Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 14  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:41 pm

Njgeles i duken pak 3 shqiptar te vdekur , per ate nuk mjaftojne as 13.000 !

Cito :
Ngjela: Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne
Ngjela: Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi ka bere apel dje per ngritjen e popullit ne kembe. "Neser te gjithe ne kembe, kjo eshte nje lufte e rende. Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne per ta fituar betejen", ka qene deklarata e ashper e Ngjeles. Sipas tij, vrasja e tre personave ne demonstrate eshte nje prej ngjarjeve me te renda ne historine e vendit dhe se qytetaret duhet te ngrihen ne kembe per te nderuar kujtimin e deshmoreve. Deklarata e kreut te PDL u be mbremjen e djeshme, gjate vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin Ushtarak. "Dhjetera te plagosur dhe tre te vrare. Eshte masakra me e madhe ne historine e Shqiperise. U them shqiptareve te gjithe ne kembe per te respektuar deshmoret. Nga te kater anet kane qelluar me snajpera. Ne funeral te gjithe te respektojme viktimat dhe te ngrihemi ne kembe", tha dje Ngjela. Nese deklarata e lidereve te tjere te opozites kane qene me te moderuara, duke kerkuar gjetjen e fajtoreve per vrasjen e tre personave, Ngjela ka bere serish apel per te ngritur popullin ne kembe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:42 pm

Shkrimin qė nuk do tė doja ta shkruaj
25-01-2011 / Nga Ekrem Kryeziu (dramaturg)


Inteligjencia post festum!

Duke i shikuar nė televizionet shqiptare dhe ato gjithėbotėrore grupet e ēakėrdisura se si me shkopinj tė gjatė, hunj dhe shufra tė metalit e sulmonin policinė qė mbronte institucionet, nė ninėzėn e mendjes mu ngjallėn pamjet e turmave serbe, tė orkestruara nga krimineli i luftės Millosheviqi

Dhe ndodhi nė Tiranė 21 janari. I egėr, i dhunshėm, i pėrgjakshėm, pjesėtari sė cilės kurrė nuk do tė doja tė isha, edhe pse jam edhe unė shqiptar, si tė gjithė ata qė ulėrinin nė sheshin para kryeministrisė. Ēfarė tash? A mjafton tė kėnaqemi me kėtė konstatim dhe, tė mbėshtjellė me mospėrfilljen intelektuale ndaj tė vjellave tė plebsit tė cilit ne, intelektualėt, nuk i takojmė, t’i presim reprizat e happening-ėve tė kėtillė?
Duke i shikuar nė televizionet shqiptare dhe ato gjithėbotėrore grupet e ēakėrdisura se si me shkopinj tė gjatė, hunj dhe shufra tė metalit e sulmonin policinė qė mbronte institucionet, nė ninėzėn e mendjes mu ngjallėn pamjet e turmave serbe, tė orkestruara nga krimineli i luftės Millosheviqi. Kėto falanga tė udhėhequra nga ky ish-komunisti tentonin dhe pėr njė dekadė tė tėrė dhe ia dolėn tė shkelnin ēdo gjė qė atyre nuk u shkonte pėr hatėr. Atėherė, nė Serbi, mėkėmbėsit e Millosheviqit e shpikėn togfjalėshin arsyetues “Ndodhi populli”. Kur “ndodh” populli, gjegjėsisht, turma, atėherė tė mos habitem ēfarė lėnė pas vete ky stamped popullor. Kur demat marrin turr, dihet ēfarė ngel pas. “Demat” e Millosheviqit e kallen Ballkanin duke lėnė pas qytete tė rrėnuara dhe viktima tė panumėrta. Hiē disa emra tė njohur tė cilėt emigruan, pjesa dėrmuese e inteligjencies serbe po heshtte po si nė kohėn kur u ngrit Hitleri.
Mė 21 janar nė sheshet e Tiranės mu duk se, fatkeqėsisht, “ndodhi populli”. Millosheviqi e kalli Ballkanin, uroj qė dirigjenti “ndodhje tė popullit” nė sheshet e Tiranės tė mos e kallė Shqipėrinė si nė tė kaluarėn.
Dirigjenti i kėsaj “Ndodhjeje”, skuadronet sulmuese tė sė cilės ishin paguar, njė ditė para erupsionit, ishte arsyetuar se ai nuk pėrgjigjet pėr atė qė mund tė ndodhė nesėr (!). Inteligjencia shqiptare, jo tė gjithė, pas kėtyre ngjarjeve tragjike e ngrehu zėrin. Vonė! Post festum!
Nuk dua tė mendoj se diēka gjenetikisht nuk ėshtė nė rregull me ne. Nuk dua tė mendoj se po na pėrsėritet historia ku ka shembuj se mė me dėshirė kemi rrėnuar se qė kemi ndėrtuar. Nuk pajtohem me kėtė mendim. Ky reflektim ėshtė atavizėm tė cilin pushtuesi ėshtė munduar tė na ngulit nė mendje bindjen se ne jemi shkatėrrimtarė.
Inteligjencia ėshtė ajo qė, me dritėn e mendjes, duhet ta ndriēojė epokėn qė e jeton. Tė jetė paraprijėse, jo nė bisht tė ngjarjeve. Heshtja e inteligjencies ėshtė me pasoja qė vėshtirė riparohen. Kjo qė ndodhi mė 21 janar, qė kurrė nuk do tė doja tė pėrsėritet mė, i ka rrėnjėt pikėrisht nė heshtjen dhe konformizmin e inteligjencies shqiptare. 21 janari 2011 ėshtė vetėm maja e ajsbergut qė rrezikon ta ngrijė edhe njė herė botėn shqiptare. Ėshtė fillim i finales sė artikulimeve ogurzeze. Dhėnia e ēelėsit tė Tiranės, Goran Bregoviēit tė birit tė gjeneralit tė ushtrisė jugosllave, e cila prej 1945-1999 ishte ekzekutore e shqiptarėve tė Kosovės, Goran Bregoviēit, kompozitorit tė filmave tė Kusturices, kanakarit tė Millosheviqit, i cili nė Pallatin e Kongreseve tė Enver Hoxhės i kėndonte Kallashnikovit dhe, pėr ēudi, publiku tiranas m’i ngjasonte turmės sė mpirė qė nė trans duartrokiste. Edhe sot e kėsaj dite ndjej dhembje pėr ta, siē mė dhimbsen edhe tė shkretet e manipuluar tė kėtij 21 janari tė zi.
Edhe pėr njėrėn palė edhe pėr tjetrėn do tė them siē thoshte Krishti “O Zot falja mėkatet se nuk dinė ēka bėjnė”. Izolimi i gjatė komunist i ka shkatėrruar nė rrėnjė, prandaj ēfarė do qė i ofrohet nga jashtė e pranon si vlerė.
Nėse nuk e fajėsoj publikun nė “koncertin” e Bregoviēit, nuk e fajėsoj as nė “koncertin” e 21 janarit. Fajtori kryesor i kėtyre dy “koncerteve”, prej tė cilėve ky i dyti ishte i pėrgjakshėm, ėshtė ai qė dėshiron tė ngritėt mbi kufoma tė pafajshmėve pėr tė ardhur nė pushtet.
Si shqiptar qė jam dhe qė e di kush ėshtė Bregoviēi, ky jugosllav i mykur, po kam frikė se nuk po e di se kush ėshtė ideatori i kėtyre dy evenimenteve. Nuk do tė doja tė them se njė shqiptar mund tė veprojė kėshtu kundėr tė shtetit tė vet. Ē’e do duhet tė pajtohem me realitetin. S’ėshtė e rastit qė dejmaraku Bregoviq, i cili haparitej nė karrigen e tij nė skenė dhe si nė kafenetė serbe nga tė cilat skuadronet vrastare tė ushtrisė sė babait tė tij niseshin drejt fshatrave dhe qyteteve tė Kosovės, i kėndonte kallashnikovit. Kur dikush ia lė livadhin e pambrojtur demat e Millosheviqit mund ta kullosin sa tė duan.
Si atėherė edhe tash inteligjencia shqiptare fatkeqėsisht heshti. Heshtjet e tilla nė kohėn kur duhet tė flitet po na kushtojnė dhe do tė na kushtojnė shumė.
Heshtja e inteligjencies shqiptare ndaj akuzuesit tė “Rrugės sė kombit” duke e quajtur kėtė lidhje gjaku kombėtar si “Rrugė tė asgjėkundit”, “Rrugė tė kotit”, u pasua me njė prononcim tė ēuditshėm nė njėrin televizion kombėtar shqiptar kur njė analist i paguar, fatkeqėsisht, edhe ai bir komunisti, tė cilin po ai regjim tė cilit me devotshmėri i kishte shėrbyer e kishte burgosur, i akuzon ideatorėt e “Rrugė sė kombit” si shkatėrrues tė ambientit.
Pjesė tė ajsbergut tė 21 janarit janė edhe tentativat qė, disa qarqe intelektuale tė Shqipėrisė synojnė t’i rremojnė themelet e gjuhės sė njėsuar. Heshtje pas heshtjes dhe njė Zot e di kur do tė ndalet orteku rrėnues.
Njė vėlla imi qė ėshtė sa pjesė e Kosovės aq e Shqipėrisė dhe e botės ma tha njė anekdotė popullore qė nuk e kisha dėgjuar mė parė: “Nėse njė shtėpi e ka njė tė ēmendur, tė gjithė anėtaret e asaj shtėpie vuajnė, pos tė ēmendurit”.
Mos t’i rrėnojmė rrugėt mbi tė cilat ishte dashur tė ecim drejt botės sė qytetėruar. Nė kėtė rrugėtim nuk do tė na ndihmojnė as urrejtja as falangat zjarrvėnėse.
Detyrė e Inteligjencies ėshtė qė tė ēmendurit tė mos i lihet flaka nė dorė se ai lehtėsisht mund ta kallė shtėpinė.
Shqipėria ėshtė shtėpi e tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht se ku jetojnė ata dhe pėr kėtė arsye e ndiej pėr detyrė qė ta mbroj nga tė gjitha ata qė synojnė ta pėrbaltin nderin e Shqipėrisė Euroatlantike, Shqipėrisė tė cilės iu hapen dyert e Evropės, Shqipėrisė me ekonomi nė rritje. Kjo Shqipėri pėr herė tė parė nė historinė njėshekullore si shtet po arrin tė jetė mbėshtetėse e denjė nė luftėn diplomatike tė Kosovės pėr forcimin e pavarėsisė. Shqipėria e fortė, siē ėshtė, do tė jetė krah i djathtė i Kosovės drejt pėrballimit me sulmet dhe planet djallėzore sllavo-bizantine, kėsaj radhe tė shestuara nga Dick Marty me shokė. Tentim dobėsimi i pavarėsisė sė Kosovės edhe kėsaj radhe sikur po ndodh nė pajtueshmėri me forcat shkatėrrimtare, tė cilat nuk po reshtin t’i vėnė nėnkėmbėzėn Shqipėrisė, e cila nuk ka qenė kurrė mė mirė se sot.
Shqetėsimi im nuk ka fund dhe do tė doja qė ky shqetėsim, qė nuk do tė doja tė ishte vetėm imi, tė artikulohet nė mėnyrė tė theksuar edhe nga inteligjencia shqiptare dhe tė drejtohet kundėr ajsbergut qė po synon ta akullzojė Shqipėrinė dhe me tė edhe tė gjithė shqiptarėt.
Uroj qė ta duam Shqipėrinė dhe tė mos e kemi pėr turp qė kėtė ta themi hapur dhe mė shpesh.
Ėshtė kohė koha qė tė gjithė tė dalim, “Te sheshi, te sheshi o burra”... Jo tė mbarsur me urrejtje, por me dashuri, se dashuria e shkrin edhe ajsbergun mė tė madh. Tė mos harrojmė se tė gjithė jemi shqiptarė, jo kosovarė, jo pėrmetarė, jo labė, jo jugorė, a veriorė, por tė gjithė shqiptarė.
Po tė mendojmė dhe veprojmė kėshtu, kurrė nuk do tė pėrsėriten 21 janari dhe marritė e tjera gjakatare. Inteligjencia nuk duhet tė heshtė, nėse do tė jetojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:44 pm

Ekskluzive nga Athina/Demonstrata e 21 Janarit, reaksion puēist, me bashkėpunimin e celulave terroristo-politike greke
25-01-2011 / Nga Leonard Quku


Demonstrata e dhunshme e Partisė Socialiste, s’ishte kurrsesi e rastėsishme, por tė fshehura nėn rrogozin e njė skenari tė zi qė zbarkoi nė Tiranė me kontigjentin mė tė errėt kriminal. Kėshtu, Edi Rama dhe PS paskan menduar mė sė miri pėr 21 Janarin. Paskan menduar pėr shumė mė tepėr sesa thjesht njė protestė, apo tubim nė shenjė pakėnaqėsie ndaj politikave tė qeverisė. Deri kėtu jemi plotėsisht nė rregull dhe s’kemi asnjė kundėrshtim. Por, ēfarė ndodhi pasditen e 21 Janarit? Pėrveē njė dite tė ftohtė, tipike tė mesit tė dimrit, ajo ditė u nxi e tera, u nxi nga shkopinjtė, trarėt, gurėt, pllakat e trotuareve, bombat molotov, qė vėrsuleshin mbi kokat e policėve dhe punonjėsve tė gardės, si dhe nga makina e mbushur me tritol qė u lėshua drejt mureve rrethuese tė Kryeministrisė. Gjithēka flasim pėr njė skenar virtuoz, tė mirė organizuar dhe mbi tė gjitha fantazist. Edi Rama, i cili ishte menduar se do dirigjonte njė protestė paqėsore dhe larg reagimeve vulgare, para se tė braktiste turmėn pėr restorantin e ngrohtė tė Fidelit, i ndau detyrat deputetėve socialistė tė cilėt mė pas ia pėrcollėn eksponentėve qė udhėhiqnin klanet e veēuara tė krimit tė organizuar, pėr tė nisur mėsymjen kundėr Policisė sė Shtetit, pėr tė nisur mėsymjen kundėr institucioneve legjitime. Njė emigrant shqiptar nė Athinė, na shkruan me shqetėsim nė komentet e videos sė publikuar nga gazeta 55 online, ku flitet pėr protestėn e dhunshme, se e gjithė kjo ka qenė njė reprezalje me zanafillė nė Athinė. Emigranti, i cili gėzon tė drejtėn e anonimatit nė kėtė rast, ėshtė ftuar pėrmes rrjetit social Facebook, nė njė takim diku nė periferi tė Athinės. Ai na shpjegon se si nė atė salle u shpalos platforma pėr demonstratat e dhunshme nė Tiranė, tė cilat ishin planifikuar mė 21 Janar. Ishin ftuar tė gjithė emigrantėt, edhe ata qė ishin pa letra, pasi ēuditėrisht autoritete greke u kishin garantuar hyrje-dalje-n...Gjė e rrallė kjo, pėr tė mos thėnė se s’njohim ndonjė precedent tė tillė tolerimi dhe qytetarie ndaj emigrantėve shqiptarė nga autoritetet greke. Por, pikėrisht pas kėsaj maske fshihej i gjithė reaksioni. Nė bashkėpunim me celula nacionaliste greke, tė cilat paskan influence deri nė Qeverinė e vendit fqinj, PS e degės Athinė me urdhėr tė Edi Rames, rekrutoi prej mė shumė se 30 shtetasish shqiptarė, pėr t’i vėnė flakėn Shqipėrisė. Arsyeja? Gjithnjė sipas burimeve tė emigrantit shqiptar, sepse Greqia ėshtė mėrzitur fort nga fakti qė Shqipėria renditet pėr kėtė vit nė top 10 vendet e globit qė duhet tė vizitohen gjatė 2011-ės... Konflikti i interesit pėr turizmin dhe bukuritė pėrrallore tė Shqipėrisė, bėnė qė celulat terroristo-politike greke, tė mendojnė prishjen e imazhit tė vendit tonė. Dhe pėr arritjen e kėtij qėllimi vulgar dhe monstruoz, gjetėn njė karikaturė apatride, Edvin Kristaq Ramėn.



Emigranti/Kohėt e fundit mė erdhi nė rrjetin social Facebook njė e-mail nga njė organizatė shqiptare nė Athinė (dyshohet pėr degėn e PS-sė, Athinė) si i ftuar nė njė mbledhje. Shkova sipas adresės qė mė kishin dėrguar dhe nuk u identifikova se portat ishin tė hapur. Nė atė mbledhje u diskutua platforma e demonstratės sė 21 Janarit dhe se pėr kėtė kėrkoheshin vullnetar pėr tė marrė pjesė nė kėtė tubim. Aty ishin rreth 30 veta. Me sa kuptova, shumica e tyre njiheshin me njėri-tjetrin (ky s’ishte takimi i parė qė zhvillohej)... Pasi u prezantua platforma e demonstratave (tė dhunshme), ai qė pranonte tė shkonte duhej tė paraqiste pasaportėn. S’kishte probleme nė rast tė mungesės sė dokumenteve, pasi dalja dhe hyrja nė Greqi ishte njė proces i siguruar nga organizatorėt e demonstratės. Duhet tė firmosje njė fletė, ēdo fletė kishte nga 6 deri nė 11 emra. U largova i dėshpėruar nga ajo mbledhje, sepse fillimisht mendova se ishte pėr ēėshtje pune. Shqipėria, ėshtė shpallur pėr kėtė vit njė ndėr vendet mė tė preferuara tė botės, pėrsa i pėrket turizmit...Ky fakt tėrbon grekėt. Ėshtė hera e parė qė bėhet njė gjė e tillė nė Shqipėri. Demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekėt dhe 21 Janari ėshtė organizuar nga grekėt. Unė personalisht isha i sigurt se nė kėtė demonstratė do kishte tė mjaft tė lėnduar... do kishte tė vdekur. Ajo qė mė bėri tė mendohem ishte se ne emigrantėt kėtu nė Greqi, nė vend qė tė ngrihemi pėr tė drejtat tona shkojmė dhe njollosim vendin tonė tė dashur...Turp tė na vijė. Larg partive!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:47 pm

Po mir MEDALIM po nbaz te gjitha shkrimeve ne aspektin global po del se jan kapur dy toborret te kunderta Greko-Serb net bahen copa, vjen nji forc tjeter jav merr,dy perlahen treti fiton....!?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:49 pm

Sali Berisha me perkrahesit e tije
i cili ne pushtet erdhe me vjedhjen e votave dhe me finacimin e miqeve te serbise mikut te vet fazliq Mishkoviq dhe te grekeve
qe qellimi i tyre eshte te kallet shqiperia si me 1997
ku me ndihme e carqeve greke serbe shkaterroi shqiperin
Ky shan FanNolin Azem bejten Ismajl Qemajlin e te gjitha figurat shqiptare qe formuan shetin shqiptare
kurse ngrit Permendore tradhtareve te atdheut Ahmet Zogut e shume tradhtareve tjere te emruar nga Pashiqi serbe
Pra ,shqiptaroserbet perkrahin pa nderperere gjeleatin shqiptare serbe sali berishen ,sa here qe forcohet shqiperia
keta kane vetem nje qellim shkaterrimin e shtetit shqiptare me ndihmen e vellezerve te tyre serbe e grek.
Po tradhtaret do gjene vendin e vete shume shpejte ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:50 pm

http://www.gazeta55.al/fotolajm/88181berishamepolicinYzeiraj.jpg



Berisha: Ndaj puēistėve, zbatim tė rreptė tė ligjit- s’do tolerohet asnjė akt dhune
25-01-2011 / Gazeta 55


Kryeministri Berisha takon gjeneralėt, i shpreh konsideratat mė tė larta efektivit tė Policisė, Amarildo Yzeir, i cili mbrojti flamurin e hedhur si leckė nė tokė nga demonstruesit e dhunshėm tė opozitės



Kryeministri Berisha e akuzoi opozitėn se me pretekstin se zgjedhjet ishin manipuluar kėrkoi qė me demonstratėn e 21 janarit tė rrėzonte qeverinė legjitime. Nė njė takim me gjeneralėt e Ushtrisė nė Ministrinė e Mbrojtjes kryeministri Berisha bėri sėrish pėrgjegjės kreun e PS-sė Rama pėr demonstratėn e dhunshme tė 21 janarit. “Rama gjeti si pretekst zgjedhjet pėr tė ardhur nė zgjidhjen finale atė tė demonstratės theksoi Berisha duke shtuar edhe njėherė se zgjedhjet e 28 qershorit ishin nga mė tė mirat dhe mė transparentet. Gjithashtu Berisha duke iu referuar sėrish demonstratės sė dhunshme theksoi se ēdo opozita kishte paguar elementėt tė veēantė pėr tė shkaktuar trazirat dhe pėr tė marrė pushtetin me dhunė. “Pėr 5 orė njė kryeministėr i zgjedhur nga populli rrethohet nė detyrė nga grupe kriminelėsh, trafikantėsh qė tė gjithė tė paguar. Ata ishin tė stėrvitur javė mė parė dhe kishin plan tė hollėsishėm sulmi”- u shpreh kryeministri Berisha duke shtuar se dyshohet se kishte edhe tė infiltruar edhe nga ndonjė vend tjetėr. Kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka pėrmendur dhe disa nga urdhrat qė sipas tij kishin marrė demonstruesit pėr marrjen e kryeministrisė tė cilat kishin ardhur nga godina pėrballė kryeministrisė ku qėndronin drejtuesit e opozitės dhe organizonin sulm. “Sulm, ecni, futini brenda, mos kini frikė, mos u trembni nga krismat se janė fishek manovėr, mos u tėrhiqni, mos u tėrhiqni. Tu ēojmė kallash se porta u hap”- tha Berisha duke cituar disa prej urdhrave tė drejtuesve tė opozitės. Gjithashtu Berisha ka shtuar mė tej se do vazhdojė tė mbrojė institucionet, duke theksuar se nuk do tė lejojė vazhdimin e “puēit”.



Berisha: Mirėnjohje policit qė ngriti flamurin e hedhur nga njė bandit si leckė



Efektivi i Forcave Speciale FNSH 712, Amarildo Yzeri ėshtė polici qė u fiksua nė sytė e mijėra shqiptarėve duke ngritur flamurin ditėn e demonstratės, kur njė prej protestuesve e hodhi nė kėmbėt e policėve. Ai i ka dorėzuar sot Kryeministrit Sali Berisha, flamurin kombėtar, duke u shprehur se ai flamur i dha forcė pėr tė qėndruar. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mė pas se Amarildo: “U bė simboli mė i shkėlqyer i mbrojtjes tė rendit kushtetues, i institucioneve kushtetuese tė vendit. Nė njė moment tė caktuar njė horr, njė rrugaē, njė bandit, qė flamurin kombėtar e kishte pėr leckė, e vėrviti atė tek kėmbėt e policėve. “Amarildo e mori flamurin dhe e ngriti”- ka deklaruar kryeministri, duke shprehur mirėnjohjen pėr efektivin e Repartit tė Forcave Speciale. “Flamuri i kombit nuk mund tė ishte kurrė njė leckė qė tė flakej. Flamuri i kombit shqiptar, ėshtė flamuri i mė i bukur, por edhe flamuri kombėtar shtetėror mė i vjetėr nė Europė. Ėshtė flamuri kombėtar, nė qelizat e tė cilit prehen martirėt e kombit, qė nga koha e Skėnderbeut deri mė sot. Nė tė prehen tė gjitha ata qė kanė luftuar pėr liri dhe dinjitet njerėzor si dhe tė ata qė luftuan pėr liri tė Kosovės”- ka nėnvizuar kryeministri Sali Berisha. Kryeministri tha se ky ėshtė flamuri qė nė dallim nga kombet e tjera, edhe himnin e kombit e ka tė qėndisur rreth tij dhe betimi solemn e ka mbi tė. Kryeministri ka pėrgėzuar afektivin e gardės Amarildo Yzeiri pėr gjestin dhe kurajėn. Mė pas vetė, efektivi i specialeve FNSH, jo pa emocion ka deklaruar se kur ka ngritur flamurin ka marrė mė forcė ai dhe shokėt. “Pėr kėtė flamur jemi betuar. Unė personalisht e kam pėr ndėr . Atė ditė qė e pashė qė e hodhėn para kėmbėve tė mia, e preka shumė. Ndaj e ngrita se thashė do mė japė forcė. Ai flamur na dha kurajė pėr tė qėndruar sa mė shumė”- tha Amarildo Yzeiri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 63
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:58 pm

Shikoni se deri ku ka arrit degjenerimi kanibalist envero-stalinian!
Po a vihet dore ne nje femen, femi !!!!
Kete muned ta bejen vetem nje race e poshter qe ska fjale per ta pershkeru ne asenje fjalor!
Shyqyr qe sot ashete koha e internetit e tekenologjis moderne, per ndryshe kohet e erreta te diketatoreve kishen mujt akoma me depertu ne mendjet e popullit me ane te prpogandes felliqet. Sot shifet nga qielli degjenerimi i djajeve te kuq.

Shikojeni me kujdes se cfare muned te bene nje i terbu pa asenje fare ndjenje njerzore! Kete race te ndyte e kem peshqesh nga shkiet.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 5:59 pm

Po keshtu ka bere edhe me 1997
po u shperngul per itali
po gabimi ishte se prap ja falen tradhtarin mikun e serbise greqise dhe e kthyen ne atdhe
po ma ska falje qish ja ka nis ka me bitis
vetem turpi i madhe sote ku evropa hec perpara ka njerez si ju qe perkrahni ende tradhtaret e vendit dhe miqte e serbise ..ska koment..
Ata qe jane mesue duke tardhtue atdheun dhe kane perkrahe gjithmon okupimin sadistet Ahmet zogun bejne edhe sote..
Deri tju humb rraja sllave servile..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 6:09 pm

Tirani
Nga Shekulli 32 minuta me pare









Thirrjet e djeshme histerike tė "kryeministrit" tė vendit nė takimet me forcat e rendit dhe tė gardės janė njė mesazh i qartė pėr shqiptarėt dhe tė huajt: ai kėrkon tė trimėrojė njė grusht uniformash qė paguhen me paratė e taksapguesve shqiptarė, qė tė bėhen mish pėr top pėr pushtetin e tij tė vjedhur.
Pėr 18 muaj ai ka qenė komod nė rrugėn e tij pėr tė instaluar rregjimin autokratik, nėn petkun e shtetit ligjor, pėrballė njė opozite qė kėrkonte me anė tė dialogut zgjidhjen e ngėrēit politik qė ka mbajtur peng vendin, njė opozite qė besonte verbėrisht, ashtu siē ende vazhdon tė besojė se faktori ndėrkombėtar do tė jetė i aftė tė kalojė nga pozita e sehirxhiut nė atė tė vendosėsit se ēfarė kursi do tė marrė Shqipėria. Plani i tij pėr tė qeverisur me dorė tė fortė pėrballė njė opozite pa nerv, u prish mesditėn e 21 janarit.

Sot, i vetėm me njė grusht zyrtarėsh tė korruptuar, pėrballė zemėrimit popullor gjithnjė e nė rritje, zgjidhja ka mbetur te instalimi i njė shteti ushtarak, duke elemimuar institucionet e pavarura kushtetuese. Ai nuk mund tė pranojė njė opozitė qė ėshtė nė krye tė zemėratės popullore dhe kėrcėnon publikisht se do ta eleminojė atė fizikisht, qė nga kreu i PS-sė e mė tej, sepse pėr tė vlen thėnia "opozitari i mirė ėshtė opozitari i vdekur".

Ai nuk mund tė pranojė njė Prokurori tė Pėrgjithshme qė kėrkon tė ēojė para drejtėsisė ata hierarkė tė lartė tė gardės apo ata qė qėlluan, sepse fshihet pas tyre si urdhėrues i vrasjeve, ashtu siē nuk ka pranuar qė ky organ akuze tė marrė nėn hetime zyrtarėt e tij tė zhytur nė korrupsionin qeveritar.

Ai nuk mund tė pranojė njė Shėrbim Informativ Shtetėror, qė nuk ėshtė nė anėn e krimeve tė tij, siē e kishte ish-SHIK-un kur pėrdorej pėr tė zhdukur njerėz si Remzi Hoxhėn, tė cilit ende nuk i ėshtė gjetur trupi, pėr tė dhunuar opozitarė si nė 28 maj 1996, pėr ta vėnė nė krye tė operacioneve tė pranverės 1997 kundėr shqiptarėve qė ishin rebeluar ndaj shtetit kriminal.

Pėr tė ata janė tė gjithė puēistė si 87 vite mė parė, duke "harruar" puēet qė organizoi kur tėrhiqte zvarrė opozitėn nė 13-14 shtator 1998, duke sulmuar dhe marrė me armė dhe flakė kryeministrinė, Kryesinė e Kuvendit, Radio-Televizionin, kur sulmonte me molotovė institucionet deri nė 28 nėntor 2000, deri kur Ilir Meta, sot nė krah tė tij, do ta merrte peng pėr disa orė dhe do ta zhyste Tiranėn nėn terrorin policor, si atė qė pėrjetuan shqiptarėt mbrėmjen e 21 janarit 2011.

Pėrballė kėtij kryepuēisti, qė kėrkon tė rikthejė tiraninė nė kėtė vend, duke rrėnuar demokracinė, vetėm 20 vjet pas rėnies sė komunizmit ka shumė pak shpresa te miqtė dhe dashamirėsit e huaj tė Shqipėrisė, qė po lejojnė me indiferencė rikthimin e vendit nė njė rezervat eksperimental si nė kohėn e diktaturės. Shpresa e vetme kanė mbetur ata qindra mijėra shqiptarė tė pėrbuzur, tė zhvatur dhe tė vrarė nga dhuna e qeverisė, qė duhet tė ngrihen pėr t'i thėnė "Jo" kėsaj tiranie dhe kėtij tirani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 7:02 pm

Kush eshte ky Kristaqi , mjafton te shiqoni ne qfare gjuhe flet :



..per te gjithe ata qe dyshonin !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 8:02 pm

Po te shiqojme ashtu te gjithe ne shqiperi flasin greqishte dhe serbishte
po edhe ne kosove te hgjithe politiakent flasin serbishte dhe Anglishte
Sipas jush te gjithe qenkan Anglez dhe serbe e grek
Te dijeshe gjuhet e huaja eshte kapital..
Gjuha ste bene serbe as grek as Anglez,po komunikon me te..
A vetem po mundohesh me qdo kushte te thuhet e verteta e jote
Ku se njef politiken dhe historine e politikaneve ,apo sja kana e verteta njeqind arsye i gjani
po njerez me mendje te shendoshe nuk perkrahin Sale Serbin
mjafton falja e detit grekeve dhe heqja e figurave kombetare dhe zevendesimi me ato tradhtare
mjafton qe eshte dhenderr serbe dhe ka mik fazliqin MIshkoviqin dhe ka fale gjysmen e Tiranes ketyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Jan 25, 2011 8:02 pm

Pse Berisha kėrkon tė fshehė vrasjet?
nga Andi Bushati

24.01.2011, ora 10:23

Kryeministri Berisha ka mėtuar edhe njėherė tė bėjė edhe gjykatėsin edhe prokurorin, duke dashur t�i japė drejtimin qė kėrkon ai hetimit tė vrasjeve para Kryeministrisė. Ashtu sikurse ka bėrė gjithnjė, me ngjarje qė rrezikojnė tė trondisin pushtetin e tij, ashtu siē ka bėrė dikur me Gėrdecin, kur kėmbėnguli se faji ėshtė i ushtarakėve dhe jo i strukturave politike, ashtu siē bėri sė afėrmi me kasetėn e pėrgjimit Meta- Prifti, duke thėnė se ajo ėshtė e manipuluar, po nė tė njėjtėn mėnyrė Berisha u soll edhe kėtė herė. Vetėm tre-katėr orė pas ngjarjes, kur ende policia nuk ish shprehur pėr praninė e armėve midis protestuesve, por vetėm pėr gurė dhe mjete tė forta, ai foli jo vetėm pėr protestues tė armatosur, por shkoi edhe mė tej. Ai i vuri fajin opozitės se i kish shkaktuar ajo tė trija viktimat.

Skenari qė kėrkonte tė impononte Berisha ishte i qartė. Edi Rama dhe tė tijtė donin me ēdo kusht rrėmujė dhe trazira. Qenė ata qė provokuan tė parėt. Qenė ata qė provokuan pėrplasjen. Dhe pasi nuk ia arritėn, pėrballė njė policie tė pėrmbajtur, i vranė vetė pasuesit e tyre, pėr tė shkaktuar pėshtjellim.

Ky skenar sado fantoēmendurak tė duket, zė vend nė njė shoqėri pjesėrisht antiopozitare si kjo e jona. A nuk thoshin dikur edhe tė majtėt nė pushtet se Azem Hajdarin e kish vrarė vetė Sali Berisha? A nuk pretendonin, ata, se po i njėjti njeri kėrkonte qė Pjetėr Arbnori tė vdiste nė grevėn e urisė sė vitit 1998, pėr tė fituar kapital politik? Tė njėjtėt njerėz ishin tė prirur edhe kėtė herė qė ta besonin kėtė variant, pėr sa kohė ai i shėrbente pushtetit.

Askush prej tyre nuk vriste mendjen e nuk shqetėsonte ndėrgjegjen pėr tė pyetur: pse e thotė kėtė Kryeministri. Ku e dinte ai, para policisė, qė protestuesit ishin tė armatosur? Ku e dinte ai nga ish qėlluar dhe kush e kish bėrė kėtė? Nga e dinte ai, edhe nėse ishin goditur nga afėr, qė nė turmė nuk kishte provokatorė dhe njerėz tė vėnė me kast?

Por, falė Zotit, kėto pyetje ishin tė panevojshme. Se ndryshe nga njė dekadė mė parė, kur pėr protestat e opozitės mund tė thoje ē�tė doje, sot prania e dhjetėra kamerave, transmetimi nė kohė reale i imazheve qoftė dhe me celular, ekzistenca e njė morie stacionesh televizive, pra tė gjitha kėto bashkė e bėjnė tė pamundur gėnjeshtrėn e politikanėve.

Kėshtu ndodhi edhe me versionin qė Berisha kėrkoi t�i japė ngjarjeve vetėm pak orė pas pėrfundimit tė tyre. Menjėherė pas kėtyre deklaratave, �News 24� nxori nė transmetim njė video qė pothuajse i bėnte tė pavlefshme ato. Pėr hir tė emisionit tė sotėm �Zonė e ndaluar�, i kam parė me qindra herė ato pamje, qė i pėrjetova dhe �live�. I kam parė me qindra herė edhe detajet e tjera pėrreth atij momenti. Jam nė gjendje qė me njė saktėsi pothuajse milimetrike, tė ringre skenėn e njėrės prej vrasjeve. Si u provokua policia? Si u sulmua Kryeministria nga drejtimi i piramidės? Si po kėrkohej tė hapej mė pas dera e saj? Si u hap zjarr? Si filloi menjėherė, me furi dhe papritmas, breshėria e tė shtėnave me plumba tė vėrtetė? Por tė gjitha kėto sekuenca qė kam parė e stėrparė, mė kanė bėrė tė ngre disa dyshime: Kush urdhėroi tė qėllohet? Pse nė atė moment? Pėr tė arritur ēfarė?

Pikėrisht pėr njė pjesė tė kėtyre pyetjeve kėrkoi tė pėrgjigjej kryeministri Berisha nė konferencėn pėr shtyp tė njė dite mė pas. Pėrmes njė pyetjeje tė porositur, ai tregoi se kishte ndėrruar tėrėsisht variant. Nga argumenti i vrasjes nga opozita tė tė vetėve, ai kaloi nė mėnyrė indirekte te vrasja e tyre nga njerėz qė ishin tė obliguar me rregullore tė mbronin institucionet dhe bulevardin. Dhuna nuk mund tė tolerohet. Institucionet nuk mund tė preken. Ka rregulla qė i mbrojnė ato, qe pak a shumė qėndrimi i ndryshuar i Kryeministrit.

Por, Berisha edhe nė kėtė variant tė dytė, pak ėshtė i besueshėm. Sė pari, ndryshe nga ē�thotė ai, ata njerėz qė u vranė nuk ishin brenda institucionit. Nuk ishin tė armatosur. Nuk po sulmonin Kryeministrinė.

Sė dyti, e gjithė protesta e opozitės, sado qė kishte planifikuar dhunė, sado qė kishte nė thelb provokimin, njė gjė e kishte tė qartė e tė prerė, nuk donte kapėrcimin e gardhit tė Kryeministrisė dhe cenimin e saj. Atėherė, kur edhe alibia e mbrojtjes sė institucionit bie, pėrse mban kėtė qėndrim Kryeministri? Pėrse ai kalon nga varianti nė variant?

Kėto pikėpyetje e morėn pėrgjigjen dje, kur u pa qartė se Berisha nuk donte qė ky krim tė hetohej. Me kleēka, argumente alibikė e me artifice, ai po kėrkon qė njerėzit qė urdhėruan krimin tė mos shkojnė pėrpara drejtėsisė. Kėshtu shpjegohet �lajthitja� e tij e parė, se viktimat i vrau opozita, e po kėshtu edhe versioni qė dha mė pas. Por, natyrisht, njė taktikė e tillė, e rrezikshme dhe kokėfortė, mund tė ēojė nė skenarė mė tė papritur dhe mė tė kėqij.

Deri mė sot askush nuk beson (pėrpos fanatikėve) qė Kryeministri ishte i interesuar tė kėrkonte gjakderdhje. Ēdo mendje e ftohtė e kupton se ai e dinte se qe njeriu i parė qė mund tė dėmtohej nga kjo. E pėr pasojė, ai nuk mund tė jepte urdhėr pėr njė gjė tė tillė. Por tani vrasjet ndodhėn. Ato janė fakt. Ato nuk mund tė fshihen. Ndaj, sado i dhėnė qoftė Berisha ndaj mbrojtėsve e fanatikėve tė vet, ai nuk mund tė mbajė as pėrgjegjėsinė morale, as atė politike, pėr tė mos lejuar hetimin e tyre. Ēdo tentativė pėr tė mos lejuar hetimin e pėrgjegjėsve me truke tė ēfarėdollojshme, me alibi qė zėvendėsojnė njėra-tjetrėn, me prokurorė qė shihen si armiq e me ēdo institucion tė pavarur qė ngjall dyshim, do e rėndonte shumė Kryeministrin. Nėse sot jemi tė bindur se ai nuk i ka urdhėruar vrasjet, moslejimi i zbardhjes sė tyre mund ta vinte atė, sė paku politikisht, nė tė njėjtėn bankė tė akuzuari me autorėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 62
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistės Letrare "Ujėvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Wed Jan 26, 2011 1:17 pm

-Jemi nė njė sulm tė shumanshėm dhe gjithė kombi ynė ndodhet para njė stihie politike me mjete mjaft tė fshehta tė luftės kundėr qėshtjes tonė nė pėrgjithėsi. Nuk janė ngjarjet, me shkaqet e veta nacionale e partiake shqiptare, porse janė tė tjerėt qė orkestrojnė lojėra tė tilla kundėr interesave tona nacionale. Ky sulm ka filluar qė para zgjedhjeve nė Kosovė, me thyerjet nė Kuvend dhe ka vazhduar me tė gjitha mjetet e luftės speciale, tė bėra gati dhe renditura perfekt e tė cilat mjete veprojnė legalisht nėpėrmes organeve politike tė Bashkėsisė Europiane. Kjo bėhet sepse pėrmes saj i realizojnė me dinakėri qėllimet e veta armiqtė tanė dhe njėherit fajet i mbeten gjithė Bashkėsisė! Ngjarjet kėtu nė Kosovė janė pjesė e ngjarjeve nė Shqipėri, Maqedoni e gjetiu ku ka shqiptarė. Kjo ka marrė dimenzione edhe ndėrkombėtare me forma tjera, -si janė shkrimet nė disa gazeta perėndimore, me plot gėnjeshtra pėr krimin nė Kosovė dhe pėr mesazhin se diēka duhet tė bėhet patjetėr, -e qė do tė thotė, nė fund tė fundit, se pasi u gabua me drejtėsinė qė u dha pėr Kosovėn, tash duhet tė bėhet diēka qė kjo liri dhe e drejtė tu merret, por me mjete tė buta dhe tėrthore, tė pahetueshme, pėr kohė tė gjatė.
Unė nga pėrvoja e di, se jo qė jam me profesion, se njė gjė e kėtillė qė po ndodhė me ne pėr kohė tė gjatė, ėshtė veprim i njė lufte speciale, pėrgatitur sakt dhe me ngulm, pėr njė rrėnim tė mirėfilltė tė gjithė ngrehinės deri tash, e tė cilėn e bėjnė jovetėm ata qė ishin e janė armiq tė pėrhershėm, por edhe miqtė e tyre. Kjo mėsitėri po bėhet me shumė dorzanė, miq e dashamirė, krushqė e tė tjerė dhe po orkestrohet sikur nga njė qendėr e pėrbashkėt! Sigurisht se nga kjo, poqese e njohim mirė kėtė rradhė ngjarjesh dhe i studiojmė pak, do tė mund tė dijmė edhe se ēka do tė ndodhė nė tė ardhmen. Njėherit, sigurisht e ditur se do tė ndodhė, -ėshtė njė e vėrtetė se do tė dėshtojnė. Megjithėse ėshtė vėshtirė dhe megjithėse kemi mėkatet tona qė janė shkaktarė tė kėsaj, tok me pėrbuzjen dhe mospėrfilljen e gjithė dhuratės qė na dha Zoti, -megjithkėtė, kėta qė po bėjnė kėto lojėra pakufi kundėr neve, anise janė tė gjithė tok dhe ne jemi vetėm, -kėta sėrish do tė humbin. Sepse nuk matet forca e kundėrshtarit qė bėhet i tillė me dhunė, por kėrkohet ndihma e Zotit, -qė ehde kėtė herė do tė jetė me ne, sigurisht, pėr shkak tė atyre qė e duan dhe njohin Zotin dhe dashurinė e tij pėr ne, qė e tregoi veēmas me Lirinė e fundit. Ne kemi Zotin tonė, kurse ata qė bėjnė punėt e tilla kanė satanin nė ndihmė!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 56
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Wed Jan 26, 2011 1:34 pm

Fehmi
me duket se ne shqiptaret edhe kunder zotit jemi
dhe kena harrue qe ka zote ,dhe zoti po na bene persheshe
Zoti thote nje popull qe humb besimin ne mua ne njeri tjetrin une ate e denoje
sepse ne e kena denue vetveten
me haram gjelozi njeri tjetrin dojna me hanger me perbi.
Une kam ai mos te kete etj etj.
Krim,hajni ,pisllek ,plaqkitje vrasje e qka jo..
Zoti e humb ate popull.
Derisa shume popuj bejne luftera per ruajtjen e qenjes kombetare dhe per liri.
Te ne u be lufte qe dikush te naj heq kombin historine flamurin ,e perdhosen luften clirimtare ,hynen ne hake deshmoreve.
Dhe atshe gjaku i tyre na ka zene-e nuk dihet ku do te na qet.
pse Serbet ,maqedonet ,malazezet ,kroatet sllovenet nuk nderruan komb e flamur.
Po vetem ne shqiptaret.
me shekuj te okupuar duke derdhe gjak pa kufi.

per flamur e per liri ,per komb e histori.
te gjitha i qiten ne uje karieristet sahanlepiresit te semuret psikik per karrig e pushtet..
per kete shqiptaret i ka denue zoti.
Nje popull qe duron te gjitha keto ai eshte i deshtuar.
Nje popull qe duron qe ti prijne tradhtaret ai eshte i humbur..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Wed Jan 26, 2011 10:21 pm

"Eshtė kohė e Zuzarėve
po atdheu ėshtė i Shqiptarėve"

Koha do tė vėrtetoj se do tė zgjohen forcat qė duken tė fjetura pėr momentin.
Jam i bindur se ndėr shqiptarė ka shumė njerėz me vullnet tė mire (njoh shumė prej tyre personalisht) por problemi ėshtė se ata nuk bėjnė shumė zhurmė nė jetėn e perditshme dhe pėr kėtė arėsye nuk i verejmė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 62
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistės Letrare "Ujėvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Thu Jan 27, 2011 2:06 pm

"Dhe nga gjithė popujt e Ballkanit, vetėm shqiptari ėshtė artist! -Me Personalitetin e tij tė Pashtruar, ai del gjithnjė mbi tė tjerėt!..."

Edit Durham


"Ky komb e ky popull, nuk merret nėpėr kėmbė!... -Kjo ėshtė toka e heronjve tė tė gjithė kohrave... -Ne pranojmė se Homeri aty gjeti Akilin... -Greqia, Aleksandrin e Madh, Turqia, Skėnderbeun,...njerėz kėta, tė sė njėjtės racė, tė tė njėjtit gjak e tė sė njėjtės gjini"!

Alphons La Martin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 62
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistės Letrare "Ujėvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Fri Jan 28, 2011 4:53 pm

Zotėri Xhiti! -Ne po e shohim punėn tonė, porse diēka tjetėr ėshtė nė pėrgjegjėsinė tonė! Duhet tė jemi tė fortė dhe tė mos biem nė dėshprim. Mėnyra e komentit ėshtė mjaft me rėndėsi. Ne bartim pėrgjegjėsi kur flasim dhe shprehemi me mėnyrat qė na la Zoti. Duhet ditur se me tė njėjtėn gojė flasim tė gjitha ēka i flasim dhe bekojmė e mallkojmė dhe kjo duhet tė ketė njė rregull. Duhet tė pėrmbahemi dhe tė komentojmė gjėrat nga optimizmi dhe besimi. Duhet tė ruajmė dritėn e shpirtit, sepse nga fjalėt e rėnda, anise tregojnė besnikėrisht tė vėrtetėn, ne e trishtojmė Frymėn e Zotit nė ne dhe kėtė duhet pasur parasysh. Duhet pra tė flasim e shprehemi me maturi dhe tė mos pėrgjithėsojmė. Nuk janė prandaj punėt sikur duken nė jetėn e pėrditshme dhe se kėshtu bėjnė tė gjithė njerėzit nėpėr botė. Sikur veē shqiptarėve po u pėrmenden punėt dhe po pėrcillet ēdo lėvizje jona!? Edhe tė tjerėt bėjnė ēkamos dhe shumė mė shumė se ne. Pėr mė tepėr, shumėēka bėjnė tjerėt, te ne nuk bėhet dhe se sikur tė tjerėt tė ishin n ė gjendjen tonė, do tė prisheshin e zhdukeshin pėr pak kohė. Mirėpo bota ėshtė drejtuar nga ne pėr shkak tė ngjarjeve radhazi nė favor tonė dhe se kėtu bėhet njė luftė botėrore e sė mirės kundėr sė keqes dhe roli ynė ėshtė i caktuar kėtu. Kurse kualifikimet se kėtu bėhet ēdogjė me kriminalitet, nuk ėshtė e vėrtetė. NUk ka nevojė pėr shembuj, porse ekonomia e asnjė vendi nuk ėshtė e mbrojtur dhe e siguruar nga krimi e korrupcioni. Ma tregoni njė vend nė botė, a njė rast, qė mund tė jetė shembull i pastėrtisė ekonomike?! Por, njėsoj, kudo investohet nga fermerėt e pasanikėt nė tė gjitha sferat jetėsore deri edhe te kultura e besimi. Derisa kjo te tė tjerėt spjegohet si gjė e mirė dhe e domosdoshme, te ne karikohet me denoncim, kualifikime kriminale dhe vepėr e kundėrligjshme! Kjo po bėhet nga duarė tė parapėrgatitura kohė tė gjatė kundėr qėshtjes tonė dhe kundėr rrjedhave botėrore nė dhjetė vjetshin e fundit. Po them vetėmse sikur dikush prej nesh do tė kalonte nė njė popull tjetėr cilindoqoftė, do ta shohė dallimin e madh nė favor tonin. Mjafton tė pėrmendė martesat e tanėve nėpėr botė dhe izolimin total tė tyre me familjet, si masė flagrante e nuseve dhe prindėve, por edhe shteteve, pėr siguri! Nuk jemi andaj ne pėrjashtim i llojit njerėzor nė jet, por jemi jetim mes dy grupeve tė popujve nė Europė, -popujve gjermanik dhe atyre sllav. Pėr fat tė keq, as mėnyra masive e besimit -islam, -nuk na solli mbrojtjen e duhur tė logjikshme tė qėshtjes tonė, -e qė duhej tė ndodhte. Ne prandaj kemi njė qėndrim jonjerėzor ndaj nesh tė botės sė tillė, e jo se jemi tė stėrkequr! -Tė mos hy nė koment tė Fjalės sė Perėndisė, as nė Kuran, as nė Bibėl, -ku Perėndia kėrkon prej qėndrim deri nė fund, dinjitoz nė ēdo aspekt!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Fri Jan 28, 2011 5:25 pm

edhe pak o njerez te mire do te presim sa te jape shpirt kucedra e zeze komuniste neShqiperi dhe te gjithe do te marrim fryme lirisht .Se duhet kuptuar qe kjo eshte goditja e fundit e saj me emrin: Edvin kristaq rama ne 21 janar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Sun Jan 30, 2011 11:05 pm

Un mendoj pra, nese kta jan kulshder e zez? kta te tjeret jan Murtaja-Pesti i zi!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Mon Jan 31, 2011 2:17 pm

Edvin Rama ky shpirt-zi
eshte nje Masin i ri
eshte i biri i Kristaqit
qe n'litar ,shkrimtarin,"ēfaqi''
Ky i biri i kriminelit
eshte bere problemi i vendit
rreth e rrotull,horra mban
sa edhe vete po le nam
shokun vret dhe ja merr grun
mercenareve ju jep hunj
per me tremb policine
kanibali,nuk ka din
kjo kuēeder me 7 krena
me 7 krena e 7 gjuhe
ne hale kemi me u fut...
.......................................
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Feb 01, 2011 3:56 pm

Njė grup anėtarėsh dhe drejtuesish tė Partisė Socialiste kanė deklaruar largimin e tyre nga kjo parti dhe bashkimin me Lėvizjen Socialiste pėr Integrimin pas demostratės sė dhunshme qė kjo parti organizoi mė 21 janar. Bėhet fjalė pėr ish kreun e kėsaj partie nė Shkodėr, Edip Shiroka, sekretaren organizative tė degės sė PS-sė nė Shkodėr Mimoza Kozmai dhe ish-kandidatin pėr deputet tė selisė rozė Nikolin Dedvukaj. Ata e kanė motivuar largimin e tyre si njė distancim nga kriminalizimi i Partisė Socialiste dhe dhuna e Edi Ramės.Demostrata e dhunshme 21 janarit ėshtė dėnuar edhe nga deputetė tė tjerė tė Partisė Socialiste, ndėrsa kjo ngjarje tejet e rėndė duket se do t’i kushtojė kėsaj partie largimin nga rradhėt e saj tė shumė anėtarėve qė kanė shprehur publikisht ose jo kundėshti me sulmin ndaj forcave tė rendit dhe institucioneve demokratike tė vendit.

panorama

........................................................................................................................................

Pas largimit tė 27 anėtarėve socialistė nga dega e kėsaj partie nė Shkodėr, edhe 25 gra anėtare tė Forumit tė Gruas Socialiste janė distancuar nga kryetari Edi Rama dhe dhuna e treguar nė demostratėn e 21 Janarit. Duke ftuar tė gjithė socialistėt qė tė mos bėhen pjesė e mentatlitetit tė dhunės 25 gratė e Forumit tė Gruas Socialiste i janė bashkuar Lėvizje Socialiste pėr Integrim si e vetmja parti ku pėrfaqėsohen interesat e elektoratit tė majtė. Kėto largime vijnė menjėherė pas protestės sė dhunshme tė organizuar nga Rama mė 21 janar dhe veprimeve tė tij pėr vazhdimin e kėtyre protestave.Ndėrkaq, para pak ditėsh largimin prej PS-sė e ka realizuar edhe njė grup tjetėr i socialistėve tė Shkodrės, mes tyre edhe ish-kryetari Edip Shiroka.

panorama



.............................................................................................................

Iken nga PS te LSI. Maliqi: Rama e ka bere PS vater krimi



Tirane 29 janar 2011- Nje tjeter largim ka ndodhur diten e sotme ne radhet e eksponenteve socialiste.

Ka qene Kryetarja e Forumit te Gruas ne Shkoder Dorela Maliqi e cila diten e sotme zyrtarizoi kalimin drejt Levizjes Socialiste per Integrim.

Gjate fjales se saj per mediat ajo deklaroi se Denojme me force politiken e Edi Rames. Dhuna aktuale kriminale nuk jane filozofia e PS-se. Rama ka braktisur socialistet e vertete.

Sipas saj lideri aktual e ka kthyer Partine Socialiste ne nje vater kriminale dhe sipas saj nuk degjohet fjala e socialisteve te vertete atyre qe themeluan realisht kete parti.


http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046988033/titulli/Iken-nga-PS-te-LSI-Maliqi-Rama-e-ka-bere-PS-vater-krimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Tue Feb 01, 2011 5:32 pm

Edvin Rama ky shpirt-zi
eshte nje Masin i ri
eshte i biri i Kristaqit
qe n'litar ,shkrimtarin,"ēfaqi''
Ky i biri i kriminelit
eshte bere problemi i vendit
rreth e rrotull,horra mban
sa edhe vete po le nam
shokun vret dhe ja merr grun
mercenareve ju jep hunj
per me tremb policine
kanibali,nuk ka din
kjo kuēeder me 7 krena
me 7 krena e 7 gjuhe
ne hale kemi me u fut...
.......................................
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Fri Feb 04, 2011 9:10 pm

Qytetarėt injorojnė thirrjet e Edi Ramės, dėshton skenari i protestave nė 4 qytete



Duket qartazi se qytetarėt shqiptarė, vecanėrisht socialistėt e thjeshtė kanė ndėshkuar Edi Ramėn dhe aksionet e tij pėr protesta masive, pas shembullit tė keq tė dhunės sė 21 janarit. Sot u bojkotua demonstrata me skenarin e ri, atė tė protestave nė 4 qytete njėherazi. Sikur tė ishte e planifikuar, qytetarėt e Vlorės, Korcės, Lezhės dhe Tiranės i dhanė njė grusht tė fortė prirjeve tė Edi Ramės pėr pėrshkallėzimin e protestave nė rang kombėtar. Njė pjesėmarrje e ulėt dhe pa mbėshtetės tė mirėfilltė shoqėruan demonstratėn e sotme tė Partisė Socialiste, bashkė me skenarin e ri, atė tė protestave tė njėkohshme nė 4 qytete. Kėsisoj, nė qytetin e Tiranės tubimi u zhvillua me pjesėmarrjen e rreth 3000 protestuesve tė ardhur edhe nga Qarku i Durrėsit, duke lėvizur nga vend grumbullimet, nė drejtim tė Sheshit tek “Muzeu Kombėtar” dhe mė pas drejt rrugės sė Durrėsit nga ora 14:15 deri ne orėn 15:20.

Nė qytetin e Vlorės tubimi u zhvillua me pjesėmarrjen e rreth 3500 protestuesve tė ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastėr dhe Sarandė, duke lėvizur nga vend grumbullimet, pėrgjatė aksit Skelė-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri ne orėn 15:15. Nė qytetin e Lezhės tubimi u zhvillua me pjesėmarrjen e rreth 600 protestuesve tė ardhur edhe nga rrethet e Prefekturės Shkodėr. Nė qytetin e Korēės tubimi u zhvillua me pjesėmarrjen e vetėm 2000 protestuesve tė ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lėvizur nga vend grumbullimet pėrgjatė Bulevardit Republika nė drejtim tė Sheshit “Ushtari i Panjohur” dhe “Teatrit tė qytetit”.

Pra, fare lehtė protesta e sotme tė opozitės mund tė konsiderohet si njė dėshtim i mirėfilltė. Dėshtim, pėr ato thirrje abroguese tė lidershipit tė selisė rozė, i cili pėr 5 ditė me radhė tha se e premtja do jetė njė demonstratė e madhe nė 4 qytete tė Shqipėrisė. Por, ajo qė pamė sot, ėshtė thjesht emancipimi dhe integriteti i lartė kulturė formues i qytetarėve shqiptarė, tė cilėt duke dėgjuar komunitetin ndėrkombėtar bojkotuan protestėn e radhės tė tė papunit Edi Rama.
http://www.albaniasite.net/lajme-flash/qytetaret-injorojne-thirrjet-e-edi-rames-deshton-skenari-i-protestave-ne-4-qytete.html
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Sat Feb 05, 2011 3:01 am

E po mir se kan fillu te dalin nga terri kta .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Wed Feb 09, 2011 4:32 pm

Eshte i deshtuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    Today at 9:32 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 14  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: