Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:14 pm

Edhe kur ke dhimbje, jetën jetoje siç duhet jetuar.... I lumturuar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:17 pm

“SHPRESIMI PËR JETËN”

Organ periodik kulturor, historik, letrar i Drejtorisë së Moshuarve Bashkia Gjirokastër VITI I PARË I BOTIMIT NR.1 ( 001) MUAJI DHJETOR 2010 wwwbashkimikombetar.com. Kryeredaktore e gazetës: Eriselda Bajrami
Kjo gazetë botohet nën kujdesin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA. Botues : Arianit Muho
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:17 pm

Të nderuar të Moshuar,
JU UROJMË NGA ZEMRA: “GËZUAR KRISHTLINDJET DHE FESTËN E MADHE TË VITIT TË RI 2011!...”. IKËN NJË VIT NGA JETA E GJITHSECILIT, POR VJEN NJË VIT TJETËR PËR TË JETUAR ME SHPRESËN E MADHE TË JETIMIT.

Përshëndetja e Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, zotit FLAMUR BIME
“Të nderuar banorë të Shtëpisë së moshuarve Gjirokastër! Dua t’ju përshëndet dhe t’ju uroj në emrin tim dhe të Bashkisë Gjirokastër : “Gëzuar festat e mëdha të fundvitit: Krishtlindjet dhe VITIN E Ri 2011!”
Bashkia e qytetit të Gjirokastrës, si deri më tani, do të shtojë përkujdesjen ndaj jush në të gjitha drejtimet që jeta juaj të jetë sa më normale, sa më e bukur, të ketë gjallëri në rritje dhe ju ta ndjeni veten pjesëtarë të denjë të shoqërisë sonë. Ju uroj gjithashtu për daljen e gazetës suaj “Shpresimi i jetës”, një gazetë e para e këtij lloji në Shqipëri që në objekt ka Ju, jetën tuaj dhe të ardhmen tuaj!”
Flamur Bime, Kryetar i Bashkisë Gjirokastër
Gjirokastër, 24.12.2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:18 pm


Editorial
Si lindi ideja për të pasur një gazetë?
Nga Drita Muka, banore
Vetë jeta kërkon, parasëgjithash mjete informimi, qoftë të shkruar dhe vizivë. Prezenca e shkrimtarëve, poetëve në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, kontakti me ta, solli lindjen e një ideje të re: E pse Shtëpia e të Moshuarve në Gjirokastër, të mos ketë një gazetë periodike? Në këtë gazetë të trajtoheshin ajo gamë problemesh jetësore, që kanë ky grup njerëzor. Po kështu, duke patur një gazetë të tillë rritet interesi, përkushtimi, për të realizuar detyrat si dhe rritet po kështu kontakti me jetën, botën shoqërore, si dhe stimulohen idetë dhe impulsohen individët, por njëkohësisht arrihet që të reklamohet kujdesi për jetën të kesaj kategorie njerëzish në nevojë.
Nëpërmjet gazetë sonë ne do të publikojmë jetën tonë këtu, në këtë shtëpi, për të treguar se ne jemi pjesë e kësaj shoqërie në transformim, e cila kujdeset edhe për këtë grupim shoqëror. Po kështu, nëpërmjet kësaj gazete ne do të kemi mundësi të reklamojmë gjithë veprimtaritë, që zhvillojmë në këtë shtëpi dhe të krijojmë mundësi për lidhje më të ngushta me gjithë instancat si dhe me Shoqërinë Civile. Do të krijohet mundësia që ne të shprehemi lirshëm si dhe të japim rubrika të reja për jetën tonë, diskutime, analitika si dhe tema problemore; të japim mendime, të cilat mund të jenë të vlefshme edhe për SH M, kudo që ndodhen në Shqipëri. Kjo gazetë realizon edhe shkëmbimin e përvojave. Do të krijohet mundësia që në gazetën tonë të shkruhen edhe portrete, skicime për protagonistët e kësaj shtëpie. Pra hapet një udhë e re...
Le ta nisim për rrugë këtë gazetë dhe t’i urojmë shpirtërisht: “Rrugë të mbarë gazeta jonë “SHPRESIMI I JETËS”!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:19 pm

Jorgo S. Telo, shkrimtar, poet



PËRMBI FATET – SHOQËRIA
(Dedikim të moshuarve azilantë)

Fati dhe jo dëshira u ka mbledhur bashkë.
S’mund ta linit veten ju në udhëkryq.
Nën mbrojtje të shtetit, s’kini ngelur jashtë;
Gjetët zgjidhjen tuaj
pa sherr e pa gjyq.
U pëlqen kafeja dhe fjala e mirë.
S’ përfillni kërrusje dhe rrudha asfare.
I pëlqen dëfrimi çdo shpirti të lirë,
U pëlqen shëtitja
nëpër trotuare.
Kot disa e quajnë “Shtëpi e Vetmisë”.
Pa shihni sa jeni dhe si jeni sot!
Ju keni respektin e krejt shoqërisë;
Ju jeni vetvetja,
jetën doni fort.
Respektojmë thinjat, duke ardhë mes jush
Respektojmë vitet që mbani mbi sup.
Respektojmë brengat gjendur te shumëkush.
Jeni durimtarë,
o Njerëz të Urtë!
Ju s’jeni të tepërt brenda shoqërisë
Dhe pse të privuar nga normaliteti.
Ndodh rëndom në jetë…fati të braktis;
Dilet pëmbi fatin,
kur ka ligje shteti…
Kur ua shohim sytë, u njohim dëshirat.
Lypni ngrohtësi, sa më tepër dritë.
Ju parapëlqeni ajrin, hapësirat
Të hiqni prej vetes,
dertet natë e ditë…
Kur ishit në moshë ju dhatë shumëçka,
Dhatë energjitë fizike e mendore…
Ndaj dhe shoqëria mjaft borxhe u ka,
Ndaj Komuniteti
po u mban përdore…
Jorgo TELO
Gjirokastër, 12.12.2010



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:19 pm

OBJEKTIVA DHE DETYRA TË REALIZUARA NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE GJIROKASTËR PËR PERIUDHËN 2008-2010
Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Moshuarve BASHKIA GJIROKASTËR, zotin Arianit Muho, nga Kryeredaktorja e gazetës “PEGASI” Aleksandra Shabani U.P.L.I, W.P.S

Pyetje: Inderuari, zoti Drejtor, a mund të na bëni një panoramë të shkurtër për objeksionet që i keni vënë vetes në këtë Shtëpi të moshuarish duke u ndalur tek objektivi juaj kryesor?
Përgjigje: Në zbatim të detyrave që rrjedhin për realizimin e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata, në mbështetje të vendimeve të Qevrisë, Ministrisë së Punës Çeshtjeve Sociale, Shanseve te Barabarta dhe realizimit të objektivave që Bashkia vë në vazhdimësi në këtë institucion, janë realizuar një sërë objektivash si në punën me njerëzit, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës për kushte jetese normale. Objektivi kryesor i stafit drejtues ka qenë puna me njerëzit dhe kujdesi për të moshuarit, duke krijuar ndërmjet punonjësve dhe banorëve një gjuhë miqësore, bashkëpunimi, si pasojë e punës së organizuar e kërkesës së llogarisë në mënyrë periodike.
Si është punuar që personeli i shërbimit në Shtëpinë e të moshuarve t’i përgjigjet
kërkesave për plotësimin e detyrave të shtruara ?
Është krijuar koncepti te punonjësit se, jo vetëm ata duhet të zbatojnë me korrektësi detyrat funksionale, por ta konsiderojnë veten në çdo kohë si shërbëtorë të njerëzve që ju shërbejnë. E në këtë kontekst ne sot gëzojmë respekt të plotë nga banorët, duke patur një bashkëpunim reciprok në zbatimin e objektivave.
Vëmendja juaj kryesore?
Vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të kushteve jetësore, duke i përmirësuar ato në vazhdimësi. Kështu në zbatim të një programi afatgjatë ne kemi investuar shumë projekte, si pasojë e investimeve të dhëna, por edhe në bazë të përdorimit me nikoqirllëk të buxhetit vjetor të akorduar.
A mund të na përmendni disa nga projektet e realizuara këtu në Shtëpinë e të moshuarve dhe reagimin e banorëve për to?
Ja disa nga projektet e realizuara:
Ndryshimi rrënjësor i infrastrukturës si brenda edhe jashtë, duke ndërtuar: lulishte, parqe, betonime, porta, lyerje, dyer të reja në gjithë institucionin, dritare të reja, infermieri të mobiluar, dhomë mjeku, klasë për banorët, klasë për punonjësit, restaurim të sistemit elektrik, restaurim i sistemit hidraulik, zyra të reja e të mobiluara, dollape për çdo banor, komodina për çdo banor, veshje të reja, bibliotekë modeste për banorët, salon artizanal, arkive, etj,..
Ju keni bërë dhe një punë të mirë në drejtim të përmirësimit edhe të ushqimit, mjediseve e tjerë. Mund të na përmendni disa nga këto përmirësime, të cilat e kanë bërë e sjellë jetën e kësaj Shtëpie në kushte të një normaliteti dhe një jete të bukur?
Përmirësime të dukshme janë bërë në përmirësimin e ushqimit, shërbimit mjekësor, ngrohjes 100% të ambienteve të banorëve me rezistenca, ngrohje kolektive me kondicioner, etj,..
Po kështu janë kompletuar me orendi ambientet si : kuzhina, menca e banorëve si edhe janë krijuar investuar në ambiente për tharjen e teshave të banorëve. Po kështu janë kompletuar ambientet e brendshme me perde të reja, kangjella inoksi e çdo gjë, që atyre u nevojitet.
A mund të na thoni disa nga synimet apo objektivat ambicioze tuajat në të ardhmen?
Ne për të ardhmen kemi objektiva shumë ambicioze me projekte të ndryshme, si për shtimin e kapaciteteve ashtu edhe për përmirësimin e kushteve në vazhdimësi.
Duke pare se kerkesat për akomodim janë në rritje edhe ne do të rrisim më shumë kujdesin që ato probleme që kjo moshë ka evidentuar për kapërcimin e vështirësive të mos i gjejmë në institucionet tona.
Duke u nisur se ju keni zhvilluar një punë të mirë në përmirësimin e jetës në këtë Shtëpi, duhet thënë se mund të jetë tendencë, tashti dhe me pasjen e një organi mediatik, do të reklamohet puna juaj dhe “banorë të rinj” mund të ” vrapojnë” në drejtim të kësaj shtëpie. Ç‘aftësi pritëse do të keni?
Shtëpia jonë është e hapur dhe në këtë drejtim dhe s’diskutohet që do të presë banorë të rinj, por kapaciteti i saj është për 55 banorë.
Ju faleminderit , zoti Drejtor!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:20 pm

VEPRIMTARI TË SHPESHTA TË ORGANIZUARA BUKUR ME BANORËT E SHTËPISË SË MOSHUARVE GJIROKASTËR
nga Godo Kondi, banor i shtëpisë
Me banorët e Shtëpisë së Moshuarve janë organizuar vizita të ndryshme si në: Virua, Libohovë , Sarandë... Çdo të premte ka patur takime me një shoqatë bamirëse , me shoqatën “NEHEMIA” të Brigita Veber, ku banorët përveç të tjerash dhe janë dëfryer në mbasdite tamatike dhe argëtuese.
Po kështu një herë në javë organizohen takime me punonjësen siociale të Shtëpisë për problemet sociale. Aktive me në takimet me banorët janë “VODAFON “dhe “AMC”, që shtrojnë drekëra dhe darka, sidomos në festat e fundvitit prej datës 25-28 Dhjetor, ku banorëve u dhurohen pako të përgatitura enkas për ta, në të cilat ka kryesisht: kostume sportive, bluza, këpucë, batanije.
Traditë, tashmë, për Shtëpinë e të Moshuarve është festimi i 1 Tetorit, e cila është dhe festa e të moshuarve, që festohet me një program të pasur dhe të organizuar bukur. Në këtë vit i pranishëm në festën e organizuar me rastin e kësaj dite ishte dhe Ministri i Punës, i Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, zoti Spiro Ksera, i cili drekoi së toku me banorët. Po kështu kryetari i Bashkisë së Qytetit të Gjirokastrës, zoti Flamur Bime, ka qenë gjithmonë shumë pranë tyre, në çdo festë e gëzime që banorët kanë pasur...
Duhet theksuar se banorët kanë edhe oret e tyre të liridaljes në qytet si dhe ata presin dhe vizitorë të shumtë, të cilët u qëndrojnë afër banorëve.
Kjo mori veprimtarish e ka bërë jetën e banorëve më të bukur , më të këndshme dhe tepër aktive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:20 pm

Është e rëndësishme të informohet se....
Nga Klodiana Qirushi
Edhe nga pikpamja finaciare për të përballuar shpenzimet e domosdoshme për ushqim dhe jetesë është punuar në mënyrë të organizuar dhe me metoda shumë të frytshme e efikase. Kjo veprimtari ekonomike realizohet në bazë të planifikimit ekonomik të përvitshëm.
Duhet theksuar se një rëndësi e veçantë i është kushtuar trajtesës me ushqim. Sipas normativave kuota ditore për çdo banor është 280 lekë për secilin. Po ata kështu marrin 60% të pensionit. Këtë e përfitojnë të gjithë ata banorë, të cilët kanë pensione pleqërie dhe 40% e pensionit i kalon shtetit, ndërsa ata, që nuk kanë pension marrin 6000 leke, sipas VKM Nr. 114 datë 30.01.2007.
Kushtet e jetesës banorët i kanë ideale. Po kështu për trajtesën e tyre çdo ditë është mjekja, e cila u shërben, madje kontrollon cilësinë e ushqimit, dhe gradualitetin sistematik të shëndetit të tyre, duke evidentuar gjendjen e tyre shëndetësore. Pra, në do moment. banorët kanë përkujdesjen e shtetit në: veshje, ambiente dhe kudo. Planifikimi vjetor për Shtëpinë tonë të Moshuarve është rreth 10.000.000 lekë për të gjitha shpenzimet, që realizohen në Shtëpinë e të Moshuarve: ushqim, veshje, detergjentë, ujë, telefon, pension për ata, të cilët nuk kanë pension. Këto të ndara në shpenzime mujore, pra 50 banorë x 280 lekë në ditë. Në këtë Shtëpi shërbejnë, janë të punësuara 22 punonjëse dhe një mjeke, që ka në patronazh Shtëpinë, zonja Evjeni Hasani.
Duhet theksuar se më 1 janar 2011 fillon dhënia e 60% të pensionit, prej të cilit 60 % do ta marrin pensionistët dhe 40 % do të derdhet në thesarit e shtetit, duke ndryshuar raportin aktual në 50% me 50 %. Duhet theksuar se në këtë institucion ka 5 kujdestare infermiere që janë në tre turne.
Kuzhina e kësaj shtëpie funsksionon në mënyrë origjinale, e cila drejtohet nga e palodhura dhe profesionistja në artin kulinar Elida Çarçani.
Ne mbajnë do gjë të evidentuar sipas planifikimit dhe përvitshëm bëjmë bilancet e realizimit. Në këtë kontekst Shtëpia jonë
është model.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:21 pm

*
Nëse do të të krijohet mundësia për t’u futur në Shtëpinë e të Moshuarve Gjirokastër, do të vëresh një disiplinë dhe pastërti shembullore. Bie në sy një poezi e bukur e Nënë Terezës në një plan hyrës... Mandej shfaqen disa përkufizime tipike, që ilustrojnë dhe tregojnë për Shtëpinë e të Moshuarve. Të afishuar gjen edhe programin e ditës që nga zgjimi e deri në pushim. Po kështu gjendet një kuti e mbyllur, ku të moshuarit mund të hedhin mendime, propozime, të bëjnë sugjerime për veprimtarinë e në Shtëpinë e të Moshuarve.
Çdo ditë del menyja e të ushqyerit e kësaj shtëpie, ku vahtet hahen në një mencë (sallë të bukur) dhe shumë të pastërt.
Po kështu në këtë Shtëpi funksionon edhe një “organizëm” të moshuarish i kryesuar nga banorja Drita Muka, Kryetarja e të moshuarve, e cila ka një plan të caktuar. Në një vend të dukshëm janë afishuar dhe nene nga ligjësitë e funksionimit të kësaj shtëpie ... Gjithashtu çdo javë vendoset grafikimi i shërbimit të personelit..., i cili zbaton me përpikmëri këtë grafik.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:21 pm

Letra e nënës
skicim
Nëna kishte vetëm një sy, e urreja atë. Ajo gatuante për nxënësit dhe mësuesit, për të mbajtur gjalël familjen. Një ditë , kur isha në shkollën fillore, erdhi nëna të më përshëndeste. Isha i dëshpëruar. Si mund të ma bënte këtë ?! E injorova me një shikim të ashpër dhe iku jashtë. Të nesërmen një nga nxënësit më tha: “Eeee, nëna jote ka vetëm një sy!” Doja të pëlcisja nga inati. Gjithashtu desha që nëna ime të mos ishte më. Kështu që po atë ditë u fjalosa me të duke i thënë: “Nëse je duke u munduar që të më bësh objekt talljeje, pse nuk vdes atëherë?”
Nëna ime nuk foli asnjë fjalë. Asqë u ndala të mendoja, se çfarë i thashë, nga hidhërimi që kisha. Isha i pavemendshëm, se si ndihej ajo. Dëshiroja të ikja nga shtëpia. Kështu fillova të studioja shumë, derisa më erdhi rasti për të shkuar në Singapor për studime. Atje u martova dhe bleva shtëpi. U bëra baba. Isha i lumtur në jetën time. Një ditë nëna ime erdhi të më vizitonte. Ajo nuk më kishte parë me vite të tëra e po ashtu nuk i kishte parë as nipërit e saj. Kur ajo hyri në derë, fëmijët e mi filluan të qeshin me të. I bërttia : “Si mund të vish në shtëpinë time dhe të më frikësosh fëmijët? Dil jashtë!” Dhe nëna ime e qetë u përgjigj: “Oh, më fal, të lutem! Sigurisht, kam gabuar adresën”.
Dhe ajo iku nga shikimi ynë. Një ditë më erdhi një letër për një takim shkollor nga shkolla ime e vendit, ku kisha lindur. U nisa, duke gënjyer gruan time, se po shkoja për një udhëtim zyrtar. Pasi mbarova takimin në shkollë, si për kuriozitet, shkova në kasollen e vjetër, të shihja se çfarë kishte ndodhur.
Fqinjët e mi më treguan se ajo kishte vdekur. Unë, asqë derdha asnjë pikë loti për të. Ata, fqinjët, më kishin ruajtur një letër, që nëna ma kishte shkruar, para se të vdiste: “Djali im i dashur, kam kërkuar për ty tërë kohën. Më vjen shumë keq që erdha në Singapor dhe të frikësova fëmijët e tu. Isha tepër e gëzuar, kur dëgjova se do të vish këtu, në takim. Mirëpo unë asqë munda të ngrihem nga shtrati për të të parë ty, sa ishe rritur. Kur ishe i vogël pësove një aksident dhe humbe njërin sy. Prandaj të dhashë syrin tim. Isha shumë krenare që djali im e shikon botën me atë sy.
Me dashurinë time për ty,
Nëna jote.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:21 pm

Programi i veprimtarisë së përbashkët letrare:
“ Krijuesit, njerëzit e shpirtit të trazuar dhe obligimi ndaj të moshuarve”
Organizuar nga Drejtoria e Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër dhe LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Dega GJIROKASTËR në kuadrin e veprimtarisë ndërkombëtare “RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”
Data 14.12. 2010, ditën e martë , ora 11.00 në mjediset e Shtëpisë të moshuarve...
Ora 10.30 -11.00 Kontakt i shkrimtarëve dhe poetëve me drejtorin e Shtëpisë së Moshuarve, Gjirokastër, zotin Arianit Muho, vizitë në mjediset dhe ambientet e Shtëpisë së moshuarve.
Ora 11.00 Fillimi i veprimtarisë me objekt
*Një Ekspoze e vogël e librave më përfaqësues të krijuesve të LNPSHA “PEGASI” Albania (Shqipëria dhe vende të Botës).
Vendosje e flamujve kombëtar dhe i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA si dhe e logos së veprimtarisë.
Lule për të moshuarit nga poetët dhe shkrimtarët pjesëmarrës në veprimtari ...
Një qerasje, sipas traditës të shtëpisë së Moshuarve të Bashkisë Gjirokastër.
1. Fjala hyrëse “Synimi ynë: “Gjallëri aktive e të menduarit dhe lidhësi me jetën”
Drejtori i Shtëpisë të të moshuarve Gjirokastër, zoti Arianit Muho
2. Referencë: “Krijuesit, njerëzit e shpirtit të trazuar”
Kristaq F. Shabani, President i Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA
3. Kumtim: “ Të moshuarit pjesë vitale e shoqërisë progresiste, protagonistë të botës krijuese”
Kristo Stoja , Kryetar i Degës së Lidhjes NPSHA “PEGASI” Gjirokastër
Jorgo Telo, poet, shkrimtar, Anëtar i W.P.S
4. “ Kontakti me librin një nga drejtimet e veprimtarisë sonë në Shtëpinë e të moshuarve (analitikë veprimtarie).
Punonjësja sociale e Shtëpië së Moshuarve, znj. Eriselda Bajrami
5. Interpretime: Poezi dhe skicime për të moshuarit, veprimtaria e tyre në kreaturën pegasiane. (Interpretojnë dhe prezantojnë poetët dhe shkrimtarët pjesëmarrës).
6. Interpretime poezish nga të moshuarit pjesëmarrës në veprimtari.
7. Pyetje - përgjigje(Fjala e auditorit: të moshuar, poetë, shkrimtarë, personel, prezent për objektin e veprimtarisë).
8. Shpallja dhe pajisja me çertifikatë “Lexuesi më i mirë i Vitit 2010” dhe “Lexuesja më e mirë e Vitit 2010” të Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër...
9. Përshëndetje nga organizma letrare ndërkombëtare, poetë dhe shkrimtarë shqiptarë dhe nga vendet e tjera...
10. Dhurime librash të krijuesve të Lidhjes, të autorëve nga vendi dhe Bota, Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër ... Autografë dhe kontakte me autorët nga të moshuar lexues dhe personeli i Shtëpisë së Moshuarve.
11. Fjala përmbyllëse e veprimtarisë
Drejtori i institucionit
Marrin pjesë Shkrimtarët dhe poetët :
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, Kristo Stoja, Jorgo S. Telo W.P.S, Mimoza Llavdaniti, Yllka Ponde W.P.S, Elefteria Kallojeri W.P.S Drini Hila aktor, Silvana Hazati,Aleksandër Pogace, aktor, At Theodhori Nikolla, Demir Kalemi, Ëngjell Fino Gjirokastër; Islam Kalemi, Isuf Çela Tepelenë, Muharrem Kamani Përmet; Dr. Filip Kote, Dr. Laver Stroka, krijues; Ermir Asllani, Lefter Duka përfaqësues i Shoqërisë Civile; krijuesit: Saimir Hide, Lefteri Sema, Hurma Çallëku, Jani Ballo, Aleks Llambro, Anxhela Qirushi, nxënësja Maria Mandili.
Personeli i Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër dhe të Moshuarit.
TV GJIROKASTRA, TV ALPO
FOTOGRAFITË : JORGO S. TELO, ANXHELA QIRUSHI.
Reportazh letrar(ndjesi, kontakte, biseda) për veprimtarinë dhe pasqyrim në organet letrare dhe ndërkombëtare: Kristo Stoja, Jorgo S. Telo. Hedhje e veprimtarisë në internet wwwbashkimikombetar.com Kristaq F. Shabani, President i LNPSHA “PEGASI” në faqet e internetit te LNPSHA nga Sekretari i Përgjithëshm i Lidhjes Agron Shele (Belgjikë) dhe Jorgo S. Telo (pamje fotografike, montazh nga veprimtaria e përbashkët).
Dhënie kronikës së veprimtarisë në TV “GJIROKASTRA” nga Yllka Ponde W.P.S
Hapje e faqes në internet “SHTEPIA E TE MOSHUARVE GJIROKASTER” Dritan Kardhashi W.P.S, Klodiana Qirushi.
Përgatitja e gazetës “Shpresim për jetën”

Drejtori i Shtëpisë së Moshuarve GJIROKASTËR Kryetari i Degës së LNPSHA “PEGASI” GJIROKASTËR
/Arianit Muho/ /Kristo Stoja/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:22 pm


Në kuadrin e “RRUGËTIMIT PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”2010- 2012

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij, sepse është përfaqësues i shpirtërores dhe fisnikërisë njerëzore”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:22 pm

Kristaq F. Shabani
Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari shkrimtarë, poetë, artistë, personel i shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër dhe lexues të moshuar dhe ju teleshikues dhe dëgjues të mençur, që i keni pritur me entuziazëm veprimtaritë kombëtare dhe Ndërkombëtare të LIDHJES NDËRKOMBËTARE “PEGASI”ALBANIA dhe na keni nxitur për të ndërmarrë nisma të mëdha. Rreth 500 veprimtari të ndryshme këtë vit 2010 në të gjithë hapësirën e veprimtarisë sonë pegasiane, një numur marramendes dhe marrarendës dhe prapë pegaistët, kudo, ku janë, kanë energji të pashtershme (prezantime, analitika, manifestime poetike, publikime, konkurrime, Panair- Ekspoze, mendime kritike, pyetje përgjigje, vlerësime libra të përkthyer, botime, profile, dalje në pah të gazetave më të reja periodike, ndihmesa, anketime, kontakte, me dhjetra faqe interneti të Lidhjes dhe dhjetra e qindra të krijuesve,të ndihmuar dhe nga organizmat botërore letrare si: I.W.A, W.P.S, U.P.L.I e tjerë), botime në revista të organizmave letrare, publikime në internet të veprave të krijuesve dhe shkëmbim mendimesh e deri te Simpoziume Ndërkombëtare. Dhe të gjitha këto veprimtari janë bërë me sponsorizime vetiake, pa kurfarë ndihmese të organeve vendore e shtetërore. Gjej rastin këtu të falënderoj “UNIVERSITETIN “VITRINA” TIRANË me Rektorin Prof. Dr. Lulzim Hana, që na dha një ndihmesë të madhe në finacimin total të ditës së katërt të Simpoziumit Ndërkombëtar “MUZA POETIKE” PEGASI 2010” me objekt “MAGJIA E PËRKTHIMIT”, duke na vënë në dispozicion ambientet e gjithçka dhe duke pritur poetët nga shumë vende të botës dhe nga vendi, sipas traditës shqiptare, duke e quajtur këtë ditë si “kapak floriri i Simpoziumit Ndërkombëtar dhe një përvojë e re në zhvillimet e tilla. Të mençurit na kuptojnë, të tjerët më vonë do të pyesin veten për fajet, kur makina e mendjes do të ketë kapërcyer shumë stacione. Kjo është një veprimtari tërësore në favor të kombit tonë dhe ka kapërcyer mendjet e ngushta. Tashmë ne bisedojmë dhe replikojmë përditshmë me nivel me gjithë krijuesit shqiptarë, kudo që ndodhen dhe krijojnë. Dua të përmend se tashmë kemi organizuar punën në disa vende dhe me drejtime, duke u lidhur me Gjirokastrën, e cila është kthyer në një Epiqendër e Letërsisë Moderne. Degët e Lidhjes po funksionojnë mirë dhe po krijohen klube të rinj të shkrimtarëve në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Edhe Kosova është drejt krijimit të Lidhjes saj moderatore “PEGASI”. Kështu kemi tashmë përfaqësues tonin në Bruksel (Belgjikë), në Paris (Francë), në Zyrih (Zvicër), në Londër (Angli), në Berlin (Gjermani), në Romë (Itali), Athinë (Greqi) në Melburn (Australi), në SHBA e tjerë, pa folur këtu për komunikimin e përditshëm me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e vendet e tjera. Logjistika e sotme ka ndriçuar dhe ka diellëzuar këtë klimë.
I nderuari zoti Drejtor i shtëpisë së Moshuarve Arianit Muho.
Ndodhemi sot këtu ne, një pjesë e vogël e pegaistëve, në këtë veprimtari letrare të përbashkët të organizuar me mendim të thellë dhe ndjenjë të lartë shpirtërore. Është një vijim i lëvizjeve të mëdha letrare, që kemi ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë dhe në vendet e tjera. Qëllimi ynë është lartësimi i kontaktit me librin nga të gjithë brezat për të ndaluar dhe për t’i dhënë fund keqtrajtesës së “TOMORRIT” dhe OLIMPIT të përcjellshmërisë së mençurisë dhe të kujtesës njerëzore… Ky rrugëtim yni, i cili ka filluar në Përmet më 9 tetor 2010 dhe mbaron në Kongresin 1 Botëror “ Pegasi 2012” që është menduar t’i zhvillojë punimet e tij, siç theksuam më lart, në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë në prill 2012 me pjesëmarrje të pegaistëve, anëtarë të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA nga rreth 60 vende të Botës. Ky event do të paraprihet nga Simpoziumi ynë i katërt Ndërkombëtar, i cili ka si objekt “POEZINË LIRIKE” në të gjitha trajtat e saj. Veprimtaritë tona janë përshëndetur si kontribut në letërsinë e sotme moderne botërore nga titullarë të saj.
Mendimi vulgar dhe mediokriteti, niveli i dobët dhe zilia, i shikon këto arritje si donkishoteske dhe fantazmagorike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:22 pm

Poetët dhe shkrimtarët, artistët janë të parët që me veprat e tyre kanë hyrë në Evropë, ndërsa vetë shqiptarët përgatiten për të lëvizur të lirë nesër... Një fitore disi e vonuar. Ne kemi realizuar shkëmbimin universal të vlerave të gjithanshme dhe kemi konkurruar denjësisht dhe për aftësitë e talentin që kemi. Jemi shumë të entuziazmuar që jemi sot këtu me të moshuarit. Të moshuarit janë pjesë e padiskutueshme e protagonistëve të krijimtarisë së përfaqësuesve të botës shkrimore. Jemi këtu për të dialoguar me gjuhë shpirti dhe zemre. Në qëllesën tonë kryesore në krijimtarinë tonë është vënë evidentimi i përpjekjeve të tyre shumëplanëshe dhe respekti ndaj tyre duke përbuzur përbuzjen dhe kontributin e dhënë në jetën shoqërore të këtij vendi. Ne kemi si qëllesë mosharresën e traditës dhe të veprimtarisë, studimin analitik të jetës së tyre dhe nxjerrjen e profilit dhe të karakterit të tyre, si dhe evidentim i të bukurës, të hidhurës, të keqësisë, të xhelozimit, të kurthit, të rënieve, të ngritjeve. Ne krijuesit këtë moshë nuk e lëmë në mëngë, por e angazhojmë dhe e profilizojmë personifikisht dhe protagonikisht, si njerëz, që duhet të shihen me syrin e nënës dhe jo të njerëkës (Njerkimit). Ky angazhim shkrimor është një moralitet yni i paracaktuar.
Dihet që libri është ushqyesi i vërtetë i shpirtit.. Ai të flet me sy, të flet me gojën plot frazime të bukura dhe të dhimbshme, të flet me faqet e tij të mençura. Libra bëjnë vetëm të mençurit e talentuar! Libri është shëruesi i gjendjeve shpirtërore, i përjetimit të dramave jetësore, i eliminimit dhe i kurimit të streseve, që prodhohen aq lehte dhe shpejtësisht.

Vetë shprehja e bukur domethënëse: ” Çdo libër ka fatin e vet”, thënie që të trondit më shumë në gjuhën e nënës “Habent sua fata libelli” më sjell ndërmend një poezi të shkruar për këtë çështje te libri im “Virtyti i thyer”:
E përkëdhel si fëmijën e vetëm,
I numëroj fletët,
si ditët, si vjetët…
”Habent sua fata Libelli”
më sjell ndërmend Horacin:
Mauri Terenc….
Pra, çdo libër ka fatin e vet, siç e ka fatin çdo krijesë, që del nga mitra njerëzore. Është fazë emocionante, kur përjeton daljen e një libri, që ka identitet emrin tënd (të krijuesit), mendimin dhe objeksionin tënd dhe kur ky bëhet pronësi shpirtërore intelektuale e njerëzve që kërkojnë progresin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:23 pm

Çdo libër i dalë, i çdo gjinie letrare qoftë, sjell treguesa të pushtetshëm të një qytetërim prezent apo pikësynues për të ardhmen, kur dita të marrë dimensionet e veta me frymëmarrje të gjerë, t’i punojnë të dyja bronket. Subjekti i një libri bën çudira, duke tablozuar epoka, sisteme, ngjarje dramatike, kulme, renie, ura, “rrugë ajrore” të gjera - autostrada mendimi, thyerje, shkatërrime, eklipsim, puthërime historike, fluturime akrobatike, piramida të ndërtuara me ëndrra... E ç’nuk gjen në subjektet e librave deri në kibernetizëm, fluturime ajrore në tejplane të pazbuluara.
Librat janë gjetje, kanë hapësirë të pamatur dhe horizontë ngjyroshë të paimagjinueshëm. Nëpërmjet librit është zhvilluar bota njerëzore dhe kjo e nxjerr atë në prioritet të lartë. Librat janë profetikë dhe ravijëzojnë ngritje e rënie shtetesh, peripeci, rrëzime, kurthe, lartësime, pasqyrime, dominim të inteligjencës dhe zhvillimit, por edhe kundërshtitë e tyre.
Në kulturën tonë kombëtare e freskët vjen lumnaja shpirtërore, kreatura letrare, e shëndetshme dhe e freskët, e cila sot mund të jetë një DRITË - HIJE, falë edhe problemeve, që përjetohen, por e nesërmja, kur të kristalizohet civilizimi e të shtohet interesi për ecuri do të pasqyrohet kolori e shkëlqimi, do të ndriçojë një diell i ri, që lind për herë të parë dhe që ia ka ënda dhe atij të lind dhe të ndriçojë në një fizionomi të re njerëzore, të rietur për dije dhe kulturë... Libri është injektuesi më i mirë i këtij treguesi.
Në këtë organizëm letrar të ngritur si Lidhja jonë e Krijuesve “PEGASI”, organizëm letrar ky i njohur sot në botë, aktiv, dhënie leksionesh dhe zhvillim veprimtarish të mëdha ndërkombëtare, i ngritur me talent si dhe me përkushtim studimor e ngritje të mirëfilltë letrare konkuruese, krijojnë e konkurrojnë shumë krijues të talentuar, të cilët tashmë marrin pjesë në takime, konferenca, manifestime ndërkombetare si dhe realizojnë shkëmbimin universal të vlerave. Është fat që qendrën e ka në Gjirokastër dhe kjo është patjetër një portretizim krenarie. Është e tepërt të flasim këtu për këto evenimente, që janë transmetuar dhe përshkruar nga media elektronike dhe e shkruar si këtu në Shqipëri dhe në vendet e huaja. Është një trasmetim mijëvjeçar në këtë “tru gjigant” marramendës, të hatashëm, i cili nuk pushon kurrë së funksionuari në këtë aortë gjigante duke marre edhë limfë letrare e duke krijuar qenie letrare, paçka se antishpirtërorja, anticivilizimi, e deliri i prosticionuar ndaj civilizimit e qytetarisë e kërkojnë “turbekulimin”.
Letërsia po çan në rrugën e saj të hapur me mish dhe me shpirt, me sakrifica sublime, ku në këtë univers letrar japin kontribut dhe shkrimtarët, poetët, studiuesit, përkthyesit, gjithë krijuesit, prodhuesit letrarë... Ne kemi një ëndërr të madhe që e ardhmja e letërsisë së mirëfilltë shqiptare të ulet pikërisht në këtë poltron. Ky është vitalitet i krijuesit, siç e ka dëshmuar Historia Njerëzore, janë më të përmendurit, më të pavdekshimit që ndoshta jetën nuk e jetojnë me lulesa, por e dafinizojnë e respektojnë, kur jeta e tyre fizike ka përfunduar dhe nis preludin jeta e tyre ideale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:23 pm

Krijuesit janë njerëzit e shpirtit të trazuar, pra më njerëzorët, më të çiltrit, që botën nuk e shohin dot me natë të stërgjatur, nuk e durojnë dot pa kode morale qytetëruese, me mish e mashe antiligjore, me erëra dhe stuhira, që përgatitin katastrofa. Ata të parët lëshojnë kushtrimin dhe japin sinjalet e lindjeve të qytetërimeve të reja dhe të progresit shoqëror. Nëse do të karakterizonim fisnikërinë se ku e ka banesën e saj, padyshim do të thoshnim, pa merakun më të vogël, se s’do të gabonim: “Në zemrat e krijuesve” të “shkrirë” artistikisht në kreaturat e tyre: librat...
Librat e tyre janë kontribut, ndihmesë, gjallesë, përpjekje për t’u ngritur nga rrëzimi, dije në dijen e pafund, shpresë në jetën e ngrirë dhe të grirë, ide në tymnajën e prodhuar, vlerë në vlerën e madhe, mision në misionin e madh, ngjitje në civilizim, nisiativë për përmbysje të të shëmtuarës, manierave, rrymave me metoda, eksperimente të pacipa...
Po ç’qëndrim mbahet sot ndaj këtij produkt truri, librit?
Libri, pavarësisht nga dashja apo mosdashja, përsëri ka vendin e vet në kohën e intelektualëve, dashamirësve të tij, që e çmojnë vlerën e tij; ka vendin e vet në bibliotekat, fonde pasurore kombëtare, që tregojnë epërsinë e librit dhe që transmetohen në breza.....Ai është prezent në të gjitha familjet dashamirëse, që nuk mund ta kuptojnë familjen e tyre pa një bilbiotekë të pasur...
Është koha që të ndryshohet klima dhe të ketë dhe pak “tropik” në ecjen e librit.
Jo pa qëllim u mblodhëm në këtë takim, jo pa qëllim organizuam këtë takim se, pa librin nuk do të kishte një Evropë e Amerikë të zgjuar, një Athinë të demokratizuar, një Romë që mbahet në kujtesë, një Egjipt papirustik, një Paris që të trondit me magjistarinë letrare, një Berlin shndritës , një Vjenë që cicërojnë me cicërimë zogjsh pendbukur, një Madridt feniks, një Londër me skeptër në letërsi. Dhe këtë ndriçim e sollën Homerët, Dantet, Petrarkat, Euripidët, Ovidët, Servantesët, Molierët, Shekspirët Platonët, Turgenjevët, Dostojevskët, Amicët, Manët, Gorkët, Eliotët, Uitmanët, Gollsorthët, Londonët, Hemingujtë, Fransët, …. e shumë e shumë të tjerë e duke vijuar te rrafshi ynë kombëtar: Fishtat, Nolët, Migjenët, Kadaretë, Poradecët dhe të tjerë që lindën pas tyre dhe habitën botën, duke u bërë të pavdekshëm..
Libri hap sipare dijesh. Libri shpalos vlerat njerëzore, ai ka një “tru” luajal të jashtëzakonshëm, që i lexohet dhe nënkuptohet duke të përsiatur në hapësira magjie. Jo pa qëllim mblidhemi këtu në këtë shtëpi të moshuarve për të përhapur atë çka mundësohet nga leximi i librit, japim një leksion të ditur. Ne duam të krijojmë një traditë të re që edhe në shtëpitë e moshuarve dhe në ambjentet policore, edhe në gjykata, edhe në prokurori e në çdo mjedis e familje të ketë biblioteka… Ne e konsiderojmë se një shtëpi pa libra është një shtëpi që i mungon “truri”… Libri është një krijesë, që vjen në jetë që të lexohet dhe të ketë lexues të shumtë. Ndaj t’i ngrëmë bibliotekat, t’i furnizojmë ato me libra të rinj, të krijojmë fonde për të ndihmuar edhe krijuesit vërtet të talentuar të sjellin veprat e tyre të reja... Kjo duhet të ndodhë, jo vetëm këtu në Gjirokastër, por edhe në sallat e leksioneve të bibliotekave, jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por dhe jashtë saj, ku vepron Lidhja, të ketë takim me shkrimtarë, jo vetëm në muajin e letërsisë, por gjatë gjithë vitit...
Ju falenderoj që ju keni krijuar bibliotekën tuaj, të cilën ne sot kemi ardhur me një fond dhuratë librash për ta pasuruar atë dhe në vijueshmëri do të shtojmë fondin e librave në bibliotekën tuaj. Po kështu mendoj që të falënderoj të gjithë të moshuarit që kontaktojnë dhe e kanë mik librin, sepse kështu kanë miq dhe ata, të cilët e shkruajnë librin...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:23 pm

Fjala hyrëse
“Synimi ynë: Gjallëri aktive e të menduarit dhe lidhësi me jetën”
Drejtori i Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër zoti Arianit Muho
Të nderuar pjesëmarrës, miq shkrimtarë, poetë dhe gazetarë.
Në këtë institucion janë zhvilluar veprimtari të ndryshme, të cilat i kanë shërbyer mbajtjes gjallë të shpresës së njerëzve në nevojë dhe këtu jetohet normalisht e pa strese. Por veprimtaria e sotme është disi e veçantë, mbasi synon sensibilizimin e të gjithë opinionit e medjave për të kontribuar në gjallërimin e të menduarit te këta njerëz të harruar. Ndaj unë sot, me këtë rast, falënderoj, në radhë të parë Bashkinë Gjirokastër dhe Kryetarin e saj, z. Flamur Bime, i cili ka mundësuar krijimin e kushteve për një jetesë sa më aktive, duke u mbështetur në të gjitha projektet tona, por, veçanërisht, organizatorët e kësaj veprimtarie Dega e LNPSH “Pegasi“ Albania për Gjirokastrën, e cila me nisiativën e saj i dha jetë kësaj veprimtarie, sa interesante për nga përmbajtja, aq domethënëse në llojin e vet. Nuk mjafton ndihma konkrete, që ata po japin për pasurimin e Bibliotëkës sonë, por kujdesi, që po tregohet edhe për këta njerëz për t’i ingranuar në jetën normale në nevojë. Duke u mbështetur në nismën e kësaj Lidhje dhe duke sensibilizuar, me këtë rast, të gjithë shkrimtarët dhe artistët gjirokastritë dhe më gjerë, më lejoni që, në emrin tim dhe të Kryetarit të Bashkisë, të falënderoj Degën e LNPSHA “PEGASI” GJirokastër për këtë nismë bujare dhe të bukur! Duke ju siguruar se nisma të tilla ne do të ndërmarrim edhe në të ardhmen e do të vijojmë përpjekjet që këto veprimtari t’i shtojmë akoma më shumë. Ne kërkojmë, jo vetëm mbështetje për të zgjeruar e pasuruar bibliotekën tonë modeste, por më shumë vëmëndje nga njerëzit për ta bërë më të bukur jetën tonë.
Edhe një herë, duke përfunduar, ju përshëndes për këtë nismë kaq të bukur dhe, në emër të të gjithë të moshuarve, ju urojmë: “Suksese për zgjerimin dhe pasurimin e Lidhjes suaj!
Gëzuar festat e fundvitit!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:24 pm

Kumtim
“Të moshuarit, pjesë vitale e shoqërisë progresiste, protagonistë të botës krijuese”
Nga Kristo Stoja, publicist, Kryetar i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Dega Gjirokastër
Të nderuar pjesëmarrës! Jam i respepektuar sot që ndodhem midis flokëthinjurve babaxhanë e gojëmjaltë. E kush nuk do të ndihej i tillë midis këtyre njerëzve me zemër të madhe?! Kush nuk do ta ndiente veten të nderuar midis këtyre gjyshërve të mençur, fjalëpaktë dhe me peshë në biseda dhe kuvende?!
E, pra për ju, të moshuarit e kësaj strehe të ngrohtë, ne do të dëshironim që, jeta juaj të ketë “konak”, të kalonte sa më qetë, sa më bukur, sa më e gëzueshme. Në fytyrat tuaja ne dallojmë “brazdat” e jetës. Poshtë kasketës suaj dhe jashtë saj “bora” ua ka zbardhur kaçurrelat. Ecni me hapa të matur, të ngadaltë. Ndonjeri prej jush mban gjithmonë me vete “mikun”, mbështetet tek ai, pra te “i treti”. E kam fjalën për “bastunin”. Dilni prej kësaj “shtëpie” të qethur, të rruar, të veshur pastër dhe bukur; dilni si bandilla. Ju, si e gjithë shoqëria shqiptare, merrni pjesë në problemet e jetës, gëzoheni, shqetësoheni dhe jepni opinionin tuaj. Dhe, në dallim nga brezat e rinj, ju jeni më nostalgjikë, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale, ju flisni me pathos për vitet, që kaluam dhe dini të ndani nga rregjimet e mëparshme bukën nga egjëra.
Ky është me dy penelata portreti juaj. Por, i ndërtuar, vetëm kaq, ai del i zbehtë, pa jetë, jo plotësisht i vërtetë. Krejt ndryshe nga aparenca, ju keni diçka “të gjallë”, diçka shpërthyese. Ajo është zemra juaj. Kjo zemër e madhe, kjo zemër e dlirë, kjo zemër e ngrohtë iu bën juve të fortë, si stërrall, si çeliku, si shkëmbi! Kjo zemër ju bën të dashur, të bukur në shpirt, të respektuar nga të gjithë.-
-O gjyshi! - më thirri një ditë nipi im trevjeçar. - Sa i mirë që je!...Të dua shumë! Dhe më mbuloi me të puthura. Ai që larg akoma, pa lëshuar zë unë, ma lexoi zemrën. Po ku, di të thoni ju? Në sytë. Ata reflektonin dashuri. Ata ishin të ngrohtë, të shndritshëm, xixëllues.
U bë Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. U ringritën shtëpitë, urat, objektet e shkatërruara nga lufta. U luftua analfabetizmi dhe arsimi mori përparësi. U vendos rendi. U forcua mbrojtja e Atdheut. U zhdukën moçalet. U thanë këneta. U intesifikua zhvillimi i bujqësisë dhe blektorisë. U hapën kanalet kulluese dhe vaditëse. U ndërtuan hekurudha rrugë, porte, hidrocentrale, fabrika, uzina. U zhvillua kultura dhe shkenca. U përmirësuan shërbimet. Jeta mori tjetër pamje, me të mirat dhe të metat e asaj kohe.
Të gjitha këto e kanë një “vulë”. Dhe atë e dallojmë te shënjat e kallove në duart tuaja. Atë e gjejmë në fotografitë tuaja, ku dukeni të pathyeshëm para vështirësive, për të çuar kulturën në fshat, për t’iu ardhur në ndihmë mjekësore njerëzve në nevojë. Atë e gjejmë në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:24 pm

plagët, që flasin për kacafytjet me diversantët dhe agjentët e huaj, që synonin të na nëpërkëmbnin lirinë. Atë e gjejmë te fjala juaj e zgjuar për edukimin e brezave. Ka njerëz, të cilët të moshuarit i quajnë anakronikë, demodé, të cilët përfaqësojnë të shkuarën, prapambetjen dhe nuk arrijnë të përqafojnë të renë, progresisten. Dhe këtu ata s’bëjnë dallim.
Të tillë ishin dhe gjyshrit tanë, ballarët tanë, që ngulmuan për t’i arsimuar fëmijët dhe niprit e tyre. Janë këta, mosha e tretë që, jo vetëm nuk janë bërë pengesë, por përkundrazi këmbëngulin që në shtëpi të hyjë gazeta, libri, të ndiqet televizioni, radioja dhe veçanërisht nga moshat e reja. A ka analistë më të mirë se njerëzit e moshës së tretë për të gjitha problemet, që shqetësojnë sot shoqërinë?! A ka demokratë më të mëdhenj në shpirt, se këta flokëbardhët tanë?! Ata i mbajnë hapur dyert e progresit dhe, si sociologë të mirë, me fjalë të buta, pa eksese dhe gjithmonë për pajtim, ndikojnë në vendosjen e paqes sociale. Po të gjendesh pranë tyre, kupton në biseda, në diskutime, në trajtime të ndryshme, si ata përpiqen të ndikojnë në shoqëri për të luftuar veset dhe plagët e saj. Madje ata dhe brenda komunitetit të të moshuarve, s’lënë rast pa “shkulur barërat e këqia”, që ngandonjëherë hedhin rrënjë në “baçen e tyre”. Shpesh ata shoqëria i vë në rolin e gjykatësit. Vireni re sa bukur e me drejtpeshim e mbajnë peshoren! Janë të tillë ata, që edhe gjyqtarët tanë, gjatë gjykimeve që kryejnë, kanë nga të marrin shembull!
Të moshuarit janë minierë. Lum kush të “gërmojë në galeritë e tyre”. Nëse kërkon material me vlerë nga jeta e tyre nxito, sa i kemi, t’ua “mbledhim” pasurinë. Ata ta falin bujarisht. Nësë e le pas dore dhe vonohesh, tjetri e merr me vete në botën tjetër. Të kuptohemi. Jeta e tillë është. S’jemi të përjetshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:24 pm

Të moshuarit janë xhevahir. Ata mbajnë brenda sendit të çmuar shumë vlera morale. Do të ishte e këshillueshme që ato t’ua transmetojnë brezave me durim dhe përkushtim. Të moshuarit janë margaritarë. Ata dhe vetë mbajnë ditar, mbajnë shënime dhe pasurojnë arkivin e tyre. Madje, ata shruajnë dhe vetë. Por, jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Ka prej tyre, që po u shteron kujtesa, që u janë dobësuar sytë, që u dridhet dora gjatë të shkruarit, që nuk kanë durim për të qëndruar gjatë mbi letra.
E, pra, pikërisht për këtë, ti, i dashur shkrimtar, ti, i dashur poet, ti i dashur publicist, mos qëndro larg kësaj miniere të pasur. Gërmo, merr material me vlerë prej tyre dhe ndërto vepra të bukura letrare. Në këtë mënyrë t’i i bën shërbim shoqërisë, së cilës i shërben vepra e shkruar, i bën nder njeriut nga vole produktin dhe në fund ndien edhe për vete sadisfaksion. Kjo është detyrë e Lidhjes sonë, të cilën kemi filluar ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë më mirë në të ardhmen. Kjo pjesë vitale e Shoqërisë progresiste duhet të përfshihet në krijimtarinë letrare si protagonistë, si një lokomotivë në vagonat e jetës me mesazhet me vlerë për të ardhmen. Dhe ne kemi mjaft poetë dhe shkrimtarë të tillë, që kanë pasqyruar këtë jetë aktive dhe impulsive.
Kjo, që thamë më lart është detyrë e letërsisë, e krijuesve. Por, një detyrë shumë më të madhe për këtë brez ka shteti. Të mendojmë për një çast që edhe ne, si kjo moshë, do të na bien fuqitë. Mekanizmat e aparatit tonë të madh, makinës organizëm, nga vjetërsia do të fillojnë, t’i kërcasin ingranazhet, do të nisin defektet, makina do të ngecë, do t’i “dhëmbin kyçet”; shteti duhet t’i kthejë sytë më mirë nga kjo kategori. Mos niset se ata s’ankohen, janë të urtë e nuk bëhen të besdishëm. Kjo moshë ka nevojë për përkujdesje, për ngrohtësi dhe, pse jo dhe për t’i plotësuar disa nevoja modeste.
Lidhja NDËRKOMBËTARE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVË “PEGASI” ALBANIA dhe Lidhja e Krijuesve “PEGASI”, jo pa qëllim organizon këtë veprimtari të përbashkët me ju, për t’iu qëndruar pranë, për t’iu respektuar dhe për t’iu dhënë diçka nga krijimtaria e saj. Ndërkohë, ajo është e sigurt se do të marrë prej jush falenderime dhe shumë dashuri.
Respektet e mia, flokëbardhë të nderuar, në emër të 52 krijuesve dhe artistëve të Degës së Gjirokastrës dhe në emër të të gjithë pegaistëve.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj!
Gjirokastër, 14.12.2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:30 pm


Gjirokaster me, 14.12.2010

Përshëndetja e Punonjëses Sociale të SHMGJ, zonjës Eresilda Bajrami, me rastin e Programit të veprimtarisë se përbashkët letrare:
“Krijuesit, njerëzit e shpirtit të trazuar dhe obligimi ndaj të moshuarve”
Organizuar nga Drejtoria e Sh M Gj dhe LNPSHA “PEGASI” Albania, Gjirokaster
Si fillim dua të falënderoj të gjithë banorët e Shtëpisë së Moshuarve për pjesëmarrjen e tyre, për faktin që tregohen gjithmonë të gatshëm të jenë te pranishëm në aktivitet që zhvillon institucioni dhe që zhvillohen nga Shoqeria Civile apo vendoret, shkollat e të tjera të ngjashme në institucionin tonë.
Dua të falënderoj gjithe stafin e kësaj Shtëpie të Moshuarish për punën dhe ndihmën e tyre në çdo rast.
Pa diskutim, falënderoj përfaqësuesit e Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve, Dega Gjirokastër për bërjen të mundur të këtij aktiviteti me në qendër librin. Fakti që kjo veprimtari u zhvillua në shtëpinë tonë tregon për vlerësimin dhe vëmendjen që shoqëria civile ka për këtë grupmoshë.
Siç e dini në institucionin tonë funksionon, prej disa muajsh, një bibliotekë. Kjo u realizua, jo vetëm nga dëshira e mirë e drejtuesit të institucionit, por edhe sipas një vendimi të nxjerrë nga Ministria e Punës, si një domosdoshmëri, për më tepër larmishmëri në veprimtarine e përditshme të banoreve të shtëpisë, por jo vetëm, edhe të personelit. Biblioteka ka një fond modest librash, rreth 150 libra. Si rezultat i promovimit të saj në mediat lokale u bënë edhe disa donacione.
Donacioni i radhës do të jetë nga Lidhja e Shkrimtareve Poetëve dhe Artistëve “PEGASI”, dega Gjirokastër. Ne bibliotekën tonë gjenden romane, libra historike, poezi, biografi, libra mjekësorë si edhe libra humoristikë, të cilët janë mjaft të preferuar nga banorët e shtepisë.
Vetë ne, si institucion kemi zhvilluar aktivitete për të motivuar banorin më të interesuar në leximin e librave.
Ky është aktiviteti i dytë me në qendër librin, si ushqim i mendjes dhe shpirtit.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të festave të fundvitit. Do të jenë të tjera veprimtari që do ta pasojnë deri më 31.12.2010.
Nëse gjatë kësaj kohe ju ka lindur ndonjë pyetje për të pranishmit apo keni diçka për të
ndarë me ne, jeni të mirëpritur.
Faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:30 pm

Reportazh

Reportazh

Gjithë urimet tona këtyre shkrimtarëve dhe poetëve të mrekullueshëm, të cilët ditën të hyjnë në shpirtrat tanë të vuajtur …
Nga Kristaq F. Shabani

Dhjetori po shkon drejt përthyerjes së tij. Është ditë e martë 14 dhjetor 2010. Qyteti i Gjirokastrës, ky qytet monumental, dinamik dhe i arkitekturuar ndryshe nga të tjerët, i quajtur Qytet i çudimtë është përfshirë nga një ngricë dhe nga një të ftohtë, që shoqëron dimrin që ka trokitur. Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania dhe Lidhja e Krijuesve “Pegasi” kanë vijuar gjatë kësaj priudhe një veprimtari të gjithanshme kulturore, letrare me një peshë plot dinamikë, ideshmëri dhe mendim krejtësisht të re. Ideatorët e kësaj Lidhjeje moderatore vetëm në periudhën katërmujore shtator – dhjetor 2010 sollën “fryrjen e një ere të mirë” kthesimi në ndikimin e mentaliteteve të reja. Energji, ide, nisma të guxuara të krijuesve, Shoqërisë Civile reale. Njerëzit e botës shkrimore e dinë më mirë se kushdo, se çfarë duhet të bëhet për të ecur denjësisht në Evropë, pasi ata kanë kaq vjet që kontaktojnë me Botësn, që shkëmbejnë vlerat dhe që konkurrojnë. Imagjinata dhe fantazia e tyre është diellore, ndriçuese dhe inspiruese dhe impulsuese...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:31 pm

Veprimtari masive të organizuara me objekte të përcaktuara: ” Bota është e guximtarëve”, “Rrugëtim Profili Pegasi Internacional” në Përmet, Gjirokastër, Tepelenë, duke fokusuar poetë shkrimtarë dhe kosovarë niveli; organizimi i takimeve befasues “Krijuesi, Artisti dhe Policia e shtetit” , “Pegasi dhe Folklori”, “ Krijuesi dhe nxënësi, studenti”, “Krijuesi dhe Veteranët”, veprimari me nerv ” Libri, në çdo kohë, ka parësinë e tij, sepse është përfaqësuesi i shpirtërores dhe i fisnikërisë njerëzore”, prezantimi “Rrugëtim Profil Pegasi Internacional” në Gjirokastër me tri poete të mirënjohura kosovare: Miradije Ramiqi, Hasije Selishta dhe Albina Idrizi, “Dalja në dritë e gazetës letrare, kulturore dhe historike “Gëte”, organ i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Gjermani, Dega Gjirokastër, botuar me staf të LNPSHA “PEGASI” e tjera, startuan deri në datën 14.12.2010, ku Lidhja, Dega Gjirokastër, nën drejtimit e vetë Presidentit të LNPSHA “PEGASI” do të organizohente veprimtarinë e përbashkët letrare me program dhe ide të qartë, bashkë me Drejtorin e Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër.... “Krijuesit, njerëzit e shpirtit të trazuar dhe obligimi ndaj të moshuarve’”. Ishin marrë të gjitha masat organizative. Drejtori i Shtëpisë së Moshuarve Gjirokastër, zoti Arianit Muho, me një energjizëm të pashoq, vë në lëvizje gjithë levat e tij për suksesimin e kësaj veprimtarie të ideaur me pikantizëm... Personeli i shërbimit të Shtëpisë dhe vetë të moshuarit shumë entuziastë. Shefia e Financës, Klodiana Qirushi, dhe Punonjësja sociale, Eriselda Bajrami, punojnë me përkushtim të madh për zbatimin rigoroz të programit të pasur. Emocione të papërshkueshme shihen në sytë dhe fizionominë tipike shprehëse të Kryetarit të sapozgjedhur të Degës së Gjirokastrës, publicistit energjik, Kristo Stoja, i cili teorizon, por edhe vepron me realizëm në praktikë.
Ora 10.30 poetët, shkrimtarët, publicistët, gazetarët dhe krijuesit e caktuar nga rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Delvinë, Sarandë dhe Përmet mbërrijnë në Shtëpinë e të Moshuarve, për të marrë pjesë në këtë veprimtari, sigurisht me një përgatitje paraprake. Të moshuarit i presin me dashuri të pazakontë. Një fillim festiv, i bukur i veprimtarisë. Është bërë një përzgjedhje selektive nga krijuesit prezentë, krijues për nga mosha të aftë për të t’u futur në botën shpirtërore të moshuarve. Secili ka përgatitur diçka për të thënë, diçka për të interpretuar nga krijimtaria e tij (e saj)…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:31 pm

Salla e zbukuruar në mënyrë festive... Banderola e Pegasit në qendër, flamujt: kombëtar dhe i Lidhjes, lule, qerasje, një kokteil i pasur... Personeli i shërbimit të Shtëpisë i gjithi i ingranuar dhe në lëvizje: Elida Çar/ani, Kryekuzhinierja, Mira Isaraj kryeinfermuietja, Tatjana Bakiri magazinierja e Shtëpisw, Tare Kotoni, infermier, Dhurata Zholi, Mergjyze Hoxha, Alketa Boni infermiere dhe Lubjana Xhemali, sekretare- arshiviste ...
Krijuesit, pasi takohen me të moshuarit, i drejtohen zyrës së Drejtorit, i cili, me këtë rast, organizon një pritje dhe informon krijuesit për jetën aktive në këtë shtëpi, në të cilën ka një pastërti shembullore, ambiente të zbukuruara dhe rregull. Kjo shtëpi i ngjan një reparti me disiplinë të lartë shkencore. Ilustrime, stenda, fotografi, pajisje, lule...
Poetët shfaqin interesat e tyre dhe bëjnë pyetje në adresë të drejtuesit kryesor dhe shprehin entuziazmin e tyre për këtë shtëpi. Pas kësaj fillon një vizitë në mjedise dhe kontaktime.
Ora 11.00 fillon veprimtaria, sipas programit... Buzëqeshje, duartrokitje. Fjalën e merr Drejtori i Institucionit e pas tij vijojnë referenca e përgatitur nga Presidenti i Lidhjes dhe dy kumte të përgatitura me objektiv të paracaktuar. Në dy tavolina ndodhen librat e rreth 130 poetëve, shkrimtarëve dhe publicistëve nga gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e tjerë... Disa nga Krijuesit e këtyre librave nuk janë në jetë: Frosina Dhima (poete ) lunxhote, Mitat Kondi, poet, hulumtues dhe historian, Adem Gjika monograf, Ali Rustemi.... e tjerë. Por edhe librat e Panajota Zallonit, Jota Fotiadhut, Iro Aleksandhrakit, Vasiliki Kalahanit, Thoma Papas, Ahmet Capës, Hasije Selishtës, Miradie Ramiqit, Reshat Sahitajt, Prend Buzhalës, Lediana Pajës, Nadia Cella – Popp (Rumani), Slavica Pejovic (Serbi), Kuldep K. Srivastava (Indi), Domenico Defelice e Loreta Bonuci (Itali) e tjerë.... Një grupim librash të poetëve kosovare dhe krijuesve tropojanë: Almona Bajrami, Gjon Neçaj, Lulzim Logu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  EmptySun Dec 26, 2010 11:31 pm

Të gjithë krijuesit prezentë kanë dhurimin e tyre për këtë ngjarje të madhe....
Pas përfundimit të kumteve nisin interpretimet nga dy recitueset Anxhela Qirushi dhe Maria Sulkja… Pastaj e marrin fjalën poetët. Jorgo S. Telo, i cili rrëfen një skicim shumë emocionante për marrëdhënien nënë – djalë. Rrëfim ky, që përlotoi sallën. Mandej ai recitoi një poezi enkas për të Moshuarit, e cila, pa dyshin, ngjalli emocione të mëdha dhe u duartrokit gjallë… Krijuesja me gjysmëshikim (invalide) Hurma Çallëku me origjinë nga Korça, dhuroi librin e saj “Me sytë e diellit kundroj” dhe përshëndeti auditorin me vjershën e saj “Nënë”, të moshuarën Rita, e cila ka humbur shikimin, e cila, pas përfundesës së recitimit të poezisë nga Hurmaja tha, e ngritur në këmbë: “Unë e kam lexuar librin e Hurmasë…”. Kjo thënie e Ritës u duartrokit gjatë… Krijuesja Lefteri Sema, ish mësuese, nga Fieri, solli pasazhe të bukura nga dy librat e saj të botuara “Mirëmëngjes i rilindur” dhe “Perëndia e Psherëtimave” duke interpretuar një poezi me titull interesant “Porosia e nënës”, duke dhënë një ide tepër interesante të saj…. Poetja Elefteria Kallojeri, me origjinë nga Saranda, interpretoi poezi për babanë nga libri i saj “Edhe kur t’i i ke harruar fjalët”, Publicisti Kristo Stoja interpretoi një skicim të shkurtër me protagonist të moshuarit nga libri i tij “Brenda vetes”…. Një vijim interesant pastaj me recitime me poezi nga poetët dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty
MesazhTitulli: Re: GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN    GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJIROKASTRA SHTEPIA E TE MOSHUARVE SHPRESA PER JETEN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Partia Shpresa Demokrate
» FEJA, SHPRESA DHE QËNDRESA
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Shtëpia e Ismail Kadaresë, një shtëpi shumë funksionale…
» NË PËRBALLJE ME JETEN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: