Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:29 pm

-Dėgjomė mua! Fatin e shoqes tėnde pėsova dhe unė. Kthehesha nga xhirua e zakonshme pėr tek ”Qyteti Studenti”, kur, njė mbrėmje, Toni me dy shokė tė tij, mė futėn nė makinė dhe mė sollėn kėtu ku jam edhe sot. Qyteti nga vij, ėshtė i vogėl dhe ti e merr me mend si pėrhapen thashethemet nė mjedise tė tilla. Shkollėn e humba nga mungesat e shumta, por edhe nga opinioni i keq qė u krijua pėr mua. Kėshtu qė u detyrova tė bėja jetėn qė mė detyroi ai. Ty tė duket ēudi, por arrita tė bindem verbėrisht, pasi nuk m“u krijua kurrė mundėsia pėr tė filluar jetė tjetėr. Ata mė kthyen nė prositutė. E poshtėruar, e dhunuar gjithė kohės, jetoja me ankthin e ditės tjetėr, e cila ishte mė e zezė, se ajo qė kaloja. M’u neverit vetja. Zvarrisja kufomėn time midis jetės qė nuk e doja dhe vdekjes, qė nuk e pranonte.
- Sot jemi nė njė barkė dhe fati ynė ėshtė i pėrbashkėt. S“i mund tė kthehem nė shtėpi, kur tė gjithė do tė mė urrejnė dhe do tė mė largohen si t“u hedh hijen e vdekjes?
- Nuk t“i tregova kot gjithė kėto gjėra. Duhet tė largohesh nga kjo lloj jete. Ti nuk e di se ēfarė do tė thotė tė dhunohesh ēdo ditė.
- E si mund tė kthehem atje? Ti e kupton qė...
- Ti ke njė familje, qė do tė tė ndihmojė nė ēdo hap, ndėrsa ai njeri do tė tė shkatėrrojė gjithēka. Duhet tė qėndrosh larg tij! - dhe e shkundi Adrianėn nga krahėt.
- Nuk mundem, ndihem tėrėsisht e mbaruar.
- Jetoj kėtu prej mė shumė se dy vjetėsh dhe kam harruar fjalėn nėnė. Ndiej njė mall tė patreguar pėr tė. Kam harruar pėrkedheljen e saj, fjalėt e embla, kujdesin e tepėruar, ndėrsa sot dua ta pėrqafoj, tė ndiej dorėn e ngrohtė. Jetoj si nė burg, e frikėsuar dhe e gatshme pėr t“u pėrballur me dhunimin.
- Nuk kam kurajo. Kam shkaktuar shumė dhimbje.
- Kudo qė tė shkosh, do tė jetė shumė herė mė mirė se kėtu.
- Faleminderit, Marta! Nuk do tė tė harroj kurrė.
- Unė jetoj fatin tim. Do tė tė kujtoj gjithnjė, Adrianė. Ėshtė hera e parė qė arrita tė bėj njė herė mirė. Bota ėshtė e mbushur me intriga, vese tė ndyra, gjithfarė gjėrash qė ne s’i kuptojmė; bėhemi pre e tyre dhe, mė pas, mbetemi atje, tė injoruara dhe tė harruara. Mos u sorollat mė kėtu. Ai mund tė kthehet nga ēasti nė ēast. Largohu sa mė shpejt. Ik! Shpėto veten!
Adriana humbi nėpėr rrugė me pengun e gabimit tė bėrė dhe tronditjen e thellė shpirtėrore. Qetėsia e natės se ēmendur, mbushur me mistere dhe dhimbje, ironizonte kėmbėt e drunjta tė saj, qė ēapiteshin nėpėr terrin e egėr tė natyrės njerėzore.


VI
Ajo, sa ndjeu praninė e tij, u skuq nė fytyrė, puliti sytė e vegjėl, tė cilėt harkoheshin nga njė ngjyrė e errėt dhe psherėtiu thellė.

Dita e neserme e gjeti kryeqytetin me pamjen e tij tė zakonshme. Smogu i shpėrndarė nė trajtė mjegulle, qėndronte pezull nė qiell, ndėrsa rrugėt vazhdonin tė ruanin ende qetėsinė.
Denisa hapi sytė, vėshtroi pėrreth dhe gjithēka iu duk e huaj. Pėr ēastin, nuk mundi tė orientohej, vetėm kur iu kthiellua vėshtrimi, kuptoi se ishte nė hyrjen e pallatit tė saj.
Nuk e dinte se sa kohė kishte kaluar atje. Trupi i mpirė dhe sfilitur, mezi arriti tė ngriej nė kėmbė. E mbėshtetur pas parvazit tė shkallėve, me shumė mundim, nisi tė ngjiste shkallėt pėr nė shtėpi. Arriti tek hyrja. Me duar tė shtrėnguara fort, bėri pėrpjekje tė stėrmundimshme pėr t“i rėnė derės, por trupi i tejlodhur nuk mundi tė qėndronte mė nė kėmbė. Zhurma e shkaktuar, i ngriti tė gjithė dhe i turri drejt korridorit. E ėma, rrotulloi bravėn, hapi derėn dhe, kur pa tė bijėn shtrirė, e pėrfshiu nė krahė. E ēoi me kujdes nė shtrat, e mbuloi me batanije dhe nisi tė qante. Edhe tezja nuk e pėrmbajti dot veten. Pamja e masakruar e mbesės e tmerroi. Vetėm Monda, e cila kishte kaluar gjithė natėn atje, u tregua mė e pėrmbajtur.
- Kush ka qenė ai i poshtėr, qė ma ka bėrė vajzėn kėshtu?! -bėrtiti nėna e saj, ndėrsa shikonte tė bijėn, qė pėrpėlitej nė shtrat.
- Tė thėrrasim ambulancėn! - tha tezja.
- Bėj gati dushin! - urdhėroi ajo.
Tezja u ngrit nė kėmbė dhe shkoi pa bėrė komente. Monda shikonte me keqardhje shoqen, e ngrirė nė vend. Nga tė ngrohtėt, Denisės filloi t“i ndėrrohej ēehreja e fytyrės. Zverdhja e tepėruar nisi tė ndryshonte ngjyrė. E ėma qėndronte te koka, i fėrkonte ballin dhe i fliste ngadalė, njėlloj si tė ishte fėmijė i vogėl:
- Shpirti i mamit! Mė ke mua pranė. Mos u shqetėso pėr asgjė. Fli, vogėlushja ime. Fli!
-Tė mė falėsh, teta Egla, - i tha Monda, - por mė duhet tė shkoj.
- Shko, bija ime, dhe shumė faleminderit! Nė shkollė mos thuaj asgjė.
- Do tė vij menjėherė pas mėsimit, - dhe i shtrėngoi dorėn e akullt tė shoqes dhe u largua.
Kur doli tek sheshi pėrballė, ajo u befasua nga prania e Landit.
- Po ti, ēfarė do kėtu?!
- Po tė prisja ty. Nuk e kupton pse kam ardhur?
- Gjer ku e shoqėrove mbrėmė?
- Deri te shkalla e pallatit, poshtė nė kat tė parė. Pse, i ka ndodhur gjė?! -shprehu shqetėsimin ai.
- Denisėn e kanė pėrdhunuar mbrėmė.
- Si ka mundėsi?! -dhe u nxi nė fytyrė ai.
- Falė zotit, ėshtė gjallė.
- Kush mund ta kėtė bėrė?
- Nuk e di. Ajo ėshtė nė gjendje shumė tė rėndė.
- Do ta ēojnė nė spital?
- S‘e besoj. Me sa kuptova unė, nėna e saj nuk do qė tė merret vesh kjo ngjarje.
- Po Denisa mund tė kėtė nevojė pėr doktor. Do tė njoftoj babin tė vijė menjėherė. Sot mos shko nė shkollė, duhet tė kujdesesh edhe ti pėr tė. Do tė shoqėrosh babin atje. E kupton? Mos harro t‘i transmetosh tė falat e mia dhe i thuaj qė Landi ėshtė pranė teje.
- E pres nė shtėpi.
- Shumė mirė! Do tė vij pėrsėri mbasdite, - dhe u largua me hapa tė shpejtė.
Babai i Landit nuk u vonua shumė. I ra ziles sė derės dhe hyri brenda. Monda e priste me padurim. E ftoi tė rehatohej pėr pak kohė, sa tė ēlodhej nga rruga, por ai kėrkoi qė ta shoqėronte atje menjėherė. Ngjitėn shkallėt e pallatit ngadalė. Shėndeti i tepėruar e pengonte nė ēdo hap. Kur arritėn para hyrjes se tyre, ai u mbėshtet pak te parvazi i derės, pėr tė rregulluar frymėmarrjen e shpejtuar. Si u qetėsua disi, hyri brenda i drejtuar nga Monda. Nėna e Denisės u ēudit nga kjo vizitė e papritur, por edhe u qetėsua nga prania e mjekut. Doktori shkoi nė dhomėn e vajzės dhe u ul nė karrigen pėrballė.
Ajo, sa ndjeu praninė e tij, u skuq nė fytyrė, puliti sytė e vegjėl, tė cilėt harkoheshin nga njė ngjyrė e errėt dhe psherėtiu thellė. Doktori e kuptoi sikletin, nė tė cilin ndodhej vajza dhe ndėrtoi njė komunikim tė tillė, qė ajo tė lehtėsohej sa mė shumė nga ngarkesat e mėdha psikologjike, qė mbisundojnė nė tė tilla raste.
-Kalove njė ėndėrr tė keqe, Denisa! - iu drejtua ai dhe priti reagimin e saj.
Ajo nuk foli, por e vėshtroi nė sy. Njė pikė loti iu shfaq nė qerpikun e gjatė.
- Kjo mund t“i ndodhte ēdo vajze, prandaj nuk duhet ta lėshosh veten kėshtu. Tani do tė tė vizitojė doktori. Ke pėr tė parė se ēdo gjė do shkojė mirė, - dhe u bėri shenjė tė tjerėve tė largoheshin nga dhoma, me pėrjashtim tė nėnės, e cila duhej ta ndihmonte.
- E kishin lėnė para pallatit. Ka kaluar gjithė natėn jashtė, rrezik tė kėtė marrė edhe tė ftohtė. Vajza erdhi vetė. Sa hapa derėn, i ra tė fikėt. E solla nė vete, e pastrova dhe u pėrpoqa t“i jepja ndonjė gjė tė ngrohtė, por nuk ka pranuar asgjė. Ėshtė shumė e trishtuar… Jetonim nė qetėsi tė plotė. Vjen njė ēast si ky dhe mė shkatėrron vajzėn. Nuk e kuptoj gjithė kėtė urrejtje, gjithė kėtė dhunė, nuk e di se ku e gjen kėtė forcė egėrsie njeriu, pėr t“i bėrė keq njeriut. Do ta shikosh vetė se si e ka masakruar ai bastard time bije. Ku e gjen tė drejtėn? Zot, o Zot!
- Mė e keqja kaloi. Nė raste tė tjera, kanė ndodhur gjėra edhe mė tė kėqija.
U deshėn mė shumė se dhjetė minuta qė doktori ta vizitonte. I bėri njė recetė dhe e kėshilloi qė tė tregonte kujdes tė veēantė, sidomos nė aspektin psikologjik. Ai u largua dhe e porositi nėnėn e saj qė, pėr ēdo nevoje, tė mos hezitonte, por ta njoftonte menjėherė.
Monda, si u sigurua se nuk po e shqetėsonte njeri, u afrua mė pranė Denisės dhe i shtrėngoi dorėn e akullt.
-Ai ishte? -i tha me gjysmė zėri
- Nuk dua tė kujtoj gjė nga ajo skenė e llahtarshme. A e kupton se si ndihem? Mė vjen ndot nga vetja. Mė mirė tė kisha vdekur, se sa mė turpėroi nė kėtė mėnyrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:29 pm

- Mos bėj kėshtu. Ti nuk mund tė bėje asgjė, pėrballė atij pėrbindėshi. Rėndėsi ka qė je mirė.
- Nuk ka asnjė vlėrė. Ēdo gjė mė duket boshe dhe pa kuptim.
- Kėtė nuk ta lejoj.
- Ndihem plotėsisht e braktisur, Monda.
- E ke gabim. E gjen dot se kush tė vizitoi sot?
- Babai i Landit ishte ai?
- Si e kuptove?
- Ai mė ka folur shumė, por t“i bėre gabim qė bisedove me tė.
- U shqetėsua shumė, kur i tregova se ēfarė tė kishte ndodhur.
- Landi nuk duhet tė pėrzihet me problemet e mia. Nuk dua qė tė ndihet i imponuar. Ky ankth ėshtė i pėrjetshėm, nuk mund ta fshehin dot vitet.
- Ti nuk e njeh, por, pėr tė, kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me marrėdhėniet tuaja.
- Nuk ka pse tė zvarritet pas jetės sime, tė ndėshkuar dhe nėpėrkėmbur nga tė tjerėt.
- Ai tė dashuron, Denisa. Mė porositi nė mėnyrė tė veēantė, qė tė tė them se, nė kėto ēaste tė vėshtira ėshtė pranė teje dhe tė kėshillon qė tė mos ndikohesh nga kjo ndodhi.
- E bėn pėr mėshirė! - dhe nė shpirt ndjeu njė pikėllim tė thellė.
- Qetėsohu njėherė. Kemi kohė tė flasim pėr kėto gjėra.
Monda qėndroi edhe pak kohė, i dha kurajo shoqes dhe u largua, e shoqėruar nga vėshtrimi i lodhur i saj.
Me shumė pėrpjekje, e ėma i dha njė gotė qumėsht, nė tė cilin kishte tretur valium. Tėrhoqi derėn pas vetes dhe e porositi djalin qė tė mos hynte nė dhomė. Nėn efektin e ilaēit, e zuri gjumi shpejt. Nuk dihet sa fjeti, vetėm se e ėma i qendronte te koka. Kur trėmbej nė ndonjė ēast, i shtrėngonte dorėn fort, ndėrsa sytė e saj vajtonin nė heshtje tė plotė. Gusha e bardhė mbartte njolla tė mėdha kafe, provė e egėrsisė dhe epshit tė kobshėm, qė, pėr ironi, tregonte pafuqinė pėr t“u mbrojtur. Ajo flinte si njė shpend i bardhė, qė i kishin thyer krahėt dhe, herė pas here, gulēonte dhimbjen e fluturimit tė ndaluar, drejt dashurisė sė pastėr. Natyra jashtė u pėrfshi nga krahėt e muzgut, i cili s’harroi tė trokiste nė dritaren e tyre, por e zhyti dhomėn nė njė qetėsi mistike.
Hapja ngadalė e derės dhe shenja e bėrė nga e motra, e detyroi Eglėn tė shkonte nė dhomėn e pritjes. Ajo u pėrshėndet me tė sapoardhurit, qė u prezantuan si inspektorė krimesh dhe u ul nė kolltukun pėrballė tyre. Njė burrė, i cili, nė krahasim me dy tė tjerėt, dukej mė i madh nė moshė, mori fjalėn i pari:
- Na vjen shumė keq, pėr ngjarjen e rėndė qė ju ka ndodhur nė familje. E dimė qė nuk ėshtė as koha dhe as ēasti i pėrshtatshėm, por, pėr arsye proceduriale, duhet tė marrim njė kontakt tė shkurtėr me vajzėn tuaj.
- Faleminderit shumė! - i tha ajo. - Vajza ėshtė nė gjumė dhe mjeku mė kėshilloi qė tė mos e shqetėsoj pėr asnjė ēast.
- Ne kemi njė kallėzim penal, pėr personin qė ju ka shkaktuar kėtė dramė tė keqe nė familje. Ju duhet tė jeni vetė tė interesuar, qė ai dhunues tė pėrgjigjet para ligjit. Nė qoftė se nuk e ndalim sot, nesėr ka pėr tė shkaktuar tjetėr dhimbje.
- Ne, si familje jemi shumė tė interesuar pėr kapjen dhe dėnimin e tij, por e kam problemin te vajza, pasi ajo reagon shumė keq, kur i pėrmend ngjarjen qė ndodhi.
- Jemi tė detyruar. Duhet tė ndihmojmė njėri-tjetrin. Kemi vetėm disa pyetje tė thjeshta. Ėshtė e domosdoshme pėr hetimin tonė tė mėtejshėm.
- Shkojmė nė dhomėn e saj, por nuk dua qė ta lėndoni.
- Nė rregull! - tha ai dhe, sė bashku me dy kolegėt e tjerė, i shkuan pas.
Denisa ndjeu hapat e tyre dhe hapi sytė. Nuk foli asnjė fjalė. I vėshtroi e hutuar. Nuk po kuptonte se ēfarė donin ata njerėz nė dhomėn e saj. Heshtjen e theu burri qė kishte komunikuar me nėnėn. Si duket, ai duhej tė ishte shefi i tyre, ndėrsa dy tė tjerėt qėndronin nė kėmbė dhe hidhnin ndonjė vėshtrim spontan, pa asnjė pikėsynim.
- Si je? - i foli me zė tė ngrohtė ai.
- Mirė, - tha ajo dhe uli sytė poshtė.
- Ne jemi pėrfaqėsues tė policisė dhe kemi ardhur pėr tė bėrė njė verifikim. Nuk duam qė tė vendosesh nė pozitė tė vėshtirė, pasi njė vajzė me emrin Adriana, na informoi pėr gjithēka ka ndodhur. E kemi ndaluar personin nė fjalė, por ti duhet ta verifikosh dhe tė firmosėsh njė kallėzim penal pėr tė arrestuarin, nė tė kundėrt, ne nuk mund ta mbajmė nė komisariat, sepse nuk na lejon ligji.
-Ēfarė kėrkoni nga unė?
- Si fillim do tė tregojmė fotografinė e tij, - dhe njėri nga kolegėt e tij u afrua mė pranė dhe hapi njė dosje me ngjyrė kafe.
Ai rrotulloi fotografinė nė dorė, e pa dhe njė herė dhe ia zgjati. Denisa, teksa e vėshtroi me vėmendje, filloi tė dridhej nga ankthi qė shkaktoi fytyra e tij.
- Ky ėshtė? - i tha inspektori, qė drejtonte hetimin.
-Po, - i tha shkurt ajo.
- Je e sigurt?
- Mėse e sigurt.
- E ke njohur mė pėrpara kėtė person?
- Nuk kam komunikuar kurrė me tė. E kam parė vetėm pėr pak ēaste, kur ndalonte shoqen time nė rrugė.
- Ajo bėri edhe njė denoncim nga ana e saj, pėr ushtrim dhune nė mjedis publik dhe u shpreh se nė vendngjarje ishit edhe ju. Ėshtė e vėrtetė?
- Po.
- Atėherė kalojmė nė veprimin tjetėr. Ne do tė tė japim njė formular dhe ti do ta plotėsosh. Nė fund shkruaj emrin tėnd dhe firmose, gjithashtu do tė tė bėjė vizitėn edhe mjeku ligjor, - dhe i bėri shenjė shokut tjetėr, i cili nuk ishte aktivizuar deri nė atė ēast.
- Me kaq mbarojmė punė pėr sot, - dhe buzėqeshi, mė tepėr pėr tė krijuar atmosferė lehtėsuese pėr tė.
Denisa e plotėsoi shpejt formularin, e nėnėshkroi nė fund dhe ia zgjati inspektorit, qė rrinte me dosjen hapur, nė pritje pėr ta arshivuar menjėherė.
- Dua tė mė bėsh edhe njė premtim, - i tha shefi, para se tė dilte nga dhoma.
- Ēfarė premtimi duhet tė mbaj?
- Qė do vazhdosh tė jesh vajzė kurajoze, - dhe i zgjati dorėn.
- Tė premtoj! -i tha ajo dhe buzėqeshi pak, pas gjithė asaj vuajtjeje tė thellė qė po kalonte.
- Edhe unė tė jap fjalėn se do ta ndėshkoj me ashpėrsinė mė tė madhe tė ligjit. - tha ai dhe e la vajzėn nė shoqėrinė e mjekut.
Doktori e vizitoi me kujdes, mė pas e pėrshėndeti dhe u bashkua me shokėt e ekipit, tė cilėt po pinin kafen. Ndenjėn pak kohė atje dhe kėrkuan lejė pėr t“u larguar. Nėna e saj i shoqėroi gjer nė korridor, i falėnderoi nga zemra dhe u kthye pėrsėri tek e bija.
- E kanė kapur maskarain. I poshtėri! - tha ajo dhe sytė shprehėn urrejtje.
- Lere fare, mami. Mė mirė mos e zėr nė gojė. Ėshtė mė i keq se ē‘e mendon. Le tė merret drejtėsia me tė.
- Tani e kuptova pse nuk vjen Adriana nė shtėpi. Ku e gjeti atė tė poshtėr dhe na solli gjithė kėtė tė keqe? Mos u shoqėro mė me tė. Nuk dua t“i shikoj sytė! E kam dashur njėlloj si ty dhe shiko si e shpėrbleu.
- Nuk e ka fajin ajo. Nuk e kupton qė edhe ajo ėshtė pjesė e dhunės sė tij?
- Mos shkonte me tė.
- Pse flet kėshtu, mami? Ajo gaboi pėr ēastin.
- Dhe ti e pagove pėr tėrė jetėn.
- Ky ėshtė problem tjetėr.
E lodhur, e dėrmuar, e vrarė shpirtėrisht, me sy tė fiksuar nė njė pikė, mendonte gjėra nga mė tė keqijat. Gjithēka i dukej njė trill i pakuptimtė. Ēdo ėndėrr qė kishte thurur, ēdo dėshirė, ēdo gėzim qė ndiente nė vetvete, ishte fashitur dhe kishte ndėrruar rrjedhė. Jeta e paramenduar me tė gjitha tė fshehtat dhe kuriozitetet, dukej gri. U ngrit me vėshtirėsi nga shtrati, hapi dritaren dhe mori frymė thellė. Yjet nė qiell vezullonin, ndėrsa freskia e erės, i shkaktoi dridhje nė trup. Vėshtroi Kashtėn e Kumtrit, kėtė kostelacion tė magjishėm dhe u mahnit nga bukuria e natyrės.
“Nėpėr qiell patjetėr qė luftojnė engjėjt me demonėt“, mendoi me vete.
Pastėrtisė dhe virtytit tė tyre u kundėrvihet e keqja djallėzore dhe lakmitare. Besimit dhe ndergjegjies i pėrgjigjet mashtrimi dhe hipokrizia, por nė fund, mes kėsaj pėrplasjeje tė tmerrshme, e drejta patjetėr do tė triumfojė. Ajo u pėrball me errėsirėn e shpirtit tė njė demoni, provoi shkallėn e marrėzisė sė njeriut, ndjeu poshtėrimin mė tė madh dhe engjėj0t krahėbardhė nuk e mbrojtėn, por i dėrguan kėtė natė madhėshtore, qė tė kuptonte shkėlqimin e ditės sė re. Mbylli dritaren dhe shkoi para pasqyrės. Donte tė rrėfehej, tė bisedonte me tė pėr thyerjen e kristalit tė shpirtit, pėr trishtimin e madh qė e torturonte, pėr atė tmerr qė shkriu ėndrrat prej bore. Nuk guxoi tė qėndronte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:29 pm

shumė. Reflektimi i vetvetes nė atė copė xham, linte pėr tė dėshiruar dhe pėrfliste pareshtur shenjat e dhunės sė ushtruar. Ata ishin ndeshur me trupin e njė vajze, e kishin shkelur dhe pėrgjakur nė mėnyrėn mė tė tmerrshme. E tėrhoqėn zvarrė nėpėr natė dhe, si hije, ishin zhdukur skutave mė tė errėta, me shpresėn se i vranė ndjenjėn dhe shpirtin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:30 pm

VII
Para syve tė saj shfaqej njė mjegullnajė e tmerrshme, ku ēdo shkreptimė drite, tretej nė ngrehinat e pėrthyera tė pasazheve, qė reflektonin pasojėn e veprimeve tė saj.

Adriana hodhi ēantėn e shkollės krahėve dhe doli nė rrugė. Shqetėsimi i madh qė pėrjetonte, e kishte futur nė njė botė ankthi dhe pasigurie. E ndėrgjegjshme pėr gabimin e bėrė, vuante nė mėnyrė tė tmerrshme dhe i dukej sikur tė gjithė pėrflisnin vetėm atė. Hapat e hedhur, tregonin njė mefshtėsi, mungesė dėshirė pėr tė pėrshkuar intinerarin e pėrditshėm, qė ēuditėrisht ishte e detyruar ta bėnte vetėm. Kur doli nė rrugėn kryesore, vėshtrimi i mjegulluar arriti tė kapte siluetėn e shoqes, atė tė Mondės. Mendoi njė ēast t“i qendronte larg, mė pas vendosi t“i afrohej dhe tė pyeste pėr Denisėn.
- Monda! - e thirri, kur iu afrua.
-Ajo e dėgjoi zėrin e shoqes, por nuk e ktheu kokėn pas. Vazhdoi mė tej rrugėn.
Adriana e arriti dhe e kapi pėr krahu.
- Monda! Pse nuk mė kthen pėrgjigje?
- Nuk tė dėgjova! - gėnjeu shoqja.
- Sa mirė qė tė takova!- i tha ajo.
Monda nuk i ktheu pėrgjigje, por u ēudit nga dashuria e tepėruar e saj.
- Si ėshtė Denisa?
- Ke dhe kurajon e pyet! Pėr fajin tėnd ndodhėn tė gjitha.
- E di, - tha ajo me gjysmė zėri.
- Ti nuk di asnjė gjė. E ke parė atė, se nė ē“gjendje ėshtė? Ai bastardi yt e masakroi shoqen tonė, i shkatėrroi ėndrrat mė tė bukura, ndėrsa ti vjen drejt meje pėr tė shprehur keqardhjen tėnde. Nuk kam punė me njerėz hipokritė! -dhe u shkėput nga ajo.
- Mos u largo ashtu! - dhe e arriti gati me vrap. - Ti mendon se nuk e di, se si ndihet ajo. E di qė gabova, por nuk ke tė drejtė tė mė poshtėrosh kaq shumė. Edhe unė po e vuaj marrėzinė time, por nuk di si tė veproj. Jam gati tė pėrballem me gjithēka, por ėshtė e kotė, se asgjė nuk kthehet si mė parė. Ndoshta nuk mė beson, por, qė kur mė more nė telefon, jam kthyer nė njė fantazmė, qė flet me veten, - dhe lotėt i pėrshkuan faqet.
- Qetėsohu Adrianė! Nuk ėshtė mirė tė debatojmė, - i tha Monda.
- Ne nuk kemi asnjė arsye pėr tė qendruar bashkė, pasi rrugėt tona janė ndarė. Unė jam shkaktarja kryesore e gjithė kėsaj drame, prandaj nuk e meritoj mė shoqėrinė tuaj. Tė premtoj se do qendroj larg jush dhe nuk ka pse t“ju vijė keq, nėse do tė mė shikoni tė vetmuar dhe tė pėrbuzur.
- Mė fal! E kuptoj qė tė lėndova, por mendoje vetė se si u ndjeva, kur pashė Denisėn qė zvarritej nėpėr shkallė dhe nuk kishte mundėsi tė hynte nė shtėpinė e saj.
- Pikėrisht, pėr kėtė fatkeqėsi, qė i kam sjellė shoqes sime mė tė mirė, dua tė fshihem nga kujtesa dhe tė zhdukem njė herė e pėrgjithmonė nga jeta juaj. U kam sjellė shumė telashe dhe nuk e di nėse do tė mė falni ndonjėherė.
- Mos fol gjepura, Adrianė!
- Mė vjen keq Monda, por mė duhet tė largohem!
- Nuk mund tė ikėsh kėshtu!
- Rrugėt tona kėtu ndahen. Nuk dua tė jem mė hallka problematike e shoqėrisė. Boll ju shqetėsova dhe ndėshkova me problemet e mia tė pafundme.
- Adriana! Tė lutem!
- Mirupafshim! - dhe ndėrroi rrugė.
* * *
Shfaqja e asaj godine tė heshtur, i shkaktoi ankth dhe frikė. Sytė, vetėtimthi, i shkuan tek shkallėt, qė tė ēonin tek ferri i shumė vajzave, tė tėrhequra prej flokėsh, qė mė pas ishin dhunuar dhe flakur jashtė derės, pa mėshirė. I ra ziles. U pėrball me shfaqjen e fytyrės sė frikėsuar tė Martės, e cila u ēudit jashtė mase nga kjo vizitė e papritur.
-Po ti, kėtu?!
- Erdha tė bisedoj njė problem shumė tė rėndėsishėm me ty.
- Nuk kam ēfarė tė bisedoj! - dhe u pėrpoq tė mbyllte derėn.
-Ėshtė shumė e rėndėsishme tė takohemi bashkė. Nuk do tė qėndroj pėr shumė kohė.
Ajo vėshtroi rreth e rrotull, u sigurua se nuk kishte ndonjė njeri tė dyshimtė dhe e futi brenda. U ulėn nė njė kėnd, pranė banakut dhe rifilluan bisedėn.
- Si ėshtė shoqja jote? - pyeti Marta.
- Nuk kam guxuar tė shkoj atje, pastaj ti e di qė dhe unė kam njė pjesė tė fajit nė atė ngjarje.
- E mendoj gjendjen, nė tė cilėn ndodhet ajo.
- Pikėrisht pėr kėtė kam ardhur, qė tė rregulloj sa tė mundem gabimin tim.
- Nuk duhet tė vish mė kėtu!
- Pse, ke frikė? Tonin e kanė arrestuar.
- Por jo shokėt e tij, tė cilėt sillen gjithandej. Atėherė, ēfarė kėrkon nga mua? - e pyeti gjithė frikė Marta.
- Ti e di qė njė ditė Toni do tė dali nė gjyq.
- Edhe pastaj?
- Dua tė dėshmosh kundėr tij.
-Tani e kuptova. Ti kėrkon tė hakmerresh.
- Nuk qėndron ēėshtja kėtu. Ne duhet ta ndėshkojmė, pėr veprimet e tij barbarė.
- Kam shumė frikė. Nuk mundem.
- Ti nuk mund tė jetosh, gjithė jetėn nė ankth.
- Jam e detyruar.
- Pse? - e pyeti ajo.
- Nuk kam ku tė shkoj. Shkollėn e humba, familjen gjithashtu, personalitetin e kam pėrtokė. Nuk kam ēfarė tė bėj.
- E ke gabim! Ne nuk mund ta tolerojmė dhunėn e tij. Ti nuk ke dėshirė tė dėshmosh, unė nuk e bėj, atėherė ai do tė jetė i lirė dhe ne jemi tė detyruara tė pėrballemi sėrish me tė.
- Nuk e di, Adriana.
- Ne jemi pjesa mė e dhimbshme e kėsaj shoqėrie dhe, si e tillė, nuk duhet tė lejojmė tė tjera dhunime dhe vuajtje.
- Tė duket e thjeshtė ty, qė nė njė farė mase e ke mjedisin mbrojtės, por, pėr mua, ėshtė krejt e kundėrta.
- Nė fund tė fundit, nuk ke se ēfarė tė humbasėsh. Nė djall tė vejė ky ankth, kjo frikė, qė tė mban peng dhe nuk tė lejon tė shikosh se ēfarė bėhet rreth teje, qė fle me mendimin se a do zgjohesh nė mėngjes dhe
ēfarė poshtėrimi tė pret.
- Tė pėrgėzoj pėr kurajon e madhe qė po tregon!
- Ėshtė njė detyrim qė ne duhet ta pėrmbushim. Ai njeri duhet tė ndėshkohet pėr tė mos lėnduar nesėr tė tjerė njerėz. Mė kupton?
- E kam shumė tė vėshtirė.
- Mendohu mirė, Marta, se aty luhet jeta jonė dhe nuk ka kuptim qė tė shkelmohemi pa mėshirė. Ėshtė veprimi mė elementar qė mund tė bėjmė.
- Duhet tė shkosh, Adriana, - dhe u ngrit nė kėmbė ajo.
- Nuk mė ke premtuar akoma pėr bisedėn e bėrė.
- Shko dhe mos u kthe kurrė kėtu! Ata e dinė qė ti ke bėrė denoncimin dhe, pėr kėtė, nuk do tė tė tolerojnė kurrė.
- Kujdesu pėr veten, Marta!
- Mos kalo rrugicave, se mund tė ndeshesh me ta dhe e pėson mė keq se shoqja jote. Ndiq rrugėn kryesore.
- Unė kam besim tek ty. Do tė tė pres, -i tha ajo dhe u largua me hapa tė qetė, pasi thellė nė shpirt ndjeu pėrpjekjen e saj maksimale pėr tė korrigjuar sadopak gabimin e bėrė.
Me kėto mendime shkoi nė shtėpi. Sa hyri brenda, nėna e priti me kėmbėt e para:
- Si shpejt erdhe sot, Adriana!
- Dy orėt e fundit i kishim pushim, - gėnjeu ajo.
- Dėgjova disa fjalė tė kėqija pėr ty.
- Nuk tė kuptoj, -i tha ajo dhe e vėshtroi me dyshim.
- Ēfarė i ka ndodhur Denisės? Pse nuk ke treguar gjė?
- Kush tė tha?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:30 pm

- Takova rastėsisht nėnėn e Mondės, tek supėrmarketi i ri. Ajo mė foli pėr disa gjėra, qė mua nuk mė pėlqyen fare. Edhe tani mė dhėmb koka, kur i kujtoj.
-Denisės i ndodhi njė ngjarje shumė e rėndė. Falė Zotit, tani ėshtė mė mirė.
- Mund tė mė thuash se kush e kreu kėtė dhunim?
Adriana nuk i ktheu pėrgjigje, por, u mat tė shkonte te dhoma e saj.
- E kupton se nė ē‘gjendje je futur? Besoj se dhe nė shkollė nuk ke shkuar. Merr ēantėn nė mėngjes dhe sillesh rrugėve kot, sepse nuk ke kurajo tė pėrballesh me shokėt e shkollės.
- Atje nuk shkoj mė. Nuk e duroj dot poshtėrimin qė mund tė mė bėjnė.
- Do flakėsh poshtė njė jetė tė tėrė?! Nuk tė lejojmė qė ta ndėrpresėsh shkollėn. As mos e shko nėpėr mend njė gjė tė tillė!
- Atje nuk kthehem dot, - ngriti zėrin ajo. - Nuk e kupton se sa keq ndihem. Kam frikė tė fle gjumė, se ėndrrat mė tė zeza, mpijnė trurin. Nuk dal dot nė lagje, se tė gjithė mė vėshtrojnė me pėrēmim. Tė gjitha portat e mia janė mbyllur dhe unė pėrjetoj vetminė mė tė madhe. Mė thuaj ti si tė veproj, kur dhe njė fjalė e vetme mė paragjykon dhe mė pėrflet gjithė urrejtje!
- Ne do pėrpiqemi qė ti tė ndėrrosh shkollė. Unė do tė bisedoj me babin pėr kėtė problem.
- Dhe ti mendon se do tė mė pranojnė?!
- Tė premtoj se do bėjmė tė pamundurėn.
- Ėshtė e kotė. Nuk ka asnjė vlerė pėrpjekja juaj, - dhe shkoi nė dhomėn e saj.
Mbylli derėn nga brenda dhe u ul mbi shtrat. U ēudit dhe vetė se sa shpejt ndryshoi rrjedha e jetės: nga njė botė plot dritė dhe ėndrra, u zhyt nė njė errėti, nga e cila nuk mund tė dilte dot.
Para syve tė saj shfaqej njė mjegullnajė e tmerrshme, ku ēdo shkreptimė drite, tretej nė ngrehinat e pėrthyera tė pasazheve, qė reflektonin pasojėn e veprimeve tė saj. Aty nuk pėrflitej pėr imazh apo rregullsi, qė duhej tė vendoseshin, por pėr njė plagė tė hapur, qė nė ēdo ēast shkaktonte dhimbje dhe ēorientonte gjithė mendjen. Mori albumin e fotografive dhe nisi t“i shikonte me vėmendje tė madhe. Nė mė tė shumtėn e rasteve, shoqėruesja e parė e saj ishte Denisa, e cila dukej sikur e vėshtronte dhe e akuzonte rėndė pėr dhunimin e saj. Kjo jetė mashtruese e shembi atė zhurmshėm, e zboi nga shoqėria dhe e la tė endej vetėm, nė fatin e saj tė ngujuar, nga qėndrimi i ashpėr i shoqėrisė qė e rrethonte. E vetmja strehė e sigurt, qė i kishte mbetur, ishte ajo pak hapėsirė, se nė kuzhinė nuk shkonte dot, pasi vėshtrimi i ashpėr i nėnės, do ta mbyllte pėrsėri nė botėn e mundimshme, ku ankthet dhe pasiguria pėr jetėn do ta fshikullonin rėndė, ndėrsa mjedisi jashtė pėrkufizohej njė me ferrin e vėrtetė. Nuk mund ta shtynte dot me kėtė lloj jete, tė mbushur plot me njerėz, qė e trajtonin si njė pėrjashtim tė realitetit tė tyre dhe e njehsonin me shėmbėlltyrėn mė tė keqe. Hapi dritaren dhe ndjeu afshin jetėdhėnės, qė i mbushi krahėrorin me frymėmarrje. Jashtė shkėlqente jeta, ndėrsa ajo qėndronte e mbyllur dhe e rrethuar nga mendime tė mbrapshta, shoqėruar me lot tė hidhur. U ngrit nė kėmbė dhe njė dridhje e lehtė e pėrshkoi. Pėr njė ēast ndjeu boshllėkun dhe pakuptimėsinė mė tė madhe. Nė kokė ndjeu njė zhurmė, njė jehonė tė largėt, njė gjėmim shungullues, qė e tronditi dhe e dėrgoi rrufeshėm tek sirtari i komosė, mori prej andej tabletat e valiumit, tė cilat, i kishte marrė nė farmaci ditėt e fundit, pėr tė vrarė pagjumėsinė dhe filloi t“i gėlltiste tė gjitha. Pėr njė ēast mendja i erdhi rrotull, mė pas kėmbėt e drejta si kolonat antike greke nuk e mbajtėn dot nė kėmbė, por e pėrplasėn zhurmshėm mbi shtrat. Nėna e saj kishte ditė qė e ruante, sepse sjellja e vajzės kishte ndryshuar shumė dhe nervoziteti i tepėruar, me tė cilėn diskutonte problemet, paralajmeronte gjendje tė pakėndshme. Pėr fat, nė shtėpi ishte dhe vėllai, qė, kur dėgjoi thirrjen e fortė, shkoi me vrap dhe shqeu derėn me shpejtėsi. Pamja e Adrianės e lemerisi. U turr drejt saj me vrap dhe i ngriti kokėn mė lart.
- Ti qėndro kėtu, ndėrsa unė po njoftoj ambulancėn menjėherė! Ka shumė mundėsi qė tė jetė helmuar, - dhe doli me rrėmbim nga dhoma.
- Njofto sa mė shpejt, - mundi tė fliste e ėma dhe pėrfshiu tė bijėn nė krahė, njėlloj si tė ishte fėmijė.
Sirena e ambulances ēau ajrin e mesditės dhe pėrshkoi rrugėn drejt spitalit me sinjale tė ndezura. E ēuan tek urgjenca e spitalit dhe bluzat e bardha filluan betejen pėr shpėtimin e jetės sė saj. Njė infermiere bėri disa injeksione, ndėrsa mjeku pyeti tė ėmėn.
- Ēfarė i ndodhi vajzės suaj?
- Ajo ishte nė dhomėn e saj vetėm dhe befas dėgjova zhurmė. Pėr fat, kisha djalin aty, i cili shqeu derėn dhe hymė brenda. Vajza ishte shtrirė, ndėrsa mbi tapet gjetėm ambalazh valiumi bosh.
- Sa kohė zgjati?
- Ndodhi shumė shpejt. Djali njoftoi ambulancėn.
- Ēojeni tek dhoma Nr. 3 dhe pėrgatituni pėr tė bėrė lavazhin! -urdhėroi doktori. Ka gėlltitur dozė tė madhe valiumi, - dhe u nis pėr nė vendin e caktuar.
-Tė lutem, doktor! Shpėtoje vajzėn time! - dhe e kapi te bluza e bardhė.
- Do tė bėjmė tė pamundurėn, - tha ai dhe shpejtoi hapat nėpėr korridorin e gjatė, qė kundėrmonte erė jodi.
Si u mblodh i gjithė stafi, mbyllėn derėn dhe nisėn punėn menjėherė. E ėma qante nė heshtje, ndėrsa i biri, i kishte hedhur dorėn nė sup dhe dridhej nga ankthi i pėrftuar nė atė mjedis. Nėnė e bir qėndronin tė heshtur dhe pėrcillnin me shqetėsim ēdo minutė qė kalonte. Nė fillim tė korridorit u shfaq dhe silueta e babait, i cili u afrua dhe pyeti tė shoqen me gjysmė zėri.
- Si ndodhi?
- As vetė nuk e di. Ishte vetėm njė ēast. Ka gėlltitur valium.
- Edhe kjo na duhej!
- Kush tė njoftoi ty? - e pyeti ajo.
- Mori nė telefon djali.
- Nuk mė tha gjė.
- Rėndėsi ka qė Adriana tė bėhet mirė, - tha ai dhe korridori ra pėrsėri nė heshtje rėnkuese, ku njė familje e tėrė po pėrjetonte ēastin mė tė vėshtirė dhe mė dramatik.
Tek ajo derė ata prisnin mrekullinė: vetėm njė kėrcitje e lehtė e bravės dhe gjithė bota do tė ringrihej me shkėlqimin e saj, ose do tė pėrplaste nė ngjirizet mė tė errėta. Shfaqja e doktorit me buzėqeshjen e triumfit, i ēliroi nga paniku, qė i kishte mbėrthyer dhe njė gėzim i papėrmbajtur pėrfshiu gjithė familjen. E ėma i puthi dorėn doktorit dhe nuk gjente fjalė pėr ta pėrgėzuar.
- Falė zotit shpėtoi pėr mrekulli. Do tė shtrohet tek pavioni i katit tė dytė. Ka nevojė pėr njė kurė intesive dhe qetėsi.
- Tė jam shumė mirėnjohės, doktor! - tha edhe i ati dhe i shtrėngoi dorėn fort.
- Nuk duhet ta shqetėsoni, sepse ndihet shumė e lodhur, - tha doktori dhe u largua pėrgjatė koridorit me hapa tė sigurt.
Ata qėndruan te korridori, ndoqėn me sy njeriun qė u riktheu vajzėn dhe ashtu tė kapur fort pas njėri-tjetrit, kaluan ankthin e ditės mė tė gjatė.


VIII
“Jeta ka dallgė dhe stuhi shumė mė tė tmerrshme se deti, por vetėm dashuria e vėrtetė vendos dhe rimėkėmb paqen shpirtėrore“.

Monda shkoi me nxitim nė shtėpinė e shoqes. Skuqja e fytyrės dhe dihatja e shpejtė e frymėmarrjes, nėnkuptonte shqetėsimin e madh tė saj.
- Ēfarė ke kėshtu? -e pyeti Denisa, kur pa fytyrėn e saj tė zverdhur.
- Takova rastėsisht vėllain e Adrianės nė rrugė dhe mė tregoi pėr marrėzinė qė kishte bėrė.
- Pse, ēfarė ka ndodhur? - dhe e vėshtroi shoqen nė sy.
- Kishte tentuar tė vriste veten.
- S“ka mundėsi! - dhe psherėtiu thellė Denisa.
- Kishte pirė valium!
- Kur?
- Ka mė shumė se njė javė.
- Pse ta kėtė bėrė kėtė veprim?
- Nuk e di, por, qė pas ngjarjes tėnde, nuk mė dukej shumė nė terezi. Shkollėn e ka braktisur. Dilte nė mėngjes herėt dhe nuk dihej ku shkonte. Besoj se do tė kėtė kaluar nė depresion.
- Duhet tė interesohesh pėr tė.
- Kur tė shkoj pėr nė shtėpi, do tė kthehem pak edhe atje.
- Nuk e kuptoj pėrse e ka ndėrmarrė kėtė veprim! Kjo gjė nuk ka asnjė kuptim.
- Edhe unė nuk di ndonjė gjė mė tepėr.
- Me matematikėn si po ecėn?
- Kemi njė provim nesėr, i cili ėshtė vendimtar.
- Ka thėnė gjė pėr mua mėsuesja?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:30 pm

- Ti nuk ke probleme me mėsimet. Edhe sot tė pėrmėndi si njė nga nxėnėset e saj mė tė mira. Nuk tė kam pyetur. Kur do vish nė shkollė?
- Ndihem shumė nė siklet, por mendoj se sė shpejti duhet tė filloj.
- Shumė tė bukura kėto lule, - dhe i preku butė me majat e gishtave. - Hyra brėnda e shpėrqendruar krejt dhe nuk i vura re. Kush i solli?
-I ka dėrguar ai, - tha pėr Landin dhe nė fytyrė mori njė nur tjetėr.
- Me kė ?
- Gjeti Ninin tek sheshi poshtė, - tha pėr vėllain e vogėl, dhe ia kishte dhėnė atij.
- Besoj se e zgjate pak kokėn nga dritarja.
- Qėndroi atje pėr shumė kohe, por nuk munda ta falėnderoja.
- Pse?
- Ai nuk ka tė drejtė tė bėhet pjesė e shqetėsimeve tė mia.
- Dashuria nuk ka kushte.
- Por nuk ka nevojė as pėr mėshirė.
- Landi tė dashuron. Nuk tė lejoj tė flasėsh me kėtė gjuhė.
- Mė duket sikur do ta mbaj peng gjithė jetėn. Ėshtė mė e ndershme qė secili tė ndjekė fatin e tij.
- Mend harrova. Po Beni? - i tha pėr vėllain e madh. - Di gjė pėr problemin tėnd?
- Mami donte ta njoftonte, por unė nuk e lejova. Ti e di qė ai shkoi me shumė sakrifica atje. Dokumentat nuk i ka bėrė, kėshtu qė e ka shumė tė vėshtirė ardhjen. Nė telefon flasim rregullisht dhe, pėr fat, ėshtė stabilizuar nė njė punė tė mirė.
- Ke vepruar drejt. Do ta pėrjetonte shumė mė keq, pasi ju tė dy jeni shumė tė lidhur me njėri -tjetrin.
- Je takuar me Dorianin?
- Erdhi dje te shkolla dhe mė shoqėroi pėr nė shtėpi. Mė pyeti edhe pėr ty.
- Faleminderit! Ky po, qė ėshtė lajm, - tha Denisa dhe qeshi.
- Mė jep lejė tė largohem!
- Mos harro tė shkosh tek Adriana, se nesėr do tė tė pyes pėr tė. Nė rregull?
- Po pėr Landin, nuk ke ndonjė mesazh, sepse mund tė telefonojė nga mbrėmja?
- Unė e dua atė, por nuk mund ta bėj pjesė tė dhimbjes sime.
- Atėherė, shihemi nesėr, - dhe u nis pėr tek shtėpia e Adrianės.
I ra ziles dhe nė derė u shfaq nėna e saj. Ajo e priti gjithė ngrohtėsi dhe e falėnderoi pėr vizitėn e bėrė.
- Tė mė falėsh qė nuk kam ardhur mė pėrpara, por, sinqerisht, nuk dija gjė! -dhe u skuq nė fytyrė.
- Shpėtoi nė fill, bija ime, - dhe psherėtiu thellė.
- Si ėshtė me shėndet?
- Nuk ėshtė mirė, - dhe kryqėzoi duart.
-Po shkoj pak te dhoma e saj, - tha Monda dhe u bė gati.
- Nuk mund ta takosh. Ajo nuk do qė ta shqetėsojė njeri. Po pa njeri te dhoma, acarohet menjėherė. Ka humbur kontrollin dhe nuk di ē‘bėn.
- Ndoshta qetėsohet po tė bisedoj me tė, - shprehu shqetėsimin ajo.
- Nuk ka asnjė mundėsi.

* * *
Monda qėndroi edhe pak pėr mirėsjellje, mė pas u shkėput me shumė zgjuarsi nga ai mjedis. Nėnės sė saj nuk i tregoi gjė pėr Adrianėn, por i dha shpjegime vetėm pėr vizitėn te Denisa. Zilja e telefonit e bėri tė kėrcente pėrpjetė dhe ajo shkoi tė ngrinte receptorin. Nė krahun tjetėr u dėgjua zėri i Landit.
- Fole me Denisėn sot?
- Mban tė njėjtin qendrim pėr ty. Mendon se ēdo gjė e bėn pėr mėshirė.
- Nuk ia shpjegove qėndrimin tim, nė lidhje me kėtė ēėshtje?
- Ajo nuk donte tė dėgjonte asgjė nga ato qė the ti, megjithatė, mos u mėrzit, se sė afėrmi do tė shkojė nė shkollė.
- Po Erisės ēfarė i kishe thėnė?
- Asgjė. Mė pyeti pėr Denisen dhe i tregova ē“i kishte ndodhur!
- Vetėm kaq?
-Pėr Zotin, Landi, vetėm ngjarjen qė ndodhi, i tregova. Tė tha gjė tjetėr?
- Do tė takohemi sė shpejti, -tha ai dhe mbylli telefonin.
Monda lėshoi telefonin me njė ndjenjė faji, pėr rrėfimin qė i kishte bėrė kushėrirės, nė lidhje me atė qė kishte ndodhur atė natė tė tmerrshme, ku ngjarja ngatėrrohej me rregullsinė dhe moralin e papėrlyer qė duhet tė kishte njė vajzė. Shkoi nė dhomėn e saj, qė tė pėrgatitej pėr provimin e nesėrm tė matematikės. Nota negative do ta linte pėr nė vjeshtė dhe planet e saj pėr tė filluar ndonjė kurs tė mundshėm, do tė dėshtonin.

***
Dita e parė e javės krijon nė vetvete njė emocion tė veēantė, por Monda e pėrligjte gėzimin e madh, se pas shumė kohėsh, rrugėn do ta ndante pėrsėri me shoqen. E priti si gjithmonė nė tė njėjtin vend dhe, vetėm kur dalloi siluetėn e saj, u gjallėrua disi.
- Mirėmėngjes! - e pėrshėndeti gjithė pėrzemėrsi ajo.
-Mirėmėngjes! - i tha Denisa.
- Mė nė fund, u kthyem nė ritualin tonė tė pėrditshėm.
- Se si mė duket dita e sotme, Monda.
- Ke tė drejtė! Ka kaluar mė shumė se njė muaj, e kuptoj se si ndihesh.
- Tė them tė drejtėn, mė vjen shumė rėndė, nga shokėt dhe shoqet e klasės. Ata do tė mė shikojnė me tjetėr sy. Mė duket sikur kam njollėn e turpit nė ballė dhe mė pėrflasin tė gjithė.
- Mos u bėj budallaqe! Ti ishe viktimė e asaj ngjarjeje tė shėmtuar, kėshtu qė nuk mund tė trajtohesh si objekt bisede.
- Ndihem nė siklet tė madh, Monda.
- Shokėt e klasės reaguan ashpėr pėr Adrianėn. Pėr ty, di qė shprehėn keqardhje. Ke pėr ta parė, si do tė tė presin sot.
- Nga Adriana ke ndonjė informacion?
- Ėshtė shumė e sėmurė,… - dhe u pėrtyp ajo.
- Sinqerisht, mė vjen shumė keq pėr tė. Nuk e kisha menduar kurrė se do rrokulliseshin gjėrat kaq shpejt dhe, gjithēka e bukur e shoqėrisė sonė, do tė pėrmbysej dhe shembej kaq zhurmshėm.
- Kam bėrė njė gafė tė madhe para disa ditėsh.
- Ēfarė?!
-Nuk di nga ta filloj. Si tė them...
- Po tė dėgjoj! -i tha Denisa.
- Isha tek Erisa, motra e Landit dhe… pa dashje...
- Fol pa problem. Nuk mė dėshpėron, ēfarėdo lloj gjėje qė t“i kesh thėnė.
- Ndonjė gjė e rėndė nuk ėshtė, por nuk kisha pse t“i flisja pėr ty.
- I tregove pėr atė qė mė ndodhi mua? – e pyeti dhe u kthye nga shoqja.
-Po, por pa dashje, - dhe u skuq nė fytyrė.
-Pėr kėtė ishe e shqetėsuar, Monda?
- Lėre, se mė foli ashpėr edhe Landi.
- Ne e kemi biseduar njė herė atė problem. Landi nuk mund tė bėhet pjesė e jetės sime, pasi, ajo e ardhme, qė ne kishim projektuar, u rrėzua dhe nuk mund tė riparohet kurrė.
Ky ėshtė mendimi yt, por ai nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet. Mė tha njė shprehje shumė tė bukur, e cila mė ka mbetur nė mendje:
“Jeta ka dallgė dhe stuhi shumė mė tė tmerrshme se deti, por vetėm dashuria e vėrtetė vendos dhe rimėkėmb paqen shpirtėrore“.
Denisa buzėqeshi, kur e dėgjoi kėtė thėnie profetike tė Landit dhe iu drejtua shoqes:
- Nuk hoqi dorė nga kėto ai.
- As mos e mendo!
Para syve tė saj u shfaq shkolla e dashur, e cila pas kaq kohėsh e ftonte me tė njėjtėn ngrohtėsi, njėlloj si dikur. Njė grup shoqesh e rrethuan dhe e inkurajuan pėr t“u shkėputur nga drojtja qė e mbėrtheu kur hyri. Nuk e kishte menduar kaq tė lehtė prezantimin para atij mjedisi tė madh, ku edhe njė anekdodė qarkullonte pėr javė tė tėra dhe jo njė ndodhi e tillė, megjithėse e dhimbshme, mund t“i bėnte tė tjerėt kureshtarė. Edhe mėsuesja e matematikės, kur e pa nė korridor, u shkėput nga kolegėt e saj dhe e takoi gjithė pėrzemėrsi. Denisa, me ndjeshmėrinė qė e karakterizonte, nuk arriti dot ta pėrmbante veten, por u shkri njė me tė, sikur tė kėrkonte mbrojtjen dhe ndihmėn e saj, pėr tė vrarė ankthin pėrshkues, qė e turturonte pėr ditė tė tėra. Shokėt e klasės e njihnin ndryshe. U ēuditėn kur u ndeshėn me anėn tjetėr tė medaljes sė saj, me atė dashuri njerėzore qė zor se mund tė paramendohej nga ndėrgjegjia e tyre.
Dita kaloi pa problem dhe tė dyja shoqet, pas mėsimit, u drejtuan pėr nė shtėpi. Mungesa e Adrianės, e atij karakteri qė gjallėronte jetėn e tyre qė depėrtonte nė tė gjitha tė fshehtat dhe qė, me mėnyrėn e saj tė interpretimit tė gjėrave, plotėsonte ēdo boshllėk nė atė grup gati tė pandashėm, ndihej shumė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:31 pm

Pėrshkonin rrugėn pa ndonjė emocion tė veēantė. Vetėm pėrballja me Landin ndryshoi kryekėput gjendjen e tyre apatike. Denisa, fillimisht, u step. Vetėm ndėrhyrja e shoqes e ndėrgjegjėsoi se ky takim ishte mė se i domosdoshėm. Monda u shkėput dhe humbi nė rrjedhėn e njerėzve, qė mbushnin rrugėt nė mesditė, ndėrsa ata tė dy ndėrruan drejtim dhe u zhvendosėn pėr nga bulevardi kryesor.
- Unė e kuptoj gjėndjen tėnde, Denisa. Ankthin qė kalove, paragjykimin qė i bėn dashurisė sonė, pas asaj qė tė ndodhi, por kjo nuk do tė thotė se lidhja jonė duhet tė pėrfundojė, vetėm se kėshtu ne respektojmė moralin e kėsaj kohe gėrmadhė. Kjo qė tė ndodhi ty, mund t“i ndodhė ēdo vajze dhe, sipas teje, ēdo ndjenjė duhet tė shuhet. Ti nuk e merr dot me mend se sa shumė u shqetėsova. Mendoja mė tepėr pėr plagen e rėndė qė tė shkaktuan, pėr dhimbjen e thellė qė pėrjetove, por, pėr raportet qe kemi krijuar, kjo ndodhi kurrsesi nuk do ndikonte tek mua. Ti pėrjetove njė ēast tė keq, vetėm kaq, por kjo s“do tė thotė asgjė.Kujto ditėt tona tė bardha, hapi dritaret e shpirtit, vėshtroji njerėzit nė sy. Aty ke pėr tė ndier magjinė e mundėsisė qė tė ėshtė dhėnė pėr tė jetuar.
- Nuk kam dyshuar ndonjėherė nė sinqeritetin tėnd, Landi, por nuk e quaj tė drejtė qė njė dashuri e shkelur dhe e dhunuar deri nė ekstrem, tė vazhdojė gjatė. Rrethi ynė i ngushtė do tė ngushtojė si unazė tė nesėrmen dhe pasojat do tė ndėshkojnė sėrish.
-Ti e pate kurajon tė pėrballeshe me tė keqen e madhe qė ndodhi, kėshtu qė s“ke pse tė tregohesh pragmatiste. Ne jemi tė rinj dhe nuk duhet tė mendojmė si prindėrit tanė, tė cilėt janė pjesė e mbartjes sė ndėrgjegjjes sė shkuar. Mė bėri pėrshtypje qėndrimi i Erisės.
- Kishte folur me Mondėn, - u hodh ajo.
- Unė i tėrhoqa pak veshin asaj. Besoj se tė ka thėnė.
- Pėr mua nuk ka asnjė rėndėsi.
- Ndoshta nuk e beson, por Erisa kėmbėnguli qė tė takohesha me ty sa mė parė. “Ajo sot ka nevojė pėr ty, mė shumė se kurre,“ - mė tha.
-Unė e njoh motrėn tėnde pėr aq sa mė ke treguar ti. Ėshtė me tė vėrtetė e mrekullushme.
Ai buzeqeshi. Nga fjalėt e folura u duk qartė, qė iu bė qejfi.
- Pėr hir tė sė vėrtetės, shoh nota optimiste, shoh tjetėr fytyrė. Ky fakt mė gėzon pa masė dhe mė qetėson shumė. Mendimet e turbullta le tė mbeten pas. Duhet tė shikosh vetėm pėrpara, Denisa.
- Ėshtė njė gjurmė e hidhur, qė ka lėnė shenjė kudo: nė zemėr, nė shpirt, nė mendime.
- Quaje njė ėndėrr tė keqe dhe, tani qė je zgjuar, duhet t“i gėzohesh jetės sė re.
- Kaq e thjeshtė tė duket?
- E di qė ėshtė shumė e ndėrlikuar dhe shumė stresante, por nuk mund dhe nuk duhet tė lundrosh nė ato ujėra, qė tė mbajnė pėrherė larg bregut tė shpėtimit.
- Dhe ti ke kurajon qė tė pėrballesh me jetėn time tėrėsisht tė ngatėrruar?!
- Jeta jote ėshtė njė botė e mbushur plot me dritė, ėshtė njė oaz, ku shpirti im gjen paqen, ėshtė det i thellė, ku sytė e mi lahen.
- Ke shpirt poetik, Landi.
- Nuk flitet pėr sentimentalizma, por pėr zėrin e shpirtit, qė tė thėrret dhe tė ndjek pas kudo. Unė tė dua! - dhe i kėrkoi buzėt.
- Janė tė ftohta, Landi, tė akullta, tė grisura pa mėshirė. Nuk e di se ēfarė mund tė ndjesh ti nė to.
- Dashurinė time! - dhe e puthi gjithė afsh.
- Duhet tė jesh i ēmendur, qė kapesh pas rrėnojės sė mbetur, - i tha ajo mė pas.
- Mos e paragjyko veten, Denisa.
- Mė mirė largohemi kėtej!
- Si tė duash, - i tha ai dhe u drejtuan pėr nė lagjen e saj.
Kur u afruan pranė shtėpisė, ndalėn hapat pėr njė ēast.
- Atėherė, kur mund tė shihemi prapė? - pyeti Landi.
- Nuk e di. Jam shumė rrėmujė nė vetvete.
- Mirupafshim! - tha ai.
Denisa e pėrshėndeti me dorė dhe ngjiti shkallėt e pallatit, pėr t“u fshehur nė strofullėn e saj, nga ankthi gjithpėrfshirės, qė i shkaktohej nga pazazhet e asaj nate tė kobshme, qė vriste ndjenjat e pafajshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:31 pm

IX

Kur pėrfundoi sė treguari ndodhinė e asaj nate tė tmerrshme, mori frymė thellė, a thua se kishte kaluar makthin mė tė madh.

Dita e fundit e shkollės, pėr maturėn e IV C, ishte mė tepėr njė paraqitje formale nė shkollė, ku gjithėsecili pėrpiqej tė ndante emocionet me tė tjerėt. Vajzat ishin grumbulluar nė njė kėnd dhe po bėnin gjithė atė potere, kur mėsuesja e matematikės, tė cilėn e kishin edhe kujdestare, hyri nė klasė dhe vendosi rregullin menjėherė. Nxėnėsit zunė vendet nėpėr tavolina dhe pėrqėndruan vėmendjen nga katedra.
- Bashkė kaluam procesin mėsimor 4 -vjecar, por keni dhe njė betejė tjetėr, pėr ta kurorėzuar me sukses gjithė punėn dhe pėrpjekjen tuaj. Provimet e maturės janė shumė tė rėndėsishme, pėr vazhdimin e mėtejshėm tė studimeve. Pyetjet besoj se i keni marrė tė gjithė, datat e provimeve gjithashtu, duhet vetėm tė studioni. Kushdo qė do tė kėtė nevojė pėr ndihmėn time, tė vijė nė shkollė dhe tė konsultohet pėr gjėrat qė nuk i kupton, pasi unė do tė jem ēdo ditė kėtu.
Ajo hyri mė pas nė praktikėn e zhvillimit tė njė provimi, ndėrsa gjithė klasa dėgjonte me vėmendje. Trokitja e derės, e detyroi mėsuesen tė ngrihej nė kėmbė dhe tė shkonte drejt saj.
U befasua shumė kur para saj u shfaq Adriana, e cila kishte shumė kohe qė, nuk ishte dukur nė shkollė.
- Erdha pėrsėri, mėsuese, - tha ajo dhe, pa kėrkuar lejė, shkoi e u ul nė tavolinėn e saj, e ndjekur nga vėshtrimi i ēuditur i gjithė auditorit.
Mėsuesja kishte ngelur e shtangur. Nuk mund tė fliste asnjė fjalė. Ende nuk po e besonte qė nxėnėsja e saj, megjithėse nuk figuronte mė nė regjistėr, vinte nė shkollė. Edhe klasa ishte befasuar nga ky veprim tėrėsisht i pakuptimtė, ndėrsa shoqja e tyre hapte librat mbi tavolinė. Pėshpėrimat nisėn tė qarkullonin, ndėrsa zėri i Denisės grisi heshtjen cinike tė vendosur nė atė ēast.
- Me lejė!
- Po, - tha shkurt mėsuesja.
- Ka mundėsi qė ta shoqėroj Adrianėn gjer nė shtėpi.
- Nuk iki nga mėsimi! - tha ajo.
- Duhet tė shkojmė bashkė si gjithmonė, - tha Denisa- dhe futi librat e shpėrndarė pa rregull mbi tavolinė, nė ēantėn e saj.
- Tė shkoj dhe unė mėsuese? -u hodh mė pas Monda.
- Shko! - i tha, ndėrsa vėshtrimi i saj kishte ngrirė.
Edhe shokėt e tjerė e pėrcollėn me keqardhje shumė tė madhe largimin, ndėrsa koka e kthyer pas, jepte tabllon e qartė tė shkėputjes sė saj nga rrjedha normale.
-Pse erdhėt me mua? - i pyeti ajo, kur dolėn nė rrugė.
- Do shkojmė bashkė si gjithmonė, - i tha Denisa.
-Po tė tjerėt nuk u larguan nga klasa. Pse ikėm ne?
- Morėm leje tek mėsuesja, - ndėrhyri Monda.
- Nesėr do tė vij pėrsėri nė shkollė.
- Ėshtė pushim, - gėnjeu Denisa.
- Kam frikė nga Toni. -Po tė na gjejė bashkė, mund t“ju bėjė keq. Largohuni sa mė shpejt. Ai mund tė vijė nga ēasti nė ēast.
- Ne nuk do ta lejojmė kurrė njė gjė tė tillė, – e qetėsoi Denisa.
- Jo! Jo! Ju nuk mė ndihmoni dot. Vetėm ajo mund tė bėjė diēka.
-Pėr kė e ke fjalėn? - e pyeti gjithė kureshtje Denisa.
- Pėr Martėn.
- Kush ėshtė ajo?
- Ėshtė shoqja ime, por ju nuk e njihni.
- Mos e merr seriozisht, – i tha Monda me zė tė ulėt. - Ajo flet gjepura.
U afruan tek sheshi para pallatit tė saj dhe ndjenė njė lehtėsim tė madh.
- Nuk dua tė shkoj nė shtėpi! - dhe mori njė pamje tė egėr nė fytyrė.
- Do tė vijmė dhe ne me ty. Kemi plot gjėra pėr tė biseduar, - i tha Monda dhe i shkoi krahun.
Kur hynė brenda, nėna e Adrianės i falėnderoi dhe i luti qė tė qendronin, por ato i kėrkuan lejė dhe u larguan me ndjenjėn e dhimbjes sė thellė. Shoqen e tyre e kishin humbur pėrfundimisht, nė gjithė atė pjesė jete, ajo do tė mbetej vetėm njė kujtim i hidhur. Kur zbritėn poshtė, morėn frymė tė lehtėsuara.
- Nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta ndihmuar Adrianėn! -i tha Monda dhe psherėtiu thellė.
- Ēfarė tė them unė, - dhe ngriti supet lart shoqja.
- Ēudi, si ėshtė jeta e njeriut! Tė shkonte nė mend se mund tė shpėrfytyrohej nė atė mėnyrė. Ende nuk e besoj.
- Vetėm Zoti mund tė bėjė mrekullira… Kėshtu qė ėshtė e kotė tė diskutojmė.
- Denisa! Kam kohė qė nuk e kam takuar Landin, pėr ēudi, nuk ka marre as nė telefon. Si ju shkojnė punėt?
- Nuk mė pėlqen qė tė diskutojmė pėr kėtė gjė.
- E ke gabim!
- Po pėrpiqem qė ta mbaj sa mė larg. Ėndrrėn tonė e vranė pabesisht.
- Landi nuk ka ardhur asnjėherė gjatė kėsaj kohe?
- Unė i jam shmangur takimeve me tė.
- Ai tė dashuron me gjithė forcėn e shpirtit. Nuk ka kuptim.
- Unė nuk kam nevojė pėr mėshirė, Monda!
- Nuk e kupton qė po kėmbngul mė kot! Ai nuk do tė tė zhgėnjejė kurrė.
- Problemi nuk qėndron tek ndjenjat e tij, ato nuk mund tė ndryshojnė pėr gjithė jetėn, por mua mė trėmb tjetėr gjė. Unė nuk dua tė jetoj me ndjenjėn e inferioritetit, me njė plagė nė shpirt qė atė do ta vendosė pėrherė nė vėshtirėsi.
- Landi nuk ėshtė nga ata tipa, pėrkundrazi, ai do pėrpiqet qė ty tė tė lehtėsojė sa mė shumė.
- Mė mirė e lėmė kėtė bisedė, Monda.
- Si tė duash, por mė vjen keq qė po e shkatėrron dashurinė tėnde. Ėshtė njėlloj si tė mohosh vetveten.
- Mendon se e kam tė lehtė! Por mė duket sikur thotė: “ Jam unė ai qė tė ngrita nga balta“.
- Ėshtė e kotė qė tė diskutojmė pėr kėtė gjė. Me sa kuptoj unė, t“i nuk ndryshon mendim. Mund tė vij mbasdite, pėr tė punuar pak me matematikėn.
- Aty mė ke gjatė gjithė kohės, -i tha Denisa dhe u pėrshėndet me shoqen.
Ngjiti shkallėt me pėrtesė dhe i ra ziles sė derės. Kur pa qė u shfaq vėllai i madh, gati sa nuk fluturoi nga gėzimi.
- Nuk e merr dot me mend sa mė gėzove! - i tha ajo. - Mė kishte marrė malli shumė, - dhe pėrqafoi.
- Ti mendon se nuk do vija, pas asaj qė tė ndodhi.
- Mami, ti mė premtove se nuk do ta shqetėsoje Benin, pėr kėtė problem, - dhe e vėshtroi nėnėn ne sy.
- Duhet tė mė kishit njoftuar menjėherė. Vepruat shumė gabim. Nuk doja ta dėgjoja kėtė ngjarje nga tė tjerėt.
- Nuk donim tė tė shtonim problemet mė tepėr, - u shfajėsua nėna.
- Problemet nė emigracion nuk mbarojnė kurrė.
- Kush tė njoftoi pėr atė qė mė ndodhi mua? - e pyeti Denisa.
- Kam dhe unė pesė shokė, - dhe u ul nė divan.
Nini i vogėl sillej nėpėr shtėpi, luante me lodrat qė i kishte sjellė i vėllai nga Italia, ndėrsa ata bisedonin pėr procedurat e metejshme qė duhet tė ndiqnin, nė lidhje me gjyqin, qė do tė zhvillohej sė afėrmi.
- Keni gjetur ndonjė avokat tė mirė? -pyeti ai.
- Ata kėrkojnė shumė, -tha e ėma dhe psherėtiu thellė.
- Lekėt nuk janė problem. Unė fola dhe me pronarin tim atje dhe ai mė ka afruar ndihmėn e tij.
- Nesėr ka njė konsultė. Mund tė bisedosh vetė me tė.
- Patjetėr! - tha ai.
- Kemi njė problem tė vogėl, - u hodh nėna.
-Ēfarė ju shqetėson?
-Atė tė poshtrin e ka denancuar edhe njė shoqe e Denisės, pėr ushtrim dhune nė rrugė, por pėr fat tė keq ajo vajza ėshtė e sėmurė dhe nuk mund tė dalė si dėshmitare.
-Me tė do pėrballemi vetėm ne.
-Po, - u pėrgjigj shkurt e ėma.
-Ne duhet ta vendosim me shpatulla pėr muri, prandaj pyeta pėr avokatin nė fillim, megjithėse shumė pėrvojė nuk ėshtė krijuar nė kėtė drejtim, sepse kjo linjė s“ka shumė qė ėshtė ngritur.
- Unė nuk marr vesh nga kėto gjėra. Tani qė erdhe vetė, tė takon ta ndjekėsh vetė kėtė punė. Shefi i rajonit tė policisė, erdhi kėtu dhe mė premtoi ndihmė. Njė zot e merr vesh kėtė gjė. Nuk di se ēfarė tė them mė tepėr, -mbylli ligjėratėn mė nė fund ajo.
- Do tė bėjmė tė pamundurėn, mami, - i tha ai.
Mė pas biseda e tyre u pėrqendrua tek problemi i punės sė Benit, si dhe pėrgatitjet e Denisės pėr provimet e maturės. Nini vazhdonte nė botėn e tij fėmijėnore, pėrkėdhelej si tė mundej dhe herė pas herė kėrkonte qė t“i plotėsonin tekat. E ėma hidhte ndonjė vėshtrim nga korniza e tė shoqit nė mur, i cili ēuditėrisht me atė buzėqeshjen e tij karakteristike, dukej sikur i kontrollonte nga larg dhe krenohej me dashurinė dhe respektin, qė tregonin ndaj njėri-tjetrit.
* * *
E nesėrmja trokiti nė dhomėn e Denisės me njė tufė rrezesh tė ngrohta. Ajo u ēua nga shtrati, hapi dritaren dhe pėrshėndeti ditėn e re. Nė orėn 1000, duhej tė paraqitej tek zyra e avokatit. Kontrolloi orėn. Si u sigurua se koha i premtonte, nisi tė bėnte tualetin e zakonshėm. Veshi fustanin ngjyrė deti tė hapur, u kontrollua dhe njė herė nė pasqyrė dhe shkoi nė dhomėn e pritjes, ku i vėllai e priste i ulur nė kolltukun pėrballė dhomės sė saj.
- Gati je? - i tha ai.
- Pėrsėri do tė ikėsh pa mėngjes? – i tha e ėma.
- Nuk kam oreks, mami.
- Pi njė gotė qumėsht, tė paktėn.
- Mė mirė po dalim, - tha Beni. - Kohė kemi plot, bėjmė njė shėtitje, pastaj shkojmė tek zyra e avokatit.
-Mirupafshim, mami! - e pėrshėndeti ajo dhe tė dy dolėn jashtė.
Ishte njė ditė shumė e bukur dhe qyteti gumėzhinte. Ende nuk kishin hyrė nė rrugėn kryesore, kur u ndeshėn me Mondėn.
- Kur ke ardhur kėshtu? - i tha ajo Benit dhe njė skuqje e lehtė i pushtoi fytyrėn.
- Dje, - i tha ai, pa ndonjė emocion tė veēantė.
- Mirė ke kaluar andej?
- Si nė vend tė huaj! - u pėrgjigj shkurt ai.
- Atėherė, mė falni! - kėrkoi lejė ajo dhe u largua.
- Ēfarė po bėn ndonjė gjė ajo? - pyeti Beni.
- Tė intereson? - dhe e vėshtroi vėllain me vėmendje.
- Pyeta ashtu kot, - tha ai.
- Shoqėrohet me njė djalė tjetėr, megjithėse pėr ty ka pyetur gjithmonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:31 pm

- Tani s“ka shumė rėndėsi
Zyra e avokatit ishte nė “Rrugėn e Dibrės”. Pėr tė shkuar atje, morėn autobusin e linjės. Rreshti i pallateve shoqėronte krahun e majtė tė rrugės kryesore dhe nė njė nga katet e para, ata shquan tabelėn elektronike ”Zyrė Avokatie”.
- Ajo atje, duhet tė jetė, - tha Beni.
- Po, - u pėrgjigj shkurt Denisa. - Eja tė shkojmė.
- Tė presim dhe pak, se jemi herėt. Duhen dhe pesė minuta.
- Nuk jemi nė Itali kėtu, ku zbatohet orari pikė pėr pikė.
- Ėshtė rregull, - tha ai.
- Mos u shqetėso shumė pėr kėtė gjė, pasi, dy herė qė kam lėnė orar me tė, tė dyja herėt e ka shkelur.
Pėr fat, nė zyrė nuk kishte asnjė klient tjetėr. Avokati i priti me buzėqeshje dhe i ftoi tė rehatoheshin nė kolltukėt kamosh, qė kishte vendosur nė formė gjysmė rrethi te paradhoma.
- Javės tjetėr do tė zhvillohet gjyqi, kėshtu qė, sot, do tė hyjmė nė detajet mė tė imta. Pikėrisht pėr kėtė gjė, nuk dua tė mbash asnjė rezervė, sepse edhe njė sekuencė e vogėl qė, pėr ty, ndoshta, nuk ka rėndėsi, ndikon shumė nė mbarėvajtjen e tėrė procesit.
- Ne jemi tė interesuar qė ai njeri tė vuajė dėnimin mė tė rėndė, - i tha Beni.
- Pėr kėtė duhet tė bashkėpunojmė sa mė shumė, - dhe vėshtroi Denisėn, -e cila, nėn ndikimin e mbikqyrjes sė tjetrit, u vendos nė pozitė tė vėshtirė.
- Patjetėr! - foli Beni.
- Atėherė, shkojmė nė zyrė dhe bėjmė konsultėn pėrfundimtare.
Beni nuk lėvizi nga vendi, por filloi tė shfletonte revistat, qė kishte vendosur mbi tavolinė, ku shoqėruesit e klientėve tė tij kalonin kohėn.
Ata zunė vend nė zyrė, qendruan njė grimė nė heshtje, derisa sekretarja u bė gati dhe filluan.
-Ndoshta tė dukemi tė bezdisshėm me pyetjet e njėjta, por procedurat kėshtu e kanė. Si fillim, do tė ritregosh ngjarjen, por nuk dua tė harrosh asnjė detaj pa pėrmendur. Nė bazė tė kėtij rrėfimi, do tė punojmė nė sallė, me pyetje dhe kundra – pyetje; gjithashtu, njė mbėshtetje tė rėndėsishme do tė na jepnin edhe dėshmitarėt, por, pėr fat tė keq, shoqja jote ka kaluar nė depresion dhe nuk mund tė na ndihmojė mė. Nė atė salle atje, jemi ne me faktet tona dhe ai me alibitė e tij tė rreme, me anėn e tė cilave kėrkon tė shpėtojė nga dėnimi. Gati je? -i tha sekretares, me ton urdhėrues dhe i bėri shenjė Denisės tė fillonte.
Ajo i rrefeu ngjarjen fill e pėr pe dhe rikthehej pėrsėri nė ndonjė pazazh, qė ai ia kėrkonte.
Kur pėrfundoi sė treguari ndodhinė e asaj nate tė tmerrshme, mori frymė thellė, a thua se kishte kaluar makthin mė tė madh.
- Nė gjithė kėtė histori ne kemi dy dėshmitarė, njeri prej tė cilėve ėshtė Landi dhe ai as ka parė dhe as ka dėgjuar gjė, ndėrsa dėshmitaren e dytė, nuk e gjejmė dot, pasi nuk punon mė nė atė lokal.
- Nuk di se ēfarė tė them, - tha ajo e habitur.
- Nė fund tė fundit, ne kemi provat ligjore, por ata do tė bėjnė pėrpjekje pėr ta zhvlerėsuar situatėn, qė tė mund tė pėrfitojnė sa mė shumė nga ky proces.
Ata diskutuan gjatė pėr dėshminė, qė do tė paraqiste para gjyqit; do tė shpjegonte edhe rastin tjetėr tė dhunės sė ushtruar te shoqja e saj, pasi kjo pėrkonte dhe me denoncimin e bėrė nga vetė Adriana nė polici, ku, pėr fat tė mirė, farmacisti kishte pranuar tė bashkėpunonte pėr kėtė rast.
Nė fund, ata u pėrshėndetėn dhe ai u garantoi, se nė atė proces do tė jepte maksimumin.
Kur dolėn nė rrugė, Denisa u ndie disi mė e qetė. Morėn autobusin urban pėrsėri dhe zbritėn nė qendėr.
- Shkojmė nga bulevardi i madh, sepse kam nevojė pėr njė shėtitje tė gjatė.
- Tė streson mendimi i pėrballjes me tė nė gjyq?
- Ėshtė njė ankth, qė duhet tė marrė fund njėherė e mirė.
- Ke tė drejtė, - i tha ai.
Ajo nuk foli, por vazhdoi rrugėn, sė bashku me mendimet e ngatėrruara, tė cilat e kishin futur nė njė qerthull pasigurie dhe shqetėsimi, aq sa ēdo gjė i dukej e pakuptimtė. Nė krahun tjetėr tė bulevardit, shėtitja e saj, vėzhgohej me vėshtrim tė errėtuar nga ana e Landit. Denisa as qė e vuri re atė, por ndiqte intinerarin e bulevardit dhe pėrpiqej tė kuptonte, se pėrse jeta tė rrėmbente me krahė tė padukshėm dhe, herė tė flakte pa mėshirė nė ngrehinat plot dhimbje, herė tė jepte kurajo pėr t’u ringritur lartėsive.


X
Kur dolėn jashtė, ndjenė menjėherė afshin e nxehtė tė verės,…

Vera erdhi me temperatura tė larta. Dielli ngrihej nė kupė tė qiellit dhe digjte fort. Monda, e djersitur, pėrpiqej tė bėnte fresk me shaminė e dorės, ndėrsa ngjiste shkallėt e shtėpisė sė Landit. Hyri brenda, u pėrshėndet me kushėrirėn dhe tė dyja filluan tė ēuēurisnin me njėra -tjetrėn.
- Filloi i nxehti verės, -i tha Erisa.
- Erdhi sezoni i plazhit, thua mė mirė. Kam provimin e matematikės dhe mė duhet tė studioj. Sa ta heq qafe edhe kėtė lėndė tė mallkuar, pastaj nuk mė shikon mė kėtu.
- Do tė shkosh pėrsėri nė Pogradec, te dajua?
- Patjetėr. Ėshtė qytet i vogėl dhe ajo ē“ka ėshtė mė e rėndėsishme, atje largohesh nga zhurmat dhe rrėmuja e Tiranės.
- E kam parė shumė tė shqetėsuar Landin kohėt e fundit.
- Pas ngjarjes qė kaloi, marrėdhėniet e tyre ndryshuan kryekėput. Ajo jeton me psikozėn e tmerrit qė kaloi dhe, duke qėndruar larg tij, mendon se do tė ndihet mė e qetė.
- Po Landi nuk ėshtė tip i tillė, qė tė pėrflasė atė qė ka shkuar, pėrkundrazi, ai do ta rrethonte me njė dashuri tė tillė, qė ajo nuk ka pėr ta gjetur kurrė nė jetė.
- Kėtė gjė ia kam thėnė edhe unė, por ajo kėmbėngul nė mendimet e saj.
Hyrja e Landit nė dhomė e mbylli bisedėn e tyre. Erisa gjeti njė pretekst dhe u largua, ndėrsa ata tė dy, tė ulur pėrballė njėri - tjetrit, filluan tė diskutonin pėr Denisėn.
- Mė shqetėsove mbrėmė, kur mė more nė telefon.
- Duhej tė takoheshim patjetėr.
- Pse me kaq ngut? Ka filluar i nxehti i madh dhe erdha me gjysmė fryme kėtu.
- Para disa ditėsh, pashė Denisėn nė bulevardin kryesor, qė shoqėrohej me njė djalė.
-Pėr kėtė gjė ma more shpirtin sot?!
-Pse, tė duket pak?
-Ti mendon se ajo mund tė jetė lidhur me ndonjė tjetėr? - provoi tė luante Monda me tė.
- Me mėnyrėn se si sillet, ku nuk mė shkon mendja.
- Je bėrė xheloz, Landi.
- Nuk po kuptoj asgjė. Mė duket se ti po luan me naivitetin tim, - dhe e vėshtroi nė sy.
Monda filloi tė qeshte, ndėrsa ai, nė kontrast tė plotė me tė, ishte zverdhur nė fytyrė.
- Atė ditė i takova rastėsisht nė rrugė. Ai ėshtė vėllai i saj, i cili e shoqėroi gjer tek avokati dhe, mė pas, kanė bėrė shėtitje sė bashku, nė bulevardin kryesor.
- Ndoshta nuk mė beson, por, nė atė ēast, mė iku truri fare dhe njė dėshpėrim i madh mė pushtoi shpirtin.
- Pėr kėtė gjė mė thirre sot?
- Dua tė tė pyes edhe pėr njė gjė tjetėr: Nesėr zhvillohet gjyqi.
- E di, - tha Monda dhe mori njė pamje serioze.
- Jam thirrur si dėshmitar atje.
- E mendoja njė gjė tė tillė.
- Duhet tė dėshmoj pėr shoqėrimin qė i bėra gjer tek pallati. Ėshtė njė sekuencė e shkurtėr dhe e parėndėsishme pėr ēėshtjen.
- Por e rėndėsishme pėr tė vertetuar vendin dhe kohėn e rrėmbimit, - i tha Monda.
-Vetėm dėshmia e Adrianės do ta vendoste me shpatulla pėr muri, por, pėr fat tė keq, ajo nuk mund tė dėshmojė asgjė nga ato qė ka thėnė.
- Ajo ka humbur ēdo kontroll, Landi.
- Sinqerisht mė vjen keq pėr tė, por ne nuk mund tė bėjmė asgjė. Kėshtu ishte shkruar fati i saj.
- Besoj se tani u qetėsove pėr problemin qė tė shqetėsonte. Po shkoj tė pėrshėndes Erisėn nė dhomėn e saj dhe do tė largohem.
- Do tė tė shoqėroj vetė pėr nė shtėpi, - i tha ai.
- Vertet?
- Po, - u pėrgjigj shkurt ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:32 pm

- Nuk vonohem, -tha ajo dhe fluturoi drejt dhomės sė Erisės.
Kur dolėn jashtė, ndjenė menjėherė afshin e nxehtė tė verės, shpejtuan tė merrnin nga njė kasetė me muzikė, tė cilat nė kėtė sezon popullonin rrugėt kryesore nė tė dy krahėt. Landi e ēoi gjer tek shkalla e pallatit dhe, me gjithė kėmbėnguljen e tepėruar tė saj, nuk u ngjit lart, por u largua menjėherė. Ai humbi nėpėr rrugėt e Tiranės, pa asnjė pikėsynim. Donte vetėm tė ecte, tė lodhej, vetėm kėshtu mund tė shkėputej nga ankthi i ditės sė nesėrme, i cili mund tė paragjykonte edhe atė.

***

Denisa hapi dritaren dhe vėshtroi qiellin e mbushur plot yje. Nė atė mori pikash tė ndritshme, u pėrpoq tė gjente shenjėn e saj, rrugėn e saj, zbardhėsinė dhe shkėlqimin e jetės sė saj. Pėrfytyroi veten me njė pikė tė tillė, tė vendosur nė renė qumėshtore tė magjisė qiellore, ku prej andej donte tė shkėputej si shigjetė dhe tė copėtohej e tė thėrmohej nė qiellin e dashurisė. Qyteti mbulohej me mantelin e errėt dhe njė qetėsi e ēuditshme, qė, rrallėherė pėrcillte angullimėn e ndonjė qeni, apo zhurmėn e ndonjė makine tė vonuar, tregonte misterin qė rrethonte.
Provoi tė shtrihej nė shtrat, por ishte e kotė. Gjumi trėmbej nga mendimet e trazuara. Mendoi pėrballjen me atė njeri dhe i gjithė trupi iu rrėqeth. Nata e zezė qė kishte kaluar me tė, ishte njė ferr i vėrtetė. Dhimbja tronditėse, pėrzier me gjakun e pafajėsisė, tmerronte aq shumė, sa, besimi se mund tė ndihej e qetė nė krahėt e njė mashkulli, kishte humbur. Pasojė e kėsaj bindjeje tė verbėr ishte bėrė edhe Landi, i cili endej nėpėr detin plot dallgė dhe gulēonte peshėn e valėve tė egėrsuara. Gjumi i munduar zbriti me ėndrra tė frikshme, tė cilat, herė e hidhnin ngrehinave tė kobshme dhe zėri i ējerrė pėrfliste duart mekatare nė atė errėti tė pamatė, herė e nenqeshte dhe e pėrmbyllte pėrbrenda fatit tė imponuar.
* * *
Mėngjesi erdhi i ngathėt, i mpitė dhe mjaft ēorientues. Qepallat e tejlodhura nuk hapnin dot kapakėt. I trembeshin dritės sė ditės sė re, qė do ta kthente pėrsėri nė atė botė gri, qė vetėm, kur e kujtonte, i shkaktonte llahtari, e jo mė tė rrėmonin dhe ta detyronin tė pohonte ankthin e pėrjetuar gjatė. Tik - taku i orės, si pėr ēudi, trokiste tronditjen e zemrės sė saj. U pėrpėlit nė shtratin e dhimbjes dhe, njė mllef i mbledhur, e detyroi tė shtrėngonte fort batanijen.
Kėrcitja e bravės kumboi njėlloj si hapja e dyerve tė hekurta nga gardianėt, tė cilėt do ta rrėmbenin dhe do ta tėrhiqnin zvarrė nėpėr korridoret e gjatė, pėr ta ēuar mė pas pėrpara gjykimit tė madh. I vinte turp nga gjithė ata njerėz, tė cilėt do ta dėgjonin dhe do tė vendosnin pėr fatin e atij njeriu, qė aktroi natėn mė tė zezė tė jetės sė saj, ndėrsa ajo, si pre e dhunės dhe e vesit tė tij, do tė merrte shpagimin.
- Zgjohu, shpirt, zgjohu, se jemi vonė! - u dėgjua zėri i nėnės.
- Ndihem shumė keq, mami, - tha ajo me gjysmė zėri.
- Ti je vajzė e zonja, - i dha kurajo e ėma. - Sot do t“i japėsh fund kėtij makthi qė tė bren prej kohėsh! Sot do tė fitosh paqen dhe sigurinė e vetvetes!
- Kur mendoj gjithė ata njerėz atje, mė zėnė mornicat. Pastaj, pėrballja me atė tipin, tė cilin, vetėm, kur e kujtoj, mė zė lemeria.
- Ēdo gjė do tė shkojė si jo mė mirė, - e qetėsoi e ėma dhe e pėrqafoi Denisėn, ndėrsa sytė e pėrlotur shprehnin vuajtjen e saj tė brendshme.
Rreth orės 900, e gjithė familja u nis pėr nė gjykatė. E ėma mbante pėr dore Ninin e vogėl, ndėrsa Denisa ecte sė bashku me Benin dhe tezen, disa hapa mė pas. Dielli i fortė i mėngjesit, tregonte tė nxehtin e madh, qė do tė bėnte atė ditė. Ndaluan para gjykatės dhe, ashtu, tė pėrfshirė nga shqetėsimi i tyre i ligjshėm, qėndruan nė heshtje tė plotė. Ardhja e avokatit i gjallėroi disi. Komunikimi i tij i shpejtė nė ato ēaste, pėrkonte me dhėnien e kėshillave tė fundit. Korridori i ngushtė i godinės sė madhe vishej me misticizmin dhe hijen e rėndė qė krijonte ai mjedis. Kur hyri brenda nė sallė, u ndesh menjėherė me vėshtrimin zhbirus tė njė gruaje, e cila qėndronte nė rreshtin e parė, me njė pamje tejet tronditėse. Denisa u ul nė vendin e caktuar dhe, si nėpėr mjegull, nisi tė orientohej. Pėrballė saj, mes uniformave tė policisė gjyqėsore, qendronte njeriu qė i shkatėrroi ėndrrat, vrasėsi i ndjenjave dhe i dashurisė sė vėrtetė, i cili, pėr ironi tė fatit, ruante njė qetėsi tė ēuditshme. Zemra e saj drithėroi si shpendi i bardhė pa krahė, qė shikonte kaltėrsinė e qiellit dhe nuk mund tė kapej pas tij. Pėr njė ēast, mendoi se asgjė nuk do tė ndryshonte nė jetėn e saj, cilido qė tė ishte vendimi i procesit. Nė krye tė sallės qendronte gjyqtari, ndėrsa nė krah tė djathtė qendronte sekretarja, e cila kishte ulur kokėn dhe kontrollonte morinė e letrave. Salla ishte mbushur plot. Rreshtat e fundit plotėsoheshin nga shokėt e klasės, tė cilėt rrethonin mėsuesen e matematikės, qė, gjer dje, e paragjykonin pėr rreptėsinė e tepėruar, ndėrsa atje dukej se kishin gjetur mirėkuptimin dhe paqen. Vėshtrimi i turbullt i saj kapi nė njė cep edhe Adrianėn me nėnėn e saj, e cila nė pamje tė parė, tė jepte pėrshtypjen se vinte nga njė botė tėrėsisht e akullt. Landit nuk i lejohej qėndrimi nė sallė, pasi ishte nė rolin e dėshmitarit, ndėrsa shoku i tij, Doriani, shkėmbente herė pas here ndonjė vėshtrim me Mondėn, qė, gjithsesi, nuk mund t“i shpėtonte Benit, i cili e kapėrcente kėtė xhest me skepticizėm.
Fjalėn e mori gjykatėsi, i cili deklaroi hapjen e procesit, ndėrsa nė sallė ra qetėsia. Pasi u bė prezantimi i ēėshtjes, midis avokatėve lindi njė debat i fortė e me zė tė lartė. U desh ndėrhyrja e kryetarit tė trupit gjykues pėr uljen e toneve tė komunikimit. Mė pas, u thirr Landi, si i vetmi dėshmitar qė do tė faktonte kohėn e rrėmbimit tė saj, pasi, Adriana, e cila mendohej si ēelėsi i artė i kėsaj ēėshtjeje, ishte e detyruar qė kėtė gjyq ta ndiqte nga salla. Denisa e vėshtroi me vėmendje paraqitjen e tij nė sallė. Bėri betimin sipas rregullores, tregoi nė detaje ēastin e largimit, foli pėr telefonatėn e bėrė nga kushėrira, tė cilėn iu kėrkua ta faktonte dhe, pėr fat tė mirė, kjo gjė u pranua dhe u shėnua nga sekretarja. Mė pas, iu nėnėshtrua pytjeve tė avokatit tė palės kundėrshtare:
- A e njihni personin, qė sot akuzohet pėr kėtė dhunim? - dhe drejtoi gishtin nga i akuzuari.
-Jo! - u pėrgjigj shkurt, Landi.
- Ju deklaruat kėtu se e shoqėruat gjer te shkallėt e pallatit.
- Po!
- A dėgjuat ndonjė britmė, ose thirrje gjatė kohės qė ajo hyri nė pallat?
- Jo!
- Atėherė, pėrse duhet t“ju besoj, se e keni shoqėruar gjer te shkallėt, kur fare mirė vajza mund tė jetė rrėmbyer nė rrugė dhe personi, qė sot ėshtė nė bankėn e tė akuzuarve, ngatėrrohet me dhunusin e vėrtetė?
- Kėtė gjė e ka denancuar dhe shoqja e saj, Adriana.
- Ti pėrgjigjesh pėr veten tėnde, ndėrsa, pėrsa i pėrket shoqes sė saj, le tė vijė dhe tė dėshmojė vetė.
- Protestoj! - tha avokati i Denisės, - dhe u ngrit nė kėmbė. - Pohimet e bėra nga dėshmitari, vėrtetojnė plotėsisht shoqėrimin e tij atė natė dhe orėn e saktė kur ėshtė bėrė rrėmbimi, pasi kėto dėshmi korespondojnė dhe me hetimet e bėra, prandaj, z. gjykatės, nuk mund tė lejosh provokimet e palės kundėrshtare, sė cilės i intereson minimi i ēėshtjes! - dhe u ul menjėherė.
Nė atė ēast, u ndie edhe zhurma ankuese e sallės, e cila ra nė qetėsi menjėherė nga ndėrhyrja e prerė e gjykatėsit.
- Keni mė pyetje pėr dėshmitarin?
- Jo! -u pėrgjigj shkurt avokati.
Landi u largua nga salla, me vėshtrimin befasues tė familjes sė saj, e cila u ēudit pa masė, nga lidhja e panjohur e vajzės sė tyre. Denisa nuk guxoi ta shikonte nėnėn nė sy, por, e tronditur nga dalja e sekretit, imponuar nga rrethanat, uli kokėn. Toni, nga ana e tij, e pėrcillte gjithė zhvillimin e gjyqit me mospėrfillje. Ēdo gjė ia kishte lėnė nė dorė avokatit tė tij mbrojtės dhe, nė ndonjė ēast tė veēantė, miratonte, ose mohonte me kokė. Nėna e tij qendronte si e ngrirė, me vėshtrim tė fiksuar nga gjykatėsi dhe nuk guxonte tė shikonte nga familja e vajzės, e cila turfullonte nervozizmin e tejskajshėm. Denisa u kėshillua me avokatin e saj dhe u ngrit nė kėmbė. Tregoi para gjykatėsit ndodhinė e asaj nate tė tmerrshme, foli pėr marrėzinė e njeriut qė kishte pėrballė, herė me lot nė sy dhe herė me duar tė shtrėnguara fort nga urrejtja dhe neveria qė ndiente; pėrcolli para atij mjedisi tė heshtur, tablon mė drithėruse, dramėn e dhunimit tė njė adoleshenteje. Edhe nė sytė e gruas sė vetmuar, qė nxinte nė fytyrė mė keq se nata pa hėnė, rrėshqitėn lot, tė cilėt i fshiu me rrėmbim nga fytyra thatime dhe mjaft e pėrvuajtur. Mė pas, procesi kaloi nė pyetjet e bėra me qėllim nga avokati i palės tjetėr.
- Ju deklaruat se rrėmbyesin tuaj e njihnit edhe mė pėrpara!
- Po! -u pėrgjigj shkurt Denisa.
- Ku e keni njohur?
-Njė ditė ndaloi nė rrugė shoqen time, Adrianėn, kur shkonim nė shkollė bashkė dhe ushtroi dhunė ndaj saj.
- Ka denoncim penal nė komisariat, si dhe dėshmitar qė mund ta faktojė kėtė rast, - tha avokati i saj dhe i tregoi gjykatėsit kopjen orgjinale tė kallėzimit tė Adrianės dhe e dorėzoi tek sekretarja.
- Pranohet! -tha gjykatėsi dhe kėrkoi dėshmitarin pėr kėtė rast, me gjithė kundėrshtimin e avokatit tė palės tjetėr.
Farmacisti tregoi ngjarjen me imtėsi dhe, kur pėrfundoi deponimin, u largua nga salla shoqėruar me vėshtrimin e egėrsuar tė Tonit. I detyruar nga gjykatėsi, i pandehuri u ngrit nė kėmbė dhe e pranoi kėtė ndodhi, si njė ēast nervozizmi, qė ndodhi midis dy tė dashuruarve. Denisa u pėrfshi pėrėsėri nga sulmi i avokatit, i cili pėrpiqej tė ngrinte alibi tė rreme, pėr tė shfajėsuar sa tė mudte klientin e tij.
- Nė rast se dikush tė sulmon, normalisht duhet tė kėtė dhe rezistencė, gjė qė ti nuk e provon dot, pasi dhe dėshmitari e pranoi qė nuk ka dėgjuar asnjė zhurmė tė dyshimtė.
- Si mund tė thėrrisja pėr ndihmė, kur tehu i thikės mund tė mė merrte jetėn nga ēasti nė ēast?
- Megjithėse pėrshkove dhe njė pjesė rrugė gjer tek kėndi i pallatit, pasi aty ishte parkuar makina, sipas jush. Asnjėherė nuk t“u dha mundėsia pėr tė reaguar dhe pėr t’u mbrojtur?
- Pėrjetoja frikė dhe ankth nė ato ēaste, pastaj mė kėrcėnoi familjen.
- Ti deklarove se tė ēoi nė njė lokal, ku punonte edhe njė vajzė, e cila mund tė vertetonte dhunimin tėnd. Hetusia shkoi ta verifikonte, por nuk faktoi dot asgjė. Unė nuk dyshoj nė fatkeqėsinė tėnde, por, nga tronditja qė ke pėsuar dhe qė ėshtė normale, dyshoj se edhe mund tė jesh ngatėrruar.
- Personi qė mė ka dhunuar, ėshtė njeriu qė ti ke marrė nė mbrojtje dhe askush tjetėr.
- Mė vjen keq pėr atė qė tė ka ndodhur, por ne jemi kėtu pėr tė vėnė rregull dhe drejtėsi. Ti nuk ke as provėn mė minimale, pėr ta vėrtetuar fajėsinė e tij; nuk ke asnjė dėshmitar. Ne nuk mund t“i dėnojmė njerėzit, thjesht nga ndikimet e ēastit, apo pėrjetimet emocionale tė ndonjė ndodhie nė rrugė.
- Protestoj! - u hodh avokati mbrojtės i Denisės. - Kolegu im nė krahun tjetėr, mendon se ne jemi pėrpara kėtij trupi gjykus mjaft tė nderuar, pa provat materiale. Ky dhunim ėshtė kryer nga personi. qė ndodhet nė bankėn e tė akuzuarve dhe, pėr kėtė, s“ka asnjė dyshim. Nė radhė tė parė, ėshtė i denoncuar jo vetėm nga klientja ime, por edhe nga shoqja e saj, e cila e njihte shumė mirė kėtė person.
- Tė dalė para kėtij trupi gjykues dhe tė faktojė denoncimin e saj, - nėnqeshi avokati i Tonit.
-Ti shfrytėzon paaftėsinė e saj pėr t“u pėrballur me kėtė ēėshtje, paaftėsi qė ėshtė shkaktuar nga klienti yt.
- Parimi mė themelor i njė procesi gjyqėsor ėshtė vėrtėtimi i provave tė mbledhura, gjė qė pala juaj nuk po e bėn. Si mund ta akuzojmė kėtė njeri, pa asnjė fakt?
- T“i jap unė faktet! -u dėgjua njė zė nga fundi i sallės.
Tė gjithė kthyen kokėn me vrull andej nga erdhi zėri. Toni u ngrit nė kėmbė dhe thirri fort: ”Do ta paguash kėtė qė bėre, Marta!”, ndėrsa duart e policėve e shtrėnguan pėr krahu fort dhe e ulėn nė karrige. Fytyra e tij ndėrroi pamje menjėherė dhe nuk guxoi tė shikonte mė nga salla, pasi vėshtrimi i nėnės, e mohoi pėrfundimisht. Gruaja e ēuditshme u largua nga salla e gjyqit, me mendimin se ai, biri i saj, i rritur me shumė sakrifica, do mbetej pas perdes sė hekurt pėr njė kohė tė gjatė. Denisa zbriti shkallėt e gjykatės, rrethuar nga familja e dashur dhe e hodhi pas krahėve kėtė kujtim tė keq. Tek sheshi pėrballė godinės sė madhe, kėtij altari qė i fali qetėsinė e humbur, qendronte Landi. Ata ndaluan pėr njė ēast dhe vėshtruan njeri-tjetrin nė sy.
- Shko, Denisa, - i tha Beni.
Ajo nuk foli, por vėshtroi nėnėn nė sy.
- Ai tė pret ty, - i tha ajo e pėrlotur.
U shkėput prej tyre dhe u lėshua me vrap drejt ėndrrės mė tė bukur. Mė pas, humbėn nė rrugėn plot njerėz, aty ku jeta merrte kuptimin e vėrtetė dhe ndjenjat rinore reflektonin koloritin e ndritshėm tė dashurisė.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:32 pm


EPILOG

Adriana arriti tė tregonte historinė e dhimbjes dhe tė dėshpėrimit tė saj, shprehu botėn e rėnduar shpirtėrore, atė botė qė pleksej dhe ngatėrrohej, nė kujtime tė hidhura. Mendja e saj kishte mbetur tek ajo natė e zezė, e cila kishte prishur gjithė ekuilibrat shoqėrorė dhe e mbante nėn ankthin e vazhdueshėm.
- Kjo ishte e gjitha, -tha mė nė fund dhe u largua si hije, nėpėr errėsirėn e rrugėve tė pakuptimėsisė sė saj.
Pesha e fajit e ndiqte pas, e shoqėronte kudo, i shfaqej natėn nė gjumė dhe e zhyste nė greminėn therėse. Shiu i vjeshtės, me anėn e rrjedhės krijuar, zhvendoste morinė e gjetheve tė rėna pa kujdes dhe, ashtu, tė grumbulluara anės konturit tė trotuarit, i dorėzoheshin ditės sė nesėrme, pėr t“u flakur nga pastrueset, sikur tė mos kishin qenė ndonjėherė pjesė e gjelbėrimit tė kėtij qyteti. Nė tė njėjtat ujėra endej edhe ajo. Gjer dje, ishte njė nga pjesėt mė aktive tė shoqėrisė sė saj, por stuhia e furishme e pėrplasi honeve tė gremisur dhe e zhyti nė humbėtirėn e netėve tė vetmisė sė madhe. Iku, humbi nė boshllėkun e mjedisit mė tė zymtė. Ashtu, e hutuar, plot trishtim, ecte me ēapa arrakatė, nėpėr gjurmėt e fajit tė mbetur, kėtij pengu tė madh, qė torturonte dhe ēorientonte gjithė qenien. E shpėrfytyruar, me flokėt qė kullonin dertin e shpirtit, pėrherė nė lėvizje, rendte pas kohės gėrmadhė, nė kėrkim tė paqes sė humbur. Endrrat e bardha, tretėshin nėn hijet pėshtjelluese tė jetės plot tallaze, e cila pėrfliste pa pushim egoizmin e treguar dhe, nė gjithė atė karakatinė tė rrėnuar kobshėm, mbetej njė copėz kujtimi, qė do tė mund tė pėrshkruante botėn, pasionin dhe marrėzinė e njė adoleshenteje. Dukej se gjithēka ndodhi rastėsisht, a thua se kjo gjithēka do tė mjaftonte pėr tė ndryshuar atė botė torturuese, ku e djeshmja paragjykonte me gjithė agresivitetin, ndėrsa e nesėrmja pasqyrohej nė trajta njollash tė errėta, ku vėshtrimi i moshės ndėrpritej perdeve tė padukshme tė kohės gri.
Binte shi.
FUND
Kukės, mė 10.08.1995
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Mon Sep 13, 2010 3:32 pm


Agron Shele del para lexuesit me romanin e tij tė dytė tė titulluar “Pėrtej perdes gri”, duke rirrokur temė me substrat social, duke trajtuar probleme tė mprehta tė shoqėrisė sonė, e cila ndeshet keqas me fenomene tė reja aktive tė kahjes negative. Me njė zhdėrvjelltėsi tė thekur ai ndėrmerr aksionime letrare, qė ngjasojnė pikshėm me realitetin e mbarsur. Trajtesa e kėtyre fenomeneve me njė stil tė veēantė, tė kuptueshėm, tė lirshėm dhe tė ngarkuar dukshėm me prezencė figuracionale tė ankthon dallueshėm dhe tė pėrgatit me skena impozante, qė e bėn leximin e gjinisė tė dėshiruar, por njėkohėsisht del nė njė pėrfundim aktiv pėr inteligjencėn e autorit dhe ngarkesėn ndjenjėsore nė precipitimin e ngjarjeve. Mpleksjet, ndėrthysat, dialogimet nėnkuptimore, revanshi i pėrplasjeve, aktet ku interpretojnė personazhet e njė moshe qė ėshtė adoleshente apo ka filluar ta kapėrcejė kėtė prag moshor, dialogimet dhe kthesat, dridhjet, qetėsimi, stresi,kullesa ndėrgjegjėsore, largimi nga mendimi i “kulluar” e tjerė parakalojnė n vepėr. Autori tregon rritje nė kahje tė trajtesės ideo- artistike nėkėtė gjini, qė fillesat e konkurrimit u panėqė nė romanine parė “Hapat e Klarės”.
Agron Shele, pėrveē pjekurisė artistike tė dėftuara nė veprat e tij, po manifeston edhe aftėsi drejtuese tė elitės intelektuale letrare, impulsimit tė talenteve tė reja nė gjithė rrethin e Pėrmetit, lidhjes universale dhe shkėmbimit tė vlerave me lidhjet simotra letrare, me koncepte tė drejta sipas njė moduli: ”PĖR NJĖ LETĖRSI NDRYSHE”, duke qenė dhe i zgjedhur si kryetar i Degės sė Lidhjes sė Krijuesve” PEGASI” tė Pėrmetit me njė pjesėmarrje tė gjerė tė tė gjithė krijuesve tė sferave tė ndryshme. Gjithashtu Agroni ėshtė dhe Kryetar i Shoqatės ”Rinia dhe fėmijėt” nė qytetin e Pėrmetit. Ai ėshtė nė pozicion aktiv dhe pėr publikim vlerash. Ka pėrgatitur pėr botim edhe dy romane tė tjera si dhe njė vėllim poetik. Krijime tė tij janė botuar nė gazetėn letrare “Pegasi” nė revista letrare jashtė vendit nė Greqi, por nė veēanti nė Itali nė njė antologji sė toku me poetė tė tjerė nga Italia dhe Pėrmeti.
Ka fituar Ēmimi special “Pegasi 2004” pėr romanin nė vitin 2005.
Kristaq F. Shabani


Vepra tė autorit
“Hapat e Klarės”, roman “Marin Barleti”, viti 2004
“Pėrtej perdes gri”, roman “Marin Barleti”, viti 2006

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   Today at 9:31 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ROMANI SHQIP PEGASI "PĖRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: