Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
osmani halitj
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 41
Age : 58
Vendi : Gurrakoc
Registration date : 26/08/2010

MesazhTitulli: Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shq   Sun Oct 10, 2010 9:09 pm

Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shqipėrisė

Publikuar: Sot, mė 10 tetor 2010Kukės, 10 tetor - Prodhimet “Made in Serbia” pushtojnė tregjet e Shqipėrisė me ndihmėn e Greqisė. Ky ėshtė konkluzioni i qeveritarėve tė Kosovės, por edhe i biznesmenėve tė kėtij vendi. “Patatja e Serbisė po depėrton nė Shqipėri pėrmes Greqisė, duke falsifikuar origjinėn e mallit dhe kjo arrihet me ndihmėn e zyrtarėve grekė, ndėrkohė qė Serbia vazhdon tė bllokojė prodhimet e Kosovės, duke shkelur edhe marrėveshjet e CEFTA-s”, ka deklaruar ministri i Ekonomisė e Financave tė Kosovės, Ahmet Shala nė njė aktivitet tė organizuar nė Vushtrri ne kompaninė e prodhimit tė patates “Pestova”. Ministria e Financave dhe Dogana Shqiptare ka rritur nė 50 pėr qind referencat pėr pataten e importit. Kjo rritje e bėn pataten e Kosovės jo konkurruese nė tregun e Shqipėrisė. Kosova ėshtė njė fuqi rajonale nė prodhimin e patates, ku prodhuesit mund tė pėrballojnė njė treg prej 6 milionė banorėve. “Jam i befasuar nga ky vendimi i qeverisė shqiptare pėr rritjen e ēmimit tė referencės pėr pataten. Ky vendim shkon nė favor tė prodhimeve serbe. Serbia po dėrgon patate nė Shqipėri pėrmes Greqisė, duke falsifikuar dokumentet e origjinės. Pėr kėtė problem kam njoftuar homologun Bode, por edhe kryeministrin, Sali Berisha, “deklaroi nė vijim kreu i financave tė Kosovės.
Shala ka deklaruar se edhe prodhime tė tjera serbe, duke u falsifikuar me ndihmėn e Freqisė, po pėrfundojnė nė tregjet shqiptare.
Tė njėjtin shqetėsim ka shprehur edhe pronari i kompanisė sė patates “Pestova” Bedri Kosumi. “Kemi shumė barriera nė eksportin e patates. Serbia vazhdon tė bojkotojė prodhimet e Kosovės, si dhe kalimin transit tė tyre pėr nė shtetet tjera, duke shkelur marrėveshjen e CEFTA-s. Ndėrkohė, Serbia po eksporton patate nė Shqipėri pėrmes Greqisė. Me keqardhje po e them se Shqipėria po pengon herė pas here eksportin e patates sė Kosovės me disa masa administrative, duke rritur referencat. Kosova ka nevojė pėr pataten e hershme tė Shqipėrisė dhe Shqipėria pėr pataten e vonshme tė Kosovės. Me hapjen e rrugės Durrės-Kukės-Morin, kjo tregti do tė duhej tė zgjerohej, por nė fakt ajo ėshtė duke u penguar me masa administrative tė zyrtarėve shqiptarė”, tha biznesmeni Kasumi.
Zyrtarė tė doganės sė Morinit bėn tė ditur se referenca pėr pataten ėshtė 24 centė, nga 18 centė sa ka qenė mė parė. Ēmimi i referencės ėshtė sa dyfishi i ēmimit tė shitjes me shumicė tė patates nė Kosovė. “Ēmimi i shitjes me shumicė tė patates nė Kosovė ėshtė nga 12-14 centė pėr njė kilogram, kurse referenca ėshtė sa dyfishi i kėtij ēmimi!”, u shpreh njė biznesmen nga Kukėsi, i cili merret me tregtimin e patates sė Kosovės. Kėsisoj, del se deklarimet e politikanėve tė tė dy vendeve pėr forcim tė bashkėpunimit ekonomik mbeten retorikė. Pas vizitės nė Panairin e Agrobiznesit qė u mbajt njė javė mė parė nė Tiranė , kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me pėrfaqėsues tė agrobiznesit, prodhues, si dhe pėrfaqėsues tė fermerėve shqiptarė dhe atyre tė Kosovės, pjesėmarrės nė panair. Duke mbetur tek doganat, kryeministri u shpreh se do tė shkohet drejt njė sistemi pa dogana me Kosovėn dhe mė gjerė. “Ju them ju, se nė doganėn e Morinės, kur kemi bėrė llogarinė para njė viti, ajo qė ne merrnim ishte qesharake. Gradualisht, kjo tė realizohet edhe nė Kosovė dhe ne do tė kemi njė sistem pa dogana me Kosovėn dhe mė gjerė. Ne kemi zero dogana me BE-nė, pra nuk kemi asnjė lloj tarife, ne duhet tė ecim me Kosovėn nė kėtė linjė, por dhe me vende tė tjera” pati thėnė kryeministri shqiptar nė panair.
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,5,36725
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shq   Mon Oct 11, 2010 10:38 am

po normal se miq i ka ky SAL sorollupi, qesa vite po i pengon mallrat kosovare nuk ben dhe nuk lejon kurrfar marrveshje me kosov ne ket drejtim, vetum disa marrveshje formale-fiktive,ka ber gjer me tani.
Pse na bllokon serrbia esht normal por SAL kali, skisha besu bash keshtu!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shq   Mon Oct 11, 2010 8:18 pm

Grekėt drejt tregut shqiptar tė energjisė



Tiranė, 10 tetor - Kompania mė e madhe greke nė sektorin energjetik planifikon tė shtrihet me degė edhe nė Shqipėri.
Situata aspak komode nė vendin helen, pėr shkak tė krizės ekonomike dhe masave tė forta me taksat, si dhe direktivat e BE-sė pėr liberalizimin e tregut, detyron Korporatėn Publike Elektrike (PPC) tė Greqisė tė ulė aktivitetin nė vendin e saj dhe tė pozicionohet nė Shqipėri dhe nė disa vende tė rajonit, pėrmes projekteve tė ndryshme, ku kryesore ėshtė prodhimi i energjisė, raporton Top Channel. Sikurse e bėn tė ditur, drejtori i pėrgjithshėm i PPC-sė, Arthouros Zervos, zgjerimi i aktivitetit tė kompanisė energjetike jashtė shtetit lidhet me objektivin e uljes sė humbjeve tė pjesės sė saj nė tregun vendas.
Referuar portalit shqiptar, “karburant.com”, Zervos ka theksuar se liberalizimi i tregut nė Greqi do tė thotė qė PPC-ja do tė zvogėlohet nė vendin e saj, pėr pasojė, mbajtja e ritmeve tė larta kėrkon zgjerimin nė tregje tė tjera. PPC-ja ėshtė kompania mė e madhe greke pėr prodhimin e energjisė, me menaxhim shtetėror, ku qeveria zotėron 51 pėr qind tė aksioneve.
Duke u ndalur te projektet, drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė nuk dha detaje pėr planet e Shqipėrisė, ndėrsa pėr dy vendet e tjera tė rajonit, Bosnjė dhe Kosovė, tha se po pėrgatiten tė ndėrmarrin disa hapa tė mėdha. “PPC-ja pritet qė tė fitojė tenderin pėr ndėrtimin e katėr hidrocentraleve nė Bosnjė, si dhe po kėrkon qė tė mbyllė marrėveshje tė ngjashme nė Rumani dhe Shqipėri, ndėrsa interes paraqet dhe Turqia. Kurse nė Kosovė, jemi nė garė pėr termocentralin ‘Kosova e Re’”, tha shefi i korporatės greke.
Po dje, shefi i PPC-ė, nė njė takim me administratėn e shoqėrisė, u bėri tė ditur punonjėsve planin e shkurtimit tė aktivitetit dhe zhvendosjen e kapitaleve nė rajon, ku pėrfshihet edhe Shqipėria.
Deklaratat e Zervos vijnė dy ditė pas planit tė bėrė publik nga ministri ynė i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Ilir Meta, sipas tė cilit, pėr sektorin energjetik duhen ndėrmarrė disa reforma qė synojnė zgjerimin dhe liberalizimin e tregut. “Nėse sot kemi njė situatė tė tillė, ku kemi vetėm njė operator shpėrndarje, absolutisht qė ligji nuk na pengon, po do bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona tė fusim dhe operatorė tė tjerė nė mėnyrė qė tė ketė mė shumė konkurrencė”, tha ministri Meta.

Megjithatė, burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisė sė Shqipėrisė dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), lidhur me projektet e ardhshme tė kompanisė greke, nuk janė nė dijeni tė asnjė plani dhe nuk kanė asnjė koment pėr tė bėrė. Ajo qė dihet me siguri, e konfirmuar nga disa burime, ėshtė fakti se PPC-ja, prej gjashtė muajsh, po tenton tė hapė zyrė pėrfaqėsie nė Shqipėri dhe ēdo veprim lidhur me kėtė objektiv varet nga vullneti i palės shqiptare pėr tė bashkėpunuar.
Kujtojmė se PPC ėshtė nė negociata me qeverinė shqiptare pėr ndėrtimin e termocentralit 800 megavat me qymyr pėr prodhimin e energjisė elektrike nė zonėn e Porto Romanos nė Durrės. Tė dhėnat e fundit paraprake tregojnė se negociatat kanė ngecur dhe se nė plan tė parė pėr Shqipėrinė mbeten italianėt e ENEL, konkurrentėt e grekėve pėr TEC-in. Kompania helene, nė bashkėpunim me njė kompani gjermane, qėndrojnė nė pritje tė marrjes sė lejes prej dy vitesh. Plani i TEC-it me qymyr konsiston nė njė vlerė investimi rreth 2 miliardė euro, ku rreth 70 pėr qind e energjisė sė prodhuar do tė shitej nga koncorciumi si eksport, ndėrsa pjesa e mbetur do t’i ofrohej qeverisė shqiptare me njė ēmim kostoje.
Duket se tregu energjetik nė vend po kthehet sektori mė tėrheqės pėr bizneset e huaja, pėr vetė faktin se qeveria shqiptare u ofron gjithēka, nė kėmbim tė investimeve qė ata do tė kryejnė. Aktualisht janė duke u ndėrtuar mbi 1.2 miliardė euro projekte energjetike nė vend, kryesisht hidrocentrale, me kapacitet deri nė 250 megavat./koha.net/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shq   Today at 9:34 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Me ndihmėn e Greqisė, produktet serbe pushtojnė tregun e Shq
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: