zhvillimit tė ekonomisė. Sot ka njė punishte, qė pėrpunon mbi 20kv djathė tė bardhė, kaēkavall nė ditė. Familjet mė tė pėrmendura tė Ndėranit janė: Gjoni, Peri, Dervishi, Puraveli, Koēiu,Konomi, ndėrsa si biznesmenė: Ēaē Puravelli e Vangjel Dervishi, qė kanė zhvilluar veprimtari aktive tregtare nė Pėrmet nė vitet ‘30 tė shek. XX. Tė dėnuar politikė nga Diktatura: Sofokli Peri e Toli Kuro. Duhet theksuar se fshati Ndėran shquhet pėr potencialin intelektual qė mbart. Nga ky fshat ėshtė studiuesi me mjaft emėr, hulumtues dhe njė nga nismėtarėt e krijimit tė Shoqatės Atdhetare – Kulturore “Ēajupi” z. Evjen Peri si dhe studiuesi tjetėr Viktor Dervishi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:17 pm

6. Nivani

Fshat nė lartėsi rreth 800 m, nė krahun e djathtė tė lumit tė Zagories, rrėzė Biseit. Ėshtė qendra e komunės sė Zagories qė pėrfshin 10 fshatrat e krahinės. Pėrmendet si vendbanimi i lashtė dhe thuhet se, para pushtimit osman, ishte vendosur pranė lumit, sė bashku me Ndėranin. Simbas regjistrave osmane nė vitin1431 ka patur 28 familje dhe paguante taksė vjetore 2007 akshe; mė 1582 42 familje. Ndėrsa nė vitin 1852 Nivani i sipėrm dėshmohet me 40 shtėpi dhe i Poshtmi me 20. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, 9 familje tė pasura tė fshatit, u vunė nė shėrbim tė qeveritarėve osmanė dhe disa prej tyre pėrqafuan fenė islame. Nivani u bė i dėgjuar pėr Manastirin e tij Shėn Mėhill, nė tė cilin janė zhvilluar shumė mbledhje, kuvende, panaire e festa fetare qė nga shek. XVIII e deri nė ditėt tona. Pranė kėtij manastiri ėshtė ēelur shkolla qendrore, gjysmė e mesme e Zagorisė. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX Nivani ėshtė populluar me banorė tė ardhur nga Pėrmeti, Erseka dhe Kurveleshi. Nė Manastirin e Nivanit nė kėto vite u bėnė mjaft pėrpjekje pėr tė kthyer shkollėn greke nė shkollė shqipe. Mė 21.09.1896, Mitropoliti grek i Gjirokastrės (Grigori) mallkoi banorėt e Nivanit, qė nuk i dėrguan fėmijtė nė shkollėn greke tė fshatit dhe ajo u mbyll. U hap 1899 me 65 nxėnės. Nė fillim tė shek. XX filloi nė masė emigrimi i popullsisė dhe ajo zbriti nga 580 banorė mė 1899 nė 63 shtėpi dhe me 314 banorė nė vitin 1918, mė 1927 - 349 dhe 200 banorė mė 1939. Shkolla shqipe u ēel mė 1922. U mbyll brenda vitit dhe u hap pėrsėri mė 1925.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:17 pm

Nivani ka qenė baza e Luftės ANAĒL e qarkut tė Gjirokastrės. Aty janė formuar batalioni “Naim Frashėri”. Ka qenė vendosur Komiteti i Rinisė Komuniste tė Qarkut, spitali partizan, baza teknike e Qarkut. Nė Luftėn ANAĒL janė inkuadruar 21 partizanė dhe ka rėnė Heroi i Popullit Themo Vasi dhe dėshmorėt: Kiēo Semi e Miltjadh Marjani. Pas ēlirimit nė Nivan u bėnė mjaft ndryshime. U krijua kooperativa bujqėsore (1957), u ēel Qendra Shėndetėsore, shkolla e mesme bujqėsore, u vendos qendra e lokalitetit, kooperativės dhe Kėshillit tė Bashkuar e tjerė. Drejtimi kryesor i ekonomisė ėshtė prodhimi i drithrave tė bukės, i perimeve, blegtoria e imėt dhe frutikultura. Familjet mė tė mėdha janė: Harito, Kondi, Vasi, Semi e Peēi. Prej tyre pėrmenden: Ilia Semi, Stathi Kondi, Afroviti Harito, Theodhori Koxhioni, Vasil Semi, Rako Vasi, Pano Kondi, Fotini Ēavo, Ndreko Harito e tjerė; ndėrsa si biznesmenė: Sofokli Kondi e Andon Vasi, qė zhvillonin veprimtari nė Pėrmet dhe Leonidha Vasi nė Sarandė. Mė 02.10.2003 u vendos nė Nivan busti i Heroit tė Popullit Themo Vasi, i pėrgatitur nė bronz me shpenzimet e pėrballuara nga komuniteti i fshatit, qė banon kryesisht nė Shqipėri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:18 pm

7. Sheperi

Fshat rrėzė Dhėmbelit, nė mes tė rrugės Gjirokastėr – Poliēan - Pėrmet, nė lartėsinė 800 m. Mė parė ėshtė vendosur nė P tė tij dhe pėrmendej me emrin Tėrrovė. Ėshtė fshat i vjetėr; dėshmohet pėr herė tė parė me kėtė emėr nė regjistrat osmane tė vitit 1431 me 38 shtėpi dhe mė 1583 me 173 shtėpi. Sipas statistikave tė kėtij tė fundit, paguante 4550 akēe, taksė vjetore dhe pėrmendet si fshat derebend, qė ruante me 200 burra rrugėn Gjirokastėr - Gryka e Selckės – Pėrmet, ndėrsa nė njė dokument osman (4. 11. 1758) caktoheshin kufijt e tij. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII kishte 300 shtėpi dhe 3 hane pėr karvanet tregtare, qė kalonin nė rrugėn Korēė – Pėrmet - Qafa e Dhėmbelit – Dropull - Sarandė. Mė 1852, sipas historianit grek P. Araventinoi kishte 150 shtėpi dhe mė 1898 – 1200 banorė. Sheperi ka pasur shkollė nė gjuhėn greke nė vitin 1874; gjithashtu mjaft nxėnės frekuentonin shkollėn e Nivanit nė vitet ’80 tė shek. XIX. Ndėrsa nė vitin 1898 shkolla e Sheperit kishte 65 nxėnės dhe 2 mėsues. Pėr mbajtjen e saj fshatarėt jepnin ndihmė 1350 grosh nė vit. Nė fillim tė shekullit tė kaluar u bėnė pėrpjekje tė shumta pėr shkollėn shqipe. Mė 1906 funksiononte njė shkollė shėtitėse e fshehtė pėr mėsimin e gjuhės amtare, ndėrsa nė vitin 1910 u krijua “Lidhja Ortodokse”. Nė dekadat e para tė shek. XX filloi emigrimi masiv; rreth 40 familje u vendosėn kryesisht nė Maqedoni dhe Greqi. Numri i popullsisė u pakėsua nga 650 banorė nė vitin 1913 nė 529 mė 1927 dhe 95 shtėpi mė 1939. Shkolla e parė shqipe u ēel me pėrpjekjet e Ilia Dilo Sheperit mė 1917 me 35 nxėnės dhe dy mėsues, njė italian. Nė vitin 1918 njė bandė nga Navarica e Sarandės bėri masakėr nė Sheper. Pas vitit 1920 u vendos postkomanda e xhandarmėrisė dhe komuna e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Today at 9:34 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 41Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 21 ... 41  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: