Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Albin Kurti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 1:43 am

Albin Kurti veprimtar aktiv politik pėr ēeshtjen kombėtare dhe demokratizimin e ndėrgjegjes shqiptare.




Albin Kurti lindi mė 24 mars 1975 nė Prishtinė. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe me tej atij te mesem (1989 deri me 1993) in Prishtine vazhdon studimet. Nė rezistencė kundėr Milosheviqit nė gusht tė vitit 1997 Albini u kyē nė Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, si anėtar i kryesisė e mė vonė si zyrtar pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare.

Kurti ka qenė gjithashtu edhe anėtar i Kėshillit Organizativ tė Protestave Paqėsore dhe tė pa dhunshme studentore pėr lirimin e objekteve universitare tė uzurpuara me dhunė nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njėri ndėr udhėheqėsit e protestės historike studentore mė 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.

Me fillin e luftės nė Kosovė, nė gusht tė vitit 1998, Albini filloi punėn nė zyrėn e pėrfaqėsuesit tė pėrgjithshėm politik tė UĒK-sė, Adem Demaēit, ku shėrbeu si sekretar i zyrės. Gjatė kėsaj kohe ka qenė i angazhuar nė gjetjen e zgjidhjes politike pėr krizėn nė Kosovė. Gjatė bombardimeve tė NATO-s ai qėndroi nė Prishtinė deri mė 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tėrheqjen e forcave serbe nė Serbi, ai sė bashku me tė burgosurit tjerė shqiptarė u transferua nė burgjet serbe. Mė 13 mars 2000 nė Nish, Albini u dėnua me 15 vjet burg tė rėndė. Gjatė gjykimit ai refuzoi tė njihte legjitimitetin e gjykatės duke thėnė: "Ky gjyq nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė vėrtetėn dhe drejtėsinė. Ky gjyq i shėrben politikės ditore tė regjimit tė Milosheviqit qė e ka mbajtur Kosovėn nėn okupim"[citim i duhur]. Kur u dėnua, ai tha: "Nuk ėshtė me rėndėsi nėse mė dėnoni dhe sa mė dėnoni. Ēdo gjė qė kam bėrė e kam bėrė vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar pėr kėtė dhe po tė mė ipej rasti do tė veproja sėrish njėsoj." Si rezultat i presionit ndėrkombėtar Albini u lirua mė 7 dhjetor 2001. Mė 23 prill 2003 Albini diplomoi nė fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit nė Universitetit e Prishtinės dhe vazhdoi tė jetė aktivist i tė drejtave tė njeriut dhe atyre civile.
Pas ēlirimit

Ai punoi si aktivist nė Rrjetin e Aksionit pėr Kosovėn (KAN), tė formuar nė vitin 1997, qė u ringjall nė konferencėn "Drejtimet e reja" tė mbajtur nė Prishtinė nga 8-13 korrik 2003. Nė kėtė mėnyrė KAN e siguroi vazhdimėsinė me anė tė njė fillimi tė ri. KAN ishte lėvizje e aktivistėve tė rinj, qė pėr mision kishin ndryshimet shoqėrore dhe krijimin e qytetarisė aktive. Aktivitetet pėrqendroheshin nė tri fusha kryesore: ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut dhe drejtėsia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN pėrbehej edhe prej shumė anėtarėve ndėrkombėtarė.


Me 12 qershor 2005 nė muret qė rrethonin ndėrtesėn e UNMIK-ut, aktivistėt shkruan parullėn Jo negociata, vetėvendosje, qė solli nė transformimin e KAN-it nė Lėvizjen vetėvendosje ! Shkrimi i parullave vazhdoi gati nė tė gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovės, dhe pastaj lėvizja filloi me pėrdorimin e metodave tjera kreative e tė pa dhunshme sikurse janė aksionet simbolike, bllokadat dhe sė fundi edhe demonstratat masive. Shėrbimi Policor i Kosovės nė bashkėpunim me policinė ndėrkombėtare arrestoi, burgosi dhe dėnoi qindra aktivistė, ndėr ta edhe Albinin. Lėvizja vetėvendosje ! kėrkon referendum gjithpopullor nė Kosovė, si e vetmja zgjidhje e drejtė paqėsore pėr tė vendosur statusin e Kosovės. Lėvizja arsyeton se vetėm me referendum si ushtrim i tė drejtės pėr vetėvendosje mund tė realizohet njė zgjidhje demokratike e vėrtetė. Nė vend tė negociatave tė cilat mund ta vėnė nė kompromis lirinė, lėvizja kėrkon qė populli i Kosovės tė ketė mundėsi tė vendos pėr vetveten, si duan tė jenė tė qeverisur dhe nga kush.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 1:49 am

Information on Albin Kurti's arrest in 1999
Ketu : http://www.alb-net.com/ngos/freealbinkurti.com/archive/index.html


Albin Kurti ne burgun e Pozharevcit


Vetevendosja kėrkon drejtėsi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 1:57 am

10 Shkurti







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 3:33 am

si sju vjen turp me permend Albin Kurtin
djali i UDB-ashit kryesor te Kosoves
Glauk Konjufca djali i Sherif Pisit
keta jane njerez te shitur
nese keta njerez ju i vlersoni patriota ose atedhetar
normal se jane atedhetar por te serbise
jo te Kosoves
sepse Albin Pisi ka marr mito dhe i detyrojke Ppopullin te dalin ne rruge te demonstrojn a ju ka ndihmu atyre Familjeve qe ju vran me te dashurit apo jau troket deren mei pyet se a keni nevoj per buke dhe ndonje gje tjeter\
Albin Kurti eshte nje pis qe mundohet me marr pushtetin ne dore dhe me kthy prape serbine ketu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 11:35 am

eshte e vertet se Ish udbashet i kane fute djemt e vete neper levizje te ndryshme .
Eshte e vertet se shumica e djmve te lv jane djem te ish Titisteve dhe dezertoreve te luftes.
baben ne PDK apo ldk ldd djalin ne lv apo Fbksh apo levizje tjera.
Na shkoje jeta tu lyp liri
i ngrati shqiptare qe 3000 vjet kerkon liri a lirin ja merre vete shqiptari.
e i leme fajtore te tjeret
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 11:39 am

A e dini ju do ketu ne forum se kushe nga vjen Albin Kurti.
Babai i tije kushe eshte qka ka punuar.
Babai i Konjufces i tjtrit e i tjetrit.
Apo jena mesue te perkrahim njerez qorrazi.
Shumica ne lv jane njerez kinse,,patriota" a djem te komunistave dhe ata te burgosur kinse te shitur qe jane bere miq me shpijuna te serbise.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 2:25 pm

Nese keni fakte urdhnoni e postoni per babin e vet se cfare ka qen , nuk ju pengon njeri , se me doket qe nuk lat njeri pa e bo UDB-ash e spiun ..

Cili eshte per ju i mire ju pyes ?
Pse nuk hapni ju parti politike por vetem kritikoni e sulmoni?

Ti XILI , mundesh me hap nje theme per partine qe e simpatizon ti , e nuk besoj qe te pengon kush e sa i perket turpit , ate leme mu per Albin Kurtin .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 4:12 pm

Mos e vet se tregon vet thuhet njė thėnje Popullore ,
kur tė gjith qenkan UDB atėher lind pyetja kush mbeti pa qen apo e din vetėm ato qė ishin nė te se kush ishte e kush jo parandaj disa gjana duhet dallu tė shkuarėr , sod dhe neser , gjėrat ndrishojn , nuk duhet bazu shum nė tė kaluarėn se dim qfar sistemi ishte dhe si ua impononte deshte apo nuk deshte duheshe tė jash antar i LK .Pėr tė siguruar njė vend pune apo diqka mė teper njė shkollin kjo ishte imponin me apo pa dashje sod kto kan ndrishu pėr tė mir mund tė zgjedh vet se ku don dhe qka don prandaj mendojm pak mė gjat kur flasim pėr tė kaluarėn edhe lufta ubė pėr shkak imponini me apo pashje dhe sod prap disa gjėra me imponim sa do tė ket kjo infulens nė tė ardhmen mbetete tė shifet por Rinia asht ajo qė luan rrotėn ka tė doj dhe Albini me rinin me siguri se do tė luaj rolin e vet deshten apo nuk deshten kėt e kan ė qaf deri sa tė vetėdisohen dhe tė punojn pėr Popull e jo pėr aa qė ua bėjn me gisht se qka dhe si duhet punu sod qdo gjė fal teknikės eloktronike shpjejt dhe kjart kuptohet qdo gjė , prandaj nuk mund ti ik as kush drejtsis ani pse sod ju duket se i kan tė gjitha nė dor dhe imponojn manipulojn , por koha do i qes tė gjitha nė shef keni frigėn sė pari nga vetvetja e pastaj ligji dhe Populli asht aji qė jep vulėn.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 5:19 pm

Gabim e ke Bashkom!
SE udbasheve jane prap ne politik,dhe sahere qi i kritikojme ata se kane qen bashkpunetore te serbise dhe jane ata trenohen qesin shkelma.
Nuk ka nevoje me qen udbashe qe ti njofesh udbashet.
PO kena qen viktim e udbasheve te cilet nuk lane rini pa denue dhe diferencue.
Eshte e vretet se ka pak njerez qe nuk kane qene duke punuar per udben.
Sa i perket Komunisteve ,ajo eshte bere me deshire qe te kene privilegj apo te ngriten ne detyre.
Me 1989 pak ka pas patriot qe ishin kunder ndryshimeve kushtetuese ,e ishin shume qe perkrahen ndryshymet kushtetuese dhe u mbnurreshin me Jugosllavine -serbine.
Edhe gjate luftes se uck -shumica ishin kunder UCK-se
tashe po na dalin te gjithe,,trima" pas lufte .
Kure Adem jashari luftojke ne Drenice ne Prishtine shumica shkojshin neper Disco me Arkanin e thojshin se ska lufte po jane nje ghrup i vogel banditesh.
Eshte e vertet se ata Udbashet jane gjalle po ne vend te tyre kane emrua femijet e tyre neper levizje dhe parti.
per ate edhe i kemi punet lluge.
Sepse skemi atdhetare te vertet.
tek e fundit keshtu keni vrapue edhe pas Rugoves e pastaj pas PDK,Thaqit ,e pastaj pas AAK,Ramushit .
Tashe po vrapojne pas Albinit ende pa e dijte se qka ka me na dale .
kadale burra mos gufoni aq shpejte .
SE me gufu shpejte shume shpejte derdhet qumeshti.
Durim ,shiqoni punen ne politik,se me fjala e kopalla na knaqen keto levizje e parti .
Une nuk po di ku pi shifni ata patriot ,
atehere pra pse nuk berem shtet po nderruam komb e flamure .
Kjo nuk ndodhe askund ne bote vetem te ne.
E kalauara eshte sote.
As teknika as elektronika nuk na bene atdhetare as patriot.
patriotin e bejne veprat konkrete e jo fjalat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Dec 09, 2010 9:23 pm

xhiti-tek e fundit keshtu keni vrapue edhe pas Rugoves e pastaj pas PDK,Thaqit ,e pastaj pas AAK,Ramushit !!!
Pra keshtu shkon xhti duhet edhe ne ta kuptojm se gjerat ne politik nuk po u realizojshin pernji her dhe mbrenda nates,ne po kem qef mrena mujit por jo,po deshke me prit.
Te gjith kem shku mbrapa Thaqit e Ramushit, se ka qen nevoja dhe nuk kem ber gabim fare,por ata nuk munden te gjitha gjerat e qeshtjes ton te i realizojn,por nji pjes po, me plot kuptimin e fjales se po, pra tash te duhet pra te vazhdohet pjesa tjeter te realizohet, dhe nji nder kto pjes Albini e ka cek se dot i realizon po edhe ky jo te gjitha,prap duhet ta vazhdojn levizje te tjera pra gjer ne bashkim definitiv.
Por ne jem te pa durushem dhe nuk na pritet se jemi mesuar me blu ne dor,ne jem te till se e presum pasulen me u zi 2-3 or por se presum me u ftof 5 minuta.

ADEM DEMAQI-Citat; ne jem nji popull interesant qe nuk na han kurrfar LIME!
keshtu qe dhe armiqt tan sun po na bin ne fije, dhe nuk mundin te na studijojn keshtu qe mund te them se edhe kjo esht per tu pershendetur.....gjerat kan marr hov dhe ket per te mir, dhe hovi nuk ndalet veq -vanim se ska pshtim-BASHKIMI KOMBETAR.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Fri Dec 10, 2010 12:17 am

Albin Kurti vetvendosje Demostrata 19.11.08



Vetėvendosje! - Fjalimi i Albinit, 10.II.07





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Fri Dec 10, 2010 12:46 am

Albin Kurti eshte i vetemi i cili endrren shekullore "RIBASHKIMIN" ket enderr qe endrroim te gjithe shqiptaret e kerkon haptas, andaj edhe ka respektin, dhe do ta ket perkrahjen time.
Rasti i Ukshin Hotit nuk do te perseritet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Fri Dec 10, 2010 2:08 pm

Xhiti mir e ke ti po kush do ket durimin e te pres se si do shkojn punėt (dita shifet me sabah thuhet njė thėnje popullore )
edh kto pona bajn ver pa u kan , saj pėr ket veti nuk kam varpu pas as kujt dhe nuk kam qen ne as njė parti .
Populli asht si kopea e bagtive nga ti qon bariu andej edhe shkojn .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Fri Dec 10, 2010 3:20 pm

Bashkom tash e ke than me ven...
Ishalla na del naj sen ky Albini ,po njerezit qe ka inkuadrue ne Politik i njof nje shumice ,jane befasue shume koleg .
Nuk bajne hiq.
PO ishalla del qyshe po thote.
PO gjysmen e fjaleve qe i ka pas hala pa u inkuadrue ne politik i mka hanger.
Edhe gjysmen do ti ha kure te behet deputet.
Nuk eshte ai Albini i mocem ma.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Mon Dec 27, 2010 4:41 pm

Shpirtat e medhenj gjithmone jan kundershtuar nga mediokrit. Keta te fundit nuk mund ta kuptojne kur nje person nuk i nenshtrohet paragjykimeve te trasheguara dhe perdor me kuraje inteligjencen e tij. A. Einstein
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Wed Aug 10, 2011 10:28 pm

Kurti: Thaēi hajn dhe kukull e SHBA-sė



Gazeta e pėrjavshme gjermane “Shpigel” (Der Spiegel) mbi Kosovėn shkruan si pėr vendin i cili kurrsesi nuk po pėrparon. Vjedhjet zgjedhore, abuzimet, korrupsioni - e gjithė kjo frenon shtetin mė tė ri ballkanik.

Nė bisedė me kėtė gazetė, lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti: "Kosova ndoshta formalisht ėshtė shtet i pavarur, por nė tė vėrtetė nuk ėshtė sovrane", thotė Kurti, ndėrsa “Shpigel” sqaron se mendohet nė ndikimin qė Beogradi e ka nėpėrmjet mėsuesve, policėve dhe mjekėve qė rrogat marrin nga buxheti i Serbisė.

Mirėpo, Kurti, tė cilin “Shpigel” e vlerėson si “elokuent”, si problemin mė tė madh e sheh pikėrisht qeverinė e Kosovės. Sipas mendimit tė tij, Hashim Thaēi ėshtė “hajni qė vjedh nga populli i vet dhe qeveris si kukull e ‘fuqisė koloniale tė SHBA-sė’”.

Kjo e pėrjavshme mė tej shkruan se pozicioni i Thaēit dukshėm ėshtė dobėsuar duke marrė parasysh se dyshohet pėr falsifikimin e zgjedhjeve tė kaluara, si dhe faktin se ish-komandanti i UĒK-sė ėshtė i pėrfshirė nė hetimet pėr trafikim me organe tė serbėve tė Kosovės.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Wed Aug 10, 2011 10:29 pm

Nuk po me pelqen kjo qe po sulmon USA !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dymaji01
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 37
Vendi : Maqedoni
Registration date : 11/08/2011

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Aug 11, 2011 1:13 am

shprehjet e Albinit jan te pa matura dhe shum paushalle ,kunder kryeministrit thaqi duke thene se ky i fundit eshte kukell e Amerikes po ju Pyes Albin ju peronalisht kukkell e kujt jeni ,e nese spajtohuni me politikat e nderrmara nga qevirija lidhje me veriun ju shfar masash dot kishit ndermarre me miqet e juaj europian qe kan qen ter kohen ne vazhdimsi partner te kontrabandisteve dhe strukturave paralele te Serbise ,seshte e drejte te krtikoni aq teper politikajt e vete te hyni ne politik mua me duket se ju keni pas qellim te vetem te futeni ne politik bil bile edhe me dhoj dhoj protestash A lbin popullin smundet askush te trethetoj gjat sepse shpejte kalojne mandatet ndoshta edhe ju dote keni rrallen te formoni qeveri por me kend florin krasniqin qe po njollos cdo gje qe eshte arritur me gjak te deshmorve me njeriun qe nje famlje te deshmorit te kombit ne tiran nxori nga banesa dhe hudhi ne rrug femit e komandant telit sepaku duheni te distancoheni nga florini sepse edhe ky ska shum dallim nga ato te veriut qe merren me kontrabandim kjo eshte vetem nje keshill,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Thu Aug 11, 2011 8:11 pm

MIqet europian, hahaha qesharake. Kushe nuk e ka njohur UMNIK dhe vazdon te mos njeh EULX . LV njerzit harroin nganje...
Ne shqiptaret i vlersoim njerzi vetum kure vdesin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Sat Aug 13, 2011 3:04 am

Ja fut kot, na duket,se esht strateg....!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Wed Mar 07, 2012 10:36 pm

Shkruan Rita KNUDSEN *
Privatizimi ėshtė njė ēėshtje thelbėsisht politike. Ka ardhur koha pėr ta vėnė nė dyshim privatizimin. Privatizim do tė thotė shitje e pronės pronarėve privatė. Kėtė shkrim analitik politiko-ekonomike tė Rita Knudsen e ka siguruar pėr lexuesit e vete agjencia informative “Presheva Jonė”.



Privatizimi ėshtė njė ēėshtje thelbėsisht politike. Si njė prej shumė llojeve tė politikave ekonomike, privatizimi mund tė pėrkufizohet si transferim i pronės ose i prodhimit nga sektori publik i njė ekonomie nė pronėsi dhe shfrytėzim privat. Privatizimi ėshtė njė mėnyrė pėr t’i rregulluar marrėdhėniet pronėsore duke kaluar diēka nga kontrolli shtetėror nė kontroll privat. Nė shumicėn e demokracive elektorale kjo ēėshtje, pra niveli i rolit tė shtetit nė ekonomi dhe roli dhe madhėsia e sektorit privat, ėshtė diēka qė diskutohet ashpėrsisht. Ajo nuk ėshtė politikisht neutrale, por diēka pėr tė cilėn partitė politike zihen rreptas. Ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn mendimi i dikujt varet nga simpatitė politike dhe botėkuptimi ideologjik.

Nga viti 1999 e deri mė 2008 privatizimi, nėn administrimin zyrtar ndėrkombėtar, ishte strategjia ekonomike kryesore e Kosovės: Shtylla IV ishte pjesa e UNMIK’ut qė ishte zyrtarisht pėrgjegjėse pėr rindėrtimin dhe zhvillimin e Kosovės, dhe gjatė kėtyre nėntė vjetve privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllės IV. Qė nė fillim tė vjeshtės nė vitin 1999 UNMIK’u kishte shprehur nė mėnyrė tė qartė synimin pėr ta bėrė privatizimin qasje kryesore tė tij ndaj ekonomisė sė Kosovės. Nė dekadėn qė pasoi burime tė mėdha u harxhuan pėr pėrgatitjen, planifikimin dhe pėr implementimin e strategjisė sė privatizimit.

Privatizimi u zgjodh nga ana e zyrtarėve ndėrkombėtarė nė UNMIK dhe nė Shtyllėn e BE’sė si strategji kryesore ekonomike pėr Kosovėn jo pėr shkak tė karakteristikave tė posaēme tė ekonomisė sė Kosovės dhe jo pse ndonjė analizė ekonomike specifike pėr kontekstin i kishte ēuar ata nė konkluzionin se privatizimi do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr t’i zgjidhur sfidat e veēanta ekonomike tė Kosovės. Privatizimi u zgjodh sepse UNMIK’u ishte njė operacion i ashtuquajtur “shtetndėrtues”, dhe tė gjitha operacionet e tilla nė gjithė botėn realizohen brenda njė formati tė caktuar, njė modeli tė caktuar pėr reformat qė zbatohet nė tė gjitha vendet ku synohet ky objektiv. Operacionet e “shtetndėrtimit”, duke pėrfshirė modelin e UNMIK’ut pėr reforma, bazohen nė argumentin se liberalizimi politik dhe ekonomik janė tė domosdoshme pėr sigurinė ndėrkombėtare. Nė fushėn ekonomike ky model liberalizimi synon, zakonisht, privatizimin dhe tregun e lirė. Dhe ishte pikėrisht kjo pse privatizimi u zgjodh pėr Kosovėn: UNMIK’u ishte njė operacion “shtetndėrtimi” – tė gjitha operacionet e kėtij lloji zbatojnė njė format tė reformave ekonomike liberale – prandaj privatizimi ishte paracaktuar pėr tė qenė qasja ndaj ekonomisė sė Kosovės pėr zyrtarėt ndėrkombėtarė. Ai ishte njė zgjedhje paraprakisht e vendosur.

Privatizimi u zgjodh pėr Kosovėn pa diskutime gjithėpėrfshirėse ekonomike, pa pyetur pse dhe a ėshtė ai njė strategji e mirė pėr ekonominė, dhe pa i dhėnė askujt nga Kosova pushtet tė vėrtetė vendimor. Duke ndjekur modelin “shtetndėrtues” zyrtarėt ndėrkombėtarė planifikuan, pėrgatitėn dhe ekzekutuan privatizimin nė mėnyrė teknike, me njė gjuhė funksionaliste. Kjo meriton vėmendje sepse privatizimi nuk ėshtė ēėshtje teknike. Ai ėshtė njė ēėshtje politike. Ai ėshtė njė ēėshtje qė nė demokraci debatohet, analizohet dhe vihet nė pikėpyetje, dhe duhet tė jetė temė e mosmarrėveshjeve, angazhimit dhe diskutimeve politike. Por nė Kosovė kjo nuk ndodhi. Zyrtarėt ndėrkombėtarė zgjodhėn, pėrgatitėn dhe drejtuan privatizimin duke e hequr kėtė ēėshtje nga fusha e debatit demokratik dhe duke e vėnė nė duart e tyre – duke folur pėr tė dhe duke e avancuar si diēka teknike dhe tė padiskutueshme.

Megjithatė, ishte njė gjė tė cilėn zyrtarėt ndėrkombėtarė e vunė nė pikėpyetje derisa ishin nė krye tė privatizimit nė Kosovė: si mund ta zbatonin kėtė zgjedhje tė paracaktuar tė privatizimit pa u rrezikuar qė tė mbahen pėrgjegjės pėr procesin, pa u rrezikuar nga hedhja nė gjyq? Ndėrsa formati i shtetndėrtimit i “UNMIK’ut” pėr liberalizimin ekonomik synonte privatizim tė shpejtė dhe nė shkallė tė gjerė, ishte e rėndėsishme pėr zyrtarėt ndėrkombėtarė qė ta bėnin kėtė nė njė mėnyrė qė nuk do tė kthehej kundėr tyre duke i bėrė ata pėrgjegjės pėr procesin.

Ky qėllim pėr privatizim tė shpejtė dhe pa rrezik ishte komplikuar nga mjedisi i Kosovės. Historia e kohėve tė fundit e Kosovės si pjesė e Jugosllavisė socialiste, si dhe periudha e saj e represionit nėn Serbi, i ngritėn disa probleme qė e bėnin privatizimin njė ēėshtje ligjėrisht shumė tė rrezikshme pėr zyrtarėt ndėrkombėtarė, mė shumė se qė kishin paramenduar. Njė ēėshtje e rėndėsishme lidhej me pronėsinė ligjore tė ndėrmarrjeve nė Kosovė. Privatizimi do tė thotė shitje e pronės pronarėve privatė, por nė Kosovė zyrtarėt ndėrkombėtarė nuk ishin tė sigurt se kush ishte pronari i pronės qė do tė shitej. Pa krijuar njė kornize ligjore pėr privatizimin qė do ta sqaronte kėtė, ose tė paktėn do t’i mbronte zyrtarėt ndėrkombėtarė nga ankesat rreth pronėsisė, ata nuk guxonin t’ia fillonin me procesin.

Shqetėsimi tjetėr i zyrtarėve ndėrkombėtarė kishte tė bėnte me frikėn e tyre se mund tė akuzoheshin se po kapėrcenin mandatin e tyre gjatė privatizimit: ata nuk ndiheshin plotėsisht tė sigurt pėr lirinė e veprimit tė autoritetit ligjor tė UNMIK’ut nė fushėn e tė drejtave pronėsore. UNMIK’u kishte mandatin pėr tė administruar pronėn nė Kosovė, por kjo nuk do tė thotė se kishte tė drejtėn pėr ta shitur.

Me pak fjalė, Shtylla IV ishte pėrgjegjėse pėr rindėrtim dhe zhvillim ekonomik, dhe privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllės IV nė Kosovė, nuk ishin konsideratat ekonomike ato qė i dhanė formėn privatizimit tė drejtuar nga ndėrkombėtarėt nė Kosovė. Nė vend tė kėsaj, ajo qė dominoi tek zyrtarėt ndėrkombėtarė qė kishin marrė pėrsipėr ekonominė e Kosovės ishin konsideratat ligjore: si tė kryhej privatizimi pa u mbajtur ligjėrisht pėrgjegjės pėr procesin. Ky ishte njė shqetėsim i madh nė mesin e zyrtarėve ndėrkombėtarė, sepse ata besonin se rreziku pėr t’u paditur nė gjyq gjatė privatizimit nė Kosovė ishte mjaft i madh.

Frika e madhe e zyrtarėve ndėrkombėtarė pėr pėrgjegjėsinė e tyre u manifestua nė kornizėn ligjore dhe operative tė procesit tė privatizimit nė Kosovė. Ndėrsa privatizimi – njė ēėshtje krejtėsisht politike – u depolitizua dhe u shndėrrua nė ēėshtje teknike nga zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Kosovė – kuadri ligjor i privatizimit u politizua: krejt qėllimi i ligjeve tė UNMIK’ut tė hartuara pėr privatizimin nė Kosovė ishte kryerja e procesit (nė pėrputhje me formatin e paracaktuar tė “shtetndėrtimit”, dhe pavarėsisht nga tė gjitha problemet e mėdha qė zyrtarėt ndėrkombėtarė i shihnin nė lidhje me tė) pa i ekspozuar zyrtarėt ndėrkombėtarė ndaj rrezikut ligjor.

Diskutimet ligjore mbi privatizimin nė Kosovė, si dhe zgjidhjet e bėra pėr procesin, u dominuan plotėsisht nga zyrtarėt ndėrkombėtarė, ndėrsa pikėpamjet dhe tė drejtat e vendėsve nuk u konsideruan tė rėndėsishme. Zyrtarėt ndėrkombėtarė ishin tė shqetėsuar pėr pasojat e privatizimit pėr regjistrat ligjorė personalė, por nuk u ndalėn pėr tė ndėrmarrė njė shqyrtim tė plotė tė pasojave ekonomike tė privatizimit pėr njerėzit nė Kosovė. Njė vlerėsim i tillė ende nuk ėshtė bėrė, dhe, pėr rrjedhim, pasojat e sakta ekonomike tė privatizimit mbeten tė papėrcaktuara deri nė kėtė ditė. Ndėrkaq, ajo qė ėshtė e qartė pas njė dekade privatizimi si qasje kryesore e operacionit gjigant tė “shtetndėrtimit” ndaj ekonomisė sė Kosovės ėshtė se rreth gjysma e popullsisė ėshtė ende pa punė, rreth gjysma e saj jeton nė varfėri, dhe sistemet e shėndetėsisė, arsimit, infrastruktura, prodhimi vendor dhe bujqėsia janė shumė shumė tė dobėta. Edhe sipas vetė qėllimit zyrtar tė Shtyllės IV pėr rindėrtim dhe zhvillim privatizimi nuk duket se ka funksionuar.

Zyrtarėt ndėrkombėtarė nuk ishin tė interesuar tė diskutojnė pse apo a duhet tė bėhet privatizimi nė Kosovė. Por Kosova ka arsye tė mirė pėr tė pyetur pse procesi ishte zgjedhur qė nė fillim, si ka ndikuar ai vėrtet nė gjendjen socio-ekonomike, dhe pse privatizimi po vazhdon.



* ) Rita Augestad Knudsen ėshtė nusja e ardhshme e Kosovės, sot e dashura e Liderit Albin Kurti nga “Vetvendosje”. Ajo, aktualisht ėshtė duke e bėrė doktoraturėn nė Historinė Ndėrkombėtare nė Londėr School of Economics and Political Science (LSE). Pra, Rita Augestad Knudsen ėshtė edhe autore e “The Comprehensive UN Sanctions against the Federal Republic of Yugoslavia: Aims, Impact and Legacy (NUPI/Kolofon 2008)”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Wed Mar 07, 2012 10:39 pm

http://www.preshevajone.com/rita-e-dashura-e-albin-kurit-si-i-shef-zhvillimet-ne-kosove-ja-nje-shkrim-i-saj-analitik/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Sun Jun 01, 2014 2:25 pm

Kurti: Bashkimi me Shqipėrinė – nuk ēon nė luftė ballkanike

•Kryetari i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, thotė se bisedimet me Serbinė do t’i zėvendėsonte me bisedimet me serbėt e Kosovės dhe me Tiranėn

Publikuar mė 31.05.2014 | 19:46

17 0







Mė tetė qershor nė Kosovė mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike tė tė gjitha komuniteteve janė regjistruar pėr tė marrė pjesė nė kėto zgjedhje. Zėri Amerikės ka filluar njė seri intervistash me udhėheqėsit e disa prej partive politike. Nė njė intervistė me korrespondentin tonė nė Prishtinė, Besim Abazi, kryetari i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, thotė se nėse del fitues bisedimet me Serbinė do t’i zėvendėsojė me bisedimet me serbėt e Kosovės dhe me Tiranėn.

Zoti Kurti, kanė mbetur pak ditė deri nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ēfarė prisni nga kėto zgjedhje?

Po, pres tė jenė zgjedhje tė lira, demokratike, dmth, zgjedhje nė tė cilat qytetarėt do tė mund tė shfrytėzojnė mundėsinė pėr tė shprehur vullnetin e tyre, ta ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr vullnetin e tyre. Dhe nė tė njėjtėn kohė Vetėvendosja i ka ndėrmarrė tė gjitha masat qė me komisionarėt dhe vėzhguesit me datėn 8 qershor ta mbrojė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe tė mos lejojė qė ēka do qoftė qė ėshtė e ngjashme me zgjedhjet e fundit parlamentare, pėrkatėsisht nė dhjetorin e vitit 2010, tė na pėrsėritet sėrish. Shteti i dobėt i Kosovės nuk i mban dot edhe njė palė zgjedhje tė tilla qė u quajtėn nė mėnyrė tė popullarizuar si vjedhje industriale.

Ju synoni tė merrni pushtetin, natyrisht, sikurse edhe tė gjitha partitė tjera politike. Pėrse do tė duhej qytetari i Kosovės tė vendoste te votonte pikėrisht pėr ju?

Vetėvendosja ėshtė dėshmuar qė ėshtė opozitė e vėrtetė nė Kuvendin e Republikės, ėshtė dėshmuar qė ėshtė edhe pushtet i pakorruptueshėm nė komunėn e Prishtinės dhe mbi tė gjitha e kemi konceptin e drejtė tė Vetėvendosjes, i cili sė fundi ėshtė elaboruar nė alternativė qeverisėse. Ne e kemi publikuar atė qė nė shtatorin e vitit tė kaluar dhe ku i kemi bėrė bashkė, nė kuadėr tė shtetit republikan, shtetin e sė drejtės, shtetin zhvillimor dhe shtetin social. Pra, ne i lidhim me njėra tjetrėn drejtėsinė shtetėrore, ekonominė prodhuese dhe barazinė shoqėrore. Besoj se qytetarėt e Kosovės e kanė njė alternativė tė vėrtetė mė 8 qershor, kur do tė duhej tė votojnė pėr ndryshimin, meqenėse me tatim dhjetė pėr qind, me investime vetėm nė asfaltin e autostradave, me punėsime sipas mbiemrit, pra sipas farefisnisė, shtetin tonė e ka pllakosur mjerimi social, stagnimi ekonomik e kėshtu me radhė. Pra, ka nevojė pėr ndryshime dhe unė jam i bindur se kėsaj radhe emri i ndryshimit ėshtė Vetėvendosje.

Por, edhe partitė tjera politike kanė projekte pėr tė nxjerrė vendi nga kjo gjendje qė e pėrshkruat ju, madje ka oferta pėr qindra mijėra vende pune. Ju ēfarė konkretisht i ofroni qytetarit, cili ėshtė motivi me tė cilin do ta nxisni tė dalė nė votime dhe tė votojė pėr ju?

Ne orientohemi tek punėsimi nė prodhim, pra ri industrializimi i vendit dhe investimet e shtuara nė bujqėsi, me ē’rast ne mendojmė se investimet e shtuara nė bujqėsi do tė zvogėlojnė importet, do tė rrisin eksportin dhe nuk do tė lėmė asnjė pėllėmbė tė tokės sė Kosovės qė tė mbetet djerrė, e papunuar. Mė tutje, TVSH-ja, prej sė cilės do ta pėrjashtojmė miellin, bukėn, vajin, sheqerin, kripėn, qumėshtin. Dhe kur kjo kombinohet me tatimin progresiv, me ē’rast tė gjithė ata qė i kanė pagat deri nė 170 euro, nuk paguajnė tatim fare, prej 170 deri nė 500 euro, paguajnė vetėm pesė pėr qind, prej 500 – 850 paguajnė 10 pėr qind, prej 850 – 1 mijė e 700 euro paguajnė 20 pėr qind pėr kėtė pjesėn mbi 850 euro. Dhe ata me paga tė larta mbi 1700 euro, paguajnė 30 pėr qind tatim pėr pjesėn mbi 1 mijė e 700 euro. Pra, edhe rritje ekonomike edhe politika sociale e fiskale pėr zbutjen e pabarazisė, por edhe luftim i evazionit fiskal. Pra, ne nuk do tė bėjmė kompromis me korrupsionin. Qeverisjet e mėhershme ku kanė qenė kėto partitė tjera, nganjėherė dy nga dy e njėherė kanė qenė tė tria bashkė, kanė bėrė pakt tė heshtjes, pėr tė mos thėnė diēka edhe mė shumė me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Me lėvizjen Vetėvendosje nė qeverisje, unė garantoj se nuk do tė zmbrapsemi para asnjė krimi, para asnjė tė korruptuari, pėrkundrazi, forca e ligjit e drejtėsia e shtetit do t’i kap tė gjithė ata. Nuk kemi llogari qė Republika e Kosovės tė dergjet edhe mė tutje nga ky korrupsion i cili na vė neve nėpėr lista tė frikshme nga organizata ndėrkombėtare, tė pllakosemi me kėtė mjerim qė pėrbėhet prej varfėrisė dhe papunėsisė sė madhe. Dhe me Vetėvendosjen nė qeverisje, ne do tė bėjmė gjithēka qė t’i eliminojmė azilkėrkuesit kosovar qė pėrfundojnė nėpėr kampe tė Hungarisė e nėpėr shatorrė tė Francės. Pesėmbėdhjetė pas ēlirimit, kjo ėshtė e padurueshme.

Rimėkėmbja ekonomike e Kosovės ėshtė thėnė se mbėshtetet edhe nė procesin e privatizimit, njė proces qė ju e keni kritikuar shumė ashpėr. Si do tė duket ky proces nėse ju vini nė pushtet?

Ėshtė e vėrtetė qė 60 valė tė privatizimit qė i kemi pasur nė Kosovė, na e kanė djegur industrinė. Jo gjithēka do tė mund ta revidojmė. Mirėpo, ne do t’i rishqyrtojmė rastet e privatizimit njė nga njė dhe aty ku ka pasur shkelje tė tė drejtave tė njeriut, shkelje tė ligjit, shkelje tė procedurave, konflikt interesi, ose dėmtim tė interesit tė pėrgjithshėm dhe ku kostoja e revidimit nuk ėshtė mė e madhe sesa vazhdimi i mėtutjeshėm, ne njė nga njė kėto raste do t’i shqyrtojmė me kujdes dhe do t’i korrigjojmė. Por, para ēdo privatizimi tė mėtutjeshėm, kushdo qė e ngritė njė temė tė tillė, barra e provės pėr privatizim i bie atij qė synon privatizimin ose qė avokon privatizimin, e jo neve qė dėshirojmė qė republika jonė, nė rrėnjė tė sė cilės ėshtė fjala publike, ta forcojmė tė pėrbashkėtėn, shtetin, shoqėrinė, publikun, qytetarinė e kėshtu me radhė. Pra, do tė jemi tė kujdesshėm qė gjithmonė tė trajtojmė se ēka tė privatizohet, kur tė privatizohet, sa tė privatizohet, si tė privatizohet dhe kujt i shitet. Pra, besoj qė shteti mund tė mos jetė aq i mirė si menaxher, por shteti si pronar ėshtė dėshmuar mjaft e mire. Pra, nė fushėn e menaxhmentit, ne do tė mund tė blejmė edhe menaxhment tė huaj. Por, nėse ka korrupsion nė menaxhment do ta eliminojmė menaxherin e korruptuar e nuk do ta shesim asetin publik.

Por, tė kėrkosh sot qė shteti tė jetė pronari i ndėrmarrjeve, a nuk bie ndesh me ekonominė e lirė tė tregut, qė ėshtė njėfarė synimi, njė orientim i Kosovės?

Unė besoj se shteti ėshtė parakusht pėr konkurrencė fer. Nuk janė konkurrenca dhe shteti nė kundėrshtim me njėri tjetrin, pėrkundrazi. Aty ku ka konkurrencė pa shtet, pėrfundon nė monopole, duopole ose oligopole. Pikėrisht shteti e mirėmban konkurrencėn me sundimin e ligjit dhe kėtė do ta bėjė edhe lėvizja Vetėvendosje. Dorėn nė zemėr nuk mund ta fusėsh nė ring tė boksit njė djalosh dhjetėvjeēar dhe Mike Tysonin se dihet rezultati. Pra, bujqit tanė, ndėrmarrėsit tanė, duhet tė ngrihen, tė bėhen tė aftė pėr konkurrencė edhe brenda vendit edhe jashtė vendit, Pėr kėtė qėllim ne shohim edhe njė rol tė theksuar tė Bankės Qendrore tė Kosovės, e cila nuk do tė jetė njėfarė mbikėqyrėsi pasiv, por rregullator aktiv dhe nė tė njėjtėn kohė tė kemi njė bankė zhvillimore dhe pėr eksport e mė pas edhe njė bankė publike, ashtu qė nė mandatin qeverisės tė lėvizjes Vetėvendosje, kamatat tė bien nėn 5 pėr qind e afatet tė shkojnė pėr mbi 20 vjet si dhe shumat kreditore tė rriten. Edhe pėr tė moshuarit, ne mendojmė qė duhet tė kemi sistem pensional, solidaritet midis gjeneratave. Dhe duke e rritur kontributin pensional prej 5 pėr qind plus 5 pėr qind, nė 8 pėr qind plus 8 pėr qind, do tė arrijmė qė nė fund tė mandatit tonė qeverisės, pensioni minimal bazik tė jetė 150 euro e ai kontribut dhėnės tė jetė 280 euro.

Mė lejoni tė kthehem tek roli i shtetit nė ndėrmarrje. Po tė shpreheshim nė pėrqindje, sa e shihni atė rol?

Nuk mund tė them tash, por po e marr njė shembull nė Gjermani, ku shteti ėshtė pronar i 27 pėr qind tė aksioneve tė “Deutsche telekomit”, dhe ėshtė kryesori. Pra ėshtė mė shumė se ēereku dhe ėshtė kryesori. Gjermania ėshtė shtet shumė i fuqishėm. Ne jemi shtete shumė i dobėt dhe mendoj qė ēdo herė kur vijnė korporatat tepėr tė fuqishme, qė janė mė tė forta se shteti jonė, aty nuk po ka mė as ekonomi tė tregut. Aty thjeshtė po mbretėron ligji i xhunglės, ku gjithmonė i dobėti e pėson. Pra, ne duam qė shteti tė mos e dirigjojė ekonominė, tė mos e kontrollojė ekonominė, tė mos e centralizojė ekonominė, por nė tė njėjtėn kohė edhe tė mos jetė spektator. Tė jetė nxitės, inkurajues pra, tė jetė orientues ashtu qysh ėshtė nė vendet skandinave, ashtu qysh janė zhvilluar shumica e shteteve tė botės ne fillet e tyre. Edhe SHBA e kanė pasur modelin e shtetit zhvillimor deri nė vitin 1980, para se tė vijė nė pushtet presidenti Reagan dhe tash me presidentin Obama, sėrish e kanė shtetin zhvillimor. Koreja e jugut, Gjermania, Franca, gjithmonė kėto shtete kanė qenė shtete zhvillimore. Pra ne duam tė integrohemi nė ekonominė perėndimore, nė BE. Nuk jemi kundėr tregut tė lirė, por para sė gjithash pėr sundim tė ligjit dhe pėr njė shtet aktiv i cili, po them edhe njėherė, orienton e ndėrmjetėson, por nuk kontrollon, nuk dirigjon.

Zoti Kurti, nėse vini nė pushtet ju do tė trashėgoni procese politike qė janė tashmė tė hapura, pėrshirė edhe procesin e bisedimeve me Serbinė, pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet tė dyja vendeve, tė ndėrmjetėsuara nga BE. Ēfarė do tė ndodhė me kėto bisedime nėse ju behni, siē pretendoni, kryeministėr i vendit?

Kėto kanė qenė negociata pa parime pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės, pa kushte pėr Serbinė. Bisedimet me Serbinė ne do t’i zėvendėsojmė me tri lloj bisedimesh tė tjera. Nuk do tė bėjmė bisedime me Serbinė, Do t’i vėmė kushte asaj: njohjen e Kosovės, heqjen e Kosovės nga kushtetuta e Serbisė, kėrkim faljen dhe dėmshpėrblimet e luftės etj. Ndėrsa, tri lloje bisedimesh tjera qė do t’i bėjmė janė: me Brukselin pėr ta transformuar EULEX-in nė Kosovė nga njė mision qė ėshtė me fuqi ekzekutive kėtu, nė njė mision i cili na ndihmon tė zhvillohemi; bisedime me Tiranėn pėr t’u afruar dhe integruar sa mė shumė Kosova me Shqipėrinė; dhe bisedime me serbėt e Kosovės si qytetarė tė republikės nė rolin e tyre shoqėror me tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e pakicave. Pra, besoj qė Kosova pėr t’u bėrė me tamam republikė, ka nevojė qė nė vend tė negociatave me Serbinė, tė ketė bisedime me Brukselin, bisedime me Tiranėn dhe bisedime me serbėt e Kosovės.

Por, duke pasur parasysh ndikimin e Beogradit mbi serbėt e Kosovės, si tė pėrjashtohet Serbia nė njė rast tė tillė?

Serbėt tė cilėt nuk kanė fare lidhje me strukturat paralele tė Serbisė, me ta bisedimet mund tė fillojnė menjėherė. Ka serb qė vetėm pėrfitojnė prej strukturave tė Serbisė, por nuk marrin pjesė aktive. Ka mandej edhe serb qė marrin pjesė nė strukturat e Serbisė nė arsim, kulturė, shėndetėsi. Dhe janė serbėt e strukturave paralele tė sigurisė sė Serbisė, qė kontrollohen drejtpėrdrejtė nga (Aleksandėr) Vuēiēi, e deri dje nga (Ivica) Daēiēi dhe me kėta nuk mund tė ketė bisedime, por duhet t’i bėjmė kallėzimet penale dhe kėta do tė duhej tė arrestoheshin ose tė ikin pėr nė Serbi, Pra, janė diku 300– 400 veta me tė cilėt nuk mund tė ketė fare bisedime. Po me serbėt e tjerė mendoj se ėshtė e mundshme, sepse, nuk janė trajtuar realisht si qytetarė tė republikės. Ne besojmė se integrimi i serbėve nė Kosovė, nuk vjen duke i integruar politikanėt e tyre me privilegje nė institucione, por integrimi i serbėve nė shoqėrinė kosovare nėpėrmjet barazisė, zhvillimit ekonomik etj. Po ta kishim rivitalizimin e Trepēės ta zėmė, ose po ta kishim njė fabrikė tė ujit nė Mitrovicė, ku ujin e marrim nga veriu e shishen nga jugu, aty punojnė shqiptarė, serbė, kanė ēfarė tė humbin e ēfarė tė fitojnė, komunikojnė, bashkėpunojnė dhe unė jam plotėsisht i bindur qė kjo ėshtė e mundshme dhe ne do ta realizojmė.

Njė palė bisedime i vendosėt me Tiranėn pėr t’u afruar nė rrugėn e integrimeve. Ende ngulni kėmbė nė nevojėn e bashkimit kombėtar?

Ne besojmė qė Kosova do tė jetė shtet plotėsisht sovran me tė drejtėn qė tė bashkohet me Shqipėrinė. Natyrisht qė duhet tė bisedojmė me qeverinė nė Tiranė pėr kėtė. Pengesė e kemi nenin 1.3 tė kushtetutės qė na e ndalon bashkimin me njė shtet tjetėr. Kufiri midis Kosovės dhe Shqipėrisė nuk ėshtė kufi i shqiptarėve, ėshtė kufi i Jugosllavisė dhe Serbisė. Dhe mendoj qė nuk duhet tė hezitojmė ta themi hapur kėtė gjė. Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė unė nuk e shoh si diēka qė shkakton luftėn e tretė ballkanike. Por, nė mėnyrė paqėsore dhe demokratike, pra me referendum, me bashkėpunimin e dy qeverive, ne do tė mund tė banim kėtė. Jo pėr inat tė tė tjerėve, por gjithsesi pėr tė mirėn tonė. Bėhemi treg mė i madh, i kombinojmė resurset njerėzore, pasuritė natyrore e kėshtu me radhė. Besoj qė demokracia do tė jetė shumė me e fuqishme atėherė kur tė jetė mė njė popullsi lė te themi gati shtatė milionėshe. Mė shumė popullsi e kalojmė edhe nepotizmin si kulturė sepse arrihet impersonalja, arrihet anonimiteti i qytetarėve tė shtetit dhe demokracia si vullnet i shumicės bėhet mė i kollajshėm.

A kanė vullnet klasat politike tė tė dyja vendeve? Zakonisht vėzhguesit thonė se klasat politike janė pengesa e njė procesi tė tillė tė mundshėm?

Ėshtė e vėrtetė se shumė politikanė nė Prishtinė e nė Tiranė, por posaēėrisht nė Prishtinė dhe shumė biznesmenė rrotull tyre, i preferojnė kėto feudet, principatat. Por, ne duhet ta tejkalojmė feudalizmin tash. Jemi nė shekullin XXI dhe mendoj qė po vjen njė brez i ri i cili do qė shqiptarėt nė Ballkan t’i shohė tė dinjitetshėm karshi kombeve tė tjera jo vetėm nė Ballkan dhe mendoj qė ėshtė edhe e drejta edhe interesi ynė pėr kėtė. Unė besoj qė brezi i ardhshėm i shqiptarėve qė po vjen, do ta ketė jetėn dhe perspektivėn shumė mė tė mirė sesa brezat e shekullit XX dhe pėr kėtė gjė, si kryetar i lėvizjes Vetėvendosje punoj ditė e natė qė t’i shėrbej kėtij brezi qė po vjen edhe pas meje le tė them.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Albin Kurti    Today at 9:33 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Albin Kurti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: