Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI   Wed Dec 22, 2010 12:36 pm

Ndoshta pėr kėtė pjesė tė krijimtarisė sė Albina Idrizit ėshtė folur mė shumė, por unė, si pėr tė vazhduar idenė e konstruksioneve moderne, do tė doja tė sillja nė vėmendjen e auditorit njė poezi tė saj qė ndoshta mė ngjan si njė reminishencė e romanit qė analizuam, si vijimėsi tė ideve tė tij, ose tė pas-ideve, sepse tashmė, ashtu siē paqja ka rėnė nė Kosovėn e pasluftės, edhe te autorja ndihet njė vetpėrmbajtje e admirueshme kur lexojmė poezinė “Sot putha armikun tim”. Kam shkruar njė shkrim tė veēantė edhe pėr kėtė, por nė vėmendjen e auditorit tė sotėm do tė dėshiroja ta rikujtoja..

Ndodh nė krijimtarinė letrare qė nė njė vėllim me poezi, apo nė njė vėllim me tregime tė shquaj pėr mbi tė tjerat kryevepra e atij libri. Ndodh gjithashtu, qė libri tė ketė tri-katėr poezi, apo tregime tė dobėta, tė cilat gjithsesi nuk pėrcaktojnė talentin e autorit.
Nė njė faqe interneti, mes sė cilės komunikojnė tashmė mliona njerėz, gjeta tė publikuar njė poezi tė Albina Idrizit, me titullin intrigues “Sot putha armikun tim”. Sapo e lexova se vjersha, pėr mendimin tim, ėshtė njė krijim antologjik, ndoshta nga mė tė bukurit e veprės sė saj, por edhe mė gjerė.
Njė dorė e shtrirė ndaj armikut, ka qenė gati-gati, njė temė tabu nė vitet e diktaturės, por edhe sot vazhdon tė tingėllojė si njė habi njerėzore. Nė novelėn e tij “Krushqit janė tė ngrirė”, shumė vite mė parė, I. Kadare bėnte njė pėrpjekje pėr tė krijuar kolonėn e krushqėve nė drejtim tė armiqėve shekullorė, kombit serb, i cili u kishte shkaktuar shumė fatkeqėsi shqiptarėve, sidomos nė shekullin e XX. Por edhe shkrimtari i madh besonte se “krushqit” ishin tė ngrirė nga acaret nacionaliste dhe nuk mund tė udhėtonin nė drejtim tė njeri – tjetrit pėr tė kėmbyer sė fundi faljen e madhe. As sot nuk po ndodh kjo. As sot, kur Kosova ėshtė e ēliruar sė fundi...
Poezia e Albina Idrizit ėshtė pėrpjekja mė e fundit, jo diplomatike, por njerėzore, poetike dhe kulturologjike pėr tė treguar se shqiptarėt janė njė komb paqedashės. Njė komb qė, megjithė pėrgjakjet qė kanė pėsuar, pa sulmuar askėnd nė histori, janė gati tė “puthen” me armikun e tyre shekullor jo pėr t’u nėnshtruar, jo pėr t’u pėrulur, por pėr tė kthyer armikun nė mik, pėr tė sjellė nė vete njeriun,...
Albina Idrizi hynė drejtėpėrdrejtė nė temėn e saj, ashtu thjeshtė e bukur..

Sot putha armikun tim,
Lehtė, butė, qetė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI   Wed Dec 22, 2010 12:36 pm

Ndryshe nuk mund tė ndodhte. Nėse nuk do tė ishte - Lehtė, butė, qetė,.. nuk mund tė puthej. Por vini re, kategorizimin e armikut nga autorja..”Atij i dogj nė buzė e imja”. Sigurisht. Nuk e mendonte, nuk e priste kėtė dorė tė shtrirė paqeje. Por, gjithsesi nga ky hap gjigand, tragjik, njerėzor, shpirtmadh ēdo gjė e hekurt shkriu. E hekurt - thotė autorja. E gjitha makineria e luftės qė pat vjellė zjarr, qė pat shkaktuar aq e aq viktima, ndoshta 10.000 tė vrarė, si nė Kosovė, nga kjo puthje shkrin plotėsisht, pa shpresėn se do tė ringrihet pėrsėri nė kėmbė. Vargu, .."Ēdo gjė e hekurt shkriu mes nesh.." ėshtė, pėr mendimin tim, njė nga sintezat mė driththėruese tė konflikterve tė sotme mes njerėzve, mes popujve, mes luftės dhe paqes ka njė fuqi aq tė madhe sintetizuese sa, poetikisht, do ta quaja njė nga vargjet mė tė bukura tė letėrsisė. Dhe e gjithė kjo ndodhi vetėm nga njė puthje...

Nuk e bėnte tjetėr loti syrin e tij
Por lumturia ime e pushtuar
Se ktheva nė vete Njeriun..

Albina Idrizi mendon se njeriut po t’i kthesh lotin, i kthen vetveten, i kthen dhimbjen, i ul egėrsinė, i kthen logjikėn dhe ai ndihet tashmė i ēarmatosur krejt. Ky zhbirim psikologjik i autores tregon se ajo ka pėr vete njė shpirt tė ndjeshėm, njerėzor dhe beson nė pendimin, njė doktrinė e lashtė sa qytetėrimet dhe e publikuar thuajse nga tė gjitha fetė e botės. Por autorja ka gjithashtu besimin se nga kjo “puthje”, nga ky gjest fisnikėrie, “nesėr... ai do tė zgjohet i dashuruar”.
Pėr poezinė nė fjalė ka pasur edhe njė nėvizim tjetėr pėrveē mendimit tim. Ėshtė shprehur ideja se autorja mund tė jetė puthur me armikun e vetvetes, pra me anėn kundėrshtuese tė personalitetit tė vet. Do ta mendoja si shumė interesante edhe kėtė ide, sikur tė mos dyshoja se pesha e poezisė do tė zvogėlohej disi, do tė miminizohesh gjeografia e interesave ndėrsa hapėsira poetike do tė ngjante mė e ngushtė. Gjithsesi ne vetėm komentojnė, autorja e di mė mirė prej gjithsecilit prej nesh se pėrse e ka shkruar kėtė poezi. Pavarsisht kėsaj, pėr mendimin tim, poezia “Sot putha armikun tim” e shkruar nga njė grua, e shkruar nga njė grua kosovare, ca mė shumė, e shkruar nga njė poete, sikur tė ngjit vetiu jo vetėm nė majat e ideve mė tė bukura njerėzore, por nė majat e diplomacisė, kulturės, traditės e miqėsisė midis popujve. Poetja e ka selitur kėtė mėnyrė tė menduari thuajse nė tė gjithė krijimtarinė e saj.
Kėtė mbrėmje tė Vjeshtės Letrare pėr krijimtarinė e Albina Idrizit, nuk mė mbetet gjė tjetėr, veēse t’i uroj nga zemra arritje tė tjera mė tė mėdha nė tė mirė tė letėrsisė shqiptare..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI   Wed Dec 22, 2010 12:36 pm



Nexhat Rexha

ENIGMA E KULLAVE TĖ BOSHATISURA

Albinė Idrizi: ”Hijet e kullave” Botoi ,”Rozafa”,Prishtinė,2009,fq.134.

Hyrja nė brendinė e romanit “Hija e kullave’ , tė autores Albinė Idrizi afron ngjarje tė pėrjetuara nga njė shtresė e gjerė njerėzish e lexuesish.
Shtjellimi i ngjarjeve nė roman, nuk ėshtė eksperiencė e shkrimit,por ėshtė eksperiencė e jetės, e mė shumė trashėgimi,qė ka prodhuar jeta me tė ndodhurat e saj nė Kosovė.
Narracioni i shtruar si ngjarje e si temė nė roman,qartėson njė periudhė kohore relativisht tė shkurtėr e tė afėrt,sapo ka mbushur dekadėn e parė tė jetės sė saj. Pėrjetimi i tė ndodhurave edhe si ngjarje tė rrėmben tė tėrin,sepse ajo qė rrėfehet nė vepėr e tėra ka ndodhur,e i pa informuari(apo i pa pėrjetuari i kėsaj drame) mund tė shtrojė pyetjen?, mund tė ndodhin gjėra imagjinatave nė letėrsi,por sigurisht se ėshtė e vėshtirė tė besohet se nė kėtė fundshekull tė vriten njerėzit e pafajshėm si insekte, ėshtė kjo e vėrtetė e qartėsuar nė roman.
Pra pėr ne, qė i kemi pėrjetuar e bashkėjetuar kėto ngjarje e zhvillime makabre nuk kemi dilema se a kanė mundur tė ndodhin kėto skena rrėqethėse nė trollin tonė, ndoshta edhe me keq,por ne e shtrojmė ēėshtjen,se; duhet tė shkruhen edhe shumė vepra tė tjera ,si kjo e autores Albinė Idrizi.
Duke lexuar kėtė roman ,dalin nė pah edhe dilema e definicione tė kufizuara e tė kristalizuara pėr artin nė pėrgjithėsi ,se dora e mendja e artistit krijon art apo arti krijon artistin pėr tė shprehur e shpalosur ato qė prodhon jeta me veēantitė e veta ,nėpėr periudha tė ndryshme kohore. Gjithsesi kemi njė shkrirje tė dy gjėrave tė mundshmes reale dhe vėshtirė tė besueshme dhe asaj jo reale,por qė nuk ka diēka tė pabesueshme.
Krejt kjo varet nga optika e vėshtrimit,sepse sikur drunjtė e njė mali,nėse vėshtrohen nga largėsitė ata duken shumė tė pėrafėrt,por nėse vėshtrohen aga afėrsia dhe njeriu hynė nė brendinė e tyre, gjithsesi ndėrron mendjen,se largėsitė dhe afėrsitė tė diktojnė tė ndryshosh mendimin paraprak dhe kėshtu njeriu me veten bie nė kundėrshtim. Pra,kėshtu edhe nė romanin Hijet e kullave kemi kundėrshtimin me veten edhe me protagonistin kryesor tė romanit Zoran Petroviqin, i cili lufton me botėn e tij tė brendshme,por nė asnjė moment nuk merr guximin e hapur tė luftojė me padrejtėsitė,qė bėnė funksioni i tij prej koloneli dhe ushtarėt e tij,kundėr njė populli tė pa fajshėm e tė pambrojtur nė shtėpitė e tyre.
Autorja nė roman ka shtruar ngjarje nė njė pjesė tė Kosovės,duke e pėrqendruar vėmendjen e lexuesit nė qytezat ; Vicianum dhe nė Skėnderaj ,qėllimi i jashtėm dhe ė brendshėm ėshtė i qartė ,sepse ajo nuk dėshiron tė dallojė ngjarje e personazhe,por trajton me njė frymė realiste ngjarjet dhe tė ndodhurat e kėsaj lufte nė Kosovė.
Ajo ka sintetizuar mjaft bukur nyjat e kėsaj lufte dhe i ka shfrytėzuar elementet faktografike tė njohura edhe pėr klasėn politike evropiane,duke e ndėrlidhur edhe lidhjen e miqėsinė e Zoran Petroviqit me shokun e tij tė fėmijėrisė, i cili kishte luftuar nė Bosnje dhe ishte plagosur,por tani heshtja dhe mbyllja nė vete e Zllatos,mikut tė tij, i qartėsojnė tė ardhmen jo vetėm tė kryeprotagonistit tė romanit, por pėrmes tė cilit barten rrėfimet e kohėrave e ngjarjeve ,qė nė vete ruajnė imazhe shumė interesante dhe me pasoja pėr tė ardhmen e njeriut.
Mirėpo, ajo qė trashėgohet e shumohet pėr tė keq,nuk i humbė gjurmėt e veta dhe gjithsesi i ka edhe ithtarėt nė vazhdimėsi. Rrėfimet bėhen gjithherė, e ato nuk zgjedhin vend ,por gjejnė moment tė pėrshtatshėm pėr t`u treguar. Kėshtu,rrėfimi retrospektivė pėr kolonizimin e tokave shqiptare dhe dominimi politik serb,sipas Programit tė Naēertanias 1844, dhe tregimi paramilitarit Marko me kolonelin Zoran Petroviq ,janė imazhe,personifikuese pėr tregimin e gdhendjes sė shqiponjės nė drurin e fatit tonė. Apo rrėfimi i Dritonit,qė bėnte nė Beograd me eprorin e ardhshėm qė vjen nė Kosovė,pėr ta shijuar ushqimin specialitet tė shqiptarėve mė emrin Fli. Pra, kėto dy rrėfime e tė tjera, ruajnė nė vete edhe anėn mistike qė prodhon jeta, jo kudo nė botė, por nė tokėn e shqiptarėve kėto fatkeqėsi janė pėrsėritur gjatė shumė periudhave historike nga i njėjti okupues.
Ballafaqimi me UĒK-nė,nuk doli i lehtė ashtu siē iu kishin thėnė nė Beograd,as kolonelit, e as paramilitarit Marko. Vrasja e familjes Jashari, komentohej nė mėnyra tė ndryshme tek ushtarėt serb.
” Qė thoni ju,ai kishte qenė mor vėlla pėrbindėsh e kaluar pėrbindėshit. Dhe mirė bėmė qė e zhdukėm me gjithė ēka kishte. Shpresoj tė mos ketė mbetur asnjė farė Jashari mbi tokė............ Kam dėgjuar se disa nga ata kanė shpėtuar gjallė,- ia preu fjalėn njė ushtarė me zė tė lartė qė i buēiti si trumbetė,pasi ishte mė larg tyre. Ushtari me tatuazh instinktivisht brofi nė kėmbė i trembur thua se Jasharajt hynė aty brenda.”fq.46.
Nami i Adem Jasharit,sa vinte e shtohej edhe nė mesin e ushtarėve tė kolonel Pertoviqit. Hija e kėtyre kullave me gurė ,ruante e trashėgonte nė vete njė forcė tė veēantė e dalluese ,sepse ato digjeshin ,por oxhaqet nuk shembeshin,kjo pamje diktonte tė besonin nė mite,se kur nuk shembet oxhaku nėpėr stuhi , e ardhmja ėshtė e atij populli.
Sa zhvillohej lufta UĒK-sė dhe NATO-sė,aq mė tepėr ata tmerroheshin pėr tė ardhmen e tyre,edhe pse plaēkitjet,dhunimet,vrasjet ,djegiet nuk i ndalnin,por nė vete filluan tė dyshojnė,se planet ushtarake tė tyre vazhdimisht zbeheshin. Kjo e tmerroi edhe paramilitarin Marko,kush do ta imagjinonte nga ushtarėt se ai njė ditė do tė bėjė vetėvrasje si shumė tė tjerė. Kėto dhe skena tė tilla pasqyrojnė pamjen e humbėsit dhe realen e zhvillimit tė ngjarjeve nė roman, e asaj qė ka ndodhur para syve tė botės.
Parashtrimi i kėtyre skenave fuqizon objektivitetin e njė periudhe historike,sa tragjike ,po aq edhe domethėnėse, jo vetėm pėr pėrfundimin e kėsaj lufte tmerruese,por ėshtė edhe reflektuese pėr atė qė ka ndodhur nė Kosovė mbi popullatėn e pa mbrojtur.
Njėherit,autorja e ka kursyer lexuesin me pėrshkrime tė pėrditshmėrisė,qė kanė ndodhur nėpėr tė gjitha vendbanimet e Kosovės edhe pse skenat e kėtij tmerri janė tė pa fund.
Albinė Idrizi nė tėrėsinė e mbarėshtrimit tė ngjarjeve e narracionit tė romanit ėshtė racionale nė shumė pikėpamje, e ky racionalizėm i kultivuar e begaton pėrmbajtjen dhe mesazhin e saj pėr lexuesin dhe letėrsinė nė pėrgjithėsi. Pra,ideja e autores nė mbarėshkrimin e fatit tė kolektivitetit tonė,vjen fuqishėm pėrmes dialogut e mė shumė pėrmes monologut tė Zoran Petroviqit, atė e ndjekin hijet e kujtimeve,hijet e shkollimit ,ku ai ėshtė farkues i tyre,me dashje apo pa dashje,ai ėshtė epror me gradėn e kolonelit dhe fundi i fundit shteti i tij i ka dhėnė atij dekoratėn “URDHĖRI I LIRISĖ”,e lexuesi do tė pyes tė cilės Liri?.
Holucinacionet e kolonelit z.Petroviq nė shtėpinė e gurtė,janė gėrshetuar mirė. Ndėrsa, ndjenjat pėr njė shtresė tė njerėzve,si malli e dashuria pėr vajzėn sė tij Marina nė Beograd e ndjek atė kudo qė shkon, prandaj edhe nė halucinacionet e tij, kur pėrmend emrat; Liza, Marina dhe Agimi kanė peshė fajėsie.
Autorja romanin e pėrfundon me mesazhe tė qarta,sepse diktatorėt at qė mbjellin edhe atė kanė pėr ta korrur herėt a vonė.
Ndėrsa, ndėrgjegjja e kryeprotagonistit Zoran Petroviq ,vritet edhe mė shumė,para mė tė dashurės sė tij Marinės,qė vazhdimisht hija e saj e ka ndjekur.
Pra ,kur njeriu i gabuar vėhet nė ngjarje e misione tė gabuara, padyshim se tragjikja ėshtė e pashmangshme dhe ajo padyshim se ėshtė rezultat i njė zeje me prodhime tė pa vlefshme.
Pėrcaktimi i fatit tė njė individi pėrshkohet dhe shfaqet bashkė me tmerret, e si rezultat i zhgėnjimeve tė njė politike grabitqare,qė gjithnjė ka ushqyer veten me projekte iluzore pėr ta zhdukur njė popull tė tėrė,kjo ėshtė njė katarzė qė duhet tė pėrfundojnė tė gjithė ata projektues nė tė njėjtėn kat tė ferrit.
I tėrė kompozicioni i romanit dhe krijimi i situatave me njė arsenal tė fuqishėm tė bindjeve politike ngėrthen nė vete njė galeri tė identifikuar tė personazheve e peizazheve qė duken nga afėrsia.
Autorja e riaktualozon tėrė kėtė proces politik duke i dhėnė gjak e motivim identitetit kohor dhe njerėzor,qė parashihej tė damkoste tėrė njė populli tė pa fajshėm e tė pa mbrojtur.
Aktualiteti i kėsaj ngjarje ėshtė gjithnjė i hapur dhe motivon relacionin e njohjes mė tė madhe pėr tė djeshmen artikuluese me refleksione relaksuese pėr tė ardhmen. E rėndėsishme ėshtė se autorja ka shtruar nė roman, temėn e luftės dhe ka afruar jo vetėm tabllo tė tė rėndėsime pėr t`i dhėnė lexuesit shprishjen e koncepteve ideologjike dhe me pasojat e saja tė pa shėrueshme qė ka prodhuar politika gjenocidiale e intrumentalizuar nga filozofia mitike e motivuar nė enigmatikėn e dhunimit,plaēkitjes ,vrasjeve mė tragjike dhe duke lėnė konflikte tė hapura pėr ta shfajsur veten .
Pra, vlera e romanit qėndron nė korrektėsinė e realizimit objektiv si dhe nė mėnyrėn e rrėfimit klasik, e tė pėrforcuar me anėn leksikore e semantike,gjithnjė duke e ruajtur nivelin artistik, e pėr t`i dhėnė funksion zgjidhjes sė enigmės pėr boshatisjen e kullave ,si dhe shpalosjen e zhgėnjimit tė njė koloneli pėr tė bėrat e tij.
Rėndėsia e romanit do tė rritej sikur ai tė pėrkthehej edhe nė gjuhėn serbe.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI   Wed Dec 22, 2010 12:37 pm


Besnikėria e hijeve

Nė romanin e Albina idrizit, Kosova shungullon si njė lumė kujtimesh, mendimesh dhe trishtimesh. Libri i saj ėshtė edhe njė mbrojtje e re nė emėr tė dashurisė dhe tė jetės sė lindur pėrjetė, ngase, madje edhe lumi i ka brigjet e tij, apo jo?

Nga Mihai Antonescu

Ekzistojnė momente nė jetėn e njerėzve kur gjithēka reduktohet nė asgjė, ndėrsa asgjėja kaplon dimensionet e shpresės sė fundit prej nga mund tė riintegrosh dikurė fijen e njė fillimi tė ri. Tė ripėrtėritjes sė sė ekuilibrit, dhe natyrisht, tė shpirtit dhe kuptimit. Na flet prė kėtė, nė njė gjuhė krejtėsisht tė veēantė dhe me njė forcė depėrtimi tė jashtėzakonshėm, Albina idrizi, nė Hijet e Kullave, roman i botuar nė Bukuresht, nė bashkėveprim me Bashkėsinė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė. I shkruar nė regjistrin dramatik mbi pėrmasa tė kohės dhe tė harresės sė njerėzores nga njerėzit, teksti tė cilit i referohemi ndėrtohet mbi njė dėshmi tė pėrgjakur duke reflektuar nė njė hapėsirė tė vogėl, duke nyancuar ekzodin e madh nė kohė dhe dashuri tė njė populli tė ashpėr, duke mbajtur me krenari historinė dhe plagėt para njė Evrope shpesh tė pandjeshme ndaj vuajtjeve tė fėmijėve tė saj.

Duke e deshifruar pėrmbajtjen, u vumė domosdoshmėrisht nė peshoren ndėrmjet dramatizmit tė situatave dhe forcės sė eksponimit tė tyre, shenjė e vlerės sė pakontestueshme pėr tė cilėn jep dėshmi Albina idrizi, duke na trishtuar nė drejtim tė admirimit siē do tė thuhej, nė njė lojė pothuajse tė pamundshme. Ka nė libėr sqena tė tmerrshme, material autentik dhe episodik i pėrjetuar pėr sė gjalli nga pala shqiptare, qė i japin konture subjektit, vlerė dorėshkrimit dhe mesazh me tentė precize pėr njė ardhmėri tė shpresuar, idealiste nė kuptimin e lumtur tė fjalės Balsam pėr plagėt mbi njė termin tė gjatė, ngase lėvizim ndėrmjet paqartėsisė dhe ambiguitetit, aq kohė sa tė fuqishmit e botės e ndajnė historinė (mė mirė thėnė e shkruajnė) sipas interesave tė tyre, duke pėrfituar mbi njė kohė tė pacaktuar. E kėtillė ėshtė ajo vuajtje e brendshme, te pėrcjellėsi, siē mund tė thuhet, me tė cilin njeriu pa faj jeton pėrmes mirėkuptimit, por jo edhe pėrmes pėrfilljes sė kushtėzuar deri nė pambarim.

Kullat e Albina idrizit janė shenja tė qėndresės, tė durimit nė pėrkufizim, derisa hijet e tyre i shoqėrojnė njerėzit kudo qė ti shpie fati dhe ora e ligė, duke na pėrkujtuar se rruga duhet pėrshkuar edhe anasjelltas, qė nga rrėnjėt dhe ripėrtėritja e trungut tė shėndoshė e tė paėrkulshėm. Shtyllat e shtėpisė shqiptare me njė shqiponjė tė plotė nė latimin e tyre nė drurin e shenjtė, pėr tė cilin ėndėr/fluturimi e lind dorėn e skalitėsit madje dhe nga vdekja e tij, vasha e tė shpėrngulurve duke e riintegruar nė imagjinatė kukllėn e shakmisur nga plumbat e urrejtjes dhe tė mospranimit tė evidencave historike, ushqimin “fli”, shenjėn e vlerėsimit tė njeriut tė varfėr pėr ēdo kend qė kalon pragun e shtėpisė me njė mendim tė mirė apo pajtim, dhe jo nė instancė tė fundit, koloneli serb, njeriu i dėrguar pėrkundėr vullnentit tė tij, pėr tė levizur data dhe ligje tė cilat mendja e tij nuk i pėrmbledh, tė cilat njerėzorja nuk i pėrfill dhe nuk i afron.

Por, besnikėria e hijeve, peceta tė gjalla mbi zemrėn e atyre qė kanė mbetur, si dhe mbi sytė e mbyllur tė atyre qė kanė vajtur nė pakthim, nuk harrohen dhe nuk falen, ngase e dukshmja dhe e padukshmja kanė njė Kosovė dhe njė mall mbi tė cilin vetėm vdekja ēapėlon duke u lutur. Tė rrallė janė librat ku gjejmė aq thellėsi, aq (mirė)kuptim dhe pėrkėdhelje pėr qenjen humane tė ndodhur nė kotarin e njerkėzimit dhe urrejtjes nėn shenjėn e fatkeqėsisė. Nė Hijet e Kullave kam shpaluar njė skaj nga shpirti i florinjtė i kėsaj prozatore tė madhe, qė ėshtė Albina idrizi, duke i dėshiruar pėrgjatė 100 faqeve sa ka libri, njė mik tė mirė tė mirėkuptimit dhe lotit nė emėr tė popullit shqiptar nė Kosovė. Nga jemi apo nga po ia mbajmė, ēdokush qė do tė na shpiente, e bėjmė vetėm pėr tė patur njė shteg nga mund tė kthehemi. Me gjethin dhe me hijen e tij mbi zemėr, me mendimin dhe dėshirėn gjithmonė nė vatrėn e lisave tė pavdekshėm. Nė romanin e Albina idrizit Kosova shungullon si njė lumė kujtimesh, mendimesh dhe trishtimesh. Libri i saj ėshtė edhe njė mbrojtje e re nė emėr tė dashurisė dhe tė jetės sė lindur pėrjetė, ngase, madje edhe lumi i ka brigjet e tij, apo jo?

(Albina idrizi, Umbrele Turnurilor/ Hijet e Kullave, Pėrkthyen Adriana&Sherban Tabaku, Bukuresht, 2009. Recension i botuar nė revistėn Climate literare, nr. 32, Tėrgovishte, 2010).










Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NJĖ SHKRIMTARE QĖ PO BĖN EMĖR ME VEPRĖN E SAJ, ALBINA IDRIZI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: