Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Njė vizitė te Dede Reshat Bardhi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Njė vizitė te Dede Reshat Bardhi    Thu Sep 23, 2010 1:26 pm

Njė vizitė te Dede Reshat Bardhi

Edhe pse rruga Gjiroka-stėr – Tiranė ėshtė e gjatė, ne
nuk e ndiem shumė udhėtimin, sep-se kshim njė gėzim tė brendshėm nė shpirt. Do
tė takoheshim me Dede Reshat Bardhin, me Kryegjyshin Botėror tė Bektashizmit.
E kisha takuar edhe herė tė tjera, por kėtė herė mė kishte marrė malli shumė pėr tė.
Ėshtė e natyrshme, sepse ai ėshtė njė njeri me shpirt tė madh, burrė i menēur, qė tė shėron me fjalėn e tij. Ėshtė tepėr komunikues me njerėzit dhe sytė e tij tė vėshtrojnė miqėsisht. Pėr kėtė takim me Kryegjyshin u kisha treguar dhe shumė besmtarėve e njerėzve tė tjerė nė qytetin e Gjirokastrės. Sė bashku me urimet e mia do tė pėrcillja dhe dhjetra urime tė ngrohta zemre tė njerėzve tė thjeshtė, qė shprehnin respektin dhe dashurinė pėr Dede Reshat Bardhin.
Kur mė pėrcollėn pėr nė Tiranė tė moshuarit e qytetit tim, Tomor Kotroēi e Xhemali Boci, mė thanė duke buzėqeshur: “Ne jemi burra tė vjetėr e s’bėjmė dot rrugė tė gjatė; prandaj, mos harro, pėrqafoje Dede-in edhe pėr ne, se e duam shumė dhe na ka
marrė malli.”
Janė shumė bektashianė qė mnuk e heqin nga goja Atė dhe e duan megjithė shpirt. Ajo ditė nė Tiranė ishte e bukur dhe me diell. E them sinqerisht, se kur vete te Dedei,
duket se edhe moti derdh behar gjith-andej, ashtu siē derdh edhe nė zemrat tona.
Rrugėt i sheh tė mbushura me njerėz e bori makinash. Ne kėto dukuri i vėmė re edhe pse nxitojmė, pėr tė vajtur sa mė shpejt te Kryegjyshata Botėrore. Derėn e saj e gjetėm tė hapur. Ajo kėshtu ėshtė pėrherė e hapur, e hapur pėr njerėzit e thjeshtė, pėr ata qė kėrkojnė mė shumė paqe e dashuri njerėzore. Nė Kryegjyshatė ka rregulla,
bėhen rituale…venė shumė besimtarė. Shkojnė atje, se e dinė qė i pret Kryegjyshi, Dedei i madh,qė u shėrben si kryeengjėll, duke u ndriēuar rrugėn njerėzve tė thjeshtė e duke u shėruar atyre shpirtrat e trazuar….Bėhet fjalė pėr njė burrė tė hijshėm qė
tė ėmbėlson me fjalė. Takimin e parė nė Kryegjyshatė e bėmė me dervish Saliun, njė burrė i urtė qė rrezaton mirėsi. Pasi e pyetėm pėr Dedein, kėrkuam qė ta takonim, sepse kishim shkuar qė nga qyteti jugor plot tradita tė forta fetare. Kishim shkuar deri atje, pėr tė takuar Kryegjyshin, pėr t’u ēmallur me tė, pėr tė biseduar shtruar, qė tė na e bėnte mė tė lehtė udhėtimin tonė nė kėtė jetė me plot halle
…
Nuk ndenjėm shumė nė pritje, kur dervishi na erdhi me lajmin e mirė, pėr tė takuar Dede Reshat Bardhin. Shkuam pas dervishit. E gjetėm Kryegjyshin ulur.U pėrqafuam fort dhe u pyetėm pėr shėndetin e njėri – tjetrit. Ndiheshim tė lumtur, sidomos, kur vumė re se Ai ndihej mirė.
- Mirėseerdhėt! – na foli me zėrin e tij tė ėmbėl.
- Mirė se tė gjejmė! – i thamė.
- Unė shėrohem, kur mė vijnė besimtarė. Ngrihem nė kėmbė sa s’fluturoj nga gėzimi i
brendshėm qė mė gufon nė shpirt – vijoi kuvendin Kryegjyshi.
Pasi na qerasi sipas zakonit bektashian, e uruam me gjithė zemėr dhe vazh-duam
bisedėn…
Ai na fliste qetė, ngadalė e me dashuri tė dallueshme.
Ne ngazėlleheshim nga ato fjalė tė florinjta, nga ajo pritje e ngrohtė qė po na jepej bujarisht atė ditė.
Brenda shpirtit tonė regjistrohej ēdo mbresė me saktėsinė mė perfekte tė mundshme, pėr tė mos u shuar kurrė.
Zėri i Tij ngjante si zė kushtrimi pėr besimtarėt e sotėm dhe atyre qė do tė pasojnė. Zotėron njė zė tė mrekullueshėm, qė fluturon si zog nė qiejt e zemrave e qė shpėrndan paqe, mirėsi e dashuri.
Nė vijimėsi tė bashkėbisedimit Dede Reshat Bardhi foli rrjedhshėm pėr regjimin komunist, qė lamė pas e sidomos pėr kalvarin e vuajtjeve tė veta…
Dallohej qė i dhimbte shiprti, teksa rrėfente pėr ato vite, kur nuk u lejuan njerėzit tė ushtronin lirshėm besimin apo tė do tė donin e tė shinin qartė ha-pėsirat e jetės, pjesėtarė tė sė cilės ishin mbi tokė.
Ndalesa monstruoze ndodhte pikėrisht atėherė kur dėshironin tė ishin tė lirė, tė besonin sipas dėshirės, tė rrisnin shpresat e tė plotėsonin mė mirė kėrksat e shpirtit pa kurrfarė frike e shantazhi dogmatik…
- Tani ėshtė ndryshe, o tė dashurit e mi!– na thotė Kryegjyshi. - Sot arrijmė, pa kurrfarė frike e meraku tė kuvendojmė lirshėm, shtru-ar pėr bektashizmin, qė afron e bashkon
njerėzit, pėr kombin. Folėm pa teklif e plot pasion pėr bektashizmin qė afron e bashkon njerėzit, pėr pronat, pėr lirinė, demokracinė, pėr fėmijėt, pėr paqen, pėr tė ardhmen si dhe pėr frashėrlinjtė…
- Eh, bijt’ e mij, e ē’t’ju them mė tjetėr? Kombi kėr-kon njerėz me vlera…- e mbylli bisedėn e parė Krye-gjyshi i nderuar.
Mbetėm tė mallėngjyer prej fjalėve e mendimeve tė Tij…
E kishim dėgjuar me shumė respekt e vėmendje tė pėrqendruar, ashtu tė mbledhur pėrreth tij si zogjtė te Nėna e tyre.
Nė ato momente vendosa dhe pyeta:
- Dede, ejvallah, tė paēim uratėn, pėrse nuk venė mirė punėt nė Shqipėrinė tonė?
- Biri im,-m’u drejtua ngrohtėsisht e vėmendshėm.
–Rruga e vetme ėshtė rruga e afrimit dhe e bashkimit. Po kėtu, sa qepet nje-ra mėngė,
shqepet tjetra… E kam fjalėn pėr politi-kėn… Kėrkohet tė ecim me fjalėn e mirė nė gojė, me besimin te Zoti, sepse feja mbjell paqe dashuri nė jetė….
… U larguam nga Krye-gjyshata Botėrore Bektashiane nė Tiranė, duke marrė me vete shumė ushqim shpirtėror. Ishte njė takim qė nuk do tė harrohet kurrė prej nesh. Fjala e Tij do tė na ngrohė e do tė na ndriēojė nė udhėtimin tonė ndėrnjerėzor.
E morėm rrugėn e largimit prej andej me dėshirėn pėr t’u takuar sėrish me Kryegjyshin e mirėnjohur, pėr t’u ushqyer me paqe, me mirėsjellje, me dashuri.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Njė vizitė te Dede Reshat Bardhi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: