Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pazari i tė korruptuarve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 42
Age : 33
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

MesazhTitulli: Pazari i tė korruptuarve    Thu Sep 23, 2010 9:26 pm

Albin Kurti, Prishtinė, 21 shtator 2010

Kosova nuk ka nevojė qė tė hyjė nė negociata me Serbinė pėr veten e saj. Politikanėt e Kosovės nuk do tė duhej tė kishin tė drejtė tė hyjnė nė negociata me Serbinė pėr Kosovėn. Pas shpalljes sė pavarėsisė Kosovės i nevojitet sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik. Vendi i fundit i imagjinueshėm ku Kosova mund t’i realizojė kėto janė negociatat me Serbinė. Megjithatė fillimi i kėtyre negociatave pritet sepse duket qė edhe krerėt institucionalė e partiakė tė Kosovės kanė nevojė pėr kėto negociata. Pėr dallim nga populli i Kosovės qė s’fiton gjė, kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr zyrtarėt e lartė tė shtetit e partive.

Negociatorėt kosovarė nėpėrmjet negociatave me Serbinė fitojnė amnisti pėr korrupsionin enorm tė tyre. Meqė pasuria s’iu vjen nga pagat, ata janė tė korruptuar. Meqė BE-ja i ka dosjet pėr ta por s’vepron, ata janė tė shantazhuar. BE-ja e do mbi tė gjitha stabilitetin rajonal dhe destabilizuesi mė i madh potencial nė rajon konsiderohet Serbia. Paradigma e stabilitetit gjithsesi e favorizon Serbinė nė kurriz tė fqinjėve tė saj. Nė kėtė pikė funksionalizohen politikanėt kosovarė qė hyjnė nė negociata me Serbinė. BE-ja e do Serbinė tė qetė nė ecjen e saj tė lėmuar drejt Brukselit. Pėr kėtė qėllim BE-sė i duhen jo pak dakordime tė Serbisė me Kosovėn, e ku tema ėshtė vetė Kosova. Negociatorėt kosovarė, nė mėnyrė qė tė mos pėrndiqen nga BE-ja ofrohen si lehtėsues tė kėtij procesi ku Serbia faktorizohet karshi Kosovės pėrgjatė defaktorizimit tė saj karshi BE-sė. Negociatat me Serbinė janė mėnyra se si pushtetarėt e Kosovės mbijetojnė nė pushtet nė llogari tė shtetit gjithnjė e mė tė dobėt tė Kosovės. Ata bėjnė pazar me Serbinė pėr Kosovėn por edhe ofrohen nė pazar pėr kėtė pazar.

Lehtėsia me tė cilėn politikanėt e Kosovės hyjnė nė pazare me Serbinė pėr Kosovėn vjen nga vėshtirėsia e tyre qė tė kundėrshtojnė ēfarėdo sugjerimi sado tė butė tė ndėrkombėtarėve. Pasuria e tyre i ka bėrė shumė tė fuqishėm karshi qytetarėve tė Kosovės, por ama shumė tė brishtė karshi ndėrkombėtarėve. Servil ndaj ndėrkombėtarėve e mizor ndaj qytetarėve – ky ėshtė politikani i sotėm i Kosovės. Ai nuk e di se sa duhet tė jetė i dėgjueshėm e i nėnshtruar ndaj ndėrkombėtarėve, prandaj ai gjithmonė ėshtė edhe mė i dėgjueshėm e mė i nėnshtruar sesa qė ėshtė e nevojshme pėr tė. Diēka ngjashėm sikur ai gardiani i keq nė burg qė i zbath kėpucėt dhe nė maje tė gishtave iu afrohet dyerve tė hekurta tė qelive qė tė dėgjojė se ēka po flasin tė burgosurit. Ai nuk e ka kėtė gjė pėr detyrė por e bėn qė t’i pėlqejė drejtorit tė burgut, pėrtej pritjeve tė kėtij drejtori. Edhe politikani i Kosovės pasi qė nuk e di saktėsisht pragun se ku pėrfundon shantazhi ndaj tij dhe nis aktakuza pėr tė, pėrveē duke e tepruar ca servilitetin e tij, ai nuk arrin tė ndjehet i sigurt se do tė vazhdojė tė jetė vetėm i shantazhuar, e qė nė kėtė rast ka kuptimin e amnistisė nga pėrndjekja. Pėr kėta politikanė shantazhi (mbi ta) do tė thotė liri (pėr ta). Njėherė kur shantazhohen, janė vetė ata qė e mirėmbajnė shantazhin mandej.

Tė gjitha koncesionet ndaj Serbisė negociatorėt kosovarė i racionalizojnė si koncesione ndaj miqve ndėrkombėtarė e pėr hir tė atyre. Nė fakt, kėto koncesione bėhen edhe pėr hir tė vetė kėtyre negociatorėve qė, duke dhėnė tutje diēka qė i pėrket shtetit tė Kosovės, fitojnė zgjatje pushteti pėr veten e tyre.

Pėrderisa stabiliteti rajonal i sipėrvendoset drejtėsisė pėr qytetarėt dhe tė drejtave tė qytetarėve, kurrė nuk do tė luftohet sinqerisht korrupsioni, dhe aq mė pak do tė luftohet deri nė fund ai. Politikanėt e varur tė njė vendi e varin edhe pavarėsinė e atij vendi. Korrupsioni i politikanėve dhe koncesionet e tyre ndaj Serbisė janė tė lidhura ngusht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Pazari i tė korruptuarve    Fri Sep 24, 2010 6:52 pm

shum i sakt esht ALBIN KURTI lum ne qe e kem, por mjer aj qe na ka ne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 57
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Pazari i tė korruptuarve    Sat Sep 25, 2010 12:42 pm

tashe per tash me i miri eshte Albini.
PO kure te na hy ne politik qka po behet.
kete e tha edhe baca Adem
SE ky ka kritikue politikanet pas kane pranue Planin e Ahtisarit rez 1244 Enklavat serbe e qka jo .
Atehere tha qyshe mundet ky te hy ne politik ku deri dje keta i ka quajte tradhtare .
Po te hy ne politik edhe vete po behet si ata dhe po pranon ato qe i ka kritikue ..
Shue me vene e kishte baca....
A karriga ,pushteti shqiptaret e kishin pas te paren ,sa shqiptari sa patrioti e atdhetari eshte shite per karrig e pushtet nuk ka kufi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatbardhi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 13
Age : 49
Vendi : Gjilan
Registration date : 23/09/2010

MesazhTitulli: Re: Pazari i tė korruptuarve    Mon Sep 27, 2010 8:48 pm

me ven e ke Albin
Po qka do te bejshe ti kure te vijshe ne politik
Sespe te ne ende pa ardhe ne politik po jane sarp
po kur po hypin ne karrig po zbutin fjalet
karriga ka prish shume burrin,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pazari i tė korruptuarve    

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pazari i tė korruptuarve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: