Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:17 pm


Klara dhe qeni i saj
La aty aromėn e parfumit dhe mendimet e trishtuara
Eda kishte mbetur e vetme nė zyrė sė bashku me mendimet e saj tė zvarritura. Nuk mendonte qė kėtė verė do tė shkonte me pushime, siē kishte bėrė gjithė kėto vjet. Ēdo verė, e shoqėruar nga familja, ajo shijonte bukuritė e Jonit. Qeshi nėn buzė, kur kujtoi se nė pushimet e fundit qė kishte bėrė me prindėrit, njohu aty njė njeri, jo se ndiente dashuri, por i pėlqente, kur diskutonin pėr studimet, pėr jetėn qė i priste mė pas, vendet e punės, tė cilat ishin njė prej pikave, ku mendimet pėrputheshin mė sė miri. Djali sa kishte mbaruar Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Fliste shumė mirė dhe tri gjuhė tė tjera, por kjo nuk do tė thoshte se e kishte tė lehtė pėr tė siguruar njė punė qė vėrtet do t’ia vlente. Megjithatė ditėn e fundit tė largimit ai i kishte kėrkuar tė shkėmbenin ndonjė mesazh, nėse do tė ishte e mundur dhe nga ana e Edės. Nė fillim asaj iu duk paksa qesharak njė veprim i tillė, por, duke menduar se ai ishte sjellė mirė me tė, e miratoi dėshirėn e tij. Nė mendjen e saj filloi tė krijohej njė pėrfytyrim i ēuditshėm dhe njė i kuq i lehtė i mbuloi fytyrėn. Por, nė ndryshim me atė kohė, tani e dinte se nuk mund tė ėndėrronte, sepse shumė gjėra kishin marrė njė rrjedhė tjetėr. Nėpėr veshė i kalonin fjalėt e sė emės qė duhet tė gjente njė njeri, sepse dhe mosha e tyre bėnte punėn e vet dhe donin ta gėzonin, sa tė ishin gjallė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:17 pm

Nuk i bėhej fare tė punonte. Mori celularin dhe filloi tė shkruante mesazhe tė gjithė shokėve dhe shoqeve qė kishte pasur nė shkollė. Iu kujtua Eni, shoqja e saj mė e mirė, por qė tani ndodhej shumė larg me tė fejuarin. “Sa mire, sikur ta kisha kėtu pranė, mbase ku i dihet, do tė mė kishte ndihmuar pėr tė mos rėnė nė dashuri si e ēmendur me njė burrė tė martuar. Mos ndoshta duhet tė bisedoj edhe me mamin, - mendoi ajo me vete, por prapė iu kthye mendja.- Vėrtet qė e ėma kishte qenė shoqja e saj, por nuk do ta pranonte kurrsesi kėtė lidhje dhe aq mė keq, kur nė mes janė dy fėmijė. Do t’i binte ndonjė infrakt, sepse kohėt e fundit nuk ishte ndier mirė, prandaj e hoqi menjėherė mendimin. Megjithė kėto mendime ajo prapė mendonte pėr Andrean. Nė fillim i ishte dukur si njė lojė, por tani ishte kthyer nė njė robinė e tij. I pėlqente ēdo gjė tek ai njeri. Nga mėnyra se si vishej, nga fjalėt qė pėrdorte; ngandonjėherė edhe pse ishte xheloze pėr tė shoqen e tij, ndiente kureshtje dhe njė farė zilie, kur e dėgjonte tė fliste pėr gruan. Ishte e tėrhequr e gjitha nga imazhi i tij, sa qė edhe nėpėr gjumė e mendonte, megjithėse kishte shumė pengesa, tė cilat nuk dinte nėse do t’i arrinte t’i kapėrcente. Nxori nga ēanta parfumin, e kaloi lehtė nėpėr duar, hodhi pak dhe e la ashtu tė hapur qė aroma e tij tė pėrhapej gjithandej dhe kėnaqej me mendimin se aroma do tė mbetej aty deri nesėr dhe do tė ishte Andrea i pari ai, qė do tė hapte derėn dhe do ta ndiente praninė e saj. I bėri njė tė hedhur flokėve nga prapa supeve, hapi dritaren dhe hodhi vėshtrim nga qyteti, nga kodrat qė e rrethonin kėtė qytet dhe mendoi me vete: “Sa i lashtė duhet tė jetė, ky qytet! Ē’historira ka dėgjuar dhe ē’ngjarje ka pėrjetuar, por pėrsėri ai jeton, jeton me ditėt e shkuara, por ėshtė edhe nė pritje dhe nė ankth dhe tė ditėve qė vijnė. Pa nga larg karvanin e gjatė tė njerėzve, tė cilėt ecnin tė shkujdesur, secili nė drejtim tė vet, pa i kushtuar ndonjė vėmendje tė madhe dritareve qė ishin tė hapura ose ato qė ishin tė mbyllura,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:17 pm

sepse vetė qyteti kishte pėrcjellė shumė prej banorėve tė tij nė vendet e zhvilluara, nga ku flitej qė aty jeta ishte ndryshe, mirėqenia mė e mirė. Qyteti priste nė heshtje, kur ata ktheheshin pėr ndonjė festė ose ndonjė nevojė tė familjeve qė i kishin lėnė kėtu dhe i pėrcillte i drithėruar, duke menduar se mos do ta braktisnin. Sepse i erdhėn kėto mendime dhe Edės i erdhi keq pėr qytetin, ku ajo ishte lindur, rritur dhe vetėm qe shkėputur prej tij nė kohėn qė duhetj tė vazhdonte studimet e larta………….. Me kėto mendime qė po i kalonin njėra pas tjetrės, mendoi qė mė e mira ishte tė ikte nė shtėpi dhe ashtu bėri. Sot nuk rrihej mė nė zyrė. La aty aromėn e parfumit dhe mendimet e trishtuara. Mbasi u sigurua qė mbylli derėn, hodhi ēantėn mbi sup dhe u nis. Pak metra mė tutje dėgjoi qė dikush po i fliste nga pas. Ktheu kokėn dhe dalloi Klarėn, njė shoqe tė gjimnazit.
- Pėr ku je kėshtu? – e pyeti Eda, pasi u pėrshėndetėn, megjithėse nuk kishin pasur ndonjė shoqėri tė madhe nė vitet e shkollės.
- Dua tė ēoj djalin nė vendin e lojėrave…, - dhe me vete mbante dhe njė qen tė bukur. – Pse nuk vjen edhe ti me ne ,- vazhdoi ajo ritualin e bisedės. – Do tė kėnaqesh, - vazhdoi,- se shoh qė qenke dhe vetėm.
Megjithėse nuk donte ta jepte veten Eda e pranoi ftesėn.
- Qenka i bukur qeni! Paska edhe sy shumė tė bukur.
Djali vazhdonte tė luante, ndėrsa Klara vazhdonte t’i fliste pėr jetėn qė bėnte, pėr paratė qė i shoqi i sillte ēdo mbrėmje. Eda e dėgjonte e pėrhumbur. Iu duk vetja e pambrojtur. U turbullua. Fjalėt e Klarės nuk i bėnin pėrshtypje dhe pėr njė moment mendonte mė mirė tė ishte atje nė zyrė, duke soditur qytetin se sa tė dėgjonte fjalėt e Klarės. Klara e vuri re nervozizmin e Edės.
- Nuk dua tė tė fyej! Ti gjithmonė ke qenė njė vajzė e zgjuar, ndaj mos u mėrzit. Ke pėr tė parė do ta gjesh edhe ti shokun tėnd tė jetės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:17 pm

Eda pohoi lehtė me kokė, por nė kėto ēaste ajo ishte ndryshe. Pastaj i buzėqeshi shoqes dhe e kuptoi mirė se vendi nuk po e mbante mė.
- M’u bė qejfi qė tė takova dhe je kaq mirė, por tani dua tė largohem se mė presin nė shtėpi. Ky ėshtė dhe numri i telefonit. Po tė duash mė telefono…
Nuk donte ta jepte veten, pse kishte ardhur aty kot fare.
- Patjetėr, - foli Klara, - dhe unė kam nevojė pėr shoqe.
Nuk e duronte dot idenė pse duhej tė kishte zili njė grua qė mendonte vetėm pėr paratė qė i sillte i shoqi nė shtėpi dhe pėr atė qen qė e shėtiste ēdo mbrėmje.













Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:17 pm

# # #
I hipi njė dėshirė ta kishte pranė, ta shtrėngonte mes krahėve,...

Eda atė ditė nuk donte tė ēohej nga shtrati. Qė kur dielli ishte shfaqur pėrmes perdeve, sytė mundohej t’i mbyllte dhe mė shumė. Vuri re se, e ėma kishte vendosur mbi komodinė gotėn me qumėsht. Sa i pėlqente, kur ajo ia sillte aty. E ktheu gotėn shpejt e shpejt,u vesh dhe pa qė ora ishte 8. 30. U kujtua se duhet tė paraqitej nė firmė, pavarėsisht se Andrea i kishte thėnė se, nuk do tė rrinte shumė. Nė kėto momente nuk po e vriste mendjen, nė se ai do tė rrinte 3 -5-10 ditė, por e rėndėsishmja ishte se ai do tė kthehej prapė. Mė nė fund, ajo kishte rėnė nė njė grackė qė gjithė atyre viteve, kur ishte studente ishte munduar tė krijonte njė personalitet pėr t’u ėndėrruar nga ēdo mashkull, qė donte njė jetė tė sigurt. Ndėrsa nė kėtė rast ishte ndryshe. Ecte rrugės e shkujdesur. Rruga ishte plot njerėz dhe ditėt nuk i ngjanin njėra tjetrės. Jo tė gjitha ditėt mbartnin tė njėjtėn ndjenjė tė njėjtin kujtim qė do tė mbėshtillet nga kujtesa pėr tė mos harruar mė. Njeriu ecėn, ėndėrron, mendon. Ēdo gjė qė mendon ėshtė njė lajthitje e vogėl nė njė ėndėrr tė madhe. Nė vitet mė tė lumtura ke veshur me dashuri figurėn e dikujt qė ka mbetur thellė i ngulitur nė kujtesė. Si ēdo njeri edhe ajo nė adoleshencė kishte thurur shumė vargje romantike pėr tė dashurin, por nuk kishte mendur asnjėherė, se do tė qe ai princi i kaltėr qė do tė luante me mendimet e saj. Dhe ēka mendonte dhe e ēudiste shumė ishte se, gjithmonė, e kishte dashur atė njeri. Duke menduar pėr dashurinė i dukej vetja si nėj vajzėz e vogėl qė nuk kishte mėsuar asnjė tė keqe nga jeta. Mos ndoshta i ishte futur njė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:18 pm

aventure tė kotė, qė nė fund do tė ishte e dhimbshme, si tė gjitha ato dashuritė e adoleshentėve. Mos vallė largimi i tij pėr njė kohė do tė shėrbente pėr mirė, por kujtimet e bukura qė sillte nė mendje ia largonin pėrsėri kėto imazhe tė frikshme. E ndiente se kishte mall. Ēdo gjė pėrreth ishte e zymtė, e ftohtė akull. Megjithatė sot kishte vendosur tė flliste nė telefon. Nė shpirt e ndiente se dashuria nuk kishte ndryshuar. Kishte pasur momente, kur priste vetėm nė atė zyrė tė ftohtė dhe ndiente se e donte shumė, sikur i merrej fryma nga mungesa e tij. I hipi njė dėshirė ta kishte pranė, ta shtrėngonte mes krahėve, tė nuhaste flokėt e tij; tė ndiente nė shpirt atė qė i kishte munguar prej disa ditėsh. Sa e vetmuar ndihej nė kėto momente! Mos ai harroi fare, nė kėto ditė pranė familjes, qė kishte lėnė pas njė zemėr tė vrarė. Ky mendim e torturonte. Ditėt dhe netėt i ishin nėnshtruar njė ankthi. Nė sytė e saj shkriheshin tė gjitha ndjenjat, gėzimi, zėmrimin, egėrsia, trishtimi. Nuk ishte mė ajo vajza qė nė sy i lexoje njė ndjenjė tė qetė. Kur jeni tė dashuruar nuk mendojmė pėr asgjė, sepse e vetmja pikė reference mbetet ai, tė cilin duam. Dashuria lė njė gjurmė tek ēdo njeri. Gjatė ditės mundohemi me tė gjitha forcat ta harrojmė, ndėrsa natėn vjen pėr tė na torturuar. Por e nesėrmja duhet tė jetė e kthjellėt, pavarėsisht sa lot kemi derdhur, duhet tė jemi tė kthjellėt se, ndryshe nuk kapin dot hapin e shpejtė me tė cilin bota ecėn. Ajo nuk quhet e privilegjuar, nė kėtė rast, sepse nuk e kishte pronė njeriun e duhur. Ishte njėsoj si shumica evajzave nė atė qytet. Kishte provuar njė ndjenjė, e cila e bėnte tė ndihej nė parajsė, por, nė tė vėrtetė, ajo ishte njė ndjenjė mashtruese, e pavlerė.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:18 pm


Pushimet e bukura dhe sfilimi i dashurisė

Andrea, e kishte vendosur qė pushimet e kėsaj vere, siē e kishte pohuar dhe ai vetė mė parė nė bisedėn me Edėn, do t’i bėnte jashtė vendit dhe Ana kishte pranuar, por jo me kėnaqėsi tė madhe, ndėrsa fėmijėt ishin hedhur pėrpjetė nga gėzimi, sepse pėr herė tė parė ato do tė shkonin jashtė Shqipėrisė.
* * *
Mėngjesi i asaj dite i hapi dyert e natyrės duke i dhuruar njė pėrshtypje tė ėmbėl pėr momentin. Andrea u kthye me biletat e udhėtimit ndėr duar. Udhėtimi nė target ishte i njėjti. Ajo kishte qėndruar jashtė pėr tė parė dallgėt, tė cilat pėrplaseshin vinin dhe iknin si tė ēmendura. Ndihej tepėr e emoncionuar, i dukej sikur valėzonte sė bashku me detin. I dukej sikur fluturonte pėr tė prekur tė panjohurėn. Sa shumė e mundonte kjo e panjohur, e cila nė disa raste i bėnte vėrtet mirė pėr tė harruar, por nė disa tė tjera, ēastet e kthimit nė kohė, e bėnin tė ndihej keq. Ngandonjėherė i dukej vetja egoiste, sepse mendonte se kjo situatė do t’i shkaktonte dhimbje. Gjatė gjithė rrugės ishte menduar shumė edhe pse nė kėto momente ai mesazh ishte njė fill i padukshėm. Pėrkrah dėgjoi tė qeshurat e njė ēifti dhe kujtimet e ēuan diku larg. Andrea vazhdonte tė luante me letra me vajzėn. Nė atė qetėsinė e tij kishte diēka qė tė linte tė dyshoje. Nėpėr mendje u kthyen vitet e fėmijėrisė. E kishte futur tė tėrėn nė gjirin e vet duke i fshehur makthet. S’dinte si ta shpjegonte pse njerėzit kur janė tė trishtuar i kthehen fėmijės. Ata duan tė bėhen tė vegjėl, tė mos dinė asgjė pėr botėn dhe misteret e saj. Por aty ishte vetėm akti i parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:18 pm

Mbasi pėrgatitėn valixhet e mbushura plot me rroba dhe me disa prej lodrave tė djalit, i cili pėr njė moment nuk shkėputej dot prej tyre u nisėn. Ishte herė e parė pėr Anėn qė largohej nga vendi i saj. Radha e gjatė e makinave tė krijonte pėrshtypjen e njė karvani nuk do tė kishte tė mbaruar, pėr tė hipur nė traget. Duke menduar i rrinte mendja herė pas herė te mamaja dhe te motra, qė kėtė vit priste me padurim pėr tė vazhduar studimet pėr juridik. Rruga ishte vėrtet e lodhshme, por nė disa momente humbiste nė atė peizazh tė mrekullueshėm, nė ato ndėrtime qė tė linin vėrtet tė mahnitur. Sot ajo kishte njė ndjenjė tė ēuditshme, qė e lidhte me shumė mendime njėherėsh. Sapo iu afruan godinės sportelistja i uroi: “Pushime tė mbara!” Ana e falėnderoi me njė pėrulje tė kokės. Ishte fat qė, kėto vite, ajo kishte mėsuar gjuhėn pėr tė komunikuar. E mori ēelėsin, e rrotulloi disa herė nė dorė, sikur ai ēelės mbante gjithė sekretet e njerėzve qė hynin dhe dilnin pa pushim. U futėn nė dhomė. Fėmijėt vrapuan menjėherė drejt e nė krevat pėr t’u ēlodhur, ndėrsa Andrea e ndihmonte pėr tė hapur valixhet e radhitura njėra pas tjetrės qė prisnin radhėn…..
- Edhe ti, - dėgjoi, si nėpėr tym, zėrin e Andreas qė t’i fliste, - ke marrė gjithė shtėpinė me vete...
Ajo nuk donte tė debatonte, nė kėto ēaste, ndaj mė mirė zgjodhi heshtjen, si mėnyrėn mė tė mirė pėr tė kundėrshtuar, megjithatė edhe pse ajo nuk nxori asnjė fjalė nga goja, ai pėrsėri vazhdoi tė fliste.
- Ēfarė paske marrė edhe djath?- nuk iu durua mė Andreas, - sikur kėtu nuk ka.
- E di, - i tha Ana. –Pėr deri sa............ ne kishim mundėsi ta merrnim, e pse tė mos ta merrnim, nuk duhet?
- Mė duket qesharake, - vazhdoi bisedėn Andrea.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:18 pm

Ana nuk foli, nuk donte tė vazhdontem dialogun, por mendohej t’i vendoste gjithēka qė kishte marrė me vete nėpėr vende, sepse dhe fėmijėt donin tė qetėsoheshin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:19 pm


#
Dita gdhiu e bukur. Rrezet e diellit e pėrshėndetėn pėrmes depertimit prej perdeve tė dhomės. Andrea vazhdonte tė flinte, si gjithmonė i qetė. Ngandonjėherė asaj nuk i pėlqente ta shihte tė flinte ashtu. Parapėlqente zhurmat e mėngjesit, kur i pėrgatiste kafen dhe pėrqafimin e ditės.
Nuk u ndie. Doli nė ballkon. Aroma e detit tė tėrhiqte si me magnet. U fut pėrsėri nė dhomė, vėshtroi njė herė rreth e rrotull dhomat, tė cilat ishin tė mobiluara mjaft mirė. Peizazhi i afronte shumė bukuri qė nuk i haste nė vendin e saj, por pėrsėri Ana jetonte me njė shqetėsim, qė nė momente trishtimi nuk arrinte tė njihte edhe veten e saj. Pėrse mendimet nuk i shkėputeshin dhe shkaktonin njė ndjenjė trishtimi, sė paku..... mund tė shijonte e qetė kėto ditė, sepse nė shumicėn e rasteve dukej egoiste dhe e lumtur nė vetvete, pėr ato qė bėnte, kurse pranė tij ēdo gjė ishte relative, e ndryshueshme, e paparashikueshme, por e bukur. Ndoshta shumė nuk e kuptonin se ēfarė mbante ai shpirt qė paraqitej me pamjen e mospėrfilljes, por vetėm ajo dinte tė zbėrthente njėsoj si ato ekuacionet. E shikonte ashtu qė vazhdonte tė flinte. Mendohej ta shikonte botėn me sytė e saj dhe bota i dukej kaq e bukur. Nuk e imagjinonte dot se si mund tė ishte jeta pa tė. Njė muzikė qė erdhi diku aty afėr, sikur ia shkėputi me magji gjithė ato mendime tė trazuara. U qetėsua disi. Ajri, muzika e kėndshme nė kėto ambiente i krijuan njė nga ato vegime qė Ana i shikonte dhe pa pasur kushte kaq ideale. Nuk dinte se ēfarė tė bėnte. Ishte e zhytur krejt nė endėrrime, sa qė nuk e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:19 pm

ndjeu praninė e Andreas, ndėrsa ai mundohej tė shkėputej nga realiteti, donte njė botė qė ta kishte tė vetėn me liri dhe dėshira.
- Je si e pėrhumbur, - dėgjoi ajo, pas shpine, zėrin e tij.
- Ēfarė? Jo…, vetėm po mendoja.
- Po a mund ta di dhe unė se pėr ēfarė po mendon?
- Po tė ishte se doja ta dije, do tė flisja me zė tė lartė.
Ai e shikoi paksa me habi, por nuk e vazhdoi bisedėn. Ngandonjėherė ajo i dukej e afėrt, por, nė tė tilla raste ndryshonte dhe ēuditėrisht transformohej nė e largėt. Ai hodhi njė sy nga deti. Dukej me tė vėrtetė i mrekullueshėm. Njė tufė pėllumbash kukurisnin nė atė mėngjes tė freskėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:19 pm

* * *
Edhe njė ditė kishte kaluar e qetė aty nė breg tė detit. Zhurmat e shumta sa vinin dhe pakėsoheshin. Sa ditė kishin kaluar nga dita e parė? Plot dhjetė ditė. Nuk i kishin mbetur edhe shumė pėrveē njė pesėditshi tjetėr. Ndjenja tė ēuditshme i pėrshkuan trupin. Nuk e dinte pse ndihej ashtu. Ndoshta pėr vetė faktin qė kėto ditė kishin qenė tė zjarrta dhe herė ndihej e nervozuar, ndonėse Andrea nuk ishte shkėputur pėr asnjė ditė nga Ana. Kishte pasur shpesh telefonata, por kėto kishin qenė thjesht telefonata pune. Sa do tė donte qė tė mos ekzistonte ai mesazh!… Donte vetėm ta harronte, sepse i shkaktonte veē dhimbje.
Agimi i ditės sė nesėrme do tė ishte ndryshe. Pa qė Andrea po pėrgatiste kafen. Njė ndjenjė drithėruese e pushtoi, e donte me gjithė qenien e tij. Ai dukej i qetė, ndoshta dhe vetė ajo duhej ta tregonte atė ndjenjė, por ajo i ishte ngulur aq thellė, saqė do t’i duheshin shumė… Mbrėmė ata kishin fjetur vonė. Kishin kaluar ēaste si dikur. Puthjet nuk kishin tė mbaruar; ato ishin veē puthje lakmitare. Shtrati i paprishur i ftonte tė zhyteshin brenda ēarēafėve ngjyrė deti. Donte me gjithė shpirt qė ai ta tėrhiqte drejt shtratit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:19 pm

- Mė fal, e dashur, se pėr pak harrova, - dhe rregulli i krevatit u prish nėminutė. –Unė tė dua, Ana! – dėgjoi ajo pėrmes puthjeve, - megjithėse ti, nė disa raste, dukesh e nervozuar, sikur unė nuk ekzistoj.
Po si vallė ajo ta hiqte atė mendim qė po e sfiliste, megjithėse e largoi pėr njė moment dhe e pėrkėdheli.
- Ti duhet tė kesh parasysh se, edhe pse, nė disa raste, jam i hutuar, kjo vjen ngaqė kemi probleme tė mėdha me firmėn.
Ana i vuri dorėn nė gojė dhe nuk e la mė tė fliste. Nuk donte ta prishte lumturinė e kėsaj nate.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:19 pm


# # #
Freskia e atij mėngjesi e bėri qė tė afrohej akoma mė afėr trupit tė saj… Rruga ishte e mbushur me gjithfarė lloj njerėzish tė racave tė ndryshme. Shikonte dhe kėnaqej duke soditur pafundėsinė e detit tė kaltėr, dallgėt qė luanin njėra me tjetrėn melodinė dhe ritmin qė kurrė nuk kishte ushtuar sė pushuari asnjėherė, qoftė nė kohė me diell ose me shi. Shikonte shijen e hollė femėrore, ku secila prej tyre kishte zgjedhur rrobat e banjos sipas preferencave. Ēdo njėra prej atyre pėrpiqej tė ruante sadopak linjat e trupit, pėr tė qenė sa mė tė qeta me veten e tyre dhe ēdo njerės i pėlqente sadopak pamja e vet, duke mos ua vėnė veshin shumė atyre recetave strikte tė tė mbajturit tė dietės. Vazhdonin ta parapėlqenin veten, ashtu siē ishin, por nė shumicėn e rasteve iu krijohej njė panik nga mbipesha, sepse e dinin qė ishte rreziku mė i madh pėr jetėn. Ajo rrinte e mbėshtetur nė krah… Nė ato momente nuk donte tė mendonte pėr asgjė. I dukej vetja njėsoj si nė ato vite tė rinisė, megjithėse nuk kishte shumė vite martesė. E veshur me rrobat e banjės ngjyrė rozė, qė ia kishte blerė Andrea verėn e shkuar,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:20 pm

megjithėse atė verė nuk kishin shkuar nė plazh, pėr shkak tė punėve tė shumta, ajo vezullonte e gjitha. Trupin e kishte po tė njėjtė. Nuk vėreje ndonjė tė metė, qė do ta bėnte tė ndihej keq. Shpesh herė nuk e mendonte dot veten tė plakur, ku tė gjitha pjesėt e trupit fillojnė dhe pėsojnė ndryshime. I urrente ato gra qė, me kalimin e moshės, fillojnė dhe e lėnė veten pas dore. Mbėshteti akoma mė shumė kokėn mbi supin e tij. Do tė donte tė zgjaste ky moment deri nė pafundėsi. Tė gjithė e mendojnė pafundėsinė, por askush nuk e di kuptimin e saj, megjithėse kjo ėshtė e ndėrvarur edhe nga mėnyra se si ēdo njeri e jeton jetėn. Kjo ndėrvarej gjithashtu edhe nga zemra. Zemra e madhe hapet vetėm nga dashuria dhe arrin tė mbyllet pakthyeshmėrisht nga urrejtja. Ajo i shtrėngoi dorėn.
- Tė dua shumė!… Nuk mund ta mendoj dot jetėn time pa ty, as tani e as kurrė.
Andrea ngriti kokėn dhe e vėshtroi nė sy. Njė ndjenjė e fuqishme, si dikur, bėri qė ta puthte lehtėsisht. Njerėzit e shumtė qė kalonin nė breg tė detit ecnin secili pėr interes tė vet dhe nuk iu bėri ndonjė pėrshtypje tė madhe veprimi qė panė. Fėmijėt vazhdonin tė luanin tė dy sė bashku dhe dukeshin qė ishin tė mrekulluar, nė atė fantazitet tė tyre.
Tė gjithė flasin gjuhė tė ndryshme dhe secili jeton sipas mėnyrės sė vet. Bukuria e vendit fqinj e kishte rrėmbyer tė tėrėn.
“Si mundet qė kemi jetuar kaq tė mbyllur?! Larg ēdo lodhje. E keni parė jetėn brenda njė imagjinate vetėm bardhė e zi. Kemi menduar se jeta jonė ishte me tė vėrtetė mė e lumtura, atje brenda asaj kornize. Duhet ta heq nga mendjen tani nga ajo e kaluar, e cila mė sjell vetėm kujtime tė largėta dhe tė hidhura“.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:20 pm

Mori frymė e lehtėsuar. Shpresonte qė vitet e ardhshme tė jenė njė nisje e re pėr ēdo njeri tė stėrmunduar. Papritur, dėgjon zėrin e fėmijėve:
- Mami, unė dua njė akullore tė madhe, - i tha djali.
-Edhe unė,- vazhdoi tė fliste vajza, e cila akoma mbante nė duar kovėn e mbushur me rėrė deti.
Andrea dhe Ana shikuan njėri- tjetrin nė sy. Fėmijėt ishin ēelėsi i pandarė i njė lumturie, e cila dukej skur sapo kishte filluar tė ndihej brenda secilit trup, por mundoheshin ta merrnin secili pėr vete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:20 pm


* * *
Sa shpejt kaluan kėto ditė! U zgjua nė mėngjes duke bėrė gati valixhet,. Ditė tė tjera e prisnin. Shpesh gjatė kėtyre ditėve kishte menduar pėr kohėn dhe vitet nė tė cilėn ecnin. I duhej tė kujtonte Andrean se nuk mund tė qėndronte nė shtėpi. Dėgjoi zėrat e fėmijėve, tė cilėt vraponin dhe bėnin shumė zhurmė. Ata nuk mendojnė, kėrkojnė vetėm lumturi.
- Denisa, tė lutem, mos flisni me zė tė lartė.
- Mė fal, mami, - i kėrkoi falje vajza dhe uli zėrin, ndėrsa djali vazhdonte tė luante. E mori hopa nė duar. Duke u dhėnė pas tij, harroi qė kishte shumė punė pėr tė bėrė. Filloi tė luante sė bashku me djalin. Edhe pse ai fliste, herė pas here me zė , zėri tij ishte i lehtė dhe ngjante njė melodi tė kėndshme.





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:20 pm



Drejt emigrimit tė pashmangshėm

Mbas disa pėrpjekjeve tė forta, Marsida kishte mundur tė bindte prindėrit dhe sidomos mamin, e cila pėr ēdo kohė insistonte qė nuk kishte pėrse t’i duhej shkolla e lartė. Mė nė fund prindėrit e vendosėn pėrfundimisht se do tė udhėtonin pėr nė Greqi. Megjithėse mendimin pėr tė ikur nga qyteti, pėr njė farė kohe, Marsida e kishte pritur me gėzim. E keqja e saj e madhe ishte se nuk pranonte qė tė pėrfundonte shėrbėtore e ndonjė plake ose dado pėr tė rritur fėmijėt e pasanikėve grekė. Shpesh herė pyeste veten se, ēfarė do tė bente ajo atje, nė atė vend, ku shoqėria dhe miqtė mungonin. Pastaj gjithmonė kishte menduar se do ta ndėrtonte karrierėn e vet me forcat e saj. Donte me ēdo kusht qė tė mbaronte studimet dhe mė vonė kishte shumė projekte pėr tė ardhmen.
Ishte nata e fundit qė qėndronte bashkė me prindėrit. Nesėr, po qė nesėr, jeta e saj do tė ishte ndryshe. Do tė duhej tė kujdesej mė shumė pėr shtėpinė; tė ngrihej ēdo ditė tė pėrgatiste drekėn. Pra, mė fund, dukej se liria e kishte dhe njė stacion, sepse tė gjitha kėto i gjente gati nga mami. Dhe porositė e mamit s’kishin si tė shteronin:
“Dėgjo, Marsida, pėr dy ditė gjella ėshtė gati, e pėrgatitur nė frigorifer, - dhe padashur lotėt i shkanė nė faqe. Ishte herė e parė qė ato tė dyja ndaheshin nga njėra - tjetra. Dhe kjo gjendje sentimentale, natyrisht qė ishte e shpjegueshme dhe e justifikueshme. Edhe kur ishte e vogėl, ajo nuk i ndahej pėr asnjė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:20 pm

ēast. Kujtonte edhe pse duhet tė shkonte te e ėma qė nuk e kishte mė shumė se dy lagje tė vogla larg, edhe kur shpesh herė binte shi ose bėnte shumė vapė. Marsida e vogėl vraponte dhe i hidhej nė gjoks sė ėmės dhe i lutej se do tė rrinte dhe ajo. Drita e fuste nė gjoks vajzėn e vogėl dhe nisnin rrugėn si dy shoqe. Ndėrsa tani Drita nuk po kuptonte se si po e linte vetėm, megjithėse kishte edhe prindėrit e saj, qė ishin treguar tė gatshėm se do tė kujdeseshin pėr vajzėn. Mbasi u uroi dhe i uruan gjumė tė ėmbėl, Marsida u nis nė dhomėn e gjumit. Mbi komodinė arushi i bardhė dukej sikur lexonte nė sytė e vajzės trishtimin pėr largimin e prindėrve, por edhe nė njėrėn anė gėzimin qė, mė nė fund, kishte fituar. Do tė mbaronte studimet e larta dhe mbase do tė sistemohej nė ndonjė punė tė mirė. Shtypi hundėn e lepurushit, fiku abazhurin dhe po mundohej tė flinte. Hapat qė u dėgjuan nė korridor bėnė qė tė zbulonte kokėn, zakon ky qė e kishte marrė qė fėmijė.
- Marsida, - dėgjoi zėrin e sė ėmės. – Akoma zgjuar je?
Drita e shikonte tė bijėn dhe buzėqeshte, tani nė kėto momente qė ajo Marsida e vogėl ishte rritur dhe problemeve preferonte t’u jepte zgjidhje vetė. Drita iu afrua, i pėrkėdheli kokėn, ia mori nė duar dhe lotėt ranė mbi buzėt e sė bijės. Marsida u mundua ta qetėsonte tė emėn, por edhe vetė e kishte tė pamundur pėrmbajtjen e lotėve. Ia fshiu lotėt Dritės dhe tė dyja, secila mė vete, kalonin regjistrimin nėpėr kujtesė tė viteve tė kaluara.
- Mami, tė lutem, kjo do tė jetė njė provė pėr mua, sepse nė fund tė fundit, njė ditė unė do tė bėhem e zonja e vetes, prandaj ti mos u mėrzit!
Drita u shkėput nga Marsida dhe shkoi tė shtrihej. Valixhet e radhitura njėra pas tjetrės dukeshin sikur i kishin pėrgjuar ato tė dyja dhe ndiente njė lloj turpi, qė e kishte lėshuar veten, deri nė atė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:21 pm

pikė. Drita, nė njė farė mėnyre, u bind dhe sidomos nga insistimi i Marsidės. I vinte ēudi me tė shoqin, i cili gjatė kėsaj kohe nuk ishte ndier dhe, mė nė fund, kishte aprovuar mendimin e vajzės. Ajo kishte parė nė sytė e tė shoqit tė shkėputeshin vetėm dy lot, por pastaj kishte parė pėrsėri krenarinė burrėrore tė shpėrthente:
“Eh, si janė tė ndėrtuar kėta burrat! - vazhdoi Drita dialogun me veten. - Ngandonjėherė janė aq tė butė, por nė shumicėn e rasteve janė tė ashpėr, tė prerė, qoftė edhe tė gabueshėm, por pėrsėri veten nuk e dorėzojnė lehtė. Me kėto mendime Drita shkoi tė shtrihej, por gjumi ishte prishur. Mendimet kapėrcenin ēdo kufi. Hėna nė dritare vazhdonte tė reflektonte pėrtej perdeve ngjyrė gruri. Mbase nesėr hėna do tė vijė sėrish pėr tė pėrshėndetur, por ajo do tė jetė nė tjetėr vend.

* * *
Mėngjesi ishte si nė njė ditė jo tė zakonshme. Qielli nuk kishte asnjė re. Puhiza e ngrohtė e ajrit tė rrėmbente. Pemėt tė veshura lėviznin ngadalė, sikur tė ishin tė plakura. Kishte njė ndjenjė malli pėr vendin qė la pas. Kėshtu i dukej sikur edhe ajri ishte ndryshe, gjithēka ndryshe! Pėrmes kėtyre mendimeve dėgjoi zėrin e telefonit. E ngriti receptorin me kujdesin mė tė madh, sikur tė qe prej qelqi.
- Drita, shpejt, - dėgjoi zėrin e sė motrės. Nuk ka kohė pėr tė qėndruar. Vete ora dhe do tė na lėjė autobuzi. Pale pastaj qė do tė ēoj dhe ty sot tė tė prezantoj me zonjėn Dhespini.
Drita uli dorezėn e receptorit dhe pse tė punonte pėr sot…………. ishte e vėshtirė tė pranonte se duhej t’i ngryste netėt nė vetmi, duke i shėrbyer njė plake. Pėr ēdo veprim tė saj do tė merrte urdhra nga dikush tjetėr. Kur arriti e motra, ajo ishte bėrė gati dhe po e priste me duar tė kryqėzuara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:21 pm

- Zgjidhi duart. Nuk ėshtė ndonjė hata e madhe. Do tė punosh si mijėra tė tjerė. Do tė sigurosh tė ardhura qė nė vendin tonė prindėrit tanė nuk i siguruan dot, as kur dolėn nė pension.
- Meri, ti e ke tė lehtė, sepse u largove nė njė moshė, qė nuk le ndonjė gjė pas, ndėrsa me mua ėshtė ndryshe.
-Ndoshta ti ke tė drejtė, - ia ktheu motra, por mendo ē’tė ardhme e pret Marsidėn, duke mos pasur asnjė mundėsi ekonomike tė mirė. Pa mendo qė ku do tė punoje tani. Do tė shisje te tezga dhe do tė fitoje vetėm pėr bukėn e gojės. Tė gjitha ato fabrika qė ishin nė Shqipėrinė tonė tė dashur, i morėn tė tjerėt, i ndanė sipas dėshirės dhe miqėsisė. Pa mendo ke punuar gati qė nė moshėn 20 vjeēare nė kėpucė dhe nuk more asnjė lidhėse. Askush nuk erdhi tė shikonte se ēfarė shtroje nė tavolinė. Askush nuk u interesua se ēfarė do tė bėhej me gjithė ata punėtorė, tė cilėt ngelėn pa bukė, prandaj tė lutem, largoi ato mendime. Drita duhet tė zbresim.
E ēuditshme njerėzit zbrisnin pa e shtyrė, siē i kishte ndodhur shpesh herė, kur zbriste nga autobuzi nė vendin e saj. Pra njerėzit kėtu kishin marrė njė formė tjetėr edukimi, pavarėsisht se ishin me ngjyrė ose tė bardhė. Se si u ndie nė atė ēast. Ėndėrroi qė pėr njė moment koha tė kthehej prapa.
Dana i ra ziles sė njė vile dykatshe. Njė zė u dėgjua nga brenda. “Kalimera, Qirie Dhespina! - pėrshėndeti Dana. - Kjo ėshtė motra ime, pėr tė cilėn ju kam folur ».
Tė dyja vazhdonin tė flisnin pa pushim, ndėrsa Drita rrinte e dėgjonte si e huaj. Mė nė fund Dana e porositi Dritėn se ēfarė duhej tė bėnte sot si dita e parė.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:21 pm


* * *
Urgjenca pėr shpėtimin e njė jete

Papritur, nė shkallėt e pavijonit, po dėgjoheshin zhurma qė shpesh herė bėheshin nė raste tepėr tė rėnda. Dikush vraponte tė merrte asensorin, dikush tjetėr ngjiste shkallėt dy e nga dy. Diku u dėgjua njė zė: “Njė rast urgjent!… Tepėr urgjent! Sytė e kureshtarėve kthyen tė gjithė kokėn andej nga erdhi zėri. Nė krevatin barelė fanitej njė fytyrė e nxirė me fytyrė tė zgurdhulluar, qė jepte dhe merrte mes jetės dhe vdekjes. Nga pas e ndiqnin gjithfarė njerėzish, tė afėrm, kureshtarė, tė cilėt u ndodhėn aty ato momente.
- Shpejt! Shpejt! Dhoma e oksigjenit…, - foli njė infermiere me trup tė shkurtėr dhe menjėherė vrapoi pas krevatit barelė.
Me hapa tė shpejta dhe me njė lloj mendimi disi tė lėkundur pėr jetėn e vajzės, qė quhej Vito, ishte dhe mjeku, qė u ndodh nė korridorin e gjatė. Nxori stretoskopin nga xhepi i pėrparses.
Tė rrahurat e zemrės ishin shumė tė dobta, gati - gati tė pakapshme me njė cianozė, qė tė jepte pėrshtypjen, sikur, nga momenti nė moment, vajza do tė jepte shpirt.
- Shpejt, vajza, - u foli ai infermiereve perfuzion nga tė gjitha anėt. Shpejt me pika shumė tė shpejta!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:21 pm

Ato pėr ēudi vraponin sa njėra dhe tjetra. Nga ēasti nė ēast jeta e vajzės ishte nė rrezik. Nuk kishin kohė tė mendonin se ēfarė e kishte ēuar vajzėn nė atė gjendje sa t’i jepte fund edhe jetės.
- Tė lutem, - iu afrua njė grua infermierit. - Tė lutem, mė thoni diēka… A ėshtė nė rrezik tė madh pėr jetėn? - dhe nga sytė iu shkėputėn lotėt e dhimbjes.
- Nė kėto momente nuk mund t’ju themi dot asgjė! Mos u shqetėsoni, do tė bėjmė tė pamundurėn!
- Jam nėnė dhe kam njė zemėr tė vrarė, - foli gruaja mė shumė me vete, sepse infermieri vazhdonte tė mos e dėgjonte.
Ecejaket nėpėr korridorin e gjatė ishin tė panumėrta. Dikush ndizte dhe fikte cigaret papushim. Nėpėr fjollat e tymit, ndoshta shumė prej tė afėrmėve tė vajzės pėrfytyronin jetėn nė fije tė perit, qė nė kėto momente kishte marrė njė rėndėsi tepėr tė veēantė. Tė gjithė lėviznin pareshtur nė ndihmė tė njė jete, qė kėrkonte tė jetonte, por njė moment kritik kishte menduar pėr vetėasgjėsim dhe vetėm kaq.














Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:22 pm




Njė kthim plot ėndrra
* * *
Edhe pse gushti kishte mbaruar, ditėt ishin mjaft tė nxehta. Rrugėt e qytetit ishin pothuajse tė zbrazura. Tek- tuk shihje ndonjė kalimtar tė vonuar. Nė momentin e mbrritjes Ana seē ndieu njė mall pėr atė qytet. Vėshtroi pėrsėri nga ēatitė e shtėpive, por asnjera nuk kishte ndryshuar. Nga ballkoni vėshtroi degėt e njė kumbulle. Mbi tė kishin mbetur disa kokrra, ndoshta i zoti nuk kishte mundur t’i kapte dot dhe i kishte lėnė aty tė stėrmundoheshin nėn veprimin e rrezeve pėrvluese dhe njė ditė ato do tė binin tė prishura nga pema. Andrea u fut i pari nė dush, sepse duhej tė merrte tė dhėna tė reja pėr punimet. Nė ndėrtesėn qė ishte e rrethuar me pemė dėgjoheshin zėra. Ai vėshtroi nga larg se si ajo po hidhte shtat. Mė nė fund kishte bėrė diēka qė do t’i vlente pėr gjithė jetėn dhe nuk do tė rrinte tė vriste mendjen se duhej tė priste rrogėn pėr tė mbajtur familjen. U afrua te dera e zyrės. Ajo ishte e mbyllur, domethėnė Eda nuk ishte aty. Pėr momentin ndjeu mall. Vėshtroi muret e dhomės dhe i dukej e trishtuar.................. Nė ato momente iu bė sikur i kishte harruar edhe emrin edhe fytyrėn. U ngjit sipėr nė katet e tjera, pėrshėndeti punėtorėt dhe pyeti pėr Fatmirin, nėse ishte aty. « Jo,- iu pėrgjigj,- ai ka nėnėn tė sėmurė dhe ka dy ditė qė ėshtė nė Tiranė ».
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   Tue Sep 14, 2010 7:22 pm

-Duhet tė mė kishte njoftuar, - u qa Andrea se mė shumė ndjeu keqardhje, por pėr momentin ndryshoi tonin e tė folurit. Nuk duhej tė tregohej mosmirėnjohės karshi Fatmirit. Ai kishte qenė njė njeri korrekt me punėn. I hodhi dhe njė sy godinės. Ajo dukej vėrtet madhėshtore. Kishte menduar pėr vendin e lulishtes dhe parkimin e makinave. Hoteli dukej vėrtet i mrekullueshėm nga jashtė. Mendoi ta vishte me gurė tė gdhendur. Zbriti shkallėt e mermerta dhe pas la zhurmėn e punėtorėve qė vazhdonin tė ishin tė dhėnė mbas punėtorėve. Andrea nxori makinėn nga parkingu dhe doli nė rrugė. Pasi u soll nja dy herė nė qendėr, mori rrugėn e kthimit, por befas iu kujtua se duhet tė takonte Drejtorin e Arsimit pėr punėn e Anės. Ajo mezi priste tė fillonte punė. U fut nė lokalin mė tė afėrt,vėshtroi orėn. Tani duhet tė jetė ora e pėrshtatshme. Godina nuk ndodhej larg. Trokiti nė derė. Njė vajzė e brishtė vazhdonte tė punonte nė kompjuter. Ajo ishte zhytur aq shumė nė punė, sa qė nuk ndjeu tokitjen e derės. Andrea trokiti dhe njė herė. Atėherė vajza u skuq dhe i kėrkoi tė falur qė kishte qenė e pavėmendshme.
- Ju lutem Drejtorin dua pak.
- Nė kėto momente ėshtė i zėnė, por mbaron shpejt. Mund ta prisni,- dhe i afroi karrigen.
Andrea e falėnderoi, u ul dhe ndezi cigaren.
- Mė vjen keq, mos ndoshta ju besdis,- i foli.
Vajza ia bėri me shenjė se nuk pėrbėnte ndonjė problem dhe nisi pėrsėri tė punonte. Nga korridori u dėgjuan pėrsėri zhurma. Disa burra flisnin me zė. Vajza u ēua nga kompjuteri dhe i bėri me shenjė Andras se drejtori doli nga mbledhja. Drejtori e pėrshėndeti. Ai ishte njė burrė i thinjur me njė fytyrė tė ashpėr, por me zemėr flori.
-Ah, mė falni! Ju jeni Andrea, - i foli drejtori. - Mė ka folur pėr ju dhe familjen tuaj Fredi. Ai ėhtė shoku im i kursit. Kemi mbaruar bashkė fakultetin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Valėzimet e Simbiozės" roman nga Mimoza Llavdaniti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: