Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 22 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:18 pm

Zagories. Gjatė viteve 20 -tė shek. tė kaluar mjaft sheperiotė janė pėrfshirė nė lėvizjen patriotike e demokratike, sidomos nė Luftėn e Vlorės dhe nė Revolucionin e qershorit, ku janė dalluar Sofokli Ēapi, Janaq Bulo, Sokrat Nashi. Sheperi ka dhėnė njė ndihmė me vlerė gjatė Luftės ANAĒL. Ai ka qenė njė nga fshatrat bazė tė kėsaj lufte pėr qarkun eGjirokastrės. Atje u vendos shtabi i Zonės Operative Vlorė - Gjirokastėr (tetor 1943), misioni anglez, teknika e partisė, Qarkori i saj, Kėshilli Nac. i Qarkut, punėtoria partizane, depot e municioneve e tė veshmbathjes tė Qarkut tė Gjirokastrės e tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:18 pm

Nė Sheper u krijua njėsiti guerril, ēeta “Andon Zako”, batalioni “Naim Frashėri”, BrVIII, XIV S. Kanė marrė pjesė nė kėtė luftė 25 vetė, nga tė cilėt tre tė rėnė si dhe 18 viktima lufte. Kanė marrė pjesė nė Kėshillin NAĒ tė fshatit: Nasho Idrizi, Vangjel Kaso, Nasho Papuli, Harito Nashi, Vasil Pite, Sokrat Nashi, Seve Ngjela.
Janė internuar nga gjermanėt: Aristidh Duli, Milo Rako, Sotir Koēiu dhe Theodhori Duli. Sheperi u dogj dy herė gjatė operacionit tė janarit pjesėrisht dhe atij tė qershorit (13. 06.1944) tėrėsisht. Gjatė operacioneve u dogjėn 78 shtėpi, 38 kasolle, u grabitėn 250 krerė bagėti tė imta, 20 pendė qe, 20 lopė e mushka e 70 zgjoj bletėsh. Sheperi ka tradita patriotike kulturore dhe arsimore, ku ėshtė shquar poeti Andon Zako Ēajupi, Ilia Dilo Sheperi dhe janė dalluar mjaft tė tjerė. Deri nė vitin 1945 ka pasur rreth 20 vetė me arsim tė lartė dhe rreth 200 nė 50 vitet e fundit, si dhe mbi 200 oficerė. Mė 1947 u ēel shkolla 7 vjeēare. Mė 22. 04. 1957 u krijua kooperativa bujqėsore, mė 1961 u bė bashkimi me kooperativėn e Ndėranit dhe tė Nivanit dhe mė 1967 me Konckėn dhe Topovėn. Mė 1968 - 1969 u ndėrtua Pallati i Kulturės, dyqani i shitblerjes, kopshti i fėmijėve, infermieria, ujėsjellėsi, muzeu, grupi folklorik, furra e bukės dhe menca. Mė 27. 03. 1960 u bė pėrurimi i rrugės automobilistike Poliēan – Sheper. Mė 1957 kishte 245 banorė mė 1990 - 53 shtėpi. Nė vitet 1945 - 1990 janė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:18 pm

larguar nga fshati 30 shtėpi dhe nė tė gjithė Shqipėrinė kanė emigruar 21 familje nė Greqi. Ndėrsa nė vitin 1991 kanė emigruar nė Greqi 21 familje. Tė dėnuar politikė nga diktatura: Kiēo Ngjela, Koēo Dilo, Lipe Nashi, Margarit Dilo, Peēo Kagjini, Peēo Rako, Sotir Haxhi, Spartak Ngjela, Themo Muzha, Vasil Duda, Vangjel Lesho.
Drejtimi kryesor i ekonomisė ėshtė prodhimi i drithėrave tė bukės, rritja e bagėtive tė imta dhe vreshtaria. Pėr kėtė tė fundit u ngrit nė vitet ’20 tė shek. tė kaluar njė bllok me 30 ha vreshtė.
Me nismėn e sheperiotėve dhe njė grupimi intelektual zagorit tė ngritur enkas dhe tė pėrkrahur nga Shoqata dhe Komuna e Zagories nė Sheper u vendos busti i Mėsuesit tė shquar me kontribut tė madh kombėtar, hartuesit tė tė parės gramatikė dhe sintaksė shqipe pėr shkollat emesme, Ilia Dilo Sheperit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:18 pm

Kohėt e fundit pėr Sheperin po jepet njė kontribut i madh pėr pasqyrimin e traditės historiko - kulturore. Nė kėtė aspekt shquhen publicistėt Ilia Laska dhe Stavro Ēapi, tė cilėt kan ėshkruar mė bashkautorėsi librin “SHEPERI”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:21 pm


Terrova
Vendbanim i vjetėr, rreth 2,5 km nė J tė Sheperit, pranė sheshit tė Shėn Thanasit (nė rrugėn Sheper - Poliēan). Fjala “Tėrrovė” vjen nga sllavishtja terati, nė shqip “ndjek” ose “gjuaj”. Sot kėtu ruhen gjurmėt e njė pusi dhe qeramike. Thuhet se ky vendbanim ėshtė braktisur para sundimit osman dhe banorėt e tij janė vendosur kryesisht nė Sheper.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:24 pm

8. Zheji

Fshat i pozicionuar nė lindje tė Malit tė Bucelthit, me lartėsinė 700 m. Shtrihet rrėzė Belenatit dhe rrethohet me kodra tė ulėta. Lidhet me Ēajupin me dy rrugė kėmbėsore, njėra kalon nė Buzėn e Rripės (ndėrmjet Strakavecit dhe Bucelthit) dhe tjetra nė anėn JL tė kėtij tė fundit. Sipas tė dhėnave ėshtė vendbanim i lashtė. Kjo vėrtetohet katėrcipėrisht se nė Belenat dhe Vėrri tė Zhejit janė gjetur varre dhe qeramika tė periudhės antike. Zheji fillimisht ka qenė i pozicionuar rreth 2km nė VL tė tij. Pėrmendet nė shek. XI njė manastir i madh dhe nė regjistrimet e osmanėve nė shek. XV- XVI. Sipas kėtyre burimeve mė 1431 kishte 34 familje dhe mė 1583 - 45 familje. Ndėrsa mė 1852, sipas historianit grek P. Arvantinoi, ka patur 80 shtėpi dhe mė 1898 – 800 banorė. Mė 1887 ēeli shkollėn nė gjuhėn greke, e cila frekuentohej edhe nga nxėnėsit e ardhur nga Lliari. Mė 1898 shkolla kishte 50 nxėnės dhe pėr mbajtjen e saj mblidheshin nga fshatrat 500 grosh nė vit. Duhet evidentuar se nga guri i Zhejit, i gdhendur me mjeshtėri janė pėrgatitur qoshet e shtėpisė madhėshtore tė Vangjel Zhapės nė Labovėn e Zhapės.
Pėrpjekjet e patriotėve tė Zhejit pėr mėsimin e gjuhės shqipe u shtuan nė dekadėn e dytė tė shek.XX. Mė 1910 emigrantėt Jano Marka e Spiro Vllahu sollėn abetare dhe libra nė gjuhėn amtare. Shkolla shqipe u hap nė vitin 1917 me dy mėsues, njėri italian, qė jepte gjuhėn italiane. Mė 1913 ka pasur 612 banorė dhe mė 1927 – 529 banorė. Gjatė viteve 1920 -1924 janė zhvilluar veprimtari pėrparimtare, atdhetare, kryesisht nga zhejotė qė ishin nė emigracion.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:25 pm

Morėn pjesė nė luftėn e Vlorės: Foto Menkshi, Gaēe Qendro, Miltjadh Garo, Perikli Ēarka e Petro Garo, ndėrsa Revolucioni i Qershorit u pėrkrah dhe u ndihmua nga Sotir Gjergo. Zheji ka pasur 12 kisha dhe feston ēdo vit Shėne Premten. Nė muajt gusht - tetor 1918 vdiqėn nga gripi 91 vetė. Gjatė 3 dekadave tė shek. tė kaluar ka pasur 3 dyqane, 2 mullinj bloje dhe 7 zanatxhinj. Prezenca e tyre i ka dhėnė kėtij fshati zhvillim industrial. Nė kėtė periudhė mjaft zhejotė emigruan dhe rreth 40 familje nuk u kthyen. Ata u inkuadruan nė vende ku shkuan nė shoqėri atdhetare, tė organizuar nga emigrantėt shqiptarė. Ndėrsa nė Zhej u krijua shoqėria “Pėrparimi” (1922) dhe “Ylli teatral”. Populli i Zhejit ka marrė pjesė gjallėsisht nė Luftėn ANAĒL. Njė veprimtari tepėr aktive luftarake me skuadra tė armatosura pėr mbrojtjen e pasurive fshatare, formimi i njėsitit guerril tė armatosur, organizata e gruas, e cila mundėsoi ndihmesėn e kualifikuar pėr veshje tė partizanėve dhe transportimin me kafshė tė materialeve nė: Pogon, Libohovė, Bregdet, Kurvelesh. Edhe njėsiti i armatosur i Zhejit nė vitin 1943 mori pjesė nė veprime luftarake nė: Mezhgoran, Pėrmet, Libohovė, Gjirokastėr dhe Kuqar (27. 06. 1943). Nė 1944 nė fshatin Zhej u bė mbledhja e Intelektualėve. Zheji u dėmtua shumė nga kjo luftė. Gjatė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:25 pm

dy operacioneve armike u dogjėn 65 shtėpi e 18 kasolle, u grabitėn 63 qe, 12 kafshė pune, 200 krerė bagėti tė imta dhe u shkatėrruan 43 koshere bletėsh. U internuan nė Itali Kiēo Kllapi (1939) dhe nė Gjermani Gaēe e Sokrat Qendro, ndėrsa u burgosėn nga italianėt: Thoma Ēarka, Pirro Bita e Vasil Shaka. Morėn pjesė nė kėtė luftė 18 vetė, nga tė cilėt ra dėshmor Spiro Zogo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:25 pm

Pas ēlirimit u ngrit ambulanca e parė (1946) me Vito Gjonin e Pirro Kllapin; u ēel shkolla 7 vjeēare (1947), u vendos qendra e lokalitetit pėr fshatrat: Zhej, Lliar, Doshnicė, Hoshtevė, Vithuq; u krijua kooperativa bujqėsore (19.08.1956) me kryetar Spiro P. Ēarka dhe mė 1958 u kolektivizua gjithė fshati. U bė telefonizimi (1967), elektrifikimi (22.09.1969) dhe mė pas, nė tetor tė atij viti, u pėrurua kompleksi: ambulancė e konsultore, shtėpi lindjeje, ēerdhe kopsht fėmijėsh, banja e lavanteri, hotel, mencė e furrė buke. Ka pasur njė grup folklorik, i cili ėshtė dalluar nė festivalet folklorike e kombėtare. Zheji, nė fillim tė viteve 1945, kishte rreth 100 shtėpi me 500 banorė, nė pas u larguan 150 vetė, mjaft prej tyre me familje. Sot ka 22 shtėpi me 59 banorė. Drejtimi kryesor i ekonomisė janė drithrat e bukės, pemtaria, vreshtaria, blegtoria e sidomos bagėtia e imėt. Familjet mė tė vjetra janė: Sevajt, Dukajt e Shehitajt, ndėrsa mė tė mėdhatė dhe mė tė pėrmendurat janė: Ēarkajt, Qendrajt, Menkshajt, Garulajt, Bitajt, Garajt, Kllapajt, Sulajt, Qorrajt, Stefajt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:26 pm

Nė lėvizjen kulturoro- artistike e letrare janė dalluar sidomos familja e Spiro Zhejit si Petro e Gjergj, Vera dhe Artur Zheji, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė madhe edhe nė shkallė vendi si dhe nė shkėmbimin universal tė vlerave. Gjithashtu duhet tė pėrmendet kontributi qė jep nė evidentimin evlerave tė Zhejit poeti Anastas Bita, i cili ka botuar librin e tij poetik tė titulluar “ Mė kėrkoni atje ku nuk jam”. Kohėt e fundit duke u nisur nga nostalgjia kanė filluar tė mbijnė libra tė rinj kryesisht tė folkloristikės popullore, pra tė bazuar nė tabanin popullor si: Jorgo Dhespa me veprėn “Kthehem atje ku u nisa” dhe Jani Ballo me librin “Po nis bletėn”, tė cilėt i kėndojnė edhe bukurive tė Zhejit dhe gjithė Zagorisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:30 pm

9.Vithyqi

Fshat nė lartėsinė 500 m, i vendosur rreth 1 km nė tė djathtė tė rrjedhjes sė poshtme tė lumit tė Zagories. Vendasit e thėrrasin Bythyq ose Fshat i Vogėl. Pėrmendet pėr herė tė parė nė vitin 1852 me 15 shtėpi, nė 1913 me 94 banorė, mė 1927 me 93 banorė, dhe mė 1961 me 12 shtėpi. Popullsia e fshatit ka marrė pjesė nė Luftėn ANAĒL. Nė rreshtat partizane janė inkuadruar 8 vetė dhe nė njėsitet guerrile 2 vetė. Gjatė kėsaj lufte ėshtė ngritur spitali partizan dhe ranė dėshmorė: Dhiogjen Vito, Koli Nika dhe Vangjel Vito. Drejtimi kryesor i ekonomisė ėshtė blegtoria, pemtaria dhe drithrat e bukės. Sot ka dy shtėpi (Familja e Polikron Durit dhe Trifon Nikės). Familjet mė tė pėrmendura janė: Duri, Vito (Mė parė quheshin Nikaj dhe janė me origjinė tė largėt vėllej), Rroshi e tjerė.
Duhet pėrmendur se nga Fshati i Vogėl origjinoheshin fotografėt e spikatur Koēo Duri, Filip dhe Jorgo Vito, qė kanė dhėnė njė kontribut tė veēantė nė fotografinė shqiptare duke evidentuar momente shumė tė rėndėsishme historike tė vendit dhe kryesisht tė Gjirokastrės. Nė traditėn e tyre ecėn sot Viktor Filip Vito, i cili ka njė Studio moderne fotografie tė quajtur “VITO”. Kohėt e fundit z. Trifon Nika pėr tė evidentuar vlerat e kėtij fshati ėshtė shkruar njė libėr me kujtime me titull “Themelet kanė mbetur”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:30 pm

10. Topova

Fshat nė lartėsinė 600 m, rreth 2km. Nė tė majtė tė rrjedhės sė sipėrme tė lumit tė Zagorisė, shtrihet nė njė gropė nė tė dy anėt e pėrroit me tė njėjtin emėr. Ėshtė qendėr e vjetėr banimi. Shekuj mė parė ka qenė e vendosur buzė lumit. Pėrmendet pėr herė tė parė nė regjistrat osmane tė shek. XV- XVI. Sipas burimeve tė shkruar mė 1431 – 1432 kishte 19 familje, mė 1582 – 23 familje, mė 1852 - 45 shtėpi dhe mė 1898 - 350 banorė. Ka pasur katėr kisha, nga tė cilat ajo e Shėn Mėrisė ka qenė mė e vjetėr se ajo e Shėn Kollit, qė ruhet si monument kulture. Shkolla e Topovės u ēel nė vitin 1874 nė gjuhėn greke dhe nė vitin 1898 kishte 30 nxėnės. Pėr mbajtjen e saj banorėt e fshatit jepnin 500 grosh nė vit. Popullsia ka tradita luftarake: ka pėrkrahur Ali Pashė Tepelenėn pėr t’u shkėputur nga Turqia; ėshtė dalluar nė luftrat pėr pavarėsi kundėr sundimit osman, sidomos nė vitet 1720 - 1735, nė revolucionin grek mė 1821, mė 1912, ku pėrmendet Mihal Nika dhe nė revoltat antifeudale (1922 - 1928). Sipas regjistrimit tė viteve 1913 kishte 287 banorė dhe nė vitin 1927 - 300. Nė kėtė periudhė ka qenė pėr disa vjet qendėr e komunės. Gjatė viteve 1890 - 1940 mjaft biznesmenė nga Topova kanė zhvilluar veprimtari tė gjerė tregtare si: Aleks e Mihal Dilo nė Gjirokastėr, Tepelenė e Pėrmet. Mite Pango, Jorgo e Mihal Lito nė Dhramė e Selanik, Mite e Qirjako Dhefto nė Maqedoni. Ndėrsa tregtarėt mė tė vegjėl kanė qenė: Pano Dilo nė Pėrmet, Vasil Dilo nė Topovė dhe Kristaq Dushi e Loto Murati nė Gjirokastėr. Popullsia ka marrė pjesė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:30 pm

aktive nė Luftėn ANĒ. 12 vetė janė inkuadruar nė forcat partizane dhe 15 nė terren. Prej tyre ranė dėshmorė: Aristotel Dhefto, Kiēo Joanidhi e Orest Dilo. Ndėrsa nga bombardimet ajrore u vra Lefteri Murati. Topova ka qenė njė nga bazat mė aktive tė Luftės. Aty dhe nė Katal kanė ardhur e strehuar ēeta “Hajredin Tremishti” dhe tė deleguarit e parė tė Qarkut tė Gjirokastrės Mustafa Matohiti, Tahir Kadareja dhe Bexhet Mema (1942 -1943). Ata qėndruan fillimisht 19 ditė dhe gjatė kėtyre ditėve nė bashkėpunim me krerėt e saj dhe Vito Pangon e Xhorxhi Zėrėn bėnė mbledhjen me banorėt e fshatit, tė cilėt vendosėn aktivisht tė pėrqafojnė Luftėn Nacionalēlirimtare, ndėrsa tė deleguarit ndihmuan nė organizimin e Kėshillave Nacionalēlirimtare, njėsiteve guerrile dhe grupit edukativ, qė ishin krijuar qysh nė pranverė tė viti 1942. Topova u dogj pjesėrisht dy herė nga gjermanėt. Nė Topovė u ngrit spitali partizan. Nė vitin 1946 erdhėn nė Topovė nga UNRA ndihmat e para me ushqime dhe veshmbathje pėr gjithė Zagorinė. Nė verė tė atij viti ishte ngritur nė Topovė dyqani i fshatit, i cili tregtonte ushqime e materiale tė domosdoshme pėr gjithė krahinėn. Pas ēlirimit ka qenė pėr disa vjet qendėr e pushtetit lokal tė Zagorisė. Janė ngritur kėtu materniteti dhe spitali i krahinės. Nė vitin 1962, si pasojė e shirave tė shumtė e tė rrėmbyeshėm, Topova pėsoi rrėshqitje tė mėdha dheu, qė shkatėrruan linjėn urbane tė saj. Tė dėnuarit politikė me burg nga rregjimi socialist: Andon Koēi (Marko), Alqiviadh Dhefto, Ēako Nika, Sofokli Mėhilli, Mihal Dilo, Pilo Miha, Themo Vasha, Leonidha Dushi dhe Vasil Deēka. Sot ka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:31 pm

shkollė fillore, 16 familje me 40 banorė. Mė 18. 07. 2002 u pėrurua kisha e Shėn Gjergjit sponsorizuar dhe ndėrtuar nga Arqile Ēako Nika. Familjet mė tė vjetra dhe mė tė pėrmendura janė: Dilo, Pango, Lito, Joanidhi, Toli e Dhefto. Blegtoria e imėt dhe bimėt e arave janė drejtimet kryesore tė zhvillimit ekonomik. Kultivon qershitė, pjergullat, kumbullat, fiqtė, arrat e lajthitė. Pėr kėto poeti popullor kėndon: Topovė e dashur, Topovė e lajthisė,
Ē’tė paskan hije rrėnjėt e bukurisė! Evidente ėshtė se nga ky fshat e ka origjinėn piktori i madh i lauruar me ēmime ndėrkombėtare nė konkurse botėrore tė pikturės, ikonografi i madh Dhimitėr Dhima. Topova edhe sot ka talente nė fushėn e pikturės qė mund tė krenohet, njėri dhe mė i dėgjuari i saj n ėrang kombėtar ėshtė Ksenofon Dilo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:31 pm


Plesha

Vendbanim i vjetėr pranė Hoshtevės, rreth 1km nė JL tė saj. Pėrmendet pėr herė tė parė nė shek XI njė manastir i madh, ngritur nė Pleshė. Nė shek e XV ishte qendra mė e madhe e banuar nė krahinėn e Zagorisė. Nė regjistrimet osmane tė viteve 1431 - 1432 ajo kishte 49 familje dhe mė 1582 - 78 shtėpi. Gjatė viteve ‘40- ‘60 tė shek XVIII pushtuesit osmanė mundėn tė islamizojnė nė Pleshė njė numėr tė vogėl banorėsh, tė cilėt u dėbuan mė pas nė Malshovė. U shkatėrrua si fshat nė gjysmėn e dytė tė kėtij shekulli dhe popullsia u vendos kryesisht nė Hoshtevė, Greqi dhe Itali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:31 pm


Lukaj

Vendbanim i vjetėr, rreth 2km nė VP tė Nivanit, ndėrmjet Pėrroit tė madh dhe Horberit. Banorėt janė shpėrngulur prej kėtij tė fundit, pranė shpellės nėn Cjepur dhe mė pas pranė kishės sė Shėn Sotirit e Shėn Kollit, ku ruhen rrėnojat e njėrės prej tyre. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX ėshtė braktisur pėr shkak tė rrėshqitjes sė tokės dhe popullsia ėshtė vendosur kryesisht nė Nivan. Ka ekzistuar si fshat i emėrtuar Nivan i Poshtėm, mė 1856 me 15 shtėpi. Prej tyre pėrmendej familja Xhelaj me 48 banorė. Nga kjo familje ėshtė dalluar njė klerik i lartė (dhespot), qė ka jetuar nė Stamboll. Thuhej se ky dėrgoi nė Llukaj nipin e vet qė t’u tregonte vendndodhjen e thesarit. Por atė e vranė qė tė mos bėhej pjesėtar nė ndarjen e tij. Kleriku i zėmėruar erdhi nė Llukaj, i mallkoi dhe familja u shua. Edhe familja e Kristo Gajdes pati tė njėjtin fat. Ndėrsa nga familja Llukaj ndeshim Petro, Jano, Sotir , Dhimitraq e Spiro, ky i fundit u shpėrngul nė Nivan nė fund tė viteve ’50 tė shek XIX. Familja tjetėr qė dėshmohet ėshtė e Marisajve, ku pėrmendet Spiro Marisa. (Ilia Semi, dorėshkrim, ruhet nga Ilia Laska).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:31 pm

Shėnim:
Mė lart u paraqitėn disa veēanėsi tė tipizuara tė fshatrave tė krahinės sė Zagorisė, tė cilat plotohen me materiale ilustruese gjatė zbėrthimit analitik qė bėhet nė ecurinė e librit “Perla”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:32 pm

*
Fushės sė Ēajupit

NGA ANDON KONOMI

. . . Fushė e bukur anembanė, me ujė erėza tė mira,
Shėneprėmten edhe Bratnė, vetėm duket hapėsira!
Buzė e Rripės dhe Teqeja, o moj ti, e zeza Hanko,
ku kullosin kopeja,
Ujė i ftohtė nė Janko, se ē’mė pihet vetėm njėherė,
i shkreti po ėshtė i ftohtė,do tė rri tė marr njė erė...
Kur kujtoj, mė venė lotė, tė shtrihem nėn hije,
dhe tė flė nja dy- tre orė, atij vendi me shije,
tė dėgjoj zile e kėmborė, tė ngrihem e tė ha bukė,
nėn hije tė murrizit,djath tė leshtė nė kripė,
sikur jam afėr Parisit!
Tė dalė poshtė nga Rrėza, nė atė tė bukur tokė,
tė dėgjoj zogj e thėllėza dhe t’ia marr kėngės tok.
Si erret ashtu pasdreke, zjarr mė ndezin ca ēobanė,
njerėzit vinė vergje – vergje me uri bukėn e hanė!
Ngrihem nė mėngjes pa gdhirė ha, pi, ē’tė mė dojė goja
dhe rri nė atė “ftohtėsirė”, majė bregut tek :”O. . . o -ja”
Lum , o Zhej, kam thėnė, nė ato brigje, nė ato maja,
tė bukur fushė ke zėnė, qė sa u ēudit dynjaja!...
Shkėmbi, Qafa dhe Bucelthi,me Ēajupin kur takojnė,
atje ujku, atje derri, atje sorkadhet vallėzojnė!
Moll’e Gjondreut, Zaskaj, Shėndėlliu nė Bregn’ e Bolit,
mė vjen mall pėr atė maj’, si Pashai karshi Gjolit !
Grop’ e Milaj me Defile, Mavriqeti me Shėn Mėri,
qė mban erė trėndafile, Ar’ e Xhekės me Gjonzi,
vapė e keqe kur shtrėngonte, qė nė Gjonē e nė Shėn Mėri,
cinxuri qė cinxėronte, thoshte pėr nja dy a tri.
Kur nė ėndėr mė kujtohe, mė vjen tė flas, o Zhej,
nė kėtė mėrzi tė largėt, i mjeri ku tė tė gjej !...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:32 pm

*
Potencialet turistike tė Zagorisė


FUSHA OSE PLLAJA E ĒAJUPIT

Fusha karstike e Ēajupit, ose pllaja e Ēajupit, shtrihet rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Ajo pozicionohet midis majės sė Ēajupit, maleve tė Topovės, kullotave tė Karagjozatėve, maleve tė Labovės dhe malit tė Bucelthit. Maja e Ēajupit ėshtė njė majė nė malin e Lunxhėrisė me lartėsi 1536 m, i pėrbėrė nga shkėmbinj gėlqerorė, me dukuri e tipizime tė shumta karstike.
“Porta” hyrėse nga Zagoria pėr nė fushėn e Ēajupit ėshtė gryka e Shėnepremtes, e cila krijon lidhėsi me Hijen e Mallkuar, njė vend i ndritur historikisht, ku Kapllan Pasha me dy sejmenė tė tij, gjetėn vdekjen nga tehu i shpatės sė kapedanit zagorit Kiēo Vlashi nga Hoshteva, i motivuar figuracionalisht nga populli i Zagorisė “Dreri i maleve”. Arsyeja e dhėnies sė kėtij motivimi lidhet me faktin kokėfortė historik, pasi nė sheshin e Ēajupit nė kėtė teatėr tė veprimit luftarak Kapedani trim Kiēo Vlashi me ēetėn e tij asgjėsoi njė hordhi tė tėrė turke, e cila humbi nė kėtė akt luftues dhe drejtimin e saj, pasi komandanti i saj, Shapllo Beun, mbeti i vrarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:32 pm

Formėzimi i Fusha e Ēajupit ėshtė pak a shumė i rrumbullakėt. Si rrjedhojė e rrethimit me maja maja malesh krijohet mundėsia eprezencės sė ujėrave dhe burime tė shumta, katėr burime, tė cilėt kanė njė ujė tėrėsisht tė kristalizuar dhe emėrtohen: burimi i Papalepurit, uji i ftohtė dhe shumė i lehtė; burimi “Janko”, “Ojen” dhe mbreti i burimeve Brati, i cili dallohet pėr ujin etij shumė tė ftohtė, por edhe me vlera tė mėdha kurative tė provuara pėr kurim sėmundjesh tė ndryshme dhe kryesisht pėr kurimin e sėmundjeve nga tuberkulozi. Kjo aftėsi “burimore” ėshtė tipizuar edhe nė folkloristikėn e zonės, e cila ėshtė me emėr jo vetėm nė rreth, por edhe nė vend e mė gjerė. Ja si shprehen cilėsitė ujore tė kėtyre burimeve: “Brati me ujė tė ftohtė, / kur e pi tė rrjedhin lot, / “Gropė e lotėve” rrėzė malit, /“Papalepuri”, ujė zallit ./“Jankua” me “Buzėn e Rripės”, /Sa lezet qė janė sipėr /edhe “Ojen” kur shikon,/nė anė tė rrugės buron.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:32 pm

Pozicionimi i tillė, prezenca e ujėrave, klima e shėndetshme me njė ajėr tė pastėr, lulet shumėngjyrėshe, bimėt medicinale, prezenca e bimės aromėkėndhshe tė ēajit, pasazhet natyrale tė magjishme e bėjnė kėtė pllajė njė qendėr tė rėndėsishme klimaterike, tė pashfrytėzuar deri tani. Kjo “magji” ka njė sipėrfaqe rreth 200 ha. Fusha e Ēajupit ėshtė futur shpesh nė lakmitė e tė pasurve, tė cilėt kėrkonin ta bėnin pronė tė tyre. Nė fund tė shekullit tė XIX u shpenzuan mijėra napolona flori pėr tė shpėtuar kėtė pasuri kaq tė vyer nga lakmia e Sabri bej Gjirokastrės, i cili pretendonte se ishte e tij. Vlen tė pėrmendet mbėshtetja ligjore qė pronarėt e ligjshėm, banorėt e fshatrave Lliar, Zhej gjetėn tek Ilia Harito, njė personalitet nė fushėn e jurisprudencės, i cili, veē ndihmės qė ju dha atyre, duke ua siguruar pronėsinė mbi Ēajupin edhe me vendim gjyqi, u dallua edhe si njė atdhetar me veprime tė shquara nė shėrbim tė ēėshtjes sonė kombėtare. Barin e fushės sė Ēajupit e korrnin dhe e korrin me kosė. Ėshtė fakt historik dhe i provuar qė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės nga bari i Ēajupit furnizohej edhe kavaleria e tij nė Tepelenė me njė sasi tė konsiderueshme. Tashmė fusha e Ēajupit ka kaluar nė pronėsi tė pronarėve tė saj tė ligjshėm. Shembuj tė shfrytėzimit turistik tė kėsaj fushe , tė kėtij mjedisi mund tė pėrmendim edhe pėrēapjet, kur nė Ēajup pat qenė ndėrtuar edhe njė hotel dhe njė bar - kafe. Banorėt e fshatrave Zhej e Lliar si dhe mjaft zagoritė tė tjerė e disa gjirokastritė e kalonin pothuaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:32 pm

gjithė verėn duke jetuar nė Ēajup, pėr klimėn dhe ujėrat e tij tė mrekullueshėm. Karakollet rrugore, tė ndėrtuar nė shtigje dhe qafa malore, pėrveē vjeljes sė taksės sė kalimit nga tregėtarėt dhe kalimtarėt me karvanė tė ndryshėm, kishin pėr detyrė edhe mbrojtjen e tyre nga grabitėsit e ndryshėm. Ruhet edhe sot njė karrakoll i tillė rrugor, ndėrtuar nė fund tė shekullit tė xVIII nga Ali Pashė Tepelena. Ky ėshtė karakolli nė Qafėn e Ēajupit, gjatė rrugės Gjirokastėr – Erind – Ēajup – Zagorie – Pėrmet, nga zagoritėt njihet me emrin “Taborri i Ēajupit”. Ėshtė njė ndėrtim i ulėt cilindrik me kupolė sferike. Pėrbėhet nga mure tė trashė, pa asnjė dritare. Ka vetėm njė derė, qė mbrohet nga dy fėrngji tė pjerrėta nė tė dy anėt e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:33 pm

Emri i Ēajupit ėshtė shumė i njohur. E ka pėrdorur si pseudonim poeti i shquar i Rilindjes sonė Kombėtare, Andon Zako Ēajupi. Kėtė emėr e mbajnė gjithashtu dhe shumė institucione arsimore, kulturore e shoqėrore. Me emrin “Ēajupi” ėshtė pagėzuar dhe Shoqata atdhetare, arsimore e kulturore, e themeluar mė 19 maj 1995. Shoqata “Ēajupi” ka dhe organin e vet periodik, gazetėn “Zagoria”, e cila botohet nė Tiranė, njė herė nė muaj. Nė krijimtarinė folklorike tė Zagorisė, kjo luginė ka hyrė si:
O Ēajup, o vend i bukur, /O baēe e luleve !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:33 pm


*
Disa tė dhėna pėr Dėrmazin e Ēajupin
Pak histori si vende banimi

Dėrmazi
Dėrmazi shtrihet nė mes tė fshatrave Lliar dhe Topovė. Ėshtė vend i pėrthyer me kodra e pėrrenj, me pyje ku dominon: lisi, shkoza, dėllinja e tjerė. Dėrmazi ka qenė njė nga vendet e banuara nė Zagorie, qysh nga fillimi i mijėvjeēarit tė dytė tė erės sonė, ashtu si dhe Ēajupi. Banorėt e Dermazit merreshin mė shumė me blegtori dhe mė pak me bujqėsi, pėr arsye se kishte fare pak tokė. Enėt dhe orenditė shtėpiake i punonin vetė prej druri dhe i gdhendnin me merak e mjeshtėri. Enėt e zjarrit i merrnin nė Erind, ku kishte poēare, duke i blerė ose me kėmbim me prodhimet e tyre blegtorale e bujqėsore. Sipas tė dhėnave gojore vėrtetohet se nė Dėrmaz bėhej ēdo vit njė panair, ku vinin tregėtarė dhe nga trevat e largėta si: Mallakastra, Tepelena e tjerė. Dermazi, si zonė malore pėrshihej nga dimra tė fortė e tė zgjatur, gjė qė vėshtirėsonte jetesėn. Kėshtu fshatarėt e Dermazit u detyruan tė shpėrngulen nė drejtim tė Jugut, ku gjetėn njė vend tė pėrshtatshėm, pėrtej kufijve tė sotėm shtetėror me Greqinė dhe atje themeluan fshatin e tyre tė ri, me pak ndryshim nga emri i parė Dermaz. Sot ky fshat quhet Dhermadhez, sepse nė greqisht, pėr arsye fonetike, nuk shqiptohet Dermaz.
Nė Dermaz dhe rreth tij ka pasur shumė kisha e faltore si Shėndellia, Shėn Mėria, Shėn Mitri e tjerė dhe qė gėrmadhat e tyre gjenden edhe sot, duke ruajtur emėrtimet e tyre. Aty ka qenė njė kishė me emrin Shėn Mėri e “Murtajės” dhe kjo quhej e tillė se ka njė arsye. Njerėzit e asaj kohe nuk i njihnin epidemitė nė mėnyrė shkencore. Ata kujtonin se u vinin nga Perėnditė, prandaj pėr tė zbutur sėmundjet ndėrtuan kishėn me kėtė emėr, ku bėnin, natyrisht, dhe kurbane duke ia dedikuar Zotit, qė t’i ruante nga e keqja. Rreth kėtyre faltoreve mblidheshin dhe kremtonin shenjtėt e ndryshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Mon Aug 30, 2010 9:33 pm

Ēajupi

Ka qenė i banuar qysh nga fillimi i mijėvjeēarit tė dytė. Madje, mendohet se banorėt nė kėtė fshat kanė qenė nga Dermazi. Banonte mė pak popullsi se ajo e Dermazit se edhe vendi ku ishin vendosur, ishte i kufizuar. Banorėt e Ēajupit merreshin me blegtori e bujqėsi. Kėtu mbillej elb, thekėr, thjerėza, qiqėra, qep, patate e tjerė. Lidhjet me Valarenė i mbanin tė mira, madje, bėheshin edhe shkėmbime tregėtare. Dimrat e egėr bėnė, qė njė pjesė tė vendosen nė Erind dhe njė pjesė nė rrėzė tė Malit tė Zhejit, ku ngrihen vendbanimet e tyre dhe kultet fetare si: Shėn Todhri, Shėne Diela, aty ku varrezat vėrtetojnė vendbanimet e tyre. Veshmbathja sigurohej nga blegtoria. Pėrdorej shumė leshi i dhenėve dhe lėkurėt e gjedhėve pėr opinga. Mendohet se banorėt e Ēajupit janė vendosur nė Zhejin e sotėm nga vitet 1500. Fiset kryesore kėtu njihen: Garajt, Sevajt, Dadajt. Pati mė vonė tė ardhur nga Kurveleshi pėr t’i shpėtuar presionit turk, tė cilėt nuk donin tė ktheheshin nė fenė myslimane dhe u “ngulėn” nė kėto troje si fiset: Qenaj, Cakaj e tjerė.
Ēajupi kurdoherė ka qenė pronė e Zhejit dhe e Lliarit, pėr tė cilin mė vonė janė bėrė shumė pazare, pėr ta marrė bejlerėt, por ky ėshtė njė problem i mėvonshėm.
Marrė nga libri i autorit “ Intelekt 2001...” 2, shkrimi i shkruar nga Jorgo Garo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    Today at 6:57 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 41Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 22 ... 41  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: