Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Sistemi komunist qėllimisht e la nė harresė Kristo Dakon,

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Sistemi komunist qėllimisht e la nė harresė Kristo Dakon,   Mon Dec 27, 2010 6:58 pm

Une plaku hala me te vjeteren! pa u ndriqua e verteta e historis tone Kombetare skem me pas ase shqyptari ase shtet natyral shqyptar.

http://www.botasot.info/mesme/dokumetare_26.jpg

Pėrmendorja e Kristo Dakos

Sistemi komunist qėllimisht e la nė harresė
Halil Rama
Kristo Dako, bashkėkohės i ngjarjeve qė vendosėn fatin e shtetit shqiptar
Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij nė vitin 1941. Sistemi komunist tėrė veprimtarinė e Kristo Dakos e la nė harresė pėr 50 vjet. Vepra e kėtij patrioti tė madh, me njė aktivitet intensiv pėr pesė dekada, mbeti e harruar, madje emri i tij pėr dekada tė tėra nuk u pėrmend. Historiografėt shqiptarė tė periudhės sė regjimit komunist heshtėn nė mėnyrė tė skajshme ndaj kėtij personaliteti tė shquar, qė me emrin dhe veprėn e tij bėri epokė.



Njeri, qė pati ndikim tė drejtėpėrdrehtė tė presidenti amerikan Uillson.

69 vjet mė parė (mė 16 dhjetor 1941) u nda nga jeta Kristo Dako, studiuesi dhe patrioti korēar, bashkėkohės i ngjarjeve qė vendosėn fatin e shtetit shqiptar tė pagėzuar nga fuqitė e mėdha. Ai ka hyrė nė analet e historisė si njeriu qė shėtiti pėllėmbė pėr pėllėmbė nė “tokėn e harruar”, kėshilltarin e presidentit amerikan Uillson, Ēarls Krejn dhe qė pati ndikim tė drejtpėrdrejtė pėr rolin e diplomacisė amerikane nė favor tė ēėshtjes shqiptare. Kristo Anastas Dako lindi nė qytetin e Korēės, nė prag tė Krishtlindjeve, mė 24 dhjetor 1876. Mėsimet e para i pėrfundoi nė qytetin e Korēės dhe mė pas, pasi familja emigroi nė Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe pėrfundoi mėsimet nė shkollėn e mesme.

Studimet e larta universitare i kreu po nė Bukuresht pėr matematikė. Mė vonė, pasi emigroi nė SHBA, pėrfundoi studimet universitare edhe pėr filozofi. Kristo Dako ka aktivitet tė gjerė patriotik si brenda, ashtu dhe jashtė atdheut. Ai ka qenė anėtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike tė rėndėsishme tė kohės, si: shoqata “Shpresa”, shoqata “Dituria”, shoqata “Djalėria shqiptare”, klubi “Bashkimi”, klubi “Vėllazėria”, klubi “Dielli i Shqipėrisė” etj. Kristo Dako ka qenė pjesėmarrės nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Ai u shqua pėr kontributin e tij nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqiptarėve dhe luftoi me pėrkushtim kundėr copėtimit tė Shqipėrisė. Por njė meritė tė veēantė ai ka nė fushėn e diplomacisė, nėpėrmjet kontakteve tė drejtpėrdrejta dhe mbrojtjen me forcė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė kancelaritė perėndimore. Kristo Dako ėshtė takuar dy herė kokė me presidentin e SHBA Uillson. Nė kėto takime ai ėshtė shprehur drejtpėrsėdrejti nė mbrojtje tė kufijve tė Shqipėrisė, duke qenė kundėr synimeve grabitqare tė vendeve fqinje. Ai ka kėrkuar mbėshtetjen e shtetit mė tė fuqishėm tė asaj kohe, Amerikės, dhe presidentit tė saj Uillson nė mbrojtje tė ineresove kombėtare shqiptare. Siē shkruan Dhimitėr Dishnica nė librin monografik pėr jetėn dhe veprėn e tij “Pėrballė sė vėrtetės”, Kristo Dako jetoi me intervale 11 vjet nė SHBA, ku gjatė asaj dekade spektri i veprimtarisė sė tij ishte i gjerė dhe i larmishėm.



Ishte ministėr i arsimit nė periudhėn e mbretit Zog

Ai la pasur njė trashėgimi shumė tė pasur nėpėrmjet botimit tė disa librave, si: “Cilėt janė shqiptarėt”, “Shqipėria - ēelėsi i Lindjes sė Afėrme”, “Shėnime nga jeta dhe vepra e N.M tij, Zogut I, mbret i shqiptarėve”, tekstin shkollor “Mėsimet e para tė gjeometrisė elementare” etj. Kristo Dako ėshtė njė ndėr themeluesit, administrator dhe mėsues i Institutit Femėror tė Vajzave “Kirias” (Qiriazi) nė qytetin e Korēės dhe mė pas nė Tiranė, Kodėr-Kamėz. Ai ishte bashkėshorti dhe bashkėpunėtori mė i ngushtė i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit nė veprimtarinė e tyre fisnike tė arsimimit dhe emancipimit tė femrės shqiptare. Nė vitin 1910 u caktua drejtor i Normales sė Elbasanit. Kristo Dakua ka qenė edhe ministėr i arsimit nė qeverinė e mbretit Zog.

Pėr aktivitetin e tij tė shquar patriotik dhe si rilindės i gjuhės dhe arsimit shqip Kristo Dako radhitet dhe zė njė vend nderi ndėr emrat mė tė shquar tė patriotėve mė aktivė nė Evropė dhe nė botė tė kohės sė tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi etj. Kristo Dakoja dhe Sevasti Qiriazi (Dako) patėn dy fėmijė, Gjergjin dhe Aleksandėrin. Me shkollimin e tyre, njėri mjek dhe tjetri inxhinier mekanik, ata ishin intelektualė tė shquar tė kohės. Por fatkeqėsisht u trajtuan keq nga regjimi komunist, duke i burgosur. Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij nė vitin 1941. Sistemi komunist tėrė veprimtarinė e Kristo Dakos e la nė harresė pėr 50 vjet. Vepra e kėtij patrioti tė madh, me njė aktivitet intensiv pėr pesė dekada, mbeti e harruar, madje emri i tij pėr dekada tė tėra nuk u pėrmend. Historiografėt shqiptarė tė periudhės sė regjimit komunist heshtėn nė mėnyrė tė skajshme ndaj kėtij personaliteti tė shquar, qė me emrin dhe veprėn e tij bėri epokė. Nė monografinė e shkruar nga Dhimitėr Dishnica argumentohet fare qartė qėndrimi mė se i ftohtė dhe i padrejtė ndaj figurės sė Kristo Dakos si pasojė e trajtimit klasor dhe politizimit tė saj, qė preku mjaft figura tė spikatura tė historisė kombėtare, siē qe dhe ai.

E kaluara atdhetare e Kristo Dakos, e cila ndriste me shkėlqimin vezullues, si pasojė e njėanshmėrisė nė trajtimin e figurave historike nuk u vlerėsua asnjėherė nga historiografia e regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės. “Heshtja, nėnvleftėsimi dhe mospėrfillja e veprės sė tij ishte pjesė e qėndrimit dogmatik e sektar qė u mbajt ndaj personaliteteve tė sė kaluarės nė emėr tė luftės pėr tė shkatėrruar mbeturinat e sistemit tė vjetėr”, - shkruan pėr tė Dhimitėr Dishnica. Mė tej ai argumenton bindshėm se heshtja dhe pėrbuzja e veprės sė Kristo Dakos pėr njė kohė tė gjatė ishte pjesė e njė lufte qė synonte dobėsimin e influencės amerikanė nė Shqipėri, nė mėnyrė qė Shqipėria tė ishte sa mė e izoluar, larg ēdo ndikimi dhe influence tė huaj, qė vendin e frymės perėndimore ta zinte ajo lindore, kultura sllave dhe ideologjia e saj. “Ai dhe familja e tij ishin shpallur padrejtėsisht borgjezė dhe mbi pjesėtarėt e tjerė tė saj ranė tė gjitha goditjet qė i shkonin pėrshtat kėtij emir. Ata nuk ishin tė tillė. E vetmja pasuri e tij dhe e familjes ishin dijet, ideali kombėtar, librat dhe godinat e shkollės.” Por nė kėto vite tė demokracisė e pluralizmit do tė ishte nipi i tyre, Robert Dako, qė ngriti nė Kodėr-Kamėz njė shkollė tė lartė universitare, qė pėrgatit menaxherėt dhe juristėt e ardhshėm tė biznesit. Ky universitet ėshtė ngritur mbi njė ėndėrr tė hershme tė patriotėve Dako e Qiriazi, qė daton qė nė fillimet e shekullit tė kaluar, kur u hap vetėm instituti “Kyrias”. Presidenti i kėtij universiteti, Robert Dako, shprehet se ka ndier obligimin qė ėndrrėn e dikurshme tė tė parėve tė tij ta rigjallėrojė e ta zhvillojė deri nė idenė e njė universiteti. Ai shprehet gjithashtu se ėndrrės sė hershme arsimore iu shtua edhe mundėsia qė iu dha pėr tė rimarrė pronat e shtetėzuara dhe tė dyja sė bashku kanė mundėsuar iniciativėn dhe sipėrmarrjen arsimore me emrin “Universiteti Sevasti & Parashqevi Qiriazi”. Ndėrkohė gjykojmė se ka ardhur koha qė vepra e Kristo Dakos tė vlerėsohet dhe tė bėhet e ditur pėr tė gjithė shqiptarėt dhe njėkohėsisht tė ndreqet padrejtėsia qė ka rėnduar mbi tė dhe familjen Dako.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sistemi komunist qėllimisht e la nė harresė Kristo Dakon,
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: