Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    Thu Sep 23, 2010 2:12 pm

Gjirokastra i buzėqesh diellit...
Pėrshkrim nga Kristo Stoja
Gjirokastra, kjo mrekulli e ndėrtu-ar me dashuri e menēuri nga tė parėt tanė, shndrit, tė befason, tė magjeps me hiret e saj dhe tė fton nė gjirin e saj tė ngrohtė plot bujari.
Shtėpitė e saj si margaritarė nė njė gjerdan tė shtrenjtė, tė ngjajnė sikur njė dorė artisti i ka kopsitur nė gjoksin e malit tė Gjėrė. Sa shumė diell derdhet mbi pezazhin e saj, qė kur ai lan me ar gjithė lagjet e, deri nė ēastin kur “vjedhurazi” fshihet prapa malit, duke e ngjyrosur horizontin nė portokalli.
Gjirokastra i qėndron pėrballė Lunxhėrisė sė blertė dhe, si dy vajza tė bukura, bisedojnė e bisedojnė tė dyja si e, si tė pėrshfaqen mė tėrheqėse, mė tė hijshme, mė tė bukura.
Sheh Gjirokastrėn dhe mendja tė arratiset nė shek-ujt kur ajo kohė ka hedhur rrėnjė nė shkėmb. Sa shu-mė gurė! Sa shumė! Nga tė kenė ardhur? A thua se tė parėve tanė, pėr tė ngritur nga themelet kėtė qytet, u ėshtė dashur tė shkėrrmoqin njė mal tė tėrė?!Dhe mbinė kėto “kėshtjellėza, u dendėsua pylli prej guri dhe u krijua kjo kartolinė e bukur.
Dielli kur lind, nuk i kursen rrezet e tij tė zjarrta. Qy-teti zbardhet, ngrohet, merr jetė. Ai shfaqet si njė me-dalion i madhėrishėm argjendi midis blerimit tė parqe-ve, kopshteve, lulishteve dhe grisė sė sfondit tė malit. Nė kėtė qytet misterioz, nė mes tė tė cilit natyra ka sajuar e vendosur njė masiv shkėmbor tė lartė majė tė cilit ngrihet njė kėshtjellė gjigande, vizitorėt mahniten me pamjen e saj, qė ngjan si njė shqiponjė e mbėrthyer nė shkėmb, gati pėr fluturim…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    Thu Sep 23, 2010 2:13 pm

Banorėt e kėtij qyteti “tė ashpėr” nė kontrast me re-lievin dhe terrenin, janė paqėsorė, tė dashur, punėtorė, vizionarė. Ata, ndonėse shkelin pėrditė nė “qilimin” prej guri, ndonėse kalojnė ēdo orė poshtė kėshtjellėzave- banesa”, ndonėse i shikojnė disa herė nė ditė harqet e kudondodhura karakteristike pėr kėtė qytet; nuk nginjen sė sodituri. Po tė huajt? Ē’pėr-shtypje u krijon, vallė, ky ansambėl i papėrsėritshėm prej guri? Me sigu-ri atja mahniten, mrekullohen, lėnė “mendjen”, sa herė qarkullojnė e shetisin nė zemėr tė tij…
Njė tjetėr xhevahir mė vete i Gjirokastrės ėshtė Pa-zari. Ai pėrngjet me njė valle popullore, ku valltarėt, tė shtrėnguar sup mė sup, nė dy rreshta, herė varen drejt sheshit tė Ēeēizit e herė ngjiten drejt Dunavatit. Ashtu me shaminė flatruese tė tė tė parit tė valles, marrin teposhtė drejt Varoshit, kthehen dhe, mbasi i qepen Qendrės Kulturore, nga Obelisku e pėrfundojnė vallen drejt Hazmuratit. Tė ngjajnė kėto rrugė si me fusta-nella, me ata kėrcimtarėt dinamikė e tė palodhur, tė ci-lėt rrahin tokėn (qylymin e gurtė) me opingat me xhufka dhe kėndojnė me buēimė, sikur nisen pėr luftė.
Nė Pazar, sė bashku me agimin e ditės sė re, veshi tė zė dhe “fėsh-fėshet” e pastruesve tė qytetit, nė tė ci-lat si njė shatrivan horizontal kalon autoboti, i cili me stėrkalat – krehėr, lan fytyrėn e ėqytetit. Radhėt me gur tė murrmė dhe ato me motive bardhezi, marrin shkėl-qim e reflektojnė freski. Pakėz mė vonė, shpėrndarė oazeve tė gjelbra, sheh duke u shėrbyer luli-shteve ata, tė cilėt e pasurojnė me ngjyra dhe aroma Gjirokastrėn. Si thoni? Pa “mushkėritė e gjelbra” a nuk do pėlciste nga vapa ky qytet nė ditėt e mnxehta tė verės?
Po nė muajt e ftohtė dimėrorė a nuk do tė ngrinte nga tė ftohtit e hidhur?
Ngjyrat e lulishteve Gjirokastrės i thyejnė monotoni-nė gurit dhe tė shkėmbit. Ėshtė, pra, Ndėrmarrja Komunale, e cila, pas largimit tė plehrave, i shkund qytetit tė gurtė pluhurin, e lan, e freskon dhe i kryen me merak edhe kozmetikėn.
Sapo dielli i ka “krehur” me radhė krejt lagjet e qyte-tit me rrezet e veta verbuese, nė Pazar kėrcasin qepe-nat, uturojnė makinat, popullohen kalldrėmet. Mbi ēati, si lejlekėt majė pemėve “ēukisnin” ustallarėt. Muratorėt vazhdojnė gdhendjen e qosheve me merak e durim, kurse suvatorėt kalojnė finon mbi dorėn e parė tė hedhur njė ditė mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    Thu Sep 23, 2010 2:13 pm

Ėshtė personeli i Degės sė Monumenteve tė Kulturės, njė kujdestar tjetėr ky i Gjirokastrės, qė punon me pėrkushtim pėr restaurimin e vlerave tė kėtij qyteti – muze.
Duke u marrė me kėta punėtorė duarartė qė i zbar-dhin fytyrėn Gjirokastrės, mė tėrheq vėmendjen hapja e librarisė. Njerėzit nxitojnė tė marrin gazetėn. Gjirokastriti ėshtė “i uritur” pėr tė rejat mė tė fundit; ėshtė lexues i kulturuar dhe ndien nevojėn pėr tė pėrvetėsuar sa mė shumė njohuri…Kalimtarėt mbajnė kėmbėt pėr-ballė veprave artistike nė miniaturė. Pėrballė tij, shitė-sja e dyqanit tjetėr filloi ekspozimin e ēentrove, tantellave, punimeve tė dorės. Ē’mrekulli nxjerrin vajzat nga maja e gjilpėrės! Mė lart njė gurgdhėndės po i jep do-rėn e fundit luanit, i cili mendohet tė vendoset pėrbri njė ēesme. Mjeshtri i punimit nė dru hedh nga skica nė letėr drejt objektit prej druri pamjen e banesės gjirokastrite. Jo shumė larg tij njė tjetėr mjeshtėr, ai i punimit nė metal, rreh fletėn e bakrit, nė tė cilėn falė fantazisė sė tij, ka hedhur njė motiv nga ky qytet.
Kuptohet qė kafenetė e restorantet i kanė hapur dyert me kohė, duke gllabėruar njė pjesė tė mirė tė njerėzve kalimtarė. Kamerierėt me kulturėn dhe shpejtėsinė e shėrbimit, u japin klientėve, veē kėnaqėsisė edhe njė mbresė tė veēantė ngrohtėsie qė pa kuptuar i imponon ata tė kthehen sėrish…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    Thu Sep 23, 2010 2:13 pm

Qytetarėt, mbasi kanė zbritur ose ngjitur kalldrėmet, kanė hapur Qafėn e Pazarit. Aty pėrshė-ndeten me miqtė, shokėt, tė njohurit.Nė kėtė kryqėsim pesėrrugėsh, qė ngjan si njė yll deti, njerėzit qajnė hallet, shkėmbejnė lajmet e ditės, pyesin njėri – tjetrin pėr mė themeloren: shėndetin, shtrojnė problem... Lėnė takimet e ardhshme…Turistėt, duke ecur si tė hutuar prej magjisė sė kėtij qyteti – mister, ngjiten ne qafė dhe shfrytėzojnė rastin, duke bėrė shkrepje pas shkrepjes nė aparatėt fotografikė, qė s’i heqin nga dora e nga supi.
Nėse qėndron pak te ky udhėkryq tepėr i veēantė e mjaft karakteristik nė llojin e vet, dallon shumė tė huaj-vizitorė nga Mesdheu, Apeninet e deri nga Lindja e Largme. Ata blejnė suvenire, sidomos asish me pamje nga ky qytet i ēuditshėm; vizitojnė kėshtjellėn, muzeumet dhe soditin me ėndje tė veēantė qytetin e gurtė.
Edhe agjensitė turistike kanė pasur shumė punė nė kėtė verė…
Vendasit, ėshtė e kuptueshme, e duan me shpirt qytetin e tyre. Ata, duke punuar pa u lodhur, i kanė dhėnė kėtij shtėpi tė reja. Ka banorė, tė cilėt nuk e kanė tė mjaftueshme banesėn ekzistuese. Prandaj shtojnė ndonjė dhomė, apo mjedise tė tjera ndihmėse e tė volitshme mbi bazėn e numrit tė familjarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    Thu Sep 23, 2010 2:13 pm

Dikush kompozon njė portė tė bukur me shije tė veēantė, pėr tė tėrhequr vėmendjen e ēdo syri kureshtar.
Kurse njė tjetėr ndėrton njė dekorativ…Ka me qindra amatorė tė luleve, qė mbjellin njė trėndafil, njė dafinė, njė zambak e bimė tė tjera decorative. Tė gjithė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr synojnė t’ia shtojnė stolitė qytetit tė tyre e t’ia rrisin vlerat Gjirokastrės.Mė e bukura ėshtė se shumėkush nga qytetarėt vendas bėjnė kujdes qė ēdo gjė e re qė “mbin” tė jetė nė harmoni me arkitekturėn e kėtij qyteti – muze…
Banorėt e qytetit tė gurtė urojnė dhe shpresojnė qė edhe ata tė cilėt pėr arsye ekonomike, apo qėllime tė tjera, kanė emigruar jashtė, tė kthehen sė shpejti nė vendlindje e tė ndiejnė tė mirat e Gjirokastrės sė tyre qė i mėkoi dhe i rriti e pėr tė cilin i ka zhuritur malli, tė ulen nė prehrin e butė dhe tė mbėshtesin kokėn nė gjoksin e saj tė ngrohtė.
Pėr Gjirokastrėn vitet e fundit ėshtė bėrė shumė. Kėtij qyteti me vlera po i ndryshon fytyra pėr mirė e po i rikthehet shkėlqimi krahas gjithēkaje tė rė e bashkėkohorė qė i ėshtė shtuar conform pėrqasjes me arkitekturėn tradicionale. Megjithatė ka ende shumė punė pėr tė bėrė:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    Thu Sep 23, 2010 2:13 pm

Sė pari, tė mos lejohet pakujdesia qė herė- herė nxjerr krye aty – kėtu, qė shtėpitė monumentale tė ndėrtuara me aq mund e sakrifica e talent nga tė parėt tanė tė lihen pas dore, deri nė shndėrrimin e tyre nė rrėnoja…
Sė dyti, shtėpitė e rikonstruktuara duhet domosdoshmėrisht tė rijetėzohen.
Sė treti, ēdo banor i Gjirokastrės nė shtėpitė muze tė mos presi vetėm qė t’ia rindėrtojnė tė tjerėt; pėrkundrazi, secili tė ketė kujdes tė shkallės sė parė nė mirėmbajtjen e mjedisit ku banon e veēse tė rregullojė, pastrojė e sistemojė e kurrsesi tė shkatėrojė, pra ēdo ditė le ta vendosi njė gozhdė atje ku lypset e tė riparojė njė copė mur a ēati, se mjafton njė pikė nė ēati ta shėmbė njė pjesė tė saj e tė tjera brenda banesės…
Vetėm kėshtu kėtyre banesave u zgjatet jeta dhe qyteti nė tėrėsinė e vet ruan hijeshinė e pėrgjithshme tė domosdoshme pėr tė qenė qytet vlerash, pėr tėrhequr vėmendjen e botės turistike e pėr tė rehatuar banorėt e vet e mysafirėt e ēdo lloji… Fillimi i mirė, thotė populli, ėshtė gjysma e punės. Le tė shpresojmė qė Gjirokastra, qytet nė UNESKO, tė shndėrrohet nė njė margaritar plot shkėlqim.
Shtojzavallja jonė, Gjirokastra hirplotė, ēdo ditė i buzėqesh diellit e rrezet e tij jetėdhėnėse e pasqyrojnė atė tė bukur, tė shndritshme, tė argjendtė, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė.
Kristo STOJA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Riki30
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 41
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: ...PO THE GJIROKASTRA I KE THĖNĖ TĖ TĖRA...!   Sun Sep 26, 2010 9:46 pm

...PO THE GJIROKASTRA I KE THĖNĖ TĖ TĖRA...!




- Nė ndihmė tė atyre qė pak dinė nga historia e Gjirokastrės-



Nga: Faik ISLAMI





Shkak pėr kėtė shkrim u bė njė artikull nė njė tė pėrditėshme, ku thuheshin rrukullimat, pėr Gjirokastrėn e merret vesh, pėr gjirokastritėt. Opinioni i artikullshkruesit pėrfshinte njė hark kohor prej... para Skėnderbeut e deri tek periudha e.... Kadaresė. Biles me figurėn e Kadaresė, e skicuar ashtu komplekse, por nxirosur, ilustrohej “Kompleksiteti” ngjyer nė mellan” i gjirokastrite. Nė kėto pak radhė nuk do tė mundohemi t’i vėrsulemi autorit, pėr tė mos rėnė nė tė njėjtin gabim me tė. Nuk e kemi thjesht me artikullshkruesin se sa mė shumė syresh, tė cilėt pa e njohur Gjirokastrėn e gjirokastritėt nuk i kursejnė vrejtjet, kritikat, e ca me keq dhe shumė anatemime tė pamerituara. Mirėpo, qė nė fillim, na duhet edhe t` justifikojmė ca tė kėtyre kohėrave. Pėr tė gjitha mbrapsht po flitet e pėrflitet. Nuk e kanė parė me sy Gjirokastrėn, e prap se prape mjafton qė Enver Hoxha ishte gjirokastrit dhe i lėshojnė tė gjitha. Tė tillėt, nuk i zė as meraku, tė dėgjojnė njerėz stranikė, (gjezdisėsa), pėr tė mėsuar tė vėrtetat pėr Gjirokastrėn.

Nė kėtė shkrimin e fundit, artikullshkruesi, pėrgojon mbarė e mbrapsht gjirokastritėt, duke marrė pėr argumenta... pjesėza nga krijimet e Kadaresė. Me mėndjen, krijimin, veprėn e Kadaresė, ėshtė krenuar e krenohet jo Gjirokastra, por i gjithė kombi. I quajmė mjaft kėto tė dy fjalė, pėr tė mos bėrė “tė pakėnaqurit” apo “tė cingrisurit”, nga sa lodhet me vite tė tėra e faqe tė tėra, edhe nė kėtė shkrimin qė folėm tė artikullshkruesit, pasi jashtė ēdo dyshimi, ėshtė marrė vesh pėrfundimisht se ai vuan nga fobia “Kadare”. Ėshtė punė e objektivave tė tij, tė gėrmojė sa tė mos ketė mė, nė minierėn e florinjtė tė Kadaresė. Ka aty, flori safi dhe bakėr safi. Por kur nga gėrmime tė atij lloji synohet tė funduriset historia e njerėzve tė mirė tė Gjirokastrės, nuk mund tė rrimė pa pėrmėndur ca tė vėrteta.

I kėndojmė tė gjitha sa thonė e thuhen pėr Gjirokastrėn. Nuk jemi indiferentė edhe pėr sa thonė njerėz jo pa mėnd, pėr gjirokastritin tonė Kadare. Nuk dogėndisemi dhe nuk marrim inat pėr asnjėrėn nga ato qė na kanė zėnė veshėt, nė adresė tė tij. Se e kemi mėsuar qė nė vegjėli, kur bridhnim sokaqeve, qė gurėt e poplat lėshohen mbi arrėt dhe tė gjitha pemėt me koqe. Kush u ēmėnd tė hedhi gurė mbi rrapin, shtogun e qelbsin. Na u mėsuan veshėt dhe na u regjėn sytė nga tė gjitha ato rrukullima qė thanė e thonė akoma pėr Enverin! Pesėdhjet vite i parė e tetėmbėdhjetė vite i sharė..! Gjirokastra ėshtė nė vėndin e saj. Atje, mbi pllaka guri.

U ēmėsuam nga siē kemi trashėguar nga tė shkuarat. Si sjellje qitetare, si vlerėsim pėr figurėn e njeriut, krijesė e Zotit. Pėr t`ja thėnė tė mirėn dhe tė keqen, nė masėn qė i ka merituar. Pėr tė dashur dhe dhėnė dashuri pėr gjitonin, e tėrė tė vėndit. Se e ka ditur fort mirė gjirokastriti qė nuk merr dashuri po nuk fale prej saj. Skuqeshin tė parėt nė Gjirokastėr, kur pėr njeriun flitej me urrejtje. Qyteti “i rrethuar” prej katėr qėndrave tė kulturės sė lashtė, e ka patur me pash kutin e vlerėsimit tė njeriut pėr njeriun. Vlerėsimin e tė mirės dhe tė keqes. Nuk e ka patur nė traditė gjirokastriti tė gremiste llafin e keq, kur nuk e ka patur vėndin. Nė qytetin me histori tė lashtė pėr prodhimin dhe konsumin mė tė madh tė verės, nuk janė pirė kurrė mėndtė. Pėrkundrazi, gjirokastriti e ka patur nė traditė jo vetėm tė kursente llafin e keq, por dhe ta mėshironte, cilindo qė makari tė kalonte para sokaqeve tė tyre, duke folė me fjalorin e Nondės. Se dhe i sėmuri mendor Nonda, nuk kishte lindur nė Gjirokastėr por qyteti e bėri dhe e ushqeu si tė vetin, deri ditėn qė ndroi jetė. ”Sokaku i tė marrėve” qė pėrmėnd artikullshkruesi, nuk ėshtė pjesė e historisė se sa e fantazisė dhe e romuzeve qė gjirokatritėt kanė ditur t’i pėrdorin aq mirė. Nuk ka patur asnjė shtėpi nė atė sokak dhe nuk ėshtė faji i sokakut pa krye qė lajthit tė shėndoshėt e sotėm. Tjetėr kund ka qėnė arsyeja e pėrdorimit tė atij romuzi marrė pėr emėr dhe jo tek incestet (martesat brenda gjakut) qė edhe kanė ekzistuar. Jo vetėm nė kėtė qytet, por nė plot vėnde goxha tė kulturuara si Franca dhe disa tė tjera anglosaksone. Arsyet nuk kanė qėnė tek injoranca, por tek mbrojtja e pasurisė, e kulturės, etj. Duam tė themi kanė patur rrėnjė tė thella historike. Sot, edhe pse kohėt kanė ndrishuar me ndikime pėr keq, ėshtė pėr tu theksuar se shumė pak ajo ka ndikuar nė ndryshimin e kulturės, mentalitetin e gjirokastrite. Nuk qorrollepsen kollaj gjirokastritėt. Kėto kohėra, me lloj-lloj tė thėnash e nxirjesh, pa kufi e cak, kur sundon jo mė e mira, njerėzorja, por boja qe jep faqen e tė keqes, kur janė shuar edhe cingėrimat e tė mirės, nė pėrmasėn e figurės njerėzore, nė Gjirokastėr mbahen akoma traditat. Janė tė thella rrėnjėt kulturore tė gjirokastrite. Janė bėrė njė me pllakat e tabanit tė qytetit mbi gurė.

Nuk dogėndisen fare pėr sa lėshojnė ndaj Kadaresė. Jo pėr gjė, por nė ndonjė rast si shumė, nė kėtė vėndin tonė tė vogėl, edhe neve mundet tė na ketė pėlqyer “tė kruhemi pako gjė” me djalėn e bėrė goxha burrė e lagjarin tonė.. Jo me krijuesin, por me atė vetė, si njeri. Se tek kjo figurė e gjallė, kėtej kemi parė dhe shohim akoma dy pamje jo fort tė barabarta, jo aq nė sinkron. Njėra, ajo e krijuesit, ėshtė e madhe, e gjerė. Shumė mė e gjėrė se vetė... Mali i Gjerė. Tek ajo e njeriut, na ėshtė dukur se hera herės nė kėto vite, ēoku shofim pluhura, tė cilat neve gjirokastrite na vrasin sitė kur i gremisim mbi tė. Na vrasin, sepse na duket sikur ai vet i hedh kokėrrizat e pluhurit per mbi sharm te tija.! Mbase qė tė duket i dėmtuar nga e shkuara. “Dale mo”!,- themi e thonė kėteja. “Qė kur kthevi ki”? Si sqimtarė, e kėtė nuk na e ka mohuar njeri deri mė sot, nuk i shofim dot kokėrrizat e pluhurit mbi bronxin e tij... Ja, pėr kėtė kemi thėnė edhe nga njė llaf. Se e kemi dashur atėhere me ato qė na dha. Kur na i cingris kemi frikė se nuk o jenė mė ato qė na dha atėhere mo! Merakosemi...se allahasndėk, dhe ai nuk o jetė mė ai qė ishte.

Mirėpo kur kėnduam gjithė ato rrokullimat, qė lėshoheshin pėr tėrė qitetin, pėr tėrė qitetarinė tonė, brezat e brezave gjirokastritė si.. jo luftėtarė, jo atdhetarė, si.. tė lidhur me pushtuesin dhe shtypėsin turk, kundėr tė gjitha lėvizjeve e luftrave pėr ēlirim dhe emancipim kombėtar e plot tė kėputura nga kėto si kur njeriu masur, me mėnd tė kėlasės fidhore, por qė i ėshtė tiposur tė shkretit pėr fobinė “Kadare”, thamė: “Allah, Allah! Tė mos i ketė rėnė udha pėr t`i hedhur njė si Gjirokastrės ki? Nuk ėshtė gjinah kur sos deri nė kėta kufij, vetė gjinahu? U pataksėm se nuk ka qėnė Gjirokastra e Ismailit edhe nė do tė ishte pėr tu sharė Ismaili. Nuk ishte as e Enverit, qė kishte lindur nė Gjirokastėr e shkolluar nė Korēė. Gjirokastra ėshtė e atyre burrave qė kanė nderuar tėrė kombin. Ėshtė e Tupollarėve qė e morėn nga emri prej topit qė i lėshuan vezirit Ali Pasha. Dhe dihet pse, nga ata qė dinė e duan tė mėsojunė tė dinė.. Gjatė njė darke nė Ēabeaj, Vezirit i shkuan sitė tek vajza qė po u shėrbente. E kishin marrė pėr ta rritur atė bonjake nga Kosova. Dhe i bėnin bila jetimet gjirokastritėt. I martonin si vajza tė tyret.

- “Ma jep mua kėtė shėrbėtoren” - i tha Ali Veziri, tė zotit tė shtėpisė. Njihej qejfliu Ali.Pastaj ao vajzė mali, me faqet si cipė bore mbi Ēajup, e ngalasur me dashuri nėne gjirokastrite u ba ku e ku dhe me vet Vasiliqinė.

- “Nuk e kam shėrbyese, por bilėn time”- ja ktheu rėndė, i fisit tė Ēabenjve. Aliu u nxi.Vezirėt dhe tė shtirėt edhe pėr pako gjė pėrmbisin mirėsinė. Duke njohur huqet e vezirit, Tupollarėt qė ishin Karagjozatė, u vajtėn nė ndihmė Ēabenjve. Zbrazėn mbi kala, topin qė kishin nė shtėpi! Nga ai sebep u mbeti llagapi topollarė. E kėta Topollarėt, me Bajon e mėnēur e Ēeēon trim mbi trima, shkrinė pasurinė, nė tė mirėn e atdheut kur ja u kėrkoi.Se kanė shkrirė nikoqirin e venė me aqe kursim gjirokastritėt, pėr tė mirėn ė atdheut.E dinė kėtė ata qė dinė tė dinė. Nga kjo derė dolėn djemtė qė ndezė zjarrin e kryengritjeve popullore, tė cilat u pėrhapėn deri nė Malėsinė e Gjakovės. E ata ishin nga Gjirokastra. Ėshtė vėnd historie Gjirokastra. Jo mė kot dega e Lidhjes sė Prizėrenit, mė e para u hap jo gjetkė, por mu nė Gjirokastėr.

...- “Kanė qėnė gjirokastritėt tė lidhur me pushtuesit turq...”- thotė artikullshkruesi. Po ore kanė qėnė. Gjashtė sadrazemė tė Turqisė kanė qėnė nga Gjirokastra. Se Perandoria mė moderne e kohės nuk u mbajt me budallenj, por me elita. Gjirokastra nuk ka patur pak elita. Njerėzit edhe ndėn robėri kanė dashur tė jetojnė. Si njerėz, por dhe sa mė mirė. Gjirokastra, si vėndi i arsimdijes mė tė madhe, na flet qė nė tė shkuarėn. Na e pohon historia. Dhe jo mė ajo e viteve tė Enver Hoxhės, se atėhere u bė e tėrė Shqipėria e shkolluar, por ajo e pas viteve 20-tė. Jo mė kot aty u ngrit Liceu i parė francez. Nė do tė dijė dikush gjynahqar, pse ėshtė akoma i paditur nga kėto visare, ka plot gGjirokastrapėr tja modhoisur.Jo fort larg por edhe pėr kohėn e prag shpalljes sė mbretėrisė. Do qe mjaft njė sy mbi librin e Teki Selenicės me titull ”Shqipėria mė 1927” dhe do tė ishte mjaft pėr tė nxjerrė mėsime. Nė faqen... CLVI, autori jep shifra kuptimplote. Gjirokastra kishte 246 kuadro mbaruar universitetet. Jo vetėm nė Stamboll, por mė tė shumtėt nė Francė, Austri dhe Itali. Tirana, kryeqyteti, kishte vetėm 2 vetė me universitet, ndėrsa Korēa kishte 92. Me gjimnaz Gjirokastra kishte 406 vetė, kur nė Tiranė kishin mbaruar gjimnaz vetėm 10 vetė. Nė Gjirokastėr ndiqnin shkollėn fillore 21.118 nxėnės. Nė Tiranė vetėm 113 nxėnės.

Kur e deshi puna Gjirokastra nxorri Idrizėt, Pandeli Sotirin Koto Hoxhin, Urani Rumbon, Sevasti Qiriazin, pėr tė arritur te heroi kombėtar Avni Rustemi e plot tė tjerė. Kush merr mundimin tė lexojė Pukėvilin dhe Ēelepinė, merr vesh mirė pėr Gjirokastrėn. Nė atė risi e traditė ajo nxorri intelektualėt brilantė si vėllezėrit Erindi, qė nisėn punėn mbi baza moderne, nė tė parėn qeveri tė mėvehtėsisė. Po tė kuturisnim tė vinim deri nė ditėt e sotme dhe tė flisnin me gjuhėn e Ēabeut tė madh, Akademikėt e gjallė e tė shumtė gjirokastrit dhe mijėra kuadrot e nxjerrė nga gjimnazi i famshėm i qytetit, si Dritėroi me shokė, e kanė pėr nder ta quajnė veten safi gjirokastritė. Nuk do mjaftonte letra e prodhuar prej pishave tė Siberisė, pėr t’i pėrmendur emrat e atyre kuadrove tė dalė nga gjiri i gjirokastrite. Se edhe hoxha mė i thjeshtė i xhamisė sė Qafės tė Pazarit” , Mulla Hiqmet Karabina, pat mbaruar shkollėn nė Francė dhe ishte njėri prej poliglotėve mė tė mėdhenj qė ka njohur historia e Shqipėrisė. Fliste rrjedhshėm, frėngjishten, italishten, greqishten, turqishten, arabishten dhe persishten. Pa le po tė pėrmendim myftyun dhe hijerarqinė e lartė brilante tė Ortodoksis Autoqefale gjirokastrite. Me Papagulon e Labovės sė Kryqit ėshtė krenuar tėrė treva, nga Labėria deri nė Janinė. Po se mos qe mė pak Papafoti e ajo plejadė burrash tė menēur tė ortodoksisė tonė. Nuk gjendet shembull nė mbarė kombin shqiptarė pėr harmoninė dhe shkueshmėrinė vėllazėrore mes besimeve si nė Gjirokastėr.

Duke qėnė kryeqėndra e Kurveleshit tė Sipėrm, ka qėnė ėshtė e do mbetet kryeqėndra e kundėrshtive tė shovinizmės sė pėrjetėshme. Historia flet pėr ato tė vėrteta tė djalėrisė e burrėrisė gjirokastrite nė shekuj. Janė fise tė tėra qė mund tė pėrmenden si elita e kombit. Nuk mund tė mos pėrmenden fiset gjirokastrite si: Budajt, Selfatėt, Karagjozatėt qė tregėtinė e bėnin deri nė Amerikė qė atėhere. Nuk arrihet as sot, nė kohėt moderne arritja e asaj tė Karagjozate. Po mund tė lihen pa u pėrmėndur Kallajxhiajt, Sinoimeratėt, Shtinajt, Putot, Xhikajt, Bejkatėt, Babametot, Hoxhajt, Galajxhiajt, Kokalarajt, Xhaxhiajt e plot tė tjerė, qė me kohė u janė thurur kėngė, pėr bukurinė, trimėrinė e patriotizmėn.?.

Na duhen netė tė tėra tė Shėnėndreut, pėr tė numėruar ato thesare qė mba Rrėza e Malit tė Gjerė. Vėndi ku ėshtė pėshtetur Gjirokastra ėshtė si i pėrzgjedhur nga Zoti. Dhe nuk ėshtė kot sė koti i ndėrtuar nė atė vėnd. Si tė mėnēur e kursimtarė nė tė gjitha kohėrat, kursyen ēdo pėllėmbė tokė, deri sa.... ja arritėn ditės qė t’i shikojnė tė tėra qersa e lėndina. Durojnė shumė gjirokastritėt sepse shekujt i kanė bėrė tė vuanin shumė. Nikoqirėt e jashtėzakonshėm tė kėtij qyteti, domosdo i kursejnė llafet qė dogėndisin edhe ndaj atyre qė i fyejnė. Ėshtė thėnė e poetizuar:... e vėrteta se “....Po the Gjirokastra, i ke thėnė tė tėra!”.

_________________


BASHKIMI KOMBETAR
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja    

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
GJIROKASTRA I BUZĖQESH DIELLI nga Kristo Stoja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: