Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjirokastra Letters "Pegasi"INOVATION IN ALBANIAN LITERATURE

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gjirokastra Letters "Pegasi"INOVATION IN ALBANIAN LITERATURE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjirokastra Letters "Pegasi"INOVATION IN ALBANIAN LITERATURE   Gjirokastra Letters "Pegasi"INOVATION IN ALBANIAN LITERATURE - Faqe 2 EmptySat Sep 04, 2010 10:25 pm

Pas viteve ’90 të shekullit të kaluar , kur ndodhën transformimet rrënjësore, është bërë një hop galopant në letërsi. Në këta 17 vjet krijimi, krijuesit shqiptarë e ndjenë veten të lirë në këtë brishtësi demokratike, që nga disa herë ruan trashëgiminë e goditjes me metoda të kamufluara. Por u ndje bumi shpërthyes i shprehjes, i ndjenjës, i lirisë të të shkruarit.
Letërsia shqipe dhe Krijuesit morën pamje tjetër dhe, paçka nga vështirësitë ekonomike, shpërthyen shpirtin e tyre të prangosur, hodhën në letër mendimet e tyre me një fantazi dhe përkushtim të çuditshëm me larmitet temash, me stile dhe metoda dikur të ndaluara. Pra një letërsi tipike, rikthim tek vetvetja, një letërsi pa ndikime, pa orientime, pa ndihmesë dhe kushtëzim ideologjik, pa kontroll e censurë dinamike, shndërrim në një letërsi, që rrjedh natyrshëm dhe që pëlqehet. Kjo është Letërsia e vërtetë e Shqipërisë dinamike dhe e krijuesve të saj të talentuar.Pra një letërsi me të dy bronket e saj, një frymëmarrje e gjerë, një letërsi me gjetje të reja, një rikthim te figuracioni dhe te liria e krijimit dhe përkthimit, te lulëzimi i krijimit të lëvizjeve të mëdha siç është ajo jona e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” të Shqipërisë që unë përfaqësoj në këtë Simpozium Ndërkombëtar. Por në këtë kuadër nuk dua të mos përmend edhe letërsinë paradoksale, eksperimentale, ilustruese, e cila ilustrohet nga artistë të mëdhenj të pikturës dhe sculptures, të cilët kurrë s’i kanë munguar Shqipërisë. Mund të rreshtoj disa emra të mëdhenj si: Odise Paskali (skulptor), Abdurrahman Buza, Guri Madhi, Avdulla Cangopnji, Zef Shoshi, Foto Stamo (piktor) apo të mëvonshmit, që jetojnë edhe sot si Stavri Çati piktor, tekstilist, Stefan Papamihali (skulptor), Bashkim Ahmeti (piktor), Ksenofon Kostaqi, piktor, apo Mantho Bozhori, Jani Guxo, Koço Beruka e të tjerë piktorë, që kanë dhënë kontribut edhe në Letërsinë shqipe, duke dhënë kontribut të madh në këtë lëvizje të madhe tashmë ku konturi është krijuar tërësisht, por përsoset.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Gjirokastra Letters "Pegasi"INOVATION IN ALBANIAN LITERATURE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
» GJIROKASTRA LETTERS Critical Article on Kristaq F Shabani
» GJIROKASTRA - LETËRSI - "PEGASI" - "PEGASIADA"
» GJIROKASTRA- LETËRSI- "PEGASI" INTERVISTË
» GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" PARADOKSIZMI LETRAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: