Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 12:41 pm


KONKURSI ““PEGASI 2010”

VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010” PĖR ROMANIN “ Dashuria vjen nga jugu”


Luljeta Lleshanaku


Mbi romanin « Dashuria vjen nga jugu » tė Violeta Allmuēės

Ka disa mėnyra pėr t’i lidhur fatet njerzore nė njė roman : linja historike ose kronologjike ėshtė njera prej tyre. Ndėrsa nė romanin e fundit tė Violeta Allmuēės, botim i shtėpisė botuese « DUDAJ », tė titulluar « Dashuria vjen nga jugu » ne gjejmė si mjaft interesante njė linjė tjetėr, atė qė ka tė bėjė mė shumė me mesazhin e veprės : dashurinė. Dashuria ėshtė baza e subjektit dhe nė tė njejtėn kohė nyja lidhėse midis episodeve tė romanit. E thėnė shkurt, karakteret dhe fatet e tyre janė ndėrthurur me njė fije tė hollė, e cila i ndan dhe i bashkon nė tė njejtėn kohė. Ky ėshtė aspekti qė ata zgjedhin tė ekspozohen nė krah dhe karshi njėri-tjetrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 12:41 pm

Tema e dashurisė, pėrgjithėsisht konsiderohet si njė nga karakteristikat e letėrsisė femėrore. Duket se autorja nė kėtė libėr, nuk del shumė pėrmbi kėtė perpectim, por, duke e shpalosur atė nė diversitet, ajo arrin tė krijojė njė konkluzion mė tė plotė, si rezultat i pėrqasjes dhe krahasimit, duke dhėnė fytyrėn sa egoiste tė dashurisė, aq dhe frojdiane, deri nė funksionin e saj fondamental tė pėrcaktimit tė raportit tė individit me ambientin.
Mė konkretisht, zinxhiri i ngjarjeve fillon me dilemat e Dalinės, mbi njė lidhje spontane dhe pėrfundon po me Dalinėn, si triumfuese – njė hallkė qė mbyll qarkun e gjithė subjektit. Por, midis kėtij prologu dhe epilogu, ne gjejmė kapitujt mė interesante, duke filluar nga Lina – gruaja qė me sytė e saj tė jashtėzakonshėm magjepste gjithkėnd rreth e rrotull ; Fatvana, gruaja qė i takoi tė pėrjetonte mbetjet e dashurisė ideale tė tė shoqit pėr gruan e tij tė parė, Linėn ; Radika, qė ra viktimė e dhunės seksuale tė po kėtij burri, i cili nė momentin qė humbi idealin e tij tė dashurisė, u shndėrrua nė njė qenie agresive dhe e rrezikshme pėr tė gjithė njerėzit qė e rrethonin. Mė tej gjejmė edhe historitė e Adelės flirtuese, tė Vera B. (gruas sė nėpėrkėmbur tek e cila instikti amėsor rezulton mė i fuqishėm se gjithēka tjetėr, tė Dorės etj. Pra nga njė dashuri gati mitologjike, kamera afrohet duke u fokusuar nė njė imazh mė tė qartė dhe mė tė prekshėm, nė relacionet sentimentale tė ditėve tona, shumė mė komplekse dhe racionale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 12:42 pm

Romani fillon me njė stil tė pasur realist nė kapitujt e tij tė parė, ndėrsa vjen dhe bėhet deri diku surrealist dhe magjik nė vazhdim, pėr tė kaluar mė pas nė njė stil psikologjik nė kapitujt e fundit, pikėrisht nė dialogjet e profesor Maksit me kafkėn e gruas sė panjohur. Kjo thyerje e stileve bėn qė romani tė ndikojė nė intesitetin emocional tė lexuesit.
Por, ajo ēka ėshtė mjaft pozitive nė kėtė roman, ka tė bėjė me faktin qė autorja sjell njė densitet ngjarjesh, nė tė shumtėn e rasteve rrėfyer nė mėnyrė ndėrthurėse dhe tė pasur me elemente jetėsore, qė e shtrin gamėn e idesė pėrtej kufijve tė njė lidhje sentimentale, tek jeta njerėzore nė pėrgjithėsi. Pavarsisht nga disa skema dialogjesh ėshtė intesiteti i lėvrimit romanor qė mban kureshtjen gjallė, tė cilėn ajo arrin ta ruajė me sukses.
Si vijim, shkrimtarja Violeta Allmuēa, e njohur si autore e disa librave me prozė dhe poezi, me kėtė roman duket se ka bėrė njė hap pozitiv drejt asaj qė mund tė merret si pėrshtatje intuitive e materialit letrar me nevojat e lexuesit tė sotėm : ritmin e ngjarjes e tė mendimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 1:04 pm

Fatmir Minguli


Kodi i dashurisė sė Jugut

Shėnime kritike pėr romanin “ Dashuria vjen nga jugu” tė Violeta Allmuēės


Dan Brown nė romanin Bestseller “Kodi i Da Vinēit” trajton nė tė vėrtetė kodin e gjetjes sė kupės sė Shėn Graalit. Shėn Graali ėshtė kupė e shenjtė, por ėshtė edhe njė grua, Maria Madalena. Ėshtė njė grua, janė edhe pasardhėsit e kėsaj gruaje, e kėshtu me rradhė ngjizet njė histori joshėse nga amerikani Dan Brawn.
Tek lexon romanin “Dashuria vjen nga jugu” tė shkrimtares Violeta Allmuēa, mendja tė shkon patjetėr nė kėtė paralelizėm, por me njė subjekt tjetėr mė modern, mė konkret dhe mė afėr shpirtrave tė njerėzve. Bėhet fjalė pėr fytyrėn e njė gruaje, e cila konkreten e ka nė kafkėn e mbetur, ku gjaku, mishi, sytė flokėt dhe gjithēka tjetėr ka mbetur pas. Pėr autoren vetė kafka ėshtė Shėn Graali, jo Maria Madalena. Personazhi ėshtė njė nimfė shqiptare, Lina qė trashėgon dashurinė dhe bukurinė femėrore mesdhetare tek protagonistja e kėtij romani, Dalina.
Nė roman kafka shetit nga faqja nė faqe dhe me tė sė bashku lėvizin personazhet e tjerė tė librit qė nga shqiptarėt burra e gra, e deri tek skocezėt e anglezėt, burra dhe gra edhe ata.
Ky roman ėshtė vepra e shtatė e autores, pas botimeve nė poezi, publiēistikė dhe prozė.
Njė lidhje dashurie rrufe qė lind midis mesdhetares shqiptare Dalinė dhe europianit verior Henri, na jep nė dorė fillimin e fijes ( sė ēplekjes graduale tė njė shalli tė bukur, me dizenjo prej sysh grash tė mesdheut). Ēpleksja e kėtyre syve ėshtė “gėlltitje” artistike qė autorja e romanit i afron lexuesit faqe pas faqe.
Mbas figurės sė bukur tė “fenomenit kafkė”, Violeta Allmuēa ka gjetur figurėn e dytė, atė tė syve tė jugut. Nė roman, ka njė studim tė mrekullueshėm pėr botėn e syve, studim i lakmueshėm nga vetė studiuesit e fenomeneve tė ndryshme shkencore qė kanė tė bėjnė me psiko-sociologjinė bashkėkohore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 1:04 pm

Nga dokumentat historike nė vitin 1888 flota ndėrkombėtare e fuqive tė mėdha rrethoi qytetin e Ulqinit, pėr ti’a dhėnė atė, Ulqinin, Malit tė Zi, nė shkėmbim me Hotin dhe Grudėn. Nė kryqėzorin francez tė kėsaj flote bėnte pjesė nė ekuipazh edhe poeti francez Pjer Lot qė i fantaksur nga sytė e njė ulqinakeje tė bukur shkruajti njė poezi tė ndjerė pėr tė, duke e titulluar “Sytė e Ulqinakes”. Vargu i parė i kėsaj poezie ėshtė: “U shtanga para syve tė saj”.
Pa frikė autorja ka sjellė nė roman njė kronikė tė syve tė jugut. Kjo kronikė qė ėshtė mbėshtetur nė historinė shqiptare ka tė bėjė edhe me kokėn e Deas sė Butrintit qė padyshim ėshtė performancė madhore.
Sigurisht qė autorja e romanit “Dashuria vjen nga jugu” ėshtė e kompletuar me aparatin e duhur shkencor, dhe si e tillė bashkon harmonishėm thrillerin me shkencėn, as mė shumė e as mė pak pėr sa bėri Dan Brown me “Kodi i Da Vinēit”
Violeta Allmuēa teksa pėrshkruan problemet sociale qė i filtron pėrmes bukurisė femėrore, vepron me stėrhollime pėrshkruese, jo qė tė mėrzisin, por qė veprojnė ashtu siē thotė Cvajgu pėr Dostojevskin: “Se nė pikėn e ujit, syri i pastėrvitur psikologjikisht sheh vetėm tė dukshmen, ndėrsa nė mikroskop shumėllojshmėria, kaosi, bota mbarė gjenden aty”. Dhe me tė vėrtetė nė librin e Violetės gjen skena tė parė me mikroskop, si skena tė mėdha ashtu edhe ato tė vogla.
Marrdhėniet e Tom.S. njė protagonist mashkulli tipik me gra tė ndryshme shqiptare janė marrdhėnie sa tė vėrteta aq dhe impresionuese pėr lexuesin. Vėrtetesia e tyre ėshtė e plotėsuar se kanė brenda tyre legjendėn, tė pabesueshmen e sotme, tharmin artistik polifigurėsht. Pikėrisht me figurėn e Tom.S. autorja pėrdor metodat krahasuese pėr nxjerrjen nė dukje tė njė vėrtete qė ajo kėrkon tė vlersojė nė romanin e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 1:04 pm

Raportet e Tom S. me gratė kėrkojnė tė vėrtetojnė virtytet e gruas kundrejt veseve tė burrave. Kėto raporte e rrezikojnė autoren tė shkasė nė kategorinė e feminizmit puritan. Por ėshtė fati i saj qė nuk rrėshqet nė kėtė kategori dhe kjo pėr hir tė aftėsive artistike, tė cilat e lejojnė autoren tė mbulojė edhe ndonjė tendencė jo e pėlqyeshme pėr tė gjithė, siē ėshtė feminizmi puritan.
Ndėrsa raporti midis shqiptarit Tom S. dhe europianit verior Maks L. ėshtė shumė domethėnės sepse ve nė pah atė qė vėrejnė shumė autorė tė ndryshėm : Ndikimin e diellit nė shpirtin e njeriut dhe pasojat e kėtij ndikimi nė krijimin e karaktereve dhe mentaliteteve nė racat njerezore. Pikėrisht kėtė raport shfrytėzon shkrimtarja Violeta Allmuēa pėr tė dhėnė njė lloj zgjidhje midis Tė mirės dhe Tė keqes, zgjidhje qė patjetėr lėviz nėpėr mijėvjeēarė e akoma nuk ėshtė zgjidhur.
Romani “Dashuria vjen nga jugu” shfaqet si roman elitar, i shkruar me kompetencė e seriozitet. Ai pėrmbledh nė mėnyrė tė lidhur natyrshėm jo didaskalitetin gjė qė vihet re nė shkrimtaret gra ( predikimi feministik ). Ajo ka ndėrtuar njė strukturė komplekse qė bashkon diagonalisht kulmet e poliedrit jetėsor. Shkrimtarja ka ditur tė zgjojė, tė zbulojė dhe paraqesė absurden tek konkretja duke i dhėnė romanit atė bukuri artistike qė mund ta kenė zili shumė shkrimtarė. Duke mos e pėrforcuar idenė e tė Mirit dhe tė Keqit, autorja nė vrasjen e gruas sė bukur Lina qė ėshtė simboli i romanit dhe njėkohėsisht zemra e tij, na tregon se ekzistenca e njė gruaje shumė tė bukur jep shkas pėr veprimtarinė e Djallit, i cili nuk e duron dot Engjėllin e Bukur. Pėrshkrimi i syve ėshtė tėrėsisht i saktė nė kėtė paragonizėm tė autores. Edhe Djallin autorja na e jep nė forma tė ndryshme. Urrejtja ndaj sė bukurės, ėshtė blasfemi e autores. Prandaj nė libėr ka shumė ujqėr. Ata nė forma tė ndryshme personifikojnė njerėz qė ndjejnė tė bukurėn, megjithėse diku na hijėzohet historia e Linės si nė filmat “Mrekullia e ujqėrve” dhe “Vallzim me ujqėrit”.
Autorja pėrdor skemėn e librit “kolazh”, ku natyrshėm tė veēantat lidhen si abstraksion i konkretes. Ėshtė kjo rrymė e re qė po frymohet pjesė-pjesė dhe pėr ata qė e njohin ėshtė njė e ardhme e bukur nė letėrsinė bashkėkohore shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 1:05 pm

Nė fund autorja ka ditur tė intersektojė jetėn e sotme shqiptare me profesionalizėm gazetareje dhe psikologeje me botėn europiane. Ky roman ėshtė njė lloj testi psikologjik pėr hyrjen apo jo tė shqiptarėve nė jetėn e programuar dhe intelektuale europiane. Ndonėse ka njė shkėputje nė roman mbi ngjarjet nė Shqipėri, gjė qė e zbeh pak flakėn e shpėrthimeve shqiptare gjejmė pikėrisht ato lidhje europiane - shqiptare qė sot ekzistojnė. Kėto lidhje njerėzit i shohin vetėm nė “kallėpin” e njerėzve zyrtarė. Violeta Allmuēa operon, me jo zyrtaren.
I njė lloji tė veēantė ėshtė ngjarja nė metrotė e Londrės, me emigranten ballkanase Vera B. qė gjithsesi ėshtė njė shqiptare. Ndėrlikimi i juristes Dora K. si gruaja e antropologut Maks dhe e ėma e Henrit mes njerėzve tė metrosė nė Londėr pėr ēėshtjen e trafikimit tė fėmijėve tė emigrantėve ėshtė njė paralelizėm me Karla Kontin dhe me librin e fundit tė pėrfolur prej saj. Nė tė kundėrtėn Violeta Allmuēa arrin tė na japė njė personazh europian tė pėrsosur.
Kjo shkrimtare personazhet femra i jep me mė shumė finesė se sa personazhet meshkuj. Jam i detyruar pėr shkak tė kėtij shkrimi tė citoj njė fragment nga romani:
“Askush nuk e mori vesh si pėrfundoi ajo kafkė nė Institutin e njohur tė Londrės. Njė grua e re qė u njoh rastėsisht me arkeologun nė njė vend intim ia bėri dhuratė atij kafkėn anonime. Ai shkruante se gruaja i foli edhe pėr njė rrėmbim tokash. Atje zbuloi rastėsisht kafkėn nė njė vend hyjnor afėr kishės sė Shėn Mėrisė”. f.86
Nė qoftė se prania e Maria Madalenės nė roman nuk ekzsiton, kjo theksohet nga ana ime. Por autorja pėrmend shpesh Shėn Marinė, Marinė kryesore ndėr tre Mariet e Biblės. Ajo godet shumė larg dhe me hipotezė artistike, duke i bėrė femrat e tė gjithė botės tė shenjta.
Tek lexon romanin njė lexues i mirė herė-herė dikton diēka nga “Emblema e dikurshme” e Ismail Kadaresė dhe herė-herė tė duket se Shekspiri i madh ka qenė nė Shqipėri.
Brenda romanit “Dashuria vjen nga jugu” lėvizin lehtas pa poza tė rėnduara personazhe qė nė njė farė mėnyre strukturojnė njė poezi mė vete. Ėshtė poezia qė e zbukuron akoma mė tepėr librin dhe lejon autoren tė luajė me absurden nė tėrėsi dhe me tė pabesueshmen, si me historinė e Shqipėrisė ku shfaqet jeta e Maks L. dhe Dora K.
Nė jetėn e kėtyre dy europianėve rindėrtohet njė dashuri e re e hapur nė afshin e ngrohtė tė qenieve tė jugut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    Fri Feb 18, 2011 1:05 pm

Kjo vepėr letrare pėrbėn njė veēori tė romanit tė sotėm e tė mendimit intelektual nė nivelet mė tė larta qė pak autorė e kanė lėvruar.
Romani “Dashuria vjen nga jugu” ėshtė nė kornizėn e romanit modern, i cili mund tė gjejė edhe udhėn e pėrkthimit nė gjuhė tė tjera. Ky publikim nuk do ti vlejė thjeshtė autores, por letėrsisė bashkėkohore shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”    

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
VIOLETA ALLMUĒA FITUESE E ĒMIMIT TĖ PARĖ “PEGASI 2010”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: