Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:30 am

S’dihet sa gjatė

Dy zemra shohin njė ėndėrr,
dy ėndrra bėhen njė zemėr,
njė zemėr bėhet njė mollė,
njė zemėr bėhet njė varkė
nė njė lumė tė rrėmbyer,
udhėton,… udhėton,…
s’dihet sa gjatė.

Aritmetika e shpirtit

Pisk e kam me syrin,
pisk e kam me veten
thuajse gjithnjė;
s’duan tė dinė aritmetikėn
e shpirtit :
njė plus njė baraz njė.

Uroj

Dhe era vrapon:
nuk ia shoh fytyrėn,
por ia ndiej gjymtyrėt.
Dhe lumi ecėn:
nuk ia shoh kėmbėt,
po e shoh duke udhėtuar.
Dhe jeta fluturon:
nuk ia dalloj krahėt,
po uroj qė tė ketė zemėr.

Deti i perlave

Nė rrjedhėn e kohės
a e ngrite mullirin?
Vozite gjatė
a hodhe karemin?
U zhyte thellė
a vadite ēairin?
Deti i perlave
ėshtė brenda peshkaqenit.

Ėshtė ajo qė ėshtė

Pashė njė lepur
qė i shkulte qimet dhelprės
e ajo ulėrinte.
Pashė bretkosėn
qė kafshonte nga bishti gjarprin
e ai pėrpėlitej.
Pashė qengjin
qė godiste ujkun me brirė
dhe ai ikte i tulatur me vrap.
Diku pėrtej
pashė njė gazelė
kėmba - kėmbės ndiqte njė leopard.
Se ku i pashė, o miq,
ju e dini vetė.
E vėrteta
ėshtė ajo qė ėshtė
e vėrtetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:30 am

GJĖEGJĖZA E … (KĖNGĖS)

S’ėshtė pemė e lėshon rrėnjė,
s’ėshtė diell e bėn dritė,
s’ėshtė bletė e kullon mjaltė,
s’ėshtė shpend e fluturon,
s’ėėshtė zjarr e tė ndez flakė,
s’ėshtė lule e lulėzon,
s’ėshtė fllad e ta ka ėnda,
zemėr s’ėshtė, shpirtin ka brenda.


TRILLET E JETĖS

Habitesh me jetėn,
si tė mos kesh duf e zili,
e kėrkon fatin,
e kopraci asgjė nuk ka falur.
Qejfe pėrmbi qejfe
dikush kohėn s’di ta shtyjė.
Sa i mirė qė duket,
vetėm zemrėn ka tė kalbur.
Fatlum jeta bėn
edhe atė qė librin e quan marrėzi,
atė qė pėrdhos botėn
pėr egon e vet,
atė qė fiton botėn
me pak aritmetikė qė di,
debili
gjen tėrfilin me katėr fletė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:31 am

Pendesė

S’di tė pendohet plumbi,
edhe pse bėn ndonjėherė rikoshetė.
S’di tė pendohet koha,
edhe pse me vetveten duket se ngjet.
S’di tė pendohet rrjedha,…
Thonė
se paraja e kthen ujėt pėrpjetė.
Parasė,
nė jetė tė jetėve
do t’i latonim monumentin.
Sikur vdekja tė pendohej
po tė hante rryshfetin.

(nga libri “Qielli habitet”)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:31 am

Mollė tė ndaluara

Udhės sė jetės,
plot mollė tė ndaluara
radhė - radhė;
Debili thotė :
As qė i dua fare,
do tė shqepem me dardhė.

Martir hamalli

Mbi shpinė tė mjeranit,
fėrkon plėndėsin pusht - etari.
Martir hamalli gjegjet:
E e e e e e,
durimin si unė,
hė e ka gomari?

Ē’farė s’bėjnė djajtė

Ngatėrrestarėt,
ēfarė s’bėjnė djajtė;
Ia bėjnė mendjen sorkadhes,
tė pėrqafojė ēakejtė.

Krenari

E si tė mos krenohesh
me ata burra shteti,
u prin rryshfeti,
u prin shėndeti,
asgjė thuajse s’u mungon
asgjė,
vetėm DINJITETI.


Thonė se duhet gėnjeshtra

Thonė se duhet gėnjeshtra,
ilaē pėr tė sėmurin.
Njė pėrdredhkė
si njė frut i hajthėm,
i burrit
a i gruas pėr burrin,
njė pėrrallėz pėr fėmijėn.
Me putra tė buta t’i sjellė
gjumin;
thonė se bėhet lundėr
pėr tė hedhur lumin.
Po qe kėshtu
e pėrgjithmonė,
e hodhėm lumin
e jetės sonė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:31 am

Pikė e nga njė pikė

Pikė e nga njė pikė
ua mblodhėm trimėrinė,
atyre qė hiqen pėr trima
e s’u bėn as gjysma
e trimėrisė sė trimave.
Pikė e nga njė pikė
ua mblodha menēurinė,
atyre qė hiqen tė menēur
e s’u bė as ēereku
i diturisė sė tė menēurve.
Atyre
qė hiqen nga dashuria
si tė marrė,
asnjė pikė s’u shtydha
nga shpirti i tyre i tharė.

Nga libri : “ DASHURI, MISTER, INTRIGĖ”


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:32 am

Mendime kritike dhe meditime poetike

“Unė urdhėrat i marr nga zemra”....


Pėr poetin Petro Dudi…


Pikėpjekjet poetike kanė brenda strukturės sė tyre qarkullimin e limfės poetike, njė qarkullim disi i veēantė qė ngjiz, pulson dhe shpėrthen ndjesi marrarendėse tė njė superioriteti ngacmues, tė njė volume qė kėrkon pėrgatitje pėrballimi dhe qė ndez shpirtrat edhe kur janė nė pragje eliminimi. “Mos qeshni me fjalėn time tė hidhur apo tė lajthitur” shkruhet nė epitafin e njė varri… tė njė shkrimtari tė madh. Alegoria dhe sarkazma pasthirrmojnė nė njė ritėm qė tė ēudit. Doganierėt prusianė hapin valixhen pėr kontroll tė shkrimtarit poetit tė madh Hajnrih Hajne, ia kthejnė mbarė e prapė, ngatėrrojnė duart e tyre tė dhjamura nė veshjet e poetit nė kėrkim
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:32 am

tė ndonjė libri tė rrezikshėm… Kohė inkuzicionare. Poeti mban me dorė flokėt qė ia merr era e nėntorit, qesh me vete me kėtė figuracion dembel, bajat dhe tė trishtė, shfryn hidhur me mend… Pengimi i madh…
Oh, ē’budallenj qė jeni!
Ē’kėrkoni kot me kaq tėrbim?
Vėrtet kam kontrambandė me vete,
por e kam tė fshehur nė trurin tim…

Po kam nė kokė dhe libra plot
Ata gjithė ditėn cicėrojnė
Si zogj nė ēerdhe dhe janė ca njerėz
qė kanė shumė qejf tė m’i konfiskojnė...
Viti 1843.
Por po tė kapėrcejmė nė shekullin tonė. Nė bagazhin tim pėr nė vendin fqinj mė gjetėn ca libra. Ishin plot 36, numėr simbol, ashtu siē mund tė ishin 24 se ne kemi njė teori tė universializmit... Doganieri i vendit fqinj mė pyeti nė gjuhėn e tij: ‘Po kėto ē’janė?”
Unė iu pėrgjigja me finesė: “Libra...” Ai vazhdoi: “Nė shqip?”
“Po” iu pėrgjigja. Doganieri e shfletoi dhe mė tha sėrish: “POEZI?”
Unė iu pėrgjigja pėrsėri me kortezi. “Ē’titull kanė?” Njė titull interesant i thashė: “UDHA PĖR NĖ ZEMĖR”. Libri kishte marrė vizė hyrjeje. Ishin librat e poetit Petro Dudi, libri i parė i tij qė ishte njė sakrificė tejet e rėndė; ishin cicėrimate tij tė ruajtura me ėmbėlsi nėne,… Krijesa e parė ecte pa proteza druri, por me kėmbėt e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:33 am

kolme tė dirigjuara nga njė mendje tejet poetike e gjalluar, shpėrthyer nga sythe qė prisnin, por qė, pas shpėrthimit, lulesa kundrohej ėmbėlsisht dhe si njė virgjėreshė ēudiste kalldrėmet poetike, krijimet e dirigjuara, formatet, pėrshtatjet, ngjitjet, a qendisitet peotike. A pėrfytyroni qė nėnė – Poeti kėrkon tė lind dhe “gjinekologėt “ redaktorė i thonė fare natyrshėm me ton urdhėrues: “MOS LIND!” … Si mund tė pengohen lindjet e natyrshme?! ISHTE KOHĖ E TURMBULLT ATĖHERĖ…, binte breshėr, binte shi, poeti donet tė lindte, “gjinekologu” i thoshte: “MOS LIND!” me ton urdhėrues.

Tėrė jetėn desha
“S’e gėzova rastin,
Tė lozja me vargun qė nė vogėli
si Esenini,
As mė zgjuan:
“Ēohu, kont,
tė presin vepra tė mėdha,
As mė pėrkėdheli fati si Sofokliun...
Po desha tėrė jetėn,
e desha nazemadhen,
Dashuruar kėshtu dymijė vjet e ca...

Unė dua tė rend
tė fluturoj gjoku i kėngės,
Unė urdhrat i marr prej zemrės…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:33 am

Kėshtu hapet sipari i njė vepre pa fjalė tė krehura, sipas albumeve komercialė, tė gjetjes tė njė emri i madh…
Emrin e madhe dhe pėrvijimin poeti e kishte tė ndezur nė shpirtin e tij tė madh, nė fjalėn e tij profetike, nė idetė qė gjeneronin, nė shpėrthesat e sythave qė nuk i mposhti dot ngricimi dhe akullzimi i dimrave… Dhe do tė fillonin tė shpėrthenin 27 vezuvė poetikė, tė mbushur plot e pėrplot me llavė poetike tė zjarrtė…
Kompozicionaliteti i ndėrtuar nė “Zjarrin e bukur” Shtigjet e fatit “ Kohėt me Maska”, “Burimi i heshtur” nė njė kuartet tipik poetik zbulon eksplorimin; ndjenjat figuracionojnė duke kėrcyer nė vallen e dashur nė valsin e “Mbretėreshave”, kėngėn dhe truallin dhe atė mondane, zogjtė fluturojnė ėmbėl, dashuritė kanė njė timbėr tjetėr, egėrsia sulmohet nė arenė gladiatorėsh, bota lakuriqėsohet, rruzulli pyet vetveten a ėshtė i rrumbullaktė, Kolombi e zbuloi gjė, dyshimi ngrihet nė Institucione, shqetėsimi….Poetėt janė tė ēuditshėm… Ata janė tejet tė sinqertė “vital”; aftėsia e tyre prefenciale nė sentencat poetike: Strehėza e parė dhe e fundit e poetit Dudi ėshtė kulm nė Piramidė: Njeriu me vlerė…

Aludimi poetik vjen natyrshėm:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:34 am

“E dua pemėn
qė nė zgrip sfidon rrėpirėn,
Rrapin shekullorin
qė pėrshėndet me mijėra duar,
e mė shumė Ullirin, kronikanin,
atė qė mbolli dashurinė e njeriut,
Pale me hardhinė
nė gotė t’ia shtrinjtė gjinjtė,
ia dua..
Frymėzimi, yjet
me poezi dua t’i shkund
Njeriu strehėza e parė
dhe e fundit..
Temat rroken me njė individualitet prezent dhe paraqitės, veshur me njė figuracion qė tė rrėmben:
Unė jam Gjenerali
qė mė bėri dashuria,
Sulmuar qofsha
Nga pėrqafime dhe tė puthura
Mbi supe mbaj dhe dua :
Spaletat mė tė bukura!
Nuk ka nevojė pėr koment dhe tepėri. Poeti Dudi i gjallė me vargun e tij nė aerodrome, pra “gjenerali pa spaleta: Hesht nė punė, - i thoshnin. Ē’ na gjeti, o sarkazėm e pėshtirė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:34 am

Vitet janė tė gjitha tė bukura. Analisti mė i mirė i stinave dhe i viteve ėshtė vetė Poeti. Atij i vjen keq edhe kur dufon, edhe kur ngulmon dhe kur grushton poetikisht dhe kur ndoshta tregon memecėri tė shtirė qė do tė shpėrthejė nesėr dhe do tė tronditė. Poeti ėshtė vullkan, gjithmonė aktiv qė nxjerr lavė dhe jo jargė..

Zemra ime, o njerėz,
Mė digjet zjarr i bukur.
Gjithė stinėve tė jetės
u jep nga njė tė puthur.
Kėtu ndoshta pa herezi, pa fanatizėm, por me dlirėsi bėn thirrje pėr kthim si dhe analizė tė sinqertė nga pozitė evoluimi.

Njė kometė bishtgjatė
me stėrkala gjaku Dashuria ime..
tė trazoj dua heshtjen e yjeve?
Dua tė luaj me nusėrinė e luleve,
por kurrė
me dhimbjen e dashurisė sė njeriut.

Mos u habit me mua
burrin me mjekėrr,
edhe unė si ti, ngandonjėherė,
kam nevojė tė mbėshtes kokėn nė njė prehėr.
Dielli pėrtej telave me gjemba e duke pėrfunduar:
“ Mua gėzimbregosurin
mė bėn gota ēakėrqejf,
ja frika, ja nata,
ja e liga u fsheh...
Ah, sikur t’i vija frerin kohės.
Dėshirė kjo qė, ndoshta, poetit i ka mbetur peng... helm. Brengat derdhen, fati pikon brengė, buzėqeshja me brengė, trishtimi blu, ahet si radioskopi poetike tė shpirtit tė trazuar me shqetėsime njeriu tė pėrkushtuar, qė kėrkon ndezjen e dritės shpirtėrore

Jashtė fryn erė,
nga vjen pėr ku?
Nė peizazhin gri ka njė trishtim blu..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:34 am

Ose dhe:

Dhe mendoja:
‘Gurgullime gjaku,
vėrshime tė pranverės.
Dhe mendoja :
“Ē’ėshtė harbimi i Menelaut,
para sulmit tė heshtur tė Helenės?!...”
Maskat janė nė preferencė jo vetėm tė njerėzve, por edhe tė vetė kohėrave.
Nė vallėzimet moderne vendoseshin maska me portretizimin e kafshėve tė pyjeve dhe kėto maska , tė cilat vendoseshin qė vallėzuesit tė mos tregonin identitetin nė kohėt moderne maskimi i tillė individualizoi shpirtin...Dhe nė kushte tė tilla duhet shumė mund tė njohėsh apo tė zbulosh maskat. Ndaj poeti ka nėj shpėrthesė tė jashtėzakonshme nė poezinė :

KOHĖT ME MASKĖ

Vė maskė palaēua e ne qeshim.
Vė maskė banditi,
o qajmė, o vdesim.
Kur kohėt vėnė maskė,
Ē’duhet tė bėjmė?
Ē’duhet tė presm?

Nė nė njė poezi tjetėr ai shprehet:
Thonė
Thonė ,
qė trimat i merr plumbi nė ballė;
Po pas shpine
ē’i kanė ato plagė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   Mon Nov 01, 2010 2:35 am

Si pėrfundesė pėr kėtė vėllim hyrės nė njė “enciklopedi poetike” tė Poetit tė talentuar Petro Dudi, i cili nuk e merr meritėn nga Maja e Mprehtė e Lapsit e shtirur, por nga produkti i tij kreativ dhe fizionomia e tij tepėr e veēantė, pa u sozuar…
Lakonizmi, humori i thekur, ironia “universitare “ e shtratėzuar me ironinė therėse tė trevės nga rrjedh, Lunxhėrisė, intelektualizmi i pėrcjellė nga dituria e fisit nga origjinohet, fabulizmi shtrat dhe kontur i ēdo poezie, ideja dhe tematika e larme, eksplozicioni poetik, figurimi poetik i ėmbėlsuar apo i mjaltėsuar me tė shprehurėn e klasit, pritja nė shteg dhe shpartallesa e shtegut…, varg tipik nė nėdrtesė dhe nė art grafik domethėnės, gjetje tė panumėrta nė kėrkesėn e diturisė dhe krijime tė fjalėve profetike(kontribut vetiak nė urtėsinė njerėzore), epigramime, urtėsi fjale, hulumtime e tjera i bėjnė vėllimet poetike tė Dudit tė dritojnė, thimjamizojnė, tė tė pishtarizojnė, tė tė busullizojnė nė udhė, nė dritė, nė mendim tė lirė, nė gjetjen e ēelėsit hapės, kur nuk di se ē’tė bėsh me mendjen, kur shtegton nė mjegull, kur si i pafat kėrkon fatin, kur mitet shuhen, kur ndeshesh me dashurinė , por edhe me misterin, intrigėn, por edhe kur ndodhesh nė “Ishullin e Epshit”, pasi nė ndihmesė tė vinė 1021 urtėzi aforike dhe shndėrohesh nė njė shkemb tė gjallė… pėr tė pėrballuar jetėn dhe peripecitė e saj tė vrullshme… Kjo poetikė e thėnė ndryshe ėshtė njė shkollim jetėsor dhe njė kulturim jetesor pėr tė gjithė njerėzit qė dėshirojnė tė menēurohen … Futuni nė kėtė univers diturie dhe dashurie… Njė kėshillim qė , pasi tė futeni nė kėtė Univers poetiK do tė ndihemi mirė …


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: