Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:11 pm

që në këto momente do të ishte e kënaqur, sikur edhe një nga fëmijët të vinte, vetëm të ndërpriteshin ato mendime.
- Më ke mbajtur mend, apo më ke harruar, - i tha Zana dhe menjëherë iu hodh në krahë.
- Nuk të kam harruar. Gjithmonë të kam kujtuar për të gjitha ato shaka që ke bërë. Gjithashtu e kujtoj shpesh, kur e le Mirelën të qëndronte në shi, duke pritur të dashurin e sajuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:11 pm

*
Ana e ftoi të ulej. Zana, pasi u rehatua, filloi të tregonte për punët e ndryshme që kishte bërë në Greqi dhe, më në fund, e kishte mbledhur mendjen se, duhej kthyer dhe menjëherë kishte filluar punë në një shkollë të qytetit.
- Ana , po ti pse s’ke filluar akoma punë? - e pyeti Zana Anën. Ana e dinte që do ta pyeste dhe ia priti menjëherë: “Edhe fëmijët s’i kam pasur të mbarë me shëndetin“.
E dinte që me Zanën nuk duhej të fliste shumë, sepse ishte një burim i pashtershëm fjalësh.Zana e ngiste shumë fjalën dhe këtë “aftësi“ ia njihte që kur ishte në fakultet.
Zana e ftoi që, herën tjetër, duhet t’ia gjente shtëpinë, se nuk ishte larg nga shtëpia e Anës.
“Tani, që ka dhe autobuz, nuk do të lodhesh shumë. Merri fëmijët me vete…,- i tha Zana dhe nxori nga çanta disa çokollata dhe një parfum.
- Ky është për ty, - iu drejtua ajo Anës. - E di mirë që gjithmonë i ke pasur pika të dobta!
Ana e falenderoi:
- Po përse duhet të harxhoheshe? Mjafton që, më në fund, gjeta disa minuta qetësi dhe kujtuam, për disa çaste, vitet më të lumtura të jetës në shkollë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:12 pm

Nga këto fjalë, si e rënë në faj, ndoshta dhe u pendua që i tha. U hodh menjëherë Zana:
-Pse, mos ke ndonjë gjë që të shqetëson, se nuk të pyeta fare për Andrean.
Nuk donte që ta pyeste fare, por e dinte që Zana gjithmonë kishte qenë kureshtare.
- Tani merret me ndërtimin e një hoteli dhe gjithë ditën është i larguar, prandaj unë jam gjithë ditën në shtëpi me fëmijët dhe punët e shtëpisë. Më duket vetja, ndonjëherë, sikur jam kthyer në shërbëtore, ku di vetëm të pres burrin, të laj, të hekuros,të gatuaj. Më është bërë dita thjesht një monotoni: mëngjes – drekë - darkë dhe anasjelltas. Dhe kur gjërat marrin këtë pamje detyrimisht edhe mërzitia shtohet dhe të rëndon në jetën pa dinamikën e kërkuar, - dhe këtu Ana dukej sikur ngeci, por ajo nuk donte të vazhdonte më bisedën edhe pse shoqja iu duk sikur i qau hallin.
- Dëgjo, Ana , te shkolla jonë është një vend i lirë pune. Përse nuk i thua Andreas të interesohet? Do ta ndiesh veten më të çliruar nga gjithë kjo rutinë që të ka mbërthyer, - foli Zana më shumë e djallëzuar, kur vërente në sytë e Anës një lloj lodhje të stërgjatur dhe pastaj vazhdoi:
- Edhe unë vetë i kam mbajtur fëmijët dhe e di se me çfarë sakrificash? Ti nuk ke për ta besuar ndonjëherë që, kishte ditë, kur të dy me Nasin ishim në punë dhe unë shpesh herë vrapoja, si e marrë, për të arritur sa më shpejt në shtëpi. Me shumë sakrifica i kemi vënë disa para mënjanë, por rëndësi ka që blemë dhe një shtëpi tonën dhe tani, sikur u ambientuam, por edhe fëmijët dalë nga dalë rriten.
Ana kalonte nëpër mendje sikur e nesërmja do ta gjente në punë, aty në zhurmën e fëmijëve, në fillimin dhe mbarimin e orëve të mësimit, në sallën e mësuesve duke dëgjuar herë ankimet për
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:12 pm

nxënësit e dobët dhe herë ata ose ato që nuk reshtin dot së lavdëruari për punën që bënin, për të nxjerrë nxënës me rezultate sa më të mira. Këtë trajtë sjelljeje e kishin edhe pse kohët kishin ndryshuar shumë dhe dukej që niveli sa vinte dhe po binte më poshtë, duke krahasuar vitet, kur ato kishin qenë nxënëse vetë. Në shumicën e rasteve familjet, të cilat kishin të ardhura, preferonin t’i çonin fëmijët e tyre nëpër shkolla private. Edhe Ana nuk e kishte vendosur se ku do t’i çonte fëmijët në shkollë private, apo shtetërore, pavarësisht se ajo në shtëpi luante me fëmijët rolin e mësueses dhe ndiente se, fëmijët kishin rezultate të mira. Kush më mirë se ajo do të vendoste për fëmijët e saj për shkollim.Vetëkuptohet që edhe mendimi i Andreas do të ishte bindës dhe Ana e dinte mirë se ai nuk do t’ia prishte.
Mbasi e përcolli Zanën, deri te shkallët, u ngjit lart. U ul një copë herë, vështroi muret rreth e rrotull dhe gjithë orenditë dhe pasi kundroi mirë i lindi nëj mendim “interesant”, siç e përkufizonte Andrea.
“Duhet të ndryshoj pozicionin e tyre,” – tha me vete, sepse, sa herë që u ndryshonte vendin, dukej sikur aty kishte ndonjë gjë të re, pavarësisht se, shumë herë Andrea nuk e vinte re këtë lloj ndryshimi dhe Anës i dukej se, kjo ishte një lloj mënyre për të mos i kushtuar vëmendjen asaj dhe orendive.
Në fillim, kur ishin vendosur aty, ai ishte kujdesur që gjithçka të ishte prefekte, një ambient, pra, ku ai do të kthehej për t’u qetësuar. Shpeshherë Ana qeshte si fëmijë dhe ngazëllehej që kishte zgjedhur një burrë të tillë, por tani ishte ndryshe. Fare mirë iu kujtua se, Andrea kujdesej edhe për perdet edhe për mobiljet, të cilat duhet të kishin përshtatshëmëri……., të ishin sa më funksionale. Ai kishte një shije të tillë për të zgjedhur dizenjot që të kombinonin me gjithçka, që ndodhej aty brenda.Kjo ishte një etikë profesionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:12 pm

Ashtu e turbulluar kalonte në mendje çastet e para të njohjes: Takimin e parë të nisjes, dridhjen e parë,puthjen e parë,; tërheqjën dhe përqëndrimin evëmendjes tek ai, fejesën, martesën dhe ditën, kur lindi vajza dhe kur Ana u kthye nga materniteti, ku dhoma dukej e rregulluar aq bukur.
U befasua tek soditi gjithë ambientin e sidomos dhomën “e pritjes”. Mbi krevatin e vajzës ishte vendosur një arush i bardhë, që vetë ajo ia kishte dhënë mendimin për ta blerë, në një nga mbrëmjet, kur dilnin shpesh të dy bashkë. Andrea regjistronte në trurin e tij dhe i njihte mirë parapëlqesat e saj. Ja, pra, ai e kishte emocionuar me arushin.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:12 pm

Shfaqja “Eda“, aktet

Andrea kishte arritur në qytetin, ku punimet për ndërtimin e hotelit ishin në gjysmën e përfundimit. Ishte ulur në njërën nga dhomat, ku kishte improvizuar një tavolinë kompjuteri, telefonin. Në fund të dhomës ishte një kasafortë, në të cilën kishte gjithë dokumentacionin. Në krahë të kasafortës ndodhej një tavolinë e vogël. Mbi tavolinë ishte vendosur një tantellë e punuar shumë bukur, e cila të linte përshtypjen e një gruaje që atë e kishte të stërvitur në këto punë…… Gjithashtu aty Andrea mbante fotografinë, në të cilën kishte dalë për herë të parë me Anën, dhe ajo kishte qeshur aq shumë, sa që i dukej vetja sikur kërkonte ndihmë apo trembej nga dikush. Aq shumë ishte strukur pas supeve të Andreas. Iu kujtua se, atë ditë, Ana kishte veshur atë bluzën ngjyrë të kaltër që atij i pëlqente aq shumë dhe ajo dukej për sytë e tij si një kukull që të gjithë e shikonin me zili. Andrea e pëlqente shumë kaltërsinë, gjithçka të kaltër dhe këtë ndjesi të tij për ngjyrën e preferuar e reflektonte në jetë e sidomos në evenimente.
Ai vazhdonte të nxirrte shifra nga kompjuteri edhe pse mendimet e turbullonin herë pas herë. Vetmia, që po kalonte ato caste, ngjasonte si një melodi e mërzitshme, por, në të njëjtën kohë, ajo mbarte me vete brengën e një ndjenje faj të përbrendshëm.
Të trokiturat në derë bënë që të ngrihej nga vendi dhe me një shpejtësi të rrufeshme Eda iu hodh në krahë.
Ai shtangu nga ajo skenë, që nuk e priste, por nga ana tjetër ndieu se u shkëput për pak minuta nga ato shifra.
- Si arrite, Eda, të vish deri këtu?
Nuk dua të kem probleme në shtëpi. Po sikur ndonjë të na ketë parë, atëherë, atëherë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:12 pm

Ajo nuk e la gjatë të vazhdonte dhe dy buzët iu afruan drejt tij. Kjo ishte një gjuhë që e bënte të nënshtrohej dhe të harronte gjithçka, të futej në një botë ëndërrore, të shkëpuste mendimet enga epërditshmja dhe pasioni bënte punën evet,pavarësisht se shpesh herë përbetohej se nuk do të kthehej në këto episode të vrullshme. Por betimi dhe përbetimi i tij binte nga autoriteti sa shfaqej ajo që kishte një emër pasioni, Eda. Për të tërhequr magnetisht Andrenë Eda ishte veshur me një bluzë të hollë, që gjithçka dukej ekonturuar që nga larg, Forma e gjoksit, e cila ngjasonte si një portokalle, konturet esaj të bukura që dilnin fare qartas në pah, bëri që Andrea nuk mund të rezistonte dot më. Ndihej i tërhequr nga ajo në një magjepsje të plotë që e bënte të tronditej dhe të fillonte fushatën e ndjenjave. Më kot mundohej të kontrollonte veten, zjarrin e brendshëm që e kishte tërhequr si një magnet shumë i guximshëm dhe tepër aktiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:13 pm

Eda kishte mbaruar studimet dhe, për një farë kohe, kishte qëndruar pa punë edhe pse shumë të afërm i kishin propozuar për të filluar punën në ndonjë bankë, ku edhe rroga ishte e kënaqshme për një vajzë që sapo kishte mbaruar Universitetin. Ënddrat e çupëlinave të tilla ishin gjithmonë prezenrte. Të afërmit, në momentin , kur Eda përfundoi studimet, i harruan premtimet e tyre dhe e lanë të ëprpiqej vetë. Tjetër është premtimi etjetër është realiteti. Ajo këtë e kuptoi mirë në ato momente drithërimi për një vend pune. Ajo që s’ndodhi ngatë afërmit, apo premtuesit ndodhi natyrshëm nga shoqëria e saj. Një dritë shprese ishte hapur, kur një ditë një shoku i saj i propozoi se, do ta ndihmonte të gjente një punë në firmat e ndërtimit, të cilat kishin një goxha pagë të kënaqshme, në krahasim me vendin që i kishin afruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:13 pm

Përpara saj qëndronte tashmë ai që e kishte punësuar dhe që ajo ishte lidhur kaq natyrshëm me të dhe që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se do të ishte një lidhje e natyrshme dhe e bukur, pa trille, por edhe e fshehtë natyrisht. Edhe sikur një mendje t’i thoshte që të rikthehej në pozicionin e pastër, ajo këtë mendim të kësaj mendjeje s’do ta përfillte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:13 pm

* * *
Ai ishte me të. Jeta po i mësonte se s’duhet të falte. Se duhet të shfrytëzonte çdo mundësi që i jepte jeta, madje dhe duke sakrifikuar. E ndjeu veten të dashuruar forcërisht.
Dashuria ishte aq e plotëfuqishme në shpirtin e tij sa që i harroi shumë shpejt ato fjalë që nxori nga goja. Kishte bërë betime me përmbajtjetë shumta për t’u mënjanuar, por ... E puthi fort në buzë,... Aq fort sa nuk donte t’i ndante buzët e tij nga të sajtë. Donte në ato momente të flisnin vetëm me gjuhën e puthjes. Ndërkohë, në mënyrë natyrale, pa sforcim, gishtrinjtë iu mpleksën me një nga kaçurrelat e Edës. Ishte një veprim që tregonte se këto ndërmarrje ishin të bukura, të lidhura dhe jetësore në kulm. Në atë moment nuk donte të dëgjonte se çfarë po ndodhte. Ishte i përfshirë nën epshin e pamëshirshëm të dashurisë. Ndiente revoltë, dashuri, dëshirë, afrim ngazëllues për ato momente që, për Edën, ishin magjike. Kur u mundua të shkëputej nga krahët e saj, ajo iu lëshua si një bishë e uritur, që pret nga momenti në moment gjahun e munguar dhe kërkon të realizojë gjithçka, duke përfshirë edhe tekën e fundit.
Andrea, duke mos i munguar përvoja në raste të tilla, e për të eliminuar çdo pikë dyshimi, mbylli me kujdes derën e zyrës, ndërsa Eda me një shpejtësi të rrufeshme e riputhi lehtë në buzë dhe u zhduk, sikur të mos kishte qenë e pranishme deri në ato momente, por Andrea guxonte në rrugëtimin e tij dashuror që të dy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:13 pm

protagonistët kishin interpretuar sa esa herë dhe kishin njohje deri në detajet më të vogla të trupave të tyre.
#
Koha , edhe pse po afronte mesi i prillit, dukej shumë e besdishme, sa që hera – herës të jepte përshtypjen, sikur nuk do të merrte kurrë vera. I lindi ky si një mendim, krejt papritur. Ideja për të mos shkuar në shtëpi i erdhi po me të njëjtin proces ardhjeje: krejt papritur. E imagjinonte se sa të hapte derën do të dëgjonte pyetjet e Anës në mënyrë të pareshtur e të pashtershme me objekt : për punët me hotelin, për moskokëçarjen e tij, që ajo të fillonte punë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:14 pm

* * *
Lidhja e pafat dhe mashtrimi

Dita ishte e ngrohtë, si gjithmonë që ditët e majit janë të bukura; ndieu se ka trokitur stina që çdo agim e bënte të ndihet më i lehtësuar, jo si në ato ditët e ftohta të marsit që, edhe pse mundohesh të heshtësh, nuk i shpëton dot erërave dhe ditëve me shi. Marsida u ngrit nga krevati dhe ashtu ëndërronte. Ëndërrimet nuk kishin kufi. Për një moment iu duk se, gjithçka që ëndërronte do të bënte të pamundurën për të arritur atë që kërkonte. Mbasi ishte ndarë me F. ato që, ai i kishte premtuar, i mbante të strukura thellë në shpirt. Ashtu e shtrirë ëndërronte, ëndërronte, por u dëgjua zilja e telefonit. E la të binte për disa minuta. U ngrit nga vendi, kapi receptorin dhe dëgjoi një zë gruaje:
- Alo , Marsida jeni?
- Po unë jam. Kush jeni ju?
- Ah, nuk më njohke, moj zuskë e dreqit!
Shtangu. Nuk dinte më të vazhdonte, apo ta ndërpriste bisedën, megjithëse gjunjët po i dridheshin.
- Ju lutem, zonjë, më jepni emrin. Kush jeni ju që po më fyeni?
- Patjetër, asqë bëhet fjalë. Ndaj ju kam marrë në telefon. Dëgjo:
“Largohu nga burri im! Ai nuk është djalë, ashtu siç mendon ti, por baba që ka detyrime karshi një fëmije. Ka detyrime ndaj familjes. Ndaj largohu, sa s’është vonë!
- Nuk po ju kuptoj ! Ndaj më lini të qetë të jetoj jetën time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:14 pm

- Ah, po ju duhet ta jetoni jetën tuaj, duke ia prishur mendjen një burri të martuar, të cilit kushedi se çfarë i keni bërë, ndërsa unë, gruaja e tij, duhet të hesht, sipas mendes suaj. Unë duhet të rrit time bijë vetëm për hir të dashurisë tuaj, dashuri çupëlinash.
Marsidës, sa nuk po i binte të fikët. U mbështet te muri dhe nuk nguronte të kthente përgjigje. Nuk iu besonte më veshëve. Zëri nga larg sa vinte dhe bëhej edhe më i ashpër.
- Alo, më dëgjoni?
- Po, po të dëgjoj.
- Largohu sa më shpejt. Ai nuk ka për të të marrë kurrë. Mos mendo se do të braktisë familjen për një çupëlinë si puna jote!
Marsida e mbylli telefonin. Lotët i rrëshqitën mbi faqe. Nuk e kuptonte ishin të ngrohtë apo të ftohtë. Vetëm për një gjë ishte e bindur. Ai e paskish gënjyer. Sa i pashpirt dhe i dobët ishte treguar. Ajo diçka kishte kuptuar sepse shpesh herë, kur e pyeste, s’i tregonte asgjë për familjen. Gjithmonë i nxirrte justifikime, se ata nuk janë këtu, ndodhen në emigracion. Nuk dinte si të vepronte. T’u besonte fjalëve të gruas në telefon, apo do të ishte më mirë të merrte F. në telefon. Mos ndoshta kjo ishte ndonjë lojë? Në mes dilemës vendosi t’i bier numrit të celularit, por për çudi i dilte i fikur. S’dinte si ta shpjegonte. Në herët e tjera ai i përgjigjej shumë shpejt dhe gjithmonë i thoshte fjalën eparë të emërtuar « shpirt », apo ndonjëherë edhe « zemër ». Në ç’stacion kishin mbetur këto fjalë ?! Jeta iu duke papritur vetëm jetë dimri me stuhi e llohë. Mbi ëndërrimin e saj po frynte një ciklon i tërbuar dhe ajo ishte e papërgatitur për t’u mbrojtur. Nga mashtrimi i madh nuk e përmbante dot veten dhe qortonte veten e saj që s’kishte qenë në gjendje të zbulonte mashtrimin e madh të F.-së. Diç iu ngulit në kokë. Ishte si e trullosur...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:14 pm


Ai i përbetohej gjithmonë Marsidës, e cila i kishte lënë fushë veprimi, duke menduar për një lidhje me F. shumë afatgjatë.
Ndërsa po mendonte këto M. u ngrit, u vesh shpejt e shpejt, doli në rrugë. Vazhdonte t’i binte celularit të F. , por ai dilte përsëri i fikur. Ishte hera e parë që u fut në një lokal. Kërkoi me sy kamarieren, një vajzë tepër të bukur, brune me flokë të gjata. E përshëndeti me mirësjellje dhe iu lut t’i sillte një ekspres. Në këto momente nuk po e kuptonte më veten. Edhe kur F-në e ftonte të uleshin në ndonjë kafene, ajo gjithmonë refuzonte; nuk i pëlqente zhurma, tymi i pareshtur i cigares, ndërsa sot - sot iu duk sikur, të mos kish qenë ajo që nuk i pëlqente ato vende. E rufiti kafen. Ndieu që qerpikët iu lagën. Brenda gjoksit zemra po i hidhej me forcë. Ishte e pafuqishme. Pagoi dhe doli nga kafeneja. Zhurma po e besdiste së tepërmi. Shikoi e habitur përreth. Pyeste veten. Ku shkonte? Sa mirë do të ishte që F-ja ta priste si çdo herë tjetër, sikur ajo telefonatë të ishte ëndërr ose jehona e largët ose, ose më mirë një pjesë e shkëputur nga ndonjë sekuencë telenovele. Të gjente dikë që t’i thoshte se, nuk kishte rëndësi se çfarë i kishin thënë matanë telave. Ah, sikur të gjente dikë!Po kë të gjente dheku të kërkonte në këtë harresë rrugësh. Rruga ishte e shkretë. Makinat që lëviznin lëshonin shtëllunga tymi. Pemët kishin filluar të mbusheshin me gjethe dhe lëshonin një aromë që lajmëronin ardhjen e pranverës. Ishte si e dehur. Ndërkaq i erdhi një ide. Të hidhej në rrugë, ta shtypte ndonjë makinë, jo nga këto që ecin ngadalë, por, edhe kujtoi që, në disa raste të tilla, kishte nga ato që ecnin me shpejtësi rrufe. Mori rrugën drejt shtëpisë e mërzitur. E vendosi vetë se çfarë do të bënte.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:14 pm



# # #
Meraku i Anës

Ana mbylli me kujdes derën. Kishte dhe pak kohë për të bërë pazarin sa fëmijët të ktheheshin nga shkolla. Që në mëngjes dita kishte qenë pak si e ngarkuar me re, por nuk dukej se do të binte shi. Ndjeu një si shtrëngim në gjoks, sikur do ta mbyste njeri. Zbriti shkallët, kur përpara i del një grua e moshuar me çanta të mbushura plot. E përshëndeti. Iu kujtua mamaja. Kishte kaq ditë pa folur në telefon. E ndihmoi nënë Kaliopin. Plaka iu lut të futej brenda.
- Një herë tjetër, se tani nxitoj, - i tha Ana gati me të shpejtë.
Shkoi deri në supermarket. Mori dhe disa gjëra që i duheshin për të filluar përgatitjet për festën. Kur po afrohej pranë.... i zuri syri një fustan shumë të bukur. Ndaloi për një moment. Kishte goxha kohë që nuk kishte ndërruar garderobën e saj. Si një amvisë mendonte që vetëm Andrea t’i ndërronte këmishat, gati çdo ditë.
« Po sikur ta marr dhe ta provoj njëherë, » - ia bëri Ana me vete, por prapë ndërroi mendim. Gjithmonë, dhe këtë e kishte bërë zakon, që për çdo gjë që do të blinte, më parë do t’i thoshte Andresë, megjithëse ai, deri tani, nuk e kishte kundërshtuar asnjëherë. « Do ta marr, - tha ajo me vete. - Tani nuk na mungojnë as paratë. Pastaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:14 pm

në shtator, patjetër që do të dal në punë dhe më duhen disa rroba të reja. Ndryshe nga të tjerat tashmë jam gruaja e një biznesmeni dhe jo si dikur e një ekonomisti të thjeshtë”.
Tani paratë nuk i mungonin edhe pse tregohej e kursyer. Me gjithë këto para që kishin do të plotësonte gjithë dëshirat e veta dhe të fëmijëve. Nxitoi se mos fëmijët ishin kthyer, por derën e gjeti të mbyllur, ashtu siç e kishte lënë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhën fëmijët. Vajza iu hodh në qafë. E puthi fort. I tregoi se kishte marrë dy dhjeta. Sipër iu hodh dhe çamarroku i vogël, duke imituar të motrën dhe njëherësh u bënë të tre kruspull. Ana i harroi të gjitha ato që kishte menduar më parë. Ia vlente të jetoje qoftë edhe në varfëri, por vetëm dashuria e fëmijëve nuk shkrifërohej aq kollaj. Për Anën fëmijët ishin gjëja dhe pasuria më e bukur dhe më kuptimplote që kishte. Edhe pse përpara se t’i lindnin fëmijët, çdo moment e ndante me Andrenë, tani Ana ndiente se çdo gjë i përkiste gjakut të saj. Për pak momente Anës i erdhën fjalët e babait, kur një ditë i thoshte nënës: “ Tani që ke vajzat, mua sikur më ke lënë pasdore. Rend gjithmonë pas tyre.” Mos ndoshta ishte kjo një cilësi e trashëguar, apo mos ndoshta ishte e vetme në atë qytet dhe ata ishin gjithashtu për atë.... Shkoi me vrap në kuzhinë dhe kaloi nëpër mend për një telefonatë me të ëmën. Pavarësisht se nuk kishte shumë kohë që kishte folur, por kur fliste me të i dukej sikur distanca i shkurtohej dhe afërsia e krijuar me këtë rast i pakësonte mallin e grumbulluar. I ra numrit disa herë, por nuk iu përgjigj njeri. Mendja i shkoi për keq. Një zbehtësi ia mbuloi fytyrën. Nuk kishte shumë kohë që i kishte vdekur babai, ndonëse për të ai kishte qenë shoku më i mirë. Të dy kishin krijuar një marrëdhënieaq e ngushtë, që me mamanë nuk e kishte, por tani, edhe pse e ndiente mungesën e tij, e ëma ishte bërë pjesë e padiskutueshme e qenies së saj. Kjo tashmë dukej haptas se,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:15 pm

kur fliste me të në telefon rigjente vetveten, forcën, që e mbyllur aty, pothuajse, ishte kthyer në një shtëpiake. Nuk donte ta shfaqte nervozizmin e saj në sy të fëmijëve, ndaj me të shpejtë u përgatititi drekën, la diçka për Andrenë dhe shkoi u shtri. Lotët lagën jastëkun. Nuk e dinte pse mendja i shkonte për të keq. Ndjeu kërcitjen e derës. Mbas kaq kohe Andrea u kthye shpejt. Fëmijët luanin dhe, sa dëgjuan zërine tij, menjëherë iu hodhën në qafë dhe e përqafuan.
- Po mami, ku është?- pyeti ai, pasi pa që Ana nuk ishte aty. Vuri re dhe tavolinën e pangritur, sepse ajo asnjëherë nuk e kishte zakon t’i linte gjërat rrëmujë. Më në fund hapi derën e dhomës. Ana qëndronte e shtrirë. Vrapoi tek ajo. Pa në sytë e saj kishte lot.
- Çfarë ka ndodhur? – pyeti ai i frikësuar dhe menjëherë mendja i shkoi se mos Ana kishte mësuar mbi marrëdhëniet e tij me Edën. “Atëhere, - mendoi me vete,- nëqoftëse është se ka mësuar diçka do të mundohem t’i sqaroj se, ajo është thjesht një e punësuar dhe kjo ndodhte nga që rrinin bashkë një pjesë të kohës. Njerëzit s’kanë me çfarë të merren dhe sajojnë çdo trill“.
Ana e kapi fort nga duart: “Dëgjo, Andrea, nuk e di kam një shqetësim. Marr mamin në telefon, por nuk më përgjigjet njeri. Mos ndoshta është e sëmurë dhe ajo…, “- dhe lotët ndiqnin njëri – tjetrin.
Andrea u mundua ta qetësonte dhe njëkohësisht u gëzua që nuk ishte ajo që mendonte ai.
Shkoi ngriti receptorin e telefonit.
- Alo, - u dëgjua zëri i vjehrrës. – Oh, më në fund, - ia bëri vjehrra, - mirë që u kujtove. Andrea filloi t’i tregonte se kishte qenë shumë i zënë. “Por dëgjo, foli Anës se është në merak për ju, mbasi i kishte rënë disa herë telefonit dhe nuk i përgjigjej njeri…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:15 pm

Nuk vazhdoi të tregonte se gruaja e tij, e ulur aty mbi krevat, vazhdonte të lotonte pa pushim. Ana, teksa endej nëpër shtigjet e kujtesës, u ngrit nga vendi, ia mori telefonintë shoqit dhe vazhdoi ta pyeste të ëmën.
- Mos ke qarë gjë?- e pyeti e ëma.
- Jo , jo- u mundua të bënte të qetën Ana…, - por nuk e di m’u krijua një frikë…,- dhe gati sa nuk ia shkrepoi përsëri të qarit, por ndjeu dorën e Andreas në sup.
- Isha deri në spital se u shtrua një kushërirë e babait tënd dhe m’u desh të qëndroja atje. Pastaj ti e di që yt at nuk është më. Nuk dua të shkëputem me të tijtë. Më kanë respektuar.
Ana ndjeu ngrohtësinë e dorës së Andresë në sup, u përshëndet me të ëmën. I dha dhe një puthje për Danielën, motrën e saj të dashur. Iu afrua ngadalë Andresë, mbasi ky ishte ulur dhe vazhdonte të ndiqte një emision në TV. Ndiente që duhej t’i rrinte pranë. Ai mbas kaq kohësh zgjati dorën dhe e përqafoi. Kësaj here ajo u ndie dhe një herë si atëherë « të dashuruar », kur shpesh herë ai ndiqte ndeshjet sportive dhe ajo nuk parapëlqente të flinte e vetme në shtrat, por e zinte gjumi aty në strofullën e ngrohtë. Ndieu buzët e Anës mbi të tijat. Ai u drodh i tëri. E ndiente trupin e saj afër. E dashuronte atë ndjesi që ishte e tij. U puthën gjatë. Si atëherë. Ana nuk shkëputej dot prej tij. E donte, gjithmonë e kishte dashur edhe do ta donte. Për të kishte qenë dashuria e parë dhe e vetme. Edhe kur mendonte se shumë gra krijonin lidhje të tjera, Ana nuk e kapërcente dot këtë lloj mënyrë të jetuari. As nëpër ëndrra nuk e kishte kaluar ndonjëherë atë mendim.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:15 pm


# # #
Vazhdimi i rrëfimit të Anës

Për sa vëreja një farë ndryshimi ndiej, një farë boshllëku. Isha mbyllur shumë në vetvete. Ngandonjëherë çuditesha edhe vetë me qenien time. Unë që s’rreshtja dot së foluri, sapo Andrea kthehej nga puna, isha bërë e urtë. Natyrisht mund të rrija pa folur, apo të hiqesha ndryshe nga ç’isha, por, për fat të mirë ose të keq, megjithë natyrën që kisha, një pjesë imja ishte përherë e zgjuar dhe priste momentin që të shpërthente.
#
Ana akoma flinte. Andrea u ngrit, mori xhezvenë dhe filloi të bënte kafen. Shpesh herë ajo ia përgatiste kafen çdo mëngjes dhe ai e gjente gati, ndërsa mbrëmë ata kishin ndenjë deri vonë dhe ai kishte parë tek ajo që, aty e fshehur, ajo e ruante dashurinë si më parë. Megjithatë ndihej i lehtësuar. I duhej të shkonte në punë dhe atë e la ashtu të flinte. Kishte menduar se këtë verë do t’i çonte me pushime jashtë dhe menjëherë mendja i vajti te Eda. Ajo vetëm këto çaste priste dhe pastaj hidhej e gjitha në krahët e tij. Megjithëse, duke menduar këto kohët e fundit, ai vetë nuk e dinte se si i kishte ikur gjithë qetësia dhe i iku dhe buzëqeshja.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:15 pm


# # #
Iu afrua, i dha një puthje në cep të buzës, por Edës nuk i bëri shumë përshtypje.

Dreka gati po afronte. Vapa përvluese përpinte gjithçka. Degët e disa pemëve në tortuar ishin ulur, sikur kërkonin të mbronin ende kalimtarët, të cilët shpejtonin secili në punët e veta. Ajri ishte i nxehtë dhe mbytës. Andrea frenoi makinën përpara lokalit, ku zakonisht ulej për t’u freskuar dhe porositi një ujë pa gaz. Kur ishte vetëm ai shpesh mendonte se si dal nga dalë lidhja e tij e re ishte bërë e domosdoshme. Shpesh herë, kur ishte vetëm me Edën, ai e trajtonte sikur ta kishte gruan e tij, por kur, në prani të tyre, ndodheshin edhe njerëz të tjerë, ai sillej sikur nuk e kishte njohur më parë. Kishte një pikë mjaft të fortë për të ruajtur pozitën e tij shoqërore dhe në sy të të gjithëve hiqej si i përkushtuar ndaj familjes. Megjithatë Eda tashmë dinte si t’i kapërcente këto situata që, në shumicën e rasteve, e acaronin vërtet shumë. Gjithmonë jetonte me idenë se do ta arrinte ta bënte për vete, duke mos marrë parasysh sakrificën e fundit. Duke vazhduar të pinte edhe pikën e fundit të ujit të ngelur në bidon, ai ndjeu se kjo ishte kohë e harxhuar kot, por, megjithatë, nuk i rezistonte dot idesë për të mos e pasur pranë Edën. Edaishte për të një qenie më se edomosdoshme, një qenie që e dashuronte thellësisht. Sapo u fut në zyrë ajo i ishte përveshur punës sa që edhe zhurmën e çelësave që ai vendosi, ndoshta për t’i tërhequr vëmendjen, nuk e shqetësuan. Ajo vazhdonte të punonte. Atëherë, si për inat, Andrea tërhoqi karrigen dhe u ul përballë saj. Nuk rezistoi dot dhe iu lut për pak dashuri. Po përse kjo dashuri e çmendur po e sfiliste kaq shumë, po
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:15 pm

e ulte përballë saj, që në shumicën e kohës mundohej të vetëpërmbahej, por në këto momente ishte fare e kotë? Ia hoqi maosin nga duart, ia mori duart në të tijat dhe filloi ta përkëdhelte. Fundi i shkurtër që Eda kishte veshur nuk i linte shumë vend fantazisë,por e lehtësonte shumë ngacmimin.
- E di që të kam lënë shumë të lodhesh, - foli Andrea, - por do të kesh kohë plot për t’u çlodhur, mbasi të mbarojmë edhe punimet e fundit të hotelit.
Eda nuk iu përgjigj. Ai nuk po e duronte dot indiferencën e saj. Ai kërkonte më shumë nga ajo.
- Dëgjo, Eda, kam vendosur që gruan këtë verë ta çoj në pushime jashtë. Do të shkoj edhe unë, sa t’i rregulloj, dhe do të kthehem prapë, më e shumta mund të rri 2 - 3 ditë.
Edës i erdhi inat që ia përmendi gruan në ato momente. Në fund të fundit në këtë lidhje ajo, kur ishte bashkë me Andrenë, nuk donte që ai të tregonte për planet e tij familjare. Nuk i interesonte se çfarë do të bënte, se ku do ta çonte, rëndësi për atë kishte që ajo të gjente qetësi në ato momente, kur ata ishin vetëm të dy. Andrea e kuptoi se ajo u vrenjt, kur i përmendi gruan.
Iu afrua, i dha një puthje në cep të buzës, por Edës nuk i bëri shumë përshtypje. Vetëm nga inati, që mbante përbrenda, mendoi të mos e jepte veten. Ajo tashmë ishte bërë si një kafshë e uritur, e cila kërkonte gjithmonë që ai të fliste vetëm për atë, që ai t’i përkiste vetëm, vetëm asaj! Ai e kuptoi se ç’ndiente ajo dhe mendimet sikur nisën t’i lexoheshin në fytyrë. Ai e njihte mjaft mirë Edën. U ul akoma më pranë saj, i buzëqeshi me gjithë shpirt. Donte ta kishte sërish pranë vetes. Eda e vështronte si një shtatore dhe si e zënë në gabim. U mundua t’i buzëqeshte dhe i kaloi lehtë dorën mbi supe. Ndjeu mbi trup mornica, ngrohtësinë e dorës së butë. Eda e vështroi drejt në sy:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:16 pm

- Po ti a më do, aq sa të dua unë ty?
Ai shtangu nga kjo pyetje e menjeherëshme e saj.
- Sigurisht që të dua... Kjo s’duhet të vihet në dyshim kurrsesi, por mos mendo se gruan time unë do ta refuzoj. Ajo është ime shoqe,… Pastaj janë dhe fëmijët…
Pasioni e kishte rrëmbyer aq shumë, sa që nuk mendonte më se çfarë do ta priste më vonë. Megjithatë Eda u ndje disi e lehtësuar, por prapë nuk ishte e sigurt për përgjigjen e tij. Pastaj Andrea vazhdoi t’i përsëriste se ishte “i martuar” dhe kishte fëmijë që i donte, edhe gruan që, gjithashtu, e respektonte.
- Më mirë do të ishte që gjërat t’i linin ashtu siç janë, - ndërhyri Andrea. -T’i më ngjall një ndjenjë të fuqishme, sa nuk rezistoj dot, por kështu do të jetë më mirë për të dy.
I pëlqenin fjalët e Andreas,por ajo filloi të dyshonte te fjalët e tij. Mos ndoshta nuk e donte akoma. Dhe përsëri mendimet u ndërprenë nga trokitja në derë. Andrea mori një fletë mbi tavolinë dhe bënte sikur shkruante. Pamja e qetë dhe e fshehur në thellësi të skutave ua mbuloi për mrekulli momentet që ata kishin kaluar deri në ato çaste. Ngriti kokën për të parë dhe në ato momente u shfaq Drini, shoku i dikurshëm, që kishte goxha kohë që nuk ishin takuar. Andrea u ngrit nga vendi. U përqafuan të dy si miq të vjetër dhe e ftoi të ulej.
- Më fal, nuk të prezantova. Kjo është Eda. Punon në firmën time.
Ajo buzëqeshi lehtë, si e zënë në faj dhe tjetri i shtrëngoi dorën.
- Është një ekonomiste e zonja, - plotësoi Andrea frazën e tij të lënë përgjysmë.
Eda ndjeu një si të kuq të lehtë, tek i ra në faqe, por nuk denjoi të ngrinte kokën nga shifrat. Drini i ftoi të pinin diçka në lokalin që ndodhej aty afër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:16 pm

Andrea u ngrit, por Eda as që e mori mundimin t’i hidhte sytë, sepse e mori inat atë njeri, i cili ishte futur ashtu si në shtëpinë e tij, në kohën që ata po diskutonin për gjëra që ajo i quante të rëndësishme për jetën e saj, ndoshta dhe për ta arritur atë dëshirë finale që ta kishte të sajin për gjithmonë. Në këtë drejtim ajo nuk parapëlqente të ishte një dështake e mjerë, sepse kishte arritur të ngjallte një dashuri, e cila ndoshta, sipas mendimit të saj, ajo e quante të fjetur, përderisa Andrea kishte preferuar të shkonte në shtrat me të. Nisi të thurte mijëra fantazi dhe t’i radhiste ashtu siç radhiste në kompjuter mijëra shifra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:16 pm


# #
Fundi i majit po afronte dhe koha ishte e ngrohtë për muajin që ishte. Ngandonjëherë dhe muajt ngatërrohen njëri me tjetrin. Secili të dalë i pari, pa e menduar se shumë prej njerëzve ,dhe sidomos të moshuarit, shprehnin mendimin se kjo kohë kaq e nxituar, nuk lë ndonjë shenjë të mirë dhe me vete thonë se kjo është shenjë që tregon se botës po i vjen fundi............... Sa për të qeshur iu dukën këto fjalë Andreas. Njerëzit çfarë nuk sajojnë për të treguar se kanë thënë shprehje të mençuruara.
Atë ditë ishte nisur që në mëngjes për të parë vendosjen e pllakave. Duhej domosdo që t’i zgjidhte vetë dhe ngjyrën edhe të binte në një çmim jo shumë të lartë. Kishte më se një orë që priste të vinte magazinieri, për të cilin e kishte ndihmuar Drini që t’i merrte me një çmim jo shumë të lartë, por ai nuk po vinte. Pasi i telefonoi disa herë, më në fund ai iu përgjigj se duhet ta priste. U fut në një lokal dhe nisi të rrufiste kafen. Banakierja, një grua e thyer në moshë, dukej sikur mallkonte veten që nuk e ndihmonte njeri për të larë gjithë ato gota dhe filxhane të vendosura mbi banak. « Këta të rinjtë e sotëm kërkojnë vetëm para, - nisi të shprehej ajo,- por nuk e dinë se si nxirren këto të ururara. Kam punuar gati 25 vjet banakiere..., kam larë dhe thyer edhe ndonjë gotë apo filxhan, por nuk bënte vaki që të largoheshim nga puna, pa vendosur gjerat nëpër vende. Andrea e dëgjonte në heshtje, ndoshta gruaja kishte shumë të drejtë. Pas pak u ngrit nga tavolina. Pagoi dhe pa se në drejtim të tij po vinte Besua, kështu quhej magazinieri. Nga tiparet të jepte përshtypjen e një njeriu të ashpër.
- Eja të ulemi, - e ftoi ai Andrean.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 EmptyTue Sep 14, 2010 7:16 pm

- Jo tani, sa piva kafen. Ktheje ndonjë gotë se nuk të bën keq. Përkundrazi të mban në formë gjithë ditën. Me këto punë që kemi ne e kemi të domosdoshme, se ja nuk përballohen gjithë hallet, ndërsa pija të largon disi nga ky realitet i qelbur. Besua vazhdonte të fliste dhe rrufiti me të shpejtë edhe gotëne rakisë, pagoi dhe i la dhe një bakshish të vogël Lizës dhe të dy u larguan për nga magazinat. Sapo u afruan pranë, ai hapi derën e rëndë metalike dhe filloi të tregonte dhe të fliste pa pushim për cilësinë, për rrugët që bënte lart e poshtë, për paratë që shpesh herë i linte nëpër dogana dhe për fitimet që nxirrte prej tyre. Andrea e dëgjonte si në përhumbje. I dukej njeriu më llafazan që kishte takuar deri tani, por, në fund të fundit, ishte i detyruar ta dëgjonte, sepse kishin rënë në një pazar jo të lartë.
- Dëgjo, - tha Besua . – Mos fol lart e poshtë për çmimin, sepse ty ta lashë kaq lirë, sepse je miku i Drinit. Eh, Drini është djalë i shkathët ! Shumë shpejt do të pasurohet. Ka goxha punë nëpër klubet e natës. Nuk mbarohen vajzat që e frekuentojnë…
# # #




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» ROMAN N Ë N A SH E G Ë E PESË GOCAT Adem Demaçi
» Mendim kritik për poeten Mimoza Ahmeti
» GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani
» ERIH MARIA REMARK “Një natë në Lisbonë” Roman
» Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: