Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 37
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

MesazhTitulli: NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB   Fri Dec 10, 2010 10:13 pm

NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB

Ju falenderojmė sinqerisht pėr artikullin,qė ju keni publikuar nė adresėn tonė elektronike. Pėr pikėpamjet,qė shfaqni,natyrisht nuk jeni ju fajtor,ndėrsa pėr formėn,eh,mund t,iu bėjmė shoqėrisht ndonjė vėrejtje.C’dreqin patėt qė nuk e ndryshuat datėn e artikullit?Kjo tė ngjall dyshimin,se nuk jeni ju autori,por e keni prerė atė nga ndonjė revistė pa vlerė,nga ato qė shpėrndahen falas rrugėvė e tortuareve.Nejse data ne fjalė nuk ngre kurrėfarė peshe. Artikulli “juaj” sic ėshtė i Janarit 2005,fare mirė mund tė ishte edhe i janarit 1005,aq i mykur,primitiv e i pandryshueshėm nė shekuj ka mbetur edhe sot SHOVINIZMI SERBOMADH.
Nė pėrgjigjen tonė,mėtimi i vetėm ėshtė paraqitja e sė VĖRTETĖS,jashtė ndikimeve a kurtheve propagandistike zyrtare tė cilitdo shtet dhe kundėr klithmave patetike "patriotike”nga cdo anė qė ato vijnė.
Nga ana tjetėr shkrimi ynė nuk mund tė jetė fund e krye vetėm “shkencor” dhe as fund e krye vetėm “politik”. Nė pajtim me objektin e polemikės,ne herė do t’ju referohemi argumenteve shkencore dhe herė tė tjera do tė fokusojmė qėndrimet dhe interpretimet politike ne bazė tė fakteve dhe dokumentave. Duam tė theksojmė se pėr shkak tė natyrės sė tij ,shkrimi ynė nuk mund tė pėrballojė tėrė rrjedhėn tragjike nė historinė mė se 1.500 vjecare tė marrėdhėnieve midis ardhacakėve,qė dyndeshin drejt Ballkanit veriperėndimor,me karakter e ambicie gjithnje e mė tė theksuara, ekspansioniste dhe popullsisė vendase,qė iu nėnshtrua njė lufte tė gjatė,mizore e tė pabarabartė,nė mbrojtje tė trojeve tė veta stėrgjyshore.
Nė trajtesėn tonė, tė cilėn e pėrfytyrojmė si njė bashkėbisedim tė thjeshtė,ne do t’ju referohemi vetem disa prej mendimeve tė artikullshkruesit serb,tė cilat na u dukėn mė tė nevojshme,jo aq pėr opinionin shqiptar,sesa pėr opinionin e huaj,tė painformuar ose tė keqinformuar,nė rradhė tė parė nė atė grek e serb,natyrisht aq sa e ndjekin(sic po ndodh realisht)polemikėn tonė elektonike.
Po hyjmė nė temė.

Ju thoni se keni 1000 vjet qė keni ardhur nė keto troje,ku jeni sot dhe nė ato qė endėrroni tė merrni nesėr,por,qė paskeshin qėnė tuajat.

Sė pari,ju shprehim keqardhjen,qė nuk e njihni historinė tuaj. Nuk keni njėmije vjet, por 1.400-1.600 vjet. (Jemi pra aq tė ndershėm sa t’ju kthejmė reston 400 – 600 vjecare qė ju nuk I keni llogaritur nga padia). Dihet boterisht se sllavet jane dyndye nė ballkan e europė nė shekullinn e 5-7 tė erės sonė. Duke e pranuar me hirė e me pahirė kohėardhjen tuaj nė ballkan me gjithė propagandat serbe ndėr shekuj ka synuar tė groposė njė tė vėrtetė, qė po ti thuhet popullit serb i hedh nė erė planet e mbrapshta aneksioniste , shoviniste tė klasės sunduese sėrbe ( mė parė aristokracia feudale e tash borgjezia). Juve personalisht por edhe te tjerėve si Ju apo qė ndryshojnė nga Ju a u ka shkuar ndonjeherė ndėrmėnd tė beni atė pyetje tė natyrshme , qė i lind njeriuut sapo shkel njė prag, njė pyetje, qė do ti zgjidhte problemet artificiale qė ju keni stivosur gjatė historisė.
Pyetja ėshtė ?

Po mė parė se tė vinit ju kėtu (lexo:Kosove), a kanė qėnė te banuara kėto troje apo jeta nė ballkan e nė Europė ka filluar vetėm mbas dyndjes aty tė sllavėve, pėrkatėsisht tė Serbėve ?

Nėse po, cila ishte ajo popullsi, si quhej dhe cu bė mbas ardhjes suaj? Si ua lėshoi tokat e saj, vullnetarisht si dhurate, “me buzė nė gaz” apo u detyrua pėrdhunisht me luftėra tė pėrbindėshme, tė zhvendosej drejt jugut , gjethnje e mė nė jug ?

Dini ndonjė fakt historik pėr kėtė cėshtje apo do tė pėrseritni merzitshėm (edhe per ju vetė ) pėrrallat e derisotme?

Dhe tani na lejoni tju kujtojmė dicka nga e vėrteta historike. Themi dicka, mbasi natyra e ketij shkrimi, duam s’duam i kufizon pershkrimet e plota historike.
Afro 2.500 vjet para mberitjes suaj , pra rreth 4.000 vjet mė parė kur ndoshta tė parėt tuaj kacavireshin ende nėpėr pemė, pyejve tė uralit ndėr keto vise e deri nė trojėn e famshme lulėzonte qytetėrimi dardan. Themi afro 4.000 vjet e jo mė shumė,mbasi duam tju japim vetėm fakte tė pakundėrshtueshme nga askush,pėrkundrazi tė dėshmuara e tė pranuara nga shumica dėrrmuese e historianėve dhe studiuesėve,qė nga lashtėsia e deri mė sot.
I tillė ėshtė fakti i pjesėmarrjes aktive tė popullsisė dardane nė luftėn legjendare tė Trojės (rreth vitit 1800(?) p.e.s) nė mbrojtje tė saj.Nga gjurmimet e derisotme, mėsohet se mbreti i parė i trojės quhej Dardan,prej tė cilit ėshtė emėrtuar dhe ngushtica e Dardaneleve. Nė tė ardhmen mund tė zbulohet ndokush tjetėr,para atij,por ne flasim pėr atė c'ka njohim e jo pėr atė cka do tė zbulohet mė tej. Janė me mijėra dėshmi gjuhėsore,arkeologjike, kulturore, etnografike, toponimike etj,qė vėrtetojnė se populli shqipėtar i Kosovės ėshtė pasardhes gjenetik i dardanėve tė famshėm. Sidomos gjuha,gjuha e lashtė PELLAZGE,qe flasin sot shqiptarėt,ėshtė njė mal i patundur,njė argument dėrmonjės ndaj tė gjitha trillimeve antishqipėtare,po ashtu antihistorike. E keni lexuar “Iliadėn”? E keni vėnė re faktin,qė si rrethuesit ,ashtu edhe tė rrethuarit (midis tyre edhe dardanėt) flasin tė njėjtėn gjuhė,si komunikonin lirisht midis tyre Aqilehti (Akili),Patrokli,Menelau etj, nga njėra anė me Priamin,Hektorin,Parisin etj. Nga ana tjetėr,megjithėse ishin kundershtarė e nga vise tė ndryshme ,larg njeri-tjetrit?
Kjo shpjegohet se ata ,qė tė gjithė ishin pellazgė dhe flitnin tė njėjtėn gjuhė,pellazgishten.Do akoma shumė kohė tė nisė procesi i shuarjes sė pellazgėve,prej trungut madhėshtor tė tė cilėve do tė lindnin bijtė e vet pasardhės,popujt gjenetikisht vėllezėr midis tyre: grekė, ilirė, thrakas, maqedonas, dako-mize,etruskėt etj,etjer.
Ndonėse kemi shumė pėr tė thėnė,nuk po zgjatemi rreth kėtij fakti. Por vec duam t,ju kujtojmė shoqėrisht (thjesht pėr njohuri) se njė shtetas grek i ditėve tona, studiuesi i talentuar Aristidh Kolia,tek kėngėt e Omirit (Homerit) nė “Iliada” dhe “Odisea”, ka qemtuar e zbuluar 68 fjalė, tė cilat,fare natyrshėm,gjenden nė pėrdorim tė perditshėm nė gjuhen e sotme shqipe,nė atė gjuhė,qė flasin ndėr shekuj shqiptaret e Kosovės.
Ka njė vijimėsi tė pandėrprerė historike pellazgo-ilire (dardane) – arbėrore – shqiptare, qė dėshmohet nga mijėra elementė arkeologjikė, etnografikė, toponimike, gjuhėsore po e po, kulturore etj, etjer. Tė cilat nuk mund tė pėrfshihen e tė trajtohen tė gjitha nė kufijtė e njė artikulli. Por diēka mund tė themi, fjala vjen, nga toponimia, tė cilėn propaganda juaj e varfėr e ka aq pėr zemėr dhe e pompon me tė madhe. Nė skajin veriperėndimor tė zotėrimeve sllave tė vonshme ndodhet qyteti i Triestes (Slloveni), emri i tė cilit ruhet nga lashtėsia pellazgo-ilire Tergeste, me rrėnjėn “Treg”, emėr, i cili flitet po aq bukur edhe nė shqipen e sotme. Bregdeti i sllavėve tė sotėm (Kroatė e Malazezė) i njohur “Dalmat” buron nga fjala e moēme pellazgo-ilire “dele” emėr, i cili pėrdoret po aq bukur edhe nė gjuhėn e sotme shqipe. Po ashtu emri i Ulqinit,(qė zotėrohet arbitrarisht nga Mali i Zi dhe qė banohet tėrėsisht nga shqiptarė edhe sot) rrjedh nga fjala e moēme pellazgo-ilire “ulk” pra “ujk” emėr, i cili ka tė njėjtėn pėrdorim edhe nė gjuhėn e sotme shqipe. Ē΄do tė thoni pėr emrat ilirė, nė territorin e cunguar tė Kosovės, brenda apo nė periferi tė saj, emra, tė cilėt ruhen edhe sot nė tė njėjtėn trajtė? Tė tillė mund tė pėrmendim pėr shembull qytetin Naissus, (Nishi i sotėm), Polahum (Pulti i sotėm), mali Skardis (Shari i sotėm), lumi Drinus (Drini i sotėm) e tjer.
Tė gjitha kėto toponime, sikurse edhe mjaft pohime autorėsh tė vjetėr si HERODOTI, ARIANI, STRABONI, e tė tjerė, dėshmojnė se e tėrė hapėsira e Ballkanit Verior, nga veri –lindja nė veriperėndim ėshtė banuar nga ilirėt, pas ardhėsit e pellazgėve, ku nga fiset mė tė fuqishme tė tyre dallohen dardanėt, japigėt, ardianėt, etjer. Kėto hapėsira nuk mbetėn kurr bosh, qė tė populloheshin disa shekuj mė vonė nga “serbėt e lavdishėm” me ca ėndrra tė sėmura pėr njė “serbi tė vjetėr”, kur akoma nuk ishte ravijėzuar (konturuar) Serbia deleguar nga Bizanti. Kėtu vijuan tė banonin ilirėt, porse nė hartėn botėrore tė Ptolemeut nė shek. II p.e.r. quhen albanoi, pra arbėr, arbėr, emėr ky i pėrhapur e i njėsuar kudo, ku banonin ilirėt dhe qė flisnin gjuhėn pellazgo-ilire. I njėjti fenomen ndodhi edhe nė fillim tė shek.XVII – e.r. e mė pas me emrin tonė mė tė ri shqiptarė, Shqipėri. Ruajtja deri nė ditėt tona e mjaft toponime fillestare pellazgo-ilire, sikurse edhe ruajtja me xhelozi e krenari e gjuhės sė stėrmoēme pellazge, e dokeve e zakoneve, tė kulturės dhe tė traditave stėrgjyshore, tė besimit tė mahnitshėm pagan, e tjer. vėrtetojnė shumė qartė origjinėn e padiskutueshme pellazgo-ilire tė popullit shqiptar nė tėrėsi dhe tė popullit shqiptar tė Kosovės nė veēanti. Teza e origjinės sonė pellazgo-ilire, me dokumenta, fakte e argumenta tė shumta ėshtė mbėshtetur fuqimisht nga njė plejadė e shkėlqyer studiuesish mė nė zė tė tre-katėr shekujve tė fundit, nga tė cilėt do tė donim t΄iu paraqesnim me dhimbje Norbert Jokli (studiues gjerman), i vrarė nga nazistėt hitlerian dhe Milan Shuflay (studiues kroat), i vrarė nga shovinistėt serbė. Nėse doni tė vėrtetėn apo thjesht keni kureshtje, mund t΄iu rreshtojmė edhe emra tė tjerė tė famshėm, (qė ju nuk arritėt ti vrisni) tė cilėt vėrtetojnė dhe admirojnė lashtėsinė mijėvjeēare tė popullit shqiptar dhe tė gjuhės shqipe, kėtu, nė kėto troje, ku jemi edhe sot e gjithė ditėn dhe nė ato troje, ku ju, me ndihmėn e perandorit Bizantin, u ngulėt pėrdhunisht nė shekujt V-VII- tė erės sonė.

Edhe diēka tjetėr pė[r problemin e lashtėsisė. Nuk e dimė, nė se keni dijeni apo jo pėr mumien e Zagrebit, mbishkrimet nė fashot linoje tė sė cilės mbetėn tė padeshifruara deri nė ditėt tona. Mendimi i pėrgjithshėm shkencėtarėve i pėrcaktoi ato si mbishkrime etruske. Por ja qė studiuesi i talentuar grek Nikos Stilo, mbas njė pune tė mundimshme shumėvjeēare, arrin ti deshifrojė ato me tė gjuhės shqipe. Ajo, qė na intereson nė kėtė mes, ėshtė pėrfundimi i tij, se “fillimet e historisė sonė (pellazgo-ilire, shqiptare) duhen kėrkuar nė mijėvjeēarin e tretė para erės sė re”(Niko Stilo.: ΙΕΡΑ ΙΣΤΟΡΙΑ – Muhein Gjermani-2003,fq.7) domethėnė njė histori pesėmijėvjeēare. Ndėrkohė qė studiuesi i pasionuar francez Robert D'Angely i shtyn kėto fillime nė njė thellėsi dhjetė mijėvjeēare..ka edhe plot autorė tė tjerė e tė tjerė...
Ēdo ditė, qė kalon, sjell fakte e dėshmi tė reja, tė pakundėrshtueshme, qė vėrtetojnė se ne, populli shqiptar, brenda e jashtė kufijve tė shtetit tė sotėm tė cunguar jemi pasardhės autentikė tė “pellazgėve hyjnorė”, siē i quan OMIRI (HOMERI) dhe se jetojmė kėtu, nė trojet tona, prej mijėra vjetėsh.

Nėqoftese nuk na besoni neve (ėshtė e drejta juaj), tė paktėn mund tė besoni (nėse prireni nga e vėrteta) autorė tė shquar sllavė (ose me origjinė sllave) tė pėrmasave evropiane. Ja ē’thonė disa prej tyre p[r problemin, qė po diskutojmė sė bashku:

ALEKSANDĖR STIPĒEVIĒ : “Nuk mund tė studiohet e kaluara e Ballkanit, mandje as e tashmja, pa njohjen e elementit ilir... ēdo tregim pėr Ballkanin fillon me ilirėt... (“Bota e Re”-Prishtinė 1985).

HENRIK BARIĒ: “...Atdheu ballkanik i popullit shqiptar duhet tė jetė Dardania- Peonia, krahina, tė cilat ...nė periudhėn antike kanė qenė ilire...”( “Hymje nė historinė e gjuhės shqipe”, (Prishtinė 1955 fq.47-50)

MILAN SHUFLAY: “..Etnosi i shqiptarėve ėshtė mė i lashtė dhe mė i qėndrueshmi nė gadishullin e Ballkanit”,(Die Grenzen – Albaniens im Mittelalter- Munchen und Leipzig-1916,fq.289)

KOSTANDIN JIREĒEK : “Edhe pse shqiptarėt gjatė mesjetės humbėn shumė troje, qė U MORĖN PREJ SERBĖVE ata nuk qenė kurrsesi njė popull qė jep shpirt”,(Geschichte der Seben, I,Band,Gotha 1911,fq.152

EMIL ĒERSHKOV (arkeolog jugosllav): “Nuk mund tė vihet nė dyshim fakti, qė Dardanėt i pėrkasin trungut ilir....”, (E,Ēershkov : Rimljani na Kosova i Metohiji. Beograd 1969).

Dhe ju kėrkoni tė na mallėngjeni me kllapinė e etheve tė “Staraja Srbska”,me ato mėtime absurde, pėr shkak tė temperaturave tė larta shovene, pėr “hapėsirat jetike” serbe, “tė drejtė”, qė na dhuroka ajo “vjetėrsia” juaj historike njėmijėvjeēare!!!

Nė kėtė mesele tuajėn, e tėrė propaganda falsifikatore primitive trashanike e shovinizmit serb, tė kujton njė thėnie tė bukur tė popullit shqiptar tė pėrpiktė e kuptimplotė, me atė ironi fine e tė pashmangshme:
“EJA BABA, TĖ TĖ TREGOJ ARAT!”

Athine,2008
Nga: BASHKIMI I EMIGRANTVE SHQIPTAR
"PUNA"
(Pėrgjegjesi pėr shkrimin mbanė Mariglen Gjoka)
Pėrshėndetje,Revolucionare!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: