Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Ese pėr Teatrin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 33
Age: 60
Vendi: Gjilan
Profesioni/Hobi: Redaktor i Revistės Letrare "Ujėvara" Gjilan
Registration date: 05/01/2011

MesazhTitulli: Ese pėr Teatrin   Fri Mar 04, 2011 11:41 am





MADHĖSHTIA E TEATRIT





Teatri u lind nga nevoja pėr komunikim tė vetė autorit antik me masėn, me njė gjini tė re krijimi artistik, pas mitit, kėngės dhe komentit gojor me autoritet. Ishte nevoja qė e gjithė ajo qė thuhej, pohohej e ēmohej, tė ishte edhe e dukshme disi. Kjo nevojė nxiti krijimin e lojės teatrore.

Teatri filloi me Lajmet nga Olimpi. Olimpi ishte Mali i i Banesės sė zotėrave tė atyre kohėrave heroike, nė Kuvend, pėr fatet e njerėzve. Ato lajme i pėrfliste-aktronte Korifeu. Ky Korifeu ishte me korin e zotėrave, por i ndarė. Ndarja e tij u bė nga vetė autorėt antik, pėr tė sajuar mundėsinė e rrėfimit me autoritet. Po tė fliste vetė autori, nuk do tė kishte sukses, sepse masa vetėvetiu se e njihte, nuk e konsideronte me peshė tė nevojshme fjalėn e tij. Duhej njė autoritet i cili do tė pėrcillte mesazhin e autorit. Ky autoritet ishte vetė Kori i zotėrave nė Olimp nė tė cilėt besonte masa plotėsisht. Shih pėr kėtė, rrėfimi u bart nė autoritetin e Olimpit. Kurse ndarja e njė personazhi nga kori, ishte pėr tė sajuar mundėsinė besnike tė pėrcjelljes dhe interpretimit. Kėshtu, ishte Kori me zotėrat dhe me Zeusin nė krye, me njė ndarje mbinatyrore nga njerėzit; dhe ishte korifeu qė kuptonte gjuhėn e zotėrave dhe qė pėrcillte mesazhet e tyre; si dhe ishte vetė autori qė mbulohej njėsoj me njė errėsirė sikur dy personazhet e para, pėr tė arritur besimin e mesazhit nga masa. Duke krijuar mėnyrėn e sigurt dhe tė fuqishme tė bartjes sė mesazhit, ndėrtohet edhe rruga pėr ndėrtimin e teatrit nė kuadėr tė kulturės sė Polisit atėherė.

Po, pse ndodhi gjithė kjo? Ēka nxiti kaq shumė zellin pėr teatrin ata autorė antik? Cili ishte nė tė vėrtetė Mesazhi i vėrtetė i tyre pėr masėn? –Autori antik, banori i polisit dhe njeriu i kryqėzimit tė fateve njerėzore nėpėr kohė, luftoi me ēdo kusht ta ndihmonte polisin dhe tė kontribuo nte jetėsisht pėr tė, duke sajuar njėherit gjuhėn artistike tė shprehjes sė mesazhit. Ky ishte qėllimi kulturor i mesazhit tė autorit antik pėr polisin, atdheun dhe njerėzit e tij tė dashur! Ishte mesazhi i zotėrave dhe mesazhi koment e udhėzues shtesė i autorit. Qė diēka do tė bėhej, -pėr kėtė tregonte mesazhi i zotėrave, i pėrcjellur nga Korifeu (Tespiu, i pari)... –Se ēka duhej bėrė, -ishte koment artistik me fjalėt udhėzuese tė autorit e tė Korifeut, -pėr mė tepėr, mė vonė, edhe tė disa zotėrave qė anonin pėr njerėzit!...

Ndodhi kjo me sukses, me Eskilin, Sofoklin dhe Euripidin. Kėta tre bėnė tri shtyllat antike tė teatrit dhe dramės, qė nga pjesa e dytė e shekullit tė pestė tė kohės sė vjetėr, e deri nė fund tė shekullit tė katėrt. Eskili, pėr mė tepėr, sikur sot, konkuroi atėkohė me tekst nė konkursin pėr dramė, shpallur tradicionalisht nga komuna e Atinės, Dega pėr kulturė dhe fitoi vėndin e parė!..

-Ky ėshtė Teatri, me tėrė madhėshtinė, nė udhėtimin e vet!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 33
Age: 60
Vendi: Gjilan
Profesioni/Hobi: Redaktor i Revistės Letrare "Ujėvara" Gjilan
Registration date: 05/01/2011

MesazhTitulli: Re: Ese pėr Teatrin   Mon Mar 07, 2011 11:23 am

Madhėshtia e Teatrit ( 2 )

Pėr tė kuptuar Teatrin Antik, duhet depėrtuar thellė nė histori, jetuar me frymė nė atė kohė dhe kuptuar arsyet dhe shkaqet e veprave njerėzore nė marėdhėnie me bashkėsinė jetėsore dhe mbi kėto, njė marėdhėnie frymore me forcėn mbinatyrore tė Perėndisė, e qė nė ato kohė personifikohej nė shumės. Njerėzit e perceptonin Perėndinė sipas mendjes sė vet dhe me edukatėn qė merrnin nga bashkėsia. Ishte e pakalueshme mospėrfillja e kėsaj force mbrenda kolektivitetit jetėsor, kur edhe tempujt i pėrkushtoheshin kėsaj force dhe krijonin marėdhėnie personale me te. Duke mbajtur tė gjallė frymėn e Perėndisė, nė shumės, nė formė tė vetive tė tij, njeriu kompetent i asaj kohe pėrcillte fjalėn e kėsaj force, por duke shtuar fjalėn e vet dhe duke krijuar njė bashkėsi kuptimi unik, qė ishte fjalė e zotėrave dhe fjalė e njerėzve tok, e qė quhej besim, por jo besim si tash. Ky besim ishte i pėrbėrė nga informata pėr punėt e zotėrave, esencėn e tyre dhe interesimin e tyre pėr njerėzit dhe botėn, si dhe nga vendimet e njerėzve dhe pavarėsia e lejuar e njerėzve qė tė vendosnin pėr gjykimet nė jetė. Besohej se njeriu kishte tė drejtė tė gjykonte vetė sipas nevojave, por njėherit duke kėrkuar ndihmėn e zotėrave. Kėshtu ndodhė nė shkrimet antike tė shohim se zotėrat janė edhe tė ndarė nė simpatitė e tyre pėr njerėzit, popujt, ushtritė ose personat me autoritet. Ishte prania e patjetėrsueshme e frymės sė Perėndisė, nė mėnyrėn si dhe sa e kuptonin ata njerėz, qė na lanė trashėgiminė e pėrjetshme tė shkrimeve dhe se njeriu antik i asaj kohe, - i kohės sė ngritjes sė Teatrit, -ishte njeriu kompleks i konfusionit dhe arsyes.
Nė veprėn e tij, " Punėt dhe ditėt", ose kėshtu disi nė pėrkthim, Hesiodi atje dikund nga shekulli i tetė a shtatė nė kohėn e vjetėr tė llogaritur kėshtu tash, na shkruan pėr kohėt e jetės njerėzore. Flet pėr kohėn e artė, kur njerėzit jetonin me zotėrat dhe ishin nė jetė tė pėrjetshme. Mandej shkruan se erdhi koha tjetėr, e Kutisė sė pandorės, kur e keqja e ngujuar nė arkė, (shkaku pėr spjegim tė qėshtjes sė panjohur as sot, doli jashtė dhe u shpėrnda nė botė dhe se prej atij qasti, jeta njerėzore u bė, kėshtu si ėshtė edhe tash , kjo jeta jonė. Njė spjegim i njejt biblik, kuranor dhe i gjithė shkrimeve qė janė ose pretendojnė tė janė serioz dhe qė dėshmojnė se bartin nė vete fjalėn, ose esencėn e fjalės sė Zotit Perėndi.
Ky ėshtė starti i diturisė sė mpleksur nė art dhe konkretisht nė Teatėr -dramė, vija e bardhė nė pistėn e vrapimit pėr atletė. Nga kjo kanė filluar projektet pėr shkrim dhe nga dituritė e tilla janė bėrė gjykimet artistike nė tekst. Fjala e kėtillė, e besueshme, nga zotėrat, ėshtė bashkuar me fjalėn e njeriut, dhe ėshtė bėrė njė mesazh ose porosi, pėr spjegim dhe udhėzim pėr jetė. Pėr diēka njeriu i kohės merrte pėrgjegjėsinė, pėrsa kishte gjykimin se kishte tė drejtė, qoftė nė emėr tė vet, qoftė nė emėr tė interesit tė bashkėsisė. Por pėr diēka tjetėr, ku nuk gjente arsyen e gjykimit ose arsyetimit, autori pėrcillte fjalėn e zotėrave, veēmas pėr gjykimet e mėdha dhe me pėrgjegjėsi tė rėndė.
Pėr fjalėn e vet, e cila ishte e pranueshme edhe pėr bashkėsinė, autori merrte pėrgjegjėsinė, me kusht edhe tė lavdit dhe shpėrblimit, por nė pamundėsinė pėr tė mbrojtur fjalėnb e vet, autori thirrej menjėherė nė fjalėn e zotėrave!... -Autori i asaj kohe, i shkrimeve tė para, bėri rrugėn e krijimit, nė pėrgjithėsi.
Pėr atė qė fliste ai vetė dukshėm dhe me identitet, ishte e kuptueshme dhe i shtrohej vlerėsimit qytetar dhe mediumeve tė kohės. Porse, ku e merrte autori fjalėn e zotėrave, -qė tejkalonte fuqitė njerėzore dhe lidhjet reale?! -Kush i thoshte ato fjalė autorit, kush ia pėrcillte, ku i merrte? Si i merrte, me ēfarė mėnyre -reale apo joreale? Dhe se si duhej tė quhej njė autor i njė shkrimi pėr dramė dhe si tė trajtohej?1...
Kėtu ndesheshin arsyeja me gjykimin dhe pyetja qė kėrkonte pėrgjegjen e patjetėrsueshme. Kėtu prandaj edhe filloi starti i autorėve antik, nė sajimin e tregimeve tė para dramatike dhe nė identifikimin e tyre. Kjo ėshtė rruga e filluar e Teatrit, nė shekulllin e pestė tė kohės sė vjetėr.
-Ky ėshtė Teatri, me tėrė madhėshtinė e vet, nė udhėtimin!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ese pėr Teatrin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės