Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 64
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin   Mon Jan 03, 2011 4:31 am

Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin
E Diel, 02-01-2011, 06:07pm (GMT)


Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2011_01/19315/u1_MithatFrasheri.jpg



Nga Mithat Frashėri


Ata tė Konferencės, nė ėshtė se ranė lehtėzi nė godi pėr kontrollin ndėrkombėtar dhe oficerėt e huaj tė gjindarmėrisė, hoqėn mjaft vėshtirėsi pėr tė zgjedhur njė Sovran: kandidatura e princ Ėilhelm de Ėied u pranua me gėzim prej shqiptarėve dhe Fuqitė e Mėdha dukeshin nė aparencė tė bashkėta nė kėtė zgjedhje, tėrė duke pasur fshehtazi dhe nga njė kandidat tė dytė tė tyre. Njė brengė e madhe nga ana tjetėr, i kishte dalė Shqipėrisė si njė lungė e helmuar: nė qoftė se rėnia e Janinės kishte pasur pėr konseguencė pėrparimin e grekėve gjer nė Llogora, Gurin e Ylynecit dhe Guri i Prerė, ajo e Shkodrės u vazhdua prej lirimit tė njė pjese tė Shqipėrisė nga ushtritė serbe dhe malazeze. Mjerisht gėzimi i lirimit do tė shpėrblehesh fort lidhur me personin e Esadit. Ky njeri u bė foleja drejt sė cilės rrodhėn gjithė ē'mund tė kishte tė keqe nė Shqipėri: tradhti, konservatorizėm, ambicion, lakmim, neqezėri, shpagė, frikė prej dritės dhe sė mirės. Esadi, pėr tė cilin flitesh (se kishte bėrė - red) njė marrėveshje me shtetet fqinjė sa pa rėnė fare mirė Shkoda, u bė qendra e gjithė atyreve qė ndiqnin njė qėllim kundėr Shqipėrisė. Fuqia e tij i vinte aq prej shokėve tė brendshėm, sa edhe prej relacioneve tė jashtme: mbi intrigat qė kishte lidhur me Serbinė dhe Malin e Zi, pa vonuar shumė u shtuan edhe marrėdhėniet me Greqinė. Edhe kjo fuqi nefaste u instalua nė Tiranė, duke krijuar njė reaksion me emėr "Qeveria e Shqipėrisė sė Mesme". Nė kėto kondita dhe si kishte vėnė pak rregull nė punėt Komiteti i Kontrollit dhe oficerėt holandezė tė gjindarmėrisė arriti nė Durrės princ Ėeidi me titullin mbret Ėilhelm i parė. Ardhja e mbretit e normalizonte pak gjendjen e Shqipėrisė, sadoqė shtatė marsi nuk e fiku esadizmin, edhe nė ia pakėsoi fuqinė e kryetarit tė saj. Por ajo qė duhesh rregulluar, vėshtirėsia e madhe qė duhesh prapsur, ishte lirimi i kufirit tė Shqipėrisė: Konferenca e Londrės kishte vendosur qė kazaja e Korēės gjer te hunda e Stilos dhe nisia Sazan do t'i mbeten Shqipėrisė; sa pėr vendin ndėrmjet kėtyre pikave ekstreme, do tė caktohesh nė vend, gjė qė e bėri njė komision mikst duke vajtur nė ato krahina, duke konstatuar karakterin shqiptar tė popullsisė dhe duke ngrehur vijėn e kufisė nė atė akt tė emėruar Protokoll i Firences. Tė dy provincat e jugės gjendeshin nė dorė tė Greqisė. Serbia dhe Mali i Zi para atitudės energjike tė Austrisė ishin shtrėnguar tė lirojnė vendet e njohura Shqipėrisė. Pėr Greqinė s'dilte ndonjė pushtet tė merrte njė pozitė energjike. Situata politike inkurajoi Greqinė, pasi legalisht e kishte humbur tė drejtėn e okupimit tė krahinave jugore, tė pėrdorė njė dredhi duke krijuar organizatėn e fshehur qė mori titullin Autonomi e Epirit, me ushtarė, oficerė, burra shteti, armė dhe municione tė Greqisė zyrtare. Nė qoftė se qeveria zyrtare e Athinės nuk merrte dhe s'guxonte tė merrte njė pozitė ēiltazi nė kundėrshtim me vendimet e Konferencės sė Londrės, krijesa okulte (e fshehtė - red) e saj, Autonomia, pandehte se ishte e lirė tė marrė masa kriminale. Njė buēitje e fanatizmės greke nė verė tė motit 1914 u shoqėrua nga njė furi destruktive, e nderė mbi gjithė katundet e tė dy provincave prospere Korēė dhe Gjirokastėr, ku plaēkitja dhe djegia e afėr treqind katundeve tė lulėzuara shkaktoi eksodin e mė tepėr se njėqind e ca mijė frymėve, prej tė cilėve njė shumicė do tė gjente njė vdekje mizerabėl nė malarje tė Vlorės dhe njė pjesė, jo mė pak e amdhe, do tė shtrėngohesh tė kėrkojė njė strehė duke ikur nė dhe tė huaj. Nė kohėn qė kjo tablo e zezė po vizatohesh nė shekull tė njėzet, njė skenė jo mė pak ēuditėrisht dramatike po zhvillohesh nė Shqipėri tė Mesme: Esadizma mori trup dhe formė nėn njė trini apokaliptike: Esad Toptani, myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili, tre krerė tė njė hidre qė pėrfytyronin ambicionin, tradhtinė dhe lakmimin, fanatizmėn e verbėr dhe injorante nėn maskėn e fesė, marrėzinė brutale jo nė figurė letrare po reale. Qamili, njė katundar nga Sharra meqėnėse kishte ndjenjur nė hekura si i prishur mendsh. Edhe kėshtu nė atė mot Shqipėria u bė dėshmonjėse e njė sendi tė paparė gjer atėhere: agjentėt e Greqisė dhe tė Patrikanės tė lidhur ngushtė me "fetarin" Musa Qazim; njerėzit qė pretendonin se luftonin pėr din dhe dovlet bashkėpunojnė me ēetat destruktore greke; Esadi dhe partizanėt e tij tė "Sadai Mil-letit" bėhen vegla tė shqehve dhe grekėve. Por njė pjesė e esadizmės, fytyrat mė shtazore tė saj, ato qė inauguruan bolshevizmėn nė Shqipėri me djegie, plaēkitje dhe rrėnime, tre vjet mė parė se sa tė buēasė bolshevizma nė Rusi, partia e Haxhi Qamilit dhe e Musa Qazimit, ktheu armėt edhe kundėr kryetarit dhe inspironjėsit tė tyre dhe Esadi u bė aq i urrejtur sa edhe shteti, qeveria, rregulla, patriotizma; kaq ėshtė e vėrtetė se, ay qė lot me zjarrin shpesh digjet dhe vetė. Nė kėtė katastrofė, pėrpara sulmeve tė jashtme dhe tė brendshme, mbetur pa njė mbėshtetje morale, pėrkundrazi e marrė nėdrmjet dy zjarreve tė dy grupeve rivale tė dy pushteteve tė mėdha qė buēitja e luftės europiane i kishte ngrehur ēiltazi kundėr njėra-tjetrės, Shqipėria, shteti dhe qeveria, u ndodhėn pėrpara njė shkatėrrimi fatal: duke kuptuar se sulmet nga ēdo anė qė vinin kishin pėr burim kryesor rivalitetet dhe intrigat e Fuqive tė Mėdha, qeveria shqiptare u shtrėngua, duke mos gjetur udhė tjatėr, tė dorėzojė fuqinė te Komisioni Ndėrkombiar i Kontrollit-emėruar prej pushteteve tė mėdha- dhe mbreti tė largohet nga Shqipėria. Eshtė e vėrtetė se autoriteti efektiv i qeverisė kishte katėr muaj qė ishte pakėsuar dhe kufizuar fort tepėr; por mėrgimi i saj solli njė kaos tė vėrtetė, njė anarki materiale dhe morale: prestigji dhe posibiliteti i punimit tė Komisionit tė Kontrollit gjendeshin tė reduktuar nė minimum, nė njė mėnyrė qė rebelėt "ehli kijami" gjetėn fare shesh tė lirė nė Tiranė, u ndenė nė Elbasan dhe Berat; prefekturat e Gjinokastrės dhe Korēės i okupuan zyrtarisht grekėt duke i dhanė fund komedisė epirote dhe Italia zbarkoi nė Vlorė, duke mos vonuar edhe malazezėt me serbėt qė tė zbresin nga veriu. Barka e Shqipėrisė kishte mbetur pa komandant, pa timon, pa rema, e lėkundur nė njė det tė shfryrė, e rrahur prej tallazeve tė pasionit. Nė kėto kondita ēdo organizim, ēdo politikė ishte e pamundur. Populli, rėnė nė mizerje dhe anarki, po priste ngjarjet nė njė mėnyrė passive, pa zhvilluar dot asnjė vullnet"..


Revista "Diturija" (nr.6 fq.201-210) tė vitit 1928)







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 64
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin   Mon Jan 03, 2011 4:41 am

Mos i mbylleni temat e burrave medhej si Mithat Frasheri dhe mos i feshini shkrimet te tilla, se aty ka medime plotr idelizem kombetar.
mbyllejauni gojen feshinjau shkrimet mbeturinave sllavo-komunistave qe akoma kopjojen historin qe nau ka servua me hile per ineteresa ideologjike e partiake.Mos i feshini shkrimet e Mithatit e te Fishtes, jo per ndere tyne se burrat si Mithati e Fishta nuk meposhten kurre.Por per na brezin e ri per te mesua me shum per ndjenjat Kombetare si kan veprua Burrat e medhej.
ashete hape nje teme per Mithat Frasherin me paramendime e paragjykime te mperapeshta, per ta meposhet te verteten e per ta ngrite e propoganedu te keqen!!! Kujdes se na perseritet historia dhe kaoset.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 64
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin   Tue Jan 04, 2011 9:13 pm

I madhi te medhejve Gjeniu i Komebit Mithat Frasheri, hedhe drite negjarejet na meson historin e viteve 1912-1920. Po si nuk del ndo nje dijetar atedhetar, te na meson,tregon gjarpit e rebelimeve dhe te belave qe ia sollen Shqyptaris prej vitit 1920-2011 !
Akoma historia na shkruhet e imeponohet si mbas tekeve partiake, bindjeve ideologjike, Dhe na ju besojem!per derisa ia lejojem vetit kete, mos priteni perparim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mithat Frashėri: Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: